VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Cameron Diaz bëhet nënë në moshën 47 vjeçare, vjen në jetë Raddix Madden

By | January 4, 2020

Komentet

Lamtumira e pazakontë e të madhit Gëzim Kruja: Shkodranët do duartrokasin nga dritaret (video)

Aktori i madh i humorit, Gëzim Kruja, do të përcillet sot në banesën e fundit në një mënyrë të pazakontë, pa njerëz dhe pa homazhe e vlerësime, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Drejtoresha e Teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka, në një lidhje me “Skype” për News24 tha e përlotur se kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme, sepse Gëzim Kruja Meriton shumë më shumë.

Megjithahtë, Gjeka tha se do të bëhet një organizim i vogël, ku nga dritaret e shtëpive do t’i japin duartrokitjen e fundit qytetarët shkodranë, në momentin kur të kalojë makina e funerit.

“Qenka shumë e rëndë, unë e kam dhimbjen shumë të madhe, sepse Gëzim meriton shumë më shumë. Është bërë një organizim i vogël, që nga dritaret do të dalin të gjithë e t’i japin duartrokitjen e fundit, kur të kalojë makina e funeralit. Është një gjë jashtëzakonisht e dhimbshme. Isha 14 vjeçe kur kam dalë për herë të parë në skenë me Gëzim Krujën, nuk do ta harroj kurrë. Ai i ka marrë dhe do vazhdojë t’i marrë duartrokitjet, sepse është i pavdekshëm, por do na mungojë”, u shpreh Gjeka.

Që prej kur nuk ishte mirë?
Ka një vit e gjysmë që nuk ishte mirë. Megjithatë, shokët e tij i organizuan një drekë për 80-vjetorin. Atij iu bë shumë qejfi me të, dhe mund të jetë takimi i fundit që ai pati me të gjithë shokët dhe miqtë bashkë. Ai ka ditur me i fal dashuri gjithkujt. Ne mund ta numërojmë Gëzimin si një person i përditshëm. Edhe pse nuk ishte njeri i teatrit, ai ka qenë përditë me ne.

VIDEO – Zef Deda flet për Gëzim Krujën: E kishim idhull, lajmi për ikjen e tij na pikëlloi

Aktori i humorit Zef Deda në një lidhje telefonike me Neës 24, kujton kolegun e tij, artistin e madh shkodran Gëzim Krujën që u nda këtë të diel nga jeta.

Deda tha se e ka pasur idhull dhe se humbja e tij nuk është një humbje vec për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë, është një humbje e jashtëzakonshme.

“Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë në të gjithë botë, po ashtu i vështirë dhe i zorshëm ishte edhe lajmi për ikjen e Gëzim Krujës, na pikëlloi. E kemi pas ne më të rinjtë idhull, sa bukur dilte në skenë, sa interpretonte, njerëzit në tan Shkodrën e tan Shqipninë qeshnin me të. Ai ishte artist i madh. Kishte sjellje të jashtëzakonshme me kolegët dhe ne thoshim po deshe me dal lirshëm në skenë dil me Gëzim Krujën, kishte aftësi të improvizonte cdo gjë”,- thotë Deda.

Ai kujton edhenjë moment të bukur me Krujën në recitalin e tij.

“Ai më mrekulloi,më surprizoi, më solli një tufë lule. Ngushëlloj Shkodrën, kolegët dhe familjen e tij per humbjen e madhe”,- vijoi Deda. bw

Rrëfimi i Gëzim Krujës: Ëndrra ime për 75-vjetorin e lindjes

(Intervistë e publikuar nga Tirana Observer më 25/02/2014)

Gjatë punës sime për përgatitjen e një cikli artikujsh kushtuar personaliteteve të artit dhe kulturës shkodrane kryesisht në fushën e letërsisë, skenës dhe muzikës, një vend të veçantë do të zinte edhe figura e “Mjeshtrit të Madh”, shkrimtarit dhe humoristit Gëzim Kruja. Kjo figurë e shquar e galerisë së humorit shkodran radhitet në mënyrë dinjitoze edhe me pararendësit e tij, edhe me bashkëkohësit e tij, por e gjithë gama e veprimtarisë artistike e bën atë më specifik; ai nuk është një aktor si të thuash “klasik i skenës”, por është shumëdimensional me aftësi të gjithanshme, që në fillimet e tij, ku e shohim si: akrobat cirku, klloun, parodist, pantomimist e mbi të gjitha aktor brilant në skenën e estradës. Talentin e tij e plotësonte në mënyrë ideale portreti gazmor, mimika plot grintë, ku “flisnin” të gjithë muskujt e fytyrës, trupi prej sportisti dhe gjallëria e lëvizjeve. Të gjitha këto cilësi i garantonin atij suksesin, të cilin e “korrte” pa as më të voglin dyshim në të gjitha skenat ku debutonte. Ky është pra aktori Gëzim Kruja.

Talenti lind biologjikisht, por atë e zhvillon dhe e përfeksionon tabani dhe puna e palodhshme e artistit. Në një taban të tillë jo vetëm shkodran, por edhe familjar lindi dhe u zhvillua ky artist që asnjë ditë, që nga fëminia e tij, nuk pushoi së punuari dhe së kontribuari në skenën shkodrane dhe atë shqiptare.

Pak më shumë detaje na jep edhe vetë Gëzim Kruja sapo filloj intervistën me të, duke u shprehur kështu: “Kam lindur në vitin 1939 në Shkodër. Të flas për karrierën time artistike kam shumë. Po filloj që në fëmini, në moshën 13 vjeçare, kur kam filluar me një grup bashkëmoshatarësh në lagje, ku grumbulloheshim të gjithë fëmijët dhe jepnim shfaqje nëpër oborret e shtëpive. Vendosnim një çarçaf për të improvizuar skenën dhe në këto kushte jepnim shfaqje me humor dhe grumbullonim 100-200 lek të asaj kohe prej banorëve të lagjes sa për të blerë topa për të luajtur. Banorët, që shumica ishin prindër dhe të afërm kënaqeshin me ne dhe gjithmonë kontribuonin, sepse e dinin mirë se çfarë kërkonim. Dhe tani të kthehemi tek tabani: gjyshi im Myrtezai, të cilin nuk e kam njohur, ka qenë bejtexhi dhe ka lënë një shprehje shumë të bukur: Duhani, duhani, çibuk shejtani, i zoti e ban, gomari s’e han”. Unë i kam shtuar edhe fjalën “merre me mend sa mirë na ban”.

Kam pasë fatin e keq sepse babai im ka vdekur i ri. Edhe ai ka qenë humorist që shkonte në dasma, pasi në kohën e tyre nuk ka pasur estradë. Pra i treti humorist dola unë dhe pas meje doli djali im Çlirimi, i cili filloi të aktivizohej që në moshën 13 vjeçare, një djalë simpatik, aktor shumë i mirë, të cilit gjithmonë i kam thënë, bëj si vetja, mos bëj si baba. Përpiqu që t’ma kalosh mua. Edhe pse nuk janë aktivizuar si unë, vëllezërit e mi Shemsi dhe Zydia, kanë lindur humoristë të vërtetë duke plotësuar edhe më mirë këtë gen familjar. Pastaj erdhi brezi i tretë, mbesa Enejda, vajza e djalit, një yll, që 5 vjeçe në skenë. Tani është 10 vjeçe dhe vazhdon të shkëlqejë edhe ajo. Pra kjo është prejardhja e fisit që humorin e ka në gen.

Periudha e fëminisë ka krijuar kujtime shumë të bukura të cilat nuk mund të pasqyrohen të gjitha në këtë shkrim, prandaj dëshira e lexuesit është të dijë diçka më tepër për aktivitetin në moshën rinore. Eh, pasha t’ritë e pasha veren! Unë u rrita me trashëgiminë e familjes, unë u rrita me trashëgëminë e qytetit, por që nga adoleshenca fillova të hedh sytë në një ambient më të gjërë shkodran, ku si çdo i ri kisha shumë ëndrra, e që për mua dyzoheshin midis artit dhe sportit, ku triumfoi arti, (pasi me sport, boks, u mora shumë pak, por e falenderoi sepse më kompletoi me disa cilësi që do të më hynin në punë më vonë), pra triumfoi arti me të cilin u mora tërë jetën.
Ndërkohë mbarova një shkollë profesionale dhe më pas, për pak kohë, punova në një ndërmarrje grumbullimi ushqimor dhe në vitin ’58 shkova ushtar. Ushtrinë e kreva në një repart në Laprakë në Tiranë. I them komandantit nëse dëshironte të ngrinim një grup artistik në repart. Ai ra dakord. Unë mblodha disa ushtarë, shkrova materialin dhe kur i kërkova komandantit (qesh) të na sillte një femër. Ai me nervozizëm më tha: “Ore, je në terezi ti, ç’na duhen femrat në repart”? Kështu që u vesha unë si femër dhe i luajta rolet vetë. Me këtë repart dhamë shumë shfaqje të suksesshme.
Një ndër numrat e mi të suksesshëm ka qenë edhe numri i akrobatit kur ecja në tel si ekuilibrist, një numër i realizuar me veshje kllouni që gërshëtonte aftësitë akrobatike me humorin. Ky gërshetim me risitë që arrita të sjell në skenën e humorit shkodran bënë që regjisori Paulin Sekuj të thoshte: “Çdo shfaqje që do të bëj, pa Gëzim Krujën nuk do e bëj, pasi edhe fotografia e Gëzim Krujës po të kalojë në skenë, spektatori duartroket”.

Ndërkohë ai vazhdon Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër për gjuhë-letërsi, punon si regjisor në Shtëpinë e Pionierit, aktivizohet në Klubin e Rinisë “Heronjtë e Vigut”, shkëlqen me trupën amatore të ndërmarrjes Duhan-Cigare dhe asnjëherë nuk rreshtë së punuari me talentët e rinj, të cilët i zbulon dhe i përgatitë që një ditë të jenë krah tij, siç mund të përmendim Muhamet Çekinin, Bujar Qamilin, Bujar Ademovi, Anton Krosaj, etj.

“Më kujtohet një shfaqje që përgatitëm gjatë periudhës studentore në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, të cilën e vuri në skenë Gëzim Kruja që në atë kohë kishte bërë emër në skenën e humorit jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë”. Kështu e filloj rrëfimin e tij Osman Kazmaj, sot mësues i gjuhës dhe letërsisë, por edhe me një përvojë të madhe në fushën e artit dhe të kulturës”. Gëzimi në këtë kohë vazhdonte studimet për gjuhë-letërsi në këtë Institut. Në bashkëpunim me të apasionuarin Skënder Bilali, kryesekretari i Institutit u ngrit një grup i madh artistik dhe së bashku me ekipin e futbollit, ku merrnin pjesë edhe futbollistët e “Vllaznisë” që ishin studentë, krijuan një “brigadë” kulturoro-sportive që “zbarkoi” në qytetin e bukur të Burrelit. Ajo që e bën të veçantë këtë ngjarje është se në afishet tona ishte emri i regjisorit Gëzim Kruja dhe futbollistëve të njohur dhe në Burrel u hap fjala se ka ardhur estrada e Shkodrës dhe ekipi i “Vllaznisë”. Kjo bëri që aktiviteti të korrë një sukses të jashtëzakonshëm për dy net me radhë.
***
Z. Gëzim, përveç lojës së suksesshme në skenë si aktor dhe regjisor, ju shquheni edhe për një prodhimtari të madhe krijuese, sidomos në gjininë e humorit. Është në interes të lexuesit të dijë diçka më tepër.
Jam i vetmi aktor që kam shkruar 15 komedi në të cilat rolet kryesore i kam luajtur unë dhe komedinë e fundit, titulluar “Hyn fjalë ka dole” e kam vënë në skenë me regjisorin Fatbardh Smaja.

Ndër komeditë më të suksesshme mund të përmendi: “Të kam në zemër”, “Pse s’martohet Zylfo”, “Puplat e fundit”, “Më fejoj babai”, “Pah ç’pension” etj. Kam shkruar mbi 250 skeçe, monologje, gazmore, parodi, por edhe dy skenarë filmash televiziv. Janë merita që m’i ka dhënë zoti dhe forca ime, po mos t’i kisha këto aftësi nuk do të më njihte kërkush, pa qenë në organikë të teatrit si profesionist, se në teatër punon edhe roja, edhe elektriçisti, por aktori ka vlerat e veta. Është si puna e futbollistit që po nuk bëri gol ai del jashtë loje.

Kam shumë vite që luaj. Kam luajtur me artistin e popullit Tano Banushi, me “Mjeshtren e Madhe” Zyliha Miloti, me “Artistin e Merituar” Paulin Preka dhe me aktor shumë të talentuar të një brezi më të ri si: Katrina Biga, Zef Deda “Mjeshtër i Madh”, Drande Xhai, Besnik Çinari, Edmond Halili e shumë të tjerë që ka nxjerrë skena e Estradës Shkodrane.

Kohët e fundit kam pasë fatin të luaj, bile edhe jashtë shtetit me aktoren shumë të talentuar Raimonda Marku dhe aktoren shumë simpatike Drande Xhai me të cilat kam qenë në Kosovë, Gjermani, Amerikë, Zvicër, Itali, Greqi etj. Mos vdeksha pa e parë dhe Australinë.

Do të ishte me interes për lexuesin të më thoni disa nga mbresat tuaja gjatë këtyre udhëtimeve që ju i përmendët më sipër.
Kam tre momente shumë të bukur; I pari është kur shkova për herë të parë në SHBA. në vitin 1993, një amerikan më pyeti: A keni menaxher, a keni doktor personal, badigardë. Unë i thashë; aq badigard kam saqë e ha nji tullë kokës dhe ai ik me vrap në drejtim të paditur.

Rasti i dytë ka qenë në Gjermani me një këngëtar kosovar, Veli Saiti, me të cilin rrinim bashkë. Një herë hyra në një dyqan, bleva një xhakoventë 50 marka, një kapele dhe një palë syze dhe sapo dola nga dyqani, ishte shumë ftohtë, një grua i tha burrit të vet: o Gimo, shikoje këtë gjermanin sa i ngjaka Gëzim Krujës. Unë i thashë se jam Gëzimi i vërtetë, origjinal. Ata menjëherë më ftuan në shtëpinë e tyre.

Rasti i tretë është vërtetë interesant për një artist që ka emër. Ishim duke u kthyer nga Kanadaja me aktoren Raimonda Marku dhe duke bërë check-inin, gjatë kontrollit thotë një police femër: ku je Gëzim Kruja t’marrsha t’keqen. Nga jeni ju i them, jam nga Tirana më thotë, shqiptare. Çfarë të kontrolloj ty më tha, eja të bëjmë një fotografi. Na shikoj shefi dhe na përshëndeti.

Prej Torontos në Gjermani në Mynih, duhej bërë kontrolli i shpejtë, pasi koha ishte shumë e kufizuar, një polic i gjatë gjerman m’i kishte ngulur sytë dhe i them Mondës, çfarë kërkon ky, mos më ngatërron me ndonjë person tjetër dhe po më nxjerr probleme. Kur ai po më drejtohet me zë të lartë duke thënë: Ku je baca Gëzim artisti i botës, ta marrsha t’keqen. Kush jeni ju i them; jam kosovar më thotë. Na i mori pasaportat dhe na kaloi.

Z. Gëzim, në karrierën tuaj ke veçoni ju si kolegun tuaj më të afërt me të cilin keni patur bashkëpunim më shumë?
Aktori Muhamet Çekini ka qenë aktori me të cilin kam bashkëpunuar qysh në Fabrikën e Cigareve dhe kam shkuar gjithkund me të. Kam interpretuar edhe me Gjyljana Marashin, e cila ka qenë jo vetëm aktore por edhe një këngëtare shumë e mirë, Nilda Jaku etj. Tash 15 vjet interpretoj me Raimonda Markun, me të cilën te lokali me tulla të kuqe i bëjmë provat. Materialet i shkruaj vetë, i mësojmë dhe jemi të përgatitur për kudo që na ftojnë.

 

Z.Gëzim, si “Mjeshtër i Madh” i humorit, i penës dhe i lojës a mund të na jepni ndonjë këshillë për talentet e rinj.
Pyetja juaj z. Çeka është shumë e drejtë. Për përgatitjen e një shfaqje nuk mjafton vetëm materiali letrar, por duhen edhe ambientet të cilat janë përgjegjësi e organeve lokale. Edhe gruaja ime shpesh herë më ka thënë; pse nuk përgatitë ndonjë element të ri, ashtu siç përgatit një sportist një futbollist, por unë i kam thënë: ku t’i përgatis, dy dhoma e një kuzhinë kemi, me i çu në pullaz nuk mundem.

Dëgjo këtë që po të them: Në shtëpi kam një tas me dekorata e një raftë me fletë lavdërimi, por nuk kam asnjë tas me…, e merr me mend vetë. Pra nuk më ndihmon askush.
Kurrë nuk do ta harroj kur kisha 70-vjetorin. Askush nuk më sponsorizoi. Gjithçka e bëra me forcat e mia. Tani kam në projekt për 75-vjetorin në dhjetor të këtij viti, që ishalla do jem shëndosh dhe pres. Kam dëshirë të organizoj një shfaqje në Pallatin e Kongreseve me shpresë se do të më sponsorizojë ndokush, të paktën sallën, sepse duhen 9 milion lekë. Unë me pas aq lekë kërcej balet nuk bëj shfaqje. Dëshira ime është që të ftoj disa aktorë të vjetër me të cilët kam luajtur para shumë vitesh, duke ftuar edhe aktorët e rinj. Platformën e kam bërë, është gati.

Mendoj se do të ishte me shumë interes për lexuesit që të dinin se kush është për ju Teatri “Migjeni”, ky tempull i madh për të gjithë artistët dhe qytetarët e Shkodrës?
Kur isha i ri kaloja nga teatri dhe rrija shumë kohë aty saqë s’më bëhej të shkoja as në shtëpi. Po të kisha vend ku të flija do të rrija aty, aq shumë pasion kisha. Sa herë që kaloj aty më rrënqethet trupi.
Ju falenderoj me sinqeritetin më të madh edhe ju që nëpërmes pasqyrimit të jetës time artistike në gazetë, bëni të mundur që të na njohin të gjithë brezat. Ata që nuk na njohin të na kujtojnë dhe ata që na njohin mos të na harrojnë, pasi shkrimi asht siç i kam thënë edhe Presidentit të Republikës kur më ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”: Fjalët i merr era, por dokumentit i vjen era. Këto që bisedova me ju nuk i dëgjoi kërkush, por në gazetë do ta lexojë gjithkush.

Në projektet tuaja letrare ju keni botuar edhe dy libra, por më thatë se keni në dorë librin e tretë.
Po, “Qesh e ngjesh” titullohet libri i parë dhe “Ju ofroj buzëqeshje” libri i dytë. Ndërsa libri i tretë titullohet “Keni nevojë me qeshë”, pothuajse e kam gati edhe librin e katërt të cilit akoma nuk i kam vendosur titullin.

Pa dashur të hyj në detajet e librit të cilat mund të jenë surprizë për lexuesin, a mund të na thoni pikësynimet tuaja për këtë libër?
Po, unë aty tregoj gazmore, monologje, dialogje dhe disa batuta ashtu siç e shikoj jetën e përditshme, duke e trajtuar ashtu siç e mendoj unë, sipas situatave unë shkruaj. Pra qesh e ngjesh, kot nuk kanë thënë ruaju nga Gëzim Kruja se të gjuan me kunja, por ata janë pambukut dhe nuk therin. Nuk merrem me politikë as me banalitet.
Shpesh herë më thonë Gëzimi i grave, pasi unë nëpërmes humorit i talli ata, por ju kam thënë: mori gra, sikur mos t’ju kisha dashur ju, nuk isha martu. Pra siç e kam thënë edhe herë të tjera, njeriu ka nevojë me qeshë, humori është ushqim i shpirtit. U lënduam duke dëgjuar çdo ditë u vra, u plagos, u aksidentu, u përplas, bëri karrombol.
***
Për vlerat e këtij artisti të madh e pashë të arsyeshme të kontaktoja edhe me disa të tjerë artistë të mëdhenj dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët jam i sigurtë që me opinionet dhe kujtimet e tyre e plotësojnë më mirë këtë figurë, ikonë e humorit shqiptar. “Spektaklet dhe shoë-t e sotëm, e fillon bisedën mjeshtri i madh i këngës shkodrane Bujar Qamili, e kanë zanafillën në sofrat dhe tryezat e ngjarjeve të gëzueshme familjare dhe shoqërore të shkodranëve, e pse jo të të gjithë shqiptarëve, por imagjinoni një dasëm ku unë kam kënduar të mos ketë qenë pjesë humori, barcoleta e bejta, ku më të veçantin unë do të specifikoja aktorin e madh Gëzim Kruja”.
Më poshtë Bujari kthehet prapa në kohë dhe me buzëqeshjen e tij kujton: “Gëzim Kruja është një emër që nderon veten, familjen, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, nëpërmjet figurave të tia të njohura, si aktor shumë planesh i humorit.

Gëzimi është i pari që më ka ndihmuar për t’u vendosur në punë në Fabrikën e Duhan Cigareve e gjithashtu që unë të jem edhe këngëtar i trupës së kësaj ndërmarrjeje, sepse Gëzimi ishte regjisor. Gëzimi është nga ajo plejadë artistësh që do të mbetet si ikonë e humorit Shqiptar. Gëzimin e pëlqejnë të gjithë, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Mua si Bujar gjithmonë më ka dhënë kënaqësi me humorin e tij brilant.

Po ju tregoj një moment të bukur; Ishim në një koncert madhështor në një ishull të Greqisë, Iraklio. Kur doli Gëzimi në skenë të gjithë njerëzit u ngritën në këmbë duke duartrokitur dhe duke bërë foto. Gjatë monologut të tij njerëzit dërgonin buqeta me lule dhe Gëzimi kur mbaroj tha: “Qysh kur keni fillu me hedh lule, se na gjithmonë hedhim pare”.

Kam shumë gëzim, kam jashtëzakonisht gëzim që po flas për një “Gëzim” të jashtëzakonshëm. Dëgjo Çeka, s’po flas se kam pasur ndonjë gëzim familjar, por jam duke folur për Gëzim Krujën: “Kam 50 vite që merrem me humorin dhe 30 vjet që kur kam debutuar me Gëzim Krujën. Për Gëzimin kam me thënë shumë. Ai ka qenë për mua, jo vetëm partner, por në radhë të parë mësuesi dhe regjisori që me kujdesin e tij më mësoi çdo gjë që një aktor e ka të domosdoshme të përvetësojë në skenë. Këto janë vlera që ky artist i madh ngjason me një mjeshtër që me shpirt don t’ia trashëgojë zanatin nxënësit të tij për t’ia mësuar deri në çdo detaj.
Unë jam një ndër këta nxënës, e sa për kujtimet e mia në këto tri dekada ato janë shumë dhe në këtë moment po përpiqem të kujtoj disa prej tyre. Dua të veçoj se Gëzimi është edhe më i lezetshëm se në skenë, kur është në tavolinë apo në udhëtim. Kemi pas raste që gjatë udhëtimeve me tren të grumbulloheshin aq shumë njerëz sa që të bllokohej vagoni nga lëvizjet.

Ishim në Gjirokastër të ftuar në një recital që këngëtari Petrit Lulo e organizonte në teatrin e qytetit. Mbaj mend se natën e parë dera kryesore e teatrit erdhi dorë më dorë deri në skenë. Kuptohet, nga turma e madhe që kërkonte të shihte shfaqjen. Të nesërmen na çuan për vizitë në fabrikën e këpucëve ku në atë kohë ishin në modë këpucët e lustrafinit. Gëzimi provon një këpucë dhe thotë: sa mirë më rrikan. Drejtori e dëgjon dhe i thotë që të shkonte në repartin e prestarisë që të merrte masën dhe të nesërmen t’i qepnin një palë këpucë të reja dhe t’ja bënin dhuratë. Gëzimi i thotë, po marr këto që provova se nesër ndoshta të heqin ty, vjen një drejtor tjetër dhe mbes pa këpucë.

Shumë kohë më parë, kur ishim të rinj, shkuam për një shfaqje në Teatrin e Estradës në Tiranë dhe na akomoduan në hotel “Arbëria”. Aty vjen një vajzë e re dhe i drejtohet Gëzimit duke i thënë: Xhaxhi Gëzim, ju lutem a keni një biletë për sonte se dua të vij t’ju shikoj. Ne menjëherë na ra në sy bukuria e saj dhe i them Gëzimit që ta pyeste sa vjeçe ishte. Ai më tha rri urtë mor kulim mos u tall me vajzën e huaj, por unë ngulmova përsëri që ta pyste për moshën. Atëherë Gëzimi i thotë: Goce, a votoni sivjet ju? Po, i tha ajo. Gëzimi më tha qenka taman për ty”.

***
Jashtëzakonisht e kënaqur e priti kërkesën time aktorja tashmë jo vetëm profesioniste, por dhe me një përvojë të gjatë në Teatrin “Migjeni” Raimonda Marku dhe sot është një nga bashkëpunëtoret më të afërta të “Mjeshtrit të Madh” Gëzim Kruja. “Shiko, m’u drejtua ajo me buzëqeshje. Këto fjalë që po t’i them për Gëzimin ke për t’i shkruar fiks si po t’i them. Dhe e a din pse? Sepse mendoj se për veprimtaritë artistike të Gëzimit unë kam një kontribut të veçantë, siç ka edhe ai në aktivitetin tim. Prandaj duhet ta dinë të gjithë se: Padyshim Gëzim Kruja mbetet një nga humoristët më të mirë, një artist me dhunti natyrore, me një plastikë e mimikë tepër të veçantë, me talent jo vetëm si aktor humori, por edhe si autor, regjisor, pantomimist, ekuilibrist, zbutës kafshësh, boksier, xhongler… Një krijimtari e gjerë…
Megjithë jetën e gjatë artistike, ai vazhdon të jetë aktiv në skenë, pasi siç thotë vetë ai- me mend jam më i ri, por më është plakur pasaporta.
I tejpritur si brenda vendit, ashtu edhe jashtë kufijve, kudo ku ka shqiptarë. Ka qenë një kënaqësi e veçantë për mua bashkëpunimi me “Mjeshtrin e Madh” Gëzim Kruja. Kemi interpretuar me sukses bashkë në shumë skena në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Amerikë, Kanada, Zvicër, Greqi, Itali etj. Gjithnjë e kudo ai dhuron shumë buzëqeshje. I uroj jetë të gjatë e të lumtur me familjen e tij, si dhe jetë të gjatë në skenë”.

***
Një ndër aktoret që ka një karrierë të gjatë në Teatrin e Estradës së Shkodrës dhe shumë të suksesshme është edhe Drande Xhai. Pyetjes sime në lidhje me bashkëpunimin e saj me aktorin Gëzim Kruja, ajo iu përgjigj me shumë “seriozitet” kështu: Kohët e fundit, në një reklamë televizive të një firme prestigjioze unë shprehem se ndjehem rehat kur pas lodhjes së ditës, shtrihem për të kaluar natën në një dyshek të firmës “Dormeo”. Ama, ta dini mirë se më rehat e ndjej veten kur shtrihem në këtë dyshek pas një aktiviteti artistik në skenë, ku partner kam pasur aktorin e madh Gëzim Kruja.

“Kam punuar shumë me mjeshtrin e madh të skenës Gëzim Kruja. Kam mësuar shumë prej tij. Ka qenë eksperiencë shumë e bukur për mua. Gëzimi është aktor i veçantë, sepse përveç anës profesionale si aktor ka një portret si rrallë aktor tjetër, d.m.th. flet shumë me mimikën e tij të veçantë. Gëzimi nuk shpreh moshë, është shumë energjik dhe plot jetë. Nuk njeh plakje. I paharruar do të mbetet për mua turneu në Gjermani dhe Zvicër në vitin ’97. Ishim vetëm unë e Gëzim Kruja nga Shqipëria dhe gjithë ansambli ishte nga Kosova me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të njohur të Kosovës dhe aktorin e mirënjohur Çun Lajçi. Kam marrë emocione të pashlyera nga ky turne shumë i suksesshëm. Prej 30 vitesh kam interpretuar me këtë mjeshtër në skenat kombëtare dhe në trojet shqipfolse. Gëzimi përveç se është një aktor i mrekullueshëm është gjithashtu edhe një shok shumë i mirë. I uroj nga zemra jetë sa më të gjatë, kështu si djalosh, me plot energji dhe humor”.

***
Bashkëpunëtorët dhe kolegët e Gëzimit nuk janë vetëm në qytetit e tij, por anë e mbsnë Shqipërisë. Në pamundësi për t’i pasqyruar në këtë shkrim kujtimet dhe opinionet e tyre, jo rastësisht e pashë me vend t’i rezervoj një hapësirë aktorit të mirënjohur Behar Mera i cili me zhdërvjelltësinë e tij që e karakterizon, pavarësisht nga pesha e trupit, u shpreh kështu për mikun dhe kolegun e tij të “zanatit”.

“Është kënaqësi që po më jepet mundësia të shprehem për një nga ikonat e humorit shqiptar, artistin e madh Gëzim Kruja. Karriera ime artistike fillon pikërisht me imitimin e këtij artisti, i cili rradhitet ndër figurat më të shquara të humorit shqiptar. Më vonë fati e deshi që ta njihja nga afër dhe të çmoja përveç vlerave artistike dhe ato njerëzore. Është një nga miqtë e mi shumë të mirë dhe unë i uroj jetë të gjatë dhe të lumtur, por edhe aktive në jetën e tij artistike”.
Shkodra pa Rozafën dhe humorin, nuk do të ishte Shkodra që njohim. “Rozafa” mbretëron në hyrje të qytetit prej 2400 vitesh, ndërsa humori mbretëron në të gjitha qelizat dhe arteriet e shkodranëve, e në mënyrë të veçantë me përfaqësuesit artistë që e trashëgojnë atë nga një brez në tjetrin. “Ti ke të drejtë, më drejtohet Gëzimi duke qeshur, por Shkodra dhe Shqipëria kanë vetëm një “Gëzim” e ky është Gëzim Kruja”.

Duke e përfunduar këtë bisedë kaq të këndshme, mund të them se nuk më mbetet gjë tjetër veçse në emër të lexuesit t’ju falenderoj për gjithçka thatë, shëndet të mirë dhe gjithmonë mbetsh i ri në skenë.

Bob Dylan befason me këngën e re 17 minutëshe për Kennedyn, pas tetë viteve heshtje

Është e gjatë 17 minuta dhe ka një tekst me më shumë se 1400 fjalë, surpriza monumentale që i ka dhuruar Bob Dylan sot botës, e cila po vuan nga virusi vdekjeprurës.

Një këngë që titullohet ‘Murder Most Foul’, dhe që nuk ka lidhje me koronavirusin apo lockdown, por mund të jetë një balsam për shpirtin në këtë moment të errët të historisë. Kënga e patreguar më parë, vjen plot 8 vjet pas këngës së fundit të Dylan në 2012 “Templest” dhe është një baladë për vrasjen e John Fitzgerald Kennedy dhe ëndrrat e viteve 60-të.’Ishte një ditë nga Kupa e Dallas, nëntor 63’, kështu janë fjalët e para të këngës.

Në një mesazh këngëtari i çmimit Nobel në Letërsi, 78-vjeç, ka përfituar nga dalja e këngës për të falenderuar fansat për mbështetjen e tyre dhe besimin ndaj tij ndër vite’. ‘Kjo është një këngë e patreguar që e kemi regjistruar disa kohë më parë dhe që mund të jetë interesante-ka shkruar artisti. Kujdesuni për veten, Zoti ju bekoftë’.

Ia nxjerrin albumin ilegalisht para kohe, Dua Lipa në lot njofton datën e re për ‘Future Nostalgia’

Dua Lipa ka njoftuar se albumi i saj i dytë, i shumëprituri Future Nostalgia do të publikohet të premten, më 27 mars e jo më 3 prill, siç ishte planifikuar.

Këngëtarja Dua Lipa, në një lidhje direkte me fansat në Instagram, ka reaguar pasi albumi i saj po postohet ilegalisht në internet.

Ajo në lot ka lajmëruar se është detyruar që albumin ‘Future Nostalgia’ ta publikojë një javë më herët, për të parandaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të albumit pa pasur asnjë përfitim, shkruan Gazeta Express.

Dua ka punuar shumë në këtë album, i cili është i dyti në karrierën e saj dhe ka sjellë një periudhë tjetër që po del të jetë shumë e suksesshme dhe albumi është parashikuar të ketë sukses edhe më të madh sesa ai i pari.

Mirëpo, për shkak të koronavirusit dhe izolimit, Dua nuk do të jetë në gjendje ta promovojë sa duhet albumin dhe kjo do t’i kushtojë mjaft shumë.

Ajo madje e ka shqyrtuar mundësinë për ta shtyrë publikimin pasi të qetësohej situata me pandeminë, mirëpo kjo tani është e pamundur.

Dua i ka thënë fansave se ajo është detyruar ta publikojë atë më 27 mars, e jo 3 prill siç është planifikuar./Gazeta Express/

Moderatori i njohur italian i shtruar në spital, e ëma ndërron jetë nga koronavirusi

Koronavirusi po bën namin në Itali dhe të paprekur nuk janë as të famshmit.

Mediat italiane raportojnë se, moderatori i njohur italian, Piero Chiambretti dhe nëna e tij e moshuar, Felicita rezultuan pozitivë ndaj Covid-19.

Disa ditë pasi u shtrua në spital bashkë me të birin, mamaja e moderatorit ka ndërruar jetë. Ajo s’ka mundur t’i bëjë ballë më gjatë epidemisë dhe ka humbur jetën në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e hidhur e dha aktorja e njohur Vladimir Luxuria, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për mamanë e Piero-s, Felicita. Ajo nuk ia doli dot” – shkruan ajo në postim.

Ndërkohë, moderatori po qëndron ende në spital, në kujdesin e mjekëve.

Koronavirusi- Eurosong 2020 nuk zhvillohet në maj

Përhapja e koronavirusit, ose njour ndryshe si Covid 19, ka bërë që të anulohet edhe festivali europian i muzikës, “Eurosong 2020”.

Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se do të anulohet festivali i njohur muzikor, i cili ishte parashikuar se do të mbahej në maj në Roterdam të Holandës. Me anë të një lajmërimi zyrtar në “Instagram” thuhet se “Eurosong 2020” do të anulohet për shkak të koronavirusit, transmeton BBC.

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë anulimin e Eurovision Song Contest 2020 në Rotterdam. Gjatë javëve të fundit ne kemi shikuar shumë mundësi alternative për të vazhduar Eurovisionin. Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Holandeze – do të thotë se Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) ka marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdohet ngjarja live siç ishte planifikuar”.

“Jemi shumë krenarë që Eurovision Song Contest ka bashkuar audiencën çdo vit, për 64 vitet e fundit dhe ne, si miliona fansa në të gjithë botën, jemi jashtëzakonisht të mërzitur që nuk mund të zhvillohet në maj. EBU, NPO, NOS, AVROTROS dhe Qyteti i Roterdamit do të vazhdojnë një bisedë në lidhje me mbajtjen e Eurovisionit në 2021”.

“Ne do të donim të nderojmë gjithë ekipin e transmetuesit pritës në Hollandë dhe 41 anëtarët tanë që kanë punuar kaq shumë në planifikimin e ngjarjes së këtij viti. Ne të gjithë jemi aq të zemëruar sa janë ata që Eurovizioni nuk do të jetë në gjendje të vihet në skenë në maj dhe e dimë se e gjithë familja e Eurovizionit, në të gjithë botën, do të vazhdojë të sigurojë dashuri dhe mbështetje për njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftim. bw

Elhaida Dani flet nga karantina në Itali: Është e vështirë dhe e mërzitshme. Ndonjëherë nuk mundesh më

Elhaida Dani prej kohësh jeton në Itali. Këngëtarja në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin në emisionin e pasdites në Klan Tv, ka rrëfyer vështirësitë që ka në këtë periudhë karantine.  “Ne shyqyr që kemi internetin sepse lidhemi me familjen.

Unë jetoj vetëm në Itali dhe kjo është gjëja që doja t’ju jepja një mesazh gjithë shqiptarëve, kur je në shtëpi me familjen, me fëmijët, apo miqtë që jeton është diçka tjetër, nëse jeton vetëm, unë jetoj vetëm në Itali, gjithë familjen time e kam në Shqipëri dhe është akoma më e vështirë, është e lodhshme, është e mërzitshme ndonjëherë dhe nuk mundesh më, e ke parasysh që duhet të shpikësh gjëra të reja çdo ditë, çdo minutë, por shyqyr që lidhemi me internetin me Skype me familjen dhe kjo gjë më ka ndihmuar jashtë mase,”- është shprehu këngëtarja Elhaida Dani.

Koronavirus, ndërpriten xhirimet në Venezia të “Mission Impossible 7” me Tom Cruise

Xhirimet e filmit të fundit të serive ‘Missione Impossible’ me Tom Cruise janë ndërprerë në Itali për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, sipas asaj të raportojnë sot mediat amerikane. Mediat shkruajë se pjesa e shtatë e serive të Paramount Picture kishte në program për të bërë disa xhirime në Venezia për tre javë, por për shkak të shpërthimit të epidemisë, është shtyrë për momentin.

Deri tani numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 7 viktima dhe 270 të prekur. 206 raste dhe 6 viktima në Lombardi, 38 raste dhe një i vdekur në Veneto. 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe në Lazio, një në Alto Adige dhe një në Sicili. Gjithashtu një mjek italian ne Tenerife, ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës. bw

Harvey Weinstein shpallet fajtor për sulme seksuale

Ish-producenti i Hollivudit Harvey Weinstein u shpall fajtor për sulme seksuale dhe përdhunime nga një juri e New York të hënën.

Vendimi për Weinstein, i cili u nxorr nga gjykata me pranga në duar, shënon një fitore me rëndësi për lëvizjen #MeToo, që frymëzoi gratë të dilnin në publik me akuza kundër personave të fuqishëm.

Dikur një nga producentët më të njohur të Hollivudit, 67-vjeçari Weinstein, u gjet fajtor për sulm seksual ndaj ish-asistentes Mimi Haleyi në vitin 2006 dhe përdhunimin në vitin 2013 të Xhesika Mann, që aspironte të bëhej aktore.

Weinstein u lirua nga akuzat më të rënda që do ta kishin mbyllur atë në burg për jetë.

Gjyqtari James Burke urdhëroi që Weinstein të mbahet në paraburgim dhe policët në gjykatë i vunë atij prangat. Pastaj policët e ndihmuan të ngrihej dhe e shoqëruan jashtë gjykatës.

I shpallur fajtor për akuzën e sulmit seksual, ai përballet me deri në 25 vjet burg. Seanca për caktimin e afatit të burgimit do të mbahet më 11 mars.

Avokati i Qarkut të Manhattanit, Cyrus Vance tha në një konferencë për shtyp: “Është një ditë e re sepse Weinstein më në fund po mbahet përgjegjës”.

Juria e liroi Weinstein nga dy akuza për sulm seksual grabitqar, i cili mund të shoqërohej me burgim të përjetshëm, dhe dhunim të shkallës së parë të zonjës Mann. zëri i amerikës

Më 23 shkurt 1965 u nda nga jeta komiku i jashtëzakonshëm Stan Laurel

VOAL – Arthur Stanley Jefferson, i njohur më mirë si Stan Laurel, lindi në Ulverston, Lancashire (Britani e Madhe) më 16 qershor 1890. Babai, producenti, aktori dhe dramaturgu, Arthur J. Jefferson ishte pronari i Jefferson Theater Group dhe një nga aktoret e saj ishte e bukura Madge Metcalfe (e cila më vonë u bë gruaja e tij).

Kur grupi i teatrit u fut në telashe, çifti shkoi të jetojë me prindërit e Madge në Ulverstone, Lancashire veriore në veri të Gjirit Morecambe, ku Arthur Stanley Jefferson lindi më 16 qershor 1890, pesë vjet pas vëllait të tij Gordon. Më vonë, prindërit e Stanit i dhanë një motër të quajtur Beatrice të lindur, megjithatë, në Shield North, ku, ndërkohë, familja ishte shpërngulur.

Këtu, babai i Stan u emërua drejtor i Teatrit Mbretëror.

Jefferson së shpejti u bë një nga impresaret më të famshëm në veri të Anglisë, si dhe pronar i një zinxhiri të teatrove dhe drejtorit administrativ të Kompanisë Britanike të Vëzhguar me Anije.

Stan i ri ishte veçanërisht i magjepsur nga mjedisi teatral, ku ai kaloi pjesën më të madhe të kohës së lirë.

Kur u dërgua për të studiuar në një kolegj që e urrente, ai shfrytëzoi çdo mundësi për të vizituar teatrin e të atit në North Shields, rreth tridhjetë milje larg nga kolegji. Rezultatet negative, për sa i përket studimit, nuk kishin mbërritur, por babai i komikut të ardhshëm nuk bëri asgjë për të dekurajuar dashurinë e tij për teatrin, me shpresën sekrete se një ditë do ta zëvendësonte në fushën e menaxhimit dhe administrimit të teatrit.

Pasi prindi humbi një pjesë të madhe të pasurive të tij në një investim të pafrytshëm në New Theater Royal në Blythe, ai shiti të gjitha teatrot e tij për të shkuar dhe drejtuar, më 1905, Teatrin e famshëm të Glasgow Metropole. Stan, atëherë gjashtëmbëdhjetë vjeç, la shkollën për të punuar me kohë të plotë në sportelin e teatrit, por ambicia e tij e vërtetë ishte të punonte në skenë, e cila, pas insistimeve të panumërta, menjëherë ndodhi, edhe nëse me rezultate shumë të paqarta. Por kokëfortësia e Laurelit ishte legjendare dhe, megjithë reagimet e dobëta, vazhdoi rrugën e saj.

Pas shumë kohësh, ai filloi një turne në Angli me Levy dhe Cardwell’s Pantomimes, në shfaqjen Sleeping Beauty. Me pagën e një sterlinë në javë, ai punoi si menaxher në skenë dhe luajti pjesën e një “Golliwog”, një kukull groteske negre. Pas këtyre fillesave, “goditja” e parë e madhe ndodhi kur atij iu ofrua mundësia të punojë me kompaninë më të famshme teatrore në vend, atë të Fred Karno, ylli i të cilit së shpejti do të bëhej Charlie Spencer Chaplin. Me shoqërinë e Karno ai bëri disa shfaqje dhe nuk ishte e lehtë të shfaqesh në një mjedis kaq të ngopur me talent. Sidoqoftë, Laurel tregoi cilësi të jashtëzakonshme imituese, të njohura edhe nga i madhi Marcel Marceau, i cili vite më vonë pati arsye të shkruante: “Stan Laurel ishte një nga imituesit më të mëdhenj të kohës sonë”. Ai e kishte gjetur rrugën e tij.

Më 1912 kontrata e tij me Karno përfundoi, si një zëvendësues për Chaplinin, Stan vendosi të provojë fatin e tij në SHBA. Më 1916 u martua dhe në të njëjtën periudhë ndryshoi mbiemrin nga Jefferson në Laurel (arsyeja e vetme ishte bestytni: Stan Jefferson është saktësisht me trembëdhjetë shkronja!). Në vitin 1917 ai u vu re nga një prodhues i vogël i cili e lejoi atë të xhironte filmin e parë “Arra në maj”.

Gjithashtu në vitin 1917 Laurel e gjeti veten duke filmuar “Qen të lumtur” në të cilën takoi të riun Hardy.

Më 1926 Stan Laurel, në rolin e regjisorit, filmoi “Get’em Young” ku Oliver është një nga aktorët. Filmi nuk fillon shumë mirë, pasi Oliver digjet dhe zëvendësohet, me urdhër të Roach, nga vetë Stan që në këtë mënyrë humbet drejtimin e tij. Në vitin 1927, megjithatë, lindën veprat e para të çiftit Laurel & Hardy, megjithëse ata janë akoma larg nga të qenurit protagonistë të filmit.

Filmi i parë zyrtar i çiftit është “T’ia veshësh pantollonat Filipit” – “Putting Pants on Philip”, megjithëse në këtë film nuk gjejmë karakterizimet e personazheve të njohura për ne. Nga ky moment fillon partneriteti i hekurt me Hardy.

Vitet e arta mbarojnë rreth vitit 1940, kur marrëdhëniet me studiot Roach dhe Laurel & Hardy mbarojnë, ata kthehen në Metro dhe Fox; shtëpi të mëdha filmash që nuk i japin çiftit shumë kontroll mbi filmat.

Suksesi në Amerikë fillon të bjerë dhe kështu Stan dhe Ollie udhëtojnë në Evropë, ku fama e tyre është akoma shumë e madhe; suksesi është i menjëhershëm.

Vetëm në Evropë ata xhirojnë filmin e fundit “Atollo K”, një bashkëprodhim italo-francez që për fat të keq dëshmon se është një fiasko (ndër të tjera, gjatë xhirimit Stan kapet nga një sëmundje e rëndë).

Në vitin 1955 djali i Hal Roach kishte idenë të propozonte çiftin në një seri komedish për TV … por shëndeti i dy aktorëve është i keq. Më 1957 më 7 gusht, në moshën 65 vjeç Oliver Hardy vdes dhe me të një çift i papërsëritshëm; Stan është i shokuar.

Në vitet e fundit të jetës së tij Stan është i kënaqur me Oskarin, por i vjen keq që Ollie i varfër nuk mund ta shohë atë njohje madhështore. Më 23 shkurt 1965 në moshën shtatëdhjetë e pesë Stan Laurel dhe bashkë me të maska e tij të papërsëritshme, vdiq./Elida Buçpapaj

“Kur vuri operan ‘Mrika’, Enveri e përgëzoi Prenkën dhe i kërkoi të bënte edhe për Skënderbeun, por…”, dëshmia e vëllait të kollosit të muzikës shqiptare

Publikohet historia e panjohur të Prenk Jakovës me origjinë nga Gjakova por i lindur dhe i rritur në qytetin e Shkodrës në moshën shtatë vjeçare, i nxitur nga i jati, ai u aktivizua në disa shfaqje teatrale me Shoqëritë artistike “Bogdani” e “Vllaznia”, dhe kur nuk ishte më shumë se 18-vjeç, ai u bë drejtuesi artistik i bandës muzikore të Liceut “Illyricum” dhe nxënësit e tij të parë ishin: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj.

Në shtatorin e vitit 1942, Prenka shkoi për studime në Itali, ku u regjistrua në Konservatorin e Muzikës “Santa Cecilia” të Romës, në degën e klarinetës, të cilin e përfundoi me rezultate të larta” dhe kur u kthye në Shqipëri, pak pas mbarimit të Luftës, ai u arrestua dhe u mbajt disa kohë në burg, pasi një vëlla i tij, ishte vrarë duke luftuar kundra forcave komuniste.

Suksesi i madh i Prenkës me vënien në skenë të operas së parë shqiptare, “Mrika” ku asistoi vetë Enver Hoxha në shfaqjen që u dha në Tiranë në Institutin e Lartë të Arteve, ku doli në skenë ministri i Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu dhe kur Enveri e përgëzoi për atë punë kolosale që kishte bërë dhe i kërkoi të bënte dhe një opera tjetër për Skënderbeun, Prenka iu përgjigj: “Shoku Enver, operat nuk janë si bukët që i fut në furrë…”?!

Por edhe pse i dha atë përgjigjie, Enver Hoxhës, Prenka iu vu punës dhe e shkroi operan “Skënderbeu”, por kur e solli në Tiranë për t’ja miratuar, i sollën shumë pengesa duke i kërkuar të hiqte disa pjesë prej saj, gjë të cilën ai nuk e pranoi, kjo i solli shumë shqetësime, saqë më datën 9 shtator 1969, ai i dha fund jetës në mënyrë tragjike…?!

Ka qenë data 9 shtator e vitit 1969, kur në të gjithë qytetin e Shkodrës, u hap lajmi i hidhur se kishte vdekur në mënyrë tragjike, Prenk Jakova, një nga mjeshtrat e muzikës shqiptare, i cili kishte shkruar dhe vënë në skenë operan e parë shqiptare “Mrika”. Kush ishte Prenk Jakova, nga ç’familje rridhte, ku kishte studjuar dhe si arriti ai që të bëhej një nga kollosët më të mëdhenj të muzikës në Shqipëri?

 

Familja dhe mësuesit e parë
Prenk Jakova u lind në 27 qershor të vitit 1917 në qytetin e Shkodrës dhe origjina e familjes së tij është nga Gjakova. Gjyshi i Prenkës quhej Dedë Jakova dhe që në rininë e tij ai ishte i dhënë pas muzikës, duke luajtur me klarinetë në Kolegjin Saverian të qytetit të Shkodrës. Deda vdiq në moshë fare të re dhe ai la një djalë të quajtur Kolë, i cili nga kushtet e vështira ekonomike të familjes, u fut në punë si shegert në Pazarin e Shkodrës. Prenka ishte fëmija i parë i Kolë Jakovës, i cili në atë kohë punonte në një dyqan argjendarie dhe njëkohësisht njihte e këndonte mjaft mirë këngën popullore të ahengut shkodran, gjë e cila ndikoi shumë dhe në formimin e mëvonshëm të djalit të tij, Prenkës. Përveç Prenkës, Kola kishte dhe djemtë tjerë më të vegjël se ai në moshë, ku dy prej tyre: Deda e Çesku, punuan si fotografë e muzikantë. Që në moshën shtatë-vjeçare, i nxitur nga babai i tij, Prenka u aktivizua në role të ndryshme që viheshin në skenë nga Shoqëritë Teatrore të asaj kohe “Bogdani” dhe “Vllaznia”.

Arsimin fillor Prenka e mbaroi në vitet 1924-‘29 në shkollën “Skanderbeg” dhe më pas ai u regjistrua e vazhdoi mësimet në Liceun “Illyricum”, po në qytetin e Shkodrës. Nga dega klasike që Prenka studjoi në atë Lice, ai kaloi në degën e përgjithshme të gjimnazit të shtetit po në Shkodër, ku u diplomua në vitin 1935. Kur fillloi Liceun “Illyricum”, ai mori pjesë në bandën muzikore të shkollës, e cila më vonë u bë dhe banda e qytetit të Shkodrës, duke qenë klaniretist i saj. Në këtë periudhë Prenka u formua si muzikant dhe filloi të drejtojë disa grupe korale e formacione të vogla orkestrale, me anë të cilave nisi të stilizonte e përpunonte këngën e re popullore, si p.sh.: “Delja rudë”, “Hajredini”, “Besa e një trimi”, “Shkoj e vi flutrim si zogu”, etj. Dy nga mësuesit e parë të Prenkës prej të cilëve ai mori dhe mësimet e para në muzikë, ishin Martin Gjoka dhe Zef Kurti. Kur nuk ishte më shumë se 18-vjeç, Prenk Jakova u bë drejtuesi artistik i bandës muzikore të Liceut “Illyricum” dhe nxënësit e tij të parë ishin: Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tonin Rrota, Zef Gruda etj. Në atë kohë që Prenka mori drejtimin e bandës së qytetit të Shkodrës, shkroi partiturat e para duke kompozuar marshe për bandë dhe potpuri këngësh popullore shkodrane.

Mësues në Bërdicë e Orosh
Në 2 janar të vitit 1936, Prenka u emërua mësues në fshatin Bërdicë të Prefekturës së Shkodrës. Lidhur me këtë, në kujtimet e vëllait të tij, Çeskut, midis të tjerash shkruhet: “Në atë fshat Prenka kreu jo vetëm detyrën e arsimtarit, por ai u kujdes dhe u mësoi këngën pothuaj të gjithë nxënësve të shkollës. Gjatë asaj kohe Prenka mësoi vetë pa pasur asnjë metodë dhe kitarrën, e kur i erdhën metodat nga jashtë, ai pa se aty nuk kishte asgjë të re nga ato që ai kishte mësuar nga nevoja. Në pushimet verore të vitit 1939, Prenka me kursimet e tij bleu një fizarmonikë të markës “Settimio Sopreni”, e cila kishte 80 base dhe metodën e saj. Brenda një kohe shumë të shkurtër Prenka e mësoi në mënyrë të përsosur atë instrument, në atë kohë njihej vetëm me veshë dhe jo me metoda. Pasi kishte mësuar të luante në mënyrë virtuoze me klarinetë, kitarrë dhe fizarmonikë, Prenka fitoi njohuri të mjaftueshme edhe në instrumentat e tunxhit e të drurit, mësimin e të cilave e kishte filluar që në gjimnazin e Shkodrës.

Në vitin 1939 Prenka u shkëput për herë të parë nga familja e tij, pasi u emërua mësues në fshatin Orosh të Mirditës. Në atë fshat, ai shkroi një pjesë për fizarmonikë të titulluar “Mall” dhe më pas edhe këngën “Fyelli i Bariut”, teksti i së cilës edhe sot ka ngelur i panjohur. Kjo shënoi provën e parë të Prenkës për të shkruar fjalët edhe melodinë së bashku, ashtu ishte koncepti i këngës popullore të ahengut shkodran. Pasi qëndroi për më shumë se një vit në Orosh, në 1940-ën, Prenka u transferua në qytetin e lindjes në Shkodër dhe në atë kohë ai shkroi një cikël këngësh për fëmijë dhe operetën me dy akte të titulluar “Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve”. Në vitin shkollor 1941-‘42, Prenka u transferua në Katër-kollë të Ulqinit dhe Oshos të Krajës, ku për të mos humbur aktivitetet artistike në qytetin e Shkodrës, ai e bënte çdo ditë me biçikletë vajtje-ardhje atë rrugë, duke përshkuar 50 km. Në Katër-kollë Prenka nuk qëndroi shumë, pasi në shtatorin e vitit 1942, ai shkoi për studime në Itali, ku u regjistrua në Konservatorin e Muzikës “Santa Cecilia” të Romës, në degën e klarinetës, të cilin e përfundoi me rezultate të larta”, thuhet në kujtimet e vëllait të tij Çeskut

Përgjegjës i Shtëpisë Kulturës
Fundi i vitit 1944, e gjeti Prenk Jakovën si mësues në qytetin e Shkodrës, ku atë e morën për të ndihmuar në aktivitetet që zhvillonte në atë kohë kori i Brigadës së Parë partizane në Shtëpinë e Rinisë, ku ai u emërua përgjegjës i saj. Në atë kohë Prenka u arrestua nga komunistët dhe u mbajt për disa muaj në hetuesi, pasi vëlla i tij u vra duke luftuar kundra forcave partizane të ndjekjes, në një fshat të Shkodrës. Ish nxënësit e tij Çesk Zadeja e Tonin Harapi, të cilët më pas u bënë kollosët e muzikës shqiptare, në kujtimet për mësuesin e tyre Prenk Jakova, dëshmojnë se gjatë asaj periudhe Prenka shkonte në punë në orën shtatë të mëgjesit dhe punonte pa pushim deri në orët e vona të natës, me korin, solistët dhe instrumentistët e shumtë që kishte në patronazh. Aq i prerë, strikt dhe konsekuent ishte Prenka në punën e tij me amatorët, saqë për të justifikuar mungesat e tyre në prova, ai u kërkonte vërtetim nga drejtoria e ndërrmarjes ose e shkollës, apo nga Komiteti Profesional. Në atë kohë me grupet që përgatiste, Prenka dha shfaqje të ndryshme, jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por edhe në Ulqin, Cetinjë, Titograd etj.

Në vitin 1947, Prenka përgatiti dhe përpunoi një cikël këngësh të titulluar “Dasma Shkodrane”, me të cilat përveç shfaqjeve të suksesëshme që dha në Shkodër, u paraqit dhe në Festivalin Kombëtar që u zhvillua në Tiranë. Përveç asaj pune raskapitëse, Prenka gjente kohë dhe punonte përsëri edhe në shtëpinë e tij, duke u marë me përpunime këngësh popullore. Ajo periudhë shënon dhe formimin e plotë të Prenkës si muzikant në mënyrë autodidakte. Në vitet 1948-1951, Prenka punoi si mësues i muzikës pranë shkollave “11 janari” dhe “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës dhe nuk u shkëput për asnjë ditë nga provat e korit dhe orkestrës të Shtëpisë së Kulturës. Në atë kohë ai kompozoi këngën “Gruri i ri” me tekst të Dhimitër Shuteriqit, e cila u inskenua nga aktori Pjetër Gjoka bashkë me disa këngë të tjera që u paraqitën në Festivalin e vitit 1950 në Tiranë.

Shkruan operën e parë
Një nga kulmet e krijimtarisë së kompozitorit të famshëm Prenk Jakova, është konsideruar opera e parë shqiptare “Mrika”, e cila u shfaq për herë të parë në vitin 1958. Po si e ka zanafillën kjo opera dhe si arriti Prenka ta shkruante atë? Për këtë ngjarje të madhe të kulturës shqiptare, i vëllai i tij, Çesku, në kujtimet e tij midis të tjerash ka shkruar: “Në prag të çeljes së Festivalit të vitit 1952, ishin formuar kushtet që në muzikën shqiptare të hidheshin hapa të mëtejshëm, të cilat duhet ta kalonin pragun e këngës. Kjo gjë vinte pasi ishin krijuar rrethanat me solistë të aftë dhe të përgatitur dhe me orkestër me formacion simfonik. Kështu në qershorin e vitit 1952, u thirr poeti Llazar Siliqi që të shkruante diçka mbi Hidrocentralin që po ndërtohej mbi lumin Mat. Në fillim ajo nisi si këngë dhe më pas mori formën e një veprimi me dy tablo të titulluar “Dritë mbi Shqipëri”, e cila u shfaq në korrikun e vitit 1952 në Tiranë.

Kjo ishte dhe embrioni i operës së parë shqiptare “Mrika”, që i filloi përgatitjet që nga data 2 maj e vitit 1958, ndërsa vënia në skenë filloi 12 nëntor të vitit 1958. Provat për atë shfaqje bëheshin paralelisht në Shtëpinë e Kulturës, në Teatrin e vjetër dhe në Teatrin e ri “Migjeni”, pas orës 15.00, të cilat vazhduan deri në datën 27 nëntor që u dha prova e përgjithshme. Pas kësaj pune të lodhshme, më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e saj në Teatrin “Migjeni” dhe pas disa shfaqjesh në atë qytet, më 27 e 28 dhjetor ajo u dha në sallën e Institutit të Lartë të Arteve në Tiranë. Në atë shfaqje asistoi dhe Enver Hoxha së bashku me pjesën më të madhe të udhëheqjes e trupin diplomatik të akredituar në Tiranë. Në fund të shfaqjes doli në skenë Kadri Hazbiu, i cili pasi falenderoi të gjithë artistët e saj, ngriti një dolli të veçantë për Prenk Jakovën. Vënia në skenë e operas “Mrika”, pati një jehonë të madhe edhe jashtë Shqipërisë, si në Itali, Suedi, Çekosllavaki etj, gjë e cila u mësua prej letrave e telegrameve të shumta që i erdhën Prenkës nga këto shtete. Një personalitet i artit nga Praga që merrej me historinë e operas botërore, me anë të një letre e përgëzoi Prenkën për suksesin e arritur me amatorët shkodranë dhe i kërkoi atij t’i dërgonte pamfletin, afishet, fotografitë e reklamat e shfaqjes”, ka shkruar në kujtimet e tij për suksesin e operas “Mrika”, i vëllai i Prenkës, Çesku.

Shokët e pasionet e Prenkës
Ish-nxënësit e Prenkës, Zadeja, Harapi, Gruda, Rrota, Daija etj., që më vonë u bënë mjeshtrit më të mëdhej të muzikës shqiptare, në kujtimet për mësuesin e tyre, kanë treguar se Prenka ka qenë një njeri shumë i thjeshtë dhe në vitet 1945-‘49 ai pati disa oferta për të shkuar në Tiranë, por i refuzoi ato sepse nuk ndahej dot nga Shkodra dhe Shtëpia Kulturës e atij qyteti. Po kështu ai e refuzoi edhe ofertën që iu bë në vitin 1953 për të ardhur si dirigjent në Tiranë. Disa vite më vonë Prenka refuzoi edhe disa oferta për të vazhduar studimet e larta në Pragë apo në Moskë. Sa herë që ai kthehej nga ndonjë turne i zhvilluar jashtë shtetit, në valixhen e tij gjeje vetëm albume muzikore dhe partitura, si dhe grepa peshku për shokët e tij amatorë të gjuetisë me të cilët ai shkonte shpesh në Bunë dhe Liqenin e Shkodrës. Prenk Jakova gjithashti ishte i pasionuar pas futbollit shkodran dhe kur u ndërtua stadiumi “Vojo Kushi”, ai shkroi marshin e Sport-Klub “Vllaznisë”, të cilin e këndonin shpesh tifozeria e zjarrtë shkodrane. Ndonëse në mosha të ndryshme, shokët e miqtë më të ngushtë të muzikës për Prenkën, ishin: Kolë Jakova, (klarinetist e mësues), Loro Kovaçi, (ish-klarinetist) Gjon Karma, (ish-flautist) Pjetër Gjoka, (tenor dhe aktor) Ndoc Shllaku, (violinist) dhe Pjetër Gjergji, kitarrist e këngëtar. Më pas shokë dhe bashkëpuntorë të ngushtë të Prenkës u bënë dhe dirigjenti Mustafa Krantja, kompozitori Tonin Harapi dhe sidomos poeti Llazar Siliqi.

Kërkesa e Enver Hoxhës ndaj Prenkës
Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: “Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: ‘mor shoku Enver, puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë’. Pas përgjigjies së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën “Skënderbeu”, kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën. Pas atij takimi, Prenka filloi duke punuar nga mëngjezi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha. Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas “Skënderbeu” dhe për disa muaj me rradhë u mor vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorrën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për vlersimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit. Ndonëse opera “Skënderbeu” u shaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjëndjen shpirtrore të tij. Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, e cila ia rëndoi së tepërmi gjëndjen e tij shpirtërore.

Vdekja tragjike e Prenk Jakovës
Nga këto strese që iu krijuan, më 9 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në ceremoninë e varrimit të tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e kishte krijuar vetë katër dekada më parë. Krijimtaria muzikore që la Prenk Jakova, është shumë e pasur e konsiston në dhjetra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzkë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga viuortiziteti i tij dhe krijimtaria e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kollosët më të mëdhej të muzikës shqiptare për të gjitha kohrat./Memorie.al/