VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Botimi i veprës së plotë të At Zef Pllumbit

By | August 24, 2017

Komentet

(Video) Misioni Europa Nostra: Kishat e Voskopojes dhe Vithkuqit ndodhen ne listen e 7 monumenteve me te rrezikuara ne Evrope!

Live nga Hotel Tirana, Konference per shtyp e misionit Europa Nostra ne Shqiperi per Kishat e Voskopojes dhe Vithkuqit qe ndodhen ne listen e 7 monumenteve me te rrezikuara ne Evrope.

 

 

 

Më të rëndësishmet e javës: (Video) Doris Pack: ligji i kaluar në Kuvend, pa votën e kryeministrit Rama!Mos anashkaloni Këshillin Bashkiak; ligji juaj pastron paratë!

Politikania e njohur gjermane, Doris Pack i është bashkuar sot protestës së qytetarëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën që mbajti te teatri, Pack kritikoi qeverinë e Edi Ramës për faktin se Bashkimi Evropian i ka dhënë para për të ruajtur trashëgiminë kulturore, ndërkohë që këto para po përdoren për ta shkatërruar këtë trashëgimi.

Ish-eurodeputetja theksoi se ligji i kaluar në Kuvend, pa votën e kryeministrit Rama, ka për qëllim pastrimin e parave ndërkohë që banorëve të Tiranës nuk u duhen gjashtë kulla të reja në atë vend.

“Ne ju kemi dhënë para për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe ata po përdorin këto para për të shkatërruar trashëgiminë kulturore. Një qytet ka nevojë për vende të tilla, ky është një vend i jashtëzakonshëm që duhet ruajtur patjetër. Nuk mund ta kuptoj se si një qytet të kalojë ligje të tilla që përdoren vetëm për të pastruar para. Nuk e kuptoj se për çfarë ju duhen gjashtë kulla të reja?”,- u shpreh Pack në protestë.

Doris Pack kritikoi ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për shmangien e Këshillit Bashkiak nga vendimmarrja për këtë çështje. Ajo theksoi se nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian duhet t’i respektojë këto institucione të pavarura.

“Nëse ky vend duhet të shkojë drejt BE-së, duhet të respektojë institucionet, dhe këshilli bashkiak që është anashkaluar nga ky ligj është një institucion i pavarur. Nuk ka ligj që mund të anashkalojë këshillin bashkiak të Tiranës që është pronar i vetëm i kësaj hapësire. Jam e interesuar për këtë situatë dhe ky ligj që kaloi dje në Parlament pa votën e kryeministrit është i gabuar. Unë nuk arrij të kuptoj se si vendimmarrja e anashkalon zërin e njerëzve, nëse doni të shkoni në BE duhet të dëgjoni zërin dhe shqetësimet e njerëzve”, u shpreh politikania gjermane.

 

Vrasja e ish-ministrit të Mbrojtjes, çfarë ka thënë ish-kryeministri Majko (videot)

Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë, kishte lënë mundësinë që vrasja e Ahmet Krasniqit të kishte ndodhur nga shërbimet inteligjente, të cilat ishin prezente në kohën kur ishte kryer vrasja.

Ka thënë se jo gjithmonë është dora e shqiptarit kur vritet një shqiptar. Ky politikan nga Shqipëria ka thënë se ka pasur edhe informacione diskrete se kush mund të ishte vrasësi i Kransiqit, i cili u rrivarros të premten në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

“Informacionet e mia janë diskrete. Në përgjithësi, informacione të tilla mbeten në rolin e thashethemeve që mund t’i shprehi një politikan. Dhe si të tilla nuk do të ishin të besueshme nëse thuhen nga unë”, ka thënë Majko, në një intervistë për Gazetën Express, të dhënë në tetor të vitit 2015.

Majko ka lënë mundësinë që vrasja e Krasniqit të ishte bërë edhe nga shërbimet inteligjente prezente në Shqipëri. “Në atë kohë, në Shqipëri ishte shesh i shërbimeve inteligjente të shteteve tjera”, ka thënë Majko, për Express, por ka deklaruar se nuk ka informacione të sakta se kush ishte vrasësi i Krasniqit.

“Është problem delikat. Janë gjëra që lënë dyshim të përgjithshëm. Gjithmonë kur vriten shqiptarët, mund të jenë shqiptarët, por jo gjithmonë do jenë shqiptarët”, ka thënë Majko.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.

Thaçit i ndërpritet fjalimi, e pyesin për eliminimin e Ahmet Krasniqit (video)

Derisa presidenti Hashim Thaçi po mbante fjalimin e tij në akademinë përkujtimore për heronjtë Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi, dikush ia ndërpreu dedikimet.

Kjo pasi njëri nga pjesëmarrësit në këtë akademi përkujtimore, në momentet kur presidenti Thaçi të mbante fjalën e tij, tentoi të kuptonte se kush ishte personi që vrau heroin Ahmet Krasniqi.

Në videon e publikuar nga Klan Kosova dëgjohet një person duke pyetur Thaçin se kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin.

Dr. Lori Amy: “Rrëzimi i Teatrit, ngjarja më e madhe korruptive në Shqipëri”

Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr. Lori Amy, foli sot me shqetësim në një konferencë kundër korrupsionit në drejtësi për miratimin në parlament të ligjit, që parashikon rrëzimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtime të tjera në atë zonë.

“Kjo konferencë mbi korrupsionin në drejtësi dhe përfshirjen e qytetarëve kundër tij është jashtëzakonisht e rëndësishme – tha ajo. – Por në të njëjtën kohë, tani në parlament po miratohet një ligj, që dihet mirë se bie ndesh dhe dhunon Kushtetutën. Ai ligj i heq këshillit bashkiak të drejtën të marrë vendime për qendrën e qytetit. Natyra kriminale e këtij ligji është e tillë, që ne duhet ta ngremë sërish si çështje dhe ta kundërshtojmë. Duhet demaskuar kriminaliteti, që qëndron pas këtij ligji. Ne nuk kemi pse diskutojmë, nëse duhet një teatër i ri, sepse këtu nuk është çështja për një teatër të ri. Çështja është ky partneritet jotransparent publik-privat, ku ne e dimë mirë se prapa tij fshihet korrupsioni. Pyetja ime në këtë dhomë është se çfarë duhet bërë për këtë? Ne po flasim këtu për masat anti-korrupsion, ndërkohë që në njëjtin çast po ndodh ngjarja më e madhe e korrupsionit në vend, ndaj duhet të merremi me të” – tha dr. Lori Amy.

 

 

Video – Basha: “Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin. Po ju prek një fije floku…”

Pas paralajmerimit për konferencë të jashtëzakonshme, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.

“Kanë një qëllim për të grabitur trojet e Jalës. Aktet kanë qenë të rënda dhe të dhunshme. Banorët kanë thënë se toka do kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtes dhe më pas do të jepet miqve të tij. Është e njëjta skemë se Teatrin Kombëtar.
Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti, policia dhe IKMT janë sjellë si banditë.
Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Shehaj. Fatmiri i Nasibes, është ish-shefi të Tropojës në shtator të vitit 1988.

Për ata që e kanë harruar, në 12 shtator 20 vite më parë në makinën e tij udhëtuan bandat që vranë Azem Hajdarin”, eshte shprehur kreu i PD.

Ai është shprehur se PD do të bëj një kallëzim sot për Fatmir Metën, i cili sipas tij ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit, por këtë herë nuk shpëton dot.

“Përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama me kokën tënde, po ju prek një fije floku një deputeti”, tha Basha.

Basha publikon videon: Rama dhe Xhafaj padrinot e bixhozit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, ku sipas tij, tregon pse industria e bixhozit u shumëfishua gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati thekson se Rama dhe Xhafa janë padrinot e bixhozit në Shqipëri. Basha thekson se operacioni i koduar “Fundi i marrëzisë” nuk bëri gjë tjetër veçse shumëfishoi lojërat e fatit.

Ai ka hedhur akuza për vëllain e kryeministrit, teksa nuk mungojnë dhe ato për vëllain e ministrit të Brendshëm.

VIDEO – Kryebashkiaku i Tepelenës nderon me grusht dhe këndon për Enver Hoxhën me drejtuesit e PS

Tërmet Peci i këndon Enver Hoxhës madje fare haptazi nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.

Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të clirimit të këtij qyteti fill pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetëra milionë lekë.

Nga pamjet e ofruara në faqet e FCB që kontrollohen nga kryebashkiaku i Tepelenës, shikohet qartë sesi Tërmet Peci shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bëncës që e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.

Komandanti Enver Hoxha-është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht ashtu si dikur komunistët.

Në një moment në vend të Enver Hoxhës, thuhet Edi Rama dhe sërish kthehet tek Enver Hoxha.

VIDEO – DOSJA K – DREJT KAMPIT TË VDEKJES NË TEPELENË – Nga Nue Oroshi

Tepelena ishte një varr i madh ku kriminelët komunistë i dërgonin familjet e atdhetarëve nacionalistë për t’i zhdukur.Këto kampe të vdekjës ja kalonin edhe kampeve në Mesjetë ku ishin të destinuar që të zhdukeshin njerëzit dhe që quheshin paluri.Tepelena ishte një tmerr ku çdo ditë vdisnin me dhjetra fëmijë të atdhetarëve nacionalistë shqiptarë në duart e nënave e të lokeve të tyre. Madje nuk i linin të qetë as në varr.Filmi Dokumentarë “Dosja K-Drejt kampit të vdekjes në Tepelenë” sjellë një dëshmi tronditëse të njërës nga këto vajza shqiptare që ishin të internuara aty. Sjellë dëshmin e Klora Merlika 84 vjeçarës e cila në moshën 15 vjeçare ishte dërguar në këtë kamp të shfarosjes. Ju ftoj që ta shperndani sa më shumë këtë film dokumentarë si shenjë e kujtesës për familjet atdhetare që u zhdukën me metodën me kriminale që nuk e ka njohur asnjëherë historia e njerëzimit.

Celisti Joel Blido- nje Native Digital drejt rruges per ne tregun muzikor Nga Evamarie Mackenbrock per encorePlus

Joel Blido është vetëm 19 vjeç dhe sapo ka mbyllur studimet e Bachelor-it, ne tetor do te vazhdoje me studimet e Masterit. encorePlus u takua me te dhe beri nje bisede mbi rrugen e ardhshme te muzikantit te ri.

 

 

Ai sapo ka fituar ne Konkursin TONALI Hamburg nje çmim special, qe prej gjashte vjetesh ai punon dhe koncerton rregullisht me starin internacional te violoncelit David Geringas: Celisti 19 vjeçar Joel Blido nuk mund te kritikohet per „ humbje kohe“. Krahas studimeve te violoncelit ne Akademine „ Franz Liszt“ ne Weimar tek Prof. Wolfgang Emanuel Schmidt, djaloshi i ri kompozon gjithashtu  dhe koncerton si solist brenda dhe jashte Gjermanise. Dhe ai nuk e kufizon veten vetem brenda muzikes klasike. Me video te arranzhimeve te bera e luajtura vete nga bands metal si Ghost apo Linking Park, ai u drejtohet edhe njerezve te cilet ndofta nuk kane degjuar apo pare asnjehere live nje violoncel. Ai kompozon pjese per Band-in e tij apo incizon kenget e veta me kitarren elektrike ne studion e tij  ne shtepine e tij.

Megjithese momentalisht nuk behet fjale per te fituar para me to, muzikanti i ri perdor tashme kanale te rendesishme drejt rruges per publikim. Nje kanal personal ne youtube si dhe profil ne instagram jane te vetekuptueshme per nje Digital Native. Nje ndihme per te ardhmen e tij profesionale ai mori edhe nga pervoja me programin e gjithanshem te konkursit TONALI 2018. Ky program u tregon artisteve te rinj strategji per te gjetur stilin dhe prirjet e tyre ne tregun muzikor.

 

Joel Blido sapo ka mbyllur studimet e Bachelor-it, ne tetor do te vazhdoje me studimet e Masterit. EncorePlus u takua me te dhe beri nje bisede mbi rrugen e ardhshme te muzikantit te ri.

 

encorePlus: Joel, me çfare po merresh konkretisht me violoncelin?

Joel Blido: Pert momentin jam duke u çlodhur disi, pas nje muaji shume stresant me nje konkurs po edhe me diplomen e Bachelor-it komplet. Me tej projekti me i madh do te jete konkursi gjerman muzikor kombetar ne muajin shkurt 2019. Krahas kesaj, kam gjithmone projekte te ndryshme te muzikes se dhomes me koncerte qe do te realizoj ne muajt e ardhshem.

 

ePlus : Ti je 19 vjec, cila eshte ajo gje qe ka ecur ne jeten tende ndryshe ne dhjete vitet e fundit, ne krahasim me bashkemoshataret e tu?

Joel Blido: Tek une u qartesua relativisht shume shpejt deshira per t`u marre me muzike. Qe 10 vjeç une fillova mesimet ne Pre-College te Akademise se Würzburg-ut, kur mbusha 15 vjec u largova perfundimisht nga shkolla e pergjithshme dhe fillova studimet e plota per muzike. Tani me 19 vjec jam i diplomuar ne Bachelor, pra diçka me heret se koleget e mi. Keto te gjitha nuk do te kishin qene sigurisht te mundura nese une nuk do te kisha studiuar shume qe femije. Keshtu çdo pasdite, ne vend qe te dilja me shoket, une kam studiuar violoncel. Pra muzika ka qene shume heret per mua me shume se thjesht nje “hobby”.

 

ePlus: Ti sapo more pjese ne konkursin e renomuar TONALI ne Hamburg, qe eshte i lidhur me nje program mbeshtetes te vecante per muzikante te rinj. Cfare qe e vecanta e ketij projekti?

Joel Blido: Ne shumicen e konkurseve ndosh keshtu: aplikon- luan- skualifikohesh e kaq ! TONALI nuk eshte vetem nje konkurs por edhe nje projekt, nje ndermarrje qe eshte shume me teper se kaq. Ne menyre te pergjithshme mund te thuhet qe: qellimi kryesor eshte sjellja e muzikes klasike, ne vecanti me afer  publikut rinor dhe zhvillimi i formateve muzikore koncertale te reja e me fryme moderne.Ne nje workshop ne kuadrin e TONALI-t ne mesuam shume gjera te reja mbi temat si moderacionet e koncerteve, kontakti me publikun, krijimi i programeve interesante etj. Secili prej nesh mori ne kujdestari nje gjimnaz ne Hamburg, ne te cilen secili prej nesh dha nje koncert recital qe e organizoi vete se bashku me nxenesit- menaxhere te gjimnazit ne patronazh. Ne vjeshte do te kthehemi perseri ne Hamburg per te organizuar Festivalin“ Klasikja ne lagjen tende“ ku do te kuajme prape recitale ne gjimnazet e qytetit. Kjo eshte nje gje e mrekullueshme dhe une jam shume krenar qe jam pjese e ketij grupi prej vetem 12 celistesh, i cili u perzgjodh nga shume celiste qe kishin aplikuar me audicione live.

 

ePlus: Kjo megjithese ti nuk e arrite finalen, por fitove megjithate Cmimin Special Weinberg ( per interpretimin e shkelqyer te muzikes kontemporane). Si e vlereson ti kete rezultat per ty personalisht çfarë është?

Joel Blido: Sigurisht qe edhe une, si gjithe te tjeret mbeta i zhgenjyer qe nuk e arrita finalen, po keshtu eshte ne konkurse, eshte nje gje qe duhet ta perballosh. Ne konkurse eshte edhe pak çeshtje fati nese te qellon rastesisht nje juri qe pelqen stilin tend personal( te lojes). Muzika eshte diçka tejet subjektive. Nuk eshte si te themi sporti, ku mund te thuhet ne menyre objektive: njeri vrapoi me shpejt sesa nje tjeter. Ne fund te konkursit ne patem mundesine te bisedonim me anetaret e jurise, ata edhe ndermjet njeri-tjetrin kane shume diferenca ne opinionet qe japin. E me ne fund, si rezultat del nje mesatare e te gjithave bashke. Sigurisht qe jam shume i gezuar per çmimin special qe fitova, edhe sepse sidomos per programin e raundit te pare pata perzgjedhur shume muzike kontemporane.

 

ePlus: Violonceli luan per ty rolin kryesor ne jeten profesionale. Vetem ne skenen klasike?

Joel Blido: Une interesohem shume edhe per muzike jo-klasike, te them me sakte, une nuk degjoj ne kohen e lire private ne fakt thuajse fare muzike klasike, ndofta sepse me ate klasiken jam kaq shume i zene „ profesionalisht“. Une bej me violoncel shume arranzhime multi-track te kengeve pop dhe rock nga ato qe pelqej. Ato i regjistroj pastaj vete ne shtepi ne studion time: vitet e fundit kam mesuar vete shume mbi musik-production. Arranzhimet e mia jane te gjitha ne youtube dhe jam duke menduar qe dicka nga kjo pjese e krijimtarise sime ndofta ta luaj ndonjehere „live“ edhe ne koncertet e mia. Une shkruaj per violoncel edhe pjese ne stilin “klasik”, te cilat i luaj me deshire ndonjehere ne koncertet e mia.

 

ePlus: Ka edhe ndonje instrument tjeter?

Joel Blido: Po, une luaj prej shume vitesh edhe kitare elektrike dhe bej produksione te kengeve te mia po edhe tracks instrumentale ne shtepi. Deri tani  pjesa me e madhe eshte e papublikuar po ne te ardhmen do te kete ne kete fushe te krijimtarise sime me siguri levizje. Para pak kohesh, une kam krijuar me nje mikun tim, Santiago Canon Valencia nje band „ Artifact vesel“ quhet dhe bashke kemi publikuar ne youtube pjesen tone te pare instrumentale. Kjo eshte vertet edhe pak per te qeshur sepse edhe ai, si une eshte celist e po ashtu si une luan kitare elektike dhe degjon e luan vete ne kohen e lire muzike jo-klasike. Pra tani jemi dy celiste qe bejne bashke muzike qe nuk ka te beje me violoncelin.

Si muzikant klasik, ti luan me te shumten e kohes vepra te kompozitoreve te tjere. Sigurisht qe secili perpiqet qe te lere gjurmen e tij me interpretimin e tij, por une desha dikur thjesht te beja dicka qe, si te thuash eshte komplet e imja.

 

ePlus: Te fitosh para si solist eshte vertet nje ndermarrje shume e veshtire. Do te jete kjo rruga jote apo ndonje tjeter?

Joel Blido: Sigurisht qe nje karriere si solist eshte bukur, po une nuk jam i fiksuar tani  edhe aq tek kjo gje, jeta eshte shume e paparashikueshme per ta bere nje gje te tille. Une luaj shume dhe me shume deshire muzike dhome, edhe mesimdhenien mund ta perfytyroj per te ardhmen. E thene ne menyre „ egoiste“, une deshiroj per vete nje rruge e cila te me mundesoje kohe te mjaftueshme per t`u marre me interesat e mia artistike.

 

ePlus: Nese do te deshiroje dicka ne drejtimin sesi duhet te ishte menaxhimi i karrieres tende, cila do te ishte deshira jote?

Joel Blido: Meqe une bej dhe merrem edhe me shume gjera te cilat i tejkalojne ato qe bejne muzikantet „tradicionale“ klasike, do te ishte sigurisht e deshirueshme per mua qe menaxhimi ta mbeshteste kete ane individuale timen.

 

ePlus: Si e sheh ti te ardhmen tende- cfare do te jesh duke bere pas 10 vjetesh?

Joel Blido: E ardhmja eshte ne shume drejtime e paditur, çdo gje mund te ndodhe… Por une mendoj qe, sido qe te ndodhe, edhe pas 10 vjetesh une do te jem duke bere muzike- ne çfaredo vendi apo forme qofte!

Interview mit Joel Blido

 

https://encoreplus.de/wp-content/uploads/2018/08/29572452_1634704109954715_91562924364247204_n.jpg

Tiranë: Takohen për herë të parë Albin Kurti dhe Sali Berisha (Video)

Foto gjatë takimit

Për herë të parë ish kryeministri Sali Berisha zhvillon një takim me liderin e Vetvendosjes Albin Kurti.

Lajmin e ka dhënë ky i fundit ku ka postuar disa momente gjatë takimit.

“Mbreme, ne takim me kreun e Levizjes Vetevendosja, Albin Kurti dhe deputetin Liburn Aliu ne nje bisede mbi Kosoven dhe kombin shqiptar ne teresi! sb”, shkruan Berisha.

Mësohet se çështja kryesore që është diskutuar është pikërisht çështja kombëtare për kufijtë e Kosovës.

Sakaq, në këtë takim historik, janë diskutuar dhe idetë e hedhura nga zyrtarët e lartë për ndryshim kufijsh.

Kujtojmë që Berisha dhe Kurti janë shprehur publikisht se janë kundër kësaj ideje.

Basha publikon videon: Skema e pasurimit të krimit dhe oligarkëve, në bashkëqeverisje me Ramën

Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë:

Këtë video e ka postuar sot në facebook Lulzim Basha, kreu i PD: