VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

BILBILI DHE TRËNDAFILI – Tregim nga OSCAR WILDE – Përktheu FASLLI HALITI

By | December 12, 2019

Komentet

Nga Antologjia e vargjeve agimiane – Cikël poetik nga Agim DESKU     

 

 

 

ITAKA

 

Nëse sërish i duhemi fjalës së artë

Para syve të agimit të jemi t’zgjuar

Me diellin do t’i pëlcasim zotnat

E marrë është Itaka pse u bë tokë e huaj

 

Nuk vdiqem edhe kur e vërbuan Homerin

Gjallë na mbajti flaka e qiriut të Naimit

Asnjë fuqi djajësh nuk na munden

Pse patëm besë e fe edhe para Krishti

 

Dhe një atdhe ku zot e mbret ishim vet

 

Asgjë e bukur nuk i përngjanë fatziut

Kur fytyrën e barazon më të tradhtarit

E na iku Itaka deri sa lindën luftëtarët

S’është vonë t’i mundim këta birë zagarët

 

Legjendat e thonë sa herë na ikën zotnat

Dhe ç’na vrau krenaria kur ishim vetë diell

U lamë në detin e plagëve të Gj.E.Alisë

Det kryqzimi i shpatave për çdo bajloz

 

Do të ju rrëfej brezave Lulin e Migjenit

Krenarinë e vdekjes burrërisht për Doruntinën

Kam besim në ngrohtësinë e diellit

Të eci i lirë Rrugës së Kombit tim.

 

23 shtator 2020 AGIM DESKU

 

THEMBRA E AKILIT

apo e shfletoj historinë

 

Larg

e shfletoj historinë

Pluhurin çdo ditë ia fshi

 

Kam frikë

nëse s’di ta ruaj

Të ma vërshoj

ndonjë lumë i huaj

 

Këmbëkryq

i rri historisë sime

E përqafoj

dhe e puthi n’ballë

 

Krenohem për betejat

që na i ka falë

Duke shërue plagë

deri këtu kemi ardhë

 

Pa i harrue betejat

e shekujve të Gjergjit

Që emrin tim

ta thërras të lirë

Agim

 

Më duhet ta mbaj

besën e Konstadinit

Ta shoh

a është gjallë

a rron thembra e Akilit.

21 shtator 2020 AGIM DESKU

 

 

 

E DI

 

Nëse një ditë

Kam më pasur mallkim

E di nga më vie

 

Jo nga fluturat

Që fluturojmë së bashku

Krue me krue

E trëndafil në trëndafil

 

Mallkimi nuk më vie

As nga yjet e qiellit

As nga drita e diellit

As nga zemra e ndarë

Në copa copa

 

Ku pak këtu e më shumë

Ma ka marr bota

 

E di së kush më mallkojnë

 

Sot në lutjet e së dielës

Lutem

Fali o Zot ato duar të zeza

Që s’dinë kurrë bardhë

Veç Zi.

E diel 20 tetor 2020 AGIM DESKU

 

PËLLUMBAT

 

Mos u thëntë ma

ta shoh sërish diellin ëndërr

 

A nuk mjaftoj jeta ime

n’shekujt t’ferrit

 

Dëshmitar

kisha veç pëllumbat e lirë

Të vetmit që fluturonin

afër diellit dhe për diellin

 

Dëshmitarë tjetër

i kisha sytë e vërbuar

Të nënës sime pa liri

Që u shndërrue n’legjendë

Për lirinë e popullit tim

 

Dhe dëshmitarë famëkeq

I kam sytë e çmendur të Apokalipsit

që më vrisnin jetën çdo ditë

 

Veç pëllumbat i kam pasur jetë

Dashurinë e bëra flakë dielli për ta

Edhe nëse vdes n’beteja çlirimtare

 

E di së pëllumbat s’kanë vdekje

Atdheun ma mbajnë në zemër

Më flasin me ngrohtësi dielli

Atje ku veç engjëjt kan emrin Erna

 

Deri ku nuk shkel këmba e tradhtarit

Është toka dhe dashuria ime e pëllumbeshës.

 

Dhe dëshmitare tjetër kam gotën e dehjes

Për një natë të bukur sheshit të Tiranës

Unë rebeli i bërë det loti për dashurinë e vrarë të Annes.

Ps-Anna dhe Michel të vrarë diku në Mallësi

 

18 tetor 2020 AGIM DESKU

 

 

E KISHA NJË MIK

 

Njëherë e kisha një mik

Mik dhe shkuar miku

Por ai kishte veç veten

 

Së bashku

I mbijetuam betejat

Çlirimtare

 

Plagët e luftës

Ende nuk i shëruam

 

Më besoni

Sa herë e pyes veten

Eh ç’lloj njeriu jemi

 

Çdo çast të jetës

Më vie në mendje Fishta

e Konica

 

Sërish pyes

Cila është e vërteta

 

Pse nuk mund të bëhemi

Bashkë

As edhe dy veta.

 

17 shtator 2020 AGIM DESKU

 

KËTU DO TË QËNDROJ

 

Këtu qëndrova dhe do t’qëndroj

Edhe pas sëcilit shekull t’mjerë

Edhe kur ishim në Ferr t’ferrit

Eshe ma n’ferr së ferri i Dantes

Qëndrova më e rujtë tokën e gjyshit tim

Për pasaportën e Shqipnisë së bashkuar

Unë qëndrova këtu fal plisit të bardhë

Mbi kokën e Gjergjit dhe bac Ademit

E sot plisi qëndron në Kullat e lirisë

Në Prekaz e Gllogjan

Kudo nëpër viset e Ilirisë

Për plis e fis besën ia fala

Atdheut e dashurisë

Këtu do të qëndroj me frymë

A pa frymë t’jetës

Ta di bota të vertetën

Së para Krishti jemi këtu

Kur Adami dhe Eva shpirtnisht

Shqipërinë time me zemër e krijuan

Këtu do të qëndrojnë edhe breza tjerë të artë

Agimi,Liridoni,Dardanie me plisa të bardhë

Përandorët do t’i lenë në demonë të mjerë

Sëcili gur i shqipeve do të ngritët në hyjni

Ku tradhtarët s’kanë vend ma për varr

Atëherë Shqipëria do të rikthehet mbarë.

15 shtator 2020 AGIM DESKU

PLISI

Sot e çdo ditë po mbetët relikt muzeu

Dikur e vetmja shenjë që na bënte krenar

Veç me plis bota na nderoi për shqiptar

Djall u bëfsha nëse nuk i përkulëm plisit

E mos qofsha n’lëkurën e djall o pisit

Mbi kokë po së vuri kurorën e lashtësisë

Krenar që e ruajmë n’zemrat e Shqipërisë

13 shtator 2020 AGIM DESKU

 

NDALO DET ATO VALË

 

Ndalo det ato valë bajlozësh që t’shitojnë

Sërish pas pesë shekuj t’ferrit mallkojnë

Rrugën e Kombit tim do të rikthejnë

Në çmendurinë e Via Egnaties së djajve

 

Ec e mos u bën rebel Agim kur t’i shoh

Kah të kalojnë karvanët pranë syve t’mi

Ata që me shekuj ma bën dheun ferr t’zi

Më sërvon bota të dehem e të ngriti dolli

 

Veç ti o det si t’i ndalon piratët e xhelatët

Ata që më lanë pa gjysmën e vëllëzërve

Që m’i ndanë dritat e fëmijëve nga sytë e mi

Nënën ma lanë të pragu me duar në gji

 

Edhe sot si dje e besa edhe nësër jetojnë

Demonët asnjë zot nuk di si t’i ndalon

Kanë marrë ca fytyra nga njeriu ynë

Bota po ngrit dolli me bukurinë korbiane.

 

11 shtator 2020 AGIM DESKU

 

SEA STOP THOSE

 

Sea stop those waves of behemoth that punish you

Again after five centuries of hell they curse

The path of my Nation will be restored

In the madness of Via Egnaties of devils

 

Walk and do not rebel Agim when I see them

Towards the caravans pass near my eyes

Those who for centuries make the earth hell black

The world makes me guard,drunk and toasts me

 

Except you o sea how to stop pirates and executioners

Those who left me without the half of brothers

That separated the children’s lights from my eyes

My mother left me on the doorstep with her hands on breast

 

Even today, as yesterday, I believe, and if the

Demons live, no god knows how to stop them

They got some faces from our man

The world is toasting with raven’s beauty.

 

September 11, 2020 AGIM DESKU

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

 

 

 

 

 

 

E DI KU JE ZOTI IM

(Teologut korçar Kleo Betsokou-mërgimtarit nga Londra

 

E di ku të gjej zoti im

Në valixhet plotë lot të mërgimtarëve

Aty çdo ditë të takoj në rrugën t’pakthim

 

Në një atdhe je ku secili bëhet Promete

Dhe liria e zëvendëson ferrin e Dantes

 

Zoti im ti u shndërrove në zana

Dhe nga toka ime shporre mijëra sulltanë

Nga Azia e Karpate që këtu bënin pallate

 

Në cilën dëshirë e di ku të gjej më mirë

Në fjalën që i thua nënës në çdo mëngjes

Të dua perëndesha ime që më fal gëzime

 

Në çdo kohë zotin tim e gjej më të ri

Kur vëllezër luftojnë së bashku për liri

Kur motrat tona të jetojnë si shqiponja

 

Zoti im është vetë Shqipëria e bashkuar

Pa asnjë kufi dikur të ndarë e të sharë

Por janë Kullat e Prekazit e Gllogjanit

Flaka e luftëtarëve që na ndriçojnë lirinë

 

Kudo jeton zoti im si hero i Arbërisë

Në bamirësinë e patriotit të kombit tonë

Hasan Prishtinës e Haxhi Zekës

Që i falën tërë pasurinë për liri t’Shqipnisë

 

Në kujtesën e Gjergjit që u kthye shqiptar

Edhe në madhështinë e Nënës Terezë

Botës ia shëroi varfërinë e vetes lavdinë

09 shtator 2020 AGIM DESKU

 

I KNOW WHERE YOU ARE MY LORD

(Korça theologian Kleo Betsokou-emigrant from London

 

I know where to find my lord

In suitcases full of tears of emigrants

There every day I meet you on the way back

 

You are in a homeland where everyone becomes Prometheus

And freedom replaces Dante’s hell

 

My Lord, you became fairies

And expel thousands of sultans from my land

From Asia and the Carpathians they made palaces here

 

In which desire do I know where to find the best

In the word you say to your mother every morning

I love you my goddess who gives me joys

 

Every time I find my master younger

When brothers fight together for freedom

When our sisters live like eagles

 

My Lord is the united Albania itself

Without any boundary once divided and cursed

But they are the Towers of Prekaz and Gllogjan

The flame of the fighters who illuminate our freedom

 

Everywhere my lord lives as a hero of Arberia

In the charity of the patriot of our nation

Hasan Prishtina and Haxhi Zeka

That they forgave all the wealth for the freedom of Albania

 

In memory of Gjergji who became Albanian

Even in the greatness of Mother Teresa

Healed the world of poverty and her own glory

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

09 September 2020 AGIM DESKU

 

Thank you President Trump, but we are Albanians

ALBANIAN

 

Albanians o miserables we are

Sixteen centuries BC

Tanagra and I spoke Albanian

 

Generation after generation we are here Albanians

Mountains and plains shout in Albanian

Except in the language of the god we speak

 

In an Albania and  eagles of mountain

The deities have transformed us

In fairy tales they have blessed us

 

I know before the gods except Homer was here

 

The centuries of hell are not far away

That comes from me once and for all

They turned into apocalypse of horror

 

How it hurts me when I look like you to black ravens

Not like I am an eagle of blessed soil

 

Let the world burst if it wanted to

Albania will not be dismantled

One day our Gods will return to us

 

We trusted the white and black man enough

Eh that I believe in the young devil himself.

 

5 September 2020 AGIM DESKU

 

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

 

Faleminderit president Trump,por jemi shqiptarë

 

SHQIPTAR

 

Shqiptarë ore të mjerë jemi

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti

Unë dhe Tanagra folëm shqip

 

Brez pas brezi jemi këtu shqiptarë

Mali e fusha shqip bërtasin

Veç pse n’gjuhë t’perëndisë ne flasim

 

Në një Shqipni e n’shqipe mali

Hyjnitë na kanë shndërrue

N’zana t’legjendave na kanë bekue

 

E di para zotnave veç Homeri ishte këtu

 

Nuk janë larg shekujt e ferrit

Që ikën nga unë njëherë e përgjithmonë

Se u shndërruan në Apokalipsa të tmerrit

 

Sa më dhemb kur ju ngjaj në korba të zi

E jo siç jam shqipe e dheut të bekuar

 

Le të plasë bota po deshi

Së Shqipnia s’ka për t’u zhbërë

Një ditë do të na rikthehen zotnat tanë

 

Mjaft i besuam njeriut të bardhë e të zi

Eh që besa edhe vet djallit të ri.

 

5 Shtator 2020 AGIM DESKU

 

 

 

 

 

 

E PREMTJA E MADHE

Nënë sot rri zgjuar dhe mos ke frikë

Ditë e ngohtë bën në Amerikë

Janë ba bashkue tokë e qiell

E janë çel sytë e mi

N’Rozafat Ajkunë edhe ti mirë e di

Më thanë së lgjendat kishin ardhë

Më të marrë Ty

Sa e deshta burrërinë e Prometheut

Ah Venedikut i raftë pika

Si na i la Bajlozët n’këto anë

Sot n’Kala po të bëjmë mbretëreshë

Për nuse t’shqipeve të vëhet kurora

Në legjendë për zanë të mora.

4 shtator 2020 @gim DESKU

 

 

 

Marie Tuci,mësuesja mirëditore që u masakrua duke e futur në një thes,lakuriq,bashkë me një macë të egër!

(Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun,sot po vdes

më kan futur,në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kan mbyll ,në thes linace)

**********************

E NË VDEKËSHA NËNË

-dedikim Marie Tucit

-motiv popullor

E në vdekësha nënë

Dashninë e atdheun kujt t’ia lemë

Asnjerit Marie mos ia le

Së do e mbysin sikur ty dje

A s’më thua ti Shqipni

A të qajë ma për ty

Sa herë e kam ba gjamën

Në ty e kam ditë nanën

Dhe çdo ditë e mira Shqipni

Po e lexoj nga një parodi

Për pesëdhjetë vite kumunizmi

U shquve ti a për mua është marrëzi

Tani i besoj Fishtës si i shkoi jeta

Me shpirt të plasun nga këto t’vërteta

E si vritet në pik ditës drita e diellit

Kur mësuesja Marie falte lule t’prillit

Pa më thuah Shqipni a je zgjue nga gjumi

Kurrë mos të pafsha që të ka marr lumi

Mos lexofsha ngjarje as si t’at Zef Pllumit

Vraje vet këtë ligësi që na ndan mua e ty.

28 gusht 2020 @gim DESKU

NË NJË KOHË TJETËR

Në një kohë kur rrinim bashkë

Mu në mes kishim bjeshkët e larta

Mua më duhet të flas o t’bërtas

Se jam pak gegë e veç me za zanash jetojmë n’këto anë

Kur ulëm të mendoj më duhet të shkruaj

Se jam pak toskë veç me sy valët i shikoj

Ndaloj për të bukurën e detit ta pikturoj

Në një kohë t’jetës sime isha mbret tjetër

Ngado që shkoja kisha zemër Gjergji

Fytyra m’i ngjante fytyrës se tij heroike

Ëndërr e lexoja lirinë shkronjave biblike

Fjalët e zemrës i ruaj për një kohë tjetër

Më të dashtë aq sa plagët e Titanikut

Nëse kjo kohë e ka ngrohtësinë e diellit

Nuk ecët ma nëpër Via Egnatia si n’kohë t’vjetër.

G R I S J E

Copëza trëndafili i mblodha

Të grisurat i ruaj

Vargut të kujtimeve

Për një kohë e botë tjetër

E di cilët i grisin çdo çast lulet

I shoh kah sjellin stuhi shiu

Sa plagë ia shtojnë tokës

Kanë fytyra Apokalipsash

M’i grisen fluturat

Tradhtisht n’fluturim

Në një natë ëndrrash

S’më lanë të dehem

Çfarë ju vjen në dorë

Gjithçka grisin

Për vrimë gjilpëre më tretin

Ku e jetoj t’zitë e ullirit

Nuk e desha botën

Pa pranverë t’luleve

Historinë e heshtjes

Askush s’di ta shkruaj

E di unë për fajësinë e fjalës

Kur dhemb pse i besova shumë

Sa lartë i ngrita dhembjet e yjeve

Zjarr ferri i bëra vetes

Nuk besova që e grisin Çakorrin

Për të cilin u kënduan këngë kreshnikësh

Ku i kanë varret gjysh e stërgjysh

Çlirimtarët e fytyrave t’atdheut t’Gjergjit

Sa mëkat t’i grisen lulet e dashurive të atdheut.

22 gusht 2020 AGIM DESKU

NJERËZIT JANË TË MARRË

 

Kam mendue të shndërrohem n’trëndafil

Më thanë së qenkam i krisur dhe rebel

Përse vizatova hartën e dheut të lirë

E desha ta di ku e kam një vend për varr

 

Ç’më sjellin ëndrrat sonte në mendje

Jetën e mëkatit e paskna bërë deri tani

Pse më thonë jam i tepërt në tokën time

Sikur s’kam fat të jetoj në diell e për diell

 

Mund të bëhem flutur e Kopshtit t’Edenit

Të ngritëm veç këtë herë t’i flas Ernes

T’i them së njërëzit e marrë të humben ty

As unë s’dua të jetoj ma me lot ndër sy

 

Kur njërëzit urrehen e vriten mes vete

Ç’më mbetët mua në një shoqëri hileqare

Ku paraja në heshtje më vërbon e shiton

Neriu ka veshur njëqind fytyra demonësh

 

Kam ba be më t’dashtë ty më shumë lulet

Me fluturue e me u bashkue me fluturat

Të jetoj Alpeve shqiptare veç me zana

T’i ruaj fjalët për Shqipëri si m’i thot nëna

 

S’më mbetet merak pse s’jam njeri si Ti

Pse s’ ‘i besove fjalës as nuk ishe fjalë

Nē mua e lexove një përrallë të gjatë

S’dua ta shoh fytyrën asnjë ëndrra t’gjallë.

 

29 Gusht 2020 AGIM DESKU Pejë

 

 

Ç’MË THUA A Ç’TË THEM POET

 

MË SHUMË SË POEZI

Në ditëlindjen time

 

Më vijnë çdo çast urimet e më të mirëve

Mëzi presin të zbresin nga retë e shiut

E besoj më sjellin ngrohtësinë e diellit

Dhe me fjalët e bukura t’hyjnive arrijnë

 

Sot s’janë më mua mbretërit e pranverës

Dikush i bën sehirë botës me covid 19

Ndoshta pse sa herë u bëra kryeneq jete

I padegjueshëm i pushteteve të shteteve

 

Kam mbetur peng i besës së burrit

Në një kohë kur s’dëgjohet ma burrënia

E kam pague shtrenjtë heshtjen e fjalës

Jetës ia shtova edhe një rebël ma shumë

 

E kam dashur veç jetën e luftëtarit të lirë

Dashurinë e vashës së tij e bëra varg t’jetës

Ç’m’u kujtue çlirmtarja që nuk fali tokë

Nuk do që varri i trimit të bëhet mish qeni

 

Sot në mua ndriçojnë agimet r’shenjta

A kam jetë të shoh qytetin veç trëndafila

Pa re të zeza të shekujve që na mallkuan

Të rikthehen zanat e dashuria e shqipeve

 

25 gusht 2020 AGIM DESKU

 

 

LIRIA NË SYTË E HAVZI NELËS

-Poetin që e varën në litar veç pse ish poet

Të kam ditur

e dashur

për faqe t’bardhë

Shqipni

Ti më dole

Faqe e zezë

Nuk ju besova syve t’mi

Kur ma vëre litarin n’fyt

Nuk e kuptove se jam poeti yt

Si ta shoh lirinë pa sytë e mi

Vdekja e fundit të qoftë Shqipni.

10 gusht 2020 AGIM DESKU

 

POPULL

Popull

me sy a pa sy

Popull

Me vesh a pa vesh

Popull

I lashtë sa vetë jeta

Popull

I pafuqishem për të urrye

Asnjëherë marionetë e dikujt

më i shërbye

Popull

Me histori plagësh homeriane

Me dritë dielli në vend të llambës

Popull

Krenar për krenarinë e plisit

Të shqiponjës dhe t’fisit

Popull

Edhe pas pesë shekuj të ferrit

E rujte emrin bac e Ademit dhe t’Gjergjit

Popull

Sot më shumë së kurrë të duhen sytë

Për t’i pa bajlozët e detit dhe t’malit

Kah na vjedhin tokën e t’parit

Popull

Zgjohu me uratën e luftëtarëve n’beteja

Shih lapidarët në çdo cep të Shqpnisë

Do duhej të ishte krenaria e lirisë

Populli im i mirë

Nepër të gjitha kohët dhe stuhitë

Kurrë nuk u ligështove as nga tradhtitë

Populli im

Më shiko në fytyrë dielli

Në të njëjtin djep me Yll Davidi

Nënat tona na rritën për këtë ditë.

5 gusht 2020 AGIM DESKU

 

Ç’ËSHTË ME NJERIUN SOT

Çështë me njeriun sot

Kur të thotë ,ah sa të dua

Aq larg shkon sa të kapet

Si mishi n’thua

Dhe ti i beson fjalëve të tij

E mendon veten së je vetë ti

Jo,ma mos beso në asnjë fjalë

Beso në botën së qenka përrallë

Nëse do t’i besosh të vertetës

Janë lapidarët që i flasin jetës

Nëpër fytyrat tona jetojnë

Është tjetër gjë nëse na i kujtojmë

Beso në një det të madh shumë

Ku thellësisë së tij s’i matet fundi kurrë

Kështu njeriu ka gënjeshtrën e tij pa kufi

E verteta është kur si hero t’ikën nga jeta.

4 Gusht 2020 AGIM DESKU

 

SA SHUMË U LARGUAN YJET

Dikur jetoja mes tyre

Të njëjtën frymë e kishim

Asnjë dhembje shpirti s’na rëndonte

As edhe tytat e plumbave të armikut

Jetonim me bukë e kripë e zemër

Në të vetmen sofër shqiptare

Së bashku bënim dritë naimiane

Se ishim “den baba den” shqipe e zana

Sot sa larg ikën yjet

Edhe mbi vet dritën e diellit shkuan

S’çajnë kokën për verbërinë e syve

As lotin e tokës që i rriti nuk e shohin

Jetojnë bulevardeve evropiane

Me gotën e dehur të tragjedive shekspirjane

Të krisur për fjalën e bukur të atdheut

Kam qarë kur lindën yjet

Më dukej së botën e kisha në shpirt

Jetoja dhe vdisja veç për yjet e diellin

Çdo ditë mbaroja nga një lumë loti

Tani sërish po bëhem plagë deti

E di që demonët kurrë nuk flejnë

Ata prapë kanë marrë dritën time

Ndoshta një ditë më rilind zoti im

Mjafton që dikur linda në kohën e yjeve

I rrita dhe i putha më shumë se dritën e diellit

Tani i them vdekjes ja ku më ke

Pa yjet e qiellit s’dua asnjë çast t’jetoj.

3 gusht 2020 AGIM DESKU

 

NJË NATË VARGU

Mikes së mikut tim Lanit

Një natë ajo me Lanin

Unë me vargun ngritëm dolli

Afër kalasë ku rrinë zanat n’Vushtrri

Folem për kohën e shejtë të çlirimtarëve

Folem pa dorëza sikur të ishim pa një shekull

Shëtitem brigjeve të Lumit të Bardhë

Pimë ujë t’Cemit e hymë n’Kullë t’Oso Kukës

I thamë mendimet deri n’kufi t’shpirtit

Ku rëndojnë plagët e Çamërisë sonë

Një gjysmë Shqipni e kemi me dhembje

Për lirinë pa kufi ndarjesh folem të tre

Një natë më e bukura natë që s’kthehet ma

Në shpirtin tënd e paske pas shpirtin e Lanit

E di je luanesha e vargut të mikut tim

Ah vdekja nuk të takon ty as poetit

Takimin e sërishem do ta bëjmë prapë aty

Tani me gotën për librin tënd të dashnisë

Do e ngritim tërë poetë e Dardanisë deri n’Çamëri

E di je lodhë nga fytyrat e shumta të tradhtisë

Ike për mos më u pa kurrë ma më këta demonë

Mbete një luftëtare e shejtë e adheut tonë.

Një natë vargu në Amazona 2013

1 gusht 2020 AGIM DESKU

 

QERPIKËT T’U BËNË MUZE

S’ke faj që ike në legjendat e dragojve

Koha për t’u bë mbretëreshë shqipesh

Mbeti në qerpikun tënd Ajkunë

Sërish duhet të rikthehesh n’dyluftim

Në muze mbete ti e dashuria prekaziane

Besova së do t’i rezistoj sëcilës Saharë

Edhe akullnajave të Antartikut

S’ka thellësi Titaniku që të mbanë

Asnjë natë s’kanë bërë gjumë piktorët

T’ia marrin ngjyrat më të bukura ylberit

Duan në çerpikët tuaj ta shohin veten

T’i njohin më mirë dashuritë venedikiane

Vdekja nuk të takon ty Ajkunë as Ernes

Kam më e mbajtë fjalën për më ju urue

Më fluturue me pulëbardhat e agimeve

T’bëj be më askë fjalë s’kam me ndërrue.

1 gusht 2020 @gim DESKU

 

 

AJO FYTYRË DIELLI

Ato gjethe të lules

Nuk vyshken këtë verë

Nëse bie shi si përherë

Pranverës sime të shejtë

Fytyrë dielli i bëhen rrënjët

Zhdukja e zogjve të lagjes sime

Në enigmën e nënës tretën

Edhe pse paskan varfërue botën

Rrënjë pellazge mbetën

Nëpër luginën e ujqërve

Jetën e ka kalue mbretëresha dardane

Tani mbi yje është pagëzue

Heroinë e shejtë iliriane

Në fytyrë dielli tani je Erna

Kur të shohim të lirë në çdo stinë

Le të vinë po deshen carët e akulltë

Pa frikë së ma s’na mërdhinë.

28 korrik 2020 @gim DESKU

KU ISHE ZOTI IM

Kur pranverave të mia i bëheshin acar

Dhe nuk e dija cili jam e a jam shqiptar

Ku ishe zoti im ditën e masakrimit tim

Në Reçak,Mejë ,Izbicë,Krushë ,Rogovë

Njëjtë më mendoje të lutem këmbëkryq

T’i falëm plumbave që më bënë hi zjarri

Për dashuri s’më pyete së çfarë dashuroj

Më shumë miken kur për atdhe sakrifikoj

S’kam për t’u ndalur në mëkatin tënd

Pse krijove demonë e perandorë të njëjtë

Petk njeriu ju veshe tradhëtarëve t’kombit

Sot për të satën herë i huaj më duket jam

Kam shumë për t’i thënë mëkatit tënd

Pesë shekuj nuk më njohe për njeri

Nuk më le të kisha veç një Shqipni

Sikur linda më vonë së sëcila hyjni.

26 korrik 2020 @gim DESKU

 

UDHËTIMET E JETËS

 

Një udhëtim rreth jetës e nisa dje

Udhëtoj me fjalët që më rritin

Edhe atëherë kur në ërrësirë gjej dritën

 

Ndaloj pranë valëve të detit kryeneq

Qajta për përmbysjen e Titanikut

Nëse më duhej të dyluftoj me ca piratë

Pa i harrue bajlozët që na rrethojnë çdo çast

 

Formulën e Pagëzimit e kërkoj nëpër Malësi nëse ka mbetur aty ndonjë njeri

Në thanë kërkoje Bulevardeve të Evropës së mjerë

Ku njeriu ynë atje derdhë djersë e quhet hije e zezë

 

I besoj kohës së nënës kur më rriti n’djep me yll Davidi

Në luftë jam me shekujt e ligë që ma pushtuan emri me vjet

Pse isha në tokën time i vetmi mbret

 

Jetuam me lulet dhe për lulet

Ende për bozhurët janë të gatshme luftëtarët të sakrifikohen

Ashtu si për tokën ku secili flijohet në hyjni të shenjtë

 

Në udhëtimin tim fytyrëçelur dhe të lirë

A ka gjë më të bukur së sa ta takosh çlirimtarën e bellagjive të Grabovcit

Një luftëtare që ia fali vëllain Shqiipërisë së shenjtë

Mësova shumë nga çlirimtarja Kumrie Shala

Për robërinë,tragjeditë,refugjatët,luftën

Lirinë e njëzet vite pas lufte me skena e prapaskena

Për njeriun e varfër pa politikë që mezi e ka pritë këtë ditë të lirë

Mësova shumçka sa një roman nuk ia zë

Dhe diçka që më pëlqeu kur tha- Dashurinë ia fali veç atdheut të bashkuar.

 

Dhe vazhdoj udhëtimin me imagjinatën time

E pyes veten a e meriton populli im i mirë çmimin Nobel për paqë

Për robërinë pesë shekullore gjithmonë i ndarë e i sharë e i vrarë

E sot në sytë e Evropës na s’mund të shohim ma larg se Kosova

As udhëtimi im s’ka fuqi as liri të fluturoj nëpër botë

Rri në shtëpi e ngshëllohet me ca pika lotë

 

Në këtë ditë të veçantë për diellin

Kisha pasur dëshirë ta festoj pranë Titanikut

T’i zgjoi nga gjumi i thellë dashuritë venedikiane që s’vdesin kurrë.

 

19 gusht 2020 AGIM DESKU

XL – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda: “Nata nuk mund ta ndalojë agimin për të dalë” Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XL – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda: “Nata sado e gjatë nuk mund ta ndalojë agimin për të dalë” – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda:

“Nata sado e gjatë nuk mund ta ndalojë agimin për të dalë”

URATË PËR TË DËSHPËRUARIN – Poezi nga NËNË TEREZA

O Zot, të lutem,

jepi dritë

për të parë thellësinë e errët

të tundimit.

Jepja dashurinë tënde

që së paku të mund të hetojë pasuritë

që ti i ke përgatitur për ne.

 

Dhuroja Shpirtin e Shenjtë

për të parë

se ke nevojë për të dhe e do,

se jeta e tij ka ende një qëllim

për t’u dëshmuar të tjerëve

dashurinë dhe mëshirën tënde për të…

 

O Zot,

jepja shpresën për ardhmëri.

Mundësoja të jetojë.

Amen.

EPITAF – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu EDION PETRITI

Fu I

Fu I desh renë e largët dhe kodrinën

Vdiq prej alkoolit, medet!

 

Li Po

Edhe ky vdiq i pirë.

Desh të përqafonte hënën

Në Lumin e Verdhë.

MEDITATIO – Poezi nga EZRA POUND – Përktheu EDION PETRITI

Kur përsiat me kujdes për zakonet kurioze të qenve

Shtrëngohem të them

Se njeriu është kafshë sipërore.

 

Ju rrëfej, o mik, nganjëherë çuditem

Kur mendoj për zakonet kurioze njerëzore.

Më 25 shtator 1970 u nda nga jeta Erich Maria Remarque, romancier i shquar gjerman

Erich Maria Remarque (22 qershor 1898 – 25 shtator 1970) ishte një romancier gjerman që krijoi shumë vepra rreth tmerreve të luftës. Romani i tij më i njohur, “Të gjithë te qetë në Frontin Perëndimor ” (1928), për ushtarët gjermanë në Luftën e Parë Botërore[1], u bë filmi fitues i Oskarit. Libri i tij e bëri atë një armik të nazistëve, i cili djeg shumë nga veprat e tij.

Në çdo kohë ka breza të humbur, rini të djegura. Dhe Erih Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin një nga një shokët, prej çmendurive të nazizmit. “Gjithmonë besoja se çdo njeri ishte kundër luftës-derisa e kuptova se kishte edhe disa që ishin në favor të saj; në radhë të parë, ata që nuk kishin nevojë të shkonin në luftë !”, – shkruan në një prej veprave të tij shkrimtari. Më 25 shtator 1970,Erich Maria Remark vdiq në një spital të Lokarnos nga një atak në zemër . Një shkrimtar, vepra e të cilit nuk njeh moshë. Një vepër humane, prej të parit sukses “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” e që vijoi si një fill lidhës në gjithë krijimtarinë e tij. Një vepër anti luftë, që do të bëhej shkak i përndjekjeve nga nazistët, të cilët pasi i morën vitet më të bukura të rinisë në luftë, e detyruan të largohej nga vendi, i konfiskuan dhe dogjën librat, e dënuan në mungesë, i vranë të motrën, madje i hoqën dhe nënshtetësinë. “Do të kalojnë edhe shumë vjet, ndoshta edhe dhjetëvjeçarë, dhe Remarku do të vazhdojë të lexohet nëpër botë, sepse, fatkeqësisht, breza të humbur, do të ketë në njëfarë mënyre gjithmonë”, – shkruan përkthyesi Robert Shvarc në pasthënien e romanit “Obelisku i Zi”, një ndër 5 veprat e përkthyera prej tij në shqip (“Tre shokët”, “Shkëndija jete”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” dhe “Obelisku i zi”) .

Remark lindi në 22 qershor 1898 në Osnabryk të Gjermanisë. Një vit, pasi kishte filluar kolegjin si mësues, në nëntor të vitit 1916 shkruhet në ushtri. Plagoset nga një granatë në këmbën e majtë, krahun e djathtë dhe në qafë. Atëherë fillon të punojë për një roman mbi luftën. Del nga spitali, për të kaluar në batalionin e parë të këmbimit, në regjimentin 78 të ushtrisë në Osnabrück. I jepet medalja “Ylli i Ferrit”, klasi i parë, në Duisburg nga ana e Këshillit të Punëtorëve dhe Ushtarëve të Osnabrückut, por shkarkohet nga ushtria dhe heq dorë nga medaljet dhe dekorimet. Rifillon studimet e lëna për gjysmë dhe më pas punon për pak kohë si mësues filloreje.

Në 29 janar të vitit 1929, publikohet si libër “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” në Berlin. Ndërkohë punon për dy vepra paralelisht. Në 29 prill vjen shfaqja e parë e filmit “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” me regji të Lewis Milestone, i cili për herë të parë shfaqet në Gjermani në muajin dhjetor. Ka reagime nga nacional-socialistët e Gjermanisë të udhëhequr nga Joseph Goebbels. Fimi ndalohet dhe çohet për kontroll në Berlin. Në vitin 1931 propozohet për Çmimin Nobel për paqen. Një vit më vonë fillon punën për një nga kryeveprat e tij “Tre shokët”. Në 10 maj ndalohen të gjitha librat e Remarkut në Berlin dhe në nëntor policia konfiskon “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. Në vitin 1938 publikohet në gjermanisht “Tre shokët” në Amsterdam dhe në 20 maj vjen shfaqja e parë kinematografike e këtij romani me regji të Frank Borzage.

Në 4 korrik çatdhetarizohet nga Gjermania dhe disa muaj më vonë edhe bashkëshortja e tij Ilse Jutta Zambona. Nis punën për “Harkun e Triumfit”. Në shtator të vitit 1939 shkon në Los Angelos ku do të nisë një histori dashurie me Marlene Dietrich. Atje njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Straëinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe shumë artistë të tjerë emigrantë. I jep fund lidhjes së ngushtë me Marlene Dietrich dhe disa muaj më vonë do të krijojë një lidhje të shkurtër me Greta Garbo. Në shtator të vitit 1942 zhvillon një takim me zv/ presidentin amerikan Wallace për të diskutuar mbi një aksion të mundshëm anti-fashist. Në tetor të vitit 1943 vendoset përfundimisht në New York. Në 15 dhjetor: Elfriede Remarque (e motra) dënohet me vdekje nga Gjykata Naziste për “sabotim” dhe vritet në Berlin, lajm të cilin shkrimtari e mësoi dy vjet më vonë. Në 25 gusht 1944 përfundon versionin e parë të “Harkut të Triumfit”, i cili botohet në muajin dhjetor në Neë York dhe disa muaj më vonë edhe në gjermanisht. Shumë shpejt fillon të punojë mbi romanin “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Është koha kur shëndeti i tij fillon të lëkundet. Fillon mjekimet dhe mëson se ka diabet. Në janar të vitit 1952 botohet romani “Shkëndijat e Jetës” në New York, ndërsa në gjermanisht botohet në muajin korrik. Në dhjetor fillon punën mbi romanin tjetër “Obelisku i Zi”, i cili botohet në vitin 1956. Interpreton rolin e mësuesit në filmin e bazuar mbi romanin e tij “Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur”. Në vitin 1962 boton “Qielli nuk ka preferenca”, ndërsa dy vjet më vonë “Një natë në Lisbonë”. Në 25 prill të vitit 1967 i jepet “Großes Verdienstkreuz”, Medalia e vlerave më të larta nga Republika Federale e Gjermanisë. Në 25 shtator 1975 vdes në klinikën Sant’Agnese në Locarno.

  • 1898, 22 qershor : Lindja e Erih Paul Remark në ora 20:15, bir i Peter Franz Remark (lindur me 14 qershor 1867 ne Kaiserwerth) dhe i Anna Maria Remark, mbiemri i vajzërisë së cilës ishte Stallknecht (lindur me 21 nëntor 1871 në Katenberg).
  • 1900, 6 shtator : lindja e motrës Erna Remark.
  • 1901, 30 tetor : vdekja e vëllait Theodor Arthur Remark (lindur më 9 korrik 1896 në Osnabrück).
  • 1903, 25 mars : lindja e motrës Elfriede Remark.
  • 1904, Shkolla fillore (Shkolla Katedrale, Shkolla Johanis) në Osnabrück deri më 1912.
  • 1912, Shkolla Përgatitore Katolike në Osnabrück deri më 1915.
  • 1915, Miqësi e madhe me Fritz Hörstemeier dhe Friedrich Vordemberge, Erika Haase, Rudolf Kottman, Fritz Erpenbeck, Bernhard Nobbe, Hans Ballhausen, Pauline Spencker në rrethin “Barraka e Endrrave” e Liebigstraße 31. Po në të njëjtin vit më 2 korrik fillon kolegjin real për formimin e mësuesve në Osnabrück deri në fund të vitit 1919.
  • 1916, qershor : publikon “Për gëzimet, për pendën, për rininë e armatosur”. Më 21 nëntor po të njëjtit vit shkruhet në ushtri. Rekrut në batalionin për këmbim, regjimenti 78. Stërvitja në kazermën e Osnabrück.
  • 1917
    • 20 qershor : certifikate i një viti pjesëmarrës dhe i shkruar vullnetarisht.
    • 5 maj : transferim në Kompaninë e pare, batalioni i këmbimit, regjimenti 78.
    • 12 qershor : transferim në frontin perëndimor, kompania e dyte të divizionit të dyte në Hamlenglet.
    • 31 qershor : i plagosur nga pjese granate në këmben e majte, krahun e djathte dhe në qafe. Përpara 25 gushtit transferohet nga spitali i kampit 309 në spitalin S. Vincenz të Duisburg.
    • 9 shtator : vdekja e të ëmës Anna Maria Remark në spitalin Marien të Osnabrück (shkaku i vdekjes : kancer).
    • 13 shtator : në Osnabrück për varrimin e të ëmës varrosur në Hasefriedhof.
    • Nentor : fillon të punoje për një roman mbi luftën.
  • 1918, Lidhje e ngushte me Erika Haase.
    • 6 mars : vdekja e Fritz Hörstemeier, ndjek varrimin ne Brema.
    • prill : publikimi i “Ti dhe Une”, “E Bukura”
    • Fillimet e prillit : familia Remark transferohet ne Hakenstraße 3.
    • Ne vere dhe vjështë te atij viti: lidhje e ngushte dhe dashuri jo e dyanshme me Lucile Dietrichs.
    • 31 tetor: del nga spitali i Duisburg, vendoset ne batalionin e pare te kembimit, ne regjimentin 78 te ushtrise ne Osnabrück.
    • 15 Nentor : i jepet Ylli i Ferrit, klasi i pare, ne Duisburg nga ana e Keshillit te Punetoreve dhe Ushtareve te Osnabrück.
  • 1919, janar: rifillon studimet ne Kolegjin Katolik per mesues fillore.
    • 5 janar : shkarkohet nga ushtria, heq dore nga medaliet dhe dekorimet.
    • 14 shkurt : martesa e dyte e te jatij, Peter Franz Remark, me Maria Anna Henrika Bahlmann (lindur me 26 shkurt 1872 ne Cloppenburg).
    • 25 qershor: provimi per mesues filloreje.
    • 1 gusht: fillon mesues ne Lohne, afer Lingen deri ne fund te marsit, 1920.
  • 1920
    • 4 maj: jep mesim deri me 31 korrik ne Klein-Berssen/Hümmling.
    • 20 gusht: jep mesim a Nahne, afer Osnabrück, deri ne 20 Nentor.
    • 20 Nentor jep doreheqjen nga mesimdhenia. Ne Osnabrück ben punera te rastit, shites guresh te cmuar, mesues piano etj.
  • 1921: lidhje e ngushte me aktoren Ida-Lotte (Lolott) Preuß. Fillimet e marsit: punon si kritik teatral.
    • 10 mars: i pari dokument me emrin Erih Maria Remark, e shfaqur ne gazeten “Kontinental” firmosur prej tij me kete emer.
    • qershor: ne nje leter i shpreh keqardhjen per krijimet e tij letrare shrimtarit Stephan Zweig.
  • 1922
    • 29 prill: transferim ne Hannover. Punon si redaktor i testeve dhe i te perjavshmes “Kontinental”.
  • 1923, qershor: punon mbi nje roman dhe behet redaktor i pergjithshem i gazetes “Kontinental”.
  • 1924
    • shkurt: publikon “Mbi rremujen e markave te shtrenjta”.
    • 9 tetor: takimi i pare me Edith Doerry, bija e Kurt Doery, organizuesi i pare i revistes “Sport im Bild” ne Hannover, qe i jep Remark te drejten te transferohet ne Berlin.
  • 1925 : apartament ne Berlin-Charlottenburg, Kaiserdamm 114.
    • 1 janar : behet redaktori i revistes “Sport im Bild”.
    • 14 tetor : martesa e pare me Ilse Jutta “Jeanne” Zambona, e ndare nga Winkelhoff (lindur me 25 gusht te 1901 ne Hildesheim).
  • 1926 : merr titullin “Baron i Buchwald” per 500 RM (Marka gjermane) dhe vihet re nga Baroni Hugo von Buchwald.
  • 1927
    • 1 janar : largohet bashke me Jutta Zambona nga Kisha Katolike.
    • Vjështë/dimer te ketij viti: punon mbi romamin “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
    • 25 Nentor : fillon stampinim e “Stacion ne Horizont”, qe publikohet me pjese ne “Sport im Blid” deri me 17 shkurt 1928.
  • 1928
    • mars : shtepia boteuse Fischer refuzon “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
    • gusht : shtepia botuese Ellstein pranon publikim e romanit “Asgje e re nga fronti i perendimit”.
    • 3 gusht : behet redaktor i pergjithshem i revistes “Sport im Blid”.
    • 10 Nentor : boton “Asgje e re nga fronti i perendimit” ne gazeten “Vossische Zeitung, deri me 9 dhjetor.
    • 15 Nentor : largohet pa njoftim nga revista “Sport im Bild”.
  • 1929
    • 29 janar : publikohet si liber “Asgje e re nga fronti i perendimit” nga shtepia botuese Propyläen ne Berlin.
    • shkurt : lidhje e ngushte me Brigitte Neuner deri me 1931. Ne Davos deri ne prill, miqesi me Rudolf Herzog e Kasimir Eschmid.
    • 30 gusht : visite tek Harry Graf Kessler.
    • shtator : Björnstjerne Björnson propozon Remark per Cmimin e pare Nobel te letersise.
    • tetor : Udhetim me Georg Middendorf nga Osnabrück deri ne Paris.
    • nëntor : Punon mbi “Rruga e Kthimit”
  • 1930
    • fillimet e vitit : lidhje e ngushte me Ruth Albu deri me 1932. Me sygjerim te Ruth fillon te bleje opera arti dhe piktura te vlefshme. Lind miqesia me shitesin Walter Feilchenfeldt.
    • 4 janar : divorci i pare me gruan Jutta Zambona.
    • 24 janar : është ne Arosa dhe Davos deri ne mars bashke me Jutta Zambona dhe me Felicitas Reznicek.
    • 29 mars : fillon publikimi i tregimit “Armiku”.
    • 29 prill shfaqja e pare e filmit “Asgje te re nga fronti i perëndimit” regjizuar nga Lewis Milestone.
    • korrik : punon ne shtepine botuese Hoburg House deri ne shtator ne Osnabrück, ketu takon Ruth Albu.
    • tetor : Eshte ne Paris per te nenshkruar nje kontrate.
    • Mes tetori: Remark sheh filmin e sapo dale “Asgje e re nga fronti i perendimit” orgazizuar vetem per te ne Osnabrück.
    • 4 dhjetor : Shfaqja e pare e filmit “Asgje e re nga fronti i perëndimit” ne Gjermani. Merren masa nga nacional-socialistat e Gjermanise te udhehequr nga Joseph Goebbels.
    • 11 dhjetor : filmi “Asgje e re nga fronti i perendimit” ndalohet dhe cohet per kontroll ne Berlin.

Madam Butterfly:

  • 1931 : propozohet per Cmimin Nobel per paqen nga profesor i Legates se Varshaves, Sigismond Cybichowski dhe nga N.M.Buter.
    • 26 janar : merr pjese, neperjet nje deklarimi te shkruar, ne manifestimet e protestes te organizuara ne Berlin nga Legata Gjermane kundra ndalimit te filmit “Asgje e re nga fronti i perendemit”.
    • prill : është ne Cannes, Capo d’Antibe e Monte Carlo per Cmimin e Madh.
    • Vere : është ne Heidelberg me Ruth Albu.
    • 20 gusht : me sygjerim nga Ruth Albu, blen vilen “Casa Monte Tabor” ne Porto Ronco, mbi Lago Maggiore (Tessina, Svicer).
  • 1932 : punon mbi librin “Tre Shoke”.
    • Nga prilli : jeton ne Porto Ronco, mbi te gjitha me Ilse Jutta Zambona. Njihet me Emil dhe Elga Ludwig, me te cilet do takohet shpesh ne vitet ne vazhdim ne Porto Ronco. Fillimi i miqesise me Jacob dhe Martha Wassermann, Thomas Mann, Ernst Toller, Carl Zuckmeyer, Else Lasker-Schüler, Fritz von Unruh, Ludwig Renn dhe me shume artiste e shkrimtare te tjere ne Zvicer.
    • Nentor: është ne Berlin, qendron ne Hotel majestic, ne Brandeburguscher Straße (deri ne fund te janar 1933).

1933: Fund janar mbaron Pat (nga libri “Tre Shoke”). Pranvere: Remark i ofron vendbanim emigranteve nga Gjermania ne Porto Ronco. Fillim maji: gazetari çifut Felix Manuel Mendelssohn gjendet i vrare ne banesen ne “Casa Monte Tabor”, besohet qe ishte vrasje e organizuar nga nacional-socialistet. 10 maj: ndalohen te gjitha librat e Remark ne Berlin. 20 Nentor: policia konfiskon “Asgje e re nga fronti i perendeimit. (12 dhjetor).

1934: 20 janar: fillon publikimi i “Ne Rruge” marre nga shtepia botuese Collier’s. mars: vazhdon punon mbi librin “Tre Shoke”.

1935: Körner, sekretar i shtetit, viziton Remar ne Porto Ronco dhe e fton te kthehet ne Gjermani, por Remark refuzon. korrik: është ne Paris, merr pjese ne konverencen e autoreve te emigruar. dhjetor: qendron ne Paris deri ne janar 1936.

1936: lidhje e ngushte me Margot von Opel. 1 prill: denohet ne proces nga gjykata e Charlottenburg. maj: me Margot von Opel gjendet ne Budapest deri ne 22 maj. 25 maj: rikthehet ne Vjene, takohet me Ruth Albu. 12 qershor: me Margot von Opel ben nje udhetim te gjate ne Itali.

1937: 19 janar: stampimi i “Tre Shoke” marre nga shtepia botuese Good Housekeeping. 17 qershor: shfaqja e pare kinematografike e “Rruga e Kthimit”, me regjizim nga James Whale. 19 qershor: pashaporte per Republiken e Panamas per Remark dhe Ilse Jutta Zambona (kerkuar nepermjet consullates ne Athine).

1938: publikim ne gjermanisht i “Tre Shoke” ne Amsterdam. 22 janar: martesa e dyte me Ilse Jutta Zambona ne St. Moritz. 9 prill: fillon te punoje mbi librin “Duaje Tjetrin”. 20 maj: shfaqja e pare kinematografie e “Tre Shoke” me rregjizim nga Frank Borzage. korrik: është ne Antibe me Marlene Dietrich dhe familjen e saj; takon Ruth Albu. 4 korrik: çatdhetarizohet nga Gjermania. 19 Nentor: Ilse Jutta Zambona catdhetarizohet gjithashtu. dhjetor: është ne Porto Ronco deri ne fund te shkurtit. 9 dhjetor: fillon te punoje mbi librin “Harku i Triumfit”.

1939: 23 mars: arrin ne New York. Udheton me tren ne Chicago deri ne Los Angelos, ku qendron deri ne qershor. 8-10 maj: merr pjese ne Kongresin Boteror te Shkrimtareve te Qendres Amerikane. 13 qershor: arrin ne New York. 24 qershor: është ne Paris deri me 25 korrik. 4-8 korrik: hera e fundit ne Porto Ronco perpara se te emigroje ne U.S.A 29 gusht: arrin ne Paris, per te vazhduar udhetimin drejt New York me anijen Queen Mary. Arrin ne Los Angelos dhe qendron ne Beverly Hills Hotel. Ne Los Angelos lidhje e ngushte me Marlene Dietrich; miqesi e madhe me Josef von Sternberg, Maria “Kater” Dietrich-Sieber, Elisabeth Bergner dhe Paul Czinner, Dagmar Godowsky, Elsie Mendl; Otto Klement (agjent); njihet me Greer Garson, Orson Welles, Igor Strawinsky, Arthur Rubinstein, Lion Feuchtwanger, Emil Ludwig, Thomas Mann, Bertolt Brecht, Cary Grant, Luggi Wolff e Brigitte Neuner-Wolff dhe me nje numer te madh personash te tjere, mbi te gjitha nga industria e kinematografise dhe emigranteve gjerman. Vazhdon te punoje mbi “Harku i Triumfit”.

1940: 2 mars: është ne Mexico City me Ilse Jutta Zambona per te marre lejen e qendrimit ne U.S.A (deri ne fund te 3 prill). prill: bashkepunon me projekte kinematografike. 23 prill: transferohet ne nje shtepi me adrese: 1050 ne Hilts Avenue, Westwood, Los Angelos. 19 qershor: takimi i pare me Paulette Goddard. Nentor: fillon te punoje per versionin kinematografik te “Mbrapa”. Nentor-dhjetor: fund i lidhjes se ngushte me Marlene Dietrich.

Madam Butterfly: 1941: 12 janar: fillimet e nje lidhjeje te ngushe me Natasha Paley Brown. 20 shkurt: len New York dhe udheton nepermjet Chicago ne Los Angelos. 31 mars: publikohet libri Flotsam. 14 prill: fillimet e nje lidhjeje te ngushe me Greta Garbo, deri me 25 maj. Vazhdon te punoje mbi “Harku i Triumfit”. 8 tetor: kerkon per dokumenta ne Los Angelos.

1942: 15 janar: transferohet ne Beverly Wilshire Hotel. 27 mars: fillimi i shteterrethimit: si lejohet te dale naten dhe te largohet nga vendbanimi me shume, se 5 milje. Shator: takim me zevendes presidentin amerikan Wallace per te diskutuar mbi nje aksion te mundshem anti-fashist. 28 tetor: largohet nga Los Angelos dhe vendoset ne New York; banon ne Sherry Netherland Hotel. Ne New York lidh miqesira me Sam Salz, Terence Philip dhe Toni Hollingsworth, Elisabeth Bergner, Elsie Mendl, Elsa Maxwell, Dr. Graefenberg, Carl Zuckmayer, Rudolf Sieber, Greta Garbo, Fritz von Unruh, Dorothy Thompson, Gloria Swanson dhe shume persona te tjere, duke perfshire emigrant rus dhe gjerman, dhe personashe te ambienteve teatrale. Vazhdon te takohet rregullisht me Ilse Jutta Zambona. 16-17 dhjetor: ne Washington, per te biseduar serish me zevendes presidentin Wallace dhe stafin e tij.

1943: prill: mbas nje shkeputjeje disa mujore rifillon punen e tij me librin “Harku i Triumfit”. 12 shtator: arrin ne Los Angelos, ne Beverly Wilshire Hotel. 8 tetor: transferohet perfundimisht ne New York. 15 dhjetor: Elfriede Remarque(e motra) denohet me vdekje nga Gjykata Naziste per “sabotim”, vritet ne Berlin.

1944: 25 gusht: perfundon versionin e pare te “Harku i Triumfit”. 27 shtator: fillon shenimet mbi “Edukimi ne Gjermani mbas luftes” nje memorandium per sherbimet sekrete amerikane OSS mbas renies se nazismit.

1945: janar: fillon te punoje mbi romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” dhe njekohesisht merret me “Harku i Triumfit”. 15 shtator: stampimi pergatitor i “Harku i Triumfit” marrre nga shtepia botuese Collier’s . 26 shtator: vetevrasja e nenes adoptive Maria Anna Henrika Bahlmann ne Aschendorf. dhjetor: publikimi i pare i “Harku i Triumfit” nga shtepia botuese New York, Appleton-Century.

1946: maj: publikimi gjermanisht i “Harku i Triumfit” marre nga shtepia botuese Roman; Zurigo, Micha. 11 qershor: njoftimi i vrasjes te se motres Elfriede Scholz (mbiemri i vajzerise Remark), mbas dy vjet e gjys. korrik: fillon punon mbi librin “Shkendija e fundit”.

1947: 27 mars: shfaqja e pare e “Dashuria tjeter” me rregji te André de Toth. korrik: perfundon versionin e pare “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.

1948: 16 shkurt: shfaqja e pare e “Harku i Triumfit” me regji te Lewis Milestone. 19 maj: rikthim ne Evrope mbas 9 vjetesh emigrim ne USA. Arrin ne Havre, udheton ne Paris, ku qendron ne Hotelin “George V”, takohet me Natasha Paley. 29 maj: niset nga Parisi per ne Porto Ronco, ketu takohet me te babane Peter Franz Remark. 11 korrik: është ne Rome, takohet me Nata Paley. 21 tetor: arrin ne New York, ne Hotel Ambasador. 9 Nentor: semuret rende deri ne mes te dhjetorit.

1949: prill: gjygj ne Los Angelos kunder Enterprise Production (kompania qe mori persiper shfaqjen e “Harku i Triumfit”) per vonesen e pagimit te $10,000. 31 gusht: idea e pare mbi romanin “Nje nate ne Lisbon” 19 shtator: është ne Zyrih me Ellen Janssen, takohet me babane Peter Remark. 30 shtator: niset per ne New York, ne Hotel Ambasador bashke me Jutta Zambona.

1950: 25 prill: fundi i lidhjes me Natasha Paley, mbas gati 10 vjetesh. maj – qershor: punon mbi “Shkendija e fundit”. 27 maj: arrin ne Paris, Hotel Lancaster, shkon ne Porto Ronco (31 maj). 18 qershor: nata e pare per “Hije ne Parajse” 4 Nentor: vazhdon te punoje mbi “Shkendija e fundit”. 16 Nentor: është ne New York, ne Hotel Ambasador. Vazhdon terapia me Karen Horney.

1951: 26 mars: takim me Soma Morgenstern. 4 maj: lidhja teper e ngushte me Paulette Goddarde (lindur me3 korrik 1910 me emrin di Marion Godulard Levy). Giugno: punon per perkthimin ne anglisht te “Shkendijat e Jetest”. 1 korrik: largohet nga Hotel Ambasador mbas afersisht 8 vjetesh dhe transferohet ne nje apartament me numer 320, rruga 57, kati 15, Manhattan. 14 korrik: është ne Paris, per te udhetuar drejt Porto Ronco me 23 korrik. dhjetor: punon mbi romanin “icembre: lavora a “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”.

1952: janar: botimi i “Shkendijat e Jetes” marre nga shtepia botuese Appleton Century, New York. Semuret serish. 24 korrik: arrin ne New York. korrik: botimi gjermanisht i “Shkendijat e Jetes” marre nga shtepia botuese Roman; Cologne, Kiepenheuer & Witsch. 5 korrik: arrin ne Rotterdam, udheton deri ne Amsterdam, 10 korrik: ndodhet ne Osnabrück, takon te jatin Peter Franz Remark dhe te motren Erna. 12 korrik: shtator: punon mbi librin “Kthimi ne Atdhe i Enoch J. Jones”. 18 shtator: është ne Venezia me Paulette Goddarde deri me 29 shtator. Takohet me Th. Csokor dhe Kasimir Edschmid. 14 tetor: rikthim ne New York. tetor: është nen mjekime dhe merr lajmin, se ka diabet. Fund tetor: vazhdon te punoje mbi romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. dhjetor: fillon punen mbi romanin tjeter “Obelisku i Zi”.

1953: 25 janar: semuret serish ne gjendje te rende. mars: vazhdon puna mbi “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. 19 prill: takimi i pare me Ernst Glaeser mbas 20 vjetesh. maj: punon mbi nje roman tjeter “Stacioni i Fundit”. dhjetor: perfundon romanin “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. 9 dhjetor: vdekja e Walter Feilchenfeldt.(miku i tij shites)

1954: 12 shkurt: është ne S. Moritz me Paulette Goddarde ne Hotel Palace. prill: botimi i pare i “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” marre nga shtepia botuese Harcourt, Brace, New York. Fillimet e majit: punon gjate gjithe kohe mbi romanin “Obelisku i Zi”. 9 korrik: vdekja e babait Peter Franz Remark. 11 korrik: ndodhet ne Osnabrück, takohet me kusherijte Aloys dhe Josef Remark. Me 12 korrik ndodhet ne varrimin e te atit. korrik: fillon punimet e tij mbi librin “Akti i Fundit”. shtator: botimi i pare ne gjermanisht i “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” marre nga shtepia botuese Roman; Cologne, Kiepenheuer & Witsch. 22 shtator: mbaron versionin e pare te “Akti i Fundit”.: completa la prima versione di dhjetor: punon mbi “Obelisku i Zi”.

1955: 19 janar: ndodhet ne Viene me filmimet kinematografike te “Akti i Fundit” me regji te Georg Wilhelm Pabst deri ne fund te janarit. 17 prill: shfaqja e pare e “Akti i Fundit”.

1956: 17 dhjetor: ndodhet ne Berlin per provat finale te “Stacioni i Fundit”. 20 dhjetor: “Stacioni i Fundit” nata e pare per Festivalin e Berlinit. tetor: Botimi i pare i “Obelisku i Zi” marre nga shtepia botuese Cologne, Kiepenheuer & Witsch. 23 Nentor: është ne New York.

1957: 20 maj: divorcimi i dyte me Ilse Jutta Zambona ne Juarez, Meksike. 23 shtator: ndodhet ne Berlin per filmimin kinematografik te “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur”. Remark ka rolin e Pohlmann, mesuesi.

1958: 25 shkurt: Martesa me Paulette Goddard ne Branford, Connecticut, USA. 19 mars: shfaqja e pare e “Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur” me regji te Sirk Douglas. tetor: është ne Venezia.

1959: 18 mars: arrin ne New York. tetor-Nentor: bashke me Josef Wolf, punon per rishfaqjen e Ultra-Film te nje regjizure gjermane per filmin “Ne Plazh” bazuar ne romanin e Stanley Kramer nga romanca e Nevil Shutes. 27 tetor: është perseri ne Porto Ronco.

1960: 30 mars: është ne Rome. 2 maj: qendron ne Paris per nje kohe disa mujore. 1 shtator: nga Paris rikthehet ne Rome.

Romani i Erih Maria Remarkut “tre shoket”u botua per here te pare ne shqip ne vjështë 1961.Ishte koha kur shoku im i rinise ,Drago Siliqi,drejtor i NSh Botimeve “Nain Frasheri”me guximin e tij prej intelektuali u hapi lexuesve shqiptare nje dritare te madhe per te njohur letersine boterore. Kur iu futa punes per te perkthyer romanin “Tre shoke”,isha 27 vjec dhe nga ky autor kisha lexuar vetem librin e tij te pare”Asgje e re nga Fronti i Perendimit”i cili me pat lene nje pershtypje te thelle.Pra nuk dija shume gjera asper remarkun as per librat e tij-kisha lexuar vetem se nazistet ia paten hequr nenshtetesine gjermane dhe ia kishin djegur veprat publikisht me 1933.E kisha fjalen pra si e perktheva romanin “Tre shoke “:e mora librin dhe lexova 2-3 faqet e para.Fillonte me nje ditelindje ,me ate te heroit kryesor,qe i rrefente ngjarjet ne veten e pare.Edhe kesaj rradhe me mahniti stili teper i ngjeshur dhe tejmase i kursyer i ketij shkrimtari qe komunikonte kaq bukur dhe kaq natyrshem me lexuesin.I perpiva ato 2-3 faqet deri ne fund dhe sakaq mora nje vendim:nuk do ta lexoja librin deri ne fund,por do ti futesha punes menjehere dhe do ta perjetoja gjithe romanin rresht per rresht,ashtu sic e kishte perjetuar autori ne procesin e tij te krijimit.Ishte nje vendim paksa i cuditshem ,por mua me ndihmoi jashtezakonisht shumea ditur as vete,u futa ne shpirtin e autorit, hyra si te thuash nen lekuren e tij,i provova te gjitha ndjesite,emocionet,problemet ,gezimet dhe tronditjen e tij,dhe them se arrita ta percoj besnikerisht lexuesve mesazhin e tij-te pakten nuk e degjova asnjehere akuzen aq te njohur ,qe perkthyesi qenkej tradhtar i autorit… Me romanin “Tre shoket ” me lidhin kujtimet me te bukura te punes sime si rikrijues;por me lidhin edhe disa nga ato rastesite e cuditshme qe ndodhin ne jeten e njeriut:Autori e kish botuar kete veper ne vitin 1938, ne emigracion, si refugjat dhe si shkrimtar qe ,megjithese mjaft i famshem ne gjithe boten ishte pa identitet,i perzene nga atdheu.Dhe pikerisht ate vit,me 1938, une ,ende femije,erdha nga venlindja ime,Sarajeva,ne atdheun e nenes sime,ne Shqipëri,ku gjithashtu gjeta mbrojtje dhe shpetova kokennga murtaja naziste.Isha pra nje cun i vogel qe ne ate kohe nuk dinte asnje fjale shqip dhe asnje fjale gjermanisht.Dhe kush mund ta parashikonte atehere qe ,plot 23 vjet me vone ,do t’i jepja lexuesit tone nje liber te tille ne gjuhen time amtare!…Perkthimi dhe suksesi qe pati “Tre shoket “pas botimit ne shqip, me dhane shtysen qe te vazhdoja te merresha me perkthime letrare.Edhe sot e kesaj dite takoj shoke e miq te brezit tim,te cilet kete liber te remarkute mbajne dhe e ruajne si Bibel, sepse jo vetem qe mbahet si himn kushtuar miqesise se sinqerte ,fisnike e pa asnje lloj interesi midis shokesh por konsiderohet edhe nje nga historite me te bukura e me mallengjyese te dashurise. Romani i dyte qe perktheva ishte “Shkendija e jetes”Edhe kjo veper me ngjiti menjehere ,jo vetemper faktin se lidhej edhe me dicka personale por me teper nga forca e penes se ketij shkrimtari, i cili ,pa qene kurre ne nje kamp perqendrimi nazist, arriti ,vetem permes shfrytezimit te nje dokumentacioni,sa te pasur aq edhe ngjethes te na jape nje deshmi te tille te nje vertetesie te mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtareve te tjere qe e trajtuan kete teme. I treti romani ketij autori ishte “Asgje e re nga Fronti i Perendimit” .Ky roman qe qe botuar edhe njehere tjeter ne shqip ne vitin 1936, me vuri perpara nje pergjegjesie te madhe.Ai ishte nje roman kujtimesh autentike dhe tronditese,i njohur ne te gjithe boten, ishte ,sic shkruan kadare ne hyrjen e tij-nje liber i qete e modest,por edhe nje kambane alarmi kunder histerise se luftrave;brenda nje kohe te shkurtet ai u be thesar i tere njerezimit…Por pikerisht thjështësia e ketij libri ishte aq e veshtire per tu ridhene.Dhe perseri u futa ne lekuren e atij maturanti 18-vjecar ,e atij ish-ushtari te frontit te Luftes se Pare Boterore ,qe e rrefente aq prekshem historine e vet dhe moshatareve te vet ,historine e rinise se vrare neper llogoret e nje lufte te cmendur e te kote. Romani i 4 i remarkut ,”Harku i Triumfit”, qe doli ne qarkullim ne prill te vitit 1988,mbahet nga kritika si kryevepra e tij e dyte. Ai natyrisht me hapi me shume pune dhe telashe;e kam mbajtur pothuajse 7 vjet nder duar, duke i vene vetes si detyre qe ta perktheja vetem ne ato periudha kohe ku mund ti kushtohesha plotesisht atij.Dhe meqe censura e bekuar nuk ma lejoi botimin e ketij libri aq human e aq te shtrenjte per mua,mu desh ta mbaja per 20 vjet rresht ne sirtar. Keto ishin pak a shume kujtimet e mia me kete shkrimtar kaq njerezor dhete dashur per lexuesin, i cili me ate gjerdan vezullueste librave qe shkroi u la nje deshmi te trishtueshme ,por jashtezakonisht bindese dhe tronditese te dukurive me te egrate shekullit tone.

Listë me Citate në: Wiki Citate

Njeriu as qe e di sa shume mund te harroj-ky eshte nje bekim i madh e njekohesisht edhe nje mjerim i mallkuar.

Bota s,te duke kurre aq e bukur sa ne castin kur te m,byllin ne burg ose kur do ndahesh prej saj.

Dashuria e ben gruan te mprehte,ndersa burrin konfuz.

Kush di shume,atij i dhemb me teper e vertea e hidhur.

Kunder fyerjeve njeriu mund te mbrohet,por kunder meshires jo.

  • Ne dashuri pyet gjithmone teper dhe kur njeriu kerkon te mesoje pergjigjen ajo ka mbaruar.
  • Nuk ka asgje qe mbetet pergjithmone.
  • Te gjitha dashurite kerkojne te jene te perjetshme dhe pikerisht ketu e kane burimin mundimi dhe vuajtjet e tyre pa fund.
  • Nuk është e tmerrshme te presesh dicka,e tmerrshme është kur nuk ke c’te presesh.
  • Harresa është sekreti i rinise se perjetshme.Njeriu mplaket vetem nga kujtesa.
  • Dashuria është e mbrekullueshme,vetem ka nje te keqe:te prish karakterin.
  • Semundja me e keqe ne bote është te menduarit,ajo s’ka sherim.
  • Enderrojme sepse pa enderrat nuk do te mund ta duronim te verteten.Njeriu nuk genjehet vetem nga endrrat.Njeriu genjehet edhe me te verteten.Kjo është nje enderr akoma me e rrezikshme.
  • Askush nuk kthehet me po ashtu sic nuk kthehet kurre me nje ore e jetuar me pare.
  • Ka me shume prostituta mes atyre vajzave qe s’kane shkuar asnjehere me nje mashkull sesa ato qe jane te detyruara te jetojne me kete profesion te veshtire.
  • Ti mund te kthehesh ne kriminel a shenjtor dhe asnjeri s’e ve re por ne te mungofte ndonje kopse kete e vene re te gjithe.Kjo është cudia dhe lezeti yne.

Literaturë në Shqip

Im Westen nichts Neues, botimi origjinal 1929

Shiko listën e plotë të Librave që kanë lidhje me këtë autor tek: Biblioteka Kombëtare

1 Thuamë se më dashuron… : letra / Erich Maria Remarque; Marlene Dietrich; Vullnet Muço; Rexhep Hida
2 Në kërkim të “brezave të humbur” : Remark, Heminguej, Dos Pasos etj. Romanet e shkrimtarëve të famshëm që mbajnë ende peng psherëtimën e vjetër shqiptare / Albana Sala
3 Sepse ky libër e largon rininë nga idealet komuniste : [Përkthyesi flet për Remarkun gjatë procesit të tij të përkthimit] / Robert Shvarc
4 Shpresa si reagim ndaj trysnisë së pandërprerë : [Petro Marko : Nata e Ustikës dhe E. M. Remark : Shkëndija e jetës] / Petrit Palushi
5 Thuamë që më do….dhe Remarku del sërish në krye : [Thuamë që më do. Erich Maria Remarque] / Vasil Qesari
6 ” Obelisku i zi” ose rinia e humbur : [Erich Maria Remarque] / Leonard Olli
7 50 pusulla dashurie të Remarkut për Marlene Dietrich / Vasil Qesari
8 Kur Remark shkruante letra dashurie / Erich Maria Remarque
9 S’jetohet me ligjet e dashurisë : [letra e shkrimtarit Erich Maria Ramque për Marlene Dietrich, botohen në shqip] / Elsa Demo
10 Erih Maria Remark : rrënjët mitike të një emri të madh : shkrimtari ushtar i paqes / Armand Plaka
11 Të dashurosh si Remark : vijnë në shqip letrat e dashurisë të Erich Maria Remarque / Al.Ba.
12 Shtatë pusulla dashurie të Remarkut për Marlenë Dietrich : sekretet e shkrimtarit gjerman në librin “Thuamë që më do” / Vasil Qesari
13 Letrat e dashurisë mes Remarkut dhe Dietrich / Klarita Bajraktari

Wikibooks:Category

Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Lidhje të jashtme

  1. ^ “Lufta e Parë Botërore”. Wikipedia. 3 janar 2019.
  2. Wikipedia

shiu harroi poezi nga elida buçpapaj

shiu harroi
të prehet
nuk rreshi
nuk heshti
nuk pushoi
as në Shabbat
nga qielli
shiu
ra
u rrëzua
u lëndua

shiu harroi
të vijë
retë u varën kot
deri mbi çati
si perçe kuajsh
në galop
ngjyrë gri

shiu i sfilitur
fjeti
i mekur, i kapitur
i kacavarur si pjergull
mbi mjergull

shiu harroi
kush ish
harroi se e prisnin
me përmallje
me sytë lart
po vjen
po bjen

sikur ta dinte
s’do rreshte
pa hiatuse
pa u ndjerë
do binte
pa dashur aspak
që era e marrë
ta shtynte
ta rrëmbente
si ombrellë
si balon
atje ku s’e prisnin
gjithë duf ta shfrynte

Programi i Mitingut të 56 të Poezisë online

Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”
NJOFTIM
MITINGU I POEZISË 2020
Online
Me 25 shtator 2020,
Ora 19.00 – 21.00
Poetët me poezinë, edhe në këto kushte të jashtëzakonshme
Tradita vazhdon – Edicioni 56.
Poetë nga e tërë Bota
Programi:
Tribuna – “Letërsia e të rinjve dhe botimet”
– Leximi i poezive: Çmimet – Libri më i mirë poetik
– Libri më i mirë në prozë
– Poezia më e mirë e lexuar gjatë Mitingut
– Krijuesi debutue. – Çmimi për vepër jetësore. -Çmimi poetit ndërkombëtar
Sponzor: Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit Republika e Kosovës
Drejtoria për Kulturë Rini e Sport – Gjakovë
English:
Literary Club “Gjon Nikolle Kazazi”
NOTIFICATION
POETRY RALLY 2020
Online
On September 25, 2020,
19.00 – 21.00
Poets with poetry even in these extraordinary conditions
The tradition continues – Edition 56.
Poets from all over the World
The program:
Tribunes – “Youth Literature and Publications”
– Reading poems
– Awards – the best poetic book
– The best book in prose
– The best poetry read during the Rally
– Debut creator
– Price for life work
Sponsor: Ministry of Culture, Youth and Sports Republic of Kosovo
Directorate of Culture, Youth and Sports – Gjakova

Mitingu i 56 i Poezisë online mund të ndiqet live në faqen e Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në facebook

VOAL – Klubi letrat “Gjon Nikollë Kazazi'” njofton se Mitingu i 56 i Poezisë poezisë online, mund të ndiqet drejtëpërdrejt ( live) në faqen e klubit në facebook. Kryesia e Klubit letrar ” Gj. N. Kazazi” i fton të gjithë të interesuarit për të ndjekur Mitingun. Dhe jep këto sqarime:

Në vazhdim disa informata shtesë për cështjet teknike të kyçjes:
Poetët që do lexojnë e kanë pranuar ID dhe Paswordin e Zoomit besoj, nese jo ju lutem kërkoni në msn e fcb në faqes e klubit ose personalisht tek organizatori. Poetët poashtu është mirë që të kyqen nga kompjuteri apo laptopi dhe të sigurohen që paraprakishtë e kanë instaluar zoom platformen.
Zoom Meeting ID dhe Paswordi pra ju është dhënë lexuesve dhe panelit të përbërë nga 5 përfaqësuse të Kryesisë së Klubit ).
ID ZOOM nuk do postohet për audijenca e gjerë meqë ata/ato mund të kyqet on-stream pra direkt nga faqja e klubit që besojë e dini apo ja keni bërë like. 🙂
Ju ftojmë ti dëgjoni poezitë e poetëve vendor dhe ndërkombëtarë online nga faqja e Mitingut duke filluar nga tribuna tek poezitë.

PARISI ME MASKË – Poemë nga Konstandin Dhamo

 

Ç’shurdhëri pikëlluese

E ç’zbrazëti tej e tej në Paris !

Urat mbi Senë,njëra pas tjetrës,

Si përherë aty janë

Me abazhurët dhe stolat ndanë trotuarit,

Por,ç’t’i kapërcesh;

Avenjutë në të dyja anët

Njëlloj të shkreta janë…

 

Parisi me Maskë

 

Si u bënë njerëzit kështu

Njëfytyrësh,

Mbuluar që nga mjekra,

Gjer te sytë,

Të cilët shpesh ,

Mbulohen me syze t’errëta.

E me gjasë mbi krye

Ngjeshet një kapele…

 

Si u njësuan të gjithë

N’identitetin rrafshues të maskës,

Prej së cilës,dhe zëri

Mbytur del,i paartikuluar;

Në distancë të detyruar prej dy metrash

S’e merr vesh ç’thotë partneri;

Lypset të thërrasësh pa takt

E të humbësh privatësinë.

 

 

Covid 19

Ç’emër konkret me një numër pas,

Që s’e has n’asnjë besëtytni

E n’asnjë faqe të simbologjisë…

Ç’emër ashpërsisht konkret,

Por askush s’e sheh vrasësin,

Që  bëhet m’i frikshëm me frontin rrethor

Treqind e gjashtëdhjetë gradë…

 

Maska Maska Maska

Të bardha dhe,të zeza,

Si divizë e vdekjes…

Tashmë ato janë një aksesor i domosdoshëm

Pa të cilin s’del dot nga shtëpia;

Më parë mund të harrosh celularin

Pa marrë me vete,

Portofolin,më parë mund të harrosh pa marrë,

Por kurrsesi maskën !

 

Le ta injorojë ajo

Kravatën  e re që ke lidhur,

Këmishën e kollarisur dhe ,

Kostumin ,sado elegant qofttë…

 

Me ç’qejf e me ç’dëshirë

Të hysh e të blesh në butikët luksozë ?

Sapo gjendesh përballë

Xixëllimave të Bvlgari – t,

Të kaplon absurdi;

Absurdi të çmotivon tek të lëbyren sytë

Përballë kometave të Swarovski-t

Afashinantë koleksionet pranverë – verë

Të Vuittoni-t, Armani-t ,

E të kujt jo ?

Parfumi i ri i Chaneli-t

Ah,ç’eliksir !

Por iku pranvera,vera po fluturon;

Të shohim vjeshtën flori …

 

L’amour L’amour

Por në Paris stinët sërish

Të katërta magjepsëse janë

Si tablotë e Monesë  !

 

E ndoqët besoj,videon virale

Me atë zonjën parisiane,

Që policët e tërhoqën zvarrë,

Sepse

Refuzonte maskën ?

 

Turma, si turma në rolin e vet,

U mblodh të shihte e të bënte me ngut video,

Dhe sellfi me të dhunuarën në sfond

Që miqve të tyre

Ua nisën urgjent…

 

Kush guxoi të thoshte një llaf

Kundër dhunës primitive të policisë

Së shtetit demokratik ,në mes t’Europës,

Që shkelte me të dyja këmbët

Të drejtat themelore të njeriut,

Ia mbyllnin gojën në çast :

Vini mask !

 

Paris L’amour L’amour,

O,Champs Elysees

Champs Elysees,

Ti e tillë je

Në diell,në shi,pasdite ,në mesnatë…

Po ç’mesnatë ?

Për ty ka veç mbrëmje

Që zgjat gjer n’ag…

 

Maskë mbi Place de la Concorde

Mbi Place Charles de Gaulle maskë,

Mes të dymbëdhjetë gërshetimet e kryqëzimeve…

Ah,por maskë edhe mbi Arc de Triumph

Të poshtëruar;

Mbi Tour Eiffel gjithashtu; !

A s’e shihni renë e zezë

Vende – vende, hekurash e çjerrë ?

 

Ah,por maskë ka dhe mbi Notre Dame,

Q’e dogjën idiotësisht mizorisht !

A e kujtoni sa show u bë

Me donacionet milionëshe për rindërtimin e saj ?

Gjer dhe pishinë projektuan të hapnin

Ca biçimër arkitektë mbi Katedrale,

Kinse mëkatet u larguakan edhe kur lahesh…

 

Epo,ajo vogëlushja,tek shkonte në shkollë,

Dhuroi një euro

Për Notre Dame –n e djegur,

Paçka se mbeti pa ngrënë hamburgerin

E mëngjesit…

 

Parisi me Maskë

Por Sena rrjedh

 

Kështu dhe Palais de Justice

La Defense ultra moderne

Kështu,

Kështu Saint Michel, shpirti i Parisit,

Pigalle dhe Montmartre po kështu,

Madje me maskë robëruese

Edhe grataçielat farfuritëse

Të s’ardhmes…

 

Kanë mbyllur kavaletat

Piktorët e trotuareve,

E kush do t’u blejë gjësend atyre;

Atyre tashmë,mbuluar me maskë

Kush do t’u pozojë ?

 

Crazy Horse s’hasdiset më,

Moulin Rouge,yjet e kuq

I ka shuar;

Elikat

Kanë ngecur si orët që kohë më s’tregojnë…

Burrat janë ndryrë me gratë në shtëpi;

Pa punë prostitutat heroina

Sexy dolls pa punë gjithashtu.

 

Parisi me Maskë

Por Sena rrjedh

 

Ah,por ju propozojmë të vizitoni

Me radhë gjithë pavijonet

E Luvrit mitik !

Virtualisht virtualisht

Përndryshe dhe Xhokondës

Do t’i duhet të vërë maskë !

 

Virtualisht

Virtualisht

Siç duket një ditë

Gjithçka do të kryhet

Thjesht virtualisht .

 

Këtë herë

Gishti monumental i Cesar Baldaccinit,

Gishtin e Çezarit perandor

Më solli ndër mend drejtpërdrejt…

 

Me maskë Parisi

Por Sena rrjedh

 

Besomëni !

Në vesh mrekullisht më kumbojnë

Këngët e Mirej Matjesë

Dhe Edit Piafit,

Zonjave si prerjet e vogla

Të parave prej ari…

 

Më kumbojnë mrekullisht

Këngët e Sharl Aznavurit

Dhe, Iv Montanit melankolik

Me Les Fauilles Mortes

Të Zhak Preverit …

 

Ajo tastiera e fizarmonikës

Mos drithëron flu flu

Si valëzimet e Senës,

Domethënë …

Si regëtimat e zemrës tënde ?

 

O, përsëri Parisi

Ka këngëtarë të famshëm

Dhe poetë të gjallë me emër :

Mund t’ju përmend njëherësh disa…

Të cilët,tashmë në trotuare dhe pedonale

Gjerbin kafen tek shkruajnë me maskën nën gushë

Si lak që të mbyt.

 

E dini ?

N’intervistat me mikrofon në dorë,

Në sheshet dhe ndanë parqeve,

Populli ,kur u pyet,

Gjer te Preveri i numëroi poetët…

Kjo ,thjesht do të thotë:

Sa vështirë është sot

Të hysh në shpirtin e një kombi ;

Të bëhesh legjendë,

Sa vështirë është sot !

 

Paris L’amour L’amour

 

Je gjenetikisht kozmopolit

Edhe pse mbuluar me maskë

Dhe,

Mbetur pa turistë…

 

L’amour

Qyteti i shenjtë,

Ku lindin e lindin

Kulte artistësh.

 

Ah,ja dhe Bar Hemingway !

 

Hej,Heminguej,

Ti ke të drejtë :

Parisi

Eshtë një festë

E pambarimtë…

 

Parisi me Maskë

Por Sena rrjedh…

 

                                       2020 Gusht

Për sytë s’ka vija të bardha – Cikël poetik nga FASLLI HALITI

DASHURI 

 

 

Dashuria ime

Aleatja ime

Le të vijë urrejtja

Me falanga grindjesh

Sherresh

Mërish 

Të ndeshet me ne

Të dy 

 

Përballet me ne ajo dot në dashuri?

 

1998

 

PLAGA  

 

 

Plaga që më hape dikur…

M’u mbyll.

U mbyll krejtësisht,

S’kullon më as një pikë gjak,

Por një vranësirë e lehtë,

Një re e zezë,

Gri    

Në qiell 

 

Plaga më dhemb, plaga zë e më ther…!

 

Gusht, 2016

 

 

FARA   

 

 

Fara

Çon bifkë.

Bifkës nuk i duket fruti 

Pa buitur, pa çelur lulja

Mbi degën e vet

E strehon atë

Sythi

 

Duke e mbështjellë me pelush të blertë. 

 

1998

 

MË HËNGRËT TË GJALLË    

 

 

Erdhi vdekja e uritur

Të më hante

Me uri 

Por

Më gjeti

Të tretur

Kock’ e lëkurë.

Ç’të hante e zeza vdekje

Lëkurën apo kockat të hante tek unë ?

 

1998

 

 

REFUZIMI   

 

 

Unë kërkoj

Nga ju

Të më jepni

Të më shtrëngoni

Fort dorën e punës.

 

Ju më jepni gishtin e pushkës…!

 

Mrs 2016

 

ASAJ VAJZE  

 

Asaj vajze që ecën në trotuar

Ia hanë buzët,

Pulpat

Supet,

Vetullat me sy,

Edhe syrin ia hanë me sy.

Për syrin s’ka vija të bardha,

S’ka semaforë,

S’ka ngjyrë të kuqe

S’ka ngjyrë jeshile!

Syrin e kaltër,

Syrin e zi,

S’e ndal,

S’e ha,

S’e penalizon askush

Përveçse bukuria me bukuri,

 

Përveçse dashuria me dashuri…!

 

Maj, 2016

 

 

ATA VETË   

 

Gropat  i hapin vetë ata

Çdo ditë

Kudo.

Jo veten,

Të tjerë kërkojnë ata të fusin në to!

 

Mars 2016

 

 

 

FRIKA   

 

 

Një jetë me shumë frikë,

Vetëm ca copëza

Gëzimi

Si vatra

Të blerta blerimi,

Si fije bari nëpër asfaltë.

Si fije bari në një tokë kripore.

Shpina:

Skllavja jonë

Trimëria:

Gjoksi

Ynë,  

Zemra jonë

Që gjemimet s’i ka pushuar e qiejve emde gjëmon   …!

 

 

Prill, 2016

 

 

 

SIGURISHT    

 

 

Vetëm

Errësirë

Vetëm dritë

S’ka gjithmonë

Drita dhe errësira

 

Një  ditë fiket, mbaron…

 

 

Tetor, 2015

 

 

KAKARISJA    

 

 

 

Kakarisje

Kakarisje

Kakarisje 

Kakarisja e pulës së kuqe

Kakarisja e pulës së bardhë

Kakarisja e pulës së zezë

Publicitet pulash,

 

Furriku pa asnjë vezë…!

 

 

Qershor 2016

 

DËGJOJ ÇDO DITË   

                              (varjant) 

 

Dëgjoj morira kakarisje

Çdo çast

Çdo orë

Çdo

Ditë

 

Por nuk shoh  vezë në furrik…!

 

TI DHE AJO      

 

Ti

Pula e kuqe

Kakaris, kakaris

Por vezë nuk bën.

Furriku yt i zbrazët

Bosh

Furriku i pulës gri

Plot vezë,

Dhe jo vezë

Për  omëletë,

Jo vezë për t’u skuqur,

 

Por  me vezë plot  zogj të bukur !

 

Qershor 2016

 

 

JUA  ZUNË GOJËN ME BUKË  

 

 

Jua zunë gojën me bukë,

Gati

Një jetë, të tërë

Nuk përtypët dot

Qoftë edhe një fjalë  

Një fjalë sa një gjysmë kafshate

Fjala juaj

U myk,

Fjala juaj u tha

Si një copë bukë bajate  !

Fjala juaj e mykur, nuk shtrohej më

As në tavolina mortore as në tavolina dasme…!

 

Qershor 2016

Mbiemrin e kam Gustavson – Shënim udhëtimi nga Bajram Sefaj

Hiç  njohësit e ithtarët e denjë të artit të filmit, lidhem me kusht se, të gjithë të tjerët  nuk janë në gjendje t’ia thonë emrin e asnjërit regjisor të filmit të Suedisë përpos të Bergmanit. E kur ia shqiptojmë emër e mbiemër – Ingmar Bergman, atëherë menjëherë kërkojmë vend në grupin e filmofilevë.. E për të dëshmuar, prapë, njohuri të “mëdha” të filmit numërohen disa filma vërtet antologjikë të këtij regjisori të madh. Me kujtohet, diku shumë përpara, takimi i parë me artin filmik të Bergmanit “Burimi i virgjërisë “e, e të tjerët, për pak, ashti i numërimit të me ngelë në fyt, por, për fat, me kujtohen disa filma më të rinj të tij sikurse janë: “Pëshpërimat në jastëk”, “Sonata e vjeshtës” e të tjerë, përndryshe do të skuqesha para bashkëbiseduesit tim sued, të cilit, edhe ashtu me krejt pak mjete ia dëshmoj njohuritë  kulturore nga ky vend i standardit të lartë jetësor. Bisedën përkitazi me Ingmar-in dhe artin e tij, e degëzoj edhe me disa imtësia, sigurisht e krejtësisht të parëndësishme. Suedi vëren entuziazmin tim të prishur, e nëpër fytyrën, përndryshe të ftohët, i rrjedh një nënqeshje e rrallë.

Bashkëbiseduesi im (Johanson, Gustavson apo Enderson, tjetër emër nuk mund të ketë)!, ma pret troç: suedezët e duan dhe s’e duan aq shumë Ingmar Bergmanin. Dhe – fillon nga e para. Pse suedezët e duan këtë regjisor. Kur kanë arsye, vërtet kanë arsye, ta duan shumë..

Ashtu sikurse këtij shteti zërin, për të mirë, ia qiti në tërë botën çeliku i mirë, ashtu sikurse njeriu (edhe më i painformuari) di për automobilin e markës “Volvo”, po e zëmë, janë të paktë ata që vërtet nuk dinë edhe për Bergmanin dhe filmat e tij. Kudo në botë. Pse e duan, me plot arsye, po e përsëris edhe një herë, suedezët Bergmanin, e marr me mend, e, jam i gatshëm që tërë ditën të dëgjoj  dhe, përsëri, ma merr mendja se nuk është thënë krejt ajo që duhet thënë, për të dhe opusin e tij madhor kinermatografik…

Me kureshtje shumë më të ndezur, por, jam i  gatshëm të dëgjoj pse, vallë, s’e duan suedezët Bergmanin e tyre të madh? Gustavsoni këtë e thotë, gati – gati me temperament jo tipik për njeriun e këtij vendi. Nuk e duan, nuk e duan, thotë ai, masat e gjera (popullore) suedeze Bergmanin, ngase pothuajse në të gjithë filmat e vet, gati pa përjashtim, paraqet botën disi si të sëmur suedeze, me shumë trauma, me shumë devijime seksuale që prekin diku thellë në çrregullime e luhatje psikike. Në filmat e vet ai për së tepërmi merret me ato anë të errtë të qenies njerëzore. Ani pse për të, mund të thuhet lirisht se është një njohës i mirë dhe i thellë i neuropsikiatrik…

Përfundon, kështu, disi, monologu i Gustavsonit, pse suedezët nuk e duan edhe aq Bergmanin e kjo në shesh nxjerr edh enjë njohuri të re për këtë vend. Njohuri që, deri diku, edhe e lëkundin botëkuptimim tim mbi  këtë vend.

Po që se dikur, jo fort moti ndoshta, Suedia është marrë si sinonim i një vendi të shfrenuar në dashuri e në çrregullime të tjera seksuale e të tjera “tejkalime”, sot, ndërkaq, situata është krejt tjetër. Këtij vendi i duhet, mik, dashuria. Mendoj ajo midis femrës dhe mashkullit. Lidhje e fortë e me plot ndjenja. Si bazë e mirë për familje të shëndetshme e të pastër. Hajt provo e foli diçka në rrugë një suedezje të bukur e të bardhë, për ë cilat të painformuarit do të mendonin se është “një nga seria”! Edhe vetë do të turpëroheshe nga sjellja jote e pahijshme. Suedia sot është një shtet i një shërimi, të them  kështu, total nga ca sëmurje, edhe këto t’i quaj ashtu, që e kishin kapluar në vitet e gjashtëdhjeta, tashmë të harruara e që i dhanë një drejtim të tillë artit bergamian…

Pas plotë tetë vjetësh, Ingmar Bergmanit, këto ditë, përsëri iu lejua xhirimi i filmit në Suedi. Xhirimi i filmit me titull “Fani e Aleksandër” fillon në pranverë dhe njëherazi është projekti më i shtrenjtë, dhe më astronomik, (realizimi do të kushtojë 35 milionë kruna) që është lejuar ndonjëherë në këtë vend. Të them, në fund se, krahas Bergmanit në Suedi janë shumë të njohur dhe të popullarizuar regjisorët: Alf Cheberg, Wilgot Cheman dhe Jean Troell.       Bergmani, megjithatë, nuk është i vetmi regjisor suedez…

——————-

Gaillard, 24.9.2020

 


Send this to a friend