VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Brazili i falet Coutinhos, Neymar shënoi golin e sigurisë në minutën e 97

By | June 22, 2018

Komentet

Francë, 2 të vdekur gjatë festimeve pas fitores së Botërorit

PARIS – Në incidentet që ndodhën gjatë festimeve në Francë pas fitores së Kampionatit Botëror “Rusi 2018” humbën jetën dy persona.

Siç raporton gazeta “Le Parisien” në festimet e djeshme në Francë, dy persona e kanë humbur jetën ndërsa 45 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë kanë pësuar lëndime të lehta.

Më tej thuhet se festimet në qytete të shumta janë shndërruar në incidente të dhunshme. Në Frouard janë plagosur 3 fëmijë të moshës prej 3 deri në 6 vjeç ndërsa në bulevardin Champs-Elysees në Paris një person ka pësuar lëndime të rënda.

Në qytetet Strazburg dhe Rouen ka patur tensione mes policisë dhe qytetarëve, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Gazeta “Le Figaro” bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme shkruan se gjatë festimeve në gjithë vendin janë ndaluar 292 persona.

Kujtojmë se dje kombëtarja e Francës në futboll fitoi titullin e kampionit të botës në Botërorin “Rusi 2018”, pas fitores që shënoi ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2. Me këtë fitore në ndeshjen finale në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Franca arriti që për herë të dytë të bëhet kampione e botës. Kjo fitore u festua me entuziazëm në Francë.

Tifozët e Juventusit presin Ronaldon në Torino

Konferenca për media është caktuar në ora 18:30 ku Ronaldo do të prezantohet si lojtar i Juventusit

Një numër tifozësh sot kanë mirëpritur Cristiano Ronaldon para qendrës mjekësore të Juventusit në Torino.

Portugezi i famshëm i cili erdhi nga Real Madridi është përforcimi më i madh i këtij sezoni për “Zonjën e vjetër”.

Pas kalimit të kontrollit mjekësor, ai edhe zyrtarisht do të prezantohet si lojtar i Juventusit në konferencën për media në ora 18:30. aa

ÇMIMET – Luka Modriç lojtari më i mirë i Botërorit, ja të gjitha trofetë individualë në Rusi 2018

Teksa Botërori i Rusisë uli siparin, në ceremoninë ku u dha edhe trofeu i Kupës së Botës për francezët, u ndanë gjithashtu edhe disa trofe individualë, për arritjet në këtë edicion.

Luka Modriç, edhe pse doli i humbur nga finalja, u shpall Lojtari më i Mirë i turneut. Kroati u zgjodh 3 herë në 7 ndeshje që luajti, lojtari i ndeshjes, dhe këtë trofe e mori me sytë në lot. Modriç kaloi me vota belgun Hazard, i cili u rendit i dytë, dhe Grizman i treti.

Mbape, që shënoi golin e katërt në finale, u zgjodh Lojtar i Ri më i Mirë i turneut. Ndërkohë, Tibo Kurtua u zgjodh Doreza e Artë e këtij Botërori. Golashënuesi më i mirë, me 6 gola, u shpall anglezi Herri Kejn. Ndërkohë, ekipi Fair-Play i turneut u shpall kombëtarja e Spanjës.

Franca fituese e Kampionatit të Futbollit

Franca është fituesja e Kampionatit Botëror të Futbollit për vitin 2018, pasi mundi Kroacinë me rezultatin 4-2.

Ekipi francez udhëhoqi pjesën e parë të ndeshjes me rezultatin 2-1, pas një autogoli të kroatit Mario Mandzukic dhe një penalltie të lojtarit të saj Antoine Griezmann. Kroati Ivan Perisic e barazoi rezultatin e lojës nga minuti i 30, duke shënuar golin e parë të Kroacisë.

Francezët Paul Pogba dhe Kylian Mbappé shënuan dy gola të tjerë, duke u pasuar nga një gol-surprizë të fundit të Kroacisë, nga lojtari Mandzukic.

Hera e fundit që Franca ka fituar Kampionatin Botëror të Futbollit në vendin e vet ishte në vitin 1998, ku e mundi Brazilin me Rezultatin 3-0.

Verën e ardhshme në Francë do të zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit për Femra në Décines-Charpieu, në periferi të Lionit. Ndërsa kampionati i ardhshëm i futbollit për burra do të mbahet në Katar, në vitin 2022.

“Rusi 2018”, shumica e futbolldashësve presin që Kroacia të bëhet kampione e botës

MOSKË – Me ndeshjen e sotme finale mes Kroacisë dhe Francës, do të mësohet kampioni i Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Ndërkaq shumica e futbolldashësve në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, dëshirojnë dhe presin që Kroacia të bëhet kampione e botës.

Shumica e futbolldashësve në pemën e turneut që ndodhet mbi murin prej qelqi të Muzeut të Kampionatit Botëror thanë se mbështesin Kroacinë.

Duke rikujtuar se Kroacia është kualifikuar për herë të parë në finale, futbolldashësit në masë të madhe dëshirojnë që Kroacia të fitojë për herë të parë këtë kampionat.

Edhe rusët dëshirojnë të shohin Kroacinë si kampione

Një pjesë e madhe e popullit rus pret që Kroacia të bëhet kampione.

Ata thonë se Kroacia ka treguar fuqinë e saj në ndeshjen ndaj tyre. “Kroacia është një skuadër shumë e mirë. Tri herë kanë fituar ndeshjet që shkuan në kohën shtesë dhe treguan se sa shumë e duan këtë kupë”, thonë rusët.

Modriç, Pogba, Mbappe

Gjithashtu edhe tifozët japonezë dhe arabë të cilët ndodhen në Rusi për këtë kampionat shprehën dëshirën që Kroacia të bëhet kampione.

Ata të cilët e mbështesin Kroacinë, më së shumti i besojnë Luka Modriçit.

Ndërsa disa nga futbolldashësit uzbekë dhe azerbajxhanas dëshirojnë fitoren e Francës. Ata në kombëtaren franceze më së shumti i besojnë lojtarëve si Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

Kujtojmë se finalja e Kampionatit Botëror mes Kroacisë dhe Francës do të luhet sot në stadiumin “Luzhniki” në Moskë me fillim në ora 17:00. aa

Deschamps: Është privilegj i madh të luash në finale

“U përpoqëm që të përgatitemi në mënyrën më të mirë për këtë finale. Kjo kërkon qetësi, besim dhe përqendrim. Këto janë 3 fjalë para ndeshjes së finales”, tha Deschamps

PARIS – Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps bëri vlerësime në lidhje me ndeshjen finale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, në të cilën skuadra e tij do të përballet me Kroacinë.

“Është një privilegj i madh të luash një ndeshje të tillë. U përpoqëm që të përgatitemi në mënyrën më të mirë për këtë finale. Kjo kërkon qetësi, besim dhe përqendrim. Këto janë 3 fjalë para ndeshjes së finales”, tha Deschamps në pyetjet e gazetarëve lidhur me ndeshjen finale.

Ai tha se kanë përvojë me ndeshjet finale në kampionatet e mëparshme, duke shtuar se në ndeshjet e tilla nevojitet që ekipi të përgatitet në mënyrën më të mirë dhe që kundërshtari të analizohet mirë.

Duke shtuar se në kombëtaren franceze nuk ka një entuziazëm, por që futbollistët janë të kënaqur që luajnë në finale, Deschamps tha se rezultati i ndeshjes do të jetë përcaktues i kampionit.

Kujtojmë se finalja e Kampionatit Botëror mes Kroacisë dhe Francës do të luhet sot në stadiumin “Luzhniki” në Moskë me fillim në ora 17:00. aa

Kur Daliç, i Arti” i Kroacisë, udhëhoqi Dinamon e Tiranës

Ishte e shkruar kohë më parë, ndoshta që kur u pagëzua me emrin Zlatko, “i Arti”, se Dalic do shkëlqente në botën e futbollit… Kjo jo vetëm si paracaktim hyjnor, por edhe duke parë ecurinë e tij si trajner në 18 vite eksperiencë e ku, që në eksperiencën e parë që pati si asistenti i më të mirit: Miroslav Blazevic (foto poshtë), njeriut që e coi Kroacinë në gjysëmfinale të Kupës së Botës në 1998…

Jo rastësisht Dalic ishte aty dhe sot këtu… Intuita e fortë, aftësia e lartë menaxheriale, raporti korrekt e afektiv me lojtarët e bënë shumë shpejt një lider frymëzues më shumë se teknik. E ky ishte çelsi i suksesit të tij, në një rrugëtim gjithnjë në ngjitje që po shkon drejt kurorëzimit të një ëndërre të paimagjinuar 10 vjet më parë, në finalen e një Botërori.

I tillë ishte edhe kur takoi Dinamon, pikërisht 10 vjet më parë, ndonëse premisat ishin që Shqipërinë ta zbulonte edhe më parë dhe gjërat duhet ti kishin shkuar ndryshe. Shqipëria e asaj kohe ishte në zbulim të horizonteve të reja, të huajt erdhën për ti dhënë një tjetër dimension futbollit tonë, por jo rrallë herë u përballën me një bllokadë që vinte herë nga lojtarët e herë nga drejtuesit. Ky Dalic i adhuruar sot si heroi pa fjalë, që po bën mrekullinë me kombëtaren e tij, nuk është se gjeti terrenin ideal tek Dinamo ndaj dhe gjithcka duhet mbajtur mend nga Zlatko, i cili erdhi si i ri ambicioz, i gatshëm për çdo sfidë, duke fituar eksperiencë në pankinë, është ai trofeu i Superkupës.

Në korrik të vitit 2008 Daliç u prezantua te Dinamo e Tiranës. Nuk ishte një emër i famshëm, por intuita e Besnik Sulajt, që në takimin e parë me trajnerin në atë kohë të Varteks, ishte thirrje e qartë për bashkëpunim. Vetëm se nuk bëhej fjale për 2008. Prapaskena është se Sulaj donte ta merrte Dalic që në 2005, pas ndeshjes për Kupën Intertoto, por situata u bë e favorshme vetëm 3 vjet më pas dhe tek Dinamo kampione erdhi një teknik i ri, autoritar, që adhuronte disiplinën dhe që raportet njerëzore i vlerësonte më tepër se çdo gjë…

Kanë kaluar 10 vjet nga koha kur Zlatko shkeli ambjentet e klubit Dinamo, lojtarët me të cilët punoi kaluan, gjatë viteve, shumë trajnerë të tjera, koha që qendroi në krye të Dinamos nuk ishte e gjatë, vetëm 6 muaj, e megjithatë çuditërisht Dalic ka lënë gjurmë dhe të gjithë e kujtojnë me nostalgji…

“Në seancat e para stërvitore u kuptua menjëherë që ishte një trajner me kualitet, edhe pse i ri – tregon Julian Brahja, ish-mbrojtësi i Dinamos. “Vendi nga vinte fliste vetë për idetë që kishte ai në stërvitje. më ka bërë shumë përshtypje raporti që krijoi me ne futbollistët. Bashkë me Dalic u afruan edhe disa lojtarë si Petricevic, Jusufi, Halilovic e Nikolic, por edhe pse i solli vetë tek Dinamo nuk bënte kompromis dhe më kujtohet që edhe pse isha mbrojtës i djathtë me spostoi tre ndeshje në të majtë se nuk ishte i bindur nga Nikolic. Ndaj e kuptoj fare mirë zgjedhjen e tij për të çuar në shtëpi Kalinic në Botëror. Dalic që njohëm ne nuk bënte kompromise”.

Inovator, që në atë kohë, Dalic ishte i pari që futi sistemin e konferencës për shtyp para ndeshjes. Në atë kohë nuk ishte e vështirë të bëje gjetje, por ishte problem të kishe bashkëpunimin e të gjithëve. Kroati 41 vjecar me inteligjencën natyrale zgjodhi të bënte trajnerin dhe shokun për ta mbajtur skuadrën të bashkuar. “Më kujtohet kur erdhi për herë të parë, krejt i qeshur dhe i dashur me të gjithë – shpjegon Elvis Kotorri, portieri i Dinamos në kohën kur Dalic ishte trajner. “Kishte aftësinë të mbante pas vetes lojtarët më të rëndësishëm gjë që e shoh edhe sot tek Kroacia, ku Modric e të tjerët sakrifikohen për tu vënë në dispozicion të tij. Këtë bëri edhe tek Dinamo, por ishte kohë tjetër dhe realitet tjetër”.

“Një episod që sa herë e kujtoj më bën të qesh është kontrolli i imtësishëm që bënte për ushqimin sidomos lojtarëve që i konsideronte mbi peshë. Capja nuk i fshihte dot embëlsirat në rroba se Dalic i kontrollonte deri edhe xhepat”, tha Kotorri.
Me pak fjalë një profesionist i vërtetë edhe pse në hapat e parë të rrugës së tij drejt suksesit. Në Shqipëri megjithatë nuk mjafton vetëm kaq dhe gjërat për teknikun nuk shkuan mirë. Ndonjëherë është fati i keq, ndonjëherë vështirësitë krijohen nga hici e ndonjëherë të gjithë të vihen kundër. Pas 6 muajsh dhe dy humbjesh rradhazi në derbi, me krenarinë e një njeriu pasionant, Zlatko dha dorëheqjen.

“Në humbjen 4-2 me Tiranën mora karton të kuq dhe nuk luajta në ndeshjen me Partizanin, tregon me detaje Kotorri. E pashë nga tribuna atë sfidë dhe ndoshta ishte fati i keq i Dalic, por Dinamo atë ndeshje bëri një prej ndeshjeve të saj më të dobëta”.

Ndërsa Igli Allmuca, atëherë futbollist e sot trajner i Dinamos përmend një tjetër detaj: “Më erdhi keq atëherë kur Dalic u largua, e më vjen keq edhe sot që e kujtoj. Dalic ruajti në zemër raportet me skuadrën edhe pasi u largua. erdhi dhe na takoi gjatë fazës përgatitore, një vit më pas, kur ne drejtoheshim nga Blanko dhe na përqafoi të gjithëve, duke na uruar sukses”.

Tirana e pa teknikun të bënte një jetë të thjeshtë, sepse i tillë ishte kroati. Raportet me qytetin Dalic ndoshta nuk i ka ruajtur, por me njerëzit po. “Nëse veprimet e tua inspirojnë të tjerët të ëndërrojnë me shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë e të bëhen më të mëdhenj sec janë. Atëherë po, ti je një lider”, kjo filozofi udhëhoqi 41 vjecarin e atëhershëm në 10 vite suksese, ndoshta jo me emra të mëdhenj (Slaven Belupo në Kroaci, Al-Faisalin në Arabi Saudite e Al Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe), por me sfida që e joshën të ecte përpara, me arritje që e bënë zhurmën edhe nga Lindja e Mesme, me dëshirën për të bërë atë që dashuron më shumë – liderin. Zlatko nuk hoqi dorë në asnjë moment nga ëndërra e tij e sot është në finalen e Botërorit. Ndoshta edhe vetë nuk do ta kishte menduar se një ditë do të barazonte mentorin e tij Blazevic, në çatinë e botës. Nuk ka më asnjë rëndësi nëse fiton apo jo, “I arti” shkëlqen, me apo pa trofe…

Tenistja gjermane Angelique Kerber është mbretëresha e re e Wimbledonit

Arrin triumfin e parë duke mundur Serena Williamsin

VOAL – Angelique Kerber (WTA 10) është mbretëresha e re e Wimbledonit. Gjermania ka mundur me lehtësi të habitshme Serena Williamsin (181), tashmë shtatë herë kampione dhe e pamposhtur në 20 ndeshje në bar në Londër, duke mposhtur atë për 6-3 6-3. Për 30-vjeçaren nga Bremeni, ky është triumfi i tretë në një turne Grand Slam, pas atyre të 2016-ës në Australian Open dhe US Open, ndërsa në finalen e vetme në All England Lawn Tennis dhe Croquet Club, në të njëjtin vit, ajo u dorëzua vetëm në SHBA.

36-vjeçarja Williams, e cila sapo u bë nënë vetëm dhjetë muaj më parë, pati shumë gabime dhe nuk arriti të imponojë lojën e saj.

Belgjika mund për herë të dytë Anglinë, mbyll me medalje Botërorin

Belgjika ka fituar pastër 2-0 kundër Anglisë në ndeshjen e vlefshme për vendin e 3 dhe të 4 të Botërorit.

Skuadra belge, e cila në gjysmëfinale u mund nga Franca, fiton për herë të dytë kundër ‘Tre Luanëve’ në këtë Botëror pasi diçka të tillë e kishte bërë më parë edhe në fazën e grupeve.

Takimin e vulosën golat e Munier dhe Hazard. Mbrojtësi i krahut i dha shumë shpejt avantazhin skuadrës së drejtuar nga Martinez pasi zhbllokoi që në minutën e katërt, ndërsa Hazard realizoi golin e qetësisë në minutën e 81-t.

Si rrjedhojë Belgjika e mbyll me medalje këtë Botëror, të bronztë, pavarësisht se ata kishin pretendime për më shumë. Ndërkohë Anglia pas humbjes në gjysmëfinale kundër Kroacisë nuk bën një figurë të mirë në mbyllje të “Rusi 2018”.

Gjithsesi edhe skuadra e drejtuar nga Sauthgate mund ta konsideroi një Botëror pozitiv, pasi nuk pritej që ata të shkonin deri në këtë fazë.

Belgjikë 2-0 Angli

Komenti i ndeshjes

82′ Hazard dysfishon rezultatin, shënon golin e dytë për Belgjikën

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë, vendos goli i shënuar në minutën e katërt

4′ Minuier kalon Belgjikën në avantazh, nuk fal nga brenda zone.

1′ Ka nisur takimi

Do të luhet sot në “Saint-Petersburg Stadium” ndeshja e parafundit e Botërorit e vlefshme për vendin e 3 dhe të 4 mes Belgjikës dhe Anglisë, dy skuadra të cilat janë ndeshur edhe në grupe.

Belgjika e eliminuar në gjysmëfinale nga Franca dhe Anglia e eliminuar nga Kroacia do të përcaktojnë ndërmjet tyre fituesen e medaljes së bronztë.

Për këtë sfidë të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në formacion. Nga ndeshja e fundit Belgjika ka zgjedhur të ulë në stol Fellaini-n dhe Dembele, ndërsa Anglia do startojë me Rose, Dier, Jones, Delph dhe Loftus-Cheek, lojtarë të cilët janë rezervë për Anglinë.

Formacionet zyrtare

Capture

 

Gjysmëfinale mahnitëse, përcaktohet finalisti i dytë i Uimbëlldon

Tashmë është përcaktuar dhe finalisti i dytë i Uimbëlldon. Ai do të jetë serbi Novak Gjokoviç i cili arrit të mposhtë spanjollin Rafael Nadal në një ndeshje epike.

U deshën dy ditë që kjo ndeshje të përfundonte ku u luajtën pesë sete. 4-6, 6-3, 6-7, 6-3 dhe 8-10 kanë qenë setet e luajtura në këtë përballje. Ndërkohe kjo finale do të zhvillohet midis Novak Xhokoviç dhe Kevin Anderson i cili mundi në gjysmëfinalen tjetër Xhon Isner.

Luka Modriç: Jemi në finale, kjo flet për ndikimin e trajnerit

MOSKË – Kapiteni i kombëtares së Kroacisë në futboll, Luka Modriç, para finales së nesërme kundër Francës në Botërorin që po mbahet në Rusi, tha se ardhja në finale, flet për ndikimin që ka përzgjedhësi Zlatko Daliç në zhvillimet në ekip.

Modriç sërish u shfaq tejet modest, duke thënë se në këtë moment nuk i intereson fare nëse do të fitojë “Topin e Artë”, sepse është tërësisht i fokusuar në suksesin e ekipit.

“Jam i lumtur që përmendem në këtë kontekst, megjithatë për mua është më i rëndësishëm suksesi i ekipit. Ajo që dua, është vetëm të fitojmë Botërorin nesër”, tha Modriç.

Për ndikimin e Zlatko Daliçit mbi ekipin kombëtar të Kroacisë, Modriç thotë se është e pafalenderushme të flitet, meqë tashmë janë në finale, dhe kjo flet mjaft.

“Jemi në finale të Kampionatit Botëror. Ndikimi i përzgjedhësit është i madh në gjithçka që ndodh në ekip. Ai erdhi në një kohë të vështirë, kur kualifikimi në Botëror ishte një pikëpyetje, mirëpo na e ktheu vetëbesimin, na bindi se jemi ende të mire”, tha mes tjerash Modriç, sipas mediave kroate.

Finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, mes Kroacisë dhe Francës, luhet të dielën me fillim në ora 17:00, në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Jurgen Klopp flet me superlativa për Shaqirin

LIVERPOOL – Klubi futbollistik Liverpool, edhe zyrtarisht ka përforcuar radhët e veta me lojtarin Xherdan Shaqiri, dhe këtë për një shumë të vogël parash për kushtet e sotme, 13 milionë sterlina (rreth 15 milionë euro). Trajneri i “redsave”, Jurgen Klopp, deklaroi se nëse një lojtar i kalibrit të Shaqirit është në dispozicion, dhe nëse jeni të mençur, do të duhet të reagoni menjëherë.

Shaqiri mbërriti në Anfield nga Stoke City, i cili sezonin e kaluar nuk mbijetoi në Premierligë, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

“Kur një lojtar siç është ai, nga kushtet e krijuara është në dispozicion, atëherë nëse jeni të mençur reagoni menjëherë, ndërsa ne jemi të mençur”, theksoi Klopp.

“Ka shpejtësinë dhe teknikën, kur është në fushën e futbollit, ai nivelin e duhur të arrogancës, gjithmonë është i guximshëm dhe kërkon një top si dhe i pëlqen të ndikojë në zhvillimet gjatë lojës. Këto janë kushtet e nevojshme për të luajtur për ne”, tha më tej trajneri gjerman i Liverpoolit, i cili shtoi se njeh Shaqirin që nga koha kur luante me Bazelin dhe më vonë me Bayernin e Mynihut.

Shaqiri filloi karrierën e tij në Bazel të Zvicrës, nga i cili në vitin 2012 u transferua në Bayern. Në gjigantin gjerman nuk regjistroi paraqitjet e nevojshme për çka u transferua në Itali tek skuadra e Interit, pas çka vendosi që karrierën ta vazhdojë në Angli.

Në Stoke regjistroi 92 paraqitje zyrtare në të cilat shënoi 15 gola. Me fanellën e Zvicrës, Shaqiri ka regjistruar 74 paraqitje me 21 gola. aa