VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Biznesmeni tajlandez organizon konkurs për t’i gjetur burrë të bijës

By | March 5, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Qele 3 months ago Reply

    Je suis très intéressé pour cette offre que vous avez déposé.
    Intéressé et sérieux pour ta fille.
    Traditionnellement et kulturel.
    Je suis Français.
    Je suis en antente de votre réponse.
    À bientôt.
    I’m waiting.
    Mes salutations.

Komentet

Indonezia goditet nga një tërmet 6.4 ballë

Xhakartë

Krahina Maluku i Indonezisë është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 6,4 ballësh.

Qendra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 216 kilometra në juglindje të rajonit Maluku jugor të provincës, në thellësi prej 144 kilometrave.

BMKG dhe Qendra Paqësore e Cunamit nuk dha alarm për rrezik nga cunami. Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Në tërmetin me fuqi 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.

Sekretari britanik nënshkruan urdhërin për ekstradimin e Julian Assange

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid i ka thënë BBC-së se e ka nënshkruar një urdhër ekstradimi në Shtetet e Bashkuara, për themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.

Javid, tha se vendimi përfundimtar për ekstradimin e Assange, do të merret më 14 qershor, në një gjykatë britanike.

Assange, përballet me një aktakuzë me 18 pika nga Shtetet e Bashkuara, për publikim të informacionit të klasifikuar dhe komplot me ish-ushtaren amerikane, Chelsea Manning, për të ndërhyhë në kompjuterët e departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.

Aktakuza, e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në maj, është ngritur në bazë të Aktit të Spiunazhit.

Assange, 47-vjeçar, u dëbua më 11 prill nga ambasada ekuadoriane në Londër, ku ai ishte strehuar që nga viti 2012, pasi Ekuadori i pati dhënë atij azil politik.

Ai u arrestua nga policia britanike, dhe aktualisht po vuan dënimin prej 50 javësh, për shkeljen e lirimit me kusht. Organet e drejtësisë në Suedi gjithashtu kanë kërkuar të marrin në pyetje Julian Assange, për një rast përdhunimi të supozuar, të cilin Assange e ka mohuar.

Kryeministri japonez synon përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Iran

Kryeministri japonez, Shinzo Abe dhe presidenti iranian, Hasan Rohani.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka arritur në Teheran në një vizitë, që ai shpreson se do të ndihmojë në uljen e tensioneve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Abe pritet të takohet me presidentin iranian, Hasan Rohani dhe liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei, gjatë një vizite në Iran, njëherësh e para e një kryeministri japonez në detyrë, në më shumë se katër dekada.

Teherani ke tensionuar marrëdhëniet me Uashigtonin, prej kur Shtetet e Bashkuara janë tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 në mes të Iranit dhe fuqive botërore.

Prej asaj kohe, Uashingtoni ka rivendosur sanksione ndaj Iranit, ka ashpërsuar retorikën dhe ka rritur prezencën në Lindje të Mesme, duke rritur shqetësime për ndonjë konflikt të armatosur.

Para se të nisej nga Tokio, Abe ka cituar “shqetësime për rritje të tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme”.

“Japonia dëshiron të bëjë sa më shumë që është e mundshme për të arritur paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë ai.

Tokio është një nga aleatët më të ngushtë të SHBA-së në Azi, si dhe ka marrëdhënië të mira me Teheranin.

Mirëpo vëzhguesit kanë shprehur shqetësim rreth rezultatit që mund të arrijë Abe, duke thënë se vizita e tij vetëm mund t’ia rrisë imazhin kryeministrit japonez pak para mbajtjes së zgjedhjeve në parlamentin e Japonisë.

Zyrtarët iranianë janë cituar të kenë thënë se Teherani planifikon t’i kërkojë Japonisë që të jetë ndërmjetësuese në mes të Teheranit dhe Uashingtonit, për të hequr sanksionet amerikane ndaj naftës iraniane.

Zyrtarët amerikanë në anën tjetër kanë thënë se Uashingtoni është i hapur për dialog me udhëheqësinë iraniane, mirëpo kanë thënë se edhe forca mbetet mundësi.

Policia ruse arreston rreth 100 vetë dhe kreun e opozitës, Navalni

Policia ruse ka arrestuar kreun e opozitës Aleksei Navalny dhe rreth 100 njerëz të tjerë gjatë një proteste në Moskë, ku u bënë thirrje për ndëshkime ndaj policisë, e cila thuhet se sajoi akuza të rreme kundër një gazetari të njohur.

Grupi OVD-Info, i cili monitoron arrestimet politike, tha se policia arrestoi të paktën 94 vetë të martën, disa prej tyre me forcë.

Protesta e paautorizuar vjen pas një vendimi të papritur të policisë për të ngritur akuza ndaj gazetarit Ivan Golunov. Javën e kaluar Golunov u akuzua për trafik narkotikësh pas pretendimeve të policisë se kishte gjetur drogë në banesën e tij. Gazetari, i cili u bë i njohur për ekspozimin e zyrtarëve të korruptuar të Moskës, i ka mohuar akuzat.

Autoritetet thanë se çështja u pezullua të hënën për shkak të mungesës së provave dhe kundravajtjeve nga ana e gazetarit Golunov.

Akuzat u hoqën pas zemërimit të shprehur nga mbështetësit e tij, duke përfshirë tre ndër gazetat më të respektuara të Rusisë.

“The Guardian” për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës: Largimi i KFOR-it çmenduri – NATO ende është e nevojshme!

Foto: Kur NATO hynte në Kosovë si sot 20 vjet më parë

 

Kosova sot po shënon 20-vjetorin e çlirimit. Për këtë ngjarje, po raportojnë edhe mediat ndërkombëtare.

Kështu britanikja “The Guardian”, në një shkrim të titulluar: “Ende është i nevojshëm”: NATO shënon 20 vjet në Kosovë”, përshkruan se si u çlirua Kosova me ndihmën e NATO-s nga forcat serbe.

“20 vjet pasi trupat e NATO-së hynë në Kosovë ku bombardimet e ajrore zgjaten 78 ditë, 3.500 trupa nga aleanca ushtarake mbeten në terrenet e këtij vendi të ri, ku konflikti ende nuk është zgjidhur përfundimisht”, shkruan gazeta britanike.

Sot, trupat e 28 vendeve të KFOR-it veprojnë kryesisht si një “rezervë e tretë” pas policisë dhe BE, edhe pse ekziston një përjashtim kur trupat e NATO-s ruajnë manastirin ortodoks serb në Deçan.

“SHBA, e cila kontribuon me kontigjentin më të madh të trupave – rreth 600 – kuptohet se ka konsideruar seriozisht zvogëlimin e pranisë së saj”, shkruan më tej The Guardian.

“Tërheqja e trupave do të ishte e çmenduri. Ky është një vend prej 1.8 milion myslimanëve të moderuar. Pas Afganistanit dhe Irakut, na duhet një rezultat. Kjo mund të jetë një fitore e vërtetë strategjike për ne. Duke u përballur me argumente të tilla, SHBA ka vendosur të lërë numrat e trupave të pandryshuar – tani për tani”, ka thënë një zyrtar i lartë perëndimor.

Britania e Madhe kontribuon me 30 trupa – pavarësisht angazhimit historik në një vend ku disa fëmijë quhen Tonibler pasi kryeministri britanik, Tony Blair, i cili me presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton, udhëhoqi atë që u pa në atë kohë si një ndërhyrje popullore ushtarake. Franca nuk dërgon asnjë.

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 filloi me një fushatë ajrore kundër Serbisë, vetëm herën e dytë që aleanca ishte angazhuar në veprime ushtarake që nga fillimi i saj në vitin 1949 – e para ishte në Bosnje, gjithashtu kundër forcave serbe.

Ajo ndoqi një periudhë rritjeje dhune midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që përfaqësonte shumicën e popullsisë lokale dhe forcave serbe.

Fuqia e bombardimeve perëndimore detyroi tërheqjen e forcave serbe në qershor të vitit 1999. Pesëdhjetëmijë trupa, të udhëhequr nga Sir Mike Jackson, ngazëllyen shqiptarët e Kosovës.

Image

Sir Mike Jackson në Prishtinë në vitin 2000. Fotografia: Hazir Reka / Reuters

 

Pothuajse 10 vjet më vonë, u shpall pavarësia, megjithëse Serbia dhe Rusia ende nuk e njohin vendin dhe kohët e fundit ndihmuan në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Gjithsej 13,517 njerëz u vranë ose u zhdukën gjatë luftës kosovare, në mes të janarit të vitit 1998 dhe fundit të vitit 2000. Prej tyre, 10,415 ishin shqiptarë etnikë; 2,197 ishin serbë.

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i OJQ-së, argumenton se një rekord i duhur historik është i nevojshëm për të kundërshtuar “narrativat kombëtare” që po dalin. “Ne po përpiqemi të krijojmë një kujtesë kolektive për luftën”, ka thënë ai.

 

“Pala serbe po përpiqet të mohojë krimet e kryera prej tyre, dhe e njëjta gjë po ndodh këtu. Në Kosovë, ju mund të dëgjoni vetëm për viktimat shqiptare, jo për jo shqiptarët “.

Asnjë marrëveshje përfundimtare e paqes nuk është arritur midis Serbisë dhe Kosovës, presidenti i së cilës, Hashim Thaçi, është një ish-komandant në UÇK. Tentimet për bisedime të paqes që përfshijnë një shkëmbim të mundshëm të tokës – ku Kosova do të kishte hequr dorë nga territori në veri me shumicë serbe në kthim për tokat gjetkë – nuk çuan askund vitin e kaluar, sepse ideja ishte jopopullore në të dy vendet.

Ndarja mes dy komuniteteve sot është në pjesën më të madhe të Mitrovicës, në veri të Kosovës, ku ato ndahen nga një urë që përfshin lumin Ibër, me shqiptarët kryesisht në jug dhe serbët në veri. Megjithë rinovimin e financuar nga BE, ajo mbetet e mbyllur për trafikun, e bllokuar nga administrata e pakicës serbe në veri, edhe pse e hapur për këmbësorët.

Image

Ura në Mitrovicë. Fotografia: Pierre From / Getty Images

Egjipti kërkon skulpturën e artë të Tutankhamunit nga Britania

Kajro

Autoritetet e Egjiptit kanë kërkuar nga Britania e Madhe që t’ua kthejë skulpturën e artë të faraonit Tutankhamun, një nga sundimtarët më të njohur të Egjiptit të lashtë i cili ka sunduar nga viti 1334 deri në vitin 1323 para erës sonë.

Para do kohe mediat egjiptiane dhe britanike paralajmëruan se më 4 korrik në Londër do të organizohet shitja e ankandit të një skulpture të veshur me ar të kreut të faraonit Tutankhamun.

Ministria e Jashtme e Egjiptit reagoi ndaj këtij njoftimi dhe kërkoi nga autoritetet britanike të ndalojnë menjëherë shitjen.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Egjipti kërkon kthimin e skulpturës së vlefshme dhe pret përgjigjen e Londrës zyrtare.

Autoritetet egjiptiane për ndihmë iu drejtuan edhe Shtëpisë së ankandit e cila paralajmëroi shitjen si dhe Zyrës së UNESCO-s. aa

Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson të New Yorkut, policia shpëton pilotin – kalimtari i rastit filmon gjithçka (Video)

Piloti është nxjerrë nga lumi Hudson, pasi helikopteri në të cilin ishte u rrëzua në ujë në afërsi të tunelit Lincoln në Manhattan.

Ai ishte personi i vetëm brenda helikopterit dhe është shpëtuar nga departamenti i policisë së New York-ut, transmeton Telegrafi.

Siç raporton CNN, gjendja shëndetësore e pilotit është e mirë pasi edhe ka refuzuar të shtrihet në spital për tretman.

Kurse Ashton Byrd që po shëtiste me një mik ishte dëshmitar i asaj, kur piloti humbi kontrollin mbi helikopterin që sillej dhe në një moment ra në ujë.

Ai këtë moment e filmoi me telefon të mençur dhe më pas pamjet u bën virale, duke u transmetuar pothuajse në të gjitha mediat amerikane.

“Ishte gjëja më e çmendur që kam parë ndonjëherë”, ka deklaruar autori i videos.

Piloti ishte paraparë të aterroj në pistë për ta marrë një pasagjer VIP, ka njoftuar një zyrtar i policisë së New Yorkut.

Helikopter është rrëzuar mbi çatinë e një ndërtese 54 katëshe në Manhattan të New York-ut.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se incidenti ndodhi rreth orës 14:00 në “AXA Equitable Center” që ndodhet në mes të Manhattan-it, shkruan Nbcnewyork.

Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka bllokuar rrugët dhe i ka paralajmëruar qytetarët që t’u shmangen rrugëve ku u përplas helikopteri në fjalë.

Departamenti i zjarrfikëses në Nju Jork ka konfirmuar se një helikopter u rrëzua nga një gradaçelë në Manhattan.

Përplasja ka ndodhur në zonë 51st Street dhe në 7 Avenue, pranë sheshit të njohur Times Square.

Departamenti i Zjarrëfikësve të New Yorkut e quan alarm të nivelit të dytë aksidentin e helikopterit me gradaçelën.

Vatikani lëshon dokument që vë në dyshim identitetin modern gjinor

Vatikani lëshoi një dokument të ri që sfidon konceptet moderne të identitetit gjinor.

Udhëzimi mësimor 31-faqësh, i publikuar të hënën, titullohet “Meshkuj dhe Femra që Krijoi Ai”.

Dokumenti flet për një “krizë arsimore” dhe thotë se debati aktual mund të “asgjësojë konceptin e natyrës” dhe të destabilizojë institucionin familjar.

Ai u lëshua nga Kongregata për Edukimin Katolik si udhëzim mësimor për ata që punojnë me fëmijët.

Dokumenti nuk është i nënshkruar nga Papa Françesku, por e citon atë.

Dokumenti bën thirrje për dialog, por jep udhëzime për një numër temash, përfshirë komunitetin transgjinor.

Veçanërisht, ai kritikon të kuptuarit modern të gjinisë si më komplekse dhe jo si ndarje në dy.

“Teoritë aktuale largohen nga natyra”, thuhet në dokument.

Dokumenti thotë se institucionet duhet të mësojnë “natyrën e vërtetë të njerëzve” në bazë të “antropologjisë së qartë dhe bindëse”.

Megjithatë, aty thuhet se fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësohen të respektojnë çdo person, në mënyrë që askush të mos vuajë nga ngacmimi apo diskriminimi tjetër.

Kina, paralajmërime për shtetasit e saj që udhëtojnë në SHBA

Kina ka lëshuar dy paralajmërime udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara, duke u thënë qytetarëve të saj se mund t’u nënshtrohen ngacmimeve të policisë dhe të bien viktimë e kriminelëve. Ministria e Jashtme i paralajmëroi qytetarët të martën se shtetasit kinezë që shkojnë në SHBA merren në pyetje në mënyrë të përsëritur nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shqetësohen me mënyra të ndryshme. “Ministria i kërkoi qytetarëve kinezë të jenë të përgatitur të përgjigjen “në mënyrë aktive dhe të përshtatshme”, thuhet në paralajmërim.

Ministria e Kulturës dhe e Turizmit lëshoi një paralajmërim të veçantë udhëtimi, duke përmendur një numër të madh incidentesh me armë dhe vjedhjesh në Shtetet e Bashkuara.

Paralajmërimet u lëshuan një ditë pasi Ministria e Arsimit e Kinës njoftoi se studentë dhe akademikë nkinezë po përballen me kufizime të rrepta të vizave të vendosura nga qeveria amerikane, duke përfshirë vonesa, apo edhe refuzime në marrjen e vizave.

Paralajmërimet vijnë në mesin tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe midis Pekinit dhe Uashingtonit dhe të një lufte tregtare një mujore, që ka çuar në shtimin e tarifave hakmarrëse. za

Ajatollah Ali Khamenei thotë se Irani nuk do të heqë dorë nga programi i raketave

Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga programi i raketave, pasi Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se janë e gatshme të negociojnë me Iranin. Ajatollah Ali Khamenei tha në një fjalim në televizion shtetëror të martën, se “ky mashtrim politik nuk do t’i mashtrojë zyrtarët iranianë dhe kombin iranian”.

Komentet e zotit Khamenei u bënë në 30 vjetorin e vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeinit dhe një javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump i bëri thirrje Iranit të negociojë një marrëveshje të re. Zoti Trump tha se Irani “ka një shans për të qenë një vend i shkëlqyer duke patur të njëjtën udhëheqje” dhe se “Ne nuk duam të ketë armë bërthamore”.

Irani ka thënë më parë se SHBA duhet të kthehen tek marrëveshja e negociuar bërthamore, përpara se të fillojnë bisedime të reja.

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit u përshkallëzuan muajin e kaluar, një vit pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një pakt midis Iranit dhe fuqive globale për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Zoti Khamenei tha se sanksionet e Shteteve të Bashkuara kanë ndikuar negativisht tek Irani dhe i kanë bërë kushte më të mira ekonomike përparësinë e lartë të qeverisë. za

Trumpi dhe May vlerësojnë aleancën mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se derisa Britania e Madhe po bëhet gati për të lënë BE-në, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një marrëveshje “të jashtëzakonshme tregtare” mes dy vendeve.

Ai i bëri këto komente pas një takimi në Londër me kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Theresa May.

“Ka potencial për një marrëveshje e cila do të dyfishojë apo edhe trefishojë tregtinë ndërmjet dy kombeve”, tha presidenti Trump.

Në anën tjetër, kryeministrja në largim, Theresa May, tha se të dyja vendet janë të përkushtuara në drejtim të arritjes së marrëveshjes tregtare.

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar edhe për Iranin, Kinën dhe çështje tjera të sigurisë. Trump dhe May thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin për të siguruar se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore dhe do të ndalë përkrahjen për terrorizmin.

Trump po qëndron për vizitë triditëshe në Londër.

Derisa të dy udhëheqësit po mbanin konferencë për media, në rrugët e Londrës po mbahen protesta kundër presidentit Trump. Protesta janë mbajtur në disa vende të Britanisë së Madhe. Presidenti Trump protestat i quajti “lajm i rremë” dhe tha se ekziston një grup i vogël i njerëzve që janë mbledhur për qëllime politike. Trump gjithashtu tha se ka refuzuar të takojë udhëheqësin e opozitës britanike, Jeremy Corbin.

Presidenti Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe, mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada.

Vizita e presidentit amerikan në Britaninë e Madhe bëhet vetëm disa ditë para largimit nga pozita të kryeministres, Theresa May.

Kohë më parë ajo tha se do të dorëhiqet nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjes së pasardhësit/es së saj.

Këtij vendimi i parapriu dështimi në parlament, për tri herë me rradhë i marrëveshjes së daljes së Britanisë nga BE-ja. rel

Rusia konfirmon prezencën ushtarake në Venezuelë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov

Kremlini kundërshtoi një deklaratë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se Rusia nuk e ka njoftuar zyrtarisht Trumpin për aktivitetet e personelit të saj në Venezuelë. Rusia bëri të ditur se po vazhdon bashkëpunimin me qeverinë e presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi në Twitter, tha se Rusia kishte larguar “shumicën e njerëzve të saj” nga Venezuela, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov u tha gazetarëve se Rusia nuk ka kontaktuar me Trumpin lidhur me këtë çështje. Peskov tha se këshilltarët ushtarakë rusë ende punojnë në Venezuelë dhe “ky proces po shkon sipas planit”.

Në mars, Trump i bëri thirrje Rusisë të “dalë” nga Venezuela pasi Moska dërgoi rreth 100 ushtarakë në vendin e Amerikës Latine, ku udhëheqësi i opozitës Juan Guaido e shpalli veten president i përkohshëm.

Guaido mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 vende të tjera, ndërsa presidenti i kontestuar Maduro mbështetet nga aleatë të tillë si Rusia dhe Kina.