VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Cila është ofensiva e re serbe kundër Kosovës – Nga JANUSZ BUGAJSKI

By | August 25, 2019

Komentet

Dodik nga parlamenti i Republikës Serbe: Lamtumirë Bosnje

Mbledhja e Kuvendit të Republikës Serbe të Bosnjës.

Anëtarët e Kuvendit të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë po diskutojnë në një seancë të jashtëzakonshme në Banja Llukë në lidhje me, siç është thënë, “vendimin anti-Dejton të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës”.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të parlamentit, kreu i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Millorad Dodik, e filloi fjalimin me fjalinë “Mirupafshim Bosnje dhe Hercegovinë, mirë se vjen dalje e Republikës Serbe”, duke aluduar në daljen e mundshme të Republikës Serbe nga Bosnje dhe Hercegovina.

Dodik deklaroi se Gjykata Kushtetuese transferoi pronën në Bosnje dhe Hercegovinë, së cilës nuk i përket, dhe se disa, përfshirë edhe atë, ishin naivë kur menduan se boshnjakët do të ndalonin të shfuqizonin simbolet e Republikës Serbe.

“Ajo që nuk shkon mirë me Dejtonin duhet të jetë në harmoni me Dejtonin. Falënderoj të gjithë kolegët e mi dhe përfaqësuesit e partive politike për punën e tyre të përkushtuar këto ditë për ardhjen në konkluzione të përbashkëta. Unë jam i inkurajuar nga ky fakt”, tha Dodik.

Si filloi kriza e re politike në Bosnje?

Përfaqësuesit e Republikës Serbe në institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës, më 12 shkurt, vendosën të pezullojnë punën e tyre në të gjitha organet nën juridiksionin e autoriteteve të Bosnje dhe Hercegovinës, në pritje të miratimit të një ligji të ri për Gjykatën Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, tre prej të cilëve zgjidhen nga Kryetari i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas konsultimit me presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës.

Këta tre gjyqtarë nuk mund të jenë shtetas të Bosnjës ose të ndonjë shteti fqinj.

Arsyeja e këtij vendimi, për të pezulluar punën dhe për të thirrur një seancë të veçantë të Kuvendit të Republikës Serbe është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, e cila i shpalli antikushtetuese pjesët e Ligjit për tokën bujqësore të Republikës Serbe.

Me këtë vendim, toka bujqësore në Republikën Serbe konsiderohet pronë e Bosnje dhe Hercegovinës, dhe jo e këtij entiteti.

Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj pas apelit të shtatë delegatëve – boshnjakë dhe kroatë – të parlamentit qendror të Bosnje dhe Hercegovinës.

Çfarë thonë përfaqësuesit ndërkombëtarë?

Lidhur me krizën më të re politike, ambasadori i BE-së në Bosnje dhe Herzegovinë, Johann Sattlera, bëri thirrje që politikanët të përmbahen nga aktivitetet përçarëse.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, në lidhje me vendimin e përfaqësuesve të Republikës Serbe për të pezulluar punën brenda organeve nën juridiksionin e autoriteteve të Bosnjës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe duhet të respektohen nga të gjitha palët.

Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, Valentin Inzko, tha se “çdo veprim që do të paralizonte institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe do të parandalonte punën e tyre do të ishte një hap i madh në drejtim të gabuar”.

Këshilla e shkrimtarit serb për Kurtin: Padite Serbinë për genocid, zoti Kryeministër! – Nga Milos Ciric

Të hënën mbushen 12 vite qëkur Kosova shpalli Pavarësinë, aq shumë të luftuar me Serbinë. Vitet e adoleshencës për të fillojnë me shpresë tani që Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i vendit.

Megjithëse një fytyrë e vjetër në skenën politike, Kurti përfaqëson një fillim të ri për Kosovën. As ai dhe as Vetëvendosje nuk kanë qenë kurrë në pushtet në nivel qendror.

Ai u zgjodh me një platformë që shumë media në Serbia e quajtën “nacionaliste” dhe “populiste”, por në kontekstin atyre që kanë ndodhur vitet e fundit në Kosovë, kjo ishte jo vetëm e gabuar, por edhe e pakuptimtë për votuesit që e renditen partinë e tij të parën në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nacionalizmit” të Kurtit nuk duhet t’i hiqet një paralele e rreme me nacionalizmin e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, sepse kjo ushqen narrativën se të gjithë janë fajtorë për atë që ndodhi në vitet ’90.

Jo të gjithë nacionalizmat në Ballkanin Perëndimor janë njësoj. Shumë prej tyre, të paktën në fillim lindën si reagim kundër agresionit të Serbisë dhe të katër luftërave që ajo ndërmori nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit.

Në fjalimin e parë si Kryeministër para Kuvendit të Kosovës, Kurti me të drejtë tha se Qeveria e tij ishte gati që të padisë Serbinë për genocit dhe krime lufte gjatë luftës së Kosovës. Ai premtoi edhe reciprocitet të plotë me Serbinë dhe njoftoi se ishte gati që të udheheqë dialogun me të.

Tani, ai drejton Qeverinë dhe Presidenti Thaçi më në fund mund të kufizohet vetëm në ushtrimin e detyrave të tij kushtetuese, që kryesisht janë ceremoniale. Thaçi është parë prej kohësh si Alfa dhe Omega e politikës në Kosovë, sidomos kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë. Me shpresë dhe për të mirën e Kosovë kjo do të ndryshojë.

Me Qeverinë e re, Kosova ka një mundësi që të shkëputet nga drejtimi i atyre që e ngritën mbështetjen popullore mbi politikat dhe trashëgiminë vrastare të viteve ’90, ashtu siç kanë bërë shumë prej fqinjëve të saj.

Kurti është i rrallë mes figurave të tjera politike në Ballkan, si një person që ka vuajtur gjatë luftës, është akuzuar si kriminel lufte dhe si tradhtar, si luftënxitës e deri si hajdut i rëndomtë.

Prandaj, Kryeministri i ri nuk duhet të bëjë premtime që nuk mund t’i mbajë. Qeveria e tij ka moralin dhe detyrimin që të bëjë pikërisht atë që u zotua të bëjë. Nëse jo, Kurti do të shndërrohet në një tjetër udhëheqës i Kosovës që pështyn mbi fytyrat e mijëra jetëve të humbura vetëm për të fituar pikë në politikë, ashtu siç ka bërë Thaçi.

Padite Serbinë në gjykatë për genocid dhe krime lufte kundër njerëzve të tu zoti Kryeministër! Procesi është vonuar shumë!

Ashtu siç kam shkruar në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, për më shumë se gjysmë shekulli qytetarët e Kosovës kanë qenë subjekt i një racizmi sistematik, diskriminimi, përdhosjeje dhe degradimi nga Serbia me miratimin e heshtur të të gjitha ish-republikave të tjera jugosllave.

Kjo pasoi fushatën e genocidit ballor të organizuar nga Serbia e Millosheviçit, që u përpoq të shfarosë të gjithë popullin. Nëse nuk do të ishte për ndërhyrjen e NATO-s në 199, popullsia e Kosovës sot do të ishte shumë herë më e reduktuar. Brez pas brezi, kosovarët duket se kanë qenë të detyruar që të pranojnë fatin e tyre të pashmangshëm: të jenë subjekt i mëshirës së të tjerëve.

Tani që festojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës le të kujtojmë dy nga shumë persona që ranë me apo pa dëshirë për këtë Pavarësi, 20-vjeçarin Asllan Pireva dhe shokun e tij 19 vjeç, Naser Hajziri.

Pireva dhe Hajziri ishin studentë të vrarë nga policia serbe më 2 prill të vitit 1981 gjatë protestave kundër politikave shtypëse të Serbisë. Kurti ka qenë gjashtë vjeç kur ata vdiën. 16 vite më vonë ai ishte mes atyre që përsëriste të njëjtën fjali, si Hajrizi dhe Pireva, “Kosova Republikë!”, por në një protestë tjetër të studentëve.

Por, pavarësisht vuajtjeve që u lëshuan mbi të nga regjimi i Millosheviçi, që nga burgosja nga 1999 deri në 2001, ku u rrah dhe torturua, Kurti mbijetoi. Mijëra kosovarë të tjerë nuk e kishin këtë fat. Të luash me fatin e tyre tragjik, duke premtuar se do të padisësh Serbinë dhe më pas të mos e bësh do ta diskreditojë përgjithmonë figurën e Kurtit dhe do të minojë të gjithë platformën e tij.

Mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë, përdhunuan, ose u detyruan që të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të jetonin në ekzil në vitet ’90. Shumë figurojnë ende të zhdukur, përfshirë burra, gra, fëmijë dhe civilë të tjerë që padallim u vranë.

Ne e dimë kush e bëri këtë: skuadrat serbe të vdekjes, që përbëheshin nga ushtria, policia dhe formacionet paraushtarake. E dimë se kush e organizoi këtë: udheqja serbe e Millosheviçit. E dimë kush e mbrojti këtë: shumë prej zyrtarëve aktualë serbë, përfshirë Presidentin Vuçiç.

E dimë gjithashtu se kush e mbështeti: pjesa më e madhe e popullit serb, që mbështetën Millosheviçin në çdo hap, ashtu siç sot mbështesin Vuçiçin. Në zgjedhjet e shtatorit 2000, në pikën më të ulët të mbështetjes popullore për të, Millosheviç sërish mori thuajse 2 milionë vota.

Prandaj, është koha që populli serb të vihet para përgjegjësisë për mbështetjen që u ka dhënë këtyre politikave vrastare për dekada me radhë. Thuhet se serbët ishin në një farë mënyrë të detyruar që të merrnin këto vendime, se ishin të keqinformuar, të varfër dhe të shantazhueshëm dhe se përgjegjësia s’mund të jetë e përbashkët.

Ky këndvështrim relativizues është i turpshëm. Është i dhimbshëm për viktimat dhe familjarët e tyre, përfshirë edhe për viktimat serbe të luftës. Serbia nuk ka dhënë kurrë llogari për krimet që ka kryer, prandaj sot zyrtarët e saj dhe qytetarët e saj lirshëm shprehin racizmin kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Bullizmi” serb ndaj Kosovës orkestrohet nga Vuçiç, mediat pranë tij, qeveria dhe opozita, ndoshta edhe duke helmuar jetët e fëmijëve nëpër shkollat serbe. Ky “bullizëm” është pjesë e pandashme e jetës së përditshme të serbëve, duke e shfaqur kudo, në kulturë dhe sport.

Këto sjellje raciste kundër kosovarëve vazhdojnë të shprehen hapur, si nga Qeveria, ashtu edhe nga qytetarët.

I sheh përditë nëpër faqet e gazetave, nëpër faqet e librave, nëpër shfaqje të ndryshme kulturore, e deri nëpër meshat e Kishës Ortodokse Serbe, një prej kollonave më të rëndësishme që mbajti regjimin e Millosheviçit. Për këtë arsye, nuk ka asnjë surprizë se përse edhe vetë serbët e Kosovës, gjithashtu viktima të politikave të Millosheviçit vazhdojnë të brohorasin trashëgiminë e tij dhe të pasaardhësve të tij.

Dikur kam deklaruar se politikat naziste të Serbisë ndaj Kosovës në thelb nuk kanë ndryshuaar këto tre dekadat e fundit: Kosova është koloni e Serbisë, asnjë krim nuk është kryer, përveç atyre të kryera nga shqiptarët kundër serbëve, s’ka nevojë për keqardhje, drejtësi, dëmshpërblim apo falje nga Serbia apo populli i saj.

Të thuash të vërtetën mbi shkatërrimin që ka mbjellë shteti serb mbi miliona jetë joserbe të bën pjesë të propagandës antiserbe. Qëndrimi zyrtar i Serbisë nuk ndryshon dhe është me direktiva që nga regjimi i Millosheviçit.

Të gjithë serbët duhet të pajtohen me narrativën e fabrikuar, që vetëm serbët janë viktima, që të drejtat e serbëve janë nën kërcënim të vazhdueshëm në Kosovë, Bosnje, kroaci dhe tani edhe në Mal të Zi. Çdokush që mendon dhe thotë të kundërtën është një tradhtar, mercenar i huaj dhe antiserb.

Ky është problemi i Serbisë, jo Kosova. Por, Kosova nuk duhet të synojë që ta bëjë Serbinë që të ndjehet më mimrë duke e falur dhe harruar mijëra viktimat. Kurti nuk duhet të mbulojë plagët ende të hapura, ndaj të cilave një sy qorr është bërë gjithmonë. Përkundrazi, Kosova, ashtu siç ai ka sugjeruar, duhet të jetë e barabartë me Serbinë dhe me këdo tjetër. Kosova sot është kolonia e askujt.

Edhe mbështetësit e deklaruar të Kosovës, veçanërisht BE dhe SHBA duhet ta pranojnë këtë dhe t’i japin fund përdhosjes së Kosovës përmes kërkesave paafund, që kërcënojnë të fusin qytetarët e Kosovës në një geto sërish. Është koha që Perëndimi të respektojë Republikën e Kosovës, ashtu si çdo vend tjetër sovran.

Por, le të qëndrojmë me shpresë se fëmijëria e tejzgjatur dhe traumatizuese e Kosovë u mbyll dhe tani përpara janë vitet e adoleshencës, me të drejtë plot ankth, por me rritje të vazhdueshme që i drejton njerëzit e saj drejt një të ardhmje të hapur, të shëruar dhe të bashkuar. Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë dhe paç fat!

****

Autori është shkrimtar dhe aktivist serb për të drejtat e njeriut. Shkrimi është publikuar në Balkaninsight.com

E takuam mbas viteve 90, sikur te mos kishin kaluar aq vite rinie! Nga Natasha Pustina

Ishin vitet 73-74 , nuk kujtohem saktesisht, kur nje dite, im shoq vjen ne shtepi, mbas pune me nje mikun e tij , piktor, te cilin e njihja qe ne Tirane.

Pergatita diçka te shpejte per dreke dhe hapem nje shishe vere,qe ne ato kohe nuk na mungonte. Vera ishte e mire dhe na shijoi ,fale edhe bisedes interesante qe filloi midis nesh, si miq .

Folem ne pergjithsi per pikturen dhe artin qe ne ate kohe kish mare pak ajer dhe ndryshonte nga shabllonet e deri asaj kohe te realizmit socialist.

Ate jave kishim qene ne Tirane, per te pare nje ekspozite pikture , ku veçuam disa piktura me te vertete interesante te Edison Gjergos, Edi Hiles, Sali Shijakut, e sidomos Abduraim Buzes dhe disa te rinjve qe sapo kishin publikuar vepra per here te pare ,ndoshta akoma student ,si Bashkim Ahmeti , me duket etj.

Ishte nje fryme e re ,qe na pelqeu shume; linja elegante,kolor qe harmonizohej dhe sfumonte, drite – hije qe i ndjeje pranveren , ndjeje rini dhe mbi tegjitha kontrast te harlisur.

Me terhoqi vemendjen qe miku yne ,piktor po buzeqeshte hidhur ,pa thene asgje.

– Lere ,tha, se per keto harlisje ne skene ,e hengra une.

E dinim qe ishte skenograf ne teatrin popullor.

– U ngriten edhe me kritikuan per shfaqje te huaja ne stilin e punes sime, per veshje extravagante, per modernizem ne pergatitjen e skenes, per sjellje te pa denja ne shoqeri ,puna arriti deri aty sa aktori i mirenjohur Naim Frasheri,me akuzoi se i pengoja aktoret ne punen e tyre,nga veshtiresia qe u krijoja ne levizjet skenike, per hir te modernizmit skenik, ai e kish fjalen per realizimin skenik te “ Hamletit,, me duket.

Miku yne piktor kishte idhull Modinjanin dhe Gogen, te cilet ne i njihnim mire dhe i donim shume. Ne ate kohe ishim duke pare tek televizioni i Shkupit jeten e Gogenit ,bazuar ne romanin e shkrimtarit Somerse

Maugham.

Biseda rrodhi kendshem deri ne momentin qe ai na tregoi se kishte ardhur ne metalurgji per riedukim ,ne gjirin e klases puntore!!! Boh…

Tani po largohem, me vjen keq se nuk mund te vi me ketu, u kenaqa shume,por mund te keni ju pasoja.

Pasojat nuk vonuan:

Mbas disa ditesh, tim shoq e thirren ne degen e brendeshme dhe komitetin e partise.

– Ç’lidhje kishte me piktorin, çfarë kishin biseduar, etj

Natyrisht ,me shume kujdes ai iu pergjegj se kishin qene miq nga Tirana dhe piktori kish shprehur kenaqsine se do te punonte portrete te puntoreve te metalurgjise dhe furnalten ,qe pothuaj kish hedhur shtat shume bukur.

Gjate pushimeve te drekes, im shoq shkonte shpesh ne te ashtuquajturen studio, qe kishte piktori ,ne metalurgji e nje dite me thote: – Liçja, keshtu i thoshin miqsish piktorit,ka perfunduar nje pikture shume te bukur te furnaltes, me nje ndriçim argjend te qiellit ,gati fluido me ca re puplore te bardha,me pelqeu shume.

Nuk vonoi shume dhe e thirri nje nga instruktoret e komitetit te partise,qe mbulonte metalurgjine dhe i thote: – Po ec mo inxhinier, te shohesh se çka bere ai katran piktori, e u drejtuan te dy ne studjon e piktorit.

– Shihe si e ka paraqitur furnalten, shihe qiellin tone te mbushur me re, qielli yne eshte i paster,dielli ndricon ,etj,etj.

I zene ngushte ,inxhinieri i pergjigjet-Por keto jane re te bardha dhe thyejne bukur sfondin,i japin piktures drite.

Instruktori pa me dyshim tim shoq dhe tundi koken.

Mbas disa ditesh,vjen ne shtepi shume i shqetsuar dhe thote :- Sot kane arrestuar Liçen, ne dreke, po shkoja ne studion e tij, kur pashe nje grup policesh qe e kishin marre per krahesh,kur me kaloi prane uli koken qe te mos ndeshte ne veshtrimin tim ,te habitur.

Kaluan vite dhe ne nuk dinim gje per te.

E takuam mbas viteve 90, sikur te mos kishin kaluar aq vite rinie!

Shoqëria e hapur dhe politika kaotike shqiptare – Nga MOIKOM ZEQO

(Toleranca dhe tirania e shumicës, marrëzitë e opozitës – shkatërrimi i funksionimit të institucioneve)

– Meqenëse kam shkruar për keqkuptimin e ideve demokratike, për demokracinë e deformuar, dua t’i referohem një nga filozofëve më të mëdhenj, Karl Poperit, ndër ata që kanë sfiduar tezën “e vdekjes së filozofisë”.

Kjo nuk është aspak një formulë e skajshme dhe e  pafajshme.

Pragmatizmi ka spostuar librat, simbolet e studimit rigoroz, prirjet arsyetuese, apo dyshuese, domethënë gjithçka që përcakton klinikisht substancën e problematikës filozofike.

Ata që mohojnë filozofinë, vetëkuptohet që janë të mohuar prej saj.

Po kush ishte (është) Karl Poper?

Ç’përfaqëson Karl Poper-i?

Me origjinë austriake, i lindur në 1902, Karl Poper u bë një filozof i madh anglez dhe në 1945 në Londër, ai konsiderohej si një patriark i filozofisë.

Karl Poper ka synuar me vetëdije një pozicion specifik të neopozitivizmit, por me elementë të racionalizmit kritik, gjë që shpjegohet edhe me njohjen e tij të shumëfishtë dhe të pazakontë të dijeve dhe të shkencave ekzakte, fizike e përgjithësisht natyrore.

Karl Poper dallon tri botë: botën fizike (materien), botën përjetuese (vetëdijen), botën e ideve, teorive (si realitet objektiv), pranon pa dyshim materialitetin dhe objektivitetin parësor, duke mohuar metafizikën si anakronizëm mendor, kurse kriterin e verifikimin e përcakton nga pika e kundërt: kriteri i përgënjeshtrimit.

Kësisoj, Karl Poper kritikon esencializmin e filozofisë së shkencave, si dhe të tërë teoritë konvencionaliste, instrumentaliste, madje dhe pozitivistët klasikë, duke i reformuar parimet kryesore të pozitivizmit shkencor, sepse sipas Karl Poper “parimi i njohjes njerëzore mund të vërtetohet në kuptimin e mohimit të mitit dhe të ‘shndërrimit’ të tij në shkencë.

Karl Poper e mohon metodën induktive dhe e zëvendëson me deduksionin, kritikon ashpër aspekte të dyshimta të filozofisë sociale dhe sidomos metodën matematikore të të vëzhguarit të shkencave historike.

Mendimi i Poperit kundër shoqërive totalitare spikat.

Karl Poper kundërshton kuptimet “utopike”, duke vënë në dukje se “përpjekja për të krijuar qiell në tokë, prodhon përherë ferr”.

Ky deduksion është substancial për dështimin e komunizmit totalitar.

Karl Poper në 1945 boton kryeveprën e vet “The open society and its enemyes” (Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj) në dy vëllime.

Në këtë shtjellim pretencioz, në këtë suma-sumarum, filozofia shkrihet si sociologjia e antropoligjizuar, jepet si sens zhvillimi i ngadalshëm, një lloj katekizmi mendor për popujt si dhe një eksorcizëm – një antidot ndaj ideologjive ndarëse, kundërshtuese, përplasëse, përjashtuese.

Karl Poper ka synuar një universalitet të një kuptimi të ri të botës, ndonëse pa shpjeguar dot deri në fund dhe bindshëm kontradiktat e saj, ai bën një apel madhështor, por nuk i fatalizon historinë dhe idetë e ndryshme.

Karl Poper në tezën e Shoqërisë së Hapur, duke huazuar idetë e europianistëve të Konvergimit, duke hequr kufijtë politikë, që paraqiten edhe si kufij etnikë etj., si një Sen Simon i ri, flet për një të ardhme të përbashkët të bashkësisë joantagoniste të kombeve dhe të njerëzve.

Karl Poper ngrihet kundër teorive dhe praktikave që veçojnë njerëzit, mbifuqizojnë “in extremis” nacionalizmat, apo teoritë raciste, por edhe ato politike edhe vë në qendër të optikës filozofike, idenë e një bashkësie e një matrice antropologjike të përbashkët të Shoqërisë së Hapur.

Karl Poper me projektin e Shoqërisë së Hapur, realizon përvojat totalitare si edhe të ngujimit kufitar, duke i quajtur këto si Vrima e Zezë e Historisë.

Një marrëzi e instrumentalizuar, që të rikthen në të kaluarën dhe e bën edhe të tashmen, edhe të ardhmen thjesht një tautologji.

Demokracia autentike dhe demokracia alibike stimulojnë Karl Poper, që arsyeton rrugët dhe mundësitë e Shoqërisë së Hapur, duke thënë rregullat e një demokracie të ëndërruar, që ai e mbiquan Demokraci Autentike dhe jo një Demokraci Alibike, gjë që bën të mundur faktin që shoqëria civile, të bëhet dalëngadalë dhe përfundimisht më e plotfuqishme sesa vetë koncepti i vjetër i shtetit.

Kjo mund të arrihet, sipas Karl Poper ndërmjet një sistemi institucionesh, pra nëpërmjet institucionalizimit të vetë institucioneve.

Këto teza të Karl Poper kanë një aktualitet të habitshëm dhe janë gati inkadeshente për realitetin, shoqërinë dhe demokracinë e brishtë shqiptare. Institucionet, kryevepra e demokracisë,

Sipas Karl Poper, krijimi i institucioneve është kryevepra madhështore e demokracisë, shumë më substanciale sesa qarkullimi i emrave të administratave, apo ciklimi i zgjedhjeve politike.

Çdo mazhorancë politike që nuk merr parasysh institucionet, bëhet një nga faktorët më negativë dhe shkatërrues të defaktorizimit të institucioneve.

Krijimi i çdo mazhorance të re nuk është domosdoshmërish një atu, për të rikompozuar çdo institucion sipas vizionit të fitimit të mandatit.

Kjo gjë absolutisht nuk është siç duhet nga mazhorancat politike në Shqipëri, sepse mazhorancat qoftë të PD-së, qoftë të PS-së, në këto 30 vite nuk kanë pasur aspak ndërgjegjshmërinë historike për institucionet demokratike, por kanë përcaktuar politikën dhe shoqërinë shqiptare sipas modelimeve të tyre të fitoreve politike.

Kuptimshmëria konvencionale e shumicës është një keqkuptim kolosal.

Të gjitha këto gjëra të alkimisë politike bëhen në emër të “shumicës”.

Po çfarë është kjo shumicë?

A është shumica elektorale, i tërë populli, e tërë shoqëria?

Nëse një elektorat fiton me diferencë të vogël në raport me elektoratin e opozitës, kjo quhet një shumicë konvencionale, madje një shumicë numerike, sesa programore.

Atëherë, kush ua jep targun liderëve të shumicave të përkohshme elektorale për të bërë ndryshime subjektivisht të njëanshme për tërë popullin dhe shoqërinë.

Ky keqkuptim i shumicës është ndoshta vatra apo matrica e marrëzive politike më të llahtarshme që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Shqipëri.

“Liderët” e shumicës, pavarësisht nga emërtimet apo etiketat e partive, kanë delirin për të përfaqësuar tërë popullin dhe shoqërinë.

Këtu qëndron arsyeja tragjike, që nuk merret parasysh asgjë nga elektorati i opozitës, duke bërë kështu që një elektorat të zotërojë, madje të dhunojë elektoratin tjetër.

Ky problem kaq i mprehtë dhe delikat është analizuar shkëlqyeshëm nga Karl Poper.

Karl Poper shkruan: “Demokracia nuk mund të karakterizohet e kryer vetëm si qeveri e shumicës. Edhe pse institucioni i zgjedhjeve të përgjithshme është i një rëndësie të veçantë.

Në fakt, një shumicë mund të qeverisë në mënyrë tiranike.

Në një demokraci, pushtetet e qeveritarëve duhet të kufizohen dhe kriteri i demokracisë është ky: Në një demokraci, qeveritarët, domethënë qeveria, duhet të hiqen prej pushtetit të shpërdoruar prej atyre që ata qeverisin, por pa derdhur gjak.

Pra, në qoftë se njerëzit në pushtet nuk ruajnë ato institucione që i sigurojnë pakicës mundësinë për të punuar, për një shndërrim paqësor të qeverisjes, atëherë kjo qeveri është një tirani.

Duhet të realizojmë, të zgjedhim vetëm mes dy formave të qeverisjes, domethënë midis asaj, që ka institucionet e demokracisë dhe asaj që ka institucionet e tiranisë.

Një kushtetutë demokratike, e qëndrueshme duhet të përjashtojë vetëm një tip të shndërrimit të sistemit legal, vetëm atë lloj ndërrimi, që rrezikon karakterin e tij demokratik”.

Përralla “Mbreti lakuriq” e Andersenit për Karl Poperin është tepër e qartë – ai e kujton përrallën e Andersenit “Mbreti lakuriq”, – kur djali i vogël tha të vërtetën e mbretit pa rroba, ndërsa shumica e sugjestionuar në alucinacione shihte rrobat më ceremoniale e të shkëlqyera në trupin e mbretit.

A nuk ndodh kështu edhe me politikanët tanë në Shqipëri?

A nuk janë shumicat e sugjestionuara në të dyja krahët që i shikojnë liderët e tyre jo lakuriq, kur ata janë në shumicën e rasteve lakuriq?

Djali i vogël ishte një, shumica janë të tjerët.

Por, e vërteta i takonte djalit të vogël.

Ky shembull parabolik tregon qartë sesi një shumicë parlamentare dhe politike që pretendon monopolin e së vërtetës dhe të gjithçkaje të jetë vetëm e sugjestionuar dhe të ndërmarrë veprime nga më të çuditshmet, nga më delirantet.

Filozofia politike e Karl Poper përshkohet nga humanizmi.

Filozofia politike e Karl Poper e rrëzon kultin e qeveritarëve dhe synon për të krijuar kushtet e një demokracie konceptuale.

Kushtetuta si substancë juridike nuk bie në kundërshtim me ekzistencialitetin e njeriut dhe kur njeriu nuk bëhet një posterior i politikës, por njeriu i referohet vetëm njeriut, duke bërë kështu humanizim të politikës dhe të historisë.

Karl Poper me këtë koncept të përparuar të demokracisë nuk mund të parapëlqehet, aq më tepër nga ana që preferojnë bajraktarizmin bjeshkëtar shqiptaro-ballkanik, si edhe totalitarizmin demokratist, apo rilindas.

Ky konfrontim e ballafaqim i ideve të Karl Poper me jetën e sotme politike shqiptare, do të çonte në mendimin se Karl Poper është një mendimtar i rrezikshëm, madje tepër i dëmshëm dhe heretik për pushtetarët e sotëm.

Për pushtetarët problematikë të ditës, opozita shqiptare është një koncept i përjashtuar, opozita nuk ka asnjëherë të drejtë sepse opozita nuk ka “shumicën”. Kështu,  dikur  mazhoranca  berishiane e PD-së, personalizonte gjithçka dhe mund të bënte gjithçka.

A nuk po bën kështu dhe maxhorancë rilindase?

Karl Poper ka thënë gjithashtu se një demokraci quhet e emancipuar jo kur respektohen të drejtat e shumicës, po në mënyrë të veçantë nga respektimi i të drejtave të opozitës.

Kjo tezë i alarmon politikanët shqiptarë, sepse botëkuptimi i tyre është paternalist, përjashtues dhe purist. Të drejtat e opozitës nuk mohohen, sado marrëzi të ketë bërë vetë opozita dhe “liderët” diletantë.

Të drejtat e opozitës atakohen me përbuzje të madhe, thua se elektorati i opozitës meriton gjithashtu përjashtimin dhe dënimin.

Në të vërtetë, pushtetarët dhe opozita janë shqiptarë, qytetarë të të njëjtit vend, të të njëjtit komb, ata përbëjnë shoqërinë e cila nuk mund të dualizohet në mënyrë absurde dhe pambarimisht.

Prandaj, sipas Karl Poper, kryeinstitucioni i Shoqërisë së Hapur, është toleranca.

Këtu nuk bëhet fjalë për tolerancën si një sjellje etike vetjake, si një kulturë të sjelluri në shoqëri, si një respekt formal dhe hipokrit, por për tolerancën konceptuale, në kuptimin filozofik politik dhe antropologjik, për tolerancën që bashkon dhe nuk ndan, që ndërthur dhe nuk përçan, për tolerancën që ndërton “së bashku” dhe nuk bën vetëvrasje “së bashku”.

Kundër postulatit “Kam gjithmonë të drejtë” Karl Poper polemizon me etatizimin e shoqërisë, si edhe me karakterin e privilegjuar të administratës së mazhorancës, që simbolizon te vetvetja postulatin “kam gjithmonë të drejtë”, duke manipuluar opinionin publik, duke rrafshuar mendimet debatuese dhe standardizuar në mënyrë të mjerueshme individin dhe shoqërinë.

Karl Poper shkruan: “Në qoftë se demokracia shkatërrohet, atëherë të gjitha të drejtat janë shkatërruar, madje edhe nëse ato arrijnë t’i mbajmë me disa avantazhe ‘të dhuruara’ prej qeveritarëve. Në raste të tilla, zgjidhja bëhet ndërmjet dorëheqjes”. “Demokracia ofron një fushë të çmueshme beteje për çdo reformë të arsyeshme. Por në qoftë se në këtë fushë lufte, mbrojtja e demokracisë nuk bëhet preokupacioni kryesor, tendencat e fshehta dhe të dhunshme antidemokratike (që i kuptojnë fare mirë ata pjesëtarë të shoqërisë që i vuajnë në kurriz), do ta shkatërrojnë demokracinë. Në këtë rast kur kjo ndodh, sepse kuptimi i koncepteve për këtë shoqëri të lirë, nuk është zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme, duhet lëvizur më shpejt për të nxitur përvetësimin e tyre. Një linjë politike e kundërt mund të rezultojë fatale. Ajo mund të sjellë si pasojë humbjen e betejës më të rëndësishme, domethënë të betejës për vetë demokracinë”. A nuk e keni vënë re sesi partitë dhe liderët e mazhorancave fituese sapo bëhen pushtetarë, nuk flasin më për demokracinë, por vetëm për mekanizmin administrativ?

Harrohen frazat e bukura dhe demokratike e pragmatizmi i pushtetit bymehet dhe bëhet instrument kërcënues, duke krijuar psikozën e frikës dhe të ndëshkimit. Këtu nuk bëhet fjalë për emra të caktuar, apo për figura të korrupsionit që bën kërdinë në Shqipëri dhe që për fat të keq, do të bëjë kërdinë edhe në të ardhmen.

Interesi për demokracinë e vërtetë zbehet dhe humbet, sepse burokracia administrative fetishizon vetveten dhe kështu administrata bëhet më e plotfuqishme sesa vetë institucionet e Parlamentit, Kryeministrit, të Presidentit, apo të institucioneve të tjera të pavarura të shtetit, si edhe të institucioneve të tjera që kanë status autonomie.

Pakica e shumicës gjithashtu funksionon.

Një pakicë e vogël e Njësh-it të Ekzekutivit, e stafit të tij të klonuar pyetet për gjithçka dhe përcakton në hollësi gjithçka në shoqëri, në institucione etj.

Kjo situatë e rëndë, përvijohet në ditët tona kur një pakicë e “shumicës”, nuk e pyet as vetë shumicën e saj.

Kjo shpjegon pse pakica e stafit ka një autoritet të papërballueshëm, kurse deputetët-përfaqësuesit e shumicës parlamentare nuk kanë gati asnjë autoritet, as kriticizëm dhe as kundërvënie ndaj pakicës së stafit.

Përvetësimi i ideve të drejta mund të materializojë një shoqëri të drejtë.

Me gjithë konvencionalitetin që mbart cilësimi i drejtësisë sociale, duhet të paraprijë ajo më e madhja dhe më supremja, drejtësia njerëzore.

Manipulimi bizantin i koncepteve të mbrapshta, gjoja demokratike është në kundërshtim vdekësor me shoqërinë e hapur të Karl Poper.

Mendimet e Karl Poper janë të gjalla dhe e bëjnë të mbijetojë sistemin arsyetues tek secili, ato bëjnë një katharsis mendor dhe shmangin kultin e marrëzive, të deformimeve konceptuale që po bëjnë kërdinë sot në shoqërinë dhe jetën kontradiktore shqiptare.

Karl Poper ka synuar një universalitet të një kuptimi të ri të botës, ndonëse pa shpjeguar dot deri në fund dhe bindshëm kontradiktat e saj, ai bën një apel madhështor, por nuk i fatalizon historinë dhe idetë e ndryshme.

Kundër postulatit “Kam gjithmonë të drejtë”, Karl Poper polemizon me etatizimin e shoqërisë, si edhe me karakterin e privilegjuar të administratës së mazhorancës, që simbolizon te vetvetja postulatin “kam gjithmonë të drejtë”.

Pse Shqipëria do ta ketë më rrëpirë nga të gjithë rrugën e BE – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Nga të gjitha vendet e Ballkanit, Shqipëria mund të ketë rrugën më të rrëpirë drejt anëtarësimit në BE. Përveç kriteret themelore për statusin e kandidatit, ndër vite janë imponuar shumë kushte shtesë dhe bisedimet e pranimit janë bllokuar në mënyrë të njëanshme nga Franca. Pyetja është nëse propozimet e reja të zgjerimit të BE do ta shtyjnë më tej pranimin e Shqipërisë.

Në përgjigje të reagimeve të shumta negative ndaj vetos së Presidentit francez Emmanuel Macron për negociatat e anëtarësimit, Komisioni Europian ka shpallur një plan të ri të zgjerimit. Ai deklaron se disa nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen anëtarë deri në vitin 2025. Strategjia e re e Komisionit u hartua pa konsultime rajonale dhe do t’i nënshtrohet rishikimit përpara se të miratohet. Megjithëse supozohet se do të japë “karrota” më të mëdha për secilin (shtet) aspirant të BE-së, provat shfaqin se “shkopinjtë” mund të jenë më të shumtë se “karrotat”.

Shpërblimet e premtuara sigurisht që janë në avantazh të shteteve aspirante. Gjatë viteve të ardhshme, BE do të ofrojë 500 milion € në pagesa për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ata përmbushin elementet e planit të ri të zgjerimit. Sidoqoftë, BE synon të vërë në përdorim të paktën tre “shkopinj” më të mëdhenj për të qetësuar Macron dhe kundërshtarët e zgjerimit.

Së pari, Komisioni Evropian planifikon të vendosë rregulla më të rrepta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të përqendruara më shumë në “themeloret”, siç janë sundimi i ligjit, institucionet demokratike dhe lufta kundër korrupsionit. Nisma të tilla janë thelbësore, pasi mundësia e BE-së për të nxitur reformën e brendshme ulet ndjeshëm kur një vend të jetë anëtar. Sidoqoftë, pyetja është nëse shtetet kandidate do të vihen përballë me standarde shumë më të larta se sa aspirantët e mëparshëm.

Së dyti, të gjithë anëtarët e BE do të kenë shanse të shtuar për të vënë veton në procesin e pranimit, pasi secila qeveri do të mund të pezullojë përparimin e një kandidati në çfarëdo pikë. Madje ka zëra se kapitujt e BE-së të cilat në rastin e Serbisë dhe Malit të Zi tashmë janë mbyllur mund të rihapen dhe përparimi drejt anëtarësimit të kthehet mbrapsht, nëse do të ndërmerret rishikimi i reformave të kërkuara.

Dhe së treti, plani i Komisionit përfshin një fokus të përtërirë në marrëdhëniet rajonale dhe ndër-shtetërore. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, ka deklaruar se BE nuk do të pranojë më kurrë një shtet me mosmarrëveshje kufitare. Për një vend kandidat siç është Serbia, kjo do të nënvizojë urgjencën e zgjidhjes së marrëdhënieve bilaterale me Kosovën duke njohur shtetësinë e saj.

Propozimi është i ngjashëm me ato të një dokumenti të lëshuar nga Parisi në nëntor, i cili i përmbledh të gjithë kapitujt e pranimit në BE në gjashtë klauzola: themeloret; tregu i brendshëm; konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse; axhenda e gjelbër dhe lidhjet e qëndrueshme (mes grupeve); burimet, bujqësia (agrikultura), kohezioni dhe marrëdhëniet e jashtme. Negociatat për secilin grup do të hapen si një e tërë. Sidoqoftë, kjo mund të shtojë edhe më shumë vështirësitë në shtetet ku vullneti politik ose aftësia teknike për të ndjekur disa reforma madhore njëkohësisht është e kufizuar. Në vend të një qasjeje të thjeshtuar për pranimin, BE-ja mund të jetë duke e komplikuar, ngatërruar dhe burokratizuar më tej procesin.

Komisioni i BE-së llogarit se vendet anëtare do ta miratojnë planin e tij në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian të planifikuar për 26-27 Mars dhe shpreson që bisedimet e anëtarësimit do të hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të veçantë në maj , në Zagreb. Megjithatë, rezistenca ndaj zgjerimit do të vazhdojë në Bashkim, bazuar pjesërisht në islamofobinë e të djathtëve dhe konservatorëve për t’i rezistuar anëtarësimit të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës ose Kosovës. Ekziston gjithashtu frika e të majtëve dhe liberalëve për të përfshirë shtete të tilla si Serbia që mund të krijojnë një aleancë me liderin hungarez Victor Orban dhe të forcojnë axhendën nacionaliste dhe ksenofobe brenda BE.

Disa kanë spekuluar se qëllimi i vërtetë i Komisionit të BE-së në lëshimin e dokumentit të ri të zgjerimit është të qetësojë Macron. Kjo do t’i mundësonte Bashkimin t’i ofronte Maqedonisë e Veriut një datë për fillimin e bisedimeve para zgjedhjeve të saj në prill dhe në këtë mënyrë të parandalojnte një ringjallje nacionaliste. Megjithëse ky do të ishte një hap i mirëpritur, nëse Shqipëria përjashtohet nga kjo datë, atëherë të gjithë rajonit do t’i dërgohej një mesazh negativ.
BE po përballet me një dilemë madhore. Nga njëra anë, bllokimi i rrugës së pranimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të hapë pikërisht ata problem që Brukseli kërkon të shmangë: dëmtimi i besueshmërisë së BE-së, zhgënjimi i qytetarëve, prishja e programeve të brendshme të reformave dhe mundësia e hapjes më të madhe kundrejt ndërhyrjeve armiqësore të huaja. Në të kundërt, nëse (negociatat) e pranimit hapen kryesisht për shkak të frikës nga radikalizmi, atëherë vetë programi i reformës mund të humbasë vlerën. Kërcënimi i afërt për paqëndrueshmëri, atëherë, kthehet në arsyen më të fuqishme për fillimin e procesit të pranimit në BE.

Dita, Albania

ALBANIA’S UPHILL STRUGGLE TOWARD THE EU

Janusz Bugajski

Of all the countries in the Balkans, Albania may have the steepest path toward EU membership. In addition to the basic criteria for candidate status, numerous additional conditions have been imposed over the years and accession talks have been blocked unilaterally by France. The question is whether the new EU enlargement proposals will further delay Albania’s accession.

In response to widespread negative reactions to French President Emmanuel Macron’s veto on accession talks, the European Commission has announced a new enlargement plan. It asserts that some of the six western Balkan states can become members by 2025. The new Commission strategy was drawn up without regional consultation and will be subject to revision before it is approved. Although it is supposed to deliver bigger carrots for each EU aspirant, evidence indicates that the sticks may be bigger than the carrots.

The promised incentives can certainly benefit the aspirant states. Over the next few years, the EU will offer €500 million in payments to western Balkan countries as they deliver on elements of the new enlargement plan. However, the EU intends to wield at least three larger sticks in order to appease Macron and the opponents of enlargement.

First, the European Commission plans to impose tighter rules on Albania and North Macedonia with more focus on “fundamentals,” such as the rule of law, democratic institutions, and combating corruption. Such initiatives are crucial, as EU ability to push for domestic reform is reduced significantly once a country is a member. However, the question is whether the candidate states will be held to much higher standards than previous aspirants.

Second, all EU members will have additional opportunities to veto the accession process, as each government can suspend a candidate’s progress at any point. There are even suggestions that EU chapters which have already been closed in the case of Serbia and Montenegro could be reopened and progress toward accession reversed if there is backtracking on required reforms.

And third, the Commission plan includes a renewed focus on regional and inter-state relations. Jean-Claude Juncker, president of the European Commission, stated that the EU would never again accept a country with border disputes. For a candidate country such as Serbia this will underscore the urgency of settling bilateral relations with Kosova by recognizing its statehood.

The proposal is similar to a document released by Paris in November, which groups all EU accession chapters in six clusters: fundamentals; internal market; competitiveness and inclusive growth; green agenda and sustainable connectivity; resources, agriculture, and cohesion; and external relations. Negotiations on each cluster would be opened as a whole. However, this may add even more  complexity in states where there is limited political willingness or technical capacity to pursue several major reforms simultaneously. Instead of a simplified approach to accession, the EU may further complicate, confuse, and bureaucratize the process.

The EU Commission calculates that member states will adopt its plan at the next European Council meeting scheduled for March 26-27 and hopes that membership talks will be opened for Albania and North Macedonia at a special summit in Zagreb in May. However, resistance to enlargement will continue in the Union, partly based on Islamophobia among rightists and conservatives in resisting the entry of Albania, Bosnia-Herzegovina, or Kosovar. There is also fear among leftists and liberals of bringing in states such as Serbia that could form an alliance with Hungarian leader Victor Orban and strengthen the nationalist and xenophobic agenda within the EU.

Some have speculated that the real purpose of the EU Commission in issuing the new enlargement document is to appease Macron. It would allow the Union to offer North Macedonia a start date for talks before its April elections and thereby prevent a nationalist resurgence. Although this would be a welcome step, if Albania is excluded from this timetable then it would send a negative message throughout the region.

The EU confronts a major dilemma. On the hand, blocking the accession path for West Balkan states could unleash the very problems that Brussels seeks to avoid by damaging EU credibility, disillusioning citizens, undermining domestic reform programs, and providing more openings to hostile foreign interference. Conversely, if accession is opened primarily because of fears of radicalism then the reform program itself may lose value. The imminent threat of instability then becomes the most powerful reason for starting the process of EU accession.

Kim Mehmeti:Të huajt habiten kur shohin burrështetas shqiptar të mençur e të pa korruptuar si Kryeministri i Kosovës!

Nisur nga çfarë kanë trajtuar mediat ditën e sotme, akademiku dhe shkrimtari Kim Mehmeti shprehet se fjalimi i Albin Kurtit në Mynih ka tronditur miqësinë mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit si dhe ka shkaktuar hatërmbejtje tek amerikanët.

Sa iu përket këtyre të fundit, Mehmeti nuk gjen arsye ndërsa thekson se askush nuk e do dhe nuk kujdeset më mirë për Kosovën se sa kryeministri i saj.

Mehmeti e konsideron Kurtin si politikan të pakorruptuar, të mençur, të dinjitetshëm dhe që kanë kokë për të menduar e jo vetëm për ta mbajtur baraspeshën e trupit, gjë të cilën sipas tij nuk ka pse përmendet si diçka e madhe me të cilin diplomatët nuk e kanë mësuar.

“Pra s’kemi pse u hidhërohemi të huajave që ne i mësuam të besojnë se të gjithë të zgjedhurit dhe burrështetasit tanë janë si Piktori i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës, të cilët më me fat ndjehen kur fotografohen me kopshtarin e ndonjë burrështetasi perëndimor se sa kur bëjnë ndonjë të mirë për popullin e vet!”, shkruhet në reagimin e tij.

Shkrimi i plotë:

Të huajt habiten kur shohin burrështetas shqiptar të mençur e të pa korruptuar si Kryeministri i Kosovës!

“Sipas raportimeve mediatike del se Kryeministri i ri i Kosovës, me fjalimin e tij në Munih, e paska tronditur miqësinë mes Kryeministrit të Shqipërisë, Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Spekulohet se nga ky fjalim u paska mbetur hatri edhe përfaqësuesve amerikan në këtë takim.Amerikanët s’kanë pse hidhërohen, sepse as ata, as kushdo tjetër, nuk e do Kosovën më shumë se Kryeministri i saj dhe askush nuk di të kujdeset për të më mire se ai. Pastaj, ata e dinë se sa të ketë shqiptarë në këtë botë, nuk do vdes as mirënjohja ndaj ndihmës që Perëndimi dhe Amerika ia ofruan shqiptarisë. Njësoj siç e dinë se të jesh mirënjohës nuk do të thotë të heqësh dorë nga dinjiteti yt personal e kolektiv, siç e dine pra se njeriu nuk është i vdekur vetëm pasi që jep shpirt, por edhe kur bëhet leckë me të cilën çdokush i fshin qurrat!

Në ndërkohë ne s’kemi pse ua zëmë për të madhe diplomatëve të huaj pse nuk janë mësuar të përballen me politikanë tanë të pa korruptuar, të mençur, të dinjitetshëm dhe që kanë kokë për të menduar e jo vetëm për ta mbajtur baraspeshën e trupit. Pra s’kemi pse u hidhërohemi të huajave që ne i mësuam të besojnë se të gjithë të zgjedhurit dhe burrështetasit tanë janë si Piktori i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës, të cilët më me fat ndjehen kur fotografohen me kopshtarin e ndonjë burrështetasi perëndimor se sa kur bëjnë ndonjë të mirë për popullin e vet!”

12 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës – Nga AGIM SULAJ

 

Janë bërë 12 vjet që kur Kosova, shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë nga Serbia duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.

12 vjet pas pavarësisë, Kosova vazhdon të përballet me sfida të jashtme dhe të brendshme. Jashtë territorit të saj, Kosova vazhdon të përballet me Serbinë, liderët e së cilës ende e konsiderojnë atë si “territor të tyrin” dhe si vend ku ende kanë “trashëgimi”; si dhe me rrugën e saj në anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe organizata të tjera evropiane.

Ndërkaq, brenda kufijve të saj, Kosova vazhdon të cilësohet nga mekanizma ndërkombëtarë ende si vend me korrupsion, varfëri, krim të organizuar dhe sistem të brishtë të arsimit dhe shëndetësisë.

Kosova do të shënojë përvjetorin e 12-të të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Si erdhi deri te pavarësia e Kosovës?

Gjatë periudhës së Jugosllavisë, Kosova ishte rajon brenda Republikës Federale Serbe. Edhe pse kushtetuta jugosllave i dha Kosovës autonomi në vitin 1974, ajo u shfuqizua nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në vitin 1989.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991, lufta e përgjakshme e cila në fillim shpërtheu në Kroaci, pastaj në Bosnjë e Hercegovinë, më pas u përhap edhe në Kosovë.

Operacioni i ushtrisë, policisë dhe njësive paramilitare serbe në vitin 1998 ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e cila kërkonte pavarësi, mori fund në vitin 1999, pas operacionit 78-ditor të NATO-s. Lufta la të vdekur rreth 13 mijë kosovarë, nga të cilët mbi tetë mijë ishin shqiptarë, ndërkohë që mbi një milion kosovarë të grupeve të ndryshme etnike, nga të cilët 800 mijë shqiptarë, braktisën shtëpitë.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës vazhduan me intervale që nga periudha e luftës në Kosovë.

Kriza e parë e përmasave më të mëdha pas luftës ndodhi në vitin 2004. Gjatë këtyre ngjarjeve, që u quajtën si “Trazirat e Marsit”, 19 persona humbën jetën, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, kurse qindra të tjerë u plagosën.

Në raportin e vitit 2005 nga Kai Eide, diplomati norvegjez i emëruar si Përfaqësues Special në Kosovë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, u rekomandua fillimi i negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.

Në vitin 2005, Annan e emëroi Martti Ahtisaarin si Përfaqësues Special në Kosovë. Në vitin 2007, Ahtisari i prezantoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së raportin në të cilin thuhej se Kosova duhet të jetë e pavarur. Nga ana tjetër, Serbia e refuzoi këtë, duke rekomanduar “autonomi të mbikëqyrur”.

Në linjë me Planin e Ahtisarit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së që parashihte vendosjen e një misioni ndërkombëtar, më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Serbia e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ankesën e saj për shpalljen e pavarësisë dhe në korrik të vitit 2010, mori përgjigjen se Pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Pavarësinë e Kosovës, shumë shtete evropiane, përfshirë edhe Turqinë, e njohën menjëherë. Sot, 116 shtete e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Ndërkaq, me bllokimin e Rusisë, e cila është mbështetësja më e madhe e Serbisë në arenën ndërkombëtare, Kosova ende nuk është bërë anëtare e OKB-së.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, mundësia për çbllokimin e tij gjatë vitit 2020

Në vitin 2011, filloi procesi i bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, megjithëse ato nuk kanë zgjidhur konkretisht asgjë dhe shpeshherë edhe janë ndërprerë, përfshirë vitet e fundit.

Viti 2018 filloi me tensione kur lideri serb i nismës qytetare në Kosovë, “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq, më 16 janar u vra në një atentat në veri të Mitrovicës, para zyrës së tij. Takimi i cili planifikohej në po atë datë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ishte anuluar me tërheqjen e palës serbe.

Ndërsa po në këtë vit, në nëntor, Kosova i vendosi tarifë prej 100 për qind produkteve të importuara me origjinë serbe si dhe atyre që vijnë nga Bosnjë e Hercegovina. Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi Kosova nuk mundi të anëtarësohej në Organizatën Ndërkombëtare Policore – INTERPOL, si rezultat i fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të saj.

BE, por edhe SHBA, e kundërshtuan nga fillimi një vendim të tillë nga Kosova dhe i bënë thirrje kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj që ta shfuqizojë tarifën 100 për qind, por Haradinaj nuk u zmbraps nga vendimi i tij, derisa dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Më 28 prill të vitit 2019, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq morën pjesë në Samitin e Berlinit në përpjekje për t’i dhënë shtytje proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, samiti nuk solli ndonjë rezultat për raportet midis Kosovës e Serbisë, gjë për të cilën presidenti kosovar Thaçi pas samitit tha se “u pajtuam për të mos u pajtuar”.

Më 1 korrik 2019 u planifikua një takim i njëjtë në Paris mes liderësh të Ballkanit Perëndimor, por që dështoi, si pasojë e përvojës së dështimit në Berlin.

Në tetor të vitit 2019, presidenti amerikan, Donald Trump, caktoi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e tij të posaçëm për t’i udhëhequr përpjekjet e SHBA-së, për t’i ndihmuar dy vendeve në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Që nga caktimi i Grenell në këtë detyrë, ai ka kërkuar nga Kosova që ta heq tarifën 100 për qind ndaj mallrave me origjinë serbe, ndërsa Serbisë i ka kërkuar ta ndalë fushatën kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të arrihet paqja dhe vendet të ecin përpara ekonomikisht.

Me ardhjen në pushtet të kryeministrit të ri, Albin Kurti, është paralajmëruar zëvendësimi i tarifës 100 për qind me reciprocitet “ekonomik e politik” përballë Serbisë, gjë që është konsideruar si hap që dy shtetet fqinje të ulen përsëri në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, pas më shumë se një viti ndërprerje.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Më 21 janar të vitit 2020, gati një muaj para se Kosova të shënojë 12-vjetorin e pavarësisë, një marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas, u nënshkrua nga pala kosovare dhe ajo serbe me aviokompaninë gjermane “Lufthansa” në Berlin.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në ambasadën amerikane në Berlin të Gjermanisë nga drejtori i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës, Eset Berisha, ndërsa të njëjtën e ka nënshkruar edhe delegacioni i Serbisë, nga Ministria e Ekonomisë.

Marrëveshja që u nënshkrua në prani të ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, njëherësh i dërguari special i presidentit amerikan Trump për dialogun Kosovë-Serbi, u prit mirë nga udhëheqësit kosovarë të institucioneve.

Presidenti Thaçi tha se “kjo ngjarje shënon një hap tjetër në përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se kjo linjë mund të jetësohet pas heqjes së tarifës që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe pas rikthimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mirëpritur synimet për hapjen e linjës ajrore në mes të Prishtinës dhe Beogradit, duke e konsideruar “një hap i rëndësishëm që do të lehtësojë dhe përshpejtojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Komandanti i misionit tonë të KFOR-it vazhdon të jetë autoriteti i hapësirës ajrore në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. NATO-ja do të jetë e përfshirë në takimin për normalizimin e aviacionit në Ballkan, të cilin e udhëheqim”, është shprehur Stoltenberg.

Aktualisht, të gjitha fluturimet në Prishtinë kryhen vetëm nëpërmjet një korridori ajror që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, ndërsa hapja e korridoreve të reja do ta shkurtonte kohën e fluturimeve.

Mohimi i masakrës

Çështja e Kosovës vazhdon të shihet një nga pikat kyçe për stabilitet dhe paqe në rajon, por tensionet midis dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë, janë ngritur shpesh kohën e fundit.

Gjatë vitit 2019, shumica e masakrave të kryera në Kosovë nga Serbia në kohën e luftës së vitit 1999 shënuan përvjetorin e 20-të. Ndërkaq, një nga ish-ministrat e Qeverisë së Kosovës nga komuniteti serb në Kosovë, Ivan Todosijevq, mohoi Masakrën e Reçakut të 15 janarit të vitit 1999, duke e quajtur trillim. Për këtë deklaratë të tijën, u ngrit aktakuzë dhe më pas Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor duke e dënuar me dy vjet burgim.

Vendimi ngjalli reagime edhe më të ashpra nga pala serbe, ku presidenti Vuçiq duke i dalë në mbrojtje pjesëtarit të Listës Serbe, tha se Masakra e Reçakut është krim i fabrikuar, duke akuzuar ish-shefin e misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, për falsifikim të saj.

Më 15 prill të vitit 2019, Kuvendi i Kosovës votoi me shumicë votash për formimin e një komisioni të veçantë “i cili do të ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm deri në krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar që do t’i gjykojë krimet serbe në Kosovë”. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ishte shprehur se ideja e krijimit të një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë “është në nderin dhe dinjitetin e Kosovës”.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e parë të tij vetëm disa minuta para se të merrte detyrën si kryeministër më 3 shkurt, siguroi se do të përgatisin padi kundër Serbisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Do të jemi qeveri qe do të bëjë dënimin e krimeve të luftës”, ka thënë ai.

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është e para që nuk bën bën pjesë në të ashtuquajturat partitë e “krahut të luftës”, përballet me shumë sfida, dhe një nga më të mëdhatë është ndërtimi i mëtutjeshëm i shtetësisë së Kosovës, forcimi i pavarësisë së Kosovës, plani i brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe dialogu me Serbinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve.

Në Kosovë, shtet me 1 milion e 780 mijë banorë, shumicën e banorëve e përbëjnë shqiptarët, ndërsa jetojnë edhe grupe të tjera pakicë, siç janë turqit, boshnjakët, serbët, goranët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Turqit, që më të dendur janë në Mamushë dhe Prizren, përbëjnë 1,1 për qind të popullatës./aa

Zëri i Amerikës: Trysni diplomatike rreth tarifave të Kosovës dhe fushatës së Serbisë

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradi duhet të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet ndërmjet të dyja palëve.

Në një letër urimi për kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij dhe një urim për presidentin Hashim Thaçi në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti Macron, tha se është i gatshëm për të organizuar një takim në Paris ndërmjet të dyja palëve, por për këtë duhet të hiqen tarifat ndaj mallrave serbe dhe Beogradi të heqë dorë nga fushata kundër pavarësisë së Kosovës.

Kërkesa e tillë ndaj të dyja palëve, tashmë e përsëritur edhe nga evropianët, është shtruar nga diplomacia amerikane e cila është vënë në përpjekje për të ripërtërirë procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

Të premten ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet.

Nënshkrimi i saj u bë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa disa orë më vonë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha nga Munihu se nënshkruesit e marrëveshjes nuk ishin të autorizuar nga qeveria e tij.

Por, brenda qeverisë së tij zërat ishin të ndryshëm. Marrëveshja u mbështet nga zyrtarë të koalicionit qeverisës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për diplomatët amerikanë, marrëveshja Munihut është një përparim historik dhe të dyja palët duhet të shfrytëzojnë situatën e krijuar me ri angazhimin e administratës amerikane.

Bisedimet Kosovë – Serbi janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Zoti Kurti është zotuar ta bëj një gjë të tillë, por duke kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Ai ritheksoi një synim të tillë edhe gjatë debatit në një panel në kuadër të konferencës së Munihut ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha më pas se “pati shkëmbime të rrepta” me kryeministrin Kurti.

Debati është zhvilluar me dyer të mbyllura, por në rrjetet sociale rrodhi një video ku kryeministri Kurti paraqet tri parime për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë. Sipas tij nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta dhe së fundmi pa presidentë rreth hartave, duke kritikuar kësisoj idetë që ishin hedhur në vitin 2018 nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti Serbisë Aleksandër Vuçic për prekjen e kufijve në kuadër të procesit të normalizimit ndërmjet tyre.

Kryeministri Kurti kishte nxitur reagimin e presidentit serb gjatë debatit duke thënë se ndërsa 20 vjet më parë Kosova është çliruar nga pushtimi serb, tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

Presidenti serb tha të shtunën se në Munih kishte mbrojtur autoritetin e Serbisë. “Ashtu sikundër bëra mbrëmë pas disa fjalëve të tmerrshme në një panel ku u tha se e kemi okupuar Kosovën,se kemi kryer krimet më të rënda dhe gjenocid”, tha ai.

Të hënë më 17 shkurt Kosova shënon 12 vjetorin e pavarësisë së saj që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Por, të dyja palët synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe kusht për këtë është normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet tyre.

ISH KRYEMINISTRI I KOSOVËS, GJENERAL RAMUSH HARADINAJ, NDEROI NË VARRIMIN E SYLEJMAN ZEQIR BERISHËS

 

Sot, në këtë ditë shkurti 2020, Familja e krejt Fisi Berisha, Malësia e Gjakovës (Tropoja) e Kosova dardane, Sanxhaku Shqiptar, Shqipëria e Veriut…, patën një dhimbje të madhe: përcjelljen për në Varreza të Sulejman Berishës – djali i Zeqir Halil Berishës të Historisë Shqiptare, djali i axhës së Sali Berishës, mbështetës e kontributor i Luftës së fundit të Kosovës, që “e ktheu shtëpinë e tij në Vicidol në seli e bazë të UCK”, që i dha shumë kësaj lufte fitimtare duke mbetur një hero i heshtur i saj,…
Në këtë ceremonial përcjelljemortore për këtë burrë të shquar, të nderuar, të paharruar, për Sulejman Zeqir Berishën, kishte ardhë nga Prishtina edhe ish-kryeministri i Kosovës, gjeneral Ramush Haradinaj, i cili u solli ngushëllimet e tij Familjes së madhe Berisha, kolegut e mikut të tij – ish kryeministrit e ish Presidentit Sali Berisha, hodhi pak dhe të tokës shqiptare mbi varrin e tij dhe i tha dy fjalë burrështetasi në vlerësim e nderim të emrit e veprës së tij:
“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”. RAMUSH HARADINAJ (RH).
Këto foto pasqyrojnë ceremoninë e lartë nderuese dhe dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të një burri të mirë e atdhetari të shquar, Sulejman Zeqir Berisha.
I paharruem emri e veprimtaria e tij atdhetare e qytetare në kohën e luftës e të paqes, paqes, në brezat e tij e në udhët e lartësitë e kombit! (Ramiz LUSHAJ)

Asimilimi i shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës është i hershëm – Nga Xhafer LECI

 

Në foto nga e majta, Serboljub Maksimović-Korça dhe Xhafer Leci

Serboljub Maksimoviç në vitet 1990-2002 ka qenë  Kryetar i Artanës (Novo Bërdë). Me origjinë dhe gjak është shqiptar nga Korça e Shqipërisë, dikur i besimit katolik, tani i asimiluar dhe i sllavizuar. Si  jemi  njohur me Serboljubin, do të flasë në vijim.
Të parët e Serboljubit në fshatin Koçanë të Atanës, fshat ky i cili ka marrë  emrin sipas Korçës, për aq sa dihet, kanë ardhur në vitin 1604. Serboljub është lindur në vitin 1947, në fshatin Zebince të Artanës. Nga kjo familje, para nja 200 e më shumë vite, nuk e di një apo më shumë familje, kanë  ardhur në fshatin tim, Gmicë e Kamenicës. Ata mbajnë mbiemrin Korça, sot  mund të jenë 100 shtëpi, të shpërngulur në disa qytete, si: Kamenicë, Gjilan, Prishtinë e tjerë. Korçajt e Gmicës kanë ruajtur gjuhën shqipe, por janë muslimanizuar. Baba im, Osman  Leci, tregonte se deri vonë e kanë pasur kishën e vet, ku i kanë bërë lutjet në gjuhën shqipe.

-Si u njoha me Serboljub-in?  Në gusht të vitit 2016 me  Rabit Manin, djali i Kadri Manit, ish i burgosur poltik shumëvjeçarë, ishim dakorduar ta vizitonim varrin e bacës Kadri, në fshatin e lindjes Makresh të Artanës. Takimin e kishim lënë në zyren e Nënkryetarit të Komunës  Artanës, z. Bajrush Imeri. S`bashku me vëllain tim, Femi Leci, arritëm në oborrin e komunës, pyetën njërin nga burrat e pranishëm aty, nëse ka ardhur nënkryetari? “Nuk di shqip, a mund të, flasim serbisht?” Pastaj i fola në gjuhën që ai kërkonte dhe njeriu me emrin Serboljub tha se “ende nuk ka ardhur”.

Unë jam larg nga këtu, fshati im quhet Gmicë e Kamenicës.

Serboljub më pyeti: “Jeni me mbiemër Korça?”

Unë: Jo, mbiemrin e kam Leci, por  e kuptova pse më pyetët për Korçajt. E di se në këto rrethina  jetojnë kushërinj të Korçajve:  Edhe ti sigurisht qenke njëri nga ata.

Serboljub: “Po, kushëri nga gjaku i kemi”.

Unë: Zoti Serboljub, a jeni me gjak shqiptar?

Serboljub:” Po, shqiptarë jemi.”

Unë: Do ta marrë një gazetar, quhet Gani Korça, kushëri i juaj dhe do të vijmë të bisedojmë më gjatë.

Ndrkohë, miku im i mirë, Gani Korça, ndërroi jetë. Kaluan tre vjet me pengun e një bisede të mbetur në gjysmë. Përfitova nga pushimi veror dhe i bëra një telefonatë. Më 16 shtator 2019 u takuam në një restorant shqiptarësh në Gjilan.

Unë: Ju jeni shqiptarë të ardhur nga Korça në rrethinën e Novo Bërdës, në vitin 1604.

Serboljub:” Po, ashtu është.

Unë: A keni kontakte dhe a keni biseduar ndonjëherë me ndokënd nga Korçajt e Gmicës?

Serboljub: ”Po, para disa vitësh kam biseduar me Profesor Zijadin Munishi-Korça, që bashkarisht ta bënim një monografi familjare, por Zijadini vdiq. E njoh edhe Hajrullah Korçën, i cili ka një shitore krejt afër nga këtu.”

Unë: A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri, në vendlindjen e të parëve tuaj?

Serboljub: ”Po, kam qenë, bile në Shëngjin kam bërë pushimet verore.”

Unë: Sa shtëpi të familjes tuaj ka sot në fshatin Zebnicë?”
Serboljub: “Kemi qenë 18 shtëpi, vetëm edhe 4 shtëpi kemi mbetur, të gjithë janë shpërngulur në Serbi”.
Bisedën e vazhduam. Serboljub më foli se Novo Bërdo ka qenë dikur qyeti më i madh në Evropë, më i madh se Londra, se në shekullin 14-15, ka pasur, nëse nuk gaboj, 7 kisha ortodokse-serbe dhe dy rimo-katolike.

Unë: Po, këtë e di se kam lexuar. Ishte pasdite, të nesërmen në mëngjes heret me 17.09.2019, kisha planifikuar të udhtoj për Gjermani, nuk kisha kohë më shumë të bidedoja. Duke u përshëndetur me shpresë se përsëri do të takohemi, vura re se Serboljub, kishte një veturë me regjistrim të Leskovcit të Serbisë.

Wendlingen, 12.02.2020

MARTESA DHE PROBLEMET E SAJ NË OPTIKËN E SOCIOLOGUT GËZIM TUSHI – Nga FRAN GJOKA

 

 

Libri i sociologut të njohur, Gëzim Tushi (Mjeshtër i Madh), i kushtohet një trinomi të bashkëngjitur, sikurse janë: martesa, familja dhe seksualiteti, të cilat edhe pse pranohen se janë institucione fondamentale të jetës sociale, të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm për jetën njerëzore normale, përsëri kujdesi i shoqërisë për përmirësimin e “shëndetit” të tyre, sikurse duket qartë kohët e fundit, është i pakët. Autori, në një libër prej 500 faqesh, analizon me shumë kujdes pasojat që po i vijnë shoqërisë nga “dobësimi” i familjes dhe deformimi i tipologjisë së martesës. Ato, sipas mendimit të tij, aktualisht janë tejet shqetësuese. Madje, ai mendon se në disa drejtime, ato janë shfaqur në përmasa gati shkatërruese. Ato janë tregues të dobësimit të lidhjes martesore, që në të vërtetë nuk janë krejt të reja dhe të panjohura më parë në jetën dhe historinë e qytetërimit modern. Historia teorike dhe empirike e martesës është e lashtë dhe e komplikuar, sepse martesa ka qenë dhe mbetet, me sa duket, institucion kompleks që vazhdimisht është vlerësuar dhe anatemuar, është goditur dhe mbivlerësuar, është konsoliduar, por dhe është deformuar, pikërisht për shkak të problemeve endemike dhe komplikimeve pa mbarim që ka dimensioni i kësaj lidhjeje intime, ky institucion specifik i botës dhe qytetërimit modern. Por debati në shoqërinë shqiptare për “difektet” dhe dobësitë e lidhjes martesore, u bë më intensiv dhe më gjithpërshirës pikërisht në kohën e zhvillimit të jetës moderne. Autori mendon se tashmë në shoqërinë tonë ka një sasi të konsiderueshme faktesh që tregojnë se martesa është bërë një “institucion i lëkundur, i paqëndrueshëm, problematik”. Tradhëtia, mungesa e besnikërisë bashkëshortore, shkelja e kurorës brenda martesës tani nuk janë më raste të vecanta, lajthitje personale apo mungesë ekulibri moral individual. Ato në shoqërinë shqiptare janë bërë dukuri e gjërë sociale, që ndeshet gjithnjë e më shpesh.

Sociologu Gëzim Tushi mendon se relacioni dhe institucioni më  tradicional dhe më i vjetër, ka aq shumë probleme ekzistenciale, sa që e ka vënë shoqërinë shqiptare në dilemë dhe njëherësh edhe mendimin sociologjik në pozitën më liberale të imagjinuar, për të pranuar të “dy alternativat” e përmirësimit të situatës dhe shëndetit të martesës, i cili po ndikon negativisht në prishjen e “shëndetit të shoqërisë”. Kjo ka bërë që në jetën e përditshme, të ndodhur para epidemisë së sëmundjes sociale të martesës, sociologët, por më së pari vetë shoqëria shqiptare, është e detyruar të mendojë ndryshe, larg paradigmave determinuese historike, biologjike dhe sociale të tipologjisë së martesës klasike. Kjo po detyron sociologjinë e martesës dhe shoqërinë, që është vërtetë shumë e shqetësuar për degradimin moral të saj, që të merren gjerësisht gjetjen e shkaqeve të sëmundjeve të martesës, për të përcaktuar më qartë se çfarë duhet bërë për ta mbrojtur atë nga tendencat e thella të destruktimit institucional.

 

 

Këtu, mendon me të drejtë autori, përplasen për “vdekje” mendimi moral, që mbështet konceptin dhe tipologjinë tradicionale të martesës, që  mendon se martesa në kohën tonë po “prishet”, nga që ajo ka dalë nga “shinat e monogamisë” dhe është duke u larguar nga tabani mbështetës i relacionit të çiftit seksualisht të mbyllur. Në sipërfaqen e shoqërisë tonë po zgjerohen dhe gradualisht po pranohen argumentet që kanë fundament të paqëndrueshëm dhe që ushqejnë idenë liberale, sipas së cilës martesa e ka sëmundjen endemike në dimensionin e tepëruar social, në thelbin e vet, në mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit, në strukturën morale dhe parimet ekzistenciale, të cilat sipas tyre duhen ndryshuar.

Ne, thotw autori, jetojmë në kohën kur mendimi liberal për martesën në këtë shekull përgjithësisht ka filluar të ketë “erën në favor”, sepse vetë shoqëria dhe veçanërisht të rinjtë që sjellin ndryshime tipologjike, kanë filluar të mos e pëlqejnë martesën me dimension të vjetër të seksualitetit. Kjo ka bërë, thotë sociologu Tushi, që momentalisht në shoqërinë shqiptare të ketë një kaos konceptual dhe tipologjik për martesën, që shfaqet në përplasjen e ideve të një pjese të njerëzve që parapëlqejnë modelin tradicional të “martesës së shenjtë”, jetëgjatë, seksualisht e mbyllur  dhe të të tjerëve, që lidhen me parapëlqimet e partizanëve të liberalizmit, që mendojnë se martesa për shkak të labilitetit të seksualitetit që zhvillohet brenda saj, do të jetë një relacion problematik, në se ajo do të mbesë e pandryshuar.

Sipas shumë të rinjve, është koha që duhen marrë në konsideratë dhe duhen pranuar realiteti se shoqëria në këtë shekull nuk mund të qëndrojë mbi “parimet e vjetra”, që konsiderojnë martesën një relacion social-biologjik me dimension seksualisht të mbyllur. Në të vërtetë, sipas mendimit të sociologut Gëzim Tushi, në këtë fazë të zhvillimit të shoqërisë shqiptare është duke u shtuar presioni, janë në zgjerim tentativat këmbëngulëse për të ndryshuar disa tabu ekzistenciale dhe themelore të martesës. Në pamje të parë, presioni për ndryshimin e dimensioneve konstante të trashëguara nga martesa klasike tradicionale të duket se ka të bëjë me gjetjen e moduleve të reja stabilizuese të saj, të cilat me sa mund të kuptohet, synojnë për ta bërë relacionin e martesës më të “hapur”, më pak të “kontrolluar”, me më shumë alternativa të mbijetesës si bashkëjetesë në kompromis e çiftit martesor. Por ndërkaq, autori i librit “Familja, martesa, seksualiteti”, është i mendimit se për të qenë realist, duket se tek përhapja e nxituar e këtij “mentaliteti modern” të importuar për modë dhe të transplatuar disi mekanikisht në shoqërinë tonë, ka bërë që martesa në shoqërinë shqiptare të çoroditet ontologjikisht nga alambikimet konceptuale të tautologjisë ambiguide që zhvillohet dhe që po e rrethojnë atë. Kjo ka bërë që divorcet të shtohen në përmasa alarmante, që çiftet që bashkëjetojnë me të gjitha modalitetet bio-seksuale të martesës, por pa “kurorë”, po shtohen dhe njerëzit që i shmangen “martesës klasike”, për shkak të problemeve dhe shqetësimeve të shumta që ajo ka brenda vetes, gjithashtu po rriten numerikisht. Në këto kushte, kur kaosi ontologjik dhe ekzistencial i martesës është evident, kur parimet tradicionale të saj po sfidohen nga koha dhe dëshirat subjektive të njeriut, ka shumë fakte dhe shkaqe që po ndikojnë fuqishëm që martesa në shoqërinë shqiptare të jetë duke dalë nga parametrat e standarteve historikë, duke shfaqur kështu patologji të reja, të shumta, madje në forma të larmishme, që tregojnë mungesën e stabilitetit të saj, shkruan sociologu në librin e tij. Megjithë ndryshimet që kanë ndodhur, ende në shoqërinë tonë ka martesa, të cilat, të para në optikën sociologjike të shoqërisë moderne, duket që ende kanë një thelb të fshehur të prostitucionit, sepse ende ka martesa në të cilat bashkëshortët i “shiten njëri-tjetrit” me ndërhyrje, mblesëri apo me format e sofistikuara të ndërmjetësimit shoqëror. Këto shpesh e detyrojnë burrin dhe gruan të jenë pjesë e një “martese pa fat”. Por nuk janë këto martesa që kanë bërë që divorci të shfaqet si një tendencë sociale e qëndrueshme, si alternativë që sfidon martesën. Ka shumë shkaqe, thotë sociologu Tushi,  që e kanë bërë divorcin tendencë të qëndrueshme deri në përmasa kritike. Në se në të kaluarën ai ka qenë një akt social,  i vështirë për t’u realizuar pa shkaqe të vërteta, esenciale, sot divorci ka marrë formën e “lojës së çiftit”, që realizohet me shumë kollajllëk, me fare pak përgjegjësi personale, madje pa vlerësim serioz për pasojat sociale që sjell, jo vetëm për çiftin, por dhe për shoqërinë tonë. Divorci është burimi kryesor, shkaku themelor për zgjerimin e plagëve sociale të martesave të destruktuara, siç janë shtimi fëmijëve jetimë, braktisja e shkollës, neglizhimi i kujdesit për të moshuarit, zvetënimi i vlerës morale të familjes, etj. Këto dhe ide të tjera për martesën familjen dhe seksualitetin janë trajtuar gjerësisht në librin voluminoz të sociologut Gëzim Tushi, i cili është i shkruar me kulturë dhe lehtësisht i asimilushëm për të gjithë lexuesit që janë të interesuar për shqetësimet e sotme të këtij “trekëndëshi” social dhe individual…

Vdekja e përditshme e të rinjve shqiptarë në Itali! – Nga Skënder KARAÇICA

 
 
Në shtypin e përditshëm në Shqipëri lexojmë lajme të dhimbjes kur në qytetet e ndryshme në Itali, në mënyra të ndryshme vdesin të rinjtë shqiptarë. Këto ngjarje tashmë janë bërë të përditshme dhe kërkohet angazhimi i ambasadës së Shqipërisë dhe aktivistë të Komunitetit Shqiptar në Itali,që për dukurinë e vdekjes në rrugë, në lokalet e natës, me drogë dhe forma tjera të vdekjeve të afrojnë ndihmën për t`i thënë: Ndal vdekjes së të rinjve shqiptarë!
 
Ndonëse për shkaqe të gjendjes së rëndë ekonomike, Shqipërinë e lëshojnë me mijëra të rinj shqiptarë, që marrin udhën për në shtetin fqinj të Italisë dhe në vendet tjera të Evropës dhe tutje në vendet nëpër botë. Kjo vë në qendër të vëmendjes për të gjitha segmentet e shtetit shqiptar në Tiranën zyrtare, që dukuria e vdekjes së përditshme e të rinjve tanë të ndalët dhe për brezin e mërgimtarëve në këtë vend fqinj mos të bëhet varr kolektiv dhe i përditshëm për të rinjët nga Shqipëria!
 
Për këtë dukuri vdekjeje deri tash shteti shqiptar dhe institucionet relevante, Ministria e  Jashtme dhe Ambasada në Romë nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese në bashkëpunim me institucionet e shtetit italian, që të rinjët shqiptarë të rreshtohen mirë në këtë vend fqinj me punë dhe shkollim e jo në këndin e vdekjes!
 
E kohës, shteti shqiptar të afrojë ndihmë për të rinjët shqiptarë në Itali!