VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

CIA, amerikanët tentuan të rekrutonin diplomatë dhe anëtarë të Sigurimit, SHBA i trembej krijimit të bazave ushtarake nga Moska në Shqipëri

By | December 6, 2017

Komentet

Trumpi dhe Putini bëjnë “hapat e parë” për përmirësimin e marrëdhënieve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, thanë se kanë bërë “hapat e parë” për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

Dy presidentët u takuan të hënën në Helsinki të Finlandës, në samitin e parë prejse Trump ka marrë detyrën në janar të vitit të kaluar.

Putin i cilësoi bisedimet si “shumë të suksesshme dhe të dobishme” dhe tha se ai dhe Trump diskutuan për kontrollin e armëve, konfliktet në Siri dhe Ukrainë, tregtinë dhe çështje të tjera.

Në konferencën e përbashkët për media, pas katër orë bisedimesh, Putin tha se Trump ngriti çështjen e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA, më 2016, dhe përsëriti mohimin e tij për ndërhyrjen e Moskës.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, Putini tha se ai ka dashur që Trumpi t’i fitojë zgjedhjet, sepse i nominuari i Partisë Republikane ka shprehur dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

Trumpi tha se iu adresua Putinit drejtpërdrejt në lidhje me akuzat për ndërhyrje në zgjedhje dhe se ata kaluan “një pjesë të madhe të kohës” duke folur për këtë çështje.

Trumpi nuk ofroi detaje dhe nuk la të kuptohet se ka pasur ndonjë rezultat specifik nga ky diskutim.

Me këmbënguljen e një gazetari, Trump tha se Putin ka qenë “mjaft i fuqishëm” në mohimin e tij.

Ai po ashtu përsëriti se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë dhe tha se hetimet e zyrtarëve amerikanë në këtë çështje kanë shkaktuar “dëm serioz”.

Presidenti amerikan u vu nën presion shtesë për të sfiduar Putinin, rreth ndërhyrjes së dyshuar, pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi më 13 korrik se një juri e madhe ka akuzuar 12 zyrtarë të inteligjencës ruse për piraterimin e kompjuterëve të Partisë Demokratike në SHBA dhe publikimin e emalileve të vjedhura dhe të informacioneve të tjera, gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ka pasur po ashtu thirrje për anulimin e samitit në Helsinki, por Trump e mbrojti atë, duke thënë se diplomacia është vendimtare dhe se “dialogu produktiv” me Moskën është një gjë e mirë për SHBA-në, Rusinë dhe pjesën tjetër të botës

Të dy presidentët shprehën po ashtu dëshirën për bisedime për kontrollin e armëve.

Putin tha se është e rëndësishme që të nisë dialogu për armët bërthamore dhe se ai ka bërë propozime konkrete në këtë fushë.

Ai po ashtu tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bisedojnë për zgjerimin e Traktatit START të vitit 2010, i cili ka vënë kufizime të reja mbi madhësinë e arsenalit bërthamor të të dyja vendeve.

Ka qenë ky samiti i parë dypalësh i liderëve të të dyja vendeve qysh në prill të vitit 2010.

Përpara takimit, Trump tha se shpreson se SHBA-ja dhe Rusia do të përfundojnë me “marrëdhënie të jashtëzakonshme” dhe se “bashkëpunimi me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”.

Ai po ashtu se hetimet e agjencive amerikane mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i kanë përkeqësuar rëndë marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën.

Our relationship with Russia has NEVER been worse thanks to many years of U.S. foolishness and stupidity and now, the Rigged Witch Hunt!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 16, 2018

“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, falë shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-së dhe tani ‘gjuetisë së shtrigave’”, shkroi Trump në Twitter, duke iu referuar hetimeve që po bën këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller.

Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila i ka akuzuar kundërshtarët e brendshëm të Trumpit dhe establishmentin amerikan për pengimin e përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve, e pëlqeu postimin e Trumpit.

Gjatë një takimi me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, përpara takimit me Putinin, Trump tha se se “NATO nuk ka qenë kurrë më e fuqishme dhe kurrë më e bashkuar”.

Komentet pasuan samitin e tensionuar të aleancës në Bruksel, më 11 dhe 12 korrik, ku vendet anëtare janë pajtuar që të rrisin shpenzimet në mbrojtje, nën presionin e Trumpit.

Përgatiti: Valona Tela

Detaji që nuk i shpëtoi askujt, shikoni gjestin e Trumpit përballë Putinit. Ja reagimi i presidentit rus (video)

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin në Helsinki u takuan për rreth dy orë me praninë vetëm të përkthyesve në pallatin presidencial të Finlandës.

Ne konferencen e tyre per shtyp eshte fiksuar nje gjest i Presidentit amerikan, qe eshte komentuar gjeresisht ne rrjetet sociale dhe media. Ka qene koha kur pasi zune vendet ne karriget perkatese, Trump i shkel syrin Putinit.

Por pasi ai ia ka bërë me “sy” homologut rus, ky i fundit nuk reagoi fare. Shikoni videon:

Trumpi: Takimi me Putinin, “një fillim i mirë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se diplomacia është vendimtare dhe se “dialogu produktiv” është një gjë e mirë mirë për SHBA-në, Rusinë dhe botën.

Trump i bëri këto komente në një konferencë për media në Helsinki, pas takimit që mbajti atje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Putin tha se ai dhe Trump morën “hapin e parë të rëndësishëm” për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Në fillim të takimit, Trump e përgëzoi Putinin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Botëror të Futbollit, përpara se të përvijonte disa nga temat që do të prekin gjatë bisedimeve.

“Dua t’ju përgëzoj për një Kampionat vërtet të mirë, një nga më të mirët”, tha Trump, duke shtuar se me Putinin do të diskutojë për “gjithçka”, nga tregtia deri te Kina.

Ai tha se shpreson se SHBA-ja dhe Rusia do të përfundojnë me “marrëdhënie të jashtëzakonshme” dhe se “bashkëpunimi me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”.

Është ky samiti i parë dypalësh i liderëve të të dyja vendeve qysh në prill të vitit 2010.

Përpara takimit, Trump tha se hetimet e agjencive amerikane mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, i kanë përkeqësuar rëndë marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, falë shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-së dhe tani ‘gjuetisë së shtrigave’”, shkroi Trump në Tëitter, duke iu referuar hetimeve që po bën këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller.

Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila i ka akuzuar kundërshtarët e brendshëm të Trumpit dhe establishmentin amerikan për pengimin e përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve, e pëlqeu postimin e Trumpit.

Takimi i dy liderëve ndodh në kohën kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë më të tensionuara se kurrë qysh nga koha e Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, intervenimit ushtarak të Moskës në lindje të Ukrainës dhe në Siri, si dhe ndërhyrjes së saj në zgjedhjet në SHBA.

Gjatë një takimi me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, përpara takimit me Putinin, Trump tingëlloi pozitiv. I pyetur se çfarë do t’i thotë Putinit, ai tha: “Do të jemi mirë, faleminderit”.

Në këtë takim, Trump po ashtu tha se “NATO nuk ka qenë kurrë më e fuqishme dhe kurrë më e bashkuar”. Komentet pasojnë samitin e aleancës në Bruksel, më 11 dhe 12 korrik, ku vendet anëtare janë pajtuar që të rrisin shpenzimet në mbrojtje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha para takimit Trump-Putin se Moska nuk pret që ai të jetë i lehtë.

“Natyrisht se Siria do të diskutohet nga dy presidentët. Të gjithë e dimë se çfarë mendon Uashingtoni për Iranin. Por, në të njëjtën kohë, Irani është partner i yni i mirë në tregti, bashkëpunim ekonomik dhe dialog politik. Pra, nuk do të jetë një shkëmbim i lehtë i pikëpamjeve”, tha Peskov.

Rusia, megjithatë, shpreson se samiti do të jetë “hapi i parë” në tejkalimin e krizës në marrëdhënie, tha ai.

“Presidentët Trump dhe Putin e respektojnë njëri-tjetrin dhe shkojnë mirë. Nuk ka agjendë të qartë. Do të përcaktohet nga vetë krerët e shteteve”, shtoi Peskov.

Samiti në Helsinki po ashtu zhvillohet nën hijen e një mjedisi të ndarë politik në Shtetet e Bashkuara, ku Mueller po udhëheq hetimet për kontakte të mundshme të paligjshme midis agjentëve rusë dhe fushatës së Trumpit në vitin 2016.

​Më 13 korrik, Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një juri e madhe i ka akuzuar 12 zyrtarë të inteligjencës ruse për rolin e tyre në piraterimin e Partise Demokratike në SHBA dhe për publikimin e emailve të vjedhura dhe informacioneve të tjera gjatë fushatës presidenciale.

Shtëpia e Bardhë, më 14 korrik, i refuzoi thirrjet e disa anëtarëve të Kongresit për të anuluar takimin Trump-Putin si pasojë e akuzave, që tani kanë rritur presionin e brendshëm mbi Trumpin që të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Putinit.

Përgatiti: Valona Tela

Artan Fuga për Turbinën: “Një hale publike, stallë derrash”

Akademiku Artan Fuga është një nga emrat që është rreshtuar kundër shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Fuga ka komentuar dhe hapjen e qendrës kulturore Turbina, për të cilën shkruan se është një kapanon dhe hale publike.

“Ishte një halé e vërtetë, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh përqendrimi, një stallë derrash, një depo misri. Një turp”, shkruan ndër të tjera Arta Fuga në postimin e tij.

 

Postimi i plotë

Për teatrin nën shi!
——————————

Nën çadër, në shi, me njerëz të respektuar, e miq, Orilda, Rudi, Ervini, bashkë me ta edhe unë, për të mbrojtur ndërtesën e Teatrit.

Dje vajta pashë gjoja ndërtesën e re, Turbina, për teatër. Ishte një halé e vërtetë, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash, një depo misri. Një turp.

Aty, aty, meritojnë të aktorojnë disa nga këta aktorët që na recitonin vargjet e Fan Nolit dhe na dolën karagjozë.

Turp!

As kam pikë fije dyshimi që ceshtja e teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit, me lobitë e ndërtimit, me boshatisjen e territorit të Shqipërisë nga popullsia, me zhdukjen nga faqja e dheut e kulturës shqiptare, e historisë shqiptare, bashkë me të e ka pësuar e gjithë kultura, e kanë pësuar shkenca, arsimi, muzetë, sporti, kështjellat, vlerat arkeologjike që po vidhen, libri, drama shqiptare, opera shqiptare, kinemaja, gjithçka që mban shpirtin e një populli.

Trumpi shpreson në “marrëdhënie të jashtëzakonshme” SHBA-Rusi

Helsinki, 16 korrik 2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, nisën takimin në Helsinki.

Trumpi e përgëzoi Putinin për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Botëror të Futbollit, përpara se të përvijonte disa nga temat që do të prekin gjatë bisedimeve.

“Dua t’ju përgëzoj për një Kampionat vërtet të mirë, një nga më të mirët”, tha Trump, duke shtuar se me Putinin do të diskutojë për “gjithçka”, nga tregtia deri te Kina.

Ai tha se shpreson se SHBA-ja dhe Rusia do të përfundojnë me “marrëdhënie të jashtëzakonshme” dhe se “bashkëpunimi me Rusinë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”.

Është ky samiti i parë dypalësh i liderëve të të dyja vendeve qysh në prill të vitit 2010.

Përpara takimit, Trump tha se hetimet e agjencive amerikane mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, i kanë përkeqësuar rëndë marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, falë shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut të SHBA-së dhe tani ‘gjuetisë së shtrigave’”, shkroi Trump në Tëitter, duke iu referuar hetimeve që po bën këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller.

Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila i ka akuzuar kundërshtarët e brendshëm të Trumpit dhe establishmentin amerikan për pengimin e përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve, e pëlqeu postimin e Trumpit.

Takimi i dy liderëve ndodh në kohën kur marrëdhëniet SHBA-Rusi janë më të tensionuara se kurrë qysh nga koha e Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, intervenimit ushtarak të Moskës në lindje të Ukrainës dhe në Siri, si dhe ndërhyrjes së saj në zgjedhjet në SHBA.

Gjatë një takimi me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto, përpara takimit me Putinin, Trump tingëlloi pozitiv. I pyetur se çfarë do t’i thotë Putinit, ai tha: “Do të jemi mirë, faleminderit”.

Në këtë takim, Trump po ashtu tha se “NATO nuk ka qenë kurrë më e fuqishme dhe kurrë më e bashkuar”. Komentet pasojnë samitin e aleancës në Bruksel, më 11 dhe 12 korrik, ku vendet anëtare janë pajtuar që të rrisin shpenzimet në mbrojtje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha para takimit Trump-Putin se Moska nuk pret që ai të jetë i lehtë.

“Natyrisht se Siria do të diskutohet nga dy presidentët. Të gjithë e dimë se çfarë mendon Uashingtoni për Iranin. Por, në të njëjtën kohë, Irani është partner i yni i mirë në tregti, bashkëpunim ekonomik dhe dialog politik. Pra, nuk do të jetë një shkëmbim i lehtë i pikëpamjeve”, tha Peskov.

Rusia, megjithatë, shpreson se samiti do të jetë “hapi i parë” në tejkalimin e krizës në marrëdhënie, tha ai.

“Presidentët Trump dhe Putin e respektojnë njëri-tjetrin dhe shkojnë mirë. Nuk ka agjendë të qartë. Do të përcaktohet nga vetë krerët e shteteve”, shtoi Peskov.

Samiti në Helsinki po ashtu zhvillohet nën hijen e një mjedisi të ndarë politik në Shtetet e Bashkuara, ku Mueller po udhëheq hetimet për kontakte të mundshme të paligjshme midis agjentëve rusë dhe fushatës së Trumpit në vitin 2016.

​Më 13 korrik, Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një juri e madhe i ka akuzuar 12 zyrtarë të inteligjencës ruse për rolin e tyre në piraterimin e Partise Demokratike në SHBA dhe për publikimin e emailve të vjedhura dhe informacioneve të tjera gjatë fushatës presidenciale.

Shtëpia e Bardhë, më 14 korrik, i refuzoi thirrjet e disa anëtarëve të Kongresit për të anuluar takimin Trump-Putin si pasojë e akuzave, që tani kanë rritur presionin e brendshëm mbi Trumpin që të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Putinit.

Përgatiti: Valona Tela

Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit Fadil Hasa

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i humorit shqiptar, Fadil Hasa.

“Artisti i Merituar” ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Fadil Hasa ishte një aktor i shquar shqiptar. Ai lindi në Durrës me 8 prill 1940. Ka luajtur shumë në role komike ne estradën e Durrësit.

Nesër do të zhvillohen homazhet në nderim të tij në orën 10:00-11:00 në Teatrin e Durrësit.

PELEGRINAZH ME VEPRIMTARI SOLEMNE E FESTIVE TE TYRBJA E DERVISHIT TË LUZHËS – Fotoreportazh nga Ramiz LUSHAJ

1.-Ky kompleks i madh në Luzhë të Tropojës, vepër e Heroit të Demokracisë – Azem Hajdari, me Tyrben e Dervizhit të Luzhës – “Monument Kulture”, me Shtatoren e Dervishit të Luzhës – Nderi i Kombit, është kthye në një vend pelegrinazhi shpirtëror e turistik, në një vend të shenjtë.

 

            2.-Këshilli Bashkiak i Tropojës e vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi” atdhetarin, klerikun e banirësin e madh Dervish Luzha.

 

            3.-Atdhetari e biznesmeni shqiptaro-amerikan Rrustem Gecaj- Nderi i Kombit u nderua me “Mirënjohje” nga Bashkia e Tropojës edhe për kontributin e tij bujar në ndërtimin e Sheshit te Tyrbja e Dervishit të Luzhës.    

____________

Sot, me rastin e 114 vjetorit të lindjes së Dervish Luzhës-Nderi i Kombit, në kujdesin e Bashkisë të Tropojës e kryetarit të saj Besnik Dushaj, më 15 korrik 2018, u organizua një ceremoni solemne, pati ndarje titulli “Qytetar Nderi” e “Mirënjohje”, përurimi i një sheshi qëndrimi e parkimi dhe përmbyllja me një koncert festiv me këngë e valle te Tyrbja e Dervish Luzhës.

Prej 15 janarit 1991, demokrati, nacionalisti e besimtari Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes së Dhjetorit ’90 e kryetar i Komisionit Nismëtar të PD, me nismen e financimin e tij e ndërtoi Tyrben e Dervishit të Luzhës, një kult fetar me harqe e me kupolë, e cila u përurua më 28 shkurt 1992, një muaj pas fitores së Demokracisë në Shqipëri. Kryetar i Grupit të Punës për ndërtimin e kësaj Tyrbeje–Vend i Shenjtë,  ishte Rasim Hasanaj – kryetar i degës së PD-së të Tropojës e vllai i Azem Hajdarit, tevona dhe kryetar i Komitetit të Kulteve të Shqipërisë. Projekti kishte për arkitekt ing. Artan Baliaj e ing. konstruktore Sabrie Logu, nën mbikëqyrjen e arkitektit Aleksandër Meksi, tevona kryeministër i Shqipërisë (1992-’97). Ndërtimi i saj u kthye në një sipërmarrje kontributore e aksion i madh e i gjerë popullor me pjesmarrje nga besimtarë muslimanë e të krishterë; nga qytetarë e fshatarë nga të gjitha bindjet politike; nga të gjitha moshat, të moshuar e të rinj, burra e gra; nga të gjitha krahinat e Tropojës e rrethina të saj.

Turbja e Dervishit të Luzhës është shpallur “Monument Kulture” i Kategorisë së Parë, në vitin 2011, e cila tashma është kthyer në një kompleks të madh fetar, në një nga vendet ma të rëndësishëm të pelegrinazhit shpirtëror e turistik për shqiptarët besimtarë në Shqipëri, Kosovë e Malin e Zi.

Aty, te Tyrbja, ngrihet madhështore dhe Shtatorja në bronz e Dervishit të Luzhës, e shpallur “Monument Historik” i Trashëgimistë  Shqiptare, vepër e skulptorit të njohur Urim Hajdari nga Tirana, autor i dhjetra veprave të tilla skulpturore për personalitete kombëtare shqiptare.

Kompleksit të Tyrbes së Dervishit të Luzhës në Luzhë të Tropojës, me kontributin bujar të biznesmenit shqiptaro-amerikan Rrustem Gecaj – Nderi i Kombit, nga Llukë e Ulët në komunën e Deçanit të Kosovës, sivjet, në këtë ditë, iu shtua dhe ndërtimi i Sheshit për vendqëndrim të njerëzve e makinave të tyre, si dhe për raste tubimesh solemne e festive të atyshme.

Dervish Luzha, përndryshe i thirrun dhe Rexhep Tarçuk Balaj i Luzhës, ishte e mbetet një klerik i shquar, bamirës i lindur, humanist dhe atdhetar i  madh, me vlerësime e nderime institucionale shtetërore e popullore. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, më 29 tetor 2016, e vlerësoi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim e nderim të veprimtarisë së tij të çmuar atdhetare si pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhe në veçanti, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si klerik i shquar, bamirës zemërgjerë dhe edukues, duke mëkuar plot durim e përkushtim me vlerat e virtytet më të spikatura kombëtare banorët e Tropojës, Malësisë së Gjakovës e më gjerë”

Në veprimtarinë tubuese, solemne e festive në 114 vjetorin e lindjes së Dervish Luzhëës (1904-1985) i përshendëti me fjalën e tij të pranishmit kryetari i Bashkisë së Tropojës, z. Besnik Dushaj.

Këshilli Bashkiak i Tropojës,  në këtë përvjetor lindjeje, e nderoi me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Tropojës, Dervish Luzhën – personalitetin e shquar të besimit fetar, figurë lartnore popullore, pjesmarrësin aktiv e profetik në LANCL e frymëtarin ndërtimtar të burimeve e veprave ujitëse. Kryetari i Bashkisë z. Besnik Dushaj dhe kryetari i Këshillit Bashkiak z. Imer Hoxha ia dorëzuan titullin “Qytetar Nderi” z. Neki Balaj i Luzhës, i cili i falenderoi për këtë vlerësim të lartë ndaj emrit e veprimtarisë së Dervish Luzhës.

Bashkia e Tropojës e nderoi me “Mirënjohje” veprimtarin kombëtar e biznesmenin shqiptaro-amerikan Rrustem Gecaj – Nderi i Kombit, për kontributet e tij atdhetare dhe për sipërmarrjen e tij bujare në ndërtimin e Sheshit te Tyrbja e Dervishit të Luzhës, tek ky Vend i Shenjtë, kompleks fetar e turistik panshqiptar.

“Mirënjohja” iu dorëzua djalit të tij, biznesmenit të ri, Avdi Rrustem Gecaj, nga kryetari i Bashkisë të Tropojës në ditën solemne e veprimtarinë festive në 114 vjetorin e lindjes të Dervish Luzhës.

Me këtë rast u dha një program artistik nga pallati i kulturës “Dardania” i Tropojës dhe u kryen vizita në Tyrben e Dervishit të Luzhës – Nderi i Kombit.

Gjithçka gati për Samitin e nesërm Trump-Putin në Helsinki

Samiti do të mbahet në Pallatin Presidencial në Helsinki, ndërsa mikpritësi i takimit të parë të Trumpit me Putinin do të jetë presidenti finlandez Sauli Niinisto

HELSINKI – Në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, nesër do të mbahet takimi historik në mes të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, ndërsa Samiti është organizuar nën masa maksimale të sigurisë.

Samiti do të mbahet në Pallatin Presidencial në Helsinki, ndërsa mikpritësi i takimit të parë të Trumpit me Putinin do të jetë presidenti finlandez Sauli Niinisto.

Është parashikuar një takim dypalësh pas të cilit do të ketë një drekë pune dhe më pas Trump dhe Putin së bashku do t’u drejtohen gazetarëve.

Samiti, sipas paralajmërimeve, duhet të zgjasë rreth katër orë, ndërsa në rend dite do të jenë shumë tema, përfshirë edhe marrëdhëniet SHBA-Rusi, akuzat për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, situata në Siri, procesi i denuklearizimin, aktivitetet ushtarake ruse në Ukrainë, aneksimi i Krimesë dhe çështja e Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan Trump përpara samitit ka thënë se Putinin nuk e konsideron si armik, por një konkurrent, dhe do të kërkojë që Rusia t’i ushtrojë presion Korenë së Veriut për të ndihmuar këtë vend që të futet në procesin e denuklearizimit. Ai do t’i kërkojë Putinit t’i japë fund ndihmës ekonomike dhe blerjes së fshehtë të thëngjillit verikorean.

Kërkesat tjera që do të bëjnë Trump Putinit janë vazhdimi i përpjekjeve për të zgjidhur krizën siriane, largimin e Iranit nga ky rajon, vazhdimin e denuklearizimit në përputhje me marrëveshjen nga koha e Luftës së Ftohtë dhe një mbështetje më të madhe të Rusisë në luftën kundër terrorizmit në botë.

Nga ana tjetër, pritjet kryesore të Putinit nga homologu Trump janë normalizimi i marrëdhënieve ruso-amerikane dhe heqja e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë për krizën në Ukrainë.

Sipas paralajmërimeve, Putin do të përpiqet të bindë Trumpin në legjitimitetin e aneksimit rus të Krimesë dhe nga ai do të kërkojë edhe njëherë të deklarohet qartë dhe publikisht se Rusia nuk ishte e përfshirë në zgjedhjet e fundit presidenciale të SHBA-së.

Kolumnistja e gazetës britanike “Guardian”, Natalie Nougayrede shkruan se presidenti rus Putin do të jetë ai që do të përfitojë nga samiti i nesërm në Helsinki.

“Vetëm një njeri do të jetë fitues. Nuk do të jetë njeriu që i pëlqen të shkojë në fusha të golfit, por ai që pëlqen të fotografohet gjatë ngasjes së kuajve në Siberi”, shkroi Nougayrede.

Analisti politik nga Institutit amerikan Brookings, Pavel K. Baev konsideron se samiti i nesërm mes Trumpit dhe Putinit është një ngjarje e cila ngjallë mjaft shpresë dhe frikë por se nuk priten përparime në zgjidhjen e çështjeve më të nxehta për të cilat do të flasin të dy presidentët.

“Si rezultat i samitit do të kemi gjeste të paspecifikuara dhe premtime boshe”, tha Baev.

Kjo nuk është hera e parë që udhëheqësit e SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, ose Rusisë së re, takohen në Helsinki. Kryeqyteti i Finlandës ka qenë pritës i tre takimeve të tilla. Në vitin 1975 në Helsinki u takuan Gerald Ford dhe Leonid Brezhnev në Helsinki. George Bush dhe Mikhail Gorbachov u takuan në vitin 1990, ndërsa në vitin 1997 në Helsinki u takuan Bill Clinton dhe Boris Jelcin. aa

Me jaht luksoz në Lecce/ Prokurorët kanë në dorë foto kompromentuese të Tahirit?

I zhveshur nga posti i ministrit të Brendshëm, në kulmin e akuzave të opozitës për lidhje me trafikantët e drogës, Saimir Tahiri udhëtoi me jaht luksoz nga Mali i Zi në Lecce të Italisë. Ky udhëtim, është zbuluar së fundmi nga grupi i prokurorëve që po heton për aktivitetin e ish-ministrit, pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar, ku janë gjetur foto të Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Ky udhëtim daton në verën e 2017, pak javë përpara se Prokuroria për Krime të Rënda të niste hetimin ndaj Tahirit.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces. Por, grupi i hetimit, kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet.

Në fakt kjo nuk ishte hera e parë, që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë. Në 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri. Momenti që e implikon në këtë pikë ish-ministrin, është fakti se skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali nga vetë Moisi Habilajt, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania.

E ndërsa prokurorët e dosjes “Tahiri” janë duke renditur të gjitha provat mbi bazën e të cilave pretendojnë të provojnë akuzat ndaj ish-ministrit dhe nuk ndalen në përpjekjet e tyre, për ta çuar prapa hekurave përmes rekursit të bërë së fundmi në gjykatën e Lartë, Saimir Tahiri shfaqet i qetë në rrjetet sociale. Nga shëtitjet me kalë tek rritja e bletëve, këto janë mënyrat sesi e vret kohën, njeriu që dikur konsiderohej ministri kampion, por që ndryshe nga dje, tashmë i duhet të zhvillojë betejën e jetës, siç e ka cilësuar vetë ai; përballjen me drejtësinë. Deri më tani, Saimir Tahiri i ka fituar betejat me gjykatat, njëherë kur ja doli të rimerrte pasaportën e tij, e më pas kur e bindi Apelin ta lirojë nga arresti shtëpiak. Ndalesa e radhës pritet të jetë gjykata e Lartë, në sirtarët e së cilës dy rekurset e prokurorisë për çështjen Tahiri, presin për t’u shqyrtuar.

/News 24/

Vrasje mafioze në mes të Shkodrës: vritet ish polici me bashkëjetuesen, shpëton foshnja e tyre

Kush janë ish-polici dhe bashkëjetuesja e tij që u ekzekutuan mbrëmë në Shkodër (FOTO) –

SHKODËR- Personat që shihni në foto janë Boran Bërçama, ish-polici në lirim dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci 27-vjeç, të ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, pranë pallatit ku jetonin me qira, në qytetin e Shkodrës.

Në foton e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, dy të rinjtë shfaqen teksa pozojnë në krah të njëri-tjetrit.

Në momentin kur iu kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me 20 plumba, ata të dy, bashkë me foshnjën 1 vjeç, kanë qënë duke u kthyer në banesë. Atentatorët, ende të paidentifikuar kanë pritur që Boran Bërçama të parkonte mjetin dhe kanë qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë.

Nga të shtënat kanë mbetur të vdekur në vend burrë e grua, ndërsa fatmirësisht foshnja e tyre 1 vjeç ka shpëtuar dhe është gjetur nga fqinjët mëngjesin e sotëm.

Ajo që e bën më të rëndë gjithë ngjarjen është fakti se policia e Shkodrës ende nuk ka shpallur në kërkim asnjë të dyshuar për ngjarjen, motivet e së cilës mbeten mister.

shkoder makina

Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës kur Bërçama shërbente në Policinë e Shtetit. Boran Bërçama, rreth 30 vjeç, ka punuar në Komisariatin e Shkodrës si Inspektor Krimesh, e më pas u bë Inspektor Rendi, por pas një mungese të pajustifikuar ai dha dorëheqjen në fund të vitit 2016. “BalkanWeb” raporton se Bërçama njihej edhe për shoqërimin e tij me grupet kriminale.

Nën kulmin e hetimeve Saimir Tahiri në verën e 2017 udhëton me jaht luksoz nga Mali i Zi drejt Leçes

Prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kanë zbuluar një tjetër udhëtim të dyshimtë tij jashtë vendit.

Sipas asaj që raporton BW, udhëtimi ka ndodhur në verën e vitit 2017 kur Tahiri nuk e mbante më postin e ministrit, por ishte kulmi i akuzave të opozitës për lidhjet e tij me trafikun e drogës.

Sipas të njëjtave burime Saimir Tahiri zgjodhi të udhëtojë me jaht luksoz nga Mali i Zi deri në Lecce të Italisë. Ky udhëtim i ish-ministrit është aktualisht nën hetim. Udhëtimi është zbuluar pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar, ku janë gjetur foto të Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Të njëjtat burime raportojnë se udhëtimi ka ndodhur pak javë përpara se Prokuroria për Krime të Rënda të niste hetimin ndaj Tahirit.

Gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces. Grupi i hetimit kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet. Kjo nuk ishte hera e parë, që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë.

Në 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri.

Skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali për tu rregulluar nga vetë Moisi Habilaj, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania. Vetë Tahiri tashmë po hetohet në gjendje të lirë dhe hetimet do të zgjasin edhe 3 muaj të tjerë.