Justina Aliaj (Shkodër, 21 prill 1951) është aktore shqiptare.
Pas shkollës 7-vjeçare iu dha e drejta për të studiuar në Liceun Artistik për muzikë. Por qysh e vogël ka zgjedhur teatrin, ka qenë në shtëpinë e Pionerit teksa luante, kur provoi të këndonte. Tonin Dajia, vëllai i Tish Dajisë, zbuloi talentin e saj edhe në muzikë. Pasi mbaroi Liceun Artistik nisi studimet e larta në Akademinë e Arteve në degën e dramaturgjisë.[1]
Këngëtarja Justina Aliaj mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Këngë të tilla si: “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza”, “Unë dhe shokët e mi” etj., mbeten të pashlyeshme ende dhe sot për publikun. Interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te; “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Vdekja e burrit”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj.
Justina Aliaj është këngëtare e njohur. Shkelqimin e yjeve shqiptare te te gjitha fushave te jetes nuk e durronin dot komunistet, drejtuesit injorante te shtetit te djeshem shqiptar, dhe si e tille edhe ai yll duhej shuar, duhej denuar, duhej… Dhe Justina u denua, u denua rrende, madje, por fatmiresisht nuk u shua.
Talentet nuk shuhen, ato vetem mund te zbehen. O zot cfare cmendurie dhe fatkeqesie! Ne kulmin e arritjeve dhe suksesit, kur aktorja, kengetarja e madhe Justina Aliaj ishte duke u ngitur per te kapur majat me te larta te suksesit te saj dhe i kishte kapur ato maja para kohe, si gjithmone vjen nje urdher i prere nga lart … duhet te denohet. Dhe Justina, si shume artiste te tjere te asaj kohe te cmendur te fillimviteve 70-te pati fatin e hidhur te jetes se saj te provonte denimin komunist. Ia nderprene menjehere te drejten e studimeve, ku ajo ishte studente ne Akademine e Arteve ne Tirane per aktore, duke e cuar te punoje ne prodhim. Cmenduri!
Nuk e lejuan te kendoje ne festivalet e kenges ne radiotelevizion dhe ne te gjitha aktivitetet e ndryshme, ku Justina ishte shume e suksesshme, madje shkuan edhe me tej; kenget e kenduara nga ajo nuk duhet te transmetoheshin ne radio. Justina Aliaj u rehabilitua ne fundvitet 80-te, atehere kur edhe kolera, diktatori kishte ngordhur. Edhe pse Justina i mungoi skenes dhe spektatorit pothuajse 20 vjete, perseri dalja e saj ne skene pas shume vjetesh ngjalli emocione te medha tek spektatori kryeqytetas dhe i gjithe Shqiperise. Justina Aliaj mbetet nje yll i kenges dhe skenes shqiptare. Ne ditet e ardhme do njiheni me teper me aktivitetin e kesaj artisteje te madhe neper vite, se bashku me nje interviste, qe me ka dhene per artedashesit e shumte shqiptare anembane kudondodhen.
Në Dhjetor 1967, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën “Jehonë Kënga Rinore”.
Në Dhjetor 1967, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën “Sot Kendoj”.
Në Dhjetor 1968, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën “Motiv I Ri”.
Në Dhjetor 1968, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën “Jam Nje Vajze”.
Në Dhjetor 1969, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën “Une Dhe Shoket E Mi”.
Në Dhjetor 1970, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Unaza”.
Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.
Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Stacion I Dashur”.
Në Dhjetor 1972, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Ne Ekranin E Televizorit”.
Në Dhjetor 1990, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Është Nënë, Nëna”.
Komentet