VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

CIKËL POETIK Për shën valentinin! – Nga FASLLI HALITI

By | February 13, 2020

Komentet

XLV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Profesor Simon Rrota: “Po shkruej për vedi e për Shkodren” – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XLV – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Profesor Simon Rrota: “Po shkruej për vedi e për Shkodren” – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Profesor Simon Rrota: “Po shkruej për vedi e për Shkodren”

Profesor Simon Rrota (1887 – 1961) shkruen:

Zoti krijoi me dorë baballarët ! Poezi nga Laureta Petoshati

Kur bie shi thonë engjëjt qajnë
dhe shpirtrat kullojnë pikë-pikë,
miliarda shpirtra tokën e lajnë,
miliarda shpirtra na bëjnë vizitë.

Një shi që bie me vëtëpërmbajtje,
si të jetë parfum, me butësi,
gjatë gjithë natës në dritare,
lotët e tim eti janë aty.

Dua të dal e të më lagin,
diçka prej tij dhe unë të prek,
lotët lajmëtar të mallit,
që nuk pranojnë sakrilegj.

Se vërtetë zoti krijoi dimër,
përlotet vendi nga të qarët,
por enkas ai krijoi prindër,
mburojë për ne janë baballarët.

Kur bie shi thonë qajnë engjëjt
por dhe demonët qajnë me shtrëngatë,
duan të shkulin çdo gjë nga rrënjët,
se nuk bëjnë ligjin dot më, atje lart.

Mendoj babanë dhe ndihem në kullë,
shtëpia dhe kombi mbahen nga trarët,
ca lotë shiu më vijnë si ninullë,
se Zoti krijoi me dorë baballarët.

 

 

© Vlorë 21 tetor 2020

 

 

Mbylleni sa më parë këtë farsë – Nga SULEJMAN MATO

Se kujt i ka shkrepur më tru, pas një heshtje të gjatë tridhjetëvjeçare, të vlerësojë poetin laureat të vitit.
Madje për këtë aktivitet kanë sjellë ndërmend dhe 25 letrarë nga të cilët poetë të mirëfilltë mund të jenë vetëm katër- pesë vetë.
Mirë kjo, se njeri prej tyre dhe mund të laurohet, por, së pari, me çfarë kritere do të vlerëhohet? Së dyti, pse nuk janë kujtuar të fusin në këtë listë dhe nja 20 poetë të tjerë, tepër të afirmuar, në vite? Së treti: Kush e zgjodhi këtë juri poezie e cila nuk ka asnjë lidhje me poezinë?
Pashë komisionin e vlerësimit dhe u pataksa. Mirë Besnik Mustafaj që është dhe vet poet dhe mund të gjykojë, edhe pse nuk do ta paragjykoj për subjektivitietin e vet, por tjerët që janë futur në këtë juri nuk di të kenë ndonjë lidhje me poezinë. Të parën që pashë në listë ishte. Arlinda Dudaj. Çfarë lidhje ka kjo zonjë me poezinë? E kemi parë nëpër televizione të ndryshme herë si analiste e herë si moderatore, por asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të flasë për poezinë…
Ka mbaruar degën e frëngjishtes, fati e ka dashur të hapë një shtëpi botuese.O.K. Po me poezinë çfarë e lidh dhe nuk e di në mund të gjykojë kjo zonjë dhe zonja tjetër Viola Isufaj për vlerat e poezisë sonë në këto tridhetë vjet?
Ndaj ju lutem, mbylleni këtë nisiativë sa më pare.
Në qoftë se dikush dëshiron të dijë për vlerat poetike të poetëve shqiptarë, së pari duhet të ketë lexuar nja 30 poetë… Dhe kjo nuk mjafton. Poetët janë të ndryshëm. Nuk ngjajnë me njeritjetrin. Vetvetiu lind pyetja: Mbi çfarë kriteresh do të përzgjidhet poeti më i mirë? Dikur kriteret ishin të qarta dhe ne që bënim pjesë në juritë e dikurshme i kishim të qarta kërkesat. Po tani çfarë kërkesa keni ju zotërinj dhe zonja të jurisë? Pse iksi është më i mirë se Ypsiloni?
Së pari vihen kërkesat e, së dyti, zgjidhen poetë me eksperiencë dhe të shquar për të vlerësuar poetët. Disa nga emrat e vënë në këtë listë ishin për të qeshur.
Në atë liste ka pak poetë. Një ndër ta është Skënder Buçpapaj, i përmasave europjane, që pak kush e njeh poezinë e tij në Shqipëri, me që ai jeton dhe punon në Zvicër.
A mund te më thotë ndonjë nga anëtarët e jurisë pse poeti i përzgjedhur është më i mire dhe ku dallon nga të tjerët…?
Kriteri i vlerësimit duhet të jetë përmbajtja, problematika shoqërore, thellësisht shqiptare dhe qytetare, dhe ajo e veçantë artistike, novatore ose tradicionalisht shqiptare, që e dallon këtë poezi nga poezitë e vendeve të tjera.
Po kujt t’ia themi këto? Viola Isufajt? Çfarë lidhje ka kjo profesoreshë me poezinë? A e di ajo që ka ca poetë si Agim Shehu, Hiqmet Mecaj, Faslli Haliti, Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu, Ndoc Paplekaj, Roland Gjoza, Petraq Risto, Agim Bajrami, etj, (duhet te kem harruar dhe disa te tjere) të cilët nuk kanë nevojë për t’i lauruar ajo juri pasi i ka lauruar koha dhe lexuesi shqiptar.
Në qoftëse do të donit të ishit sa më të drejtë në dhënien e një çmimi të tillë, së pari duhet të kishit nisur një diskutim paraprak në gazeta letrare apo Facebook e të grumbullonit mendimin e lexuesit të poezisë.
Por dhe kjo nuk mjafton, pasi poetët janë të ndryshëm.
Poezite e poetëve nuk janë si domatet, fiqtë dhe mollët, ku mund të zgjedhësh në treg atë që të pëlqen. Poezitë nuk janë shalqinj e as qershi, mollë e dardhë.
Miqësisht do t’ju sugjeroja ta ndalni këtë lloj çmimi pasi do të jetë formal dhe do të nxisë debatin si një çmim i dhënë nga persona jo kompetentë.

I garantoj sukses të plotë librit të Agim Hushit me prozë të shkurtër “Udha e qumështit” Nga Ymer Nurka

Shkrimtari jo rrallëherë gjendet përpara dilemës krijuese: “Të shkruash, a të mos shkruash?!”

Megjithatë kjo mëdyshje nuk vlen për ata më të talentuarit, për ata që e kanë “hambarin” e përvojës jetësore plot, të cilët krijimtarinë artistike e kanë jo vetëm një ndër dimensionet e personalitetit, por edhe një nga misionet e jetës së tyre. Vullneti qëndron tek ata krijues, të cilët guxojnë të rrëfejnë vizionin e tyre e që besojnë se ka ligje dhe energji të mjaftueshme për transformimin e shoqërisë, duke perfeksionuar e përmirësuar gjithë sistemin e vlerave humane. Nëse një krijues nuk udhëhiqet nga motive të tilla idealiste, në veprat e tij, pa dyshim, do të ketë “kërcitje” nga lënda e materies. Për fat të mirë, apo të keq, qëllimi kundrejt pragmatizmit për individin e sotëm është kthyer në një filozofi jetike. Te kapitali si doktrinë, konvergojnë dhe vërtiten tërë aksiomat dhe idetë, aty janë orientuar pothuajse gjithë sensorët e shoqërisë njerëzore.

Teksa lexova me ëndje vëllimin me prozë të shkurtër, me titullin kozmik “Udha e Qumështit”, të poetit Agim Hushi, jo thjesht u mrekullova, por njëkohësisht dhe u freskova në këtë zheg korriku, u freskova me tematikën e larmishme të përzgjedhjes për t’ia sjellë përpara lexuesit.

Fati im të kem në dorë këtë libër dhe të jem nga të parët lexues që “degustoj” këtë koktej ngjyrash, ndjenjash, udhëtimesh, të sjella me mjeshtëri nga përvojat e çmuara, në etapa të ndryshme të moshës së autorit.

Ngjarjet vijnë të përshkruara, nëpërmjet një verbi të bukur rrëfimtar, të spikatur dhe modern, pa predikime, moralizime dhe mesazhe të drejtpërdrejta. Lojën e bëjnë personazhet, autori rrëfen duke ruajtur me kujdes statusin si asnjanës, e më tej duke shpalosur çastet më mbresëlënëse e më të papërsëritshme të jetës së tij.

Jam i sigurt se një thesar i tillë shpirtëror do të bënte ziliqar çdo poet, ose shkrimtar, madje çdo eksplorator të pasionuar, pas aventurave për udhëtime të gjata e me plot surpriza.

Natyrisht që një komoditet të tillë nuk e ka gjithkush. E cilësova “komoditet” edhe pse nuk është i tillë, përveçse fryt i një pune titanike, i një durimi gati mitik, për të arritur në majat e artit, pikërisht aty ku gjendet sot poeti, prozatori, piktori, akademiku dhe tenori me famë botërore, Agim Hushi.

Nuk e teproj aspak nëse individualitetin e tij e cilësoj si një diamant të çmuar, i cili u zbulua së pari në këtë vend dhe i përket deri në krenari po kësaj toke që quhet Shqipëri.

Autori shkon e vjen natyrshëm nga skaji në skaj, ku pavarësisht amplitudave të jetës, sukseseve të arritura, ai nuk mohon aspak rolin e vendlindjes për formimin e tij bazik si qytetar dhe si artist.

Qyteti i vogël, është pikënisja e ëndrrave, e konvertuar në vargje dhe vokalica, për të ardhur deri këtu, në majat triumfuese, gati të pabesueshme, të auditorëve dhe skenave botërore.

Pa një jetë aktive, gjithmonë në lëvizje të autorit, në këto tregime do të na mungonte larmia e fakteve, karaktereve dhe motiveve, e mbi të gjitha do të na mungonte filozofia njerëzore, që me përzgjedhjen e kujdesshme të tematikës, së bashku me radhitjen e ngjarjeve në kohë, ravijëzon tamam si në një “puzzle”, portretin e saj.

Shkrimtari nuk trillon, ai i njeh thellësisht të dyja ekstremet e jetës, që nga fëmija i braktisur e deri tek “Udha e Qumështit” në Malajzi, ku të lë të kuptosh se uria e popujve nuk mund të shuhet me një apo me dy vakte të dhuruara, por do zgjidhje madhore. Pastaj autori, si për të mbushur boshllëkun shpirtëror të lexuesit, shenjtëron edhe më tepër natën e falënderimeve te “Darka e shenjtë”, duke ngjallur shpresën e duke shuar urinë e Sofisë dhe dy fëmijëve të saj në një tryezë të bollshme. Përsëri të fut në mendime se hallet e njerëzimit nuk zgjidhen me magji. Shkrimtari e ka në dorë situatën dhe me një të rënë të lapsit mund ta ndryshojë rrjedhën e subjektit, por ai nuk e bën këtë sepse nuk i shmanget problematikës. Krijimtaria e çdo autori të njeh me opinionet dhe mendimet që ka ai kundrejt fenomeneve sociale, por në të njëjtën kohë krijimtaria shpalos dhe karakterin e tij. Agim Hushi me zgjidhjen që u jep rrëfimeve shfaq botën e tij të madhe dhe të ndjeshme. Të kreshpëron tregimi “E përdala” që zbulon instinktet e paskrupullta të turmës dhe të rrëqeth te tragjedia “Dy vëllezërit”. Dhe kapërcimet vazhdojnë me kontrastet e thella, që lindin nga njëri tregim, tek tjetri. “Profesori”, simboli i dijes, ai që sa e sa fëmijëve u ndriçon mendjen, pse jo u ndryshon edhe fatin, pikërisht ky njeri ndihet i braktisur dhe i harruar; merr një pagë gjysmake që e detyron të zgjidhë urinë në kazanin e plehrave.

Autori nuk ka për qëllim thjesht të tregojë bëma dhe gjëma, por të sjellë argumente të pakundërshtueshme pse jemi katandisur kështu. Ai sjell dramën e jetës, që në çdo çast merr përmasat e një tragjedie për brezin e ri, ku mendja fluturon ndër ëndrra dhe dëshira, ndërsa këmbët janë në llumin e varfërisë dhe injorancës. Si të mos mjaftonte kjo autori trajton një temë edhe më të guximshme, atë të kalbjes së sistemit shoqëror, pikërisht atje në krye të tij. Marrëdhëniet midis njerëzve nuk janë aq humane, diçka i provokon rëndë ato. Ajo që më befason është se autori di të bëjë diferencimin e temave, pasi Shqipëria dhe vendet e qytetëruara nuk kanë të njëjtat halle. Nga uria e fëmijëve, nëpër metropole dhe zona rurale, te “Mbretëresha”, që jeton në luks. Jeta mondane e monarkes së plakur, e cila dremit dhe kërkon paqen mbi qefinin e një kohe që po perëndon. Përfundimi në çdo rast vjen natyrshëm.

Po autori nuk do të ndalet as këtu. Në një tjetër çast ai e çon lexuesin të udhëtojë bashkë me të, me avion drejt Sidneit e në një tjetër moment zbret në Moskë e niset me tren për “Një takim në stepë” drejt Siberisë.

Me shtegtimin për në Polin e Jugut, përshkruan shpirtin njerëzor deri në dhimbje, te “Shtëpia e engjëjve” aty në sediljet e vendosura pranë dritares së avionit takon personazhin më interesant, murgun budist, një krijesë “e fortë”, pjellë e mëkatit, i cili transformohet në një qenie e brishtë e mishërimit të mirësisë. E në Polin e Veriut, heroi lirik, zbulon “vëllanë” e burrëruar me një peng të madh në zemër, “produkt” i një sistemi kriminal, që mbi çdo gjë, e mbi gjithçka vendos dogmën e një filozofie utopike.

Barbaria sintetizohet qartazi deri në ekstremitet, te tregimi “Pata e artë”. Një rrëfim jetësor, që e sjell thjesht me naivitetin e një krijese delikate, siç është fëmija, duke përcjellë natyrshëm gjendjen e degraduar sociale të një shoqërie që vret deri në qelizë ndjenjën latente, besimin e natyrshëm dhe lirinë sublime të fëmijëve, duke e nxjerrë lakuriq atë kohë, plot slogane dhe dogma, e cila në emër “të shumicës” degradoi personalitetin e njeriut, shkatërroi boshtin themelor të vetë arsyes, për hir të së cilës dhe jemi në këtë jetë.

“Pata e artë”, në harkun kohor sa hap e mbyll sytë, kryen fluturimin tragjik, duke përcjellë natyrshëm mesazhin se një shoqëri që nuk respekton dëshirat e fëmijëve, herët a vonë, është e destinuar të shembet.

Por vektori i krijimtarisë së shkrimtarit përsëri lëviz me shpejtësi, në një rreze të gjerë në hapësirë dhe në kohë, ai në çdo rast mban për seli shpirtërore vendlindjen, atë qytetin e vogël rrëzë kodrave të ulëta në breg të Adriatikut. Aty bën një retrospektivë romantike, me “cicmicet” e dashurisë në adoleshencë, pasi për Agimin, nuk ka tema të mëdha apo të vogla, për të ka qëllime të shprehura me art, në funksion të mesazhit social. “Shtriga” e bukur, me ndjenjën mbisunduese, që me një egoizëm femëror ndan të sapodashuruarit, të bën të vësh buzën në gaz e ta duash më fort. Është një psikologji e tërë që duhet të merret me këtë fushë.

Ndonjëherë, surpriza të befason me rastësitë e saj e të bën të dyshosh, si mundet të ndodhë kështu?! Te “Maskat e Romës”, “Udhëtim për në stepë”, edhe vetë autori e kupton këtë, por gjithçka kryet në funksion të asaj çka duhet thënë. Apo “Ullishta” që fshehu dhe zbuloi njëherësh surprizën e padëshiruar të djelmoshave. Mësuesja e tyre e bukur, idhulli i ëndrrave të tyre, etaloni me të cilin ata do të matnin bashkëshortet e ardhshme, na dashuruaka dikë?! “Ullishta”, pa dyshim, që përgjithëson aq bukur ndjenjat e asaj moshe, ku zhgënjimi lë vragë në shpirt, e cila zbehet vetëm kur personazhet rriten.

Papritur autori si një shtërg i bindur shtegton përsëri, por këtë radhë në Europë. “Maskat e Romës” një nga tregimet më tronditëse. Simoni, ky personazh me tipare tejet njerëzore, i cili beson verbërisht në virtytet e gruas së tij, shokohet pikërisht në atë moment kur dhe vetë tundohej të kryente aktin e parë të tradhtisë bashkëshortore. Ai kuptoi se tradhtia paskësh qenë e ulur këmbëkryq në vatër me kohë, por shpeshherë i zoti e merr vesh i fundit. Kjo ngjarje mund të sillte goditjen fatale për familjen, po çuditërisht godina e saj nuk u shemb, por qëndroi më këmbë, pasi hyri në lojë gjykimi dhe arsyeja, e ardhmja e fëmijëve, mbi të cilët nuk qëndron asgjë.

“Maskat”, simbol i hipokrizisë njerëzore. Ato askush nuk guxon t’i heqë, pasi tashmë ato për qytetërimin janë bërë tabu. Nëse guxojmë t’i prekim, atëherë do t’i ndiejmë deri në palcë tërmetet sociale.
Autori herë pas here kthehet dhe trazon kujtimet, të cilat i rrëfen me një butësi të admirueshme, e pastaj si bën një tango të bukur së bashku me avionin “Çesna”, “degdiset” te “Fillimi i botës”, aty për aty zbret në tokë e vallëzon me aborigjenët, të cilët ruajnë ende në shpirt zakonet e moçme, raportet arkaike, por tejet të besueshme të njeriut me zotat dhe me mëmën natyrë.

Ajo çka të trishton pasi ke mbaruar leximin, është braktisja deri në harresë të plotë e këtyre njerëzve, ndërsa ajo çka më mahnit se tepërmi, janë detajet e dhëna për pilotin, për shpirtin e tij të aventurës.

Një përshkrim gati personifikues i avionit “Çesna”, që çante qiellin dhe dukej sikur për karburant përdorte merakun dhe dashurinë e pakufishme të Berrit. Vërtet ky është udhëtimi më magjik i kryer ndonjëherë, por nga rrëfimi, në rrëfim mbizotërojnë kontrastet e thella.

Tregimi që të bën të sëmbojë/të sëmbon në zemër është “Armiku”. Një subjekt i papërsëritshëm, me një mesazh të madh. Historia e tmerrshme e luftës së klasave, shpëlarja e trurit, ku njeriu urren njeriun, ku mendja halucinante, pasi zgjohet, kupton rrethin vicioz të barbarisë që ka kryer. Ndërgjegjja nuk ka më paqe dhe kërkon drejtësinë dhe faljen e madhe, të cilat i lyp si një çelës, që duket sikur nuk kanë asnjë vlerë tjetër, veç për të hapur portën e botës së përtejme.

Këto rrëfime, me të gjitha elementet e një proze klasike, diku më shfaqen si prozë poetike, madje vijnë si një poezi me varg të bardhë. “Dreri” bart një mesazh universal edhe pse duket një subjekt gati si një përrallë.

Zbritja me një trajektore në kohën e luftës shekullore për liri te “Nata e fundit”, stoicizmi epik i personazhit Jaho, të lë mbresa të pashlyera në kujtesë. Proza e shkurtër përgjithësisht kërkon fabul, këtu kam parasysh tregimet e Mopasanit, Çehovit, apo Elin Pelinit, pse jo dhe të Dino Buxatit, por te ky libër nuk ka trill, as “surpriza” të sajuara me stil, me qëllimin e vetëm për të mbajtur në ankth lexuesin. Tek “Udha e Qumështit” do të gjeni jetë dhe vetëm jetë, të shprehur pa pompozitetin e një letrari të madh. Vëllimin e përshkon fund e krye si një fill i kuq, gjuha e thjeshtë deri në modesti e autorit, që mund të vinte edhe në formën e ditarit, por autori me ndërgjegje ka zgjedhur këtë gjini artistike, pasi këtu galeria e personazheve të tij, me simbolikën e përgjithësimit, merr gjithë vëmendjen e lexuesit. Një nga një tregimet ngjajnë si substancat e një tharmi, nga ku mundet të zinin fill rrëfime më të gjera, në nivele novelash apo romanesh, por autori e njeh mirë psikologjinë sociale të shoqërisë së konsumit, e cila është e prirë drejt esencës dhe i do gjërat t’i rrufisë “flesh”.

Me këto impresione, që po marr nga këto tregime, i garantoj sukses të sigurt librit “Udha e Qumështit”, duke shpresuar që së shpejti krijimtaria e poetit Agim Hushi, përpos poezisë dhe tregimit, të kulmojë me romanin e tij të parë!

Një fillim i mbarë të çon gjithmonë drejt majave dhe këtë më mirë se çdokush tjetër e di poeti Agim Hushi.

 

Ymer Nurka

ZOJA E SHKODRËS NË DY POEZI

Kisha Katolike përkujtoi me 18 tetor vig jilien e festës së “Zojës së Shkodrës”, pajtores së g jithë Shqipërisë. Historia e saj lidhet me ikjen e pashpjegueshme në 1467 të një afresku ku paraqitet Zoja e Bekuar (Shën Mëria) me Jezusin fëmijë nga një kishë buzëKalasë së Shkodrës, kur osmanët po afroheshin për ta pushtuar qytetin. Ajo u vendos në Gjenacano tëItalisë ku g jendet akoma dhe sot. Ky moment ështëparaqitur nga dhjetra piktorë, si Kolë Idromeno, Lin Delia e deri edhe Lekë Tasi. Historia e kësaj ngjarjeje shpjegohet më së miri nga Italo Sarro në librin “Zoja e Këshillit të Mirë: historia e një shtegtimi të jashtëzakonshëm”, përkthyer nga Ardian Ndreca dhe botuar në shqip në 2017.

Shumë poetë të veriut i kushtuan poezi Zojës, disa syresh edhe si lutje për rikthimin e saj në Shkodër. Mëposhtë po paraqesim dy pre tyre, njërën të shkruar nga Luig j Gurakuqi dhe tjetrën nga Atë Gjerg j Fishta:

Dallëndyshja u kthye

LUIGJ GURAKUQI

Ti dallndyshën porosite,

Vendin tand me shkue me e pá,

Nepër Shkodër me shetitun,

Mbi vorr t’bab’s e t’nans me kjá,

N’ shkoll, n’ shpi tande ‘i herë m’u ndalë,

Me miq t’ motshëm m’u përfalë.

Erdh njimend, e nepër Shkodër

Shum kërkoi tuj fluturue,

Rrugs, n’ livadhe, n’ mal e n’ kodër,

Me kang t’vet na ka gazmue,

N’ fush t’ Rrmajit asht ndalue,

E mbi vorre ka vajtue.

Në prendverë ktej porsa mbrrini

Miqve tu i u fal me shndet,

Nepër shkollë, n’për kisha hini,

Me t’a hiek at kasavet,

E n’ shpi t’ vjetër ku ke le

Ka godit’ çerdhen e re.

Por kur kthej, me t’than a diti

Miqt, qytetin, punt si i la?

Para sysh Shqypnin a t’ qiti?

A e harroi ndoj send beldà?

A t’ kallxoi gjithshka kish pamun?

Si mbi vorre kishte kjamun?

Po prej prindsh ndoj shndet, ndoj fjalë,

Ndoj bekim a t’a ka pru?

Mbi rras’ t’ tyne kur u ndal,

Ndoj tub’ lule a e kish vu?

T’ zezat t’ona a t’i kallxoi?

Me kang’ t’ vet a t’i diftoi?

Shkodrën brengat e kan marrë,

Tjetër s’ndin veç gjamë e ankime,

Ma shpesh shifen se nej par

Gjaksi t’ mrapshta e turbullime.

S’ ka mbet’ gja pa u çoroditë,

Ma fort prangat na jan rritë!

Por ani, Zojën e kena,

Qi me dije na i shin lott,

Në Tê, na t’vorfnit pshtetun jena,

Na ruen Zoja e na del zot!

Varrën tonë na e ankon

Si bylbyli kur gjimon!

Mir’ po shoh se ke shum mall

Për me u gjet’ njiher’ n’ Shqipni.

Ik pra e eja për të gjall

Me miq tu m’u knaq’, m’u ngi.

Eja vetë Zojën m’e pa,

Eja vetë n’ Rmaj me kja!

 

Zoja Shkodrës – Shkodra e Zojës

ATË GJERGJ FISHTA

Zoja e Shkodrës

Kúr permbrenda atij Tempullit të rí,

Mue per nen dollma t’Rozafatit true,

N ’g jűj shoh Shkodranin ulë me pervűjtní,

M’bjen n’mend se Zoja e Shkodres më thonë mue.

E kúr per rreth e qark t’eltervet t’mí,

Si stina e bukur t’nise me lulzue,

Fmín e Shkodranit ndiej tue m’kndue n’brohrí,

Vedin Shkodrane m’ kandet me e kujtue

Por edhe atë herë, po, kúr Shkodrani t’kjajë

E t’ dnesë nder t’ vshtira, neper t’ cillat jeta

Ati i pershkohet, syt mue m’mbushen m’vajë,

E askurr nuk lâ pingul që Shkodren zhgjeta

E mnís s’ qiellës t’a shinojë, perse e verteta

Âsht kjo: qi Shkodra â’ emja e un e sajë.

 

Shkodra e Zojës

Atë botë mbi Shkoder kúr mâ i bukur dielli

Ndritte, e larg nâmi ksajë mbi tokë kumote,

Perpara elterit t’And Shkodrani fielli

Vîte, e Ty lavde me haré t’këndote.

E kúr mbi Shkoder xű m’u muzgun qielli

E per tę t’vshtira m’u endun stinë e mote,

Me Ty Shkodrani zęmren prap e kthielli,

Kah gurt e lterit t’And me lot rigote.

Por edhe sod Shkodra pshtjellë âsht n’ zí

E jeten si n’nji vorr ajo âsht tue shkue,Shkodrani

Ty po t’ ngrehë nji tempull t’ rí.

A ‘i mend, prá, o Zojë, se doret ké me lshue

Shqipninë e mjerë, e se edhe s’ke me ndí’

Dhimbë për Shkodrani, kurr qi s’t’ ka harrue?

( Marrë nga ExLibris)

MBI TRAGJEDINË E PAPËRFUNDUAR “HAJRIJA” TË ATË GJERGJ FISHTËS – Nga Zef Zorba

Përgatiti për botim: Andreas Dushi

Vepra e fundit e Atë Fishtës që u vu në skenë para se ai të shpallej i ndaluar ishte “Juda Makabé” me reg ji të Zef Zorbës, në përvjetorin XXXIII të pavarësisë. Ajo u dha në teatër për tre ditë deri kur, me urdhër direkt nga Mehmet Shehu, g jithçka u ndalua. Si për ironi të fatit, dekada më vonë, kur tanimë figura e Atë Gjerg j Fishtës po konsolidonte vendin që i takonte në letërsinë shqipe, po Zef Zorba merr pjesë me një kumtesë në një ndër konferencat e para që mbahen për fratin e madh. Ajo kumtesë ruhet në arkivin personal të Zef Zorbës dhe botohet për të parën herë me dëshirën e vajzave të tij, Elena dhe Luçia.

Data “7 Fruer 1939” që gjindet në dorëshkrimin e tragjedisë “Hajrija” të nisur së shkruari nga Fishta është vështrimplotë.

Në atë kohë, ai, edhe pse i mposhtur nga sëmundja (do të vdiste pak muaj mbrapa), rreket sërish me vazhdu prodhimtarinë letraro – artistike, edhe pse i vrarë e i zhgënjyer në idealet e veta patriotike e shoqërore nga rrjedhja e asohershme e punëve në vendin tonë. Ose ndoshta për virtyt të instinktit ironik të vet (çka duket se i gëzojnë poetët) po parashikonte, i tmerruar e i pezmatuar, kobin e “7 –të Prillit”.

Sepse mbetet gjithmonë ajo që ka pasë kodifikuar Shelley: “Poetët janë buritë që thërrasin për beteja, poetët janë ligjvënësit anonimë të botës”.

Dhe ai, si katapult për të tillë sulm shkallmues, si kurdoherë në mbrojtje të drejtësisë, do të zgjidhte mjetin më efikas e të preferuem: dramatikën, art të cilin e ka pasur kështjellë të pamposhtur e ngallënjyse gjithmonë. E për shumë arsye madje.

Së pari, dashuria e prirja që ka pasë vazhdimisht për skenën. Ai e ndjente në shpirt se prej nje podi të tillë, tribunë objektivizmi estetik, mund të shpaloste pa cen subjektivizmin që i mufatej – hareshëm ose edhe kobshëm – me poliendrizmin e shpirtit të vet. Me sypar të hapun e shifte vetvehten, jo vetëm nismëtar e flakërues idealesh e parimesh, por njëherit edhe personazh dialogues me popullin. E dëshmon këtë, jo vetëm prodhimtaria e tij e gjerë në dramatikë, por edhe thurja teatrale që ndeshet rëndom edhe në gjinitë e tjera poetike të përqafuara prej tij. Ai deri një sonet satirik “lum i forti” e ndërton si bocet skenik me personazhet dialogues të emërtuar ( jashtë metrikës) në krye të vargjeve – batutë. Së dyti, e kjo më kryesorja, e saktë se Fishta e ka ditur mirë sa virtuozitet e afërsi mbartte në vete raporti audio – viziv me masën. Si predikator i shquar që ka qenë, e ka pasë të qartë se komunikimi shqisor është më emotiv e i frytshëm sesa raporti liberator “autor – lecites”, pavarësisht nga popullariteti që mund të gezojë faqja e shkruar. Pse në fund të fundit leximi ka më tepër tipar akademik të kufizuar, kurse spektakli është kurdoherë asociativ. Prandaj Fishta kurdo që ka ndjerë nevojën e një kuvendimi, referenduar në synim, i është drejtuar skenës. Qoftë për të fishkulluar të meta e dobësi, qoftë për të dënuar pa mëshirë mendësi e komplotime të poshtra, të ishin ato edhe nga “Fuqi të Mëdha”, që mizorisht po coptonin atdheun. “Juda Makabé” i shkruar në vorbullën e Luftës Ballkanike, bëhet akuzë aq e fuqishme, saqë At Gjergj Fishta, i turitur nga padrejtësitë, duke harruar petkun e vet fetar dhe virtytet theologjike, rrëshqet pasionalisht në blasfemi:

“ O Perëndi, a ndjeve?

Tradhëtarët na lanë pa atdhe

E Ti rrin e gjuen me rrfe

Lisat n’për male kot!”

Tri janë tragjeditë e Fishtës: ”Juda Makabe”, ”Ifgjinia” dhe “Hajrija”. Kjo e fundit, mjerisht e pambaruar, i janë gjetur e botuar vetëm dy aktet e para. Dy tragjeditë e para, sikundër edhe pjesa dërrmuese e veprave të tjera skenike të tija, kanë gëzuar mjaft herë skenat teatrale, kanë hasur aty miratim emotiv të gjithëmbarshëm, që pa frikë mund të konsiderohet kritikë popullore. S’ka pasë si të ndodhte kështu me «Hajrijen». Nga ana tjetër, «Hajrija» e Fishtës është mjaft pak e njohur edhe si lexim, megjithëse në dy aktet e botuara, shtron e zbulon shumë veçori të spikatura estetike, si dhe mjaft për të qëmtuar mbi evolucionin poetik të autorit.

Për këtë arsye, por edhe për tiparin ultimativ të saj, duket me vend kufizimi te «Hajrija ». Do të dëshironim që këto pak fjalë të vlenin sadopak për një këndvështrim tjetër të artit të Fishtës, qoftë ky edhe i karakterit limitativ.

Edhe pse me folë për heterogjeninë e veprave teatrale të tija, ka rrezik me shkarë në kodifikime bibliografie e komentative që shpeshherë tingëllojnë pedante.Porse edhe analiza spekulative mbi një vepër të papërfunduar i ka rreziqet e veta. Veçse edhe shmangiet mund të mënjanohen, po të mos u largohemi treguesve të gjetur si dhe analogjive krahasimore. Mbase, na ndihmon këtu, ligji matematik i probabilitetit.

Mbështetje, madje edhe inkurajim, na jep kritika e përbotshme që dendur merret edhe me vepra cunge e fragmentare, të trashëguara nga lashtësia. Kushedi pse, po kur lexoj dy aktet e ‘Hajrijes‘, më vete mendja gjithmonë te ”Skllavi“ i papërfunduar i Mikelanxhelos, te rropatja e tij e stërmundimshme për t’u shkoqur prej gurit që e robëron.

Vështirësia për një gjykim panoramik mbi këtë tragjedi thellohet edhe ma tej, ngase, siç duket, s’është gjetur ndonjë skenë ose stesure paraprake e thurur nga autori. Të ketë humbur ajo bashkë me të tjera gjëra të vyera gjatë bastisjeve rrënimtare të kryera në Kuvendin Françeskan? Sepse s’është e besueshme që Fishta, i ballafaquar me një temë aq të harlisur, të ketë nisur redaktimin e tragjedisë në mënyrë bashkëkohore, pa pasë hartuar paraprakisht tërë zhvillimin psikologjik e skenik të veprës. Për një skemë të tillë, flasin projektimi i veprës në 5 akte, si dhe renditja në listën e vehtjeve të dramës të mjaft personazheve që nuk dalin në skenë në dy aktet e para të tragjedisë.

Nga ana tjetër, tregues të tjerë analogjikë, mbase na hapin rrugë për të gjykuar mbi veprën e sidomos mbi autorin vetë, qoftë edhe nëse tani i mertisur nga një vel trishtimi, por gjithsesi i kordinuar si gjithmonë te moduli i vet poetik.Në dy tragjeditë e tjera (sikurse te “Lahuta”) protogonist i mirëfilltë përshkues është ideja e lirisë e pavarësisë dhe personazhet të gjithë – duke ruajtur identitetin e vet – shërbejnë për ecjen zhvillimore, te ”Hajrija”, drama e tragjedia thelbësisht subjektive është njëkohësisht e egërsisht objektive. Ajo, travajimet e veta, i flakëron dhunshëm kundër mjediseve, shoqërisë, kundër mykurive e përçudnimeve që e ngujojnë.

S’ka dyshim që Fishta të jetë njohur me mitin e Medeas nëpërmjet veprave të Euripidit, Senekës, Kornejit e sa e sa dramaturgëve të tjerë, që janë marrë me këtë subjekt.Për të gjithë ato, burim ka qenë mitologia greke: Medea e tradhëtuar prej burrit të vet – Jasonit, hero i Argonautëve – hakmerret duke mbytur fëmijët që ka pasë me të.

Pra, pak a shumë të gjithë ato Medea kanë një bosht erotik të përçudnuar nga xhelozia. Kurse ”Hajrija” e Fishtës nuk ngacmohet nga e tillë ndjenjë e sidomos s’është mitologjike. Ajo është historike, e martuar në një mjedis amoral e çnjerëzor. Autori s’na ka lënë shtjellimin psikologjik të personazhit, por mund ta imagjinojmë atë mjaft mirë. Duke njohur personazhet e tjera femërore të Fishtës (Tringa, Ifgjenia, Motra e Avdisë, Ferina etj.), e sidomos duke i ditur bindjet e tija të mbështetuna fuqimisht në eskatologjinë theologjike, por edhe në filologjinë zakonore, na lejohet të supozojmë se ”Hajrija”e Fishtës është fondamentalisht humane, edhe pse e rrasur në infanticid nga pabesia e zvetëtimi, ku e kanë katandisur rrebeshet.

Ndoshta nga ndikimi i Molierit që “Tartufin”e neveritshëm e nxjerr në skenë vetëm në aktin e tretë e mbrapa, edhe Fishta, Hajrijen nuk e paraqet në dy aktet e para. Por ngurrimi i Fishtës është dhimbja për personazhin, e cila do të jetë dinjitoze e fisnike edhe në krim. E këtë tipar, ajo duhet ta konfirmojë edhe në katarsin sublimativ të vetëvrasjes (e thotë këtë edhe folklori e s’do mend që Fishta do të jetë bazue mbi këtë). Kurse infanticida mitike, Medea, mbijeton e madje vazhdon rrugën e vet erotike e kriminale.Një tjetër veçori për t’u rilevuar është raporti krejt specifik “vëlla – motër” që vërehet në literaturën tonë edhe gojore e që shpesh e kemi takuar të gjithë në mesin tonë deri në ditët e sotme. Antigona e Sofokliut ngre krye kundër tiranisë e diktaturës edhe me vetëflijim, kurse Hajrija shkon më tutje, shumë më tutje.

Pastaj, gjuhëtarë të shquar na mësojnë, se ndërsa në gjuhët e tjera indoeuropiane nga rrënja sankriste “ma” kanë ardhur termat: motër, matter, mat, madher, në shqipe termi është tjetërsuar në substantivizëm “motër”. Kjo mund të ketë ndodhur nga zhvillimet demografike e klanore, por mbase s’është guxim të menduarit që në kodin gjenetik të femrës shqiptare të jetë i tiparizuar ky dualizëm raportativ : nënë – motër”. Si rrjedhojë, mund të afirmohet se Hajrijes i kanë tradhëtuar e vrarë vëllezër e bij, njëheri.E prej kësaj, s’është i vështirë dallimi me zemrën e brengosur të poetit, kërkimi i një shtegu për të përligjur, në mos etnikisht, protagonisten fatzezë e për t’ia drejtuar rrufetë e veta çmoralizuesve të kombit.E këtë na e pasqyron ma së miri me ravijëzimet e mjedisit amoral dhe të personazheve kriminelë e çnjerëzorë të dy akteve të para, përgjegjës këto për tragjedinë e Hajrijes e të kombit të robnuar e të nëpërkëmbur.Mos ai t’i ketë parë ata prapë të ngrysyra e gjithnjë të thëngjillosura dhe pas njëzet e shtatë vjetësh pavarësie aq fort të dihatur dikur?

E u rrek t’i gjuante me rrfe!

Shkodër, më 1.10.1991

Nga e majta në të djathtë: Willi Kamsi, Kolec Çefa, Pjerin Deda, Zef Zorba, Gjon Shllaku me të shoqen Neta Shllaku, Ndrekë Luca dhe Luigj Martini.

( Marrë nga ExLibris)

“Tregtia e madhe e letrave” që Luigji Pirandello i shkroi Zef Skiroit – Nga Matteo Mandalà

Sasia e madhe e dokumenteve, më së shumti të pabotuara, që kanë dalë në dritë këto dhjetëvjeçarët e fundit, na lejon të njohim më mirë veprimtarinë letrare që zhvilloi Zef Skiroi gjatë periudhës rinore, sidomos gjatë viteve ’80 të shek. XIX, që ishin ndër më të rëndësishmet e krijimtarisë së tij. Mes këtyre dokumenteve rëndësi të veçantë paraqesin letrat që ndër vitet 1886-1890 i dërgoi Luigji Pirandello, sepse këto japin një ndihmesë, shpeshherë vendimtare, qoftë në rindërtimin e kuadrit historik e kulturor palermitan në të cilin u ngjizën veprat rinore të poetit arbëresh, qoftë në qëmtimin e elementeve biografike private, marrëdhënieve shoqërore dhe ndjenjave që e nxitën dhe e frymëzuan. Po aq të rëndësishme janë këto letra për Pirandello-n: nga njëra anë ato ndihmojnë në rindërtimin e njërës prej përvojave më interesante që përjetoi shkrimtari dhe dramaturgu i shquar italian gjatë periudhës së miqësisë së ngushtë me Zef Skiroin. Nga ana tjetër, këto letra japin dorë për një shqyrtim kritik më të thellë e më të kujdesshëm të krijimtarisë së gjerë rinore të Pirandello-s, një pjesë e mirë e së cilës i përket pikërisht periudhës kur banonte në Palermo. Pa kuptuar drejt vlerën që pati ajo periudhë rinore për jetën private dhe publike të Pirandello-s, që i la mbresa aq të thella sa e bëri të piqej para kohe, ndoshta Leonardo Sciascia nuk do të kishte shkruar se «pa aventurën e squfurit nuk do të kishte qenë as aventura e të shkruarit e të rrëfyerit», ndërsa Andrea Camilleri nuk do t’i kishte vënë librit të tij, kushtuar Pirandello-s, titullin “Biografia e një biri të ndryshuar”. Në këto shënime të shkurtra do të lëmë mënjanë ato pjesë të letërkëmbimit që hedhin dritë mbi zhvillimet artistike të dy miqve në periudhën kyçe të formimit të tyre rinor, pasi do të përqendrojmë vëmendjen vetëm në disa momente njerëzore dhe intelektuale të marrëdhënies së tyre, duke e lënë për një rast tjetër thellimin e aspekteve mirëfilli letrare.

 

Pirandello njihet me Skiroin aty nga viti 1882, kur u transferua bashkë me familjen në Palermo, ku prej disa vitesh ishte vendosur Zefi. Prej asaj kohe dy të rinjtë lidhën një miqësi të ngushtë dhe të sinqertë, që ushqehej, përveçse nga një vlerësim i ndërsjellë, edhe nga interesa e aspirata të përbashkëta artistike dhe letrare. Deri pas vitit 1890 kur marrëdhëniet mes tyre u ftohën, Pirandello dhe Skiro mbajtën një letërkëmbim të rregullt, prej të cilit na ka mbërritur vetëm një pjesë e letrave që ata i shkruan njëri-tjetrit. Korpusi i letërkëmbimit, përveç letrave që kemi në dorë, duhej të përmbante medoemos edhe të tjera që kanë humbur. Nuk dimë asgjë mbi letrat që Skiroi i shkroi Pirandello-s. Deri më sot njihen vetëm letrat që Pirandello u shkroi familjarëve dhe miqve. Megjithëse ka shumë të ngjarë që Pirandello të mos i ketë ruajtur letrat e Skiroit, nuk përjashtohet që ato të gjenden diku në ndonjë arkiv privat. Botimi i plotë i letrave i përket vitit 2002 ( shih Peppino mio: lettere di Luigi Pirandello a Giuseppe Schirò (1886-1890), a cura di Antonino Perniciaro, Filomena Capobianco, Cristina Iacono, con un saggio introduttivo di Matteo Mandalà, Biblioteca museo Pirandello di Agrigento, 2002), pas një botimi të pjesshëm dhe të cungët të vitit 1994 (Luigi Pirandello, Amicizia mia. Lettere inedite al poeta Giuseppe Schirò (1886-1887), a cura di A. Armati, A. Barbina, Istituto di studi pirandelliani. Quaderni 9, Bulzoni, Roma, 1994).

Pirandello qëndroi në Palermo gjatë viteve 1882-1887. Skiroin, me gjasa do ta ketë takuar korridoreve të liceut klasik “Vittorio Emanuele II” të Palermos: Skiroi, dy vjet më i madh, e mbaroi liceun në vitin 1884, ndërkohë që Pirandello ishte ende në vitin e dytë. Këtyre viteve u përkasin sprovat e para letrare. Shtatëmbëdhjetëvjeçari Luigji në vitet 1884-1885 botoi tregimet e para. Nga ana e tij Zefi, mes viteve 1882 dhe 1885 botoi disa lirika italisht në LaNuova Età e më vonë, në vitin 1885,falë interesimit të kushërirës Cristina Gentile Mandalà, botoi disa poezi te Fiamuri Arbërit, që ishte themeluar e drejtuar nga De Rada. Këto sprova të para letrare i bashkojnë dy të rinjtë dhe u hapin rrugën veprave të mëpasme.

Dy të rinjtë nuk takoheshin vetëm në shkollë. Familja e Pirandello-s fillimisht u vendos me banim në rrugën Porta di Castro, pranë Pallatit Mbretëror të Normanëve, e pas një viti u transferua në lagjen Borgo, pranë Foro Italico, në një apartament që gjendej përballë kishës së Shën Luçisë; ndërsa familja e Skiroit u vendos në rrugën Porrazzi, që gjendej në krah të Corso Vittorio Emanuele. Pra të dy banonin në qendër të qytetit, fare pranë liceut, por edhe pranë bibliotekës publike Vittorio Emanuele, që të dy e frekuentonin rregullisht. Gjatë kësaj periudhe Pirandello shkonte shpesh edhe në shtëpinë e Skiroit, ku të dy bashkë ushtroheshin në artin e vargëzimit. Me siguri Pirandello njihte edhe vëllanë e Skiroit, sepse e përmend në letrën e tetorit 1887.

Kjo nuk ishte një shoqëri e rastit, por një miqësi e qëndrueshme, që u forcua falë takimeve të shpeshta, interesave dhe shqetësimeve të përbashkëta e madje edhe falë dashurive të para. Skena ideale e kësaj miqësie ishte Palermo, «qyteti i nismave taraskoniane», sikundër do ta quajë Pirandello në letrën që i dërgon më 27 gusht 1887 mikut Carmelo Faraci, i lumtur që pikërisht aty ka kaluar periudhën «më të mirë të jetës së tij të varfër», «stinën më të bukur». Imazhi i Palermos fin de siécle do të mbetet i pashlyeshëm në zemrën dhe në mendjen e të riut Luigji. Shëtitjet më këmbë a me karrocë përgjatë Foro Italico ose nëpër rrugët e gjera të qendrës, rrethuar me ndërtesa të mrekullueshme të stilit liberty, mes rrugës Maqueda dhe corso Vittorio Emanuele, lokalet që frekuentoheshin nga studentët, akulloret dhe kafetë, bibliotekat dhe libraritë, poezitë lirike botuar në revistat më prestigjioze, admirimi për mjeshtrat Giuseppe Pitrè (1841-1916), Salvatore Salomone-Marino (1847-1916), Giuseppe Pipitone-Federico (1860-1940), dëshira për t’i ngjarë Mario Rapisardit (1844-1912) e sidomos adhurimi për Eliodoro Lombardin (1834-1894), diskutimet e zjarrta mbi politikën dhe letërsinë, bëmat dashurore, dyshimet dhe pasiguria për të ardhmen; këto kujtime do të ringjallen shpesh në kohën e pjekurisë dhe as vitet, as buja e suksesit nuk do të mund t’i shlyejnë dot.

Periudha e parë e banimit në Palermo për Pirandello-n zgjati deri në verën e vitit 1885, ndërsa qëndrimi i dytë në Palermo u zgjat për gjithë dimrin e vitit 1886 deri më 14 korrik kur u kthye në Porto Empedocle për pushimet e verës. Prej këtej në gusht dhe shtator të vitit 1886 i shkroi letrat e para mikut Zef. Këto janë letra të përzemërta, por edhe të trishta, plot «dhimbje të parrëfyeshme», në të cilat shohim një Pirandello «dembel, të mërzitur, indiferent». Atë e mundon ideja se «çastin që mund ta kishte kaluar lumturisht, duhet ta shkojë duke vrarë mendjen me mendime që të mbysin idealin dhe të helmojnë jetën».

Kjo është një periudhë turbullimesh të thella, që në dukje shkojnë përtej shqetësimeve rinore e që më vonë do të rikthehen në formën e kujtimeve autobiografike, por që në të vërtetë s’janë veçse shkëndijat e para të pjekurisë poetike të Pirandello-s. Në fakt në atë turbullim vihen re pasojat e rënda të dashurisë që Luigji ushqente për kushërirën Lina, «katër vjet më e madhe se ai». Së bashku me vëllanë e saj Ettore, «thuajse bashkëmoshatar me Luigjin», dhe me shokë të tjerë ndër të cilët ishte edhe Skiroi, ai shkonte shpesh në shtëpinë e kushërirës. Me Linën, Pirandello ishte dashuruar qysh kur mbërriti në Palermo: «pesëmbëdhjetëvjeçari i pjekur para kohe mbeti i magjepsur nga hiri femëror i zonjushës nëntëmbëdhjetë vjeçare», por asokohe ishte tepër i ri për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Fejesa formale me Linën, që u bë në vjeshtën e vitit ’87, vetëm në dukje i qetësoi ujërat. Të tjera andralla e presin Pirandello-n. Në Porto Empedocle, siç e thamë më lart, u përpoq të mbante fjalën e dhënë, pra të mësonte pranë të atit zanatin e tregtarit, por nuk ia doli dot të linte mënjanë dashurinë e madhe për letërsinë dhe artin. E kështu zë fill një fazë e re mundimesh për Luigjin, që do ta shpjerë ngadalë dhe pakthyeshëm drejt ndarjes me Linën, për t’i dhënë fund një herë e mirë asaj rrokopuje “iluzionesh”, “zhgënjimesh” dhe “mashtrimesh”. Do t’i duhet të presë dy vjet për t’u çliruar nga ajo barrë që ishte bërë e padurueshme. Fillimisht lë Palermon për të shkuar në Romë, duke u larguar kështu fizikisht nga Lina, derisa dy vjet më vonë vë në dijeni të atin për prishjen e fejesës.

Nëse për Pirandello-n mundimet e dashurisë ishin “mizore”, nuk ishin më të pakta mundimet që hoqi Zefi. Vasha që u bë shkak i vuajtjeve të tij mbante të njëjtin emër me të fejuarën e mikut: ajo si për ironi të fatit quhej Lina Pirandello. Skiro kishte rënë në dashuri me motrën e madhe të Luigjit, Linën, bashkëmoshatare më të, dhe kishte ushqyer shpresën ta bënte për vete, duke i kërkuar ndihmë mikut, të cilit i kishte hapur zemrën «një natë të paharrueshme». Në fakt Luigji nuk mund të bënte asgjë për mikun dhe me një letër të datës 31 korrik 1887 i jep lajmin «e hidhur» të fejesës së Linës me «një inxhinier të pasur dhe shumë të mençur». Letra e Luigjit dëshmon një lojë të vërtetë mes palëve, një përmbysje të roleve: Luigjit tani i takon të ngushëllojë dhe t’i japë zemër mikut të lënduar, sikurse ai kishte bërë më parë me të. Të bën përshtypje fakti se këshillat e Luigjit janë të njëjta me ato që i kishte dhënë i ati disa ditë më parë këtij të fundit. Po aq përshtypje të bëjnë edhe mendimet mbi Dulcinea-n dhe Aldonza-n, pra mbi faktin se nuk dashurojmë «thuajse kurrë gruan ashtu siç është në të vërtetë, por gjithmonë siç besojmë se ajo është», po të mbajmë parasysh se pikërisht mbi këtë “mashtrim” u thyen “iluzionet” e tij mbi dashurinë që ushqente për Linën. Luigji natyrisht që nuk donte ta vinte në lojë mikun e dashur, përkundrazi ai u përpoq ta zhdramatizonte ngjarjen përmes sarkazmës dhe t’i jepte tone groteske një marrëdhënieje që në fakt nuk ekzistonte, por ishte vetëm fryt i një “dëshire të dëshpëruar” pa shpresë për t’u realizuar.

Ndihma që i dha mikut, këshilla për të mos e marrë seriozisht atë histori dhe për t’i vënë gishtin kokës nuk mjaftoi. Zefi u përgjigj me një letër të hidhur, plot dhimbje e mundim. Luigji mbeti i tronditur nga ajo përgjigje dhe në letrën e datës 12 gusht 1887 shprehu “keqardhjen” për mikun, u orvat t’ia platitë «lodhjen dhe trishtimin» me fjalë ngushëllimi. Nga kjo letër e Luigjit kuptohet se dashuria e Zefit për Linën nuk ishte aq “për të qeshur”, por një ndjenjë e zjarrtë dhe e sinqertë, një dashuri që i riu arbëresh kishte shpresuar vërtet se mund të realizohej. Në fakt Lina në korrik ende nuk ishte fejuar me inxhinierin e minierave Calogero De Castro, por më 16 tetor ’87 do të martohet, duke u transferuar menjëherë në Sardenjë. Pra nuk mbetej asnjë fill shprese për Zefin dhe këtë Luigji ia bëri të qartë mikut. Reagimi i Zefit, i menjëhershëm dhe publik, u shfaq në formën e një Shënimi hyrës në vend të parathënies së përmbledhjes poetike me titull Versi që doli nga shtypi në fund të vitit 1887. Edhe pse u paraqitën si «këngë të varfra gjimnazisti», ato poezi ishin frymëzuar nga një dashuri rinore, që Skiroi e quajti “trillim poetik”: po të ishte vërtet ashtu, atëherë nuk kuptohet as përse ato poezi do të ngjallnin zemërimin e një anonimi që poeti i ri «nuk njihte e as që donte të njihte», veç në mos bëhej fjala për dikë që ishte dashuruar me të njëjtën vajzë që donte Skiroi, por atëherë nuk do të ishte një trillim poetik, e as përse ia kishte lënë botuesit Amenta barrën të shpjegonte arsyet e rishtypjes së vëllimit.

Një gjë është e sigurt: Skiroi nuk e pranoi lehtë dështimin. Më kot Luigji u rrek ta takonte në Palermo, para se të nisej për në Romë. Më 1 shtator të vitit 1887 i komunikoi se do të mbërrinte në qytet javën e ardhshme, por Zefi jo vetëm që nuk shkoi ta takonte mikun, por i dërgoi një letër që e la pa gojë. Ajo letër, përmbajtjen e së cilës nuk e njohim, e tronditi aq shumë Pirandello-n, sa për të parën herë iu përgjigj pa fjalët e përzemërta me të cilat hapte zakonisht letrat. Është një përgjigje gjithë bezdi, a thua se i dërgohej një të panjohuri a një “armiku”. Edhe ajo “Lamtumirë” e shkarravitur në fund të letrës duket sikur e vulos përfundimisht ndarjen. E me gjithë ashpërsinë e përgjigjes, Pirandello gjen fuqinë ta informojë mikun për planet e së ardhmes së afërt, duke e lënë kështu portën të hapur, a thua se donte t’i thoshte “po deshe, ti e di se ku mund të më gjesh, të pres”.

Në fakt, pas disa javësh, në pusullën e fundit që i dërgon Skiroit në vitin ’87 para se të nisej për në Romë, Luigji e fton të takohen në Palermo. Kësaj here dy miqtë takohen, sigurisht që diskutojnë për zhgënjimin e hidhur të Zefit, ndoshta sqarohen, të ndihmuar edhe nga martesa e Linës, çka me gjasa e shtyu Skiroin ta pranonte faktin që s’mund të zhbëhej më. Me siguri mund të themi se qysh prej asaj dite marrëdhëniet mes tyre nuk do të jenë më si më parë. Në vitet që pasojnë Luigji do t’i dërgojë mikut pak letra, vetëm dy nga të cilat na kanë mbërritur, njërën në vitin 1888 nga Roma, pak përpara se të nisej për në Gjermani, tjetrën nga Boni në vitin 1890. Letrat e tjera që thotë se ka shkruar kur ishte në Romë, nuk gjenden në arkivin e Skiroit e ndoshta kanë humbur përgjithmonë.

Doemos që heshtja e gjatë e Zefit do të jetë interpretuar nga Luigji si një lloj largimi: edhe ai gjatë muajve që pasojnë nuk do t’i shkruajë më mikut dhe kur vendos t’i dërgojë një letër nga Boni, s’bën gjë tjetër veçse kujton të shkuarën e largët, mallin «për tregtinë e madhe të letrave të atyre ditëve dhe për ëndrrat e bukura të atëhershme», «ëndrra të perënduara». Një dëshirë dhe mall që vetmia gjermane e thellonte, duke i mbushur me trishtim shëtitjet përgjatë lumit Ren. Luigji, i përfshirë nga një valë malli, kopjon dy këngë të poemës Belfagor dhe ia dërgon Skiroit bashkë me një letër. Një tjetër këngë të kësaj poeme ia kishte dërguar prindërve më 1 shtator të vitit 1890. Duke komentuar këtë letër, Elio Providenti shkruan: «data e dashur është ajo e fejesës me Linën, gjatë “vjeshtës së freskët” të vitit 1887 për të cilën flasin vargjet [që shoqërojnë letrën]. Më tutje do ta përmendë sërish në letrën e gjatë dërguar të atit në mes të gushtit 1891, ku përmbledh gjithë historinë e asaj dashurie». Prapë hija e Linës pllakos miqësinë që Luigji ushqen për Zefin: malli për “vjeshtën e freskët të vitit ’87”, tashmë të largët, përkund kujtimin e asaj stine, ringjallet dashuria e vjetër dhe e sinqertë për mikun e atyre viteve, por zgjat veçse një çast; pas muzgut gjerman bie heshtur mbrëmja mbi Bon. Në Palermo, në muzgun italian të vitit 1890, Skiroi do t’ia kthejë nderin mikut duke i kushtuar botimin e parë të idilit Milo e Haidhee, hartimin e të cilit Luigji e kishte ndjekur varg pas vargu. Pirandello, nga ana e tij, i rrëmbyer nga dashuria e re gjermane, do të përkthente gjermanisht këngën e parë të poemës së mikut arbëresh, duke e transkriptuar te dorëshkrimi i tij Gedanken (1890) i sapobotuar (shih Giuseppe Faustini, Un amore primaverile. Inediti di Luigi Pirandello e Jenny, Mauro Pagliai Editore, Firenze, 2019, f. 181-184). Në marrëdhënien e tyre të heshtur, këto qenë aktet e fundit që vulosën perëndimin e miqësisë së madhe që i lidhi gjatë viteve më të rëndësishme të rinisë së tyre të jashtëzakonshme.

Interes paraqet edhe një çështje që i ka intriguar gjithmonë studiuesit e Pirandellos. E kemi fjalën për njohjen e shqipes nga ana e shkrimtarit të madh italian, i cili pati përkthyer italisht poezinë Jashta Jetës të mikut Zef (shih Arbri i rii, viti I, nr. III, Palermo, 1887, f. 11-12c). Ka të ngjarë që përkthimin ta ketë bërë vetë Skiroi dhe t’ia ketë ofruar në shenjë homazhi mikut. Në fakt Pirandello kurrë nuk pohoi hapur se e njihte aq mirë shqipen sa t’ia hynte një përkthimi të tillë. Gjithsesi do mbajtur parasysh se Luigji u mor me shqipen, siç del nga shënimet autografe në fletoren e njohur me titullin “Provenzale” që përmban studime të filologjisë romane, shkruar në Bon mes viteve 1889-1891 (shih Luigi Pirandello, Provenzale. Bonn a/Rh. 1889-91. Manoscritto, Regione Siciliana Ass. BB.CC.AA. e P.I., Biblioteca-Museo “Luigi Pirandello” di Agrigento, Siracusa, 2002, f. 191). Nuk përjashtohet që Pirandello t’i ketë kërkuar ndihmë mikut Skiro, i cili asokohe kishte fituar njohuri të thella mbi gjuhën shqipe duke studiuar veprat më të njohura të albanologjisë së kohës, mes të cilave edhe Albanesische studien të Johannes Georg von Hahn që u botua në Jenë në vitin 1854 në tri vëllime. Pikërisht vëllimin e dytë të kësaj vepre citon edhe Pirandello. Edhe në këtë aspekt gjenden gjurmët e miqësisë së thellë mes dy të rinjve sicilianë.

( Marrë nga ExLibris)

SHQIPËRIA – Poezi nga NAIM FRASHËRI

Bota që kur është zënë
Shqipëria gjall ka qënë,
Pellazg’u thonin më parë,
Më së fundi Shqipëtarë.
Gjuh’që kishin Pellazgjitë,
Atë flisnin Perënditë,
Atë kanë Shqipëtarët,
Siç e kishin dhe të parët.
Greqishten ajo e polli,
Llatinishtja q’atje dolli,
Bijtë t’anë jan’ Elinët,
Si-ndë-kur edhe Llatinët
Edhe gjithë Evropianët,
Që kan dalë nga Romanët.
Neve jemi më të parë
Në Evropë nga ç’do farë.
Gjithë bota vin që moti
Në Tomorr ku ishte Zoti,
Që t’i falen Perëndisë,
Zotit math të Shqipërisë.
Zëri, flaka s’ishte kot
Q’i nxjerr Tomorri dhe sot,
Ahere kish s’di se cinë,
Tani ka Abas Alinë,
Shqipëtari trim me fletë
Ka rrojtur në këtë jetë,
Kemi pasur mbretërira
Edhe fort shumë të mira.
Kemi bërë shumë punë,
Po gjithë vanë për lumë.
Aleksandri ish Shqiptar
Q’u tha i madh kordhëtar.
Selefkët dhe Ptolemenjtë
Edhe gjithë të mëdhenjtë
S’qenë Grekër as Bullgarë,
Ata ishin Shqipëtarë.
Pirua qe nga Shqipëria
Që po e lëvdon istoria.
Skënderbegu Kastrioti
Q’u dëftye aq’i zoti,
Ishte burr i Shqipërisë
Q’i dha dërmënë Turqisë.
Ç’burra ndron Shqipëria
Që i shkruan istoria.
Bajraktar e Qyperlinjë,
Shkodran e Mehmet Alinë,
Xhavella e Marko Sulë,
Babulinë e Mihaulë,
Q’i dhanë dërmën Turqisë
Dh’i vunë nder trimërisë.
Si këta e si të tjerë
Që qenë shumë të ndjerë.
Po nga gjithë trimëria
Nuk fitoi gjë Shqipëria.
Për këdo që ne luftuam,
E mbajtmë e i liruam.
Të gjithë na u harruan
Dhe sot të ligën na e duan.
Me kaqë burra të vyer
Qysh u ndothmë të gënjyer?
E ç’e desha trimërinë
Kur s’mu ndoth për Shqipërinë?
Me nder t’ënë rroj Turqija
Po aq vuan Shqipëria.
Ka vuar edhe vuan
Turqit neve nuk na duan.
Neve e bëmë Greqinë
E po Grekërit na e dinë?
S’duan fare të na shohin,
Shqipërinë sot s’e njohin.
Shqipëria ron si ropi.
Mendohet për të Evropi?
Mos durofsh i Madhi Zot
Të jetë në zgjedhë sot!
Burr i math që luftuar
Edhe botën ke liruar!
Ç’të na bënjë trimëria
Sa me qënë gjallë padija?
Shqipëri! Pse s’ish e zonja
Të bënje tri katër shkronja?
Pse të jesë Shqipëria,
Ta mbulonjë babëzia?
Duke pasur burra trima
Të humbet si vetëtima?
Ah! Zoti mos e dhëntë!
Ejani të mbledhim mentë!

Më 21 tetor 1790 lindi Alphonse de Lamartine, poet, romancier, dramaturg dhe personalitet politik francez

Alphonse de Lamartine, me emrin e tij të plotë Alphonse Marie Louis nga Prat de Lamartine, e lindur në Mâcon më 21 tetor 1790 dhe vdiq në Paris, më 28 shkurt 1869, është një poet, romancier, dramaturg francez, si dhe një personalitet politik që mori pjesë në Revolucioni i shkurtit 1848 dhe shpalli Republikën e Dytë. Ai është një nga figurat e shkëlqyera të Romantizmit në Francë.

Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Burgundy jugore, veçanërisht Milly2, i cili ushqeu frymëzimin e tij poetik, dhe u formua në kolegj në Lyon dhe Belley para se të kthehej në Mâconnais ku ai drejton një jetë të re të papunë dhe joshëse. Ai udhëton për në Itali dhe zë një funksion ushtarak epemeral me Louis XVIII. Në tetor 1816, në një kurë në Aix-les-Bains, takimi me një grua të re të martuar, Julie Charles, shënon një pikë kthese vendimtare në jetën e poetit, por historia e tyre pasionante e dashurisë kthehet në tragjedi kur Julie, mbeti në Paris , vdiq në dhjetor 1817. Atëherë Alphonse de Lamartine shkroi poezitë e Meditimeve, koleksioni i të cilave u botua në 1820 dhe arriti një sukses të mrekullueshëm. Ai u martua në të njëjtin vit Mary Ann Elisa Birch, një angleze e re dhe mbajti pozicionin e sekretarit të ambasadës në Itali përpara se të jepte dorëheqjen më 1830. Ai botoi gjatë kësaj periudhe vepra të tjera poetike si, në 1823, Meditimet e reja poetike dhe Vdekja e Sokratit, ose përsëri, në Qershor 1830, Harmonitë Poetike dhe Fetare pasi u zgjodhën në Akademinë Franceze në 1823.Në 1830, ai vendosi të hynte në politikë duke u sulmuar në monarkinë e Korrikut, por dështoi deputacionin. Ai më pas udhëton në Orient, ku viziton Greqinë, Libanin dhe vendet e shenjta të Krishterimit, të lidhur në Voyage en Orient dhe të shënuar nga drama e vdekjes së vajzës së tij Julia. Në 1833, Lamartine u zgjodh deputet, dhe pjesa tjetër deri në vitin 1851: ai kaloi nga mbretërizmi në republikanizëm dhe fjalime të shqiptuara të vërejtura. Ai luajti një rol të rëndësishëm në kohën e Revolucionit të 1848, duke e shpallur Republikën, dhe siguroi për tre muaj një post në Qeverinë e Përkohshme. Ai u tërhoq nga politika pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të 1848, ku fitoi vetëm 0.28%, ndërsa Louis Napoleon Bonaparte fitoi.

Detyruar shumë, ai shiti pasurinë e Milly në 1860 dhe shkroi vepra ushqimore të tilla si përmbledhje të shumta historike, Kursin e tij familjar të letërsisë (1856-1869), dhe vepra të tjera më pak të nënvlerësuara, por ende të vogla, siç janë “The Stone Tailor” Saint-Point në 18514. Poema e tij e fundit e shkëlqyer, Vreshta dhe Shtëpia është shkruar në 1857. Alphonse de Lamartine vdes në 1869, pothuajse oktogenarian, dhe prehet në kasafortën familjare në varrezat komunale5, përgjatë murit të parkut të kalasë së Shën -Point që ka jetuar dhe shndërruar që nga viti 1820.

Lirika e tij e kombinuar me një shprehje harmonike është cilësia e poezive të Lamartine, pjesa më befasuese e veprës së tij janë poezitë plot ndjeshmëri të frymëzuar nga Julie Charles, të gërshetuara me temat romantike të natyrës, vdekjes, etj. dashuri (p.sh. në Liqen, Izolim, Vjeshtë, etj.) 6. I admiruar dhe i përshëndetur nga i gjithë brezi romantik (Victor Hugo, Nodier, Sainte-Beuve), Lamartine ndonjëherë gjykohet më ashpër nga gjeneratat e mëposhtme: Flaubert flet për “lirizëm të dukshëm” 7 dhe Rimbaud shkruan në Letrën e shikuesit për Paul Demeny se “Lamartine ndonjëherë është duke parë, por mbytur nga forma e vjetër”. Ai mbetet, megjithatë, i admiruar gjerësisht për fuqinë e gjenialitetit të tij poetik dhe pa dyshim numëron ndër poetët më të mëdhenj francezë të shekullit XIX.

Biografia

Lindur në Mâcon më 21 tetor 1790, babai i tij Pierre de Lamartine (21 shtator 1752-Mâcon 1840) është zot, kalorës i Prat dhe, kapiten i regjimentit Dauphin-kalorësi, dhe nëna e tij Alix des Roys, “vajza e gjeneralit intendant të Dukës së Orleans “. Dhjetë vitet e para të jetës së tij, të kaluara në fshat në Milly, janë të ndikuar nga natyra, motrat e tij, nëna e tij dhe veçanërisht nga Abbot Dumont9, prifti i Bussières, i cili ngulmon një zjarr të madh fetar, të përforcuar nga vitet e kaluara në Kolegjin Belley, gjatë të cilave ai lexon Chateaubriand, Virgil dhe Horace.

Mbrapa në Milly, ai filloi të shkruaj poezi të frymëzuar nga poezitë oshiane të përkthyera në frëngjisht nga Pierre Baour-Lormian. Pastaj, pas një aventure sentimentale që shqetëson prindërit e tij, ai fillon një udhëtim në Itali (1811-1812) gjatë së cilës takohet një napolitane e re, e cila do të jetë modeli i Graziella-s së tij. Ai pastaj provon tragjedinë (me Medejën) dhe shkruan elegancat e tij të para. Ai u emërua Kryetar i Komunës së Milly në 1812.

Në 1814, ai u bë truproja i Louis XVIII, pasi ai ishte rënë në besë: ai u arratis në Zvicër dhe bëri një qëndrim në Bissy, në Savoie, në familjen e Xavier de Maistre, në kohën e qindra ditëve. Ai më në fund dha dorëheqjen në 1815. Ai pastaj u kthye në Milly, dhe drejtoi një jetë të zotit të vendit. Djali i vetëm në familjen e tij, ai duhet të trashëgojë pronat e prindërve të tij, por, pa qenë i detyruar ta bëjë këtë, ai merr përsipër të dëmshpërblejë motrat e tij me anuitet.

Më 1816, viktimë e gjuhëve, ai shkoi në Aix-les-Bains në Savoy. Poeti takohet me Julie Charles, e lindur Bouchaud des Hérettes, një grua e martuar, grua e fizikantit dhe aeronautit Zhak Charles, gjashtë vjet më i madh, që vuante nga “phthisis”, siç quhej në atë kohë tuberkulozi galopant. Të dy të rinjtë fillojnë një idil që do të zgjasë deri në vdekjen e Julie në Dhjetor 1817, në moshën 33 vjeç. Poeti është i impresionuar thellësisht nga kjo humbje tragjike që e frymëzoi, pjesërisht, koleksionin Méditations Poetic (1820). Kjo e fundit merr një ndikim të madh dhe e shtyn atë shoqërisht: ai mund të martohet me Mary-Ann Birch dhe të bëhet atashe i ambasadës në Napoli. Couplenote 1 udhëton për në Itali, Angli, Paris. Në të njëjtën kohë, poeti boton Meditimet e reja poetike, Vdekjen e Sokratit, Këngën e fundit të pelegrinazhit të Haroldit.

Në 1822, lindi vajza e tij Julia. Në 1824, ai humbi motrën e tij Césarine, gruan e Count Xavier de Vignet në shkurt, pastaj motrën tjetër të tij Suzanne de Montherotnote 2 në gusht, pas së cilës ai dështoi në française Académie, për të cilën u zgjodh përfundimisht në 1829.

Në 1825, ai u emërua sekretar i ambasadës në Firence, por iu refuzua posti i ministrit të Francës: çfarë rëndësie ka, ai kërkon leje, kthehet në krahinë dhe boton Harmonitë poetike dhe fetare.

Lamartine u mblodh në monarkinë e korrikut, por ishte një kandidat fatkeq për deputim (ai dështoi në tre departamente, Bergues, Toulon dhe Macon). Ai shkruan për politikën racionale, fillon Jocelyn dhe bën një udhëtim në Lindje në 1832: ai viziton Greqinë, Libanin, shkon te Varri i Shenjtë për të forcuar bindjet e tij fetare, por ky udhëtim do të shënohet fuqimisht nga vdekja e tij Julia, e cila e frymëzoi atë me poezinë Gethsemane ose Vdekjen e Julia, një tekst që ai më vonë e përfshiu në rrëfimin e tij të Voyage en Orient.

Më 1833, ai u zgjodh anëtar i Parlamentit dhe do të vazhdojë të zgjidhet deri në vitin 1851.Në dhjetor 1834, ai ishte një nga themeluesit e Shoqatës Franceze për Shfuqizimin e Skllavërisë. Ishte në këtë kohë që ai la kështjellën e Saint-Point për t’u vendosur në kështjellën fqinje të Monceau (Prissé).

Më 1838, me Honoré de Balzac dhe Paul Gavarni, ai shkoi në Bourg-en-Bresse për të dëshmuar në favor të një ish-aksionari të gazetës Le Voleur, Sébastien-Benoît Peytel, i akuzuar për vrasje. Qasja e tij është e pasuksesshme pasi i akuzuari është guillotined në Bourg-en-Bresse më 28 tetor 1839.

Pas udhëtimeve të tij në Lindje, ai u bë me Victor Hugo një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të kauzës së popullit serb, në luftën e tij kundër Perandorisë Osmane16. Në korrik 1833, gjatë vizitës së tij në Niç (në Serbi), Lamartine, përpara kullës së kafkës, bërtiti: “Le ta lënë këtë monument! Ai do t’i mësojë fëmijët e tyre se çfarë ia vlen pavarësia e një populli, duke u treguar atyre sa paguan etërit e tyre për këtë. ”

Nga viti 1843, ai shkon shpesh në kështjellën e Cormatin, në pronësi të një prej të afërmve të tij, Henri de Lacretelle. Gjatë atyre viteve kur ai njeh probleme serioze të parave, Lamartine planifikon të braktisë politikën dhe fillon të shkruajë Historinë e Girondins. Në 1847, ai u mblodh në Cormatin gjithë mbështetjen e tij politike dhe hartoi programin e tij “republikan dhe socialist”. Ai lëviz ngadalë majtas me kalimin e viteve, duke shkuar për aq sa bëhet udhëheqësi i revolucionarëve të 1848. Udhëtimi i Tij në Orient, Historia e tij e Girondins, e cila i jep atij një popullaritet, si dhe fjalimet e tij në Shtëpi tregojnë një ndikim të caktuar në mendimin e tij politik.

Në 1848, me rastin e rënies së Louis-Philippe dhe shpalljes së Republikës së Dytë, Lamartine ishte pjesë e Komisionit të Qeverisë së Përkohshme. Ai është kështu Ministër i Punëve të Jashtme nga shkurti deri në maj 1848.

Partizan i një revolucioni politik, ai është më afër liberalëve sesa me ata që janë në favor të reformës politike dhe shoqërore (Louis Blanc, Albert, etj.). Më 24 shkurt 1848, ai kundërshtoi miratimin e flamurit të kuq.

Në koncert me François Arago, ai drejton një politikë të moderuar. Shtë ai që nënshkruan dekretin e heqjes së skllavërisë së 27 Prillit 1848. Më 10 maj 1848, qeveria e përkohshme zëvendësohet nga një komision ekzekutiv, nga i cili u përjashtuan më të majtët (Louis Blanc, etj.) . Lamartine më pas ulet me François Arago (gjithashtu president i Komisionit), Louis-Antoine Garnier-Pages, Alexandre Ledru-Rollin dhe Pierre Marie de Saint-Georges.

Pas mbylljes së punëtorive kombëtare, të vendosura nga Komisioni Ekzekutiv, dhe Ditët e Qershorit, të shtypur në gjak nga Gjeneral Cavaignac, Komisioni dha dorëheqjen. Më 28 qershor 1848, Cavaignac bëhet kryetar i detyrës i Këshillit të Ministrave.

Në gjysmën e dytë të 1848, ai mbajti kryetarin e së drejtës ndërkombëtare në historinë e traktateve të Shkollës ephemerale të Administrimit20.

Në dhjetor, Lamartine merr vetëm 0.26% në zgjedhjet presidenciale që sjell Louis-Napoleon Bonaparte në pushtet. Në prill-qershor 1850, gjatë debateve parlamentare mbi ligjin e dëbimit politik, Lamartine kundërshtoi zgjedhjen e Ishujve Marquesas, megjithëse ai nuk ishte kundër vetë parimit të dëbimit.

Inspirimi politik dhe shoqëror

Nga viti 1830, mendimi politik dhe shoqëror i Lamartinit u bë një aspekt thelbësor i punës së tij. Legjitimist më 1820, gradualisht evoluon në të majtë, por sheh një rrezik në zhdukjen e pronave: kjo pozitë e paqartë, e cila frymëzon krijimin e një “Partie Sociale” në 1834, është e paparueshme.

Më 1831, ai u sulmua në revistën Nemesis: ai u akuzua se degradoi muzën e tij duke e bërë atë shërbëtorin e ideve të tij politike. Lamartine përgjigjet, dhe nga kjo periudhë vepra e tij shënohet gjithnjë e më shumë nga idetë e tij.

Lamartine beson në përparim: historia është në lëvizje dhe revolucionet janë një mënyrë hyjnore për të arritur një qëllim. Demokracia është përkthimi politik i idealit ungjillor. Jocelyn, Rënia e një Engjëlli, dëshmojnë për shqetësimet shoqërore të autorit të tyre, i cili gjithashtu punon për paqen.

Mendimi fetar i Lamartine

Jocelyn, Rënia e një Engjëlli, Udhëtimi në Lindje zbulojnë mendimin fetar të Lamartine. Deizmi i tij është mjaft i paqartë, por poeti dëshiron të shuajë fenë e besimit në mrekulli, atë të ferrit, etj. Sidoqoftë, disa nga veprat e tij do të futen në listë të zezë. Besimi i tij në Providencë varet nga peripecitë e jetës së tij, por dëshira për t’i shërbyer Zotit është çdo herë më e fortë. Prania e figurave romantike dhe fetare, siç është Abati Dumont, duke kaluar punën e tij, merr pjesë në këtë vizion ungjillor.

Jo i dhunshëm, ai predikon edhe për vegjetarianizmin. I rritur nga nëna e tij me respekt për jetën e kafshëve, ai do të ketë dëshirë të hajë mish gjatë gjithë jetës së tij. Ai madje do ta shkruajë atë në vargje në Rënia e një Engjëlli (1838) dhe më qartë në The Confidences (1849) dhe argumentet e tij do të merren nga mbrojtësit e vegjetarianizmit në shekullin XX.

Vepra

Mjeshtër i lirikës romantike dhe kampion i dashurisë, natyrës dhe vdekjes, Alphonse de Lamartine shënon një moment historik në historinë e poezisë franceze me muzikën e tij. Në të vërtetë “Revolucioni Francez i Poezisë mund të datohet në Meditimet Poetike të Lamartinës: kjo pllakë e hollë […] pati një efekt edhe duke shpërthyer dhe themeluar në ripërcaktimin e ngadaltë të poezisë që shekulli XIX” 25. Lamartine, i admiruar nga Hugo, Nodier ose Sainte-Beuve, thoshte për poezi se ishte “nga arsyeja e kënduar” 26 dhe gjeti marrëveshjet e një gjuhe entuziaste, domethënë për një bashkim të mundshëm me zot. Poezia është kënga e shpirtit. Nëse elegancat e tij mbeten në përputhje me ato të Chénier, Bertin ose Parny, meditimet dhe poemat e tij metafizike (veçanërisht “Vdekja e Sokratit” dhe “Shkretëtira”) janë rezultat i një përvoje të re, e cila mund të ishte thënë te Rimbaud se “Lamartine ndonjëherë është duke parë, por mbytur nga forma e vjetër. (Letra e shikuesit.)

Puna e madhe – 127 vëllime – ndonjëherë ofron tekste më pak të njohura (poema rrethanash për shembull ose shumë tekste nga Kursi i njohur i letërsisë) 27, por ne shpesh njohim shprehjen e një artisti, për të cilin Poezia është “mishërimi i asaj që njeriu ka më intimin në zemër dhe më hyjnor në mendime”. Ai do të mbetet si restauruesi i shkëlqyeshëm i frymëzimit lirik. Bukuria e kësaj poezie, pra, presupozon simpatinë e thellë të lexuesit të tij intim: “Fjalia fshehtas të bën të dëgjosh atë që shikon dhe ndjen me diskrete. Kushdo që murmuritet e zëvendëson atë që e shpiku dhe fillon të ngatërrojë autumet e shpirtit të tij me ato të natyrës, sepse ato janë shenja të vajtimit që ekziston në Zot. Kjo do të ketë qenë vizita e Lamartine

Udhëtimi i tij në Lindje është me atë të Nerval, pas Itinerari i Chateaubriand në Paris drejt Jeruzalemit, një nga kryeveprat e librit të udhëtimit. Titulli i tij i plotë, Suvenire, Përshtypje, Mendime dhe Peizazhe gjatë një Udhëtimi në Lindje (1832-1833), ose Shënime të një Udhëtari, nxjerr në pah mjaft mirë ambicien letrare të Lamartine, një poet me natyrë të pakufizuar, vizioni i pakufishëm i të cilit hapet një hapësirë ​​e jashtëzakonshme me reverie, me një meditim të thellë. “Poezia është ëndërruar më shpesh në Lamartine si një rrjedhë e butë, rend pothuajse erotik, i ngarkuar në të njëjtën kohë për të çliruar vetveten dhe për të zënë para tij, thuaj thuajse të josh, hapësirën e një peizazh.”

Shqyrtimet

Në vitet 1840, ekonomisti Frédéric Bastiat, i cili kishte një marrëdhënie të mirë me Lamartine dhe e admironte shkrimtarin, e qortoi atë me mos kuptimin e tij të ekonomisë dhe pozicionet paradoksale apo të paqartë, të cilat, sipas tij, rezultuan.

Në një letër drejtuar Bastiat Lamartine shkruan: “Doktrina juaj është vetëm gjysma e programit tim; ti ke ngelur në liri, unë jam në vëllazëri. Bastiat u përgjigj: “Gjysma e dytë e programit tuaj do të shkatërrojë të parën. Dhe zhvilloi argumentet e tij në pamfletin e tij La Loi

Në një letër të vitit 1853 drejtuar Louise Colet, Gustave Flaubert shkruan: “Lamartina prishet, thuhet. Unë nuk qaj Jo, nuk kam simpati për këtë shkrimtar pa ritëm, për këtë burrë shteti pa iniciativë. Isshtë për të që i detyrohemi gjithë mërzisë së kaltër të lirikës së dukshme, dhe atij që i detyrohemi falë Perandorisë: një njeri që shkon në mediokër dhe që i do ata. […] Nuk do të ketë Lamartine të mjaftueshme për të bërë gjysmë vëllimi të pjesëve rezervë. Ashtë një shpirt eunuk, penisi mungon, ai kurrë nuk ka pëshpëritur vetëm ujë të pastër. Një vit më parë, në 1852, ai komentoi Graziella të Lamartine: “ishte një punë mediokre, megjithëse gjëja më e mirë që bëri Lamartine në prozë. Ka disa detaje mjaft të bukura … Dy ose tre krahasime të bukura të natyrës : kjo ka të bëjë me të gjitha. Dhe së pari, për të folur qartë, a e puth atë, apo jo e puth? Ata nuk janë qenie njerëzore, por modele. Sa të bukura janë këto histori dashurie, ku gjëja kryesore është aq misterioze sa nuk dimë çfarë të themi! bashkimi seksual ngjitet në mënyrë sistematike në hije, të tilla si pirja, ngrënia, peeing, etj. ! Kjo paragjykim më shqetëson. Këtu është një shok i cili jeton vazhdimisht me një grua që e do atë, dhe të cilin e do, dhe kurrë një dëshirë! Jo një re e papastër errëson këtë liqen të kaltërosh! O hipokrit! Nëse ai do të kishte treguar historinë e vërtetë, do të kishte qenë më e bukur! Por e vërteta kërkon më shumë meshkuj me flokë se M. de Lamartine. Shtë më e lehtë të vizatosh një engjëll sesa një grua. Por jo, ne duhet ta bëjmë të pajtuar, të gabuar. Zonjat duhet të ju lexojnë. Oh gënjeshtër! gënjeshtër! sa budalla je! ”

Alexis de Tocqueville ishte shumë kritik ndaj politikanit: “Unë nuk e di nëse jam takuar, në këtë botë të ambicieve egoiste, në mesin e së cilës kam jetuar, një mendje më boshe e mendimit të të mirës publike që tij. Kam parë një turmë burrash që e shqetësojnë vendin të rritet: është çoroditja e çoroditur; por ai është i vetmi, mendoj, i cili më duket gjithmonë i gatshëm të shqetësojë botën për të argëtuar veten e tij. Unë kurrë nuk kam njohur as një mendje më pak të sinqertë, as një përbuzje më të plotë për të vërtetën. Kur them se ai e përçmoi, gaboj; ai nuk e nderoi sa duhet për t’u kujdesur për të në asnjë mënyrë. Kur flet ose shkruan, ai del nga e vërteta dhe kthehet prapa pa qenë i vetëdijshëm për të ”.

Victor Hugo, të cilin Lamartine e emëroi kryetar të arondissementit të 8-të të Parisit dhe të cilit i propozoi postin e Ministrit të Arsimit, e paraqet nga ana tjetër si dikush “fisnik, i qetë, bujar, i tërë vendi, duke shtyrë patriotizmin deri në pikën e përkushtimit dhe përkushtimit ndaj abnegacionit . ” (Wikipedia)

20 Tetor 2020 Presidenti Meta çmon poeten e shquar Zhuliana Jorganxhi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta çmoi sot poeten e shquar Zhuliana Jorganxhi me Titullin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Me mirënjohje ndaj punës së çmuar si artiste e fjalës shqipe; për krijimtarinë e saj të begatë me përkushtim dhe atdhetarizëm për këngët shqiptare, duke dhënë shembullin si frymëzuese dhe pararendëse e një brezi të mrekullueshëm krijuesish. Në vlerësim të veprës si intelektuale e vijës së parë, e cila përmes mesazheve dhe kumteve të saj, ndihmoi në veçanti për emancipimin e gruas dhe rinisë shqiptare”.

Në fjalën e Tij drejtuar artistëve, personaliteve të artit dhe kulturës dhe familjarëve të poetes Jorganxhi, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Të nderuar personalitete të artit e kulturës, të nderuar familjarë, të nderuar pjesëmarrës!

Jam i lumtur që ndodhemi sot, së bashku, për të vlerësuar një personalitet të shquar të letërsisë dhe artit shqiptar, poeten e mirënjohur Zhuliana Jorganxhi.

Ky aktivitet në kuadër të nismës “Artistët Shqiptarë në Presidencë”, është një nismë që shërben për të vlerësuar dhe lartësuar punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të artistëve tanë në fushën e artit dhe të kulturës.

Thuhet që arti i kapërcen kohërat dhe kjo shprehje gjen kuptim të plotë në veprimtarinë e poetes Zhuliana Jorganxhi, që vazhdon të mbetet edhe pas më shumë se 50 vitesh, një nga emrat më të rëndësishëm të shkollës shqiptare të këngës dhe të poezisë.

E lindur në qytetin e Korçës, në një familje me tradita të hershme patriotike dhe muzikore, Zhuliana Jorganxhi u rrit mes muzikës dhe poetikës së këngëve korçare, duke ndjekur natyrshëm rrugën e artit.

Aktiviteti i saj letrar fillon që në moshë të hershme dhe poezitë e saj shohin dritën e botimit kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.

Por, ajo çka e bëri Zhuliana Jorganxhi të quhet “Mbretëreshë e këngës shqiptare” është kontributi i jashtëzakonshëm në fushën e teksteve të këngës shqipe.

Me thjeshtësinë, ëmbëlsinë dhe ndenjën e thellë, vargjet e krijuara nga Zhuliana kanë marrë madhështi dhe përjetësi.

Të gjithë ne jemi rritur duke dëgjuar emrin e saj si autore e teksteve të këngëve të festivaleve tona kombëtare, e lidhur kjo ngushtësisht me emrat e kompozitorëve dhe këngëtarëve më të shquar shqiptar.

Fjala e shkruar prej saj i ka dhënë vlerë muzikës dhe forcë tingullit, duke hyrë thellë në shpirtin e dëgjuesve. Zhuliana është një poete me ndjeshmëri të lartë jo vetëm shpirtërore, por edhe shoqërore.

Në vargjet e Zhulianës kanë zënë vend ngjarje të rëndësishme historike, momente të vështira të kaluara nga populli ynë, por edhe dashuria dhe miqësia.

Zhuliana Jorganxhi është jo vetëm poete e mirënjohur, mjeshtre e vargut poetik, por edhe një intelekuale e angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të kauzave të fëmijëve pa familje dhe pa kujdes prindëror.

Personaliteti njerëzor, thjeshtësia, ngrohtësia shpirtërore dhe humanizmi i saj transmetohen si në krijimtarinë poetike dhe në veprimtarinë e saj si aktiviste e shoqërisë civile, duke na dhënë figurën jo vetëm të një artisti të jashtëzakonshëm, por edhe të një gruaje të jashtëzakonshme.

Për kontributin e madh për këngën shqipe, për përkushtimin dhe atdhetarizmin e saj, dhe për angazhimin e saj si intelektuale e vijës së pare, është kënaqësi të nderojmë sot zonjën Zhuliana Jorganxhi me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

Faleminderit!”

Përjetim gjatë leximit të librit “PIANISTI” të shkrimtarit të talentuar Kristaq Turtulli – Nga Kadri Tarelli, Durrës 

 

Më pëlqen muzika, por i anashkaloj krijuesit dhe biografitë e tyre. Edhe për artistët, kujdesem pak që të mësoj të fshehtat e jetës së tyre të trazuar. Më shijon arti dhe krijimtaria e tyre, ndaj i vlerësoj edhe për shpirtin rebel. Thjesht dëgjoj muzikë, madje edhe kur lexoj, apo marr mundimin të shkruaj, e le në sfond me zë të ulët.

Ma rekomanduan librin “Pianisti”, (novela), të shkrimtarit e romancierit të njohur Kristaq Turtulli, libër të cilin lehtësisht e gjeta në “Panairin e librit”, të organizuar në këto ditë nëntori 2013, në Tiranë.

Në koperinë, dy duar me gishtat nevrik lozin mbi tastierën e pianos. E përfytyroja ndryshe: një zotëri i veshur me stilin klasik, e leshra të të lëshuara e të shpupurishura, etj, etj. Më pëlqen. Është një zgjidhje artistike mjaft e goditur, pamje e papërcaktuar, për të thënë atë çka gatuhet brenda nëpër rreshtat dhe faqet e shkrimit “Pianisti”, që i ka dhënë emrin edhe vetë librit.

Tregimi rrjedh natyrshëm, qetësisht si ujët e lumit Vjosa në ditë të ngrohta të beharit. Më kishte marrë malli të kujtoja shumë fjalë të përdorura kohë më parë, e tani të “harruara”, e të lëna mënjanë si të pavlera. Nis me një telefonatë të largët, për një lajm të keq, për një person e histori të largët e të venitur nga vitet. E rrëfyer në vetë të parë, me një fjalor për t’u patur zili, larg gjuhës standarde, duket sikur ngjarja është reale dhe përjetuar, siç mund t’i ndodhë çdokujt, pavarësisht se ku, në fshat apo qytet. Është një formë mjaft e gjetur e shkrimtarit rrëfimtar, që të bën ta çosh deri në fund leximin, ta besosh, madje edhe të bëhesh ortak me personazhin kryesor, “mësuesin e rusishtes”, për të shtuar diçka që ai s’e thotë, ose që qëllimisht e le si në mjegull.

Nuk ka nevojë të përshkruhet përmbajtja. Ç’ kuptim ka të ritregohet? Rreth tre personazheve vërtitet e gjitha. I pari mësuesi i rusishtes, pastaj Belbani (më shumë duket si emër i pabukur, qëllimisht i sajuar) dhe më tej Poli, ose më gjatë Polikroni. Tipa krejt të ndryshëm të gjendur në një qytet të vogël dhe të puqur rastësisht, ose mjeshtërisht nga autori. Çudi si mund ta gjejnë muhabetin mes tyre? Po kështu ndodh në jetë, mbase më shumë në provincë, ku s’ ke ku përplasesh, veç tek klubi “Kuçi gota” dhe tek gota e rakisë, ose tek loja e bilardos, kur fatmirësisht gjendet një e tillë. Këto s’para ngacmojnë ndjesi, pasi duken si një sfond i zymtë i një pjese dramatike, që zhvillohet në një cep të botës dhe kaq. Edhe pakënaqësia dhe ç fryrjet e mësuesit të rusishtes, duken të ftohta, pavarësisht se janë pjesë e jetë shqiptare, të atyre mijëra mësuesve që dekada më parë u degdisën dhunshëm në zona të largëta, në emër të detyrës dhe s’u shpërblyen si duhet, por që nuk u ngulën të krijojnë rrënjë. Nuk çudit njeri edhe Belbani, që me një kurs çfarëdo ishte përgjegjësi i shtëpisë së kulturës. Vallë vërtet s’kishte tjetër!? Me një fjalë ishte emëruar drejtues i jetës artistike e kulturore të qytezës, ku kishte edhe një shkollë të mesme. Të zakonshme të tilla ndodhi. Ndërsa ndryshe është Poli: i heshtur, elegant, i drejtë sikur ka përpirë okllai, do të shtonte ndonjë korçar shakaxhi. Fshatar i çuditshëm ky, i hekurosur, me jakën e këmishës të ngritur, sqimatar dhe i kujdesshëm deri në vogëlsi, aq sa mos i prishej hekuri i pantallonave kur ulet diku. Asnjë fjalë kush është e ç’ka në kokë. Enigmatik, sa bëhet i bezdisshëm me heshtjen e tij. Vjen në çdo fund jave në qytet dhe kaq. Meritë e autorit që e le lexuesin të hamendësojë dhe të pyesë: More! Po ç ’është ky fshatar, me pamje e veshje aristokrati, tamam si “dhia mes deleve”, që vjen e ikën si hije në jetë e rëndomtë të qytetit të vogël?

Lexon e lexon lexuesi, po pianisti s’po duket gjëkundi. Jetën e qytetit e  trazon Dodona, vajza e doktorit, studentja që me orë të tëra luan në piano në shtëpinë e kulturës. Thashethemet mbushin dynjanë, ushqimi shpirtëror për gratë, që s’kanë me se të merren dhe rrëmojnë plehun, apo trazojnë hirin në vatrat e shtëpive të botës. Dodona si në një shfaqje teatri, qëndron prapa perdes të vjetër e pangjyrë, apo mbledhur në një shtëllungë reje në ngjyrë të bardhë, që më së shumti bëhet gri, që endet në hapësirat qiellore pa kufi. Nuk duket në rrugica e as në qytet, nuk i a sheh kush fytyrën, ndërsa ndjehet çdo lëvizje e saj, çdo brengë, çdo psherëtimë, çdo lot i rrjedhur faqeve, madje edhe gjumi dhe frymëmarrja e mekur nga trishtimi. Dikujt i dhimbset, po të tjerët nuk e lenë në hallin e vet. Disa, sipas ligjeve të pashkruara të provincës, e shajnë, e mallkojnë, e dënojnë dhe ia nxijnë jetën.

Pikërisht në një çast pritje dhe padurimi shfaqet Poli “Pianist”. Habitet mësuesi i rusishtes, që më në fund e zbulon të fshehtën. Zemërohet Belbani, që doli në dritë mjeshtëria e Polit, mbase e dinte po nuk bënte zë. I ndjeshëm ndaj paaftësisë së vet, bëhet dru dhe gur. Ndoshta, është ai i paudhë, që i ka prerë rrugën artistit. Këtu lexuesi gjen shpjegim. Paraqitja dhe veshja e polit nuk është rastësi.

Një fund brilant i tregimit. Autori ka një frymëzim, që të ngazëllen. Të bën ta jetosh me shpirt të trazuar atë skenë, aq sa bëhesh njësh me të. S’ besoj se e ka sajuar. Lexojeni dhe do të bindeni. Më së shumti do të ndjeni kënaqësi të fjalës dhe rrëfimit të sinqertë.

Çdo lexuesi, duke përjetuar fundin e magjishëm, vetiu i lindin shumë pyetje, të cilat kërkojnë të dalin nga gryka e thesit mbushur plot:

Ç’e shtyu “Pianistin”, të mbyllet në vetvete e të ngujohet në një vend të humbur e të jetojë si asket?

Mos vallë ndonjë dashuri e shkërmoqur në vorbullat e jetës, ashtu si e Dodonës? Mbase!

Më tej akoma: kaq e fortë qënka dashuria!? Përgjigja:

Veç ai që e ka provuar prushin e saj, e di. Të tjerët hamendësojnë dhe rrëfejnë.

Kristaq ! Urime dhe falënderim për këtë libër kaq të bukur!

Suksese miku im i talentuar Kristaq Turtulli!

VARIACIONE NE DY KOHE – Nga Konstandin Dhamo

 

 

In memoriam

për FASLLI HALITIN

 

ME POEMEN DIELLI DHE RREKERAT

 

  1. Fletë – Rrufe poetit HALITI  (13.03.1971)

 

Kështu the një mëngjes lart e poshtë në të gjithë qytetin: çfarë shiu ra mbrëmë jashtë, ra edhe brenda shtëpisë sime…

Kështu the dhe Partia e di. Pastaj; aq shumë u qullën trarët e vjetër të çatisë, sa kur u gdhi , u tmeruam nga këpurdhat e zeza, që ishin zhvilluar shpërthyeshëm gjatë natës dhe vareshin tëposhtë si bolla kërcënuese…

Deshe t’i prekësh njerëzit me kushtet e vështira në të cilat gjoja jeton , deshe t’i revoltosh dhe t’i armiqësosh ndaj pushtetit, por populli ynë revolucionar, nuk e ka mendjen te shqetësimet e tua të vockla prej mikroborgjezi. Republika jonë Popullore Socialiste është i vetmi vend në botë , që ndërton me sukses socializmin, që çan me sukses rrethimin e egër imperialisto – revizionist, që ka një ekonomi të qëndrueshme, që nuk njeh kriza, inflacion , papunësi, ngritje çmimesh dhe fenomene të tjera negative, që gërryejnë shoqërinë e vendeve borgjezo – revizioniste. Por ti, duke vënë interesin përsonal mbi atë të përgjithshëm, përqurresh rrugëve dhe, ç’është më e keqja , merr penën dhe katranos një poemë, që mban titullin e palejueshëm Dielli dhe Rrëkerat. Përse ti, në këtë poemë përgjithëson fare pa të drejtë një ngjarje krejt personale ? Sigurisht, që kjo pëgërë libreske, s’është veçse një çoroditje ideologjike dhe politike, që shtrembëron me dashje natyrën e pushtetit tonë popullor dhe, njëherësh edhe marrëdheniet e pazgjidhshme parti – popull.Por, ç’bëhet, pyesim ne, kush i boton këto shkarravina?

Ne sugjerojmë të mbahet qëndrim i ashpër kritik edhe ndaj redaktorëve të gazetës Zëri i Rinisë, të cilët, duke u treguar syleshë, botojnë pa hezitim gjithçka u dërgon ky autor.A marrin pjesë rregullisht në orët e edukimit politik këta redaktorë; punë fizike, një muaj në vit, a bëjnë në bazë ? Po lajmet në mbrëmje , a i ndjekin, apo e kanë harruar një herë e mirë luftën e klasave, të cilën Partia e zhvillon pareshtur edhe brenda gjirit të saj ? Nëse do të silleshim kështu të gjithë, Shqipëria, atdheu ynë i dashur , nuk do të quhej më feneri ndriçues i komunizmit në Adriatik!

Përse nuk pyesin gazetarët e Zërit të Rinisë, shkon apo nuk shkon autokinemaja në fshat, shtypi i Partisë, a shkon ? Përse nuk shkruajnë ata për kishat dhe xhamitë e kthyera në vatra kulture, në depo drithi ( domethënë bereqeti…) apo magazina veglash bujqësore ? Apo atyre u bie ndër mend të pyesin në telefon të afërmit dhe miqtë vetëm nëse doli apo jo stof terital në mapot e qytetit ?

Ndoshta i rënduam pak si tepër, por ne, duke gjykuar si revolucionarë, mendojmë se është më mirë ta parandalosh të keqen që n’embrion…

Por të kthehemi te poema në fjalë. Ja, si fillon ajo:

Ndërsa çatia e atdheut tim, është

e kaltër dhe optimiste,

çatia e shtëpisë sime qaramane është …

Ç’kuptim kanë këto vargje të mbrapshta ? A nuk është çatia e atdheut vetë çatia e popullit ? Atëherë, çfarë mëton ky poet ( kështu po e puajmë ende) , që shkollën ia dha Partia ? Sipas tij, të gjithë na qenkëshin keq e mos më keq, ndërsa burokratët e pushtetit, na flekan gjumë të ëmbël dhe, në mëngjes , ua mbyllkan në surrat derën  e zyrës së shtetit punëtorëve duarartë, kur ata venë për të parashtruar ndonjë kërkesë modeste , në një kohë që strehojnë gjithë sojin dhe sorollopin e tyre. Madje, këta burokratë, të cilëve, do t’ua thyeka dhëmbët dhe dhëmballët klasa punëtore, paskan degjeneruar deri në atë shkallë sa, për një paketë cigare me filtër , të vënë përpara autorizimin e një apartamenti, apo një të drejtë studimi për vajzën !

Ende më keq: autori na bën thirrje edhe neve, që të bashkohemi nën flamurin e tij të rreckosur kundër burokratëve shpirtkazmë( !!!), që po ua thithin gjakun si shushunja njerëzve të ndershëm. Jo, more ! Sipas teje, ne të ngrihemi dhe të përmbysim pushtetin popullor dhe diktaturën e proletariatit, që na hapën sytë dhe krijuan njeriun e ri ? A, kështu e ke kuptuar ti luftën, që zhvillon Partia kundër burokracisë ? Vargjet e tua gumëzhijnë haptazi vetëm për anarki dhe rebelim !

Shoku Jani dhe shoku Zeqo të poemës tënde, nuk mund të mos jenë përgjithësime artistike, por ja, që këto përgjithësime na qenkan negative . Si kështu, i dashur poet? Si nuk na jep, qoftë edhe një herë të vetme , të drejtën të mendojmë se, burokratët Jani dhe Zeqo janë tipa të rastit ?

Atëherë , dëgjo të mësosh nga ne dhe, nesër, kur të mos jetë ende vonë, të bësh një autokritikë të sinqertë dhe, aspak sa për sy e faqe !

Sistemi ynë shoqëror, duke qenë pa dyshim më i përparuari në botë, nuk pjell kurrsesi monstra si ata burokratët e tu, more vesh ? Madhështia dhe forca e Partisë sonë heroike, qëndron te farkëtimi i unitetit të çeliktë me popullin. Në Shqipërinë tonë të lulëzuar, nuk ekziston ndonjë parti, që të rrijë këmbëkryq e të numërojë në mënyrë sentimentale meloditë diletante të pikave të shiut. Si e harron ti vallë trekëndëshin monolit parti – popull – pushtet ? Ku je molepsur dhe, nga kush ? E ha bukën e popullit dhe harron bllokadën e egër imperialisto – revizioniste, që i kanë bërë vendit tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik, harron që ushtria jonë e lavdishme, ushtri e popullit ushtar, ruan natë e ditë kufijtë tanë të shenjtë !

Në vend që të dalësh të dielave nëpër lagjen tënde dhe të shohësh se kush nga të deklasuarit , apo edhe nga njerëzit tanë, që nuk i kanë përvetësuar ende siç duhet mësimet e shokut Enver, kanë ngritur ndonjë antenë – armike për televizorin e tyre, ti del e ankohesh tërë kohës, apo u lexon atyre , që pranojnë të shoqërohen me ty , shkrimet e tua pa vlerë.

Ato bollat e zeza në tavanin tënd, do të të zënë fytin një ditë pikërisht ty, që je mbërthyer me thonj pas pronës së neveritshme private dhe s’e lëshon e s’e lëshon, po nuk more më parë paratë. E ku qëlloi ajo karakatina jote se, mu në qendër të qytetit, aty ku Partia ka vendosur të ngrejë një kinoteatër gjigant, në të cilin rinia jonë, do të vijë e do të futet drejt e nga fabrika, ashtu e veshur me kominoshe, apo drejt e nga fusha , ashtu me lopatën në sup ! Po, kush të pyet ty ! Një ditë do të t’i ngrenë partallet me gjithë ç’ke…

Por ne, përsëri kemi të drejtë të pyesim: po Sigurimi i Shtetit, ç’bën ? Ç’bën kolektivi ku punon ti ? Po LIdhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, anëtar i së cilës ti vazhdon ende të jesh pa të drejtë ?

Turp për ty, që guxon ta quash shok traktoristin, që qëndis arat, elektriçistin që ndez lulet e llambave nëpër shtëpitë tona, apo muratorin, që, tek suvaton ballkonin e apartamentit të ri, i vjen një dallëndyshe e gëzuar dhe, ngre çerdhen e saj. Ti je bukëshkalë ! Megjithatë, Partia, si gjithmonë , edhe në rastin tënd, mund të tregohet zemërgjerë dhe, të ta japë dorën e ngrohtë. Por ne mendojmë se ti duhet të dalësh sa më shpejt në gjyqin e popullit dhe të përgjigjesh !

Përshëndetje revolucionare

Nga të rinjtë e gjimnazit

Mao Ce Dun

 

  1. 2. Denoncojmë poetin F.HALITI (23.04.1991)

         

Ka mjaft nga ata , që mendojnë se letërsia e lëvruar gjatë viteve të skëterrshme të diktaturës, duhet të hidhet e gjitha në kosh. Por, a është ky një konkluzion i saktë dhe i matur ? Ne , ndonëse të djathtë, mendojmë se jo. Jo ! Ka shumë poezi, tregime , apo edhe romane me vlera të vërteta dhe të qëndrueshme , që mund të përballen me sukses dhe dinjitet me çdo kohë, sado e papritur dhe e ndryshuar të vijë ajo. Por ne na nervozojnë lëvizjet politike të disa autorëve, të cilët gjer dje kanë qenë të përkëdhelurit e Oborrit të Kuq. Ata po nguten të hipin përsëri nëpër tribuna. Kësisoj, na takon neve t’ua tregojmë vendin. Kjo, madje, është një detyrë kombëtare, që duhet përmbushur sa më mirë.

Sepse, ka një lëvizje të gjerë postkomuniste tepër kërcënuese, të cilën e kryesojnë disa fanatikë të djeshëm shumë aktivë, që shfaqen  tashmë si të moderuar, si të zhgënjyer, si të mashtruar dhe (o Zot !) si të persekutuar. Kjo lëvizje, që, për ironi, nuk zhvillohet aspak in occulto , ka në vetvete karakter revanshist, sepse postkomunistët  të denoncuar dhe të demaskuar botërisht nga Haveli, kanë si synim marrjen e pushtetit edhe në kushtet e ekonomisë kapitaliste. Prandaj, na duhet t’i heqim qafe sa më parë këto kandrra patogjene, që në demokraci bëhen më të rrezikshme sesa në sistemin e tyre. Dhe, ta fillosh këtë spastrim nga boritë shurdhuese të Partisë, siç është edhe poeti F. të cilin  do ta analizojmë për ta paraqitur si shembull të keq, do të thotë të jesh konsekuent dhe fitues!

E pra, poeti F. po azhurrnohet përsëri ! Alarm ! Ç’kërkon vallë ai, ç’vend synon të zerë ? Poema e tij famëkeqe Dielli dhe Rrëketë, i helmoi pashërueshmërisht mendjet e njerëzve në kohën që u botua. Kujtohuni: dielli – Enver, bubullinte ai atëherë dhe ne e kritikuam dhe e asgjësuam , si krijues, kuptohet…

Por, ç’janë ata, që e lavdërojnë ende ?

Siç e dini, në vitet e komunizmit, edhe një poezi të vetme po të botoje, ta lexonte edhe kooperativisti më i humbur i Shqipërisë; prandaj merret me mend lehtë efekti propagandistik i shtypit të atëhershëm të supercensuruar. Ahaa ! Rendimentet e prodhimeve bujqësore nuk rriteshin dot pa ngritjen politiko – ideologjike të fshatarit socialist, pa përvetësimin prej tij të mësimeve të Partisë dhe parimeve të marksizëm – leninizmit. Shkurt (le të gudulisemi pak ) , trangulli nuk zgjatej në fushë pa u kultivuar me këto mësime…

Brezat e rinj, që sapo kanë nisur të angazhohen në jetën politike dhe artistike, duhet  ta kenë të qartë sa edhe ne të shumëvuajturit se, komunistët do të jenë të parët që do të ngrenë lart dhe do të valëvitin vullkanisht flamurin e të përsekutuarve. Po, po, e thamë këtë ! Dhe nuk do t’u vijë pikë turpi.

Poeti F., ky Bjedni surrogat i Shqipërisë, që nuk la himn pa thurur për Partinë e Punës dhe diktatorin e saj, s’ka të drejtë morale, por ndoshta edhe ligjore , të shkruajë përsëri. Më saktë, të shkruajë po të dojë, sa të mundë, por të mos botojë më !

Atë, vërtet, e çuan të punojë për kaq e kaq vite rresht në fermë dhe, ai me ato vite të punës atje spekulon, kur deklaron se është një nga të parët poet disidentë që ka mbushur kovat me komposto fekalesh , apo ( na falni !) me mut, siç shpërthen ai i prekur dhe i revoltuar tash së fundi, por ne jemi në ballë të situatave, pikërisht për të ndriçuar të vërtetat ashtu siç janë, pa i interpretuar aspak sipas konjukturave aktuale. Por s’është e lehtë, s’është e lehtë, po të kihet parasysh konfuzioni i madh ideologjik që mbizotëron anekënd. Nuk ka busull bindjesh që të të orientojë…

Me siguri ka agjentë që paguhen posaçërisht për të trazuar këtë batak.

Kurrë nuk i shihte retë e zeza në qiellin shqiptar poeti F. Për të ky, qiell ishte përgjithmonë dhe patjetërsueshmërisht veçse i kaltër dhe ( bobo, ç’absurditet ), optimist…

Po ç’të thuash më parë dhe ç’të komentosh ! Poeti F nuk e kaloi kurrë gardhin e vogël të mediokritetit. E si ta kalonte me atë frymëzimin e tij lejfenian ? E, pra, atij më shumë sesa poet, i shkon të damkoset si grafoman i pjellshmërisë së lartë , por ne, duke ruajtur shprehitë eufemike të edukatës sonë, po vazhdojmë deri në fund ta quajmë poet.Vargjet e të gjithë librave të tij janë të varfër dhe prozaikë. Në to nuk gjen qoftë edhe një inversion të vetëm , apo një rimë asonantike të freskët:  pale krahasime dhe epitete ngjyruese. Të thahet fyti së lexuari fjalë parullash apo fletërrufesh; të rrëqethet mishi nga thirrjet për hakmarrje ndaj mikroborgjezëve, thirrjet për luftë ndaj shfaqjeve të huaja, zakoneve të prapambetura. Shkurt, ai vargëzonte për militantët e ndezur dhe vulgarë.

Po ta shihje këtë autor në ato vite, do të të bënte shumë përshtypje mënyra sesi e lexonte ai gazetën Drita në trotuar, apo edhe në mes të rrugës. E hapte më dysh përballë vetes dhe e përpinte me sy, a thua se kishte zënë përdore një damë, me të cilën pas pak do të shkrehej në vallëzim.

Por, siç pranuam edhe më lart, ne e asgjësuam, duke ia atribuuar shkrimet tona kritike , tepër djegëse, gjmnazistëve naivë. Aso kohe, pra, në diktaturë, siç edhe e dini, ishin shumë në modë gjimnazistët. A nuk u ngritën kinse ata edhe kundër besimit fetar ? Ishin një variant shqiptar ata, të gardistëve të kuq kinezë…

Sot, lavdi Zotit, flitet haptazi, të dashur miq ! Sot s’vlejnë më kafshët ezopiane, metaforat, alegoritë,  aluzionet e të tjera, e të tjera si këto. Sot, urdhëro e fol ! Ku ndodhen tani, për shembull, i ziu zoti Jani, apo zoti Zeqo ? Mos vallë i futi në burg dielli me rrëketë e tij dhe, ne ende nuk dimë gjë ? Të mjerët personazhe realë ! Të mjerët personazhe negativë !

Ja, këto lloj krimesh kryente poeti F përmes artit të tij famëkeq. Dhe nuk ligështohej fare, përkundrazi krekosej…

Po përse nuk janë paraqitur as sot e kësaj dite në selinë e partisë sonë të gjorët burokratë të diktaturës së proletariatit ? Përse nuk janë pajisur me tesër partie ? Apo tremben ende nga sharlatanët e politikës dhe të artit ? S’kanë faj.

Poeti F. në vitet shtatëdhjetë arriti deri atje sa të kërkonte që poemat e tij gjëmimtare, të ndaheshin strofa – strofa apo edhe vargje – vargje dhe të zëvendësonin parullat masive ndanë kryqëzimeve të rrugëve ( të atdheut ) apo mbi muret e lartë të uzinave, me ato çatitë e dhëmbëzuara sipër tyre si tehu i sharrës, mbi muret e shkollave, reparteve ushtarake, kooperativave: të shkruheshin kuptueshëm  në krye të dekoreve të  festivaleve folklorikë dhe të muzikës së lehtë, apo të deklamoheshin në raste përvjetorësh historikë të Partisë dhe të Shqipërisë…

Deliranti, me zell të përndezur dhe të tepruar, harronte që kësisoj fshiheshin citatet e diktatorit! Po ku mbahej poeti F; kështu ka vepruar edhe Majakovski, u shpjegonte ai instruktorëve dinakë të Partisë, prandaj triumfoi Revolucioni në Rusi. Madje, Majakovski bënte edhe më shumë; i recitonte vargjet, duke qëndruar monumentalisht në sfondin e stendave gjigante, të mbushura me fragmente të poemave të tij…

Kuptohet që ata nuk e duruan dot dhe një ditë e nxorën jashtë me shqelma. Kështu poshtëroheshe atëherë, po të harroje rolin që t’ishte parapërcaktuar …

Së fundi, duke qenë të bindur se ky shkrim udhëzues do të pasohet vrullshëm nga shkrime të tjerë ende më denoncues, po kërkojmë nga ju , përmbysësit e diktaturës dhe idolatrisë frikësuese të saj, të mos shihni më te dielli fytyrën e Enverit, Leninit apo Mao Ce Dunit !

Diellin ,tashmë , shiheni thjesht si një planet që jetëzon gjithë rruzullin tonë.

 

Nga nismëtarët e Partisë së Djathtë NDV.

                                                                                             1996

 

Nxjerrë nga libri NOBELISTET E VETESHPALLUR  1996


Send this to a friend