VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

VIDEO- Braintree – Masaçusets: Qendra Vatra grumbullon ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti – Nga Ardian Murraj

By | December 14, 2019

Komentet

Një princ shqiptar Zigfrid-Tafaj në skenën e New Roshell-it në New York – Nga Keze Kozeta Zylo

Ta kalosh të shtunën me gjuhën shqipe dhe në mbrëmje të kurorëzohet me një shfaqje klasike baleti është një punë-pushim nga më të këndshmet që mund të ndjej personalisht dhe me familjen.

Në skenën kryesore të Bibliotekës Publike New Rochelle u shfaq baleti “Liqeni i Mjellmave” me koreografi nga Chiara Ajkun, muzikë nga P.I. Çajkovski me solistët kryesor balerinin shqiptar Klevis Tafaj dhe Momoko Burbine nga trupa e Teatrit dhe e Baletit Ajkun.

Me duhet te shtoj se kjo biblioteke e njohur i ka hapur dyert për herë të pare, më 1894 dhe ja sot në vitin 2021 në skenën kryesore të saj shfaqet madhërisht nje princ shqiptar me emrin Klevis Tafaj.

Salla e mbushur plot e përplot mirëpriste të dilnin në skenë balerinët e Teatrit “Ajkuna”.  Midis artadashësve në sallë ishin nxënës dhe anëtarë të stafit nga Shkolla Shqipe “Alba Life” si dhe nga shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. me kryetar z.Mark Qehaja të cilët kishin ardhur enkas për të duartrokitur bashkatdhetarin e tyre artistin Tafaj.

Dalja në skenë e balerinit Tafaj që luante rolin e princit Zigfrid dhe të partneres së tij bukuroshes Momoko Burbine në rolin e Odetës ishte shumë emocionuese dhe hipnotizuese pasi është është një nga kryeveprat e baletit dhe konsiderohet si më i miri nga kritika e të gjitha kohërave.

Balerini Tafaj luante në formën më të rreptë te artit, duke qenë atletik dhe fleksibël në levizjet klasike.

Princi shqipar Tafaj u shfaq virtuoz duke sjellë dhe kombinuar stilin tradicional rus, romantizmin e kohës, marathonomakun e skenave, por me nje teknikë të përsosur vallëzimi që janë në një harmoni të përsosur me ekspresivitein e mimikës së fytyrës.  Princi dhe Mjellma kishin bërë një trajnim të jashtëzakonshëm sipas bisedës me Klevisin, pa u ndalur çdo ditë dhe me kohë të tejzgjatur.  Princi dhe Mjellma Odeta udhëhiqnin mjeshtërisht trupën e tyre nëpërmjet imagjinatës, pasionit, intepretimit dhe dukej sikur dhe zemra e tyre regëtinte për së jashtmi mbi gjoks. Mënyra e faljes nga Princi për Odetën e cila ishte nën kurthin e të qenit mjellmë ishte kulmi i pjesës së dramës, ku skena merrte ngjyra drite dhe errësire dhe e bënte atë të sillte emocione të fuqishme në audiencë që nuk rreshtëte së duartrokituri, për performancën e një niveli shumë të lartë.  Kompozitori i famshëm P.I. Çajkovski nëpërmjet muzikës sjellë në dëgjimin e artdashësve skenën me tregimin në kërkim të dashurisë së vërtete si dhe luftën e ethshme midis tradhtise dhe dashurisë.  Çdo shtet e ka merituar në se ka pasur një trup baleti për të luajtur këtë balet klasik dhe të dashur të të gjitha kohërave.  Me mjaft elegancë, bukuri dhe klas është sjellë dhe në Shqipëri ku ndërmjet tyre ka luajtur profesionalisht dhe mjeshtërisht ikona e baletit Ilir Kerni në rolin e princit me emrin Zigfrid.

Të dy artistët sipas intervistave të tyre përfshi dhe Klevis Tafaj pohojnë se janë përgatitur në shkollën prestigjiozë në Konservatorin Kombëtar të Baletit të Shqipërisë.

  1. Tafaj u diplomua në krye të klasës së tij në Konservatorin Kombëtar të Baletit të Shqipërisë me një ofertë punësimi nga Baleti dhe Opera Kombëtare (Tiranë, Shqipëri) ku u promovua Solist vitin e ardhshëm (2013).

Shkolla e baletit në Shqiperi i ka bërë të konkurrojne me dinjitet në botë. Me krenari Klevis Tafaj pohon se për herë të parë para ekranit në Amerikë e ka sjelle TV “Alba Life” si dhe intervista me shkrim dhënë për gazetën  “Illyria” dhe Dielli, New York.

Kaluam një mbrëmje artistike me princin shqiptar balerinin Klevis Tafaj në rolin e Zigrfrid princit të Liqenit të Mjellmave i cili luajti mjeshtërisht dhe u shfaq në skenë dinjitoz si epitomi i elegancës, bukurisë dhe ekuilibrit ndaj dhe u duartrokit gjatë nga të gjithë artdashësit.

Te uroj te pushtosh skenat e famshme në Broadway Klevis Tafaj duke qenë gjithmonë një princ shqiptar i baletit!

 

16 Tetor, 2021

New Rochelle, New York

BE E KA HUMBUR UDHËN NË KOSOVË – Nga Skënder Karaçica

E kohës

BE tash sa vjet po kërkon nga vendet e Ballkanit Përendimor dhe Kosova,që të përmbushin pikën e referimit të programit për zgjerim se pa e përmbyll luftën kundër krimit ekonomik,të korruspsionit dhe të vijave të krimit,nuk ka vend debati për këto vende dhe hapja e udhës për ne BE!

BE u pati afruar ketë program vendeve të Ballkanit Përendimor dhe Kosovës,tashti me rastin e luftimit të krimit në ekonomi dhe të korupsionit me mjetet ligjore të shtetit,BE dhe zyrtarët e saj si të përgjumur dalin në Bruksel dhe japin (d)eklarata zyrtare se aksioni i qeverisë Kurti në Prishtinë qenka (lexo:i njëanshëm dhe i pakordinuar mirë)?!

BE harron se Mitrovica e Veriut është pjesë e pandarë e shtetit të Kosovës dhe,pakica serbe është e instrumentalizuar nga qarqet zyrtare të Beogradit,kur e kur në pjesën veriore krimi ekonomik dhe të gjitha vijat tjera devijuese mund të shihen në pikë të ditës,ndonëse e kanë mbeshtetjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.

BE duhet të përkrah aksionin ligjor të shtetit të Kosovës e jo të manipuloj me ,,politikën e ditës,,(sic!)në Mitrovicën e Veriut,që është bër pika e zezë e krimit ekonomik dhe të fushave tjera të sigurisë!

Çikago,14 tetor 2021

Institucionet e Kosovës duhet të ngrenë padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç – Nga Nue Oroshi

Krimineli Aleksandër Vuçiç njihet qartë se është pasardhësi politik i kriminelit Millosheviç.Ai ka qenë edhe ministër në Qeverinë e Millosheviçit si dhe udhëheqës i Partisë Radikale Serbe të kriminelit Sheshel.Institucionet e drejtësisë në Kosovë së bashku me avokatët e juristet vendor dhe ndërkombëtar të shteteve mike të shqiptarëve duhet sa më shpejt të ngrisin një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç.Pas ngritjes së padisë atij duhet ti ndalohet pjesëmarrja në bisedime për çështjen e Kosovës.Vuçiç është i frymëzuar nga politika e dy kriminelve serb Sheshel dhe Millosheviç dhe nuk ka se si të veproj ndryshe.Atij më një urdhër ekzekutiv dy shtetet shqiptare ai i Shqipërisë si dhe ai i Kosovës, duhet ti bëjnë ndalesa  që të hyjnë në këto shtete dhe pas ngritjes së padisë të shpallët urdhër arresti ku nëse tenton të hyj në shtetët tona duhet urgjentisht të arrestohet dhe të burgosët për pjesëmarrje në krime në Kosovë në vitin 1998-1999.

Politika shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të tregohet e gatshme që të përballet me politikën serbe në Ballkan.Ata politikan që nuk janë në gjendje që ti përballojnë presioneve dhe kërcënimeve serbe duhet të largohen nga pozicionet që kanë.Kurse opozita duhet renditur politikën bashkë me pozitën kur është çështja e mbrojtjes së shtetit.Një thirrje të veçantë e kam për juristët e shumtë në Kosovë dhe Shqipëri.Merrni shembull nga avokati Bajram Kelmendi i cili ishte i pari që e paditi në gjykatat ndërkombëtare kriminelin Millosheviç edhe pse e pësoj me jetë ku u vra nga urdhëri i këtij krimineli se bashku me dy djemtë.Ju e keni më lehtë që të shkruani një padi ndërkombëtare për kriminelin Aleksandër Vuçiç,ku sa po kalon koha po e tregon qartë se nuk mundët që ti ikë gjenit kriminal të projekteve qubrolloviçiane,rankoviçjane,millosheviçjane.Shqiptari mos fleni po zgjohuni!Idealizmi dhe atdhetarizmi shqiptar duhet të  ekzistojnë nëpër të gjitha periudhat historike.

Lëvizja e Mosinkuardimit ka shkuar në muzeun e historisë, çfarë po kërkon diplomacia e nëntokës serbe në Beograd…? – Nga Skënder Karaçica

Këndi i diplomacisë
Lëvizja e Mosikuadrimit e themeluar nga treshja Tito-Nehru.Naseri kishte për qëllim të bëj hesapet e ballansimit në mes të dy krahëve të Përendimit dhe të Lindjes.
Kjo Lëvizja sivjet mbush 60-vjetorin e themelimit dhe qarqet e diplomacisë së nëntokës në Beograd,nuk e harruan këtë pjesë të historisë të botës së ,,mosinkuadrimit,,kur e kur edhe ish-Jugosllavia  e luante lojën e strucit në këtë rrafsh të politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare.
Në këtë përvjetor,Serbia i hapi analet e ,,historisë,,dhe bëri zhurmë të diplomacisë duke i ftuar ish-përfaqësuesit e këtyre shteteve në taborrin e Lëvizjes…për të kujtuar kohën e kësaj historie,që,sipas analeve të historisë,ajo tashmë ka shkuar në muzeun e kohës dhe,gati-gati e ka mbuluar pluhuri i harresës…(sic!).
Pas shpërberjes së ish-Jugosllavisë në vitet e nëntëdhejta të shekullit të kaluar,tashti Serbisë dhe Beogradit nuk e ka të drejtën për të ,,trashëguar,,historinë e Lëvizjes së Mosikuadrimit…!
Çikago,11 tetor 2021

“KURRSESI NUK DUHET HARRUAR SE BARKU NGA AI DOLI ENDE NUK ESHTE SHTERPEZUAR” Nga Rafaela Prifti

 

Vështirë të gjesh një tjetër vepër arti që e paraqet më lakuriq gangsterizmin politik të Trumpit se Arturo Ui. Skena dhe personazhe të dramës janë ilustrime bashkëshoqëruese të daljes së Trumpizmit në horizontin politik amerikan dhe ngritjes furishme të kultit të tij të individit te masat. Përpara se të provoj të shtjelloj mendimet e mia për paralelizmat e tyre, do paraqes shkurt historinë e dramës si edhe përshtypjet nga shfaqja Arturo Ui e realizuar në Teatrin Kombëtar në Shqipëri në vitin 1971.

Titulli i plotë Arturo Ui Historia e Një Karriere që Mund të Frenohej e përcjell idenë më urgjente të veprës së Bertold Breht-it. Ishte viti 1941 kur dramaturgu gjerman u largua në azil duke sinjalizuar se ethet nacionaliste që po mundësonin konsolidimin e Hitlerit në politikën gjermane do të kishin pasoja katastrofale për gjithë kontinentin dhe botën. Gjatë qëndrimit në Helsinki, pritje të merrte vizën nga ambasada e Shteteve të Bashkuara, Breht-i e shkruajti dramën duke vendosur në qendër historinë e një gangsteri Çikago i cili arrin të shtjerë në dorë sektorin e tregtisë së zarzavateve. E konceptuar për amerikanët, drama është alegori satirike e ngritjes së nazistëve në pushtet. Çdo personazh dhe skenë ka një paralele me ngjarje historike të lidhura me krijimin e nazizmit në Gjermani. Për t’i vizualizuar ato, Brehti jep udhëzime të detajuara të skenave që shoqërohen me foto-projeksione ose kuadro filmike të periudhës së Republikës së Veimarit dhe Gjermanisë naziste. Në fillim të viteve ‘30 gjendja e rënduar ekonomike së bashku me mungesën e stabilitetit politik kishin pjekur kushtet për konsolidimin e krahut nazist nën drejtimin e Hitlerit. Ndër faktorët më efektivë të propagandës hitleriane ishte nxitja e paragjykimeve dhe manipulimi i pakënaqësive ekzistuese të shoqërisë. Në të vërtetë, farat e një miti të rrezikshëm ishin mbjellë shumë më herët. Në përfundim të luftës së dytë botërore, gjeneralët dhe trupat gjermane nisën të pretendonin se ata nuk kishin pësuar humbje ushtarake por në fakt ishin tradhëtuar nga politikanët mjeran. Për ta vendosur këtë periudhë kontekstin e kohës, historiani Xhefri Magargee komenton se nëse do zgjidhej një sllogan për fushatën zgjedhore të Hitlerit, ai do ishte Ta Bëjmë Gjermaninë të Lavdishme Përsëri!”

Iu drejtova kineastit Stiven Luka me idenë për ta pyetur rreth jehonës së veprës së Brehtit sot. Si artist, ai e vlerëson rezonancën e dramës dhe jehonën e saj në sferën e artit si edhe në jetë. Stiven Luka shpreh mendimin se meqënëse fillimisht Brehti e shkruajti dramën në gjuhën gjermane duke inkuadruar motive nga Shekspiri dhe nga filmat me gangsterë Hollivudit dhe e përktheu anglisht më pas, vepra arrin të ketë një efekt distancues. “Në këtë mënyrë, Brehtit nuk i duhet ta përmend emrin e Hitlerit. Por përmes imazheve dhe referencave të dramës krijohet karikatura e tij, varësi të vendit dhe kohës e bën Arturo Ui-n të jetë kopja e pjellës që krijon banditizmi në pushtet. Me fjalë tjera vepra flet për çdo kohë dhe për të gjitha kohërat. sepse është konceptuar të na japë një mësim, të cilin ne jemi të paaftë ta kapim,” thotë Luka.

Paralajmërimi i Brehtit për regjimet fashiste që po ngjizen edhe sot në botë shprehet në titullin e plotë që të nxit të pyetesh: A është e frenueshme karriera e një njeriu si Arturo Ui? Si mund të frenohen Arturo Ui-të e rinj që nga Trumpi deri te Edi Rama?

Unë e kam parë dramën Arturo Ui një kohë dhe vend tjetër. Ia vlen të diskutohet si temë më vete fakti që një vepër që synon të zgjoj njerëzimin ndaj rreziqeve të sistemeve totalitare u realizua në një vend komunist si Shqipëria në vitin 1971. Mund të them se vitet e adoleshencës duhet ta kem parë teatrin në ekranin e televizorit shqiptar me dhjetra herë. Pirro Mani dhe Agim Qirjaqi, dy regjizorët e dramës, përkatësisht i skenës dhe i xhirimit televiziv, kanë ndërruar jetë. Pirro Mani, emër shumë i respektuar dhe veteran i Teatrit Kombëtar shqiptar, u përcoll me nderime në maj të këtij viti në Nju Jork. Agim Qirjaqi, artist dhe regjizor i talentuar, vdiq në Shqipëri në vitin 2010. Ndonëse drama zgjaste dy orë e gjysmë e xhiruar në bardhezi, ajo të ngërthente me tensionin e brendshëm dhe zgjidhjet skenike, shoqërimet e ethshme muzikore mes akteve dhe efektet zanore të krakëllitjeve të automatikut, ndërsa në fund të akteve parakalonin imazhe filmike të Hitlerit dhe aleatëve të tij nazist. Më mahniste loja e aktorëve profesionistë dhe gjithë trupa e talentuar e Teatrit Kombëtar shqiptar. Disa nga batutat plot sarkazëm dhe ironi të personazheve si Xhivola, Roma, Giri, i dija përmendësh por në fund më ngjethte zëri drithërues i aktores brilante Margarita Xhepa. Ajo del këmbëzbathur në skenë pasi gagsterët e Ui-së ia kanë vrarë bashkëshortin dhe thërret për ndihmë: “Ata po na shfarosin…. Po unë e di kush është. Është ai, Arturo Ui. Oh, ti morr i morrave, më i poshtri horr i horrave.”

Në të vërtetë epilogu i dramës i kërkon audiencës të thellohet te mesazhi i veprës që përcillet nëpërmjet historisë fiktive të një gangsteri të viteve ‘30-të i cili në sajë të bashkëpunëtorëve të tij dhe mbështetjes nga politikanë të korruptuar arriti të uzurpojë Trustin e Lulelakrës. I tillë është plaku i virtytshëm “i ndershmi Dogsboru” tek i cili etika dhe reputacioni nuk arrijnë të konkurojnë me interesat personale. “Akaparimii plakut Dogsboru është vetëm fillimi për Arturo Ui-në. Ai manipulon me radhë nëpunës e zyrtarë, dikastere dhe institucione dikur të respektueshme si gjykatat dhe mediat për t’i kthyer ato në vegla shërbestare të ambicjeve tij për pushtet.

Historia e Një Karriere që Mund të Frenohej jep paralajmërin e Breht-it për regjimet fashiste dhe totalitare që e ka zanafillën tek korrupsioni moral e politik i shoqërisë, Kështu i hapet rruga makinacioneve që sjellin në fuqi diktatorë. Disa nga kritikët e veprës kanë vënë në dukje praninë e moralizimeve por shumë të tjerë kanë vlerësuar arritjen e një balance të matur midis temës së errët dhe mjeshtërisë artit skenik. Një prej rezonancave të personazhit Ui me Trumpin janë kundërshtitë e karakterit; nga njëra anë pompoz dhe i përfshirë nga ndjenja e vetë-madhështisë dhe nga ana tjetër, një fëmi i llastuar dhe tekanjoz. Paralelet janë të bollshme dhe të kudogjendshme në vepër. Një prej tyre mjafton për të ilustruar një situatë sa të njohur aq edhe konkrete. Ui insiston se tregëtarët dhe tregëtia e zarzavateve është në rrezik dhe se ai është i vetmi shpëmtimtar i tyre kur faktikisht përbërësi kryesor i skemës së tij është mbajtja nën panik dhe frikë e gjithë shitësve të qytetit nga bashkëpunëtorët e Arturos. Formula e preferuar e Trumpit për kriza që i shkaktonte vetë si për shembull pezullimi i punës së gjithë qeverisë për të bërë presion për financimin e murit me Meksikën, ishte: “Unë jam i vetmi që mund t’ju shpëtoj!”

Në skenën e fundit, banda e Ui-së arrin të zgjerojë territorin e vet dhe të hyjë në Cicero. fjalimin e tij, Ui i falenderon tregtarët e mbledhur në shesh që sipas tij e kanë ftuar në Cicero, ngaqë janë të shqetësuar për qetësinë publike. Dhe pa humbur kohë ju kërkon të votojnë për të ‘mbrojtur’ qytetin e tyre ashtu si Çikagon. Kur dikush nga shitësit pyet nëse kanë leje të largohen, gangsterët e Ui-së thonë se secili është i lirë të veprojë sipas dëshirës. Mirëpo të kërcënuar nga armët, tregëtarët votojnë për Arturo Ui-në pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe janë njoftuar se ai që u largua pa votuar kishte pësuar aksident dhe ishte vrarë. E shoqja e tij, e cila ka qenë dëshmitare e vrasjes, është personazh i skalitur në kujtesën time, nga interpretimi i aktores Margarita Xhepa. Fjalët e saj rezonojnë si alarm për Trumpizmin: “Unë e di se kush është. Është ai, Arturo Ui. Oh ti morr i morrave, më i poshtri horr i horrave. A dëgjuat? Është Arturo Ui…me shokë. Janë Arturo Ui-të. Kush do ta frenojë këtë kolerë?Epilogu i dramës shpreh idenë se nuk duhet bërë sehir por duhet vepruar….dhe se “kurrsesi nuk duhet harruar se barku nga ai doli ende nuk është shterpëzuar!” Ashtu si tetëdhjetë vjet përpara kur u shkrua drama, një zë dëshpërues pyet sot: Kush do t’i frenojë Arturot e kohës sonë?

British Columbia – Një mbrëmje me Maestro Bujar Llapaj

Shoqata Shqiptare “Eaglesland” në provincën e British Columbia, ka publikuar më 12 Tetor 2021 njoftimin e mëposhtëm në faqen e saj në rrjetin social Facebook:

Përshendetje miq,

Urojmë që të jeni mirë ju dhe familjet tuaja!

Shoqata Shqiptare në British Columbia “Eaglesland” do të organizojë më datën 23 Tetor, një takim virtual me titull: “Një mbrëmje me Maestro Bujar Lllapaj”.

Maestro Bujar Llapaj është anëtar i komunitetit shqiptar në British Columbia dhe një nga emrat më të njohur të dirigjimit të muzikës klasike. Ky takim zhvillohet për të njohur komunitetin në British Columbia, por dhe miqtë nga provincat e tjera të Kanadasë apo dhe nga vendet e tjera të botës, me jetën, veprimtarinë dhe kontributin e Maestro Bujar Llapaj në fushën e muzikës që ai e dashuron dhe i është përkushtuar gjithë jetën.

Zoom link per takimin është:

Join Zoom Meeting

https://us02web.zoom.us/j/81765465506

Meeting ID: 817 6546 5506

Passcode: 990551

Orari: 7 pm

Dita: e Shtunë, 23 tetor 2021

Moderator i takimit do të jetë një tjetër anëtar i njohur i komunitetit shqiptar në British Columbia dhe mik i vjetër i Maestro Llapaj, shkrimtari i njohur z. Vangjush Saro.

Maestro Bujar Llapaj ka studiuar në Akademinë e Arteve në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Conservatoire National de Rueil Malmaison në Francë, ku ai ka fituar Medaljen e artë në dirigjim.

Një figure dominuese në muziken klasike në Ballkan, Maestro Llapaj ka qenë Drejtori Artistik i Teatrit Shqiptar të Operas dhe Baletit. Ai është themeluesi, dirigjenti dhe Drejtori Artistik i Orkestrës së Re Filarmonike. Gjithashtu, Maestro Llapaj ka qene drejtues i Departamentit të Kantos dhe Dirigjimit në Akademinë e Arteve në Tiranë. Maestro Llapaj ka dirigjuar koncerte në Paris, Romë, Athinë, Israel, Prishtinë, Shkup, etj.

Në vitin 2007, Maestro Llapaj u zgjodh si Dirigjenti Kryesor i West Coast Symphony Orchestra ne Vancouver dhe në vitin 2021 ai emërohet edhe Drejtor i Muzikes dhe Dirigjent i Ambleside Orchestra ne North Vancouver. Maestro Llapaj vazhdimisht është i ftuar si dirigjent në koncerte, në vende të ndryshme të Botës.

Gjate karrierëss së tij të suksesshme artistike, Maestro Llapaj është nderuar me shume çmime, ndër të cilët përmendim çmimet e para në festivalet muzikore në Shqiperi në vitet 1985, 1986, 1987 dhe President’s Award për kontributin e tij në muzikë dhe kulturë.

Mirëupafshim, ditën e Shtune më 23 Tetor, ora 7 pm.

Kryesia e Shoqatës Shqiptare “Eaglesland” në British Columbia

Fondacioni Kosloski dhuroi 40 mijë dollarë për kërkime shkencore rreth kancerit

Florida më 3 Tetor 2021, në një aktivitet të organizatës së grave Motrat Qiriazi, dega Florida, Fondacioni Kosloski dhuroi 40 mijë USD në mbështetje të programit PHD të Dr. Kujtim Latifit në fushën e Radiologjisë me fokus kancerin. Ky fondacion u krijua në vitin 2017 dhe mbështet me Shuma të konsiderueshme vit pas viti, mjekë shqiptarë dhe të huaj të cilët fokusin e studimeve të tyre shkencetore e kanë në fushën e Kancerit.

Fotini Allteni, Drejtoresha e Përgjithshme e fondacionit deklaroi se të gjithë ne duhet ti mbështesim dhe ti përkrahim këto qëndra të kërkimit dhe të luftimit të kancerit, pasi janë jetike në shëndetin dhe jetëgjatësinë e individëve të prekur. S’ka gjë më të bukur se sa të mbështesim njërin prej doktorëve dhe kërkuesve tanë shkenceor dinjitozë” citoi Dr. Anna Kohen kryetarja e Degës së Floridas për Organizatën Motrat Qiriazi.

Dr. Kujtim Latifi u vlerësua thotë Doktoresha Anna, për rezultatet e arritura dhe kujtoi vështirësitë dhe sukseset e një emigranti që e filloi jetën në Amerikë në moshë të re.

“Në vitin 1998, një refugjat 17 -vjeçar nga lufta në Kosovë, kalon një muaj në Maqedoni në një tendë të stërmbushur, duke notuar në baltë dhe pa asnjë mënyrë për të kontaktuar askënd apo për të pasur lajme nga shtëpia.

Ai erdhi në SHBA me sende minimale dhe ishte shumë i shqetësuar për fatin e të afërmve të tij dhe qytetit të tij të lindjes. Duke u bazuar në dashurinë e tij për fizikën, ai u diplomua në Universitetin e Denverit, Colorado në 2004 me një diplomë në Fizikë dhe në 2007 mori masterin e tij në Fizikë nga Universiteti i Illinois Verior. Menjëherë pas kësaj, ai u transferua në Tampa Florida dhe u regjistrua në USF si student doktorature në fizikën e aplikuar.

Ai ishte një nga studentët e parë në programin e fizikës mjekësore USF, i cili është një program i përbashkët me Qendrën e Kancerit Moffitt. Pas përfundimit të programit të doktoratës, ai ishte një anëtar postdoktoral në departamentin e Onkologjisë së Rrezatimit në Moffitt, dhe më vonë u punësua si anëtar i fakultetit.

Dr Kujtim, ju na bëni krenarë” përfundoi Dr. Anna Kohen jetëshkrimin e Dr. Kujtim Latifit.

Dr. Fjolla Hyseni Vokshi nga Nyc diskutoi për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e duhur si një mundësi për të shpëtuar jetë. Dr. Roberto Diaz nga spitali Moffitt i kancerit në Tampa diskutoi trajtimet e pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit dhe opsionet e ndryshme efektive të trajtimit si kirurgji, kimioterapi, terapi rrezatimi, terapi të synuar dhe terapi hormonale.

Të pranishmet në këtë aktivitet, u pajisën me shumë njohuri për kancerin e gjirit. Aktiviteti vazhdoi me muzikë edhe valle shqiptare të të gjitha trevave. Gratë pjesëmarrëse u argëtuan nën tingujt e mrekullueshëm të muzikës e këngës nga Frederik Ndoci “Mjeshtër i Madh”.

Studimi: Dhuna në familje, kërcënim për gratë shqiptaro-amerikane

Burim Goxhuli

Shkalla e dhunës në familje përbën një kërcënim serioz për jetën e grave shqiptaro-amerikane, njofton një ekip hulumtuesish që për herë të parë realizoi një studim për këtë çështje. Sipas studimit ku morën pjesë 374 gra, 89 për qind janë abuzuar në marrëdhëniet e tyre. Sipas autorëve të studimit, gjetjet që publikohen në muajin e ndërgjegjësimit ndaj dhunës në familje, janë shqetësuese sepse një numër i madh grash, 81 për qind, raportojnë se vuajnë nga abuzimi emocional.

Ndonëse kanë kaluar vite që kur shqiptaro-amerikania me origjinë nga Mali i Zi, Suada Demiri i dha fund martesës me një partner që e abuzonte, ajo thotë se ende vazhdon të vuajë traumën që i shkaktoi kjo marrëdhënie 8 vjeçare.

“Abuzimi nisi në fillim të lidhjes. Filloi kur u fejova. Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga ajo kohë, trauma ende ekziston. Ai ishte shumë kontrollues. Shkoja në shkollë, ai shfaqej aty. Mendoja se pas martesës gjithshka do të rregullohej”, thotë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Më tej Suada shpjegon se pas martesës situata u përkeqësua më tej.

“Si shqiptare, nëse divorcohesha pas një jave, do të jetoja me turpin e asaj që do të mendonin të tjerët për mua. Prandaj i thoja vetes se nuk mund të divorcohem tani… ndërsa koha kalonte, filloi të përfshihej dhe familja ime. I thirrja duke qarë, më bëri këtë, më bëri atë. Më detyronte të lija punët. Pra mundohej të më kontrollonte mendërisht dhe të më manipulonte financiarisht”, tregon zonja Demiri.

Këto rrethana e nxitën Suadën të punojë shumë për të ardhmen. Ajo përfundoi universitetin dhe sot është grua e pavarur, me një karrierë të suksesshme në sektorin financiar. Veç kësaj ajo angazhohet edhe kundër dhunës në familje.

“Nuk kisha kontroll mbi trupin tim. Ai donte fëmijë, ndërsa unë nuk kishta të drejtë fjale. I kemi dy fëmijë njërin pas tjetrit. Unë shkoja në shkollë. Ai mendonte se do ta lija shkollën, sepse vitin e parë dhe të dytë të studimeve i kalova duke qënë shtatëzënë. Ai mundohej të ma vështirësonte, por nuk doja të dorëzohesha. E dija sa e rëndësishme është për mua, që të edukohesha, sepse e dija, që një ditë, do ta gjeja forcën të largohem”, përfundon ajo.

Shumë histori si kjo janë pjesë e studimit të parë mbi marrëdhëniet e grave shqiptaro-amerikane me partnerët e tyre, të realizuar nga Kolegji për Drejtësi Penale, John Jay.

Nga 374 gra që morën pjesë në këtë studim, 89 për qind e tyre raportojnë se janë abuzuar. 43 për qind raportojnë dhunë fizike, ndërsa 46 për qind dhunë seksuale dhe 9 për qind janë në rrezik për jetën.

“Kemi dëgjuar rrëfime që ishin shumë të rënda, se si gratë janë dhunuar, janë qëlluar, janë kërcënuar me revole ose thikë, se si gratë janë rrahur fizikisht për më shumë se tri vite dhe nuk kanë mundur të ikin, gra që nuk kanë pasur mbështetjen e familjes për t’u larguar dhe gra që nuk kishin mbështetjen e sistemit”, thotë autorja e studimit Anila Duro, profesore në Kolegjin John Jay në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Më vjen shumë keq, që nuk kemi arritur t’i ndihmojmë të gjitha. Siç gjetëm gjatë hulumtimeve, disa ishin raste shumë të rënda, raste urgjente. Njëra ishte rrahur keq nga partneri. Të tjerat ndodhen në marrëdhënie manipuluese dhe kontrolluese, është si të mbash dikë peng në shtëpinë e vet”, thotë hulumtuesja në studim Suada Demiri, aktiviste kundër dhunës në familje.

Sipas studimit, 81 për qind e grave ankohen se partnerët e tyre përpiqen t’i dominojnë përmes dhunës psikologjike, verbale dhe emocionale, që autorja e studimit Anila Duro, e quan kontroll shtypës.

“Për shkak se nuk është fizike, është e vështirë t’u dëshmohet familjeve tona se jemi në një marrëdhënie abuzive. Dhe në shumicën e rasteve, kontrolli shtypës është i padukshëm në sytë e familjeve dhe komuniteteve tona. Është shumë privat, psikologjik dhe i planifikuar mirë. Nëse 81 për qind e grave raportojnë abuzim emocional, ky është kontroll i madh i partnerëve në to”, thotë zonja Duro.

Arjana Elezaj është një prej hulumtuesve të studimit. Ajo thotë se studimi është hapi i parë për t’u ardhur në ndihmë grave të abuzuara të komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Në nëntor kemi vendosur të bëjmë një bashkëbisedim me komunitetin dhe të analizojmë dhe diskutojmë se si mund ta adresojmë këtë. Aty janë të ftuar jo vetëm burrat dhe gratë, por edhe fëmijët”.

57 për qind e grave që morën pjesë në studim janë nëna. Aktivistja nga Organizata “Motrat Qiriazi”, shton se është e domosdoshme që ndërsa respektohet e kaluara, të fillojë reformimi i atyre që njihen si norma shoqërore.

“Në qoftëse ne duam të bëjmë ndryshim në shoqëri, ndryshimi fillon nga vetëvetja, ndryshimi fillon nga familja. Nuk flas vetëm për burrat, por edhe ne si nëna duhet t’i edukojmë fëmijët tanë që të vegjël se djemtë dhe vajzat janë të barabartë. Ne duhet t’i edukojmë djemtë jo vetëm me mendimin që djali ka të drejt për diçka, por se është i barabartë ashtu si edhe vajza. Të dy duhet të kontribuojnë në familje, të dy duhet të marrin përgjegjësitë e veta, të dy duhet të edukohen”, thotë Arjana Elezaj, anëtare e organizatës Motrat Qiriazi për Zërin e Amerikës.

Shumica e grave pjesëmarrëse në studim i përkasin grupmoshës nga 18 deri 44 vjeç dhe 78 e tyre janë të arsimuara.

“Sa më e edukuar që je, aq më shumë ke shanse të përjetosh këtë formë të abuzimit dhe kontrollit, sepse burri po humbet kontrollin mbi ty. Ju po bëheni më e lirë dhe më e pavarur. Po luftoni normat tradicionale, po luftoni patriarkalizmin”, tha zonja Duro.

Sipas studimit 75 për qind e grave të anketuara, ende nuk kanë arritur të largohen nga partneri abuzues.

Historia e 21 vjeçares shqiptare të rritur në Amerikë, ende pa një status të përhershëm

Administrata e Presidentit Biden, propozoi këto ditë një rregull të ri për të mbrojtur statusin e emigrantëve pa dokumenta të sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, që aktualisht parashikohet nga programi DACA. Ky hap ishte në përgjigje të një vendimi të një gjykatësi kundër këtij programi dhe në kushtet kur shpresat për një ligj për këtë çështje u zbehën këtë muaj. Një përfituese e programit DACA me prindër shqiptarë ndau historinë e saj me Zërin e Amerikës. Në një bisedë me kolegen Keida Kostreci në Nju Jork, Daiana Lilo tregon se çfarë do të thotë të rritesh nën hijen e pasigurisë se në çdo moment mund ta humbësh të drejtën e qëndrimit në një vend që për të, është i vetmi që ka njohur.


Daiana Lilo, një studente në Universitetin e Harvardit, nuk mban mend shtëpi tjetër veçse në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka lindur në Greqi nga prindër shqiptarë të cilët bashkë me të erdhën në Amerikë kur ajo ishte e vogël.

“Prindërit e mi vendosën të vijnë në Shtetet e Bashkuara për një jetë më të mirë për mua, një jetë më të mirë për ta. Kështu, në vitin 2001, kur isha 18 muajsh, emigrova në Shtetet e Bashkuara dhe isha një emigrante pa dokumente”, thotë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Prindërit e saj janë ende pa dokumenta, dy motrat e saj që kanë lindur në SHBA janë shtetase, ndërsa Daiana është një ndër mbi 800 mijë të rinjtë që si ajo, janë sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë dhe tani janë të mbrojtur nga programi DACA.

Daiana e kaloi fëmijërinë në Waterbury të shtetit Connecticut dhe e kuptoi që e vogël se nuk ishte si të gjithë shoqet dhe shokët e saj në shkollë.

“Kisha shumë ankth e si mund të mos kisha? Isha një fëmijë që rritesha me vetëdijen që disa njerëz nuk më donin këtu, disa njerëz nuk mendonin se më takonte të isha këtu, por kjo është shtëpia e vetme që kam njohur ndonjëherë. Unë gjithmonë jam ndjerë se ky është vendi që më takon.”

Daiana u përball edhe me një sfidë tjetër që nuk e kishte parashikuar. Ajo nuk ka shtetësinë shqiptare, apo greke, kështuqë ajo është edhe një nga 200 mijë vetët në Shtetet e Bashkuara që janë pa asnjë shtetësi.

“Kurrë nuk kam vizituar vendin tim, Shqipërinë. Përveç kësaj as prindërit e mi nuk kanë mundur të shkojnë. Ndjej një dëshirë të madhe për të shkuar”, thotë ajo.

Në vitin 2012 Presidenti i atëhershëm demokrat, Barack Obama nxorri urdhrin ekzekutiv për mbrojtjen e të rinjve si Daiana, e cila aplikoi për këtë status.

“Më në fund fillova të ndjehesha si një adoleshente normale, sepse isha 15-16 vjeç në atë kohë dhe fillova të ndihesha si bashkëmoshatarët e mi. Ndjeva se mund të bëja të njëjtat gjëra dhe ndjesia që pata ishte se nuk kisha nevojë më të jetoja në këtë frikë, se mund të vazhdoja jetën time normalisht”, thotë ajo.

Por urdhri ekzekutiv i para 10 viteve nuk është një garanci e përhershme, siç e vërtetoi vendimi i një gjykatësi në Teksas në verë të këtij viti, i cili arriti në përfundimin se programi DACA ishte i paligjshëm. Megjithëse vendimi i tij ndalonte aplikime të reja dhe nuk prekte ata që e gëzonin këtë status, ishte një kujtesë për Daianën dhe të tjerë si ajo, për brishtësinë e situatës së tyre.

“E thënë thjesht unë nuk ndjehem kurrë e sigurt. Ky vend është vendi ku jam rritur, është i vetmi vend që njoh, që kam njohur gjatë gjithë jetës sime. Po, unë jam shqiptare, flas shqip në shtëpi, por ndihem amerikane. Kam jetuar këtu, kam shkuar në shkollë këtu, flas anglisht me bashkëmoshatarët e mi”, thotë ajo.

Olsa Alikaj-Cano, një avokate imigracioni që ka zyrën e vet ligjore në Hjuston të Teksasit, thotë për Zërin e Amerikës, se një nga problemet kryesore është se DACA mund të hiqet në çdo kohë, duke përmendur si shembull përpjekjet e administratës së ish-presidentit Trump për ta shfuqizuar programin.

“Pas tre vitesh nëse vjen një President tjetër, mund ta heqë DACA-n si program dhe të gjithë studentët, apo ata që punojnë këtu, doktorët, shkencëtarët, çdo njeri që është këtu me DACA do të jetë në të njëjtin status që kishte para se të kishte programin DACA”, thotë ajo.

Avokatja Alikaj-Cano që përballet shpesh në punën e saj me aplikantë dhe përfitues të DACA-s, thotë se nuk mund të dënohen fëmijët për veprimet e prindërve.

“Ata kanë ardhur në Amerikë në moshë të vogël, shumica pa dijeninë e tyre, disa siç thashë pa qenë as një javë dhe nuk kanë pasur asnjë të drejtë të zgjidhnin mënyrën për të ardhur në Amerikë”.

Megjithëse nevoja për rrugë drejt shtetësisë për këtë grup është një nga pikat e rralla të imigracionit, ku në përgjithësi demokratët dhe republikanët janë dakord, statusi i tyre shpesh mbetet peng i luftës së ashpër politike për imigracionin në përgjithësi mes demokratëve dhe republikanëve.

Zonja Alikaj-Cano, që është edhe Nënkryetare e Shoqates Amerikane te Avokateve te Emigracionit, për Rajonin e Teksasit, thotë se këto mosmarrëveshje duhet të lihen mënjanë për këtë grup.

“Kanë 10 vjet që presin. Kanë të drejtë të kërkojnë një zgjidhje të përhershme. Të gjithë janë dakord që këto janë grupe që e meritojnë dhe të dyja palët, të dyja partitë duket sikur janë dakord”.

Përpjekja e fundit e demokratëve këtë muaj për ta përfshirë statusin e ëndërrimtarëve në një paketë prej 3.5 trilionë dollarësh për programe sociale dhe të klimës, që shmangte bllokimet e republikanëve, dështoi kur këshilltarja e pavarur e Senatit, e cila intepreton procedurat parlamentare, tha se çështja e imigracionit nuk mund të ishte pjesë e kësaj pakete.

Daiana thotë se mosveprimi është një problem me të cilin ajo është përballur për të 21 vitet e jetës së saj.

“Unë nuk dua që njerëzit ta konsiderojnë këtë si çështje politike. Unë nuk jam një temë politike për t’u diskutuar. Unë jam person, jam njeri, kjo është çështje e të drejtave të njeriut”.

Dhe ajo nxit ata që janë kundër ta shohin këtë çështje pikërisht nga prizmi njerëzor.

“Çfarë do të bënit për fëmijën tuaj, çfarë do të bënit? Do të shkonit në fund të botës për fëmijën tuaj nëse do të ishit prind, do të donit t’i jepnit gjithçka. Kjo është pikërisht ajo që prindërit e mi bënë për mua”.

Ajo u atribuon prindërve dhe optimizmit të saj edhe dëshirën për të ecur përpara. Daiana është në vitin e fundit në Universitetin e Harvardit ku studion për shkenca politike.

“Gjatë gjithë jetës sime kam qenë e motivuar, doja të çlirohesha dhe mendova se shkolla do ta bënte këtë për mua, arsimi, është një gjë shumë shqiptare, sepse prindërit shqiptarë natyrisht janë shumë të fokusuar tek shkollimi”.

Ajo thotë se megjithëse statusi i saj mund ta ketë penguar për shumë gjëra, ajo e sheh si një nxitje për të bërë zgjedhje të caktuara.

“Në të ardhmen do të doja të studioja për drejtësi dhe të bëhesha avokate, avokate imigracioni që të mund të ndihmoj njerëzit që janë në situatën time. Thjesht dua t’ia shpërblej kujtdo që më ka ndihmuar.”

Letër e hapur Ambasadores Juri Kim nga Valentin Lumaj: Shpallja non-grata e Sali Berishës ka filluar të duket si një teori konspirative, ose më saktë, si një “gjueti shtrigash”.

 

LETER E HAPUR

Michigan, me 27 Shtator 2021

Shkelqësisë së saj, Zonjës Yuri Kim
Ambasadore e Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Shqipëri

E nderuar Ambasadore Kim,

Së pari, më lejoni që t’ju shpreh falënderimet e mia për juve dhe stafin tuaj, për punën e mirë që keni bërë në vendin tim të lindjes, Shqipëri.

Roli juaj në politikën shqiptare është i një rëndësie të veçantë, pasi Shqipëria po kalon një tranzicion të gjatë politik dhe politikanët ende po fitojnë përvojën e nevojshme dhe ata kane nevojë që të udhëzohen dhe këshillohen drejt rrugëve të pashkelura të demokracisë. Roli juaj bëhet edhe më vendimtar, duke pasur parasysh faktin se korrupsioni aktual dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë në nivelet më të larta të vendeve demokratike të botës.

Zonja Ambasadore, e kuptoj plotësisht misionin tuaj për të përfaqësuar interesat dhe politikat e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe rajon. Si amerikan, nga zemra, do të doja të shihja tek ju, udhëheqësen e fortë, menaxheren e shkëlqyer, negociatoren elastike dhe një përfaqësuese të respektuar të Shteteve të Bashkuara. Por përsëri, si qytetar amerikan, jam pak i shqetësuar që figura juaj si përfaqësuese e respektuar e SHBA-ve ka filluar të zbehet pak tek shqiptarët (uroj të jem gabim). Do të përpiqem qe ta shpjegoj shkurt nga këndvështrimi im, shkaqet pse po ndodh kjo:

E dashur Ambasadore, nëse jeni sinqerisht “e vendosur në luftën tuaj kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë” në Shqipëri (siç ju pëlqen shpesh të thoni), atëherë do të ishte një veprim i zgjuar që angazhimin tuaj t’a fillonit me korrupsionin e kohëve të fundit dhe atë aktual brenda qeverisë. Një shembull i mirë dhe i njohur gjerësisht i korrupsionit do të ishte vetë kryeministri Edi Rama (Mr. 20%) së bashku me stafin e tij të mëparshëm dhe aktual, Tahiri, Xhafaj, Kodheli, Gjiknuri, Klosi, Beqaj, Ahmetaj etj. Këta individë të veshur me pushtet, gjatë 8 viteve të fundit, kanë vjedhur rregullisht zgjedhjet, kanë pasur histori lidhjesh me kriminelë të huaj dhe vendas, kanë qenë të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv dhe kanë “kanabizuar” të gjithë territorin e Shqipërisë. Si rezultat i kësaj, regjimi i Ramës gjatë dy mandateve të fundit dhe në vazhdim, e ka sjellë Shqipërinë më afër Amerikës Latine sesa Evropës, e ka çuar Shqipërinë në drejtim të gabuar dhe larg nga rruga e integrimit në BE. Sot Shqipëria renditet me vendet me nivelet më të larta të pastrimit të parave në Evropë. Niveli i lartë i krimit, trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore i ka identifikuar shqiptarët si njerëzit më të kriminalizuar në Evropë. Shqiptarët janë zhveshur nga e ardhmja e tyre, mijëra të rinj të arsimuar nuk e dinë se çfarë do të sjellë ardhmja për ta. Në tetë vjet, mërgata masive të familjeve të tëra ose mbi gjysmë milioni shqiptarë të pashpresë u larguan nga vendi i tyre, për të kërkuar një jetë më të mirë, liri, siguri, të drejta njerëzore dhe një shoqëri demokratike pa korrupsion.

Për ta mbështetur deklaratën time të mësipërme, më poshtë kam renditur disa raporte nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe disa institucione evropiane:

Në vitin 2017 dhe përsëri në 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit e përcakton Shqipërinë si një “vend të problemit kryesor në lidhje me pastrimin e parave” dhe theksoi se “të ardhurat e paligjshme pastrohen lehtësisht për shkak të korrupsionit të masiv dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare … Shqipëria shërben si një bazë operacionesh për organizatat rajonale të krimit të organizuar ”.

Bazuar në një raport të Këshillit të Evropës, Shqipëria mbetet një vend origjine dhe një vend tranzit për trafikimin e qenieve njerëzore, sepse “qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson standardet minimale për eliminimin e trafikut … Korrupsioni, veçanërisht në ekzekutiv, është përhapur gjerësisht dhe kudo kudo” dhe “mbetet një problem serioz”.

Sipas Indeksit të Transparency International, “Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi të qarta që tregojnë se shteti është një “peng” i interesave private dhe kriminale “.

Raporti i ODIHR:
“Praktikat e përhapura të blerjes së votës, siç pretendohet nga shumë ndërlidhës të MNVZ-së, mbetën problem. Rrjedhja e të dhënave intime personale të rreth 900,000 qytetarëve shqiptarë para zgjedhjeve, përfshi këtu edhe preferencat e tyre politike, ishte shqetësim serioz dhe i bëri votuesit të prekshëm nga presioni ”, thuhet në Raport.

E nderuar Ambasadore,

këto janë vetëm një shfaqje e vogël dhe sipërfaqësore e korrupsionit masiv, vetëm “maja e ajsbergut”, e cila po shkatërron ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Siç thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit më lart, korrupsioni egziston brenda qeverisë, gjithashtu sipas mendimit të shumë shqiptarëve dhe timin, ju dhe të gjithë trupat diplomatike në Shqipëri, qeveria shqiptare është vendi ku duhet që ti përqendroni përpjekjet dhe energjitë tuaja kundër korrupsionit.

Qëndrimi juaj i dukshëm i njëanshëm, duke mbështetur dhe përkëdhelur qeverinë ose zyrtarët e Partisë Socialiste dhe duke etiketuar opozitën apo duke sulmuar udhëheqësin historik të Partisë Demokratike Z. Sali Berisha, ka rezultuar në një efekt negativ kundër jush.

Populli shqiptar pret nga ju që të aplikoni një standard të netëm kur është fjala për luftën kundër korrupsionit, jo vetëm në të djathtë të spektrit politik, por edhe në të majtë, ose kudo që të ndodhë.

E nderuar znj. Ambasadore,

kur thoni “[Demokratët shqiptarë] nuk mund të lëvizin me një këmbë të ngecur në të kaluarën”, sa për balancë, të paktën të thoni diçka edhe për Partinë Socialiste, pasi biografia e saj morale ka qenë një barrë e rëndë për shqiptarët për më shumë se 75 vjet.

Partia Socialiste ka mbetur i njëjti regjim i mbyllur, autokratik dhe komunist, që e ka origjinën nga “Partia Komuniste”.

Më tej, nëse e konsideroni zotin Sali Berisha si ‘e shkuara’, ju lutemi tregoni popullit shqiptar për shefin tuaj, Presidentin tonë Biden 78 vjeç, i cili është angazhuar në politikë për 50 vite, aktualisht është duke shërbyer si President i kombit më të madh në botë.

Politika nuk kërkon një trup të fortë, por një mendje te ndritur dhe mençuri. Zoti Berisha sigurisht qe është e kaluara, por padyshim, ai është gjithashtu edhe e tashmja e Partisë Demokratike. Ai është ende një mal me dije dhe urtësi, një kolonë e demokracisë, dhe më e rëndësishmja, ai po u shpjegon demokratëve se si duhet të jetë e ardhmja e tyre: me dinjitet, integritet dhe sovranitet.

E nderuar znj. Ambasadore,

Partia Demokratike e Shqipërisë po kalon krizën më të thellë që nga themelimi i saj në vitin 1990. Përsëri, me dhimbje e them, por një pjesë të mirë të fajit jua hedh juve dhe kreut të Departamentit të Shtetit.
Bazuar në perceptimin e publikut shqiptar, z. Sali Berisha nuk ishte një nga politikanët e korruptuar. Vendimi i Departamentit të Shtetit për ta shpallur atë “non-grata” së bashku me akuzat e tyre, erdhi si “një rrufe në një qiell të pastër”. Si çdo shqiptar tjetër, edhe unë kam pritur me durim të shoh disa prova që lidhen me akuzat e ngritura. Nëse Departamenti i Shtetit ka prova të vërteta për të mbështetur pretendimet e tyre, dhe nuk i bëjnë publike, atëherë i gjithë procesi bëhet i dyshimtë. Ndërsa koha kalon, kjo histori ka filluar të duket si një teori konspirative, ose më saktë, si një “gjueti shtrigash”.

Nëse Departamenti i Shtetit, që nga viti 2017 e në vazhdim, është shprehur qartë në lidhje me “korrupsionin e masiv në qeverinë shqiptare”, atëherë shqiptarët kërkojnë përgjigje se çfarë keni bërë juve Zonja Ambasadore, për të luftuar këtë korrupsion dhe pse jeni përqendruar këmbë e krye në një person , i cili nuk ka ndonjë pozitë apo pushtet, pa asnjë lidhje me fondet publike apo shtetërore, për më shumë se tetë vjet. Për më tepër, veprime të tilla, në vend që të dëmtonin reputacionin dhe karrierën e zotit Berisha, ato patën një efekt bumerang. Berisha po fiton respekt dhe simpati mes shqiptarëve. Ai po bëhet figura e rëndësishme kryesore dhe shumica absolute e anëtarëve të Partisë Demokratike e adhurojnë dhe e ndjekin.

Nga ana tjetër, Z. Lulzim Basha, padyshim nën presionin tuaj dhe në konflikt të hapur me statutin e Partisë Demokratike, ndërmori një akt ekstrem individual duke e përjashtuar nga grupi parlamentar z. Berisha, udhëheqësin legjendar të demokratëve.

Ky ishte një “verdikt” pa pasur asnjë provë në posedim, ne një kohë që z. Berisha duhej të ishte prezumuar si i pafajshëm derisa të vërtetohej fajësia e tij.

Përsëri, ky veprim nuk e dëmtoi zotin Berisha, por përkundrazi, dukshëm që ka dëmtuar Partinë Demokratike, ka shkatërruar kredencialet e zotit Basha dhe ka shumë të ngjarë edhe karrierën e tij politike.

Veprimet autokratike të zotit Basha na treguan se ai nuk është njeri me integritet, ai merr vendime nën presion dhe i tradhton bashkëpunëtorët e tij. Si rezultat, ai po humbet terren dhe po ashtu edhe respektin e partisë së tij si kryetar.

Me fjalë të tjera, z. Basha nuk është më personi i besueshëm për të drejtuar më Partinë Demokratike. Historia e zotit Basha rezulton të jetë dështimi. Edhe pse humbi disa dhe të gjitha zgjedhjet qëkur mori drejtimin e Partisë, ai, padrejtësisht dhe në kundërshtim me standardet demokratike, u zgjodh përsëri si kryetar i PD -së. Egoja e tij për pushtet të pamerituar, ka bllokuar vizionin dhe koshiencen e tij për të kuptuar se Partia Demokratike i përket demokratëve të Shqipërisë, dhe jo atij. Ju lutem, ndihmojeni zotin Basha që ta kuptojë këtë. Mua personalisht, sikurse shumë demokratëve, për arsyet që shpjegova më lart, nuk na pëlqen zoti Basha dhe nuk ndihemi mirë me këdo që përpiqet të na e shesë atë si liderin tonë apo përpiqet të drejtojë ndjenjat tona. Zoti Basha i zhgënjeu disa herë demokratët dhe në fund i tradhtoi ata. Ndoshta një ditë, ai do t,ju zhgenjejë dhe do t’ju tradhtojë edhe juve zonja Ambasadore.

Për ta përfunduar, ndërsa kohët e fundit ju keni luftuar korrupsionin në mënyrë të përciptë dhe selektive, duke mbajtur anë në mes partive politike, po ashtu duke mbajtur anë edhe brenda Partisë Demokratike, kjo ka bërë që demokratët shqiptarë të humbasin pak besimin dhe respektin për ju. Por, kjo nuk duhet t’i japë askujt të drejtë që të akuzojë demokratët e Shqipërisë si anti-amerikanë. Nëse mungon besimi mes jush zonja Ambasadore dhe demokratëve shqiptarë, kjo nuk e kushtëzon, në asnjë rrethanë, dashurinë dhe respektin e tyre për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët në përgjithësi përtej pikëpamjeve të tyre politike dhe veçanërisht demokratët, janë pro-amerikanë. Një marrëdhënie e tillë ndjenjash është krijuar mbi një shekull më parë dhe do të vazhdojë në shekujt që do të vijnë. Dukshëm, unë jam një demokrat shqiptar dhe mbështes Berishën. Demokratët e Shqipërisë dhe unë i kemi dhënë shumë nga jeta jonë partisë Demokratike, kemi dhënë kohën, energjitë dhe pasionin tonë. Kemi qenë në rrezik shumë herë nga policia kriminale socialiste për vite e dekada; janë dhënë jetë dhe është derdhur gjak për të ndërtuar dhe mbrojtur partinë tonë. Por sot ne jemi zemërthyer dhe të tradhtuar. Gjithashtu, unë jam qytetar Amerikan dhe e dua Amerikën po aq sa e doni edhe juve dhe e dua Shqipërinë pak më shumë se juve zonja Ambasadore.

Unë e kuptoj plotësisht punën e madhe tuajën dhe te stafit që drejtoni dhe aty ku punohet edhe gabohet, ndodhin edhe defekte. Por nuk është vonë kurrë për t’i rregulluar ato.

Unë besoj se gjëja më e duhur për të fituar përsëri besimin e humbur, është që të luftoni korrupsionin në qeveri, të qëndroni pak larg nga Partisë Demokratike dhe t’i lini demokratët shqiptarë të zgjedhin vetë liderin e tyre pa qenë nevoja që ju të promoni të preferuarin tuaj.

Demokratët e Shqipërisë, veçanërisht ata në diasporë “nuk hanë bar”, ata janë të zgjuar, të edukuar dhe të aftë për të bërë vetë zgjidhjet e tyre politike dhe më e rëndësishmja ata nuk i pranojnë presionet.

Me respekt,
Valentin Lumaj/Michigan

 

Arbërishtja gjuhë në rrezik, Kastrati: Kuvend studimesh, pse mungojnë Mandala e Altimari

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët ka organizuar Kuvendin e Studimeve Arbëreshe. Në dy ditë, 40 studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Italia, do të flasin për “Gjendjen e Studimeve për arbëreshët”.

“Në listat e Unescos është edhe arbërishtja. Prandaj themi që arbërishtja është në një udhëkryq. Nëse për gati 6 shekuj ka arritur të ketë një vitalitet që është tërësisht i pazakontë dhe gati unik ky lloj fenomeni, në momentin që flasim, është i rrezikuar.”, tha Diana Kastrati.

Mbi mungesën në Kuvend të figurave si Françesko Altimari e Mateo Mandala, Kastrati tha; “Të dy janë profesorë të nderuar që jo vetëm kanë qenë të ftuar por që nga fillimet e qendrës, që ditën kur unë kam marrë detyrën, ne i kemi bërë kërkesën për të qenë pjesë e këshillit koordinues. Nuk e kanë pranuar, e kanë refuzuar. Në një muaj i kam dërguar një e-mail për pjesëmarrjen në aktivitet, për pjesëmarrjen në botime, për të na dhënë të drejtën e autorit në një nga librat që do të botonim, ka pasur një refuzim të prerë nga ana e tyre. Ata janë të mirëpritur gjithmonë ne qendra në mënyrë absolute.”.
Një theks të veçantë në Kuvend ka fjala e Eda Derhemit, për një kulturë në rrezik.

“Disa fshatarë arbëresh e kanë humbur gjuhën me kohë, disa janë duke e humbur, disa përpiqen më shumë e disa më pak. Varet nga situatat në secilin fshat. Arbëreshët e Zarës, Arvanitasit dhe Arbëreshët e Italisë janë në nivele të ndryshme të të njëjtit problem. Është problem i madh për komunitetet vetë sepse kush do të humbë identitetin e vet. ”, pohoi Derhemi.

Një arbëresh i emigruar në SHBA, që erdhi si publik në konferencën shkencore, rrëfeu udhëtimin e familjes së tij. “Familja ime ka rrënjë nga familja Muzaka dhe familja Matranga. 100 vjet më parë kemi emigruar nga Pianao dei Albanesi në SHBA. Për fat të keq nuk ruajmë gjuhën por ruajmë një pjesë të mirë të riteve arbëreshe. (efekt) Gjaku ime shqip, gjuha jo…”, -tha Muzakai

Kuvendi sjell trajtimet e emrave eminentë në fushën e studimeve mbi shqiptarët e emigruar si Luçia Nadin, Italoi Saro, Piero Scutari, Antonio Bellusci, etj.

An open letter to the Honorable Ms. Yuri Kim Ambassador of the United States in Tirana, Albania By Valentin Lumaj

OPEN LETTER

Michigan, September 27, 2021

The Honorable Ms. Yuri Kim
Ambassador of the United States in Tirana, Albania

Dear Honorable Ambassador Kim,

Firstly, I would like to extend my thanks to you and your staff, for all the good work you have done in my birth country, Albania.

Your role in Albanian politics is of extreme importance, as Albania is still going through a long transition and politicians are still gaining the necessary experience and they need to be guided and advised through the new paths of democracy. Your role becomes absolutely crucial, considering the fact that actual corruption and organized crime in Albania are at the highest levels of the democratic countries of the world.

Ms. Ambassador, I fully understand your mission to represent the interests and policies of the United States in Albania and the region. As an American, from the bottom of my heart, I would love to see in you, the strong leader, the excellent manager, a resilient negotiator, and the respected representative of the United States. But again, as an American citizen, I am a little concerned that your figure as a respected US representative has started to diminish slightly among Albanians (I wish I was wrong). I will try to explain briefly from my perspective, why this is happening:

Dear Ambassador, if you are honestly “dead serious about the fight against corruption and impunity” in Albania (as you often like to say), then it would be wise to start your commitment, with the recent and current corruption within the government. A good and widely-known example of corruption would be Prime Minister Edi Rama (Mr. 20%) along with his previous and current staff, Tahiri, Xhafaj, Kodheli, Gjiknuri, Klosi, Beqaj, Ahmetaj, and so on. These individuals covered with power, during the last 8 years, regularly have stolen the elections, have a history of links with foreign and domestic criminals, have been accused of active and passive corruption, and have “cannabis-ized” the entire territory of Albania. As a result, Rama’s regime during the previous two mandates and to continue, have brought Albania closer to Latin America than Europe, it has taken Albania astray and far away from the path of integration into the EU. Today Albania lumps together with the countries with the highest risks of money laundering in Europe. High level of crime, drug, and human trafficking has identified Albanians as the most criminalized people in Europe. Albanians have been stripped out of their future, thousands of educated youths do not know what the future holds for them. In eight years, massive departures of entire families or over half of a million hopeless Albanians fled their country, seeking a better life, freedom, safety, human rights, and democratic society without corruption.

To support my above statement, below I have listed a few reports from the US State Department and the European institutions:

In 2017 and again in 2018, the US State Department designates Albania as a “country of primary concern in respect of money laundering” and emphasized that “illicit proceeds are easily laundered due to rampant corruption and weak legal and government institutions…Albanian serves as a base of operations for regional organized crime organizations”.

Based on a The Council of Europe report, Albania remains a country of origin and a transit country for human trafficking, because “the government of Albania does not fully meet the minimum standards for the elimination of trafficking…Corruption, particularly in the executive branch, is widely spread and omnipresent” and “remains a serious problem”.

According to the Transparency International Index, “Albania is among the most corrupted countries in Europe. There is also clear evidence showing that the state is a “hostage” of private and criminal interests”.

ODIHR Report:

“Widespread practices of vote-buying, as alleged by many IEOM interlocutors, remained a problem. The leaking of sensitive personal data of some 900,000 Albanian citizens before elections, including their political preferences, was of serious concern and made voters vulnerable to pressure”, the report states.

Dear Ambassador, these are only a small and superficial manifestation of the massive corruption, only “the tip of the iceberg”, which is destroying Albania’s economy and future. As the State Department’s report states above, corruption lies within the government, also in the opinion of many Albanians and mine, that is where you and all diplomatic bodies in Albania must concentrate their efforts and energies against corruption. Your visible one-sided attitude, supporting and comforting the government or the Socialist Party officials and targeting the opposition, attacking the Democratic Party historic leader Mr. Sali Berisha, has resulted to a negative effect against you. People of Albania expect you to have one standard when it comes to the fight against corruption, not only on the right of the political spectrum, but on the left too, or wherever it occurs.

Dear Ambassador, when you say “[Albanian Democrats] cannot move with one foot stuck in the past”, in order to keep balance, at least say something about the Socialist Party as well, as its moral biography has been a burden to Albanians for over 75 years. The Socialist Party has remained the same rigid, autocratic and communist regime, which originates from the “Communist Party”. Or, if you consider Mr. Sali Berisha ‘the past’, please tell the Albanian people about your boss, our President Biden at 78, who has been engaged in politics for 50 years, is currently serving as the President of the greatest nation on earth. Politics does not require a strong body, but a bright mind and wisdom. Mr. Berisha certainly is the past, but obviously, he is also the present of the Democratic Party. He is still a mountain of knowledge and wisdom, a column of democracy, and more importantly, he is telling the democrats how their future must be: with dignity, integrity and sovereignty.

Dear Ambassador, The Democratic Party of Albania is going through the worst crisis ever since it was established in 1990. Again, I am not happy to say it, but I throw a good part of the blame to you and the head of the State Department.

Based on Albanian public perception, Mr. Sali Berisha was not one of the corrupted politicians. The State Department’s decision to declare him “non-grata” along with their accusations, appeared like “lightning in a clear sky”. Like every other Albanian, I have been patiently waiting to see some evidence related to such accusations. If the State Department has real evidence to support their allegations, but they do not make it public, then the whole process gets suspicious. As time passes, this story has started to look like a conspiracy theory, or more precisely, a “witch hunt”. If State Department, since 2017 and on, has been clear about “rampant corruption in the Albanian government”, then people of Albania need answers of what you have done Ms. Ambassador, to fight this corruption and why are you fully concentrated on one person, who neither has any position or power nor any access to government or public funds for more than eight years. Furthermore, such actions, instead of destroying Mr. Berisha’s reputation and career, they had a boomerang effect. Mr Berisha is gaining power and sympathy amongst Albanians. He is becoming the main figure of importance and the absolute majority of the Democratic Party members adore and follow him.

On the other hand, Mr. Lulzim Basha, obviously under your pressure and in conflict with the statute of the Democratic Party, took an extreme individual act by expelling Mr. Berisha, the legendary democrats’ leader from the parliamentary group. This was a “verdict” without any evidence in possession, while Mr. Berisha should have been presumed innocent until proven guilty. Again, this action didn’t hurt Mr. Berisha, but on the contrary, it has obviously damaged the Democratic Party, it has destroyed Mr. Basha’s credentials and most likely his political career as well.

Mr. Basha’s autocratic actions showed us that, he is not a man of integrity, he takes decisions under pressure and he betrays his co-workers. As a result, he is losing ground and also his party’s respect as a chairman. In other words, Mr. Basha is not the trustworthy person to lead the Democratic Party anymore. Mr. Basha’s history results to be a failure. Even though he lost several and all of the elections ever since he took the lead of the Party, he, unfairly and in contradiction with the democratic standards, was elected again as the chair of the DP. His ego for undeserved power has blocked his vision and his conscience to understand that the Democratic Party belongs to democrats of Albania, and not to him. Please, help him realize that. Many democrats and I, for the reasons I explained above, don’t like Mr. Basha and we are not comfortable with anyone who tries to sell him as our leader or tries to direct our feelings. Mr. Basha failed democrats several times, he betrayed them, and probably one day, he will fail and betray you as well Ms. Ambassador.

To conclude, as you have been recently fighting the corruption spotty and selectively, taking a side between political parties, also taking side within Democratic Party, this has made the Albanian democrats lose some trust in you.

But, this must not give anyone the right to accuse democrats of Albania as anti-Americans. If there is a lack of trust between you Ms. Ambasador and the democrats of Albania, this does not, at any circumstances, condition their love and respect for the United States of America. Albanians in general beyond their political views and especially democrats are pro-Americans. Such a relationship has been established over a century ago, and it will continue in the centuries to come. Obviously, I am an Albanian democrat and I support Berisha. Democrats of Albania and I have given a lot from our lives to the Democratic party, we gave our time, our energy and our passion. We were in danger many times from socialist criminal militia for years and decades, lives and blood have been given to build and protect our party. But today we are heartbroken and betrayed. Also, I am an American and I love America as much as you do and I love Albania a bit more than you do Ms. Ambassador.

I completely understand that you and your staff are working very hard, and as you work, mistakes are made, errors happen. But it is never too late to fix them. I believe it would be the right thing to do so you gain the trust back, to fight the corruption in the government, to stay a bit away from the Democratic Party, and let the democrat people of Albania choose their leader without you promoting your favorite one. Democrats of Albania, especially those in Diaspora “do not eat grass”, they are smart, educated, and capable to make their own political choices and more importantly they don’t like suppression.

Respectfully, Valentin Lumaj/Michigan


Send this to a friend