VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

CIA: SHBA informacione për arrestimin e Hoxhës më 1950, ja si agjentët e UDB u strehuan në Shqipëri dhe lëvizjet e të arratisurve kundër regjimit

By | September 20, 2017
blank

Komentet

blank

VIRUSI PYET PO KET A E DINI, “SI SHKALLMOHET HISTORIA”?! – Nga Fritz RADOVANI

Deri kur do të vazhdojnë “Akademia e Shkencave e Shqipërisë” mos me na e tregue shifren e saktë t’ Atyne Shqiptarëve që janë vra, zhdukë me gjyq e pa gjyq nder hetuesi e burgje, kampe shfarosje dhe interrnimi, nder kufij dhe reparte ushtarake, dhe me qinda malsorë të zhdukun nder Malet e Veriut nder lumej e prroska, nga viti i zi 1944 e deri në 1991, nga tiranët e Tiranës komuniste Ever Hoxha dhe Ramiz Alia, dy të pashoq në histori si vrastar’ e terroristët barbarë e kriminela?

Sa mija Shqiptarë varrosi komunizmi pashenj te koka?

Deri kur Kuvendi Popullor do të vazhdojnë mos me ua prekë tituj e dekorata, prona dhe kapitale në banka të hueja si dhe, të drejten e trashigimtarve të tyne “me vazhdue me rjepë pasuninë e plaçkitun të Popullit”?

Historia e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nuk mund të njolloset nga penat e ndryshkuna  dhe të thyeme të agjentave të sigurimit komunist,të tiranve të ndytë Ever Hoxha e Ramiz Alia me shokët sllavë dhe .., paraardhësit e tyne, që na nxorën nga Europa…

            Melbourne, 11 Qershor 2021.

blank

“Pse e ‘arrestova’ shokun tim të burgjeve dhe e dërgova te ‘313’-ta, në një qeli me Ramiz Alinë, ku ata u …”- Dëshmia e rrallë e Bedri Çokut

Publikohen dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin 1959. Dëshmitë e rralla të Bedri Çokut që bëri 24 vjet në burgjet e Spaçit, Burrelit e Qafë Barit dhe së bashku me dy vëllezërit, Esatin dhe Çaushin si dhe babanë e tyre, Azemin, vuajtën plot 64 vjet burg në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke u liruar vetëm në shkurtin e vitit 1991. Kujtimet e Bedri Çokut të përshkruara me mjeshtëri në librin e tij “Kryengritja që tronditi diktaturën”, e cila i kushtohet kryesisht Revoltës së Spaçit në majin e vitit 1973, ku ai si një nga organizatorët kryesorë të saj, hedh dritë për herë të parë duke bërë publike disa ngjarje dhe fakte të panjohura nga ajo revoltë ku u ngrit flamuri pa yllin e kuq të komunizmit, e deri tek puna e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Kampeve dhe Burgjeve pas viteve ’90-të, ku ai “arrestoi” shokun e tij të ngushtë, bashkëvuajtësin e kampeve dhe burgjeve të diktaturës dhe e dërgoi në qelitë e ‘Burgut 313’ të Tiranës, ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e ish-Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së me në krye Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën.

Kryengritja që tronditi diktaturën

(Bazuar mbi një histori të vërtetë)

“Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, unë shpreha mendimin se, në pamundësi për të gjetur një çarçaf të kuq, të çanim duart dhe, me gjakun tonë, të lyenim copën e bardhë…! I pari që çau dorën me thikë, ishte vëllai im, Çaushi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, e të tjerë…”

Shpresonim shumë të Sigurimi dhe Bashkëpunimi Europian i cili po realizohej me një shpejtësi marramëndëse nën kujdesin e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me të drejtë i gjithë njerzimi po priste me padurim çastin e madhe historik. Firmosjen për Mirkuptimin e Popujve të Europës, shteteve demokratike perëndimore dhe atyre komuniste të Lindjes, të cilat vuanin ende nga regjimet diktatoriale, për të vendosur së bashku një rend të ri paqeje dhe bashkëpunimi në botë. Shpresonim se edhe Shqipëria me këtë rast. Do të firmoste në Helsinki këtë Akt për fatet e njerzimit, si përfaqësuese e kësaj Organizate Politike Ndërkombëtare. Kishim bindjen se vendi ynë edhe pse i pa krahësueshëm me vendet e Lindjes, me hir, a me pahir, do t’i bashkohej Traktatit të Paqes dhe Bashkëpunimit me Europën (OSBE).

Autori

Vijon nga numri i kaluar

Si e “arrestova” shokun tim të burgut, Luan Burimin…?!

– Nga flet që mund të orientohem disi? – i thashë.

– Nga shtypshkronja “Naim Frashëri”, ma ktheu si me mburrje.

– Ah, qenke ti! Po si guxon të më marrësh sot, në telefon? Harrove që para një viti më mashtrove dhe s’ke kërkuar ende të falur?

Ishte Daut Gumeni, drejtori i shtypshkronjës së vetme në Shqipëri.

– E, mo’…të shkuara të harruara…! E diskutojmë herë tjetër këtë muhabet. Të kam marrë për tjetër punë…! Këtu, në zyrën time, është një nga bashkëvuajtësit…! Një ish miku yt…! Një legjendë e revoltës së Spaçit. Një laçko shumë i dashur për ty…!

– Ohu! – klitha nga habia dhe tronditja. Jo pa qëllim ai përmendi fjalën “Laçko”, fjalë të cilën e kishte në gojë Lukja, sa herë u drejtohej njerëzve që donte e respektonte. Kolonjarët fjalën “Laçko” e kanë shkurtimin e “vëllaçko”, me përkëdheli…!

– Lukia, Lukiaaa…., në zyrën tënde?!

– A do të flasësh me të?

– Jo, jo! Të lutem, mos i thuaj gjë…! Po vij vetë aty. Për dhjetë minuta…!

– Hajde, se ti ke dhe rrokoçile (makinë) me katër Rrota…! Po të presim.

Lajmërova oficerin e rojës të përgatiste menjëherë njërin nga autoburgjet, me tre ose katër policët e shoqërimit…!

– Dhe m’í dërgo menjëherë në zyrë, policët! – e urdhërova. Luken e thërrisnin “Laçko” në burg, ngaqë ai sa herë bënte ndere, apo jepte këshilla, thoshte: “Ke Laçkon këtu…”, ose…“Dëgjo Laçkon për këtë…”!

– “Dëgjoni këtu’ – u thashë policëve trupmëdhenj e të shkathët. ‘Do të shkojmë te Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, për të “arrestuar” një person të rrezikshëm. Është paksa i fortë e i përgatitur, pasi është efektiv me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Gjermani”. – ia këputa. “Ju jeni katër të fuqishëm. Do t’a mposhtni sa hap e mbyll sytë. Por, ju lutem, pa e lënduar, se ai është një nga miqtë e mi më të shtrenjtë, i përvuajtur në burgjet e diktaturës komuniste”.

– Mirë që na the, shefo, se u përgatitëm për t’a shqyer me duart tona…!

Jo pa qëllim shkuam me sirena dhe drita të ndezura, deri sa Autoburgu dhe makina ime u parkuan pranë ndërtesës me tre kate. Shkallët i ngjitëm me një frymë deri në katin e dytë. Policët, dy para, dy prapa, më shoqëruan në korridorin e gjatë. Papritur, dikush lëvizi me shpejtësi dhe u zhduk në hyrjen përballë derës së drejtorit. Nga ecja, e pikasa që ishte Lukia. Më rrahu zemra fort, por ama dëshira për “ta ndëshkuar” në një farë mënyrë, m’u shtua. Urdhërova policët ta merrnin njeriun që u fut në zyrën përballë zyrës së drejtorit…!

Më vonë Lukia më tregonte se ishte fshehur, ngaqë donte të bënte surprizë, kur të isha duke e kërkuar në zyrën e drejtorit. I kishte thënë vetë ai, drejtori, të fshihej pasi kishte dëgjuar sirenat e makinave. Në korridor doli i tronditur dhe i befasuar, kur u gjend para këmbëve të mia i shtrënguar nga duart e fuqishme të policëve. S’po u besonte syve. Isha unë shoku i tij i ngushtë, i viteve në skëterrën komuniste, apo ndonjë pushtetar tjetër, i keqkuptuar për arrestimin e tij…!

– A jeni ju, Luan Burimi? E pyeta me pamje të rëndë e serioze. Veshur me një kostum të derdhur, ngjyrë kremi, Lukia tregonte më i ri në moshë. Hapte dhe mbyllte sytë, duke afruar kokën pranë fytyrës sime.

– Po ti, a je Bedri Çoku, shoku im…miku im?!

– Nuk u jap llogari njerëzve si ty, me precedentë penalë. Jeni i arrestuar dhe duhet të vini me ne…! Ai bëri të qeshte gjoja për lojën nga ana ime, por krahët e fuqishëm e ngritën përpjetë dhe e morën me vete.

-Ore,jeni në vete ju, apo jo?…Keni ngatërruar adresë…! Nuk jam unë, ai që kërkoni…! Jetoj në Gjermani…! Kam qenë i burgosur politik…!

Duke zbritur shkallët, policët e mbanin në ajër peshën e trupit të hollë e të gjatë, aq sa majat e këmbëve të atij trupi, në fluturim, mezi arrinin të preknin shkallinat. Sa here kalonte pushimin e shkallëve, ai kthente kokën nga unë me buzët e mbledhura. Sa s’plaste nga marazi që nuk i jepja të njohur dhe policët po e tërhiqnin peshë nëpër shkallë…! Më vinte për të qeshur teksa e shikoja të ngritur në ajër. Por e kapërceja duke u folur policëve të mos kishin mëshirë për një njeri që ka tradhtuar shokët e burgut, që s’ka ditur të mbajë fjalën dhe zhduket nga vendi i vet, si një kriminel…!

– Nëse je ti, Bedri Çoku, që kam njohur, atje, ku njihen burrat – thoshte ai me zë të lartë – dije se je duke bërë një veprim të gabuar e do të pendohesh. Po qe se je tjetër njeri, pushka top tu bëftë! Mua më hëngri m…., Enver Hoxha me zagarët e tij, jo ma…!

– Atë do ta shohim kur të jesh edhe një herë në birucën e ‘Burgut 313’…!

Isha i bindur se ai nuk kishte siguri të plotë që isha unë, Bedri Çoku. Kishte të drejtë. Veshur me kostum e kollare të modës, dhjetë vjet më i ri se ai. në kushte normale, i shëndetshëm, me pamjen e një nëpunësi të lartë dhe flokë të rritur…! Ndryshe në burg, i tretur, i veshur gjithmonë me një uniformë, kokëqethur, pas kaq vitesh, çdo njeri do të ndryshonte. Edhe Lukja kishte ndryshuar. Rruar e veshur si një qytetar europian, paksa i kërrusur, unë e njoha vetëm nga ecja. Në korridor vura re se vllanat e vuajtjeve shpirtërore, i kishte ende në fytyrë.

E çuam drejt e te burgu i sigurisë së lartë, ku ndodheshin ne paraburgim krerët e diktaturës komuniste, midis tyre Ramiz Alia, ish sekretar i parë i Komitetit Qendror, pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit, Prokurori i Përgjithshëm i diktaturës, si dhe disa nga byroistët e Komitetit Qendror…!

Policët i urdhërova që ta fusnin në zyrën e drejtorit të “Burgut 313” dhe të prisnin deri sa të veja unë. E pata të vështirë t’i qëndroja idesë, e cila më lindi rrugës, për në “Shtypshkronjë”, lidhur me surprizën që do t’i bëja atij. Ngaqë m’u duk se e teprova për mënyrën time të sjelljes, deri sa e prura këtu, mezi po duroja që ta përqafoja tani që e kisha kaq pranë, dhe gjallë…!

Megjithatë, rojet më thanë se ai ishte ulur në karrige dhe pinte duhan. Ndizte e shuante cigaret, i shqetësuar e në pritje të ankthshme. I numërova hapat deri afër derës së zyrës, ku ndodhej ai. Pastaj numërova sekondat deri sa vendos të hyja në zyrën e drejtorit. As vetë nuk e kuptova pse e godita derën me shqelm, që të hapej me rrapëllimë.

Instinktivisht imitova, hetuesit e dikurshëm të diktaturës. Ai u çua në këmbë trimërisht, duke parë policët e fuqishëm të rreshtuar në të dy krahët e mi.

– E kontrolluat mirë këtë njeri, apo jo? – Pyeta gjoja i nervozuar – Është nga të burgosurit politikë që kërcente nëntë metra në ajër dhe ua merrte automatikun truprojave në rrethim…!

– Sa mirë më njohke more, zoti Komandant i Burgjeve…!

– Mos më fyej se e paguan shtrenjtë, pastaj…!

– Nuk po të fyej. Po them të vërtetën. Vetëm një i burgosur politik në diktaturë, i di përmendësh këto përralla të asaj kohe. Fatmirësisht, sot qenka me pushtet, me roje, për të arrestuar e torturuar bashkëvuajtësit…! Turp të kesh, nëse je Bedri Çoku që kam njohur dikur…!

– Turp të kesh ti, nëse je Lukja, ai që kishe lidhur një besë me mikun tënd më të mirë. Ike nga Shqipëria si besëthyer. Dhe s’pate pesë lekë në xhep sa për të bërë një telefonatë, apo telegram…! Lëri dënglat dhe nxirri nga xhepat ç’ke!

– Ke të drejtë. Fajin e paskam përsëri unë që erdha në Shqipëri për të takuar shokët e miqtë e mi. Për të botuar poezitë e krijuara me gjak e lot në galerat e qelbura dhe mes mureve të trashë të burgut të Burrelit…! Por më paskan shkuar dëm, jo vetëm vuajtjet, por edhe ato që bëmë për 25 vjet. Na thoshin se ka fituar demo-kra-cia e vërtetë. O, të bukur demokraciii…iii! Dhe më ra shpatullave, i zhgënjyer.

– Nxirrjani të gjitha sendet personale dhe mbani process-verbal, t’í marrë të rregullta, kur të lirohet nga burgu!

– Në burg do të të fus unë ty! Sepse më ke terrorizuar, mua, një qytetar i Republikës Gjermane…! Do ta shohim!

– Qytetar i Republikës Gjermane, është bërë sot edhe një…, njëlloj si ty. Patriot i madh, që braktise vendin tënd për interesat e tua personale…!

– Posi, do të rrija këtu, me ju komunistët, që u bête demokratë brenda një nate. E shohë çfarë demokrati qenke! Me siguri, ndonjë sekretar partie ke qenë, ose Kryetar Dege. Ndryshe nuk do të ishe gëzuar kaq shumë për riburgosjen time…!

– Patjetër, sepse burgu për tradhtarët është…! Merreni dhe kalojeni te biruca ku mbajmë të paraburgosurit. Dua ta mbyll me duart e mia këtë tradhtar, se ka ardhur nga Gjermania për të përmbysur shtetin tonë demokratik…!

– Ha, ha, ha…! Paskeni shtet demokratik, ju? Për të burgosur njerëz të pafajshëm si puna ime…!

– Pikërisht, prandaj të kam arrestuar, për të të treguar…, se cilët janë ata të pafajshëm, si puna jote, që arrestojmë ne. Por shko njëherë atje ku duhet të shkosh!

Policët e morën me inat dhe ai ecte duke parë nga unë, i penduar dhe gati për të qarë…!

E gjeta atje ku i porosita policët. Roja i brendshëm rrinte pranë derës me çelësat e birucës në duar.

– Hape!- Urdhërova.

Dera e rëndë krakëlliti…! Brenda në birucë u ngrit në këmbë një njeri i moshuar, i bardhë, i hequr në fytyrë dhe me sytë që i shkreptinin nga inati. Ai po vështronte me dyshim e kureshtje nga ne. Unë i thashë Lukes:

– A e njeh këtë njeri, o promethe i burgjeve komuniste?

– Pse duhet ta njohë? Me siguri tradhtar si puna ime duhet të jetë?

– Ky është Ramiz Alia, diktatori i dytë i Shqipërisë, pasardhësi i Enver Hoxhës…! Lukes i ngrinë sytë dhe s’po fliste dot nga habia. Një çast u bë sikur të ishte prej mermeri…!

– Ramizzz Aaaliiaaa…! -Klithi.

– Enver Hoxha dhe ky, e therën babanë tënd, e bënë copa – copa, vetëm pse ishte nacionalist dhe donte Kosovën e Çamërinë. Edhe mamanë tënde këta e mbytën në kënetën e Nartës, e lanë qyqare kur të burgosën ty dhe ia larguan gruan e fëmijët e tu. Pyete diktatorin, e meriton ky njeri të jetë në burg e ti të jetosh i lirë, në vendin tënd?

Mesiguri, Lukja po përjetonte çaste të jashtëzakonshme, përballë diktatorit, pikërisht aty ku ai, vetë kishte vuajtur me dekada. Në sytë e tij të skuqur, u zmadhuan bebzat e zeza. U kthye nga unë: – Po, po! Ti qënke Bedri Çoku…shoku im…, miku imi paharruari! Oh, ç’dhuratë më paske bërë, o Zot i vërtetë! Kjo që po më ndodh mua vetëm vullneti yt është!

U kthye nga Ramiz Alia.

– Të lutem, qasu se dua të të shohë në dritë, o Perandor i shekullit Njëzetë! O, udhëheqësi i botës! Eja, eja! Dua të të prek me dorë…! Sa kam ëndërruar të të kem kaq pranë, të të nduk me këto duar që më janë holluar nga prangat gjermane. Njeri qënke më duket, prej mishiii! Prej kockeee qënkeee! Po, po, kështu qënke, si gjithë ne të tjerët! Paça faqen e zezë që të paskam besuar perëndi! O zot që po vështron nga qielli ! M’i bëjë hallall sharjet që t’i kam dhënë sa herë më fusje thikën në zemër, me duart e këtij perandori shqiptar…!

U kthye nga polici dhe pyeti: -A shkon në banjë ky njeri, o polic? A ushqehet si ne? I ha fasulet, orizin dhe makaronat me krimba, siç i kemi ngrënë ne? Më rrofsh, more polic! Uratat e mia që më tregove një sekret kaq të madh…! Po, po, njëlloj si ne qenka…!

U kthye prapë nga Ramizi: – A ke pasur nënë, more Ramiz Alia? Po baba? Po fëmijë, a ke lënë prapa? Ku i ke ata? T’i kanë internuar qeveritarët e sotëm? Të dhimbsen fëmijët tani që e kanë babain në burg…? A kanë fëmijët e tu për të ngrenë? Po për të fjetur ku shtrihen të shkretët? I ke të vegjël apo të rritur? Gjynah, janë të pafajshëm. Ç’faj kanë ata pse babai i tyre është kriminel, ka vrarë e burgosur njerëz, i ka varur në litar pse shkruanin poezi apo tregime kundra pushtet popullor. Apo t’i kanë futur në ndonjë kasolle dhishë, që të vuajnë prej urisë e të ftohtit, si bijtë e një kulaku…! Më falë…, të një diktatori që ka sunduar mbi bashkëkombësit e vet? Po sikur të t’i kenë çuar në burgun e Spaçit, apo të Qafës së Barit, ku i detyrojnë të punojnë në minierë, vetëm për një copë bukë e lëtyre të gatuar me margarinë, vetëm pse babai i tyre është me “Biografi të Keqe”

Tani që je këtu, a të bie ndërmend për Luken, Bedriun dhe qindra mijëra si ne, që i burgosët, I internuat dhe i latë fëmijët e tyre pa baba, pa nënë? Sa here ke deklaruar në mbledhjet e byrosë politike, para se të “bije nga kali”, për të mos i lënë armiqtë të marrin pushtetin dhe fëmijët e tyre, mundësisht t’i largonit sa më shumë të jetë e mundur nga Shqipëria; kur thoshe se: “Dyzetë vjet me radhë ua kemi vrarë e burgosur baballarët”.

Sundove gjysmë shekulli dhe rrënove tre breza nga familjet fisnike e patriote të Shqipërisë. Grabite pronarët dhe zhduke intelektualët më të mirë, të arsimuar në vendet perëndimore. Vrave palcën e kombit, që kishte bërë historinë e racës sonë ndër shekuj, duke ruajtur me shumë sakrifica nderin dhe traditën e popullit nga kishim ardhur. Pse e tradhtuat kaq poshtërsisht këtë popull? Kush ua mësoi që duke qenë kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë, mund të sundonit gjatë mbi këtë popull?

Përse e shpikët “Luftën e klasave”, duke i dënuar shqiptarët që në bark të nënës? Kujt i shërbeu ajo luftë e mallkuar që i ndau shqiptarët në “të mire” e në “të këqinj”? Përse e përqafuat aq shumë përçarjen dhe urrejtjen klasore? Shpikët klasën e proletarëve, kur 70% e shqiptarëve jetonin në fshat. Me një grusht punëtorësh përligjët pushtetin tuaj dhe qëllimet tuaja ogurzeza…!

– Ju lutem, zoti drejtor…!

– Mos ju lut drejtorit, sepse ai dhe unë ua kemi thënë këto gjëra edhe kur ishim të rrethuar me gjembaç e gryka topash e mitralozash…! Jam çuditur kur kam mësuar se ty, dhe shokët të tu, ju paskan akuzuar se keni pirë kafe me shumicë. Ndërsa unë me shokët e mi, s’kemi rast për t’ua lexuar aktakuzën e vërtetë.

Zotërinjtë në pushtet, ata që kanë vendimarrjen, nuk kanë qenë as në burg, as në internim…! Nuk e dinë se ju kafet me shumicë i pinit nga kënaqësia, por edhe nga hidhërimi. I pinit nga kënaqësia sa herë shkaktonit gjakderdhje me kundërshtarët tuaj politikë dhe e pinit nga hidhërimi, sa herë padroni i pushtetit gjakatar, ju hakërrohej për vigjilencë të dobët në luftën e klasave…!

– Zoti drejtor, nuk është e drejtë…!

-Pse ke rënë kaq poshtë, o Perandor, që sundove Shqipërinë pesë dekada?! Si pranove të vish në këto birucë të qelbur, ku një polic i thjeshtë i burgut të urdhëron, kur të ulesh e të ngrihesh në këmbë, sa herë i do qejfi atij…!!? Ti, që ke tmerruar fëmijët në bark të nënave, për t’u mbuluar me lule e dafina nga populli i uritur, i trembur e i terrorizuar nga lufta klasore…!

Më mirë të kishe vdekur të paktën, për sa jetove i fuqishëm dhe tiran. As unë, kundërshtari yt i përjetshëm, nuk do të isha kaq i lumtur duke të parë në këto birucë të qelbur, ku me qindra e mijëra djem e vajza shqiptare, nga më të mirët e kombit, i latë të vuanin në këto kushte pse ata, ndryshe nga ju, donin lirinë e shqiptarëve, demokracinë dhe përparimin e Shqipërisë. Deshi Zoti që u takova sot me ty, e t’í thashë këto gjëra, se do të më kishin mbetur pengu në zemër. Perëndia bëri atë që unë s’kisha mundësi ta bëja kurrë vetë…! Të falem, moj Perëndi, merrma shpirtin që tani, nëse një ditë unë bëhem si ky, perandori komunist, që të hakmerrem me fëmijët dhe prindërit e kundërshtarëve të mi politikë !

Ai u kthye nga unë, më përqafoi e tha: – Po deshe ti, miku im, Drejtor i Burgjeve të Shqipërisë, daç më burgos, daç më lërë të lirë, unë sot e tutje do të jem i lumtur, jo se të takova ty dhe Perandorin – diktator të popullit tim, porse, besova, më në fund, ekzistencën e një Fuqie Madhore në gjithësi, që i mban sytë nga njerëzimi…!

– A do të shkosh? E pyeta

– Të lutem mos ma prish shijen e lumturisë që përjetova!

– Dua të tregoj “Panterën e zezë”, siç e quaje në poezitë e tua, që hante shërbëtorët e vetë.

– Edhe ajo këtu është…?! Lëre fare, nuk merren burrat e ndershëm me gra të burgosura. Ta lemë të qetë “Panterën” të shijojë çorbën e kazanit që ajo ua ka dhënë me përdhunë shoqeve të veta të idealit. Në këtë botë shlyen të gjitha…, të gjitha. Prit, se për pak harrova…! Dua ta mbyll me dorën time diktatorin! Pastaj e kalova nga biruca në birucë, qëllimisht, që ai të shihte nga sporteli byroistët, Simon Stefanin, Muho Asllanin, Besnik Bekteshin, Hekuran Isain dhe…! Nuk deshi të shikonte më të tjerë. Qëndroi disa çaste pa folur me buzët e mbledhur, tundi kokën e tha :

– E tmerrshme! Kush na paskan vrarë e burgosur. Këta spurdhjak të shpifur! Të zë lemeria, kur i sheh sot të mbuluar me batanije si mjeranë. Njerëz zvarranikë, të pa personalitet. Ne ishim krejt ndryshe. Krenar para këtyre! Bobo, ç’njerëz e paskan sunduar Shqipërinë! Kur do të kalonim pranë birucës së fundit, i thashë:

– A je kureshtar të shohësh ish kryeprokurorin e diktaturës?

– Këtë, po. Jam vërtet kureshtar! Polici hapi derën dhe Lukja hyri brenda si zot shtëpie.

– Kush je ti, more plak i shëmtuar?

– Aranit Çela, zotëri. Po ju kush jeni?

– Luke Burimi, i biri i Qemal Burimit. Një çerek shekulli i burgosur politik, kundërshtar i juaj. Po ti përse je në burg?

– Kot.

– Si kot?

– Kooot…! E dinë ata që më kanë burgosur…!

– Mos vallë të kanë burgosur për krimet që ke bërë?

-S’kam bërë krime. Kam zbatuar me korrektësi ligjet e shtetit. Kushtetutën e shtetit.

– Potë cilit shtet?! Cilën kushtetutë?!

– Atij shteti që ishte.

– Ligjet dhe kushtetutën e diktaturës?

– Quaje si të duash…!

– Ju trimat që kërcënonit Amerikën dhe Bashkimin Sovjetik, nëse superfuqitë e botës do të guxonin ta preknin, qoftë edhe një fije floku Shqipërinë sipas jush, do t’i gjente shkatërrimi fatal. Sot, nuk keni guxim të thoni: “Po. Nuk ishim për demokracinë, ishim për diktaturën e proletariatit. Kundra Amerikës, kundra Bashkimit Sovjetik”, Ose…!

– Po. Unë, Aranit Çela, kam gjykuar dhe dënuar me burg, dhe me vdekje mijëra shqiptarë që nuk e donin regjimin tonë. Deklaroj se nuk pranoj të dënohem si ordiner, për vjedhje të pasurisë së popullit. Nëse ligjet demokratike i dënojnë veprimet dhe mosveprimet e mija, ja ku jam, krenar për ligjet e shtetit tim.

– Por ju e dorëzuat “Kështjellën e kuqe”, duke u fshehur si minjtë nga urrejtja e popullit të cilin e përdorët me dekada si skllav pune. Çohu, mos u përqall si mace e zgjebosur! Dili zot shtetit dhe diktaturës që ke zbatuar! Mos prano të të dënojnë për veprime ordinere. Ke qenë Zeusi, firma jote ishte vdekje për të gjithë “armiqtë e popullit”, njeriu më i rëndësishëm për zbatimin e ligjeve të shtetit antikombëtar e antinjerëzor…!

– Patjetër, kam dënuar njerëz. Veprimtaria armiqësore me fjalë ose me vepra kundra pushtetit popullor, sipas Kushtetutës se Republikës Popullore, ishin të ndaluara me ligj.

– Mashtron, se pse kushtetuta nuk ndalonte me ligj fjalën e lirë dhe dëshirën për të praktikuar besimin te Zoti, deri në vitin 1976. Por ju keni bërë kërdinë me klerikët fetarë, sidomos kur prishët kishat dhe xhamitë, në vitin njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë, si në asnjë vend tjetër të botës. Po për këto veprime, që ke firmosur burgosjen dhe vdekjen e klerikëve, që praktikonin në popull besimin te Zoti, a ke shkelur kushtetutën?

– Ata i dënoi populli. Ishte dëshira e popullit që u prishën kishat e xhamitë.

– Të pyeta a ke bërë krime ndaj klerikëve në kundërshtim me ligjet e kohës dhe kushtetutës së vendit, para dhe pas vitit 1967?

– Nuk kam bërë krime sepse kam zbatuar vullnetin e popullit dhe të gjitha vendimet e Byrosë Politike të Komitetit Qendrorë, pra të partisë së punës së Shqipërisë, që për mua ishin të barasvlershëm me ligjet kushtetuese.

– Pra, paske zbatuar urdhrat e partisë, për të dënuar njerëz të pafajshëm, apo jo?

– Ekzakt.

– Atëherë e pranon që paske dënuar njerëz me vdekje- pushkatim, me varje në litar, sipas interesave të partisë dhe jo sipas ligjeve kushtetuese?

– Sapo e thashë. Kam qenë vetëm zbatues i ligjeve dhe i vendimeve të shtetit e të partisë time.

– Më gëzon fakti që ju, kriminelët e popullit shqiptar, ju kanë akuzuar si hajdutë, për kafet e pira më shumë nga ç’e lejonte ligji i kohës. Për këtë s’keni pse të kërkoni falje për thonjtë e egërsisë që keni përdorur gjatë sundimit. Do të jepni llogari vetëm për vjedhjen e disa kilogram kafe të harxhuara dhe pasardhësit tuaj, do kenë të drejtën e Zotit të kërkojnë “Hakmarrje për Drejtësi”, pasi prindërit e tyre i kanë dënuar, jo për ato ç’ka kanë bërë, por për ato që nuk kanë bërë. Ndryshe, s’do të kishin guxim të ngrinin kokën gjatë gjithë jetës.

U larguam nga kundërmimi i ajrit të qelbur të birucave. Jashtë, në ajrin e pastër, Lukia ndaloi me sytë nga qielli e

tha: – Edhe pse u gëzova deri në klithmë miku im, pasi pashë persekutorët në birucat ku kemi vuajtur vetë, një ndjenjë trishtimi më rëndon ende në shpirt. Ata janë të trembur, të zgërlaqur, por përsëri janë të bindur se do t’i shpëtojnë drejtësisë së shtetit të së drejtës. Dënimi i tyre do të jetë qesharak. Do të jetë farsë. Nuk gjen në historinë e njerëzimit ndonjë rast, kur drejtësia i dënon pushtetarët e përlyer me gjakun e bashkëkombësve, vetëm për kafe të pirë me tepricë.

Më hodhi krahun supeve e më tërhoqi me vete.

-Tani na gjej një restorant të mirë, ku të hamë e të çmallemi me njeri – tjetrin. Uria po m’i gërryen zorrët më keq se në burgun e Burrelit.

– E ke uri emocionale, ngaqë unë të ndëshkova si “Tradhtar i Atdheut”

– Do të vazhdojë ta “tradhtoj” atdheun, deri sa të bindem se njerëzit e krimeve politike në Shqipëri, nuk dënohen më si ordinerë.

– Ata nuk janë përmbysur, vetëm janë larguar nga pushteti. Demokracia është numër votash. Vendi ka për të mbetur përsëri në duart e tyre, për sa kohë shqiptarët do të largohen vazhdimisht. Kështu si po shkojnë punët, ata do të rikthehen përsëri në pushtet, më të rrezikshëm se kurrë…!/Memorie.al

blank

XXIII – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Përgatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

NJË  NATË  E  PAHARRUESHME…

 

Kujtime me të vertetë të daltueme në tru! Nuk harrohen kurr!

Ndokush mund të na pyesin sot: “ Po me këndue a dinte Pader Meshkalla?” Dhe unë po ju përgjegjëm: “PO!..”

Në fundin e ferrit ku ishte Ai, ndoshta, ndokush nuk e beson, por asht ma vështirë me ba të tjerët me këndue, se me këndue Ai vetë, pra, me 24 dhetor 1952, natën e Krishtlindjës, janë dëshmitarë djelmoçat e rijë të asaj kohë, bashkvuejtës në kampin e të burgosunve nr. 1, tek Ura vojgurore në Berat, që bashkë me Mësuesin e tyne kënduen me zâ të lehtë “Stille Nacht”, madje, shumë lehtë, se me zâ ma të naltë mund t’i “prishej” qetësia policve, që aq ju donte, e kush e di se çfarë mund të vinte prej drite!.. I kishte paralajmërue që sande do të këndojmë së bashku aty kah mesnata… Askush nuk dinte me e marrë me mend kangën që do të këndonin! Kaloi ora e gjumit dhe po afrohej mesnata… Dritat nder kampe nuk fikeshin…

Dy nga djelmoçat pranë shtratit Pader Mëshkallës, nuk i zente gjumi pa këndue dhe, aty nga ora 11 e natës, i kerkojnë tekstin e kangës. Kur e morën tekstin mbetën tue shikue njenitjetrin të habitun… Po, kjo nuk asht në gjuhen shqipe!.. Pa kalue pak minuta u afruen edhe dy djelmë tjerë të cilët e kishin marrë dy ditë perpara tekstin nga At Mëshkalla, dhe e kishin mësue ate dhe melodinë e saj. Ata ishin dy djelm që mësonin gjermanisht nga Pader Mëshkalla, dhe perveç tekstit dijshin edhe melodinë që ishte nder kryeveprat e kangve gjermane rreth vitit 1818.

Ishte një kangë që Naten e Këshndellave e këndon gjithë Bota:

“STILLE NACHT”

Nga Franz Xaver GRUBER (1787 – 1863) 1818?

  1. Stille Nacht! Heilige Nacht!
    Alles schläft; einsam wacht
    Nur das traute heilige Paar.
    Holder Knab im lockigten Haar,
    Schlafe in himmlischer Ruh!
    Schlafe in himmlischer Ruh!

 

  1. Stille Nacht! Heilige Nacht!
    Gottes Sohn, o wie lacht
    Lieb´ aus deinem göttlichen Mund,
    Da schlägt uns die rettende Stund.
    Jesus in deiner Geburt!
    Jesus in deiner Geburt!

 

  1. Stille Nacht! Heilige Nacht!
    Die der Welt Heil gebracht,
    Aus des Himmels goldenen Höhn
    Uns der Gnaden Fülle läßt sehn:
    Jesum in Menschengestalt,
    Jesum in Menschengestalt

 

  1. Stille Nacht! Heilige Nacht!
    Wo sich heut alle Macht
    Väterlicher Liebe ergoß
    Und als Bruder huldvoll umschloß
    Jesus die Völker der Welt,
    Jesus die Völker der Welt.

 

  1. Stille Nacht! Heilige Nacht!
    Lange schon uns bedacht,
    Als der Herr vom Grimme befreit
    In der Väter urgrauer Zeit
    Aller Welt Schonung verhieß,
    Aller Welt Schonung verhieß.

 

  1. Stille Nacht! Heilige Nacht!
    Hirten erst kundgemacht
    Durch der Engel Alleluja,
    Tönt es laut bei Ferne und Nah:
    Jesus der Retter ist da!
    Jesus der Retter ist da!

 

Edhe pse të rrethuem në tela me ferra dhe armë vrastare…

Pader Mëshkalla ishte Ai Atdhetar që, mendonte si e si me i ba me harrue të rijtë e burgosun se ku ishin… Ajo ishte kanga!

Ai gjithë jeten e sakrifikoi per Rininë Shqiptare!

Ai dinte të gjitha mënyrat me ba Rininë me harrue ku ishte!!

         Melbourne, 7 Qershor 2021.

 

blank

Hugh Gladney Grant, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, për Mbretin Zog (1961): “Ai ishte shqiptari më patriot, miku im e mik i madh i SHBA.”

– Intervista ekskluzive e arkivuar posaçërisht në Senatin e SHBA-ve.

Hugh Gladney Grand (1888 – 1972)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Qershor 2021

 

“Congressional Record” ka botuar, në numrin e saj shkurt – maj 1961 (vëllimi 107), intervistën ekskluzive të Hugh Gladney Grant me rastin e ndarjes nga jeta të mbretit Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbreti Zog dhe Shqipëria

blank

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Zgjatja (Shtojca) e konstatimeve

 

I nderuari John Sparkman nga Alabama në Senatin e Shteteve të Bashkuara

E hënë, 22 maj 1961.

blank

 

  1. Sparkman : Zoti President, muajin e kaluar, Mbreti Zog I, sovrani në ekzil i Shqipërisë, vdiq. Z. Hugh Grant – tani në Augusta, Ga.; më parë në Alabama – një ish-ministër në Shqipëri, ishte një mik i ngushtë i mbretit Zog. Ai ndjeu që Mbreti qëndronte për demokracinë në mbretërinë e tij të vogël të Shqipërisë dhe kishte shpresë se do të ishte në gjendje ta sillte atë vend edhe një herë në shtresat demokratike.

 

Më 10 Prill 1961, në Augusta, Ga., “Chronicle” botoi historinë e “Associated Press” që fliste për vdekjen e Mbretit Zog. Në të njëjtën çështje shfaqet një intervistë me Z. Grant. Unë besoj se intervista, veçanërisht, do të duket interesante dhe mund të shërbejë për të kujtuar luftën e vazhdueshme nga disa në interes që Shqipëria të rifitojë botën e lirë.

 

Kërkoj pëlqimin unanim që të dy lajmet të shtypen në “the Appendix of the Recorp” (Shtojcën e Recorp).

 

Duke mos pasur asnjë kundërshtim, artikujt u urdhëruan të shtypen në Recorp, si më poshtë:

 

Virtytet e Zogut kujtohen – vdekja e Mbretit trishton Augustanin, ish-Ministrin

 

Vdekja e Mbretit Zog I, sovranit në ekzil të Shqipërisë, trishtoi Hugh Grant-in nga Augusta, i cili ishte Ministër i SH.B.A.-ve në mbretërinë e Zogut për 4 vjet para pushtimit të Musolinit.

 

Grant u takua me Mbretin në 1935 dhe e kujton atë si një udhëheqës të vërtetë dhe një ushtarak të shkëlqyer.

 

Ai beson se shumë prej historive shumëngjyrëshe që rrethojnë Zogun e kanë origjinën nga italianët, të cilët dëshironin ta diskreditonin atë për arsye politike.

 

Thirreni patriot

 

“Ai ishte shumë inteligjent dhe i informuar mirë për çështjet politike në Evropë. Ai ishte i arsimuar mirë dhe ishte një nga shqiptarët më patriotë që kam takuar ndonjëherë”, pohoi Grant.

 

Përkundër shumë raporteve, Augustan-i (term për banorët e Augusta-s) tha se Zogu po bënte përparim në Shqipëri dhe po e çonte vendin e tij drejt stabilitetit. “Nëse fashistët nuk do të kishin ardhur, ai do të kishte qeverisur Shqipërinë me sukses,” – shtoi ai.

 

Dita e fundit : 6 Prill 1939

 

Ende mbetet e gjallë në kujtesën e Grant dita para pushtimit të Musolinit në Shqipëri (6 Prill 1939) kur Zogu e thirri atë në pallat për audiencën e tij të fundit me një diplomat të huaj.

 

“Mbretëresha sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë dhe Musolini sapo i kishte dhënë Zogut një ultimatum,” tha Grant. “Ai më tregoi për kërkesat e italianëve që të nënshtrohej dhe tha se do të rezistonte.”

 

Zogu kishte 15.000 trupa në krahasim me 50.000 të Musolinit.

 

Nuk do të dorëzohej

 

Grant tha se Zogu e dinte se nuk do të ishte asgjë tjetër përveç një rezistencë simbolike, por zgjodhi të ndiqte atë rrugë sesa të dorëzohej pa luftë.

 

Mbretëresha Geraldinë, nëna e së cilës ishte Amerikane, u dërgua në Greqi me një makinë përpara se të fillonte beteja. Zogu u largua më vonë me kabinetin e tij.

 

“Ishte një kohë e vështirë për të. Unë besoj se italianët zgjodhën atë kohë të veçantë, sepse ata e dinin gjendjen e Mbretëreshës.”

 

Ciano, njeriu i mirë

 

Grant kujtoi se Konti Ciano, dhëndri i Musolinit, ishte njeriu më i mirë në dasmën e Zogut në 1938.

 

“Zonja ime dhe unë ishim të pranishëm në dasëm. Mbretëresha ishte shumë më e re se Mbreti, por dashuria e tyre për njëri-tjetrin ishte e sinqertë.”

 

“Konti Ciano ishte njeriu (i ftuari) më i mirë, dhe pastaj një vit më vonë ishte po ai që fluturonte mbi Tiranën me një aeroplan bombardues.”

 

I pa në 1951

 

Grant nuk i pa më Zogun apo Geraldinën deri në 1951 kur ata bënë vizitën e tyre të parë dhe të vetme në këtë vend.

 

“Megjithëse ai kurrë nuk e tha këtë me kaq shumë fjalë, unë mendoj se ai kishte shpresë të kthehej në Shqipëri një ditë dhe të çonte vendin drejt pavarësisë nga komunistët, pasardhës të fashistëve,” tha Grant.

 

Djali i Zogut, Princ Leka, shtoi ai, ndoqi shkollën ushtarake në Angli.

 

Djali të kthehet?

 

“Përshtypja ime është se mbreti Zog me siguri mezi priste kohën kur djali i tij do të kthehej për të udhëhequr shqiptarët.”

 

“Vdekja e tij është shumë tragjike për gruan time dhe veten time. Marrëdhëniet tona me të ishin më të këndshmet. Ai ishte një mik i madh i Shteteve të Bashkuara.”

blank

“Fqinji” i çmendur Dedikuar gjyshes time Nga Alma N. Liço

Dedikuar gjyshes time

Bummm…bummm….bummm. Si kurrë më parë porta trokiti me forcë. Jo, nuk mund të ishin fqinjët bujarë tiranas, që aq miqësisht vinin çdo ditë ta takonin e ta pyesnin çfarë i nevojitej. Ata nuk trokisnin kurrë kaq dhunshëm, si të dëshironin ta shkulnin nga vendi atë portë të vjetër prej druri. Dikush tjetër ndodhej pas saj. Dikush, që për nga agresiviteti, nuk premtonte aspak të qe i mirëpritur. Kush vallë po kërcënonte kësisoj? Cili mund të ishte? A mund t´i ndodhte diçka më e keqe se gjëma e dy muajve të fundit?

Vajzën e saj të vetme, së bashku me të shoqin dhe tre fëmijët e mitur i kishin degdisur në internim, në një fshat të thellë të zonës së Dumresë. Zemrën e kishte plagë. E mbetur e vetme në atë shtëpi, nuk po mundej të gjente ngushëllim. Motivi i jetës së saj ishte marrë peng. Ishte syrgjynosur e dënuar të vuante në një kasolle të mjerë, mes kodrash me shkurre e mundimesh pa fund. Persekucion politik…pa faj…pa shpjegim…
Ohhh…Kush vallë mund të ishte pas asaj porte???

U ngrit me mundim nga minderi ku po qëndronte gjysëm e shtrirë duke vrarë kohën, dhe me përtesë iu afrua portës që vazhdonte të trokiste me ngulm. E çorientuar siç ishte, u përplas me njerën nga vazot e oborrit dhe u rrëzua së bashku me të. Ajo u bë copë e çikë, ndërsa kërcejtë e luleve të thara u hallakatën në oborr. Ndjeu një therje në gjurin e djathtë dhe pa se po i rridhte gjak. Ishte çarë keqas. Një copë e vazos së thyer e kishte prerë si të ishte thikë. Por trokitjet frenetike të portës që nuk dinin të ndaleshin, e bënë atë të ngratë të ngrihej vështirësisht dhe të afrohej drejt saj. Duke u dridhur, rrotulloi çelësin në bravë.

Tre burra të panjohur u çfaqën në pragun e saj. Personat që po trokisnin, e shtynë atë grua të moshuar, duke rrezikuar ta rrëzonin sërish. Madje njeri prej tyre, mbante uniformë policie. Pa denjuar që ajo të merrte disi veten dhe t´i pyeste se çfarë kërkonin nga një plakë shtatëdhjetë vjeçare, njeri prej tyre, me ton të prerë, pothuajse ulëriti :
-Ku është dhoma në të cilën ka banuar jot bijë?
Pa e kuptuar aspak arsyen e një pyetjeje të tillë, gjyshja mezi shpiptoi:
-…Pooo…ne jetonim së bashku në këtë shtëpi…nuk kishim gjë të ndarë…por ajo…
I nervozuar, ai e ndërpreu dhe vijoi:
-Ku është dhoma e gjumit të sat bije!!…dhe pa pritur përgjigje e shtyu atë, e bëri përpara. Dy burrat e tjerë e ndoqën nga pas, dhe u futën në oborr. E gjora grua, ende nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte. Burri që po hakërrehej, i shtyu me forcë dyert e dy dhomave të shtëpisë përdhese, tashmë mbetur e shkretë. “EUREKA”…njera prej tyre ishte vërtet e zbrazur. I lehtësuar për këtë zbulim, u kthye sërish drejt saj, dhe shtoi:
-E shikon këtë shok? Eshtë invalid, dëmtuar në minierë.Quhet Zenel Disha. Këshilli i lagjes ka vendosur ta strehojë në dhomën e sat bije. Ajo nuk jeton më këtu. Dimë gjithçka!!!

Ai komunikim arrogant nuk linte asnjë hapësirë për kundërshti. Tre burra kundër një të moshuare të mjerë, zemër plagosur. Tre burra, që po e dhunonin në banesën e saj, pronë modeste e familjes.

Mezi ngriti kokën dhe e drejtoi shikimin nga burri që do banonte në atë shtëpi të vogël, së bashku me të. U tmerrua. Ai banor i çuditshëm ishte rreth të dyzet e pesave. Flokët e rëna ekspozonin shenjat e të çarave në kokë, që ndoshta qenë shkaktuar nga aksidenti në minierë. Fytyra gjithë vrraga dhe sytë e kuq që i ndizeshin flakë, i jepnin atij një pamje të frikshme. Instiktivisht, ajo mori kurajon dhe iu afrua pak. Qelbej erë alkol. Ai qeshi në mënyrë të pakontrolluar e të neveritshme dhe i zgjati dorën.
– None, si je? Do jem unë çuni jot tashi…harroje gocën.
Nuk e kuptoi si arriti të përmbajë veten pa lëshuar një ofshamë që i mbërriti në grykë dhe që mundi ta gëlltisë.
Pa i dhënë kohë të mblidhte veten, burri me veshje civile iu drejtua sërish:
– Jepi Zenelit çelësin e dhomës, pasi nesër do sjellë orenditë e tij…dhe mos të të shkojë mendja të trokasësh në ndonjë derë…pasi është marrë vendim i prerë për këtë. Ohhh… çelsi qenka në bravë. Merre Zenel!!!

Disa sekonda më pas, tre burrat u larguan në mënyrë triumfale, ashtu siç kishin ardhur, duke tërhequr pas vetes derën e jashtme me forcë. Gjyshja e gjorë u zvarrit deri në kuzhinë, ku pasi pastroi si mundi këmbën e gjakosur, e dizinfektoi me jod të cilin e mbante kurdoherë në shtëpi. Ambulanca e lagjes ishte goxha larg, dhe ajo nuk mund të shkonte për mjekim deri atje, pa e shoqëruar dikush. Me një copë pëlhurë të vjetër e lidhi e shtrëngoi më pas, si mundi. Dhembja e shpirtit e bëri të harronte therjet e plagës në gju. Tre burra kundër saj. Madje mes tyre edhe një polic. Po polici përse duhej vallë??? Vërtet mendonin se një e moshuar shtatëdhjetë vjeçare do të mundej të kundërshtonte e të bentë rezistencë??…ohhh…sa mizore…
I
shte vendosur tashmë, do ndante shtëpinë me një të marrë. Me një të sëmurë që për vite kishte qenë i mbyllur në një spital psikiatrik. Si do mundej ta përballonte, për më tepër që ai dukej edhe i alkolizuar? Me kë mund ta ndante një të papritur që do të vijonte me një bashkëjetesë kaq traumatike? Zemra po i delte nga kraharori. Ishte në luftë me mundësitë dhe pamundësitë e saj. Por ndërkohë, dëshironte me gjithë shpirt të ishte e fortë, e dobishme për të bijën e sikterrisur, për nipërit e saj…nëse një ditë do ishin të lirë…nëse… përgjërohej me gjithë shpirt ta gjenin të hapur atë shtëpi…t´i priste me krahë hapur…duhej të rezistonte…

U shkreh në lot. Askush nuk mund t´i shihte, aq më pak t´ja fshinte ato. Ajo, mësuesja e nderuar, që për dyzet vite kishte rendur fshatrave për t´u mësuar fëmijëve a.b.c-në, ndjehej tërësisht e pafuqishme, e sulmuar nga ata që mund të kishin qenë nxënësit e saj. Nuk fjeti aspak atë natë. Një shi i rrëmbyer fshikulloi pa mëshirë xhamat e dritareve të vogla, duke bërë ndërkohë të pikonte çatia e asaj shtëpie të vjetër prej qerpiçi. Gjyshja numëronte pikat e shiut që gjerbonin mbi një legen, që e vendoste në dysheme sa herë binte shi. Ritmi i tyre krijonte një monotoni acaruese, aq sa i dukej sikur ato pika i përplaseshin mbi kokë. Në kllapi, ato ngatërroheshin, dhe ajo niste sërish nga e para numërimin. Dhe përsëri ngatërroheshin e mbivendoseshin në mënyrë të pakuptimtë mbi njera tjetrën. E nesërmja do të sillte një realitet të ri, të frikshëm për zvarritjen e ditëve të saj, edhe ashtu mjaft të trishta.

Rreth orës dhjetë të mëngjësit, një kamion i vogël përshkoi të nesërmen rrugicën e ngushtë me kalldrëm, dhe u ndal me zhurmë para shtëpisë. Me ndihmën e dy djemve të fuqishëm, “anëtari” i ri i familjes futi në dhomën e prindërve të mi, ato pak orendi që dispononte. Ishin të vjetëruara, të ndotura, dhe mbanin erë të rëndë. Më pas, pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, ishte mbyllur brenda saj, dhe nuk kishte lëvizur fare gjatë njëzet e katër orëve në vijim, madje nuk kish dalë as në banjon e përbashkët e të vetme të asaj shtëpie, që si në shumë banesa përdhese të atyre viteve, ndodhej në fund të oborrit.

Kësisoj, filloi për gjyshen përballja befasuese me veprimet e tij të pazakonta. Njëzet e katër orë, asnjë zhurmë, asnjë lëvizje. A ishte mirë?…Ishte gjallë?…Ndoshta kishte nevojë për ndihmë!!…Duhej ta mësonte. Pas një hezitimi, gjyshja trokiti në derën e tij. Sërish asgjë nuk pipëtiu. Çfarë i kishte ndodhur?? Mos kishte vdekur!!…Fundja i sëmurë ishte…dhe gjyshja trokiti sërish…
Kur nuk kishte më shpresë të hapej ajo derë, fqinji i vetëquajtuar “çun” i saj një ditë më parë, u çfaq në derë, i përgjumur, me sy të kuq e të fryrë.
-Çfarë do none!! – Pse më zgjon !!!…— iu hakërrye.
E trembur e gjora gjyshe, mezi i tha:
-Je mirë?…Ke nevojë për gjë???
-Jo…- u përgjigj prerazi ai. Dua të fle. Më lër rehat, Kuptove?? – Psherëtiu, përplasi derën dhe nuk kapërceu pragun e asaj dere edhe për njëzet e katër orë të tjera.
Gjyshja përjetoi sërish të njejtin ankth…por nuk trokiti më. Dy ditë pa dalë nga ajo dhomë…a kishte vallë për të ngrënë?…po nevojat personale, ku i kryente???

Të nesërmen e ditës së dytë, në mëngjes herët ai doli pa zhurmë, duke flakur në oborrin e vogël dy shishe të boshatisura pijesh alkolike. U zhduk, për t´u kthyer vetëm në mbrëmje. Provoi të hapte derën e kuzhinës ku qëndronte gjyshja, dhe meqënëse e gjeti të mbyllur, trokiti në të. Pasi hezitoi pak, ajo e hapi atë derë. Duhej të përballej me të keqen që tashmë do të ishte prezente çdo ditë në jetën e saj. Duhej të përpiqej të mos e kishte armik atë të çmendur. Ai hyri brenda dhe u ul në minderin e gjyshes. Qelbej erë urine dhe alkoli. Sytë si nuk po i plasnin nga damarët e fryrë e të kuq. Pa pritur që ajo të thoshte diçka, filloi të broçkulliste fraza pa lidhje. Ai përjetonte një delir prej të marri, që e bënte të besonte se shteti komunist nuk mund të ekzistonte pa atë…se ai ishte besniku që e mbronte nga armiqtë…se ai ishte gati të vriste këdo që nuk e donte partinë. E shkreta gjyshe. Pas ndonjë ore të kësaj ligjërate të çakorduar e të pambarimtë, ajo iu lut të shkonte të flinte, pasi edhe ajo ishte shumë e lodhur dhe kish nevojë për pushim.
-Mirë none…ta prish unë ty?? — shi, shi…paske vra ene komën…mos e çaj kaptinën se njallet…

Dhe pasi përsëriti për të disatën herë heroizmat e asaj dite, u largua drejt dhomës tashmë të tij. Duke menduar se u sos për momentin tortura në praninë e të marrit, gjyshja mori frymë disi e lehtësuar. Por pesë minuta më pas, ai doli sërish në oborr, dhe filloi të këndonte me zë të çjerrë…Enver Hoxha e mprehu shpatën…
Pasi mprehu për një orë shpatën, ai hyri më në fund në dhomën e tij, dhe nuk u ndje më. Të nesërmen, përsëri heshtje varri. Nuk pipëtiu asgjë. Ai nuk doli fare nga dhoma.
E shkreta gjyshe, filloi të ambientohej me sjelljen e tij të çuditshme, dhe ta trajtonte atë si një të keqe me të cilën duhej të bashkëjetonte. Duke e njohur këtë realitet, njëri nga fqinjët shumë të gjindshëm, i vendosi shula të rinj e të sigurtë në derën e kuzhinës dhe atë të dhomës së saj të gjumit.

Për të evituar vizitat e tij të frikshme e të padurueshme të mbrëmjes, sapo ndjente kërcitjen e bravës së portës së oborrit, gjyshja fikte dritën dhe qëndronte në qetësi absolute. Donte t´i jepte atij të kuptonte se e kishte zënë gjumi, dhe se nuk duhej ta shqetësonte. Por ai nuk bindej se ajo mund të flinte në atë orë, dhe trokiste pa pushim në derën e saj të kuzhinës.

Sakaq, avujt e alkolit depërtonin nëpërmjet hapësirave të saj, dhe gati i merrnin frymën. Me zemër të ngrirë, gjyshja mezi priste që ai të lodhej e të hiqte dorë nga insistimi i marrë, që ajo t´i hapte derën. Dikur ai tërhiqej, por shkaktonte skandale të pafundme në oborr…herë thyente ndonjë vazo…herë-herë sokëllinte këngën e tij të preferuar…Ndonjëherë urinonte e kryente nevojat e tij në mes të oborrit. Ndodhte, që pas një nate me shi, ajo fëlliqësirë përhapej në gjithë ambientin e vogël të shtruar me çimento e të plasaritur. E shkreta gjyshe. I duhej të pastronte të nesërmen, duke vjellë e nxjerrë zorrët nga pështjellimi.
Në mbrëmje të tilla, e ngujuar, ngashërehej pa zë dhe i lutej Zotit t´i jepte forcë e kurajo për të përballuar këtë situatë absurde. As në makthet e saj më të këqia, nuk kishte imagjinuar kurrë se në atë moshë do ndante banesën me një të çmendur, e do të vuante gjithë pasojat e kësaj.

Duke ndjerë dështim në invazionin e mbrëmjes, mendja e tij e sëmurë gjeti një tjetër mënyrë diabolike, që ta detyronte gjyshen t´i hapte derën. Në njërin nga muret e oborrit, ishte vendosur kutia e siguresave të energjisë elektrike. Duke liruar njërën prej tyre, shkaktohej ndërprerja e saj në gjithë shtëpinë.

Disa ditë e duroi gjyshja këtë situatë, duke kaluar gjithë mbrëmjen në errësirë, madje duke mos guxuar as të ndizte ndonjë qiri, i cili do të qe sinjal se ajo nuk po flinte. Shpresonte e gjora se ai do të lodhej nga kjo lojë infantile dhe e fëlliqur, e do të hiqte dorë nga ndërprerja çdo natë e energjisë elektrike. Por ai e vazhdoi këtë lloj eksperimenti shantazhues me të njejtin zell. Madje, gajasej me zë të lartë kur gjithçka mbulohej nga errësira. U dorëzua me në fund gjyshja e shkretë. Në këmbim të ndriçimit, duhej të duronte çdo natë për dy orë gjepurat dhe idiotësitë e tij, si dhe erën e rëndë shkaktuar nga mungesa e higjenës. Në krizat e tij delirante, ai fantazonte se politikanët komunistë të bllokut të udhëheqjes ishin miqtë e tij të ngushtë që i kërkonin atij shërbime të veçanta, të cilat vetëm ai qe i aftë t´i kryente.
Kishte netë kur kthehej i gjakosur nga grushtet apo rrahjet që rëndom ndodhnin ndërmjet pijanecësh ordinerë, dhe në raste të tilla rrihte gjoksin për trimërinë e tij në përballje me disa armiq, të cilët ai kishte mundur t´i çfaroste. Ngjasonte me një lloj Don Kishoti, që sikurse ai luftonte me mullinjtë e erës. Por në ndryshim nga heroi i Servantesit, “armiqtë” e tij ishin realë, pasi ai mbulohej me plagë të çara apo mavijosura. Ahh…mungonte edhe Rosinanti.

Tek e shihte të gjakosur, përveç tmerrit, gjyshja ndjente edhe keqardhje për papërgjegjshmërinë e tij. Butësisht, i lutej që të kërkonte ndihmë mjekësore, gjë që ai e kundërshtonte me kokëfortësi. I shtruar për vite në spitalin psikiatrik, ndoshta kishte tmerr nga mjekët dhe refuzonte çdo kontakt me ta.

Në momentet kur konstatonte të ishte më i qetë, ajo i lutej të shkonte në dhomën e tij, pasi ndjehej e lodhur dhe se kishte nevojë të flinte. Pavarësisht lutjeve të saj të përsëritura, ai largohej kur t´i thoshte mendja. Vijonte më pas me sorollatje poshtë e lart në oborrin e vogël, duke kënduar këngën e preferuar, ose duke fantazuar me zë të lartë rreth betejave imagjinare.

Gjithsesi, së paku çdo javë ai mjeran mbyllej dy ditë brenda, pa u ndjerë fare. Gjyshja po ambientohej me këtë regjim të çuditshëm, dhe e qetësonte disi veten se kishte forcën ta përballonte atë situatë. Madje, herë pas here ndjente keqardhje për të. Ndodhi një rast, kur ai nuk doli për katër ditë nga dhoma dhe nuk reagoi as kur gjyshja i trokiti disa herë në derë. E alarmuar, ajo i kërkoi një fqinji që të njoftonte autoritetet zyrtare, e të kërkonte ndihmë për një person të mbyllur prej katër ditësh, pa asnjë shenjë jete, se aty ndodhej një person i gjallë. Disa orë më pas, fqinji erdhi i shoqëruar nga dy policë dhe një infermier, të cilët pas disa thirrjesh, shpërthyen derën. Zhurma e saj e zgjoi atë nga gjumi.Duke mbyllur hundët prej erës së rëndë, ata ju afruan atij, dhe e pyetën si ndjehej. Me sy të zgurdulluar, ngritur përgjysëm në shtrat, u përgjigj se nuk kishte nevojë për asgjë. Vetëm ta linin të qetë të flinte. Për habinë e gjyshes, ai nuk manifestoi asnjë lloj agresiviteti ndaj policëve që hynë aty me forcë. Ndoshta ushqente ndonjë frikë të fshehur ndaj tyre. Ndoshta.

Kësisoj, u zvarritën muaj të pafund tmerri për gjyshen. Në letrat që dërgonte, ajo kurrë nuk shkroi për “anëtarin” e çekuilibruar të familjes dhe vuajtjet e shkaktuara prej tij. Përpiqej e gjora të na e kursente këtë hidhërim, për të cilin ishim tërësisht të pafuqishëm ta ndihmonim.

…Dy vite më pas prindërit vendosën të më rikthenin pranë gjyshes. Isha vetëm dymbëdhjetë vjeç. Si e mitur, masa e internimit nuk ishte bllokuese për mua, ashtu siç ishte për prindërit e mi. Ata më konsideronin tashmë të përgatitur mjaftueshëm, sa për të mos e lënë gjyshen të vetme. Vërtet, vuajtjet e internimit më kishin maturuar para kohe.

Mbërritja në Tiranë më përballi edhe mua me këtë të papritur. Kapërceva pragun e shtëpisë ku kisha lindur e kaluar dhjetë vitet e para të fëmijërisë, dhe hyra paksa e përhumbur në oborrin dikur aq të dashur për mua. Gjithçka më dukej kaq ndryshe. Por në të vërtetë isha unë që kisha ndryshuar. Dy vitet e internimit kishin lënë gjurmë të thella në vetëdijen time.
Gjyshja po më priste me padurim. Nëpërmjet një letre, prindërit e kishin njoftuar për mbërritjen time. Nuk di sa minuta qëndruam të përqafuara në oborr, ndërkohë që na rridhnin lotët. Sa shumë ishte plakur e gjora gjyshe pas internimit tonë. Së fundmi mblodhëm veten. Unë mora valixhen që e kisha lëshuar mbi dyshemenë e oborrit dhe nxitova drejt dhomës së gjumit. Gjyshja u prish në fytyrë dhe më tha:
-…Jo aty, mos…!
-Pse, – e pyeta, çfarë ka ngjarë?
Ajo më ftoi të shkonim në kuzhinë, dhe pasi u ulëm në minder, me zë të mekur më tregoi atë që kish ndodhur pas syrgjynosjes sonë. U tmerrova. Isha tërësisht e papërgatitur për këtë realitet. E ngrata gjyshe, ishte e detyruar të mos më fshihte asgjë, pasi dhe unë duhej të mbrohesha aq sa ishte e mundur nga ai individ i çakorduar. Më tregoi me detaje gjithçka kishte hequr. Duke e përqafuar, me lot në sy i përsërisja se ajo nuk do të vuante aq shumë, pasi nuk do të ishte më vetëm.

Të nesërmen në mëngjes u përballa në oborr me të. Për mua nuk ishte surprizë. Fillimisht ai shtangu, dhe pastaj më pyeti kush isha unë. Me një lloj ngurrimi iu prezantova, dhe çuditërisht pashë një lloj kënaqësie në sytë e tij. Këtej e tutje do të ishin dy persona në atë shtëpi, të cilëve ai do t’u kërkonte vëmendjen. Sjellje tipike e një njeriu të braktisur e të vetmuar. Ishte ekzakt si ma kishte përshkruar gjyshja.

Kishte pamje të frikshme me ata sy të përgjakur, me kokë të deformuar nga qepjet, apo shenjat e operacionit.Instiktivisht ndjeva një lloj mëshire për të. Ai ishte fajtor pa faj. Përgjegjës për këtë situatë kaq anormale ishte shteti bandit diktatorial që dhunonte edhe të drejtat më elementare, siç ishte privatësia e banesës. Unë u solla ekzaktësisht si më mësoi gjyshja, duke u mbyllur kur mundeshim me shula dhe duke evituar në maksimum përballjen me të. Pavarësisht gjithçkaje, së paku gjyshja nuk ishte më njeri pa njeri.

Një vit e gjysëm më pas, një epidemi e rëndë gripi i rrëmbeu jetën gjyshes sime. Dha shpirt në krahët e mi. Nuk mund ta përshkruaj dot dhimbjen e humbjes së saj dhe vështirësitë e atij funerali në mes të dimrit dhe të epidemisë. Bashkë me largimin e saj, perënduan edhe të gjitha ëndërrat e mija për një jetë ndryshe nga ajo që më impononte internimi. Çuditërisht, i çekuilibruari u zhduk për katër ditë nga shtëpia kur gjyshja mbylli sytë. Nuk mund ta di se çfarë ndjeu. Ishte kaq i mjegullt e i pakuptueshëm raporti i tij me jetën dhe vdekjen. Keqardhje ndoshta?… Nuk e di.

Pas një përpjekjeje të dështuar për të ndjekur shkollën e mesme, dhe përjashtimin pas përfundimit të vitit të parë të saj, u ktheva përfundimisht, pranë familjes sime, në fshatin e internimit.

Ndërsa shtëpia jonë në Tiranë, mbeti në duar të të çmendurit. U rrënua tërësisht.

Qëndruam njëzet e tre vite në internim. Vuajtje, dhimbje pa mbarim. Një ditë ky kalvar mori fund, por asgjë nuk mund të kthehej më si më parë. Të marrin e mjerë, nuk e takuam më kurrë. As nuk e mësuam fundin e tij.

Mbetën vetëm kujtimet. Ato na shoqërojnë si bashkëudhëtarë të pandashëm në trenin e kohës. Nuk mundet askush të na i rrëmbejë.

Ps. Dedikuar një periudhe shumë traumatike të jetës së gjyshes sime, Shefikat Sefa. (Narazani). Në nderim të figurës së saj, si një ndër mësueset e para (gra) të rrethit të Elbasanit, sot një rrugë e këtij qyteti mban emrin e saj.

Viti 1932. Në foto (në qendër) gjyshja ime me nxënësit e saj. Fëmija që mban në krahë është mama ime.

________________________________________________________________________

Ps. Dedikuar një periudhe shumë traumatike të jetës së gjyshes sime, Shefikat Sefa. Në nderim të figurës së saj, si një ndër mësueset e para (gra) të rrethit të Elbasanit, sot një rrugë e këtij qyteti mban emrin e saj.

blank

Viti 1932. Në foto (në qendër) gjyshja ime me nxënësit e saj. Fëmija që mban në krahë është mama ime.

 

 

blank

 

Gjyshja, mama ime, vellia dhe une

 

blank

Gjyshja, im ate, im vella dhe une

blank

“Si ma pushkatuan vëllain në Revoltën e Spaçit, as eshtrat s’i gjejmë dot”, dëshmia rrëqethëse nga Parisi e ish-të përndjekurit politik

Dashnor Kaloçi

Publikohen dëshmitë rrënqethëse të 79 vjeçarit Agim Bejko, me origjinë nga Starova e Pogradecit dhe banim në Paris, i cili rrëfen të gjithë  historinë e Revoltës së Spaçit, e ndodhur në datat 21, 22 dhe 23 maj të vitit 1973, ku rreth 1000 të burgosurit e atij kampi, u ngritën në një revoltë kundër komandës së burgut dhe vetë regjimit komunist të asaj kohe, duke hedhur parrulla politike, si: Poshtë diktatura”, “Ne nuk jemi skllevër”, “Ja vdekje, ja liri”, “Ju jeni katilë, keni lyer duart me gjakun tonë”, “Rroftë Evropa e lirë”, “Poshtë komunistët”, “Do t’ju djegim si Stalinin”, “Populli është me ne dhe është kundër jush”, etj. Të gjitha detajet se si u ekzekutua vëllai i tij, 27 vjeçari, Dervish Bejko, së bashku me katër shokët; Hajri Pashaj, Pal Zefi e Skënder Daja dhe kalvari i gjatë mbi 25 vjeçar i Agim Bejkos në disa rrethe të vendit, nëpër kodra, male, përrenj e kodrave, për gjetjen e eshtrave të tyre…?!
“Në krye të revoltës ishin këta të katërt; Dervish Bejko, Hajri Pashai, Pal Zefi dhe Skënder Daja, të cilët ishin iniciatorët kryesorë që shpërtheu ajo revoltë, por ishin dhe të tjerë emra të njohur që më pas u bënë legjenda të burgjeve politike të regjimit komunist, si; Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Demir Pojani, Dashnor Kazazi, Syrja Lamçe, Paulin Vata, Jorgo Papa, Luan Koka, Sami Dangëllia, Luan Burimi, dhe Hodo Sokoli. Kanë qenë dhe shumë të tjerë, se nuk i mbaj mend tani dhe nuk dua të bëj klasifikim, pasi ajo gjë tashmë njihet mjaft mirë. Kështu në momentet e para të revoltës, vëllai im, Dervishi, grisi copën e kuqe të krevatit dhe mori Mersin Vlashin, për t’i pikturuar shqiponjën. Pasi donte të bënte flamurin kombëtar, por pa yllin e kuq komunist. Pasi Mersini pikturoi shqiponjën pa yll, Dervishi e mori flamurin e shkon në kat të tretë të burgut. Ky flamur pati jetë tre ditë e tre net, pra nga 21 maji deri në 23”.

blank

AGIM BEJKO

blank

DERVISH BEJKO

blank

blank

Kështu shprehet ndërmjet të tjerash për Memorie.al, 79 vjeçari Agim Bejko me origjinë nga Starova e Pogradecit dhe me banim prej vitesh në Paris, i cili dëshmon një nga historitë më të veçanta të kampeve dhe burgjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, atë të ‘Revoltës së Spaçit’ të vitit 1973, ku një nga katër të ekzekutuarit, ishte vëllai i tij, Dervish Bejko, në atë kohë vetëm 27 vjeç. Lidhur me ngjarjet e revoltës së Spaçit, si dhe me peripecitë e shumë dhe kalvarin e gjatë gati prej tre dekadash të Agim Bejkos në kërkim të gjetjes së eshtrave të vëllait të tij, Dervishit, si dhe tre bashkëvuajtësve të tij: Pal Zefi, Hajri Pashaj dhe Skënder Daja, etj., ngjarje të papublikuara kurrë më parë, do njihemi nëpërmjet kësaj interviste, duke e filluar me familjen Bejko, e njohur gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, si një nga “familjet më reaksionare” të Starovës së Pogradecit.

Zoti, Agim, para se të dalim tek ngjarja e revoltës së Spaçit, a mund të na thuash shkurtimisht cila ishte e kaluara e familjes suaj?

Ne jemi me origjinë nga Starova e Pogradecit dhe kemi qenë një familje e madhe dhe relativisht e pasur për atë kohë. Nisur nga ky fakt, gjyshi im i mbaroi studimet në Vienë të Austrisë, per ciklin e ‘rrymave të ulëta’ dhe kishte shok kursi në universitet, inxhinierin e famshëm, Ndoc Naraçi nga Shkodra, i cili më pas u bë dhe ministër në periudhën e Monarkisë së Zogut. Pasi u kthye në Shqipëri dhe filloi punë si inxhiner, ai zbatoi një projekt qe kishte të bënte me vendosjen e linjës së parë telefonike në Shqipëri, nga veriu deri në Mallakastër. Në atë kohë në Mallakastër plasi lufta dhe ai projekt u ndërpre. Reforma famëkeqe e vitit 1946 na preku si gjithë te tjerët edhe familjen tonë.

Ç’ndodhi me familjen tuaj pas ardhjes së komunistëve në pushtet në vitin 1945?

Regjim i komunist i sapoardhur në fuqi në vitin 1945, na sekuestroi të gjitha çfarë kishim. Na i morën të gjitha dhe na lanë vetëm me 3 dylym tokë. Shtëpinë që e kishim 2 katshe e bënë shkollë. Gjyshi vdiq dhe la dy djem; babain tim, Enverin dhe xhaxhain tim. Në korrik të vitit 1945, u arrestua babai, Enveri dhe si rrjedhojë u dënua 12 vjet burg për “agjitacion e propaganda”. Më pas, siç ishte zakoni i komunistëve, mbi ne ra persekutimi dhe kalvari i gjatë i vuajtjeve. Nuk mjaftoi kjo gjë, por dhe na internuan, na hoqën nga shtëpia e ne nuk kishim të drejtë të ktheheshim më atje. Me urdhër të Sigurimit të Shtetit, na çuan në një guzhinë, apo një kolibe të them më mirë, të një kushëririt tonë. Ne ishim 8 fëmijë, gjyshja nëntë, e mamaja dhjetë. Jetonim në një ambient shumë të vogël që nuk mund te jetoje, ajo ishte krejt e pabanueshme.

E mbani mend atë kohë, sa vjeç keni qenë?

Po e mbaj mënd shumë mirë, pasi unë në atë kohë isha 13 vjeç dhe djali i madh i familjes, pasi unë kam lindur në vitin 1942. Kur babai ndodhej në burg, unë shkova ta takoj atë ne burgun e Korçës dhe duke qenë se isha fëmijë, babai më tha: “Unë kam lënë një burrë në shtëpi”. Mendoni një 13 vjeçar, ishte burrë shtëpie. Nga kushtet e vështira ku jetoj familja jonë aty ku na çuan pasi na hoqën nga shtëpia jonë, mua më kanë vdekur dhe dy vëllezër, në atë të ashtuquajtur kuzhinë, se nuk ishte as kuzhinë.

Dy vëllezërit që vdiqën, në çfarë moshe ishin?

Një ishte 3 vjeç, Esati, ndërsa Shpëtimi ishte 5 vjeç. Nuk më del nga mëndja, sepse në atë kohë kur vdiq Esati 3 vjeç, erdhi hoxha për ta larë vëllain dhe unë më një ibrik të verdhë, i hidhja ujë hoxhës. I hidhja ujë hoxhës për të larë kufomën dhe më shumë binin pika loti mbi trupin e vëllait, sesa ujë. Ne si familje ishim në një izolim total dhe nuk na hynte njeri në shtëpi, sikur të kishim lebrozën…?! Nuk futej absolutisht asnjë njeri tek ne. Mendoni se çfarë gjëndjeje e tmerrshme ka qenë për familjen tonë. Mbas kësaj vdiq dhe vëllai tjetër, pasi ne ishim në gjëndje mizerabël. Kemi jetuar në gjendje shumë të keqe, pasi për të mbajtur frymën gjallë, merrnim vetëm 7 kg. misër nga Këshilli Popullor i fshatit, të cilin e merrnim në Grumbullim në Pogradec. Dhe vetëm me këto 7 kg. misër, jetonim për një muaj e gjithë familja.

Po me vëllanë tjetër, Dervishin, sa diferencë moshe kishit?

Dervishi ka një diference nga unë prej 4 vjetësh. Ai është i datëlindjes 1946, ndërsa unë i 1942-it. Dervishi në këtë kohë ishte i vogël i mitur. Babai, mbasi u dënua me 12 vjet burg, me punën që bëri në burg, e kapën 3 amnisti dhe fitoi 4 vjet, e doli mbas 8 vjetësh nga burgu. Edhe njerëzit e afërt tonët u larguan të gjithë, me përjashtim të dhëndurve që i kishim shumë të afërt. Kishim një izolim total nga fshati. Gjatë periudhës që erdhi babai nga burgu, ne menduam se mbaroi kalvari i vuajtjeve tona. Por ishim gabuar, madje rëndë…?!

Përse…?!

Sepse nuk kishte të mbaruar kalvari, për arsye se do të vinte viti 1971. Në këtë kohë unë u rrita, punoja në fermë,(Ndërmarrje Bujqësore), sepse dy rrugë kisha; o në fermë o në minierë?! Në kohën që u lirua babai, me shumë mundime, ne mundëm të bënim në truallin tone, një ndërtesë që mundëm të fusnim kokën brenda. Por në vitin 1971, arrestuan villain, Dervishin dhe e dënuan me 12 vjet burg, me akuzën “agjitacion e propagandë dhe për tentativë arratisjeje”.

Ku ndodhej Dervishi kur u arrestua?

Vëllai, Dervishi, në atë kohë ishte me punë ne Elbasan, ne Metalurgjik. Ai mbasi u martua, u shkëput nga familja në një farë mënyrë për të humbur gjurmët, sepse hija e persekutimit, apo siç thuhej në atë kohë “të deklasuar”, nga ndiqte kudo. Por familja e vajzës që kishte marrë Dervishi për grua, ishte me biografi më të mirë se sa ne dhe për ta ruajtur atë, ai u nda nga ne dhe iku ne Elbasan. Në atë kohë që u arrestua, Dervishi kishte dhe një fëmijë, djalin Leonard Bejkon. E kishte djalë të vetëm që e la motak. Pra, në 1971-in u arrestua në Elbasan, bëri dhe bëri 6 muaj hetuesi.

Gjatë kohës që Dervishi ishte i arrestuar, familja juaj e takoi ndonjëherë?

Unë shkova një herë me babain për ta takuar, mbasi kishte mbaruar hetuesia, por ende nuk kishte dalë në gjygj. Kishim pak ushqim per t’ia çuar. Nuk e harroj kurrë atë ditë, pasi aty në burgun e Elbasanit, në oborrin e Degës së Punëve të Brendshme, rastisëm apo na doli me qëllim, ballë për ballë xhelatin e kuq, kryetarin e Degës, Nevzat Haznedari, i cili kishte një trup te gjatë. Ai e njohu babain dhe i thotë: “Nuk vure mend ti, po solle dhe djemtë këtu? Këtu do të vdisni të gjithë”.

Si i’u përgjigj babai?

As guxoi të fliste dhe ne nuk na lanë të takoheshim me vëllanë dhe nuk na i mbajtën as ushqimet. Kështu u kthyem përsëri në shtëpi, sepse duhet të dilte në gjyq, të merrte dënimin, e më pas mund ta takoje. Mbas tre javësh, Dervishi doli në gjyq, e siç i bënin gjyqet në atë kohë, u dënua me tre dëshmitarë, që vëllai nuk i kishte pranuar as në hetuesi. Edhe sot është dokumenti në dosjen e tij pa e firmosur, se këta ishin njerëz që i kishte futur Sigurimi Shtetit aty, pra dëshmitarë të rremë dhe ai nuk i njihte fare. Megjithë atë ai u dënua 12 vjet, njësoj si babai. Dy nene e kapën; agjitacion e propaganda dhe tentativë për arratisje. Por asnjëra prej tyre nuk qëndronte dhe ato akuza nuk ishin aspak të vërteta, se po të ishte e vërtetë, ai do arratisej kur ne ishim ne Pogradec, se e kishim afër kufirin, e jo nga Elbasani! Problemi ishte se spiunët e Sigurimit të asaj kohe, lakejtë, njerëzit që e kishin shitur shpirtin te shejtani, si të themi, e kishin bërë detyrën që u ishte ngarkuar…?!

Më konkretisht, si ndodhi?

Një Punëtor Operativ i Sigurimit të Shtetit nga Pogradeci dhe që ishte me detyrë në Elbasan, e njihte shumë mire, jo vetëm Dervishin, por dhe prejardhjen e familjen tonë, si dhe faktin që e kishim patur babain e gjyshin në burg. Kështu ai bëri sugjerimin për t’a arrestuar vëllanë tim. Dhe pas dënimit, ai përfundoi në burgun e Spaçit, ku dhe ndodhi ajo që ndodhi me Revoltën e Spaçit, të majit 1973.

Sipas atyre që keni mësuar ju, çfarë ishte ajo revoltë dhe si u përfshi Dervishi në të?

Si fillim desha të them se në kohën që plasi revolta, Dervishi kishte bërë gati dy vjet burg dhe si të thuash ai njihte me imtësi çdo gjë që ndodhte atje. Pra me një fjalë, ai ishte ambientuar dhe ishte koshient per gjithçka, apo më saktë, për çdo veprim që mund të ndërmerrte. Tani të dal te pyetja juaj, se çfarë ishte Revolta e Spaçit? Sipas meje, ‘Revolta e Spaçit’ ka qenë akumulimi i vuajtjeve, torturave, e punës së detyruar të burgosurve politik. Nga puna skllavëruese u bë revolta e Spaçit, se në të vërtetë, me rregull për të burgosurit ishte se duhej te punohej 8 orë, por atje punohej shumë më tepër…?! Se dy orë i mbanin para se të futeshin në galeri, e dy orë të tjera i mbanin duke i bërë apelin, e kështu nga 12, shkonte në 14 orë. Ky akumulim i vuajtjeve dhe viteve shpërtheu në ato momente. Kështu, një ditë prej ditësh, në datën 21 maj 1973, në orën 6 e 20 minuta, në taracën e godinave të kampit, u trefishuan rojet e brendshme.

Ç’ndodhi pas kësaj?

Pas kësaj, të gjithë të burgosurit filluan të nervozohen. Në këtë kohë, rojet, policët dhe ushtarët e rrethimit të brendshëm e të jashtëm, filluan të shajnë e provokojnë të burgosurit, sepse këta kishin dalë në mbrojtje të katër shokëve të tyre të burgosur, që me të padrejtë komanda i kishte futur në izolim në biruca. Një i burgosur aty, më duket se Pavllo Popa nga Shkodra, morri levën dhe i shpërtheu birucat dhe kështu katër të burgosurit, u bashkuan me shokët e tjerë, ku ishin gati 1000 veta.

Ç’ndodhi pas kësaj?

Menjëherë shpërtheu revolta si një vullkan dhe gjithçka ishte për kushtet e këqija ekonomike, punët e rënda, torturat e fjalët ofenduese. Duhet të keni parasysh, se po mos të bënte normën një i burgosur, atë e lidhnin me tel me gjemba e me pranga, e rrihnin dhe ai ishte i detyruar të kthehej prap në punë, për ta mbaruar normën. Të burgosurit nxirrnin pirit, bakër dhe krom nëpër miniera. Ndërsa filloi të zinte revolta, rojet që ishin brenda, lanë kapelet dhe u ndeshën me të burgosurit si gladiatorët, por jo tamam ashtu, se gladiatorët janë në kushte te barabarta, ndërsa këta nuk ishin ashtu. Kini parasysh se të burgosurit nuk kishin as armë dhe asgjë tjetër, por vetëm një revoltë të brendshme, që i’a forconte edhe më shumë idealet që kishte gjithsecili në kokë. Ndërsa oficerët e ushtarët efektiv të atij kampi, ishin të armatosur me armë, shkopi gome dhe me bishta lopate.

A kishte organizatorë ajo revoltë, pra emra të veçantë që dolën në krye të saj?

Patjetër që kishte dhe organizatorë, por në krye të revoltës, nga më aktivët ishin këta të katërt; Dervish Bejko, Hajri  Pashai, Pal  Zefi  dhe Skënder Daja. Këta ishin iniciatorët kryesorë që shpërtheu ajo revoltë, por ishin dhe të tjerë; emra të njohur që më pas u bënë legjenda të burgjeve politike të regjimit komunist, si Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Demir Pojani, Dashnor Kazazi, Syrja Lamçe, Paulin Vata, Jorgo Papa, Luan Koka, Sami Dangëllia, Luan Burimi, dhe Hodo Sokoli. Kanë qenë dhe shumë të tjerë, se nuk i mbaj mend tani dhe nuk dua të bëj klasifikim, pasi ajo gjë tashmë njihet mjaft mirë.

Të kthehemi tek roli i vëllait tuja, Dervishit, në atë revoltë!

Në momentet e para të revoltës, vëllai im, Dervishi grisi copën e kuqe të krevatit dhe morri Mersin Vlashin, për t’i pikturuar shqiponjën. Pasi donte të bënte flamurin kombëtar, por pa yllin komunist. Pasi Mersini pikturoi shqiponjën pa yll, Dervishi e mori flamurin e shkon në kat të tretë të burgut. Ky flamur pati jetë tre ditë e tre net, pra nga 21 maji deri në 23 maj. Plot tre ditë u valvit ai flamur në godinën e kampit të Spaçit. Pasi ndodhën këto gjëra, rrethohet kampi me tela me gjemba, me tre rrathë, me autoblinda, me sampistë, e madje edhe me helikopterë që bënin fluturime mbi kokat e të burgosurve. Ndërsa revolta ziente, nga rojet e ushtarët e armatosur deri në dhëmbë, kishte të shtëna në ajër dhe këto shpeshtoheshin, sidomos kur të burgosurit thërrisnin dhe hidhnin parrulla, si p.sh.: “Ja vdekje ja liri”, “Poshtë komunizmi” Poshtë diktatura”, “Ne nuk jemi skllevër”, “Ja vdekje, ja liri”, “Ju jeni katilë, keni lyer duart me gjakun tonë”, “Rroftë Evropa e lirë”, “Poshtë komunistët”, “Do t’ju djegim si Stalinin”, “Populli është me ne dhe është kundër jush”,Ajo që po ndodhte aty ishte një gjë krejt e pazakontë për regjimin e asaj kohe, pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që nga viti 1944 që ai regjim kishte ardhur në pushtet. Dhe në këto kontekst, ishte një tronditje që nga themelet të diktaturës së kuqe komuniste. Kjo është mjaft e vërtetë, pasi vite më vonë kemi mësuar se për atë ngjarje u fol dhe u shkrua edhe në mediat e huaja./Memorie.al

blank

Gazeta franceze (1912)- Marrëdhënia speciale e Zonjës Edith Durham me Shqipërinë dhe shqiptarët

Edith Durham (1863 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Qershor 2021

 

“La Vie heureuse” ka botuar, me 15 prill 1912, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me marrëdhënien speciale të Zonjës Edith Durham me Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Zonja Edith Durham në Shqipëri

Një heroinë e bamirësisë

blank

Midis mijëra mënyrave prekëse dhe gjeniale të të qenit bamirëse që gratë kanë zbuluar, këtu është një që, për më tepër, nuk shkon pa guximin. Ne e dimë se cila është jeta e mjeruar e shqiptarëve, mbi të cilët, pikërisht në këtë moment, çështja e Lindjes rëndon shumë. Ju gjithashtu duhet ta dini se për njëmbëdhjetë vjet një grua, Zonja Durham, ka qenë Providenca e tyre.

 

 

Ishte në Podgoricë në fillim të gushtit të kaluar që takova zonjën Edith Durham. Unë e takova atë në një qytet të vogël në kufirin me Malin e Zi, ku shqiptarët malsorë ishin strehuar, të përndjekur nga turqit. Nuk mund të imagjinohet skamja në të cilën ndodheshin këta njerëz fatkeq, shtëpitë e të cilëve ishin djegur nga trupat e Turgut Pashës dhe që kishin vetëm për strehim shpellat e gërmuara në brigjet e thepisura të Moraçës. Në këto kaçube të infektuara, burra, gra dhe fëmijë, të përzier me disa bagëti të pakta, kishin pritur për pesë dhe tetë muaj fundin e dhimbjeve të tyre. Kam vizituar refugjatët me zonjën Durham. Këta njerëz të varfër erdhën ta takonin, i puthën duart, e quajtën mbretëresha e tyre, i kërkuan ndihmë dhe mbrojtje kundër armiqve të tyre. Çdo ditë, nën 50 gradë nxehtësi, përgjatë shtigjeve me gurë, ajo endej në kampin e tyre të dëshpëruar, duke shpërndarë pak para që mori për ta nga Anglia. Ajo kishte blerë pëlhura (veshje) të cilat i ndau në copa prej tre metrash; për secilën pjesë, ajo shtoi dy gjilpëra dhe fill peri, sepse ajo kishte përvojë të rrallë dhe prekëse të këtyre gjërave.

 

blank

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Për njëmbëdhjetë vjet Zonja Edith Durham nuk është larguar nga vendet ku zgjedha Osmane rëndon rëndë mbi popullatat, duke paguar me paratë e saj, me personin e saj, duke mbrojtur gjithashtu me pendë ata të cilëve u është kushtuar plotësisht. Ajo ka shkruar disa vepra të botuara në Londër : dhe pa dyshim që një ditë do të lexojmë historinë shqetësuese të kësaj fushate të vitit 1911 në Shqipëri.

 

Situata politike në Evropë duke ngritur frikën e kryengritjeve të reja në këtë anë, zonja Durham mbeti atje, në mënyrë që të inkurajojë para së gjithash malsorët për të ngritur rrënojat e shtëpive të tyre, para sezonit të tmerrshëm të shiut.

 

Gazetarët që ishin në Podgoricë këtë verë, duke qëndruar në hotelin (bujtinën) e vetëm në këtë qytet të humbur Ballkanik, nuk do të harrojnë spektaklin kurioz dhe prekës të ofruar nga vaktet – dhe çfarë vaktesh! – kryesuar nga Zonja Durham. Të shtënat me pushkë shkëmbeheshin çdo mëngjes në një marshim dy orësh midis turqve dhe shqiptarëve dhe në këtë jetë kampi që bëmë të gjithë, nën një nxehtësi përvëluese, vetëm shpirti i devotshmërisë e mbajti të gjallë këtë grua.

 

Zonja Edith Durham është e njohur nga bashkatdhetarët e saj. Unë e përgëzoj veten time që kam parë bamirësinë e saj në rrethana në të cilat pak burra do të kishin pranuar ta ushtronin atë dhe të ishin në gjendje të dëshmonin para lexuesve të “La Vie Heureuse”.

 

André Duboscq

blank

Episod nga libri im memuaristik “Krahë të këputur”, vëllimi ll – Nga Alma N. Liço

Vëllai im
Ishte sezoni i provimeve të përfundimit të shkollës tetë-vjeçare. Ndonëse ende nuk kishte mbushur katërmbëdhjetë vjeç, vëllai im e dinte mirë se ç’fat e priste pas kësaj. Nuk mund të imagjinohej ndonjë mundësi për të vazhduar shkollën e mesme. Ky privilegj u takonte çdo vit një ose dy nxënësve, familjet e të cilëve kishin kontribute në forcimin e diktaturës së proletariatit. Madje për këtë mjaftonte edhe eksperienca ime e një viti më parë. Për shkak të persekucionit politik të familjes, isha flakur si leckë në rrugë të madhe. Aq i vogël, me kocka ende të pazhvilluara, edhe atë e priste skllavëria e punës në bujqësi. Arbitrarisht, dhe pa asnjë marrëveshje me prindërit, përgjegjësit e fshatit i rregjistronin këta fëmijë të fillonin menjëherë punën.
Kishte mbërritur fundi i qershorit, dhe vapa ishte në pikun e saj. Pikërisht në brigadën ku punoja unë dhe prindërit, të nesërmen do të fillonte punë edhe vëllaçkoja im. Ky fakt e bënte të ndjehej i mbrojtur. Nuk manifestoi asnjë trishtim. Përkundrazi, si djalë i familjes, ishte i kënaqur të jepte kontributin e tij për përballimin e asaj jete të vështirë. Ishte aq i brishtë dhe njëkohësisht aq i përgjegjshëm për të mbajtur mbi shpatullat e njoma detyrime të familjes. Të vetmet sjellje që më kujtonin se ai ishte ende fëmijë, ishin ngacmimet çamaroke që i bënte herë pas here motrës dhe dashuria e pakontrolluar për lojën me top. E cili nga djemtë nuk e adhuronte atë lojë? Nuk kishte rëndësi nëse topi ishte i çarë, deformuar dhe i qepur kuturu me spango.
E zgjuam në mëngjes, ndërkohë që ai fërkonte sytë e tij të përgjumur. Mezi arriti të ngrihej nga minderi-shtrat. Atë ditë do punonte pranë serës sime. Së bashku me një djalë tjetër, më i madh se ai në moshë, do të transportonin pleh me një tezgë llamarine, me bishta të shtrembëruar. Ajo ishte një ditë e tmerrshme për mua. Herë pas here dilja jashtë serës dhe shihja vëllain tim çamarok tek shtrëngonte dhëmbët për të mos lejuar rrëshqitjen e tezgës së ngarkuar me pleh nga duart e tij të vogla. Doja të qaja, të ulërija, por nuk shërbente për asgjë. Nuk do të mundja të lehtësoja vuajtjen e tij.
Në pushimin e drekës erdhi pranë meje. Ndërkohë domatet në serë ishin pjekur dhe unë pa u menduar aspak këputa dy prej tyre. Hëngrëm diçka bashkë. Pas disa minutash humbi në gjumë të thellë, aty i shtrirë ndën mullarin me kashtë. Vura re se dora e djathtë, gjysëm e mbledhur ishte me njolla gjaku. Me siguri, ky dëmtim ishte dhuratë e bishtit të deformuar të tezgës. Disa miza të babëzitura ishin sulur mbi pëllëmbën e tij dhe po e shijonin atë.
Përpjekja ime për t’i larguar ishte e padobishme, pasi pas disa sekondash ato ktheheshin sërish. Me zemër të copëtuar ja mbulova dorën me kapelen time. Ndërsa i përkëdhelja lehtësisht kokën, mendoja sa mizor ishte ky trajtim për një fëmijë. U përlota. Ato bulëza vezulluese shpirti flasin me gjuhën e heshtjes. Nuk bëjnë zhurmë. Ai kishte humbur në një gjumë engjëllor dhe nuk i shihte dot lotët e mi. S`doja të përjetonte dhimbjen time dekurajuese.
Në mënyrë të rrufeshme, kujtesa më ktheu pesë-gjashtë vite të shkuara, kur kishim veçse dy muaj që jetonim në atë fshat. Asokohe vëllai im ishte tetë vjeç. Një pasdite vonë, në deriçkën e kasolles ai u çfaq i zverdhur e bërë dyllë, me dorën e djathtë që i lëkundej. Ishte rrëzuar keqas duke luajtur me top. Si pasojë e atij aksidenti, parakrahu i tij ishte thyer. Ishte mëse e dukshme. Mamën e zuri paniku, ndërsa im atë u mundua të ruante gjakftohtësinë. Si të vepronte? Në fshat ishte një shërbim ambulator i një infermierie, por në atë orë ishte i mbyllur. Pastaj, nuk mund të shpresohej të ishte e mjaftueshme dhe efikase ndërhyrja e një infermiereje.
Brenda disa minutash të gjithë banorët e kasolleve për rreth morën vesh çfarë na kishte ndodhur. Me tim vëlla në krahë, im atë kishte rendur jashtë kasolles pa asnjë orientim. Teksa i rridhnin lotët, vëllai im vocrrak shtrëngonte dhëmbët nga dhimbjet. Befas u afrua një burrë i ri që banonte në një kasolle karshi sonës. Familja e tij ishte e internuar nga rrethi i Kukësit. Me rezervë dhe modesti, ai kërkoi t’ja besonim fatkeqësinë tonë babait të tij, i cili kishte aftësi të veçantë të ngjiste frakturat. Në mënyrë autodidakte, e kishte ushtruar gjithë jetën këtë dhunti, por që në atë fshat nuk kishte patur rast ta tregonte më parë. Kishte vetëm katër muaj i internuar aty. Kësisoj, vëllai im u bë “pacienti” i parë i këtij zotërie të urtë.
Duke mos patur asnjë zgjidhje tjetër, e lamë vëllain në duart e malësorit fisnik. Pasi hoqi llullën që i varej në buzë, nën dritën e një llampe me vajguri, ai filloi të fërkonte lehtësisht parakrahun e tim vëllai. Arriti të konstatonte thyerje në dy pozicione të ndryshme. Me shumë butësi e inkurajoi që të mos kishte frikë, pasi pas disa javësh dora e tij do të bëhej po aq e fuqishme sa më parë. Vetëm se duhej të duronte pak. Mbaj mend se më pas ja fashoi dorën me një gazetë të çpuar qindra herë me gjilpërë, çarçaf të vjetër dhe me të bardhë veze të rrahur. Të gjitha së bashku krijuan një mbështjellje të fortë që ai e quajti “jaki”. Për disa ditë me rradhë vëllai pati dhimbje të mëdha. Dora iu enjt aq shumë sa nuk dukej më e tij. Përveç aspirinave, nuk kishte asnjë medikament tjetër për qetësimin e tyre. E ndjeja tek qante natën pa zë.
Një muaj më pas, frakturat e tim vëllai ishin pothuajse të shëruara, por prindërit e mi nuk ishin aspak të qetë derisa të krijohej mundësia e një kontrolli radiologjik. Me shumë mund arritën të bënin një grafi në spitalin e qytetit të Beratit. Mjeku radiolog ishte impresionuar nga saktësia e ngjitjes së atyre frakturave. Ai nuk e besonte dot që një ndërhyrje aq e efektshme ishte bërë nga një burrë i moshuar që nuk kishte asnjë lidhje me mjekësinë.
Pas kësaj, në kasollen e këtij zotërie, trokisnin të gjithë hallexhinjtë e atyre rrethinave që kishin fatin e keq të frakturonin ndonjë dorë apo këmbë. Me humanizëm të jashtëzakonshëm, në kasollen e tij të varfër, ky zotëri i moshuar i trajtuar si armik nga shteti komunist, u shërbeu të gjithëve. Nuk u ankua kurrë. I mjaftonin mirënjohja dhe falenderimet e sinqerta të të dëmtuarve dhe familjarëve të tyre…
…Isha ende e përhumbur në këto kujtime mallëngjyese, kur vëllai hapi sytë dhe më buzëqeshi. Me shaminë që kisha me vehte i lidha si munda dorën e gjakosur nga bishti i tezgës. Sakaq u dëgjua zëri i djalit me të cilin punonte. Po e thërriste për të rinisur punën…
blank
( ne foto – une dhe vellai im, “armiq” te partise. Per shkak te rrezikshmerise se larte qe manifestonim per permbysjen e regjimit komunist, u ndeshkuam dy vite pas shkrepjes se kesaj fotoje)!!!
blank

VIRUSI PYET PO KET A E DINI, VRASTARI TIRAN I DJESHEM… – Nga Fritz RADOVANI

1989 – 2021…

KUSH JANË “RILINDJA” DHE “DEMOKRATËT” SOT ?!

 

(Pjesë nga fjala e Ramiz Alisë me dyer të mbyllura më 1989)

….

Por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne.
Programet e themelimit të këtyre partive do t’i formulojmë dhe do t’i miratojmë Ne.

Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre.
Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t’i kompletojmë

Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që “’t’u njihet prona”, por asnjëherë nuk do t’ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin.

Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria.
Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen.

Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë….
Neve kemi kuadro sa për shtatë komitete qendrore, ndaj nuk ka asnjë arsye që të kemi frikë. Ne i kemi studimet dhe platformat gati për zbatim…. Çdo gjë e kemi të programuar….“Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë.
Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë.
E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja.Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

 Nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur.

Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen.

Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend.”

***

Shenim F.R.: A kjo asht Demokracia e sotme?

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri… Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen…. Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë….
Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë. Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë.
….

Në krye të këtyre partive duhet të nxirren njerëz që përkrahin Strategjinë Tonë…., për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri…
Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë
.

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë.

….

Kurr mos i harroni këta rreshta të “tiranve terroristë, që do të vazhdojnë për t’ju sunduar edhe pas vdekjes…”, ashtusi ka thanë i Ndjeri Prof. Petro Fundo !!

         Melbourne, 4 Qershor 2021.

blank

Organizatori i Revoltës së Spaçit më 1973: Në gjyqin për ridënimin tonë, kur pranova se isha ideatori, prokurori Zef Deda më tha…

Pjesa e dhjetë
Publikohen dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin 1959. Dëshmitë e rralla të Bedri Çokut që bëri 24 vjet në burgjet e Spaçit, Burrelit e Qafë Barit dhe së bashku me dy vëllezërit, Esatin dhe Çaushin si dhe babanë e tyre, Azemin, vuajtën plot 64 vjet burg në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke u liruar vetëm në shkurtin e vitit 1991. Kujtimet e Bedri Çokut të përshkruara me mjeshtëri në librin e tij “Kryengritja që tronditi diktaturën”, e cila i kushtohet kryesisht Revoltës së Spaçit në majin e vitit 1973, ku ai si një nga organizatorët kryesorë të saj, hedh dritë për herë të parë duke bërë publike disa ngjarje dhe fakte të panjohura nga ajo revoltë ku u ngrit flamuri pa yllin e kuq të komunizmit, e deri tek puna e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Kampeve dhe Burgjeve pas viteve ’90-të, ku ai “arrestoi” shokun e tij të ngushtë, bashkëvuajtësin e kampeve dhe burgjeve të diktaturës dhe e dërgoi në qelitë e ‘Burgut 313’ të Tiranës, ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e ish-Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së me në krye Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën.

Kryengritja që tronditi diktaturën
(Bazuar mbi një histori të vërtetë)

“Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, unë shpreha mendimin se, në pamundësi për të gjetur një çarçaf të kuq, të çanim duart dhe, me gjakun tonë, të lyenim copën e bardhë…! I pari që çau dorën me thikë, ishte vëllai im, Çaushi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, e të tjerë…”

Shpresonim shumë të Sigurimi dhe Bashkëpunimi Europian i cili po realizohej me një shpejtësi marramëndëse nën kujdesin e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me të drejtë i gjithë njerzimi po priste me padurim çastin e madhe historik. Firmosjen për Mirkuptimin e Popujve të Europës, shteteve demokratike perëndimore dhe atyre komuniste të Lindjes, të cilat vuanin ende nga regjimet diktatoriale, për të vendosur së bashku një rend të ri paqeje dhe bashkëpunimi në botë. Shpresonim se edhe Shqipëria me këtë rast. Do të firmoste në Helsinki këtë Akt për fatet e njerzimit, si përfaqësuese e kësaj Organizate Politike Ndërkombëtare. Kishim bindjen se vendi ynë edhe pse i pakrahësueshëm me vendet e Lindjes, me hir, a me pahir, do t’i bashkohej Traktatit të Paqes dhe Bashkëpunimit me Europën (OSBE).

Autori
VIJIM

Gjyqi ndaj pjesmarrësve të revoltës, në qytetin e Rrëshenit

Pritej të vinin dhe grupe të tjerë të revoltës së Spaçit, që po hetoheshin në Tiranë, për t’u dënuar…! Mësuam se ne, të njëzetët, quheshim “Grupi i Flamurit”, nga i cili mendohej se mund të dënoheshin, me vdekje – pushkatim, një ose dy, kryesorët e ngritjes së flamurit, pa yllin mbi shqiponjën dykrerëshe. Ky lajm i fundit e trishtoi shumë të burgosurin Zef Ashta, dënuar nga pushteti komunist, gati tridhjetë vjet më parë, si “Armik i Popullit”, që kishte luftuar me armë në dorë trimërisht, përkrah nacionalistëve të Ballit Kombëtar, kundra pushtuesve dhe frontit komunist, serbo-shqiptar, sidomos, pasi mësoi që unë isha i pari në listën e këtij grupi prej njëzetë vetësh, i akuzuar si autori kryesor i ideimit, përgatitjes dhe ngritjes së flamurit kombëtar, pa yllin komunist…!

Dita qëlloi e bukur e me diell, kur, të lidhur përdore, dy e nga dy, nën vëmendjen e rreptë të një tabori policësh dhe civilësh të Sigurimit të fshehtë, na detyruan të ngjisnim shkallët e Gjykatës Popullore të Rrëshenit, për në sallën ku do të gjykoheshim me dyer të mbyllura. Padyshim që unë isha i lidhur përdore me një nga burrat që nacionalizmi shqiptar e ka pasur ushtar shembëllor, deri sa dha shpirt, një vit më vonë, në burgun e Spaçit, nga dita e kësaj ngjarjeje që po tregohet… Shpirti i Zef Ashtës pushoftë në paqe dhe Zoti e mëshiroftë! Amin!

 

Salla e gjyqit, në Gjykatën Popullore të Rrëshenit, dukej e ngushtë, ngaqë përveç nesh, të njëzetë të pandehur, që do gjykoheshim, gati e “pushtuam” gjysmën e saj, duke llogaritur edhe dy policë ulur, përkrah çdo të pandehuri, lidhur përdore me të pandehurin tjetër. Në hyrje dhe përreth hapësirës së sallës, qëndronin qiri në këmbë, civilë dhe ushtarakë, të angazhuar për sigurinë e mbarvajtjes së proçesit të gjykimit të armiqëve të popullit. Nën sundimin e një heshtjeje varri, të gjithë në sallë ishin të ndërgjegjësuar se, prej këtyre kokëqethurve të ligështuar, me fytyra të zbehta nga torturat e egërsisë shtetërore, sepse kishin shkaktuar ngjarjen e ndodhur për herë të parë në diktaturën shqiptare, pa asnjë dyshim që kërkonte kurbanët e vet…!

Data 19.06.1973

Trupi gjykues përbëhej nga kryetari i seancës gjyqësore, Filip Lako; ndihmës gjyqëtar, Gjin Pali; ndihmës gjyqëtar, Pjetër Nikolli; të asistuar prej sekretarit, Ndue Prendi dhe me pjesëmarrjen e Prokurorit, Zef Deda. Kryetari i seancës gjyqësore lexoi emrat e të pandehurve, sipas listës së përpiluar nga hetimet e zhvilluara në Hetuesinë e Përgjithshme, Tiranë. Kush dëgjonte emrin, ngrihej në këmbë, gatitu. Ulej me urdhër të kryetarit, pasi mbaronin formalitet e fillimit të seancës.

Lista ishte:

1) Bedri Çoku 11) Jonuz Norja

2) Mersin Vlashi 12) Tomorr Allajbeu

3) Murat Mata 13) Pal Marku

4) Neim Pashaj 14) Haxhi Bena

5) Feti Kumanaku 15) Qemal Demiraj

6) Ndrec Çoku 16) Shuaip Ibrahimi

7) Hasan Ibro 17) Muho Curri

8) Elez Hoxha 18) Mërkur Babameto

9) Naim Uka 19) Gramoz Spahiu

10)Zef Ashta 20) Dervish Sulo

Prokurori Zef Deda paraqiti aktakuzën e krimeve të kryera, të parashikuara nga Neni 76, në kombinim me Nenin 72 dhe 73/II – të Kodit Penal “Të akuzuarit e mësipërm, vazhdoi ai, duke qenë armiq të popullit dhe të Republikës Popullore të Shqipërisë, kanë organizuar e marrë pjesë në një revoltë të hapur armiqësore në repartin e riedukimit, Spaç, e cila synonte në minimin e pushtetit popullor. Të gjithë të pandehurit, nëpërmjet veprimtarisë së tyre të organizuar kriminale, mundën të tërheqin edhe të dënuar të tjerë në këtë veprimtari armiqësore, duke penguar veprimtarinë normale të pushtetit në atë repart-burg. Gjithashtu, të gjithë këta të pandehur, për të realizuar objektivat e tyre armiqësore, kanë zhvilluar në mënyrë të hapur agjitacion e propagandë kundër pushtetit, me gojë e me shkrim…duke qenë të gatshëm për tu kundërvënë rregullave të komandës së burgut dhe të shpërthenin në një rebelim armiqësor.

Fajsia për secilin të pandehur konsiston:

I pandehuri Bedri Çoku ka marrë pjesë në revoltën e Spaçit dhe gjatë ditëve të rebelimit ka qenë një ndër njerëzit më aktiv në hedhjen e parullave armiqësore kundër pushtetit, duke u shprehur: “Ja vdekje, ja liri”, “Poshtë komunizmi”, ”Poshtë qeveria komuniste e Tiranës”, “Rroftë Bashkimi Europian” etj. Ka marrë pjesë në ngritjen e Flamurit, duke qenë nga njerëzit më kryesorë në ideimin, përgatitjen dhe ngritjen e tij…! U është kundërvënë me force urdhërave të komandës së burgut, për të mos u stabilizuar gjendja në kampin – burg. Ka miratuar kërkesat e bëra në drejtim të qeverisë, në mbledhjen e organizuar në dt. 22/05/ 1973. Ka refuzuar të dalë në punë, duke frymëzuar edhe të tjerët me parullat: “Nuk punojmë në galeri”, “Ju na shfrytëzoni si skllevër”, etj., etj.

Kryetari i Seancës: – I pandehur, akuzoheni për organizimin e revoltës, në kampin – burg të Spaçit, çfarë do të thoni për këtë akuzë? Përgjigju!

Unë: S’kam pse ta kundërshtoj, kam qenë pjesmarrës dhe kam kundërshtuar çdo urdhër të komandës, lidhur me trajtimin çnjerëzor që na është bërë ne, të burgosurve politikë. Arsye ka plot, por unë i referohem një fakti të pakundërshtueshëm: Detyrimi me forcë që na bëhet të punojmë si skllevër në minierë, madje në një minierë primitive, ku mënyra e punës është ajo e disa shekujve më parë. Punojmë me tre turrne, për të nxjerrë nga nëntoka bakër të pasuruar me flori dhe pirit për uzinën e Laçit, e cila përpunon piritin për helmet sulfurore. Mendoni, zoti kryetar, kjo uzinë e prodhimit të helmeve furnizohet kryesisht nga prodhimi i piritit që nxjerrin të burgosurit politikë nga miniera e Spaçit, pikërisht nga ne që ndodhemi sot të prangosur para jush dhe qindra të tjerë të rebeluar po për këtë shkak. Jemi dënuar si kundërshtar të regjimit, por jo për të punuar me detyrim nga policia e burgut, sikur të ishim skllevërit e tyre.

A e keni idenë, zoti kryetar, se me çfarë ushqehemi ne, që punojmë me përdhunë në nëntokë? Me lëtyra të gatuara me margarine, si graso, pimë ujë me acid sulfurik që vjen nga rrjedhjet malore nëpërmjet hyrjeve dhe daljeve të minierës së bakrit dhe piritit. Nëse nuk plotësojmë planin, njerëzit e komandës na kërkojnë xhanin. Vërtet jemi të dënuar si kundërshtarët tuaj, por mos harroni që, edhe ne kemi njerëz jashtë telave të burgut: Kemi prindër, vëllezër, motra, shumë vetë nga ne janë prindër që i presin fëmijët, nënat e fëmijëve, për t’i parë një ditë përsëri në shtëpi. Jemi dënuar me vite burg, por jo me vdekje në minierë. Në galeritë e Spaçit po treten eshtrat e dhjetra djemve të nënave dhe baballarëve, apo burrave, që i presin fëmijët e tyre, me shpresë se, pasi të plotësojnë dënimin e dhënë, të rikthehen në shtëpi. Por marrin veç lajmin e vdekjes së tyre…! Madje, as kufomat nuk u gjenden në galeri, por edhe në se po, me ligj nuk u kthehen prindërve apo të afërmve të tyre…!

Ata mbeten pa varr dhe pa asnjë lule, nga dora e fëmijëve dhe të afërmve, po ta kishin atë…! Pse? Faj i vetëm është se pse nuk janë dakord me diktaturën e instaluar në Shqipëri, me të ashtuquajturën diktaturën e proletariatit. Ka mbi dhjetë vjetë që qeveria shqiptare nuk bënë asnjë falje për të burgosurit politikë dhe lironë çdo vit vetëm të dënuarit ordinerë…! Të gjithë njerëzit e Globit po presin me padurim firmosjen e aktit historik “Të Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian”, nga të gjithë shtetet e këtij kontinenti e më tej. Klika drejtuese e Shqipërisë ka shprehur, e vetmja në Europë, për të mos qenë anëtare e këtij organizmi paneuropian…! Në këto rrethana nuk na ka mbetur asgjë tjetër, pasi edhe shpresën e fundit e humbëm, veç të flijohemi ose të fitojmë lirinë për të qenë së bashku me të gjithë popujt e Europës Demokratike…!

Prokurori më ndërpreu egërsisht, duke më kërcënuar, se isha armik i betuar i pushtetit popullor dhe, pavarsisht nga mosha e re që kisha, do të kërkonte vetëm dënimin me vdekje-pushkatim për mua për t’u bashkuar me katër të pushkatuarit e parë në gjyqin e Spaçit…!

Prokurori – Do të bashkohesh me Çupilin, ti, e të tjerë, si ty…! Gjysma e lekut ju pret! (Çupili ishte Skënder Daja, i pushkatuar. Por, ngaqë ishte i shkurtër, bashkëvuajtësit e thërrisnin “çupil”, krahasuar me një nga përforcueset e trupave në galeri, që nuk i kalonte pesëdhjetë centimetrat).

Unë – Do ta kem për nder të vdes si ata…!

Kryetari i Seancës: I pandehur, në hetuesi keni pranuar se jeni ju që keni ideuar, përgatitur dhe ngritur flamurin pa yll, gjatë revoltës. Eshtë e vërtetë?

Unë – Po. Dhe jam krenar për këtë.

Kryetari i seancës: Për çfarë arsye e ngritët?

Unë: Vetëm ndjenja patriotike!

Kryetari i Seancës: Pse nuk ngrite një këpucë, apo një send tjetër?

Unë: Këpuca nuk simbolizuan asgjë. Flamuri, po.

Kryetari i seancës – Çfarë simbolizon flamuri pa yll, për ty?

Unë: Gjakun e dëshmorëve të kombit, në të gjitha kohërat.

Kryetari i seancës: Pse pa yll?

Unë: Ylli është ideali internacionalizmit komunist, jo i atdhetarëve shqiptarë.

Kryetari i seancës: Po pse s’e ke ngritur më parë, pa yll, por pikërisht në revoltë?

Unë: Atëherë m’u dha mundësia.

Kryetari i seancës: D.m.th. do ta ngresh përsëri po t’u dha mundësia, flamurin pa yll?

Unë: Gjithmonë.

Kryetari i seancës: Ulu!

Ai pyeti nëse kishte dëshmitarë kundra meje apo jo? Dhe urdhëroi hyrjen e tyre një nga një. I pari hyri një i burgosur në kampin e Spaçit, mjeku i kampit, Muhamet Kosovrasti dhe tre policë. Mjeku i kampit, i cili ishte dëshmitar okular gjatë tërë zhvillimit të revoltës, u pyet nga Kryetari i seancës se, a më njihte mua, e, nëse po, çfarë mund të thoshte lidhur me veprimtarinë time gjatë revoltës? Ai ktheu kokën nga unë dhe duke më parë, pa pikë turpi, tha: “Ky, zoti Kryetar, bashkë me vëllain e tij, Çaush Çokun, për mua kanë qenë shkëndija e parë e revoltës. Mund t’iu them me bindje të plotë se, revolta filloi dhe mbaroi, duke patur një organizim të habitshëm. Por, se cilët ishin ata që e drejtonin, e kam të vështirë t’i përcaktoj, edhe pse kam pyetur shumë të dënuar, për të mësuar qoftë edhe njërin prej tyre”.

Në ditën e parë të seancës, kjo proçedurë u ndoq edhe me të tjerët, nën presionin dhe kërrcënimet e prokurorit Zef Deda, si dhe kundër dëshmitarëve të rremë, të cilët kishin marrë porosi nga operativi i repartit, Fejzi Liço, që të shpreheshin në sallën e gjyqit, kundër të gjithë të pandehurve, të rekomanduar. Sherri niste me ata dëshmitarë të cilët, ngaqë nuk kishin diçka konkrete për të thënë ndaj të pandehurit, pohonin: “Po, e kam parë në turmë”. Pohim, i cili nuk kundërshtohej as nga trupi gjykues, por merrej i mirëqenë…!

Sipas tyre nuk duhet të ndodheshe në oborr, ku rrinte shumica që protestonte, por birave nëpër kapanone, ose në dhomat e pallatit trekatësh, ndryshe quheshe përkrahës i revoltës…! Kishte dëshmitarë të rremë, nga të burgosurit, që akuzonin se, (me gjasë kishin parë e dëgjuar), teksa rrinin të strukur, nga frika, kur të pandehurit shanin qeverinë, ose hidhnin parulla kundra pushtetit popullor…!

Në ditën e parë të gjykimit, gati një e treta e grupit tonë, përfunduan fazën e ballafaqimit me prokurorin, trupin gjykues dhe dëshmitarët…! Edhe pse seanca me dyer të mbyllura u zhvillua me tension e terror psikologjik, rikthimi nëpër biruca, gjithsesi, pati, pak a shumë, një lehtësim mendor e shpirtëror për të gjithë…! Kaloi prova e parë, më e vështira…! U fashit ankthi i problemeve të panjohura në sallën e gjyqit, ku, zakonisht, këto probleme shfaqen gjatë dënimeve në grup…!

Meqë isha përcaktuar si ‘kapo i grupit’, modestisht, mund të them se, vështirësinë e parë, përballë trupit gjykues, e ndieva dhe e kapërceva, duke u përqëndruar fort, me stoiçizëm ndaj furisë së pyetjeve, kërcënimeve provokuese dhe arrogante të njëfarë prokurori revolucionar, me mendësi kryekëput komuniste, Zef Deda. Por falë leximit të Biblës, në Spaç, në sekret të një besimtari katolik, nga Dukagjini, gjeta forcë shpirtërore nga fjala e Krishtit, kur I porosiste dishepujt e vet se: “Sa herë të ndjeheni në vështirësi për të mbrojtur të drejtën, mos harroni, nëpërmjet gojës tuaj, do të flasë unë”.

Mendoj se, ç’thashë e paraqita para trupit gjykues, sjellja dhe fjalët e mia, kam bindje se më erdhën nga një frymëzim hyjnor, për të rrjeshtuar fakte dhe argumente në mbrojte të së vërtetës, paçka se përballë dhe përreth nesh qëndronin njerëz mediokër, të një shteti diktatorial, që nuk zbatonin ligjet e së drejtës kushtetuese, por i bindeshin urdhërave të një klike sunduese të ardhur në pushtet me përdhunë…! Sapo policët mbyllën me shul birucën tonë, “Prifti”, më hodhi krahët në qafë dhe më përgëzoi për qëndrimin e mbajtur gjatë seancës.

– Të lumtë, më tha, – për gjakftohtësinë dhe të vërtetat që the! Kushdo nga ne do ta kishte të vështirë, sidomos, kur zhvillohen gjyqe të tillë, në grup. I pari e ka gjithmonë vështirësinë. Qëndrimi i tij, do të reflektohet edhe te të tjerët, përballë një trupi gjykues formal, ku dënimet politike, zakonisht, paravendosen nga pushtetarët e lartë…! Në të vërtetë unë sot të njoha cili je…Të njihja si Bedri, si dy vëllezër, që jeni model i të rinjve antikomunistë, nga një familje atdhetare, por pjekuria dhe zgjuarsia jote, për moshën që ke, sot, më mrekulluan. Dite të mbroje me dinjitet veprimet dhe qëllimet e tua, por jo vetëm…! Mirëpo, kjo gjë, sa më gëzon, aq dhe më trishton. Komunistët i vrasin të mirët, të zgjuarët e të bukurit. Komunistët janë pa ideal, pa zot, pa atdhe. Ata, ngaqë të njohin mirë, të vlerësojnë, ndaj të kanë vendosur të parin në listë, me paramendim për të të eleminuar…!

Policët hapën derën e birucës për të na dhenë ushqimin e drekës. Na i mbushën tasat plot me fasule…! Edhe bukë na dhanë nga dy racione…! Kjo ishte habia e dytë për ne. Po kjo?

– Mos u çudit, po më sqaronte “Prifti”, historikisht mirëditorët kanë qenë popull i fortë, nuk janë pajtuar me asnjë regjim, që i cënonte pronën, besimin te Zoti dhe pavarësinë. Betohen më shumë se cilido për “Flamur e Atdhe”. Mos u bazo te policët që punojnë nëpër burgje tona të tmerrshme. Ata janë të përzgjedhur nga familje të varfëra, ekonomikisht e moralisht, sidomos në Mirëditë.

Të jesh i sigurtë, siç jam unë se, këta policë që punojnë në shërbim të brendshëm, nuk do të pranonin kurrë të torturonin të burgosurit politikë nëpër burgje. U hap kapaku i sportelit dhe njëri nga policët e ftoi “Priftin” të afrohet te sporteli. I dha diçka të mbështjellë me gazetë.

– Kishte takim një bashkëvuajtësi juaj dhe ma dha këtë për Bedriun…! /Memorie.al/

blank

AT GJERGJ FISHTA O.F.M. PARIS 20 QERSHOR 1919 – Nga Fritz RADOVANI

MELBOURNE  2021.

     M U E J    QERSHOR  2 0 2 1:  K u j t o j m ë …

 

  • FJALIMI NË KONFERENCEN E PAQËS:

 

“SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE”

 

PËRGATITË NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

SEKRETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR  NË PARIS …

U LEXUE NGA IMZOT LUIGJ BUMÇI,

KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR… NË PARIS 1919

 

KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR QË NUK I DHA GREKUT DHE ASNJË SLLAVIT  ASNJËHERË AS KORÇEN, AS GJINOKASTREN E ASNJË PLLAMBË TOKË AS DET NGA TROJET TONA SHQIPTARE !

***

24 Qershor 1879 Asht le Fra Ndue VILA (1879 – 1956). U arrestue në Nandor 1946 dhe asht masakrue nga kafshët e sigurimit që donin me futë armët në Kishen e Fretenve. Burrnisht qendroi dhe nuk ua dorzoi çelsat e Kishës kriminelëve Zoi Themeli dhe Pjerin Kçira.

13 Qershor 1913, Shkodra ishte e rrethueme… At Gjergj Fishta vendosë në kompanjelin e Kishës së Gjuhadolit Flamurin e Shqipnisë. Rinia e Shkodres këndon nder rruga e organizueme “Hymnin e Flamurit”…

26 Qershor 1918 u le në Shkoder At Aleks Baqli, nip i At Gjon Shllakut me prirje letrare. Ka shkrue Dramen “Skenderbeu” qe u luejt ne teatrin e Fretenve…Vdiq me 16 Gusht 1993 e u vorros në Rrëmaji Shkoder.

  • Qershor 1921 në Parlamentin e Parë Shqiptar, i tha një deputet Imzot Luigj Bumçit: “Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia? Imz. Luigj Bumçi u përgjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta!”

25 Qershor 1925 Shugurohet Meshtar i pesti klerik i Familjes Prennushi në Shek. XX, Don Kolec PRENNUSHI, mbasi pat perfundue studimet në Linz Austri.

13 Qershor 1944 Bekohet Kisha e Françeskane e Tiranës nga At Anton Harapi O.F.M.

5 Qershor 1945 arrestohet i tradhtuem në Plan të Dukagjinit nga sigurimi i shtetit At Anton Harapi…

15 Qershor 1945 At Mati Prennushi dergon nder Malsi klerikët At Mëhill Miraj, At Filip Mazrrekun, At Leon Kabashin, At Gjon Shllakun dhe At Daniel Gjeçaj, me mujtë me i shpetue nga arrestimi…

21 qershor 1945 arrestohet xhakoni Fra Gjergj VATA dhe fillon Kalvarin e pafund…U arrestue tri herë i pafaj.

  • 13 Qershor 1946 forcat e Ndjekjes organizue nga Mehmet Shehu vrane Mark Gjomarkun dhe Ndue Pjetrin në Prosek të Kthellës së Mirditës… Kjo ishte faza e parë e shkatrrimit terrorist të Mirditës.

20 Qershor 1947 arrestohet Don Zef SHTUFI edhe pse ishte antifashist. Torturohet nga kriminelët e sigurimit po nuk pranon akuzat. Bani tri vjet burg dhe vdiq në 1950.

10 Qershor 1951 Arrestohet Don Nikoll GJINI (1911 – 1987) Nuk firmoi “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” në 1951, perpilue nga shteti, vdes në burg në kampin e shfarosjes Zejmen 1987.

5 Qershor 1957 Vdes At Pal Çiurçija (1878 – 1957) Ishte nder ma të kulturuemit Klerikë, po edhe nder ma pak të shpjegueshmit per popullin Shqiptar per vuejtjet e Tija.

13 Qershor 1967 arrestohet në Shkoder Alfons Radovani, pasojë e “Revolucionin Kultural”, dhe dënohet 10 vjet burg pse “beson në Zotin”.

29 Qershor 1967: U mbyll edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.

11 Qershor 1970 arrestohet Don Shtjefen Kurti dhe pushkatohet se ka Pagzue një fëmij.

  • 9 Qershor 1973 Inaugurohet “Muzeu Ateist” në Shkoder: “I Vetmi në Botë”… Me porosi nga Komiteti Qendror i PPSh.

7 Qershor 1978 Don Ndoc VOLAJ nga Shiroka, Shugurohet Meshtar (1924 – 1995).

11 Qershor… Kongresi i BGSH në Pallatin e Sportit Shkoder… (Kisha e Madhe). Enver Hoxha doli nga ai kongres dhe iku si zakonisht me “urimet e Popullit” dhe, nuk erdhi kurrma në Shkoder…

8 Qershor 1991 PAPA GJON PALI II, refuzon viziten e terroristit PPSh Ramiz Alia në Vatikan.

12 Qershor 1991 Kongresi i 10 i PPSh…Mbas takimit në Venecia dhe Katovicë…Loja e këthimit Partisë komuniste në Parti Socialiste.., nga Ramiz Alia dhe “qendresa komuniste para RILINDJES”…

            Melbourne 2 Qershor 2021.  

 

 

blank

“Kur i tregova hetuesit tim se unë isha ideatori i ngritjes së flamurit pa yllin komunist në Spaç, ai më tha…”

Publikohen dëshmitë e panjohura të Bedri Çokut me origjinë nga fshati Muçias i rrethit të Lushnjes, i cili që në moshën 19 vjeçare teksa kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rrethin e Gjirokastrës, u arrestua nga dy oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe pas një gjyqi publik “demaskues” me akuza të montuara në kinemanë e atij qyteti, u dënua për agjitacion e propagandë së bashku me vëllanë e tij, Çaushin, për të vetmin “faj” se babai i tyre, kishte vuajtur disa vjet si i burgosur politik në kampet e punës së detyruar nga ku ishte liruar në vitin 1959. Dëshmitë e rralla të Bedri Çokut që bëri 24 vjet në burgjet e Spaçit, Burrelit e Qafë Barit dhe së bashku me dy vëllezërit, Esatin dhe Çaushin si dhe babanë e tyre, Azemin, vuajtën plot 64 vjet burg në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke u liruar vetëm në shkurtin e vitit 1991. Kujtimet e Bedri Çokut të përshkruara me mjeshtëri në librin e tij “Kryengritja që tronditi diktaturën”, e cila i kushtohet kryesisht Revoltës së Spaçit në majin e vitit 1973, ku ai si një nga organizatorët kryesorë të saj, hedh dritë për herë të parë duke bërë publike disa ngjarje dhe fakte të panjohura nga ajo revoltë ku u ngrit flamuri pa yllin e kuq të komunizmit, e deri tek puna e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Kampeve dhe Burgjeve pas viteve ’90-të, ku ai “arrestoi” shokun e tij të ngushtë, bashkëvuajtësin e kampeve dhe burgjeve të diktaturës dhe e dërgoi në qelitë e ‘Burgut 313’ të Tiranës, ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e ish-Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së me në krye Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën.

Kryengritja që tronditi diktaturën

Bazuar mbi një histori të vërtetë)

“Për të ngritur flamurin, pa yllin komunist, unë shpreha mendimin se, në pamundësi për të gjetur një çarçaf të kuq, të çanim duart dhe, me gjakun tonë, të lyenim copën e bardhë…! I pari që çau dorën me thikë, ishte vëllai im, Çaushi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gjet Kadeli, Ulsi Pashollari, e të tjerë…”

Shpresonim shumë të Sigurimi dhe Bashkëpunimi Europian i cili po realizohej me një shpejtësi marramëndëse nën kujdesin e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me të drejtë i gjithë njerzimi po priste me padurim çastin e madhe historik. Firmosjen për Mirkuptimin e Popujve të Europës, shteteve demokratike perëndimore dhe atyre komuniste të Lindjes, të cilat vuanin ende nga regjimet diktatoriale, për të vendosur së bashku një rend të ri paqeje dhe bashkëpunimi në botë. Shpresonim se edhe Shqipëria me këtë rast. Do të firmoste në Helsinki këtë Akt për fatet e njerzimit, si përfaqësuese e kësaj Organizate Politike Ndërkombëtare. Kishim bindjen se vendi ynë edhe pse i pa krahësueshëm me vendet e Lindjes, me hir, a me pahir, do t’i bashkohej Traktatit të Paqes dhe Bashkëpunimit me Europën (OSBE).

Autori

VIJIM

Hetuesia në ‘Repartin 313’, Burgu i Tiranës

Madje, nuk u çudita fare pse ata ndodheshin aq rrëmujshëm aty. E kuptova që kisha fjetur menjëherë sapo ia kisha nxjerrë bukën nga goja Xhavitit, sepse, kur policët më ngritën për krahu, kafshata e tij më ra nga dora. Ndërsa Xhavitin ata e ngritën në krahë, aq i pamundur ishte. Po mallkonin ngaqë ai qelbej nga era e shurrës. Edhe unë isha bërë qullë, por ngaqë ecja me këmbët e mia, nuk ma vunë re.

Këtë herë në banjë, na i hoqën hekurat duke u tallur se: “Ç’burra ishim që kishim bërë shurrën në brekë…?! Por nuk donim t’ia dinim fare, përderisa, disa minuta do t’i kishim duart të lira të kryenim nevojat personale. Isha i bindur nga eksperienca e hetuesisë së parë në këtë burg të sigurisë së lartë në Tiranë, se ky lëshim nuk do të ndodhte pse u dhimbseshim, apo pasi kishin marrë urdhër që të laheshim e të pastroheshim, për të mos i shqetësuar hetuesit me erën e qelbur të djersës e të shurrës tonë.

Pra, do të fillonte hetuesia. Nuk kisha gabuar. Të parin, në birucën tonë, morën Xhavitin. U çudita se, edhe pse kishin kaluar disa orë, ai nuk ishte në gjendje të ecte me këmbët e veta. Pasi e kthyen nga hetuesia, më tha se nuk e kishin pyetur fare lidhur me revoltën, porse një nga hetuesit e ardhur nga rrethet, për të ndihmuar hetimet, kishte lexuar në listën e gjatë të të arrestuarve emrin e tij dhe, si mik i familjes, e kishte kërkuar në zyrë, me gjasë për të parë mundësinë se sa Xhaviti mund t’i ndihmonte lidhur me hetimin që do të kryente me të. Me këtë rast ai do të shihte mundësinë se ç’mund të bënte me Xhavitin, për t’i ulur dënimin ose liruar fare. Ama, kjo varej edhe nga kontributi i këtij, për ta liruar, si të penduar, apo si të pafajshëm. Por kjo gjë do të ndodhte nëse Xhaviti do të ishte në gjendje të bashkëpunonte me të…?!

Ndaj kishte thirrur mjekun e burgut për ta vizituar…! I kishin dhënë qetësues për dhembje koke dhe eshtrash.

– Ti e njohe hetuesin kush ishte?

– Posi. Eshtë i fisit tonë, por nuk jemi bërë me ta, na kanë konsideruar armiq klase. M’u duk pordhac nga mënyra si fliste: “Ja, më erdhe në dorë…! Tani, më ndihmo që të të ndihmoj”! Nuk fola fare, nuk i thashë as po, as jo! Nuk e vë në dyshim se do të përpiqet të më ndihmojë…! Të mburret në fis se do të më shpëtojë nga ridënimi. Më bëri përshtypje diçka: duke kaluar në korridorin e gjatë, nëpër zyrat e shumta të hetuesisë dëgjoja të bërtitura dhe klithma të njerëzve tanë që i torturonin…Fjalët më të shpeshta që përsëriteshin ishin: “Qen!”, “Maskara!”, “Flamuri!”, “Flamurin!”

– U paska djegur bythën flamuri ynë, pa yllin e tyre të

Qelbur…! Ai mbështeti kokën në parakrah, sepse asnjë batanije nuk na kishin sjellë ende, dhe belbëzoi: “Mua më fal, nuk flas dot më…! Ishallah, nuk na vijnë sambistët…Pashë…Jashtë po

errësohet…! Dhe mbylli sytë. Mua nuk më zinte gjumi. Duart e ënjtura nga hekurat, më digjnin e më kruheshin. Polici i shërbimit të brendshëm solli përsëri dy racione bukë, me marmelatë ngjyrë graso. Prisja nga çasti në çast, të vinin sambistët. I ndjeja kur kalonin pranë birucës tonë, por, çuditërisht, nuk po ktheheshin për të na dhënë “shpërblimin”, si ç’i thoshin me ironi, dajakut…

Të më falë Zoti, ngaqë në fillim dyshova te Xhaviti, për ndonjë palavi me hetuesin e fisit të vet, por jo. Nuk e di sa mund të ishte ora, ndoshta mesi i natës, kur erdhën dy policë dhe përgjumësh më mbërthyen krahësh e më dorëzuan në njërën nga zyrat e shumta të hetuesisë kriminale. Pesë vjet më parë, në ‘Burgun 313’, të sigurisë së lartë, në Tiranë, kisha kaluar mbi nëntë muaj hetuesi, së bashku me vëllain tim, Çaushin. Por atëherë ishte ndryshe. Nuk kishim kryer asgjë për të qenë të paraburgosur, veçse, ngaqë ishim bijë të një familjeje antikomuniste, me një baba të dënuar si i tillë dhe i shpallur kulak, me konfiskim të pasurisë së tundshme e të patundshme…Të dy ishim duke kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe, një ditë të bukur, na arrestojnë. Mua, me gjasë, më transferojnë nga reparti i NBU (Ndërmarrje Bujqësore Ushtarake), Hormovë, Gjirokastër, për në Librazhd.

Ushtarë nuk mund të quheshim, sepse punonim nga mëngjesi deri në darkë, në bujqësi, 18 – 19 vjeçarë, nga familjet e quajtura “klasë armiqësore me pushtetin e diktaturës së proletariatit”. Por ishim dhe kontigjenti i parë për në burg, nëse klikës në fuqi ia donte interesi, nga rrethanat politike të shkaktuara nga imperializmi amerikan, apo revizionistët sovjetikë. Si të tillë edhe na arrestuan. Ishte viti 1968, kur Traktati i Varshavës pushtoi Çekosllovakinë rebele, ndërsa klika e Tiranës mori masa, për çfarëdo që të ndodhte se, sipas saj, njerëzit që mund të bëheshin kontigjent i pushtuesve “çlirimtarë”, me siguri do të ishim ne, që vuanim nga gjenocidi i regjimit diktatorial.

Gjithsesi, na arrestuan pa asnjë provë dhe na dënuan vetëm sepse gjatë hetuesisë dhe zhvillimit të proçesit gjyqësor ushtarak, në qytetin e Gjirokastrës, shprehëm hapur pikpamjet tona të guximshme ndaj trajtimit “armiqësor”, që i bënin shtresës sonë antikomuniste dhe posaçërisht, ne, pinjollëve të asaj shtrese…Ndërsa këtë herë isha i përgjegjshëm çfarë kisha bërë dhe ndjehesha ballëlart në hetuesi, sikur kjo gjë të më kushtonte jetën…!

Më lanë të prisja gati njëzetë minuta, me duart të lidhur prapa, me hekurat qysh se na prangosën në Spaç. As nuk e ktheva kokën edhe kur dëgjova zëra dhe hapa në zyrë. E ngrita vetëm kur njëri nga të dy që u ballafaquan me mua, po thoshte se: “U habita që në listen e “Organizatë kundërrevolucionare të revoltës së të burgosurve në Spaç”, ndodhej dhe emri yt! Sipas tij, më kishin mbetur për të vuajtur, edhe dy vjet e pak muaj…!

– Gjynah!- I’a bëri! Ky që më fliste ishte Koço Josifi dhe tjetri, i cili lëvizte vetëm kokën, në dakordësi, ishte Irakli Kocani. I njihja e më njihnin shumë mirë, qysh në hetuesinë e parë.

– Hetuesinë do ta zhvillojmë bashkë – vazhdojë Koçoja, ngaqë unë dhe Irakliu të njohim dhe mundet, së bashku të gjejmë një zgjidhje, ku mishi të piqet dhe helli të mos na digjet, thotë populli, apo jo…? Më të mençëm nga populli nuk jemi ne…?

– Vërtet, ngaqë e njihni mençurinë e popullit, pa jeni me popullin, për popullin, por… pa popullin…?!

– Ama, fillove ti?!

– Keni mundësi të më jepni një aspirinë se më dolën trutë nga vendi, aq dhimbje koke kam. Na mbytët në dru dhe me hekurat hitleriane. Aq sa më duket sikur kam jetuar, qysh se linda me këta hekura…!

– Mos e ekzagjero se nuk ke lindur ashtu…! Të kemi vlerësuar si kundërshtar të vërtetë, të drejtpërdrejtë, që i thua gjërat pa frike…!

Ai urdhëroi policin që rrinte te dera, të gjente një aspirinë e të më çonte në çesmë për ta përcjellë me ujë.

– Meqë, sonte nuk je në gjendje të flasim, qetësohu, ditët përpara i kemi – vazhdoi Koçoja. I bëri me shenjë policit dhe ai më mori për krahu. Piva aspirinën dhe në birucë më shoqëruan të dy policët. Sipas urdhërit që kishin marrë, u përpoqën të më hiqnin hekurat…! Tërhiq e tërhiq, për t’i shkulur nga duart e enjtura, por e pamundur. Ndjeva dhëmbje nga forca e ushtruar, derisa më humbi edhe ajo pak ndjesi nervore që pata në duart e dërrmuar, prej tre ditësh. Vetëm kur njëri prej tyre vendosi shqelmin në kurrizin tim, me duart e shtërnguara në hekurat e mi dhe tjetri u lidh pas trupit të tij, për të tërhequr së bashku, vetëm atëherë arritën të m’i shkulnin nga duart. Ata u përplasën me kurriz në mur, së bashku me hekurat, ndërsa unë u përplasa në dysheme, pa ndjenja…!

Në mëngjes më zgjoi Xhaviti. Edhe atij ia kishin hequr hekurat dhe, meqë krahët më kishin mbetur të ngrira prapa kurrizit, ai u mundua të m’i nxirrte përpara. Çdo lëvizje e krahut për ta çuar në vendin e vetë, më jepte therje në shpatull. Domosdo që ulërija, deri sa ai, duke i lëvizur ngadalë, m’i çoi të dy krahët në vendin e tyre…! Natën e katërt, pa hekura në duar, hëngrëm bukën me marmelatë dhe, u çuditëm që nuk e kishim vënë re më pare zhurmën makinave që vinin e iknin aq të shpeshta brenda territorit të burgut…! Ç’ne lëvizja e tyre kaq e dendur brenda burgut?! Por këtë enigmë unë e zgjidha, fill pasi u ktheva herën e dytë nga hetuesia, me Koço Josifin…!

Erdhën përsëri dy policë që më morën në mesnatë. Më priste vetëm Koçoja. Unë nuk prita të fliste ai i pari. Fola vetë dhe ai nuk më ndërpreu.

– Korridorit, -i thashë. – Dëgjova rënkimet dhe kërcënimet e hetuesve që po i torturojnë bashkëvuajtësit e mi, lidhur me ngritjen e flamurit, pa yll mbi shqiponjën dykrerëshe…! Për këtë çështje, flas me përgjegjësinë time të plotë, që të mos i torturoni të tjerët. Flamurin e ideova, e përgatita dhe e ngrita unë, sigurisht me pëlqimin dhe ndihmën e shokëve të mi antikomunistë…! Rrugës, për këtu, klithmat e hetuesve nëpër zyra, dhe rënkimet e bashkëvuajtësve, më detyrojnë t’ua them këtë të vërtetë…! Ja, ku më keni, bëni ç’të doni me mua…

Ai u ngrit në këmbë, i vërejtur sikur e lajmëruan për ndonjë vdekje, nga njerëzit e shtëpisë së tij, pa m’i ndarë sytë. Ashtu ndenjëm, duke parë njëri-tjetrin, ngërtheshëm…!

– Ma përsërit edhe njëherë, çfarë the? – foli rëndë-rëndë, me fytyrën më të acaruar se më parë.

Ia thashë, fjalë për fjalë që flamurin e kisha ngritur unë…!

– Paske qenë gomar i madh! – bërtiti, duke ç’fryrë si dem i tërbuar. Çfarë, kujton se ke bërë trimëri të madhe, ë?

Injorant! Të mbanim edhe për të zgjuar ty, farë e keqe!

Thirri policët të më kthenin menjëherë në birucë. Doli me rrëmbim para nesh, nga zyra…!

Nuk po më zinte gjumi. E prisja ndryshe reagimin e tij, kur do të mësonte këtë të vërtetë, por isha i përgatitur shpirtërisht, për të duruar çdo lloj reagimi, sado i egër dhe me pasoja të ishte.

Kur isha i vogël, në verë, sa herë shtrihesha për të fjetur, dëgjoja këngën e bretkocave, nëpër kanalet me ujë, deri sa më zinte gjumi…! Këtë herë, në birucë fjeta vetëm kur pikasa që lëvizjet e makinave, brenda burgut, u fashitën si me magji…! Këtë ia thashë Xhavitit në mëngjes dhe ai u habit që nuk më kishte ndjerë fare, kur më morën e më sollën në birucë…!

Ndjehesha i lehtësuar, sikur kisha hequr një barrë të madhe. Më vinte të bërtisja fortë nga gëzimi i vetvetishëm i shpirtit tim. Më në fund u përballa me ata që më burgosën pse kisha lindur nga prindër antikomunistë, pa asnjë prove për veprimtari antiqeveritare. Ndërsa, tani që isha vërtetë i arrestuar për një veprimtari kundra diktaturës, e cila e tronditi shtetin e kriminelëve, do të shkoja me kënaqësi dhe i lumtur para pushkatarëve. Doja t’ia thoja këto edhe Xhavitit, por u hap sporteli dhe njëri nga policët thirri emrin tim që të bëhesha gati…!

Prapë dy policë më morën për krahu deri në hetuesi. Këtë herë i gjeta të dy, Koçon dhe Iraklinë…! Sapo u ula në karrige, Koçoja më pyeti :

-Pse e ngritet flamurin? Ç’qëllim patët? Dhe pse pa yll?

– Po! Do ta them, i thashë: E para, flamuri ngrihet sepse është simbol i bashkimit të kombit. Ne ishim në një veprimtari antiqeveritare, detyrimisht kërkonim që edhe shqiptarët të bashkoheshin me ne, të cilët, kërkojnë liri dhe demokraci, po si ne. Ndërsa pse e ngritëm pa yll, kjo është mëse e qartë. Ne vuajmë nëpër burgje ngaqë nuk jemi komunistë, internacionalist, si ju. Jemi patriotë. Njohim flamurin e Skëndërbeut, heroit kombëtar dhe të Ismail Qemalit, që, me flamurin pa yll shpalli Shqipërinë të pavarur, më 1912, pas pesqint vjetësh robëri…! Me këtë flamur kanë luftuar shqiptarët kundra pushtuesve, për liri dhe pavarësi.

– Po qëllimin nuk na i the? – ndërhyri Irakliu.

– Ua thashë, por juve nuk ju vjen mirë se flamuri është për bashkimin e shqiptarëve kundër shtetit tuaj të degraduar…!

– Dëgjo, Bedri Çoku! – I ra tavolinës me grusht dhe trashi zërin, Koçoja – Pa na treguar cili ka qenë qëllimi juaj i vërtetë për të bërë revoltë, me flamurin kombëtar, pa yllin me pesë cepa…! Mati mirë përgjigjet e pyetjeve tona se… Ja ku po ta them. Jeta jote është në fije të perit…Nuk ka ndodhur deri më sot të ketë guxuar kush të bëjë këtë që keni bërë ju kundra socializmit…! Enver Hoxha, për idealet tona, nuk ka kursyer as bashkëluftëtarët e tij, në çlirimin e vendit, jo për ju, armiqtë e betuar kundra vegjëlisë shqiptare…! Ai ua ka shtypur kokën bejlerëve, çifligarëve dhe kulakëve, dhe do t’ia presë kujtdo që cënon sado pak unitetin e popullit rreth partisë tonë. Mos na shit dëngla! Fol, përgjigju pyetjeve tona: për ç’qëllim u bë revolta me flamurin pa yll?

– Me duket se fola qartë për çka më pyetët. Tjetër përgjigje s’kam…!

Irakliu urdhëroi policët të më dërgonin në birucë.

– Me ty e kemi të lehtë – vazhdoi Koçoja, pa dalë ende unë nga zyra – E pranon vetë që je një nga kryesorët e revoltës dhe i ngritjes së flamurit pa yll. Plumbi të pret për t’u bashkuar me shokët e pushkatuar. Por, më parë, do të të rrjepim lëkurën në këto ganxhat që kemi këtu, në zyrën tone…!

Desha të flisja, por policët më tërhoqën me force. Nuk e gjeta Xhavitin në birucë. Me siguri që do të ishte edhe ai në hetuesi…! Fillova të çapisja në dyshemenë e birucës: Para-prapa, para-prapa…! Se ç’kisha një parandjenjë që më bënte të paduruar. Doja me domosdo të flisja me dikë. Prita e prita për Xhavitin, por ai s’erdhi më…! Aty nga darka më sollën Loçen, në vend të Xhavitit. U gëzova pa masë që u bashkova me Hysen Xhanin, alias, Loçen. U përqafuam fort. Ai po lotonte dhe nuk më shikonte dot në sy…!

– Ç’ janë këto lot, more Loçe… Pse qan burri?

– Na treguan fotot e katër të të pushkatuarve. Po ty, a t’i treguan?

– Jo, s’di gjë…! Katër paskan pushkatuar?

– Po…, Skënder Dajën, Dervish Bejkon, Hajri Pashajn dhe Pal Zefin. Katër më të rinjtë. Ai, shkërdhata, hetuesi im, Irfan Shaqiri, më tha se do të heqim dhe koka të tjera. Përmendi emrin tënd që ke ngritur flamurin…!

-Hahaha…- Qesha. Dhe e përqafova Loçen. /Memorie.al

Vijon


Send this to a friend