Barometri diplomaik
-Ish zonja presidente e Kosovës, Atifete Jahjaga, minstrja dhe kryetarja e dialogut me Serbinë në Bruksel, zonja Edita Tahiri, presidenti aktual i Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, të të gjithë, duhet ta dinë se s’ka “mirëdita” në Beograd derisa qeveria, parlamenti, presidenca, akademia e shkencave, Kisha Ortodokse Serbe, Kushtetuta (2006) dhe serbët Kosovën e quajnë Serbi. Pra, këndelluni nga egjra e deritashme politike se gjoja përmes bizneseve ekonomike, tregtare, bashkëpunimit kulturor dhe sportiv, si dhe me “Marrëveshjet e Brukselit” (2011-017), do të mund ta përfitoni Serbinë, që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Kjo është politikë shumë e gabueshme, që nuk garanton kurrfarë njohjeje de fakto dhe de jure të Kosovës nga ana e Serbisë. Mirëpo, kjo politikë e aksit Prishtinë-Tiranë po i konvenon shumë Beogradit, sepse përveç shfrytëzimit ekonomik me miliona dollarë dhe euro, politikisht, Serbia në sy të Evropës po shtiret si faktor kryesor për integrimin, për bashkëpunimin, për stabilitetin, për sigurinë, për paqen dhe për demokratizimin e Ballkanit Perëndimor.
Pse Beogradi i ndaloi hyrjen në Serbi, Atifete Jahjagës?
Lidhur me këtë ndalesë, ja se si u prononcua Atifete Jahjaga: “Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd.Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.” (http://www.botasot.info/aktuale-lajme/710419/ish-presidentja-jahjaga-tregon-pse-iu-pamundesua-hyrja-ne-serbi/ ).
Pikësëpari, ky ndalim i Jahjagës është bërë për shkak se kriminelët serbë në pushtet nuk pranojnë kurrfarë zbulimi, pohimi dhe dokumentimi të krimeve të tyre terroriste dhe gjenocidale në Kosovë (1989-1999).
Mirëpo, ky vendim politik i qarqeve politike zyrtare serbe të Beogradit, si duket e ka mllefosur shumë Atifete Jahjagën, që zëri i saj, të dëgjohej në “Festivalin Dobar dan-Mirëdita” në Beograd, duke i shpaluar krimet serbe të dhunës seksuale në Kosovë, gjatë luftës (1998-1999).
Mirëpo, megithëkëtë “huq politik” të ish-presidentes Jahjaga, kjo nuk duhet të lërë paspja për zemrim personal në jetën private, sepse, kështu diç të ngjashme (symbyllazi) në “stilin më të lartë diplomatik” patën deklaruar edhe Hashim Thaçi (ish-kryeministër dhe ministër i Jashtëm ), Edita Tahiri (ministre dhe kryetare e Dialogut të Brukselit), Enver Hoxhaj (ministër i Jashtëm) të Kosovës, si dhe të Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, duke pohuar se “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”.
Mirëpo, ja edhe rasti më i ri i shpalljes së Jahjagës “persona nongrata” në Serbi, sheshit provon se Serbia as de fakto e as de jure nuk e ka njohur, e as që do ta njohë Kosovën në kuadrin e zhvillimit të Dialogut serbo-shqiptar në Bruksel (2011-2017). – E thjeshtë kjo politikë serbe për t’u kuptuar, sikur Serbia të dëshironte ta njihte Republikën e Kosovës, këtë do ta bënte në Beograd, pa hapjen e Dialogut të Brukselit (2011-2017). Ky dialog është rreziku më i madh, që do të sfidojë rishqyrtimin e statusit politik të Kosovës së pavarur, edhe pse deri tani kjo është njohur nga 114 shtete-anëtare të OKB-së.
Prandaj, zonja ish-presidente Jahjaga nuk ka asnjë arsye , që të bëhej aq merak, që vuçiqët dhe daçiqët nuk ia miratuan “vizën shengen” për të marrë pjesë në “Festivalin Dobar Dan” në Beograd për të “ligjëruar” në temën “ Unë dua të dëgjohem” me përmbajtje kundër dhunës seksuale të femrave në Kosovë, gjatë kohës së luftës, të kryer nga kriminelët paramilitarë, militarë dhe policorë serbë (1998-1999).
Përkundrazi, është pozitive, që qarqet zyrtare të Beogradit nuk e kanë lejuar Atifete Jahjagën, të merrte pjesë në atëfarë festivali, ku kjo qenë e ftuar, të fliste për librin “Unë dua të dëgjohem”, sepse duhet të kuptojë ajo, si dhe të gjithë shqiptarët në Ballkan dhe në diasporë, se viktimat shqiptare në Kosovë, të dhunuara nga pushtuesit agresorë serbë, nuk duhet vajtuar në Beograd, sepse do të ishte poshtërim, dhe vrasje për së dyti ngaqë të gjithë serbët, shteti dhe Kisha Ortodkse Serbe e dinë, se çfarë ka ndodhur në Kosovë (1989-1999).
Beogradi nuk është vendi i ngritjes së zërit të drejtësisë për shqiptarët në Ballkan
-E logjikshme, do të ishte që mesazhi i librit “Unë dua të dëgjohem”, të mos dëgjohet në Beograd (në vendin ku janë planifikuar, përgatitur dhe urdhruar kryerja e krimeve, e masakrave dhe e gjenocidit serb në Kosovë), por në Zagreb, në Lubjanë, në Sofje, në Athinë, në Stamboll, në Amerikën Latine, në Azi dhe në Afrikë, ku popujt e tyre ende nuk janë në dijeni se çfarë krimesh monstruoze dhe gjenocidi kanë forcat çetniko-fashiste serbe kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë(1989-1999).
Këto kontinente, shtete dhe popuj të botës ende i besojnë politikës dhe propagandës së Beogradit zyrtar, se gjoja “shqiptarët janë fajtorë”, pse Kosova, sot, është shkëputur nga “tërësia territoriale e Serbisë”. Kjo gënjeshtër dhe shpifje e politikës dhe e diploamcisë së Serbisë kundër UÇK-së, Amerikës dhe NATO-s (se janë faktorë faktorë kryesorë përgjegjës për “copëtimin e Kosovës nga Serbia”), është edhe një nga shkaqet kryesore, pse shumë vende të Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine , Izraeli etj., nuk e njohin Republikën e pavarur të Kosovës, të cilën deri tani e kanë njohur 114 shtete të OKB-së (17 shkurt 20008 –qershor 2017).
“Zënkat familjare” politike shqiptare, të zgjidhen në Prishtinë dhe në Tiranë, jo në Beogradin e Slobodan Milosheviqit dhe të Aleksandar Vuçiqit!
Me një fjalë, do të ishte turp dhe paradoksale, që problemet politike të shqipatrëve në Kosovë dhe në Shqipëri, të “eksportoheshin” për zgjidhje në Beograd, duke rrahur debate nëpër panele të ndryshme dhe duke promovuar “libra politike” kundër njëri-tjetrit, sikurse që ishte rasti i promovimit të dy librave në serbishte të Veton Surroit ( më 2015 dhe më 2016).
-Merrni vesh, lakmitarë të pangopshëm me pushtet, me pasuri dhe me luks, se Beogradi nuk është shpëtimi i Kosovës, as i shqiptarëve, por varri shekullor i shtypjes dhe i robërisë së tyre kolonialiste (1878-2017).
Pra, problemet brendashqiptare, të dëgjohen dhe të zgjidhen në Prishtinë dhe në Tiranë, jo në Beograd, as verbalisht e as me libra të përkthyera serbisht, sepse kjo është turp dhe verbëri e injornacës politike, kombëtare dhe shtetërore.
Kjo, jo vetëm se është gabim, por edhe absurd dhe miopi, – kujt t’i ankoheni në Beograd për problemet e pazgjidhura politike në Kosovë, -Vojislav Sheshelit, Vojislav Koshtunicës, patriarkut Irinej, Tomsilav Nikoliqit, Alekesandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, të cilët janë strategjistët dhe mbështetësit kryesorë të politikës gjenocidale të Slobodan Milosheviqit (1989-1999)., të cilët, edhe sot e duan Kosovën “brenda territorit integral” të Serbisë.
-A jeni në vete, ore, çfarë jeni duke bërë në dëm të interesit të përgjithshëm të popullit dhe të Kosovës, “njëri thumbit, tjetri patkoit”! – Përçarjet dhe konfrontimet e tilla kundër njëri-tjetrit vetëm për interesa personale, pushtetore, partiake, latifundiste dhe korrupcioniste, vetëm se e gëzojnë Serbinë dhe serbët. Këtë e duan armiqtë serbomëdhenj shekullorë, si këtu e qindra vjet më parë (1912-2017). Për më tepër, një urrjetje, një rivalitet dhe një armiqësi e tillë brendashqiptare, justifikon edhe tezat më të skajshme të kolonialistëve serbomëdhenj, se “shqiptarët nuk meritojnë shtet ngase nuk dinë të qverisin vetën”!?
Njëqind festivale filmash, promovime librash e biznesesh le t’i bëjnë serbët në Beograd, viktimat shqiptare nuk duhet vajtuar në Serbi!
-Këtë vërejtje na e tërheqin edhe viktimat e gjenocidit serb, të “importuara” nëpër varrezat masive brenda territorit të Serbisë, siç janë Batajnica ( “në poligonin ushtarak të forcave speciale: 744 viktima”) , Petrovo selo afër Kladovës( “në qendrën policore: 75 viktima”), Liqeni Peruçac (“84 viktima”), Gurorja afër qytetit Rashka(“ janë zhvarrosur 54 viktima”) etj.
-Çfarë mirëdita në Beograd, derisa presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u betua se “Kosovën do ta bëjë Serbi”?!
Deri kur Prishtina dhe Tirana zyrtare, do të zhvillojnë bisedime politike, bashkëpunim kulturor dhe biznes ekonomik e tregtar me Beogradin zyrtar, duke gënyer dhe mashtruar popullin shqiptar se gjoja “Serbia, sipas marrëveshjeve serbo-shqiptare të Brukselit (2011-2017) de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”?!
Ku janë ato rrethana normaliteti dhe, ajo klimë oportune politike, që të kontaktohet me serbët qoftë në Beograd apo dikund tjetër, në Brukesel apo në Paris, derisa serbët betohen dhe brohorasin nëpër Serbi dhe Evropë : “glavu damo, Kosovo ne damo”?!
Në rrethana të këtilla abnormale, të kërkosh bashkëpunim, dialog, të zgërdhihesh nëpër panele promovuese dhe të festosh me kriminelët serbë, do të thotë, të jesh abnormal, të jesh i painformuar dhe të rrezikosh jetën me vetëdëshirë.
Kriminelët serbë nuk pranojnë kriemet e tyre të gjenocidit as në Kroaci, as në Bosnjë e as në Kosovë!
-Serbët edhe pse janë kriminelë, e mbrojnë njër-tjetrin, ashtu sikurse Nikoliqi, Vuciqi dhe Daçiqi, që edhe sot, e mbrojnë politikën gjenocidale antishqiptare të Slobodan Milosheviqit dhe të Vojislav Sheshelit, duke konsideruar “Kosovën territor të Serbisë” dhe shqiptarët dhe UÇK-në si “terroriste”. Kriminelët serbë nuk janë sikurse horrat, kriminelët dhe tradhtarët shqipfolës, që për karrige e pushtet të pakufijshëm, dhe për interesa të tyre mafioze politike, ekonomike e tregtare etj. i krItikojnë, i eliminojnë, i diferencojnë dhe i lënë në rrugë me shkop lypësi PATRIOTËT E VËRTETË SHQIPTARË, sikur që ishin pjesëtarët e UÇK-së (më se gjysma e tyre përfundoi në rrugë, pas përfundimit të luftës kundër Serbisë gjenocidale (1993-1999).
Vetëm të “ndershmit”që shpifin shqiptarët, mund të hyjnë lirisht në Beograd, pa kurrfarë “vize” paraprake!
Ndaj, edhe Atifete Jahjaga për të hyrë dhe për të promovuar librin e saj në Beograd, duhet të shkruajë një libër si Veton Suroi “kombët e gjarpërit”, ku krtikohet Hashim Thaçi! Ndryshe, Atifetja nuk mund të hyjë në Beograd për t’i kritikuar kriminelët serbë, që kanë dhunuar mbi 20.000 mijë femra shqiptare në Kosovës (1989-1999).
Prandaj, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk duhet të zhgënjehet nga mosdia e vet, pse Vuçiqi nuk e ka lejuar të hyjë në Beograd, sepse nuk është e “gjindshme” si Veton Surroi, Shkëlzen Masliqi, Baton Haxhiu, Nexhmedin Spahiu etj. Ndryshe jo, nuk ka “puthje” të Beogradit.
-Zonja Atifete sërish sheh ëndrra ditëm drekë, se gjoja me promovimin e librave në Beograd (sikurse Veton Suroi etj.) shqiptarët mund t’i normalizojnë marrëdhëniet me serbët. -Jo, kursesi, kjo është një utopi, që vonon drejtësinë, kënaq injorancën dhe mashtron opinion shqiptar.
-Duhet të ketë kuptuar Atifetja se, librat e tyre në Beograd mund t’i promovojnë vetëm “shqiptarët e ndershëm” (siç i kanë identifikuar serbët dhe regjimi i tyre) sikurse dikur Sejdo Bajramoviq, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Ali Shukriu, Prof.Dr. Halit Tërnafci me librin e tij “Moja ispovest o Kosovu”(botimi i “Politikës”, Beograd.
– Sot, Veton Surroi me dy libra: 1) “Miliarderi” dhe 2) Zmijske noge”(kritikë kundër politikës së Hashim Thaçit), të botuara dhe të promovuara nga shtëpia botuese “Samizdat B92”, Beograd (2015 dhe 2016).
Veç këtyre librave të përkthyer, të botuar dhe të promovuar në Beograd, nesër, nuk është çudi, që t’u shtohet edhe botimi dhe promovimi i librit të Nexhemedin Spajiu me titull “ Kombi kosovar”. Mirëpo, tani, siç kanë reaguar serbët, N.Spahiu nuk do ta ketë fatin që ta promovojë “kombin kosovar” e as “kosovarishten” në Beograd, spese përmes tij ka mohuar identitetin kombëtar të serbëve dhe gjuhën serbe.
Çfarë “mirëdita” po do z. Atifete Jahjaga në Beograd, e cila për 5 vjet(2011-2017) nuk e paditi Serbinë për gjenocid në Kosovë?!
*** Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është në vonesën pesëvjeçare, kurse drejtuesit e tjerë të Kosovës, janë në vonesën 17-vjeçare, që deri tani nuk e kanë paditur Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë (1993-2017).
-Kot e keq e ke menduar se, serbët në qendër të Beogradit, do të presin me lule, që t’i, t’ua bësh me dije krimet e tyre ndaj shqiptarëve në Kosovë, kur ata të gjithë e dinë se çfarë krimesh monstruoze antinjerëzore, antihumane, antiligjore dhe gjenocidale kanë kryer në Kosovë (1989-1999).
Sa ia vlen promovimi i librave shqip në Beograd, kur ata serbë dhe ai shtet serb me bagazh millosheviqian nuk po e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por po e quajnë “territor të Serbisë”?
Si lidershipi i Kosovës, liderët e ndyrshëm politikë partiakë ashtu edhe qytetarët e tjerë privatë entuziastë me biznesin dhe me librat e tyre , nuk janë ata, që mund ta thyejnë akullin për t’u pajtuar serbët me shqiptarët.
Kjo është rrugë e gabuar dhe përpjekje e kot, sepse, së pari, politika shtetërore e Beogradit, duhet ta njohë de fakto dhe de jure Kosovën si shtet të pavarur dhe sovranë. Së dyti, duhet të kërkojë falje kolektive për kryerjen e gjenocidit serb në Kosovë(1989-1999).
Pa plotësomin e këtyre dy kushteve themelore politike, juridike dhe morale, çdo tentativë private për t’iu ofruar Beogradit, është naivitet, mashtrim dhe gabim i pakorrigjueshëm politik dhe njerëzor.
Jeni katandisur, si vajtohen viktimat shqiptare në Serbi?!
A ka më absurd, më turp, më antihumanizëm dhe më antihqiptarizëm sesa shkuarja në Beograd për t’i vajtuar dhe rikujtuar viktimat shqiptare të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999). Kjo është çmenduri dhe ofendim për të gjitha viktimat shqiptare (të rëna dhe të gjalla) të shkaktuara nga çetnikët fashistë dhe barbarë serbë, me qëllim të serbizimit dhe të djegjes së Kosovës shqiptare.
-Po, sikur vetë qarqet zrtyare të Beogradit, t’i kishin thirrur Atifete Jahjagën (ish-presidente), Hashim Thaçin (president aktual), Isa Mustafën (kryeministër në largim), Edita Tahirin (ministre e dialogut me Serbinë), Enver Hoxhajn (ministër i Jashtëm), që t’i “vajtonin” së bashku viktimat shqiptare të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), asnjëri prej tyre nuk do të duhej ta pranonte një ftesë të tillë, sepse ajo do të ishte vrasje për së dyti e viktimave shqiptare, si dhe kapitullim i politikës shtetërore të Kosovës.
Nesër, në politikë, gjithmonë është vonë!
-Po, m’u ata çetnikët fashistë barbarë, atavistë dhe kriminelë, të cilët kanë kryer gjenocid në Kosovë (1989-1999), sot janë në pushtetin shtetëror të Serbisë (qeveri, parlament, presidencë, ushtr, polici dhe gjykata). Në politikën, në propagandën, në diplomacinë, në Akademinë dhe në Kishën Ortodokse Serbe, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket Kosovës. Këtë e thotë Kushtetuta në fuqi (2006) dhe këtë e përsërti për të satën here (dikur si kryeministër), e sot, si president i ri I Serbisë, Aleksandar Vuçqit, se “Kosova është Serbi, dhe do të luftojë për kthimin e saj nën Serbi”.
Pra, kupto Atifete Jahjaga, s’ka “mirëdita as për drekë e as për darkë”, duke ngritur dolli në Beograd, as në Bruksel e as në Uashtington me ata kriminelë serbë, që kanë vrarë dhe masakruar mbi 12 mijë shqiptarë, i kanë shpërngulur mbi 1 milion sish, si dhe i kanë dhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare në Kosovës (1989-1999), para se Serbia e presidentit Aleksandar Vuçiq, ta njohë Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008), si dhe të kërkojë falje publike kolketive dhe shtetërore për të gjitha viktimat e terrorit, të masakrave dhe të gjenocidit serb në Kosovës (1989-1999).
Ky është hapi i parë konkret politik dhe juridik, që duhet ta marrë Beogradi zyrtar, jo Prishtina zyrtare, nëse Serbia, BE-ja dhe Amerika dëshirojnë normalizimin e marrëdhënieve realiste mes Serbisë dhe Kosovës.
Komentet