VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Camversity com

By | May 15, 2020

Komentet

Në Zvicër 10 infeksione të reja dhe një viktimë

VOAL – Zhvillimet e pandemisë në Zvicër vazhdojnë të shfaqen më siguruese. Sot, Zyra Federale e Shëndetit Publik raportoi vetëm 10 infeksione të reja të konfirmuara në të gjithë vendin dhe një vdekje Covid-19 në 24 orët e kaluara të hënën.

Kronika e djeshme

Heqja e kufizimeve të vendosura nga Këshilli Federal për lirimin e Konfederatës nga bllokimi kanë qenë në fuqi për disa ditë. Por nëse, nga njëra anë ekonomia mund të marrë një frymë lehtësimi– duke pasur parasysh humbjet serioze të muajve të fundit – nga ana tjetër disa pyetje dhe frika lidhen me një rikthim të mundshëm të pandemisë pas lajmeve për tubime dhe sjellje mjaft rastësore në aeroplan pa respekt për distancimin shoqëror.

Në Ticino, ndërkohë, Këshilli i Madh po takohet sërish sot pas një pauzë të gjatë, por seanca nuk do të zhvillohet në Bellinzona por në Palazzo dei Congressi në Lugano, për të garantuar respektimin e distancimit shoqëror. Sot, fokusi i diskutimeve do të jetë në krizën e koronavirusit dhe vendimet e marra deri tani nga Qeveria. rsi/eb

NUK KAM FESTË, MOS MË URONI! – Nga GANI MEHMETAJ

Ju festoni e dalldisuni deri në çmendi duke festuar e unë sot do te do të mbaj zi, për nënshtrimin shpirtëror të shqiptarëve ndaj armikut tonë shekullor sulltanateve otomane!
…Ne ua kemi pranuar besimin e hyjnitë e armikut. Ne e kemi tjetërsuar veten tonë dhe e kemi pranuar shpirtin e armikut si shpirtin tonë. Kur pushtimi të depërton në shpirt, atëherë kemi humbur përceptimin e lirisë si vlerë, kemi ngatrruar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar dhe kemi shkelur mbi dinjitetin tonë si qenie të lira njerëzore.
Ne themelet e besimit tuaj, qëndrojne pellgje e rreke te pafund gjaku të brezave të mëparshëm për të mos u nënshtruar, ne themelet e ketij besimi qëndrojnë trupa të panumërt shqiptarësh, të përshkuar në hunjë, qëndrojne koka te panumërta te shqiptareve te prera me shpata otomane, ne themelet e ketij besimi qëndrojnë edhe mijëra koka të murosura në Qele-Kullen e Nishit e ndertuar me kafka te shqiptareve te prera nga otomanet. Ne themelet e besimit tuaj qëndrojnë edhe dhjetramijëra kilometra katrore te atdheut tonë qe i humbem shkaku i Turqisë otomane. Të gjitha keto viktima shqiptare për të mos humbur identitetin e tyre dhe traditat e tyre. Sot ai gjak i derdhur, ata heronj luftash e betejash per të mos u nënshtruar, do të turpëroheshin para juve pasardhësve të atyre brezave.

KOSOVA E KA ZGJEDHUR RRUGËN E VET EVROPIANE PRO-AMERIKANE – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

 

         -Kundërshtimi i politikës së gabuar të ambasadorit Grenell është veprim

          pro-Amerikan dhe detyrë kombëtare

         Kemi pse të krenohemi me bukurinë, kulturën, traditën, historinë dhe vlerat e larta njerëzore të kombit shqiptar. Por kemi edhe pse të turpërohemi me mangësitë, vlerat e ulëta dhe të këqijat e shumta të një pjese të vogël të kombit. Punët e liga bëhen më lehtë dhe janë shumë të rrezikshme. Duhet një numër tepër i madh i atdhetarëve për ta mundur një numër shumë të vogël të tradhëtarve.

         PSE E DUAM AMERIKEN?!

         Shfrytëzimi i pro dhe kundër amerikanizmit për nevoja politike dhe interesa personale është bërë i mërzitshëm dhe i kalon kufijtë e absurditetit. Më duhet ta përsëris për të disatën herë. Populli shqiptar, me shumicë, me të drejtë, me zemër dhe pa hile e do dhe e respekton Ameriken, për shumë arsye.

-Është vendi më demokratik, më i drejtë dhe më i fortë në botë, simbol i lirisë dhe garantues i vetëm i ruajtjes së paqes dhe rendit botëror.

-Kombi amerikan është i vetmi në botë i përbërë nga gati të gjitha kombet, racat dhe religjionet e tjera.

-Garanton plotësisht lirinë e fjalës, besimin fetar, individualitetin, pronën private, mirëqënien, dhe lumturinë personale.

-Qindra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet tona e kanë gjetë vetën dhe janë duke e përjetuar ëndrrën amerikane.

-Gjatë gjithë historisë ka qënduar në mbrojtje të kombit shqiptar, që nga presidenti Wilson, deri te presidentët Klinton dhe Bush.

-E ka ndihmuar çlirimin e Kosovës nga thundra shekullore serbe, e ka përgaditur dhe realizuar shpalljen e pavarësisë, ka investuar shumë në zhvillimin e Kosovës.

-Është i vetmi vend në botë, i cili mund ta mbrojë kombin shqiptar nga armiku i përbetuar, shumë i fortë, shovinizmi dhe hegjemonizmi Serbo-Rus.

         Amerika nuk është pa të meta, por ato luftohen me mjete demokratike në mënyrë të përherëshme.

          Dashuria e përhershme e popullit shqiptar për Amerikën është e sinqertë dhe dallon shumë prej “dashurisë” së përkohëshme vetëm për interes të klikës serbe. Interesat strategjike të popullit shqiptar janë në përputhje me interesat strategjike të popullit amerikan. Populli serb me shumicë është pro-rus dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

          AMERIKA DHE DIALOGU KOSOVË-SERBI

          Përkrahja amerikane për popullin shqiptar nuk bën të merret si e garantuar. As nuk duhet menduar se Amerika ka kohë të merret me punët tona në mënyrë të pafund. Ka shumë probleme botërore më të mëdha se çështja e Kosovës. Ne duhet ta ndërtojmë dhe forcojmë vetë shtetin tonë. Duhet të punojmë shumë dhe pandalë për ta merituar dhe siguruar përkrahjen e përherëshme amerikane. Ekziston mundësia që armiqët tanë me diplomaci shtetërore dhe veprime të fuqishme lobiste të depërtojnë te zyrtarë të lartë amerikanë, siç është rasti me Ambasadorin Richard Grenell. Presidenti serb Vuçiq për interesa të Serbisë, i ndihmuar nga presidenti  Thaçi për interesa personale dhe kryeministri Rama për tu treguar dikushi, kanë arritur ta bindin atë se shkëmbimi territorial është zgjidhja më e lehtë. Ai e filloi këtë duke anuar nga Serbia dhe duke bërë presion mbi Kosovën. Roli i tij në koordinimin me Thaçin dhe Mustafën e LDK-s në rrëzimin e qeverisë demokratike të Kosovës ishte i qartë. Kjo u bë me qëllim të krijimit të një qeverie kukull të kontrolluar nga Thaçi, e cila në dialog me Serbinë do ta pranonte shkatërrimin e Kosovës.

         Këto veprime anti-shqiptare dhe anti-amerikane e kanë ngritur popullin shqiptar në këmbë në mbrojtje të shtetit të Kosovës. Ky popull i shumëvuajtur nuk ka rrugë tjetër veçse të kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe protestat paqësore kudo në trojet tona dhe diasporë. Në Amerikë Liga Shqiptaro-Amerikane më në krye ish-kongresistin Joseph DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi janë duke punuar me të madhe me Kongresin Amerikan dhe administratën e presidentit Trump për ta ndryshuar politikën e gabuar të Ambasadorit Grenell në Kosovë. Pritet që kjo ligë sapo të lejojë situata, të organizojë demonstrata masovike në Uashington si në vitet e 90-ta kundër ndarjes së Kosovës. Po ashtu të bëjë dëgjime në Kongresin Amerikan ku Ambasadori Grenell do të jetë i detyruar t’i arsyetoj veprimet e veta. Kushdo që dyshon në aftësitë dhe mundësitë e Ligës mund ta vizitojë Web-faqen “aacl.com”dhe të njihet me punën e saj 30 vjeçare në shërbim të kauzës kombëtare. Kundërshtimi i një politike të gabuar të një zyrtari apo një pjese të një administrate amerikane është më vend.  Nuk ka logjikë të dëgjohet verbërisht dikush që kërkon nga ti për të bërë vetëvrasje. Administratat dhe ambasadorët e Amerikës janë gjithmonë të përkohshëm. Miqësia në mes të popullit shqiptar dhe atij amerikan është e përherëshme.

          Nëse vazhdohet me rrugën e ndarjes së Kosovës, populli shqiptar e rezervon të drejtën për të kërkuar bashkimin e të gjitha tokave shqiptare, të okupuara nga Serbia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Greqia. Të njëtën gjë mund ta kërkojnë edhe popujt e tjerë, të cilët jetojnë jashtë shteteve nacionale. Gjermania dhe shtetet e rëndësishme të Evropës e kundërshtojnë këtë ide. Ky do të ishte një gabim katastrofal me përmasa të rrezikshme destabilizuese për Ballkanin dhe mbarë Evropën.

         Dëshira e Ambasadorit Grenell për zgjidhje të shpejt të konfliktit shqiptaro-serb mund të realizohet nëse orientohet kah e drejta dhe realiteti. Ai duhet të bindet se njohja reciproke në kufijtë ekzistues me sigurim të drejtave të njëjta nacionale dhe njerëzore për serbët në Kosovë dhe shqiptarët në Serbi është e vetmja zgjidhje. Nuk mund të bëhen bisedime për dëmtimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës. Kjo gjë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë me 17 Shkurt të vitit 2008. Kjo pavarësi në kufijtë ekzistues është njohur nga Amerika dhe më shumë se 100 shtete të botës, është konfirmuar nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë.   Krimet e luftës nga shteti terrorist serb kundër popullit të pafajshëm shqiptar nuk mund të falen kurrë pa u dënuar fajtorët. Çështjet të tjera mbeten temë e bisedimeve të mëtutjeshme. Kjo zgjidhje mund të bëhet e shpejtë nëse Amerika dhe Evropa bëjnë presion të vërtetë mbi Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo duhet të vihet para vendimit, a don të bëhet pjesë e Evropës demokratike me të gjitha të mirat që vijnë me të apo të mbetet nën thundrën e Rusisë dhe Kinës me të qjitha të këqijat e sistemeve totalitare. Koha e ledhatimeve dhe lëshimeve ndaj agresorit serb duke i bërë presion viktimës shqiptare ka përfunduar. Kosova është gati, ajo e ka zgjedhë rrugën e vet Evropiane pro-Amerikane.

         GJYKATA KUSHTETUESE NË MBROJTJE TË SHTETIT

         Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është para një vendimi shumë të vështirë me përmasa historike. Presionet e ndryshme mbi Gjykatë, nga cila do anë qofshin janë të papranueshme. Vendimi për pezullimin e Dekretit të presidentit deri me 29 Maj tregon qartë seriozitetin dhe përkushtimin e saj ndaj drejtësisë. Duhet shpresuar se GJK do të përcaktohet për zgjedhje të lira, në favor të vullnetit të popullit e jo të nji presidenti me sjellje të qarta diktatoriale, anti-shtetërore, jashtë kompetencave të tij që mund të kualifikohen si antikushtetuese. Harta aktuale elektorale ka pësuar ndryshime qenësore dhe dallon shumë nga zgjedhjet e 6 Tetorit. Vetëm zgjedhjet e lira mund ta reflektojnë realitetin dhe janë mënyra e vetme e krijimit të legjitimitetit qeverisës. Në favor të kësaj  është deklaruar publikisht edhe njëri ndër hartuesit e kushtetutës nga radhët e PDK-s, profesor Arsim Bajrami. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i lartë dhe shtylla e fundit e mbrojtjes së shtetit e përbërë nga gjykatës të kualifikuar me vlera të larta profesionale dhe njerëzore. Ata e dijnë fare mirë peshën e vendimit të tyre, i cili duhet të respektohet. Vendimet e Gjykatës Kushtetutese, të mira apo të këqija i vlerëson ardhmëria. Punët e këqija dhe dështimet e qeveritarëve i gjykon populli. Populli është mbi të gjithë dhe nuk ka forcë që mund ta ndalë në realizimin e të drejtave dhe aspiratave të veta.

         PARTITË POLITIKE DHE SHPËTIMI I KOSOVËS

         Partitë politike janë subjektet më të rëndësishme të zhvillimit të demokracisë dhe funksionimit të shtetit. Ato konkurrojnë për pushtet në bazë të programeve dhe arritjeve të tyre. Pa hyrë në analizë të thellë të sukseseve dhe dështimeve, mund të thuhet me kompetencë së vetë fakti që pas 21 viteve lirie dhe 12 vite pavarësie ende duhet të merremi me mbrojtjen e ekzistencës së shtetit të Kosovës, paraqet dështim të turpshëm të partive, të cilat qeverisën vendin gjatë kësaj kohe.

          Vetëvendosja ka arritur të bëhet partia më e madhe në Kosovë. Arsyet janë të thjeshta. Deri në zgjedhjet e 6 Marsit ishte parti opozitare. Lideri i saj Albin Kurti me kuadro të tjerë udhëheqës posedojnë aftësi dhe kualitete të lartë. Rinia dhe një pjesë e madhe e popullit, me arsye e konsiderojnë VV-n të vetmen shpresë për ndryshime dhe shpëtimin e Kosovës. Luftimi i pakompromis i korrupsionit dhe kundërshtimi i ndarjes së Kosovës janë çështje kyçe të përkrahjes. Rrëzimi i padrejtë jodemokratik i qeverisë Kurti e ka shtuar shumë përkrahjen për VV-n. Çdokush bën gabime në qeverisje. Qeverisja kërkon aftësi, urtësi, maturi, vendosmëri, diplomaci, përshtatje në rrethana dhe situata të reja. Është e dobët kritika për dike pa ju dhënë mundësia për ta treguar veten me punë. Gabimet e së kaluarës në opozitë, nuk kanë peshë të madhe. Veçse, Vetëvendosja duhet të ruhet shumë nga rreziku i majtizmit, ekstremizmit fetar dhe mos tolerancës ndaj kundështarëve politikë.

         Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e vjetër ka mbijetuar në sajë të autoritetit të pafund të presidentit të urtë historik Dr. Ibrahim Rugovës. Përçarjet, servilizmi, pjesëmarrja në korrupsion dhe qeverisje të keqe e gardës së vjetër më në krye Isa Mustafën e dobësoi dukshëm këtë parti. Në zgjedhjet e 6 Tetorit arriti për ta zënë vendin e dytë duke ju falënderuar znj.Vjosa Osmani me disa kuadro të reja. Bëhen qesharak ata që thojnë ndryshe. Me rrëzimin e qeverisë Kurti pjesë e së cilës ishte edhe vetë dhe përpjekjen për të krijuar qeveri të re të kontrolluar nga Thaçi dhe Lista serbe, garda anti-rugoviane e Mustafës është duke e dëmtuar rëndë LDK-n, demokracinë dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës. Shpresa e vetme për të mbetur e fortë në skenën politike është lirimi nga detyra dhe dalja në pension e kryetarit të LDK-s Isa Mustafës, tërheqja nga formimi i një qeverie “Thaçjane”dhe përkrahja e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Me sinqeritetin, edukatën e lartë shkollore, aftësinë profesionale, vendosmërinë, guximin politik, atdhedashurinë dhe vlerat familjare ajo është padyshim një nga figurat më të mëdha të vendit dhe pasardhëse e denjë e presidentit Rugova. Duke e shpëtuar vetveten, LDK-ja do të luante një rol shumë të rëndësishëm në shpëtimin e Republikës së Kosovës.

         Partia Demokratike e Kosovës ka dalë nga shpirti i luftëtarëve të lirisë të UÇK-s

dhe komandantit legjendar Adem Jashari. Pritej se kjo parti do të ishte garancia më e

fortë e mbrojtjes dhe ndërtimit të shtetit. Por lidershipin e saj e përfshiu vetëkënaqësia,

meritoria, lakmia, korrupsioni, interesi personal dhe frika nga Gjykata speciale. Meqë

qeverisi me Kosovën për një kohë shumë të gjatë PDK-s i takon përgjegjësia  kryesore

për gjëndjen e vështirë në të cilën gjindet ajo sot. Ekzistenca e shtetit të Kosovës është

e rrezikuar nga veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi. Bisedimet me Serbinë

për shkëmbim territori janë shkelje e rëndë mbi vlerat e luftës dhe gjakun e dëshmorëve të cilët e dhanë jetën për liri. Shihet se ai është i futur pakthim në botën e vet të fantazisë dhe nuk e kupton lojën e presidentit serb Vuçiq me te dhe me fatin e

Kosovës. Largimi i tij nga politika do të kishte ndikim pozitiv në forcimin e PDK-s dhe

do të ndihmonte shumë në shpëtimin e Kosovës nga domiminimi serb. Edhe miku madh i Kosovës, ambasadori William Walker i tha Thaçit se është i lodhur dhe duhet të  merrte pushim. Mjaft e ka “ndihmuar” Kosovën. Supozohet se arsyeja kryesore e

përuljes së tij ndaj Serbisë është frika nga dosjet dhe mundësia e perfundimit në burg.

Por, më mirë e ka të shkojë në burg para, se sa pas shitjes së Kosovës.

Nëse PDK arrinë të riorganizohet, lirohet nga Thaçi, prononcohet kundër shkëmbimit të territoreve dhe vazhdon me kërkesën për zgjedhje të reja, ardhmërinë e ka të sigurtë.

         QEVERIA E SHQIPËRISË NË SHËRBIM TË INTERESAVE SERBE

         Populli shqiptar nga të gjitha trojet tona e tregoi shpirtin e madh vëllazëror dhe

atdhedashurinë, me përkrahjen e popullit të Kosovës gjatë vitit 1999. Të dhemb zemra kur e sheh kryeministrin Edi Rama në shërbim të Serbisë kundër interesave të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar. Këtë e bën të qartë përkrahja e tij për projektin serb mini-Shengen, bisedimet e fshehta me presidentin Thaçi dhe ate serb Vuçiq në dëm të Kosovës, vrapimi i turpshëm pas Vuçiq, lavdërimi  i tepruar i serbëve dhe nënçmimi i popullit dhe liderve të Kosovës. Shtrohet pyetja, a ia merr mendja atij se pas përqafimeve serbe fshihet qëllimi i nënshtrimit të Kosovës, krijimit të “Serbisë së madhe” dhe daljes në detin Adriatik nëpërmes tokave shqiptare? Dhe, çfarë mund të pritet nga një qeveri, e cila i përkrah armiqt e deklaruar të popullit shqiptar, shkatërron nga mbrenda vlerat kulturore kombëtare dhe demokracinë shtetërore?!

         Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me tokat shqiptare. Nuk ka forcë në botë që mund ta shtypë dëshirën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë!

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës

Kujtesë maji – Florinës me rastin e dyvjetorit të amshimit… – Poezi nga NEKI LULAJ

Florina Lulaj Dervishi

 

 

 

Oooo, bre

vetëm sot nuk e doja lojën e akrepave të orës

Që po ecnin brenda meje

si buajt në baltën e rrugës.

Po më zgjohesh, o Florinë, o pikë e kurorës

E fort

po më rëndon në dorë dhe kafshata e bukës.

 

O….. cingërrima e telefonit qënka bërë si piskamë

Fort më dhembin  eshtrat e pleqërisë

Me fjalët  e tua të ëmbla

doja ta festoja këtë Bajram

Po ti më flet si engjëll i shenjtërisë.

 

Po më rreh një rrufe e një llavë vullkani

Me rreh zemra me nxitim si zog i lagur

S´kam dashtë lotë , por po më vijnë tradhëtisht

Nëpër faqe rrëshqasin të ndezura nga  malli

Për këtë dyvjetor kur u ndave përjetësisht

 

E flas

me murin ku ta kam me fotografinë.

Se mu në këtë datë vërshoi mbarë një qytet.

Me lotë n`sy po më zgjohet tragjiku kujtim

Atje, në shtëpinë e përjetësisë në Prizren.

 

Humbën

më të mirën motrat e vëllezërit e mpirë

Shpërtheu loti i bacës ofshama e nënës

Që nga kurbeti dhe unë fort po psherëtij

Të zgjon  klithma e Fehmiut

Zëri i engjëve  Florisit e vaji i Filisit

E në kujtesën tonë mbete nuse në përjetësi

 

[

Weber: Berlini dhe Parisi do ta marrin rolin kryesor në dialogun Kosovë-Serbi

Analisti politik në Këshillin Gjerman për Demokratizim, Bodo Weber, ka thënë se paralajmërimi i Gjermanisë dhe Francës për përfshirje më të madhe në dialog s’duhet të interpretohet si thirrje për të rifilluar menjëherë negociatat.

“Artikulli është së pari një rekomandim i fortë nga Berlini dhe Parisi për ta marrë rolin kryesor në dialog, dhe për të theksuar se dialogu në të kaluarën ka qenë, dhe mbetet ai i udhëhequr nga BE-ja. Së dyti, fjalia më e rëndësishme për mua është insistimi se ‘nuk ka zgjidhje të shkurtra dhe rregullim të shpejtë”, ka thënë Weber

Në një opinion të botuar , ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që t’i zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.

“Një qasje serioze kërkon negociata të strukturuara mirë, të thella, me BE-në si ndërmjetës luajalë. Nevojitet një ndërmjetësim më solid dhe vendosmëri politike – gjë që mund ta prisni nga Miroslav Lajçaku dhe ekipi i tij – me mbështetjen nga ana e përfaqësuesit të lartë Borrell, si dhe atë të Berlinit dhe Parisit”, kanë shkruar ata.

Weberi thotë se deklarata qartësisht i referohet frikës së ngritur ditëve të fundit, se nëse mund të ketë një shtytje të përtërirë për një rregullim të shpejtë dhe të rremë, “do të thotë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, në gusht-shtator”.

Analisti gjerman vlerëson se mund të paraqiten pengesa në përpjekjen për arritjen e marrëveshjes.

“Duke marrë parasysh skenarët e ndryshëm të mundshëm që lidhen me vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e situatës pas votimit të mocionit të mosbesimit, nga njëra anë, dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit në Serbi nga ana tjetër, një raund i ri i negociatave të Brukselit nuk mund të ndodhë para korrikut, me gushtin më realist”, ka thënë Ëeber.

Sipas tij, pengesat kryesore në njërën anë është performanca e të dërguarit amerikan Grenell, “që minon rolin kryesor të BE-së në negociata dhe krijon hapësirë manovruese për elitat politike në Kosovë që ndjekin synimet e brendshme politike, dhe nga ana tjetër konfuzionin e prodhuar nga BE-ja vetë në lidhje me vendosmërinë e saj për t’i udhëhequr negociatat për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse bazuar në parimet dhe synimet që përbëjnë dialogun politik në vitet 2012-13”.

Weber thotë se BE-ja po përpiqet t’i japë fund qasjes armiqësore të Serbisë që kundërshton shtetësinë e Kosovës.

Gazeta franceze Le Monde: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë, një akt barbar i qeverisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe ndihmës të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk le rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shëndrrishme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, por tashmë 55 vjec, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë buldozerin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Budina është ndër artistët, që rezistoi në protesta kundër prishjes së TK që nga viti 2018.

Ai dhe kolegë të tij u ngritën në protesta, për të kundërshtuar prishjen e godinës, e ndërtuar që në vitin 1940, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë. Edhe një demonstrim spontan, ku morën pjesë liderë të opozitës, u shpërnda brutalisht.

Teatri një dashuri e shenjtë! – – Nga Nadire Buzo, Bibloigrafe-Studiuese arti

 

Teatri është dashuri, është Perëndi, ashtu si  vetë Arti!  Është arti kolektiv, ku janë mëshiruar penat dhe mendjet gjeniale me gjeninë aktoriale. Teatri  Kombëtar ishte tempulli ynë, ku faleshim e fshiheshim e mbanim frymën gjallë, prej diktaturës. Aktorët e tij, ishin elita jonë, aristokracia e vendit, kultura, moda e cila shpesh vuante peshën e rëndë të kohës, si në të gjithë jetën tonë. Ishte pararoja, shenja e të shkuarës e të ardhmes!

Propaganda e ndërtimit socialist, ja zbehte frymen me prapaskenat, shpifjet e persekutimet  kundër tyre. Ai përsëri mbeti  gjallë. Ishin gjallë mjeshtrat e teatrit, aktorët, regjisorët, skenografët, piktorët, rekuizitjerët, makiazhierët , punëtorët e thjeshtë të tij. Ata ikën një nga një, të rinj, pa mbushur vitet e jetës! Mbetwn legjenda.  Janë pak ata që janë dëshmitarë të së vërtetës. Dëgjoini!

Erdhën të tjerë më të rinj, që me pasion përtërinë gjurmët e tyre. Përparuan akoma më me vështirësi. Po glamuri ra! Në Teatër  dhe Opera, dikur shkohej veshur me më të bukurat veshje që kishim.  Tashmë shkëlqimi  kishte rwnw. Frekuentimi gjithashtu. Kujdesi për të u fundos. Askush nga qeveritarët nuk interestohej më. Artistet u kthyen në lypsa monadhesh. Ndërsa për miset, shoqeri e shoqata, parti dhe pankarta, lekët shkonin lumë. Ra luksi !  Me shpirtin e tyre artistët po e mbanin gjallë. Së fundmi  ra, Teatri.  Muri i tij u shëmb përtokë i lodhur i dërmuar, i shkërmoqur, i  mërzitur i zëmëruar. Askush nuk kujdesej më për të. Asnjë investim. Spektatorët, u mërzitën . E braktisën. Dhe kur vinin të shumtët ishin turma që binin erë qoftesh, qepësh, tymërash. Të veshur keq, nga të ftohtit me pallto, e xhupa si jorganë, me këpucë gjithë baltë prej rugëve dhe pellgjeve rrotull tij. S’kishte ngrohje, as vend të varje palltot e çadrat. Të rinj që vinin se s’kish ku të shkonin dhe sytë i mbanin mbi celular. Teatri nuk duroi dot sherrin midis artistëve. Disa prej tyre u çmendën! Prej dhunimit të tij, nga të tjerë të paaftë, që e bënë strehë të spontanitetit. Monologje bajate, panele të shpifura.  Fillluan të shfaqeshin lloj, lloj maskaradash edhe kundër artit të madh të kombit. Ra, se artistët po grindeshin keq me njëri-tjetrin, me mllefet partiake.

Një drithërimë e papritur më shkundi të gjithën dhe më ktheu mbrapsh në kujtimet e mbi 50 viteve. U përlota si  shumë të tjerë.  Ndoshta kujtimet e mia janë të thejshta, pa grada, pa tituj, janë fëminore. Atëherë, kur  im at’, më thoshte se, duhet të rritesha edhe pak që të shkoja në teatër, se Teatri ish për të mëdhenjtë  dhe shkonte vetëm më nënën.  Mua më të madhen e bijave tw tij, nuk më merte. Ishte “ Intrigë dhe dashuri”.

Adoleshente qesh aherë, kur teatri  u bë shtysa ime e artit, falë Xhemiles, nuses  të dajos tim të pestë. Një nuse e re veriore, me faqe të kuqe dhe shumë  energjike e cila ishte punëtore  në Teatrin Popullor. Shpesh shkonte dy herë në ditë, sepse kishte shfaqe, apo prova. Më merrte dhe mua me vete ta ndihmoja,  të mos kthehej vetëm natën vonë. Unë isha më e madhja nga mbesat e nipërit e burrit të saj. Sapo isha shkëputur nga  Teatri i Kukllave dhe teatrot për fëmijë.  Shkruaja dhe vjersha.  Ajo kishte  dy fëmijë të vegjël , Ahmedin pesë vjeçar që kishte trashëguar emrin e gjyshit të tij, dhe Vjollcën, vajzën dy vjeçare si lule. Kështu, isha unë fatlumja që shkoja me të shpësh në Teatër, jo vetëm për ta shoqëruar por edhe për ta ndihmuar.  Përgjegjësi  i  Teatrit ishte një burrë në moshë,  i gjatë i hollë, shumë autoritar, tip shumë kërkues dhe nervoz. Quhej,  Xhorxh Zagora nga Shkodra.  E di këtë, se punëtoret e Teatrit e kishin shumë frikë. Po unë jo. Mua më donte, sepse ndihmoja me shumë dashuri. Me një shpejtësi vetëtime kaloja nga një rrjesht në tjetrin dhe hiqja mbulesat e kolltukëve, para shfaqes, dhe po me atë shpejtësi i mbuloja me mbulesën e bardhë të dokut, kolltukët pas shfaqes. Fshija pluhurat dhe ndihmoja gjithkund, edhe  Vitoren, gruan e aktorit Gjon Karma, një shkodrane  zonjë dhe Safon nga Korça, dy garderobieret e Teatrit. Pasi bënim gati rrobat e aktorëve, dilnim në sallën e hyrjes , ku në  të dy anët e saj ishin dy banakë me mbajtëse rrobash. Spektatorët para së të hynin në sallën e shfaqes, linin aty palltot dhe çadrat. Për mua ishte një lumturi e pa përshkruar. Mw pas vendosja një karike anash ndonjë rrjeshti e shikoja shfaqen për të dymbëdhjetën apo njëzetën herë, pasi e kisha parë edhe në provat në skenë,  edhe në atë gjenerale. O Zot çfar mrekullie, nuk isha mërzitur asnjëherë dhe dija përmendësh të gjitha pjesët e aktorëve. Qaja sa herë shikoja shfaqen e dramave. Ezopin, me të madhin Kadri Roshi . “Vitin 61’, me Margarita Xhepën dhe Naim Frashërin apo “Familja e Peshkatarit” , Me Sulejman Pitarkën, të mëdhenjtë e paharuar.“ Mirandolinën”, “Intrigë dhe dashuri” të Shilerit, “ Përtej Urës” me Edi Luarasin, që thyente dërrasat e skenës me energjinë e saj aktoriale. “Cuca e Maleve”me Maria Logorecin dhe Roza Anagnostin, “ Gjenerali I Ushtrisë së Vdekur”, me Sandër Prosin brilant, ku Nicën e lunate madhërishëm, Ferial Alibali. “ Shtëpia në Bulevard” ku kërcehej çeleston.    Kryevepra pa fund, të autorëve të vendit e të huaj. Ishin vitet e liberalizmit. Aktorët tanë të mëdhenj me përmasa botërore. Jo vetëm këta që sapo përmenda më lart, dhe  të tjerë si; Prokop Mima, Pjetër gjoka, Antoneta Papapavllo, Drita Agollit, Robert Ndrenika, çifti i pandarë  Ndrek e Mimika Luca, Marika Kallamata, Behije çela, Drita Pelingu, Ahmet Pasha, Llazër Filipi,Qenan Toro,  Luan Qerimi, Shkëlqim Basha,Esma Agolli, Sheri Mita, Lazër Vlashi, Besa Imami, Esma Agolli, Reshat Arbana, Roland Trebicka, Anastas Kristofori. Janë shumë, ndjesë nëse kam haruar ndonjë.

Shpesh rolet ishin të dubluara dhe ne krahasonim sipas mendjes sonë, se Ferial Alibalit i shkonte roli i Nicës më shumë se Violeta Manushit, e të tjera si këto.

Ajo që mua më la përshtypje të pashlyeshme, ishte jo vetëm loja aktoriale, po thjeshtësia dhe madhështia njerzore e shumë prej tyre, aktorë dhe drejtues. Komunikimi i aktorëve të mëdha me punonjesit dhe njerëzit e thjeshtë. U miqësova dhe unë me ta, ashtu me ndrojten time rinore, sepse ata ndalonin dhe përshëndesnin, pyesnin dhe flisnin si me njerëzit e afërt.

Pasi mbaronin shfaqet, aktorët nxitonin të bëheshin gati për tu larguar duke folur dhe diskutuar me njëri-tjetrin, nuk harronin t’na përshëndesnin me një buzëqeshje dhe natën e mirë! Dhe unë gjithë kënaqësi përsërisja çdo natë, “sa shumë e bukur ishte shfaqja!Mirupafshim!”.

Ndërkohë, nxitonim të vinim në rregull punët tona. Tu jepnim së pari, spektatorëve palltot dhe çadrat sipas rastit. Të sistemonim skenën, të mbulonim kolltukët etj. dhe të arrinim me vrap audobuzin e linjës.  Niseshim për në shtëpi, diku larg, në vilat private tip elbasançe ku banonin pesë vëllezërit Ferhati dhe pranë tyre edhe shtëpia ime. Po shfaqet nuk mbaronin aty, në Teatër. Një tjetër spektakël vazhdonte pas kthimit dhe ditët në vazhdim. Xhemilja, jo vetëm fëmijëve të saj, po edhe atyre të fisit, u vinte emrin e aktorëve nga shfaqja e radhës.  Sa hynte në derë, nëse ishin zgjuar akoma si zakonisht, i thëriste gjith entuziazëm dhe dashuri:- Oh, të keqen nana,  Gjenarali i nënës ti! Pas ca kohësh Ahmedit, kur ai si shkathët që ishte bente ndonjë prapësi i thoshte ; Artoro uiii i nanës, rri urtë Arturooo! Duke përdorur batutat! Emrat ndërroheshin sipas personazheve të shfaqes, shoqëruar me batutat e tyre të mësuara përmendesh. Nipit tjetwr tw dajws tim, i thërisnim,  Xhivola, se ai ecte në majë të gishtave.  Kur në teatër shfaqej komedia” Një nuse për Stasin” me Xhemil Taganin. Atë natë Ahmedi ishte Stasi. Ajo do ti thëriste nga larg: STAS! Stasi i nanës,do rish urtë, apo të të gjej nana një nuse! Me batutat e mbështesja dhe unë, që si ajo i dija përmendësh. Sidomos recitimet e Xhivolës të “Arturo Ui”. Ndërsa vajzës së vogël Vjollcës dy vjeçare i thëriste, një herë Mirandolina, një herë tjetër i thoshte Cuca: -Cucaaa!. Ku është Cuca, Cucaaa e nanës! Dhe fillonte monologun e Maria Lagorecit. E kështu me radhë fëmijëve u mbetëj emir i përsonazheve dhe në fisin tonë të madh bëhej tjetër teatër, me personazhet e dramave. Ku të qeshurat dhe ngacmimet e këndëshme vazhdonin e jehona e tyre jetonte gjatë. Ata, vinin të gjithë në teatër, biletat i kishin të sigurta. Pas disa vitesh Xhemilja lindi një djalë tjetër, dhe emrin njëzëri ja vunë; ARTI.  I cili është vertet një djalë i hijshëm, bjond me pamjen e një artist! Edhe tani që janë rritur dhe janë bërë burra, ne qeshim shpesh me emrat e personazheve, që mamaja e tyre i thërriste dikur.

Kështu edhe për mua kaluan vitet e rinësë, e ndërsa vazhdoja dhe mbaroja shkollën. Kisha kënaqësi dhe mburresha se i gjeja bileta mësueseve, shoqeve. Ishte vërtet vështirë atëherë për bileta teatri. Teatri ishte nga të paktat dashuri që kish atëherë arti. Po unë pata privilegjin që Xhorxh Zagora dhe e shoqja e tij, më donin shumë, ndoshta dhe për faktin se ata nuk kishin fëmijë dhe mua më thoshin se më kishin vajzën e tyre. Shtëpia e tyre ishte tek Kafe Flora. Kur shkonim në teatër të organizuar me shkollën, unë hiqesha si e shtëpisë. Nuk mund të harroj dhe emrat e drejtorëve, të regjisorëve si Pirro Mani, Besim Levonja, Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli dhe shumë të tjerë që ishin dhe aktore dhe regjisore, si Pjetër Gjoka apo sandër Prosi. Kur fillova të shkoj së pari në teatër ishte drejtor  Riza Hajro, një zotëri burrë, pavarësisht se kjo fjalë nuk përdorej atëherë.  Më pas Bardhyl Kosova, e pastaj Vaskë aristidhi , Piro Mani, e më pastaj nuk mbaj mend, po të gjithë zotërinj. Në fakt artin e kisha në gjak. Po teatri më dha një hov dhe dashuri akoma më të madhe. Lexoja  jo vetëm letërsi, po edhe studime për teatrin dhe autrorët, dramat dhe jetët e tyre. Shkruaja poezi, ashtu si ato të moshës. Po jo për dashurinë. Me ndjeni, ishte e ndaluar, megjithëse isha e dashuruar. Poezitë i recitoja edhe vetë nëpër aktivitete dhe konkurse  të ndryshme. Por dhe shpesh vinin gazetarë dhe merrnin nga stendat e “ Letrarit të Ri” të shkollës poezitë tona dhe i botonin tek gazeta e Rinise apo “Drita.” Merrja pjesë në rrethin letrar të Pallatit të Kulturës. Aty kam njohur shumë aktorë, si Esat Telitin, Timo Flokon, Verën,  Esat Ibron, mbaj mend  që recitonte poezinë e Gjikë Kuqalit. “ Letër nga Burgu” etj.etj. Sepse ishte dhe grupi i studentëve të Istitutit të Arteve, më vonë Akademia. Ku si drejtues ishte, Aktori dhe pedagogu i rrallë Kujtim Spahivogli. Një artist dhe njeri i veçatë dhe një recitues brilant. Merrja pjesë në konferencat e talenteve të reja, ku merrnin pjesë, shkrimtarët e mëdhenj si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Helena e plot të tjerë.  Ishin kohë të arta dhe këtë shtysë ma jepte Teatri.

Po kështu edhe më pas, kisha mbaruar shkollën e mesme ekonomike dhe fillova punë në Bankën e Shtetit. Teatri ishte dashuria ime. Kur vinte Xhorxh Zagora të dorëzonte lëkët e biletave unë fluturoja ti dilja perpara dhe të porosisja bileta për koleget e punës. Të cilave u flisja pa fund për teatrin, aktorët dhe dramaturgjinë. Ndonjëherë më thoshin; “ po ti s’je për ketu moj vajzë je për në teatër”, ndaj më mbanin me pekule në punë. Banka, me mahiste me ndërtesën e saj brenda me qiellin blu si të kupolave të kishave të mëdha dhe mozaikët e saj anësor.  Një ndërtimim arkitekturor me shumë art. Atëherë fillova të mendoj se pse të mos kishim një teatër të tillë si Banka, dhe ndërtesa e Teatrit filloi të më zbehej. Pse mos kishim një teatër si ajo ndërtesë me kupola, sfonde dhe mozaikë.

Pas disa kohësh destinacioni im ishte Pogradeci. Do më mungonte teatri, Opera, Pallati i Kulturës. Do ta ndjeja mungesën e tij ashtu si të prindërve dhe njerëzve të afërm. Po- një –Alo nga Tirana se:-“ të shtunën, në Teatrin popullor shfaqet “ Romeo dhe Zhuljeta”, apo “Pallati 176” dhe sa herë më thërriste Teatri, apo Opera, kur  kishte një premierë të re. Unë vrapin do e mbaja në Tiranë me 10-12 orë rrugë me tren.  Adhurimi dhe dashuria për Teatrin, më detyroi të punoj disa vite si aktore në Estradën profesioniste dhe Teatrin amator të qytetit. Edhe më pas, kudo që do të punoja, destinacioni im ishte arti. Atje njoha të tjerë korifej të artit, poetin  L. Poradeci, dhe veprën e Shkrimtarit Mitrush Kuteli. Që do ta shpinin diturinë dhe dashurinë time për artin edhe më lart. Drejtuesit e mi për shumë kohë ishin, Regjisori dhe pedagogu Mario Ashiku dhe shkrimtari scenarist,Ruzhdi Pulaha, bashkëpunimi me ta, ishte një tjetër shkollë arti për mua. Shkollat ekonomik apo gjuhë letërsi ne UT, ishin disi larg dhe afër artit. Po Teatri ishte ngulitur në shpirtin tim dhe ishte shkolla ime e madhe e  artit, për të realizuar më pas dhjetra filma dokumentare, dhe ese, tregime e shkrime e libra të tjerë për artin dhe artistët, me gjithë dashurinë dhe përkushtimin tim.  Me të vetmin passion në jetë, ARTIN!

Kthimi pas shumë vitesh në Tiranë, më ktheu te dashuria ime Teatri, të cilin do ta ndiqja më të njëjtën pasion dhe nostalgji, ndoshta më të tjerë aktorë dhe regjisorë të rinj, të mirë bashkëkohës. Si Ndriçim Xhepa,Roland Trebicka, Ilir Bezhani, Yllka Mujo, Arben Kumbaro,Eva Alikaj, Luiza Xhuvani Marjeta Ljarja, Artan Imami, Alfred Bualoti, Neritan liçaj  e plot të tjerë. Po edhe më të vjetrit shkëlqenin në mesin e tyre.

Rreth pesëdhjetë vitesh më pas, në një shoqëri grash artiste, si Margarita Xhepa, Edi Luarasi, Drita Pelingu,  Marika Kallamata, Besa Imami, Esma Agolli etj. Në rrëfimet e kujtimeve të mia për to dhe teatrin, ato qeshnin dhe gëzoheshin, duke vazhduar me rrëfimet e tyre mahnitëse. Më thoshin me dashuri- Vërtët që na dukesh fytyrë e parë, të mbajmë mend si jo.  Unë buzëqeshja sepse as vetë, vehten nuk e mbaja mend, po megjithatë, një dashuri e pamatë na lidhte. Ndaj kur kujdesësha sadopak për to, duke i përcjellë në shtëpi pas aktiviteteve apo me një shërbim të vogël, më falenderonin shumë, ndërsa unë me gjith shpirt u përgjigjesha; se, sa shumë borxhe ju kisha atyre unë i gjithë populli dhe shteti shqiptar i të gjitha kohrave. Tregimet e tyre ishin shumë prekëse. Të dëgjoje rrëfimet e Edith dhe persekutimi i shëmtuar i saj dhe  Mihallaq Luarasit, ishin rrënqethese. Tek e imitoja Margaritën në role, ajo qeshte dhe tregonte, se sa sakrifica të mëdha kishin bërë ato për artin. Secila ka historitë e saj të dhimbëshme. –Kur punoja këto rolet që po mi kujton ti tani,-vazhdon ajo, – pasi laja e gatuaja në ato kondita që kishim, futesha në banjë dhe ulesha në një stol të mësoja tekstin e rolit, sepse në dhomën e gjumit ishte Çimi, bënte prova tekstin e rolit të tij. Në guzhinë ishte im shoq Xhaviti bente prova për shfaqen e tij. Mua më mbetej pikërisht ai vend, sepse do regulloja ata të dy njëherë. Grua shqiptare mendoja, e sakrificës dhe përkushtimit dhe pikë. -Po nuk mjaftonte kjo, kushtet vërtet të këqia të pa përshtatshme i kishim dhe në Teatër. Disa kolibe të ftohta ku të frynte era nga të doje, lagështirë myk, minj, bubureca, e ç’të kujtojmë tjetër.  E ç’po themi, mos na i kujto. Edhe tani po t’na thërasin shkojmë me vrap, megjithë kushtet mizerabël dhe moshën që kemi. Arti është dashuri dhe sakrificë e madhe. Me artin tonë kënaqen të tjerët, spektatorët. Ndërsa ne na japin dashurinë, mirënjohjen dhe respektin. Ja çfar thua ti, dhe plot të tjerë kudo shkelim, arti është magji. Ndaj na duan, na adhurojnë, na gjenden me gjithsej.  Ky është gëzimi, shpërblimi më i madh që kemi marrë dhe marrim në jetë.

Prej atyre mëson shumë, shumë, nga arti, mirësia, dashuria dhe të vertëtën e madhe  se : Arti është i shënjtë. I shënjtë, i shënjtë, është Arti!! “ Arti është art dhe ligje ka. Po ligji më i parë është të jesh i thjeshtë”.

Ata tani kanë mbetur pak, fare pak. Të tjerët janë ngjitur në qiell, sipas Shilerit, atje ku i ftoi Zoti, poetet dhe artistët kur ndau Botën. Qielli kish mbetur për ta. Tokat, pasuritë, florinjtë dhe inxhitë i morën, politikanët, shtetarët, hajdutët dhe sharlatanët. Për atistetët mbeti qielli. – Po ku ishit ju, kur unë po ndaja botën, pyeti Zoti” ? – Duke adhuruar ju ! –I thanë ata. – Epo tani s’kam asgjë për tu dhenë, veçse ju pres lart në qiell !  Po mbetën të pavdekshëm si vetë Zoti. Ata lanë pas një emër, një punë, një art të pavdekshëm!

Po ligji i jetës është ripërtëritja, dhe vinë të tjerë breza me emra të suksesit  drejt lartësisë.  Armando Bora,Henri Çili, Kiço Londo, Laert Vasili,  Rovena Lule, Olta Dako,Driada Dervishi, Zamira Kita,Ervin Bejleri, Dasara Xhangolli, Laura Nezha, Ina Gjonçi e plot djem dhe vajza të bukur të talentuar. Plejada e re plot energji dhe projekte, do një teatër të ri. Jo vetëm një po disa, ashtu si e meritojnë. Të tejrat i takojnë organeve përkatëse. Artistëve  u takon Arti! Ata duan kushte dhe mbështetje te forta për ta bërë Artin!

Teatri ra! A shkoi në qiell?  Jooo, nuk e besoj! Muret janë inerte të vdekura që zëvendësohen gjithnjë e më të mira! Teatri janë artistët, ata kudo ndodhur bëjnë Teatrin!

Nxitoj e përlotur të shkoj me vrap tek Xhemilja, mendoj do jetë mërzitur shumë. Lotët jo për muret, po për kujtimet, për vuajtjet,e  Kujtim Spahivoglit, Edith e Mihallaqit, të Margaritës, të Ferial Alibalit, të Besës. Eh, nuk ishte e thjeshtë të merrej me art një femër në ato kohë, janë të dhimbshme sakrificat e artistëve që nuk janë më.Tek nxitoja mendoja nusen e dajës tashmë me flokë të bardha dhe faqet e zbehta, se do ta gjeja duke qarë. Po jo ajo ishte mirë, dhe po fliste më zë të lartë për teatrin.  Xhemile e dashur, si je, u mërzite? Për ty kam ardhur. –Jo moj jo nuk jam mërzuitur fare. Duhej prishur me kohë ai Teatër! Unë e di se ç’far kanë vuajtur aktorët atje. Pa le ne punëtorët. E dëgjove Artan Imamin, është djalë i mirë, po dhe artist i mirë. Besoje!. Vinim një dërrasë të kalonim pellgun e ujit në korridore. Minj dhe hardhuca, myk dhe batak ishte bërë. U qetsova dhe shpërtheva dhe unë si shumë herë të tjera, kur pasi kthehesha nga shfaqja betohesha se; nuk do shkoja më kurrë në atë teatër, derisa të bëhej një i ri. I cili po vononte prej vitesh. Më kishte qëlluar shpesh të ulesha në kolltuk qe nuk ulej poshtë po rrinte gjysëm i ngritur, dhe më këpuste mesin. Le të ftohtit që sado e veshur të ishe nuk e di nga vinte ajo dreq ryme dhe këmbët të bëheshin akull. Gjunjët të dhimbnin sa kur ngriheshe nuk ecje dot, ngjitur shtrembër me dërrasën e rrijeshtit përpara. Ngjeshur me pallto e xhupa si jorganë. Pa le pastaj këta njerëz u thënçin që nuk zbatonin kurrë orarin. Atëherë porta mbyllej 5 -10, minuta përpara. Tani 10 -20 minuta më pas orës së fillimit, vazhdonin hynë antiqytetarët, si në kafene, dhe hajde lëviz po deshe. Nga të kalonin, ishte aq ngucur sa bije me kokë mbrapsht. E në u thoshe një fjalë, nuk dihej se ç’përgjigje merrje, në mos ndonjë grusht surratit. Eh! Perplasja e “qytetërimeve” i ka këto çudira!.

U gëzova që Xhemilja ime e mirë, ishte e qetë. Në bulevard drejtuesit e protestës ecnin si triumfatorë me kokën lart sikur kishin zënë qiellin me dorë e premtime që i merrte era e s’i çonte kwrkund. Oratorët konkuronin njëri-tjetrin. Nëpër studio vazhdonin mburrjet dhe ulurimat spontane të papërgatitura, me mungesë etike dhe pa asnjë konkluzion. Herë, herë, fshiva pikat e lotit. Jo për ndërtesën e  Teatrit! Par ata të Qiellit! Me siguri edhe ata janë gëzuar se, më në fund do të kemi sa më shpëjt një teatër të ri, ku ta ndjejmë veten si zonja e zotërinj dhe ata do na vështrojnë nga lart, si Yje!

25 MAJI 1945… U BANE 75 VJET… EDHE “RILINDJA” BANI 7 VJET… – Nga Fritz RADOVANI

Janarit të 1945, kur Kuvendin e Françeskanve të Shkodres e vizituen terroristët e njohun komunistë Sheuqet Peçi dhe Mehmet Shehu, të dy kerkuene nga Provinçiali At Mati Prennushi shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani dhe, të dy morën të njajtën pergjegje: “Françeskanët nuk do të perzihen në politikë dhe, as nuk do të pranojnë me disktue premjen e marrdhanjeve me Vatikanin, mbasi nuk e kemi nder mend me u kthye Ortodoks si Kishat Autoçefale të Lindjes…” Po këte mendim e mbështetën edhe Imz. Vinçenc Prennushi dhe At Pjeter Mëshkalla në Tiranë, si dhe të gjithë Klerikët Katolik që u perfshine në Gjenocidin e njohun komunist nga 1944 e deri në 1991.

Kur Don Ndre Zadeja u takue me kolonelin anglez Neel, në Shtator 1944 i pat kerkue: “Theksova nevojën që Populli Shqiptar, i vorfen e me armiq shekullor që janë sllavi, bullgari, greku, Italia, ka nevojë për nji mbrojtje nga Fuqitë e hueja…” Prokurori Sotir Dodona, shenon: “Këtu nuk ka bërë tjeter veç detyrën e kollonës së pestë dhe ka treguar një urrejtje për frontin N.Çl.” (Dosja 677).

Marrja e frenave të shtetit Shqiptar nga Jugosllavët në 29 nandor 1944, me aprovimin e vullnetin e plotë të Partisë Komuniste Shqiptare, e drejtueme nga tradhtari dhe terroristi Enver Hoxha me shokët e vet, veprimi i parë që ata kanë zbatue nga porositë e Titos, ishte “premja e mardhanjeve diplomatike të shtetit Shqiptar me Vatikanin, me 25 Maji 1945, dhe nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik të Vatikanit nga Shqipnia e Imzot Leone G.B. Nigris.” Në 25 Maji 1945 Delegati Apostolik Imz. Leone G.B. Nigris, kur u largue perfundimisht  nga Shqipnia me urdhen të Enver Hoxhës, Ai la në vendin e Tij Imz. Frano Pjeter Gjinin, si Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, i cili ka deklarue: “Unë nuk do t’a ndajë kurr grigjen teme nga Selia e Shejtë!” (1945). Prandej u pushkatue.

Mosnjohja e Regjentit Imz. Frano Gjini nga qeveria e Tiranës, lidhja e saj me qeverinë komuniste jugosllave, vrasja e Malësorëve të Veriut dhe të Mirditës, per mospajtim me okupacionin e Shqipnisë nga Jugosllavia e Titos, vazhdimsia antikombtare e politikës së PKSh që në formimin e saj me 8 nandor 1941, e detyrojnë Imz. Gjinin me ba hapin e Tij të randsishem, per me ia  evitue mundsinë e Enver Hoxhës me akuzue Klerin Katolik,  per këte Ai Urdhnoi: “Mos implikimi i çdo Kleriku, kushdo kjoftë, me asnji çeshtje politike, pra ndalimin e plotë të marrjes me politikë. Urdhni asht i padiskutueshëm dhe i pakundershtueshëm.”(Origjinali i dokumentit ruhet në Arkiv.)

Imzot Frano Gjini e At Mati Prennushi arrestohen me 15 Nandor 1946, torturohet dhe mbasi nuk pranon asnjë akuze dhe shpifje, pushkatohen me 11 Mars 1948.

Duket sikur perpjekjet e Tiranës “kuqe” per shkëputje nga Vatikani vazhdojnë deri në korrik 1951, kur pjesa e mbetun e Klerit Katolik “aprovoi” “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”. Po, Klerikët që nuk e nenshkruen atë Statut u pushkatuen ose u zhdukën me të tjera mjete nga sigurimi i shtetit, tue u urdhnue direkt nga Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha,  që edhe ajo urdhnonte nga karrigat e Kuvendi Popullor… Arrestimet e Don Ndre Lufit, At Majan Prelës e pushkatimi i Don Ejëll Kovaçit e Don Dedë Malaj, janë fakte të pakundershtueshme të perpjekjeve të PPSh, per shkëputje nga Vatikani.

Demostratat e 11 e 14 Janar 1990, ku në Shkoder mendohet me u rrezue busti i Stalinit… Bahen arrestime. Me 2 Korrik hapet ambasadat… Demostrata në Shkoder me arkivolin e Pllumb Pllumbaj i vramë në kufi… Me 11 Nandor 1990, Don Simon Jubani thotë Meshen e parë në Rrëmaji mbas 1967…Mbas heqjes në Shkoder të bustit E. Hoxhës me 13 Dhjetor 1990, në 20 Shkurt 1991 hiqet shtatoria në Tiranë. Janar 1991 formohet BSPSH në Shkoder nga i nderuemi Ferdinand Temali… Ushton Kavaja, Durrësi e Tirana…

Rinia Shqiptare brohoritë: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!”

20 Mars 1991, vjen per vizitë private Zv/Ministri Claudio Celi, pergjegjës per mardhanje të Vatikanit në KSBE, dhe me rasen e vizitës së Tij në Shkoder, jemi takue në Turizmin e Shkodres, ku kemi shkembye mendime per lidhjet e ardhëshme me Vatikanin.

22 Gusht 1992, Papa Gjon Pali II ban Apelin e sigurimit Paqës në Ballkan…

2 Dhjetor 1992, Shqipnia bahet antare e “Konferencës Islamike”…

Prill 1993, Paraqet letrat kredenciale pranë Selisë Shenjte Ambasadori Villy Kamsi.
25 Prill 1993, PAPA GJON PALI II, viziton Atdheun e Gjergj Kastriotit…

21 Shtator 2014, Papa Françesku, viziton Tiranën në pragun e “rilindjes komuniste”…

U bane shtatë vjetë që “Rilindja” e Tiranës nuk gjenë asnjë “Katolik” të bamë synet, me e dergue Ambasador në Vatikan… Mos ndoshta, “ngerrçi” i para 75 vjetëve, që në 1945 na nxori nga Europa per 50 vjetë, dhe na ka marrakotë…e janë ba 25 vjetë të tjera që “Shqiptarët” nuk gjejnë ende çelsat e “Dyerve të Europës”…

Po, rrijnë tue shikue “hanën”, Serbinë, Grekun, Turqinë, e “Ballkanin Perëndimor”, që autorët e “Rilindjes komuniste”, e kerkojnë nder themelet e teatrove të vjetra…

***
Mirënjohja e Vatikanit per Gjergj Kastriotin asht kenë dhe mbetet e përjetshme!

Të gjithë Papët e Romës e mbështetën Prijsin e Shqiptarëve Gjergj Kastrioti, si Mbrojtës i Krishtenimit Europjan, Lirisë së Atdheut të vet dhe, Luftar i vendosun per identitetin e Shqiptarëve me frymen kulturës përparimtare të Europës Përendimore.

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu – i la Popullit Shqiptar: Shtetin e Lirë Shqiptar, Flamurin, Unitetin e Gjuhës, Trojeve dhe të Fesë, si dhe Identitetin Europjan Perëndimor.

Per këta sot flasin: Flamuri ynë me Shqipen Dykrenare dhe Perkrenaria e Shpata e Tij.

Shqiptarë! Rrugët tjera ju çojnë në malet e Kaukazit dhe t’ Uralit!..

            Melbourne, 25 Maji 2020.

LETRAT – Poezi nga RALPH WALDO EMERSON – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Çdo ditë  sjell një anije,

Çdo anije sjell një fjalë;

Lum ata që nuk kanë pikë drojë,

Duke parë detin tej krejt të sigurt

Se fjala që anija sjell pikërisht

Është fjala që ata duan të dëgjojnë.

 

Këndi i humorit: Një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës e ftoi Nastradinin në shtëpi

Një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës e ftoi Nastradinin në shtëpi. Nastradini shkoi në shtëpinë e biznesmenit në ditën dhe orën e caktuar. Kur iu afrua shtëpisë, Nastradini e pa biznesmenin duke vështruar nga dritarja. I ra ziles dhe thirri:

– Kam ardhur me ftesën e zotit të shtëpisë.

Shërbyesi i shtëpisë hapi derën dhe i tha se i zoti i shtëpisë nuk është këtu.

Nastradini u zemërua, por e ruajti qetësinë.

– Atëherë bëji atij shumë të fala nga unë dhe thuaji që herën tjetër, kur të largohet nga shtëpia, të mos e harrojë kokën në dritare, – i tha Nastradini.

HOROSKOPI I JAVËS 25-31 MAJ 2020

Dashi21. mars – 20. prill

Venusi do pozicionohet shume mire ne qiellin e dashurisë dhe do e favorizoje pafundësisht jetën tuaj ne çift. Gjithsesi duhet te bëni shume kujdes mos thoni gjera lënduese sepse situata sigurt qe mund te ndryshoje menjëherë. Vetëm një shkëndije mjafton për te ndezur gjithë pyllin. Për beqaret nuk do mundojnë takimet, por me mire te mos presin me shume sesa disa mundësi për aventura te bukura. Me financat duhet te vazhdoni te jeni te kujdesshëm. Shpenzimet e palogjikshme mund te prishin ekuilibrin dhe mund t’iu bëjnë te vuani gjate. Shëndeti nuk do jete perfekt. Do prekeni shpejt nga virozat këtë jave dhe nuk do ndiheni ne formën e duhur. Ne pune nuk do ju mungoje ambicia, por pengesat do jene te mëdha. Për familjaret duhet te jeni me te disponueshem.

Demi21. prill – 21. maj

Mire është qe këtë jave te mos ëndërroni shume ju te dashuruarit sepse realiteti nuk do jete aq i bukur. Nga ana tjetër mos e shihni partnerin si here dhe si perfekt sepse do zhgënjeheni. Për beqaret dashuriçkat do jene premtuese. Me ne fund mund te afroheni me një person qe vërtet ka vlera. Ne planin financiar intuita nuk do ju lejoje te gaboni dhe përherë do dini t’i bëni llogarite me kujdes. Shëndeti do jete goxha me i mire, madje edhe për ata qe kane pasur shqetësime serioze nga barku dhe mesi. Ne pune mos u tundoni nga disa miq qe do ju thonë t’i lini gjerat pas dore. Shikoni punën tuaj dhe mos i ndiqni. Jeta familjare do jete thuajse perfekte dhe pa shqetësime.

Binjaket22. maj – 21. qershor

Gjatë kësaj jave do keni shumë dyshime për jetën në çift dhe do keni frike te flisni hapur me partnerin. Nuk do dini as t’i kontrolloni fjalët dhe do vuani tej mase. Beqaret do vazhdojnë ta kenë te vështirë gjetjen e dashurisë edhe pse për te thënë te vërteten do e kërkojnë kudo atë. Mërzitja ne te gjitha fushat mund t’iu çoje drejt shpenzimeve te konsiderueshme çka do sjelle tronditje financiare. Situata nuk do jete aspak e mire. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por nëse mbani dieta strikte do pendoheni. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe pa u nxituar aspak sepse mund te pengoheni.

Gaforrja22. qershor – 22. korrik

Kujdes nga influenca e keqe e planetëve te cilët mund te sjellin debate ne çift. Mundohuni te sqaroni çdo gjë qe ne moment sepse me vone mund te ndërlikohen. Beqaret do jene te sjellshëm dhe te urte. Kjo do i beje me tërheqës dhe do mund te njohin dike interesant. Ne planin financiar do keni shume fat, por nuk duhet te shpenzoni kot se koti. Merkuri do ju mbështesë mjaft ne anën shëndetësore, gjithsesi mundohuni te mos stresoheni dhe te mos lodheni shume. Ne planin profesional do iu bëhen propozime interesante. Mos humbni asnjë mundësi. Ne familje mund te keni disa probleme. Tregohuni pak me tolerante dhe flisni me ta.

Luani23. korrik – 22. gusht

Klima ne çift këtë jave do jete paksa e trazuar, por stimuluese. Disa diskutime te vogla dhe skena xhelozie mund t’i bëjnë me mire lidhjes suaj. Beqaret do kenë sukses ne dashuri. Ne mbrëmje dikush qe pëlqeni mund t’iu beje një surprize te këndshme. Përgatituni! Financat nuk do te rriten shume por do e ruajnë ekuilibrin. Kjo do iu shtyje te mendoni për ndonjë shpenzim me tepër. Kujdes! Shëndeti do ketë mbrojtjen e Jupiterit dhe ne përgjithësi gjerat do shkojnë mire. As optimizmi nuk do iu mungoje. Ne pune do keni disa probleme te papritura. Mundohuni te tregoheni te matur dhe mbrojeni veten. Ne familje do jete një jave pa asgjë te veçante.

Virgjeresha23. gusht – 23. shtator

Nëse doni të keni një marrëdhënie të mirë me partnerin gjatë kësaj jave duhet te bëni kujdes me impulsivitetin dhe agresivitetin. Gjerat nuk do jene shume te lehta, por do e keni vete ne dore. Beqaret do kenë një periudhe shume stimuluese dhe po te duan vete mund t’i bëjnë ëndrrat realitet. Buxheti do jete me i kënaqshëm kështu qe mund ta lini pakta fantazinë te shfrenuar dhe mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do jete goxha me i mire se me pare pas perkudjesit maksimal qe keni treguar. Ne pune do e bëni çdo gjë me zell dhe dëshirë prandaj do arrini majat. Nuk do ju mungoje asnjë moment kurajoja dhe këmbëngulja. Jeta familjare do jete e qete.

Peshorja24. shtator – 23. tetor

Venusi do iu ndihmoje shume ne jetën ne çift, por Plutoni do ndikoje negativisht. Pjesa me e madhe do lundroje midis lumturisë dhe tensionit. Klima për beqaret do jete e mire. Do keni takime këtë jave dhe do flirtoni shume me ata qe do pëlqeni. Asnjë planet nuk do rrezikoje qëndrueshmërinë e financave tuaja, por gjithsesi shmangni shpenzimet e mëdha. Shëndeti nuk do ketë probleme, por për tu kujdesur me shume, do ishte mire një kure me vitamina dhe kalcium. Shmangni ndonjë grip te mundshëm. Ne planin profesional, Urani do ndikoje shume pozitivisht dhe ju do arrini atje ku keni dëshiruar. Kushtojini me tepër kohe familjes sepse ajo ka nevoje për ju.

Akrepi24. tetor – 22. nëntor

Kohet e fundit keni pasur edhe probleme te vogla ne çift. Mundohuni te hiqni stresin dhe te dashuroni lirisht. Pritet një jave e mire për ju. Beqaret do kenë shume mundësi për te bere për vete atë qe duan. Do jeni plot sharm dhe joshëse. Për sa iu përket parave, klima duket se do jete e ngrohte dhe ju do filloni te bëni pak ekonomi. Hëna do iu sjelle probleme me shëndetin. As gjendja juaj fizike e as ajo shpirtërore nuk do jene ashtu siç duhet. Mundohuni te mos lodheni shume sepse do ju shterojnë shpejt fuqitë. Ne planin profesional do keni disa pengesa qe me pak mundim mund te kalohen. Jeta familjare do jete e qete dhe ne harmoni te plote.

Shigjetari23. nëntor – 21. dhjetor

Do keni shume dëshirë te dilni me partnerin këtë jave, por ai nuk do ua beje qejfin. Nuk do jete periudha me e mire për dashurinë ne çift. Disa beqare do takojnë një dashuri te vjetër. Kujdes sepse edhe mund te zhgënjeheni. Me financat duhet te tregoheni shume te matur. As mos merrni e as mos jepni hua sepse situata nuk do jete aspak e favorshme. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha por do jeni paksa te stresuar. Kujdesuni pak me shume me ushqimin, për te larguar problemet e tretjes dhe te mëlçisë. Ne pune do keni shume ambicie, por do jete një jave paska delikate. Tregoni me shume kujdes. Edhe ne familje punët nuk do shkojnë shume mire.

Bricjapi22. dhjetor – 20. janar

Do vazhdoni te njëjtën rutine ne jetën tuaj ne çift dhe kjo nuk do iu beje te ndiheni shume mire. Mundohuni me çdo kusht te ndryshoni diçka. Kërkojini mendim edhe partnerit tuaj. Beqaret do njohin dike por do hynë ne një periudhe te komplikuar. Mendohuni mire para se te merrni vendime te rëndësishme. Me financat do keni goxha probleme. Mundohuni t’i kufizoni sa me shume shpenzimet. Jupiteri do ndikoje negativisht edhe ne shëndetin tuaj. Qetësohuni dhe gjeni kohe për t’u çlodhur. Për sa i përket jetës profesionale do jete jave me shume fat. Filloni edhe projekte te reja sepse do keni sukses pa fund. Marrëdhënia me familjaret do jete shume e mire.

Ujori21. janar – 19. shkurt

Ata qe jetojnë ne çift do gëzojnë mbështetjen e Plutonit. Gjithë java do jete ne harmoni te plote. Mundohuni ta shfrytëzoni sa me shume. Jeta sentimentale e beqareve nuk do jete aspak e stabilizuar. Do keni shume dëshirë te dashuroni ashtu si ju dini, por nuk do keni kushtet e nevojshme. Financat do jene te mbrojtura. Gjithsesi për te shmangur çdo lloj ndërlikimi tregohuni edhe me te kujdesshëm me shpenzimet. Stresi do iu pushtoje edhe ju. Pse te mos merrni ndonjë kafshe shtëpiake? Ne pune do kaloni dite te komplikuara. Tregohuni te matur me ato qe do thoni dhe konsultohuni edhe me ndonjë person me eksperience. Familja pa probleme.

Peshqit20. shkurt – 20. mars

Ata qe kane një lidhje do gjenden ndërmjet dy zjarresh këtë jave. Nga njëra ane marrëdhënia me partnerin do jete e tensionuar dhe nuk do dini çfarë te bëni për ta përmirësuar dhe nga ana tjetër familjaret dhe miqtë do kërkojnë ndihme. As vete nuk do dini çfarë te bëni me pare. Beqaret do e kenë te vështirë te njihen me persona te rinj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme te cilat do e stabilizojnë gjendjen. Shëndeti do jete kryesisht pozitiv. Do ndiqni një regjim ushqimor strikt dhe do merreni me shume me aktivitet fizik. Ne pune do iu jepen përgjegjësi te reja. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

HOROSKOPI E HËNË 25 MAJ 2020

Dashi

Përpiquni të jeni më të tërhequr gjatë ditës së sotme. Nuk është koha e duhur për ë vepruar shumë sot. Në fakt është krejtësisht e kundërta. Lejoni të tjerët të marrin nën kontroll situatën.

Demi

Beqarët e kësaj shenje rekomandohen se edhe nëse ndihen të dëshpëruar në kërkim të dashurisë, mos u dorëzoni para çdo mundësie që mund të vijë para jush. Të qëndrosh vetëm është shumë më mirë sesa të kalosh kohë me dikë që nuk ka interes aq sa duhet për ju.

Binjakët

Merrni iniciativën dhe jepni sugjerime lidhur me një projekt në punë. Kushdo është në pritje të këtij ndryshimi që mund të sjellë projekti në fjalë. Kjo do të jetë një ndër mundësitë tuaja për të rritur reputacionin në aspektin profesional.

Gaforrja

Ka gjasa ta keni të vështirë të bini në kompromis rreth një çështjeje të caktuar me një prej anëtarëve të familjes suaj. Megjithatë ajo çfarë ju thuhet të bëni apo të toleroni ndoshta nuk do të jetë ajo çfarë preferoni, por do të jetë e nevojshme për të mirën tuaj.

Luani

Teksa po përpiqeni të bindni dikë rreth një çështjeje të caktuar, mund të të përfundoni duke ndryshuar mendim. Rekomandohet t’i qëndroni opinionit tuaj, por të respektoni edhe mendimin e të tjerëve. Sa i përket marrëdhënies në çift, ekziston mundësia të provoni diçka të re që do t’ua ndryshojë lidhjen tuaj.

Virgjëresha

Dikush pranë jush që po bën ndryshime në jetë kohët e fundit, mund të kërkojë udhëzime prej jush. Gjithçka që duhet të bëni është t’i besoni instikteve tuaja. Sa i përket aspektit financiare, parashikohet një ditë e mirë.

Peshorja

Ekziston mundësia të përballeni me një problem në aspektin profesional. Megjithatë, ka gjasa që gjithçka të zgjidhet shumë shpejt duke bërë që të dilni pa u dëmtuar nga kjo situatë. Dikush mund të ndajë me ju një sekret shumë të rëndësishëm.

Akrepi

Gjendja juaj fizike do të ndikojë më shumë se kurrë në anën psikologjike. Sigurohuni që të ushqeheni më mirë dhe të kryeni mjaftueshëm ushtrime fizike në mënyrë që të ndiheni më energjik.

Shigjetari

Përpjekjet gjatë gjithë ditës për të kontrolluar fjalët dhe sjelljen tuaj do t’ju shkaktojë stres. Duhet të pranoni që gabime mund të ndodhin. Askush nuk është perfekt dhe nëse shpenzoni të gjithë energjinë për tu dukur i/e tillë do të bënit një gabim të madh.

Bricjapi

Rritja e besimit në vete është diçka e mirë, por përpiquni të mos e teproni në këtë drejtim. Është e rëndësishme të pranoni një sfidë në aspektin profesional, e cila mund t’ju jellë një mundësi mjaft të mirë në jetën tuaj. Parashikohet në ditë e qetë në lidhjen tuaj romantike.

Ujori

Do të keni të gjitha mundësitë për të kaluar një ditë të rehatshme. Do të keni kohë mjaftueshëm për të realizuar planet tuaja. Ka gjasa të gjeni një rrugë të re, e cila do t’ju emocionojë pafund.

Peshqit

Do të gjeni kurajo në çdo cep gjatë ditëve të ardhshme. Bashkëpunëtorët do të tregohen të gatshëm t’ju ndihmojnë të përfundoni një projekt. Ata që merren me biznes rekomandohen të mos braktisin idetë e tyre.