VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Bill Clinton letër Kosovës: Gjithmonë do të kesh një vend special në zemrën time

By | March 13, 2018

Komentet

Të gjitha paret i zhvat albinfo.ch – a ka albinfo.ch raport klientelist me politikën shqiptare ?! Nga Elida Buçpapaj

albinfo.ch është një portal që jeton me projekte, që në zanafillë. I krijuar në start me financim zviceran. Duke patur në bord ambasadorin e Kosovës në Zvicër, që në ngjizje krijoi raporte të varura dhe klienteliste me politikën shqiptare, çka do të vendoste edhe fatin e portalit, me një përmbajtje mediokër dhe larg formatit si funksionon shtypi i lirë dhe mediumet e informimit.

Albinfo.ch e përzgjedh lajmin, pastaj e bën copy and paste, nuk ka autorë-opinionistë që kritikojnë keqqeverisjen apo që përcjellin shqetësimet e komuniteteve dhe duket se e ka si objektiv nxjerrjen nga vemendja e opinionit publik të fokusit që duhet të ketë gazetaria profesioniste.

E megjithatë portali albinfo.ch ka përpirë miliona franga zvicerane deri sa u bë problem edhe në Parlamentin e Zvicrës.

Tani Zvicra nuk i jep më pare, megjithatë albinfo.ch e ka zgjeruar aktivitetin, duke u kthyer në PR të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Ka manopolin duke u organizuar takime në Zvicër. Natyrisht me pagesë. albinfo.ch dhe pala shqiptare këmbejnë interesat vetjake, në raporte të mirëfillta klienteliste dhe në dëm të interesit të publikut e po ashtu në dëm të interesave të diasporës, duke shpërdorur taksapaguesit dhe grantet që marrin nga organizmat Perëndimore!

Qeveritarët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe zëdhënësit e  tyre në Zvicër i japin mbështetje morale dhe financiare albinfo.ch në dëm të interesave të komunitetit, sepse interesi i politikës shqiptare është dritëshkurtër e përcaktohet nga interesi i Njëshit. Armiqtë që krijon njëshi, sidomos kritikuesit e qeverisjes së tij, janë edhe të përfaqësive diplomatike të cilat, në vend që t’i ndikojnë uinitetit kombëtar, bëjnë gjithçka për ta dizintegruar komunitetin! Me ndihmën e klientëve të tyre!

Jo më kot Shqipëria dhe Kosova janë vende ku sistemi është i kalbur nga korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi prej abuzimit të pushtetit politik.

Që në fillim albinfo.ch e mori në dorë Bashkim Iseni, ekspert i psikologjisë, por pa asnjë lidhje me gazetarinë dhe me asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa njohje profesionale të gjuhës shqipe dhe pa asnjë kontribut në komunitet.

Kjo lloj kategorie e qënieve njerëzore që përfitojnë qyl poste dhe pare kanë një urrejtje gratis për profesionistët, sepse e dinë shumë mirë se nuk mund t’i rezistojnë konkurencës free and fair. Kur vjen puna e të ardhurave për të jetuar, ata gjejnë rrugët më të lehta, që nuk kërkojnë lodhje por që cënojnë integritetin profesional, moral duke shkatërruar thelbin e shtypi të lirë që është pavarësia.

Në Konfederatën Helvetike sot edhe vetë gazetarët zviceranë me një formim të shkëlqyer dhe profesionalizëm shumë të lartë kanë probleme për vendin e punës, sepse interneti dhe konkurrenca e tregut të lirë ka ligjet e veta.

Më 21 korrik ishte botimi i fundit në letër i Le Matin, e përditëshmja frankofone me qendër në Lozanë, themeluar prej vitit 1893. Botimi do të vazhdojë online, por kjo iu ka kushtuar vendin e punës 36 gazetarëve zviceranë.

Po ashtu gazetarët e SDA/ATS – Agjensisë Telegrafike Zvicerane, profesionistë brilantë, poligliotë kanë qenë në grevë për një kohë të gjatë për shkak të një shkurtimi drastik të ekipit të gazetarëve.

E nënvizoj që në krye, flasim për gazetarë të kualifikuar, ndërsa albinfo.ch vijon të marrë pare duke i shkelur me këmbë ligjet e konkurencës, pa u djersitur dhe duke luftuar e injoruar gazetarët shqiptaro-zviceranë me aktivitet çerek shekullor në Zvicër, si autorë, shkrimtarë dhe profesionistë, të cilët përjetojnë ligjet e xhunglës jo nga Zvicra por nga mbështetësit e albinfo.ch.

Cilët janë mbështetësit e albinfo.ch ?

Shkurt: Qeveritë e Tiranës dhe Kosovës, që abuzojnë me pushtetin politik dhe paratë e taksapaguesave.

Në tetorin e 2016 Leonard Komani, gazetar nga Prishtina e denonconte albinfo.ch dhe një tjetër shoqatë “si grantezhvatës nga diaspora”, ku albinfo.ch kishte zhvatur rreth 100 mijë Euro nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) që financohet nga donatorë Perëndimorë, kryesisht ambasada dhe zyra për zhvillim me qëllim zhvillimin e gazetarisë në Kosovë! Por paret me destinacion gazetarët në Kosovë i rrëmben albinfo.ch sepse paskish patur në plan të realizonte portrete “të thukta” individësh nëpër Zvicër, Kosovë, Danimarkë, Suedi etj!

Po përse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile i jep albinfo.ch 100 mijë Euro? A nuk paska gazetarë në Kosovë që me 100 mijë Euro të sjellin portretet e 120 figurave që veprojnë në diasporë?

Natyrisht që ka, por përse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile i jep albinfo.ch 100 mijë Euro ?

Sepse Fondacioni Kosovar për Shoqërinë Civile është nën tutelën e Hashim Thaçit dhe paret e grantet shkojnë atje ku do Hashim Thaçi, dmth jo tek gazetarët e Kosovës, por tek albinfo.ch!

Fondacione të tilla motra edhe në Tiranë po ashtu kontrollohen nga njerëz të afërt të Edi Ramës dhe paret shkojnë atje ku do Edi Rama!

Për shërbime politike klienteliste kryeministri i Shqipërisë e (sh)nderoi veten dhe albinfo.ch me trofeun “Shqiponja e Artë”!

Ne dëm të informimit, fjalës dhe shtypit të lirë, duke e bërë edhe diasporën një copy paste të asaj që ndodh në Shqipëri e Kosovë!

Sepse në Shqipëri e Kosovë është koha e artë për abuzuesit e pushtetit!

Koha e artë është edhe për albinfo.ch, që përveç gazetarisë skarco, tani ka marrë monopolin dhe merret me promovimin e politikanëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Zvicër.

Përmes albinfo.ch kalojnë të gjithë politikanët skarco shqiptarë që vizitojnë Zvicrën, Erion Veliaj, Pandeli Majko, të cilët në mënyrë arrogante dhe abuzive nuk ndërmarrin asnjë kontakt as me komunitetin dhe as me gazetarët shqiptarë nga shteti amë në Zvicër!

Dhe ndërsa gazetarët zviceranë përjetojnë vështirësi konkrete, sikur janë shkurtimet në SDA/ATS  apo mbyllja e gazetës 125 vjeçare le Matin, albinfo.ch prodhon mall skarco duke e shitur gratis, prodhon vetëm për të shpenzuar para, pa asnjë lloj përfitim komuniteti!

Dhe kjo histori zgjat prej themelimit të saj. Për çdo javë albinfo.ch boton të përjavëshme me shpenzime plus dhe prapë pyetja lind: prej nga dalin këto pare?

Në mes të shtatorit, albinfo.ch nxori në qarkullim si botues revistën për turizmin në Shqipëri “Shqipëria përtej bregdetit”, me paret e kujt?

 

(Nesër:Albinfo.ch publikon në faqet e revistës për turizmin “Shqipëria përtej bregdetit” reklamë dy faqe për shoqëri fantazma pa asnjë aktivitet në Zvicër –

Pasnesër: Nga kush u pagua albinfo.ch për revistën kushtuar turizmit të Shqipërisë “Shqipëria përtej bregdetit” që ka filluar ta shpërndajë gratis prej muajit shtator nëpër shoqata dhe ambasadat e konsullatat shqiptare në Zvicër?)

 

Mbi 22 miliardë euro dëmet e luftës që Serbia ia ka kushtuar Kosovës

Nadie Ahmeti

Mbi 22 miliardë euro llogariten dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë para dhe gjatë luftës së fundit (1990-1999), thonë zyrtarë të qeverisë dhe analistë në Prishtinë.

Por kompensimi për dëmet e luftës deri tani nuk është diskutuar gjatë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që është zhvilluar në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Aktualisht, Kosova dhe Serbia janë futur në fazën finale të dialogut, në të cilën është paralajmëruar edhe arritja e një marrëveshjeje finale që do të nënkuptonte normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, ndërkaq sipas analistëve, në agjendën e bisedimeve duhet patjetër të diskutohet edhe për dëmet e luftës.

Edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar.

Muhamet Mustafa, nga Instituti “Riinvest”, ka qenë koordinator i ekipit për çështje ekonomike në Grupin Negociator në Vjenë.

Mustafa, tashme këshilltar i lartë në këtë institut, thotë se është kërkuar që kjo çështje të trajtohet edhe në bisedimet që janë zhvilluar në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në procesin e dialogut që ka filluar nga viti 2011.

Ai thotë se për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nevojitet që Serbia të kompensojë dëmet e luftës.

“Ekipi i ekspertëve që kam udhëhequr unë në atë kohë, ka bërë një vlerësim të dëmeve të luftës për sektorë të ndryshëm, e që vlera ka arritur në mbi 22 miliardë euro. E tash natyrisht për t’u krijuar një pajtim, dhe për të parë që Serbia me të vërtet dëshiron që të lë prapa vetës politikën e (Sllobodan) Millosheviqit, ajo duhet të jetë e gatshme që të spastrojë llogaritë dhe dëmet ekonomike në pronën private dhe dëmet tjera që i ka shkaktuar Kosovës me qeverisjen e saj dhe luftën shfarosëse që ka zhvilluar ndaj shqiptarëve”.

“Unë personalisht mendoj se për një pastrim të llogarive, për një pajtim, krahas kërkimit të faljes për dëmet, ato dëme duhet të zhdëmtohen”, thotë Mustafa.

 

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi në Qeverinë e Kosovës, i cili në atë kohë ka qenë pjesë e ekipit në Vjenës, thotë se faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka hezituar që kjo çështje të trajtohet.

Por Shatri thotë se kompensimi i dëmeve të luftës gjithsesi duhet të trajtohet në kuadër të bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel.

“Mendoj se delegacioni i Kosovës në agjendën e bisedimeve në këtë fazë të renditë edhe këtë çështje si pikë e veçantë të bisedimeve me palën serbe,” tha Shatri.

Muhamet Mustafa shprehet se Republika e Kosovës nuk duhet të heqë dorë nga shpagimi i dëmeve të luftës. Ai konsideron se edhe pas përmbylljes se negociatave, Kosova duhet të padisë Serbinë për dëmet e luftës.

“Natyrisht, që Kosova duhet të shohë edhe mundësitë tjera. Ndonëse, Kosova ende nuk është anëtare e Gjykatave Ndërkombëtare, për shkak të pozitës se saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por nuk është se nuk ka ndonjë hapësirë. Mendoj se Kosova duhet të trajtojë, duhet të angazhojë ekipe të ekspertësh për të parë se si në mënyrën më të mirë dhe në vendin më adekuat mund të bëhet dhe të ekzekutohet kjo padi,” tha Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Zyrtarë të Qeverisë se Kosovë, ndërkaq më herët patën deklaruar se padia do të ngrihej kur Kosova do të mund ta bënte këtë si vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

(Video) Misioni Europa Nostra: Kishat e Voskopojes dhe Vithkuqit ndodhen ne listen e 7 monumenteve me te rrezikuara ne Evrope!

Live nga Hotel Tirana, Konference per shtyp e misionit Europa Nostra ne Shqiperi per Kishat e Voskopojes dhe Vithkuqit qe ndodhen ne listen e 7 monumenteve me te rrezikuara ne Evrope.

 

 

 

Më të rëndësishmet e javës: (Video) Doris Pack: ligji i kaluar në Kuvend, pa votën e kryeministrit Rama!Mos anashkaloni Këshillin Bashkiak; ligji juaj pastron paratë!

Politikania e njohur gjermane, Doris Pack i është bashkuar sot protestës së qytetarëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën që mbajti te teatri, Pack kritikoi qeverinë e Edi Ramës për faktin se Bashkimi Evropian i ka dhënë para për të ruajtur trashëgiminë kulturore, ndërkohë që këto para po përdoren për ta shkatërruar këtë trashëgimi.

Ish-eurodeputetja theksoi se ligji i kaluar në Kuvend, pa votën e kryeministrit Rama, ka për qëllim pastrimin e parave ndërkohë që banorëve të Tiranës nuk u duhen gjashtë kulla të reja në atë vend.

“Ne ju kemi dhënë para për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe ata po përdorin këto para për të shkatërruar trashëgiminë kulturore. Një qytet ka nevojë për vende të tilla, ky është një vend i jashtëzakonshëm që duhet ruajtur patjetër. Nuk mund ta kuptoj se si një qytet të kalojë ligje të tilla që përdoren vetëm për të pastruar para. Nuk e kuptoj se për çfarë ju duhen gjashtë kulla të reja?”,- u shpreh Pack në protestë.

Doris Pack kritikoi ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për shmangien e Këshillit Bashkiak nga vendimmarrja për këtë çështje. Ajo theksoi se nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian duhet t’i respektojë këto institucione të pavarura.

“Nëse ky vend duhet të shkojë drejt BE-së, duhet të respektojë institucionet, dhe këshilli bashkiak që është anashkaluar nga ky ligj është një institucion i pavarur. Nuk ka ligj që mund të anashkalojë këshillin bashkiak të Tiranës që është pronar i vetëm i kësaj hapësire. Jam e interesuar për këtë situatë dhe ky ligj që kaloi dje në Parlament pa votën e kryeministrit është i gabuar. Unë nuk arrij të kuptoj se si vendimmarrja e anashkalon zërin e njerëzve, nëse doni të shkoni në BE duhet të dëgjoni zërin dhe shqetësimet e njerëzve”, u shpreh politikania gjermane.

 

Vrasja e ish-ministrit të Mbrojtjes, çfarë ka thënë ish-kryeministri Majko (videot)

Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë, kishte lënë mundësinë që vrasja e Ahmet Krasniqit të kishte ndodhur nga shërbimet inteligjente, të cilat ishin prezente në kohën kur ishte kryer vrasja.

Ka thënë se jo gjithmonë është dora e shqiptarit kur vritet një shqiptar. Ky politikan nga Shqipëria ka thënë se ka pasur edhe informacione diskrete se kush mund të ishte vrasësi i Kransiqit, i cili u rrivarros të premten në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

“Informacionet e mia janë diskrete. Në përgjithësi, informacione të tilla mbeten në rolin e thashethemeve që mund t’i shprehi një politikan. Dhe si të tilla nuk do të ishin të besueshme nëse thuhen nga unë”, ka thënë Majko, në një intervistë për Gazetën Express, të dhënë në tetor të vitit 2015.

Majko ka lënë mundësinë që vrasja e Krasniqit të ishte bërë edhe nga shërbimet inteligjente prezente në Shqipëri. “Në atë kohë, në Shqipëri ishte shesh i shërbimeve inteligjente të shteteve tjera”, ka thënë Majko, për Express, por ka deklaruar se nuk ka informacione të sakta se kush ishte vrasësi i Krasniqit.

“Është problem delikat. Janë gjëra që lënë dyshim të përgjithshëm. Gjithmonë kur vriten shqiptarët, mund të jenë shqiptarët, por jo gjithmonë do jenë shqiptarët”, ka thënë Majko.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.

Skënder Zogaj, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Ahmet Krasniqit: Fatos Klosi e di kush e vrau kolonelin

Në RTV Dukagjini, ish- bashkëpunëtori i ngushtë i Ahmet Krasniqit ka dhënë emrin e personit për të cilin ai mendon se e di kush e vrau kolonelin Krasniqi.

 

Skënder Zogaj, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi ka thënë se Fatos Klosi e di kush e vrau Ahmet Krasniqin, transmeton gazetametro.net

“Fatos Klosi di gjithçka për këtë vrasje. Paraqitjet e tij të mëvonshme tregojnë që ai din gjithçka. S’ka mundësi të mos e dijë sepse të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në të gjitha shërbimet e Shqipërisë ai i ka ditur”, tha Zogaj.

“Jam i bindur se mos zbardhja e vrasjes së tij ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nuk është i rëndësishëm vrasësi që e ka gjuajt plumbin por kush i ka dhënë urdhrat”.

Zogaj ka thënë se Ahmet Krasniqi luftoi për unifikim të grupeve ushtarake që vepronin në Shqipëri, sepse kishte frike se pa unifikim do të dëmtohej lufta çlirimtare.

Ndërsa, në një deklaratë pak më herët, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit kishte gisht pikërisht Fatos Klosi.

Basha: Rama-Xhafaj po përgatit lirimin e Shullazit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga Konferenca Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE që po zhvillohet në Tiranë ka hedhur edhe një herë tjetër akuza në drejtim të Kryeministrit Rama.

Basha u shpreh se Arta Marku la pa prokurorë çështjet “Tahiri” dhe “Shullazi”, ndërsa theksoi se po përgatitet lirimi i këtij të fundit. “Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit.

Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafajt”, – u shpreh ai.

Duke vijuar më tej, Basha, ritheksoi edhe njëherë se shqiptarët kryesojnë listën për përdorim kokaine. “290 mijë shqiptarë, nuk arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, mungesën e mjeteve financiare për të blerë libra. Shqiptarët kryesojnë vendet e botës për përdorim kokaine, pasi 2.5 për qind e popullsisë. Mund të na akuzoni se kemi folur para kohe, por s’mund të na akuzoni, sepse kemi qëlluar në shenjë”.

Dr. Lori Amy: “Rrëzimi i Teatrit, ngjarja më e madhe korruptive në Shqipëri”

Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, dr. Lori Amy, foli sot me shqetësim në një konferencë kundër korrupsionit në drejtësi për miratimin në parlament të ligjit, që parashikon rrëzimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtime të tjera në atë zonë.

“Kjo konferencë mbi korrupsionin në drejtësi dhe përfshirjen e qytetarëve kundër tij është jashtëzakonisht e rëndësishme – tha ajo. – Por në të njëjtën kohë, tani në parlament po miratohet një ligj, që dihet mirë se bie ndesh dhe dhunon Kushtetutën. Ai ligj i heq këshillit bashkiak të drejtën të marrë vendime për qendrën e qytetit. Natyra kriminale e këtij ligji është e tillë, që ne duhet ta ngremë sërish si çështje dhe ta kundërshtojmë. Duhet demaskuar kriminaliteti, që qëndron pas këtij ligji. Ne nuk kemi pse diskutojmë, nëse duhet një teatër i ri, sepse këtu nuk është çështja për një teatër të ri. Çështja është ky partneritet jotransparent publik-privat, ku ne e dimë mirë se prapa tij fshihet korrupsioni. Pyetja ime në këtë dhomë është se çfarë duhet bërë për këtë? Ne po flasim këtu për masat anti-korrupsion, ndërkohë që në njëjtin çast po ndodh ngjarja më e madhe e korrupsionit në vend, ndaj duhet të merremi me të” – tha dr. Lori Amy.

 

 

President, pozitë e opozitë – të bashkuar drejt krizës

Arton Konushevci

Institucionet e Kosovës janë duke zhytur në një krizë të thellë institucionale, nga e cila vështirë se mund të dalin për një kohë të gjatë. Kështu thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se kriza në të cilën është Kosova dhe që mund të zgjerohet, mund të ketë pasoja afatgjata për shtetndërtim.

“Është një sinjal i një krize të thellë, e cila mund të ketë pasoja edhe afatgjate jo vetëm afatshkurtër dhe pasoja të cilat të cilat do të jenë edhe vështirë të menaxhueshme. Unë mendoj që nëse nuk ka një koordinim në këta dy muajt e ardhshëm se si të menaxhohet procesi i dialogut me Serbinë dhe procese të tjera të reformave dhe marrëdhënieve politike, do të kemi një situatë të tensionuar dhe një situatë ku edhe veç jemi kur gjithnjë dhe me shumë po mendohet me kokën dhe idenë për agjendën zgjedhore, se sa me agjendën e temave të rëndësishme, për çka edhe duhet përgatitur dhe tejkaluar”, tha Rashiti.

Edhe analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, konsideron se institucionet dhe drejtuesit e tyre bashkë më liderët politikë, janë duke e dërguar Kosovën drejt një krize të thellë.

Zgjedhjet e reja shihen si opsion

Ai thotë se për të ndaluar këtë të keqe për Kosovën duhet një koordinim i ngushtë ndërmjet gjithë spektrit politik.

“Shihet se jemi duke shkuar drejt një thellimi të krizës, nëse nuk reflektojnë partitë në pushtet, që t’i realizojnë kërkesat e opozitës. Kuvendi do të jetë i paralizuar, nuk do të mund të marrë vendime në përbërjen aktuale të cilën e ka. Edhe protesta e thirrur nga Vetëvendosje mund ta shtojnë presionin ndaj qeverisë. Kështu që zgjedhjet janë një opsion i cili do të duhej të konsiderohej seriozisht. Në këtë konstalacion politik nuk mund as të merret vendimet e mëdha, as që Kosova të dalë mirë në procesin e dialogut me Serbinë, pa pasur një koordinim ndërmjet institucioneve”, tha Krasniqi.

Rashiti shpreh mendimin se problemi qëndron në brendinë e koalicionit qeverisës, brenda partive politike opozitare dhe po ashtu mes koalicionit qeverisës dhe opozitës.

“Janë tri lloje të problemeve, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet shumë delikate të gjithë aktorëve me presidentin (Hashim Thaçi). Ky kompleks i marrëdhënieve të këqija po e bën shumë të vështirë koordinimin. Unë mendoj se prapë iniciativat duhet të vijnë nga qeveria dhe partitë në pushtet, të cilat duhet të vijnë me një ofertë serioze për partitë opozitare, për të punuar në temat që janë përtej agjendës qeveritare”, tha Rashiti.

Krasniqi mendon se tash për tash nuk ka asnjë gjë pozitive, veç një procesi të ri zgjedhor, që ndoshta mund ta ndryshojë gjendjen.

“Nëse bazohemi në sjelljet e partive politike deri më tani, asnjë proces i madh nuk ka mundur të shtyhet përpara pa u paguar me çmimin e zgjedhjeve. I ngjashëm ka qenë rasti me demarkacionin. Të njëjtit akterë politikë vetëm ndërruan qëndrimet pas zgjedhjeve. Kështu që shumë lehtë mund të ndodhë edhe tani që në këtë përbërje në këtë tensionim dhe polarizim të skenës politike, është shumë e vështirë të imagjinohet një konsensus dhe për t’i parë të gjitha palët duke bashkëpunuar. Kështu që, zgjedhjet mund të jenë një mundësi për të bërë një rikonfigurim të skenës politike”, tha mes tjerash Krasniqi.

Bllokada e vendimmarrjes në Kuvend ka nisur që nga fillimi i mandatit të këtij institucioni. Por, kohët e fundit, ndasitë duket se kanë paralizuar tej mase organin më të lartë ligjvënës në Kosovë.

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës, partitë në pushtet kërkojnë që Kuvendi të emërojë ekipin negociator për dialogun me Serbinë të propozuar nga Qeveria, kurse opozita kërkon miratimin e një rezolute lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Partitë politike shqiptare, si nga pushteti ashtu edhe opozita, nuk kanë arritur të vendosin një komunikim dhe koordinim të punës me deputetët e Listës Serbe, votat e të cilëve, në shumë raste do të ishin vendimtare për vendimmarrje.

Afërsia e kësaj Liste me politikën zyrtare të Beogradit, i mbanë në distancë subjektet politike shqiptare. Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës po përballet në vazhdimësi me mungesë të kuorumit.

Ish-i përndjekuri protestë për pronën, lidh veten me zinxhirë

TIRANE- Një ish-i përndjekur politik në shenjë proteste kundër një vendimi gjyqësor, është lidhur me zinxhirë në kangjellat e institucionit të ATP-së.

Sipas gazetarit Erjon Skëndaj bëhet fjalë për Dush Martinin. Ai ka kundërshtuar një vlerësim që shteti i ka bërë pronës së tij në Lezhë, ku për 52 dynim tokë është dëmshpërblye me 25 milionë lekë të vjetra.

Edhe autostradat e Kosovës me pagesë

Nadie Ahmeti

Pas vendosjes se taksës për qarkullim në “Rrugën e Kombit” nga Qeveria e Shqipërisë edhe Qeveria e Kosovës po përgatitet që qarkullimi në autostrada e vendit të bëhet me pagesë.

Bëhet fjalë për autostradën “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën më Shqipërinë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në vitin 2013 dhe autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën me Shkupin dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga viti ardhshëm do fillojë studimi i fizibilitetit për këtë çështje. Por, Kadriu premton se taksa rrugore do jetë e përballueshme për qytetarët e Kosovës.

“Në vitin 2019 do të hyjmë në procesin e studimit të fizibilitetit dhe do të presim një vit ose dy që të përgatitemi, të marrim opinione, debatet me qytetarë, me organizatat joqeveritare dhe të vendosim një taksë. Por, që taksa e Kosovës do të jetë shumë herë më e ulët sesa ajo e ‘Autostradës së Kombit’”, thotë Kadriu.

Tirana zyrtare që nga e hëna ka vendosur taksën rrugore për të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit” në pjesën e Shqipërisë, nga 5 deri në 22.5 euro, varësisht nga pesha e automjetit.

Çmimi për këtë taksë po kundërshtohet nga qytetarët dhe bizneset e Kosovës, pasi llogaritet se janë shfrytëzuesit më të shpeshtë të autostradës. Kurse zyrtarë të Ministrisë se Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, kanë thënë se nuk kanë arritur të bisedojmë me zyrtarë të Qeverisë se Shqipërisë për këtë çështje.

Megjithatë, Rexhep Kadriu thotë se edhe pas marrjes se vendimit për vendosjen e taksës rrugore, jo të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar të shfrytëzojnë autostradat me pagesë, pasi për të dy autostradat ekzistojnë rrugë alternative.

“Ne e kemi më lehtë dhe më mirë të vendosim taksë, sepse realisht në të dy drejtimet për Shqipëri dhe Maqedoni kemi rrugë alternative, rrugët e vjetra të cilat janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Dhe qytetarët të cilët nuk kanë kushte të udhëtojnë nëpër autostradë, mund të shfrytëzojnë rrugë alternative. Kjo e bën më të lehtë për qytetarët, ndërsa nga pjesa e Shqipërisë nuk ka rrugë alternative që iu mundësohet qytetareve, nëse nuk kanë mjete të përdorin ndonjë rrugë tjetër”, thotë Kadriu.

Edhe ekspertë për çështje të komunikacionit thonë se autostradat e vendit duhet të bëhen me pagesë, por jo në nivelin e taksës se Shqipërisë.

Nol Dedaj, profesor i Komunikacionit në Kolegjin UBT, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, duhet të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, por që sipas tij, taksa duhet të jetë e përballueshme.

“Niveli i pagesës duhet të vendoset pas një studimi të detajuar, në mënyrë që të përcaktohet një çmim i pranueshëm. Unë shpresoj se autostrada e Kosovës i plotëson disa kritere tjera në krahasim më autostradën e Shqipërisë, për shkak se kalon në mes të Kosovës dhe nuk besoj se kostoja nuk duhet të jetë aq e shtrenjtë, sa është taksa rrugore e Shqipërisë”, shprehet Dedaj.

Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa asnjë ndihmë nga jashtë.

Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro.

Në fund të këtij viti pritet të përfundojë edhe autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, e që buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro.

Të dy autostradat janë ndërtuar nga konsorciumi turko-amerikan, Bechtel-Enka.

Ivica Daçiç: Kosovën e njohim kur të fluturojnë derrat !

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç  tha se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do t’i lejojë të marrë ulëse në OKB “kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat”.

– Në lidhje me çështjen e Kosovës e Metohisë duhet kërkuar kompromise, tha Daçiqi, i cili deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës i komentoi me fjalët: “ai sigurisht që duhet të thotë diçka, ngase po e sulmojnë nga të gjitha anët”.