VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Christian Panucci, trajneri i ri i kombëtares

By | July 18, 2017

Komentet

Futbolli shqiptar në zi, vdes ish-futbollisti i Kombëtares

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është mësuar pak më parë se ish futbollisti i njohur i Tiranës dhe Kombëtares Shqiptare, Ali Mema është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.Ali Mema vjen nga dinastia Mema, një familje që ka nxjerrë disa futbollistë, duke filluar nga vëllezërit e Aliut, Osmani dhe Haxhiu, për të vijuar me nipin Sulejman Mema dhe djalin e tij, Ardian Mema, i cili aktualisht është trajner i Tiranës.

Ali Mema do të mbetet në memorien e sportdashësve shqiptar si një nga mesfushorët më të shkëlqyer të brezit të Tiranës së viteve 60-70, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e brezit të tij. Të shkëlqyera kanë qenë dhe paraqitjet e tij me ekipin kombëtar ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Për shumë vite me radhë Mema ju dedikua trajningut duke qenë në krahun e ish trajnerit të Tiranës Enver Shehu.

“Të dashur miq të familjes së madhe të futbollit, me hidhërim kam mësuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Ali Memës, një ish-mesfushor i shkëlqyer i Tiranës dhe ekipit kombëtar, drejtues futbolli dhe mik i mirë. Në këtë moment hidhërimi për futbollin shqiptar dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Ai ishte një ikonë e futbollit shqiptar dhe një nga më të ndriturit e familjes simbol të futbollit të Tiranës, dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti futbollit”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

Mick Schumacher duke ndjekur shtigjet e të atit Michael

Maranello

Mick Schumacher do të bëjë dhe një hap më afër duke ndjekur shtigjet e të atit pas xhirove testuese zyrtare javën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i Ferrarit bën të ditur se 20-vjeçari Schumacher do të ngasë më 2 prill në Bahrein.

Gjermani i cili garon në Formula 2 këtë vit me ekipin Prema dhe që është anëtar i Akademisë së pilotëve të Ferrarit, do të ngasë dy ditë të sezonit testues. Më 3 prill ai do të jetë në timonin e një Alfa Romeo në pistën Sakhir.

Babai i Mick-ut, Michaeli ka fituar 7 tituj në Formula 1, pesë prej të cilave me Ferrari nga viti 2000-2004. Michael Schumacher po ashtu mban rekordin me 91 fitore të garave dhe radhitet i dyti për arritjen e ‘pole position’ pas Lewis Hamilton.

Ngasja testuese pason pas debutimit të Mick Schumacher në F2 këtë fundjavë.

“Qëllimisht i kam vendosur të gjitha mendimet për testin në njërën anë, sepse jam shumë i lumtur që marr pjesë në garën time të parë në F2 dhe dua të përqendrohem 100 për qind në fundjavën që vjen”, ka thënë Mick Schumacher.

EURO 2020: Shqipëria fiton ndeshjen me Andorrën

Tiranë

Shqipëria ka fituar sfidën me Andorrën, ndeshje e cila ishte e vlefshme për eliminatoret e Kampionatin Evropian “EURO 2020”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Estadi Nacional”, Sadiku ishte i pari që ka kaluar në avantazh Kombëtaren e Shqipërisë në minutën 21-të.

Në pjesën e dytë shënuan gol Balaj në minutën e 87-të dhe Abrashi në minutën e 96-të, ku Shqipëria siguroi fitoren e parë në këto eliminatore dhe tre pikët në klasifikim.

Shqipëria nddeshjen e parë përballë Turqisë e humbi me rezultatin 0:2.

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit nga  FSHF me ish-trajnerin Christian Panucci, Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen me Andorrën u drejtua nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

EURO 2020: Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë përfundon me barazim

Prishtinë

Ndeshja në futboll për kualifikime në Kampionatin Evropian “EURO 2020”, që u zhvillua mes Kosovës dhe Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka përfunduar me rezultat 1:1, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me golin e vetëm të kombëtares bullgare, edhe pse kombëtarja kosovare kishte kontrollin e lojës, Vasil Bozhikov në minutën e 39-të shënoi golin e parë në këtë ndeshje, duke e kaluar ekipin e tij në avantazh.

Pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtin ritëm të lojës, me mundësi për të shënuar nga të dyja palët, por Arbër Zeneli në minutën e 59-të arriti të barazojë kundër Bullgarisë, gol i cili ishte i fundit në këtë ndeshje.

Në raundin e kualifikimeve për EURO 2020, kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, ndërsa ajo e radhës do të zhvillohet më 7 qershor si mysafire kundër Malit të Zi.

Pas dy xhirove, në Grupin A të kualifikimeve për EURO 2020 kryeson Anglia me 6 pikë, Bullgaria me 2 pikë, Kosova dhe Mali i Zi me nga 1 pikë dhe Republika Çeke me asnjë pikë.

Sot Kosova nis kualifikimet për Kampionat Evropian – për herë të parë në histori

Kosova do të debutojë sot në kualifikime për Kampionat Evropian, si mikpritëse e Bullgarisë në kryeqytet në ndeshjes e saj hapëse në Grupin A kualifikues për EURO 2020.

Gati tri vite pas pranimit në dy organet qeverisëse të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA përkatësisht, Kosova e pret Bullgarinë në “Fadil Vokrri”, në atë që është ndeshja e parë kualifikuese për Kampionat Evropian në histori të saj.

Ndeshja nis në orën 20:45, biletat për të cilën janë shitur brenda orësh.

Pas një barazimi mbresëlënës kundër Danimarkës në një ndeshje miqësore javën e kaluar, verdhekaltrit do të kërkojnë ta zgjasin ecurinë pa humbje në 12 ndeshje kundër Bullgarisë, e cila e nisi ciklin kualifikues me barazim 1:1 kundër Malit të Zi.

“Dardanët” bëjnë pjesë në një grup me Anglinë, Republikën e Çekisë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha dje në një konferencë për media para lojës se përballja me Bullgarinë do të jetë më e vështira për Kombëtaren kosovare që prej se ai mori drejtimin e saj para një viti.

“[Bullgaria] ka eksperiencë të madhe në kualifikimeve dhe nëse e krahasojmë do te jetë shumë më e vështirë se kundërshtarët që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Pas një fushate arsyeshëm zhgënjyese për kualifikime në Kampionatin Botëror 2018, të parën në histori të saj që prej pranimit në UEFA e FIFA, Kosova ka bërë përparim të madh në vitin e fundit.

Verdhekaltrit ishin ndër ekipet e veçuara në Ligën e Kombeve, turneun inaugurues të UEFA-s, duke u promovuar nga Liga e fundit D, në Ligën C, si dhe duke siguruar një vend në pay-off për kualifikim në EURO 2020 përmes një rruge alternative.

Megjithatë, Challandes dhe të tjerët e dinë se niveli i futbollit në Ligën e Kombeve – më i ulëti në të cilin Kosova mori pjesë – dallon shumë me nivelin e futbollit që vendi do të duhet të përballët në grupin e saj kualifikues. Kosova, e renditur e 130-ta në FIFA, do t’i sfidojë Kombëtare të renditura shumë më lart se ajo, si Anglia (5), Republika e Çekisë (42), Mali i Zi (44) dhe Bullgaria (46).

Ekziston entuziazëm megjithatë në kampin kosovar, i cili synon të bëjë përpjekje për t’u kualifikuar në Evropian përmes rrugës tradicionale në vend se të mendojë para kohe për rrugën e shkurtër – play-off të Ligës së Kombeve.

Në rast se Kosova nuk arrin njërin prej dy vendeve të para në Grupin A, atëherë do ta ketë një mundësi të dytë për të siguruar kualifikimin në EURO 2020, përmes play-off të Ligës së Kombeve.

Në fillim të vitit 2020, Kosova do të përballej me Maqedoninë në gjysmëfinale dhe pas një fitoreje eventuale, do ta luante edhe një ndeshje finale kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. /Gazeta Express/

FSHF ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Panucci

Tiranë

Pas humbjes që pësoi Kombëtarja e Shqipërisë me rezultat 0:2 në përballjen me Turqinë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka ndërprerë bashkëpunim me trajnerin e ekipit kombëtar Christian Panucci, transmeton Anadolu Agency (AA).

FSHF ka njoftuar se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Panucci, pa dhënë informacione shtesë.

“E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e shkurtër të FSHF-së.

Burimet zyrtare nga FSHF kanë njoftuar se ai tashmë do të largohet gjatë ditës së sotme nga Shqipëria.

Kujtojmë se gjatë ndeshjes Shqipëri-Turqi, që u zhvillua në Shkodër, për fazën eliminatore të “EURO 2020″, nga tifozët pati thirrje kundër trajnerit Panucci.

Ndërkohë në konferencën për mediat pas përfundimit të ndeshjes me Turqinë, Panucci, tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje.

Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual të ekipit.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën, ndërsa sfida e ardhshme e Shqipërisë është më 25 mars me Andorrën

Christian Panucci drejtonte Kombëtaren e Shqipërisë në Futboll që nga korriku i vitit 2017.

Elseid Hysaj: Tifozët të mos vihen kundër nesh

Pas ndeshjes me Turqinë, mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj u shpreh se tifozat nuk duhet t’i kundërvihen skuadrës dhe trajnerit, ndërsa shtoi se kohët e fundit Kombëtares i ka munguar fati.

“Gabimet na penalizuan. Duhet të mbesim skuadër të mendojmë për gjerat pozitive që kemi bërë. Gabimet po na penalizojnë pak si shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe sulm. Në pjesën e dytë nuk është se luajtëm keq, tentuam të rikuperuam, por pësuam dhe golin e dytë. Nuk është se ishte gabimi i askujt, por kualiteti i lojtarit na ndëshkoi.

Ka akoma ndeshje. Do shkojmë të luajmë në shtëpinë e tyre. Duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër dhe të marrim pikët që kemi humbur.

Tifozët gabuan me sjelljen e tyre. Berisha u godit padashje. Tifozët nuk do na dalin kundër. E vetmja gjë që na jep zemër janë tifozët. Shpresojnë të na mbështesin sa më shumë dhe tua shpërblejmë ndeshjen tjetër. Si trajneri dhe skuadra dëshirojnë të fitojnë të gjithë. Tifozët duhet t’i kemi me vete.

Diçka ndoshta nuk shkon. Çunat kanë luftuar gjithë ndeshjes. Kur pëson 2 gola të ikën mendje. Ishim duke bërë një ndeshje të mirë dhe ishim rehat deri në momentin e golit. Arrijmë deri te porta dhe bllokohemi. Duhet ta zgjidhim këtë ngërç.

Kanë ardhur dhe lojtarë të rinj. Duhet kohë të futen në organizmin e skuadrës. Në Europian patëm fat. Ato fate na dhanë ambicie për t’u kualifikuar në Europian. Na duhen 1-2 fitore për të ndezur flakën që kemi ne si shqiptarë”, u shpreh Hysaj.

Turqia fiton ndeshjen ndaj Shqipërisë

Turqia ka fituar ndeshjen zyrtare ndaj Shqipërisë që u zhvillua në qytetin e Shkodrës, e vlefshme për fazën eliminatore të “EURO 2020”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0:2, ku Turqia siguroi tre pikët e para për eliminatoret e Evropianit.

 

SHKODËR (AA) – Turqia ka fituar ndeshjen zyrtare ndaj Shqipërisë që u zhvillua në qytetin e Shkodrës, e vlefshme për fazën eliminatore të “EURO 2020”.

Goli i parë nga ekipi turk u shënua nga Burak Yılmaz në minutën e 21-të të ndeshjes që u zhvillua në Stadiumin “Loro Boriçi”.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 55-të shënoi gol Hakan Çalhanoğlu, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0:2 në favor të Kombëtares së Turqisë.

Ndeshja u drejtua nga gjyqtari Tobias Stieler i Federatës Gjermane të Futbollit, dhe ndihmësit e tij Mike Pickel dhe Christian Gittelmann.

Të dyja skuadrat u mbështetën nga tifozët e tyre duke krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij.

Ndërkohë, Policia e Shqipërisë kishte marrë masa për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes, duke angazhuar qindra forca policore dhe duke bllokuar për qarkullimin e automjeteve disa akse rrugore në qytetin e Shkodrës.

Për fazën eliminatore të “EURO 2020” Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Sfida e ardhshme e Shqipërisë është më 25 mars me Andorrën, ndërsa Turqia do të përballet me Moldavinë.

Ndeshja miqësore Kosovë-Danimarkë përfundon me barazim

Prishtinë

Ndeshja miqësore në futboll midis Kosovës dhe Danimarkës, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka përfunduar me barazim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja përfundoi me nga dy gola të shënuar nga të dyja palët.

Golin e parë e shënoi mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani në fund të pjesës së parë të ndeshjes, në minutën e 42-të, ndërsa në minutën e 63-të të pjesës së dytë danezi Christian Eriksen barazoi rezultatin duke shënuar nga penaltia.

Disa minuta më vonë, në të 66-tën, Kosova riktheu epërsinë në 2 me 1 me golin e Bersant Celinës.

Mirëpo, në minutat shtesë danezi Pierre-Emile Hobjerg arriti të shënoj golin e fundit në këtë ndeshje, duke e mbyllur me barazim.

Të dyja ekipet patën raste të mira për të shënuar, por Danimarka pati më shumë kontrollin e topit.

Të hënën Kosova do të përballet me Bullgarinë, ndeshje e parë për kualifikime në “Euro 2020”.

Hysaj: Krenar të jem kapiteni kuqezi në qytetin tim

Bashkë me trajnerin Panuçi, në konferencë për shtyp ishte edhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, që nesër do të luajë në stadiumin e qytetit të tij të lindjes, Shkodrës dhe si kapiten i ekipit Kombëtar, gjë që e bën tej mase krenar.

Si do t’i përballoni sulmuesit turq?
Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë

Çfarë i mungon kombëtares?
Edhe grupi që kemi tani është fantastik. Njihemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi marrë leksione për gabimet që kemi bërë. Shpresoj të vazhdojmë nga ndeshja e fundit që e lam me fitore.

Keni folur me Strakoshën?
Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rrijë i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptojë gabimin sa më shpejt.

Si është të jesh kapiten në qytetin tënd?
Është ndjesi shumë e mirë. Nëse është nevoja të bëj edhe një rol tjetër do ta bëj me gjithë maksimumin tim.

Napoli ul çmimin, Hysaj ikën për 35 mln euro

Fill pas largimit të promotorit të tij më të madh Mauricio Sarri, pozicioni i Hysaj tek Napoli nuk ka qenë asnjë herë i qëndrueshëm. Në çdo merkato flitet për largimin e tij, por këtë herë diskutimi është ndryshe pasi shkodrani nuk mund të bashkohet dot me Sarrin pasi FIFA i ka bllokuar merkaton klubit londinez.


Pavarësisht këtij detaji e përditshmja torineze “Tuttosport” shkruan se Napoli është i gatshëm të dëgjojë ofertat për shkodranin, për më tepër janë të gatshëm të heqin dorë nga klauzola e largimit: “Pozicioni i Hysajt mbetet gjithmonë për t’u deshifruar, meqë nuk është profili i mbrojtësit të krahut tek i cili Ançeloti do të kishte besim. Ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, por Napoli do të pranonte edhe një ofertë prej 35 milionë eurosh, për atë që është futbollisti shqiptar me vlerën e kartonit më të lartë në histori”, shkruan e përditshmja italiane. “Tuttosport” shkon edhe më tej duke saktësuar se Napoli po mendon të gjejë zëvendësuesin e tij, Manuel Laxari i Spal (20 milion euro) dhe Valentino Laxaro i Salcburg. As Hysaj nuk ndihet shumë i lumtur tek Napoli këtë periudhë, pavarësisht se është në 100% të formës së tij jo gjithmonë preferohet si titullar, në këto kushte as Hysaj nuk ka ndërmend të qëndrojë, fundja ofertat për të nuk mungojnë.

Gazeta zvicerane: Kosova e fillon një epokë të re

E përditshmja zvicerane, Le Matin, ka shkruar për sfidën që ka para vetes ekipi përfaqësues i Kosovës, i cili këtë vit do të garojë për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova e Bernard Challandes e fillon një epokë të re të enjten, me ndeshjen kundër Danimarkës, që pastaj do të përballet me Zvicrën në Basel, të martën, shkruan Le Matin, transmeton Gazeta Express.

“Ne fituam kundër ekipeve të Ligës D, ishte e mrekullueshme. Por, sot, ne fillojmë nga e para kundër skuadrave të cilat janë shumë më të mira”, ka thënë Challandes, fitues i grupit të tij në Ligën e Kombeve me Kosovën, i cili tani do të garojë për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Pasi shorti u ra të radhiten në Grupin A, futbollistët kosovarë do të përballen këtë herë me Bullgarinë, Malin e Zi, Republikën Çeke dhe, më e veçanta, me Anglinë. Në një ndeshje që është më shumë si përgatitje, ata do të përballen të enjten me Danimarkën, kundër të cilëve do të luajë edhe Zvicra pas disa ditësh.

Të hënën, Kosova do të ndeshet me Bullgarinë, përsëri në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta dëshmuar përmirësimin e skuadrës. Për këtë ndeshje, trajneri do të mbështetet në grupin e lojtarëve që janë të lidhur edhe me Zvicrën.

Pesë lojtarë të Kosovës luajnë në Super Ligës Zvicerane: mbrojtësi i Xamaxit, Arbenit Xhemajli, Idriz Voca i Lucernit dhe treshja e Zurichut, Mirlind e Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Një tjetër lojtar nga Zvicra, portieri i ri dhe i talentuar, Arijanet Muric, i cili më herët luante për Zurichun dhe tani është pjesë e Manchester Cityt.

Megjithatë, në skuadrën e Kosovës nuk ka gjurmë të Bastien Tomas, i cili luan për Sionin dhe është i zgjedhur për ekipin e Zvicrës U-21, e as të Florent Hadërgjonaj të Huddersfielt Toënit. Për të dy këta futbollistë, ishte përfolur se do të ishin në radhët e Kosovës së shpejti, para gjashtë javëve.

“Ishte një cirk i bërë nga mediat. Në realitet, gjërat nuk ndodhin ashtu. Duhet të bëjmë dokumente të plota. Duhet t’u lejojmë së pari atyre pak kohë, vendimi i tyre duhet të piqet. Në një pikë, ndoshta ata do ta kuptojnë se Zvicra është vetëm një ëndërr dhe Kosova u jep më shumë mundësi për të luajtur në nivelin ndërkombëtar”, ka thënë Challandes.

Në fillim të kësaj jave, lojtarët e Kosovës, heronjtë e ri të këtij vendi, u vizituan nga shumë parlamentarë dhe kryesues të shtetit, të cilët erdhën t’i urojnë dhe inkurajojnë ata.

“Më duhet të them jemi këtu në Kosovë, një vend i ri, dhe jam shumë i lumtur me përkrahjen e tërë vendit, që nënkupton me të politikës dhe njerëzit. Mendoj se ekipi kombëtar është i rëndësishëm në vend. Mendoj se t’i japim pak kohë politikës dhe sponsoreve është normale. Nuk mund të kërkojmë, kërkojmë e kërkojmë dhe mos të japim”, u shpreh Challandes.

Sonte, Kosova, e renditur në pozitën e 130-të në rangimet e FIFA-s, do ta sfidojë Christian Eriksenin e Kosovës dhe shokët e tij. Danimarka është e renditur në pozitën e dhjetë në botë.

Nëse gjasat e Kosovës për të përfunduar në pozitën e dytë në grupin A për kualifikimet në EURO 2020 janë të vogla, Kosova mund të shpresojë ta sigurojë një vend në këtë garë edhe përmes play-offs të grupit D, ku i ka kundërshtarë Bjellorusinë, Maqedoninë dhe Gjeorgjinë. Shorti do të mbahet më 30 nëntor të këtij viti.

“Kur e dimë se ne mund të marrin pjesë në Evropian edhe në këtë mënyrë është një ëndërr e madhe. Do të ishte e mjaftueshme ta arrinim atë dy herë”.

Para se të vazhdojnë ëndërrimet, Kosova do të përballet me realitetin pas disa orëve, para publikun të entuziazmuar dhe spiunit të Zvicrës që Vladimir Petkovic do ta ketë dërguar në Prishtinë.