VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

CA PERSHTYPJE MBI TAKIMIN E PRESIDENTIT TE KOSOVËS Z. HASHIM THAÇI ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË SHBA – Nga LEONORA LAÇI

By | March 7, 2020

Komentet

Kombinati i Vdekjes… Nga Adriatik Riza Dosti

 

I shpreh mirënjohjen Adriatik Riza Dostit që kujton brezin e rinisë tonë, me biografi të keqe, të konsideruar “brezi i humbur”, pasi na ishte mohuar e drejta e edukimit, e punësimit, e ëndërrave. Ishim një brez i bukur sikur shokët e shoqet tona me biografi të mirë apo fatlumë që mbetën të paprekur nga lufta e klasave, që u shkolluan nëpër Universitete nëpër degët që dëshëruan, që partia e punës i konsideroi bijtë e bijat vet, që edhe sot e kësaj dite krenohen me periudhën e rinisë së tyre të shkëlqyer, ndërkohë nuk shprehin asnjë vrarje ndërgjegje për shokët e shoqet e tyre të dënuar pashpirtshëm për fajin e vetëm se ishin bijtë e bijat e armiqve të partisë apo se kishin biografi të keqe. Elida Buçpapaj

…Pasi lije pas e ne krah lagjen periferike te Tiranes Lapraken … e ne kryqezim me Pularine … tutje …nja 2-300 metra prej rruges kryesore nacionale …shtrihej gjigand Kombinati i Materialeve te Ndertimit Josif Pashko…

Kish marre emrin e nje hetuesi, prokurori e gjykatesi komunist e kriminel ndaj dhe dukej se i tille do te ishte edhe vete ai kombinat… Kriminal.…..i vetmi i ketj lloji ne Shqiperi ku me se shumti kish te punesuar njerez te prekur e me cene ne biografi sic i thoshim ne atehere…

Pikerisht ketu me caktuan mua te punoja atehere pasi mbarova shkollen e mesme ne vitin 1978 ku edhe pse me rrezultate te larta …te drejten e studimit per ne universitet nuk pranuan te ma jepnin kurre aso kohe….

Kujtoj se perpara se te behej shperndarja jone neper repartet e kombinatit …e nje kontigjenti te ri djemsh e vajzash te se njejtes natyre si e imja…na priti Drejtori i pergjithshem i Kombinatit Nexho Konomi…nje ish partizan e nje fanatik militant e besnik i rregjimit ne fuqi…nje njeri i serte e fytyre prishur te cilit nuk i qeshte buza kurre…

Mua me caktuan te punoja tek Kaldaja e Uzines se 2000 Apartamenteve qe sapo ishte inauguruar e qe ishte pjese e ketij kombinati…

Per shef kisha Lazen nje injorant klasik e nje pijanec i llojit te vecante qe nuk kish me shume se 4 klase shkolle e megjitheate ishte Sekretar Partie…ndersa brigadier e pergjegjesa turni kisha Arifin e Brrakes qe i binte Qypit neper dasma dhe Liun pa asnje klase shkolle e qe s’dinte te shkruante as emrin e vet !

Nderkohe qe reth vetes kisha edhe djem te mire si Ed Dashi, Gramozi, Rrema, Turi, Nikua, Tomi por edhe ca goca laborante si Lida, Moza, Irma, Ida etj me te cilet te pakten hiqja disi merzine e lodhjen e dites dhe lija pas kraheve injorancen e Lazes e te Arifit e Liut me shoke….

Imagjinoni tani …nje djalosh 18- 19 vjecar qe ka mbaruar pothuajse gati shkelqyeshem nje shkolle te mesme Arti e kulture dhe qe pret te arsimohet edhe me tej …e qe ka nje mal me enderra e deshira…tash e mbrapa do te punoje ne nje kaldaje kineze me qymyr e madje edhe me tre turne … e qe ata qe do ta komandojne te tre se bashku nuk i kishin 8 klase shkolle !

Nejse…fati e sidomos nderhyrja e sime motre [ e cila punonte aso kohe po ne kete Kombinat ]…tek Mehdi Lame nje kusheriri yne qe ishte edhe Drejtor i parkut si dhe tek Ladi …nje shoqja e ngushte e saj qe ishte edhe sekretare e drejtorit te pergjithshem N.Konomit .. si dhe dashamiresia e Llaq Goges qe me pas do te ishte Brigadieri im Mekanik …bene qe pas nja 6 muajsh une te sistemohesha perfundimisht e te punoja tek Reparti Mekanik deri ne fund te vitit 1980…kur do te thirresha nen arme per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak…

Eshte nje liste e gjate emrash me te cilet punova tek Mekaniket …shume prej te cileve [ dikush edhe eshte larguar nga kjo bote ] edhe sot e kesaj dite vazhdoj ti kem miq te mrekullueshem sepse ishin e kane mbetur po te tille e ashtu sic i njoha une atehere ne ato kohe te veshtira vertet…Llaq Goga, Fat Qesja… Cen Ahmeti, Bexheti, Gjergj Prenga, Besniku, Qemoli, Dyli, Manja , Mond Merkoci, Drita,Merita, Ivan Kumbuli, Cen Balena, Tuti, Luan Reci, Zana, Poku, Ben Vogli, Mond Lapi, Genc Thaka, Luan Ballabani, Fatlinda ,Bardhi, Xhemoli, Xhevdet Mazreku, Li Myftari, etj etj…e vecmas dua te kujtoj edhe Suren kryetifozin e anetarin e kryesise se SK Tirones qe ishte aq i respektuar nga te gjithe ne…

Po kaq neper gjithe Kombinatin kishte nderkohe edhe plot spiune qe na ruanin e na pergjonin ne e mezi prisnin te na reshkiste kemba diku e te raportonin menjehere …kishte edhe plot dembele e qylaxhinj qe i merrnin rrogat ne kurriz tone…te pa afte, te pa fytyre, servile e bythelepires te pushtetit e te rregjimit te asaj kohe … injorante, e dallaverexhinj te neveritshem qe jo pa qellim ….. nuk dua as t’ju a permend emrin se ndjej perbuzje e neveri njesoj si kur atehere tek i shihja qe si Minjte e peshtire vinin verdalle skute me skute ….e vrime me vrime…

Sapo hyje ne kombinat ne te majte ndodhej i ndare ne dy pjese Reparti mekanik ku ne njeren ”komandonte” Shaqua e Nandi e ne tjetren Simon Dani e Besniku….perjashto kete te fundit te tre te tjeret nuk i pashe kurre njehere ti thonin punes miremengjes e merhaba…sekretar partie njeri, shef e pergjegjes tjetri etj etj …kot sa vinin verdalle neper repart e ju rrinin njerezve mbi koke si xhaga !

Pas mekanikeve ishte Ambulanca …ku per doctoreshe Tixhen e infermiere Nailen [ motra e Bimit shokut te ngushte te tim vellai ] edhe sot e kesaj dite ruaj kujtimet me te mira …sidomos e vecante ka qene ndihma e tyre mjekesore kur ne dy raste u aksidentova vertet rrezikshem ne pune …aq sa pas remontit ne Fabriken e Cimentos per pak sa nuk humba te dyja duart…

Pas Ambulances vinte Drejtoria e kombinatit ku perfshiheshin edhe zyrat e administrates, byroja teknike , financa etj …

E ne vijim ishte nje nga repartet me te tmerreshme te punes qe mua me kane pare syte deri me sot ne jeten time …Reparti i Pllakave…

Kushtet teknike te punes ketu ishin mizerrabel , primitive ne ekstrem…c’frynte e binte jashte hynte e ndihej brenda …pa dyer e dritare…makineri te kohes se Nues …teknollogji e 100 vjeteve me pare….pune teper e rende fizikisht …me ujera, cimento e perzjerje te tjera shendet shkaterruese qe te shkurtonin jeten …dhe kulmi ishte se ketu punonin vetem Gra !

E pikerisht ketu punonte edhe Elida Skenderi [Bucpapaj] e bija e poetit dhe shkrimtarit te denuar te asaj kohe Vehbi Skenderit…tashme prej vitesh nje gazetare, poete e publiciste e respektuar ne aktivitetin e saj te gjate anti – komunist .

Nuk do ta harroj dot kurre tronditjen e dhimbjen qe pesova kur e kam pare kete vajze fisnike , te bukur e te mencur se ciles biografia ja kish keputur dhunshem enderrat e jeten normale me dysh me egersine me te madhe …te punonte e detyruar aq kafsherisht ne nje repart te tille pune qe te kujtonte skllaverine e dikurshme te shekullit te shkuar….

Perballe repartit te Pllakave ishte Reparti i Hekur-kthyesve ku drejtonte nje burre i mire, i mencur e teper fisnik …Petraq Jorgaqi babai i kengetarit te mirenjohur e mikut tim te mire Gjergj Jorgaqit…

Petraqin e respektoja dhe e doja fort pasi se bashku me 1979 kishim qene per disa muaj vullnetare ne likidimin e pasojave te Termetit te 1979 ne Bahcallik te Shkodres… e kishim folur kushedi sa here hapur me njeri tjetrin …

Pas Pllakave vinte Gadri i Mermerit …gjithashtu me kushte pune e teknike mizerrabel e teper te frikeshme …i piset e i rrezikshem ne cdo moment pasi blloqet e stermedha te mermerit e sharrat prerese mund te te merrnin jeten nga casti ne castin teksa mjaftonte qofte edhe nje pakujdesi e vogel…

Ketu punonte Fiorja …nje italian i mbetur ne Shqiperi qe prej luftes se dyte boterore i cili e kishte humbur njeren dore pikerisht ketu ne kete Kombinat te vdekjes … e me te cilin ne cunat e rinj benim goxha shaka me menyren se si Fiorja e fliste shqipen…por ketu punonte edhe nje mekanik e njeri i mrekullueshem si Zebo Bushi… me te cilin kishe qejf te bisedoje…

Pak me tutje ishte Poligoni…ku ne nje fushe te hapur e te stermadhe prodhoheshin, montoheshin e ngarkoheshin per ne destinacionet perkatese te famshmit Bunkere te ” mbrojtjes” se Atdheut…por edhe soletat e arkitraret qe duheshin aq shume ne ndertim…

Me ore te tere dimer e vere ata qe punonin ketu e ne nje pune te rende e torturuese rrinin jashte …pra ne poligon sic quhej vendi ku punonin …jashte…ne shi e te ftohte Janar e Shkurt…sikurse edhe mes atij zhegu e vape torturuese ne Korrik e Gusht …

Ne krah te djathte te Poligonit ishte Reparti i Pupuliteve ku prodhoheshin veshjet e brendeshme per ndertime te cfaredollojeshme …ketu vinte nje ere tmerresisht e rende aq sa ne mekaniket qe shkonim atje per ndonje riparim a per remontin e radhes nje zot e di se si duronim te punonim per ore te tera ne asi lloj ambienti …vaj halli tani …ata te gjoret te cileve fati ju kish rene ta ngrysnin jeten ketu dite – nate per vite me radhe…

Pas Pupuliteve e pothuajse ngjitur me ne Mekaniket ishte Reparti i Centrifugave …ketu prodhoheshin Shtyllat prej betoni qe perdoreshin per elektrifikimin .. edhe ketu te mbyste nje zhurme shurdhuese qe te merrte mende e kokes …e sidomos duhej te ishe teper i kujdesshem nga shtypja pa dashje e ndonje butoni tek aparaturat e pa fundme kineze qe kishe rrotull se edhe mund te perfundoje e te fluturoje maje catise apo edhe fishek perjashta nga dera e dritaret e pergjysmuara pasi te tilla qene proceset e punes…delikate e teper te rrezikeshme…

Ne krah te Centrifuges …vinte Nyja e Betonit kur s’kishte dite te mos shihje vargun e makinave qe priste ne radhe per te marre beton per destinacine ndertimore te ndryshme…e ku shoferet shpesh ziheshin e grindeshin me Dispecerat e shperndarjes…

Me tej…e gati balle per balle me hyrjen kryesore te kombinatit vinte Tmerri i vertete …Fabrika e Cimentos…!

Edhe sot qe jam 61 vjec e c’nuk me kane pare syte…une as kam pare e as kam per te pare sa te jam gjalle nje Gulag -pune te tille si Fabrika e Cimentos e Kombinatit Josif Pashko…

Nje vend pune qe mbillte vdekjen !

As qe flitej per kushte pune, as per dyer, dritare, dhoma pune a ndenje , ndricim , ajer normal per te thithur…uje per te lare duar e fytyre…etj etj…

Atje nuk arrije dot te njihje e te identifikoje dot askend …pasi te gjithe ishin te mbuluar koke e kembe prej pluhurit vrases e vdekjeprures se cimentos…

Borja me duket se quhej Shefi i ketij reparti …te cilit fytyren origjinale njerezore ja shihja nje here ne dy jave…vetem kur vinte e merrte rrogen e zakonshme dyjavore…

Gjate nje remonti ketu …per pak sa nuk lashe peng te dyja duart e mija kur nje elektro – motor i rende na rreshqiti e na iku prej litareve e desh na la cyryk mua e shokun tim te ngushte Ben Voglin…

Nuk ma do kurre mendja qe ata qe kane punuar tek kjo fabrike ti kene kaluar 65 vjet jete.,..pasi ajo s’ishte as fabrike e as vend pune por thjesht nje karakatine mbytese, helmuese e vrasese !

Ne krah te djathte te Fabrikes se Cimentos vinte Parku i Kombinatit ..i cili gumezhinte nga makinat ruso-kineze qe iknin e vinin pa pushim gjate gjithe dites …e ku me se shumti po aq shihje edhe mekanike e shofere me duart me vaj, graso e vajvoline deri ne berryla.,..qe shanin e mallkonin se s’gjenin dot pjeset e kembimit me te domosdoshme per ti vene serisht ne pune makinat e tyre shkatarraqe e rrangalla …

Balle per balle me Parkun ishte Reparti i Marangozeve ose sic e quanim ne Zdrukthtaria… ku punonin miqte e mij te mire Alqi, Beni, Kujtimi, Zydi etj ….. i vetmi repart i atij kombinati qe te pakten ishte sagllam e kishte kushte normale pune [ edhe pse minimale] …kjo ndoshta edhe per faktin se ky repart kishte nen -reparte te vecanta qe punonin me porosi speciale e shpesh benin punime te shume llojeshme edhe per Bllokun e Udheheqjes…

Ne hyrje te Kombinatit …majtas ndodhej edhe Dentisti…ku dua ta vecoj ate zonjen dentiste te asaj kohe …nje korcare ne mos gaboj me emrin Xhevi e cila i kishte duar vertet flori e bente nje pune te mrekullueshme ndaj te gjitheve…

E ngjitur me te ndodhej edhe Menxa e Kombinatit ku Drita me shoqet e saj ne kuzhine gatuanin vertet aq mire saqe kur vinte ora e pushimit radha per tek menxa e Drites sic e quanim ne ishte vertet e gjate…

Ne krah te menxes ndodhej edhe Kafeneja e Bules ku pasi u zhduk kafeja e zakoneshme si kudo… per nje kohe te gjate s’ na u nda kafja e Cikores qe ta shpifte me ate shijen e qelbur te saj….e ku co ku rastiste qe te hanim ndonjehere edhe ndonje panine me kremcice apo edhe me sallam e pak kackavall… a te pinim ndonje arancate te ftohte…

E siper tyre ndodhej edhe Kino – klubi i Kombinatit ku disa here kemi bere mbledhjet e imponuara nga lart apo edhe jemi njohur me komunikime te ndryshme e thirrje te kohes qe bente Partia…

Ky ishte pak a shume nje fare Portreti i atij te cilin per nga kushtet e punes, teknollogjia, pagat qesharake , numrin e madh te te prekurve nga biografia te cilet punonin ne te, rrezikshmerine per tu aksidentuar e deri edhe per te humbur jeten …etj etj ….jo me kot une e kam quajtur dhe etiketuar si Kombinati i Vdekjes .,..sepse pa e egzagjeruar fare …i tille ishte vertet !

Nderkohe qe e shoh me vend te shpreh respektin, mirenjohjen e konsideraten time te vecante edhe per te gjitha ata njerez te mire e te mrekullueshem per shume te tille specialiste te zot e duar arte me te cilet punova per gati 2 vjet e gjysem ne ate Kombinat …te cilet kurre nuk e perlyen Biografine e tyre”te keqe” me askend…….sikurse bene shume te tjere ”biografi mire” kundra tyre,…. sepse ata qe kishin lindur nga Dere e mire ishin te destinuar te mbeteshin te tille e ata qe s’njihnin as Dyer e as Penxhere …dukeshin qe prej se largu qe s’kishin pasur kurre mbi koke as Cati !

 

A.R.DOSTI

SHBA – Gratë e “Hope & Peace” japin ndihmën e tyre modeste por të rëndësishme në betejën ndaj Covid 19 Nga Moza Boletini

Mars 2020, SHBA
Siç kishim njoftuar ditë më parë Organizata e Gruas “Hope & Peace” në SHBA u angazhua vullnetarisht për të parë situatën e pastërtisë dhe dezifektimit në disa godina banimi në lagjet e New Yorkut.
Gratë e vajzat individualisht, jo në grupe biseduan me pronarë e përgjegjës pallatesh, në lidhje me pastërtinë e dezifektimin që duhet bërë sa më parë në këtë situatë të rëndë të pandehmës vdekjeprurëse që po shuan jetë njerëzish.
Si autore e këtij materiali sensibilizues mora vetë takim në zyrë me një nga pronarët e disa godinave banimi në New York – Michaele Sacchetti. Biseduam sëbashku rreth situatës së rrezikshme që i është kanosur njerëzimit, si dhe për masat parandaluese që ai duhet të marë për pallatet e banimit që ka në pronësi në New York.
Z. Sacchetti tha se pastrimi është prioriteti i përditshëm i kompanisë tij, por pavarësisht kësaj premtoi se do të kontaktonte të gjithë përgjegjësit e pallateve e do të ndiqte me prioritet proçesin e dezifektimit.
Kështu vepruan edhe zonjat Drita Çarçani, Janulla Rrapi, Victorina Rodriguez, Marilyn Anderson, Vasha Hoxhallari, Sanije Vojka, Leta Mirakaj, Kimete Haxhaj, Maria Rexhaj, Fikirije Dulatahu Fustos, Kate Cima e të tjera, të cilat folën direkt me pronarët e përgjegjësat e pallateve. Por anëtaret e Organizatës “Shpresë & Paqe” përveshën edhe vetë mëngët, pastruan e dizifektuan shkallët, ashensorët e pallateve kryesisht ku jetojnë vetë. Sigurisht këto masa i morën të mbrojtura me maska, përparëse e doreza plastike e do ti aplikojnë shpesh për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Vlen për tu përmendur puna e mirë e zonjave Janulla Rrapi me të birin Renaton dhe Leta Mirakaj, të cilët biseduan me përgjegjësin e pallatit Lek Paljuseviç tek pallati 21 katësh i “Vatajve” në Bronx me 300 banorë, ku pronar është Tom Vataj.
Punë të mirë bënë edhe shqiptarët e palodhur Vera Reçi e Aleks Nilaj, të cilët janë përgjegjës pallatesh në Bronx dhe sëbashku me kolegët e tyre vunë në përdorim solucione të ndryshme pastrimi bleach, klor për ti krijuar banorëve njē ambjent më të pastër e komod. Gjatë këtyre ditëve vëzhguam disa qendra banimi, ku pastërtia ishte në nivelin e duhur, por aty këtu kishte akoma vend për dezifektim. Zonja Violeta Mirakaj shpërndau gjithashtu falas maska dhe doreza plastike për gratë e vajzat e pallatit të “Vatajve”.
Si Organizatë gjithashtu biseduam edhe me Assemblywoman Natalia Fernandez, e cila e mirëpriti nismën tonë, siç e dini tha dera e zyrës time është e hapur për ju e këdo duke mos anashkaluar situatën në të cilën ndodhemi, por edhe unë vijoi ajo jam e gatshme të flas me çdo biznesmen apo pronar godine banimi nëse ka papastërti dhe higjenë të dobët.
Thirrjes së Organizatës “Shpresë & Paqe” ju bashkua edhe ish i persekutuari politik nga rregjimi komunist në Shqipëri, mjeku i njohur Kedi Fortuzi, i cili përveç detyrës së tij në spital u tregua i gatshëm në çdo kohë kritike, të ndihmojë këdo që do të ketë nevoja emergjente për shëndetin, qofshin të rinj apo të moshuar. Dr. Fortuzi ka treguar vazhdimisht interesim për kujdesin shëndetësor të  moshës së tretë në New York.
Dhuna në familje
Për shkak të masave vetëizoluese në shtëpi ndaj coronavirusit COVID- 19 mund të kemi edhe rritje të konflikteve e dhunës në familje, ku më të rrezikuarit janë gratë e fëmijët. Viktima e ka të pamundur të telefonojë policinë apo qendrat e Këshillimit. Ne si organizatë gruaje që meremi me të drejtat e gruas dhe fëmijëve, në bazë të udhëzimeve të OBSH për kujdesin e nënës e fëmijëve do ti sygjeronim fqinjëve të jenë më të vëmendshëm në rast dëgjimi të zhurmave ose thirrjeve për ndihmë e të njoftojnë menjëherë policinë.
Nismën e saj Organizata “Shpresë & Paqe” do ta shtrijë përtej New Yorkut e për çdo rast vë në dispozicion adresën e e-mail-it: hope. peace.org@gmail.com dhe numrat e telefonit: 917. 280.8146/ 929.451.5471

Bisedë me znj.Valbona Tolve e cila eshtë në vijën e parë të Frontit të Luftës kundër koronavirust në Amerikë – Nga Keze Kozeta Zylo

 

Shqetësimi më i madh imi është që ne nuk kemi “personal protective equipment” për tu ruajtur nga infektimi me këtë virus. Nuk kemi as maska. Shqetisimi tjetër është se spitalet nuk janë në gjendje t’i ndihmojnë dhe të kujdesen pë të gjitë këta pacientë të infektuar.

Znj.Tolve punon në dy qendra të mëdha spitalore në New York të cilat kujdesen për pacientë që janë testuar me COVID-19.

Në këtë kohë pandemike që po kalojmë cila është  detyra juaj në spital për t’i shërbyer popullit amerikan?

Unë jam infermiere. Unë punoj në departamentin e Kardiologjise, Montefiore Medical Center në Bronx si dhe në Good Samaritan Hospital në Suffern, NY në Telemetry Unit dhe tani kujdesemi për pacientë që janë testuar për COVID-19.

Në MMC unë punoj në një klinikë. Aty ne shikojmë pacientë që kanë probleme me zemrën.

Unë assistoj me nuclear stress tests dhe echo stress test. Mbledhje ka përditë, dhe nuk e dimë se çfarë e nesërmja do të sjellë. Ka shumë të ngjarë që të na lëvizin në spital ku ka më shumë nevojë për infermierë e doktorë, sepse numri i pacientëve të infektuar rritet çdo ditë.

Cili është shqetësimi juaj kryesor si infermiere kur ndodheni pranë pacientëve tuaj?

Shqetësimi më i madh imi është që ne nuk kemi “personal protective equipment” për tu ruajtur nga infektimi me këtë virus. Nuk kemi as maska. Shqetisimi tjetër është se spitalet nuk janë në gjendje t’i ndihmojnë dhe të kujdesen pë të gjitë këta pacientë të infektuar.

Si u ndjetë kur ju dhanë detyrën se ju do të jeni në vijën e parë të Frontit të Luftës?

Manaxherja ime më dërgoi një tekst mesazh për të më njoftuar. Të them të drejtën u trondita, po pastaj mendova, rreziku është gjithandej tashmë i përhapur dhe njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë për ne.

Si nënë dhe si bashkëshorte keni frikë se mos e merrni nga të sëmurët këtë virus vdekjeprurës?

Frika është, po kur je në vrullin e punës e harron dhe frikën. Të gjithë që punojnë në fushën e mjekësisë në këtë kohë apo në një tjetër ekspozohen me viruse e bakterie të rrezikshme. Infermieret që janë shtatzanë, ose kane probleme të tjera shendëtsore nuk kujdesen për pacientë të infektuar me COVID-19. Në fund gjërat janë në dorën e Zotit, po kujdesi për të ruajtur veten është për të pasur të gjitha pajisjet e nevojshme që tani për tani nuk i kemi në dispozicion. Mua më është dhënë vetëm një maskë N 95 që e kam mbajtur të veshur për 13 orë rresht pa e hequr nga fytyra.

Ju keni 3 fëmijë kush kujdeset për ata në këtë kohë lufte?

Për fëmijët kujdeset burri, ai punon nga shtëpia gjatë kësaj kohe.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si infermiere?

Më vjen shumë keq për shqiptarët që janë në Shqipëri. Fati i mire i shqiptaëve është se janë popull i ri relativisht me moshë, dhe uroj që si popull ta kalojë më kollaj, me më pak fatalitete se Italia qe e ka popullsinë më të vjetër në botë. Nuk ka ilaç për ta kuruar pacientin për këtë virus, dhe nuk mund te them se ne kemi ilace e ata s’kane, po këtu në Amerikë njerëzit kanë mundësi nga ana mjekësore të marrin ndihmë qe ta kapërcejnë këtë virus. Nuk e kam të qartë se çfarë mjekimi po marrin njerëzit e infektuar në Shqipëri kur kanë probleme me frymëmarrjen.

Mendoni se ky virus do të zhduket së shpejti?

Unë personalisht mendoj se ky virus mund të zgjasë dhe një vit. Njerëzit nuk mund t’i mbash të izoluar tërësisht për muaj me radhë. Është e pamudur po ashtu dhe perspektiva e anës së ekonomisë. Nëse do ketë lëvizje të njerëzve do të ketë infektime. Ideja është që të ketë sa më pak humbje jete nga ky virus. Prandaj New Yorku është mobilizuar nën drejtimin e Governor Cuomo të ndërtojë spitale dhe qendra testimi, që kush ka nevojë për ndihmë mjekësore ta ketë atë mundësi.

Cilat janë disa nga këshillat tuaja rreth kësaj epidemie si punonjëse e shëndetsisë?

Duket qesharake, por sapuni është armiku numër një i këtij virusi. Lani duartë me sapun për

20 sekonda. Mos tështini në duar, përdorni një facoletë. Hani ushqime të freskta të pasura me vitamin C. Hapni dritaret dhe ajrosni shtëpitë. Praktikoni distancim social për të mbrojtur njerëzit që janë më të dobët nga shendeti. Shpresoj se kjo marrëzi do të marri fund së shpejti, dhe nëse prapë do të ketë raste në të ardhmen, mbasi kaosi do të kalojë, nuk do të mbulohen nga media si tani…

Si i ngjitët shkallët e karrierës për të arritur këtë sukses në Amerikë?

Gjërat e mira nuk vijnë kollaj në jetë. Çelësi ka qenë të mos heq dorë nga ëndrrat e mia dhe të punoja me gjitë forcën e shpirtit për t’i realizuar. Fati im ka qenë se kam nje mama të mrekullueshme, që më ka mbështetur në çdo hap timim, që ka sakrifikuar cdo gjë për të më parë jo vetëm mua por dhe motrën time të dilnim në dritë.

Unë këtu në Amerikë kam diplomën BA në Literaturë Angleze, BSN në infermieri dhe MSN në Nursing Administration. Ka qenë dashuria për shkollen dhe librin që ka filluar që kur kemi qenë fëmijë nga babai im, që unë të kem këtë vullnet për edukim dhe shkollim.

E kishit ëndërr të punonit në shëndëtësi?

Faktikisht kjo ka qenë ëndrra e mamit tim. Gjithashtu dhe specialiteti i kardiologjisë ka qenë rekomandim i saj. Që të vogël ajo më ka shtyrë të studioj biologji dhe më thoshte te bëhesha veterinere që të kujdesesha për qenin tim se përherë kam pasur dashuri për kafshët. Po ajo ka qenë në gjendje të ma kuptoj personalitetin dhe karakterin, sepse fusha në të cilën unë punoj me jep shumë kënaqësi dhe sadisfaksion nga ana profesionale. Jam përherë e lumtur kur jam në gjendje t’i njihmoj njerëzit që kanë nevojë, dhe e bëj këtë me gjithë zemër.

Ju jeni e bija e dy intelektualëve të nderuar, profesores në universitet në Shqipëri dhe Amerikë Afërdita Ishmaku si dhe e mësuesit të matematikës dhe drejtorit të gjimnazit “50 Vjetori” në Tiranë Myfit Ishmaku.  Si do ta kujtoni të ndjerin babain tuaj të cilin e vranë në kohën e demokracisë, post diktaturë duke u lënë ju në moshë të vogël? 

Babin e kam dashur shumë, dhe megjithëse kanë kaluar kaq shumë vjet, prapë më mbushen sytë me lot kur e kujtoj. Kanë qenë kohë shumë të vështira për familjen time.

Babai im ishte njeri i përsosur, i dashur, i dhimbsur, zemërgjerë, intelektual që e donte shumë kulturën dhe Shqipërinë.

Çdo hap që kam bërë në jetë përherë e kam pasur babain tim në mendje si udhërrëfyes.

Babai im do ishte krenar për mua, siç jam unë krenare që jam vajza e Tij, për jetën time, për çfarë kam realizuar në jetë, Ai na shikon nga lart si Ëngjëll mbrojtës.

Mbasi babai im u vra, më 24 Janar të vitit 1994, ka qenë mamaja jonë ajo që me një forcë të jashtëzakonshme na rriti dhe na edukoi me të gjitha parimet e babait tonë.

Kur ishim të vogla babi na thoshte: “Nëse bëheni të zonjat sa gjysma e mamit, do t’ia dilni në jetë”.  Dhe vërtetë ajo është nje grua shumë e zonja, megjithëse fati e la të ve me dy fëmjë të vegjël në atë Shqipëri të rrëmujës dhe të luftës.

Faleminderit znj.Tolve dhe ju urojmë shëndet në këtë kohë pandemike!

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

25 Mars, 2020

New York

Shkencëtarja shqiptare në SHBA letër të hapur për shqiptarët: Ja kur nisin simptomat e COVID-19

Donjeta Gjuka, shkencëtarja shqiptare e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen me një letër të hapur për qytetarët shqiptarë, në këto ditë të vështira për shkak të COVID-19.

Përmes një mesazhi, të cilët e ka postuar në faqen e saj të ‘Facebook’ Gjuka sjell disa rekomandime, të cilat janë thelbësore për frenimin e COVID-19.

“Këto të gjitha janë masa për mbrojtje dhe jo për panik. Sidoqoftë, mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdha në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë masat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësor.”, shkruan Gjuka.

Letra:
Si shkencëtare në prag të doktoraturës në Qelizë dhe Biologji Molekulare në Universitetin e Teksasit në Austin, që punoj shumë në fushën e imunologjisë dhe rregullisht po e diskutojmë koronavirusin në departament, po e ndiej përgjegjësi t’ju drejtohem të gjithëve me disa rekomandime (sidomos pasi kultura jonë është më sociale):
1) Për masa mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, ju lutem për momentin: evitoni tubimet. Qëndroni në shtëpitë tuaja jo në grumbuj të mëdhenj, meqë për momentin nuk dihet kush është i infektuar dhe kush jo. Periudha e inkubimit të virusit është 2-14 ditë.

Simptomat e para shihen mesatarisht pas 5 ditësh të infektimit, por mund të zgjasë deri në 14 ditë pa simptoma. Prandaj distancimi edhe prej njerëzve pa kurrfarë simptomash e sidomos që kanë udhëtuar në vende jashtë shtetit, ku ka raste pozitive për koronavirus, është i nevojshëm tani.
2) Sa më pak kontakt direkt me të tjerët. Përshëndetuni me një tungjatjeta, pa nevojë të shtrëngoni duart me njëri-tjetrin apo të përqafoheni. Nuk është histeri ose paranojë, është vetëm mbrojtje për vetën dhe të tjerët.

3)Pastroni duart shpesh me ujë te nxehtë për 20 sekonda. Përdorni dezinfektues kur nuk ka sapun.
4) Virusi jeton edhe jashtë trupit të njeriut në sipërfaqe të forta ose të buta për një kohë ende te pacaktuar definitivisht (varësisht temperaturës dhe lagështisë). Prandaj kujdes çfare prekni dhe lani duart pasi të keni kontakt me gjëra që prekin edhe të tjerët. Kujdes edhe me telefonat mobil të cilët shpesh vendosen në sipërfaqe të ndryshme dhe i prekim me duar.
5) Kujdes të posaçëm për të moshuarit dhe njerëzit me imunitet më të dobët (pacientat me kancer ose sëmundje të imunitetit). Fatmirësisht, për momentin nuk ka shumë raste në fëmijë, por sidoqoftë kujdes gjithashtu edhe për fëmijët pasi që imuniteti i tyre është ende në zhvillim.
6)Të moshuarve u sugjeroj të qëndrojnë në shtëpi. Ecja në natyrë është e shëndetshme por qëndroni larg të tjerëve (së paku 2 metra).

7) Palestrat (gyms) dhe parqet me lodra te fëmijëve, janë vende ku viruset mund te përhapen shumë shpejt dhe lehtë, do t’i evitoja për momentin.
8) Nëse paraqitni simptomat e virusit, evitoni kontaktet me të tjerët dhe testohuni.
Këto të gjitha janë masa për mbrojtje dhe jo për panik. Sidoqoftë, mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdha në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë masat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësor.

Komisioni VATRA: Propozimi i LDK për votë mosbesimi shkakton krizë politike në një kohë të vështirë për kombin shqiptar

VOAL – Komisioni VATRA ka lëshuar sot këtë deklaratë per situaten politike ne Kosove, ku shpreh shqetësimin për rrezikun e rëndë që krijon propozimi i LDK-së për votë mosbesimi ndaj qeverisë Kurti, në vijim të propozimit të presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Ky veprim, thekson Komisioni Vatra, për shkak të krizës shëndetësore nga koronavirusi dhe krizës ekonomike që e shoqëron atë, duke shkaktuar krizë politike të panevojshme, e përshkallëzon rëndë situatën në favor të armiqve të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Më poshtë deklarata:

Vatra Shqetësohet mbi gjendjen në Kosovë


Vatra është thellësisht e shqetësuar mbi gjendjen e krijuar në Kosovë. Sot, Kosova po tejkalon tri kriza: Krizen shendetesore dhe ekonomike që vijnë si rrjedhojë e pandemisë globale, COVID-19, të cilave, për fat të keq, i shtohet edhe ajo politike. Propozimi i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK) për të paraqitë votë mosbesimi ndaj qeverisë së sapoformuar, fill mbas kërkesës së presidentit për të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, shkakton krizë politike në një kohë të vështirë për kombin shqiptar.


Duke u mbështetë në nenin 131 të Kushtetutes së Kosovës, Presidenti i Kosovës dhe disa politikanë të tjerë të Kosovës kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.  Nji veprim i tillë mund të shkaktojë destabilizim me përmasa katastrofike për Kosovën, në nji kohë kur Serbia vazhdon veprimatrinë e saj lobuese për mohimin e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe pengimin e pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe në një kohë kur Vucic deklaron që, “Edhe sikur t’a tërheqin zvarrë nëpër rrugë, ai nuk do t’a njohë pavaresinë e Kosovës.”  Propozimi për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonënshme në Kosove për shkak te coronavirusit nuk duhet të përdoret për interesa personale apo politike.


Vatra e mirëpret deklaratën e Kryeparlamentarës së Kosovës ku thotë: “Ne nuk mund të lejojmë që në këtë kohë tmerri të triumfojë virusi i përçarjes dhe jo forca e bashkimit ndaj së keqës.”  Gjithashtu, Vatra përkrah qendrimin e saj për një rezolutë për dialogun me Serbine shprehur me anë të tweet se, “Askush nuk do të jetë në gjendje të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës”.


Vatra mbështetë çdo qeveri që mbron interesat kombëtare, dhe integritetin teritorial të Kosovës dhe që lufton kurupsionin (një epidemi tjetër futë thelle në dejt e politikanëve shqiptarë).


KOMISIONI VATRA 5 TETOR 2019 -SHBA

22 mars 2020

Bisedë me specialistin e shendetit Taulant Hoxha i cili me bashkeshorten e tij janë në vijë të pare në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Amerikë

Nga Keze Kozeta Zylo

Taulanti punon në departamentin e Radiologjisë dhe skanon pacientët që janë me simptomat e Covid19, ndërsa Entela është infermiere në repartin intensiv (reanimacion) ku pacientët janë në gjendje kritike, dhe trajtohen me respirator dhe aparaturat e oksigjenit.  Taulanti qëkur ka qenë student, ka shpikur një mbrojtëse nga radiacioni për fëmijë, e cila u aprovua nga shteti amerikan dhe zotëroj patentën për të. Në 2016-ën gjithashtu ka publikur një libër për Rezonancën e Magnetike (MRI Planning) për t’u ardhur në ndihmë studentëve të kësaj fushe.

 

Taulant Hoxha MBA RT (R) MR, teknolog i Rezonancës Magnetike dhe bashkëshortja e tij Entela Hoxha BSN RN Infermiere e Regjistruar, janë specialistë të shendetit njerëzor dhe punojnë në spitale të njohura në Amerikë, për të mbrojtur shëndetin e popullit amerikan.  Në këtë kohë Pandemic Corona Virus ata janë në vijë të parë të Frontit të Luftës kundër Coronavirusit Covid 19.

Z.Hoxha, jemi në kohë lufte sipas presidentit Trump dhe OBSh-së ku ju keni detyrat tuaja në shëndetësi për t’i shërbyer popullit amerkan.  Më konkretisht cilat janë detyrat tuaja në këtë situatë tragjike?

Unë punoj në departamentin e Radiologjisë dhe skanojmë pacientët që janë me simptomat e Covid19, pasi virusi atakon rrugët e frymëmarrjes dhe veçanërisht mushkëritë. Për momentin jemi në gadishmëri të plotë dhe në kontakt të vazhdueshëm me CDC (Agjensia e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve). Ata na njoftojnë për çdo zhvillim të fundit të Covid19 dhe në baze të informacionit dhe udhëzimeve të CDC, ne përshtasim protokollin për trajtimin e pacientëve që shfaqin simptomat e Covid 19.

 

Bashkëshortja Entela, është infermiere në repartin intensive (reanimacion) ku pacientët janë në gjendje kritike, dhe trajtohen me respirator dhe aparaturat e oksigjenit. Entela gjithashtu është në gadishmeri të plotë bashkë me kolegët e saj duke dhënë maksimumin për të shpetuar sa më shumë jetë dhe mposhtur këtë virus pandemik

 

Në cilat spitale shërbeni dhe cilat janë disa nga problemet akute që ju përballeni në këtë kohë?

Unë punoj në Hackensack Meridian Health Palisades Medical Center dhe bashkëshortja punon në Select Specialty Hospital. Një nga problemet që ne po ndeshemi për momentin faktikisht jo vetem ne por e gjithë Amerika, është numri i kufizuar i mjeteve mbrojtëse si maskat N95, dorezat, dhe veshjet speciale. Megjithatë spitalet tona po bëjnë punë të shkëlqyer për të na i siguruar këto mjete dhe ne po i menaxhojmë me shumë kujdes për mosshpërdorimin e tyre. Spitali gjithashtu ka marrë masa për rritjen e fluksit se pacientëve që deri tani nuk ka krijuar ndonjë problem.

Gjatë shërbimit tuaj në shendetësi në këtë kohë keni pasur raste me pacientë shqiptarë?

Jo fatmirësisht deri tani nuk kemi pasur ndonjë shqiptar me Covid19 apo me simptomat e këtij virusi.

Cilat janë këshillat tuaja si profesionistë në këtë fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo epidemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?

Higjena është mbrojtja kryesore nga ky virus. Larja e duarve me sapun për 20 sekonda, mosprekja e fytyrës (hundës, syve dhe gojës), pastrimi i sipërfaqeve dhe dorezave të derës me alkohol pasi në metale ky virus qëndron me ditë. Nëse njerezit dalin për të bërë pazaret menjëherë të lajnë duart pasi karrocat e marketeve jane vektor transmetimi i virusit. Distancimi nga njerëzit është shumë i rëndësishëm pasi jo vetëm që të mbron nga virusi, por ndërpret përhapjen e virusit Covid 19 në masë.

Për t’u mbrojtur nga ky virus duhet të marrim sa më shumë Vitamin C dhe të pijmë ujë të ngrohtë me limon çdo 15 minuta. Arsyeja se pse duhet të pijmë ujë çdo 15 minuta është sepse virusi qëndron në fyt për të depërtuar në mushkëri. Duke pire ujë çdo 15 minuta, virusi transportohet në stomak ku shkatërrohet nga acidi i stomakut. Një tjetër rekomandim është gargara me ujë dhe kripë.

Besoj se së shpejti do i rikthehemi normalitetit. Qeveria amerikane po punon nonstop për mbrojtjen e qytetareve dhe po mbështet shkencën dhe mjekësinë për zhvillimin e kurës së Covid19 dhe të vaksinës për parandalimin e saj. Trump ka akorduar miliarda dollar dhe ka vënë në gadishmëri agjensitë e shëndetit dhe FDA (Agjensinë për miratimin e ilaçeve) për miratim sa më të shpejtë të kurës dhe vaksinës së Covid 19.

Nju Jorku dhe disa shtete të tjera po bëhen shtete të frikshme me një përhapje me shpejtësi të Coronavirusit si do të parandalohet kjo epidemi që po merr jetë njerëzish?

Masat tashmë janë marrë si kudo nëpër botë me ndalesën e qarkullimit të njerëzeve. Publiku po edukohet për mënyrat e mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së virusit. FDA sot aprovoi (test kit) tampon qe jep zbulon  Covid 19 brenda 45minutave. Një lajm shumë i mire është se jemi shumë pranë kurës së Covid 19. President Trump lajmëroi në konferencën e shtypit të së shtunës, se Hydroxychloroquine në bashkëpunim me antibiotikun Azithromycin janë shumë efektive në luftën kundër virusit. Nga testet e bëra, 90% e pacientëve me Covid 19 u janë zhdukur simptomat dhe kane rezultuar negativ vetem 6 ditë pas trajtimit me këtë kurë.

Cili është edukimi juaj dhe si i keni ngjitur shkallët e karrierës në mjekësi?

Unë jam diplomuar me BSAST Bachelor Shkencor për Shkencat e Aplikuara dhe Teknologji në Medical Imaging në Thomas Edison State University. Gjithashtu jam diplomuar me Master për Administrim Biznesi, specialiteti menaxhim në Fitchburg State University.

Bashkëshortja është diplomuar me BSN Bachelor në Shkencat e Infermierisë.

Për të dy ka qenë e vështirë në fillim, sepse ishim studentë me kohë të plotë dhe nuk kishim mundësi të punonim shumë. Ka qenë sakrifice shumë e madhe, pasi përveç shkollës duhej edhe të shkonim nëpër spitale për të bërë praktikën deri natën vonë. Dëshira dhe pasioni për fushën e mjekësisë na motivonte që të ecnim përpara pavarësisht vështirësive. Por në Amerikë pas sakrificës vijnë vlerësimi dhe frytet e punës. Pas diplomimit dhe specializimeve, oportunitetet kanë qenë më të mëdha për ngjitjen e shkallëve të karrierës. Personalisht jam përpjekur të jap maksimumin për fushën e Radiologjise pasi e dashuroj si profesion. Qëkur kam qenë student, kam shpikur një mbrojtëse nga radiacioni për fëmijë, e cila u aprovua nga shteti amerikan dhe zotëroj patentën për të. Në 2016-ën gjithashtu kam publikur një libër për Rezonancën e Magnetike (MRI Planning) për t’u ardhur në ndihmë studentëve të kësaj fushe.

Sa e vështirë është për ju të dy si bashkëshortë të punoni në këto ditë të vështira dhe si e menaxhoni kohën?

Është pak e vështirë sepse në një kohë që të gjithë ndodhen pranë familjeve të tyre ne jemi në frontline, duke e luftuar pandeminë virale që ka traumatizuar gjithë globin. Për momentin të dy jemi të fokusuar në punë, pasi pacientët kanë shumë nevojë për ne në këto momente jo vetem fizikisht por edhe psikologjikisht. Në të tilla profesione sidomos në emergjencë kombëtare koha është luks dhe e kuptojmë shumë mirë njeri-tjetrin.

Keni frikë nga kjo epidemi se mos ju transmetohet nga të sëmurët?

Jo sepse ne gjithmone jemi të ekspozuar nga sëmundje edhe më të rrezikshme vdekjeprurëse. Megjithatë kujdesi është shumë i lartë dhe ndjekim protokollin e duhur në përballimin e saj. Meraku është se mos bëhem vektor transmetimi për prindërit dhe marr gjithë masat e duhura para se të dal nga spitali duke lënë uniformën në punë dhe duke bërë larjen e duarve. Ky virus është i rrezikshëm për moshat e treta dhe sidomos nëse kanë sëmundje ekzistente.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptar, por dhe si specialist?

Mendoj që masat e marra nga shteti shqiptar janë të domosdoshme dhe njerëzit duhen ta marrin pak më seriozisht vetëizolimin, sidomos duke parë gjendjen e rënduar ne Itali që është shume herë më e zhvilluar se Shqipëria. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen dhe të ndjekin rregullat e vetëizolimit, sepse përbejnë rrezik jo vetëm për veten e tyre dhe familjarët, por për të gjithë qytetarët e tjerë. Të mos harrojmë që Shqipëria është një vend i varfër dhe përshkallëzimi i situatës për shkak të pakujdesisë apo kapriçove të disa qytetarëve do e çonte vendin në kolaps total. Ndihmë nga shtetet tjera do mungonte ashtu sic i mungon Italise pasi çdo shtet do të  sigurojë qytetarët e saj. Megjithatë popullsia dërrmuese janë përgjigjur më mirë seç pritej dhe po zbatojnë instruksionet e specialistëve dhe instancave qeveritare. Shpresoj që ta kalojne sa më shpejti dhe pa u rritur numri i viktimave. Fatmirësisht kura qe po zhvillohet me kombinimin e 2 ilaçeve te lartpërmendura ka dhenë shumë shpresë në bazë të rezultateve të deritanishme dhe ato ilaçe ndodhen rëndome nëpër farmaci kudo nëpër botë.

Cila ka qenë fëmijëria juaj?

Personalisht kam pasur nje femijëri të lumtur dhe më gëzon fakti që nuk kishim teknologji të zhvilluar si fëmijët sot, sepse na bënte më social dhe mendjen më pjellore. Krijonim vetë lojra nëse topi i llastikut çahej, dhe ndoshta ajo më ka ndihmuar edhe për shpikjen që bëra këtu në Amerikë.

E kishit ëndërr kur erdhet në Amerikë të punonit në fushën e mjekësisë?

Amerikën gjithmonë e kam pasur ëndërr dhe të them të drejtën se mendoja kurrë që do punoja ne fushën e mjekësisë. Kur fillova kolegjin, ne fillim u regjistrova për Computer Science (Shkencat Kompjuterike) por një student i klasës më bindi të ndërroja degë në Radiography dhe kur bëra orientimin ne Radiography u dashurova menjëherë. Pjesa tjetër është histori.

Kur keni ardhur në Amerikë?

Në Amerikë kam ardhur me ane tëllotarisë Amerikane në prill të vitit 2000, para 20-vjetësh dhe isha 19 vjeç. Llotaria më ra mua vetëm, pa familjen. Ishte një aventurë drejt të panjohurës ku realiteti ishte komplet ndryshe nga çfare dëgjoja në Shqipëri apo shikoja në televizor. Ishte një fat shumë i madh, që më ndryshoi jetën time dhe të familjes 190 gradë ku dhe njoha shoqen e jetës që kemi kaluar çdo vështirësi të jetës së bashku dhe më ka bekuar dhe dhuruar 2 djem të bukur  Brian dhe Kevin që mezi presin të vizitojnë Shqipërinë.

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

21 Mars, 2020, New York

Bisedë me znj.Elona Lopari, trainere jete dhe karriere (Life and Career Coach) – Nga Keze Kozeta Zylo

 

 

Në këtë kohë të Pandemic Coronavirus për të limituar stresin secili duhet t’i thotë vetes që unë jam i sigurtë dhe të gjithë njerëzit e dashur të mi janë mirë dhe kjo situatë do të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur sugjeron znj.Elona Lopari

 

Znj.Elona Lopari ka punuar me plot sukses për 13 vite në kompani të mëdha amerikane dhe i ka ngjitur shkallët e karrierës shumë shpejt në pozicione të ndryshme duke filluar si menaxhere dhe më pas si lidere në Human Resource.

Znj.Lopari, ka pasur kenaqësinë dhe privilegjin që të punojë me qindra punëtorë në Amerikë duke zbuluar edhe pasionin e saj për lidership edhe psikologji ose fushës së re që quhet ndryshe “Coaching”.  Ajo është licensuar si Life Coach (Trainere Jete).  “Coaching” është një fushë e re që kryesisht merret me zhvillimin personal të individit që me ndihmën e një traineri (Coach) mund të zbulojë dhe eksploroj pengesat dhe besimet limituese mendore qe e pengojnë të perparojë në një ose më shumë fusha të jetës.  Znj.Lopari ka mbi dy vite që ka hapur kompaninë e saj që quhet “Elona Lopari Coaching” duke i ardhur në ndihmë kryesisht grave nga kultura të ndryshme të botës për ngritjen ose arritjen e tyre në karrierë, biznes ose në zhvillimin e jetës së tyre personale.  Znj. Lopari veçanërisht e ka për nder dhe ndjen përgjegjësi për të kontribuar në komunitetin e grave shqiptare që duan të zbulojne pasionet, aftësitë e tyre personale dhe profesionale dhe si t’i aplikojnë këto në punë ose në biznes në mënyrë që ato të përmiresojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe të familjes, shoqërisë dhe më gjerë.

 

Znj Lopari si ka qenë fëmijëria juaj dhe si e kujtoni atë?

 

Fëmijëria ime ka qenë përgjegjsisht e lumtur duke mbajtur mend më së shumti lojërat krijuese në lagje me shoqërinë në Tiranë.  Kam shumë kujtime të bukura deri në moshën 15 vjeçare kur ishte momenti i shkëputjes për të ardhur në Amerikë.

 

Kur keni ardhur në Amerikë dhe cilat janë mbresat e para kur shkelët në këtë vend të bekuar?

 

Siç e preka edhe më parë kam ardhur në Amerikë në moshën 15 vjeçare mbasi kisha mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme në Tiranë. Kujtimet e para në Amerikë i kujtoj me shumë ëndrra të bukura për Amerikën duke kujtuar ato që na kishte folur babi im që kishte më shumë se një vit që kishte ardhur përpara meje, motrës vëllait edhe mamit.

Ai shpeshherë na thoshte për mundësitë e shumta në këtë vend edhe si duke mbaruar shkollat dhe duke u edukuar ne do mundeshim të kishim mundësi më të mira se në vendin tonë.

 

Cili është shkollimi juaj dhe për çfarë keni mbaruar konkretisht?

 

Unë kam mbaruar Brooklyn College për Menaxhim Biznesi dhe Financë me diplomë Bachelor dhe gjithashtu së fundmi jam licensuar për Life Coaching, një fushë e Psikologjisë.

 

Ju keni hapur biznesin tuaj “Elona Lopari Coaching” dhe si gazetare mendova të të kontaktoj në këtë kohë kolere pasi mendoj se funksionimi i kompanisë suaj është më i domosdoshëm se kurrë?

 

Po kam dy vite që kam hapur kompaninë time që përfshim shumë nga shërbimet e Coaching në Karrierë, Biznes, Jetë, Prindërim dhe Coaching.  Në këto kohë të vështira si ekonomikisht po edhe psikologjikisht ku jemi përfshirë të gjithë, shërbimi ynë për Life Coaching ose trainim jete përqëndrohet në ardhjen në ndihmën e individit për të menaxhuar mendjen dhe mendimet negative në funksion të jetës praktike. Çfarë ne mendojmë, ne më pas ndjejmë dhe më vonë kryejmë veprime përkatëse për të marrë rezultate në jetën reale.

Këhtuqë është shumë e rëndësishme që të kuptojmë a po mendojmë pozitivisht ose negativisht, ngase kjo ndikon ne ndjenjat tona negative ose pozitive dhe më pas sjellin rezultatet në jetën tonë.

 

Si funksionon kompania dhe si i ndihmoni klientët tuaj kur dihet se shumë prej tyre janë në ankth, në pagjumësi, të pasigurtë nga frika e Pandemic Coronavirus?

 

Unë afroj workshops dhe seanca private për klientët e mi në zyrën time këtu në Brooklyn.

Një nga metodat më praktikante që unë i ndihmoj klientët e mi është praktika e meditimit dhe reflektimit me fokus në gjërat që vlerësojmë më shumë në jetë, pastaj në shkrimin e mendimeve në letër në mënyrë që ato të kuptojnë se si mendimet e tyre negative ose penguese kontribojnë në rezultatet që shfaqen në jetën e tyre.  Unë i ndihmoj klientët të kuptojne se përkundër situatave që jeta të shërben të mira ose të keqia ne gjithmonë e kemi në dorë se si ta shohim situaten mirë apo keq dhe ku të fokusohemi.  Duhet gjithashtu të afirmojmë me veten thënie pozitive që ato i besojnë me zë të lartë në mënyrë që këto thënie të kalojnë në subkoshiencën e tyre dhe të fillojnë të bëhen besime të reja.

 

A mendoni se ekzagjerohet nga mediat, politikanët lajmi i përhapjes së Coronavirusit të këtij virusi të padukshëm dhe padyshim ndër njerëz me probleme, por dhe të shëndetshëm shkakton panik?

 

Unë mendoj që mediat po bëjnë një punë të mirë informatIve duke u munduar që të reagojnë në kohë dhe të jepen të gjitha informacionet e nevojshme duke mbajtur balancin midis situatës siç është në të vërtetë me fakte dhe gjithashtu duke munduar të mbajë qetësinë e gjithëecilit.

Me të gjithë informacionin nga media televizive dhe sociale, unë sugjeroj që njerëzit të kenë kujdes nga mbingarkimi i informacionit. Të mundohen të gjejnë një të mesme midis informacionit që të jenë në dijeni dhe nga ana tjetër marrja me aktivitieteve të tjera që u japin kënaqësi si shikimi i një filmi të bukur, leximi, gatimi ose shpenzimi i kohës cilësore me njerëzit e dashur në biseda ose lojërave krijuese.

 

Cilat janë disa nga këshillat e tua si specialiste për njerëzit që po përjetojnë simptoma të depresionit, të tmerrit të epidemisë?

 

Të mundohen sa të munden te shpenzojmë pak kohë vetëm për lajmet, por të futen në biseda me njerëzit rreth e rrotull në familje, të përpiqen të rrethojne veten me familjarë që japin kurajo, të limitojnë mbi informacionin mbi virusin, dhe në fund të praktikojnë ushtrime fizike në kushte shëpie si yoga dhe të dëgjojnë muzikë. T’i thonë vetes që unë jam i sigurtë dhe të gjithë njerëzit e dashur të mi janë mirë dhe kjo situatë do të kalojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

Si e afroni shëbimin tuaj dhe cili është orari përkatës?

 

Unë afroj seanca private dhe në grup në zyrën time në Brooklyn ose virtualisht me video call dhe të gjithë të interesuarit mund të më ndjekin në Web: elonaloparicoaching.com ose e-mail elonalopari@gmail.com.

Klientët mund të ndjekin orarin përkatës ose duke lënë takime për seancat private me mua ose te regjistrohen për një nga workshops me tema të ndryshme.

 

Cila janë planet tuaja për të ardhmen?

 

Në të ardhmen, dua të vazhdoj në misionin tim të fuqizimint të grave të gjitha kulturave në pergjithësi dhe grave shqiptare në veçanti përmes edukimit të fushës së coaching dhe të mesoj si kjo fushë mund të ndryshojë jetën dhe e ndihomon individin të kuptojë potencialet pa limite të vetvetes. Përvec seancave private, dua të organizoj evente dhe seminare për zhvillimin personal për të ndihmuar gratë në këtë formë.

 

Faleminderit Znj.Lopari për bisedën dhe ju urojmë shumë suksese në fushen tuaj.

 

Bisedoi Kozeta Zylo, gazetare, New York.

 

19 Mars, 2020

Staten Island, New York

Shkolla Shqipe “Alba Life” në të gjitha lagjet e Nju Jorkut festoi 7 Marsin Ditën e Mësuesit në Bronx, NY – Nga Keze Kozeta Zylo

 

 

Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj vlerësoi me certificata mirënjohjeje mësueset dhe stafin e shkollës Shqipe “Alba Life”

 

Diaspora Shqiptaro Amerikane festoi 7 Marsin Ditën e Shenjtë të Mësuseit me nxenësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx të Nju Jorkut.

Ndonëse guvernatori i Nju Jorkut Andrew Mark Cuomo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë botërore “Coronavirus” dhe padyshim ky lajm ka bërë efektin e duhur për t’i stepur njerëzit për t’u grumbulluar në mjediset publike, përsëri festa e 7 Marsit erdhi plot dashuri dhe mirënjohje nga prindërit, mësuesit, nxënësit dhe Diaspora.

Në një të shtunë me diell të ngrohtë si vetë zemrat e mësuesëve që e presin plot përkushtim dhe dashuri këtë ditë të shenjtë u mblodhën së  bashku me nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në  Bronx në Shkollën Publike amerikane Christopher Colombus.

Sipas historisë, më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.  Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Për këtë ditë të shenjtë është derdhur shumë gjak dhe janë helmuar shumë mësues si Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi etj. Figura të ndritura të Rilindjes ishin si motrat Qiriazi, familja e ndritur Qiriazët, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman për pesë shekuj bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Programin artistik për festën e mësuesit e hapi nxënësi Arelt Xhaferri, në nderim të  hapjes për herë të Shkollës Shqipe në Bronx nga “Alba Life”.

Programin e prezantoi me plot kulturë  dhe profesionalizëm, vajza e talentuar anëtare e stafit të  Shkollës Shqipe “Alba Life” Rea Ulaj.

Ajo tha se është  viti i 13–të  që ne festojmë  Ditën e 7 Marsit, këtë ditë të shenjtë, e festojmë së  bashku me ju dhe duke sjellë  fëmijët në skenë të flasin shqip.  Cfarë krenarie ndjej kur i shikoj këta fëmijë të flasin SHQIP!

Shkolla Shqipe “Alba Life”që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut si në  Staten Island, Brooklyn, Queens dhe Bronx si dhe në  Manhattan për vite me radhë , i ftoi nxënësit përfaqësues të shkollave të vinin me pankartat në duar si: Arelt Xhaferri, Ilirjan Thaqi, Kelvin Rustani, Thomas Gjika dhe Kaltrina Mushkolaj.

Programi u hap me Hymnin e Shkollës Shqipe “Alba Life” “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë”  si dhe vazhdoi me nxënësit në Staten Island, Brooklyn, Queens dhe Bronx të cilët intepretuan mjeshtërisht si “Alfabeti Shqip” poezi, këngë si dhe vallet si “Vallja e Kosovës”, “Kuq e Zi je Ti” dhe “Vallja e Tropojës”.

Këngët “Kuq e Zi, kuq e Zi” u shoqëruan nga artistja e mirënjohur Valbona Peraj e cila përshëndeti me zërin e saj brilant me këngën “Jam Arbnore”.  Artistja Peraj i është bashkuar programit të “Alba Life” ndërkohë dhe djali i saj i vetëm ka ardhur pranë Shkollës Shqipe në Bronx.

Të gjitha këngët si: “Një lahutë dhe një  Flamur”, “Kënga e mësueses”, “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë”  etj, u dirigjuan nga mësuesja plot përvojë Adelina Laçaj njëkohësisht dhe udhëheqëse artistike e programit.

Nxënësit që interpretuan poezi nga të gjitha shkollat e Nju Jorkut ishin: Dea Watkins, Erona Beka  Ervin Beka, Viktoria Kola, Loriana Thaqi , Ariana Daci, Amina Gashi, Gloria Puli, Natalia Sinani, Rilind Bardhi, Amina Shegaj, Dion Salillari, Gloria Puli, Onida Grainca, Emma Watkins: Lorian Kasemi, Arjon Rexha, Blin Beqiri, Rubin Beqiri, Suada Dema, Antonio Kulla, Kelvin dhe Enea Rustani, Blenda Sehu, Erla Lamce, Elio Tahiri, Altea Bala, Jessica Ndregjoni, Jonathan Ndregjoni dhe Keldi Cekrezi, Laurent Bardhi, Thomas Gjika, Erla Ahmet, Nevil Vadahi, Agim dhe Arlind Huna,  Dorotea Gjika, Ena dhe Eva Mato, Edion Shiqerukaj Gretel Sadikaj Bora Kurtolli, Simelba Xhaferraj, Fatjona Gjocaj, Leon Gashi, Yllza Sejdiu, dhe Lediana Hasanaj, Arelt Xhaferri, Keida Shiqerukaj, Kaltrina Mushkolaj, Nora Balidemaj, Dea Shatri, Ksenia  Cili Rinesa Bajraktari, Vanesa Bajraktari, Adea Gashi, Rina Haizeraj, Saide Gashi dhe Albert Hasanaj

“Kënga e nënës” u këndua nga Jori Lamçe dhe Enzo Rustani shoqëruar nga kori.

“Rrjedh në këngë e ligjërime” e kënduan vëllezërit Rustani.

Emma Watkins interpretoi në piano: “Tring zilja, tring zilja tingëllon”, ndërsa Dea Watkins “Eja eja lule bore” si dhe “ Fur Elise” një nga kompozimet më të njohura në botë të Bethovenit realizuar në vitin 1867.

Programi u mbyll me këngën “Xhamadani Vija Vija” kënduar nga artistja e mirënjohur Valbona Peraj dhe shoqëruar nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Me këtë këngë u mbyll spektakli madhështor i festës së 7 Marsit Ditës së Shenjtë të Mësuesit realizuar nga nxënësit nën kujdesin e mësueseve të dashura dhe të gjithë Bordit të Shkollës

.

Mirënjohje nga Bashkia e Nju Jorkut dhe përshëndetjet

 

Në këtë Festë të Shenjte të Mësuesit nderuan me pjesëmarrjen e tyre Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Mark Gjonaj i cili falënderoi z.Qemal Zylo dhe familjen e tij si themelues dhe drejtor të Shkollave Shqipe “Alba Life” si dhe gjithë mësueset për kontributin e tyre të vyer në dhënien e mësimit të Gjuhës Shqipe në New York.  Z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” gjithmonë të befason për kohën dhe pëkushtimin e tij ndaj Amerikës dhe Shqipërisë, ndaj Diasporës kudo në botë, puna dhe vepra e tij do të çmohet ndër breza.  Z.Gjonaj u ndau çertifikata mirënjohjeje të gjitha mësueseve si Adelina Laçaj, Entela Muda, Vlera Selaj Thaqi, Brunilda Puli, Denisa Sinani, Gela Bulku, Ardita Miloti Vadahi, Alva Gjika, Klaus Sharra, Alda Ahmet, Majlinda Tafaj, Fatbardha Shiqerukaj, Mirvete Veseli, Dr.Valbona Zylo Watkins dhe Kozeta Zylo si dhe koordinatorëve në Bronx Arta Xhaferri dhe Blerim Gjocaj.

Përshëndeti në podium z.Lulëzim Krasniqi Këshilltar pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York i cili pasi uroi të gjithë stafin dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” ai tha se ju keni hyrë në historinë e Kosovës për këtë punë tejet të vyer.  Themeluesit e Shkolles Shqipe “Alba Life” i janë përjetësisht mirënjohës Kosovës për mbështetjen pa kushte qe i kanë dhënë Shkollës Shqipe “Alba Life” duke frymëzuar më tej për këtë mision kombëtar.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre editorja për gjuhën angleze znj.Rafaela Prifti e cila do të sjellë së shpejti një kronikë të veçantë dhe njëkohësisht dha mendim që midis nxënësve të bëhet një konkurs për gazetën “Dielli” për shkrimin më të bukur rreth përshtypjeve të këtij spektali madhështor në nderim të festës së Mesuesit.

Gjithashtu nderoi me pjesëmarrjen e saj znj.Teuta Ulaj nga Bordi i Edukimit në

Staten Island.

Në emër të shoqatës shqiptaro amerikane Skënderbej përshëndeti kryetari i saj z.Mark Qehaja, shoqatë tejet patriotike që edhe pse ka 3 vjet që është krijuar gjithmonë dhe cdo herë i është ndodhur pranë Shkollës në të gjitha aktivitetet e saj. Z.Mark Qehaja së bashku me z.Imer Laçaj n/kryetar dhe kryesinë me vizionin e tyre po e çojnë shoqatën vetëm në rritje të aktiviteteve kualitative dhe plot përkushtim kombëtar.

Në emër të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro amerikanë përshëndeti kryetar i saj z.Mhill Velaj, i cili shprehu mirënjohjen për “Alba Life” dhe si ish mësues në Kosovë kujtoi me nostalgji jetën e mësuesit.  Ai intepretoi një poezi të ndjerë kushtuar tragjedisë së familjeve në Shqipëri që humbën jetën nga tërmeti, njëkohësisht dhe homazh për viktimat.

 

Një përshëndetje surprizë nga ish gjimnazitja e Çajupit Dr.Manjola Duli

 

Një përshëndetje surprizë dhe tejet emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit erdhi nga  Dr.Manjola Duli ish nxënëse e shkollës së mesme të përgjithshme “Çajupi” Tiranë.  Fjala e saj me lot malli në sy solli shumë emocion tek pjesëmarrësit.  Këto lot të gjimnazistes sime të “Cajupit” Tiranë s’mund t’i harroj kurrë, ato janë Monumenti i Lotit…

Këtë titull ia kam kushtuar librit tim të parë me poezi dhe që ilustrohet kaq magjishëm me lot emigrantësh.

Ishin emocione, lot, kujtime shumë të bukura, por dhe te idhta sic ishte viti i mbrapshtë i 97-ës, kur unë dhe familja ime u larguam nga lufta civile për në Amerikë…

Në atë vit jepnim mësim dhe në të njejtën kohë i mbronim nga fugonat e policisë u shpreh ish gjimnazistja ime e mënçur dhe plot kulturë, sot ajo është pedagoge dhe mban titullin

Dr. Shkencash.

Mall, lot, mirënjohje, kur takohesh me një gjimnaziste të Tiranës pas 23 vitesh dhe sot e shikon në nivele të larta akademike.

Per mësuesin nuk ka kënaqësi më të madhe kur studentët e tij ngjiten shumë lart…

Spektakli u filmua nga kameramanët Valon Gërbeshi dhe Bujar Sadikaj, fotot nga Elton Xhaferri dhe Todd Watkins, ndërsa në DJ performuan z.Odisa Salillari njëkohësisht kryetar i shoqatës “Devolli” si dhe Fatjon Mavrici.

7 Mars, 2020

Bronx, New York

THREE US OFFICES, ONE MESSAGE FOR KOSOVA’S INDEPENDENCE By Rafaela Prifti

 

On the twelfth year of Kosova’s Independence, the 17th Day of February 2020 was proclaimed “Independence of Kosova Day in the Bronx”.

The Albanian-American Society Foundation, Sons and Daughters of Albania in America and the Albanian Community Center at Enrico Farmi Cultural Center of Belmont Library hosted a special commemoration on February 19th. The state and local offices of the legislative and executive branches converged to signal the importance of the day. The New York State Governor’s Office, the New York State Senate and the Bronx Borough President delivered messages of support reinforcing a strong partnership with the community.

Mr. Esad A. Rizai, President of the Albanian-American Society Foundation and a central figure who is recognized for his hard work to elevate the community, thanked the distinguished guests and participants. Starting with Ms. Sophia Zayas, Bronx Regional Representative from the Office of Governor Andrew M. Cuomo, a senior staff of State Senator Alessandra Biaggi, Mr. Rizai acknowledged the community members who were gathered to mark the day, including Ms. Williams of the Belmont library that provided the venue for the event. Speaking on behalf of Governor Cuomo’s office, Ms. Zayas drew attention to “the special place that Albanians have in the diverse Bronx community.” She read out a letter signed by the New York Governor sending greetings for the commemoration of the 12th anniversary of Kosova’s independence, which is “recognized by more than 100 countries including many in the European Union.” On this occasion, governor Cuomo honored the state of Kosova with a proclamation. His letter stated that what is most special about the “the people who have made our state their home,” and are part of the history of Kosova are individuals who have committed incredible acts of courage, inspired by the ideals of freedom. A posthumous citation for his contribution was awarded to Mr. Alush Smajli (Hoti). The New York Governor dedicated a special tribute posthumously to a man “of such rare quality and character as Ali Rizaj,” for demonstrating the highest level of commitment to these ideals. As documented, at a young age, he joined the forces of liberation against the Italian and German occupation. Mr. Ali Rizaj was imprisoned by communists who seized power in Albania after the WWII. He escaped to Kosova where he was arrested and jailed. Forced to leave behind family members, in 1951, Mr. Rizaj migrated to the US. As an activist of undeterred conviction and a valiant freedom fighter, Mr. Ali Rizaj was awarded the presidential medal for his bravery in service of Albania’s Liberation War. His son, Esad A. Rizaj, accepted the proclamation on behalf of his late father, whom he remembers as a man “who fought for what he believed in and believed in what he fought for.”

Founder and President of the Albanian-American Society Foundation, Mr. Esad A. Rizai, was also delegated to present the proclamations issued by the Bronx Borough President. Mr. Hajdin Alijaj, Vice-President of the organization that promotes Albanian heritage and values, was one of the honorees. He thanked all who made the event possible. “We,” said Mr. Alijaj “are here to honor the heroes for the sacrifices they made for a free and independent Kosova and give our blessings to the United States and NATO nations for ending the war.” A proclamation was issued to Mr. Ali Haxhaj for his one of a kind contribution in turning his own home into a school facility for Albanians subjected to education bans imposed by the Serb regime. The next honoree, Mulla Zeke Berdyna, was cited as “a distinguished religious leader and activist who gave his life for ethnic Albanians and freedom of Kosova, to preserve his proud heritage despite years of imprisonment.” The proclamation presented to salute and honor the legacy of Mulla Zeke Berdyna, read in part that the President of the Borough of the Bronx, with the largest Albanian community in the US, “celebrates the tremendous contributions to culture and history they have and continue to offer our borough, our city”. On behalf of the Berdyna family in Kosova and in the US, their grandson, Fahri, thanked the officials and the organizers, vowing to work harder to show gratitude to ‘this great country.” In acknowledgement of a KLA legendary founder, Adem Jashari, it was proclaimed that February 17, 2020 would be “Independence of Kosova Day in the Bronx. Regarded as the “father of Kosova Liberation Army”, Adem Jashari, is widely considered a symbol of Kosova’s independence by ethnic Albanians. Fifty eight members of his family perished in the attacks that Serbian forces launched at Jashari’s home in Prekaz in March 1998. He was posthumously awarded with the title “Hero of Kosova”. Mr. Qazim Gashi was invited to accept the recognition. To commemorate Kosova’s Independence, Albanian poet and songwriter Isa Brecani addressed the guests. He presented the view that Kosova’s independence has opened the path towards the unification of all Albanian regions. Then he recited three of his original poems dedicated to three heroes: Commander Adem Jashari, General Tahir Sinani and Vezir Ademaj. A commander in the KLA during the Kosova war, Mr. Tahir Sinani was appointed commander in the Kosova Protection Corps after the war, and went on to join the NLA in the Macedonian Conflict in 2001. In his honor, February 17, 2020 was proclaimed “General Tahir Sinani Day”. Proclamation stated that “his life was tragically cut short but the flame of his heroism will always brightly burn for all Albanians.”

Mr. Esad A. Rizai expressed his gratitude to the Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. and his staff for supporting the community organizations for 11 years. Indeed, the partnership have made possible celebrations of events like the independence of Albania by raising the Albanian flag over the Bronx County Building in 2018 for the first time. In August 2009, the borough joined its Albanian community to honor the most beloved Albanian daughter, Mother Theresa, with her very own street in the Bronx.

To mark the celebration, the New York State Senator Alessandra Biaggi issued a proclamation that was presented by the Deputy Chief of Staff, Mr. Miguel Rondon. It recognized that “in the nation of Kosova, we have an entity worthy of the highest respect and esteem.” A number of distinguished Albanians like Alush Smajl Hoti received recognition by the New York State Senator’s Office.

Following the official part of the ceremony, attendees were invited to say a few words and share their thoughts and messages. Mrs. Mimoza Dajci, Founder and President of Hope and Peace Foundation, is also a family member of Isa Boletini, an Albanian national hero and visionary. She credited the annual celebrations of independence by the Albanian-American Society Foundation under Mr. Rizai’s leadership to the strong bonds with the Borough and the state level government. In order to better support such partnership, Mrs. Dajci called for a more unified community. Remembering the victims of the Kosova war and the survivors, she placed emphasis on demanding justice for the unpunished sexual crimes of the conflict. On behalf of the Smajli family, Mr. Hoti, presented briefly his grandfather’s bio with emphasis on the contribution of Alush (Ali) for the liberation of ethnic Albanians and the opening of his home to be used as a school facility when the Serbian regime outlawed schooling for Albanians. “Such actions spelled severe consequences,” said Mr. Hoti, yet Alush Smajli set an example of patriotism for his successors and all of us. In reference to present day issues, Mr. Hoti urged for a coordinated effort to advocate for Kosova’s rights. The next speaker was the author of this article who briefly referenced the previous celebrations to drive the point that our community is brought together by common values and traditions to be honored and upheld. Attending the event were Mr. Idriz Lamaj, Executive Council member of Pan-Albanian Federation of America Vatra, and guests from organizations with headquarters in Baltimore, Philadelphia etc. To commemorate the day of Kosova’s Independence, Mr. Egidio Sementilli, Chair of the Bronx Italian-American Cultural Association, highlighted the struggles of the Albanian and Italian community. Reaching back to his childhood years, Mr. Sementilli spoke about his experience as a newly arrived immigrant in the “big family” here in the 70s. From that period to the present, he credited the Albanians with ensuring “the community’s survival in the Bronx.” “And thirty years ago,” Mr. Sementilli said, “Mr. Esad Rizai, made sure that the Albanian community was at the table,” paying tribute to the legacy of the Albanian-American Society Foundation.

At the commemoration of Kosova’s Independence, the 17th Day of February 2020 was proclaimed “Independence of Kosova Day in the Bronx” while the state and local government officials reinforced the strong partnership with the Albanian community.

Mbi jetën e patriotit të njohur Ali A. Rizaj – Nga Moza Boletini

Jeta e shumë shqiptarëve në SHBA është e ndërthurrur me fakte e ngjarje të rëndësishme historike. Tek ky material po hedh dritë mbi jetën e patriotit Ali A. Rizaj, i cili u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare, 17 vite më parë në New York.
Ali A. Rizaj lindi më 23 qershor të vitit 1924 në Luzhë të Gashit të Malësisë së Gjakovës – Tropojë nga një familje me tradita të larta atdhetarizmi e bujarie. I ati i tij ka qenë patriot e krah për krah me heroin Bajram Curri.
Në moshën 19 vjeçare Aliu i bashkohet çetës së Gani Beg Kryeziut në luftë kundër okupimit nazi fashist, italo-gjerman. Por me ardhjen në pushtet të komunistëve Ali Gashi arrestohet si kundërshtar i rregjimit dhe vuan dënimin nën tortura nëpër burgjet politike.
Pas daljes nga burgu komunist arratiset sëbashku me bashkëshorten e dy djemtë Esadin dhe Qazimin për në Jugosllavi, duke lënë pas nënën dhe një djalë por edhe atje për bindjet e tij patriotike e për mos tu bërë vegël e spiun i serbisë arrestohet e dënohet me 3 vite burgim në kampin e përqëndrimit të quajtur Brust.
Më pas largohet nga Jugosllavia shkon në kampin e të larguarve në Itali dhe prej andej niset drejt e në SHBA.
Me ardhjen e tij në Amerikë, komuniteti ynë fitoi një zë të fuqishëm që dallohej për nga trimëria, sinqeriteti, bujaria dhe guximi, virtyte këto që i kultivoi edhe tek djemtë e tij.
Ali Gashi ka qenë shumë aktiv përsa i përket çështjes kombëtare, duke marë pjesë në shumë demostrata e protesta kundër rregjimit serbo malazez dhe diktatorit Hoxha. Deri në ditën që u nda nga kjo botë ka qenë mik i afërt me shumë patriotë e veprimtarë të tjerë të komunitetit tonë. Ai arriti të shikoj Kosovën e lirë e të pavarur, çfarë e bëri tepër të lumtur e krenar për të ardhmen e vetë shqiptarëve.
Në vitin 1994 presidenti Sali Berisha e dekoroi Ali A. Rizaj me medaljen e mirënjohjes e trimërisë.
Në vitin 2000 pas 49 vitesh mërgim Aliu mes emocionesh ku la nënën e njërin prej djemve udhëton për në atdhe, të cilët sigurimi i shtetit i internoi nëpër fshatrat e Shqipërisë. Atje takon djalin, nipin Tahir Sinanin, familjarë e plot miq të tjerë.
Ali A. Rizaj dha shpirt më 14 mars 2003 në New York pranë familjes dhe të afërmve të tij. Kombit i humbi një burrë që luftoi kundër rrymës së majtë për të rritur dhe tre djem, katër vajza dhe 18 nipër e mbesa. Në një shkrim botuar kohë më parë në mediat shqiptare nga nipi i tij Bajram Rizaj, thotë se ndihet krenar për gjyshin e tij si një hero, por mbi të gjitha shkruan ai që do të mbetet gjithmonë gjyshi i tij.

New York, Mars 2020

Apel Kosovës nga shqiptaro-amerikanët

Ne të poshtënënshkruarit, aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan, me përvoja disadekadëshe në forcimin e bashkëpunimit dhe të përkrahjes së ShBA-së për Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan, nëpërmjet kësaj letre rishprehim besimin se lidhja mes ShBA-së dhe shqiptarëve mbetet miqësore, e dëshmuar dhe e vendosur që të bëhet edhe më e qëndrueshme.

Mbështetja e Amerikës për shqiptarët nuk ka munguar që prej pavarësisë së Shqipërisë, ka vijuar me pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdon ende për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Kjo lidhje përtejshekullore do të fuqizohet dhe do të zgjerohet sot dhe në të ardhmen.

Çlirimi i Kosovës nga Serbia më 1999 ishte përpjekje e vështirë dhe heroike shqiptare, në të cilën Amerika me Perëndimin luajtën rol kyç. Dy dekada pas çlirimit, Amerika është e vendosur që të përkrahë finalizimin e shtetësisë së Kosovës me marrëveshjen e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi me Amerikën dhe Kosovën, dhe besojmë se ky rast paraqet një moment historik per të arritur një zgjidhje përfundimtare, të bazuar në drejtësi dhe stabilitet.

Mbyllja e procesit të paqes mes Kosovës dhe Serbisë kërkon angazhim, guxim dhe unitet mes udhëheqësisë dhe popullit të Kosovës. Liderët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me besim në njëri-tjetrin dhe Amerikën. Ne jemi të bindur që, në koherencë me mbështetjen bipartizane nga të gjitha qeveritë e mëparme amerikane, edhe Qeveria e Presidentit Trump është e përkushtuar për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan dhe forcimin e shtetësisë dhe të sovranitetit të Kosovës.

Ne dhe i gjithë komuniteti shqiptar në ShBA, si gjithmonë, jemi të gatshëm për të qenë aktivë në kërkesat tona që shteti amerikan, me gjithë fuqinë dhe peshën e vet, t’i mbrojë edhe më tutje interesat vitalë të Kosovës, të cilët gjithsesi janë edhe interesa vitalë të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj apelojmë tek instituticionet dhe populli i Republikës së Kosovës që të veprojmë hapur dhe bashkërisht me Amerikën, siç bëjnë miqtë dhe aleatët e vërtetë.

Ilir Bytyqi (Familja Bytyqi), New York
Bleron Baraliu, New York
Donika Bardha, Michigan
Ekrem Bardha, Michigan
Elmi Berisha, New York
Musa Dakaj, New York
Drilon S. Gashi, Washington DC
Shaqir Gashi, New Jersey
Gjovalin Gegaj, Michigan

Vedat Gashi, New York
Zenun Halili, Texas
Lumi Hadri, New York
Eglantina Kica, Rhode Island
Drin Kryeziu, North Carolina
Richard Lukaj, Connecticut
Uk Lushi, New York
Nick Markola, New York
Bruno Selimaj, New York
Shpresa Xhakli, New Jersey
Rexhë Xhakli, New Jersey

Shirley Cloyes DioGuardi: LQSHA mbështet Joe Biden për President të SHBA

Të nderuar miq dhe përkrahës,

Sic disa nga ju tanimë e dijnë, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka punuar shumë me Joe Biden që nga fillimi i Luftës në Kosovë me 1998 deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obama-s në vitin 2006.

Joe DioGuardi ka dëshmuar në dëgjimin kongresional për Kosovën të udhëhequr nga Biden si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në vitin 1998. Liga Qytetare mandej ka mbajtur një takim historik që ka zgjatë mbi tri orë në lidhje me Kosovën bashkë me Joe Biden në Columbus Citizens Foundation në New York City në vitin 2001. Në vitin 2002, Joe Biden ishte ligjëruesi kryesor në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 12-të të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila e mbajtë në Sheraton Hotel në Manhattan.  Më vonë atë vit, Liga Qytetare e nderoi z. Biden me Cminin e Paqës në Ballkan në një ceremoni speciale të mbajtur në Capitol Hill Club në Washington, DC, si mirënjohje për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të sjellë paqe afatgjatë dhe të drejtë në Evropën Juglindore.

Këto janë vetëm disa nga aktivitet kyce të përbashkëta, por ka edhe shumë të tjera për të cilat kemi punuar ngushtë me stafin e politikës së jashtme të Joe Biden, për të sfiduar Administratën e Presidentit Bush në lidhje me politikën e jashtme për Evropës Juglindore. Sic e dini, Presidenti George W. Bush përfundimisht do të njihte pavarësinë e Kosovës ne shkurt 2008.

Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë me përkatësinë politike partiake. Për mbi tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja anët e politikës partiake.

Marrëdhënja jonë me Joe Biden është rezultat e përkrahjes së tij ndaj popullit shqiptar kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai ka luajtur një rol shumë impresiv dhe të dukshëm në adresimin e problemeve të Kosovës, shqiptarëve ne Maqedoni, si dhe gjithë Evropës Juglindore.

Për këtë arsye, ne shpresojmë se ju do të vizitoni projektin tone www.AlbaniansForBiden.com dhe do të jepni një donacion/kontribut aq s akeni mundësi për të ndihmuar direkt garën e Biden për President të SHBA-ve duke klikuar ketu.

Gjithe te mirat,


Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit