VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Carl Spitteler i vetmi zviceran që mori çmimin Nobel për letërsi

By | May 7, 2019
blank

Komentet

blank

Biden paralajmëron Putin: Nëse Alexei Navalny vdes, pasojat për Rusinë do të jenë shkatërruese

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dhënë një mesazh të prerë dhe paralajmërues për homologun rus, Vladimir Putin për çështjen e Alexei Navalny.

Biden bën të qartë se nëse Navalny vdes atëhere pasojat për Rusinë do të jenë shkatëruese.

Ai ka hedhur kritika ndaj Rusisë duke thënë se po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si fuqi botërore, dhe humbja e saj do të jetë çmimi që të paguajn ëpër ndërhyrjet e vazhdueshme.

”Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”- tha Biden. bw

blank

Biden: Uashingtoni do t’u përgjigjet veprimeve që dëmtojnë interesat jetike të amerikanëve dhe të aleatëve

VOAn

Presidenti amerikan Joe Biden tha se i kishte bërë të ditur Presidentit rus Vladimir Putin se SHBA do të vazhdojë të ngrejë çështje që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të njeriut. Komentet Presidenti Biden i bëri gjatë një konference për shtyp, që pasoi komunikimin me mediat të udhëheqësit rus.

Presidenti tha se “të drejtat e njeriut do të jenë gjithmonë në një çështje për diskutim”.

Nuk ka të bëjë me atë që ne do t’i vihemi pas Rusisë kur ajo shkel të drejtat e njeriut, ka të bëjë me atë se cilët jemi ne“, tha zoti Biden. “Si mund të jem President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të mos flas kundër shkeljes së të drejtave të njeriut“, shtoi ai.

Zoti Biden dhe zoti Putin ranë dakord të rifillojnë bisedimet mbi kontrollin e armëve bërthamore si dhe të rikthejnë ambasadorët në kryeqytetet respektive pasi tërheqjes së tyre më herët gjatë këtij viti.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, samiti u dha fund punimeve në orën 5.05 pasdite të mërkurën sipas orës lokale, kur përfundoi takimi i zgjeruar P + 5 (Presidenti dhe pesë këshilltarë) midis dy delegacioneve.

blank

Presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi si “konstruktiv” tonin e bisedimeve me Presidentin Joe Biden të mërkurën dhe tha se nuk kishte armiqësi gjatë bisedimeve.

Ai i bëri komentet gjatë një konference shtypi pas përfundimit të takimit të nivelit të lartë me Presidentin Biden në Gjenevë, ndërsa janë thelluar tensionet mes Perëndimit dhe Kremlinit.

Siç ishte rënë dakort, i pari që do jepte konferencë shtypi ishte Presidenti Putin dhe më pas pritet të flasë edhe Presidenti Biden.

“Vlerësimi ynë ndryshon për shumë çështje, por sipas mendimit tim të dy palët demonstruan dëshirën për të kuptuar njëri-tjetrin dhe kërkuan mënyra për t’u afruar. Biseda ishte mjaft konstruktive”, tha Presidenti Putin.

Udhëheqësi rus tha gjatë konferencës së shtypit se ai dhe Presidenti amerikan Joe Biden ishin pajtuar që të rikthejnë ambasadorët në kryeqytetet përkatëse në një përpjekje për të ulur tensionet.

Dakordësimi për kthimin e ambasadorëve vjen pas një lufte të ashpër diplomatike e cila çoi në shkurtime të thella të personelit diplomatik.

Ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoly Antonov, u thirr nga Kremlini për konsultime rreth tre muaj më parë pasi Presidenti Biden e cilësoi Putinin si një “vrasës”.

Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, u largua nga Moska gati dy muaj më parë pasi Kremlini sugjeroi që ai të kthehej në Uashington për konsultime.

Presidenti rus mbërriti në Gjenevë rreth orës 13:00, sipas orës lokale, pak para se të shkonte në vendin e takimit në “Villa La Grange”.

Presidenti Biden mbërriti më pas, një taktikë diplomatike e koreografuar nga Shtëpia e Bardhë për të shmangur një përsëritje të samitit të Helsinkit të vitit 2018, pasi mbërritja me vonesë e Presidentit Putin bëri që Presidenti Donald Trump të priste pak më shumë se 30 minuta. Të dy udhëheqësit shtrënguan duart para se të futeshin në bisedime.

blank

Pas përshëndetjes fillestare me Presidentin e Konfederatës Zviceriane Guy Parmelin, të dy udhëheqësit zhvilluan sesionin e parë në formatin P+1, (Presidenti dhe një këshilltar).

blank

Presidentin Biden e shoqëroi Sekretari i Shtetit Antony Blinken ndërsa kryediplomati rus Sergey Lavrov ishte në krah të Presidentit Putin. Secila palë kishte përkthyesin e vet.

Përfundimi i samitit përmbyll turneun e parë jashtë vendit të Presidentit Biden që nga marrja e postit. Javën që kaloi, Presidenti Biden mori pjesë në samitin G-7 dhe zhvilloi bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në përpjekje për të thelluar marrëdhëniet me aleatët dhe konsultuar me ta në lidhje me bisedimet SHBA-Rusi.

blank

Edhe 6 viktima, 19 shtrime në spital dhe 282 infeksione në Zvicër

 

VOAL – Seria e ditëve me numra vazhdimisht në rënie në frontin e pandemisë është ndalur. Të mërkurën, Zyra Federale e Shëndetit Publik njoftoi se 282 infeksione, 19 shtrime në spital dhe 6 vdekje në lidhje me Covid-19 janë njoftuar në 24 orët e fundit. Të gjitha vdekjet i referohen ditëve para 13 qershorit.

Evolucioni, duke marrë parasysh jo ditën e vetme, por mesatarja e llogaritur gjatë ditëve vazhdon të mbetet pozitive. Incidenca në 14 ditë ka rënë më tej dhe tani qëndron në 56 raste për 100,000 banorë. Një shifër pra nën pragun e 60 që vitin e kaluar do të kishte shkaktuar kufizime të reja (gjatë valës së dytë, në janar, një numër infeksionesh u arrit 10 herë më i lartë). Situata në spitale gjithashtu po përmirësohet gradualisht. Në të gjithë Zvicrën, ka 83 pacientë të pranuar në kujdes intensiv për shkak të Covid-19. Një muaj më parë ata ishin akoma trefish.

Shkalla e riprodhimit kombëtar ende duket se po bie. Vlerësimi i fundit (në lidhje me situatën që nga 4 qershori) tregon një vlerë prej 0.64 e cila është përafërsisht e barabartë me atë që u përcaktua rreth 6 prillit 2020 në kohën e daljes nga vala e parë.

Gjithsej 6,130,000 doza të vaksinës u shpërndanë në kantone, nga të cilat 6,120,202 u administruan dhe 2,351,712 njerëz morën një injeksion të dytë.

Në Zvicër aktualisht ka 2,592 persona në izolim dhe 5,103 të cilët kanë rënë në kontakt me ta dhe janë vendosur në karantinë. Këtyre u shtohen 3,153 të kthyer nga një vend në rrezik dhe të vendosur në karantinë. rsi-eb

blank

Putin: Ishte një takim konstruktiv

VOAL – Samiti i Gjenevës midis Joe Biden dhe Vladimir Putin përfundoi pak më herët sesa pritej. Sipas burimeve amerikane, diskutimet zgjatën 3 orë e 21 minuta. I pari u largua nga Villa La Grange në 5.30 pasdite presidenti amerikan, ndërsa një takim dypalësh me homologun e tij zviceran ishte planifikuar ende për kreun e shtetit rus.

 

“Marrëveshja për kthimin e ambasadorëve”

Është arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për kthimin e ambasadorëve. Kjo u deklarua nga Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën për shtyp pas samitit me Joe Biden.

Përkundër një kohëzgjatje më të shkurtër se sa pritej – diskutimet sipas delegacionit të SHBA-së zgjatën 3 orë e 21 minuta – ishte një takim konstruktiv ballë për ballë, tha qiramarrësi i Kremlinit.

Gjithashtu u vendos që të fillojnë konsultimet në temën e “sigurisë kibernetike” dhe në seksionin New Start për armët strategjike bërthamore.

Biden: “SHBA dhe Rusia, dy fuqi të mëdha”

Ndër fjalët e pakta të kënaqësive para samitit Biden-Putin, referenca “e barabartë” e presidentit amerikan ndaj SHBA dhe Rusisë si “dy fuqi të mëdha”, pasi Barack Obama kishte likuiduar Moskën si një fuqi rajonale, nuk kaloi pa u vënë re. “Ne po përpiqemi të përcaktojmë nëse kemi interesa të ndërsjellë, ku mund të bashkëpunojmë dhe, kur kjo nuk është e mundur, të vendosim një mënyrë të parashikueshme dhe racionale në të cilën ne dy fuqitë e mëdha nuk do të pajtohemi,” tha komandanti i përgjithshëm.

Fjalë që duhet t’i kenë bërë përshtypje Vladimir Putinit, i cili është duke kërkuar respekt dhe njohje për Rusinë në arenën ndërkombëtare. Në prag të samitit të Biden, pasi e kishte quajtur Carin një “vrasës” tre muaj më parë, e kishte promovuar atë si një “kundërshtar të ashpër dhe të shkëlqyer”: parataktika keto të një samiti në kërkim të shkrirjes së akujve. rsi-eb

blank

Përfundon takimi Biden-Putin në Gjenevë

VOA, Marrë nga Reuters dhe AP

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin shtrënguan duart në hapjen e samitit në Gjenevë, mes tensioneve mbi të drejtat e njeriut, Ukrainës dhe sulmeve kibernetike.

Ata u pritën në “Villa La Grange” nga Presidenti Zvicerian Guy Parmelin. Presidenti Biden theksoi rëndësinë e takimit ballë për ballë.

blank

“Siç e thashë më herët, është gjithmonë më mirë takimi ballë për ballë.”

Pesidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte për një takim “produktiv”.

blank

“E di që keni pasur një udhëtim të gjatë dhe shumë punë. Megjithatë kemi shumë çështje të grumbulluara në marrëdhëniet Rusi-Amerikë që kërkojnë diskutime të nivelit të lartë. Shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv,” tha Presidenti Putin.

Bisedimet zgjatën rreth 3 orë. Formati i rënë dakord përfshinte një sesion fillestar mes dy presidentëve së bashku me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe kryediplomatin rus Sergei Lavrov. Pas kësaj, diskutimet vazhduan me një grup të zgjeruar.

blank

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha gazetarëve rrugës për në Gjenevë se një rezultat i mundshëm i bisedimeve është ndryshimi i qëndrimit të dy vendeve që aktualisht kanë tërhequr ambasadorët nga kryeqytetet përkatëse.

Ambasadori amerikan John Sullivan dhe ambasadori rus Anatoly Antonov u kthyen në vendet e tyre në fillim të vitit mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës. Të dy ambasadorët do të marrin pjesë në bisedimet e Gjenevës.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se synimi i Presidentit Biden në bisedime, mes të tjerash, ishte gjetja e një hapësire ku Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të punojnë së bashku dhe theksimi i interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Takimi zhvillohet në orët e fundit të udhëtimit të parë të Presidentit Biden jashtë vendit që kur mori postin. Gjatë javës së kaluar, ai mori pjesë në samitin G-7 dhe ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që synojnë forcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe për t’u konsultuar me ta në lidhje me bisedimet SHBA-Rusi.

blank

Kur një gazetar e pyeti zotin Biden menjëherë pas mbërritjes së tij të martën në Gjenevë nëse ishte gati për takimin me zotin Putin, Presidenti Biden tha, “Unë jam gjithmonë i gatshëm”.

Në një intervistë me kanalin televizv NBC News, Presidenti Putin tha se marrëdhëniet SHBA-Rusi ishin përkeqësuar në “pikën e tyre më të ulët në vitet e fundit”.

Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve të martën se siguria kibernetike, në veçanti sulmet pengamarrëse kompjuterike, “do të jenë një temë e rëndësishme e bisedës” midis dy udhëheqësve. “Presidenti do ta bëjë të qartë se nëse shohim sulme kibernetike, siç ishte ai ndaj ndaj kompanisë SolarWinds, reagimet do të jenë të ashpra”, tha zyrtari.

Në muajin prill, Presidenti Biden dëboi 10 diplomatë rusë dhe vendosi sanksione të reja ndaj gjashtë kompanive teknologjike ruse që ofrojnë mbështetje për programin kibernetik të drejtuar nga shërbimet e inteligjencës ruse të lidhura me sulmin ndaj kompanisë SolarWinds.

Në muajin maj, dy biznese të rëndësishme të industrisë amerikane “Colonial Pipeline”, tubacioni që furnizon me karburant pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara dhe kompania e prodhimit të mishit JBS – u morën peng nga sulmet kibernetike që besohet se e kishin origjinën në Rusi.

Të dy kompanitë paguan miliona dollarë shpërblime për të rivendosur kontrollin mbi sistemet e tyre kompjuterike të marra peng nga hakerët.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar me kalimin e viteve, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ndërhyrja e saj në Siri dhe akuzat e Shteteve të Bashkuara – të mohuara nga Moska – për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëdhëniet u fundosën më tej në muajin mars kur Presidenti Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke bërë që Rusia të thërriste për konsultime ambasadorin e saj në Uashington. Shtetet e Bashkuara po ashtu tërhoqën ambasadorin e tyre në prill.

Presidentët Biden dhe Putin pritet të japin tani konferenca shtypi të ndara.

blank

Vazhdon takimi Biden-Putin në Gjenevë

VOA, Marrë nga Reuters dhe AP

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin shtrënguan duart në hapjen e samitit në Gjenevë, mes tensioneve mbi të drejtat e njeriut, Ukrainës dhe sulmeve kibernetike.

Ata u pritën në “Villa La Grange” nga Presidenti Zvicerian Guy Parmelin. Presidenti Biden theksoi rëndësinë e takimit ballë për ballë.

blank

“Siç e thashë më herët, është gjithmonë më mirë takimi ballë për ballë.”

Pesidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte për një takim “produktiv”.

blank

“E di që keni pasur një udhëtim të gjatë dhe shumë punë. Megjithatë kemi shumë çështje të grumbulluara në marrëdhëniet Rusi-Amerikë që kërkojnë diskutime të nivelit të lartë. Shpresoj që takimi ynë të jetë produktiv,” tha Presidenti Putin.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë thonë se ka të ngjarë që bisedimet të zgjasin nga katër deri në pesë orë. Formati i rënë dakord përfshin një sesion fillestar mes dy presidentëve së bashku me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe kryediplomatin rus Sergei Lavrov. Pas kësaj, diskutimet do të vazhdojnë me një grup të zgjeruar.

blank

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha gazetarëve rrugës për në Gjenevë se një rezultat i mundshëm i bisedimeve është ndryshimi i qëndrimit të dy vendeve që aktualisht kanë tërhequr ambasadorët nga kryeqytetet përkatëse.

Ambasadori amerikan John Sullivan dhe ambasadori rus Anatoly Antonov u kthyen në vendet e tyre në fillim të vitit mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës. Të dy ambasadorët do të marrin pjesë në bisedimet e Gjenevës.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se synimi i Presidentit Biden në bisedime, mes të tjerash, ishte gjetja e një hapësire ku Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të punojnë së bashku dhe theksimi i interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Takimi zhvillohet në orët e fundit të udhëtimit të parë të Presidentit Biden jashtë vendit që kur mori postin. Gjatë javës së kaluar, ai mori pjesë në samitin G-7 dhe ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që synojnë forcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe për t’u konsultuar me ta në lidhje me bisedimet SHBA-Rusi.

blank

Kur një gazetar e pyeti zotin Biden menjëherë pas mbërritjes së tij të martën në Gjenevë nëse ishte gati për takimin me zotin Putin, Presidenti Biden tha, “Unë jam gjithmonë i gatshëm”.

Në një intervistë me kanalin televizv NBC News, Presidenti Putin tha se marrëdhëniet SHBA-Rusi ishin përkeqësuar në “pikën e tyre më të ulët në vitet e fundit”.

Një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve të martën se siguria kibernetike, në veçanti sulmet pengamarrëse kompjuterike, “do të jenë një temë e rëndësishme e bisedës” midis dy udhëheqësve. “Presidenti do ta bëjë të qartë se nëse shohim sulme kibernetike, siç ishte ai ndaj ndaj kompanisë SolarWinds, reagimet do të jenë të ashpra”, tha zyrtari.

Në muajin prill, Presidenti Biden dëboi 10 diplomatë rusë dhe vendosi sanksione të reja ndaj gjashtë kompanive teknologjike ruse që ofrojnë mbështetje për programin kibernetik të drejtuar nga shërbimet e inteligjencës ruse të lidhura me sulmin ndaj kompanisë SolarWinds.

Në muajin maj, dy biznese të rëndësishme të industrisë amerikane “Colonial Pipeline”, tubacioni që furnizon me karburant pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara dhe kompania e prodhimit të mishit JBS – u morën peng nga sulmet kibernetike që besohet se e kishin origjinën në Rusi.

Të dy kompanitë paguan miliona dollarë shpërblime për të rivendosur kontrollin mbi sistemet e tyre kompjuterike të marra peng nga hakerët.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar me kalimin e viteve, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ndërhyrja e saj në Siri dhe akuzat e Shteteve të Bashkuara – të mohuara nga Moska – për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëdhëniet u fundosën më tej në muajin mars kur Presidenti Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke bërë që Rusia të thërriste për konsultime ambasadorin e saj në Uashington. Shtetet e Bashkuara po ashtu tërhoqën ambasadorin e tyre në prill.

blank

Video- Takimi ‘kokë më kokë’ Biden-Putin në Zvicër, priten diskutime të gjata mes liderëve

Presidentët Biden dhe Putin kanë nisur takimin kokë më kokë, mesditën e kësaj të mërkure, në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.

Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.

“Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për orë të tëra.

Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzjerë në zgjedhjet amerikane.

Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë një numër “ndarje detyrash” që në zhargonin qeveritar në Uashington nënkupton emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët “për tema ku mund të punohet bashkarisht për të avancuar interesat kombëtare dhe për ta bërë botën më të sigurtë”.

Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë fërkimet në fusha të tjera.

Vladimir Frolov, ish-diplomat rus, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Presidenti Putin dëshiron marrëdhënie me respekt dhe kërkon të trajtohet si anëtarët e ish-Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1980, që “një trajtim që në mënyrë simbolike ta vlerësojë Rusinë si një fuqi e barabartë strategjike me Shtetet e Bashkuaraa”.

“Në këmbim, Moska mund të tregohet e gatshme të reduktojë disa nga marrëzitë që ka bërë,” tha zoti Frolov, duke shtuar se me këtë term nënkupton se “s’do ketë më helmime, dhunë fizike, arrestime e rrëmbime të shtetasve amerikanë e rusë. S’do të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”.

Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë thotë se për takimin janë paracaktuar synime modeste:

“Suksesi i parë nga ky takim në Gjenevë do të jetë fakti që palët nuk u zunë me grushte, pra nuk do të ketë nevojë për një konflikt ushtarak,” thotë ai.

Një shenjë simbolike e tensionit mes dy udhëheqësve është fakti që nuk është planifikuar drekë e përbashkët Biden-Putin dhe secili prej tyre do të zhvillojë një konferencë të veçantë për shtyp.

“(Biden dhe Putin) nuk do ndajnë bukë bashkë,” tha zyrtari i lartë amerikan.

Megjithëse atmosfera do të jetë solemne dhe e nderë, sfondi do të jetë spektakolar: një vilë elegante me një kopësht prej 30 ha në brigjet e Liqenit të Gjenevës./VOA

blank

Putini arrin në Zvicër

Njëzet orë pas Joe Biden, presidenti rus gjithashtu mbërriti në Zvicër për samitin e pasdites në Villa La Grange

VOAL – Vladimir Putin është në Zvicër. Aeroplani i presidentit rus u ul në orën 12.30 në pistën e aeroportit të Gjenevës. Në orët e para të pasdites samiti me Joe Biden në Villa La Grange.

Pas një angazhimi të fundit në Bruksel, takimi me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Joe Biden kishte zbarkuar menjëherë pas orës 16.00 të Martën. Ai u prit në aeroportin e Gjenevës nga presidenti i konfederatës Guy Parmelin, ministri i jashtëm Ignazio Cassis, presidenti i qeverisë së Gjenevës Serge Dal Busco. Faza e parë e vizitës ishte një takim midis Biden dhe sekretarit të shtetit Antony Blinken nga njëra anë dhe dy këshilltarëve federalë, të cilët në fund bënë një takim për shtypin. rsi-eb

blank

Xherdan Shaqiri: Italia sulmon shumë, por unë kam besim te skuadra jonë

VOAL – Xherdan Shaqiri është i ngazëllyer për ndeshjen e sontme kundër Italisë në Romë. Kështu ish lojtari i Interit të Milanos tha në konferencën për shtyp: “Mezi pres të luaj këtë ndeshje kundër njerëzve që i njoh, veçanërisht Mancinin, me të cilin kalova një kohë të mirë. Kundër Azzurrëve do të jetë shumë e vështirë, sepse kjo Itali sulmon shumë, nuk është si në të kaluarën. Ata kanë ekuilibër të shkëlqyeshëm, edhe pse nuk ka emra të mëdhenj si Pirlo për shembull. Mancini bëri një punë të shkëlqyeshme “.

Në shumë ndeshje Italia nuk ka pësuar gola dhe ka shënuar shumë, por ne jemi të sigurt

29-vjeçari pastaj flet për skuadrën zvicerane: “Ne kemi luajtur shumë mirë kundër ekipeve të mëdha deri tani, jemi gjithnjë duke u përpjekur të përmirësohemi dhe kundër Italisë secili prej nesh do të duhet të japë 120%.”

Lojtari i Liverpool nuk do të jetë i vetmi që do të përjetojë një kthim të veçantë në Gadishull. Edhe përzgjedhësi Vladimir Petkovic pranon se “është mirë të kthehem në Olimpico pas tetë vjetësh, është hera e parë që jam kthyer në këtë stadium”. Ai pastaj ka ide të qarta në lidhje me ndeshjen e sontme: “Ne duhet të tregojmë cilësitë tona, të befasojmë dhe të mahnisim. Por ne do të duhet të jemi më të shpejtë dhe më cinik”. rsi-eb

 

blank

Tensione të larta, synime modeste në takimin Biden-Putin

Marrë nga Reuters

Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.

Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.

“Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të dikutojnë për orë të tëra.

Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzjerë në zgjedhjet amerikane.

Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë një numër “ndarje detyrash” që në zhargonin qeveritar në Uashington nënkupton emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët “për tema ku mund të punohet bashkarisht për të avancuar interesat kombëtare dhe për ta bërë botën më të sigurtë”.

Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë fërkimet në fusha të tjera.

Vladimir Frolov, ish-diplomat rus, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Presidenti Putin dëshiron marrëdhënie me respekt dhe kërkon të trajtohet si anëtarët e ish-Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1980, që “një trajtim që në mënyrë simbolike ta vlerësojë Rusinë si një fuqi e barabartë strategjike me Shtetet e Bashkuaraa”.

“Në këmbim, Moska mund të tregohet e gatshme të reduktojë disa nga marrëzitë që ka bërë,” tha zoti Frolov, duke shtuar se me këtë term nënkupton se “s’do ketë më helmime, dhunë fizike, arrestime e rrëmbime të shtetasve amerikanë e rusë. S’do të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”.

Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë thotë se për takimin janë paracaktuar synime modeste:

“Suksesi i parë nga ky takim në Gjenevë do të jetë fakti që palët nuk u zunë me grushte, pra nuk do të ketë nevojë për një konflikt ushtarak,” thotë ai.

Një shenjë simbolike e tensionit mes dy udhëheqësve është fakti që nuk është planifikuar drekë e përbashkët Biden-Putin dhe secili prej tyre do të zhvillojë një konferencë të veçantë për shtyp.

“(Biden dhe Putin) nuk do ndajnë bukë bashkë,” tha zyrtari i lartë amerikan.

Vila La Grange ku zhvillohet takimi

Vila La Grange ku zhvillohet takimi

Megjithëse atmosfera do të jetë solemne dhe e nderë, sfondi do të jetë spektakolar: një vilë elegante me një kopësht prej 30 ha në brigjet e Liqenit të Gjenevës. VOA

blank

Zëri i Amerikës: Presidenti Biden në Gjenevë për takimin me Presidentin rus, Vladimir Putin

VOA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden mbërriti në Gjenevë, ku nesër mban takimin e parë me homologun e tij rus, Vladimir Putin që kur mori detyrën.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden u tha gazetarëve ndërsa Air Force One po ulej në Gjenevë se nuk parashikoheshin rezultate madhore nga takimi që po pritet me interes të madh.

Takimi mbahet mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis dy fuqive botërore, që në një masë të madhe i atribuohet dyshimeve amerikane për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në takimin e NATO-s, Presidenti Biden i bëri thirrje Presidentit rus të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.

Në një intervistë zoti Putin tha se lidhjet SHBA-Rusi kanë arritur në “pikën e tyre më të ulët në vitet e fundit”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se zoti Biden do të ngrejë shqetësimin për sulmet kibernetike, agresionin e Kremlinit ndaj Ukrainës, burgosjen e kundërshtarëve politikë dhe çështje të tjera. Të dy udhëheqësit pritet gjithashtu të flasin për stabilitetin strategjik bërthamor dhe marrëdhëniet e keqësuara mes Rusisë dhe Perëndimit.

Megjithë problemet e thella mes dy vendeve dy udhëheqësit pritet të diskutojnë rreth mënyrave për të normalizuar marrëdhëniet.

blank

Joe Biden zbarkon në Gjenevë

VOAL – Pas një angazhimi të fundit në Bruksel, takimi me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Joe Biden zbarkoi pak pas orës 16.00 në Zvicër. Ai u prit në aeroportin e Gjenevës nga presidenti i konfederatës Guy Parmelin, ministri i jashtëm Ignazio Cassis, presidenti i qeverisë së Gjenevës Serge Dal Busco. Faza e parë e vizitës, një takim midis Biden dhe Sekretarit të Shtetit Antony Blinken nga njëra anë dhe dy këshilltarëve federalë, të cilët do të mbajnë një konferencë shtypi në fund, rreth orës 18.30.

Midis temave që Presidenti i Konfederatës dhe shefi i Departamentit të Punëve të Jashtme mund të trajtohen me të ftuarin e shquar, është imazhi i Zvicrës si një parajsë taksash, të cilën Biden e kishte përmendur para Kongresit në prill, një marrëveshje e mundshme falas tregtia dhe roli zviceran në Iran, ku Zvicra gjithashtu kujdeset për interesat e SHBA.

Për qiramarrësin e Shtëpisë së Bardhë, sidoqoftë, momenti qendror i vizitës do të jetë nesër, e eërkurë, dita e takimit me homologun rus Vladimir Putin, i cili, nga ana e tij, do të mbërrijë në Gjenevë vetëm të mërkurën në mëngjes.

Biden takon Cassis dhe Parmelin

Takimi është duke u zhvilluar midis Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken nga njëra anë dhe delegacionit zviceran të përbërë nga Ignazio Cassis, Guy Parmelin dhe sekretarët e shtetit Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch (ekonomik) dhe Livia Leu (i huaj) .

Takimi ballë për ballë mbahet në hotelin Intercontinental dhe duhet të përfshijë çështje ekonomike, trajnuese dhe kërkimore dhe diplomatike: Konfederata, në zonën e fundit, përfaqëson interesat e SHBA në Iran në veçanti.

Pas takimit, i cili duhet të zgjasë më pak se një orë, është caktuar një konferencë për shtyp nga dy këshilltarët federalë.

 

Pak para mbërritjes së Joe Biden në Gjenevë, baza ajrore Payerne mirëpriti shefen e Departamentit Federal të Mbrojtjes, Viola Amherd, e cila njohu nga afër pajisjen e sigurisë të vendosur në qiellin zviceran për këtë rast. Për ta mirëpritur atë, komandanti i objektit, Michael Leuthold, i cili shpjegoi misionin e pilotëve të punësuar, të gatshëm për të ngritur në çdo kohë.

Flamuj për samitin në Pont du Mont-Blanc

Flamujt e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u ngritën – si dhe në aeroport dhe në vendin që do të presë samitin – në të dy anët e Pont du Mont-Blanc në homazhe për samitin nesër, të mërkurën, midis Vladimir Putin dhe Joe Biden, i cili do të mbahet në vilën në qendër të parkut La Grange, në rrethin Eaux-Vives. Qyteti i bleu ato me qëllim, në depot e tij kishte vetëm atë zviceran dhe 26 kantonet.

Diplomacia në nivelet e saj më të larta do të vihet në skenë në Gjenevë. Organizimi në kohë dhe respektimi absolut i protokollit kërkohet për të siguruar suksesin e këtyre takimeve. Kolegët francezë ishin në gjendje të ndiqnin përgatitjet dhe shkuan prapa skenave të Gjenevës diplomatike.

 

SHBA-Rusi: “marrëdhënie më të qëndrueshme dhe të parashikueshme”

Nga të gjitha argumentet e mundshme për konfrontim dhe ndoshta edhe dialog … për çfarë do të flasin presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë të Mërkurën? Gabriele Fontana pyeti drejtorin e Qendrës së Gjenevës për Politikën e Sigurisë ambasadorin zviceran Thomas Greminger, i cili u përgjigj: “Klima e konfrontimit do të vazhdojë, por ne do të përpiqemi të gjejmë tema të konvergjencës që të kthehemi të flasim në mënyrë konstruktive”. Sipas Greminger, “ka interesa të përbashkëta për stabilitetin strategjik, çarmatimin bërthamor dhe, pse jo, edhe në lidhje me ndryshimin e klimës, Arktikun, përfundimin e konfliktit për konsullatat përkatëse. Çështje në të cilat një bashkëpunim i mundshëm dhe politikisht jo shumë i shtrenjtë ”. Biden e quajti Putinin “një vrasës”, por sipas Greminger ekziston vullneti i Shtëpisë së Bardhë për t’i bërë marrëdhëniet dypalëshe “më të qëndrueshme dhe të parashikueshme”, edhe nëse kjo nuk do të thotë “normalizim i shpejtë”, por “kthim për të biseduar rregullisht në mënyrë konstruktive mënyra “.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një armëpushim pesë-vjeçar për të zgjidhur konfliktin e vjetër Airbus/Boeing, i cili ka helmuar marrëdhëniet e tyre tregtare për 17 vjet: në fakt, që nga viti 2004, të dy palët kanë kundërshtuar Organizatën Botërore të Tregtisë në lidhje me shtetin ndihma e garantuar për dy prodhuesit e avionëve. rsi-eb


Send this to a friend