VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ÇAMËRIA, KRAHINA MË JUGORE E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE – Nga Frank Shkreli

By | April 27, 2019
blank

Komentet

blank

Zgjidhja është në Nju-Jork, jo në Bruksel! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomastik

      

  *** O, ju “Nipër e stërnipër të Kainit, tebdilë si barinj…” (Fan. S. Noli), vetëm në OKB, Serbisë mund t’i “jipet diçka” çfarë e meriton sipas Kartës së OKB-së dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare për shkak të kolonializmit gjneocidal të saj në Kosovë (1912-1999).

 

*** Pra, jo assesi Brukseli, por vetëm Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mund t’ia “mbyllë gojën”  Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, jo Brukseli i dështuar (2011-2021).

 

Nga praktika e derisotme e OKB-së (1945-2021) del se një nga detyrat më parësore dhe më të rëndësishme të saj,  ishte dhe, edhe sot është mbështetja e gjithnashme vendeve dhe popujve të kolonizuar, që me mjete dhe me rrugë paqësore t’u njihet pavarësia e tyre në bazë të së drejtës së vetëvendosjes.

Pikërisht, kjo e drejtë legale e ndërhyrjes së OKB-së, do të duhej të zbatohej edhe  me rastin e ndëshkimit dhe  të sanksionimit penal të  kolonializmit dhe të neokolonializmit shekullor  të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës, mbase  kolonializmi dhe  gjenocidet e saj të derisotme (1878-2021)  janë të lidhura direkt me rrezikimin  e paqes dhe të sigurisë rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

 Siguria dhe paqja  evropiane e ndërkombëtare, direkt dhe indirekt rrezikohen nga kolonializmi gjenocidal i Serbisë në Ballaakan !

Prandaj, sa më parë të jetë e mundur Amerika me BE-në, problemin kolonial të Serbisë ta rivendosin në Asamblenë e Përgjithshme  të OKB-së në Nju-Jork, mbase Serbia në procesin e Brukselit nuk do ta njohë Republikën e Kosovës.

Kjo është e vetmja mënyrë  e ligjshme , demokatike e paqësore, që OKB-ja ta shqyrtonte dhe zgjidhte problemin kolonial shekullor të Kosovës (1912-2021). Vetëm kjo formë racionale e penalizimit të kolonializmit serb, do të mund t’i kontribuonte xhvillimit dhe afirmimit të parimit të koekzistencës paqësore sin ë kuptimin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Serbia kolonialiste nuk mund të jetë përjashtim i së drejtës ndërkombëtare e as i OKB-së !

 

Prandaj, edhe serbomëdhenjtë “paqësorë” dhe “demokratë” të Beogradit së bashku me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq ( me gjithë interesin përfitues kolonial më se 100-vjeçar në Kosovë), duhet ta kenë të qartë se, ligjërisht, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran (17 shkurt 2008).

Ndërkaq, historikisht, Kosova është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Këtë çështje shqiptarët e Kosovës nuk duhet diskutuar me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), pavarësisht se çfarë po llomotisin disa zagarë të zgjebosur filoserbë, se gjoja për arritjen e ndonjë kompromisi me Serbinë në Bruksel, “Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë”!

Mirëpo,  “it’s cannot be done”, sepse Serbisë nuk do t’i japim më asnjë pëllëmbë tokë e as pasuri shqiptare.  –E zagarët filoserbë  mund t’i japin vetëm “gjahun” e tyre  Serbisë, nëse kanë grabitur ndonjë “gjah” si shpërblim   për “lehjet” e tyre në favorin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale. Ajo është vetëm çështje e tyre personale, grupore, aventuriere dhe agjenturore etj. -Ata janë të ndërsyer dhe të paguar për të krijuar mjegulla të dendura për t’i mashtruar, gënjyer,indoktrinuar dhe përçarë shqiptarët, kinse për t’i “pajtuar” me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, me qëllim për të futur “ferrën në këmbë të shëndoshë” shqiptare. Këso pazare vdekjeprurëse filoserbe nuk kanë për t’u bërë më kurrë në Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane shqiptare!

 Kosova dikur ishte koloni, por sot është e pavarur !

 

Për këtë arsye, pala shqiptare nuk do të duhej të hynte në Dialogun e dështuar dhjetëvejçar të Brukselit (2011-2021), sepse  është nonsense  të bisedohet me kolonialistët serbë, të cilët, edhe pas humbjes së luftës së fundit në Kosovë nga UÇK-ja dhe nga NATO-ja ( 10 qershor 1999), po ngulmojnë që me mjete paqësore të rihapin dhe, të debatojnë  statusin e pavarur politik të Kosovës!

Duke qenë se çështja e Kosovës nuk është çështje minoritare e kolonëve serbë të Veriut të saj, por, thjesht është çështje me bagazh kolonial 100-vjeçar nën Serbinë kolinialiste gjenocidale (1912-1999).

Prandaj, këtë konflikt kolonial njëshekullor mes Serbisë dhe Kosovës, nuk ka asnjë gjasë, që ta zgjidhë Dialogu i Brukeslit, pavarësisht nga shërbimet, nga  ndihma dhe  nga vullneti i mirë i BE-së (2011-2021).

Fundja, ata që kanë njohuri elementare nga historia dhe nga praktika e marrëdhënieve politike ndërkombëtare, të paktën që  nga shekulli XX, do të duhej ta dinin se, asnjë fuqi(shtet) kolonialiste në botë nuk ka hequr dorë  në mënyrë paqësore nga kolonitë e tyre as në Evropë, as në Afrikë, as në Azi e as në Amerikën Latine. Së këndejmi, as Serbia kolonialiste nuk ka braktisur koloninë e saj 100-vjeçare-Kosovën (1912-1999)  me paqe e as në marrëveshje të vullnetshme me shqiptarët e kolonizuar të Kosovës, por me forcë dhe me armë  të UÇK-së, të NATO-s dhe të Amerikës (24 mars – 10 qershor 1999).

Prandaj, logjikisht dhe realisht, Serbia ka humbur koloninë e saj të dikurshme-Kosovën, ashtu sikurse shumë kolonizatorë evropianë, që kanë humbur kolonitë e tyre të dikurshme në Afrikë dhe në Azi , gjatë viteve ’50, ’60 dhe ’70.  Si rrjedhojë, Serbia nuk ka asnjë të drejtë historike e as lgijore, që të kërkojë dialog dhe kompromis politik me Prishtinën zyrtare, sepse me luftë e ka hambur koloninë e saj shqiptare-Kosovën. Në këtë kontekst, nuk mund të ketë kurrfarë dialogu të ligjshëm me Serbinë në Bruskel e as në Berlin e as në Moskë, sepse Kosova pas 100 vitesh robërie koloniale nën Serbinë gjenocidale kolonialiste, tani, në saje të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, është e pavarur dhe sovrane sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas normave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Për më tepër, këtë argument të qëndrueshëm e  provon edhe Opinioni këshillëdhënës i kualifikuar jurdiko-ndërkombëtar i GJND-së së OKB-së në Hagë, më 22 korrik 2010, se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është bërë plotësisht në përputhje me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

      Dialogu i Brukselit s’ka kapacitet juridiko-ndërkombëtar, që ta detyrojë Serbinë të braktisë kolonializmin e saj në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë (1912-2021)!

 

Për këtë arsye vetë BE-ja dhe Amerika duhet kërkuar që Dialogu i Brukselit të vendoset në OKB, sepse vetëm në Asamblenë e Përgjithshme të saj, mund të diskutohet për  historikun dhe për statusin politik dhe juridik ndërkombëtar të Kosovës (1912-2021).

Ndryshe, derisa Beogradi zyrtar pohon dhe lobon nëpër vende të ndryshme të botës, duke prishur miliona parash kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës së pavarur, dhe, duke gëjyer e shantazhuar faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, se “Kosovo je Srbija”, atëherë pse po zhvillohet Dialogu i Brukselit?!

Derisa presidenti Alekandër Vuçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq, kryekuvendari Ivica Daçiq si dhe ministrat e tjerë Republikës së Serbisë, në mënyrë kërcënuese deklarojnë zyrtarisht, se kurrë nuk do ta njohin Republikën e pavarur  të Kosovës, atëherë pse, dhe, për çfarë të bisedohet me ta në Bruksel?

Duke qenë se  brenda një dekade të plotë (17 shkurt 2008) Serbia kolonialiste me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq në krye, ka refuzuar dhe, edhe sot, është duke hedhur poshtë kërkesën e palës shqiptare të Prishtinës, që Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, atëherë, pse, çfarë kuptimi dhe efekti politik ka vazhdimi i Dialogut të Brukselit nën monitorimin e ndërmjetësuesve Miroslav Lajçak dhe Josep Borell, emisarë të Bashkimit Evropian (BE)?!

Sa më sipër, si mund të shpresohet se me kërcënimet,  me diktatin dhe me ultimatumet e presidnetit serb Aleksandër Vuçiq, Aleksandar Vulin, Ivica Daçiq, Ana Bërnabiq, si dhe të klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe me patriarkun e saj Perforije në krye etj., se gjoja “Kosovo je Srbija”-“Kosova është Serbi”, do të mbyllet me marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë?

blank

LUIGJ ÇEKAJ – POETI I PËRNDJEKUR I SHKRELIT TË MALËSISË SË MADHE – Nga FRANK SHKRELI

“Libri juaj ka qenë një zbulim poetik për mua” — Ismail Kadare

Luigj Çekaj ndërroi jetë në fillim të këtij viti në moshën 70-vjeçare. Ai vinte nga Çek-Dedajt e Shkrelit të Malësisë së Madhe — fshati Bzhetë — nga e ka origjinën edhe familja ime. “Në Shkrel te shtëpia e prindërve të mij”, është një ndër poezitë e Luigjit, dedikuar vendlindjes. Atje, ku “Te muri në vend të lahutës, bimë vjerrëse varen.  Atje ku piqej buka, tani zogu ndjen uri.”

 

Kur ishte në moshën 2-vjeçare, babai i Luigjit, Kolë Gjoka Çekaj, për t’i shpëtuar përndjekjes nga diktatura komuniste dhe dënimit me vdekje, arratiset në ish-Jugosllavi, në rrethin e Ulqinit, të cilin si bashkvendas që ishte, familja ime e strehoi për një kohë të gjatë dhe u kujdes për te derisa ai vendosi të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si biri i një të arratisuri, i mituri Luigj Çekaj jetoi ashtu me dhimbje, me njollën absurde të të prekurit dhe të përndjekurit, politikisht.  Merrni me mendë, prej 2 vjeç, poeti i ardhëshëm do të jetonte nën tmerrin e persekutimit të diktaturës komuniste e që, eventualisht, shkoi edhe deri në arrestimin e tij.  Në moshën 2-vjeçare kishte humbur babain, i cili u arratis për pikëpamjet e tija anti-komuniste. Pastaj, siç ka shkruar poeti Gjekë Marinaj në parathënjen e librit me poezi,të autorit Luigj Çekaj, “Vjeshta në Aeroporte”, se ndërkaq, Luigji i vogël kishte humbur edhe duart e së ëmës në pranga sepse kishte refuzuar të padiste të shoqin tek policia.

 

“Për herë të parë e të fundit në moshën dy vjeç më arrestuan.

Si natën e pushkatimit të Lorkës adoleshenca e hënës

Stoli të papërsëritshme në kujtesën time ngeli,

shkëlqimi i prangave në duart e nenës! (Kujtim nga Fëminia, 1964)

 

Luigji i vogël, si 2-vjeçar dhe më vonë, po humbte gjithçka.  Poeti i ardhëshëm me trupin e tij të njomë, humbi edhe vendlindjen më në fund, duke përfunduar në kampet e Tepelenës, si përfundim i vendimeve të autoriteteve komuniste.  Kryeredaktori i gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Z. Dalip Greca në parathënien e librit të Luigjit, “Unë vij nga Shkodra”, ka shkruar, “Babai i Luigjit, për t’i shpëtuar kurthvdekjes kishte kapërcyer kufirin, ndërsa familja shkonte për t’u kryqzuar. Hakmarrja u zbraz mbi gruan e pambrojtur të Kolë Çekaj, e cila do të plasej në birucat e ftohta. Ç’mund të mbetej në kujtesën e një fëmije 2-vjeçar, që provonte burgun në moshën e lodrave? …”.

 

Ndërsa pyetja ime drejtuar nostalgjikëve të sotëm të regjimit të Enver Hoxhës — të cilët na thonë se, “komunizmi ka qenë në anën e duhur të historisë”, ose “komunizmi ka berë më shumë të mira se të këqia” – është se çfarë kërcënimi paraqiste për regjimin enverist 2-vjeçari Luigj Çekaj në vitin 1952, poeti i ardhëshëm i Malësisë? Si mund të mbrohet dhe të justifikohet një regjim i tillë edhe sot në Shqipëri 30-vjet gjoja post-komunizëm, në një vend anëtar të NATO-s, i cili pretendon gjithashtu edhe antarësimin në Bashkimin Evropian?  Pse, ende 30-vjet pas ndryshimit të sistemit, nuk ka një distancim zyrtar nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, i cili i hidhte fëmijt 2-vjeçar, si Luigj Çekaj dhe të moshave të tjera të mitura, në kampe përqendrimi, shumë prej të cilëve kanë gjetur vdekjen atje? Pse kjo heshtje zyrtare! Deri kur?

 

Për hir të Madhit Zot, ashtu i njollosur për jetë, si bir i një të arrartisuri nga “parajsa” komuniste e Enver Hoxhës, Luigj Çekaj mbijetoi disi kampet, burgjet dhe diskriminimet komuniste gjatë gjithë jetës së tij – mbijetoi edhe “Stinën e dhimbjes”:

 

“Në prill të ’75-sës — Përjashtim nga Universiteti

Në Maj vjen urdhëri — Të pushohet nga puna

Dhe në Qershor –Të dëbohet nga qyteti…”

 

Luigj Çekaj, gjithmonë e kishte pasion letërsinë por mundësia për të botuar iu dha vetëm pas ndryshimit të sistemeve në Shqipëri.  Kështuqë, menjëherë pas ndryshimit të atmosferës politike, në vitet 1991-1993, ai filloi të kontribonte si redaktor i poezisë në gazetën e pavaruar, “Besa” në Shkodër.  Pas kësaj, ai vendosë të largohej, përfundimisht, nga vendlindja dhe shkon në Amerikë si emigrant politik, për tu bashkuar me babain e tij, Kolë Gjokën.  Luigj Çekaj vendoset në Bronx të Nju Jorkut, ku jetonte dhe babai i tij. Me të ardhur në Amerikë, gjatë viteve 1994-1998, ai angazhohet me revistën “Trojet tona”, ndërsa më vonë iu bashkua kolegjiumit të revistës “Jeta Katolike Shqiptare”, organ i Kishës Katolike Shqiptare, “Zonja e Shkodrës” në Hartsdale të shtetit Nju Jork. Në vazhdim të veprimtarisë së tij letrare në Në Nju Jork, ku jetoi familjarisht sa ishte gjallë, Luigj Çekaj ka botuar librat: “Vjeshta në aeroporte”, poezi, 1998 dhe “Unë vij nga Shkodra” në vitin 2004 — “Libri që renkon nga dhimbja” — ku ka përmbledhur mbresat e kujtimet e tija nga jeta në Shqipërinë komuniste dhe në Amerikën e lirë e demokratike.  “S’na kontrolluan si të dyshimtë rojet,

Bile as pasaportën s’na e nxuri kush me gojë!

Ne që sa herë shpirtin na e pruri në fyt

Sigurimi i dreqit në Velipojë  — (Ditën e Hyrjes sime në Washington, 2 Prill, 1993)

 

Më kujtohet se kur ishte i angazhuar pranë revistës, “Jeta Katolike Shqiptare”, unë banojsha në Washington, por me anë të një letre më kërkonte mendimin tim — si një ish anëtar i redaksisë së kësaj reviste që isha në fillim të 1970-ave — për ndryshimet që kishte bërë në formatin dhe përmbajtjen e revistës “Jeta Katolike Shqiptare”, në përgjithësi.  Me letrën në fjalë, Luigji më kishte dërguar edhe dy tre numra të revistës “Jeta Katolike Shqiptare”, të redaktuar prej tij dhe më kërkonte mendimin tim për formatin e ri të saj. Në pamje të parë, revista kishte ndryshuar për më mire, falë angazhimit të Luigjit dhe ketë e kisha pasqyruar në përgjigjen time, ku ndër të tjera i kam shkruar: “Të them të vërtetën, duke u bazuar në shikimin e vetëm disa numrave të revistës që kam lexuar deri tani, më vjen shumë mirë që rifilloi botimi i saj. Për më tepër, u kënaqa se revista e re, “Jeta Katolike Shqiptare”, nën drejtimin tëndë është shumë e rindërtuar, më e mirë, më e këndshme dhe e lezetëshme për syrin, në krahasim me formatin e vjetër të revistës – një përmirësim i dukshëm, pra, si nga formati ashtu edhe nga përmbajtja. Ju dëshiroj suksese të mëtejshme.”

 

Për ringjalljen e revistës “Jeta Katolike Shqiptare” aty nga mesi i 1990-ave, një meritë e madhe i shkon Luigj Çekajt dhe bashkpuntorëve me të cilët punoi në atë kohë në redaktimin dhe botimin e kësaj reviste, duke ia rritur vlerën si një organ serioz që pasqyron jo vetëm veprimtarinë e Kishës Zoja e Shkodrës por edhe të komunitetit më të gjërë shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe rrethe.  Më vonë, poeti dhe shkrimtari i Shkrelit të Malësisë së Madhe, Luigj Çekaj është angazhuar edhe pranë Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Amerikë, ndërsa për një kohë ka shërbyer edhe si sekretar i kësaj shoqate intelektualësh shqiptaro-amerikanë. Luigj Çekaj është shquar dhe vlerësuar nga komuniteti i intelektualëve shqiptaro-amerikanë si një kontribues i vyer ndaj kulturës shqiptare në Amerikë dhe më gjërë. Por jo vetëm nga shqiptaro-amerikanët.

 

Veprat e Luigj Çekajt kishin renë në dorë të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili ka vlerësuar librin e parë të Luigjit me poezi, “Vjeshta në Aeroporte”. Në një letër dërguar poetit malësor nga Parisi, Z. Kadare ka vlerësuar me këto fjalë poezinë e tij: “Libri juaj ka qenë një zbulim poetik për mua. Së pari për nivelin e tij poetik dinjitoz, e pastaj për rezinjatën me të cilën ju dëshmoni për kalvarin tuaj… Ju flisni për dhembjen me fisnikëri, sepse dhembja njerëzore nuk e përjashton kurrë fisnikërinë. Kumti juaj në këtë rast, qoftë artistik, qoftë ai moral, ka një peshë të dyfishtë”, thuhet në letrën e Kadaresë, dërguar poetit Luigj Çekaj, me datën 28 nëntor, 1998.

 

Në veprat e tija Luigji shpreh, njëkohësisht, dhimbjet dhe dashurinë, së pari për nenën e vet të shumë vuajtur, për Shkodrën e tij të dashur, “Në qytetin e Nju Jorkut, unë vij nga Shkodra, i pezmatuar” dhe dashurinë e tij për Shqipërinë:

 

“Shqipëri, asgjë në botë veç nënës,

Nuk kam dashur më shumë se ty.

Ti me frymën tënde më ke kthyer në qenie ajri,

Ti me duart e tua më ke bërë njeri,

Gjërat unë i ndjej thellë në shpirt.” (Motivi për Shqipërinë)

 

Por në veprat e tija shfaqen edhe ndjenjat për Amerikën, ku më në fund gjeti strehimin, por edhe liri e pak paqë të merituar, më në fund.  “Mes Shqiptarëve të Nju Jorkut, sigurisht”, shkruan Luigji, përfshir ne që na konsideronte si kushërinjtë e tij nga Bzheta e Shkrelit të Malësisë së Madhe që ishim vendosur në Amerikë dekada më parë e të cilëve poeti e shkrimtari u kushton atyre një artikull të gjatë, “Dy fjalë të mira edhe për kushërinjtë e mi të mirë”.  Në librin, “Unë vij nga Shkodra”, ai përmendë pothuaj të gjithë ne emër për emër, ndërsa ka kujtuar takimin e parë me secilin prej nesh në Amerikë duke shënuar mbresat që i kishim lenë atij në takimin e parë me të.  “Me kushëririn Fran Shkrelin u pash me hënë të mirë, sy për sy dhe shpirt për shpirt”, shkruan Luigji në librin e tij, “Unë vij nga Shkodra”.  “Biseda me Franin atë mbrëmje shkoi vërtetë shumë mirë. Pothuajse gjithmonë ramë në një hulli të këthjelltë mendimesh të përafërta! Nuk patëm në asnjë rast mosmarrëveshje të çastit, apo kundërshtime të mirëfillta arsyetimesh të kundërta, madje aty rreth orëve të mesnatës kur darka mbaroi dhe erdhi koha të ndaheshim me Fran Shkrelin, unë më shumë se me një kushëri, u ndava si me një mik timin të kahershëm”, ka kujtuar Luigj Çekaj takimin tonë të parë në Amerikë.

 

Gjatë gjithë asaj bisede në takimin e parë me të, më kujtohet se me qëllim – duke mos dashur të trazoja plagët e vjetëra të vuajtjeve të tija e të familjes — nuk e pyeta asgjë për të kaluarën e tij dhe, sidomos, për vuajtjet e nënes së tij dhe familjes në Shqipëri, pasi pak a shumë e dinim situatën e përgjithshme nepër të cilën kishin kaluar ata dhe të tjerë si ata, që kishin ndonjë të afërm të familjes të arratisur në Amerikë.  Por gjatë atij takimi të parë me mua, as ai vet nuk deshi të fliste për vuajtjet e tija dhe të familjes së tij në Shqipërinë komuniste.  Por, duke u ndarë me Luigjin atë natë, ashtu siç shënon ai në librin e tij, unë nuk u durova pa i thenë: “Ju sonte nuk më folët asgjë të përveçme për të kaluarën tuaj personale në Shqipëri, deshta me thënë për kalvarin e gjatë të dhimbjeve tuaja të pambarimta. Ma merr mendja se bëre mirë që nuk fole, i thashë, se i di të gjitha dhe se intelektualët e një vendi nuk janë nëna fëmijsh jetimë që kujtojnë e zgjidhin hallet e veta me të qara…”.

 

Vërtetë,  i tillë ishte poeti e shkrimtari Luigj Çekaj, kurrë nuk ankohej për vuajtjet dhe kalvarin e gjatë nepër të cilin kishte kaluar ai dhe familja e tij nën regjimin diktatorial i Enver Hoxhës, as nuk ankohej për gjëndjen jo aq të mirë shëndetësore, as për sëmundjen e rëndë që më në fund i mori jetën, në moshën 70-vjeçare, në fillim të këtij viti, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.  Profesori i ndjerë, Agron Fico, në një shkrim vlerësues kushtuar poetit Luigj Çekaj — botuar vite më parë — pasi ka vlerësuar meritat letrare të veprës së tij, është shprehur më së miri për ndjenjat njerëzore të shprehura në veprat Luigj Çekajt: “Luigj Çekaj është poet i fuqishëm lirik, është kryepoet që edhe pse trajton kalvarin dhe dramën e vuajtjeve dhe persekutimeve të familjes dhe të brezit të vet, në thelb dëshmon për ndjenja të thella humane të dashurisë njerëzore dhe shoqërore.  Lirika e poetit Luigj Çekaj është meditative, përsiatjet janë jo thjesht nocione publicistike – politike, por darë dhe çekanë ndaj regjimit të pashpirt, të egër, regjimit totalitar-komunist: “Statujat e diktatorëve nuk qëndrojnë mbi piedestale. Ato janë ngulur si shpata në gjokset e njerëzve të pafaj”, “Statujat e diktatorëve.”

 

Luigj Çekaj simpatizohej nga të gjithë, pa dallim, me të cilët ai vinte në kontakt: për sjelljet e tija prej një zotërije të vërtetë, për fisnikërinë e natyrës së tij prej malësori, si dhe për njerëzinë dhe çiltërinë e përzemërt, duke berë shumë miq këtu në Shtetet e Bashkuara, shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trojet shqiptare.  Me jetën plot vuatje të rënda dhe me veprat e tija të vlerësuara nga intelektualët e dalluar shqiptaro-amerikanë me të cilët bashkpunoi ngusht pas arritjes së tij në Amerikë — por edhe nga shkrimtarë të mëdhej të Kombit si Ismail Kadare — Luigj Çekaj si njeri, si poet e shkrimtar — nderoi gjithashtu veten dhe familjen e tij të ngushtë dhe më të gjerë.  Shkreli dhe Malësia e Madhe janë krenarë me ‘të, ndërsa komuniteti shqiptaro-amerikan është përgjithmonë mirënjohës për kontributin e tij të vyer që ka dhënë për aq pak vite sa jetoi dhe punoi në gjirin e komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara para se, fatkeqësisht, sëmundja t’ia shkurtonte jetën, parakohësisht, në fillim të këtij viti.

blank

blank

blank

VILA E TURPIT! – Nga ALBA KEPI

Pasivë, pa shpirt e emocion lexojmë këtë vendim fat, ku të huajt janë veç lajmësit e një autorësie të vjetër.
E tha “i huaji”, sipas “të huajve”, specialisti “i huaj”, kompania “e huaj”, diplomatët “e huaj”, media “e huaj”, po shërbehen si alibia perfekte e një të vërtete absolute për çdo hall shqiptar.
“I huaji” i Kamysë, është alegoria e përkryer e një mentaliteti pa ndjenja e emocion, ku çdo pergjigje o vendim, nuk ka asnjë rëndësi e shkon drejt fatit pa asnjë interes, në heshtje, pa kundërshtuar o pa u penduar.
E në këtë ditë korriku 2021, mes variantesh virusi, flakësh të nxehti, aksidentesh tragjike e rrëmuje sociale no vax e no Pass, po nga “i huaji” vjen vendimi, i shërbyer përmes një medie “të huaj, që publikon një projekt “të huaj”, realizuar nga një arkitekte “e huaj”, për Shqipërinë.
E po në gjuhë të huaj e boton i vetëm, një portal shqiptar.
Rrethi mediatik u kopsit perfekt për veshjen serioze të një lajmi “bombë”.
Një media e huaj interviston një profesioniste të huaj e publikohet në një media shqiptare që shkruan shumë në gjuhë të huaj përmes “misionarëve” të saj shqiptarë.
Kjo lojë fjalësh lodhëse, është vetëm prologu i një tjetër skandali turpi me të cilin po përpiqen ta veshin Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë.
Qytetin më antikomunist në Shqipëri, me patriotë, mendimtarë, luftëtarë, pronarë e tregtarë autoktonë që iu dedikuan zhvillimit e lirisë së territorit të tyre, po e shpërfytyrojnë me njollat e turpit të një historie që nuk i përket.
Pas Muzeut të gjetheve, Bunkereve e tuneleve të diktaturës, Piramidës e rrugëve me emra pa histori, një tjetër muze komunist po i shtohet Tiranës.
Eshtë Vila e ish dikatorit.
Në pronësi të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare Shqiptare, “të huajt” na informojnë se së shpejti do të jetë një muze i vizitueshëm, mbi historikun e jetesës së diktatorit.
E me ftohtësinë e asaj çka përcjell shprehja tironse “si në gjo të huj”, arkitektja britanike përmes një media po britanike, shprehet entuziaste për projektin e saj në pabesueshmërinë e autopromovimit.
“Njerëz me mjekër do t’i bihen trombës”, thotë ajo, kur muzika më e bukur e kopshteve tona është klarineta e orkestrës e saksi i çunave të liqenit.
Por ky projekt vjetërsisht i ri, na kujton kohën e qeverisë Nano, kur Vila e Turpit u propozua për të qënë Muze- hotel me një çmim nate 10 euro, në monedhën e sapo hyrë në qarkullim. Qe “largpamësia e ish kryeministrit të asaj kohe o motive të tjera”, që kërkesa e ish ministrit të Kulturës, E. Rama të hidhej poshtë.
E njëjta kërkesë “e re”, e vjeter, u ripërsërit në qeverinë Majko, e mbeti po pa përgjigje.
E sot shumë më i plakur Projekti Muze, Hotel Vila Muze e Turpit na vjen nga Britania.
Pasiv, menefreghist, pa shpirt e emocion lexojmë këtë vendim fat, ku të huajt janë vec lajmësit e një autorësie të vjetër.
Si “n’gjonë e huj” do thoshin tironsit e si “n’gjonë e huj” po projektohet ruajtja e historisë komuniste, me të njëjta metoda e manipulime si të idhullit të saj E.H.
Në qytetin në të cilin po zhduken rrënjët e historiografisë së lindjes e formimit të tij, ku po shkatërrohet cdo dëshmi e gjurmë e identitetit autoktonë, ku po shembet çdo objekt i arkitekturës urbane, në qytetin e lënë qëllimsht pa muze e pa institucion të kulturës tradiconale, në qytetin ku banorët autoktonë nuk bënë kurrë kompromis me diktaturën, komunizmi nuk është zhdukur.
Më i egër se baballarët e tij, shfryhet kundër qytetit e banorëve frikësisht më Diabolik se dje.
Te kapin ç’të mundin, e pa investuar asgjë, hartojnë dosjen projektuale për të përfituar fondet e huaja për ta ristrukturuar.
Vila e Turpit është shembulli perfekt i qytetit e i banorëve të saj, viktima të vjedhjes, dhimbjes, vrasjes, dënimit, burgut, torturës së njerëzve të pafajshëm, burgimit e persekutimit të pronarëve të ligjshëm e profesionistëve të aftë, ekzekutimit të patriotëve, për kapricot e pabesitë antishqiptare të kapos së kapove të komunizmit shqiptar.
E për ironi të fjalëve që luajnë me atë çka shkruaj, kjo vilë ka në historikun e saj, pronarët e huaj.
Prej qershorit të 1942, kjo vilë është në pronësi të shtetases italiane nga qyteti i Genovas Velleda Lucia Costa e cila ja bleu truallin sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Ky sipërmarrës prej vitit 1940 ia kishte marrë me qera për 99 vite, pronarit Hamit Myftiu. Me një akt shitje më 2 qershor 1942 shtetasja italiane u bë pronare e truallit dhe e shtëpisë.
Enver Hoxha e zaptoj paligjshmërisht këtë Vilë për gati gjysmë shekulli duke marrë bashkë me të dhe vilën në krah, të pronarit Qemal Biçakçiu.
Ish pronarët e vilave patën të njëjtin fat si pronarët e të gjithave vilave të Tiranës.
Hamit Myftiu u dënua me vdekje më 198. ndërsa Qemal Biçakçiu bëri 14vite burg e u persekutua deri sa ndërroj jetë.
Më 1973, familja diktatoriale ndërtoi shtesën e re me arkitekturë socialiste, e njohur sot si bar-lokal i frekuentuar nga të rinjtë.
Thuhet se si në këtë lokal ashtu dhe në vilën e turpit, hyn e del si i shtëpisë, sot si dikur, i preferuar i Vejushës së Zezë.
Si në “gjonë e huj” jep e merr me turistët e klientët që vijnë për ta vizituar.
Por në Tiranë nuk ka shtëpi pa zot, e në pronën e të tjerëve si dje dhe sot je veç i HUAJ.
blank

Qeveria e PS e periudhës 2013-2021 ka emëruar disa ministra të PD në poste të rëndësishme – Nga SHABAN MURATI

Qeveria e Partisë Socialiste e periudhës 2013-2021 ka emëruar disa ministra të Partisë Demokratike në poste të rëndësishme. Madje kjo qeveri e Partisë Socialiste i jep ndonjë ministri të Partisë Demokratike, që nuk ka asnjë meritë në asnjë fushë publike, edhe pension të posaçëm.(?!)

Qeveria e Partisë Demokratike e periudhës 2005-2013 ka emëruar disa ministra të Partisë Socialiste në poste të rëndësishme. A është ky fenomen politik shqiptar një tregues i pikënisjes së përbashkët të dy partive kryesore politike, PS dhe PD, apo i pikëmbërritjes së përbashkët të tyre?

blank

Andërruesit e uzurpimit të Akademisë së Studimeve Albanologjike – Nga ROMEO GURAKUQI

Larg vëmendjes së opinionit publik, në të nxehtin e madh të korrikut, në kohë pushimesh, ndodh çdo vjetë, që zotnuesit e parcelave institucionale të shtetit tonë të paarrirë, republikës që nuk funksionon njësueshmërisht me kapacitetin e një sistemi ligjor në të cilin administratorët kanë juridiksione dhe përgjegjësi të përcaktueme, të nxitun nga ambicjet përsonale dhe të privuem nga respekti ndaj shteti ligjor, mundohen me u shtri pa u ndie, ndër hapësira të reja, në mënyrë që shtatori t’i gjejë para fakteve të kryeme, zotnimeve të çertifikueme dhe askush ma, përfshi Opozitën, të mos arrije me i kthye “të drejtat” e marruna tinzisht, në pozicionin pararëndës normal.
E tillë me ngjan edhe lëvizja e javës që shkoi në korridoret e Akademisë së Shkencave:
Me, 21 korrik 2021, u zhvilluan zgjedhjet për strukturat drejtuese të Akademisë së Studimeve Albanologjike, institucion ky që operon brenda Ligjit të Arsimit te Larte dhe Kërkimit Shkencore në RSH. Procesi zgjedhor dhe rinovimi i institucioneve u zhvillua konform rregullave dhe ligjeve në fuqi dhe nën monitorimin e MAS. Institucionet, gjegjësisht Rektorati, Senati, Dekanatet dhe drejtuesit departamentalë, u rinovuan, ndërkohë që në ditët në vijim pritet zyrtarizimi nga Ministria e Arsimit (Institucion ma i naltë ekzekutiv i vartësisë) dhe institucioni i Presidentit të Republikes (si garant i indipendencës, paprekshmërisë së lirisë akademike dhe institucionale).
Ndërkohë që procesi po përfundonte në institucionin e vendosur me seli qendrore ne Sheshin “Nanë Tereza”, në një institucion tjetër, krejtësisht të veçantë dhe pa asnjë lidhje ndërvarësie me ASA, të vendosur me seli ngjitur me ndërtesën e Parlamentit të Shqipërisë, d.m.th. në Akademinë e Shkencave, protokolloheshin tre dokumente të adresuara, në emër të kryetarit në detyrë të atij institucioni, Asamblesë së ASH, via e-mail: 1. Nje Qarkore drejtuar anëtarëve të Asamblesë së ASH; 2. nje Projektvendim për kalimin e Instituteve kerkimore te Albanologjisë pranë ASH; 3. Një RELACION për kalimin dhe organizimin e ish instituteve të Albanologjisë, pranë Akademisë së Shkencave.
Madje, zotërinjtë e institucionit të lartë promovues të shkencës (vini re, ASH nuk është me ligjin shqiptar institucion kërkimor), pa u bazuar në asnjë ligj që lejon ambicjet përthithëse të një institucioni të pavarur ndaj një institucioni tjetër të pavarur, kanë përcaktuar edhe proceduren që do të ndiqet (afërmendsh që mund t’ia imponojë kush KM tonë rrugën se si Ai do të duhet të veprojë në këto kohë të trazuara), që u ofrohet ndër të tjera edhe asambleistëve me formim konstitucionalistë, duke i implikuar edhe ata në këtë sipërmarrje jashtë kornizave të legjislacionit:
a. Projektvendimi i përpiluar në zyren e kryetarit në detyrë të ASH (kujtoj se procedura e rikonfirmimit të tij në drejtim, për shkak se ligji mbi ASH ka dale mbas vendimit të pare të Asamblesë, nuk është përmbyllur nga një mbledhje e re e Asamblesë së ASH, sikurse e kërkon ligja), përcillet me e-mail për aprovim online nga ana e anëtarëve të ASH, me sa lihet të kuptohet, pa të drejtë debati në aulen e Asamblesë.
b. Më pas, projektvendimi i kalon për aprovim Këshillit të Ministrave të RSH.
Hartuesit as nuk duan t’ia dijnë fare se procedurialisht bëhet fjalë për një institucion (ASA) krejt tjetër të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor pa ndërvarësi, të sanksionuar si i tillë nga ligji, vendimi i një ekzekutivi shqiptar dhe një dekret presidencial; një institucion që operon në indipendencë të plotë, me institucionet e veta vendimarrëse dhe ekzekutive, brenda kuadrit të një ligji krejtësisht të veçantë (Ligji i Arsimit të Lartë dhe kërkimit Shkencor) nga ligji me të cilin operon ASH (Ligji Mbi Akademinë e Shkencave).
Po të lexohen me kujdes dokumentet e dala nga zyra qendrore e ASH, dallon me lehtësi këto orientime themelore frymëzuese:
Së pari, një shkrim me argumentim të nivelit të dobët gazetaresk, jashtë standardeve të një arsyetimi të përpunuar akademik e institucional, i ngjashëm në formë dhe përmbajtje, me shkrimet e dikurshme të rubrikës arsimore dhe shkencore në gazetën “Zëri i Popullit”, në vitet 1980’.
Së dyti, në vitin 2021, në kohën kur shoqëria shqiptare me ndihmen e partnerëve ndërkombëtare po punon intensivisht, që askush të mos vendoset mbi ligjin dhe askush të mos veprojë në institucionet shtetërore mbi udhëzimin e pasjoneve vetjake, ose mbi kushtetuten, shohim të ripërtërira në thelbin e synimeve, me një trimëri të pabesueshme, ambicjet uzurpuese të personazheve të botës së vjetër, të rrëzuar dhe shfuqizuar 30 vite më parë, që mendonin në atë kohë, se mund të zgjidhnin me një lidhje të shkurtër, edhe pse të paparashikuar nga kuadri ligjor, çdo projekt përforcues të domeneve që kanë zënë në mënyrat e tyre ende të panjohura qartazi për opinionin publik të një vendi që mendon të integrohet në Europën demokratike.
Së treti, edhe pse ASH është një institucion honorifik promovues i shkencës në tëresi, fokusi i goditjes akaparuese nuk është drejtuar ndaj të gjitha institucioneve shkencore, që u shpërndanë ndër IAL në vitin 2007, por vetëm tek institutet e studimeve shqiptare. Dhe si për koincidencë (që unë kam arsye ta besoj se nuk ështe e tillë mbasi edhe shkruesit nuk e fshehin aspak në Relacion), kjo kërkesë ndodh pikërisht në ditët dhe muajin kur ASH, në kundërshtim me rregullat e shtetit të së drejtës, që përcaktojnë ku merret fondi për kërkimin shkencor dhe nga kush aplikohet për ta marrë, ka arritë të vendoset në zotërim të një fondi të paimagjinueshëm për një vend të varfër dhe me borxhe të mëdha publike, për rishkrimin e një historie që e kanë rishkruar, pikërisht institucionet që ajo kërkon t’i uzurpojë, sot, ditën kur të gjithë duhet të jenë korrekt me ligjin. A është kjo një perpjekje e dëshpëruar për të shpëtuar nga problemet që lindin nga devijimi i pabazuem i buxhetit të shtetit për kërkimin shkencor me rastin e të ashtuquajturit projekt të rishkrimit të historisë?!
Së katërti, teksti është shkruar me një sens injorues të punës akademike pararëndëse, shtrembërues të të vertetave dhe fakteve në lidhje më ndërlikimet e legjislacionit, deri edhe falsifikues të historisë së gjatë të ekzistencës së institucioneve që janë marrë me studimet shqiptare në këtë vend, në mbi 100 vite jetë shtetërore dhe të personaliteteve të mëdhenj, që ato nuk duan as t’ua përmendin emrin (As nuk permendet fare ekzistenca e Institutit të Studimeve Shqiptare dhe Institutit Shqiptar për Studime dhe Arte). Në relacion dallohet qartë fryma puniste, mishëruar në tezën se shkenca fillon me vendimarrjet e PPSH mbi studimin dhe arsimin në Shqipëri, dhe gjërat duhet të kthehen ashtu siç ishin konceptuar në kohën e udhëheqësit të diktaturës, duke fshirë Koliqin, Pader Gjergjin, Pader Antonin dhe koleget e tyre te ndritun, Mid’hat Frashëri, Aleksander Xhuvani, Kolë Kamsi, Karl Gurakuqi, Ethem Haxhiademi, Sotir Kolea, Vangjel Koça, Mustafa Kruja, Lef Nosi, Pader Benardin Palaj, Ndue Paluca, Vinçens Prennushi, Ilo Mitko Qafzezi, Namik Resuli, Ekrem Vlora, etj. etj.
Së katërti, bie në sy guximi i shkruesve të relacionit, të cilët nuk mund t’i fshihen më publikut mbas emrit të kryetarit të tyre: shkojnë deri në sipërmarrjen e tagreve audituese, vlerësuese dhe monitoruese ndaj ASA, kolegëve që punojnë atje, duke kryer në Relacion, përkufizime fyese, përkundër etikës mes profesoratit dhe rregullave të recensimit akademik, të punës kërkimore dhe veprimtarisë botuese të ASA. Dhe kjo kritikë abstrakte ndodh nga një pakicë burokratësh, që punojnë në atë administratë vegjetuese përballë Qendrës “Toptani”, të cilët nuk kanë, as kodet formative mbi bazën e të cilave të ndërmerret një vlerësim i tillë, as instrumentët e nevojshme profesionale dhe as tagrin për ta realizuar përkufizimin që ata kanë shkruar në Relacion.
Së pesti, autorët e tekstit injorojnë faktin se nuk është ASA përgjegjëse për prishjen e kuadrit ligjor dhe krijimin e vakumeve në 5-6 vitet e fundit, por është legjislatori dhe politikëbëresi i mangët, rrumujaxhi; janë ata që nuk njohin mirë Shqipërinë dhe institucionet e saj; ata që bijnë pre e interesave private në arsimin e lartë, të atyre individëve që donin të vendoseshin gjithnjë e më shumë në zotërim të fondeve publike, që ishin përcaktuar në fillesën reformuese të shkonin themelisht tek studenti dhe profesori i IAL-ve publike, dhe jo tek zotat e vilave të periferisë së Tiranës, që kanë ba lamsh sistemin universitar shqiptar dhe po i degdisin studentët më të mirë jashtë vendit amë.
Në vitin 2007, kam qenë pjesë e grupit të punës të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, që pas një përpjekjeje të madhe bindesë mbi nevojën e ekzistencës edhe ma tutje dhe të transformimit bashkëkohorë të tyre, ia arritëm të shpëtonin nga shkrirja ndër universitete, Institutet që merreshin me studime shqiptare, asokohe pjesë e Akademisë së Shkencave vendosur nën target reformimi nga ekzekutivi dhe legjislativi.
Për rrjedhojë, QSA/ASA u rithemelua si një Qendër Ndëruniversitare e Studimeve Albanologjike në varësi institucionale nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Themelimi i QSA/ASA pati si synim t’i rikonceptonte institucionet e kërkimit shkencor në fushë të shkencave shoqërore dhe humane, në përputhje edhe me rimarrjen e traditës së dekadave të shtetformimit, me nevojat e sotme të shoqërisë shqiptare, me mënyrën e funksionimit të shkencës dhe informacionit shkencor brenda një shoqërie demokratike të europianizuar, të tregut dhe të hapur, në kushtet e globalizimit të shkencës, të teknologjisë dhe të informacionit, të proceseve integruese në Europë, si edhe në funksion të zbulimit, ruajtjes, promovimit dhe reflektimit shkencor mbi pasurinë kombëtare të popullit shqiptar.
Ky ndryshim u shoqërua në mënyrë të menjëhershme asokohe, pas vitit 2008, edhe me reformimin e kuadrit epistemologjik, strategjik, institucional dhe funksional të kërkimit shkencor në fushat albanologjike në ASA, mishëruar në një numër dokumentash bazë standardizues dhe në procedura që ndiqen me korrektësi nga ana e departamenteve përbërëse të Instituteteve.
Lidhur me strukturën institucionale të instituteve përbërëse, ata u bënë pjesë e një Akademie të tërë, organikisht e lidhur mirë mes vetes, që vepron në mënyrë ndërdisiplinore dhe të bashkërenduar. Vetë Akademia ka pasur status special brenda sistemit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor në RSH dhe sipas vendimarrjes së drejtuesit aktual të qeverisë shqiptare, komunikuar me rektoret para 5 javësh në një mbledhje të bërë të njohur për median, do të vijojë sërish të jetë e tillë, duke plotësuar aspektet legale të harruara nga legjislatori në vitin 2015.
Që në vitin 2007, ligjvënësit ranë në një mendje me ekipin projektues,që të ruhej edhe më tutje autonomia dhe emërtimi i Instituteve të Historisë, Arkeologjisë, Gjuhësisë dhe Letërsisë, Antropologjisë Kulturore, sepse kjo lidhej me disa faktorë shumë të rëndësishëm funksionalë: me ruajtjen e traditës, mbajtjen e ekuivalencës me organizmat homologë në botën shqiptare dhe përtej saj, me ruajtjen e specializimeve të brendshme në formë grupesh kërkimi dhe mësimdhënieje, etj.
Në ASA, vlerësimi dhe gjykimi i rezultateve të punës shkencore kryhet vetëm brenda kritereve shkencore të njohura universalisht dhe realizohet në mënyrê zyrtare ekskluzivisht nga komuniteti shkencor dhe nga instancat e aftësuara për këtë mision. Askund në legjislacion nuk është shënuar që ca njerëz të atashuar pranë zyrave qendrore të ASH kanë tagret kontrolluese, përthithëse dhe monitoruese ndaj ASA. Institutet përbërese të ASA në mënyrë të pavarur nga shkollat e larta të vendit themeluan shkollat universitare në nivel masteri dhe doktorature, të profilizueme në fushat e kërkimit, njëlloj si çdo institucion i lartë në RSH, por që zhvillimet tërësore në Shqipëri pas ndalimit të tejzgjatur për të gjithë IAL të vendit të shkollave doktorale, e kanë penguar vijimin e funksionimit me të regjistruar të rinj.
Kjo është tabloja e vërtetë e jetëve të pavaruna të dy institucioneve të vendosuna në rrafshe të ndryshme brenda sistemeve ligjore në Shqipëri. Ndërkohë, mbi situatën në tanësi ndikojnë edhe faktorë të tjerë, që lidhen me pozicionin e anuem dhe të pafshehun politik, për shkak të funksioneve të hershme në strukturat e shtetit të dikurshëm, ligjerimit të ngrirë në kohë, të komandës së sotme administrative të ASH; një statusi të privilegjuar financiar, që jep qenia e njëkohëshme e punonjësit shkencor dhe universitar, edhe anëtar i ASH, për rrjedhojë edhe të një situate mosvepruese dhe të konfliktit të interesit, që lind vetvetiu në ushtrimin e funksioneve drejtuese në ASA, që do të duhet të zgjidhet me ndryshime në statutin e ASA, për të mos krijuar ma pozicione dyfishe të pavendosuna qartazi, fate institucionale të drejtueme në udhëkryqe të panevojshme, rrjedha karrierash të profesoratit të cënueme nga pasiguria.
U ula të shkruaj këto radhë ndër të tjera, për t’i shpjeguar lexuesve, atyre që komandojnë punët në këtë vend, se Akademia e Studimeve Albanologjike është ndër institucionet e pakta serioze në vend, të paprekuna nga sëmundjet e rënda me të cilat përballet shoqnia shqiptare, administrata e saj. Është për të mirën e këtij vendi, që institucionet ku prej shumë dekadash studiohet gjuha, historia, kultura shqiptare, ku janë të arshivuara dokumentet materiale, fondet arkivore të brezave, puna e njërëzve ma të ditun të këtij vendi, të ruhet dhe të mbrohet. Ndërkohë puna e matejshme e profesoratit aktual duhet të ndihmohet në mënyrë strategjike, për shkak të randësisë kombëtare, duke ia larguar nga rrezja e punës së tyre të përditshme, ambicjet e shfrenueme të njerëzve që nuk kuptojnë se koha e kontrolleve dhe sundimeve ka përfunduar.
Shkodër, me 25.07.2021
blank

DI MAIO DHE ATA LAJME MBI KINËN – Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA – Përktheu Eugjen Merlika  

 

 

Nuk e di nëse ministri i punëve të jashtëme Luigi di Maio – mbështetës i madh i arritjes n’Itali të Rrugës së Mëndafshit, e vënë në lëvizje nga qeveria kineze për të ndihmuar ndikimin e saj në botë, dhe në përgjithësi i përshkuar nga simpatia më e gjallë për qeverinë e Pekinit – është vënë në dijeni nga bashkëpuntorët e tij për një deklaratë të fundit të përpiluar nga një duzinë ekspertësh të të drejtave të Kombeve të Bashkuara. Në mëdyshje po kërkoj t’a bëj un.

Pra, ekspertët e OKB kanë lëshuar kushtrimin për lajmet që i u kanë mbrritur atyre rreth një praktike mizore që po sendërtohet gjithënjë e më shumë nga autoritetet kineze: heqja e dhunëshme e organeve në dëm të të burgosuurve pjestarë të pakicave të përndjekura nga regjimi komunist. Në këtë rast përveç Ujgurëve myslimanë, budistët tibetanë  dhe katolikët e pa-angazhuar, veçanërisht praktikanët e Falun Gong.

Një numër i caktuar pjesëmarrësish të këtyre grupeve i nënështrohen përdhuni një sërë kontrollesh (analiza gjaku, ekografira e radiografira të organeve të ndryshme të brëndëshme etj.), përfundimet e të cilëve, nëse janë pozitive vihen në një bankë të madhe të dhënash për të vendosur t’u a japin ata organe (veçanërisht zemrën, veshkat, mëlçinë e zezë dhë kornet e syve) atyre që përveç se kanë nevojë janë, mund të hamendësohet lehtë, në hirin e Pushtetit.

Pekini natyrisht përgënjeshtron.  Pranon që e ka përdorur një praktikë të tillë: por vetëm për të dënuarit me vdekje, vetëm deri në vitiin 2015, e krejtësisht “mbi baza vullnetare”. Por nuk shpjegon se çfarë zanafille ka atëherë numëri tepër i lartë i trapianteve që, edhe mbas asaj date, vazhdojnë të kryhen në Kinë, pa asnjë proçedurë të njohur ndërkombëtarisht prejardhjeje të organeve.

Por kush e di nëse di Maio, po t’i a kërkonte ambasadorit kinez në Romë, ndoshta do t’ishte kaq fatlum sa që t’arrinte t’a dinte.

 

“Corriere della Sera”, 17 korrik 2021    Përktheu Eugjen Merlika

blank

EVROPA NË UDHËKRYQIN E TË DREJTAVE – Nga GOFFREDO BUCCINI – Përktheu Eugjen Merlika  

 

Mënyrës si është themeluar Karta e Ventotenes i kundërvihet ajo e

 Vendeve ish komuniste.

           

            Më së fundi bancomati ka ngecur. Mbas vitesh dykuptimësie, porosish të kota, proçedurash të vona thyerjesh, Bashkimi evropian duket i lodhur nga të shfrytëzuarit si vetëm një shpërndarës i thjeshtë pasurish nga antarë armiq të parimeve të tij frymëzues (“një bankomat”, pikërisht, simbas përcaktimit therës të polakut Kaczynski). Përplasja e këtyre orëve ndërmjet Brukselit të Ursula von der Leyen dhe Hungarisë së Viktor Orbanit është më e gjërë dhe më e thellë se sa casus belli i saj: një ligj i miratuar në qershor nga Budapesti.

Teksti i propozuar në fillim “mbrojtja e fëmijëve kundër pedofilëve”, nëpërmjet katër amendamenteve, hedh në të njëjtin kazan të poshtërsisë të gjithë ata që nuk hyjnë në moralin e Shtetit hungarez, homoseksualë e transeksualë në krye. Një normativë që presidenteja e Komisionit e ka përcaktuar “e turpëshme” e që cënon të drejtat themelore të mbrojtura nga traktatet tona, simbas shtatëmbëdhjetë Shteteve antarë: praktikisht e gjithë Evropa e Perëndimit.

Sepse kjo është, në thelbin e saj, çështja e vërtetë për të cilën sot Orbani përfaqëson një lloj simboli të gjallë, udhëkryqin ndërmjet dy mënyrave të të qënit në Bashkim: një Evrope që edhe se ndërmjet pavijueshmërish dramatike e luftërash vëllavrasëse, ka nxjerrë nga dhimbjet e gabimet e saj arsyet për të zgjeruar më shumë të drejtat e qytetarëve të saj në frymën e kartës së Ventotenes; dhe një tjetër Evrope që, e dalë nga gjysmë shekulli diktature komuniste, shfaq një vonesë patologjike në kuptimin e atyre të drejtave dhe zgjedh të njëjtësohet në ossimoron [1]e “demokracisë illiberale” (për shembull, simbas Ekonomistit, më pak se 50 % e hungarezëve, polakëve e rumunëve mendon se homoseksualët duhet të kenë të njëjtat të drejta si eteroseksualët).

Krizat e përsëritura të Bashkimit (më e madhja ajo e borxhit sovran në kapërcyell të vitit 2010) kanë shtyrë gjatë llogaridhënien. Hovi kulturor i futur nga pandemia, me paratë shpëtimtare të Recovery Plan, të rrjedhura për të parën herë  nga borxhi i përbashkët (dhe i bashkësisë) ka zbllokuar menjëherë rrugën pa krye dhe ka shtyrë  ndarjen e hesapeve. Sepse këtë herë Brukseli  nuk ka nga ana e tij vetëm kërcënime të kota, ose proçedura që për t’i dalë në krye kërkojnë vite durimi dhe unanimitete të pamundura. Ka armën e fundit mundësinë shkatrrimtare  të mos dhënies së fondeve të Pnrr: një ndëshkim i menjëhershëm që do t’i kushtonte Orbanit shtatë miliard e gjysmë.

Udhëheqësi hungarez është njeriu i paradokseve, pra përpiqet të kthejë luftën e tij kundër lirisë së hungarezëve në një betejë në dobi të lirive të tyre kundër një Bashkimi evropian “kolonialist”, të paraqitur si një Bashkim Sovjetik i ri. Nga ana tjetër, megjithëse është bërë kanakar i së djathtës radikale italiane, i detyrohet (në mënyrë paradoksale) një ati fisnik të së majtës sonë për hyrjen e Vendit në shtëpinë evropiane. Qe Romano Prodi, në cilësinë e kryetarit të Komisionit, që luftonte për t’arritur në vitin 2004, zgjerimin e BE ndaj “jetimëve” të BRSS, me një nxitim t’urdhëruar sigurisht nga synime të lëvdueshme por paralajmëruese të përfundimeve të diskutueshme. “Në vend që të shkruheshin rregullat e reja institucionale të Bashkimit para se t’i hapnim dyert të ardhurve të rinj, i ftuam t’i shkruanim së bashku me ne dhe disa Vënde që nuk kishin tradita evropeiste dhe ishin më shumë të interesuar  për të ruajtur xhelozisht sovranitetin e tyre kombëtar”, ka vërejtur vite më parë në këtë gazetë Sergio Romano.

Ideja ishte që mirëqënia ndërmjet dy pjesëve  do të nivelohej me shpejtësi. Zhgënjimi si pasojë e dështimit të saj ka qenë benzina m’e mirë e Orbanit, që nga 2010 ka ndryshuar në kah autoritar Kushtetutën dhe është bërë pika e riferimit të grupit të Vishegradit, armik i çdo rindarjeje të të mërguarve ndërmjet Vëndeve të Bashkimit: objektivisht një kundërshtar i frikshëm i Italisë në një nga kartelat tona më të hajthëta; por, për një tjetër paradoks, i mbrojtur skajshmërisht nga disa sovranistë që sodisin parësinë e italianëve. Arsyeja e kësaj mbrojtjeje të vullnetëshme është se, nëse Orbani do t’a kalonte pa dëm vërtetonte që Bashkimi është një Mosbashkim, një banesë e lirë të konfederuarish që nuk bashkëndajnë as edhe një antenë parabolike në ujdi për t’ardhmen e që Evropa do të kthehej ajo e atdheve të vogla, e dashur për atë që nuk ka kuptuar se bota e globalizuar nuk ka sustën e mbështjelljes së shiritit të trupëzuar në vete.

Natyrisht, ndalesa e fondeve të Recovery-t do të gjente justifikime më strukturore se omofobia ligjore e Orbanit. Komisari italian Paolo Gentiloni ka përmendur korrupsionin, hyrjen në informacionet, pavarësinë e drejtësisë, kontrollin e tenderave publikë: të gjitha nerva të zbuluara të një demokrature që ka nënështruar prej kohe gjykatës e gazetarë e që është nën shqyrtim për përqindjen e lartë klientelare të artikullimeve të saj institucionale. Dy praktikat vrapojnë paralelisht edhe se do t’ishte hipokrite të mohohej që e para mund të ndikonte rëndë vlerësimin e së dytës. Udhëkryqi qëndron pikërisht këtu tani. Për të parën herë, ndoshta të bashkuar nga ankthi i një viti e gjysmë pandemie, evropianët japin përshtypjen se kanë kuptuar se përse bëhet fjalë: të infektojnë me të vërtetë, me kulturën liberale të të drejtave, edhe atë gjysmë të Bashkimit të mbetur mbrapa apo të përgatiten për një Eurodalje deri tani të pamenduar, një Bashkim që të dalë nga krijesa e palumtur e projektuar në 2004, e të gjindet pak më i vogël mbi rruzull, por shumë më i fuqishëm e më i lidhur. Përpara se të dorëzohet duhet të ketë ndjekur deri në fund shpresën më të madhe: që vëllezërit tanë të Lindjes të lirohen nga tiranitë e mbuluara, ndjekëse të tiranisë së madhe sovietike, duke zbuluar se bancomati nga i cili kanë marrë deri tani në mënyrë të pavetëdijshme, të ketë një fjalë kyç për ta tepër gjatë të penguar. Dhjetë shkronja: demokracia.

 

“Corriere della Sera”, 9 korrik 2021   Përktheu Eugjen Merlika

 

[1] Ossimoro është një figurë retorike që qëndron në vënien pranë, në të njëjtën fjali, të dy fjalëve që shprehin koncepte krejtësisht të kundërta. (shënim i përkthyesit)

blank

ANGLIA, RETORIKA E PARËSISË RREZIKON TË HUMBË NJË KOMB – Nga BEPPE SEVERGNINI – Përktheu Eugjen Merlika  

 

 

Për të shndërruar një ngjarje sportive suksesi në një rrënim nami duhet prirje. Dhe anglezëve prirja nuk u mungon: as në rastin e një shkeljeje në një dërrasë të kalbur. Një komb i qëndrueshëm, i organizuar dhe stoik, kur gabon, e bën në mënyrë të dukëshme.

Skuadra e re e Tre Luanëve arriti, për të parën herë në historinë e saj, në finalen e kampionatit Evropian, të luajtur në shtëpi, në sytë e gjithë botës. Një sukses i padiskutueshëm, i errësuar nga ajo që ndodhi të djelën më 11 korrik. T’a përmbledhim shtruar: kaos dhe aksidente përreth Wembley-t, para ndeshjes me Italinë; hyrje e mujshi të tifozëve pa bileta; fishkëllima gjatë hymnit të Mamelit (fishkëllyer dhe hymnin gjerman në të tetat e finales); mbas mundjes zëmërim i lojtarëve anglezë, që heqin nga qafa medaljen e argjentë; pastaj sulme raciste kundër atyre që kishin gabuar njëmëdhjetëmetrashet (Rachford, Sancho e Saka, që të tre me lëkurë t’errët.

Pyetje: a ishte vërtetë e paparashikueshme? Apo retorika kombëtariste e pesë viteve të fundit ka luajtur pjesën e saj? Brexit-e votuar më 2016, sendërtuar më 2020- nuk ka qenë një mbasthënie: dikush e ka marrë për një dhënie pafajsije, fillimin e një epoke të re. Kush mbjell erë, korr furtunë. Edhe n’anglisht janë shprehje të ngjajshme. You reap what you sow, korret ajo që mbillet. What goes around, comes around, gjithshka kthehet mbrapsht. Më pak e njohur, por po aq vepruese, You’ve made your bed, now lie in it, e ke bërë shtratin, tani urdhëro e fli.

Ja: çfarë shtrati i kanë përgatitur konservatorët e Boris Johnson, në pesë vitet e fundit, bashkatdhetarëve? Sigurisht Kryeministri nuk do të ketë dashur asgjë nga ajo që ka ndodhur: jo sjelljen e panjerzishme me të ftuarit, jo rikthimin e huliganëve, jo heqjen dorë nga mirësjellja, jo grafullimet raciste. Formimi i tij – Eton, Oxford, klasikët dhe gazetaria – është e kundërt me të gjithë këto. Por shprehjet e paradokset e tij, nga disa janë marrë fjalë për fjalë. Qëndrimi i tij kundrejt Bashkimit Evropian ka shëmbëllyer , shpesh, shpotitës. Atdhetaria e tij, cinike e zhurmëmadhe, ka pështjelluar shumë njerëz. Edhe gjatë këtij Evropiani: nëse krijon pritje të dalldishme, nuk mund të habitesh se zhgënjimi do të jetë i zemëruar.

Ishte kaq i paparashikueshëm, sa që kapadaillëku i tepruar i gazetave – t’a quajmë mëndjemadhësi – pasqyrohej në sjelljet e atyre që i lexonin? Dhe janë ende shumë n’Angli: ato faqe të para mbarojnë tek social, së bashku me thirrjet që i shoqërojnë. Nuk është mburracakëria, një krenari jo fyese, që falet lehtësisht. Është një mënyrë të vetëbinduri e bindjeje  se jemi të paracaktuar për të fituar, përtej futbollit. Anglia ka edhe sot media të shkëlqyera: këtë javë e kanë provuar me një autokritikë të dhimbëshme. Por herë herë ngre krye qëndrimi i epërsisë pothuajse si një refleks automatik. Ekonomisti – e përjavëshmja m’e mirë e botës – ka shkruajtur dje, duke folur për suksesin e të kaltërve: “Një fitore për idenë evropiane, por edhe për të djathtën italiane”. Një pohim për të cilin është i vështirë të merret vesh kuptimi dhe qëllimi.

Ky kampionat evropian dhe finalja e madhe e luajtur në Londër, nuk janë bërë për Anglinë vetëm një arsye feste të përbashkët, si Olimpiada e shkëlqyer e vitit 2012, por një rast rifitimi. Një rifitim për të cilin një komb i madh nuk do të duhej të kishte nevojë. Rritja kombëtariste e muajit të fundit ka shkaktuar bezdi në shumë vënde të botës dhe turbullim në kombet e tjerë të Mbretërisë së Bashkuar. Mbështetja e hapur e të kaltërve para finales – në Skoci, Uells, Irlandën e Veriut – nuk ishte e lidhur vetëm me shemëri të vjetra sportive. Dukej se tregonte shqetësime krejt të reja.

Disa episode kanë qënë tronditëse, pothuaj se të pakuptueshme. Shumë lojtarë të Kombëtares angleze janë djem të rinj. Veprimi i heqjes nga qafa të medaljes së argjentit mund të dukej diçka impulsive. Por u bë një zgjedhje e pahijëshme e skuadrës, që ka tronditur botën: nuk ishte ajo që pritej nga ata që kanë shpikur sportin bashkëkohor. Shumë më të rënda dhe absolutisht të paligjëruara fyerjet raciste në sociale. Lega e parë nuk është vetëm kampionati më i mirë i botës, më i luftuari e më pasionali, por edhe simboli i një Vendi t’arritur shumëkombësh. Çfarë ndodhi mbasfinales së Wembley-t është një autogol: për të rifilluar do të duhet kohë.

Çdo shoqëri bashkëjeton me fantazmat e saj. Dukuria e huliganëve ka qënë për kohë të gjata arsye pështjellimi për Anglinë. Mjerisht edhe tragjedish. Pastaj ka qënë kundërveprimi, i admirueshëm. Një ligjëshmëri e zgjuar dhe puna metodike e policisë do të kishin bërë pak, nëse Vëndi – në vitet nëntëdhjetë – nuk do të kishte vendosur të thonte “Mjaft”. Më vonë vëmëndja u ul: në vitet e fundit institucionet e politika janë marrë me të tjera çështje. Kështu huliganët janë rishfaqur, më të tmerrshëm se përpara: alkolit,sot, i është shtuar edhe kokaina. Askush nuk u ka dhënë zemër. Por gjithashtu nuk i ka kontrolluar e dënuar.

Nuk është gjithmnë e këndëshme ajo që lëviz në barkun e kombeve: të gjithëve pa asnjë përjashtim. Por gastroskopitë shoqërore duhet të kryhen herë mbas here. Drejtuesve të rij, e lëvizjeve të reja – jo vetëm n’Angli – do të duhej t’i kujtonim një gjë. Disa tone e disa tema – retorika e parësisë, kundërvënia etnike, kërkimi i kundërshtarëve me çdo kusht – mund të bëjnë të fitohen zgjedhjet, por rrezikojnë të humbasin kombet.

 

“Corriere della Sera”, 16 korrik 2021    Përktheu Eugjen Merlika

blank

ECJA DREJT SË DJATHTËS –DËSHMI MORALE DHE MENÇURIE – Nga Frank Shkreli

Libri më i fundit i autorit të njohur me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Thanas L. Gjika, titullohet, “Ecja Drejtë së Djathtës – Dëshmi Morale dhe Mençurie”. Në këtë libër, autori përmbledh shkrime shkencore dhe publicistikë të viteve të fundit, që synojnë përballimin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare me të kaluarën e saj komuniste, pothuaj gjysëm shekullore të vendit, si dhe dënimin e krimeve të njërit prej regjimeve më të egra të diktaturës komuniste të shekullit të kaluar, ndërsa nenvijon edhe nevojën e ecjes drejt së djathtës politike në Shqipëri.

 

Në këtë libër, lexuesi mund të gjejë gjithashtu edhe vlerësime autorësh e veprash, portrete, kujtime dhe shkëmbime letrash të autorit me disa personalitete të diasporës shqiptare – kolegë e miq të tij — si Profesor Sami Repishti, Visar Zhiti, Jozef Radi, Lekë Përvizi, Luan Rama e disa të tjerë.  Njohja e tij me Lasgush Poradecin e tregime të tjera interesante.

 

Edhe ky libër, në vazhdën e punimeve të vyera të mëparshme të Thanas Gjikës, përfshir studimet historike, analizat politike dhe shoqërore si dhe publistika e tij e pasur, në përgjithësi, ndihmon lexuesin e sotëm në trojet shqiptare dhe në diasporë që të kuptojë më mirë shtrembërimet e të vërtetave historike gjatë periudhës fatzezë të komunizmit. Këto shtrembërime, fatkeqsisht, mbrohen edhe sot nga një mori pseudo historianësh dhe nostalgjikësh enveristë në nivelet më të larta shtetërore dhe akademike të Shqipërisë socialiste.

 

Në këtë libër, ashtu si në publicistikën e mëparshme të Thanas Gjikës vihet re dëshira e tij për të venë në dukje shkrimet dhe mendimet e disa shkrimtarëve dhe publicistëve të diasporës shqiptare, të cilët fatkeqësisht, njihen pak ose aspak nga lexuesit shqiptarë dhe aq më pak promovohen në trojet shqiptare. Mund të jetë që shumica e këtyre shkrimtarëve dhe publicistëve të diasporës – konsiderohen si disi “ndryshe”, “të prekur” dhe “të përndjekur”, nga ish-regjimi komunist, por edhe sepse shumë prej tyre kanë jetuar dhe vepruar jashtë Atdheut për një kohë të gjatë dhe të cilët shpesh e ndjejnë veten si të huaj në vendin e vet.  Por siç ve në dukje edhe Thanas Gjika në librin e botuar kohët e fundit, edhe këta kontribues, shumica shqiptaro-amerikanë – janë dhe duhej të ishin pjesë e historisë, e shoqërisë dhe kulturës shqiptare, pa argumentime, paragjykime, akuza e shpifje, pasi për derisa kanë shkruara e vazhdojnë të shkruajnë shqip edhe këta janë pjesë dhe kontribues të kësaj kulture. Por, deri tani, sipas Thanas Gjikës këta shqiptarë të diasporës, kryesisht, vazhdojnë të jenë të refuzuar dhe të përjashtuar prej kulturës dhe historisë kombëtare, pjesë e të cilës këta shqiptaro-amerikanë dhe nga të tjera diaspora e ndjejnë veten se janë – pjesë e pandarë e trupit kombëtar, të kulturës, gjuhës dhe historisë së shqiptarëve – e kësaj kulture mijëra vjeçare.

 

Siç ka shkruar Ernest Koliqi, “Kultura asht shpirti i kombësisë. Kush nuk njeh historinë e vendit të vet, nuk njeh vetveten. Kush nuk ka dijeni për fytyrat e jetës shqiptare që shfaqen në vjersha, në tregime, në përshkrime e përshtypje, në syzime e studime të të shkrimtarëve shqiptarë, nuk di me u dhanë zhvillim shkaseve që ndien në gjak të vet. Kush nuk etshohet nga nevoja të dijë çka bluajnë mendjet ma të ndritura të bashkgjakasve të vet, (edhe të atyre jashtë atdheut-shënim i autorit) si e shohin dhe si e paraqesin në pëlhurnat e tyre botën piktorët tonë, me çfarë tingujsh tregojnë valavitjet shpirtënore të veta muzikantët shqiptarë, d.m.th., ai që kurrë s’kapë në dorë nji libër shqip nuk soditë me andje nji piksim dalë nga nji dorë shqiptare, as nuk shuan mallet e veta në melodi ku shfrejnë mullajt e zemrës së madhe të Kombit…”, ka shkruar Ernest Koliqi në revistën Shejzat.

 

Në të parin çerek të shekullit XXI, Shqipëria, Kosova dhe autoritetet përkatëse në të dy shtete shqiptare duhet të promovojnë dhe të konsolidojnë një shoqëri gjithëpërfshirse, pa dallime politike, ideologjike, krahinore e të tjera, duke përfshir edhe forcimin tepër të nevojshëm të lidhjeve me diasporën e vjetër dhe të re shqiptare.

 

Fatkeqësisht, këto lidhje sot nuk ekzistojnë me shtetin amë, ashtu siç duhej të ekzistonin.  Ky është, në përgjithsi, edhe një prej mesazheve kryesore i librit më të ri të autorit Thanas Gjika, titulluar: “Ecja Drejt së Djathtës – Dëshmi Morale dhe Mençurie” — një përmbledhje kjo shkrimesh dhe të publistikës së vet autorit dhe të disa kontribuesve të tjerë nga diaspora shqiptare, sidomos diaspora shqiptaro-amerikane. Me pikësynimin për dënimin, më në fund, të krimeve të komunizmit në Shqipëri, për përballimin me të kaluarën komuniste dhe për nevojën e ecjes drejt së djathtës.

 

Mjaft më me ndarje e përçarje, në baza ideologjike, midis shqiptarëve, brenda dhe jashtë atdheut! Shqiptarët, një grusht njerëz, brenda dhe jasht trojeve shqiptare, kanë nevojë për unitet — për një strategji mbarëkombëtare – duke përfshir edhe ata që megjithse larg vendlindjes, përpiqen të japin kontributin e tyre ndaj historisë dhe kulturës së përbashkët mbarëkombëtare, pa marrë parsysh se ku jetojn aktualisht, por të cilët, me gjithë zemër e shpirt, punojnë dhe shkruajnë për një letërsi të përbashkët kombëtare dhe veprojnë për një atdhe të vetëm!

blank

 

Autori Thanas Gjika

 

blank

Ballina e librit më të ri të autorit Thanas L. Gjika

blank

Presidenti italian Sergio Mattarella mbush sot 80 vjeç. Gëzuar Ditëlindjen, President! – Nga ALBA KEPI

Presidenti italian Sergio Mattarella mbush sot 80 vjeç. Eshtë presidenti i 60 milionë italianëve por dhe i mbi gjysëm milioni shqiptarëve e mbi 100 mijë arbëreshëve që jetojnë në këtë vend.
Eshtë dhe presidenti im, si shtetase e këtij vendi, përballë vendlindjes time Shqipëri.
Politikan, jurist, avokat, akademik, prej 3 shkurtit të 2015 është Presidenti i 12 i Republikës Italiane.
Mandati i tij zgjat 7 vite sipas Kushtetutës italiane e paga është 230 mijë euro në vit.
Mban emrin e tij Ligji Mattarella, i vitit 1993, mbi te cilin u bazua reforma elektorale e cila krijoi dy dhomat e Parlamentit Italian; Dhoma e Senatit dhe Dhoma e Deputeteve.
Mban firmën e tij dhe reforma mbi shërbimet e inteligjencës italiane hartuar më 2007.
Ministër, deputet, karriera e tij politike nis me Partinë Demokristiane për të vazhduar me anëtarësimin në Partinë Popullore, në Demokraci e Liberta dhe në Partinë Demokratike.
Por emri i tij është i njohur dhe me historinë tragjike italiane të luftës së mafias kudnër shtetit.
Sergio Mattarella është vëllai i vogël i Piersanti Mattarella, ish President i Rajonit të Sicilisë i ekzekutuar nga Cosa Nostra më 6 janar 1980.
Ishte Presidenti i parë në historinë e këtij rajoni që më 1978 u zgjodh me një numër shumë të lartë votash, 77 ndër 100 të mundshme.
Po për herë të parë në historinë siciliane, kapo e kabinetit të Presidentit te rajonit, u zgjodh një grua, Maria Grazia Trizzino. E këshilltar juridik kishte kryebashkiakun aktual të qytetit të Palermos, Leoluca Orlando.
Piersanti Mattarella u ekzekutua nga mafia siciliane Cosa Nostra, brenda automjetit tij Fiat e në sytë e bashkëshortes, dy fëmijëve, e vjehrrës, mëngjesin e të dielës 6 janar 1980, ndërsa po shkonin në meshën tradicionale të asaj dite të shenjtë.
Ekzekutuesit material të tij ende nuk janë identifikuar e më 2018, Prokuroria e Palermos ka rihapur cështjen. Toto Riina, kapo i kapove të Cosa Nostra u dënua si urdhëruesi i këtij atentati politik.
Vëllai i presidentit italian gjatë punës në krye të Rajonit të Sicilisë realizoj reforma të rëndësishme kundër spekulluesve, abuzuesve e paligjshmërisë.
Aprovoj ligjin e urbanizimit, që rduktonte në mënyrë drastike ndërtimet në tokë bujqësore e vlerësonte treguesit që lejonin këto ndërtime duke i dhënë një goditje të fortë ndërtuesve pa leje.
Aprovoj ligjin mbi tenderat duke favorizuar transparencën e paanshmërinë e administratës publike si dhe reformoj sistemin e kolaudimeve në veprat publike.
Bashkëpunëtori i drejtësisë mafiozi Tomaso Buscetta në një nga rrëfimet e tij, mbi vrasjen e Piersanti Mattarella do të deklaronte;
“Mattarella në atë kohë në mënyrë të vecantë po përpiqej të bënte pastrim në sistemin e tenderave. Hetoni në tenderat e atyre viteve e do të zbuloni gjëra të papara.”
Presidenti italian Sergio Mattarella mbush sot 80 vjec e imazhi më emocionues që kam ndaj tij, është eleganca e thjeshtësia, ndërsa i vetëm vendoste lule e bënte homazh në Altarin e Atdheut, në Piazza Venezia, në një moment kur ne të gjithë ishim në regjim lockdown.
Italia, vendi im e vendi përballë Adriatikut që lag atdheun tim, feston 80 vjetorin e një burri shteti.
Gezuar Ditelindjen President!
blank

Negociatat me Serbine dhe tallavamediet e Kosoves Nga Xhafer Shatri

Ka kohe qe jam sqimtar me mediet. Nuk lexoj dhe nuk percjelle lloje lloj mediesh, nuk humbi kohen time me pallavrat e anal-isteve e mercenareve te ndryshem qe kane vetem nje qellim: ndotjen e opinionit.
Keto dite bera nje perjashtim: desha ta percjell pasqyrimin e negociatave te fundit me Serbine ne Bruksel nga mediet e Kosoves.
Mbeta pa tekst, nga keqdashja dhe keqintepretimi i qellimshem i huliganeve te ndryshem qe jane kthyer ne argate te dreqit… qe peshtyejne mbi çdo perpjekje serioze per te miren e pergjithshme dhe mbi çdo vlere te Kosoves.
Po ndalem te disa nga tezat e tyre mercenare:
1. Kosova, ne negociatat me Serbine, duhet ta kete nje delegacion gjithperfshires;
2. Delegacioni yne ne keto negociata duhet te jete me i matur dhe mos ta provokoje bashkesine nderkombetare;
3. Kurti me qendrimet kokeforta po e largon liberalizimin e vizave;
Po ju pergjigjem pike per pike:
1. Ne pikepamjen time, tendencea per “Delegacion gjithperfshires“ eshte perpjekje per rrenimin e shtetit. Pse mbahen zgjedhjet? Per te pasur nje qeveri qe pasqyron vullnetin e nje populli. Si e tille prandaj, qeveria edhe ne keto negociata e pasqyron dhe e shpreh kete vullnet.
Sa here qe Kosova ka pasur “delegacione gjithperfshirese“, që me dukeshin si nje thes me brire deshesh, eshte ndare e demtuar.
Qeveria nuk ka vetem mandatin e legjitimitetin, por edhe pergjegjesine t’i udheheqe negociatat. Per kete edhe Gjykata Kushtetuese e ka dhene mendimin e vet.
Natyrisht, ekspertet e fushave te ndryshme, jane te domosdoshem dhe ata perzgjidhen per ta ndihmuar delegacionin me idete dhe ekspertizat e tyre. Por ata jane vazhdimisht ne prapavije.
Punojne nate e dite per kete qellim. Por roli i tyre perfundon ketu.
Meqe po flasim per eksperte, ne pikepamjen time duhet angazhuar edhe ekspertet me te mire qe i ka bota dhe per kete qellim nuk duhet kursyer asgje.
Praktika e “delegacioneve gjithperfshirese“, ne fakt është perpjekje e atyre qe duan ta ndajne pergjegjesine edhe per marreveshje antikombetare, siç ishte ajo qe u nenshkrua me 2013 dhe ajo tjetra, edhe me e zeze se e para, me 25 gusht 2015.
Pjese e ketyre fare delegacioneve behen vetem ata qe kete e shohin si mundesi per te qene kudo, pavaresisht kostos qe mund te paguaje vendi per keso kompromisesh te rrezikshme.
2. Delegacioni i Kosoves shkon ne negociata jo per t’u pelqyer ndermjetesuesve apo kujtdoqofte tjeter, por per t’i mbrojtur interesat e vendit te vet. Kjo eshte detyra e tij. Ne negociata duhet te shkosh dhe te sillesh vetem si i barabarte, perndryshe nuk te lajne as Drini, as Buna.
Te gjithe e dime, madje edhe ata qe po mbarohen anglez, se Kosova ne bisedimet me Malin e Zi per kufijte dhe ne negociatat me Serbine eshte demtuar rende. Dhe kjo praktike nuk guxon te perseritet me.
Delegacioni aktual i Kosoves eshte ne pozite shume te keqe, jo per shkak te qendrimeve te shperfaqura, por sepse duhet t’i riparoje demet e medha qe i jane sjelle vendit ne marreveshjet e gjertanishme.
Te shkosh te bisedosh me Serbine dhe te mos ia thuash troç ato qe ia ka bere Kosoves, nuk eshte vetem hipokrizi, por edhe faj i rende. Te besosh se plaga mund te sherohet pa u pase dizinfektu mire, duhet te jeshe budalle me flete.
Ndermjetuesuesit, aleatet por edhe te tjeret, sa here ta kerkoje nevoja, duhet ta degjojne se çka ka bere, çka po ben dhe çka po planifikon te beje Serbia ne Kosove dhe kunder shqiptareve.
Ai qe nuk e ben kete, nuk duhet ta perfaqesoje vendin. Ky edhe ishte mesazhi i zgjedhjeve te fundit.
3. Qe nga vitit 2011, ministra e kryeministra të Kosovës kanë premtuar liberalizimin e shpejte të vizave. Shkuan 10 vjet e liberalizim nuk ka. Kur ishin plotesuar gati te gjitha kushtet, ish-presidenti i fundit, e cyti BE-ne që liberalaizimin e vizave ta perdore si karrem me kusht qe te miratohet ne Kuvend Marreveshja per demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Marreveshja e demshme, tmerresisht e demshme u miratua me çyk te zorit, ndersa BE-ja dhe paria e Kosoves, qytetareve tane ua treguan berrylin.
Tani kane ndryshuar gjerat. Per te mire fatbardhesisht.
Me cilindo diplomat perendimor qe te flasesh, ata, te tandemi Osmani-Kurti, shohin shtetare te vendosur, te paperlyer e te pashantazhueshem.
Kjo udheheqje e Kosoves kuoten me te larte e ka aty ku ne kemi nevoje me se shumti: ne Washington. Me te larte se asnje shtetar tjeter i Kosoves deri sot.
Kjo eshte e verteta, por kjo nuk mjafton: zhagitja e emerimit te ambasadorit te Kosoves ne Washington dhe jo vetem nuk mund te arsyetohet me asgje.
Sepse çdo dite e vonuar eshte nje vit i humbur.
blank

Projekti “Srpski svet” paralajmëron  përflakjen e Ballkanit dhe të Evropës – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

        -Jo vetëm riserbizimin dhe rikolonizimin e Shqipërisë Etnike, të Kroacisë dhe të BeH, por edhe destabilizimin dhe shkatërrimin e  rendit dhe të sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.

 

Ja, këtë rrezik serioz  për paqen dhe për sigurinë e Evropës, dhe më gjerë e dëshmon kjo deklaratë skandaloze, injorante dhe anticiviluzese e Aleksandër Vulinit, të cilën po e citojmë në original : “ “Svi Srbi će živjeti u istoj državi, ako to mogu Nijemci koji su pokrenuli dva svjetska rata, zašto ne bismo mogli i mi?!” (https://montenegrointernational.org/aleksandar-vulin-o-srpskom-svetu-svi-srbi-ce-zivjeti-u-istoj-drzavi-ako-to-mogu-nijemci-koji-su-pokrenuli-dva-svjetska-rata-zasto-ne-bismo-mogli-i-mi/).

 

 

 Serbia kolonialiste nuk mund të bashkohet sipas modelit  të Gjermanisë!

 

 Gjermanët janë bashkuar, por kolonilistët serbë nuk kanë të drejtë as historike,as natyrore e as ligjore të bashkohen në një shtet të vetëm jashtë kufijve të sotëm të Serbisë, të cilët, edhe ashtu, janë shumë të diskutueshëm dhe artificialë, mbase janë krijuar nga copat e ankesuara dhe të kolonizuara të territoreve shqiptare, kroate dhe hungareze etj. Kjo është arsyeja krysore pse Serbia, në asnjë kuptim nuk mund të krahasohet me Gjermaninë e sotme, sepse nuk ka asgjë të përbashkët me historinë dhe me civilizimin e saj të derisotëm.

Edhe pse  Vulini   “duduk” , i cili nuk ka “haber” as me histori, as me politikë e as  me diplomaci ka deklaruar se “ Të gjithë serbët, do të jetojnë në të njëjtin shtet serb, sepse kur gjermanët mund të jetojnë në një shtet të vetëm, edhe pse kanë bërë dy luftëra botërore,  atëherë pse nuk mundemi edhe ne?!”

 Vërtet, “kafshë politike” e Aristotelit, Serbinë e krahason me Gjermaninë, duke gënjyer ase “gjermanët kanë zhvilluar dy luftëra botërore” !?

Kjo është gënjeshtër sui generis, sepse  Luftën e Parë Botërore (1914-1918) e ka shkaktuar Serbia e Vulinëve dhe e Gavroilo Principëve, JO GJERMANIA. Mirëpo, fatkeqësia ishte se, Serbia nuk e mori “shpërblimin adekuat” nga Austro-Hunagria dhe nga aleatët e saj, sepse nga katastrofa e merituar e pati shpëtuar Franca. Ky ishte gabimi më i madh Francës së atëhershme, që e shpëtoi Serbinë, e cila gjatë luftërave ballkanike (1912-1914) me agresion , me terror dhe me gjenocid pati kolonizuar dhe aneksuar territoret e Shqipërisë Etnike në Ballkan, me ç’rast siç shkruan  autori  A. Baladacci nëlibrin e tij “Albania”, f. 176 : “ Ushtritë dhe bandat serbomalazeze shkretuan fshatra, dogjën shtëpi, dogën të gjallë burra, gra, fëmijë dhe fishnja në zjarr…, duke masakruar mbi 150,000 shqiptarë të pafajshëm, gjoja në emër të çlirimit  dhe të shpëtimit të Shqipërisë nga robëria turke”.  Ky ishte  gjenocid i paparë serbo-malaze në troejt etnike shqiptare të Shqipërisë në Ballkan. Mirëpo, fatkeqësisht deri më sot askush nuk e ka denoncuar si krime të gjenocidit as nga Lidhja e Kombeve  (19120-1941) , as nga Kombet e Bashkuara (1945-2021), as nga BE-ja, as nga Shqipëria e as nga Kosova, përpos kryeministrit Albin Kurti, që edhe këto krime të gjencoidit ia përpalsi në fytyrë presidentit serb Aleksandër Vulin në takimin e tyre në Bruskel, më 19 korrik 2021. Asgjë më tepër në këtë temë të tragjedisë gjithëkombëtare shqiptare në Ballkan (1878-2021).

          “Srpski svet” nuk mund të krahasohet me bashkimin e Gjermnisë (1990) !

-Vulin “lopa” e Aristotelit nuk e di se Gjermania ka mundur të bashkohet, sepse ka pasur të drejtën historike dhe natyrore, që më 1990 të bashkohej në një shtet, mbase ai ishte terrirotri dhe populli  gjerman, të cilin e kishte copëtuar BRSS-ja . Pra, populli gjerman është bshkuar brenda territorit të vet, jo si Serbia që me Vulinët, me Vuçiqët dhe me Daçiqët etj., po kërkon që t’i bashkojë të gjithë serbët në territoret e huaja të shteteve fqnije, siç janë Kosova, Kroacia dhe Bosnja. Kjo strategji vetëvrasëse e Velika Serbisë nuk ka asgjë të ngjashme dhe të përbashkët me Bashkimin e Gjermanisës së sotme  të Angjella Mërkelit (kancelare), por vetëm me “apetitet” megalomane , kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë, e cila në vitin “1850 kishte vetëm 60.000  banorë”. Ndërkaq, shqiptarët ishin mbi “1 milion e gjysmë banorë”  në trorjet e tyre etnike  iliro-shqiptare.

 

 

Sërish zunë të bien këmborat  për krijimin e një “srpski svet”, të patentuar nga shovinisti dhe i verbuari Aleksandar Vulin (aktualisht ministër policor në qeverinë e Serbisë së Ana Bërnabiqit), që në të vërtetë, ky nuk është kurrfarë novus-i i politikës dhe i propagandas serbomadhe (1878-2021), por një  paralajmërim për rrezikun e ripërsërtijes së spastrimit etnik dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit  ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë (1989-1999).

Mirëpo, ne së bashku me Amerikën dhe me NATO-n, që tani duhet të jemi  vigjilentë dhe të gatshëm në çdo aspket për neutralizimin dhe për paralizimin total të këtij Projekti fashist dhe gjenocidal të Aleksandër Vulinit (ministër aktual i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë), mbase synimi i këtij Projekti  “gjithënacional” serb, nuk ka për qëllim vetëm bashkimin e serbëve në një shtet të vetëm, të ashtuquajtur “srpski svet”, por edhe  bashkimin e të gjithë sllavëve  të Jugut të Evropës në  territoret  e huaja të shqiptarëve, të kroatëve, të hungarezëve, të  myslimanëve boshnjakë  etj.

        Projekti i Vulinit si i Balkanikusit dhe i Milosheviqit !

Ky projekt “srpski svet” është reprizë e projektit të “Velika Srbija” të  organizatës terroriste “Crna ruka”, e cila përmes një atentati  teroristit Gavrilo Principi ia arriti ta vrante  Franc Ferdinandin, trashëgimtarin e Fronit  të Austro-Hungarisë në Sarajevë, më 28 qershor 1914. Këtë vrasje e ka organizuar “nëntoka” politike sekrete e Serbisë (edhe pse Beogradi zyrtar këtë e ka mohuar, ashtu sikurse  gjenocidin serb në Bosnjë, gjatë vieteve  ’90 të shekullit XX), për shkak se trashëgimtari austro-hungarez  e ka penguar zgjerimin e kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, përkatësisht bashkimin e  serbëve me sllavët e tjerë  të Jugut të Evropës.  Ky është shkaku kryesore, pse Serbia përmes “Crna ruka” e ka vrarë Franc Ferdinandin së bashku me bashkëshorten e tij, Sofija, duke zgjedhur me paramendim, jorastësisht  Ditën e Vidovdanit (28 qershor 1914). Pikërisht, ky atentat politik terrorist serbomadh ndryshoi rrjedhat e historisë politike ndërkombëtare , ngase ishte shkas për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore ( “28 qershor 1914  – 11 nëntor 1918”).

Prandaj, s’ka asnjë dyshim se atentatori Gavrilo Princip vrau  trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë në Sarajevë, më 28 qershor 1914 (me porosinë dhe me mbështetjen direkte të  organizatës së fshehtë serbe “Crna ruka” në Beograd) , shkaktoi Luftën e Parë Botërore; Slobodan Milosheviqi (me jogurt-revolucionet çetniko-fashiste, raciste dhe ultranacionaliste serbe) shkatërroi Jugosllavinë (1945-1990), duke kryer tri agresione gjenocidale kundër Kroacisë , Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999), dhe, ja tash, së fundi Aleksandër Vulin (ministri Policisë së Serbisë” ka shpaluar flamurin nacionalist serbomadh, ku thërret liderët politikë shtetërorë të Serbisë, që të përkrahin Projektin e tij, të ashtuquajtur “SRPSKI SVET’, që është kopje e politikës dhe e propagandës hegjemoniste, militarsite dhe kolonialiste e   Serbisë së Madhe – Velika Srbija të Nikola Pashiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Radovan Karaxhiqit dhe të Ratko Mladiqit…etj.,  “SVI SRBI U JEDNOJ DRZAVI” – “Të gjithë serbët në një shtet”, që paralajmëron NJË LUFTË TË RE GJENOCIDALE kundër të gjithë atyre popujve fqinj, nëse  do ta kundërshtojnë atë!

Vërtet, rishpalimi i kësaj ideje fashistoide “lebensraum”  të rizgjerimit territorial të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), në kohën kur  kërkesa e Beogradit po prêt në “sportelin” e BE-së, që Serbia të aderojë si anëtare me të drejta dhe detyrime të plota të saj, është një bombë me sahat, e kurdisur nga Slobodan Milosheviqi dhe nga forcat retrograde çetniko-fashiste dhe ultranacionaliste e reaksionare të Serbisë, që  po synojnë të rimarshojnë sikurse në vitet ’90 të shekullit XX për ta ridjegur Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, me qëllim që ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan, gjithnjë duke llogaritur në traktativat e kanonierave diplomatike ruso-kineze dhe të “satelitëve” të tyre ndërkombëtarë.

-E, në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me delegacionin e tij negociues në Bruksel po e gënjejnë  BE-në, Amerikën, NATO-n , BE-në dhe OSBE-në, se kinse  Beogradi zyrtar  “është konstruktiv” dhe  gjoja po do mirëkuptim dhe mirëbesim me palën negociuese shqiptare të Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Albin Kurti. Mirëpo, deri tani, në të dy takimet me të në Bruksel (më 15 qershor dhe më 19 korrik 2021) nuk ka pranuar asnjë propozim dhe, asnjë kërkesë të Albin Kurtit për të hapur Dialogun, në mënyrë që të arrihej ndonjë kompromis politik  për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

 Presidenti Vuçiq është fajtor për bllokimin e Dialogut të Brukselit !

 

Pra, s’ka asnjë dyshim se për dështimin e këtyre dy (2) takimeve të nivelit të lartë nën monitorimin e emisarëve të BE-së, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell, nuk mund të fajësohet kryeminisri Albin Kurti (pse me të drejtë ka kërkuar që Serbia të ballafaqohet për  3 gjenocidet e saj, të kryera ndaj shqiptarëve/1878-1999/, mbase krimet e  gjenocidit sipas së drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen-nuk u kalon afati asnjëherë , që të trajtohen sipas konventave ndërkombëtare), por direkt dhe indirekt, është fajtor presidenti serb Aleksandar Vuçiq,  i cili nuk po pranon që të debatohet për spastrimet etnike dhe për krimet e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve (1878-1999). Ky është problem, jo kërkesat dhe propozimet e temave  të kryeministrit Albin Kurti, që, patjetër mertiojnë debat të pashmangshën në takimet e Dialogut të Brukselit.

  Si të bëhet Dialog në Bruksel, kur Vuçiqi deklaron se “Beogradi kurrë nuk do ta njohë Kosovën” !

 

-Çfarë kuptimi dhe peshe politike e dipomatike  për Ballkanin dhe për Evrpoën mund të ketë ai Dialog,dhe, çfarë inetresi dhe rëndësie për shtetin e Kosovës, mund të ketë vazhdimi i atij Dialogu, kur Vuçiqi po thotë botërisht : “Serbija nikada, nikada, niakda nece priznati Kosovo” !

 

-Kush i ka dy “fije” mend, s’ka çfarë të kërkojë në atë Dialog, ngase këtu qëndrimi zyrtar i Beogradit, është tejet i qartë, “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.   – E, logjika e shëndoshë e pragmatizmit  politik, shtron këtë pyetje të pashmangshme, “atëherë për çfarë leshi të dialogohet me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel?!

 Në vend të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Vulini ka shpërpallur Projektin e Sllobës-‘srpski svet”

 

Mirëpo, si BE-ja, si NATO-ja, si Amerika, ashtu edhei OKB-ja, këtë Projekt të Aleksandër Vulinit, duhet ta kuptojnë dhe ta trajtojnë si kërcënim direkt  ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë, si dhe ndaj sigurisë dhe paqes jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën.

 

Ngaqë sipas mendjes së tij të sëmurë raciste, duhet të krijohet “srpski svet”, që në fjalorin politik hegjemonist serb, do të thotë hiq më pak se “Velika  Srbija” : “ Srpski narod nema pravo da odustane od objedinjavanja i ujedinjavanja, nema pravo da odustane od srpskog sveta”!  Kjo në shqip i bie : “ Populli serb nuk ka të drejtë të heqë dorë nga ribashkimi dhe bashkimi, nuk ka të drejtë të heqë dorë nga ‘bota serbe’ “ !?

 

Sa “ i mençur” ky polic  dhe  “korrier”  besmik  i “Jul-it” të Dr. Mira Markoviqit dhe  i “SPS-it” të Slobodan Milosheviqit ( burrë e grua), të cilët me parullën  çetniko-fashiste etnocentriste, raciste nacionalocialiste-majtiste “Svi srbi u jedonj drzavi” (Të gjithë serbët në një shtet) indoktrinuan, mobilizuan dhe i armatosën të gjithë serbët (brenda dhe jashtë Serbisë), që t’i atakojnë shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakë, në mënyrë që t’i shfarosnin dhe t’ua marrnin me dhunë tokat, shtëpitë dhe të gjithë pasurinë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme, me qëllim të fundit, që t’i rizgjeronin kufijtë territorialë të “Velika Srbija” të Ilija Garashaninit (1844) dhe të Nikola Pashiqit (ish-kryeministër,  jo më pak se 7 herë brenda viteve “1891-1926” ).

Ja, kjo është esenca lëndore historike, gjeopolitike, politike, diplomatike, propagandistike dhe militariste e Projektit të ministrit të Policisë së Serbisë, Aleksandër Vulin,   të gjithë serbët  në një “Srpski svet” (‘bota serbe’). 

 

Fatkeqësisht këtë Projekt famëkeq dhe shumë tragjik për kroatët, për myslimanët boshnjakë dhe, në veçanti për shqiptarët e Shqipërisë Etnike, zuri të zbatohet në terren që nga viti 1878, një ditë pas njohjes së Serbisë nga ana e Kongresi të Berlinit, duke filluar spastrimin etnik të shqiptarëve që nga Nishi  e deri në Kurshumli. Mirëpo, deri më sot askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk i kanë ndëshkuar këto krime të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë Etnike.

 


Send this to a friend