VOAL

VOAL

Britania përgatitet për vizitën e Presidentit Trump

July 5, 2018

Komentet

Kryeministrja e Finlandës i nënshtrohet testit të drogës

VOAL- Pas polemikave, kryeministrja e Finlandës Sanna Marin tha se ajo i ishte nënshtruar një testi droge. Rezultati në një javë. “Nuk kam marrë kurrë drogë në jetën time. Kryeministrja 36-vjeçare ra në stuhi të enjten pasi u publikua një video që tregonte se ajo po egërsohej në një festë private, duke kërcyer dhe kënduar.

Marin tha se ajo pinte alkool atë mbrëmje, por nuk ishte në dijeni të përdorimit të drogës. “Unë nuk kam bërë asgjë të paligjshme,” tha ajo. Videoja ngjalli një debat në Finlandë mbi sjelljen e kryeministres. Opozita kritikoi sjelljen e saj, veçanërisht “në momentin e tanishëm të krizës”. Marin i ka hedhur poshtë kritikat me vendosmëri. “Do të jem saktësisht i njëjti person që kam qenë deri tani dhe shpresoj që kjo të pranohet”, tha ajo. sda-eb

Radio Evropa e Lirë: Scholz e Macron i kanë kontaktuar Kurtin e Vuçiqin para takimit

 

Radio Evropa e Lirë ka raportuar duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel se Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i kanë kontaktuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para takimit.

Sipas këtyre burimeve, ata i kanë kontaktuar për t’i inkurajuar në arritjen e një marrëveshjeje dhe evitimin e përshkallëzimit të situatës.

“Shumë liderë ndërkombëtarë kanë shprehur pritjet e tyre nga takimet e këtyre dy liderëve. Këtë e kanë kuptuar edhe vetë liderët. Edhe pse nuk patëm marrëveshje për rrugën finale sesi të adresohet çështja, procesi po vazhdon”, citohet të kenë thënë burimet brenda BE-së.

Qeveria e Kosovës ka dalë me komunikatë për takimin e djeshëm të Kryeministrit Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefit të Diplomacisë së BE’së, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE’s për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas Qeverisë, në takim është diskutuar edhe për marrëveshjen finale.

“Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën e Përgjithshme të Marrëveshjes. Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë. Tema e dytë ishin çështjet aktuale politike e të sigurisë për të cilat Kryeministri Kurti tregoi për rëndësinë e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë si garancione të paqes, sigurisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, pas takimit, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe gjatë rundit të ri të dialogut të mbajtur më 18 gusht në Bruksel.

Por, ai tha se palët janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vazhdim.

“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.

Borrell tha se takimet e sotme në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk ishin “takime të zakonshme”, por “takime për menaxhimin e krizës”.

Diskutimet në Bruksel vijnë tri javë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, teksa serbët ngritën barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.Express

Joseph: Çështja e targave dhe dokumenteve serbe është e zgjidhshme

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington.

Krenare Cubolli

Edhe pas disa orësh negociata, Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – nuk arritën marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe.

Mirëpo profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në aspektin teknik, Kosova dhe Serbia mund të arrijnë shpejt marrëveshje për këto çështje.

Sipas tij, mjafton të ketë vullnet politik, pasi këto tema nuk janë të reja për palët.

Ndonëse nuk ka dashur të komentojë se si mund të duket një marrëveshje mes dy vendeve, ai ka thënë se është i bindur që janë bërë një mori propozimesh në takimin e 18 gushtit.

“Kjo çështje është plotësisht e zgjidhshme, dhe se nuk duhet të ketë dyshim në të. Çështja e targave të makinave ka qenë në agjendë për kohë të gjatë, andaj edhe mund të gjendet zgjidhja, me vullnetin e mirë të të dyja palëve”.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë në një konferencë për media se ndonëse nuk është arritur marrëveshje, negociatat do të vazhdojnë.

I pyetur se kush mund të përballet me më shumë presion në negociatat e ardhshme, Joseph ka thënë se krejt kjo do të varet nga propozimet.

“Varet shumë se çfarë propozime ekzistojnë në tavolinë. Nëse njëra palë ka bërë propozim konstruktiv dhe pala tjetër nuk është përgjigjur, atëherë kësaj të fundit do t’i bëhet më shumë presion, dhe me të drejtë. Me vullnetin e mirë të Serbisë për të jetuar me Kosovën si fqinje, dhe me vullnetin e mirë të Kosovës për të jetuar me Serbinë si fqinje, kjo çështje mund të zgjidhet. Nuk ka dyshim këtu”.

Ai ka ritheksuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, se hapi i Kosovës për zbatim të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe është në linjë më marrëveshjet e Brukselit.

“Mund të them se ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se qëndrimi i Kosovës për dokumentet, është i mbështetshëm, dhe është në përputhje me atë që është arritur në Bruksel kohë më parë”.

Ndonëse Joseph e sheh këtë çështje si shpejt të zgjidhshme, ai vë theksin te retorika e përdorur nga liderët e Kosovës dhe Serbisë ditëve të fundit.

“Retorika e presidentit Vuçiq për likuidimin e serbëve është përtej çdo niveli të pranueshëm. Një gjuhë e tillë është përdorur në kohë luftërash, sidomos në Bosnje-Hercegovinë, është përdorur nga serbët për të arsyetuar spastrimin etnik. Në anën tjetër në Kosovë opozita po e kritikon kryeministrin Kurti se edhe ai po bën diçka të tillë. Por shtrohet pyetja, a po e kritikon dikush Vuçiqin në Serbi për gjuhën që po përdor?”

Më 11 gusht, presidenti serb ka thënë se ka informacione për plane lidhur me veriun e Kosovës.

“Ata po përgatisin likuidimin e popullit tonë në veri”, ka deklaruar Vuçiq, duke paralajmëruar kundër një gjëje të tillë.

Një ditë më vonë, Kurti, ka thënë se kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.

Sipas profesorit Joseph, palët do të mund të shfrytëzojnë ndasitë, që veçse ekzistojnë, para se të pozicionohen në tema të caktuara.

Çfarë u tha pas takimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit?

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se takimet e 18 gushtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk kanë qenë “takime të zakonshme”, por “takime për menaxhimin e krizës”.

Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011.

Serbia e ka zbatuar atë menjëherë.

Kosova e ka zbatuar më 1 gusht – për pak orë – pikën për dokumentin për hyrje/dalje dhe e ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator, me qëllim të uljes së tensioneve në veri.

Ndërkohë serbët i kanë hequr barrikadat.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar po ashtu një shtyrje të tillë, ndonëse kanë thënë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këto vendime.

Kryeministri Kurti nuk është deklaruar pas takimeve.

Qeveria e Kosovës ka thënë se kryeministri Kurti, ka diskutuar për dy tema në takimet e 18 gushtit – për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare dhe çështjet aktuale.

Presidenti Vuçiq, ka thënë se 18 gushti ka qenë ditë e vështirë në Bruksel, por do të përmbahet nga çdo koment.

Përmes një video-mesazhi në Instagram, ai ka paralajmëruar se do të deklarohet në 48 orët e ardhshme.

“Një ditë e vështirë është prapa nesh, ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin tonë, nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga komentet e tjera, sepse shpresoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Prandaj do të vazhdoj të luftoj për paqe dhe stabilitet”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Vuçiq – teksa po mbaheshin takimet në Bruksel – ka thirrur një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, i cili do të mbahet të dielën, më 21 gusht, në Beograd, sipas mediave në Serbi.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, u ka thënë gazetarëve se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut serb të premten, më 19 gusht, në Beograd.

Edhe zyrtarë të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë (REL) se janë optimistë që një pakt mund të arrihet në ditët në vijim.

Duke folur në kushte anonime, ata kanë thënë se “ky rund i takimeve nuk do të konsiderohet i përfunduar pa u arritur marrëveshja”.

Në ndërtesën e BE-së, ku është zhvilluar dialogu, ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Një ditë më parë, Kurti dhe Vuçiq janë takuar ndaras edhe me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stolteneberg ka thënë se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë.

Deri më tani janë arritur më shumë se 20 marrëveshje në fushat si ajo e energjisë, telekomunikacionit, drejtësisë, doganave, lirisë së lëvizjes, por jo të gjitha janë zbatuar.

Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve.

Serbia, në anën tjetër kërkon zgjidhje kompromisi.

Banorët e kryeqyteteve Kosovës dhe Serbisë – Prishtinës dhe Beogradit – besojnë se një marrëveshje mes dy shteteve është e mundur, por janë të vetëdijshëm se rruga drejt saj është e vështirë.

‘O gazetarë të degjeneruar, pse nxini punën e shkëlqyer të Policisë së Elbasanit?’ Policja “jo e degjeneruar” fyen punonjësit e medias

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake ka reaguar me egërsi ndaj mediave që sipas saj po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i polices, e njohur për publikun më shumë për gjarprin që mban në shtëpi, erdhi pas vrasjes së mbrëmjes së djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Ndërkohë, pasi e vrau në mes të qytetit, autori i dyshuar i vrasjes, 18-vjeçari Horgito Peqini iku në drejtim të paditur duke mos u kapur nga policia, megjithatë sipas Kostanit ky nuk është një detaj që duhet marrë parasysh pasi blutë e këtij qyteti janë duke bërë një punë të shkëlqyer, të cilën vetëm “qorrat” dhe ata që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë” nuk e shohin, raporton abcnews.al.

Policja e famshme shkon deri aty madje sa cënon edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diplomën. Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”.

Më poshtë sjellim reagimin plotë tërbim të policës më të famshme në Shqipëri:

Opozitare zbardhni librin e oligarkeve te Tiranes…flisni për mafien Nga Alba Kepi

Oligarkia nuk eshte nje optional por nje realitet qe na e kane imponuar!

Oligarket pa emra jane si shplarje ndergjegje ne kufijte “ta kem mire me te gjithe” o “c’me duhet mua”!

Opozitare zbardhni librin e oligarkeve te Tiranes e kjo eshte prova morale e besueshmerise suaj elektorale!

Prova juaj e pare dhe kryesore vazhdon te jete Tirana!

E pra miq sic thoshte dhe Paolo Borsellino qe punen e jeten e tij e sakrifikoj kunder mafias “Flisni per mafian. Flisni ne radio, ne televizion, ne gazeta. Por ama duhet te flisni”!

E ky artikull i The Guardian eshte nje fjale dhe e vertete e cdo shqiptari jo oportunist qe vendin e tij e do me shume se sa Partia qe voton, e qe i rregullon me pune ne shtet familjaret apo i mban me ushqime e veshje ndihma te permuajshme.

Te thuash te verteten per cka eshte kaq evidente eshte nje akt dashurie per Shqiperine, e pas The Guardian, media te tjera me nje nivel te larte gazetarie po kuptojne se fasada e pushtetit shqiptar eshte nje farse e montuar nga media e blere e me interesa!

Industria e ndertimit ne Tirane e ne Shqiperi eshte sot nje hotspot i konsoliduar per bandat kriminale shqiptare te shtrira nga Europa deri ne Ameriken Latine, per te ricikluar parate e kokaines ne apartamente me vlere shitje si ne rruget me te pasura te Romes, Parisit, Londres!
60% e sektorit imobiliar ne Shqiperi eshte investuar nga fitimet e droges e baraz me 1.6 miliarde euro para te pista qe influemcojne ne shtrenjtesimin e jetes se cdo shqiptari te thjeshte e humbjen e shpreses per cdo te ri qe zgjedhja e vetme i mbetet emigrimi!

Te vazhdojme te flasim per kete mafie e jo me per oligarke!

Oligarket kane emra qe te gjithe i dine e i komentojne ne kafenete e hotelet lluksoze te Tiranes!

Opozitare parlamentare e forca politike opozitare, oligarkia e industrise se ndertimit ka firma, kompani, vula e identitet!

E perkrah skandaleve te porteve, aeroporteve, rrugeve e mbetjeve. publikoni dhe dosjet e liber pagat e ndertuesve te pushtetit!

Nje grusht jane sa pellemba e nje dore. e kalimi nga pergjithshmeria shkarkuese e pergjegjesia e fjales OLIGARK, ne emra kompanish qe kane kontribuar ne kete katastrofe tiranse, do te jete nje vlere ne favor te besueshmerise se politikes tuaj!

Ndershmeria informative e opozicion pa seleksionime eshte e domosdoshme nese pretendon o synon ndryshimin e permbysjen e pushtetit!

Ndryshe do te vazhdojme te themi; te gjithe njesoj jane!

Flisni per mafien se ne Shqiperi tanime mafia e oligarkia kane te njejta forma, trajtime, hakmarrje e veprime!

Flisni e do shihni se si mjaft show politik “lecca culo” do ulin grafiqet e palinsestit!

Nga prita ndaj Nuredin Dumanit, te Brilant Martinajt dhe tani Shpati Lenës! Pse atentatet e “rëndësishme” kryhen në rrugë nacionale

Shqipëria u gjend sërish nën krismat e kallashnikovit këtë të enjte, ku dy persona u ekzekutuan në aksin Fier-Vlorë. Sërish e njëjta histori si në të gjitha ekzekutimet e tjera, të vrarë, makinë e djegur dhe asnjë autor i identifikuar.

Ekzekutimi i Shpëtim Lenës dhe Haki Xhezos, duket sikur është bërë nga e njëjta “dorë” ose më saktë është përdorur e njëjta skemë, përgjim, ndjekje dhe në fund goditja.

I njëjtë si ekzekutimi i sotëm ishte dhe ai i 17 Korrikut në Fushë-Krujë ku u ekzekutuan ndërsa ecnin me makinë në rrugë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Po ashtu edhe prita që ju bë të “famshmit” Nuredin Dumani në Papër të Elbasanit, ishte sërish në rrugë, por ky i fundit arriti tu mbijetojë plagëve të marra dhe sot është një “pentito” i drejtësisë.

Po pse vrasjet ndodhin në shumicën e rasteve në rrugët nacionale?

Mesa duket autorët i planifikojnë mirë dhe me saktësi të gjitha veprimet e tyre. Arsyeja pse ata zgjedhin në shumicën e rasteve që ekzekutimet t’i bëjnë në rrugë nacionale, është se aty nuk ka kamera vëzhgimi, nuk ka prani të policisë, si dhe kanë me dhjetëra mundësi arratisjeje nëpër rrugët dytësore.

Ajo që na kanë mësuar historitë e ekzekutimeve përfshirë edhe këtë të fundit është vetëm një gjë, që ekzekutorët përdorin gjithnjë dy rrugë, e para është itinerari që bën viktima e tyre, dhe e dyta rruga ku ata i presin bashkëpunëtorët, vendi ku bëhet dhe ndërrimi i mjetit, pasi makina që u përdor për kryerjen e vrasjes digjet, dhe mjeti tjetër që është ai i arratisjes.gsh

Express: Detaje ekskluzive nga Brukseli, targat gati punë e kryer, bllokadë për “letrat e bardha”

Disa javë përgatitje, paratakimet në NATO, angazhimi i SHBA-së dhe pesë orë bisedime nuk qenë mjaftueshëm të frytshme sa për t’u arritur ndonjë marrëveshje mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq. Ku kanë ngecur palët? Çka konsiderohet punë e kryer deri tash mes Kosovës dhe Serbisë? Pse është i pakënaqur emisari amerikan? Express ju sjell detajet që ka mësuar nga takimi i sotëm.

Ndonëse pritjet ishin për ndonjë marrëveshje, kur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell u lajmërua tek pasdite, tha se takimi i sotëm ishte “jonormal” dhe ishte thirrur “për menaxhim krizash”.

Gazeta Express ka marrë vesh që sot aty është diskutuar për çështje të hapura, për të cilat palët s’janë pajtuar me njëra-tjetrën. Shpresat e ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian janë që të mbahet një takim tjetër, para 1 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës është zotuar se do të fusë në fuqi vendimin për reciprocitet me targa dhe dokumentet e lëshuara nga Serbia.

Siç mëson Gazeta Express, “eliminimi i letrave të bardha”, pra ato që jepen në Serbi kur një shtetas kosovar hyn në territorin e saj, janë pengesa që s’po tejkalohet në këto bisedime.

Me 31 korrik, situata u tensionua pak orë para se të hynte në fuqi vendimi me të cilin Kosova, si Serbia, do t’i pajiste shtetasit serbë me një dokument “hyrje/dalje”. Po ashtu, nuk do të lejoheshin më targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia për Kosovë.

Kjo çështje, sipas informacioneve që i ka Express, nuk ka kthim mbrapa. Ndërmjetësuesit përkrahin vendimin e Qeverisë së Kosovës.

“Ndërmjetësit dhe palët konsiderojnë se çështja e targave është e mbyllur, rrjedhimisht serbët duhet t’i marrin targat e Kosovës”, i ka thënë një burim Gazetës Express.

Përveç dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që morën pjesë në takimin e sotëm, në Bruksel, ka shkruar edhe Gabriel Escobar, i angazhuari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Express mëson se emisari amerikan është i pakënaqur me Kurtin, pasi që, sipas një burimi, në takim me Blinkenin ka shfaqur mospranueshmëri me dokumentin e Marrëveshjes për të Zhdukurit. Marrëveshja për të zhdukurit, e negociuar nga Skender Hyseni, ishte konsideruar si “marrëveshje e përfunduar”.

Borrell tha sot pas takimit 5-orësh, se nuk ka marrëveshje, por shpresat e tij janë që të ketë takime të tjera, para 1 shtatorit.

“Nuk kemi një marrëveshje sot, por ky nuk është fundi. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”, tha Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha se Kurti dhe Vuciq kanë pasur mundësinë që të shpalosin pikëpamjet lidhur me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Aristidh Kolia, personalitet emblematik i arvanitasve të Greqisë – Prof. dr. Bardhosh Gaçe

 

Burimet dhe studimet historiografike tregojnë se ndaj botës dhe kulturës së arvanitasve është ushtruar një trysni dhe luftë asimiluese, dhe si e tillë, çështja arvanitase vazhdon të jetë komplekse. Studiues të njohur arvanitas i kanë afruar lexuesit një njohje të hollë dhe të gjerësishme edhe për Çamërinë, jo vetëm si një trevë me histori të lashtë, madje antike, por për gjeostrategjitë që ajo ka mes Lindjes dhe Perëndimit, korridoret e rëndësishme dhe jetike detare, ata të komunikimit tregtar dhe ushtarak, resurset e mëdha ekonomike, blegtorale, bujqësore, frutore, peshkimin, vitikulturën, agrumet, kulturën  autoktone të trashëguar, e cila vazhdon të jetë aktive jo vetëm ndër mjediset çame, por dhe në traditën greke dhe diasporë.

Mbijetesa arvanitase dhe e shpirtit të tyre, përbën një fondament të rëndësishëm për gjithçka mund dhe ka arsye një mbijetesë e tillë në kushte, rrethana  dhe politika shtetërore asimiluese. Është një arsye madhore mbijetesa e shpirtit arvanitas, parë në kompleksin historik, shpirtëror dhe atë të ditëve të sotme. Studiues të zellshëm dhe të aftë për ta shpjeguar fenomenin arvanitas, arrijnë të sjellin në vëmendje vendin që arvanitasit zënë në historinë e  Greqisë, në rrugëtimin e hershëm dhe të vonë të Greqisë dhe të shtetit grek, në preambulat e njohura të kulturës, folklorit, traditës, luftërave fitimtare, figurat e shquara dhe krijimit të referencave kulturore si vazhdimësi e truallit antik, të cilin grekët kanë kërkuar dhe kanë arritur ta përvetësojnë si histori të tyre.

Por sa herë lexohen libra për arvanitasit dhe sa herë niset të shkruhet për etninë e tyre në Ballkan, kurrsesi nuk mund t’iu ikësh burimeve të shumta historiografike, të cilët morën një raport tjetër komunikues dhe informues, sapo në Ballkan u shfaq nacional- shovinizmi, që siç dihet, u bë prezent kur Perandoria Otomane njohu si shtetet Greqinë dhe Serbinë që në dekadat e para të viteve 1800. Arvanitasit dhe Çamëria u përfshinë në synimet zyrtare nacional- shoviniste greke në projektin  e Megali- Idesë, e cila ishte dakordësuar me Naçertanien  serbe, të eliminonin Shqipërinë në hartën politike të Ballkanit, në kufijtë ku ata do të fqinjësoheshin me njëra- tjetrën në lumin Shkumbin. Natyrisht, këtu si për Kosovën, dhe për Çamërinë e arvanitas u shfaq agresivisht drama e mbijetesës dhe tragjedia e dhjetëra – mijëra vrasjeve barbare dhe depërtimesh më dhunë dhe me gjak të popullsisë autoktone shqiptare. Kronikat historike për çështje të tilla janë dëshmi e pa kontestueshme për diplomacitë ndërkombëtare që nga viti 1912 e deri në ditët tona.

Kjo nyjë e lidhur fort mu në zemrën e Ballkanit dhe të Evropës, ka bërë që studimet, kërkimet historiografike shkencore, argumentet dhe referimet që nga lashtësia deri në ditët tona, t’i afrohen rendit të Ri Botëror, për t’i konsideruar çamët si një popull autokton dhe i nevojshëm për të gëzuar etnitetin e tyre në gjithë dimensionin që iu takojnë popujve dhe pakicave qoftë. Kanë qenë kaq të mbrujtura studimet për arvanitasit dhe Çamërinë, aq sa tradita e shfaqjes së personaliteteve të dijes historike dhe shkencore të mos shterojë kurrë. Aristidh Kolia, një personalitet i rëndësishëm i botës dhe kulturës arvanitase, i ka ofruar dijes historike, etnografike, linguistike, trashëgimisë kulturore dhe kulturës së personazheve arvanitas- çam në shtetin grek një enciklopedi të vërtetë. Aristidh Kolia është njëri nga njerëzit me një profil të rëndësishëm për kulturën arvanitase dhe atë shqiptare, në kontributet e të cilit ka njohuri, të dhëna, dëshmi, studime, hulumtime dhe definicione të rëndësishme për kulturën dhe dijet shqiptare në përgjithsi. Ai është njëri nga personalitetet e dijes dhe të shkencës, historisë dhe të drejtës, kulturës dhe folklorit arvanitas dhe shqiptar, i cili u përfshi në polemikat e shumta dhe të vazhdueshme me rrethet e caktuara nacional- shoviniste greke, por dhe atë ballkanike lidhur me vërtetësitë që duhen njohur dhe treguar për Çamërinë, por dhe më gjerë.

Aristidh Kolia ishte historian, jurist, kulturolog, linguist dhe një aktivist i rëndësishëm, i cili ka drejtuar dhe  “Lidhjen e Arvanitasve”, një shoqatë  e rëndësishme, e cila ka krijuar raporte dhe lidhje të veçanta të shqiptarëve në kushtet e vështira të një kundërvënie shtetërore nga shteti grek, e cila është e njohur në Greqi.

Aristidh Kolia ka lindur në Kaskaveli të Thivës, kryesisht në Greqinë Qendrore, e njohur për vendbanimet arvanitase që herët. I ushqyer me traditat dhe historinë e të parëve të tij, Aristidh Kolia u edukua me një dashuri të madhe ndaj paraardhësve të tij. U shkollua në Athinë për drejtësi, ndërsa iu përkushtua historisë dhe traditave kombëtare arvanitase, që padyshim reflektohet mjaft mirë në veprën e tij të rëndësishme “Arvanitasit dhe origjina  e grekëve”, një vepër e cila u përthith me shpejtësi të madhe në gjithë rrethet arvanitase dhe ato shqiptare, duke njohur rreth nëntë botime. Vepra pasqyron traditat e botës së hershme arvanitase, një burim i pashtershëm i komunikimit historik të çamëve deri në ditët e sotme.

Aristidh Kolia iu përkushtua çështjes arvanitase përmes argumenteve të shumta historiografike dhe interpretimeve shkencore të elementëve që çojnë në të vërteta të mëdha. Është një arritje madhore, pa diskutim dhe një vlerë, rrënjët e të cilës janë thellë shekujve të bashkëjetesës në tokën helene me zakonet dhe traditën e tyre, afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi  që shënon nga ky personalitet i madh. Është një arritje e cila kërkonte një strategji që nuk mund ta bënte një mendje e zakonshme, një mëndje që nuk di të përdorë gjithë dëshmitë dhe të dhënat e drejtpërdrejta, por dhe të tërthorta që Aristidh Kolia ka arritur t’i nxjerrë që nga autorët e lashtësisë apo koha homerike.

Duke qenë kurajoz, i ditur dhe njohur rëndësinë e kauzës që i ishte vënë në shërbim, ai krijoi lidhje të shumta me rrethet dhe njerëz të diasporës, me arbëreshët e Italisë, shqiptarët në Australi, Amerikë e kudo tjetër, me Kosovën dhe intelektualët e saj, shqiptarët e Turqisë dhe veçmas me Shqipërinë. I mprehtë, një personalitet i cili kërkonte informacion të përditshëm për zhvillimet shqiptare, ai u shndërrua gjithashtu dhe në një shqiptar të madh për çështjet madhore të shqiptarëve kudo ato ishin dhe kontribuonin. Në Greqi, Aristidh Kolia u shndërrua në njeriun më të rëndësishëm dhe më të adhuruar, në personin e tij gjetën mbështetje qindra shqiptarë pas viteve 90 dhe deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Aristidh Kolia qe një veprimtar i madh, por edhe një thesar i çmuar për kohën në të cilën ai jetoi dhe brezat që do të vijnë kanë si pasuri veprat dhe studimet e rëndësishme që ai botoi që nga viti 1983 dhe më vonë. Burimet shkrimore të Kolës janë vlera të rëndësishme dhe dokumente në të cilat studiuesit e sotëm dhe ata të së ardhmes do të gjejnë argumente për të dëshmuar kush ishin arvanitasit dhe çamët e sotëm. Kolia ka shkruar dhe botuar librat si: “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve” (1983), “Gjuha e perëndive” (1989), “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori Korrigjues i Fjalëve Arvanitase”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në Kurthin e Serbëve të Millosheviqit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, pra, vetëm informacioni titullues i veprës së Aristidh Kolës tregon sa i gjerësishëm ka qenë ai që nga historia, etnologjia, te gjuha, leksikologjia, debati dhe polemika politike, por dhe antropologjia dhe dëshmitë historike, ku shquan bashkëkohësia dhe polemika shkencore e tij.

I përfshirë në një debat të hapur dhe mjaft të sëmbueshëm nën hundën e nacional- shovinizmit grek, i njohur për armiqësinë e përjetshme, por dhe politikën asimiluese të shqiptarëve në përgjithësi, Aristidh Kolia përmes librit “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, ai bën një vështrim të imët historik, folklorik, politik, gjuhësor, duke depërtuar në thellësitë e kohërave kur arvanitasit domosdo kishin lidhjet e tyre me helenët, me gjasë të qartë se arvanitasit dëshmohen si krijuesit e Greqisë së Re. Ndër të tjera ai shkruan:”Shumë njerëz na e kanë vënë në dyshim lidhjen e drejtpërdrejtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen”, por autori arrin të zbulojë kaq shumë fakte dhe argumente, që ruhen në abstraktin arvanitas dhe atë grek, të pazhbëshme, falë dhe daljes në skenë të shumë arvanitasve në momentet më të vështira historike, të cilët kanë ruajtur Greqinë nga shkatërrimi apo deformimi i identitetit të lashtë dhe të njohur antik dhe në kohët pas- homerike. Në libër ka kaq shumë hapësira dhe horizonte, përmes të cilave Kolia reflekton një ballafaqim interesant të progresit dhe konservatorizmit, një refleksion të ruajtjes së kulturave tradicionale ballkanike dhe evropiane, siç ka ndodhur dhe me dinasti të tjera.

Në libër studiuesi i njohur “raporton” bindshëm dhe dallimet (krahasimet) gjuhësore greqisht-shqip deri tek arbëreshët e neohelenizmit, kur u shfaq pushtimi turk, një periudhë e errët në Ballkan, me ç’rast do të krijohen teza të shumta kundër shqiptarëve, pasi politikën ballkanike, veçmas atë greke e mbajti nën ndikimin e vet të egër dhe njëanshmërisht të komunikueshëm besimi ortodoks, përkundër arvanitasve, të cilët nuk ndikoheshin nga diferenca të tilla të besimit fetar. Aristidh Kolia është njëri nga njerëzit e ditur dhe studiuesit e përkushtuar që ka arritur të zhbëjë ndryshkun tradicional të ndikimit fetar në politikë. Pikërisht për këtë indoktrinim që politika dhe qarqet nacional-shoviniste greke përpiqeshin të bënin me arvanitasit, kur vendosnin përballë “turkallvanos” dhe helenë, studiuesi shkruan: ”Ata që u përpoqën të ndajnë arvanitasit myslimanë nga ata të krishterët, duke i quajtur të parët “turkallvanos’ dhe të dytët helenë, nuk dinin ç’të bënin me Skënderbeun, të cilin populli, të krishterë e myslimanë, e quanin hero kombëtar”.

Aristidh Kolia i ka ndihmuar shumë problemit shqiptar përmes tezave të tij shkencore, të cilat vijnë nga thellësitë e kohërave, ngjarjeve historike, njerëzve dhe argumenteve të tjerë. Në vitin 1984, Kolia ka debatuar hapur dhe me një fuqi bindëse për arvanitasit në revistën e njohur “Besa” në faqet e të cilës janë botuar materiale jashtëzakonisht të rëndësishme për tema të rëndësishme të shqiptarëve në Greqi. Aristidh Kolia përmes një kumti të fortë, të titulluar “Shqiptarët që bënë Greqinë”, kërkon të depërtojë në të vërtetat e lashta shqiptare-greke, përmes argumenteve gjuhësore siç është interpretimi i mbiemrave të farës së kollokotronëve, një nyjë e rëndësishme përmes të cilës çilet një dritë e  madhe për të njohur arvanitasit dhe çamët. Nga Çergjini- Boçka- te Kollokotroni, të cilët shtresojnë të dhëna dhe dëshmi interesante arvanitase (Kollokotroni- Bithgur-i, prapanicë e fortë), Kolia e dëshmon dhe nga burimet e këngës popullore, një burim i rëndësishëm dhe i vërtetë në kujtesën arvanitase dhe atë të shqiptarëve në përgjithësi. Dëshmia popullore është e shenjtë për shqiptarët.

Kollokotroni është një figurë komplekse dhe mjaft e rëndësishme në kujtesën dhe historinë e Greqisë, një luftëtar i njohur, i cili kishte dhe luftëtarët e tij, të njohur si “luftëtarët e Kollokotronëve”, arvanitas  që zënë një hapësirë kohore të rëndësishme 1500- 1800, luftëtarë që ishin arvanitas pa dallim nëse ishin të krishterë apo myslimanë, që në kronikat e kohës shfaqen me Ndretë e Moresë gjatë revolucionit të 1821, po ashtu vite më vonë dhe në çlirimin e Moresë, ku morën pjesë 3000 luftëtarë arvanitas nga Thesprotia, deri në ngjarjet e Jonit si “piratë të detit” në legjionet greko-shqiptare.

Kollokotronët ishin shqiptarë, Aristidh Kolia flet për traditat, zakonet, veshjen e tyre (fustanella, guna e hedhur pas krahëve- një skicë autentike të të cilëve e sjell koloneli francez Voutier), koka e rruar përpara dhe bishtin e zgjatur, një kod i njohur dhe i “pa gabueshëm i arvanitasve” siç shkruhet në revistën “Besa”. Në këmbënguljen për ta sjellë sa më qartë Kollokotronin, Aristidh Kolia thotë se ai dinte pak shkrim, ndërsa greqishten e fliste shkel e shko. Ai tregon se “ai, Kollokotroni” ka lexuar librin mbi Historinë e Skënderbeut, kur citon në ligjëratë të drejtë se “…lexova për jetën e Skënderbeut. Vepra e tij më vuri në mendime…”, duke dëshmuar se ku ka arvanitas, në çdo vend të globit, Skënderbeu nderohet si heroi i tyre, duke përmbushur krenarinë dhe origjinën nga toka e tij.

Arvanitasit shfaqen në të gjithë historinë dhe ngjarjet e rëndësishme të Greqisë, pasi ishin ata që u përballën me Perandorinë Osmane pas shkatërrimit të Konstandinopojës (ku shquan kryearhondi i Manit, Krokodhil Kladha, udhëheqës si Petro Bua Sklepa) që mbrojnë Morenë  të vetëm, e që janë të detyruar të ikin në Italinë e Jugut me ëndrrën për t’u kthyer. Kënga “Moj e bukura More” këtë mesazh përcjell në thelbin e saj të mallëngjyeshëm. Moreja ka qenë dhe mbetet arvanitase (arvanitasit e Arkadisë) pavarësisht se ata pushuan së foluri gjuhën e tyre.

Aristidh Kolia dyshohet se qe viktima e radhës e nacional-shovinizmit grek, pasi ai dëshmonte me zë se arvanitasit ishin themeluesit e shtetit grek, mbi nëntëdhjetë për qind e heronjve kombëtarë të Pavarësisë së Greqisë janë arvanitas, por gati gjithë arvanitasit e shquar që nga Gjergj Karaiskaqi, Teodor Kollokotroni, Laskarina Bubulina, Anastas Kullurioti dhe të tjerë u eliminuar e vranë nga ultranacionalitët grekë.

Një dimension tjetër, një pamje të imët, lidhur me çështjet thelbësore të arvanitasve nëpër kohë dhe të çamëve sot, shkrimtari Aristidh Kolia i shpalon në një intervistë dhënë gazetës “Iliria” të Nju Yorkut në vitin 1986, ku preket mjaft qartë mesazhi dhe dëshmitë që sjellin librat e tij “Arvanitasit” dhe “Gjuha e Perëndive”. Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke ka prejardhjen nga Epiri i sotëm e Shqipëria, historia ka qenë e tillë, dhe ajo dëshmohet që nga autorët e lashtë antikë, Homeri dhe më vonë. Deri para shfaqjes së nacionalizmit shovinist grek, raportet e arvanitasve me grekët ishin ndryshe, por problemi është se historia greke nuk e konsideron tezën pellazgjike të prejardhjes. Por faktet nuk të lënë nga të lëvizësh, mjafton një fakt i thjeshtë për të kulturuar të vërtetën.

Kështu, toponimia e shumtë dhe emrat e heronjve e gjysperëndive etimologjikisht shpjegohen përmes gjuhës së arvanitasve (shqipes së vjetër), ndryshe nuk do të kishte asnjë shpjegim për këtë thesar dhe arkiv të vjetër të miteve dhe toponimisë greke. Vetë Aristidh Kolia i përket brezit dhe kohës kur gjuhën e paraardhësve të tij e ka mësuar në familje. Shkrimtari e kujton me një dashuri të pakufishme kur thotë: “Gjyshërit e pashkollë si dhe gjyshet tona, kishin një mençuri të admirueshme dhe një ngrohtësi njerëzore, që shprehej në jetën e përditshme të tyre, në histori, në përrallat, këngët, vallet e vajtimet e tyre”, që shndërroheshin në subjekte dhe detaje interesante që fëmijëve u flitej dhe u mësohej gjuha arvanitase, e cila do të merrte peshë, vlerë dhe domethënie tjetër në një moshë tjetër të rritur, kur shkrimtari do të merrej më ngultas me gjuhën e të parëve të tij, për të arritur në refleksione të rëndësishme. Ndërsa në literaturën shkollore për arvanitasit dhe gjuhën e tyre pllakoste errësira totale.

Kur Kolia flet për një nga krahinat më të njohura arvanitase, siç është Thiva, ai sjell ndërmend si një burim të hershëm të dëshmisë arvanitase qytetin më të vjetër të botës, themeluar nga Kadmosi, i cili me shumë gjasë dhe arsyetime mbi mitet është njëri nga të ardhurit pellazg, që strehoheshin në malet e Epirit të sotëm dhe Shqipërisë. Thiva kishte lidhje të njohura me Ilirinë, dhe siç dihet, Kadmosi ka vdekur në vendin e tij në Iliri, ndërsa fëmija e tij quhej Ilir. Kadmi e kishte gruan e tij nga Kosova, burimet mitologjike tregojnë se vëllai i gruas së tij ishte prijës i dardanëve. Burimet e lashta historike tregojnë se pjesa më e madhe e të ardhurve vinin nga Iliria dhe pas luftës së Trojës arvanitasit erdhën në krahinën e Thivas, për të cilët ka shumë fakte dhe dokumente, të cilat duhet të studiohen dhe interpretohen me saktësi.

Siç dihet, grekët e vjetër ishin pak, ata ndiqeshin nga forcat e Perandorisë Kristiane Bizantine, kështu që ata u unifikuan me arvanitasit dhe u tretën në komunitetin e tyre, kryesisht gjatë shekullit të katërmbëdhjetë, ku gjithashtu dhe në vendet ku kishte lulëzuar kultura e lashtë antike flitej gjuha e arvanitasve. Burimet e vjetra venedikase për këtë periudhë shkruajnë, se “Arvanitasit dhe grekët janë një popull që e urrejnë çdo të huaj...”.

Aristidh Kolia sjell në vëmendje gjithashtu dhe çështjen e etnokulturës dhe folklorit arvanitas, i cili ka qenë një regjistrues i rëndësishëm i jetës së arvanitasve, i kulturës së tyre, etnopsikologjisë dhe ngjarjeve historike gjithashtu. Folklori është një kronikë e gjallë e njerëzve dhe e kohës, parë me një sy realist dhe të pagabueshëm. Kultura dhe folklori arvanitas për një kohë të gjatë dhe të hershme ishte përfaqësues i folklorit të ri grek. Dëshmi të tilla janë të qarta para syve të kujtdo që e njeh sadopak folklorin arvanitas. Kështu, fustanella arvanitase është elementi kyç i veshjes kombëtare greke, vallja e njohur pirike apo çamiko, po ashtu mjaft legjenda, këngë dhe gojëdhëna arvanitase, sot janë pjesë e kulturës së re greke.

Ndërsa te këngët arvanitase të hershme ka një kohë kur mes arvanitasve dhe grekëve kishte një pleksje bashkëjetese të detyrueshme, pasi arvanitasit kishin fuqi, aftësi dhe vitalitet të padiskutueshëm, bie në sy ruajtja e muzikës, ndërsa grekët i kanë përkthyer në gjuhën greke. Arvanitasit kanë një arkiv jashtëzakonisht të rëndësishme si dëshmi autentike në këngët e dasmës, Aristidh Kolia kujton fëmijërinë e tij me këto dëshmi, këngë hidhërimesh, shumë prej të cilave krijoheshin aty për aty dhe bëheshin pjesë e kujtesës dhe identitetit të arvanitasve dhe ngjarjeve. Një traditë e tillë është zbehur tashmë, në mjediset arvanitase nuk ka vetëkrijime ndër gëzime veçanërisht. Ende vetëm disa plaka vajtojnë në gjuhën arvanitase në trevat ku jetojnë arvanitasit. Kjo i ngjall trishtim të thellë studiuesit Aristidh Kolia.

Aristidh Kolia ka nisur herët që të merret me kulturën, historinë, trashëgiminë, studimet krahasuese, gjuhësore, folklorike dhe dëshmi të tjera të kulturës arvanitase. Atij i është dashur të njohë më së pari historinë greke, për të evidentuar atë arvanitase. Në studimet e tij, Aristidh Kolia i ka kushtuar rëndësi jetike, madje çelësin e dëshmive të shumta arvanitase, por dhe greke njohjen mirë dhe në detaj të kohës pellazgjike, për të cilët grekët më herët mendojnë se janë paraardhësit e tyre. Hedhja dritë mbi pellazgët, sipas studiuesit është dhe nevoja për të larguar errësirën për këtë periudhë prehistorike të Greqisë, Ballkanit dhe të Mesdheut. Ai thotë për këtë domosdoshmëri studimesh dhe hulumtimesh bazike se:” Nuk mund t’i afrosh epokat parahistorike, duke mohuar pellazgët si dhe mitologjinë  e lashtësisë, e cila nuk është përrallë, por një rrjedhë ngjarjesh historike me veshje poetike. Nuk mund ta konceptoj se si mund të ekzistojnë sot shkencëtarë grekë, të cilët kanë ngecur në studimet indoevropiane dhe ndërkohë mohojnë pellazgët.”, ndërsa për studiuesit shqiptarë ai thotë: “Për sa iu përket shkencëtarëve shqiptarë dhe këta do të thoja, duhet të marrin përsipër studimet pellazgjike, jo vetëm për shkak të prejardhjes së lashtë pellazgjike të qendrave si Dodoni dhe vendeve të shenjta si Tomorri, që gjendet në zonën e Ilirisë së Jugut të moçëm të Epirit, si dhe faktet gjuhësore pellazgjike, të cilat kanë mbijetuar; të gjitha këto i bëjnë shkencëtarët të dalin në konkluzionin se gjuha shqipe është e vetmja, që ka shpëtuar nga trungu i gjuhës pellazgjike…”. Dhe sot e kësaj dite është mjaft e rëndësishme kjo tezë hulumtimesh dhe studimesh për historianët dhe gjuhëtarët.

Kur flet për çështjet gjuhësore, studiuesi i njohur ndalet dhe tek gjuha arvanitase, i cili gjen ngjashmëri karakteristike të kohës paraklasike greke dhe të shoqërisë së shekullit të XVIII-XIX arvanitase. Në kohët e sotme ai konstaton një absurd, në mënyrën se si sillen grekët me trashëgiminë dhe atë që gjuha e tyre, kultura e tyre ka përthithur nga arvanitasit dhe që ata e quajnë të tyren. Në shekujt e parë bizantin, fjala “grek” konsiderohej dhe ishte sinonim i fjalës “barbar”, ashtu siç grekët konsiderojnë sot arvanitasit dhe shqiptarët, por ata nuk mund të mohojnë se gjuha arvanitase është gjuha e perëndive, gjuha e heronjve të lashtë dhe të vonë (1821).

Në punën shkencore dhe hulumtuese të Aristidh Kolës një vend të veçantë zë rrugëtimi që bënë arvanitasit për të marrë një rol dominues në jetën dhe historinë e Greqisë që herët, kur në Greqi kishte beteja të tilla që grekët mund të asimiloheshin dhe zhdukeshin plotësisht, po ashtu në nyja të tilla siç ishte lufta e Perandorisë Kristiane Bizantine, pushtimet e Perandorisë Otomane, betejat e Moresë, Revolucioni i vitit 1821 dhe ngjarje të tjera, arvanitasit jo vetëm që ishin luftëtarë të zotë, por ata ishin një popull me kulturë dhe taban kulturor të qëndrueshëm, një popull që krijonte në çdo hap që hidhte, një popull që kishte krijuar referime të rëndësishme që nga lashtësia kur zhvillohej Lufta e Trojës dhe po zhvillohej kultura dhe bota e qytetëruar antike. Në atë kohë arvanitasit dëshmonin një nga burimet më të rëndësishme kulturologjike dhe të marrëdhënieve të kohës përmes tempujve, personaliteteve dhe zhvillimit.

Rrugëtimi i Kollokotronëve – Boçkës- Çergjinit (të cilët vijnë natyrshëm deri te Boçarët e njohur që historia greke ka synuar të përvetësojë) në një zbulesë vertikale dhe horizontale nga studiuesi Aristidh Kolia, dëshmitë e gjuhës dhe lidhjet e forta me Ilirinë, me Dardaninë dhe shumë çështje të tjera që pleksin studime të tilla, përbëjnë një punë të rëndësishme dhe një profil të një studiuesi me një akribi shkencore të gjerë dhe të mirë-argumentuar për njërën nga çështjet më të rëndësishme të historisë dhe të popullit arvanitas, ndryshe sot e reflektuar në çështjen e njohur çame. Në studimet e Aristidh Kolës ka “preambula” interesante, ka orientime fondamentale për studiuesit e sotëm dhe të ardhshëm lidhur me aspektet ku vazhdon të ketë nyje dhe errësirë, me të cilat ka luajtur dhe luan nacional-shovinizmi i njohur grek me çështje si Epiri dhe pika nevralgjike dhe në tokën e Shqipërisë.

Tezat e tija studiuesi Aristidh Kolia i mbështet në argumente të njohura, në dëshmi të rëndësishme kulturologjike dhe gjuhësore, në burime të pakontestueshme, në burimet e hershme antike, që sot studiuesit grekë i bien mohit në mënyrë absurde dhe të padenjë shkencërisht. Ngjarjet e shumta historike i dëshmojnë arvanitasit aktorë të krijimit të shtetit grek, ashtu siç fondamenti, abstrakti i kulturës së njohur greke është fort e lidhur me pellazgët (arvanitasit) që nga krijimi i tyre dhe në vazhdim. Dhe në këtë dëshmi autentike Aristidh Kolia sjell të dhëna, personazhe, bashkëpërkime kulturologjike, sjell çelësin e rëndësishëm gjuhësor të pellazgjishtes, pa të cilën komunikimi me mitet dhe dëshmitë e tjera antike do të ishin të verbra dhe memece. Teza pellazgjike, gjuha e pellazgëve mbetet një nga gjuhët me ndikimin më të madh të historisë së njerëzimit, jo vetëm në Greqi apo Ballkan, por me një valoritet dhe në vende të tjera të qytetërimeve të lashta. Dhimitër Kamarda tregon se pellazgjishtja është gjuha që afron arvanitasit me gjuhën e Homerit, të cilën ai e përmend në veprën e tij. Pellazgjisht është dëshmuar se fliste edhe Aleksandri i Madh. Aristidh Kolia e sheh një burim kryesor pellazgjishten, thënë ndryshe një gjuhë të perëndive.

Aristidh Kolia ishte një dijetar i çmuar i raporteve bashkëkohore të Greqisë me Shqipërinë dhe zhvillimeve të viteve 1990 dhe në vazhdim. Ai ishte një adhurues i madh i paqes dhe të vërtetës, për të cilën punoi gjithë jetën dhe i kushtoi mbarë intelektualizmin dhe kërkimin shkencor. Dhe pse ai vdiq në rrethana misterioze, puna e tij hulumtuese, studimore, shqisa e zbulesës së fakteve dhe argumenteve, këmbëngulja për të depërtuar në gjëra të thella historike dhe mistike, parimet fondamentale që kishte në punën e tij si shkencëtar me diapazon disafushësh është një arkiv i rëndësishëm për studiuesit dhe shkencëtarët e të ardhmes. Aristidh Kolia mbetet një arvanitas i madh, një vazhdues i traditës dhe sakrificës arvanitase në Greqi dhe me gjerësisht, një shqiptar i mençur, kurajoz dhe i ditur.

Ai na ka lënë burime të rëndësishme dhe të begata për çështjet e rëndësishme të historisë sonë, e cila duhet të ketë angazhime shkencore për të nxjerrë në dritë dëshmitë e lashtësisë sonë si një nga popujt më të vjetër në Ballkan, por edhe të gjuhës shqipe si gjuha më e hershme në Evropë.

Tiranë- Vlorë, gusht 2022     

Hulumtimi tregon se në Serbi po rritet përkrahja për pavarësinë e Kosovës

Instituti i Beogradit për Çështje Evropiane ka bërë një hulumtim të opinionit publik në Serbi. Në këtë hulumtim të publikuar më 17 gusht janë përfshirë 1 mijë e 228 persona, dhe pyetjet për ta kanë qenë kryekëput të lidhura me raportin Kosovë-Serbi.

Ajo çfarë vërehet në leximin e rezultateve, është se krahasuar me vitin 2021, në Serbi ka një rritje të numrit të qytetarëve të cilët e përkrahin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në pyetjen “A do ta mbështesnit një plan të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili do ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhe do të siguronte një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë për qytetarët e Serbisë?”, në vitin 2021 për “PO” kanë qenë 21 %, derisa në vitin 2022 kjo përqindje ka shkuar në 26.3, duke shënuar një rritje prej 5.3 %.

Ndërkohë është rritur edhe përqindja e serbëve të cilët mendojnë se Serbia e ka humbur Kosovën.

Në vitin 2021 kjo përqindje ka qenë 39.5, derisa në vitin 2022 ka shkuar në 44.2 %../Express/

Zelensky pas takimit me Guterres dhe Erdogan: OKB të garantojë sigurinë e centralit bërthamor në Zaporizhzhia

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky  është takuar me presidentin turk Rechep Tayip Erdogan si edhe sekretarin e Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.

Takimi u zhvillua në Lviv dhe në fokus ishin eksportet e grurit, luftimet pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia , duke u fokusuar edhe tek një zgjidhje diplomatike e luftës.

Presidenti ukrainas vuri në dukje se OKB duhet të garantojë sigurinë e këtij objekti strategjik, si edhe çlirimin e plotë nga trupat ruse. Ndërkohë sulmet dhe bombardimet ruse nuk kanë të ndalur.

Së fundmi Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se Moska do të përdorë arsenalin e saj bërthamor vetëm në rrethana emergjente, dhe se sipas saj nuk ka në interes një konfrontim të drejtpërdrejtë me NATO dhe SHBA.

Artan Hoxha pas atentatit në Vlorë: Shteti nuk është as spektator, por një agjenci funerale

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka reaguar pas vrasjeve që tronditën vendi tonë në 24 orët e  fundit, me bilanc katër të vdekur.

Hoxha, referuar atentatit të Vlorës, thotë se bilanci i krimeve të rënda mafioze është më shumë se tragjik. Sipas tij, në nivelet e larta të krimit të organizuara po ndodhin beteja të pamëshirshme, duke theksuar se ka ndryshuar hierarkia drejtuese e krimit për te paktën një dekade në vazhdim.

Ai shton se po bëhet një luftë e frikshme për territor që ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shteti thekson Hoxha “nuk është as spektatore, por një agjenci funerale, që i duhen marangozë për të përballuar fluksin e të vdekurve”.

“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status, ..:

Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik.

Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve…”, shkruan Hoxha.bw

Voskopoja në kërkim të një shkëlqimi të dytë – Nga Gëzim Kabashi

Turistët vendas dhe të huaj e zgjedhin Voskopojën për kishat e stilit bizantin, klimën e freskët dhe oborret e stolisura me lule, por për banorët dhe pronarët e bujtinave, këto janë të pamjaftueshme.

Në hyrje të kishës së Shën Kollit në Voskopojë, Atë Thomai është i shqetësuar nga dëmtimi i afreskeve në tavanin e hajatit për shkak të lagështirës. Kisha e stilit bizantin është një monument i rëndësishëm i kulturës shqiptare, por restaurimi nuk po ecën me ritmet e pritshme.

 

“Vjen vetëm një specialist për restaurim, por punë ka shumë dhe kam frikë se do të na zërë përsëri dimri dhe lagështira,” thotë At Thomai, pasi ka përfunduar një pagëzim.

Kishat dhe bazilikat e stilit post-bizantin janë destinacioni kryesor i turistëve shqiptarë dhe të huaj në Voskopojë – një fshat rreth 20 kilometra larg qytetit të Korçës, që shkëlqimin e njohu gjatë mesjetës së vonë, duke u shquar si një qendër e zhvillimit ekonomik dhe kulturor në rajon.

Fshati është gjithashtu popullor për klimën e freskët në sezonin e verës si dhe për oborret e shtëpive të stolisura me lule të shumëllojshme.

Turizmi nisi të zhvillohej rreth një dekadë e gjysmë më parë, kur rrugët dhe trotuaret u shtruan me kalldrëm, ndërsa banorët të ndihmuar edhe nga të afërmit emigrantë, nisën t’i transformojnë shtëpitë e tyre në bujtina.

“Zona jonë është e mbushur me kisha mesjetare, të gjitha monument kulture,” tha Thanas Saraj për BIRN. “Kjo na kushtoi shumë, pasi duheshin marrë leje pa fund,” tha ai, duke i referuar lejeve të ndërtimit.

Gjatë stinës së verës, akomodimi i grupeve të turistëve të huaj nuk është gjithmonë i thjeshtë, por vendasit janë të gatshëm për të ndihmuar.

Në qendër të fshatit, Aleksi – guidë e një grupi turistësh gjermanë po përballet me vështirësi për strehimin e tyre në një hotel të vetëm. Por menaxherët e bujtinave nisin komunikimin me njëri-tjetrin derisa gjejnë strehë edhe për turistin e fundit.

Sipas Petrika Nikollës, pronarit të një bujtine në qendër të Voskopojës, kjo ndodh jo vetëm për turistët e huaj, por edhe për ata vendas.

“Nuk jemi të organizuar në shoqatë, por edhe nuk mund t’i lemë turistët jashtë,” tha Nikolla.

Banorët e fshatit apo pronarët e bujtinave ankohen për mungesën e jetës kulturore apo të aktiviteteve të tjera me dobi për komunitetin dhe turistët.

Portat e shtëpive në Voskopojë qëndrojnë të hapura dhe turistët mund t’i viziojnë lirisht oborret e tyre. Foto: Gëzim Kabashi.

Lapidari në qendër të Voskopojës, që shërbente shpesh si podium për grupet e artistëve, është rrethuar tashmë me disa ngrehina që shërbejnë si qendër informacioni për vizitorët. Megjithatë, Anita Zguri mendon se ky ndryshim ‘nuk i vlen askujt’.

Gruaja tregon gjithashtu se një projekt për promovimin e qëndismave dhe tregtimin e suvenireve nuk gjeti mbështetjen e autoriteteve lokale.

At Thomai tregon problemet në kishën e Shën Kollit. Foto: Gëzim Kabashi.

“Ishte një mënyrë shumë e mirë për të punësuar vajzat dhe gratë e fshatit, si dhe për t’u ofruar turistëve suvenire, kujtim nga vizita në Voskopojë,” shtoi ajo.

Shkëlqimi i venitur i Voskopojës për shkak të mungesës së jetës kulturore dhe e shërbimeve të tjera bëhet objekt diskutimi edhe në kafenenë e Kiços – një burrë i shkathët që u shërben vetë vizitorëve nga ora 7 e mëngjesit deri në mbrëmje vonë.

“Voskopojës i mungojnë plot shërbime, nga pastrimi kimik te parukeria, apo një supermarket,” thotë Aleksandra, e cila është kthyer këtë verë nga vendi fqinj ku jeton së bashku me familjen.

“Po si nuk vjen një grup artistik apo një orkestër për vallzim?” pyeti ajo, por etiketimi i Voskopojës si fshat tërhoqi vëmendjen e klientëve të tjerë të lokalit.

Një nga banorët e kundërshtoi gruan, ndërsa evokoi periudhën e artë të Voskopojës.

“Po fshat nuk mund t’i thonë de, pasi ka më shumë se 250 shtëpi, njëlloj si 300 vjet më parë, kur na kish zili bota,” përfundoi ai.

Portat e shtëpive në Voskopojë qëndrojnë të hapura dhe turistët mund t’i viziojnë lirisht oborret e tyre. Foto: Gëzim Kabashi.

BIRN


Send this to a friend