VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Bisedimet Dardani-Serbi duhet t’i udhëheqë Uashingtoni – Nga GANI MEHMETAJ

By | October 19, 2018

Komentet

Shakaja serioze e Petro Koçit – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Në ceremoninë e organizuar nga bashkia në kuadrin e ditës përkujtimore të 74-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, nga qeveria mori pjesë zëvendësministri i mbrojtjes Petro Koçi, i cili, në fjalën e mbajtur me këtë rast, ndër të tjera, deklaroi:

“… ftoj të gjithë ata që janë pasardhës të atyre që bashkëpunuan me fashizmin t’i kërkojnë falje popullit, qytetarëve të Tiranës se vetëm kështu mund të arrihet ai që quhet pajtim kombëtar” (Citohet sipas: “Ceremonia me fotot e Enverit, zv.ministri Koçi: Pasardhësit e kolaboracionistëve të kërkojnë falje”. Faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 18 nëntor 2018).

       Pas kësaj deklarate të zotërisë Petro Koçi, lind një pyetje e vetvetishme:

Po pasardhësit e krerëve komunistë, me Enver Hoxhën në krye, krerë këta që bashkëpunuan shumë ngushtë me shovinizmin jugosllav, a nuk duhet t’i kërkojnë falje jo vetëm popullit shqiptar të Republikës së Shqipërisë, por edhe mbarë kombit shqiptar? Sepse pasojat e atij bashkëpunimi qenë dhe vazhdojnë të jenë tragjike deri në ditët tona.

Bashkëpunimi i udhëheqjes kryesore të Partisë Komuniste të Shqipërisë gjatë viteve të luftës me shovinizmin jugosllav, sipas historianit Kastriot Dervishi, solli tri pasoja të rënda: Beogradi e shndërroi Partinë Komuniste të Shqipërisë në agjenturë jugosllave, popullin shqiptar e futi në luftë civile dhe filloi shfarosjen e shtresës së nacionalistëve shqiptarë që ishte kundër ndërhyrjes jugosllave në punët e brendshme të vendit tonë.

Pasardhësit e krerëve komunistë, me Enver Hoxhën në krye, a nuk duhet t’i kërkojnë falje mbarë kombit shqiptar për varrosjen e Marrëveshjes së Mukjes?

Në vendimet që u morën në Konferencën e Mukjes, dy prej tyre ishin më të rëndësishmet për fatet e kombit shqiptar:

  1. Krijimi i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë.
  2. Luftë për një Shqipëri indipendente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike.

Por shumë shpejt, Partia Komuniste e hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes. Po si ndodhi konkretisht që Marrëveshjen e Mukjes Partia Komuniste e varrosi përfundimisht, sapo drejtuesve të saj u ra në dorë teksti i asaj marrëveshjeje? Asokohe drejtuesit e partisë dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare ndodheshin në Vithkuq të Korçës. Të pranishëm ishin Enver Hoxha, Miladin Popoviçi, Sejfulla Maleshova, Nako Spiru, Mehmet Shehu, Dushan Mugosha, Xhelal Staravecka, Fiqrete Sanxhaktari, të cilët organizuan një mbledhje urgjente.

Ja se ç’thuhet në një studim shkencor të një historiani të njohur:

“Xhelal Staravecka, i pranishëm në momentin kur erdhi letra e Ymer Dishnicës për Marrëveshjen e Mukjes, ka sjellë si dëshmi atmosferën që krijoi ky lajm:

“Gjendeshim me shokët e Komitetit Qëndror, në mes të të cilëve ishte edhe Miladini, kur arrin korrieri dhe solli proklamatën e Marrëveshjes së Mukjes. Hapëm proklamatën dhe e lexuam. Të gjithëve na u ndezën fytyrat nga gëzimi, për arsëye se u mbërrit bashkimi. Mandej gjysmë shqip e gjysmë serbisht (për arsye se unë nuk e di serbishten e Miladini nuk di shqip), disi i shpjegova çka ishte shkruar në proklamatë. Fytyra e Miladinit menjëherë u ndryshua dhe tha:

Ky bashkim (i Kosovës me Shqipërinë) nuk mund të pranohet. Ne gjithnjë e më tepër forcohemi dhe do të fillojmë me shpata e jo bashkime me qej (qenër). E mandej ajo Shqipëria Etnike! Nanën e saj!”.

Fytyrat tona menjëherë u errën dhe u deytyruam me thanë:

“Po, po! Do ta shohin këta nacionalistë për disa ditë, derisa ne të organizohemi edhe ma mirë… dhe do iu themi:

“Qe Shqipëria juaj Etnike!”.

Sigurisht, shprehja jonë në fytyrë duhet të ndryshojë gjithmonë sipas shprehjes së fytyrës së Miladinit” (Citohet sipas: Prof.dr. Muharrem Dezhgiu. “Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943)”. Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Instituti i Historisë. Shtypshkronja “Mësonjëtorja”. Tiranë 2005, f. 316).

Pra, me këtë qëndrim prej njerëzish pa dinjitet kombëtar, prej kameleonësh shembullorë, prej servilësh të kulluar të Beogradit dhe prej tradhtarësh të kombit shqiptar, drejtuesit e Partisë Komuniste dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, me kryeservilin dhe kryetradhtarin Enver Hoxha në ballë, vërtetohej në praktikë fakti i  njohur historik se Partia Komuniste s’ishte gjë tjetër, veçse një rrip transmisioni i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, direktivat e së cilës, të përcjella në udhëheqjen komuniste shqiptare nga emisarët e saj Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, duhej të  viheshin në jetë me rreptësinë më të madhe.

Ja një tjetër fakt tmerrues, i cili dëshmon fare qartë se deri në ç’shkallë vetëposhtërimi e kishte katandisur veten udhëheqja e Partia Komuniste të Shqipërisë para një armiku të egër  të kombit shqiptar, siç ishte Dushan Mugosha

“Trakti me nr. 4 që Xhelal Staravecka shpërndau menjëherë pas dezertimit të tij nga radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, sërish lidhet me torturat çnjerëzore dhe me vrasjet që kryheshin me urdhër të Dushan Mugoshës. Ndërsa rrëfen ngjarjen e 13 të ekzekutuarve në fshatin Fravesh, ai ndalet në torturat e tmerrshme që janë ushtruar mbi një djalë rreth të tridhjetave nga Devolli, ku në tortura kishte marrë pjesë vetë Dushan Mugosha me duart e tij. Staravecka tregon se e ka ndjekur të gjithë skenën e torturave, i ulur në një gur aty pranë, ndërsa partizanët e tjerë me drunj në duar e kanë goditur viktimën deri në frymën e fundit. Në fund, edhe pse viktima e kishte dhënë frymën e fundit, Mugosha kishte qëlluar me armë mbi trupin e pajetë. Pasi ka treguar fundin e tmerrshëm të djaloshit 30-vjeçar, Staravecka rrëfen se viktima e radhës u kishte shpëtuar torturave çnjerëzore vetëm se Mugosha ishte lodhur dhe ishte i uritur. E meqë do të shkonte për të ngrënë, për viktimën e radhës kishte dhënë urdhër ta vrisnin pa e torturuar” (Citohet sipas: Admirina Peçi.  “Staravecka: Torturat çnjerëzore të Mugoshës mbi djalin nga Devolli”. Faqja e internetit “Shqiptarja.com”. 04 gusht 2015).

Moria e vrasjeve të pabesa brenda llojit që kreu Partia Komuniste, si edhe masakrat e kryera kundër nacionalistëve të Ballit Kombëtar, dëshmojnë katërcipërisht se praktika e sundimit komunist me diktaturë të hekurt në vendin tonë gjatë një periudhe gati gjysmëshekullore, e cila kishte në themel luftën e klasave, mjetin më tragjik për përçarjen e popullit shqiptar, u projektua që gjatë viteve të luftës. Një praktikë e tillë nuk u mjaftua vetëm me shartimin në ndërgjegjen e njerëzve të miteve ideologjike. Që në ditët e para të ekzistencës së shtetit komunist, në jetën e përditshme të njerëzve hyri në përdorim fjala e tmerrshme “terror”. Terrori i pamëshirshëm kundër përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar dhe njerëzve të deklasuar në të gjitha fushat e jetës politike dhe ideologjike, kundër intelektualëve të njohur, të diplomuar në vendet perëndimore, viktimë e të cilit mund të bëhej kushdoqoftë, solli si pasojë një frikë të gjithmbarshme, e cila duhej të përjashtonte mundësinë e një kundërvënieje të hapur ndaj regjimit komunist. Kësisoj, dhuna e motivuar politikisht u bë mjeti themelor për vënien në jetë të utopisë komuniste. Përndjekjet politike gjatë tërë kohës së ekzistencës së sundimit komunist, shtrihen në një epokë të tërë në jetën e vendit tonë, një epokë kjo plot vuajtje dhe tmerre, kur regjimi gjakatar i kriminelit Enver Hoxha nuk kurseu as pleq, as plaka dhe as fëmijë të vegjël që vdiqën nga uria nëpër kampe përqendrimi. Ky kriminel me damkë arriti deri aty, saqë në Shqipëri të krijojë kultin e paprekshmërisë personale, çka solli si pasojë që ai të ishte i vetmi njeri me imunitet, ndërkohë që gjithë të tjerër rreth vetes i vlerësonte si materiale inerte.

Në radhët e Partisë Komuniste, që gjatë viteve të luftës, Enver Hoxha hodhi themelet e çmontimit të personalitetit të njeriut, të servilizmit të tij para të huajve dhe të tradhtisë kombëtare, duke i ngritur ato themele në sistem. Dëshmia më e pastër është qëndrimi neveritës i atyre partizanëve shqiptarë para armikut Dushan Mugosha, i cili torturonte një të ri nacionalist në praninë e tyre, si edhe qëndrimi i shëmtuar, i turpshëm, i drejtuesve të Partisë Komuniste dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare para Miladin Popoviçit, i cili tekstin e Marrëveshjes së Mukjes e hodhi në koshin e plehrave dhe Shqipërinë e shante nga nëna. Prandaj edhe në rastin e Dushan Mugoshës, edhe në rastin e Miladinit, nuk u gjend asnjë burrë shqiptar që t’ua kthente potkonjtë nga dielli që të dyve dhe të hynte në histori si hero i kombit. Por e keqja erdhi më pas: çmontimin e personalitetit të njeriut, servilizmin para të huajve dhe tradhtinë kombëtare Enver Hoxha ua përcolli brezave pasardhës, të cilët i morën si trashëgimi prej tij në periudhën e ndërrimit të sistemit dhe po i praktikojnë në vazhdimësi në marrëdhëniet me sllavizmin dhe me shtetin grek, duke i konkretizuar me këtë të fundit me ngritje varrezash, memorialesh dhe përmendoresh në nderim të ushtarëve agresorë grekë, me vendosjen në krye të kishës ortodokse fanoliane të një kryepeshkopi grek dhe me nënshtrimin tërësor të vendit tonë para politikës greke.

Veç kësaj, argati i Beogradit Enver Hoxha e filloi që gjatë luftës shfarosjen e shtresës së nacionalistëve shqiptarë dhe e intensifikoi shumë më tepër gjatë tërë kohës së sundimit të tij të egër mbidyzetvjeçar. Ky krim solli si pasojë që Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si asnjë organi tjetër ligjvënës në botë, t’i mungojë sot krahu nacionalist.

Pra, si përfundim, zotëria Petro Koçi a është ndopak i vetëdijshëm se pasardhësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë, dhe më pas të Partisë së Punës, duhet t’i kërkojnë falje tërë shtresës së të përndjekurve politikë për masakrat e tmerrshme dhe për terrorin e egër që ajo ushtroi ndaj saj gjatë një periudhe gjysmëshekullore nëpërmjet vrasjeve, burgosjeve dhe internimeve të shumta? Një falje e tillë a nuk do të ishte mënyra më e mirë për arritjen e pajtimit kombëtar?

Tiranë, 20 nëntor 2018

DËSHIROJNË TË NA INJOROJNË, TË INJORUAR DUHET TË JENË…! – Nga RESHAT NURBOJA

Servilizmi e nënshtrimi i pakufishëm i Kosovës ndaj faktorit ndërkombëtar po dëshmohet se është i tepert e kundër interesave të shtetit tonë, andaj ka ardhë koha kur KOSOVA duhet të fillojë të ndërpresë çdo bashkëpunim me ato institucione ndërkombëtare që nuk e pranojnë Kosovën si pjesë të tyre… E kjo duhet filluar me ngrirjen e çdo bashkëpunimi me INTERPOLIN…
Dikujt kjo mund të dukët si patetizëm e postim populist e patriotik të cilit i ka kaluar koha,  por e kanë gabim…! Kosova duhet të i tregojë së pari vetit e pastaj edhe të tjerëve se vertet është shtet i pavarur dhe si e tillë di dhe do të veprojë, përndryshe nga çdo shtet proserb do të nënçmohet, injorohet e demtohet…!

Kuptohet se me Ameriken, Britaninë e Madhe. Gjermaninë dhe Austrinë duhet të kemi raporte të veçanta si shtete tradicionalisht mike të shqiptarëve… Me të tjerat shtete, duhet të e promovojmë dhe zbatojmë maksimen: dojnë mirë nga ne, edhe  mirë do ta kenë, dojnë keq, keq do ta kenë, deshirojnë të na injorojnë, të injoruar do të jenë…! Nuk jemi aq të dobët si shtet e si popull sa që të gjitha padrejtësitë e Evropës duhet të i durojmë e përbijmë…Këtë Evropa e bota e di, Serbisë i është dëshmu, por për fat të keq po dukët se Kosova këtë ende nuk e ka kuptu ose nuk po don me e kuptu…!

 

Mos t’i harrojmë vargjet e të madhit Gjerg Fishta:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!

Që i re  mohit, besës së Zotit!

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da token e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

 

Këto vargje diskrete të zemërimit dhe pezmit, Fishta i kishte deklamuar si shqiptar, si pjesëtar i një kombi që po viktimizohej dhe po sakrifikohej për interesat e sllavëve dhe grekëve të Ballkanit…!

SHQIPTARËT TË BASHKUAR PËRSËRI NË VATIKAN RRETH GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBE – Nga Frank Shkreli

Çfarë ndryshimi sjellin 50 vjet. Ndryshim për më mirë!  Ishte viti 1968 kur Kombi shqiptar shënoi 500-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeut.  Shqiptarët e larguar nga Atdheu prej regjimit komunist të Enver Hoxhës, kishin organizuar me ndihmën e Vatikanit dhe të Papa Palit VI, të Arbëreshëve dhe të komunitetit shqiptar të Romës në atë kohë, të kryesuar nga Profesor Ernest Koliqi, shqiptarët mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, me Arbëreshët e Italisë, ceremoni në kujtim të Heroit Kombëtar.  Aty, pa dallim feje as krahine, të gjithë të bashkuar në Romë dhe në Vatikan (me përjashtim të regjimit komunist të Enver Hoxhës) – i treguan botës dinjitetin kombëtar dhe krenarinë e tyre për Fatosin e Madh të Kombit, të cilin Papa Pali i VI, me atë rast e cilësoi si, “Të Përgjithëmonshmin e Fisit Shqiptar”.

http://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-gjergj-kastriot-skenderbeu-i-pergjithmonshmi-i-fisit-shqiptar/

 

Ndryshimi me situatën e vitit 1968, kur ceremonitë për shënimin e atij përvjetori atëherë në Vatikan, u organizuan nga diaspora shqiptare me ndihmën e Vatikanit dhe të Arbëreshve – sivjet në vitin e shpallur nga Tirana dhe Prishtina zyrtare si Viti Mbarë-Kombëtar i Gjergj Kastriotit Skenderbe – organizimi i ceremonive për të shënuar 550-vjetorin e Gjergj Kastriotit është bërë nga vet ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit.  Veprimtaria në Vatikan është organizuar nga Shefja e Misionit Diplomatik të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Zonja Majlinda Dodaj, në bashkpunim me Vatikanin.  Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe artistë shqiptarë me famë botërore, të cilët në mbrëmje dhanë një shfaqje në Teatrin prestigjoz “Argjentina”, në qendër të Romës, përfshirë yjet e muzikës Dua Lipa, Ermal Meta, Olen Cesari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli, të cilët morën pjesë në koncertin, “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”, të cilin e hapi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin.  Përveç  pjesëmarrjes së tyre, njoftimet zyrtare bëjnë të ditur se të hënën, një delegacion shqiptar, përfaqsues të të gjitha feve si dhe një grup autoritetesh të larta kishtare dhe politike nga Shqipëria, Kosova dhe nga trevat e tjera ku jetojnë shqiptarët, përfshirë Arbëreshët e Italisë, u takuan me Papa Françeskun, në Vatikan, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Vitin Mbarëkombëtar kushtuar Heroit të Madh të luftës kundër otomanëve. Takimi u mbajt në “Sala Clementina” të Pallatit Apostolik, ku thuhet se ndër zyrtarët e lartë shqiptarë ishin të pranishëm, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi me grupin e përfaqësuesve të parlamentit, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e të tjerë.  Lajmet bëjnë të ditur se ndër përfaqësuesit e Shqipërisë, i pranishëm ishte edhe Kardinali Ernest Simoni, i vetmi klerik katolik shqiptar ende i gjallë, i persekutuar nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës.

 

Imzot Xhorxh Frendo, udhëheqsi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i tha radio Vatikanit se takimi i Papës me shqiptarët në këtë vit kushtuar Gjergj Kastriotit – Skenderbe tregon, “Jo vetëm solidaritetin tonë me Papën por edhe solidaritetin e Papës me ne, i cili në këtë mënyrë ka dashur të ndajë gëzimin e tij me ne, me rastin e përvjetorit të Heroit Kombëtar Skenderbeut”.  Të gjithë e dimë, shtoi Imzot Xhorxh Frendo, kreu i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, se “Papa Françesku ka një afërsi shumë të veçantë me popullin shqiptar”.  Ai përmendi faktin se Shqipëria ishte vendi i parë evropian që kishte vizituar Papa Françesku katër vjet më parë, ndërsa theksoi se të njëjtën gjë mund të themi edhe për Papa Gjon Palin e dytë, përsa i përket afërsisë së tij me shqiptarët, i cili gjithashtu tregonte një interesim dhe dashuri të veçantë për shqiptarët, tha udhëheqsi i Kishës Katolike të Shqipërisë në një intervistë me Radio Vatikanin.

 

Në intervistën e tij, një ditë para takimit të shqiptarëve me Papën, Imzot Frendo e cilësoi vizitën e shqiptarëve në Vatikan dhe takimin e tyre me Papën, me këtë rast, si të një rëndësie të madhe, “sepse në këtë mënyrë është Shqipëria ajo që po shkon në Vatikan, pasi para katër vitesh ishte Vatikani që erdhi në Shqipëri”, kur në Tiranë u gjënd Papa Françesku, e që ishte vizita e tij e parë në një vend evropian, si udhëheqës i Kishës Katolike.

 

 

Në takimin me delegacioni shqiptar në Pallatin Apostolik, Papa Françesku priti shqiptarët e ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera, përfshirë diasporën me këtë përshëndetje:

 

 “Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin”.

 

Në kuadër të shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Papa Françesku tha se Atdheu i Skenderbeut, “Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore, dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj.  Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”.  Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht”, është shprehur udhëheqsi shpirtëror i Kishës Katolike.

Sa kënaqësi dhe mallëngjim për të qenë dëshmitar, megjithse nga larg, i këtij takimi mbarë shqiptar në Vatikan, për të shënuar përmbylljen e Vitit të shpallur Mbarë Kombëtar të Shqiptarëve.  Pikërisht aty në Vatikan, ku 50-vjet më parë u shënua 500-vjetori i Gjergj Kastriotit- Skenderbeut me pjesëmarrjen e Papës së atëhershëm Palit të VI dhe shumë shiqptarëve nga të gjitha trojet, por të përhapur anë e mbanë botës, përfshirë Arberëshët e Italisë. Por Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, për arsye që dihen, nuk mori pjesë atëherë.  Kur bën njeriu një krahasim në histori, është me të vërtetë mallëngjim e ngushëllim për të parë sot pjesëmarrjen e një delegacioni zyrtar të Shqipërisë në një pritje të tillë në Vatikan, e për më tepër që merr pjesë në një ceremoni të tillë, organizuar kryesisht nga Ambasada e Tiranës në Selinë e Kishës Katolike dhe Shefja e saj, Zonja Majlinda Dodaj.  Bashkimi i Shqiptarëve është i mundur, siç u shpreh edhe Papa Françesku para delegacionit të shqiptarëve dje në Vatikan, nepërmjet Gjergj Kastriot –Skenderbeut, “Simbolit të padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar” të shqiptarëve!

 

Festimet kulminuan me një koncert muzikor me titullin përkatës të rastit: “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”, ku morën pjesë disa nga muzikantët më të njohur shqiptarë – koncert ky i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, në teatrin e njohur, “Argentina”, në Romë,

 

Frank Shkreli

 

 

Fjalimi i plotë i Papa Françeskut mbajtur para delegacionit Mbarë-Shqiptar, në vizitë në Vatikan për të shënuar 550-vjetorin e vdekjes së Skendërbeut — të pranishëm atje në përmbyllje të ceremonive të Vitit 2108, kushtuar nga Shqipëria dhe Kosova, Kujtimit të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve – Gjergj Kastriotit -Skenderbeu.

 

“Të dashur vëllezër ipeshkvij e meshtarë, vëllezër e motra,

me kënaqësi të veçantë, ju uroj mirëseardhjen juve, që keni ardhur këtu me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tuaj Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Përshëndes me mirënjohje të pranishmit dhe, me mendje, edhe gjithë shqiptarët, në atdhe e në vende të tjera të botës, të cilët, në emër të lidhjeve të lashta të miqësisë e të marrëdhënieve të vazhdueshme, e shohin gjithnjë me dashuri Selinë e Shën Pjetrit.  Në këtë kuadër, më pëlqen të kujtoj se 50 vjet më parë, Shën Pali VI priti   një përfaqësi të shqiptarëve.

 

Shqipëria, tokë me histori të lashtë e të lavdishme, është pjesë përbërëse e Evropës dhe përmes traditave të saj më fisnike e më jetësore dokumenton zanafillën e vetë qytetërimit të saj.  Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”.  Me veprat e tij, farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm i lidhjeje dhe bashkimit kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë i vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht.

 

 

Rëndësia e veçantë e figurës dhe e veprës së Kastriotit përfaqësohet mirë në flamurin tuaj, me shqiponjën e zezë dykrenore në sfodin e kuq, bërë sipas stemës së heroit.  Pak herë në histori, një individ i vetëm ka arritur t’i mishërojë kaq qartë e kaq gjerësisht virtytet e një populli, deri në atë pikë sa është e vështirë t’i kuptohet shpirti, pa u ndalur e pa marrë parasysh parimet dhe vlerat, që e frymëzuan atë personazh të veçantë.

 

Pas vdekjes së heroit dhe pas pushtimit të Shqipërisë, shumë shqiptarë preferuan të emigrojnë dhe shumë prej tyre u vendosën në Itali, në qendër të gadishullit e në jug, sidomos në Kalabri e Sicili, duke u dhënë jetë Rretheve kishtare shqiptare të Ungrës, të Horës së Arbëreshëve dhe të Grotaferratës.

 

Prania, në takimin e sotëm, të një grupi arbëreshësh, pra, italo-shqiptarësh, me traditat dhe shprehjet e tyre gjuhësore përçuar prej shekujsh, na bën të imagjinojmë atmosferën e Shqipërisë së Skënderbeut dhe na konfirmon se Heroi Kombëtar mbetet urë e vlefshme për ruajtjen e lidhjeve të frytshme të arbëreshëve me tokën e tyre të origjinës.

 

Për arsye të rëndësisë së veçantë të figurës dhe të veprës së gjithanshme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kuptohet më së miri pse Shqipëria ka dashur ta shpallë këtë vit, “Vit mbarëkombëtar të Skënderbeut”.

 

Uroj me gjithë zemër që ky përvjetor të mos kufizohet në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara, por të jetë për Shqipërinë edhe rast i volitshëm për impenjimin e risuar të të gjithëve – institucione e qytetarë – në favor të një zhvillimi të vërtetë e të ekuilibruar, në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin, duke e dobësuar vendin nga forcat dhe aftësitë e domosdoshme për zhvillimin e tij njerëzor e civil.

 

Puna e përbashkët e të gjithëve drejt këtij objektivi do të bëhet mënyra më e mirë për të mishëruar në kohën e tanishme, dashurinë për atdheun, që frymëzoi Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në kohën e vet. Ai, duke interpretuar sa më mirë karakterin dhe traditat e popullit tuaj, shprehu vlefshëm shqiptarinë, term i përdorur nga shkrimtari i shekullit XIX, Pashko Vasa, për të treguar identitetin shpirtëror, që i bashkonte të gjithë shqiptarët, përtej dallimeve me natyrë fetare. Në Shqipëri, kjo bindje i dha shtysë bashkëjetesës paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkisnin feve të ndryshme, duke u kthyer me kohë në bashkëpunim e vëllazërim.

 

Siç pata rastin të pohoj, me rastin e vizitës sime në Shqipëri, “klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin” (Takimi me autoritetet, 21 shtator 2014: Insegnamenti II, 2 [2014], 271). Ajo tregon se bashkëjetesa paqësore ndërmjet njerëzve, që u përkasin feve të ndryshme, është rrugë, e cila mund të përshkohet konkretisht, sjell harmoni dhe çliron forcat më të mira e krijimtarinë e mbarë popullit, duke e shndërruar bashkëjetesën e thjeshtë, në bashkëpunim e vëllazërim të vërtetë.  Gatishmëria për t’i konsideruar ndryshimet si rast për dialog, vlerësim e njohje të ndërsjelltë, favorizon gjithashtu, zhvillimin e udhëve shpirtërore të vërteta e bëhet shembull i vlefshëm, për t’u parë me interes të madh në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme, themeluar mbi respektimin e dinjitetit të njeriut.

 

Duke përkujtuar me mirënjohje shenjtorët martirë, që e dëshmuan fenë me çmimin e jetës, si edhe Shën Terezën e Kalkutës, me kënaqësi, i jap Bekimin Apostolik secilit prej jush, këtu të pranishëm, familjarëve tuaj dhe gjithë popullit shqiptar.  Një favor, mos harroni të luteni për mua. Faleminderit.”

Burimi: Radio Vatikani në gjuhën shqip

Në Shkodër, po edhe në tërë Shqipërinë komunistët duhet të ndiqen e të ndalohen mu si nazistët në Gjermani – Nga GANI MEHMETAJ

Shkodra me 29 nëntor!

Festa e flamurit vitin e kaluar në Shkodër i ngjante ditëve të zakonshme të vjeshtës së vonë. Nuk me ranë në sy flamuj, nuk pashë ndonjë organizim feste, nuk dukej festa më e madhe e kombit dhe e shtetit në 550 vjetet e fundit.  Kishte a s’kishte festë flamuri në Shqipëri? Me habiti ky fakt, nuk isha vetëm unë që u skandalizova: shqiptarët e Dardanisë që i takova atë pasdite nuk u besonin syve. Prisnim zbukurime, banda muzikore, koncerte, prisnin që dikush të dilte në ndonjë skenë të improvizuar, prisnim atmosferë festive, çfarë e kishim në Prishtinë qe nga viti 1999 kur na çliroi NATO. Prisnin por kot prisnin. Në Dardani me dhjetëra vjet e kishim organizuar 28 Nëntorin me flamuj e koncerte, madje diskotekat e Prishtinës organizonin party të veçanta deri në mëngjes me muzikë “të çmendur”.

Ndërkaq ne kishim ardhur në Shkodër për të festuar ditën më të madhe të shqiptarëve me një grup prishtinasish. Në restorantin dhe hotelin “Tradita”, dikur shtëpi e Filip Shirokës na pritën mirë. Në qytet e në hotel takuam ferizajas, pejanë, gjakovarë, shkupjanë, kërçovarë, madje edhe korçarë. Në mungesë të festës në qytet ne ia bëmë fora sikurse do të thoshin toskët: e nisëm nga himni i Gjergj Fishtes, e kujtuam më këngë tërë historinë kombëtare e perlat e muzikës shqiptare. I rikujtuam me mall këngët shkodrane.  Mëngjesi na zuri duke festuar.  Nuk mu kujtua të pyes, po shkodranët tjerë festuan?

Të nesërmen me 29 nëntor, dolëm nëpër  qytet, të shihnim e të gjezdisnim. Pashë Kishën e Madhe, kalova nga Kafja e Madhe, që të pikëllonte e braktisur dhe e rrënuar. Fusha e Rrmajit ishte e trisht, por rrezatonte traditë qytetërimi. Ajo që më bëri përshtypje afër një xhamie të rinovuar nga turku, ishte një bandë muzikore ushtarake që ishte mbledhur brenda rrethojës së varrezave. Një herë mendova se po e promovonin ndonjë xhami me muzikë e çallgia, pastaj e sqarova se u bënin homazhe ca partizanëve. Jashtë rrethojës, disa kureshtarë talleshin me bandën muzikore të ushtrisë shqiptare, disa të tjerë i shanin ushtarakët, të tjerët shihnin me habi, ndërsa pjesa dërmuese e shkodranëve kalonin indiferentë.

Me erdhi të qaja me këto homazhe partizanësh, sepse pati burra të mëdhenj Shkodra, që ranë për pavarësinë e Shqipërisë, apo u shkrinë për kombin, kurse shteti shqiptar i kapur nga bandat komuniste vajtonte disa partizanë koti, kauza e të cilëve ishte kriminale. Partizanët shqiptarë  bënë masakër në Shkodër, vranë kreun intelektualë e elitën e priftërinjve që ishin pishtarë të kombit. Si kanë guxim të provokojnë ushtarakët shqiptarë me pafytyrësi familjet e të vrarëve, pa u kërkuara as falje. Në Shkodër, po edhe në tërë Shqipërinë komunistët duhet të ndiqen e të ndalohen mu si nazistët në Gjermani.

Mu kujtua libri i At Zef Pllumit “Rrno për me tregu” ku e kujtonte se si u futën partizanët malazezë në Shkodër me t’u larguar gjermanët. E hoqën flamurin shqiptar dhe e vunë flamurin jugosllavë, e kurdisën edhe një çerdhe mitralozi me grykën nga qyteti. Dhe shtetarët shqiptar festojnë ditën kur u futën partizanët malazezë në qytet?

Gjatë fëmijërisë e rinisë na kanë thënë se 29 nëntori është dita e çlirimit të Jugosllavisë dhe dita kur në Jajce (Bosnjë-Hercegovinë) u shpall nga KAÇKJ-së Jugosllavia e re. E festonim 17 nëntorin ditën e “çlirimit” të Pejës, 19 nëntori ditën e “çlirimit” të Prishtinës etj. Çdo qytet në ish- Jugosllavi e kishte një ditë nëntori, për të kulmuar me 29 kur ishte çlirimi i Jugosllavisë, pra ajo ishte kryedita. Më vonë e mora vesh se edhe në Shqipëri, qytetet shqiptare i kishin të njëjtët ditë “çlirimi” me Jugosllavinë, madje edhe kryeditën. Mbeta pa mend, nuk dija si t’ua sqaroja as atyre që më kërkonin sqarim në rrugicat e Shkodrës.

Ndërkaq, për shqiptarët e Dardanisë Shkodra ishte kryeqyteti shpirtëror e kulturor, qendra e botës, ëndrra e madhe.

“29 Nëntori, është dita e çlirimit të Serbisë dhe Jugosllavisë, e vëllezërve të tyre terrorristo-bolshevik “shqiptarë”, kurse datë zie për ne shqiptarët !” , me shkruan Xhafer Thaqi, që 29 nëntorin e quan ditë të mallkuar.  S’kisha se si të mos pajtohesha me te.

Shqipëria ka mbet bastioni i fundit i festës jugosllave 29 nëntorit. Asnjë shtet sllavë nuk e feston më. I shpallën festa shtetërore e kombëtare edhe festat turke. Prandaj na ndjek mallkimi, sepse sillemi e mendojmë skllavërisht ndaj ish-pushtuesit.

NËNTORIADA OSE FESTIMI I ZISË – Nga EUGJEN MERLIKA

Për afër gjysëm shekulli nëntori për shqiptarët qe muaji i shumëpritur i festave. Festoheshin me rradhë të gjitha datat e shënuara të lindjes e të fitores së komunizmit. Fillohej nga dita e grushtit të shtetit bolshevik të 1917-s në qytetin e Pjetrit të parë, për të pasuar në përkujtimin e themelimit të partisë komuniste shqiptare nga Miladin Popoviçi, i dërguari i posaçëm i Josif Broz Titos për Shqipërinë. Muaji përfundonte me festën e madhe të “çlirimit” të 29 nëntorit, që eklipsonte atë të një dite më parë, e vetmja ditë me të vërtetë e shënuar në historinë e gjatë të vendit.

“ Nëntoriada” qe për dhjetëvjeçarë me rradhë burim frymëzimi për poetë e artistë të të gjitha përmasave e festat e nëntorit gjithmonë burim shprese për qindra e mijra  të burgosur politikë që prisnin me ankth vite me rradhë një gjest “zemërgjërësie” të Zeusit të Olimpit në drejtim të tyre. Për gjithë periudhën e gjatë të sundimit komunist historia u shkrua simbas orekseve të fituesve, u tjetërsua e u interpretua simbas shijeve dhe interesave të tyre. Kështu komunistët qenë të parët që luftuan e u sakrifikuan për të çliruar Vendin, qenë të parët që ju kundërvunë pushtuesve nazifashistë e fitoren e arritën me gjakun e 28000 dëshmorëve, qenë të vetmit  që luftuan në mënyrë të papajtuar me “ armiqtë më të mëdhenj të lirisë së njerëzimit”, fashistët italjanë e nazistët gjermanë. Ndofta  shumëkujt spontanisht gjatë asaj kohe i vinin pyetje që ngelnin pa përgjigje ose akoma më keq mbeteshin të pashprehura.

Dihet se Shqipëria u pushtua më 7 prill 1939, kur ende lufta e dytë botërore nuk kishte filluar. Do të kalonin ende disa muaj para se korridori i Gdanskut të bëhej shkëndija e atij zjarri të stërmadh që do të pushtonte Evropën. Nga 1939 deri më 1941 qëndresa kundër italjanëve ishte diçka sporadike dhe e paorganizuar. U krijuan aty këtu çeta luftëtarësh, kryesisht me orjentim monarkist, që nuk pajtoheshin me pushtimin. Kuptohet se efektiviteti i veprimit të tyre ishte tepër i vogël, si pasojë e ndryshimit të madh të raportit të forcave në fushë. Komunistët, që për gjysëm shekulli kanë rrahur gjoksin e kanë stërfolur për meritat dhe vetmohimin e tyre në luftën kundër pushtuesve nazifashistë, i anashkalojnë historisë dhe ngjarjeve të atyre dy viteve, që në terma kohe përbëjnë gati gjysmën e gjithë  “epopesë”  së shkruar. Eshtë folur e shkruar për demostrata të mëdha të zhvilluara në Tiranë e qytete të tjera e të drejtuara nga komunistët e personalisht nga Enver Hoxha. Nuk i përgjigjen së vërtetës këto pohime, mbasi udhëheqësi i ardhshëm i partisë në atë periudhë englendisej në librarinë Flora dhe në rrethet shoqërore të borgjezisë, ku pranohej në sajë të lidhjeve farefisnore. Qetësia relative, pothuajse miratuese, e komunistëve në këta dy vite shoqërohej me argumentime teorike, simbas të cilёve pushtimi kishte dhe anët e tij pozitive mbasi do të jepte ndihmesën e tij në krijimin e klasës puntore, si pasojë e futjes së marrёdhënieve kapitaliste në prodhim. Më vonë këto teori u konsideruan disfatiste e ju veshën atyre komunistëve që nuk pranuan të venë në qafë kularin e Miladin Popoviçit.

A ishte i rastësishëm pasiviteti i komunistëve shqiptarë në këta dy vite, ishte pasojë e mosorganizimit, e grindjes mes grupeve të ndryshme siç është servirur në libra e në propagandë? Po të hedhim vështrimin më larg, në marrёdhëniet ndërmjet komunizmit botëror me qëndrat e tij drejtuese Kremlinin dhe Kominternin me Boshtin qëndror e kryesisht Gjermaninë hitlerjane, do të kuptojmë më mirë arsyen e vërtetë të atyre qëndrimeve. Më 23 gusht 1939, vetëm dhjetë ditë më parë se të shpallej lufta, në Moskë ministri i jashtëm gjerman, baroni fon Ribentrop nënëshkroi një   “pakt mossulmimi” me kolegun e vet sovjetik Molotov. Ai nuk ishte thjesht një angazhim i ndërsjelltë i dy shteteve më të fuqishme diktatoriale të kontinentit për të mos sulmuar njëri tjetrin, por ishte një marrëveshje banditësh për të rindarë territore e skllavëruar popuj. Efektet qenë të menjëherëshme me ndarjen e Polonisë dhe pushtimin e republikave pribaltike.

Ai traktat ishte përfundimi i një sërë konsideratash e llogarish, që në strategjinë e dy diktatorëve më mizorë të shekullit do të ndryshonte historinë dhe gjeopolitikën e Kontinentit e të globit. Ai traktat u pasua nga të tjera marrëveshje të fshehta e të hapura, që filluan të ndryshojnë dhe qëndrimin zyrtar të dy Vendeve e propagandave përkatëse karshi njëri tjetrit. Stalini kishte lavdëruar luftën “ antikapitaliste “ të Gjermanisë kundër Anglisë e Francës, “shkaktarët e vërtetë të luftës“, simbas Molotovit. Më 7 shtator 1939 Stalini i njoftonte Dimitrovit, sekretar i parë i Kominternit, se “nuk do të ishte keq nëse Gjermania do të dobësonte pozitat e kapitalistëve më të pasur (veçanërisht të Anglisë )”. Si pasojë e strategjisë së re të BS e të Stalinit direktiva e Kominternit qe e prerë: “Qëndrimi i mbrojtjes kombëtare është i papranueshëm për komunistët në këtë luftë (…) çështja e fashizmit luan sot një rol të dorës së dytë, çështja kryesore përfaqësohet nga lufta kundër kapitalizmit, origjina e të gjitha luftrave. Taktika e Frontit popullor nuk është më e zbatueshme.” Të gjithë morën nga Moska udhëzimet për “t’i çjerrë maskën legjendës së natyrës antifashiste të luftës”. Filluan në seri autokritikat aspak dinjitoze, në stil shqeto komunist  të udhëheqësve të partive komuniste, që gjithmonë kishin zbatuar direktivat, por që tani duhet të merrnin mbi vehte barrën e ndryshimit të tyre… Francezët pranuan se kanë gabuar në të besuarit e    “legjendës së karakterit antifashist të luftës”, ndërsa ajo kishte karakter imperialist me piksynim diktaturën e kapitalit !!??. Palmiro Toliati pranonte se Musolini ka përmirësuar kushtet e punonjësve në Itali dhe deklaronte: “Un nuk ve në qendër luftën për të rrëzuar  Musolinin “. Ishte 7 mars 1941!!!

Kur në prill të 1940-s Gjermania pushtoi Danimarkën dhe Norvegjinë, shtypi komunist, si gjithmonë zëdhënёs besnik i partive komuniste, ja ngarkonte përgjegjësinë kryesore jo Gjermanisë, por kundërshtarëve të saj dhe vetë viktimave të agresionit, ndërsa Qeveria sovjetike i uroi privatisht Gjermanisë “sukses të plotë në nismat e saj mbrojtëse “. Më 25 nëntor 1940 Molotovi thirri ambasadorin e Gjermanisë në Moskë për të firmosur një marrëveshje historike. BS kishte vendosur të bashkohej me boshtin Romë-Berlin-Tokio për të thyer fuqitë pluto-judaike- masonike, siç quheshin rëndom në propagandën komuniste e fashiste demokracitë e Perëndimit. Ky vendim ishte përgjigje e kërkesës së Hitlerit bërë verbalisht Molotovit gjatë vizitës së tij në Berlin disa ditë më parë.

Synimet e BS në këtë situatë idili dhe sinkronizimi me Gjermaninë naziste gjatë viteve 39-41 ishin në përfitimet territoriale në pjesët e perandorisë britanike që konsiderohej në shpërbërje e sipër, në shtimin e ndikimit në Ballkan e në përpjekjet për kontrollin e ngushticave, pika strategjike me rëndësi të jashtzakonëshme në kohë lufte e paqeje. Gjermania ishte e interesuar t’a kishte në anën e saj kollosin rus për të gjunjëzuar qëndresën angleze e, në shërbim të këtij synimi, Ministria e propagandës naziste ndaloi çdo “qëndrim kundër marksizmit dhe bolshevizmit në shtyp dhe në propagandën gjermane“, si pasojë e një protokolli shtesë të fshehtë të paktit Ribentrop-Molotov. Më 19 korrik 1940, në një fjalim të mbajtur në Rajhshtag, Fyhreri deklaronte:  “Marrёdhëniet ruso- gjermane janë përcaktuar përfundimisht… çdo shpresë se mund të lindin tensione të reja  është foshnjarake.” Autoritetet gjermane theksonin faktin se “ për Gjermaninë dhe Rusinë punët kishin vajtur mirë gjithmonë kur kishin qënë mike dhe keq kur kishin qënë armike”.

Kjo ishte atmosfera e marrёdhënieve mes dy sistemeve totalitare në dy vitet e para të luftës. Ajo u prish me sulmin rrufe të gjermanëve, për të cilët traktatet ktheheshin në copa letre të grisëshme, sapo t’ua kërkonte interesi, më 22 qershor 1941. Çfarë nuk vazhdoi të funksjononte në mekanizmin koordinues të strategjisë globale të dy diktaturave? Deliri i plotfuqishmërisë së Hitlerit që mendoi se në pak kohë do të asgjësonte, nëpërmjet forcës, kërkesat, gjithnjë në rritje, të Stalinit për pushtet në skakjerën botërore. Si drita e diellit është e qartë se nuk ishin motivet e idealevet apo të ideologjisë ato që përcaktuan ndarjen mes dy tiranëve, qenë çështje interesash e vlerësime të gabuara të forcave. Marrёdhëniet e ngushta mes dy tiranive ishin shprehje dhe rezultat i përkimit të interesave. Gjithshka tjetër, që propaganda e kohës motivonte, ishte një fletë fiku që shërbente për të mbuluar të vërtetën e për të trullosur dhjetra milionët që do të bëheshin mish për top.

Kështu lufta për “mbrojtjen e lirisë së popujve dhe idealeve të demokracisë” që, për më shumë se një gjysmё shekulli, bota  komuniste e shpalosi pa prerë si motivin kryesor të sakrificave e të fitores mbi nazifashistët, ishte një mashtrim i përbindshëm në dritën e së vërtetës historike, të fakteve e dokumentave. Po ashtu ishte një tjetër mashtrim “lufta kundër komunizmit”, që propaganda nazifashiste e kishte vënë në qendrën e argumentave të saj për të justifikuar tragjedinë më të madhe të historisë së kontinentit.

Në këtë kontekst mungese parimesh e idealesh dhe komunistët shqiptarë nuk mund të bënin përjashtim. Ata soditën të kënaqur frutet e bollëkut që solli Italia deri në vjeshtën e vitit 1941, ishin në letargji derisa Titoja, prokonsulli i Stalinit për Ballkanin, nëpёrmjet të dërguarit të tij të posaçëm, Miladin Popoviçit, do t’ju kujtonte se kishte ardhur koha të organizoheshin e të luftonin mbasi  “atdheu i socializmit” ishte në rrezik. E gjithë vepra e tyre konsistoi në zbatimin e urdhërave që sillnin nga shtabi qëndror i ushtrisë jugosllave Popoviçët, Mugoshët, Stojniçët, Tempot etj emisarë të druzhe Titos. Dëshmi e këtyre qëndrimeve janë themelimi i Partisë në tre ditë mbas tre vite kundërshtish e mosmarrëveshjesh të grupeve komuniste, vënia në krye të saj e një personazhi të lakueshëm e të paaftë kur në orbitën e botkuptimit komunist shqiptar kishte personalitete të forta si Llazar Fundo, Zef Mala, Sejfulla Malëshova, Sadik Premtja etj., prishja ë njëanëshme e marrëveshjes së Mukjes, asgjësimi gradual e sistematik i elementëve të shëndoshë e atdhetarë në gjirin e lëvizjes, thika e ngulur mbas shpine çështjes kombëtare nëpërmjet mungesës së këmbënguljes për thirrjen e referendumit për vetëvendosje në Kosovën e pasluftës, kompromiset e heshtjet kriminale në kurriz të mijra viktimave të vëllezërve të Kosovës.

Po t’i shtojmë kësaj tablloje gjysëm shekulli terrori nën hijen e kultit të Stalinit, mungese lirie, varfërie skajore, prapambetje proverbiale, sakrificash pa fund për të ndërtuar bunkerë më duket se festat e nëntorit, duke përjashtuar ditën e ndritur të Pavarësisë, meritojnë të kthehen në ditë zie.

            Marrё nga vёllimi “Elegji pёr brezin tim”

Duke gjurmuar e reflektuar në analet dhe kronikat e njohura të kulturës e historisë botërore: Kush ishin e kush janë kultura dhe historia e njohur arabe e myslimane? – Nga AGRON SHABANI

Duke parë, lexuar, interferuar dhe reflektuar nëqëndrimet, mendimet, pikëpamjet, konceptët, definicionet dhe përceptimet e shumëta shkencore, integrale, humaniste dhe pozitiviste të mendjeve të ndritura të botës së njohur shkencore, intelektuale ose filozofike të Perëndimit lidhur me botën dhe kulturën e njohur myslimane ose islamike të Lindjes, respektivisht, në ‘substancialitetin antik’ dhe ‘subjektivitetin modern’ ose bashkohorë të të gjitha feve ose religjionëve të mundshme integrale dhe pozitiviste gjithandej globit, të zgjedhura, eksploruara dhe citura nga analet dhe kronikat e ndryshme të kulturës, historisë, filozofisë ose enciklopedisë botërore: Patjetër sikur të rishfaqen ose rikujtohen nësfond fjalët e njohura të filozofit ose mendimtarit të shquar italian, Antonio Gramshit kur thotë: ” Jam i matur dhe pesimist për shkak të edukatës, kulturës, intelektit dhe emancipimit tim, ndërkaq, jam optimist për shkak të dëshirës, vullnetit, disiplinës, besimit, moralit dhe karakterit tim. ”

Se këndejmi, le të me lejohet të thëm në vazhdim se përceptimi, anticipimi, deshifrimi (dekodimi), anamneza, ekzaminimi dhe interpretimi i kulturës dhe filozofisë islame ose muslimane nga ana shumica e mendjeve të ndritura të botës së njohur fetare, kulturore, shkencore, intelektuale ose akademike të Perëndimit, është i shkëlqyer, linearë, impresional, sensual, alegorik, miqësor, shoqëror, konvencional, botëror ose planetar. Me vlera të njohura globale ose universale. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe metafizikën e moralit dhe fenomenologjinë e njohur të shpirtit, natyrës dhe botës sonë së bashku me bazamentët (fundamentët) e njohura hyjnore ose profetike në themel tëçdo feje ose religjioni të njohur botëror ose ndërkombtar.

Yjet dhe Zoti (Hyji) ynë i përbashkët në qiell, vlerat e njohura hyjnore, globale ose universale të jetës sënjeriut në tokë së bashku me qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë, paraqesin si të thuash “mbretërinë e posaçme” në kuader të syzimit, singularizmit, transcedendetimit, koperimit, dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur empirik, evolutivë, dialektik dhe pozitivistë në mes religjionit dhe shkencës ose filozofisë.

Ndonëse, shkenca (filozofia) dhe religjioni, kurrë ose asnjëherë nuk janë dhe nuk kanë qenë në luftëra, konflikte ose mosmarrëveshje të ndryshme mes veti. Por, vetëm grupet, personat ose individët e ndryshëm që i keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë vazhdimisht edhe shkencën, edhe religjionin, edhe kulturën etj. Në instancë të fundit, disiplinat e njohura shkencore dhe humaniste janë shumë të reja për t´i njohur dhe kuptuar të të gjitha sekretët ose misterët e mundshme të besimit ose religjionit.

Intelektual i madh francez, R. Garod, pasi që pranon fenë dhe kulturën muslimane ose islame thotë: “Islami ka nxitur frymën shkencore dhe humaniste nga më të mrekulluesh­met, çfarë s’ka parë ndonjëherë bota ose civilizimi ynë , që nga matematika e deri te mjekësia, nga astronomia e deri te fizika etj…. Kultura islame, ka shëndritur ose shkëlqyer për disa shekuj me radhë. Universiteti islam, në Kordobë (Spanjë), në shekullin X-të, ishte shëmbëlltyrë, instancë morale dhe institucion i fuqishëm mendor, shpirtëror dhe kulturor, shpirti i të cilit duhet rigjallëruar përseri në atë menyrë që sërish të zhvillohen dhe përparojnë arti, kultura, letërsia dhe shkencat e njohura shoqërore dhe natyrore. Por kjo, të bëhet jo me qëllim të shkatërrimit të njerëzimit, por që t’i shërbejë njeriut në rinjohjen ose rilindjen e tij shpirtërore drejt Zotit. Mendon pos tjerash R. Garod.

“Nga Universiteti i Kordobës, nga shekulli X deri në sheku­llin XII, arti, kultura, letërsia, filozofia dhe shkencat tjera, kanë shkëlqyer dhe lulëzuar në të tre (3) kontinente të ndryshme në formën e vet me të plotë.” Do shkruante dikur John Davenport)

Ndërkaq, një dijetar tjetë i shquar, i cituar nga A. Karin në “Islam’s Contribu­tion to Science and Civilizacion”, thotë: “Duhet të pranojmë se e tërë dija në fushën e fizikës, astro­nomisë, filozofisë, matematikës etj., që u përhap në Evropë, duke filluar nga shekulli X-të, buron nga shkollat arabe ose muslimane. Madje, saracenët (muslimanët) e Spanjës, mund të konside­rohen si etër të filozofisë evropiane.”

Bertrand Rasel, filozof i famshëm anglez, në veprën “Historia e civilizimit evropian”, pëveç tjerash, thotë: “Fraza ‘shekujt e errët të mesjetës’ ndërmjet shekujve VII-X, ka të bëjë eksluzivisht vetëm me Evropën dhe jo me kulturën islame ose muslimane. Në atë kohë, prej Indisë deri në Spanjë, shkëlqenin dhe lulëzonin arti, kultura qytetërimi islam ose musliman. Prandaj, është pasaktësi të flitet vetëm mbi qytetërimin e Evropës. Superioriteti i Orientit nuk ishte vetëm në fushën luftarake. Shkenca, filozofia, poezia dhe arti, atëbotë lulëzonin dhe shkëlqenin në botën musli­mane, në kohën kur Evropa vuante nga inkuzicioni, shizma dhe barbarizmi. Evropianët, me zemërngushtësi të pafalur, këtë epokë e quajnë ‘epoka e errësirës’! Ndonëse, asokohe vetëm Evropa ishte në errësi­rë. Vetëm Evropa e krishterë, sepse Spanja, e cila ishte muslimane, kishte kulturë brilante”, thekson në vazhdim Profesor Rasel.

John Wiliam Draper, dijetari i madh anglez, në veprën, “Historia e zhvillimit intelektual të Evropës”, pyet: “Si është e mundshme që, një astronom ose astrofizicient i ndërgjegjshëm dhe racional , të mos ndiejë respekt të thellë dhe të mos mendojë ose reflektojë asnjëherë në shifrat dhe tablotë ose ‘shablonet’ astronomike ose astrofizike të Tusit, të cilat i hartoi dhe eksploroi pas studimeve shumë­vje­çare të sistemit qiellor ose galaktik, nëpërmjet observatorit astronomik në Meragi, në Persi. Arabët ose muslimanët, kanë lënë ndikim të thellë e të pashlyeshëm në intelektin evro­pian dhe krishterizmi, së shpejti, do të jetë i detyruar që të pranojë këtë fakt.

Se këndejmi, ky ndikim i fuqishëm dhe multidimenzional është i skalitur edhe në gjithësi ose në kupën e qiellit, gjë të cilin mund ta provojë çdonjëri që dëshiron të njihet, qoftë edhe sipërfaqësisht, me termat dhe emërimet e trupave qiellorë. Në astronomi, ishin arabët ose muslimanët ata që të parët e ndanë globin tonë tokësor në pole dhe meri­dia­në të ndryshme. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade ose shkalle, llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi ynë tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhnin eklipsi i Diellit dhe Hënës. Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime të vogla edhe fizikanët ose astrofizicinetët e sotëm. Arabët ose muslimanët ishin të parët që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. Gjithashtu, ata ishin të parët që i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot e kësaj dite në gjuhët evropiane ose gjithëbotërore dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të civilizimit dhe kulturës së shquar arabe ose muslimane. Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit. Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët. Një prift katolik, pas mbarimit të studimeve në universitetin islam, tek arabët në Spanjë, atëboë solli një glob tokësor në shkollën e tij në Romë, ku dikur më vonë i ligjë­ron gjeografinë dhe astronominë. Ndërkaq, mëpastaj,bëhet edhe Papë, i njohur si Papa Silvester II”
Në të njëjtën vepër, me titull “History of the Intelectual Develop­ment of Europe”, f. 386, Profesor John William Draper, gjithashtu, thotë: “Islami, gjatë gjithë kohës, pasoi shkencën fizike. Ndërkaq, krishterizmi pagan, jo vetëm që e hodhi poshtë këtë shken­cë, por shprehu përbuzje të thellë, urrejtje dhe injorancë ndaj saj. Mjekët shiheshin nga Kisha, me sy jo të mirë dhe njerëzit i konsideronin të pafe. Besonin me ngulm dhe fanatizëm të vërbër në mësimet e dhëna, të cilat i mësonin ata se mund të shëroheshin vetëm përmes ” gjërave të shenjta të marti­rë­ve ose kockave të shenjtorëve, përmes lutjeve dhe ndër­mje­tësimit, ku besohej se çdo pjesë e trupit është nën ndikimin shpirtëror. Si për shëmbull kur thuhej se pjesa e parë e gishtit të madh të dorës së djathtë, ishte nën kujdesin e Zotit At, e dyta nën kujdesin e Virgjëreshës së Bekuar Mari, e kështu me radhë. Besonin se për çdo sëmundje është një shenjtor. Ka shumë prej tyre që besojnë edhe sot.”

Ndryshe nga kjo, apotekistët ose farmaceutikët bashkëkohorë evropianë, që kanë studiuar historinë e profesionit të tyre, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë e kanë ngritur dhe themeluar, në principe shkencore ose farmaceutike, farma­kologjinë si shkencë. Ata kanë shpikur metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret. Për me tepër ndërkaq, analet dhe kronikat e shumëta kanë shënuar ose bërë të ditur se, vetëm në Bagdad, asokohe ishin rreth 60 barnatore të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. Ndërkohë që në fund të shekullit të dytë, Hixhret Mekka dhe Medina si dhe qytete të tjera të mëdha arabe ose muslimane, kanë pasur spitale, ndërsa guvernatorët dhe ministrat e tyre garonin mes veti, që të kishin spitale ose institucionin më të mira për shërimin e të sëmurëve. Vetëm Bagdadi asokohe i kishte katër spitale të mëdha.
Në vitinn treqindegjashtëdhjetë e tetë (368)- guvernatori Dejlemi Izadu-devlet, kishte themeluar spitalin Abdudi, me 24 specialistë, secili ekspert për lëmin e tij. Ky spital, shumë shpejt, arriti një reputacion tëmadh që i tejkaloi të gjitha spitalet e atëhershme në botën arabe ose muslimane.
Rendi dhe rregullimi i spitaleve islame ishte i tillë, që mun­dësonte trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pacientët, pa marrë parasysh përkatësinë e “medh’hebit” ose profesionit, ndërsa shërimi ofrohej me respekt të duhur ndaj secilit pacient. Ek­zis­tonin sektorë të posaçëm për pacientë me sëmundje spe­cifike. Në afërsi të spitaleve studiohej mjekësia dhe hulum­toheshin ilaçet. Këto ishin vende ku studentët mëso­nin teorinë, ndërsa në spitale e kryenin praktikën. Më tej, ekzis­tonin spitale lëvizëse (siç ekzistojnë edhe sot) me mjekë dhe pajisje të bartura me deve ose mushka në çdo trevë ose vis. ( Shënimi im, A.Sh<http://A.Sh/>, i nxjerrur, studiuar dhe përpunuar nga Analet dhe Kronikat e ndryshme shkencore ose metodologjike nga historiografia botërore.)

Në vazhdim:
Ekspert dhe orientalist të njohur në kuader të librave të ndryshëm si “Historia e muslimanëve të Spanjës”, “Historia e Medicinës” etj., thonë: “Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën, ai nxiti revolucionin e gjithmbarshëm social, flaku tutje pjesën më të madhe të së keqes, nën të cilën Spanja lëngonte nepër shekuj. Taksat, që vendosën arabët (ndaj popullsisë vendase) ishin thuajse krejtësisht të papërfillshme, në krahasim me taksat që u imponoheshin nga sunduesit e mëparshëm. Arabët, tokat e shumta që kishin feudalët, ua shpërndanin në mënyrë të barabartë atyre që i punonin: fshatarëve, çifçive, skllevërve, etj. Pronarëve të rinj, u interesonte t’i punonin ato sa më mirë që ishte e mundur. Të korrat ishin të jashtë­za­konshme. Tregtia u lirua prej kufizimeve dhe taksave të rënda, që më parë u shtrëngonin fytin… Kur’ani u mundë­soi skllevërve çlirimin e tyre kundrejt një pagese ose obligimi të rëndë ndaj pushtetit. Kjo, bëri që të vihet në lëvizje një energji e re. Të gjitha këto masa, sollën një mirëqenie të përgjithshme, e cila bëri që domini arab, të jetë i dëshiruar dhe i mirëpritur. Evropa ishte në errësirë, në kohën kur Kordoba kishte bërë ndriçimin publik. Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba kishte me mijëra. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë. Edhe pse s’ka asnjë aspekt të zhvillimit njerëzor, në të cilin të mos jetë i dukshëm ndikimi i kulturës islame ose muslimane, ajo askund s’është më e qartë se sa në fuqinë nxitëse, ndikimin në kërki­min shkencor dhe kontributin në shkencat shoqërore dhe natyrore. Ajo që konsiderohej shkencë, në Evropë do të karakterizohet me një shpirt të ri hulumtimi, metodë të re shqyrtimi, eks­perimentim dhe vëzhgim. Matematika u zhvillua në një formë të re, e cila ishte thuajse e panjohur për grekët. Kjo frymë dhe kjo metodë, u soll në Evropë nëpërmjet arabëve”, tuhet pos tjerash nga ekspert dhe orientalist të njohur botërorë.

Profesorit të shquar anglez ose britanik, Roxher Bekon i cili ka studiuar gjuhën arabe (arabistikën) dhe shkencat arabe ose muslimane në Universitetin e Oksfordit, nga trashëgim­ta­rët e profesorëve arabë, nga Andaluzia (Spanja) së bashku me emnakun ose adashin e tij,Frensis Bekon , i cili do të paraqitet dikur më vonë, me të drejtë, nuk duhet t’u ipet ( jepet) merita për shpikjen e metodës eksperimentale ose induktive, për arsye se Roxher Bekoni, është vetëm emisar i metodës dhe shkencës islame në Evropën e krishterë. Ai ka qenë ithtar ose luftëtar i zjarrtë për njohjen e gjuhës arabe dhe shkencave të saj, nga të gjithë bashkëkohësit e tij, duke e konsideruar atë rrugë për njohjen e vërtetë dhe të drejtë. Polemikat e zhvilluara, rreth asaj se kush është themelues dhe shpikës i metodës eksperimentale ose induktive, paraqesin rastin e një falsifikimi flagrant të origjinës së qytetërimit evropian. Meto­da eksperimentale e arabëve ka qenë e përhapur në kohën e Bekonit, kurse njerëzit e truallit të Evropës me pa­durim dhe me një entuziazëm të pashembullt, i janë rrekur studimit dhe përvetësimit të saj. ( Shënimi im, A.Sh. )

Dr. Julian Schneider-astronom i madh gjerman, në librin e tij “Rregullimi i Gjithë­sisë”, duke folur për kontributin e popujve të ndry­shëm në fushën e astronomisë, thotë :”Romakët nuk e zgjeruan shumë shkencën e astronomisë. Qindra vjet, kjo fushë mbeti e paeksploruar, derisa në fund, këta përhapës të Islamit, i pushtuan qendrat kulturore pe­rën­dimore. Ata u treguan punëtorë të vyeshëm në të gjitha shkencat, e veçanërisht në astronomi. Që nga ajo periudhë, rrjedhën (rodhën) shumë terma arab të yjeve, sistemëve ose galaksive të ndryshme”.
Gjithashtu, kronistët ose epspertët e ndryshëm thonë se “Qytetarët ose banorët e Montpeljes, qytet në jug të Francës, kur vendosën të themelojnë universitetin e tyre, në fillim të shekullit XII-të, iu drejtuan për ndihmë universiteteve të tjera, sepse s’kishin profesorë dhe shkencëtarë me aftësi të duhura… Në fillim i drejtohen Parisit, por as Parisi nuk ishte në gjendje më të mirë se ata. Pastaj, iu drejtuan Romës, por panë se vetë as ata nuk ishin në gjendje më të mirë se Parisi etj… Përderisa, Anglia dhe Gjermania, në atë kohë, akoma nuk i kishin bërë hapat e parë në fushën e shkenës. Së fundi, vërejtën se i vetmi shtet, i cili mund t’iu ofronte ndihmën e duhur me profesorë dhe shkencëtarë, ishte shteti musliman arab, në Andaluzi (Spanjë). Ata kontaktuan dhe ia parashtruan të gjitha kërkesat, qeve­ri­së muslimane, e cila ua përmbushi të gjitha ato, duke dër­gu­ar në Montpolje tre prej profesorëve më të njohur në mjekë­si, në shkencat ekzakte dhe në filozofi. Ata iu përkush­tu­an me devotshmëri misionit të tyre, filluan me organizi­min e universitetit dhe, në veçanti, organizimin e fakultetit të mjekësisë. Ata mbajtën ligjërata shkencore, gjatë një periu­­dhe tre vjeçare. Pas kësaj periudhe, panë se profesorët francezë, ishin aftësuar në udhëheqjen dhe mbajtjen e ligjë­ra­tave, në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojën e tyre. Prandaj, kërkuan leje nga organet franceze, që të kthehen në Spanjën arabe, në universitetet e tyre”.
Arthur Leonard thotë se “Islami, në realitet, plotësoi një detyrë të madhe. Ai la gjur­më të pashlyera, në analet e historisë njerëzore dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, me zhvillimin e shoqërisë njerëzore”.
Guvernatori i Malagës në Spanjë, para simpoziumit të studimeve islame, në dhjetor të vitit 1966, në fjalën përshëndetëse, veç të tjerash atëbotë u shpreh me këto fjalë: “Përshëndes studiuesit dhe shkencëtarët, që marrin pjesë në ciklin e pestë të studimeve andaluziane-islame, të cilat, kësaj radhe, po mbahen në qytetin Malka (Malga). Përshëndes punën tuaj madhore për ndriçimin e vlerave të civilizimit të Andaluzi­së, thesarit të saj mendor dhe shpirtëror, jetës së saj, kulturës dhe zhvillimit tësaj, nën hijen e Islamit, për tetë shekuj me radhë, gjatë të cilave ajo ishte qendër drite dhe vend i shkencës, artit, kulturës dhe filozofisë prej nga ku shpërn­da­hej drita e njohur e shkencës dhe diturisënë tërë Evropën. Islami, i cili ishte feja e gjyshërve tanë, për një periudhë aq të gjatë kohe, ishte shkas i asaj renesanse dhe frymëzues i orvatjeve dhe i punës së tyre të palodhshme në vendin tonë, i cili, para ardhjes së muslimanëve, ishte në agoni ose një gjumë të thellë… Ndaj, unë, i nxitur nga dëshira ime për të zgjeruar horizontin e njohurive të mia, e studiova mirë Kur’anin, librin e shenjtë të muslimanëve. Po ashtu, kam lexuar për jetën dhe traditën e Pejgamberit (Profetit) Muhammed dhe pas gjithë kësaj mund të them: Islami, kjo fe madhështore, përmban në vete të gjitha elementet, pa të cilat, një fe nuk mund të jetë e përkryer. Ai përmban besimin e qartë dhe të kuptueshëm për All-llahun (Zotin) e Madhërishëm, të përmbledhur në maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (All-llahut)dhe nuk ka ngadhë­njyes tjetër, përveç Atij- Zotit (Hyjit). Kjo është baza e besimit islam. Pas kësaj, vjen urdhri për faljen e namazit, i cili, sipas Islamit, është lidhje shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit. Pas namazit, pason zekati, një pjesë e caktuar e pasurisë, që muslimani i pasur e ka për obligim t’ia japë vëllait të tij të varfër. Pas atyre të dyjave, vjen agjërimi, i cili ka për qëllim frenimin e epsheve dhe arritjen e dëlirësisë shpirtërore. Ndërsa, parimi i pestë i Islamit është haxhxhi. Të gjitha fetë kanë vendet e tyre të shenjta, drejt të cilave besimtarët ia mësyjnë për t’u pastruar nga veprat e këqija dhe mëkatet. Prandaj, së fundi mund të pyesim: A ka devocion më të lartë se ky, që bazohet në të gjitha këto parime?”.
Një profesor i njohur francez i doktoruar për filozofi dhe letërsi arabe thotë: “Filozofia e Ibn Ruzhdit (Averrosit) ushtroi një ndikim të madh, në gjithë Evropën dhe shënoi pikën kulmore të kulturës, në Mesjetë. Mendimi dhe vepra prej dijetari e Ibn Sinas (Avicenës), luaj­tën një rol të madh në mendimin perëndimor mesjetar”.

Një digresion:

Blasko Ibanez- shkrimtar i njohur francez, në veprën e tij “Në hije të katedrales”, kur flet për vendin e tij, thotë: “Në Spanjë, renesansa nuk erdhi nga Veriu, nga invadimet (dyndjet) evropiane, por nga Jugu, me pushtuesit arabë… Ekspansioni i tyre ishte më shumë kulturor, se sa i natyrës ushtarake… Prej andej, na ka ardhur kjo kulturë e re dhe e fuqi­shme, e cila pati zhvillim të shpejtë në mënyrë fenomenale, kulturë, e cila, sapo u shfaq, ia kaloi të gjitha kulturave të tjera, kulturë, e cila, u formua përmes entuziazmit fetar të të Dërguarit të Zotit dhe e cila, në vete përmbante atë që është më e mira në shkencën çifute, kristiane dhe bizantine. Jo vetëm kaq, por ajo në vete përmbante edhe elemente të traditës indiane dhe persiane, dhe shumë të tjerë të përvetësuar nga Kina. Lindja, ishte ajo e cila, përnjëmend depërtoi në Evropë. Kjo nuk ngjau gjatë sundimit të Dariut dhe perandorëve të tjerë, që Lindja të depërtonte përmes Greqisë. Jo, por kësaj radhe, çdo gjë ngjau nga ana tjetër, nga Spanja e civi­li­zuar, e cila, më parë, kishte qenë nën prangat e push­tues­ve kishtarë dhe klerit luftënxitës nga Spanja i cila push­tuesit e rinj (arabët) i priti me dy duar. Nuk kaluan as dy vjet dhe ata vendosën pushtetin e tyre, dhe vetëm pas shtatë shekujsh arrihet largimi i tyre. Ajo nuk ishte luftë e impo­nuar me forcën e armës, por ishte fitore e shoqërisë së re, e cila dominonte kudo dhe e cila kishte rrënjët e forta. Parimi i lirisë së ndërgjegjes, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, ishte shumë i vlerësuar, madje, gati i shenjtë. Në qytetet, ku sun­du­an, nuk i prekën kishat krishtere dhe as sinagogat çifute ose izraelite. Nga shekulli tetë deri në shekullin pesëmbëdhjetë, lindi kultura më e bukur dhe më e begatë, që e ka parë ndo­një­herë Evropa, në Mesjetë. Derisa, në veri popujt torturohe­shin dhe zhdukeshin nga luftërat fetare dhe silleshin si fise të egra, populli i Spanjës, ndërkaq, kishte arritur në tridhjetë milionë. Në këtë masë të madhe njerëzish, ishin përzier të gjitha kombet, kulturat dhe ideologjitë, me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre. Ata përbënin një kompaktësi dhe tërësi. Rezultat i kësaj ishte fuqia e dukshme e shoqërisë islame dhe entuziazmi i saj shpirtëror dhe shkencor. Në këtë konglo­merat (përzierje) frytdhënëse të kombeve dhe kombësive, kanë bashkëjetuar paqësisht të gjitha ideologjitë dhe tradi­tat. Rezultat i kësaj, ishin të gjitha zbulimet, të cilat deri atëherë u shfaqën në botë, të gjitha llojet e artit, shkencës, industrisë, rezultatet krijuese dhe sistemet e vjetra. Nga pikëtakimi i këtyre elementeve të ndryshme, lindën shumë zbulime të reja dhe forca të reja krijuese. Përmes tyre, nga Lindja, ka ardhur mëndafshi, pambuku, limoni, kafja, porto­kalli, shega, si dhe pëlhura, leshi, pudra e të ngjashme. Falë atyre, janë njohur numrat, algjebra, kimia, mjekësia, astrono­mia dhe poezia metrike. Filozofët grekë, pas një harrese të gjatë, i risollën përsëri, rimorën vendin e tyre, atëherë kur filluan t’i pasojnë arabët, gjatë pushtimeve të tyre. Qysh pas asaj kohe, Aristoteli ka triumfuar, në Universitetin e njohur të Kordobës. ”

Përderisa, Robin Kuk pasi thekson faktin që “rrënjët e kulturës perëndimore nuk janë vetëm me origjinë greke, apo romake, por gjithashtu edhe islame”, vazhdon duke thënë: se “në zhvillimin e marrëdhënieve tona me botën islame, është mirë që Perëndimi të ketë parasysh borxhin që kultura jonë i ka Islamit, sepse jemi larguar shumë nga njëri-tjetri. Kemi lejuar që ndërmjet Islamit dhe Perëndimit të ngrihen barrikada ose barriera të ndryshme keqkuptimi dhe mosbesimi. Është e pavend që kjo klimë keqkuptimi të vazhdojë. Jo vetëm se është e mbrapsh­të që dy kultura të shquara të gjykojnë kaq trishtueshëm njëra-tjetrën gabimisht, por, sepse në botën moderne ose bashkohore, ne duhet të jetojmë dhe punojmë së bashku”.

Një oborrtar i njohur anglez ose britanik ndërkaq, duke folur ose debatuar rreth civilizimit islam, ku veçon çështjen e monoteizmit dhe tolerancës në Islam, thotë: “Civilizimi Perëndimor është dhënë së tepërmi pas fitimit dhe sundimit, gjë kjo e cila është në kundërshtim me përgje­gjësitë tona ambientale. Ndjenja e monoteizmit, dhe ruajtja e aspektit të shenjtë shpirtëror dhe mendor të botës përreth nesh, janë çështje tepër me rëndësi, të cilat mund t’i mësojmë prej fillimit, nga Islami”.

Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është fakti se si evropianët e konsi­derojnë vetveten përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të civilizimit të vjetër grek, edhe pse realiteti e përgë­njeshtron këtë pohim të tyre, sepse shkenca dhe filozofia greke, gjë që është fakt i njohur historik, evropianëve u është përcjellë vetëm në sajë të arabëve ose muslimanëve. Trashëgimia men­do­re e grekëve, nuk arriti në Perëndim pa e njohur dhe pa e studiuar më parë Lindja (muslimane). Po të mos ishin dijetarët dhe filozofët muslimanë, evropia­nët, për shumë kohë, s’do të kishin dijeni mbi ato njohuri. Ndaj, kur, tërë lënda e pasur e librarive evropiane, të dalë në dri­të, ne do shohim se, ndikimi arab, në qytetërimin e Mesjetës, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur deri më sot“. (Gauillaume)

Durvi- ish-ministër i arsimit në Francë, thotë: “Kur tërë Evropa ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte në vrimë të gjilpërës dritën e shkencës që të gjallë­ro­hej, atje, në botën islame, shkëlqente një dritë e madhë­ríshme. Bagdadi, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Egjipti, Granada dhe Kordoba ishin qendra kulturore, prej nga iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë. Popujt e Evropës, në kohën e Mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencën. ”

Cidi (Sidi) -Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave thotë: “Duhet t’u jemi mirënjohës muslimanëve, që shpërndanë retë e errësirës që e mbulonin Evropën, ku invadimet bar­bare kishin prishur rendin dhe paqen. Muslimanët, jo vetëm që u përpocën të përvetësojnë burimet e dijeve klasike, por edhe t’i zgjerojnë dhe t’i plotësojnë ato me zbulime të reja.
Zoti i krijoi popujt muslimanë, që të përhapnin qytetërimin prej brigjeve të Eufratit e deri në Vadi Kebir, të Spanjës. Këta popuj, nga Islami, morën shkencën dhe qytetërimin. Muslimanët, me natyrën dhe sjelljet e tyre, lanë përshtypje të thellë në mbarë botën. Ata nuk ishin të izoluar, sikurse çifutët, por ishin në kontakt me popujt e tjerë. Kjo nuk ua ndërroi atyre natyrën fisnike që kishin. Muslimanët, aty ku shkuan sollën qytetërimin, përhapen fenë dhe shkencën. Në Evro­pën e krishterë, kur filloi të ndihej ndikimi i muslimanëve, në botën islame, ishin bërë shumë zbulime dhe ishin shkru­ar shumë vepra. Ky është fakt, se muslimanët ishin mësuesit tanë, gjë që s’duhet ta mohojmë.”

Gustav Le Bon-filozof dhe storian i njohur francez, i cili ka shkruar librin “Kultura arabe” për kontributin e madh të muslimanëve ndaj Evropës, thotë: “Observimet, eksperimentet dhe logjika induktive, të cilat formojnë bazat e diturive moderne, i atribuohen Roxher dhe Frensis Bekonit, por, duhet pranuar se ky zbulim, në tërësi, ishte zbulim i dijetarëve arabë. ”

Ndërkaq, në librin tjetër me titull “Civilizimi islamo-arab”, shkruan: “Në kohën kur librat dhe bibliotekat për evropianët nuk nënkuptonin asgjë, halifati (kalifati) arab ose musliman dispononte shumë qendra dhe biblioteka madhështore. Për shembull, “Shtëpia e urtisë” e Bagdadit numëronte katër milionë ekzemplarë, biblioteka e sulltanit në Kajro një milion, biblioteka siriane ne ‘Tripoli’ dhe Damask, mbi tre milionë, ndërsa në Spanjë, nën pushtetin musliman, gjatë vitit publikoheshin 70 deri 80 mijë libra. Njeriu habitet jashtëzakonisht, prej zellit me të cilin arabët iu rrekën studimit. Nëse ekziston ndonjë popull, i cili ua tejkalon arabëve. Arabët, kur dominonin në një qytet, përkujdesjen e tyre e drejtonin në ndërtimin e xha­mive dhe hapjen e shkollave, nëse qyteti ishte i madh, ata hapnin shumë shkolla.

Benjamin Tudel, i cili vdiq në vitin 1173 të Epokës së Re, tregonte se në Aleksandri ka parë një­zet shkolla. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse ishin Bagdadi, Kajro, Toledoja, Kordoba etj., ishin përplot uni­versitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me labo­ratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën shkencor. Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë. Thuhet se Karli (Charles) i Urtë, nuk arriti të tubojë, në bibliotekën mbretërore të Fran­cës, pas 400 vjetësh, më tepër se 900 vëllime, gati një e treta e të cilave kishte të bënte me teologji.

Se këndejmi, shkenca, të cilën e urrenin të tjerët, qe vlerësuar shumë lartë nga muslimanët. Ata duhen falënderuar për të vërtetën e thënë (hadith nga Muhammedi: ‘Të dobishëm janë vetëm ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (veç tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka dobi’.

Etja e muslimanëve për dije ishte në kulm. Ajo ishte pre­zente deri në atë masë, saqë halifët (kalifët) e Bagdadit, Damaskut etj..përdornin të gjitha mjetet që të nxisnin dhe të sillnin në oborret e tyre shkencëtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Njëri shkoi aq larg, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundim­tarit të Konstandinopojës, për ta detyruar që t’i lejonte një matematikani, që të vinte në Bagdad dhe të ligjëronte aty.”, thekson Le Bon.

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Kësaj fantazie do t’ia kishte pasur lakmi edhe vetë Xhorxh Oruelli. Përfytyrojini institucionet shtetërore të një vendi të shndërruara në studio televizive, zyrtarët e lartë në yje televizivë dhe zëdhënësit e zëdhënëset në folës/e, reporterë/e, komentatorë/e, artistë zbavitës alla Hollywood.

Ndjesë pastë Oruelli, atij si të gjithë fisit tonë të përbashkët, ia mbante koha frerët e fantazisë, kësaj atkie lazdrane kalorësish të shfrenuar, ëndërrues të pandreqshëm të Eldoradove. Sot zyrtarët e lartë shtetërorë janë më shumë se kurrë të tunduar ta shndërrojnë funksionin e tyre sa më në reality show, veten në aktorë, skenaristë e regjisorë. Dhe teknikat e lejojnë deri në përkryerjen më të skajshme që zyrat shtetërore të funksionojnë njëherësh edhe si studio televizive të lajmeve, të spektakleve, të bisedave, të gjitha të drejtpërdrejta, të gjitha me regji të rreptë sa edhe të improvizuar. Kjo do t’i vinte politikën dhe mediat në një raport ku e para është gjithnjë e më suprimuese ndaj së dytës, politikanët me gazetarët në një raport ku të parët janë gjithnjë e më suprimues ndaj të dytëve. Më thjesht: Përderisa e kemi politikën, pse t’i kemi mediat; përderisa i kemi politikanët, pse t’i kemi gazetarët; përderisa i kemi figurat karizmatike të politikës, pse t’i kemi yjet e ekraneve të mëdhenj dhe të vegjël; deri pse ta kemi industrinë e kinemasë, industrinë artistike, industrinë e reklameve, industrinë e modës.

Raportet e institucioneve të specializuara perëndimore theksojnë vazhdimisht se mediat private të Kosovës pothuaj mbahen krejtësisht nga reklamat shtetërore, ndërsa radiotelevizioni joprivat mbahet krejtësisht nga buxheti shtetëror. A mund të jenë mediat pushtet më vete në Kosovë, krahas pushtetit politik, juridik dhe ekonomik ose menjëherë pas tyre në kushtet kur i mban paraja e shtetit?

Pse të jenë mediat pushtet i katërt, pushtet i pestë apo pushtet i kushedisatë, kur ato janë mirëfilli pushtet i parë, pra pushtet politik në vend? Mund të preket a mund të ndërkryhet dikush dhe të thotë se mediat kështu e humbasin identitetin e tyre, e braktisin rolin e tyre të informimit të paanshëm të publikut, madje e tradhtojnë, e presin në besë publikun, luajnë horllëk me publikun, me të drejtën e tij themelore kushtetuese për të qenë i informuar. Edhe kjo e drejtë e publikut, përballë një pushteti politik hapekrah ndaj publikut, në të vërtetë bëhet e panevojshme, ashtu siç bëhet e panevojshme që të ekzistojnë më logot e mediave. Sepse ato bëhen pjesë e Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës, ministrive, kryesive, kryetarëve, deputetëve, zyrtarëve të tjerë, ndihmësve të tyre, këshilltarëve, sekretarëve/sekretareve, zëdhënësve/zëdhëneseve, trukuesve/trukueseve, e tjerë e tjerë.

Sa Oruellin një gjendje e tillë ta kujton edhe një fabul të hershme: Një njeri i mbërrimë (siç iu thoshin të moçmit parashikuesve) i kishte bërë thirrje popullit të tij që t’i mbushte me ujë të gjitha enët, ngaqë do të vinte një shi uji i të cilit do të ishte i rrezikshëm, sepse do t’i çmendte të gjithë ata që do ta pinin. Sapo të ketë kaluar uji i atij shiu, krojet, burimet dhe të gjitha ujërat e tjera do të bëheshin prapë të pijshme. Thirrjes së tij iu përgjigj vetëm ai vetë. Populli i tij e piu ujin. Dhe e tregonin atë, njeriun e mbrërrimë, me gisht: Ja i çmenduri! Atëherë ai nuk pa rrugë tjetër, i zbrazi deri në pikë të fundit enët e tij publikisht, dhe e piu ujin e çmendur e u bë si të gjithë të tjerët, në një haré e në një gazmend të harbuar.

Fatin e parashikuesit të ujit të shiut do ta ketë cilido që do të përpiqet t’iu bindet ligjeve profesionale të gazetarisë, etikës profesionale të gazetarit. Edhe një pipëtimë miu po të lëshojë, do t’i vërsulen nga të gjitha anët e anëve, ngado që eteri përhap zërin dhe figurën të gjithë ish kolegët tashmë të përfshirë në sektin e politikës.

Si institucion i censurës, i dezinformimit, i territ informativ, i manipulimit, verbimit, shurdhimit informativ, sy, vesh dhe ndijë e Vëllait të Madh, mediat kanë qenë pjesë e sofistikuar e superstrukturës shtetërore në socializëm. Kështu Radiotelevizioni shtetëror i Shqipërisë, deri në fund të vitit 1991, ishte pjesë e infrastrukturës së lartë shtetërore, e sistemit telefonik trenumërsh ku ishin edhe Komiteti Qendror, Kryeministria, ministritë, Presidiumi, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Lartë e tjerë.

Membrana, cipa midis pushtetit politik dhe mediatik është gjithnjë e kërcënuar të hollohet dhe të griset a të shqyhet, sa më fort që pushteti politik tenton të bëhet jetëgjatë apo të bëhet i përhershëm. Jo më kot raportet midis këtyre pushteteve shikohen si një nga matësit më realë të shkallës së demokracisë së një vendi. Dhe jorastësisht mediat do të ishin po aq përgjegjëse sa politika për krizën e rëndë që iu kanos ekonomisë botërore, krizë me prejardhje politike. Asnjë nga mediat nuk e kishte shpuar dot koracën e kolosëve financiarë në prag të falimentimit të tyre, çka pasoi me krizën botërore. Gazetaria hetimore ishte dorëzuar përballë fuqisë financiare të reklamave. Prandaj do të falimentonin edhe mediat, do të flakeshin në rrugë personelet mediatike, ashtu siç do të shkurtoheshin administratat shtetërore. Dhe më së paku do ta pësonin vetë shkaktarët e krizës botërore.

Në Perëndim, në çfarëdo rrethanash, falë teknologjive të reja, gjenia mediatike shpërthem përmes alternativash të reja për të arritur thënien e së vërtetës. Ashtu mediat bëhen shpëtimtare jo vetëm të pushtetit të tyre, pra pushtetit mediatik, por edhe shpëtimtare të raporteve midis pushteteve të tjera me pushtetin mediatik, në radhë të parë, të raporteve midis pushtetit politik dhe pushtetit mediatik. Dhe i jepet shansi demokracisë perëndimore të mos kthehet prapa dhe të pajiset me përvoja të reja e imunitete të reja.

Kjo ndodh në shoqëritë me tradita të fuqishme demokratike. Ndërsa në shoqëritë me pak tradita apo në fillimet e tyre demokratike pushtetet janë si sistemet biologjike në rendet e ulëta, ku tek qeniet e gjalla ende nuk dallohen, madje përzihen mes tyre, sistemet e frymëmarrjes, të qarkullimit të gjakut, të marrjes së ushqimit, të nxjerrjessë ushqimit e kështu me radhë. Edhe pushteti politik e përzien veten me pushtetin ekonomik, me pushtetin juridik, me pushtetin mediatik. Në këtë rrëmujë instinktesh, përzierjesh të sistemeve, më racionali do të mbetej pushteti mediatik. Në këtë kaos, i takonte atij të tentonte të bënte pjesën më të ndjeshme të sistemit nervor, duke formësuar atë pjesë të qelizave prej nga do të vinin shqisat e demokracisë. Kjo vlen më shumë se shumëkund për demokracinë shqiptare, aq më fort për Kosovën. Sa më vajza do të ishin ndaj njëra tjetrës këto sisteme, aq më e dlirë do të ishte në vetvete demokracia..

 

Mendimi në prag të ‘Luftës së Madhe’… – Nga PËRPARIM KABO

U mbushën 100 vite nga përfundimi Luftës së Parë Botërore. Faktet historike janë dëshmitë dhe statistikat gjithë po aq. Kur ajo mbaroi, ata që e shpunë botën në luftë u përpoqën të justifikoheshin se kishin luftuar për të mbrojtur atdheun dhe interesat e tij. Në fakt, ky ishte një shfajësim që donte të daraviste përgjegjësitë. “Lufta jo vetëm që shkatërroi pjesën më të madhe të trashëgimisë europiane si dhe miliona njerëz të saj, por ajo egërsoi dhe shumë prej atyre që mbijetuan. Pasionet nacionaliste… çuan gjithashtu në vrasje mizore të civilëve, qoftë nga gjermanët në Belgjikë, rusët në Galici, apo austriakët në Bosnjë… Pas luftës, në pjesën më të madhe të Europës, politikat karakterizohen nga dhuna, me vrasje të shpeshta dhe beteja jo të ndershme midis partive opozitare. Ideologjitë e reja totalitariste si fashizmi dhe komunizmi i stilit rus e nxorën organizimin dhe disiplinën e tyre nga ushtarakët dhe në rastin e fashistëve, ata frymëzimin e tyre e morën nga vetë lufta”. Si edhe u parashikua në Konferencën e Paqes në Paris në 1919 – pas 20 vitesh do kishte luftë sërish. Dhe ashtu ndodhi. Nga kjo panoramë dritësohet një fakt, njerëzit që e çuan botën në Luftë e Parë Botërore me vendimmarrjen apo me mosveprimin e tyre, a mund të ndaleshin? Shkencat si antropologjia, filozofia, sociologjia, psikologjia, por edhe artet, kultura pse u treguan kaq të pafuqishme. A mos vallë nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte, nuk mundeshin, apo e ishin të pazonjat?

Më ka ngacmuar gjithnjë fakti që në prag të ‘Luftës së Madhe’, mendimi ishte në një vlagë zhvillimi dhe përmbysjesh, pra dukej që ushqente një shoqëri të paqes dhe prosperitetit, përse nuk mundte pra së paku t’u thoshte njerëzve, civilizimit të kohës, se këta “burra shteti” që drejtojnë po na shpien në luftë. Asnjë ngjarje e rëndësishme në historinë botërore, aq më tepër një luftë e këtyre përmasave, nuk mund të vijë një ditë krejt papritur në pragun e njerëzimit pa parahistorinë e vet. Si po zhvillohej mendimi në prag të “Luftës së Madhe”. “Historia e njerëzimit është pjesë përbërëse e historisë së natyrës” shkruante Edward Tylor, i cili është një nga baballarët e antropologjisë moderne…” dhe mendimet tona, vullnetet dhe veprimet përputhen me ligjet po aq të përcaktuara sa ato që drejtojnë lëvizjet e dallgëve, kombinimin e acideve dhe bazave si dhe rritjen e bimëve dhe të kafshëve”. Ky besim në shkencë quhej pozitivizmi… Edward Burnett Tylor (2 tetor 1832-2 janar 1917) ishte një antropolog anglez, themeluesi i antropologjisë kulturore. Idetë e Tylorit karakterizojnë evolucionizmin kulturor të shekullit të 19-të. Në veprat e tij, “Kultura Primitive” (1871) dhe “Antropologjia” (1881), ai përcaktoi kontekstin e studimit shkencor të antropologjisë, bazuar në teoritë evolucionare të Charles Lyell. Ai besonte se kishte një bazë funksionale për zhvillimin e shoqërisë dhe fesë, të cilën ai e përcaktoi se ishte universale. Tylori pohonte se të gjitha shoqëritë kaluan nëpër tri faza themelore të zhvillimit: nga egërsia, përmes barbarizmit në civilizim. Tylori është një figurë themelore e shkencës së antropologjisë sociale dhe veprat e tij shkencore ndihmuan në ndërtimin e disiplinës së antropologjisë në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe fillim shekullin XX. Ai besonte se “hulumtimet në historinë dhe parahistorinë e njeriut… mund të përdoren si bazë për reformën e shoqërisë…”. Tylori rimori sërish termin animism (besim në shpirtin individual ose anima e të gjitha gjërave dhe manifestimet natyrore) në përdorim të përbashkët. Ai e konsideronte animizmin si fazën e parë të zhvillimit të feve. Evolucionizmi dallonte nga një besim tjetër, difuzionizmi, duke përcaktuar përhapjen e kulturës nga hapësirat e inovacionit. Nocioni i kulturës te Tylori përshkruhet më së miri në veprën e tij më të famshme, “Kultura Primitive” me dy vëllime. Vëllimi i parë, titullohet “Origjina e Kulturës” dhe trajton etnografinë duke përfshirë: evolucionin social, gjuhësinë, mitin. Vëllimi i dytë, titullohet “Feja në Kulturën Primitive” dhe merret kryesisht me interpretimin e animizmit.

Kultura ose qytetërimi, marrë në kuptimin e saj të gjerë etnografik është ajo tërësi, e cila përfshin: njohuri, besim, art, moral, ligj, zakon çdo aftësi dhe zakone të tjera të fituara nga njeriu si anëtar i shoqërisë. Në 1881 Tylor botoi një vepër të quajtur “Antropologji”, (për antropologjinë kishte folur edhe Aristoteli dhe Kanti) një nga të parat me atë emër. Në kapitullin e parë ai theksoi atë që do të bëhej një lloj deklarate kushtetuese për fushën e re, të cilën ai nuk mund të dijë dhe nuk kishte ndërmend në atë kohë: “Historia, për aq sa ajo kap nga e shkuara, tregon artet, shkencat dhe institucionet politike që fillojnë në shtete të varfra dhe bëhen në rrjedhën e epokave, më inteligjente, më sistematike, më të rregulluara ose të organizuara, për t’iu përgjigjur qëllimeve të tyre”. Tylori argumentoi se njerëzit e kishin përdorur fenë për të shpjeguar gjërat që ndodhën në botë, se animizmi është thelbi i fesë, se ai përshkruhet si besimi në shpirtrat që banojnë dhe animojnë qeniet, ose shpirtrat ekzistues te gjërat. Sipas tij, fakti që praktikuesit fetarë modernë vazhduan të besonin te shpirtrat tregonte se këta njerëz nuk ishin më të avancuar se shoqëritë primitive. Për të, kjo nënkuptonte se praktikuesit fetar modernë nuk i kuptojnë mënyrat e universit dhe se si funksionon vërtet jeta, sepse ata e kanë përjashtuar shkencën nga kuptimi i tyre i botës. Tylori e perceptoi besimin fetar modern në Zot si një “mbijetesë” të injorancës primitive. Megjithatë, Tylori nuk besonte se ateizmi ishte fundi logjik i zhvillimit kulturor dhe fetar, por në vend të tij pranonte një formë shumë minimaliste e deizmit monoteist. Kështu, Tylori paraqiti një përshkrim antropologjik të “eliminimit gradual të paganizmit” dhe zhgënjimit, por nuk mbërriti te sekularizimin.

Në 1871, Tylor botoi “Kulturën Primitive”, duke u bërë iniciatore e antropologjisë kulturore. Metodat e tij ishin etnografia krahasuese dhe historike. Ai besonte se një “uniformitet” ishte manifestuar në kulturë, e cila ishte rezultat i “veprimit të njëtrajtshëm të shkaqeve uniforme”. Ai i konsideronte shembujt e tij të koncepteve dhe praktikave etnografike paralele si tregues të “ligjeve të mendimit dhe veprimit njerëzor”, evolucionist. Për këtë arsye, detyra e antropologjisë kulturore, sipas tij është të zbulojë “fazat e zhvillimit apo evolucionit”. Por ja që lufta tregoi se e ndalon zhvillimin evolutiv, ndalon rrjedhat dhe e nxjerr instinktin shpagues në fushat e betejës. Vetëm në betejën e Verdunit u vranë po thuaj 1 milion burra. Shpesh studiuesit iu kthehen shifrave dhe ato gjithnjë kanë ardhur duke u shtuar. Luftimet u zhvilluan nga 21 shkurt deri më 18 dhjetor 1916. Ishte beteja më e madhe dhe më e gjatë e Luftës së Parë Botërore Frontin Perëndimor midis ushtrive gjermane dhe franceze. Në fushën e filozofisë, në fundshekullin XIX dhe fillimshekulli XX dallohet Herbert Spenceri si filozofi më i lexuar në atë kohë…i cili argumentonte se “ligjet e evolucionit zbatoheshin në shoqëritë njerëzore po ashtu si zbatoheshin te speciet…”. Spencer zhvilloi një koncept gjithëpërfshirës të evolucionit si zhvillim progresiv të botës fizike, organizmave biologjikë, mendjes njerëzore, kulturës dhe shoqërive njerëzore. Si një studiues shumëplanësh, ai kontribuoi në një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë etikën, religjionin, antropologjinë, ekonominë, teorinë politike, filozofinë, letërsinë, astronominë, biologjinë, sociologjinë dhe psikologjinë. Gjatë jetës së tij, ai arriti një autoritet të jashtëzakonshëm, kryesisht në botën akademike anglishtfolëse. “Filozofi i vetëm anglez që ka arritur një popullaritet kaq të përhapur ka qenë Bertrand Russell dhe kjo do të ndodhte në shekullin e 20-të”. Spencer ishte “intelektuali i vetëm europian më i famshëm në dekadat e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë”, i njohur për shprehjen “mbijetesa e më të fortit”, të cilën ai e formuloi te studimi tij “Parimet e Biologjisë” botuar në (1864), pas leximit të Çarls Darvinit mbi origjinën e specieve. Ky term sugjeron fuqishëm përzgjedhjen natyrore, ndërsa Spenceri e zgjeroi evolucionin në sfera sociologjike dhe etike.

Libri i dytë i Spencerit, “Parimet e Psikologjisë”, botuar në 1855, e hulumtoi nga bazat fiziologjike psikologjinë. Spenceri synonte të pajtonte psikologjinë shoqërore me atë të ‘Logjikës’ së John Millit dhe më tej me nocionin se mendja njerëzore u ndërtua nga ndjesitë atomike të mbajtura së bashku nga ligjet për shoqërizimin e ideve, si dhe dukshëm  me teorinë shkencore të frenologjisë, e cila lokalizon në mënyrë specifike funksionet mendore me  pjesët e trurit. Psikologjia, besonte ai, do të bënte për mendjen njerëzore atë që Isak Njutoni kishte bërë për lëndën. Spencer jetoi gjatë një periudhe që koincidonte me ngritjen dhe rënien e liberalizmit politik – ose atë që Spencer e quajti liberalizëm të vërtetë, dhe që sot njihet si liberalizmi klasik. Kjo filozofi politike, e cila kishte bërë hapa të mëdhenj për të sjellë liri më të madhe individuale në fe, tregti, fjalim dhe zona të tjera… Duke e parë zhvillimin si një formë e re të organizimi shoqëror, “bashkëpunimi vullnetar” i krijuar mbi një “regjim të kontratës”, që zëvendësoi pjesën më të madhe të një forme më të vjetër të organizimit shoqëror bazuar në “bashkëpunim e detyruar” si një regjim statal. Kur Spencer botoi “Njeriun kundrejt shtetit” në 1884, ai argumentoi se “liberalizëm i ri e kishte braktisur parimin e tij origjinal qendror që mbështeste lirinë individuale kundrejt shtrëngimit të shtetit”. Spencer e shihte këtë mosmarrëveshje si një dallim, por pa një ndryshim thelbësor: “Çështja e vërtetë është nëse ndërhyhet më shumë në jetët e qytetarëve. “Një person nuk është më pak i detyruar dhe të drejtat e tij nuk janë më pak të shkelura thjesht sepse kufizimet e padrejta në liritë e tij vendosen nga një shumicë, (parlamentare) më shumë sesa nga një sundues i vetëm dikur(mbreti). Dhe ashtu ndodhi, parlamentet votuan për kreditimet e luftës. Por në beteja dhe në trashen e luftës vritet njeriu, individi.

Në vitin 1900 Europa ishte krejt ndryshe nga një shekull më parë, më e begatë dhe shumë më e qëndrueshme… në këtë vit hapet ekspozita e madhe e Parisit, në të cilën u zhvilluan 130 evente, ku përfshihen: diskutimet mbi gjendjen dhe të drejtat e grave, socializmin, shuarjen e zjarreve, vegjetarizmin, filozofinë. U zhvillua kongresi i 9 universal i paqes, i cili fitoi dhe çmimin e madh të ekspozitës së Parisit. Shkrimtari, dramaturgu dhe gazetari i shquar austriak Stefan Zweig shkruante: “E për çfarë do të ndërpritej kjo rritje, kush do t’ia zinte udhën energjisë që nxirrte vazhdimisht fuqi të reja prej hovit të saj? Europa nuk kishte qenë kurrë më e fortë, më e pasur, apo më e bukur, kurrë nuk kishte besuar me më zjarr për një të ardhme më të mirë”. Është me rëndësi arsyetimi që bën profesoresha Margaret MacMillan në studimin e saj të thellë titulluar “Lufta që i dha fund paqes”, kur shprehet: “Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë ata njerëz të një shekulli më parë… se çfarë kishin në mëndje, çfarë u thoshte mendja, çfarë kishin frikë, apo çfarë shpresonin dhe cilat ishin hamendësimet e tyre të pashprehura, bindjet dhe vlerat, për të cilat ata nuk shqetësoheshin që t’i diskutonin, sepse i kishin të njëjta? Përse nuk i panë rreziqet që po grumbulloheshin rreth tyre në vitet drejt 1914-s”? Nga fundi shekullit 19-të, fillimshekulli 20-të kishte dy bindje të dallueshme përparimi dhe pozitivizmi… Ideja ishte se shkenca mund të zgjidhte problemet, por nocione të tilla gjithmonë sulmoheshin. Albert Einstein dhe fizikantë të tjerë po diskutonin për grimcat atomike dhe ato nënatomike dhe po sillnin përmbysje me kahje mosparashkueshmërinë si dhe dyshimin në lidhjen shkak -pasojë… Ishte vënë në diskutim realiteti dhe racionaliteti. Psikologët dhe sociologët mëtonin se njerëzit ndikoheshin më shumë nga forcat e nënvetëdijes se sa ishte hamendësuar… Në Vjenë u botua libri i Zigmund Freud (1900 në të njëjtin vit të ekspozitës) “Interpretimi i Ëndrrave”. Eksplorimi i pafund i Freud për të pandërgjegjshmen nëpërmjet ëndrrës është dhënë qartë dhe saktësisht. Duke përfshirë dhjetëra raste konkrete dhe analiza të detajuara të ëndrrave të vërteta. Interpretimi i ëndrrave mbetet një mjet i paçmuar për të na ndihmuar që të gjithë të zbulojmë të vërtetën për veten tonë.

Koha mbajti si të sakta shumë nga përfundimet e tij. Zbulimi i Freud se ëndrra është mjeti me të cilin mund të hulumtohet e pandërgjegjshmja është padyshim hapi më revolucionar përpara në tërë historinë e psikologjisë. Ëndrrat, sipas teorisë së tij, përfaqësojnë përmbushjen e fshehtë të dëshirave tona të pandërgjegjshme. Freud paraqiti në punimin e tij shumë koncepte kyçe, që më vonë do të bëheshin thelbësore në teorinë e psikoanalizës. Ëndrrat, sugjeroi ai, janë dëshirat tona të pandërgjegjshme në maskim. Interpretimi i ëndrrave shënoi fillimin e psikoanalizës dhe libri në fjalë është një tekst interesant, që vuri në dukje talentin unikal të Freud si shkrimtar dhe teoricien kërkues. Si e mendonte Freud fenë? Në studimin e tij titulluar “E ardhmja e një iluzioni”, Freud shkroi se: “Feja është e krahasueshme me një neurozë të fëmijërisë”. Ndërsa te libri i tij i titulluar: “Moisiu dhe monoteizmi”, që ishte një nga veprat e fundit para vdekjes së tij, ai sugjeroi që të pranonim se: “Feja është një përpjekje për të marrë kontrollin mbi botën shqisore, në të cilën ne jemi vendosur, me anë të botës së dëshirës dhe të cilën ne kemi zhvilluar brenda nesh si rezultat i nevojave biologjike dhe psikologjike. Nëse dikush përpiqet t’i caktojë fesë vendin e vet në evolucionin e njeriut, ajo duhet parë si një paralele me neurozën që individi i civilizuar duhet të kalojë në rrugën e tij që nga fëmijëria deri në maturim”. Disa nga komentet e tij më kritike mund të gjenden në tekstin e tij “Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij”. “E gjithë gjëja është kaq e ëmbël, aq e huaj për realitetin, se për këdo që ka një qëndrim miqësor ndaj njerëzimit, është e dhimbshme të mendosh se shumica e njerëzve nuk do të mund të ngrihen mbi këtë pikëpamje të jetës”, sugjeroi ai.

Gustave Le Bon, një tjetër emër i kohës tronditi me librin e tij, “Mbi psikologjinë e Turmës”. Shqetësimi tij ishte nëse arsyeja dhe njerëzimi mund të bashkëjetonin në shoqërinë e gjerë. Libri tij “Mbi psikologjinë e Turmës” përdoret mes librave të tjerë ende në ushtrinë amerikane. Charles-Marie Gustave Le Bon 7 maj 1841-13 dhjetor 1931 ishte një studiues francez shumëplanësh, fushat e tij të interesit  përfshinin antropologji, psikologji, sociologji, mjekësi, shpikje dhe fizikë. Qëllimi i këtij studimi është të shpjegonte se turmat nuk janë shuma e pjesëve të tyre individuale, por një entitet i ri psikologjik, karakteristikat e të cilave janë përcaktuar nga “pavetëdija” e turmës. Në të njëjtën kohë, ai krijoi teoritë e tij psikologjike dhe sociologjike, kryente eksperimente në fizikë dhe botonte libra të popullarizuar mbi këtë temë, duke parashikuar ekuivalencën mes masës dhe energjisë dhe duke profetizuar epokën atomike. I injoruar ose trajtuar me keqdashje nga seksionet e strukturave akademike dhe shkencore franceze gjatë jetës së tij, nga politikat konservatore dhe reaksionare, Le Bon ishte kritik për demokracinë dhe socializmin. Punimet e Le Bonit kanë ndikim në personalitete të tilla të ndryshme si Theodore Roosevelt dhe Benito Mussolini, Sigmund Freud dhe Jose Ortega y Gasset, Adolf Hitleri dhe Vladimir Lenini. Le Bon teorizoi se ky entiteti i ri, pra “turma psikologjike”, si edhe e emërton ai, e cila del nga trupëzimi i popullsisë së mbledhur jo vetëm që formon një strukturë të re, por gjithashtu krijon një “pavetëdije” kolektive. Ndërsa një grup njerëzish mëtonte Le Bon mblidhen së bashku dhe bashkohen për të formuar një turmë, ekziston një “ndikim magnetik i dhënë nga turma” që transformon sjelljen e çdo individi derisa të qeveriset nga “mendja e grupit”. Ky model trajton turmën si një njësi në përbërjen e së cilës, bëhet rob çdo anëtar individual ndaj mendimeve, vlerave dhe besimeve të tyre; Siç thoshte Le Bon: “Një individ në një turmë është një kokërr e rërës mes kokrrizave të tjera, ku vullneti është era që i ngre”. Le Bon detajoi tri procese kyçe që krijojnë turmën psikologjike: i) Anonimitetin. ii) Përmbajtjen dhe iii) Ndikueshmëria. Anonimiteti u siguron individëve racional një ndjenjë të pathyeshmërisë dhe humbjen e përgjegjësisë personale. Individi kështu bëhet primitiv, i paarsyeshëm dhe emocional. Kjo mungesë e vetëkontrollit i lejon individët t’i “jepen instinktit” dhe të pranojnë disqet instinktive të “pavetëdijshmes”. Për Le Bon, turma i ndërron vendin ligjit të evolucionit të Darvinit. Kontaminimi i referohet përhapjes në turmën e sjelljeve të veçanta dhe individët sakrifikojnë interesin e tyre personal për interesin kolektiv. Ndikueshmëria është mekanizmi përmes të cilit arrihet infeksioni; turma të bashkohet në një mendje të vetme, sugjerimet e bëra nga zërat e fortë në turmë krijojnë një hapësirë të tillë që ata të vijnë në krye dhe ta udhëheqin sjelljen e turmës. Në këtë fazë, turma psikologjike bëhet homogjene dhe e lakueshme ndaj sugjerimeve nga anëtarët më të fuqishëm të saj. “Udhëheqësit për të cilët flasim – thotë Le Bon, – zakonisht janë burra të veprimit sesa të fjalëve.

Ata nuk janë të talentuar me largpamësi të fortë … Ata janë rekrutuar posaçërisht nga radhët e atyre personave nervozë, gjysmë të çrregullt që janë në kufi me çmendurinë”. Një parashikim i tillë të habit dhe sot, është për këtë arsye që teoria e turmës së Le Bon ende studiohet. Adolf Hitler është i njohur të ketë lexuar turmën dhe në Mein Kampf merret me teknikat propaganduese të propozuara nga Le Bon. Benito Musolini gjithashtu bëri një studim të kujdesshëm të Le Bon. Ai gjithashtu ndikoi Vladimir Leninin dhe bolshevikët. Luftës i duhen turmat dhe nacionalizmi manipulues që të shkojnë në luftë. David Émile Durkheim (15 prill 1858 – 15 nëntor 1917) ishte një sociolog francez. Ai formalizoi disiplinën akademike dhe bashkë me W. E. B. Du Bois, Karl Marxin dhe Max Weberin – përmendet zakonisht si arkitekti kryesor i shkencës shoqërore moderne. Pjesa më e madhe e punës së Durkheim kishte të bënte me mënyrën se si shoqëritë mund të ruanin integritetin dhe koherencën e tyre në periudhën e modernitetit, një epokë në të cilën lidhjet tradicionale shoqërore dhe fetare nuk janë më në drejtim sepse janë krijuar institucione të reja shoqërore. Puna e parë e madhe sociologjike titulluar “Ndarja e Punës në Shoqëri” u botua më 1893. Më 1895, ai botoi “Rregullat e Metodologjisë Sociologjike” dhe krijoi departamentin e parë europian të sociologjisë, duke u bërë profesor i parë i sociologjisë në Francë. Në 1898, ai krijoi revistën L’Année Sociologique. Monografia Durkheim-it, Suicide (1897), një studim i shkallës së vetëvrasjeve në popullatën katolike dhe protestante, shpreh fillimin e kërkimeve moderne sociale dhe shërbeu për të dalluar shkencën shoqërore nga psikologjia dhe filozofia politike. “Format fillestare të Jetës Fetare” (1912) paraqitën një teori të fesë, duke krahasuar jetën shoqërore dhe kulturore të shoqërive aborigjene dhe atyre moderne. Sociologu Emil Durkeim shqetësohej për humbjen e bashkësive të vjetra të qëndrueshme, ndërkohë që njerëzit transferoheshin në qytete e mëdha… Durkheim ishte gjithashtu thellësisht i preokupuar me pranimin e sociologjisë si një shkencë legjitime. Ai përsosi pozitivizmin e vendosur fillimisht nga Auguste Comte, duke promovuar atë që mund të konsiderohet si një formë e realizmit epistemologjik, si dhe përdorimin e modelit hipotetik-deduktiv në shkencat shoqërore. Për të, sociologjia ishte shkenca e institucioneve, nëse ky term vlerësohet në kuptimin e tij më të gjerë si “bindjet dhe mënyrat e sjelljes të krijuara nga kolektiviteti” dhe qëllimi i tij është të zbulojë faktet strukturore shoqërore. Durkheim ishte një përkrahës kryesor i “funksionalizmit strukturor”, një perspektivë themelore në të dyja shkencat sociologji dhe antropologji. Sipas mendimit të tij, shkenca shoqërore duhet të jetë thjesht holistike. E tillë është sociologjia dhe ajo do të duhet të studiojë fenomenet që i atribuohen shoqërisë në përgjithësi, sesa të kufizohet në veprimet specifike të individëve. Ai mbeti një forcë dominuese në jetën intelektuale franceze deri në vdekjen e tij në vitin 1917, duke prezantuar leksione të shumta dhe duke botuar vepra për tema të ndryshme, përfshirë sociologjinë e dijes, moralit, shtresëzimit social, fesë, ligjit, arsimit dhe devijimit. Terma të tillë Durkheimian si për shembull “ndërgjegjja kolektive” që nga ajo kohë hynë në leksikun popullor.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Durkheim ishte i shqetësuar kryesisht me tre objektiva: Së pari, krijimi i sociologjisë si një disiplinë e re akademike. Së dyti, për të analizuar se si shoqëritë mund të ruanin integritetin dhe koherencën e tyre në epokën moderne, kur gjëra të tilla si përkatësia fetare dhe etnike e përbashkët nuk mund të pranoheshin më si të vërteta. Për këtë qëllim ai shkroi shumë për efektin e ligjeve, fesë, arsimit dhe forcave të ngjashme mbi shoqërinë dhe integrimin social. Së fundi, Durkheim ishte i shqetësuar me implikimet praktike të njohurive shkencore. Durkheim gjithashtu këmbënguli se shoqëria ishte më shumë se shuma e pjesëve të saj. Një tjetër element kyç për “teorinë e njohjes” së Durkheimit është koncepti i tij i përfaqësimeve kolektive, e cila është e përshkruar në studimin e tij për “Format Elementare të Jetës Fetare”. “Kolektivët e përfaqësimit” janë simbolet dhe imazhet që vijnë për të përfaqësuar idetë, besimet dhe vlerat e përpunuara nga një kolektivitet dhe nuk mund të reduktohen nga zgjedhësit individualë. Ato mund të përfshijnë fjalë, slogane, ide, apo ndonjë numër materialesh që mund të shërbejnë si simbol, si një kryq, një shkëmb, një tempull, një pendë etj. Siç shtjellon Durkheim, “kolektivat e përfaqësimit” krijohen përmes veprimit të ndërsjellë dhe janë produkte të aktivitetit kolektiv. Si të tilla, këto përfaqësime kanë aspektin e veçantë dhe disi kontradiktor që ato ekzistojnë jashtë nga individi (pasi ato krijohen dhe kontrollohen jo nga individi, por nga shoqëria në tërësi), por njëkohësisht brenda çdo individi të shoqërisë (nga virtyt i pjesëmarrjes së atij individi në shoqëri). Kaq ide dhe disiplina paraprin, por pse mendimi shkencor nuk tha lufta po vjen, ajo është në prag?! Do doja të parashtroja disa argumente hipotetike… Mbase duhen kuptuar simbolikat deduktive të mendimit shkencor, evolucionizmi dhe triumfi i më të fortit, turmat, kolektivimi përfaqësues, lufta për ekzistencë, pafuqia individuale, apo e pavetëdijshmja.

Mendimtarët, shpesh për të mos thënë gjithmonë, janë larg shtabeve ushtarake, apo kulisave ku flitet për interesa bankare, monetare e financiare. Edhe nëse ata e anticipojnë atë që pritet të ndodhë si edhe është lufta, ata bllokohen ta parathonë… Mundet që atelieja e tyre e hulumtimit nuk pengohet edhe gjatë luftës. Edhe sot ka mendimtarë e shkencëtarë… por edhe sot ka luftëra të pjesshme. Rasti jo human është kur me bindje shkencëtari i vë idetë në shërbim të luftës, rrallë por edhe ndodh… Keqinterpretimet e mendimit shkencor janë dhunim i shkencës nga propaganda, e cila shpie te lufta. Tek e fundit shtabet ushtarake, kredite bankare para, gjatë dhe pas luftës, si dhe industria e armatimeve, kanë shumë më tepër peshë në vendimmarrje se mendimtarët e lirë, bota kujtohet për ta pasi lufta ka mbaruar. Veç duhet pohuar me zë të lartë se: “Lufta sjell viktima, ndërsa shkenca ushqen jetën dhe prosperitetin”! 100 vite pas Luftës së Parë Botërore, është e drejtë të mbajmë parasysh se: “Ndoshta, tragjedia përtej shkatërrimit, vuajtjes dhe dhembjes është siguria se do të vijë një luftë tjetër. Dhe një tjetër, dhe një tjetër. Edhe, kur konfliktet nuk quhen luftëra sipas ligjeve të kombeve, luftimet dhe vrasjet vazhdojnë. Pse? Sepse njeriu është mëkatar dhe përdor vullnetin e lirë për të zgjedhur luftën. Pashmangshmëria e njeriut që zgjedh të keqen që është çdo luftë i dha siguri shekullit të vazhdojë deri në ditët tona. Ai jep siguri për kohën që do të vijë. Do të ketë luftë”? Ky me sa duket është paganizmi shpagues që e shoqëron njeriun në të gjitha kohërat. Mendimi do të duhet ta bëjë njeriun dhe vendimmarrjen më të arsyeshme, kjo është sfida sa kohë që ende kudo luftohet dhe humben jetë njerëzore.

Nëntori i “çlirimit” – A duhet ta festojmë a të mbajmë zi më 29 nëntor? – Nga GANI MEHMETAJ

Me 29 nëntor zyrtarë të lartë shqiptarë çirren si të çmendur: në Luftën e Dytë ishim me aleatët! Aleatë patet Serbinë e Rusinë, dy armiqtë më të mëdhenj të kombit, ndërsa e  shkëputët Shqipërinë nga Evropa. Janë për mburrje këto dy krime?     

Në kohën e okupimit italo-gjerman u ri bë Shqipëria natyrale nga Çamëria në Pazar të Ri. Shqipëria ishte tri herë më e madhe se sa Shqipëria e sotme. Me 29 nëntor 1945 Shqipëri u  copëtua, u nda në disa shtete, kurse shqiptarët u masakruan, u shfarosen e u bënë shosh nga plumbat e partizanëve të tërbuar shqiptarë e serbë. Partizanët serbë vrisnin shqiptarë, partizanët shqiptarët vrisnin shqiptarë. Serbët i falën kundërshtarët e tyre serbë, nuk i pushkatuan as kriminelët e luftës, por i angazhuan me uniforma partizanësh prapë kundër shqiptareve në Dardani e Mal të Zi. Komunistët shqiptarë nuk i falën kundërshtarët e tyre: i vranë e i kalbën në burg deri në një.

Data 29 nëntor, duhet te shpallet ditë zie e pikëllimi për shqiptarët e Shqipërinë. Me 29 nëntor  duhet të qajnë e ta kujtojnë më pikëllim mu si ditën kur e pushtoi Shqipërinë Turqia, apo e copëtoi e i masakroi shqiptarët Serbia e Greqia. Hyrja e partizanëve me egërsinë e plojën që shkaktuan mund të krahasohet me hyrjen e hordhive turke, ushtrive kriminale greke e serbe.   Shqiptarët në vend ta gëzonin çlirimin, sepse ishin të okupuar pesë vjet nga Italia e Gjermani,  ashtu sikurse e gëzuan çlirimin kombet evropiane, ranë në zgjedhë edhe  më të egër.

Evropianët festonin çlirimin nga nazizmi, shqiptarët laheshin në gjakun e tyre, partizanët festonin krimet e tyre ndaj bashkëkombësve.

Marshimi i grupeve të shthurura partizane në Shqipëri, pas tërheqjes së gjermanëve është fazë e errët e historisë shqiptarëve. Pushtues ishin edhe gjermanët, pushtim bënë edhe italianët, mirëpo krimet partizane ishin disa herë më të mëdha, më të shëmtuara e me pasoja afatgjata se sa ato të italianëve e gjermanëve së bashku. Gjermanët e italianët vranë grupet partizane që i ndërsenin komisarët serbë të tipit të Miladinit e Mugoshës. Ndërkaq, partizanët shqiptarë po ashtu të ndërsyer nga komisarët serbë e goditën palcën e kombit: zhduken elitën intelektuale me pushkatime e burgosje, vranë e burgosën priftërinjtë shqiptarë katolikë, elita intelektuale e kreative e kombit.

Aradhet partizane të frustruara nga pafuqia që ta luftonin ushtrinë e fortë gjermane, të etshëm për pushtet e hakmarrje, nisën spastrim të kundërshtarëve politik e atyre që i rrezikonin në pushtet, shprishen krahina të tëra veriore ku hasën në rezistencë, dogjën e pushkatuan popullatë civile. Partizanët ekzekutuan aristokracinë vendëse e intelektualët në jug. Partizanët e pabuksa, të pa komb, të pafe e të pa atdhe u nisën me egërsi kundër veriut rezistentë  pasi u tërhoq ushtria naziste.

Me 1945-46 kombi shqiptarë pas arrestimeve e pushkatimeve, mbeti pa kokë, ndërsa e udhëhiqnin vrasësit e të paarsimuarit. Egërsia ndaj nacionalistëve e priftërinjve shqiptarë katolikë u sponsorizua nga Beogradi, sepse nacionalistët e priftërinjtë katolikë ishin pengesë e hegjemonisë serbe në Shqipëri e në Dardani.

Beogradi i serbëve ashtu si nxiti gjykimin e pushkatimin e priftërinjve kroatë, nxiti edhe vrasjen e priftërinjve shqiptarë në Shqipëri e Dardani, donte ta shkëpuste Shqipërinë e shqiptarët nga Evropa, e djallëzoi Vatikanin e Perëndimin. Dhe i shkëputi shqiptarët 50 vjet nga Evropa, mu si i shkëputi e izoloi Turqia 500 vjet.

 Pushteti i sajuar nga partizanët shqiptarë me gjysmë opinge e të paarsimuar, jo vetëm që e cyti jugun kundër veriut, duke u përpjekur të shkaktonte luftë civile, sipas cytjes së Serbisë, por simpatinë e paskajshme për rilindësit toskë, donte ta shndërronte në urrejtje ndaj jugut. Emrin e mirë të rilindësve synonte ta përdhoste me komisarë, spiunë, instruktorë e kooperativistë të egër jugor, të gatshëm të bënin çdo gjë.

Po të mos ishin aleatët amerikanë, anglezë e francezë, partizanët shqiptarë dhe serbë kurrë s’do ta dëbonin ushtrinë naziste, s’do ta çlironin asnjë qytete a katund.

Dardaninë me 1999 po ashtu e çliruan ushtarët e NATO-s. Por kjo paaftësi lufte as me 1945 as me 1999 nuk i pengoi ta merrnin pushtetin e pasurinë kombëtare me gjak.

Edhe një arsye për vajtimin e 29 nëntorit: 29 nëntorin nuk e feston asnjë komb në Jugosllavi, edhe pse Tirana e mori si datë simbolike të bashkimit e çlirimit të Jugosllavisë, ndërsa E. Hoxha donte ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të jugosllave.

Jugosllavia nuk është më, por festa jugosllave e 29 nëntorit (KAÇKJ -AVNOJ-it )  festohet ende në Tiranë, e festojnë shqiptarët e mjerë, që s’mund të shkëputën nga skllavërimi shpirtërorë serbë, mu si nuk u shkëputën kohë të gjatë nga skllavërimi shpirtëror turk, prandaj festojnë festat e tyre.  Mjerë këta shqiptarë, e të mjerë ne që i kemi të gjakut.

S’KA VIZA ME KËTË KASTË POLITIKANËSH TË KORRUPTUAR – Nga BINAK MAXHARRAJ

Liberalizimi i vizave nga hiqi u ba histori. Filloi te flitet per to diku para nja 10 viteve. Ne ate kohe Kryeministri Hashim Thaqi thoshte se liberalizimi i vizave eshte çeshtje kohe. Kete ai vezhdimishte e perseriste per plote 10 vjet.

-Hajde rren hajde…?!

Edhe te gjithe te tjeret qe e kapnin majen e shtetit e perserisnin kete rrene vazhdimisht deri me sot duke dhane afate shume te shkurtera se vizat ato do te vijne se shpejti.

-Populli thot prite magar sa te dalë bar…?!

U dhane edhe 8200 hektarë tokë per blerjen e vizave por..

-Vizat shkuan ne bishte te sorres..?!.

Kjo kaste politike duke e pa”tradhetinê”qe ia ka ba popullit nisi te ankohet duke tentu qe ta heq fajin, barren nga vehtja.

Po ankohet se na i kemi plotesu te gjitha kriteret per liberalizimin e vizave duke ia hedhe fajin BE.

Por,ate se cka nuk po e shohin pushtetaret tane po e shohin ata te BE.

Bashkesia Evropina nuk lejon liberalizimin e liberalizimin e vizave derisa kjo kaste politike te jete ne pushtet,po pse?

Sepse, kjo kaste politike e korruptuar, thone se korrupcioni si barra me rende per Kosoven nuk mund te luftohet me pushtetar te korruptuar,nuk mund te luftohet me nje drejtesi(prokurori dhe gjykata) te korruptuar e cila nuk i nxjerre”pshqite e medhenje”para drejtesise

Sepse,BE nuk lejon liveralizimin e vizave edhe per shkak te situates te brishte politike ne vend ku aferat dhe skandalet
politike nuk kane te sosur sic ishin tendtimi per shfqizimin e Gjykates Speciale kur u tentue qe ne gjyse te nates kjo te shfuqizohet,kur ne pike te dites qytetaret turq pa kurrfare procedurash me dhune deportohen ne Turqi,kur kemi skandale dhe dhune te pandreprere ne Qeveri e sidomos ne Kuvendin e Kosoves ne te cilin askush nuk mund te merret veshe me njeri tjetrin dhe nuk prodhone efikasitet te duhur.Ne kete Kuvend me vite me radhe zoteronte dhuna,tymi nga gasi,per shkak te projekteve te dhunshme qe Qeveria donte qe te kalojn ne Kuvend.

Por grushtin me te madh per mos liberalizimin e vizave bie mbi barren e dialogut mes Kosoves dhe Serbise i cili totalishte ka hy ne nje qaorrsokak qe po krijon huti,pasiguri dhe cudi te shumica e vendeve te Evropes dhe botes,per shkak te pazareve qe i nisi Presidenti i Kosoves Hashim Thaqi per ndarjen,coptimin apo korigjimin e kufijeve,pra te atyre kufijeve ne te cilet Kosoven e kane njohte mbi 116 shetet.Per kete shkak,per shkak te kryeneqesis se Presidenteit jeta politike eshte shkaperderdhe,nuk ekziston,nuk ka kordinim dhe unitet,konsensus te mbrendshem per kete per kete ceshtje.Per shkak te kesoaj situate politike te krijuar ne Kosove nuk ka ma njhohje te reja,sepse cdo kush po pyet se cfare po ndodhe ne Kosove,si eshte e mundshme qe Presidenti i ketij vendi te angazhiohet per coptimin e vendit te vet,si eshte e mundshme qe presidenti i ketij vendi ka ra ne kurthin e Serbise per ndarjen e Kosoves.Per shkak te krejte kesaj jo qe nuk kemi njohje te reja,por po kemi edhe cnjohje per te cilat Serbia po angazhohet fuqishem per ta damtu sa me shum Kosove.

Per te gjitha keto qe i permenda,por edhe per shkak shume te tejrave,BE po i sheh shume mire dhe se eshte shume skeptike qe ketij vendi nuk i kiberalizohen vizat,dhe se vizat nuk do te liberalizohen pa permiresimin e kesaj situtate politike,thjeshte kjo i bije pa u rrezu nga pushtet kjo kaste e korruptuar qe pe mbane peng Kosove qe 20 vite.

 

Sokol Olldashin, si e kam njohur ! Nga Iris Halili

Me Sokolin kam punuar per gati nje vit kur drejtonte Ministrine e Puneve te Brendshme dhe une mbaja detyren e Keshilltares per Maredheniet Nderkombetare.

Ne ate Ministri te gjithe e therritnin Koli.Duke respektuar kete ritual keshtu po e quaj edhe une ne keto kujtime qe dua te sjell sot per te.

Pak dite pasi kisha nisur pune ne Ministri, ai me telefonoi nje mbremje diku nga ora tete. Nje dokument i rendesishem kishte ardhur nga BE dhe nje raport duhej te behej gati per te nesermen. Ajo qe me beri pershtypje ishte se me shume delikatese, perpara se te me sqaronte detyren, me kerkoi disa herë falje per ate shqetesim ne ore te vone dhe me pas perseriti : “Faleminderit” .

Une vija nga Zyra e Presidentit, ku kisha patur detyren e Shefes se Kabinetit. Nuk mbaja mend qofte edhe nje rast te vetem nga vitet kur punoja me Moisiun qe ai te me kerkonte falje per telefonatat ore e pa ore, apo te falenderonte per punen voluminoze qe une dhe shume kolege te mi beme ne ate Presidence. Sjella etike e Kolit ate mbremje me krijoi idene e nje drejtuesi dhe modeli ndryshe nga ato qe kisha njohur deri atehere. Ai kurre nuk e pa zyren e larte si nje pozicion per te ushtruar autoritet, por si nje pozicion nga i cili shperndante pushtet. Me Kolin gjithkush fliste lirshem, jepte mendime po lirshem, dhe argumentonte po lirshem.

Ky lloj lidershipi padyshim kishte sjelle nje fryme transformuese ne Ministri, ku te gjithe punonin me pasion dhe aspak nen presion. Koli kishte partnershipin qe e karakterizonte si dhe aftesine t’i krijonte pavaresi kujtdo, por edhe t’i çlironte nga stresi i mossuksesit. Te krijohej ideja se gjithkush punonte jo per Kolin apo suksesin e tij, por per ambicje apo sukses personal, qe natyrshem transformohej edhe ne sukses te Kolit apo gjithe institucionit.

Kjo menyre te drejtuari njihet si “lidershipi pjesemarres” i cili i solli edhe shume ndjekes ne rrugen politike. Koli ishte edhe nje djale shume i lecituar. Une mendoj se ne qeverine e asaj kohe, nuk kishte ndonje anetar tjeter kabineti qe te mund t’i afrohej me prane Berishes persa i perket kultures letrare. Shkollaret e lidershipit pranojne njezeri se individet me prirje artistike apo me kulture letrare kane fatin te jene lidera me te sukseshem.

Edukimi artistik i ndihmon ata te drejtojne me shpirt, te jene me mendje te hapura dhe te kene pershtatje per çdo rrethane. Pikerisht tek shpirti i tij letrar dhe dashuria per artin duhet kuptuar shtylla e lidershipit pasionant dhe idealist e Sokol Olldashit.

Ishim ne Vjene në Konferencen Vjetore te Ministrave te Brendshem te Europes dhe ne pushimin e drekes i gjithe delegacioni i Ministrise u mblodh tok. Biseda kaloi vetvetiu tek letersia, sikur ndodh rendom mes njerzeve qe kane pasione te perbashketa. Filluam te argumentonim ndryshimin mes klasikeve Ruse dhe atyre Britanike krahasuar kjo permes karaktereve femra.

Koli insistonte ne te tijen dhe une ne timen, te gjithe degjonin dhe kam bindjen se ishin te impresionuar jo nga une, pasi ata e dinin qe une vija nga bota e Fakultetit ku kisha dhene leksione per vite me rradhe mbi Letersine Moderne; jo, ata ishin te impresionur nga shefi i tyre qe e njihte aq mire letersine dhe ishte aq i sigurte, bile kokeforte ne tezat e tij plot argument.

Ne dukje Koli paraqitej sikur nuk i trembej asgjeje, por ne fakt edhe ai kishte dobesite e tij. Po udhetonim per nje vizite zyrtare ne Turqi me aeroplan. Sapo zbritem ne Ankara, ai me tha t’u kerkoja autoriteteve Turke qe rruget ne vazhdim per ne Stamboll apo Atdhe do te duhej ta vazhdonim me makine.

Nderkohe Kela (bashkeshortja e Kolit ) qe ishte me ne në delegacion filloi te bente humor se si ai pergjate gjithe kohes se udhetimit ishte ngjeshur pas sediljes se avionit dhe mezi kishte mermeritur disa fjale .

Vartesit filluan te bejne humor me shefin por dhe ky i fundit nuk i kursente batutat per to. Humori apo edhe sarkazma ishte pjese natyrale e personalitetit te tij dhe kjo e bente ate origjinal, te çliret por aspak cinik.

Ai ishte nje individ i drejperdrejte; I tille u shfaq edhe ne politike. Sipas Balzakut, keshtu jane vetem njerzit e civilizuar e qytetare.

Mes gjithe shenimeve te mia nga koha kur une punova me Kolin, mbaj mend qe suksesi me i arrire ishte vizita zyrtare ne Bruksel ne shtator te vitit 2006-te.

Delegacioni i Ministrise udhetoi me avion nderkohe Koli erdhi me traget deri ne Itali e me pas vazhdoi me makine. Delegacioni u prit nga Ministri i Jashtem i Bashkimit Evropian zoti Franco Frattini.Pas pak minutash bisede te pergjithshme, Frattini iu drejtua veçanerisht Sokol Olldashit: “ Zoti minister, ju dhe qeveria juaj keni nje problem shume te madh,jeni shume modeste; Ju keni shpartalluar te gjitha bandat kriminale ne Shqiperi dhe kjo ne nje kohe rekord, ne me pak se nje vit pas ardhjes tuaj ne pushtet, por fatkeqesisht une nuk shoh qe Ministria juaj apo edhe qeveria juaj ta proklamoj kete pune fantastike; Fale saj, tani i gjithe rajoni eshte me i sigurte. Une ju uroj ne emer te Bashkim Evropian dhe ju lutem reklamoni punen tuaj”.

Pas atij takimi Koli ndihej krenar, por kjo nuk e çoi ate ne delir. Ndonese ne dukje fodull, ai ne fakt ishte nje nder drejtuesit me modest qe une kam njohur.

Vetvetishem shkrova keto rreshta per nje njeri me te cilin kam punuar dhe e kam vleresuar. Misioni i çdo te gjalli eshte te jetoje nje jete qe te mos harrohet kurre pas vdekjes. Nderkohe qe virtyti i çdo te gjalli shihet edhe ne raportin qe ka me te vdekurit.

Vdekja ka qene dhe do te vazhdoje te mbetet gjithmone e njejte, por ne kohet tona post -moderne eshte “pas- vdekja” qe ka marre nje permase tjeter. Dikur ishte vetem nje grup i madh apo i vogel njerzish qe ta ndertonte “pas vdekjen”. Sot ajo ka marre pushtet tjeter dhe kjo e ben vdekjen edhe me te lehte, ndersa jeten edhe me konkurruese.

Harrimi apo kujtimi sot nuk eshte gje tjeter vetem se nje vazhdim virtual i jetes qe jeton pasqyruar ne syte, mendjen dhe zemren e atyre qe te njohen dhe qe kane forcen e botimit apo postimit ne ate shtypshkronje te madhe qe quhet “social media”.

“Pas -vdekja” e Kolit eshte po eshte aq e arrire sa edhe jeta e tij, vetem se kjo e fundit do te mbetet gjithmone me e shkurter.

Lamtumirë greminë e tradhtisë, mirëmengjesi Kosovë e besënikërisë! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Në shenjë nderimi të emrit dhe të veprës heroike, patritoike, kombëtare dhe atdhetare shqiptare të dëshmorëve të UÇK-së   Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe të Ahmet Krasniqi, që flijuan për Kosovën dhe për Shqipërinë Etnike. -Betimi i tyre nën flamurin e Skëndebeut dhe të UÇK-së ishte lufta e përbashkët, çlirimi dhe bashkmi i Kosovës me SHQIPËRINË ETNIKE.

 

   *** Në pritje  të rivarrosjes së heroit të Kosovës, ILIR(HALIT) KONUSHEVCI  (që do bëhet më 27 Nëntor  2018 në Prishtinë nën patronatin e Kryeminstrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj), i cili jetën ia  fali  Kosovës dhe bashkimit të saj me SHQIPËRINË ETNIKE, por gjakun e tij, KOSOVA kurrë nuk do t’ia falë tradhtisë vrastare terroriste!

 –Kush e vrau drejtësinë në Shqipëri dhe në Kosovë? Pse qe 20 vjet nuk foli drejtësia as në Kosovë e as në Shqipëri? Pse,  nga kush dhe, për ç’arsye në Tropojën dhe në Tiranën e Shqipërisë demokratike u vranë barabrisht tre heronjtë e UÇK-së së Kosovës, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, më 9 maj 1998, si dhe Ahmet Krasniqi, më 21 shtator 1998? -Kur, edhe sa dekada, do të flasë DREJTËSIA e Shqipërisë për zbardhjen e këtyre  tri akteve monstruoze antinjerëzore, antihumane dhe antikombëtare shqptare?!

        

 -ILIR KONUSHEVCI, mirë se vjen  në Kosovën  e lirë , trime dhe besënike të Azem Bejtës, të Hasan Prishtinës, të Isa Boletinit, të Adem Demaçit dhe të Adem Jasharit  të Shqipërisë Etnike !

 

-Saktësisht, më 27 nëntor 2018, Ilir (Halit) Konushevci, me nderimet më të larta shtetërore të Repblikës së Kosovës nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj, do të rivarroset në varrezat e dëshmorëve të kombit në Prishtinë.

-Po këtë vit,  më 9 maj 2018 u bënë 20 vjet qëkur Iliri dhe Hazir Malaj ranë dëshmorë në krye të detyrës nga plumbat e tradhtisë tinëzare dhe terrosite të pabesë proserbiane në fshatin Miliskaj të Tropojës. Mirëpo, qe dy dekada  vrasjen e tyre mizore e heshti Shqipëria londineze demokratike, duke mos zbardhur ligjërisht këtë atentat terrorist kundër këtyre dy pjesëtarëve, përkatësisht të këtyre dy heronjve të UÇK-së, të  cilët së bashku krah për krah  flijuan jetët e tyre për lirinë, për pavarësinë  dhe për bashkimin e Kosovës me SHQIPËRINË ETNIKE.

Edhe sot, pas 20 vjetësh, dhembja jonë ka ngelur plagë e rëndë, e hapur dhe  e pashërueshme në mendjet dhe në zemrat tona, sepse kurrënjëherë nuk kemi ëndërruar e as nuk kemi besuar, që do të vijë një ditë, kur birin tonë të shtrenjtë-dëshmorin e  UÇK-së  dhe heroin e Kosovës, ta zhvarrosim nga varrezat e Tiranës. Ky akt i papritur dhe i paimagjinuar shtoi edhe më shumë dhembjen tonë të madhe 20-vjeçare, sepse kjo rivarrosje në Prishtinë, thjesht është e imponuar nga PADREJTËSIA E SISTEMIT TË DREJTËSISË  SË SHTETIT TË SHQIPËRISË ngase për 20 vjet rresht nuk bëri asgjë për të ndriçuar  vrasjen makabër të Ilir Konushevcit dhe të Dr. Hazir Malës (9 maj 1998).

Kjo padrejtësi shtetërore ndaj këtyre dy heronjve të Kosovës pati për pasojë zhvarrosjen e Ilir Konushevcit dhe të Ahmet Krasniqit nga varrezat e Tiranës. Kjo është përgjigja  e drejtpërdrejtë PADREJTËSISË së Shqipërisë ( e cila, derisa të mos i zbardhë këto krime terroriste, do të jetë nën hijen e hipotekës së përgjegjësisë së drejtpërdrejtë për vrasjen e tyre qoftë sipas  ligjeve të brendshme, qoftë sipas atyre evropiane e ndërkombëtare humanitare),  që vrau për së dyti Ilir Konushevcin, Dr. Hazir Malën dhe Ahmet Krasniqin ngase  institucionet dhe  gjykatat me kompetencë të Shqipërisë  nuk vepruan në përputhje me ligjet e brendshme, me Kushtetutën  dhe me ligjet evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, sepse  për 20 vjet rresht (1998-2018) kriminelët terroristë, organizatorët, shtytësit dhe urdhëruesit e tyre, deri më sot, ende  nuk  nuk i nxorën në bangën e zezë , që  t’u  jepnin dënimin e merituar sipas veprës së kryer penale. Kjo është PADREJTËSIA e pajustifikueshme dhe TURPI turpi më i madh i institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë, e cila po do të hyjë në BE, por  pa i zbardhur dhe pa i dënuar krimet e terrorizmit të brendshëm sikurse që janë rastet e vrasjes së heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi (1998).

 

Edhe pse DREJTËSIA E SHQIPËRISË nuk “foli” qe  2 dekada të plota, kjo nuk do të thotë se bijtë e popullit  tonë liridashës-heronjtë e Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, do të harrohen si  “gjakhumbur”, sepse masakrimi dhe ekzekutimi i tyre atavist barbarik proserbian  nga mafia politike terroriste indidviduale dhe  nga “dora e padukshme”  e terrorizmit shtetëror, nuk do të amnisitohen  nga tradhtia, sepse  ata janë gjaku ynë, të cilin Kosova nuk do ta falë kurrë. Kjo është e vërtet si dielli se Iliri  së bashku me Hazirin jetën e tyre ia falën lirisë së Kosovës, por GJAKUN E TYRE, KOSOVA KURRË NUK DO T’IA  FALË TRADHTISË as sot, as nesër e as kurrë, por do të kërkojë ndëshkimin e tyre  sipas “meritës”, duke përdorur të gjitha mjetet juridike ligjore, ashtu sikurse kundër çetnikëve barbarë fashistë të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, qëe dogjën Kosovën dhe vranë mbi 12 mijë shqiptarë: foshnja, fëmijë, të  rinj dhe pelq e gra. (1989-1999).

-Ilir, biri ynë i shtrenjtë dhe  i pavdekshëm, që  në lulën e rinisë, jetën ia fale lirisë së Kosovës dhe bashkimit  të saj me Shqipërinë Etnike, edhe sot, edhe nesër dhe, përjetësisht, do të jetosh në FAQET E BARDHA TË HISTORISË DHE TË KOMBIT TË SHQIPËRISË SË BASHKUAR  ETNIKE, kujtimet dhe në zemrat tona dhe të të gjithë brezave të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

-Ilir, biri ynë  i dashur, MIRË SE VJEN NË KOSOVËN  komandantit legjendar-heroit Adem Jashari,  më 27 Nëntor 2018, ku e gjithë familja jote dhe bashkëluftëtarët t’u UÇK-së, miq e dashamirë të njohur dhe të panjohur dhe, i gjithë populli liridashës  i KOSOVËS KRESHNIKE po të presin me kurora lulesh të kuqe të lirisë, të mbledhur tok në Prishtinë-në vendlindjen tënde të dashur dardane,  që për herën e fundit të përshëndeten me TY për në paqen e përhershme.

-Ilir, BIR i madh i KOSOVËS, i lehtë të qoftë dheu i SHQIPËRISË ETNIKE, që ia fale jetën së bashku me villain tënd të pushkës, të penës e të humanizimit, Dr. Hazir Malaj,  duke rënë heroikisht nën flamurin e UÇK-së për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, si dy flakadanë, që kurrë nuk do të shuheni sa të ketë shqiptarë në KOSOVË  dhe në SHQIPËRINË E BASHKUAR ETNIKE.

 

-Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, ju jeni krenaria dhe lavdia  e përjetshme e kombit shqiptar dhe e Kosovës, i lehtë u qoftë dheu i Shqipërisë Etnike.

-Poshtë tradhtia dhe pabesia! Rroftë Kombi  Shqiptar i Bashkuar  dhe Shqipëria  Etnike  për bashkimin e së cilës luftuan dhe u therorizuan heroikisht  ILIRI, HAZIRI DHE AHMETI!