VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Berliner Zeitung – MINISTRIA E JASHTME GJERMANE: NË SHQIPËRI MBIZOTËRON KORRUPSIONI, NEPOTIZMI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

By | May 9, 2017

Komentet

Majlinda F. Keta, letër publike për gazetarët shqiptarë: ju faleminderit që nuk e latë informacionin të futet në karantinë!

Massmedia Word Cloud News Concept Vector | Royalty-Free Stock Image

Javë plot shëndet dhe të paqme paçim brenda dhe jashtë shtëpive tona!

Sot mund t’i japim një urim shëndetit të gazetarëve që në kushte jo si tonat, që rrijmë në shtëpi, janë në terren, redaksi, nga shtëpitë e tyre vetëm e vetëm që informacioni për ne të mos futej në karantinë, “të mos i fikeshin dritat” e mendjes dhe syrit tonë në një ditë që pa ju nuk do të di si mund të ishte.

Tek ju është mendja jonë, syri, por tek ju “shohim” edhe kur mendja përhumbet…. Mbi të gjitha ju jeni përpara syve dhe shpirtit të fëmijëve me shumë forma, nga argëtimi tek lajmi e mësimi.

Tashmë e kemi pranuar të gjithë që edhe nga ju varet ruajtja e shëndetit tonë, sidomos ai mendor, mbase tashmë më i rëndësishmi për javën që nisëm.

Karantina ndryshoi ditën tuaj profesionale në çdo komponent, sjelljet por dhe profesionin tuaj. Ashtu si mësimi online e arsimit ju hyni prej kaq javësh si asnjëherë në aq shumë orë në ditët dhe shtëpitë e çdo shqiptari.

Shqipja përmes jush u bë kuratore e kësaj karantine dhe falë jush ajo solli botën anticovid tek ne. Kjo mundësohet nga ju dhe vetëm nga ju.

Falë jush ne kemi njohur EDHE se sa shumë studjues dhe mjekë paskëshim patur nëpër botë… dhe ne sot i “gëzojmë” ekspertizat e tyre online?! Ju i kërkoni, i gjurmoni që së bashku të shtoni kujdesin për ne.

Kujdes për veten tuaj gazetarë të nderuar, shëndeti juaj është shumë i vlefshëm dhe për ne, mos neglizhoni masat mbrojtëse se pas pune ju jeni në familjet tuaja, jeni të shtrenjtët e tyre.

Speciale janë urimet për shëndetin e zonjave të medias në terren, redaksi, studio dhe online.

Ju lutem vijoni të sillni lajmin me të vërtetën që vetëm instikti i nënës nuk e gabon; me shpirtin e nënës që i mendon të gjithë dhe i dhembin të gjithë, por dhe me “ëmbëlsinë” e gjuhës që vetëm nënat dijnë ta prodhojnë ndonëse hidhësia mund të jetë shijuar nga ajo e para.

Shëndet dhe respekt për ju gazetarë!

Elida Buçpapaj
Luli Progni
Artur Nura
Çerçiz Loloçi
Manjola Arizaj Zeka
Matilda Bega
Ermenita Stafa Njuma
Ilirian Agolli
Mimoza Picari
Erikleda Dorezi
Esmeralda Keta

etj.etj.

Amazonat shqiptare përkrah titanëve të lirisë për çlirim kombëtar – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Kryengritja e vitit 1911, prologu i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kruja e dytë Vlona e parë, Ded Gjon Luli flamurtar.

Fundi Kristian i dragojëve të shqiptarizmit Ded Gjon Luli dhe Isa Boletini, në kurthin e shtrigave esadiste dhe pusitë e krajlëve të Serbisë dhe Malit të Zi.

Revolucioni Xhonturk që filloi në korrik të vitit 1908 ishte një lëvizje borgjeze që lindi në Perandorinë Osmane, e cila nuk kishte synim ndërmarrjen e reformave liberale siç është trumbetuar atë kohë.
Jo aspak.
Ajo vërtet drejtojej kundër absolutizmit të Sulltan Abdyl Hamidit por qëllimi kryesor i programit të turqëve të rinjë ishte forcimi i pushtetit të centralizuar të Perandorisë multietnike mby popujt që i sundonte prej disa shekujsh dhe nuk konsideronte çështjet nacionale të tyre, por paprekshmërinë e dinastisë Osmane, ruajtjen e unitetit të saj, me kushtin që pushteti arbitrar absolut të zëvendësohej me një monarki kushtetuese parlamentare.
Filozofia e programit të tyre mbështetej në osmanizmin, panturkizmin, pansllavizmin, një lidhje organike kjo ortodokso- otomane, për shkak të lidhdhjes së gjakut mes Sulltan Muratit dhe Brankoviçit.
Historia na mëson se edhe Perandoria Romake, me vonë ajo Bizantine t’huajsoj kulturën helene, dmth u ortodoksizua.
Programi i turqëve të rinjë u hartua nga grupi i Ali Rizajt.
Shqiptarët e mbështetën lëvizjen xhonturke me shpresë se do të perfitonin nga situata e krijuar.
Iluministët tanë me dt 14- 22 nëntor të vitit 1908 organizuan Kongresin e Manastirit, të njësimit të Gjuhës Shqipe ku u formësua Identiteti kulturor shqiptar, si premisë e Shtetit Komb, që ishte farkëtuar në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila ripërtëriu Epokën e Lavdishme të Gjergj Kastriotit (Skënderbeu), tri dekada më parë atëkohë para këtij Kongresi.
Ata kishin besim të madh e ishin shpresëplotë së do të realizonin ëndrrën nacionale sepse tashmë perfaqësoheshin në Parlamentin e Turqisë me 26 personalitete.
Mirëpo turqit e rinjë vendosën masa të reja, të egra ,shtrënguese ndaj shqiptarëve të cilët ishin të ndarë në katër vilajete qysh pas përfundimit të reformave të Tanzimatit dhe riorganizimit të Perandorisë Osmane në vitet 1864-1868.
Masat e reja centralizese, taksat e dyfishta, rekrutimi i detyrueshëm ushtarak, çarmstosja me dhunë e popullsisë, ndjekjet policore ndaj klubeve e rretheve patriotike shqiptare, reaksioni i xhonturqëve kundër shkollës e shkrimit shqip të ndërmarra nga Xhavit Pasha i acaroj marrëdheniet mes shqiptarëve e turqëve.
Këto veprime të ndërmarra në muajt e parë të vitit 1909 e nxitën Isa Boletinin të ndërmerrte një inkursion për të bindur liderët shqiptarë që të organizonin një tjetër kryengritje.
E kështu filluan aksione guerilase ndaj kazermave e stacioneve ushtarake turke.
Me dt 3 prill të vitit 1910, tek verrat e Llukës mbi 3000 luftëtarë të udhëhequr nga Isa Boletini, Shaban Binaku e Sylejman Botusha u besatuan për të vazhduar kryengritjen ushtarake.
Kjo Kryengritje gjeti mbështetjen e 13 deputetëve shqiptarë në Parlamentin Osmanë.
Kryengritja që plasi në gjysmën e dytë të prillit pati dy vatra të fuqishme, në rajonin e Mitrovicës e udhëhequr nga Isa Boletini dhe në rajonin e Karadakut të udhëhequr nga Idriz Seferi.
Në keto luftime u shqua edhe trimi nga Drenica Azem Galica.
Sulmet mbi osmanët në Prishtinë, vrasja e komandantit osman në Pejë, bllokimi i Hekurudhës së Shkupit, në Grykën e Kaçanikut çoj në shpalljen e ligjit ushtarak në këtë zonë.
Përpjekjet e deputetëve shqiptar Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Naxhip Draga etj për ťë parandaluar ekspeditën ushtarake nuk pati rezultat as ne parlament por as në orvatjet diplomatike tek fuqitë e mëdha.
Lufta u ndez e egër e gjakatare.
Për disa ditë kryengritësit korrën suksese të jashtëzakonshme në luftën e ashpër e të pabarabarë me pushtuesit shekullorë të trojeve të tyre.
Ashpërsinë, tragjizmin, vetëmohim, qëndresën titanike të dragojëve të lirisë e amazonave shqiptare e përshkruajnë vargjet lapidare.
“Ka kris pushka s’i n’Karadak
Gur e dru janë la me gjak
Kaçanik o gur i thatë
Me thika luftojnë gratë.
Kaçanikut i raftë pika
Shtat sahat janë ther me thika
Ç’ka kanë retë që po votojnë
Dy dragojë sot po luftojnë
N’Kaçanik e n’Caralevë
Isa Begu me Idriz Seferin”.
Ushtria turke e stërmadhe dhe e armatosur rëndë komandohej nga ministri i luftës Mahmut Shefqet Pasha i cili u detyrua të vihej vetë në krye të operacionit.
Kryengritja antiosmane u përhap edhe në zanat e tjera.
Një divizion i ushtarëve osmanë i udhëhequr nga Turgut Pasha u përball në luftime të rrepta me malësorët e Gashit dhe të Krasniqes të udhëhequr nga Bajram Curri, Adullah Hoxha, Shaban Binaku, Shpend Zeqir Haklaj në mesin e qershorit të atij viti të cilët ishin bërë barrikadë e pakapërcyeshme në Qafë të Morinës.
Turqit ndoqën një taktikë tjetër, u sollën e u dolën përmbrapa çka i detyroj kryengritësit të terhiqeshin dhe për disa ditë më radhë beteja u zhvendos në kodrat e haklajve.
Ushtarët mizorë të hordhive turke bombarduan me artileri të rëndë Gashin e Gurit por trimat e udhëhequr nga Abdullah Hoxha e Shpend Zeqiri nuk i lëshonin Istikamet.
Gashi historikisht ka qënë barrikada e parë e invadorvëve të shumtë që kërkonin pushtimin e Malësisë së Gjakovës.
Këto beteja i ka skalitur populli në këngë:
“Ku po del kjo flakë e verdhë
Gashit t’Gurit si përhërë
Gashit t’ Gurit rena- rena
I ka djemt me nga shtat zemra, ( Bajram Rama me shtat zemra).
Apo vargjet e shkëputura nga kënga kushtuar Kryengritjes së vitit 1910:
“Sadri Bardhi të madhe briti ( thirri)
Po ku je Halil Brahimi
L’sho kushtrimin tek Shpend Zeqiri”.
Shpend Zeqir Haklaj kishte qenë komandat i formacioneve luftarake të Gashit në Betejën e Shtimes të Lidhjes Shqiptare të Prizrénit ku dhe është plagosur rëndë me dt 21 prill të vitit 1881,aty ku u bë njësh me grykën e topit gjoksi shkëmb i Mic Sokolit.
Në betejat e tmerrshme, ato ditë të dhimbshme Shpend Zeqiri luftonte bashkë me të bijtë.
Ra në fushën e nderit nipi i tij Man Arifi, ( Haklaj) sot deshmor i Atdheut.
Pak kohë me parë në betejat trup me trup me hordhitë turke, atëkohë në Hereç të Gjakovës Shpendi e kishte humbur kushëririn Zmajl Plak Haklaj, i nderuar me Medaljen e trimërisë së bashku me Shpendin për sherbime të larta ndaj Atdheut, me rastin e 100- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Edhe pse betejat në kodrat e haklajve ishin të ashpra trimat nuk u dorëzuan.
Turgut Pasha pasi bombardoj dhe bëri shkrumb e hi Gashin u nis për në Nikaj- Mertur me qëllim të depertone për në Shkodër nga Qafa e Agrit.
Që në javën e parë të korrikut trupat osmane u gjëndën përballë forcave të udhëhequra nga Prel Tuli në Qafěn të Kolçit dhe nga krahu tjetër dolën djelmnia e Dukagjinit të prirë nga Mehmet Shpendi.
Turgut Pasha u detyrua pas disa ditësh ngujimi mes qafave të Kolçit dhe asaj të Agrit nga dt 10 -24 korrik të kthehet i mundur e i turpëruar edhe njëherë nga kishte ardhur për të gjetur një rrugë tjetër drejt Shkodres, atë nga Puka, ku në fakt ashtu ndodhi.
Pas rezistencës disa mujore kryengritja e vitit 1910 u shtyp me zjarr e hekur por kurrë deshira e zjarrtë për liri e çlirim kombëtar.
Ndonëse mbeti brenda Vilajetit të Kosovës, edhe pse u shtri edhe në zonën e Pollogut nuk pati sukses për shkak të epërsisë numerike dhe armatosjes së rëndë të ushtrisë turke
Kjo Kryengritje nga shtypi botëror i kohës u quajt revolucioni i parë i shqiptarëve kundër xhonturqëve.
Perandoria turke vazhdoj një ekspeditë mizore ndaj kryengritësve shqiptarë.
Ashtu siç pati vepruar Dervish Pasha me Sef Kosharen pasi e kapi të plagosur e vari në majë të lisit dhe e la tre ditë për të tmerruar njerëzit pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kështu edhe xhonturqit varën dy protagonistë të Kryengritjes së vitit 1910, tek Ura e Tabakëve Gjakovë, Adullah Hoxhën e Gashit dhe Shaban Binakun e Krasniqes nga Malësia e Gjakovës të cilët i thirrën për bisedime dhe i prenë në besë.
Populli i Malësisë së Gjakovës dhe krejt Kosova i ka përjetësuar në pavdekësi me vargjet memoriale:
“Haj medet po ban Kosova
Sot po varet Adullah Hoxha
Haj medet po ban konaku
Sot po varet Shaban Binaku
Shaban Binaku si gjylja e topit
Me duhi (ushtimë) po i shkon konopit (litarit).
Turqit e rinjë e thyen Kryengritjen e vitit 1910, por tek shqiptarët e forcuan ndjenjën e zjarrtë për liri e pavarësi dhe e rritën besimin e shpresën për fitore.
Mirëpo edhe Revolucioni Xhonturk dështoj në modernizimin dhe konsolidimin e Perandorisë Osmane.
Të drejtat e shqiptarëve u shtypën në katër vilajetet.
Dhuna më e egër u ushtrua në Malësinë e Madhe.
Por populli shqiptar megjithëse i vogël nga numri, por i madh nga morali dhe trimëria nuk ia ndali pushkën kësaj supërfuqie që shtrihej në tri kontinente.
Shqiptari asnjëherë nuk u pajtua me robërinë, sepse e don me gjithë zemër Atdheun e përbashkët kudo që ndodhet në Botë dhe është i gatshëm për të dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e tij.
Deshmi e gjallë për këtë qendresë është lufta heroike e Malësisë Madhe e udhëhequr nga Ded Gjon Luli, e cila filloi me dt 24 mars në vitit 1911, ku përfshiu shtatë bajraqet e në një kohë rekord, prej dy javësh në luftime gjakatare ku mbetën shumë të vrarë e të plagosur ja doli të kurorëzojë me sukses ngritjen me dt 6 Prill në Bratilë, Deçiç të Flamurit Kuqezi të Gjergj Kastriotit, në vend të flamurit të sulltanëve të Turqisë që na kishin sunduar një kohë të gjatë, për pesë shekuj na kishin mbajtur në robëri.
Populli e ka skalitur bukur këtë vepër madhështore në refrenin e këngëve:
“Kruja e dytë Vlona e parë
Ded Gjon Luli flamurtar”
Apo, “O flamur o bajrak shqiptaria t’lau me gjak
O flamur o flamur, Ded Gjon Luli t’mbajti n’dur”.
Plaku i maleve është cilësuar nga Babai i Pavarësisë Ismail Qemali “Pushkë e ngrehur për Shqipërinë”.
Sot pas 109 vitesh kujtojmë veprën sublime të Dedës, familjes së tij, udhëheqësve të tjerë e deshmorëve të kësaj kryengritje, Çun Mulës, Marash Ucit, Nik Gjelosh Lulit, Pal Troboinit, Smajl Mustafës, Sokol Bacit, orëve të maleve shqiptare që luftuan përkrah titanëve të lirisë Tringë Smajles e Norës, gruas së të birit Kolës, apo “Djalit të mirë të babës” siç e thirrte Deda me perkedhelëri” këtë trimneshë që ishte pagëzuar me emrin e Norës së Kelmendit, e cila në luftën e vitit 1638-1639 guxoj ta godiste në çadrën e tij pashain turk nga Bosnja dhe me vonë ta vriste në duel.
Nora qe pagëzuar me emrin e Norës Kelmendit, Zhandarkës Shqiptare që përsëriti aktin heroik të Shqiptarit nga Drenica Millosh Kopiliqi kur vrau Sulltan Muratin e parë në Betejën e FushëKosovës të vitit 1389.
Tringa e Nora luftuan trimërisht siç pati luftuar Kajë Gal Selmani, motra e Zhuj Selmanit për kater dekada për liri përkrah burrit Maliqit dhe djemëve të saj që nga Beteja e Nokshiqit të vitit 1879, në vitet 1912- 1913, 1918 -1919 për mbrojtjen e trojeve shqiptare, akteve heroike të secilës populli u këndon:
“Motra e Zhujes qafë Kaprisë
Katër shkie i ka pre sakicë”.
Siç luftoj nusja e maleve Shote Galica përkrah Azemit, e cila mori pjesë në 40 aksione kundër pushtuesve të ndryshëm.
Sa herë të kujtohet Ismail Qemali do të kujtohet edhe Marigoja që e qendisi Flamurin Kuqezi por edhe Bratila ku ai u ngrit për herë të parë i lirë dhe krenar pas pesë shekujsh robëri.
Vargu i trimave të Malësisë që luftuan e deshmorëve të lirisë që dhanë jetën është i gjatë prandaj nuk mjaftojnë këto rreshta për të shprehur respektin e mirënjohjen për veprën e tyre sublime.
Lavdi të përjetshme deshmorëve të Kombit.
Kjo lëvizje e armatosur ka një rol kyç në realizimin e programit politik për finalizimin e Kauzës Nacionale ťë shqiptarëve.
Ajo shkaktoi panik tek autoritetet turke në Shkodër.
Pashallaret e Sulltanit Bedri Pasha, Turgut Pasha e Ethem Pasha dështuan në përpjekjet e tyre dredharake për ti përëçarë shqiptarët duke e emërtuar levizje katolike brenda vilajetit të Shkodrës Kryengritjen e vitit 1911, duke i etiketuar udhëheqësit e saj si vegla të Krajlit të Malit të Zi, si dhe me ofertat komprementuese me para ndaj udhëheqësve të saj e konkretisht ndaj Ded Gjon Lulit.
Burri i magjes së miellit do ti pergjigjej solemnisht Bedri Pashës:
“Nuk jam postermë me u ter në trinë”.
E i kthehet të birit, Kolës:
“Shko tek kojshitë e na merr hua një magje miell”.
Popullsia myslimane e shpërfilli këtë propagandë.
Kryengritja përfshiu menjëherë të gjitha krahinat e Malësisë së Madhe.
Numri i kryengritësve arriti 3000 dhe qysh me dt 28 mars e morën Tuzin.
Këtë ditë pati të vrarë disa shqiptare e shume të plagosur por armikut i kishin shkaktuar shumë të vrarë e të plagosur dhe u kishin ngjallë tmerrin.
Kudo zhvilloheshin luftime të ashpra.
Kryengritësit shqiptare ishin nën goditjen e forcave të Bedri Pashës dhe Turgut Pashës që vinin nga Lezha e Shkodra dhe nga mbrapa nga forcat e Ethem Pashës që vinin nga Gjakova.
Vilajeti i Kosovës ende se kishte marrê vehten nga thundra e hekurt e ekspeditës me të tmerrshme përjetuar ndonjëherë, të vrasjeve, burgosjeve, internimeve, çarmatimit pas kryengritjes së vitit 1910.
Isa Boletini kishte bërë thirrje gjithë shqiptarëve qysh me dt 23 mars për tu ngritur të gjithë në kryengritje e për të mbështetur Malësinë e Madhe dhe sëbashku me Sylejman Botushën e Bajram Currin u përpoqën ta shtrijnë atë edhe në Rrafshin e Dukagjinit.
Kjo Kryengritje vuri në levizje dhe Jugun e Shqipërisë.
Kudo filluan veprime të armatosura por të shkëputura.
Përkrahësit i drejtoheshin popullit:
” Vëllezërit tanë gegë po na ftojnë ne bijtë e Pirros që tu vijmë në ndihmë, prandaj çdo shqiptar e ka për detyrë të marrë pushkën në krah e të bashkohet me kryengritësit e të mos e lëmë të na turpërohet Baba Tomorri, Shenjtori ynë që po buçet.
“Duam lirinë, vetëqeverisjen e Shqipërisë.
Duam të drejtat tona e do ti kërkojmë deri sa të shuhemi të gjithë”.
Me dt 14 maj Shefqet Turgut Pasha goditi befasisht malësorët dhe bombardoj fshatrat e popullsinë civile me artileri të rëndë duke shkatërruar gjithçka.
Ai shkrumboj të gjitha katundet që bënë qëndresë.
Në krye të veprimeve diplomatike ishin Ismail Qemali Luigj Gurakuqi, Nikoll Ivanaj, Risto Siliqi, Hile Mosi.
Por ashtu sikur një vit më parë ndaj Kryengritjes së vitit 1910 edhe për Kryengritjen e Malësisë së Madhe fuqitë e mëdha i konsideruan si probleme të brendshme të Perandorisë Otomane dhe e mbështetën atë nën emrin e vendosjes së qetësisë në Ballkan.
Megjithëse ende nuk ishte larguar era e barutit të kullës së Oso Kukës qeveria malazeze donte të mbështeste kryengritjen, natyrisht për qëllimet e veta por u kundërshtua ashpër nga Rusia, madje u kërcënua.
Po pse e mbajti Rusia këtë qendrim?!
Për ti dhënë pergjigje kësaj pyetje duhet të kthehemi prapa në kohë.
Që nga koha e Pjetrit të madh e Katerinës së Madhe dipomacia ruse ishte investuar për rigjallërimin e pansllavizmit.
Fushatën e reformave të Tanzimatit të viteve 1832-1862 dhe ndarjen e shqiptarëve në katër vilajete në vitin 1864, ajo e shfrytëzoj për të mbështetur “Neçartanian” e Ilia Garashaninit dhe “Megalidhenë” e Koletit, projektet e viti 1844, të cilat krijonin Serbinë e madhe dhe Greqinë e madhe dhe asgjesonin përfundimisht shqiptarët.
Është i njohur projekti i Rusisë në vitin 1866 për copëtimin e Shqipërisë.
Gjysma e saj do të bashkohej me Bosnje Hercegovinën ndërsa gjysma tjetër me Thesalinë e Janinën.
Dy vjet më vonë perfundoj një marrveshje tjetër mes Serbisë dhe Greqisë për të ndarë Shqipërinë dhe asgjësimin e saj nga harta, në Durrës e sipër Serbia dhe në Durres e poshtë Greqia.
Kriza lindore e viteve 1875 -1876 e luftërave të Bosnjës dhe e Bullgarisë, shpallja e luftës së Serbisë e Malit të Zi në vitin 1876, lufta ruso -turke e vitit 1877 dhe fitorja e Rusisë, Traktati i Shen Stefanit i 3 marsit të këtij viti që çertifikonte pansllavizmin me Bullgarinë e madhe verteton projektet e vjetra të Rusisë që rrinin në sirtar e prisnin momentin për tu finalizuar.
Këto ishin arsyet pse Rusia kërcenoj Qeverinë Malazeze atëkohë që të mos mbështeste Kryengritjen e Malësisë së Madhe.
Kryengritja e Malësisë së Madhe edhe pse nuk arriti ti tërhiqte edhe krahinat e tjera të Shqipërisë ishte vazhdim i Kryengritjes së vitit 1910, ajo shënoj një hap cilësor në organizimin e lëvizjes kombëtare dhe ngriti në një shkallë më të lartë ndërgjegjen kombëtare.
Kulmi i saj është 23 qershori, dita e miratimit të Memorandumit të Greçes, “Libri i Kuq” me 12 pika dhe shpallja e Autonomisë së Shqipërisë.
Kjo Kryengritje i detyroj turqi të uleshin në bisedime me shqiptarët për tu parashtruar kërkesat.
Memorandumi i Greçes kërkonte:
Paprekshmërinë e territoreve shqiptare.
Gjuha Shqipe gjuhë zyrtare në katër vilajetet.
Në zyra e gjygje e mesimi i saj në shkolla.
Të gjithë nëpunësit në Shqipëri të jenë shqiptarë e tu njihej zyrtarisht kombësia shqiptare.
Të ardhurat buxhetore të përdoreshin për zhvllimin e vendit.
Djemtë shqiptarë të mos shkonin ushtarë jashtë trojeve shqiptare, me perjashtim të rasteve të luftës etj.
Ky Memorandum i hartuar nga Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali është nënshkruar nga Ded Gjon Luli, Isa Boletini, Sokol Baci, Preng Kola, Mehmet Shpendi etj, e ju dorëzua përfaqësive diplomatike të fuqive të mëdha në Çetinë.
Shtypi i kohës theksonte se edhe pse kryengritja u zhvilluan në një zonë të ngushtë e katolike kryengritësit dolën me kërkesa kombëtare.
Që nga kjo kohë Çeshtja Shqiptare filloi të trajtohet si çeshtje e veçantë e Diplomacisë Europiane.
Ishe kjo Kryengritje që e detyroj Perandorinë Austro-Hungareze të ndryshonte qëndrimet e mëparshme pothuajse të njëjtë me Rusinë dhe të dalë zyrtarisht me idenë e Shtetit të shqiptarëve.
Kryengritja e Malësisë së Madhe është prologu i Revolucionit Nacional Shqiptar të vitit 1912.
Megjithëse bëri disa lëshime Xhavit Pasha edhe pas kësaj kryengritje vazhdoj të shtypë përsëri shqiptarët.
Ajo përfundoj në marrveshje gjysmake sepse nuk arriti të shndërrohej në kryengritje të përgjithshme.
Ajo nuk arriti ta detyroje Qeverinë Xhonturke të njohë autonominë.
Dedë Gjon Luli dhe malësorët trima do të vazhdonin përsëri betejat për liri.
Ata nuk e humbën besimin e shpresën asnjëherë sepse kishin mësuar nga historia se për më shumë se 23 shekuj kishin luftuar me pushtues të shumtë për të mbrojtur trojet e tyre stërgjyshërore.
Për qëndresën shekullore të malësorëve kanë shkruar:
Prof.Gjerman Ferdinand Huepe ” Vetëm në malet shqiptare u zmbraps furia e valëve sllave”.
Francezi Ciprion Robert, “Malësisë janë nervi kryesor i Shqipërisë”.
Dora d’Istra, “Në malësitë e Veriut ka gjetur strehë shpirti i Pavarësisë”.
Ded Gjon Luli për 50 vite luftoj për çlirim kombëtar.
Ai ishte pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në Lidhjen e Pejës “Besa Besë”.
Luftoj për mbrojtjen e trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht nga Kongresi i Berlinit përkrah Hodo Sokolit, Baca Kurtit e Preng Bib Dedës, ndonëse në moshë të thyer luftoj kundër vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londrër.
Ai sakrifikoj gjithë familjen për liri.
Pas Betejës se 29 grushtit 1912 kur ja prunë lajmin Dedës i thanë kanë mbetë 20 luftëtarë, burrat në luftë mbeten ua ktheu ai, po mbeti dhe djali yt Gjergji iu kthye lajmësi, po edhe ai djalë nane ish tha Deda.
Kur perfaqësite diplomatike i thanë se Konferenca e Londrës i ka lanë jashtë Shqipërisë trojet tuaja ai u përgjigj “Kqyrni kopshtin tuaj”.
Unë nuk do të ju marr leje me e derdh gjakun tem për Shqipërinë.
Me shtator të vitit 1915 u thirr në një takim kurth në emër të kapedanit të Mirditës, që e fton në Orosh për të biseduar për fatet e Vatanit.
Edhe pse e ndiente rrezikun, anipse Nora “Djali i mirë i babës” i tha kam pa një ëndërr të keqe e mos shko ai vendosi të shkonte, por i dorëzoj çalesat e dollapit Norës dhe një fletare ku kishte të shënuar disa emra që u kishte borxhe e i kërkoj që ty shlyente nëse ndodh që të mos kthehej.
E mori rrugën e gjatë duke menduar dhe se nuk do të kthehej.
Udhëtoj disa ditë nëpër bjeshkët e Mirditës së bashku me Kolën vetëm për të mbajtur fjalën.
Kur po shkonte tek Kisha e Oroshit i dalin para 30 serbë të armatosur.
Ai kërkon ta takojë bajraktarin por ai ishte fshehur pyjeve të mëdha të Oroshit
Sapo e kishte parë kapitenin serb Gjura që u doli para ai u kishte thënë gjakftohte mirditorëve që e shoqëronin:
“Paskemi mbarue”.
Kur e lidhin dhe filluan ta kontrollojnë nëpër xhepa ai ju drejtohet serbëve:
“Haj haj, po ju kujtoni se unë kam luftue tërë jetën për pasuri, po kjo është marre.
Burri i Hotit lufton për Vatan o shkja të ndymë”.
Serbët ju sulën me bajoneta duke e bërë shportë e duke ja ndalur fjalën në mes.
Ata vepruan si romakët me Jezu Krishtin, turqit me eshtrat e Gjergj Kastriotin e me Rilindasin Pjetër Bogdanin, komunistët me Gjergj Fishtën.
Aktin e tij heroik dhe fundin tragjik si të Jezu Krishtit populli e ka përjetësuar në pavdekësi:
” Serbi thikën ia ngulë në krahnuer
Ded Gjon Luli burrë malëcuer
S’u perkul as nuk u tut
Por po thotë këtë fjalë açik
Gjaku em le të shkojë fli
Për me pshtue t’ngratën Shqipni”.
Pasi e vrasin e mbulojë me dushk dhe e lënë tek Shpella e Oroshit.
Disa ditë më vonë e merr një prift dhe e varros.
Keshtu u vra Ded Gjon Luli nga ushtarët e Krajl Pjetrit të Serbisë për ti shërbyer Knjaz Nikollës të Malit të Zi, me dt 24 shtator 1915.
Kështu u shua jeta e dinosaurit të shqiptarizmit.
Shpirti i tij fluturoj në amshim, në lirinë për të cilën kishte luftuar gjysëm shekulli.
Katër muaj me vonë forcat e Knjaz Nikollës ia kthejnë nderin Krajlit Pjetër, vrasin Isa Boletinin me disa pjestarë të familjes së tij në Podgoricë me dt 23 janar të vitit 1916.
Tre vite më vonë vdes dhe Kola i helmuar në vitin 1918.
Në vitin 1920 do të binte me armë në dorë Luc Nushi i bëri i Nush Gjelosh Lulit.
Nga fisi i tij ranë deshmorë në luftërat për liri nipi i Dedës Zef Lan Ula, vëllai prej nane Baca Xheka, miqtë e shtëpisë Kol Marash Vata, Kol Kurti.
Në maj të vitit 1923 me këmbënguljen e të bijës Nareja dhe Norës (bashkëshortja e Kolës) bëhet varrimi i tij dhe Kolës në Shkodër.
Ato sollën nga Oroshi dhe Vlona eshtrat e tyre.
Në këtë ceremoni morën pjesë mijëra vetë në shenjë nderimi e vlerësimi për veprën e misionarëve të Kombit.
Shumë personalitete politike, akademike, historianë e media të kohës e vlerësuan ashtu siç e meritonte Titanin e shqiptarizmit.
Në vitin 1965 vdiq Nora bashkëluftëtarëja “Djali i Babës”.
Kështu u shua familja legjendare e Ded Gjon Lulit e shquar në betejat për liri e pavarësi.
Ajo shkroi emrin me shkronja të arta në Panteonin e Kombit.
Mbeti përjetësisht kryefjala e kallzuesi i kujtesës sonë historike shqiptare.
Vepra e Ded Gjon Lulit është derdhur në bronz tek Kulla e tij, simbolikisht ashtu si atëherë kur priste miqtë e shumtë dhe para Muzeut Kombëtar në Tiranë.
Ajo është përmendore e shpirtit të nacionalizmit shqiptar.
Shqiptarët e Tuzit me dt 3 mars të vitit 2019 realizuan ëndrrën e Ded Gjon Lulit në zgjedhjet lokale.
Flamuri Kuqezi u valëvit krenarë.

Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh”.
Ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar
“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Veprimtaria e shkencëtarit amerikan Charles Lieber deri në arrestimin e tij

Deri në fund të muajit të kaluar, Charles Lieber jetoi jetën e qetë të një shkencëtari elitar amerikan. Laboratori i tij në Universitetin e Harvardit hulumtoi gjëra të tilla si të shkrihet elektronika e vogël me trurin. Në kohën e lirë, ai rriti kunguj para shtëpisë së tij.

Dhe, më 28 janar, FBI’ja trokiti në derën e tij.

Tani Lieber përballet me akuza për tregti të njohurive për para dhe për gënjeshtra. Prokurorët pretendojnë se ai ngriti një laborator në Kinë në këmbim të qindra mijëra dollarëve në pagesa nga qeveria kineze dhe më pas mohoi ato pagesa për hetuesit nga SHBA’ja.

Avokati i Lieber, Peter Levitt, nuk pranoi të fliste me NPR për akuzat. Por të tjerë që shikojnë rastin thonë se kjo ngre pyetje të rëndësishme në lidhje me etikën, hapjen shkencore dhe profilizimin e mundshëm racor në një epokë të tensionit gjeopolitik.

“Ky është një rast i madh, i madh”, thotë Frank Ëu, një profesor në Universitetin e Kalifornisë ‘’Hastings College of Law’’ që ndjek çështjet e spiunazhit kinez. “Ky është një rast që ka të bëjë me marrëdhëniet SHBA-Kinë. Ka të bëjë me konkurrencën. Është për mënyrën sesi duhet bërë shkenca.”

Çështja Lieber përqendrohet në një program kinez të rekrutimeve të quajtur Plani Mijëra Talentë. Ajo u fillua nga qeveria kineze në vitin 2008, kryesisht si një mënyrë për të tërhequr studiuesit kinezë përsëri në Kinë, sipas Michael Lauer, zëvendësdrejtor i hulumtimeve të jashtme në Institutet Kombëtare të Shëndetësisë.

“Qeveria kineze dëshironte të sillte në Kinë shkencëtarë të shquar, në mënyrë që të zhvillonte shkencën dhe teknologjinë e tyre,” thotë Lauer.

Me kalimin e kohës, programi filloi të rekrutojë edhe shkencëtarë perëndimorë. Studiuesve iu kërkua të krijonin laboratorë në Kinë dhe të kalonin të paktën një pjesë të kohës së tyre duke bërë punë atje, në këmbim të granteve dhe shpenzimeve të paguara. Disa u zhvendosën në Kinë, por të tjerët ndanin kohën e tyre midis institucioneve të tyre të shtëpisë dhe një universiteti kinez.

Programe të tilla ekzistojnë në vendet e tjera. Kanada, për shembull, ka pasur një program 150 Karrige të Kërkimit që duket i ngjashëm në shumë mënyra me Planin e Mijëra Talentëve.

Por NIH është bërë i vetëdijshëm për shkelje të shumta etike që lidhen me planin kinez, thotë Lauer. Disa studiues kanë dorëzuar aplikime identike për grante si NIH dhe Mijëra Talentë. Të tjerët kanë ndarë aplikime për grante konfidenciale nga studiues të tjerë me bashkëpunëtorët e tyre në Kinë. Dhe atëherë lind pyetja e parave: Studiuesit nuk po arrijnë të zbulojnë fondet që marrin nga Kina për agjencitë amerikane si NIH, siç kërkohet me ligj.

“Llojet e sjelljeve që ne po shohim nuk janë shkelje delikate ose të vogla,” thotë Lauer. “Ajo që ne po shohim është me të vërtetë mjaft e egër.”

Çështjet e financimit kanë kushtuar tashmë mbi një duzinë studiuesish punën e tyre në institucionet rreth SHBA. Lauer thotë se NIH po heton rreth 180 shkencëtarë të tjerë, megjithëse shumë pjesëmarrës të tjerë duket se po kryejnë punën e tyre me korrektësi.

Kontrolli i shtuar nga agjencitë kërkimore si NIH është shoqëruar me një rritje të ndjekjeve penale nga Departamenti i Drejtësisë. Në 2018, Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions filloi atë që ai e quajti Iniciativa e Kinës, një program i gjerë për të goditur transferimin e njohurive të SHBA’së në Kinë. Deri më tani, iniciativa ka ngritur kallëzime penale kundër dhjetëra njerëzve dhe ka fituar disa aktakuza për spiunazh.

Këto lloje të rasteve nuk janë gjithmonë të drejtpërdrejta, veçanërisht kur bëhet fjalë për kërkime themelore. Në pranverën e vitit 2015, Xi Xiaoxing, një fizikant në Universitetin Temple në Filadelfia, u arrestua dhe u akuzua për ndarjen e teknologjisë së ndjeshme me bashkëpunëtorët e tij në Kinë.

Më vonë doli se ai kurrë nuk e bëri. Për më tepër, thotë ai, gjithçka që bëri atë ishte tashmë publike, sepse gjetjet e hulumtimeve themelore nuk janë sekrete. Ato janë botuar në revista shkencore.

“Spiunazhi akademik është një kontradiktë,” thotë Xi. “Nuk ka asgjë për të vjedhur, ju thjesht mund të uleni atje dhe të lexoni letrën tuaj.”

Prokurori federal që po ndjek çështjen kundër kimistit të Harvardit Charles Lieber pajtohet.

“E gjithë programi Mijëra Talentë është që të detyrojë njerëzit që janë duke bërë kërkime në Shtetet e Bashkuara për të ardhur në Kinë, dhe të bëjnë të njëjtin hulumtim, duke u ofruar atyre para,” thotë Andrew Lelling, avokati i Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Massachusettsit. “Dhe kjo nuk është e paligjshme”.

Por Lelling thotë se studiuesit duhet të zbulojnë paratë që marrin tek agjencitë e financimit dhe në universitetin e tyre. Kjo është pjesërisht sepse agjensitë federale të kërkimit nuk duan të paguajnë për të njëjtën shkencë dy herë – në SHBA dhe në Kinë.

Ankesa penale kundër Lieber pretendon se ai gënjeu të dyja, qeverinë dhe Harvardin në lidhje me përfshirjen e tij në Planin e Mijëra Talentëve. Sipas ankesës, Lieber ishte përfshirë në program nga të paktën 2012 deri në 2017. Kontrata e tij bëri thirrje për pagë deri në 50,000 dollarë në muaj, së bashku me rreth 150,000 dollarë në vit për shpenzime jetese dhe 1.5 milion dollarë për krijimin e një laboratori në Universitetin e Teknologjisë në Wuhan.

Lieber ngriti “Laboratorin e përbashkët ËAN-Harvard Nano Key”, sipas ankesës, pa i treguar Harvardit për të. Ankesa thotë se kur u mor në pyetje nga Harvard dhe prej hetuesve nga Departamenti i Mbrojtjes të cilët së bashku me NIH i dhanë atij gati 18 milion dollarë në grante, Lieber tha që “asnjëherë nuk iu kërkua të marrë pjesë në Programin Mijëra Talentë”..

Lieber nuk është kinez, por shumë nga studiuesit që arrestohen ose pushohen nga puna për akuzat që morën para nga programi Mijëra Talentë janë shtetas kinezë ose të përkatësisë etnike kineze. Kjo ka bërë që disa të pohojnë se qeveria po profilizon në bazë të racës, një akuzë që Lelling mohon.

“Nëse qeveria franceze do bënte përpjekje për të vjedhur teknologjinë amerikane në një fushatë masive dhjetë vjeçare, ne do të kërkonim njerëz francez. Por nuk është ashtu, është qeveria kineze,” thotë ai.

Por, profesori i drejtësisë Frank Wu thotë se një rritje e kohëve të fundit në ndjekjet penale shënon një ndryshim të madh. Deri para disa vitesh, universitetet po nxisnin studiuesit e tyre të bashkëpunonin me Kinën. Nëse do të kishte një çështje financimi, një studiues mund të përballet me një masë disiplinore, “por nuk do të përballesh me të pushuar nga puna në burg dhe të shkosh emrin të tërhiqesh nëpër baltë si spiun,” thotë Wu.

Wu thotë se ka frikë nga kjo përgjigje e re dhe e rëndë mund të përfundojë në përndjekjen e dhjetëra mijëra studentëve dhe studiuesve me origjinë kineze. Këta janë studiues, të cilët ai beson se i ofrojnë SHBA’së shumë më tepër se gjithçka që Kina po merr përmes Planit të Tij Mijëra Talenteve.

“Progresi shkencor këtu, përparimi sipërmarrës këtu, është nxitur në masë të madhe nga imigrantët aziatikë,” thotë ai. “Ne kemi nevojë për talentin që të dëshirojmë të vijmë në këto brigje.”/Express

SHBA arreston doktorin që prodhoi dhe shiti koronavirusin në Kinë?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë zbuluar personin i cili dyshohet se bëri dhe e shiti virusin Corona në Kinë. Është ky doktor Charles Lieber, shef i Deparatamentit të Kimisë dhe Biologjisë në Universitetin e Harvardit, raportojnë mediet amerikane.

Njësitë Federale janë parë në mëngjesin e ditës së djeshme në shtëpinë e doktorit 60 vjeçar Charles Lieber, i cili është arretuar teksa ishte në zyrën e tij në Universitetin e Harvardit, raportojnë mediet amerikane, transmeton IndeksOnline.

Adrew Llelling, zyrtar në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë para medieve se aktakuza që e ngarkon doktorin Lieber ka të bëjë me një kontratë që ai e ka nënshkruar në Universitetin kinez në Wuhan, e për të cilin është paguar 15 mijë dollarë në muaj plus shpenzimet e tjera shtesë.

Ai tutje thuhet se ka marrë më shumë se 1.5 milion dollarë për hulumtimin e tij për laboratorin kinez. Të gjitha këto i ka kryer teksa po punonte në Harvard dhe merrte para të mëdha nga shteti amerikan, përkatësisht nga Departamenti i Mbrojtjes nga Instituti i Shëndetësisë. Po ashtu një natë më parë janë arrestuar edhe dy shtetas kinezë.

Militantët, homofobët, Albini dhe Vjosa – Nga Lis Bukuroca

Nuk janë vetëm militantët e VV-së, që revoltohen, shajnë e kërcënojnë, por ithtarët e të gjitha partive „përleshen“ në facebook. Megjithëkëtë, akuzohen kryesisht ata të VV-së. Tani është në modë djallëzimi i Albin Kurtit dhe krahasimet i bëhen me Stalinin, Hitlerin dhe Kim Jong Un e Koresë Veriore

 

Një shtresë nuk e sheh, nuk dëshiron ta përkap atë që faktikisht është, por e beson atë që i pëlqen, por që realisht nuk është. Shpesh herë njerëzit nga interesi, apo mirënjohja (i punësuar vetë apo dikush nga familja, përfitimi, shpresa për punësim etj.) shpërfillin realitetin dhe ndërtojnë një realitet të rrejshëm. Këtë pastaj e propagandojnë si të vërtetë të pakontestueshme dhe e besojnë. Ata të shkëputur nga ndjenja e objektivitetit, te kundërshtari shohin çdo të metë të vogël, por te lideri i vet, i idealizojnë dhe fisnikërojnë edhe të mëdhatë.

Për ta bërë kundërshtarin më të lig se sa komunisti i vet në krye, militantët e LDK-së Albin Kurtin e identifikojnë me Stalinin. Pra, disa shkallë më lartë, disa mijëra herë më të rrezikshëm. Kështu veprojnë edhe disa militantë të komandantëve. E quajnë Hitler, pra më të lig se Millosheviqin. Pse e bëjnë? Sepse ata përpiqen të mbrojnë pasurinë e vet! Ata trishtohen dhe tmerrohen para shtetit juridik!

Merre me mend Ti dhe krahaso një politikan si Albini, me një diktator paranojak si Stalini, që ka vrarë 3-20 milionë veta. Merri me mend kampet e përqendrimit, 50 milionë të vrarë në LDB dhe krahasoje Albin Kurtin me psikopatin tjetër Adolf Hitlerin! Dhe, gjoja kanë frikë nga instalimi i diktaturës në Kosovë! Me NATO-në brenda! Merre me mend Ti!

Kur një njeri krahasohet me të ligën më sipërore të mundshme, atëherë përligjet edhe likuidimi!

Çdo shqiptar politikisht i lirë, i pavarur, e di se LDK e Mustafës nuk synon shtet juridik, përndryshe do të duhej të arrestonte pikësëpari njerëz nga kryesia e vet. Sikur ta dëshironte atë shtet, kurrë nuk do të kishte ngulur këmbë për të marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e pati (Skender Hyseni) edhe kur nga Kosova rekrutoheshin islamistët për Siri!

Por pse na duken se shumica janë të VV-së ata që bëjnë shantazhe? Sepse i është bashkangjitur populli, njerëz pa parti dhe nuk na duken shumë, por janë bërë shumë! Dhe, ajo shumicë nuk është as militante, as anëtare e ndonjë partie, as antiamerikane! Ajo është ajo shumica, që nesër do t’i prezantojë LDK-së llogarinë! Thjeshtë është ajo shtresa e idealistëve, që priste ndërtimin e shtetit ligjor, por që Hashim Thaçi, (duhet të kihet parasysh edhe roli i Vlora Çitakut në Uashington ) ua zhduku si shpresë dhe si ëndërr. Është ajo shumicë, që në anketa e trishton LDK-në të marrë me mend zgjedhjet.

Fushata e ashpër bëhet tani nga militantët e LDK-së. Edhe pse e rrëzuan qeverinë e vet, nuk pushojnë me etiketimet, insinuatat, përbuzjet dhe talljet. Disa janë obsesionuar nga Albin Kurti. E shajnë të majtën, edhe pse e majta në Europë është parti moderne dhe gjendet kudo nëpër kuvende, apo qeveri. Kurtin e shajnë si „komunist“, edhe pse vetë kanë në krye të partisë anëtarin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë: Isa Mustafën.

Lëdëkistët, apo më saktë militantët e Mustafës, përpiqen të shpëtojnë fytyrën dhe çajnë kokën në çfarë mënyrë ta arsyetojnë, si të përligjin një koalicion me ata që i akuzonin për krime ekonomike dhe politike.

Nuk janë (vetëm) ithtarët e Albinit homofobë. Homofobia predikohet nga klerikët e monoteizmit dhe ekziston kudo në Ballkan dhe jashtë tij, por më shumë aty ku nuk kanë përjetuar iluminizmin! Homofobi ka kudo ku në shtëpi fëmija edukohet në frymë diskriminuese dhe linçuese ndaj tyre. Dhe, vështirë të gjendet familje në Ballkan ku i thuhet djalit: „Jeta është e jotja, martohu me burrë ose me grua!“ Arsyeja? Brutalisht normale dhe ordinere: Deri para 25 vjetëve në Perëndim për homoseksualizëm dënohej njeriu! Ne nuk edukohemi për të përbuzur vetëm homoseksualët, por për të diskriminuar edhe gratë dhe motrat tona!

Po pse vërtetë LDK rrëzoi qeverinë e vet? Arsyeja kryesor ishte t’i tregohet Vjosa Osmanit vendi dhe, nëse ajo nuk përkulet, çfarë do të mund të pasojë! LDK ka një paqe dhe harmoni të rrejshme. Ajo gjendet para shpërthimit, edhe atë mes brezit të ri të Republikës (intelektualëve të rinj idealistë) dhe brezit makiavelist, (oligarkëve, fraksioni i Thaçit) shumëfytyrësh të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

James Pardew: “Washingtoni përzihet tinëzisht në Ballkan derisa koronavirusi mbërthen botën”

James Pardew është ish-ambasador i SHBA-së në Bullgari dhe ish-ndihmëssekretar i NATO-s. Përmes një vështrimi të publikuar në “The Hill”, ai ka komentuar qasen e administratës Trump karshi Kosovës.

Në vijim po e japim të plotë vështrimin e tij:

Cili interes i mundshëm amerikan realizohet përmes diplomacisë së vazhdueshme të administratës Trump, e cila është duke e destabilizuar Kosovën, shtetin e vogël dhe të brishtë pro-amerikan të Ballkanit, gjatë një pandemie globale? Dhe, përse ekipi e Trumpit e bën këtë, kur ishte SHBA-ja ajo që e ndali Serbinë – me forcë – që të kryejë gjenocid në Kosovë më 1999?

Një gjë e tillë zgjon kureshtje të veçantë, pasi që SHBA-ja ishte akterja kryesore në pavarësimin e Kosovës dhe pasi që Kosova ka qenë shteti më pro-amerikan në Evropë, pas pavarësisë. Sidoqoftë, diplomacia e vazhdueshme amerikane sot e favorizon Serbinë, aleaten më të afërt të Rusisë në rajon.

I dërguari i Trumpit, Richard Grenelli është duke u munduar ta detyrojë Kosovën që t’i pranojë kërkesat serbe, në kuadër të “negociatave” për normalizimin e raporteve midis dy shteteve.

Grenelli po i udhëheq përpjekjet e tanishme diplomatike në Kosovë, ai po ashtu mban postin e ambasadorit të SHBA-së në Gjermani dhe është ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës amerikane. Është kjo një gamë absurde detyrash për dikë me përvojë të kufizuar diplomatike dhe pa kurrfarë përvojë në inteligjencë.

Grenelli raportohet të ketë qenë katastrofik si ambasador në Gjermani, nëse si standard merret raporti bashkëpunues me aleatin më të rëndësishëm demokratik të Amerikës në Evropë. Zyrtarët gjermanë mezi që e presin largimin e Grenellit, transmeton KOHA.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Susan Rice e quajti Grenellin “njërin prej personave më të papëlqyeshëm dhe më të pasinqertë që kam takuar ndonjëherë”.

Serbia sot udhëhiqet prej presidentit Aleksandër Vuçiq, nacionalistit serb që po e shfrytëzon urrejtjen etnike si mjet politik për të fituar përkrahje lokale politike – ashtu si bëri Slobodan Milosheviqi në vitet nëntëdhjetë. Sot, liderët serbë në Beograd vazhdojnë të nxisin përçarje dhe armiqësi, si në Bosnjë, ashtu edhe në Kosovë. Vladimir Putini është i gatshëm ta ndihmojë Beogradin në gjithçka që e cenon unitetin e Evropës Perëndimore dhe SHBA-së.

Ajo çfarë po bëjnë tani në Kosovë Trumpi dhe Grenelli, paraqet një shkëputje prej politikave të suksesshme amerikane në rajon, në mënyrë rrënjësore.

Një parim i SHBA-së që solli paqe në rajon nga 2008-ta, ishte koncepti se kufijtë ishin të pandryshueshëm dhe se zgjidhjet politike duhej të gjendeshin Brenda kufijve të shteteve të caktuara. Marrëveshja e Ohrit që e parandaloi luftën në Maqedoni shkruan në mënyrë të qartë se “nuk ka zgjidhje territorial për çështjet etnike”. Të drejtat, jo territoret, janë zgjidhje e këtyre problemeve.

Udhëheqja amerikane me një koalicion të fortë të partnerëve ndërkombëtarë përdori diplomacinë intensive dhe forcën ushtarake për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Bosnjë, për ta ndalur një fatkeqësi mizore humanitare të radhës në Kosovë dhe për ta parandaluar një luftë civile në Maqedoni, gjatë viteve 1995-2008, teksa ish-Jugosllavia po shpërbëhej. Përpjekjet e udhëhequra prej amerikanëve në ish-Jugosllavi ishin një sukses i madh i politikës së jashtme për SHBA-në, në periudhën e hershme post-sovjetike.

Sot, Kosova është shtet sovran demokratik, i njohur prej 97 shteteve. Por, Serbia e ka përdorur ndikimin e saj për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në institucionet tjera ndërkombëtare. Si kundërpërgjigje, Kosova ka vënë tarifë 100 për qind mbi mallrat serbe që hyjnë në vend. Grenelli e ka nxitur Kosovën që t’i heqë tarifat, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat e ndërprera.

Përderisa sanksionet ndërkombëtare dhe tarifat janë politikë e preferuar e administratës Trump, kundërshtimi, prej Trumpit, i tarifave legjitime si levë ndërkombëtare, është më shumë se ironik.

Për t’i bërë presion Prishtinës që ta heqë embargon, SHBA-ja pezulloi ndihmat e domosdoshme për Kosovën. Disa zyrtarë në Washington madje edhe e shtruan mundësinë e largimit të kontingjentit të vogël të trupave amerikane në Kosovë, esencialë për sigurinë në Ballkan që nga 1999-ta. Ishte ky faktor i rëndësishëm në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, teksa koronavirusi po përhapej nëpër rajon. Kosova tani qeveriset prej një Qeverie në detyrë.

Grenelli duket se e preferon qasjen e politikanit të kahmotshëm të Kosovës dhe presidentit aktual, Hashim Thaçit, i cili e ka favorizuar një marrëveshje me Beogradin, madje edhe nëse përfshin shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Beogradit.

E këshillova Thaçi gjatë një bisede personale në Washington, para më shumë se një viti, se marrëveshja për shkëmbim territoresh ishte një truk serb që nuk do të shpinte askund dhe se ai nuk mund t’ besonte administratës Trump në çfarëdo negociatash me Beogradin. Ai ka shpërfillur këtë këshillë timen.

Shumë pyetje ngritën lidhur me misionin e Grenellit në Kosovë. Përse dikush me përvojë aq të kufizuar dhe me portofol aq të rëndësishëm shtetëror do të përfshihej në negociatat midis dy kundërshtarëve të dobët në Ballkan? Përse Grenelli po mban qëndrim pro-serb në bisedime? Përse SHBA-ja po e destabilizon një shtet pro-amerikan në një periudhë aq të brishtë?

Diçka këtu është e dyshimtë.

Si entuziast i përkushtuar i Trumpit, Grenelli thjeshtë mund të synojë që me çdo kusht ta gëzojë shefin e vet. Por, dyshoj se në këtë mes ka diçka më shqetësuese, posaçërisht pasi që kam dyshime të thella rreth raporteve të Trumpit me Vladimir Putinin. Dyshoj – pa dëshmi – se Putini ia ka paraqitur qëndrimet e veta pro-serbe Trumpit, e ka theksuar se shqiptarët janë myslimanë dhe pastaj i ka kërkuar Trumpit ndihmë në negociata.

Ashtu si edhe me të gjitha emërimet tjera të pamenduara mirë, Trumpi e bëri shërbëtorin e tij lokal, Grenellin agresiv dhe armiqësor, njeriun e tij kryesor për Kosovën. Kjo do të ishte një dhuratë për Putinin, që kënaqet në nxitjen e telasheve – të çfarëdo lloji – në Evropë.

Të kesh angazhim diplomatik të inspiruar prej Trumpit në ish-Jugosllavi është sikur ta lësh një dyvjeçar të luajë me qiri të ndezur midis kashtës.

Misioni i Grenellit në Kosovë rrezikon të nxisë jostabilitet në Ballkan dhe nuk i shërben asnjë interesi shtetëror amerikan. Politika aktuale amerikane në Kosovë do të mund të përkufizohej paaftësi diplomatike në rastin më të mirë, e mbase edhe keqpërdorim zyrtar.

Teksa COVID-19 ka mbërthyer SHBA-në dhe Evropën, Grenelli nuk duhet të nxisë përplasje në Ballkan, ku i mungojnë njohuritë, përvoja dhe aftësia diplomatike për përmirësimin e gjendjes.

Në vend të kësaj, SHBA-ja duhet ta promovojë një qeveri stabile në Kosovë, për t’u përballur me krizën aktuale shëndetësore.

Raporti Kosovë-Serbi është problem afatgjatë që meriton vëmendje serioze dhe profesionale, e jo politika gjysmake të njëanshme që shkojnë në favor të interesave serbe dhe ruse.

(Express)

Shpallet në kërkim KKD dhe ministri Majko – Nga TAULANT DEDJA

Këto muaj ku pandemia covid-19 ka detyruar shtetet të marrin masa të forta izolimi komunitar dhe kufitar, shumë shtetas kanë mbetur në rrugë pa rrugë. Por vendet me qeverisje humane dhe racionale i kanë dalë për zot qytetarëve të tyre duke u siguruar në kushte të vështira kthimin në shtëpi. Ndërsa shteti shqiptar, ka lënë prej disa ditësh 33 shqiptarë në vijën e gjelbër mes Greqisë dhe Shqipërisë në mëshirë të fatit dhe shtetit fqinj, dhe nuk e di sa të tjerë në vende të tjera në pritje të “Lasgushit”. Sot bëhet me dije se 10 prej tyre janë kthyer mbrapsht në Greqi, disa kanë hyrë me forcë në territorin shqiptar dhe janë gjobitur, 7 kanë mbetur ende në zonën neutrale në pritje.

Përveç disa mediave që kanë shprehur shqetësim për këta qytetarë, askush tjetër nuk është ndjerë. Ata që kanë në dorë çelsat e portave apo sekretin e zgjidhjeve rrinë me shpresën e kalimit me heshtje edhe të kësaj çështjeje si shumë të tjera ose përcjellin prej rehatisë së divanit mesazhe dhe zgjidhje çnjerëzore.

Kujtojmë se qeveria shqiptare posaçërisht për emigrantët ka ngritur një ministri diaspore, e cila duhet të dijë që nuk është vetëm për aktivitete shpërndarjeje çmimesh apo reklamime suksesesh, por edhe për të përcjellë zërin e grupeve që ajo përfaqëson.

Ministri Majko është zhdukur nga daljet publike. Burime të brendshme thonë se ka patur merakun e gazetës së diasporës, si i vetmi rast për të justifikuar vendin e punës. Aty do t’i dilte emri në një shkrim ku do ngrinte në piedestal dashurinë në kohën e kolerës, pa kuptuar në fakt as librin e Markezit dhe as situatën e sotme.

Krahas Majkos, vepron edhe Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili është një organ që përfaqëson emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë kufijve të atdheut. Ky këshill përbëhet prej 15 anëtarësh, 3 prej të cilëve përfaqësojnë shqiptarët në SHBA, 2 të Kanadasë, 6 të Europës, 2 të Britanisë, një Turqisë, një Australisë. Dhe ja ku u bënë 15 pjesëtarët. Ndër këta 15 anëtarë, të cilët jo të gjithë janë gjithmonë gojëkyçur, një prej tyre duhet të jetë edhe përfaqësues i diasporës në Greqi. Nuk është ndjerë as ky anëtar dhe as anëtarët e Europës mesa duket. Pra funksioni i këtij këshilli si përfaqësues të emigrantëve nuk po duket i shprehur në rast konkret nevoje. Kujt i duhet ky këshill atëherë? Për raste suksesesh s’ka nevojë njeri për lajmëtarë. Njerëzit kanë nevojë për një dorë kur kanë halle.

Gazetari i njohur në Londër Petrit Kuçana, para disa ditësh i drejtoi një letër këtij këshilli pikërisht për këtë qëllim. Të ndërhynte dhe të ushtronte funksionin ndërlidhës mes diasporës dhe qeverisë shqiptare. Deri më sot kjo letër nuk ka marrë përgjigje zyrtare. Kryetari i KKD nuk është ndjerë, anëtarët mesa duket nuk veprojnë më vete pa një lider. Ndërkohë që këta anëtarë janë zgjedhur aty në bazë të kriterit të integritetit të lartë dhe reputacionit në komunitetin ku ata jetojnë si dhe aftësisë për të përmbushur detyrat për mbajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendit të origjinës e diasporës. Vërejmë se në rastin konkret të nevojës për prezencën e KKD, nuk po shpaloset botërisht as integriteti dhe as aftësia. Lind pyetja, a ka vlerë reale ky këshill? Dyshojmë.

Sa i përket Minstrit të Diasporës, shqiptarët edhe njëherë ta marrin vesh mirë se ministri është i zënë me prokurimet e qelesheve që t’i shpërndajë ato në udhëtimet e radhës nëpër botë sapo të çelen kufijtë. Madje valixhen me padurim duhet ta ketë lënë te dera gati.

Në mungesë të këtyre të sipërpërmendurve, të cilët i shpallim në kërkim, kujt t’i kërkosh hesap? Ministrit të Jashtëm në detyrë do thoni ju. Sigurisht që edhe ai ka pjesën e vet të madhe, por siç e dini ai është thjesht në detyrë i komanduar nga një tjetër. E kështu zinxhir venë këto punë, njëri ia delegon tjetrit dhe halli mbetet jetim edhe pse dikushi ka thënë që është babai i të gjithëve.

Urojmë që bashkëatdhetarëve mbetur rrugëve t’u dalë nëna për zot, se babain e morëm vesh që është vetëm për show.

Koronavirusi- “The Guardian”: Bota po lufton infeksionin e shekullit të 21-të me armë të shekullit 20

Një profesor i Epidemiologjisë dhe Mjekësisë në Universitetin e Oksfordit tha se bota po lufton infeksionin e shekullit të 21-të me armë të shekullit 20.

 

Në një opinion botuar në “the Guardian”, David J. Hunter thotë se:

Covid-19 ka ekspozuar mangësitë e sistemeve kombëtare të zbulimit dhe parandalimit të sëmundjeve në shumë vende të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara. Në Mbretërinë e Bashkuar, gjurmimi i kontakteve u braktis herët për shkak të mungesës së kapacitetit…

Pas një dekade shtrëngimi dhe decentralizimi, ne jemi duke u përpjekur të rikuperojmë kujtesën e humbur të muskujve të përgjigjes së shëndetit publik.

Nuk do të kalojnë 100 vjet deri në pandeminë tjetër. Rritja e popullsisë, pushtimi njerëzor i habitateve të kafshëve dhe rifillimi i udhëtimit të shpejtë midis kontinenteve do të kujdeset për këtë. Më urgjentisht ne kemi nevojë për një sistem për të parandaluar që një valë e dytë e pandemisë Covid-19 të jetë më e keqe sesa e para.

Mungesa jonë e sistemeve të informacionit koherent dhe të bashkuar do të thotë që ende nuk mund t’u përgjigjemi shumë pyetjeve të rëndësishme klinike, që kanë të bëjnë me këtë epidemi.

Cilat sëmundje dhe ilaçe paraekzistuese predispozojnë njerëzit ndaj infeksionit Covid-19 ose një rezultat të keq?

A janë disa njerëz gjenetikisht të ndjeshëm dhe, nëse po, duhet që terapikët dhe dizajni i vaksinave të marrin parasysh këtë?

Pse disa të rinj kanë nevojë për shtrimin në spital, por shumica mezi vërejnë infeksionin?

Kujdesi shëndetësor i së ardhmes mund t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, duke drejtuar disa programe kompjuterike.

Pasi të ketë kaluar kulmi i epidemisë, do të na duhet të hapim ekonominë dhe të rifillojmë udhëtimet e nevojshme, ndërkohë që mbajmë një kapak mbi Covid-19. Zgjidhjet krijuese po fillojnë të na afrojnë atje më shpejt, siç janë aplikacionet për të ndjekur me kë jemi në kontakt, kështu që ato mund të paralajmërojnë nëse infektohemi dhe testimi javor i të gjithë popullatës, përmes një rrjeti të shpërndarë laboratorësh.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një aplikacion për monitorimin e përhapjes së simptomave të ngjashme me Covid-19 u shkarkua më shumë se 2 milionë herë brenda disa ditësh. Në SHBA, një rrjet i lidhur me bluetooth me një termometër dixhital krijon një hartë të ‘motit’ shëndetësor që gjurmon epideminë. Fuqia punëtore e shëndetit publik ka nevojë për mjete të reja dixhitale si këto, për të qenë në gjendje t’i përgjigjen me shpejtësi. Dhe ndërsa gërmojmë nga kjo katastrofë akute, duhet të ndërtojmë bazat për reagimin e ardhshëm.

Imagjinoni nëse mund të lidhim informacionin e faktorit të rrezikut nga të dhënat e kujdesit parësor me të dhënat e rezultatit Covid-19 në orë dhe jo në muaj, dhe kështu t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve në lidhje me faktorët e rrezikut për infeksionin dhe vdekjen.

Imagjinoni nëse mund të lidhim të dhënat Covid-19 me sekuencat e gjenomit individual në një bazë të dhënash të sigurt kërkimi për pesë milion prej nesh, siç parashikohet nga Iniciativa e Përshpejtimit të Detektimit të Sëmundjeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe kështu t’i përgjigjemi pyetjes së ndjeshmërisë gjenetike.

Reagimi ndaj pandemisë duket se ka gjasë të shkaktojë një recesion, nëse jo edhe një depresion në shkallë të plotë. Investimi në një infrastrukturë kombëtare shëndetësore dixhitale të lidhur me biomostra do të përfaqësonte një pjesë të vogël të përgjigjes ekonomike deri më tani.

Të menduarit për infrastrukturën e informacionit mbi shëndetin publik të shekullit 21 nuk filloi me Covid-19.

NHS Digital, NHSX dhe Kërkimi i të Dhënave të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar janë përpjekur të lehtësojnë lidhjet e të dhënave shëndetësore. Megjithatë, përparimi ka qenë i ngadaltë dhe informacioni është i qetë. Një hendek i madh është se për shumicën e pacientëve me NHS ne nuk regjistrojmë në mënyrë rutinore të dhëna të thjeshta të faktorit të rrezikut, të tilla si histori familjare të sëmundjes ose strukturës shtëpiake dhe mbështetëse. Në botën e vjetër ky ishte lloji i intervistës dhe futja e të dhënave me dorë; tani mund të mblidhet dhe rifreskohet nga shumica e njerëzve në një aplikacion.

Natyrisht, lidhja e të dhënave shëndetësore kërkon pëlqimin individual. Përsëri, pëlqimi mund të kërkohet në mënyrë efikase në internet dhe shumica e pacientëve janë të befasuar kur mësojnë se të dhënat e tyre nuk përdoren si për përfitimin e tyre, ashtu edhe për të mirën e popullatës.

Përvoja e të dhënave të kujdesit tregon rëndësinë e transparencës së përdorimit dhe aksesit të të dhënave, si dhe kufizimin e përdorimit të të dhënave për hulumtime shëndetësore në interes të publikut. Konfidencialiteti individual, pëlqimi individual për përdorimin e informacionit të tyre mjekësor dhe pavarësia e kombeve të devotshme duhet të respektohen të gjithë.

Një sistem i unifikuar dhe gjithëpërfshirës i të dhënave shëndetësore jo vetëm që do të na sigurojë platformën për të përmirësuar reagimin tonë ndaj valëve të mëvonshme të Covid-19, dhe epidemive pas kësaj, ajo gjithashtu do të mundësonte kuptim më të mirë të faktorëve të rrezikut për sëmundjet joinfektive siç janë kanceri, sëmundja e zemrës, infarkti dhe diabeti, që janë puna kryesore e NHS midis pandemive./ The Guardian

Ndërmjet Institucionalizmit të Vjetër dhe Anokracisë së Re – Nga Faton Bislimi

Zhvillimet e fundit politike në vend, nga aspekti tragjikomik janë goxha një satirë interesante. Në kohën kur një numër i madh popujsh po vuajnë pasojat e pandemicë Covid-19, elita jonë politike ua ka “lehtësuar” sado pak këtë brengë Kosovarëve duke ua plasu në planin e parë krizën politike në të cilën tanimë ka hyrë vendi.  Kjo satirë ka qenë jo vetëm e panevojshme, por gjithësesi edhe krejtësisht e papranueshme. Cilidoqoftë benefiti politik I kujdo, populli ynë nuk e ka merituar servimin e kësaj gjendje assesi.

Rënja e Qeverisë së Kosovës përmes mocionit të mosbesimit me 25 Mars e ka vënë vendin në një rrugëtim politik me shumë të panjohura.

Gjatë muajit Mars, kisha bërë dy shkrime – njëri i botuar në mediat tona në shqip, dhe tjetri i botuar në anglishtë në SHBA – me anë të së cilave kisha elaboruar nevojën e koordinimit të politikës sonë me SHBA-të dhe mbi të gjitha kisha dhënë arsyet e interesimit kaq të hovshëm e me kaq nguti të Shtëpisë së Bardhë, respektivisht Presidentit Trump, përmes të derguarit të tij të posaqëm për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorit Richard Grenell.

Politika e jashtme e SHBA-ve vis-à-vis Kosovës ka qenë gjithëherë e përkrahur nga të dyja taboret kryesore politike në SHBA – nga republicanët e demokratët. Dhe, kjo, falë lobit tone në SHBA nën ombrellën e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane që tash e tri dekada ka punuar me vetmohim dhe intensivisht me shumë miq nga të dyja taboret politike si në Kongres ashtu edhe në Administratën e SHBA-ve.

Fakti që jemi në vit zgjedhor presidencial në SHBA është një prej arsyeve kyce që ka ndikuar në interesimin e madh të Presidentit Trump për cështjen e Kosovës. Atij i duhet një fitore në arenen e politikës së jashtme amerikane dhe nuk ka tokë më fertile se Kosova për të bërë një gjë të tillë. Kjo, për shkak të faktit se ne jemi populli me pro-amerikan në botë, se si të tillë, normalisht se jemi të gatshëm të sakrifikojmë thuajse gjithëkca për të ruajtur miqësinë tone permanente me SHBA-të.

Por a ishte vetëm arsyeja e mosmarrëveshjeve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kërkesave të Ambasadorit Grenell për tarifën që coi Kosovën në këtë amulli politike pas rrëzimit të Qeverisë? Apo, thjeshtë, ishin konceptet politike mbi të cilat veprojnë ish-partnerët e koalicionit që nuk duruan ecjen tutje?

Institucionalizmi si Membranë Politike e LDK-së

Institucionalizmi në literaturën e shkencave politike definohet si teoria që shpjegon se si strukturat shoqerore, rregullat, normat, e rutinat e ndryshme behen pjese e një manuali autoritativ për sjelljen e shoqërisë.  Një nga institutionalistët më në zë Richard W. Scott shton se institucionalizmi është vënja në pah e miteve racionale, isomorfizmit, dhe legjitimitetit. Tutjje, kolegu i tij Micheal E. Kraft, si njëri nga protagonistët kryesor të asaj që njihet si “institucionalizëm i vjetër (Old Institutionalism)” thekson se institucionalizmi është “politikbërja që vë theksin tek aspektet ligjore dhe formale të strukturave qeverisëse.” Tutje, shkencëtarët kyc të institucionalizmit, apo teorisë dominuese tashmë që njihet si “institucionalizmi i ri, apo neo-institucionalizmi (New Institutionalism, Neo-institutionalism)”  – si Scott, DiMaggio dhe Powell, Meyer dhe Rowan, Schuman, etj — njëzëri pohojnë se për të mbijetuar, institucionet, duhet t’i përshtaten rregullave dhe sistemit të besimit që zotëron hapësirën ku ato veprojnë.

Në Kosovë, asnjëhërë më shumë nuk folet e nuk përmendet institucionalizmi sesa kur fjala është për LDK-në. LDK njihet si parti institucionaliste dhe plotë njerzë që sot flasin në emër të LDK-së (e, disa besa kam mëdyshje se deri dje nuk e kanë dijtë sakt as kuptimin e akronimit LDK!) e kanë gojën plotë institucionalizëm. Andaj, është mire të shohim se në kuptimin e teorisë politike të institucionalizmit, LDK si lëvizje gjithëpopullore për pavarësi në dekadën e parë të jetës së vet ka qënë pikërisht organizatë institucionaliste, sipas definimit të Scott. Ajo ka krijuar një organizim vetqeverisës në vitet e 1990-ta dhe tek strukturat shoqërore ka ndikuar që të mirëkuptohen mitet racionale dhe legjitimiteti i asaj që funksiononte si “Republika e Kosovës,” edhepse në kushte të okupimit brutal serb. Më pastaj, LDK ka vazhduar të sillet konform normës së Kraft, në periudhën e pasluftës dhe paspavarësisë, duke bërë politikë të thirrur kryesisht në norma të formaliteteve qeverisëse dhe shoqërore. Andaj, edhe sot, nëse ndalemi tek intepretimi i Kraft, thirrja per mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë dh errëzimi i Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit si instrument formal e ligjor, është në kuadër të këtij lloj institucionalizmi të Kraft, që tanimë në shkenca politike njihet si “institucionalizmi i vjetër.”

Duke mbetë tek institucionalizmi i vjetër, LDK nuk duket se i shërben as interest të vet politik partiak, e as atij shtetëror. Institucionalizmi i LDK-së duhet të evaluojë, duhet të ecë përpara ashtu sic ka ecë vet teoria e institucionalizmit në shkenca politike, tek ajo që tani quhet “institucionalizmi i ri,” apo “neo-institucionalizëm.” E, neoinstitucionalizmi definohet nga aspekti i mbijetesës dhe vijueshmërisë së institucioneve të cilat për të mbijetuar, duhet t’i përshtaten rregullave dhe sistemit të besimit që zotëron hapësirën ku ato veprojnë. Neoistitucionalizmi tanimë në disiplina e teorive institucionaliste ku gravitojnë shumica absolute e shkencatëreve politik të kësaj fushe, sic edhe e kam cekë më lartë.

Një LDK neoinstitucionaliste do të duhej të vepronte në përputhshmëri me sistemin e besimit që zotëron hapësiron ku ne jemi sot. Me fjalë tjera, një LDK neoinstitucionaliste do të vepronte konform situates aktuale në vend. Një LDK neoinstitucionaliste nuk do ta conte vendin në amulli politike duke rrëzuar qeverinë ku vet ishte pjesëmarrëse, sepse sistemi vlerave të përkushtimit në këtë kohë prioritet kishte pandeminë e jo politikën.

A ka pasur arsye LDK të largohej nga qeverisja e përbashkët me LVV? Po, gjithësesi! Por, jo në këtë kohë. Një LDK neoinstitucionaliste do të qëndronte në Qeveri deri në momentin e parë që vendi do kthehej në normalitet, ashtu edhe sic kishte thene edhe vet Kryetari Mustafa në një letër drejtuar Kryeministrit Kurti disa dite para shkarkimit të Ministrit Veliu.

Kjo nuk ndodhi. LDK institucionaliste nuk eci në hap me kohën, si duket, dhe nuk arriti që këtë sfidë të panevojshme të krijuar nga Kurti ta kthente në avatazh politik për veti, dhe të tregohej tamam një parti neoinstitutcionaliste, ashtu sic e kërkon koha.

 

Anokracia (autocracy light) si Rezultat i Kultit Politik të Vetëvendosjes!

Në anën tjetër, veprimet e Kryeministrit, tanimë në detyrë, Albin Kurti, treguan një egocentrizëm të panevojshëm për të. Kulmi i shpërfaqjes së egocentrizmit të tij ishte shkarkimi i Ministrit Veliu, pa paralajmërim e pa konsultë paraprake me liderin e LDK-së, ashtu sic parashihej në marrëveshjen që ai vet e kishte nënshruar me Kryetarin Mustafa. Them kulmi, sepse Kurti edhe në raste tjera kishte shfaqur egocentrizmin e tij, përsëri pa pike nevoje – sic ishte rasti me vendimin për heqjen graduale të tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

Egocentrizmi është definuar si njëanshmëri kognitive që në vitin 1979 nga shkencëtarët Micheal Ross dhe Fiore Sicoly. Mirëpo, ajo që është më relevante këtu, vjen nga disiplina e psikologjisë politike, që ndërlidhë egocentrizmin me autokracinë.

Autokracia në shkenca politike definohet si një sistem i qeverisjes ku një person apo një parti ka pushtet të plotë apo absolut. Realisht, forma me e përhaur e autokracisë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë ka qenë anokracia. Anokracia, sipas shkencatëreve politik, Monty G. Marshall dhe Benjamin R. Cole, është formë e qeverisjes ku ndërthuren autokracia dhe demokracia. Pra, anokracia është një “autocracy light” apo një version i lehtë i autokracisë që përmbanë ne vete elemente të demokracisë.

Egocentrizmi i shpërfaqur nga Kryeministri Kurti dhe përkrahja në rritje për Lëvizjen Vetëvendosje! janë indikatorë bazë që një version i lehtë i autokracisë mund të arrijë në vendin tone. Mirëpo, ajo që na shpëton nga autokracia si e tillë është se rritja e përkrahjes për Kurtin nuk është sistematike aq sa është euforike; nuk është e rrënjosur në ideologjinë e tij aq sa është shpërthim i mllefit ndaj partive tjera apo alternativave tjera politike që ofron vendi. E këtu, “fajin” nuk e ka Kurti, por dëshimet e njëpasnjëshme të Qeverive të kaluara që janë krijuar nga partitë tjera pa LVV-në, deri tek kjo e fundit, e cila edhe nuk zgjati më shume se 50 ditë.

Një element tjetër që duhet pasë parasysh tek rritja e përkrahjes për Kurtin është animi tradicional yni me viktimën. Si popull i stërvuajtur, ne kemi predispozicion të parreshtur për t’u vënë në anën e viktimës. E, rrëzimi i Qeverisë LVV-LDK përmes mocionit të mosbesimit në kohë të pandemisë e ka lënë Kurtin viktimë në sytë e një shtrese të madhe të popullatës sonë. Ky “viktimizim politik” vecsa mund të thellohet në rast të krijimit të një qeverie të re, pa zgjedhje, në javët në vijim.

Krejt këto elemente, marrë sëbashku, trajektojnë një mundësi për rritje të përkrahjes ndaj Kurtit dhe LVV-së në zgjedhjet e ardhëshme. E kjo, normalisht, se i shkon për shtati Kurtit, dhe e yshqen tutje kultin politik të LVV-së.

Shpresa që u thye por nuk u shua 

Pas zgjedhjeve të 6 Tetorit, dhe vecanërisht pas marrëveshjes për koalicion në mes LVV dhe LDK, Kosova fitoi atë që natyrshëm u quajtë “Qeveri e Shpresës.” Kjo Qeveri, përkundër pritjeve të mëdha nga qytetarët, nuk zgjati më shumë se 50 ditë. Shpresa u thye, por nuk u shua assesi. Lincimet publike dhe lufta virtuale në mes ish-partnerëve të Qeverisë së Shpresës nëpër rrjete sociale e studio televizive nuk i bënë nder asnjërës pale. Këto janë shpërthime të momentit. Tek disa individë të caktuar, këto shpërthime kundërshtuese ndaj pales tjetër, janë më shumë uluritje për një cope pushtet në Qeverine e re që pritet të bëhen sesa gjithëcka tjetër. Andaj, kjo luftë e tanishme fjalësh nuk duhet marrë si përthyerje e pashpresë në asnjë moment. Shpresa nuk është shuar se vendi do të ketë një Qeveri që i del Zot vendit dhe popullit në mënyrën më të mire të mundëshme. Zgjedhjet e ardhëshme, nuk kam dyshim, do ta përcaktojnë këtë lloj qeverie. Andaj, sot duhet të jemi të matur dhe të përgjegjshëm për besimin qytetarë të dhënë për secilin subjekt fitues – në këtë rast si për LVV ashtu edhe LDK. Fundja, ne mund t’i ndryshojmë pozicionet tona politike sa herë që duam, por nuk mund të ndryshojmë popullin para të cilin kërkojmë besimin sa herë që dalim në zgjedhje. Ne mund të kalkulojmë e ndryshojmë sakot saherë që të ndryshon moti, por nuk guxojmë në asnjë rast të harrojmë se populli është ai i njejti që po na sheh ditë e më mire, dhe do të na vlerësojë ose ndëshkojë – në kohën e duhur – jo për nga sedra që kem vesh në atë moment, por për nga veprimet dhe vendimet tona që kanë prekë sedrën e tyre shpirtërore tash e sa vjet!

Faton Bislimi është anëtar i Komitetit Këshillues Strategjik për Diplomacinë Qytetare pranë German Marshall Fund të SHBA-ve në Washington, DC, si dhe anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtërove të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në New York. Ka qenë kandidat i LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare. 

Një mister i mbështjellë me enigmë

Mike Eckel

Një dërgesë e ndihmave për luftimin e koronavirusit ka ngritur vetullat edhe në Shtetet e Bashkuara, edhe në Rusi.

Aeroplani i mallrave i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, i ngarkuar me maska, ventilatorë dhe pajisje të tjera mjekësore, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut “John F. Kennedy” më 1 prill.

Sipas Kremlinit, kjo ka qenë “ndihmë humanitare” për Shtetet e Bashkuara në luftën kundër COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Por, një ditë më vonë, Departamenti amerikan i Shtetit e ka kundërshtuar Kremlinin, duke thënë se SHBA-ja e ka blerë dërgesën nga Rusia.

Departamenti i Shtetit nuk ka pranuar të bëjë publike se sa ka paguar.

Më pas ka folur Ministria e Jashtme ruse, duke thënë se Moska dhe Uashingtoni e kanë ndarë koston.

Por, tani ka edhe një problem tjetër: dy nga subjektet ruse të përfshira në dërgesë, janë sanksionuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara, për shkak të aneksimit të rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

Për të shtuar konfuzionin edhe më shumë, një zyrtar anonim i administratës amerikane është cituar të ketë thënë se kostoja nuk është ndarë: Shtetet e Bashkuara e kanë paguar gjithë dërgesën.

Situata e krijuar ngre disa pyetje te vëzhguesit: A i kanë shkelur Shtetet e Bashkuara sanksionet e veta apo kanë bërë përjashtime për shkak të dërgesës? Nëse po, pse? Dhe, pse ka deklarata kundërthënëse për pagesën?

Shqetësime për propagandë

Disa ditë më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për dërgesën me ndihma, duke thënë se ajo ka ardhur pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Trump ka folur për të sikur të ishte punën e kryer.

Më 2 prill, Trump është pyetur nga gazetarët për dërgesën dhe, konkretisht, nëse ai mendon se ajo mund të përdoret si mesazh propagandues nga Kremlini.

“Ai ka qenë shumë i mirë”, ka thënë Trump duke iu referuar bisedës së tij me Putinin.

“Ai ka thënë: E kemi. Edhe ata për vete kanë vështirësi me këtë virus, siç e dini. Ka qenë një gjest i mirë i presidentit Putin. Nuk kam mundur të them jo. Kam thënë: do ta marr”, është shprehur Trump teksa ka përshkruar bisedën e tij me Putinin.

“Nuk jam i shqetësuar për Rusinë dhe propagandën, madje aspak. Ka shumë gjëra mjekësore, me cilësi shumë të lartë, që i kam pranuar. Mund të shpëtojnë shumë jetë dhe do t’i marr çdo ditë”, ka thënë Trump.

Kritikët perëndimorë dhe rusë të Moskës thonë se Kremlini është duke e përdorur ndihmën si pjesë të një fushate propaganduese, në mes të pandemisë globale të koronavirusit.

Në Moskë, media shtetërore ruse ka transmetuar materiale për dërgesën, përsfhirë pamje nga aeroplani i mallrave Antonov, duke u mbushur me furnizime. Në kutitë e kartonit shkruante “Nga Rusia, me dashuri”.

Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara ka thënë në një postim të llogarisë së ambasadës në Facebook se ai shpreson se Qeveria amerikane do ta ndihmojë Rusinë në të ardhmen, nëse ëshë e nevojshme – “pa ndonjë politizim”.

“Ne mund të sigurojmë pajisje emergjente, të nevojshme për të shpëtuar amerikanë. Misioni humanitar rus mund të jetë i suksesshëm edhe nëse një jetë e vetme shpëtohet”, ka thënë Anatoly Antonov.

“Ne jemi të sigurt se Shtetet e Bashkuara, nëse është e nevojshme, do të na ndihmojnë dhe ne do ta pranojmë me kënaqësi ndihmën. Pa asnjë politizim”, ka shtuar ai.

“Furnizimet e nevojshme”

Në fjalimin e dytë televiziv për krzën e koronavirusit në Rusi – të transmetuar më 2 prill, në ditën kur aeroplani rus ka arritur në Nju Jork – Putin nuk e ka përmendur dërgesën.

Por, dërgesa ka nxitur kritikat e disa kundërshtarëve më të zëshëm të Rusisë, përfshirë Aleksei Navalnyn dhe Aleancën e Mjekëve – një organizatë joqeveritare që ka kritikuar hapur përgjigjen e shtetit rus ndaj koronavirusit.

“Kjo është e mrekullueshme”, ka thënë grupi me sarkazëm.

Ndihmat ruse ndaj SHBA-se

Ndihmat ruse ndaj SHBA-se

“Ne mbledhim para në gjithë vendin për të blerë pajisje mbrojtëse për punonjësit mjekësorë dhe autoritetet tona i shesin ato në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një lloj talljeje”.

Një ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit e ka pëshkruar dërgesën si “blerje të furnizimeve të nevojshme”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se kostoja e dërgesës është ndarë.

“Gjysma e kostos së furnizimeve është paguar nga Fondi Rus i Investimeve Direkte [RDIF] dhe gjysma nga pala amerikane”, ka thënë ajo, duke shtuar se RDIF “luan rol të rëndësishëm” në bashkëpunimin biznesor SHBA-Rusi dhe “e mbështet biznesin amerikan në Rusi”.

Më 3 prill, një zyrtar anonim i administratës amerikane e ka kundërshtuar Zakharovan.

“Shtetet e Bashkuara blejnë furnizime dhe pajisje nga vendet tjera. Ne e vlerësojmë që Rusia i shet ato nën vlerën e tregut”, ka cituar Reuters zyrtarin amerikan.

Synime të këqija?

RDIF, i cili thotë se ka 10 miliardë dollarë pasuri nën administrim, është fond sovran dhe përdoret – ngjashëm sikur fondet sovrane të pasurisë në vendet e tjera – nga Qeveria ruse, për të investuar në projekte në gjithë botën.

Në vitin 2015, ky fond është futur në listën e sanksioneve, të përpiluar nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Për rrjedhojë, individët dhe kompanitë amerikane janë ndaluar që të marrin hua ose të investojnë në të.

Fondi është sanksionuar për shkak të lidhjeve të tij me një bankë tjetër ruse, Vnesheconombank, e cila është sanksionuar në kuadër të masave kundër aneksimit rus të Krimesë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i RDIF-it, Arseny Palagin, ka thënë se sanksionet ekzistuese nuk zbatohen në këtë rast.

“Sanksionet sektoriale, të vendosura kundër disa ndërmarrjeve ruse dhe degëve të tyre, prekin vetëm transaksione specifike, që kanë të bëjnë me financimin afatgjatë të këtyre kompanive nga subjektet amerikane dhe evropiane, në formë të kapitalit ose borxhit”, ka thënë Palagin në një përgjigje përmes emailit.

“Të gjitha transaksionet e tjera, përfshirë bashkinvestimet dhe transaksionet e tjera biznesore, janë të lejuara”, ka thënë ai.

Ventilatorët që janë përfshirë në dërgesën për SHBA-në raportohet se janë siguruar nga kompania e njohur si Radio-Electronic Technologies.

Një aeroplan me ndihma nga Rusia

Një aeroplan me ndihma nga Rusia

Kjo kompani është në prani të Rostec, një konglomerat i madh shtetëror që përfshin disa nga prodhuesit më të njohur të teknologjisë në Rusi.

Radio-Electronic Technologies është sanksioniar nga Thesari amerikan qysh në korrik të vitit 2014, në kuadër të masave që lidhen me Krimenë.

Departmenti amerikan i Thesarit nuk i është përgjigjur kërkesës për koment dhe zyrtarët amerikanë nuk kanë folur publikisht për ndonjë debat brenda administratës, në lidhje me dërgesën ruse.

Në komentet për dërgesën, të bëra më 31 mars, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka sugjeruar se ka pasur zyrtarë ose agjenci amerikane që kanë shprehur kundërshtime ndaj dërgesës. Ai po ashtu i ka bërë jehonë një vlerësimi rus – pa ndonjë provë specifike – se disa zyrtarë amerikanë përpiqen të minojnë perspektivat e bashkëpunimit dypalësh.

“Duket se kanë qenë disa në palën amerikane, që, së paku, nuk kanë kontribuar në zgjidhjen e shpejtë të çështjeve teknike për zbatimin e marrëveshjes së dy presidentëve”, ka thënë Peskov.

Brian O’Toole, ish-analist në Thesarin amerikan, ka thënë se nuk ka domosdoshmërisht diçka të gabuar në përfshirjen e Fondit, sa u përket sanksioneve.

Përfshirja e prodhuesit të ventilatorëve, megjithatë, është më problematike, ka thënë ai.

“Edhe nëse [administrata e SHBA-së] përfundon duke i shkelur sanksionet e saj, duke blerë respiratorë, ose ventilatorë, ose pajisje të tjera, ajo nuk do t’i ndëshkojë agjencitë e saj”, ka thënë O’Toole për Radion Evropa e Lirë.

“Problemi më shumë është se ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë – që është një kritikë e vazhdueshme e kësaj administrate”, ka shtuar ai.

“Gishti i mesëm”

As Departamenti i Shtetit dhe as Ministria e Jashtme ruse nuk e kanë zbuluar vlerën e dërgesës; zyrtari i paidentifikuar i administratës amerikane i ka thënë agjencisë Reuters se mallrat janë shitur “nën vlerën e tregut”.

Bazuar në llojin dhe numrin e ventilatorëve të përfshirë në dërgesë dhe listën e çmimeve të paraqitura në faqen e internetit të prodhuesit, vetëm ventilatorët duket se kushtojnë rreth 76 milionë rubla, afërsisht 1 milion dollarë.

Është e sigurt se Qeveria ruse e ka ditur se ka përfshirë dy subjekte që janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, ka thënë O’Toole.

“Është një rrëfim i pakuptimtë në shumë mënyra. Më shumë se gjithçka, duket se Putin po ngre sërish gishtin e mesëm ndaj nesh”, ka thënë O’Toole.

“Është normale për Putinin që të zgjedhë një kompani [të sanksionuar] për transaksione, për të na futur në lojë”, ka thënë ai.

Andrew Weiss, ish-këshilltar i Këshillit për Siguri Kombëtare në SHBA, gjatë presidencës së Barack Obamës, ka thënë se “të gjitha marrëveshjet midis Trumpit dhe Putinit gjatë tre vjetëve e gjysmë janë përshkuar nga ky element i shkuarjes së pashpjegueshme të Trumpit pas Putinit”.

“Putin luan shumë lehtë me këtë, përfiton dhe përpiqet të hedhë hije mbi politikën amerikane”, ka thënë Weiss.

Përgatiti: Valona Tela

ANKTHI I TRADHTARËVE TË KOSOVËS: POPULLI QË DO T’I SHPORRË SHUMË SHPEJT! – Nga Kolonel Hajro LIMAJ Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare

 

Nga kriza politike e ditëve të fundit ne Kosovë ,e krijuar nga skenaristët e përhershëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, në kohën kur e gjithë bota është ngritur në këmbë për t’u mbrojtur nga kercënimi jetësor i COVID-19, u sqaruam nga shumë debate, fakte dhe deklarime të brendshme dhe të jashtme për shkaqet e vërteta dhe të vetme të mësymjes për shkarkimin e qeverisë Kurti. Vendimet e qeverisë 50 ditore të drejtuara nga Albin Kurti për politikat e brendëshme dhe të jashtëme të Kosovës, duket se tronditën të gjithe paraardhësit e tij shtetarë, qeveritarë dhe politikë, vecanërisht Thaçin dhe Mustafën, të cilët kanë probleme të vjetra e të reja edhe me drejtësinë në Kosovë dhe në Hagë.

1.Me vendimet e qeverisë dhe ligjërimin në kuvend, Thaçit iu hoq e drejta e përfaqësimit të Kosovës në dialogun me Serbinë, detyrë, e cila sipas kushtetutes i takon kryeministrit.

2.Kurti, i vendosur dhe pa asnjë ekuivok, deklaroi se të gjitha takimet e ardhëshme me Serbinë dhe negociatorët amerikanë dhe europianë, do të kryhen vetëm nga kryeministri.

3.Gjatë takimeve dhe diskutimeve direkte me Serbinë apo edhe me negociatorët e SHBA-së, Bashkimit Europian apo të institucioneve të ndryshme të sigurisë botërore, do të trajtohen problemet dhe çeshtje të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, përjashtuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale të saj, të njohur nga 115 vende të botës. Kosova dhe shqiptarët janë të gatshëm që të kenë me Serbinë marrëdhënie të fqinjësisë të mirë, sikur Franca-Gjermania, por, së pari, Serbia duhet të njohë krimet, të kërkojë ndjesë dhe të heqë dorë nga lufta që bën kundër shtetit të vogël të Kosovës, të cilit ia pengon anëtarësimin në OKB, si dhe në institucionet ndërkombëtare, sikur UNESCO, OMS, INTERPOL etj

4. Pastrimi i administratës dhe shkrirja e bordeve të panevojshme, rishikimi i korrupsionit dhe krimit ekonomik në qeverisjet e kaluara tronditën dhe frikësuan në palcë Thaçin, Mustafën dhe të gjithe gardën e vjetër, që ka qeverisur Kosovën. Masat që Kurti po merrte për formimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik dhe ligjor të Kosovës, e tmerruan Thaçin, që akuzohet deri për tradhëti kombëtare dhe është paralajmëruar për shkarkim nga detyra dhe ndjekje penale. Në këto kushte, ai zgjodhi si varkë shpëtimi të realizonte skenarin e shkarkimit të qeverisë Kurti me bashkëpunëtorin e tij, Isa Mustafa. Që Mustafa ishte me zemër dhe urdhëra kundër krijimit të qeverisë Kurti, e tregoi plotësisht vehten gjatë bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës, të cilin e tejzgjati për 2 muaj. Kushtëzimi që i bënte Kurtit, që në marrëveshje të shkruhej Isa Mustafa, si presidenti i ardhshëm i Kosovës, tregoi karakterin e tij të pasinqertë, karrierist dhe të pavlera. Në vend të interesave të popullit të varfër e të shumëvuajtur të Kosovës ai kërkonte të mbreteronte vetë, kur më parë ishte dëshmuar si një kryeministër pa aftësi drejtuese,apo më tepër. Për ta rrëzuar qeverinë Kurti me mocionin e besimit, Mustafa përdori si preteks shkarkimin që i bëri kryeministri ministrit të Punëve të Brendëshme, Agim Veliu, me arësyen bindëse se ai, në kundërshtim të plotë me funksionimin e një anëtari të qeverisë, bënte opozitë kundër saj.Shkarkimi nga detyra e një ministri është e drejtë eskluzive e kryeministrit dhe jo e pazareve politike, që kërkon Mustafa, ky varrmihës politik i fshehtë apo i urdhëruar i një qeverisjeje demokratike.Vendimet me shumicë ministrore janë të detyrueshme për të gjithë, ai që është kundër jep dorëheqjen dhe pastaj është i lirë të mbrojë e komentojë mendimet dhe qëndrimet e tij. Dhe më e madhja, Isa Mustafa si pikë të dytë përdori “antiamerikanizmin “ e Kurtit për mos-heqjen tërësisht të taksave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovina, pa i vënë asnjë kusht Beogradit, që të ndalë revanshin e ndërmarrë për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosoves në disa nga vendet e Botës së Tretë. A ka shërbim më të madh ndaj Serbisë dhe ortakllëk më të hapur me Vuçiçin? Qëndrimi i kryetares së kuvendit,Vjosa Osmani, e cila është nën kryetare e LDK-së në mbeshtetjen zyrtare ndaj politikave dhe qëndrimeve të qeverisë Kurti ngriti në këmbë dhe bëri për vehte shumicën e popullit liri dhe shtet-dashës të Kosovës. Në faqet zyrtare të Kurtit dhe të Osmanit me mijëra qytetare të Kosoves, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Diasporës Shqiptare u shprehin hapur e me kurajo mbështetjen e tyre. Vjosa dhe Albini janë besnikë edhe të SHBA, edhe të BE, edhe të popullit të Kosovës! Prandaj populli më proamerikan,kosovar i votoi më shumë këta të dy pikërisht për këtë dashuri të sinqertë ndaj SHBA-ve.. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë dy liderë të komprometuar, që kanë vjedhur me mashtrim votat e popullit të Kosovës për të zgjatur pushtetin! Ekspertët amerikanë dhe evropianë e dinë shumë mirë se me çfarë manovrash kanë uzurpuar pushtetin Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, sikur e di edhe populli i Kosovës. Faktorizimi i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës nga Richard Grenell është absurd. Nuk përkon me stilin e demokracisë amerikane! .

5.Debatet e shkakut kryesor të rrëzimit të qeverisë Kurti, ku i dërguari i administratës së Trumpit, Grenell, akuzohet se mbështeti Thaçin për largimin e Kurtit, për arësye se ai kundërshtonte çdo lloj diskutimi apo harte për shkëmbim territoresh, e detyruan atë që menjëhere të dilte dhe të justifikohej, duke thënë se “nuk ishte në dijeni”. Por e gjithë masmedia amerikane dhe evropine Grenellin e përshkruajnë jo vetëm si ambasadorin amerikan më të dështuar në Gjermani, por edhe si një përfaqësues të një pjese të administratës Trump, që mund të realizojë një marreveshje të shpejtë Vuçiç -Thaçi, kur më parë deklaronte se do të mbështeste çdo marrëveshje, që ata do të firmosnin. Dhe kjo do të përdorej si një sukses politik i Trump për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor, fushata e të cilave ka filluar, me një bilanc negativ apo dizavantazh për Trump në frontin e politikës së jashtme. Por ndaj Grenellit analistë me emër ne gazetat kryesore amerikane dhe evropiane kanë shtruar më shumë të drejtë një pyetje thelbësore: Nëse shkëmbimi i territoreve nuk është duke u negociuar, atëherë përse në deklarimet e tij nuk shprehej formulimi,”njohje reciproke e sovranitetit dhe e integritetit territorial të Kosovës”. Qëndrueshmëria në detyrë e Kurtit ose kalimi në zgjedhje të përgjithëshme të parakoheshme, ku ai, nga sondazhet jo vetëm do t’i fitojë thellë zgjedhjet, por mund të krijojë i vetëm qeverinë, do ta shpëtojë nga ky revansh i realizimit të pershpejtuar të një marrëveshjeje Thaçi-Vuçiç, nga e cila Kosova do të humbasë territore dhe shumë të drejta të tjera të njohura sot ndërkombëtarisht. Këtë fitore ai do ta ketë më të lehtë, nëse kryetarja aktuale e Kuvendit, një intelektuale dhe atdhetare e vërtetë, do të shkëputet nga Mustafa dhe do të krijojë sa më parë një parti, që të përfaqësojë LDK-në e vërtetë apo të Ibrahim Rugovës dhe të ardhmen e Kosovës.

6.”Gjarpëri” i Kosovës, Hashim Thaçi, duke shfrytëzuar COVID-19, kërkoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonëshme, me të cilën ai përfitonte shumë nga kompetencat që i jepen në këtë gjendje. Kundërshtimi i prerë i kryeministrit Kurti, e detyroi presidentin deri sa t’i bënte thirrje popullit të Kosovës, që të mos zbatonte vendimet e qeverisë për masat kundër koronavirusit, kur e gjithë bota po merr masa më të forta për ndalimin e lëvizjes së njerëzve, të mjeteve të transportit, të punës në fabrika, arësim në të gjitha nivelet. Prandaj, me të drejtë, më 30 mars 2020, ministri i brendshëm e kallzoi Thaçin në prokurori për shkelje të ligjeve kushtetuese. Dhe po të kishte shtet me pushtete të ndara do të dënohej 5 vjet me burgim.

7.Në këtë situatë të vështirë të Kosovës, ku në vend që Thaçi dhe Mustafa të mbeshtesnin qeverinë Kurti, për të shpëtuar jetën e qytetarëve të Kosovës ndaj rrezikut të COVID-19, krijuan skenarin e rrëzimit të qeverisë. Qëndrimeve dhe deklarateve hipokrite të Thaçit, Mustafës dhe Grenellit iu përgjigj miku i madh i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, i cili shkruan më 20 mars: “Unë e kam vizituar Kosovën shumë herë dhe me besim mund të them se amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë”. Si kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, ai shprehu shqetësimin e tij rreth qasjes së administratës së Donald Trump karshi Kosovës. “Kjo është arsyeja pse unë jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që administrata e Trump po përdor me Prishtinën. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saja ndaj Serbisë. Por kjo administratë shkoi drejt ndëshkimeve ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që të linte një qeveri të re të ballafaqohej me pandeminë, agjencitë e saj dhe të vendosë procedura të brendshme, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi taksën për Serbinë”..“Presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat është i pabalancuar”,sepse “diplomatët serbë po lëvizin nëpër vende të ndryshme të globit duke bërë presion për të tërhequr pavarësinë e Kosovës dhe Serbia po i thellon marrëdhëniet me Moskën, duke blerë sasi të konsiderueshme të armatimit rus”. “Në fakt, nën Aktin Kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi, pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Ne as që i kemi imponuar ato sanksione dhe as nuk kemi bërë presion mbi Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj të ç’njohjeve të pavarësisë së Kosovës”,,Andaj konsideron ai, “diçka nuk është në rregull me politikën e SHBA-së dhe ne duhet ta korrigjojmë atë”. “Ne duhet të fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Ne duhet të punojmë me aleatët tanë evropianë për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të qëndrueshme për të dy palët ndërsa përpiqemi të rinisim bisedimet e paqes. Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, kjo duhet të ndodhë”. Për më tepër, SHBA duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC bazohet në tregues objektivë, të bazuar nga të dhënat dhe në një bazë të dakorduar reciprokisht midis SHBA-së dhe vendit pranues. Përdorimi i kësaj ndihme si presion për veprimet që nuk kanë të bëjnë me MCC ose misionin e saj, e bëjnë agjencinë në një tjetër mjet presioni – pikërisht në çfarë nuk synon të mos jetë”. “Po ashtu personalitete të tjera politike dhe mediatike amerikane ditët e fundit kanë shprehur të njejtin shqetësim për gabimet e një pjese të administratës së presidentit aktual, me përfaqësuesin e tij të posaçëm Grenell, si edhe ndaj përfaqësuesit të tij për Ballkanin Perendimor, dhëndërin e Beogradit, Palmer. Por edhe pse më qetë, shprehet qartësisht dhe publikisht se Bashkimi Europian,veçanërisht zonja e hekurt e Gjermanise, Angela Merkel, nuk janë dakord me këto qëndrime të Thaçit, Mustafës, Ramës dhe Grenellit, duke refuzuar çdo lloj negociatash Kosovë –Serbi pa reciprocitetin e barabartë dhe veçanërisht me kushtin që të mos shtrohet në asnjë tavolinë bisedimesh idea apo kërkesa serbo-ruse e ndryshimit të kufijve dhe për shkembimin e territoreve. Ata mbrojnë vendosmërisht sovranitetin dhe tërësinë territorialë të Kosovës, duke i kushtëzuar prerë Serbisë se pa njohur pavarësine dhe shtetin e Kosovës nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Europian. Për këtë qëllim, ditët e fundit BE emëroi edhe negociatorin e saj, i cili do të lëvizë brenda këtij kuadri. Në këto ditë të vështira BE e rishprehu dashamirësinë dhe mbështetjen e Kosovës edhe me 5 milionë euro ndihmë për të zbutur dëmet nga coronavirusi, ndërsa SHBA me 1 milion euro.

Të gjitha keto sqarime i bëjme për të influencuar tek opinioni publik i Botës Shqiptare, mbi të vertetat rreth gjendjes, që po kalon Kosova, kur përsëri Thaçi, si president i Kosovës nuk mbron interesat më madhore të vendit, por kërkon të rishkelë kushtetutën për krijimin e një qeverie të re të gardës së vjetër të korruptuar dhe të denigruar. Se përse kuptohet lehtë. Ai kërkon të realizojë qëllimet e tij të mbrapshta me Vuçiçin dhe t’i shpëtojë gjykimit ndërkombëtar dhe atij të Kosovës. Nga ana e tij, Isa Mustafa, një gur i vjetër shahu, diletant dhe dilerant në politikë, sot në mengjes, më 31 mars, kërcënoi kundërshtarët e tij kosovarë dhe “disa shqiptarë”(nënkuptohet nga Tirana, Shkupi, Tetova), që këmbëngullin për shporrjen dhe dënimin sa me shpejte të tij dhe të Thaçit, sepse me kundërvënien e tyre përbëkan shqetësim “për jetën e qytetarëve, familjeve …”.Është e pritshme që ai dhe Thaçi të ndjejnë frikë dhe panik e të kërcënojnë. Ata e ndjejnë se fundi i poshtërsive të tyre do të jetë i shpejtë. Fatkeqësisht, Bota shqiptare vazhdon të prodhojë shumë tradhëtarë, të cilëve populli kërkohet t’u kundërvihet me vigjilencë e në rrugë demokratike, duke i flakur me votë nga institucionet shtetërore dhe duke i vënë pas hekurave.

ASKUSH NUK MUND TË KRAHASOHET ME PRESIDENTIN DR. I. RUGOVA – Nga Xhafer LECI

 

Krahasimi i Prof.Isa Mustafës me Presidentin historik Dr.I. Rugova,nga disa simpatizantë  të LDK-së, është një fyerje dhe njollosje e figurës brilante të Presidentit Rugova!

Rugovistat E Bashkuar është me Lidhja BesëLidhja dhe Rugovistat Ldk Bashkuar.
29 Mars në 1:55 MD ·
Tradita Vazhdon në Hap me Rugoven në miqësi të Përherëshme me SHBA-të….
Krenaria e LDK-së Akademik Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe unë, i besojmë pa rezerva Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I kemi besuar gjithmonë dhe gjithmonë na ka rënë mirë

Më poshtë do sjell fakte, nga dy libra të ish Kryeministrit, Jusuf Zejnullahut: “Stuhi lufte mbi Kosovë” dhe “Rezistenca e thyer”, duke i lexuar përmes tyre kam mësuar të vërtetën historike të pamohueshme për Prof.Isa Mustafën.

Isa Mustafa u tregua, njeriu karrierist, i pazareve nga viti 2014, kur bëri koalicion me PDK-në, e deri në ditët e sotme, ka bërë shumë gabime të mëdha në dëm të Kosovës, si përkrahjen që i dha Hashim Thaçit të bëhet president i Kosovë, miratimin në Parlamentin e Kosovës për faljen e Çakorit, Kullës, Hajalës, me 8.200 hektarë tokë Malit të Zi. E deri tek rrëzimi i Qeverisë aktuale të Albin Kurtit. Idesë  së Beogradit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, si gjithmonë i kaprirë  Presidenti Hashim Thaçi, nga radhët e LDK-së ju ka bashkangjitur harmonikashi Skënder Hyseni, cili udhtoj së bashku me H.Thaçin në Amerikë për marrje leje…
Po këta, Thaçi,Kryeministër e Hyseni Mninistër i Brendshëm në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë, kanë nënshkruar dokumentin për demarkacionin përcaktues të vijës kufitare të Kosovës  me Malin e Zi, sigurisht jo pa dijen e Isa Mustafës,sepse S.Hyseni ishte i LDK-së, në faktë gjithmonë është bërë krahë i PANit. Kësaj radhe nuk dua të merrem me ata të subjekteve tjera politike, sepse kam shkruar shumëherë,e përsëri do shkruaj.  Kësaj radhe do merrem vetëm me të parin e LDK-së, Prof.Isa Mustafa, mendoj se kam të drejt,sepse jam me LDK-në dhe,kam kontribuar në mënyrë të organizuar në shumë fusha,nga viti 1990 e deri në ditët e sotme.

Në vitin 2014 pata bërë një shkrim me titull: „LDK kurrë më si dikur”.

http://www.zemrashqiptare.net/news/38557/xhafer-leci-ldk-kurre-me-si-dikur.html

Nuk dua të merrëm me gjëra për të cilat nuk posedoj dëshmi, siç shkruajnë disa për keqëpërdorimin e 3%-shit.
Për ta njohur të vërtetën se kush është Isa Mustafa, po e filloj me kohën e Qeverisë së Jusuf Zejnullahut, të cilën e ka drejtuar ai nga 4 dhjetori 1989 e deri me 5 korrik 1990. Dihet se këtë Qeveri, me grusht-shtet, e ka rrëzuar Serbia.
Shënim: Unë Xh.Leci, z.Jusuf Zejnullahu, e kam takuar në janar të vitit 1992 në Lugano të Zvicrës dhe në tetor 1992 në Lubjanë të Slovenisë.
Në vitin 2015 kam zhvilluar një intervistë me J.Z.
http://www.zemrashqiptare.net/news/39546/leci-interviste-me-kryeministrin-jusuf-zejnullahu.html

I kam lexuar dy libra të Jusuf Zejnullahut: “Stuhi lufte mbi Kosovë” dhe “Rezistenca e thyer”, përmes të cilave kam mësuar më shumë për Isa Mustafën. J.Zejnullahu shkruan: Si kryeministër që isha, Isa Mustafën e kam punësuar në Qeverinë e Kosovës, vetëm pse ka qenë ish drejtor i Entit për Planifikim, i cili i mbante të gjitha shënimet për Kosovë dhe nuk doja që të kam probleme në kontinuitetin e përdorjes së tyre ditor në Qeveri. Ka qenë ky sektor minor në qeveri pa rëndesi, perveç kryerjen e shënimeve. J.Zejnullahu, shkruan se një muaj e gjysmë pas zgjedhjes në krye të Qeverisë, kuvendit ia kam ofrue dorëheqjen, pasi kam ardhë në konflikt të rëndë me udheheqjen politike të Kosovës, në krye me Rrahman Morinën dhe udhëheqjes së Serbisë, që donin ta rrënonin Autonominë e Kosovës. Bashkë me mua kanë dhanë dorheqje edhe 6 antarë shqiptarë të Qeverisë. Isa Mustafa nuk ka dhanë dorëheqje. Pas 4 muaj sa ka zgjat debati dramatik Kuvendi i përkrahur nga populli shqiptar i Kosovës nuk donin të ma aprovonin dorëheqjen, Isa mustafa nuk ishte në dorëheqje dhe u radhit në anën e udhëheqjes politike të Kosovës të drejtuar nga Rrahman Morina dhe asaj të Serbisë, çka në shtypin dhe TV-të e Serbisë I.Mustafa u cilsonte si luftëtar konsekuent i politikës së Serbisë ndaj Kosovës.

 

Në mbedhjen vendimtare të Qeverisë së Kosovës dhe të Qeverisë së  Serbisë, ne të cilën që në expoze, në fillim të mbledhjes, e hedha poshtë politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe e mbështeta altënativen politike, dmth, të LDK-së, Isa Mustafa kjart u deklarue kundër Alternativës, që do te thotë kundër LDK-së dhe nuk vuni asnjë dyshim në politikën e Serbisë, ndaj rrënimit të pozitës kushtetuese të Kosovës, që në mbledhje u kuptue si kundërshtim i hapur i qendrimeve të mija, mbi politikën e Serbisë pushtuese dhe u kërkue votim, për pranimin e ultimatumit të Serbisë. Në këtë situatë, duke hedhë poshtë këtë ultimatum prej 5 pikave, e kam ndërpre mbledhjen e pëbashkët pa e aprovue atë.

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas katër muajve debate në kuvend, tek pasi Tomislav Sekulliq, anëtar i qeverisë, në kuvend deklaroi se Jusuf Zejnullahu dhe 6 anatarë shqiptarë kanë dhënë dorëheqje, se nuk pajtohen me politikën e Serbisë mbi Kosovën. Pas kesaj delegatët ju kanë drejtue Isës me kërkesë që të deklarohet se a është për qendrimin kryetarit Zejnullahu a po me Serbi. Tek pas këtij presioni Isa ka dhënë dorheqje. Dihet se Kuvendi i Kosovës nuk e ka pranuar dorëheqjen time, shkruan Jusufi, por ne vend të saj e ka votue votëbesimin e plotë. Pas grusht-shtetit të Serbisë, unë jam larguar nga Kosova, bashkë me kuvendin e Kosovës, për te vazhduar punën. Kam mund t`i tuboj vetëm 5 antarë të qeverisë, dy janë burgosur ndërsa të tjerët kanë kaluar në ilegalitet.

Nga e majta: Jusuf Karakushi, Jusuf Zejnullahu, Isa Mustafa, Muhamet Bicaj,Salih Shabanaj, biznismen, mik i Stipe Mesiqit,ish kryetar i (YU) dhe më vonë i Kroacisë, si  dhe nip i ish drejtorit të RTP, Agim Malaj.

Në mesin e tyre ishte edhe Isa, të cilin e solla nga Rjeka në Samobor afër Zagrebit, ku isha në ilegalitet të thellë, pasi kërkohesha nga KOS-i, shërbim sekret ushtarak, për burgosje me akuzë “për rrënimin e shtetit jugosllav”. Në atë kohë isha i përqendruar në formimin e qeverisë së unitetit bashkë me LDK-në dhe në marrëveshje të plotë me kryetarin Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin u dakorduam në një takim në Zagreb, për formimin e kësaj Qeverie. Paralel punonim edhe në strategjinë e veprimeve, në kushte të okupacionit në drejtim të mbijetimit të popullit me një kontribut prej 1,5% dhe të çlirimit nga okupacioni. E kemi hartue projekt vendimin për kontribut dhe Isën e kam obligue që të udhëheqë me kët punë që do te thotë me financa.

Duke u nisur nga kjo pa ndonjë qëllim e pa dashje nuk i kam pas para sysh veprimet e Isa Mustafës në Qeverinë paraprake te drejtuar nga Nazmi Mustafa, sepse ajo Qeveri ka aprovuar dy vendime të rënda për të keqen e Kosovës, një e ka aprovuar vendimin për izolimin e mbi 150 intelektualve shqiptarë atdhetarë të Kosovës para aprovomit te Kushtetutës se Serbisë dhe, e dyta ajo Qeveri i ka pranuar vendimet e Serbisë me të cilën hiqet autonomia e Kosovës, do me thënë e ka pranuar kushtetuten e Serbisë për heqjen e autonomisë së Kosovës. Ky lëshim ka shkaktuar pasoja në punën e Qeverisë, ma von në të gjitha momentet e kundërshtimit të politikës së Serbisë në Kuvend dhe sjellja në Mbledhjen e dy qeverive Kosovë Serbi ne Gërmi të Prishtinës dhe ma von ne mërgim. Për mue është tejet enigmatike si ka mundësi një njeri cili ishte kundër altenativës që do të thotë kundër LDK-së, te bëhet kryetar saj pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova?!

Është  siptomatike se I.Mustafa në vazhdimësi ma ka bërë me dije se nuk dëshiron të vazhdon punën në qeveri, por ma vonë ai do të hynë në Qeveri të Përkohshme të LDK-së, e cila u formue me një grup të delegatëve bash në kohën kur ishim në aktivitet të përbashkët për qeveri të unitetit. Isa i cili kishte obligim kushtetues të konsultohet me mua, në tinzi u fut në një Qeveri të Përkohshme, që do të thotë se nuk ishte hera e parë që bënte këso mashtrimesh. Bisedat dhe aktivitetin për formimin e qeverisë së unitetit dhe bisedat me kryetarin e LDK-së Ibrahim Rugovën, nuk i kam diskutue me antarët e qeverisë e as me Isën, sidomos pas pubikimit të bisedave tona dhe mbledhjeve të kuvendit në shtypin e Beogradit, që u pa se dikush nga rrethi i brendshëm po jipte informata. Është shumë e dyshimtë se si u futë I.Mustafa në Qeveri të Përkohshme, duke ditur qendrimin e tij kur dihet që LDK-së, ia kemi dorëzue një kopje të stenogramit nga mbledhja e Gërmisë.

Gabimet deri në faje të Isa Mustafës, nuk janë të zakonshme për një akademik. Karrierizmi i tij është i shfrenuar. Por edhe shantazhimi është i mundshëm, veçse i një natyre tjetër nga ata të PAN-it. Pabesia e dinakria janë të dëshmuara, si në sjelljen ndaj ish-presidentit Sejdiu, braktisjen e VLAN-it, koalicioni me PDK-në fshehurazi partisë, bërjen e Hashimit president, përkundër porosisë të Ibrahim Rugovës e tjera, deri tek Mocioni, ku preferohet PAN-i, edhe pse dihen të bëmat e tij kriminale, para Vetëvendosjes!

Njëfarë “Lidhja”, e cila u reklamua në zgjedhjet e vitit 2015, a mos ishte ajo LDK-ja e re, për të cilën kryetari Isë premtori pas zgjedhjes së tij në Kuvendin e 7-të të LDK-së?! Pastaj u heshtë, sepse disa rugovistë nëpër komuna nuk e përfillën, e injoruan, me dyshimin si diçka e keqe.

Ethet për t`u bërë president, janë një arsye tjetër, që Isa Mustafa shkel mbi çdo parim, në kërkim të aleatëve të rinj, sepse  deputetët e VV-së nuk e duan një Hashim të dytë president!

Nga e majta: Jusuf Karakushi, Jusuf Zejnullahu, Isa Mustafa, Muhamet Bicaj,Salih Shabanaj, biznismen, mik i Stipe Mesiqit,ish kryetar i (YU) dhe më vonë i Kroacisë, si  dhe nip i ish drejtorit të RTP, Agim Malaj.

 

Lufta, më e drejtë është të thuhet masakra, në Kosovë mbaroi. Lirinë dhe pavarësinë i kemi dhuratë nga ndërkombëtarët. Epërsia diplomatike dhe ushtarake e Serbisë, në raport me Kosovën, është e dukshme. Por një luftë diplomatike mund të bëhet, duke krijuar forcën prijëse, nga spektri politik i pa inkriminuar. Kjo u arrit me shumë mund, por u shkatërrua me dashjen e LDK-së, duke inicuar Mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti! Ky rast unik, shtoi dyshimin në Isa Mustafën, me rrethin e tij të ngushtë, ka një vartësi nga bota e nëndheshme, pra e PAN-it.

 

Isa Mustafa, si intelektual, kurrë nuk provoi ta krijojë as unitetin brenda-partiak dhe as atë në raport me forcat progresiste të spektrit politik të Kosovës. Ai zhveshi LDK-në nga fryma rugoviane, kopjoi praktikat e partive ekstreme të majta, duke kthyer metodën moniste të zgjedhjeve në parti, për të mbetur sundimtarë të dhunshëm të LDK-së. Kryetari Isë, duke ruajtur postin e kryetarit, pa hyrë në votën e fshehtë, në dy Kuvendet zgjedhore të fundit të LDK-së, ia mundësoi edhe klanit të tij këtë vazhdimësi sundimi. Tani e shantazhojnë atë se “po na lëvizi nga postët, e ndajmë LDK-në!”

Thirrja në strukturat e partisë, është kamuflim i dalë boje. Këtë  e provoi edhe Mocioni, që përkundër vullnetit të strukturave, të anëtarësisë dhe të shumicës së popullit, po e kthen PAN-in në pushtet. Përjashtimi i PDK-së dhe përqafimi me dy partitë tjera të PAN-it, AAK dhe Nisma, është mashtrim neveritës i klanit Mustafa. Sepse të bëmat e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe të haraçit masiv, janë po aq të shprehura, sa edhe tek shefja e tyre PDK-e

Wendlingen, 03.04.2020