VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Bëhet me sy makina pa shofer

By | June 19, 2019

Komentet

NJË BOTIM MBI DHUNIMET SEKSUALE SERBE NË KOSOVË

Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, në vigjilje të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, ka botuar studimin me titull “Dhuna seksuale nga forcat ushtarake e policore serbe ndaj grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë” të politologes Elife Luzha. Ky botim, në shqip dhe anglisht, vjen si protestë për mostrajtimin dinjitoz të të dhunuarave gjatë luftës dhe mosveprimin e drejtësisë.

Autorja, pas një vështrimi të shkurtë historik mbi pushtimin dhe represionin serb në Kosovë, fokusohet te dhuna seksuale serbe gjatë luftës. Politologia Luzha faktikon me të dhëna mbi krimin e dhunës seksuale serbe ndaj grave shqiptare, duke argumentuar se dhuna seksuale është përdorur si “mjet lufte” për të ushtruar “gjenocid biologjik”, dhe se ky lloj krimi cilësohet “krim kundër njerëzimit”. Po ashtu, autorja bën thirrje që të bëhet më shumë në dëshmimin e së vërtetës mbi dhunën seksuale serbe ndaj grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit si një shërbesë e vyer për gjuhën shqipe. Shkrimtari dhe Fjalori Nga Mira Meksi

 

Në nëntor të vitit 2019 u vu në qarkullim nga botimet “Bota shqiptare” fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit, i cili mban kaluar 25mijë shprehje frazeologjike. Kushdo që merret sadopak me gjuhësi, apo është thjesht një lexues i mirë, e kupton se bëhet fjalë për një vepër nga më madhoret në këtë lami, nga ato që kërkojnë për t’u hartuar domosdo një dituri të jashtëzakonshme të fushës, një përvojë të shumëgjatë dhe po aq të jashtëzakonshme sa dituria, një vullnet titanësh dhe një jetë pothuaj asketësh, – me pak fjalë kërkojnë një hero me gabaritin mitologjik që të bëjë një nga “punët e Herkulit”. Apo thjesht një të “marrosur gjenial”pas gjuhës shqipe, që e ka shpallur atë nënë e atë. Nuk është asfare e habitshme, autori i kësaj mega pune I ka të gjitha këto cilësi, është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e filologjisë, por edhe në atë të përkthimit.

Shërbimi që i ka bërë gjuhës shqipe ky  Herkul modern, përpos asaj ndaj punëtorëve që operojnë me gjuhën, është nga më të çmuarit: ka qëmtuar, ka nxjerrë, ka vlerësuar, ka matur peshën dhe forcën që ruajnë në kohën e sotme njësitë frazeologjike, të cilat mbajnë të ngërthyer në thelbin e tyre tërë historinë kulturore të shqiptarëve, qytetërimin e tyre. U ka rënë fort këmbanave të hulumtive të tij, që jehona e tyre etimologjike të dëgjohet e qartë në kohën e sotme; në fund të fundit, i ka mbrojtur nga Harresa. Ka shkuar, gjithësesi, shumë më larg në punën e tij për t’i përshkruar, për të ndikuar dhe për të ndërhyrë në paraqitjen e tyre – ka dhënë raportin midis gjuhës shqipe dhe njërës prej gjuhëve më të rëndësishme të njerëzimit në ditët e sotme, asaj që e konsiderojnë si lingua franca, që ndikon te të gjitha gjuhët e botës, gjuhës angleze. Nëpërmjet njësive frazeologjike, fjalëve të urta apo proverbave. Nëpërmjet barabitjes së tyre, nëpërmjet gjetjes, shpesh të paimagjinueshme për nga saktësia, të barasvlerësve…

I mirënjohuri prof.dr Hajri Shehu, në parathënien që i ka bërë këtij Fjalori të jashtëzakonshëm me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze dhe mijëra barasvlerës shqip, ka shpjeguar shumëçka, duke e ndihur mrekullisht përdoruesin e fjalorit apo thjesht lexuesin e tij, të kuptojë çdo hallkë dhe syth të thurimës së tij të pazakontë. Ka shkruar:

“ Me këtë Fjalor, frazeologjia shqipe dhe leksikologjia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze”.

 

Shkrimtari dhe fjalori

 

Kur flitet për një fjalor gjuhësor, apo një fjalor të veçantë frazeologjik, sidomos të këtyre përmasave, përmendet dobia e madhe që ai i sjell përkthyesve, studiuesve të gjuhës, deri edhe studentëve dhe askush nuk përmend shkrimtarin. E vërteta është se uniteti shkrimtar-fjalor është simbiozë. Shkrimtari pi ujë në fjalor, ndërkohë që ky i fundit ushqehet me ujin e burimit të veprës së shkrimtarit.

Në botën e artit, përgjatë shekullit që lamë pas dhe shekullit të ri, përherë e më qartë po duket se detyra e shkrimtarit është të marrë pjesë në jetën e gjuhës. Ajo që e dallon nga pjesa tjetër e artit, që e bën të veçantë shkrimtarin, në një kohë kur ekziston përballë tij një konkurrencë e ashpër me televizionin dhe kinemanë përsa i përket ngjarjeve, personazheve, apo edhe pikëpamjeve mbi botën dhe shprehjes së ndjenjave, është pikërisht shkrimi, shkrimësia, puna e tij me gjuhën. Puna e tij vetiake me gjuhën dhe për gjuhën.

Nuk e kam fjalën këtu për ata shkrimtarë që e përdorin gjuhën thjesht si një mjet komunikimi, gjuhën për hir të gjuhës, për të rrëfyer histori a ngjarje. Këta mund të jenë gazetarë të zotë, skenaristë të mirë, apo edhe krijues trillerash interesantë. E kam fjalën për shkrimtarët që e përdorën gjuhën ndryshe. Për shkrimtarët që për hir të poetikës apo simbolikës, por edhe për hir të rrëfimit, narrativës, e  zhbëjnë dhe e ribëjnë thurimën e gjuhës, e përpunojnë  dhe e  ripërdorin për nevojat e tyre krijuese, të detyruar apo nën presionin e asaj që duan të thonë dhe të shprehin. E kam fjalën për ata shkrimtarë që kanë si mjeshtëri krijimin e veprave origjinale të bazuara tërësisht te fjalët, enët e kuptimit. I kanë quajtur “rojtarët e jetës” së gjuhës, sepse janë pikërisht ata që ndodhen më pranë burimit të saj. Janë shkrimtarët ata që i përdorin fjalët duke patur parasysh dhe duke e shprehur, prejardhjen e tyre. Gjuha është e gjallë, është përherë në lëvizje, në ndryshim. Gjuha është polemos, luftë, thotë Herakliti. Fjalori, në një farë mënyre, mban dhe përfaqëson gjuhën, një pjesë të madhe të gjuhës, leksikun e saj. Që këtu buron edhe lidhja e shkrimtarit me fjalorin. Fjalori përmbledh edhe raportin e gjuhës që përfaqëson me gjuhët e tjera, me huazimet, përshkruan vlefshmërinë apo prestigjin e një fjale në kohë si edhe vendin e saj në aktualitet. Shkrimtari luan rol të veçantë në krah të specialistëve të gjuhës, në lidhje me gjuhën dialektore përkundër gjuhës së normës ( sot ka në letrat shqipe shkrimtarë që po përdorin me sukses gjuhën dialektore), neologjizmave apo përzierjeve gjuhësore, të cilat e pasurojnë gjuhën.

Po le t’i kthehemi Fjalorit frazeologjik anglisht-shqip të prof.dr. Eshref Ymerit. Që kur nisa ta shfletoja përpara tre muajve, e “qava me lotë” mungesën e tij kohës së gjatë kur shkruaja romanin e vështirë “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”. Romani në fjalë, përpos trillëzimit të mundimshëm që i bën ngjarjeve historike, por edhe personazheve që gjallojnë në to, aq të largëta në kohë, aq të padokumentuara e të humbura në mjegullinat e kohërave,  sa që shpesh marrin trajtën e gojëdhanave, është ndërtuar si një bllok i tërë i bazuar në fjalët e një gjuhe që mund të përfytyrohet si shëmbëlltyra e shqipes parake, e protoshqipes, e paprekur nga ndikimet e gjuhës së pushtonjësve përgjatë dymijë e dyqind vjetëve. Njëkohshëm, një gjuhë brenda kohës së sotme, brenda normave gjuhësore, Një ndërmarrje fort e vështirë. Ndërkohë që Fjalori i sipërpërmendur, ku gjendet forma e brendshme e njësive frazeologjike, kuptimi i tyre etimologjik, si shpirti i gjuhës, i papërzier me kuptimin aktual, kuptimi konkret që i shpëton rrjedhës së pamëshirshme të kohës, do të kish qenë një instrument magjik në punën time.

Në poçarinë time të sotme me baltë krijuese ende të paformë: në të majtë kam përherë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, si një mik të rrallë që “më shpëton jetën”sa herë mbytem nga dyshimet, që më tregon kuptimin e vërtetë, kur idengulitje shpesh absurde “më helmojnë” ekzistencën, që më ndihmon të vërtetoj një intuitë, ta konkretizoj dhe ta zhvilloj gjatë procesit të shkrimësisë; që pasuron me ngjyresa kuptimore teksin tim të fillimit, për ta rafinuar dhe lartësuar…Si një autoritet i sigurtë. Është heroi im.

U bënë tre muaj që pranë dorës së djathtë mbaj Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip të prof.dok. Eshref Ymerit. Iu avita atij së pari si lexuese, e rrëmbyer nga një pasion leximi i pavetëdijshëm, faqe pas faqeje. S’do ta kisha besuar kurrë se mund të lexoja kësisoj një fjalor.  Për kënaqësinë e leximit. Më mrekulluan, veç të tjerash, edhe historitë e prejardhjes së njësive frazeologjike apo proverbave. Një enciklopedi e tërë. Me siguri s’do të ndalesha gjer në faqen e fundit, sikur ky proces të mos më bënte të ndalesha me dhjetra e dhjetra herë në shtyllat e gjuhës shqipe përbri njësive frazeologjike në anglisht dhe të përsiatesha gjatë. Shtyllat e shqipes përbënin fjalorë të vërtetë sinonimikë. Kishte raste që shtyllat kishin mbi 40 njësi. Një pasuri e vërtetë gjuhësore ndodhej aty. E mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Një pasuri që më vinte në lidhje edhe me letërsinë e madhe të botës, me autorët e mëdhenj të gjuhës angleze, me vetveten dhe me intertekstualitetin. Admirova ditë pas dite gjuhën tonë! Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte. Admirova zhvillimin e madh të frazeologjisë së shqipes, të letërsisë sonë, të kulturës sonë. Dhe njohjen e pafund të përpiluesit të Fjalorit, “gjuetarit të frazeologjisë”, njeriut të mijëra skedave gjuhësore që i ka gjurmuar, ndjekur dhe vjelë frazeologjitë, fjalët e urta, proverbat në mijëra e mijëra faqet e letërsisë së shkrimtarëve të gjuhës sonë.

Pasuria e madhe e frazeologjisë së gjuhës shqipe e ndryrë në këtë Fjalor rrezikonte të më merrte përnjëmend frymën. E ndjeva peshën e saj të madhe si trysni, kur iu avita si lexuese. Si shkrimtare gjeta aty një burim të madh frymëzimi, ushqimi, dinamizmi: lexoj sinonimet, zbuloj të panjohura, shijoj dhjetra e dhjetra shembuj, nuanca të holla, rizbuloj shpirtin e gjuhës, të historisë, dhe imazhe krijohen në përfytyrimin tim, ndjesi, aromëra…

Ide krijuese me rrënjë të thella në frazeologjinë e gjuhës sime marrin jetë. Dhe balta në poçarinë time të shkrimësisë zë e merr formë.

 

 

 

Si na shohin macet? As miq dhe as pronarë, për to jemi prindërit e tyre

Kjo është pyetja që të gjithë pronarët e maceve ia kanë bërë vetvetes: si vallë na shohin? Një përgjigje vjen nga një studim i kërkuesve në Universitetin Shtetëror të Oregon, botuar në Current Biology. Për macet tona jemi më shumë se miq: në sytë e tyre ne jemi prindër të vërtetë. Kjo do të thotë që macet, duke hedhur poshtë idetë e deritanishme që i tregojnë si indiferente, mund të krijojnë marrëdhënie unike dhe kuptimplote me pronarët e tyre.

Sipas studiuesve nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, macet treguan lloje të ngjitjes të ngjashme me qentë dhe bebet. Ekspertët vunë në test 70 kotele, të vendosura në një dhomë për dy minuta me ata që zakonisht kujdeseshin për to para se të liheshin vetëm për dy minuta dhe më pas të ribashkoheshin përsëri.

Studiuesit vëzhguan sjelljen e këlyshëve dhe më pas i ndanë ato sipas stileve të lidhjes tipike për foshnjat dhe qentë: të sigurt, të pasigurt ose ambivalent. Studimi raporton se mbi 60% e kafshëve treguan një stil të sigurt të ngjitjes, që do të thoshte se ata ishin të dëshpëruar kur “prindi” i tyre u largua nga dhoma, por tregoi një ekuilibër të shëndetshëm të lidhjes kur u kthyen.

Studiuesit vëzhguan sjelljen e këlyshëve dhe më pas i ndanë ato sipas stileve të lidhjes tipike për foshnjat dhe qentë: të sigurt, të pasigurt ose ambivalent. Studimi raporton se mbi 60% e kafshëve treguan një stil të sigurt të ngjitjes, që do të thoshte se ata ishin të dëshpëruar kur “prindi” i tyre u largua nga dhoma, por tregoi një ekuilibër të shëndetshëm të lidhjes kur u kthyen.

Sipas hulumtimit, ndarja e stileve të lidhjes në “të sigurt” dhe “të pasigurt” është e ngjashme me atë që gjendet në literaturën shkencore për fëmijë.

(BalkanWeb)

Dy fjalë përdoruesit të sotëm të këtij Fjalori – Nga Ardian Ndreca – Botimi anastatik i Dizionario italiano-albanese i Át Fulvio Cordignano

Ky botim anastatik i Dizionario italiano-albanese i Át Fulvio Cordignano vjen nji gjysëm shekulli mbas atij që i ka parapri, i kujdesuem prej Istituto degli Studi Albanesi dell’Università di Roma pranë botuesit Forni (Bologna 1968). Edhe ky botim riprodhonte në mënyrë anastatike atë të vitit 1938 që kishte pa dritën e botimit tek Tipografia e së Papërlyemes në Shkodër.

Kemi të bajmë pra me nji fjalor që i ka mbushë e kalue të tetëdhjetat e ndokujt mund t’i duket çudi sesi kemi marrë guximin me e nxjerrë rishtas sot. Arsyeja asht e dyfishtë, e para pse asht nji vepër që ka nji vlerë historike në leksikografinë tonë, e dyta për faktin që ende sot përban nji visar të gjallë për të gjithë ata që mtojnë me lavrue dhe me kuptue gegnishten.

Mosha e shenjon në vetvete këtë vepër të mirënjohun të jezuitit italian Fulvio Cordignano. Nga ana tjetër fjalori nuk pat kalue pa oroena kritika edhe sapo pat dalë prej shtypit herën e parë e sidomos në “versionet” e maparshme të tijat. E përkryemja nuk asht punë njerzore prandaj kritikët e shpenguem të të gjitha kohnave duhet ta marrin qetësisht, sot nuk po paraqesim fjalorin model që nuk ekziston kurrkund, thjesht po i japim në dorë studiuesve, ashtu siç pat ba në vitin 1968 drejtuesi mendjemprehtë i Istituto degli Studi Albanesi, nji instrument që mundet ende me i hy në punë jo përdoruesit pedant por atij mendjehapun që din çka me marrë e çka me lanë.

Kontributi i Át Fulvio Cordingnano në lamijen e studimeve shqiptare asht i mirënjohun, edhe pse shpeshherë i errsuem prej nji polemike të ushqyeme prej krajatave të nji kohe të vështirë siç ishte ajo e Luftës së Dytë botnore, kur pakkush mbërrinte me ruejt gjykimin pa ryesní e hove pasionale.

Fulvio Cordignano ka lindë me 19 tetor 1887 në Moggio (Udine). Në majin e vitit 1905 hyn në Urdhnin Jezuit dhe mbas provës dhe studimeve të para në Soresina e në Cremona e gjejmë në vitet 1912-1916 në Kolegjin Papnor të Shkodrës ku përveç studimit të gjuhës shqipe jep landë të ndryshme si besim të krishtenë, latinisht, greqisht, italisht, aritmetikë, algjebër dhe histori. Në vitin 1917 dërgohet në Velehrad ku fillon studimet teologjike që do t’i vijojë në Lion, Hastings, Dublin dhe do t’i përfundojë në Louvain. Në vitin 1921 ndodhet në Romë si student pranë Institutit Biblik dhe punon për të përkohshmen La Civiltà Cattolica.

Në vitin 1924 rikthehet pranë Kolegjit jezuit në Shkodër ku jep landët latinisht, greqisht, histori civile dhe kishtare, gjuhë italiane dhe filozofi. Gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në Shqipni, pikërisht në vitet 1926-1941 merret kryesisht me studime historike dhe hulumtime në fushën e gjuhës dhe antropologjisë kulturore. Gjithashtu asht kujdestar i Muzeumit të Etënve jezuit. Ndërkaq në gusht të vitit 1928 merr edhe kushtin e katërt të Shoqnisë së Jezuit. Kthehet përfundimisht në Itali dhe kalon vitet 1942-’48 pranë kolegjit të Padovës dhe atij të Gorizia-s. Në vitin 1949 eprorët e dërgojnë në Palermo. Át Cordignano vdes në Romë me datën 9 maj 1951.

Ndër veprat e tija ma të randsishme përmendim: Lingua albanese: (dialetto ghego): grammatica, saggi di letteratura, fraseologia e proverbi, Hoepli, Milano 1931; Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande missionario italiano il P. Domenico Pasi S.I. (1847-1914), 3 vëll., Istituto per l’Europa Orientale, Roma 1933-’34; Geografia ecclesiastica dell’Albania: dagli ultimi decenni del secolo XVII, Pontificio Istituto Orientale, Roma 1934; me bashkëautor Át Zef Valentinin: Saggio di un regesto storico dell’Albania, Shkodër 1937-1940; Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese (il nuovo “Jungg”), Hoepli, Milano 1934; Dizionario italiano-albanese, Shkodër 1938; Epopeja komtare e popullit shqyptar, Shkodër 1925; Vasha n’epopen kombtare të popullit shqyptar: Tringa e Malcis, Shkodër 1939. Nuk mungojnë ndër këto vite edhe shkrimet e tija apologjetike dhe polemike.

Në shtyllat e revistës LEKA emni i tij do të jetë i pranishëm me nji seri artikujsh historikë: Nji dokument i çmueshëm: «Breve memoria de li discendenti de nostra Casa Musachi» (1930, nr. 3-6, 1931, nr. 2-6, 9, 11; me pseudonimin Xhixha do të botojë studimin: Mungade të vjetra në Shqypní në gojdhana e nder legenda popullore (1943, nr. 8-9, 1944, nr. 3, 9-10).

Pikërisht në lidhje me fjalorin e vitit 1934 botue prej Hoepli-t, Cordignano i përgjegjet kritikave të gjuhëtarit Aleksandër Xhuvani me nji shkrim që mban titullin Kritikë mbas kritikash rreth nji fjalorit të shqipes (1935, nr. 3-4, 19). Vitet ’30 janë plot me polemika të zjarrta rreth çeshtjesh gjuhësore e në veçanti rreth fjalorëve që botohen në ato vite, mjaft me kujtue atë mes Shpênd Bardhit (Mustafa Krujës) dhe Mati Logorecit tek LEKA në vitet 1935-’36.

Cordignano i kujton lexuesve se pikënisja e tij për hartimin e nji fjalori ishte nevoja urgjente për nji të tillë që të përfshinte sa ma shumë prej leksikut të shkrimtarëve ma në za të letërsisë shqipe. Mungon nji traditë fjalorësh, ankohet Cordignano, tue dashtë me shprehë mungesën e nji vepre gjithëpërfshise të visarit të shqipes. Fjalorët ekzistues simbas tij janë veç copëza të nji mozaiku të madh që të marruna nji nga nji nuk e përçojnë thellësinë e pasunisë së gjuhës shqipe. Në fakt gjuha shqipe në dekadat e fundit ishte pasunue me nji seri fjalorësh, mjaft me përmendë: G. Jungg (1895), Fjalorin e Bashkimit (1908), A. Busetti (1911), K. Çekrezi (1923), M. Logoreci (1934), A. Leotti (1937) e mbas pak do të pasunohej prej N. Gazullit (1941), P. Tase (1941) dhe F. Fishta-H. Lacaj (1942), ndërsa puntori i palodhun i shqipes Mustafa Kruja punonte prej vitesh për fjalorin e tij të madh të shqipes që mjerisht rezulton ende i humbun.

Cordignano tue iu gjegjë Xhuvanit mundohet me arsyetue rreth pranisë së turqizmave në fjalorin e tij, rreth fjalëve të cilave u mungon shpjegimi i duhun, e metë kjo edhe e Fjalorit të Bashkimit, fjalëve të përsërituna, neologjizmave, këto të fundit – sidomos kur bahet fjalë për zellin e tepruem të puristave – shihen me shumë mosbesim prej gjuhëtarit elbasanas. Oroenat dashamirëse dhe kritikat që iu drejtuen “Jungg-ut të ri” të botuem prej Hoepli në 1934, Cordignano i mbajti parasysh dhe u përpoq me i përmirësue tek botimi i 1938 që po paraqesim këtu. Kuptohet që edhe ky fjalor ka të metat e veta, madje edhe meritat e pamohueshme që ka sot shihen nepërmjet kohës që na ndan prej tij dhe që në mënyrë të pashmangshme ka ndikue thellësisht mbi gjuhën tonë.

Kështu shkruente tue iu drejtue Cordignano-s menjiherë mbas daljes së këtij fjalori, Injac Zamputti:

“Vijoje veprën tande. Âsht fjalori nji aso veprash në dynamizëm të paprâmë, sikurse edhe vetë gjuha. (…) Në vijimin e kësaj vepre, mos prito e shko e shetit, shko e kerkoi kësollat e malet edhe neper Toskëni. Afro shkrimtarë e njerz me zotsí toskë, në mënyrë qi, në listën e bashkëpuntorëve, të na dalin njaqë emna toskë sa gegë. Pasunoje veprën tande edhe me frazeologji toskënishte sikurse ke ba me gegnishte e atëherë ke me ba nji vepër monumentale me të vërtetë” (LEKA, 1939, nr. 1-2, f. 40).

Koha dhe ngjarjet rrodhën krejt ndryshe prej siç dëshironte recensenti i ri i asaj kohe. Sot po kthehemi mbrapa në vitin 1938, tue ba siç jemi të detyruem me ba dendun në lamijen e shkencave të shpirtit (Geisteswissenschaften), marrim hua prej së kaluemes nji fener për me ndriçue të sotmen, nji dritë.

Fjalori asht autobiografia e kombeve – shkruen John Ruskin – nji të tillë jeni tue marrë në dorë sot, nji autobiografi të gegnishtes së shekullit të kaluem të shkrueme me shumë dashuni e përkushtim prej nji të hueji që ia kushtoi nji pjesë të madhe të jetës së tij kombit dhe kulturës sonë.

Ardian Ndreca
Romë, tetor 2019

KONCEPTI I KOHËS NË EPOKAT DHE POPUJT NË PLANET – Nga ILIA ( YLLI) M. DILO*

Perpjekjet e njeriut qe te mati kohen, per te organizuar me mire jeten e tij te perditeshme, komprometohen ( mbahen peng), megjithe vrojtimet e kujdeseshme dhe keshillat qe jep shkenca, ne nje nivel jo te kenaqshem nga arbitrariteti. Ne te njejten kohe, referohet me nje proces njohjeje te vecante, ku bashkohen parametra te filozofise, shkences, besimit, shoqerise, politikes dhe kultures. Per kete, shprehur ndryshe, kalendaret jane aq te shumellojte sa eshte dhe kultura njerezore dhe koheshtrirja e hartimit te tyre. Me koheshtrirje, dallojme tre lloje kryesore kalendaresh : 1. Te Henes 2. Te Diellit 3. Te HeneDiellit . Te Henes jane nga me te vjeterit por jo nga me te saktet, sepse viti Henor zgjat 354,3707 dite, nenkuptohet pra viti Diellor, qe e konsideronin matje te kohes se sakte, kohen pra qe Toka vjen rreth Diellit. Ky zbulim, i cili kishte si perfundim nje dite te dilte jashte perdorimit, u desh te korigjohej dhe te miratohej kalendari HeneDiell, dhe ne ‘te te percaktoheshin muajt dhe ditet. Kalendaret Diellore kane si baze te tyre vitin tropikal me 365,24219 dite. Shifra pas presjes dhjetore ne thellesi te kohes krijoi nje problem qe korogjohet me vitet e brishte. Nje kalendar i paster Diellor eshte ai i GRIGORIANO-s , i cili sot eshte bere i njohur nga pothuaj gjithe shtetet e botes. Kalendari i GRIGORIANO-s u njojt ne vitin 1582 pas Krishtit me ndryshimin qe u be ne kalendarin JULIAN me urdher te PAPA GRIGORIT IG, per aresye qe te zgjidheshin problemet qe dolen per levizjen e festimit te Pashkes. Me urdher te PAPES, 5 Tetori 1582 u be 14 Tetor.

Deri ne vitin 1584 shume vende katolike kishen pranuar kalendarin e ri. Protestanet me fillim kundershtuan, por ne vitin 1775 e pranuan. Me vitin 1752 e pranoi Britania e Madhe dhe banoret e Amerikes. Ndersa me von vazhduan dhe shume vende te Azise si p.sh. Japonia me 1873, Kina me 1949. PAK DRITE NE ERRESIREN E MIJEVJECAREVE PER KALENDARET. Kalendare (ose Almanaku Arab) te perbashket ( te njehesuar per te gjithe ) ne kohen e lashte nuk kish, por cdo komb kishte kalendarin e vet.

KALENDARI ATHINAIKON 594 vjet Para KRISHTIT,i perket kalendarit te Henes , fillonte nga ekeinoldi dimeror dhe ishte i ndare ne 12 muaj nga 29 dhe 30 dite perkatesisht. Muajt me 29 dite quheshin konkave, jo te plote dhe 30 diteshit te plote.

Muajt quheshin keshtu: A. Muaj dimerore, B. Muaj pranverore, C. Muaj verore, D.Muaj vjeshtake. I pari kalendar u vendos nga SUMERIU-et, nje nga te vjetrat kultura te MESOPOTAMISE. Tek ata dedikohet krijimi I kalendareve HenoDiellore, sepse jane te paret qe parashikuan nevojen e futjes se muajve ne ciklin e diteve te vitit. Vazhdojne ASIRET dhe HALDEI-te, te cilet, megjithese me fillim vendosen kalendaret Henore, adoptuan me von kalendaret HeneDiell, me nje muaj te 13-te qe futesh ne vit ne nje kohe te cktuar. Karakteristike e kalendareve te tyre ishen ditet e pushimit( te clodhjes ), qe quheshin SABBATTU ose SHABBATUM, nga e cila erdhi e SHTUNA E EBREJVE. E rendesishme me permiresimin e kalendareve ishen udhezimet e EGJYPTIANEVE, te cilet ishen te paret qe lejuan te korigjoheshin kalendaret e tyre nga muajt e kalendarit Henor, duke dhene tek ata bazat fillestare qe u qendruan koheve te reja. Ne anen tjeter te botes, kultura e MAJIA-t krijoi nje kalendar qe nuk ngjante me asnje te popujve te tjere; MAJIA-t, te cilet besonin se cdo gje perseritet, kishen formuar nje sistem 20-tesh qe matnin kohen. Kishen dy kalendare :”XHOKLIN”, me nje vit Henor 260-ditesh, te ndare ne 13 muaj nga 20 dite secili , dhe “HAAP” I cili bazohej me nje llogari te rrotullimit te TOKES rreth DIELLIT ne 365,2420 dite. Ky lloj kalendari ndahej ne 18 muaj nga 20 dite secili, plus 5 dite qe i cilesonin dite fatkeqe. Gabimi ishte vetem nje dite me 10 000 vjet, ndersa JULIANO humbiste 1 dite me 100 vjet kurse GRIGORIANO 1 dite ne 3300 vjet. MAJIA-t jane te vetmit qe, ne kalendarin e hartuar parashikojne dhe fundin e kultures se tyre. Viti qe kane parashikuar eshte 2012. FATI I KALENDARIT NDERKOMBETAR. Ne fillimet e dhjetevjecareve te pare te shekullit te 20-te, ne kuadrin e KONVENTES NDERKBETARE,per formimin e nje kalendari nderkombetar, themelet e te cilit ishen hedhur me shek.e 19-te nga filozofi Francez ,AUGUSTO KONT,me vepren e quajtur ” Kalendari Pozitiv( ose Real )”. Sipas tij Viti ndahet me 13 muaj, me te njejtin numur ditesh, plus 1 dite “te bardhe”. Kalendari Nderkombetar parashikon cdo 3-muajor te kete 91 dite dhe 13 jave; cdo vit te filloje te DIEL me 1 JANAR, cdo muaj te kete 26 dite. Cdo 3-muajor te filloje te DIEL dhe te mbaroje te SHTUNE. Dita e fundit e vitit , qe eshte pas 30 DHJETORIT, te jete ” e bardhe “. Me kete menyre viti do te kete tremujore te njejte, me dite pune te njejta dhe datat do te kordinonin cdo vit me te njejten dite te javes. Ne favor te propozimit te bere nga A.KONT, votuan 14 shtete me 1937, por vazhdimi I procesit u nderpre se filloi lufta e dyte boterore. Propozimi u perserit prape ne vitin 1953 ne O.K.B., ku 41 shtete e mbeshteten. Kundershtimi I SH.B.A. ishte vendimtar, me perfundimin qe te mos kete me bisedime per kete teme ne O.K.B. K U R I O Z I T E T E. Gjithe bota me vitin qe jemi ka vitin 2019, kurse:
INDIANET kane vitin 1940
ETIOPIANET. “. ” 2011
KINEZET ” “. 4715
BUDISTET. “. “. 2561
EBREJTE. “. ” 5779
MUSLIMANET “. “. 1439. C U D I R A. KALENDARI I ETIOPIANEVE, i cili vjen nga kopjimi i kalendareve te te lashteve, eshte kalendari baze qe perdoret ne ETIOPI, por edhe nga popullsia ortodokse e vendeve gjitone te saj.Ne kalendarin e Etiopianeve , viti qe jemi eshte 2011 dhe ka filluar me 11 Shtator. 11 Shtatori do te jete VITI I RI i Etiopianeve deri ne vitin 2099. Ne KORENE E VERIUT, ndodhemi ne vitin 2007, sepse nimurimi I viteve fillon nga viti kur lindi udheheqesi i vendit KIM IL SUNK, me 15 Prill 1912. Kalendari qe perdoret nga qeverria e KORESE VERIUT eshte pregatitur prej saj dhe eshte vene ne jete qe nga viti 1997. Ne KORENE E JUGUT ka dy kalendare paralele, me diference 2000 vjet midis tyre. Nje I fiseve ” IPO” qe jeton ne PIAFRA te NIGERIAS ka nje kalendar Henor 10 muajsh.Pjesa tjeter nuk e njef kalendarin, sepse per aresye te nxehtesise te madhe nuk kryen punime bujqesore. Gjendja e kalendareve ne INDI eshte nje kaos i vertete. Kur ne vitin 1952 u organizua nje komisjon kombetar qe te koordinonte kalendarin e kohes, u vertetua se ne gjithe INDINE kishte mbi 30 kalendare. Ne vija te pergjithedhme gjithe keta kalendare jane Henore dhe paraqitin diferenca te medha ndermjet tyre. Vetem pas vitit 1957 u vendos nje kalendar kombetar ne INDI. Ne baze te ketij kalendari , viti. fillon ne muajin Mars dhe numurimi i viteve fillon nga viti 78 Pas KRISHTIT,d.m.th. paralelisht me vitin historik te dinastise SAKA. Pra viti kalendarik i INDISE sot eshte 1940. Ky kalendar perdoret bashke me kalendarin GRIGORIAN, nga qeverria dhe mjetet e informacionit si ALL INDIA RADIO. RUSIA. Kishat ortodokse te vendeve lindore nuk pranuan fillimisht kalendarin GRIGORIAN dhe shume nga ato vazhdojne akoma te perdorin kalendarin JULIAN. Disa pergatiten me von nje kalendar JULIAN te reformuar. P.sh. ne RUSI kisha feston KRISHT – LINDJEN pas Vitit te Ri dhe saktesisht me 7 Janar. KINA.- Nje mit, nga te shumtet nga ata qe ekzistojne, shpjegon radhen me te cilen hyne emrat e kafsheve ne kalendarin KINEZ. E para nga kafshet qe doli ne bregun tjeter te lumit te rrembyeshem ishte miu( miu , hipur ne kurrizin e demit , gjate kalimit ne lume shtyu macen e hodhi ne uje dhe, sa ju afruan bregut u hodh nga demi ne toke).Keshtu pra , muaji I pare mori emrin e miut. KINA, per besimtaret e saj, perdor Vitin e Miut , ose 4705.Viti ne vazhdim , flasim per vitin qe koincidon me vitin qe shkruajme kete studim ( 2019 ), ka filluar me 7 Shkurt 2019 dhe do te mbaroje me 25 Janar 2020.Sipas gojdhanave , kalendari KINEZ u vu ne zbatim nga mbreti HUANK DI ne 61- vjetorin e mbreterimit te tij, ne baze te kalendarit GRIGORIAN dhe i perket viti 2697 Pars KRISHTIT. GREQIA.- Me dekret-ligj te 18 Janarit 1923 , shtetl GREK zevendesoi kalendarin JULIAN me kalendarin GRIGORIAN.Vendosi qe 16 Shkurti i vitit 1923 te shkruej 1 Mars 1923.Me 10 Mars 1924 ky kalendar u njojt dhe nga Kisha Ortodokse GREKE per kryerjen e riteve fetare, si Pashka etj. Theksojme se para kesaj date , qysh prej lashtesise, cdo qytet – shtet kishte kalendarin e vet. SHQIPERIA.- Me krijimin e shtetit te pare SHQIPTAR , me 28 Nendor 1912 , shteti i ri ndermjet shume dekret – ligjeve , vendosi qe ne gjithe SHQOPETINE te vendosej kalendari GRIGORIAN. Ky ligj u zbatua jo vetem nga shteti i sapokrijuar por edhe nga kultet fetare te vendit. Nuk eshte viti 1912 , viti qe shenon fillimin e perdorimit te Kalendarit GRIGORIAN , ose nderkombetar, nga shqiptaret. Nga shoqeria Shqiptare”DESHIRE” kemi te botuar ne SOFJE te BULLGARISE kalendarin qe shenon vitin 1897. Kalendari eshte botuar ne shtypshkronjen ” MBROTHESIA” te Kristo P. LUARASIT.Kalendari eshte shkruar ne nje nga alfabetet e vjeter shqip dhe titullohet ” DITERREFENJESI SHQIP”. Shenim, fillimisht fjala “Kalendar” flitej dhe shkruhej “Diterrefenjes”. *

Pas ketij shkrimi e ka radhen shkrimi ” Drite mbi jeten dhe vepren e V.HUGO-it”-si dhe ne vazhdim “Drite mbi jeten dhe vepren e AT’ GJERGJ FISHTES.etj

LIBRI “SHPENDËT NË PULLAT SHQIPTARE (1913-2018)” ME AUTOR HYSEN S. DIZDARI – Nga LUTFI ALIA

 

Filatelisti Hysen S. Dizdari, studiues dhe kolecionist i apasionuar i pullave postale shqiptare, anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Autorëve dhe Gazetarëve të Filatelisë – AIJP, është autori i disa veprave filatelike specialistike dhe antikuare, të botuara në gjuhën shqipe dhe në anglisht, vepra që janë mirepritur dhe vleresuar nga publiku shqiptar dhe i huaj.

Me këto vepra Hysen Dizdari, ka pasuruar literaturën filatelike shqiptare dhe atë boterore, që i ka akorduar çmime vlerësuese dhe medalje.

Me dedikm pasionant dhe me profesinalitet, studiuesi Hysen Dizdari, ne tre vitet e fundit ka botuar pese vepra filatelike:

  • Flora dhe Fauna detare në pullat postare 1913-2017 (shqip-anglisht).
  • Vlerësuar me medalje “Vermeil Grand” në Ekspozitën Ndërkombëtare të Filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali
  • Gjergj Kastrioti Skendërbeu në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht).
  • Vlerësuar me “Large Vermeil medal” ne Ekspozita Kombëtare të Botimeve Filatelike me pjesmarrje ndërkombëtare, në Verona Itali ne vitin 2018.
  • Vlersësuar me “Vermeil grande” në Ekspoziten Ndërkombëtare të Filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali
  • Nënë Tereza në pullat postare (shqip-anglisht). Botuar në vitin 2018.
  • Vleresuar me Medaljen e Argjende ne Ekspozitën Botërore të Pullave Postare në Wuhan – Kina më 11 – 17 janar 2019.
  • Vlerësuar me medalje “Vermeil Grand” në Ekspoziten Ndërkombetare te filatelise ne Cinisella Balsamo – Itali
  • Arkeologjia në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht).
  • Vlersuar me medalje “Vermeil Grand” në Ekspozitën Ndërkombëtare të filatelisë në Cinisella Balsamo – Itali
  • Shpendët në pullat postare 1913-2018 (shqip-anglisht). Botuar në vitin 2019

Në vitin 2019, Hyseni iu prezantua publikut me veprën “Shpendët në pullat postare 1913 – 2018”, për të rifilluar në vitin e ardhshëm me botime, me tematika të reja të pullave të shumta shqiptare.

Shqipëria ka një pozitë gjeografike të rëndësishme në Gadishullin Ballkanik dhe në detin Mesdhe. Relievi i saj është i pasur me male, pyje, kodra, fusha, lumenj, liqene, dete, me një florë dhe faunë të larmishme, e cila dallohet për një shkallë të lartë biodiversiteti, ku jetojnë disa nga lloje shpendësh të bukura e të rralla.

Fauna shqiptare dhe veçanërisht shpendët, janë pasuri e madhe natyrore e vendit tonë, që luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit, për mbajtjen pastër të mjedisit natyror, mbrojtjen e bimëve bujqësore, pemëve frutore dhe pyjeve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Libri ndahet në tre pjesë :

 

Pjesa e parë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1913-1990

Pjesa e dytë: Shpendët në pullat shqiptare në vitet 1991-2018

Pjesa e tretë: Albumi i emisioneve të pullave të emetuara në vitet 1913-2018

LIBRI-ALBUM: Shpendët në pullat shqiptare jep në mënyre të përmbledhur mbi 80 pamje të shpendëve në vendin tonë dhe qe janë emetuar nga Posta Shqiptare në pulla postare gjatë viteve 1913-2018.

Libri është një guide e rrallë mbi shpendët shqiptare dhe ka për qëllime:

– T’iu shërbejë mësuesve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme për të studiuar e njohur më mirë dhe sidomos, për të rritur kujdesin e dashurinë e tyre për shpendët e vendit tonë.

– T’iu shërbejë agjencive turistike për të njohur dhe reklamuar vizitorëve shqiptarë dhe turistëve të huaj pasurine faunistike dhe turistike që ka Shqipëria, veçanërisht me disa nga llojet autoktone të zogjve dhe të shpendëve në trojet tona.

– T’u shërbejë studiuesve, biologëve, punonjësve të agjencive shtetërore të pyjeve, të turizmit dhe zonave të mbrojtura për të marrë të gjitha masat e duhura ligjore, për t’i mbrojtur nga gjuetia e paligjëshme dhe nga dëmtuesit e faunës, veçanërisht shpendët më të rrallë shqiptarë.

– T’u shërbejë filatelistëve shqiptarë për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave shqiptare me temë florën e faunën dhe llojet e shpendëve, të cilët jetojnë në territorin shqiptar.

– Tu shërbejë filatelistëve të huaj për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave postare shqiptare në tërësi dhe për të njohur faunën, sidomos llojet e shpendëve që jetojnë në Shqipëri.

GOTTFRIED WILHELM LEIBNIZ ngjashmëritë e shqipes me gjermanishten i kërkon në keltishten e lashtë

1675 – GOTTFRIED WILHELM LEIBNIZ DEMONSTRON PËR HERË TË PARË KALKULUSIN INTEGRAL ‘y=fx’


1675 – Gottfried Wilhelm Leibniz (21. qershor 1646 in Leipzig – 14. November 1716 në Hannover) demonstron për herë të parë kalkulusin integral “y = ƒ(x)”, paralelisht me dhe në mënyrë të pavarur nga Isak Njutoni, duke u bërë bashkë-themelues i kësaj fushe të matematikës. Leibniz – filozof, historian, matematikan, jurist, diplomat, filolog – figurë e rëndësishme në mendimin perëndimor, lindi në Leipzig. Ai ishte presidenti i parë i Akademisë Prusiane të Shkencave.
Por, pullariteti i tij sa ishte gjallë edhe u cënua, veçanërisht nga Volteri, i cili si mik i Njutonit, e ironizoi atë; madje edhe Kandidin e shkroi me Leibnizin në mendje. Por Leibniz ishte njeri i interesave të shumta. Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë edhe gjuha shqipe. Së pari, Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai besonte se shqipja ishte ilirishte (siç do të demonstrohej nga Franz Bopp më shumë se një shekull më vonë); Leibniz mendonte se shqipja kishte lidhje me gjermanishten dhe këto ngjashmëri ai i kërkon në keltishten e lashtë. Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 – 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës – gjithsej 5 letra mbi shqipen (FESH).
Ja si shkruante Leibniz – ndër të parët, në mos i pari albanolog që e vendosi shqipen në hartën e botës së studimieve gjuhësore: “Sa për gjuhën e shqiptarëve, e njohur si Linguam Illiricam…mendoj se është e denjë të studiohet….Të dhënat që kam tregojnë se shqipja përmban shumë latinisht dhe pak gjermanisht. Dhe ky është mendimi im mbi disa fjalë shqipe: ‘hundë’ nga keltishtja e vjetër ka dhënë gjermanishten ‘wen’ – ‘qen’, kafshë që karakterizohet nga përdorimi i hundës ‘nose’ – ‘nuhatje’. Fjala ‘gjueti’, anglisht “hint” – ‘gjurmë’ – ‘shenjë’; gjermanisht ‘spuhr’, nga ‘kunde’ – ‘dije, njohje’. Fjala ‘krah’  lidhet me ‘krezzen, crabbe’ – ‘gaforre’ nga rrjedhin kthetër, zvarrë, rrafsh, zero. ‘Gaforrja’ mund të ketë lidhje edhe me ‘furkën, pirunin’. Fjala  ‘burrë’ mund të jetë e lidhur me ‘brautigam’ ‘dhëndër’. Ndërsa fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që mund  të rrjedhin nga gjuhët fqinje, por, duke ditur shumë gjuhë të tjera, studiuesi mund të jetë në gjendje të kuptojë shumë fjalë të shqipes; fjala ‘det’ nga Delt, dmth Thalassa, Thellësi, Perendia e Detit në mitologjinë greke. Është e qartë se reliket e ilirishtes janë ruajtur në gjuhët moderne, veçanërisht në atë të shqiptarëve”, shkruan Leibniz, në “Opera Philologica”, përkthyer nga frengjishtja në anglisht nga Robert Elsie.
Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vemendjen e shkencëtarëve të tjerë për t’u marrë me studime në fushë të shqipes. Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota. Leibniz shkroi kryesisht frengjisht e latinisht dhe pak gjermanisht. Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë marrë në mbrojtje nga UNESKO. Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë.
Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore.

Poli i Veriut, stacioni satelitor që mbledh të dhëna nga orbita

Mijëra satelitë rrotullohen në orbitë mbi Tokë për qëllime të ndryshme. Disa prej tyre vëzhgojnë shëndetin e planetit ku jetojmë dhe dërgojnë të dhënat në një pikë mjaft interesante në Polin e Veriut. Por vajtja atje për të mbledhur të dhënat e dërguara me satelitë nënkupton një udhëtim të vështirë dhe të akullt. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi sjell më shumë hollësi nga Arktiku.

Sa më pranë që i afrohesh Polit të Veriut, aq më mbresëlënëse janë Dritat e Veriut, fenomeni që njihet edhe si Aurora. Me zbardhjen e ditës mbi qytetin minator norvegjez Longyearbyen, dielli zbulon këtë bukuri magjepësëse. Ole Petter drejton Stacionin Storstad Svalsat, KSAT.

“Ky stacion është shumë i veçantë pasi kemi një vendndodhje të përsosur për të ndjekur mjetet ajrore polare gjatë 14 rrotullimeve që kryejnë në orbitë.”

Sherbimi Satelitor Kongsberg, shkurtimisht KSAT, drejton punën së bashku me Qendrën Hapësinore të Norvegjisë. Aty gjenden 80 antena gjurmuese të izoluara mirë që komunikojnë pa pushim me satelitët dhe

programin ‘Copernicus’ për monitorimin e mjedisit. Jenny Johnson është menaxhere e shërbimit që vëzhgon operacionet me KSAT.

“Të dhënat e mbledhura nga satelitët janë shumë të rëndësishme për shumë njerëz në mbarë botën kur flitet për motin, shëndetin dhe të ardhmen e planetit.”

Zona e largët veriore ofron komunikim të mirë me satelitët në orbitë, thotë Jenny Jonsson.

“Çdo 14 minuta satelitët vëzhgues janë të pranishëm në komunikimet tona.”

Gjatë kësaj kohe, hulumtuesit shkarkojnë të dhënat satelitore dhe ngarkojnë komandat e reja për mjetet orbitale. Por jeta në këtë zonë të largët mund të vërë në provë guximin. I quajtur ndryshe si “Qyteti i Vitit të Gjatë”, kjo zonë është e errët plotësisht për dy muaj e gjysëm çdo vit dhe me temperatura të acarta.

Hooked, një aplikacion i krijimit të literaturës dhe filmave me celularë

Një kompani teknologjike po ofron letërsi dhe filma të shkurtër të krijuar posaçërisht për pajisjet celulare. Ato tashmë kanë 50 milion abonentë mujorë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell sjellë hollësitë.

Adoleshentët shpenzojnë shumë kohë në telefonat inteligjentë. Një aplikacion i ri i quajtur “Hooked” tani ka depërtuar në këtë platformë me synimin për të tërhequr të rinjtë me filma dhe letërsi të re të krijuar posaçërisht për këtë platformë dixhitale.

Ajo që ne po ndërtojmë është si një Netflix për celularë, i mbushur me përmbajtje të ndryshme për përdoruesit e telefonave inteligjentë“, thotë Kevin Ferguson, i aplikacionit “Hooked”.

Ne filluam me pyetjen, a lexojnë më të rinjtë? Dhe nëse po, çfarë platformash mund të përdorim për leximin e llojeve të ndryshme të literaturës? Dhe kështu lindi ideja e krijimit të platformës që në thelb krijon histori nga shkëmbimi i mesazheve me telefona inteligjentë”, thotë Esha Gupta nga aplikacioni “Hooked”.

Aplikacioni “Hooked”, që thotë se ka 50 milionë abonentë mujorë, nuk u ndal këtu. Tani krijuesit e platformës janë duke i kthyer historitë e tyre më të pëlqyera në filma.

Videoja jonë e parë në platformën ‘Hooked’ ishte një histori e shkurtër 15 minutëshe e quajtur ‘Trevor dhe Virgjëresha’“, thotë Kevin Ferguson nga aplikacioni “Hooked”.

“Trevor dhe Virgjëresha”,që “Hooked” thotë se është historia më popullore në aplikacion, shtjellon historinë klasike të një vajze adoleshente që ka simpati për një djalë shumë të pëlqyer. Por, krijuesit e platformës “Hooked” theksojnë se ata kanë një grup të larmishëm përmbajtjesh me tema të tjera.

Ne publikuam një histori më të gjatë dhe më komplekse të quajtur “Materia e errët”. Dhe ky ishte një sinjal për ne se angazhimi në këtë platformë për aq kohës sa është i fokusuar, prodhon histori të pasura”, thotë Kevin Ferguson.

Dhe në epokën dixhitale, asgjë nuk duhet t’i lihet fatit. Krijuesit e aplikacionit “Hooked” mund të shohin se sa kohë shpenzojnë lexuesit në secilën histori, madje edhe në secilën faqe, të cilën e përdorin kur prodhojnë filmat.

Vetëdija dhe ritmi, ajo ku ju vendosni të përqëndroheni, të dhënat vërtetë ju informojnë mbi zgjedhjet krijuese posaçërisht për atë që ndihet si angazhuese në telefonat inteligjentë“, thotë Esha Gupta nga aplikacioni “Hooked”.

Një mënyrë e re e rrëfimit të historive, për një audiencë të brezit të mijëvjeçarit. Një gjë është e sigurt, nëse mund ta përballoni koston e abonimit, është e vështirë të hiqni dorë nga aplikacioni “Hooked”.

Astronautet e NASA-s do të realizojnë shëtitjen e parë hapësinore të grave

Ankara

Astronautet amerikane Christina Koch dhe Jessica Meir të NASA-s kanë vendosur të bëjnë histori duke realizuar sot udhëtimin hapësinor vetëm me gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dyshja do të fillojë aventurën e tyre jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për të zëvendësuar kontrolluesin e prishur të energjisë, e njohur gjithashtu si njësia e ngarkim-shkarkimit të baterive, tha NASA në një deklaratë të enjten.

Shëtitja e parë hapësinore ndonjëherë vetëm me gra nxiti interes të madh në opinionin publik, megjithëse është shëtitja e 221-të hapësinore e realizuar në mbështetje të montimit të stacioneve hapësinore, shtoi NASA.

“Shëtitja hapësinore vetëm me gra nuk ishte diçka që planifikuam me qëllim. Ajo ishte diçka që duhej të ndodhte përfundimisht për shkak të numrit në rritje të astronauteve femra”, tha NASA.

Shëtitja hapësinore pritet të zgjasë pesë deri në gjashtë orë, shtohet më tej.

Entuziastët e hapësirës mund të shikonin shëtitjen hapësinore drejtpërdrejt në TV NASA.

Ky moment historik ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të marsit i cili përfshinte Koch dhe astronauten Anne McClain, por përfundimisht u anulua për shkak të mungesës së hapësirave me madhësi të duhur.

Misioni i sotëm do të jetë misioni i katërt i Koch dhe misioni i parë i Meir. Që të dyja u zgjodhën si kandidate astronaute në vitin 2013 ndërsa në fluturimin e tyre të parë në hapësirë.

“Në të kalaurën gratë nuk kanë qenë gjithmonë në tryezë. Është e mrekullueshme të kontribuosh në programin hapësinor në një kohë kur të pranohen të gjitha kontributet dhe kur të gjithë kanë një rol”, ka thënë Koch më herët kur u pyet për rëndësinë e kësaj shëtitje hapësinore.

Nga dokumentet e rralla, te personazhet e panjohur, “Shejzat” mban kuvend albanologjie në Zarë

Fatmira Nikolli – Ardian Ndreca e pat lajmëruar prej 13 shtatorit Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë që mbahet në datat 3-5 tetor në Zarë të Kroacisë. Si për të “ringjallur” kujtesën e arbneshëve që patën lënë atdhenë për shkak të osmanëve prej shekullit të XVII, edhe “Shejza” e themeluar nga Ernest Koliqi si platformë për intelektualët që mërguan për shkak të komunizmit, ky kuvend ka si qëllim studimet albanologjike. Mes dy mërgimeve, ky takim në qytetin ku u ruajtën traditat nën “Shejzat” që u dhanë za të ikunve, ia del të mbledhë emra që kanë lënë gjurmë përmes studimeve të tyre. Janë pos të tjerash edhe emra që u janë rikthyer rrënjëve, e këtu mjaft të përmendim Mandalanë e Altimarin.

Një autobus është vënë në gatishmëri nga Tirana e Shkodra për të ndjekur kuvendin, ndërsa programi mundëson larmishmëri.

KUVENDI

Nga Francesco Altimari me “Karakteristikat e dialektit shqip të Istrisë në dorëshkrimet e Pietro Stancovich (1771-1851)” te “Identiteti i Borgo Erizzo në poezitë e Shime Deshpalit” nga Mirta Tomas/ Habuš Ivan Boško; nga “Gjuha në shoqërinë simiotike sllavo-shqiptare” nga Andrey N. Sobolev te “Veprat letrare të Shime Deshpali – kujtesa e një diaspore” nga Persida Asllani; nga studimi “Me njerëzit e Hormovës: Takimi i Dositej Obradović me Shqipërinë dhe shqiptarët” e Persida Lazarević Di Giacomo te Andi Rëmbeci me “Qarkullimi i ideve iluministe në Shqipëri gjatë shekullit të 18 – tri dorëshkrime filozofike të shkruara në greqisht nga Teodor Kavaljoti (1718-1789); Jorgo Sugdhuri (1645-1725) dhe Anastas Papavasilopuli (1670-1750), kumtesat përfshijnë Luçjan Bedenin që përcjell “Udhëtimin e Pietro Marubbi nga Zara në Shkodër”.

Nga Lucia Nadin që flet për “Rrjedhat dhe migrimet e klerikëve shqiptarë në Venecia në shekullin XV dhe rolin e panjohur që u luajt për rinovimin e kishave dhe strategjive politike”; te Petar Vrankić që ndalet te “Misionarët kroatë (françeskanë dhe domenikanë) nga Dalmacia dhe Bosnja që shërbyen në Shqipëri nga epoka paraotomane në ditët e sotme”; José M. Floristán flet për “Një apel i popullit të Shqipërisë, Bosnjës-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi nga Mbreti spanjoll Philip III për ndihmë ushtarake (1612-1614); Marco Moroni ndalet te “Mërgimet shqiptare drejt Romagna, Marche dhe Abruzzo midis shekujve 14 dhe 16”; Italo Sarro mban kumtesë për “Refugjatët shqiptarë në Lazio dhe në Istria në kronikay historike”; Ardian Ndreca zbulon “Një dorëshkrim të panjohur nga fundi i shekullit të 19 në Arkivin e Propaganda Fide”; Giovanni Caniato ndalet te “Tokat kufitare. Strukturat portuale dhe bregdetare

fortifikime nga Dalmacia në Shqipëri. Venecia në regjistrat arkivorë venecianë”; Matteo Mandalà mban kumtesë për temën “Arkaizmi në sistemin simbolik arbëresh- Rasti i Vajtimit për vdekjen e Llazarit”; Andrea Pelizza flet për “Gjenerali italian Alberto Pariani (1876-1955) dhe arkivi i tij personal në lidhje me historinë shqiptare”; Evalda Paci ndalet te “Historia e Kishës Katolike Shqiptare në shënimet e Karl Pooten. Prelatet dhe krahina të rëndësishme kishtare”; Gëzim Gurga mban kumtesë për “Ligjet shqiptare në kërkimin shkencor, trillimet letrare dhe portretizimin e mediave” dhe Arben Ndreca e mbyll ciklin e kumtesave me “Skënderbeu në fjalimin e këndshëm të popujve sllavë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Fr Andrija Kačić-Miošić në letërsinë epike të sllavëve të jugut”.

E përkohshmja “Shêjzat–Pleiades” ka ndërtuar këtë program për kuvendin ndërkombëtar “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea-Encounters and dialogues among cultures”. Bëhet me dije se kuvendi ka për qëllim të rigjallërojë hapësirën e takimit mes albanologëve dhe ballkanologëve, duke vënë theksin te rëndësia e hapësirës së përbashkët të kulturave të Adriatikut. Marrëdhëniet e hershme, ndikimi reciprok në gjuhë, zakone, folklor, në të drejtën dokësore si edhe në tregti e në politikë ka bërë që vendet që shfaqen në hapësirën e Adriatikut të bashkëveprojnë sipas dinamikave të gjalla që herë pas here kanë përcaktuar edhe vetë fatin e tyre në histori. Sot të gjitha ato vende janë përballë një sfide të re, bëhet fjalë për afrimin dhe marrëdhëniet më intensive në gjirin e Bashkimit Europian. “Të gjithë drejtohemi nga BE-ja me bilancin shekullor të ndërveprimeve dhe simbiozës që na ka karakterizuar. Jemi optimistë se thellimi i studimit të kësaj simbioze do të na ndihmojë të bashkëjetojmë me sukses edhe në familjen e madhe të bashkuar europiane”, thuhet në njoftimin dërguar mediave. Shënohet më poshtë se në këtë kuvend marrin pjesë studiues të mirënjohur, katedratikë dhe të rinj, që kanë treguar ndër vite seriozitet dhe përkushtim në punën e tyre hulumtuese. Emrat e Lucia Nadin, zbuluesja e Statuteve të Shkodrës të gjysmës së parë të shek. XIV, personalitete si Matteo Mandalà e Francesco Altimari, padyshim më të mëdhenjtë studiues të arealit arbëresh, figura të mirënjohura si Italo Sarro, José Floristan, Marco Moroni, Petar Vrankić, deri tek më të rinjtë që janë shpresa dhe e ardhmja e studimeve albanologjike. Kumtesat e kuvendit do të botohen në një vëllim me vete në rradhonjt e revistës “Shêjzat”.

Revista “Shêjzat” në bashkëpunim me shoqatën “Rrok Jakaj” dhe “Optional Music International” do të ofrojë për pjesëmarrësit si edhe për publikun artdashës zaratin dy koncerte në datat 3 dhe 5 tetor, të cilat i bashkon jo thjesht titulli “Albanian Sounds in Zadar”, por kryesisht vlerat e muzikës së kultivuar dhe popullore të arealit në fjalë. Në to do të marrin pjesë artistë me famë ndërkombëtare si arbëreshja Anna Stratigò, Maria de Filippo, kompozitorë si Markelian Kapidani, instrumentistë të talentuar si Paolo Marzoçhi, Bardh Jakova, Davide Liberti, Gaetano Fasano si edhe grupi i përmendur kroat Zorja Trio.

Më 21 Gusht 1609 Galileo Galilei, me ndërtimin e teleskopit të parë, revolucionarizoi botën e astronomisë

VOAL – Më 21 Gusht 1609 Galileo Galilei revolucionarizoi botën e astronomisë: ai i paraqiti teleskopin e tij qeverisë veneciane. Ai kishte meritën e përmirësimit dhe të përdorimit të parë astronomik të lenteve, të cilat u ndërtuan në vitin 1607 nga zejtarët holandezë.

 

Për ndërtimin e teleskopit të tij, Galileo përdori duart: ai i lëmoi thjerrëzat, i kombinoi ato në mënyrë të përkryer, mblodhi copa të ndryshme. Ai ndërtoi një tub druri, me dy lente qelqi në skajet, njëra konkave dhe tjetra konvekse, të gjitha të kombinuara me pajisje të ndryshme. Ai pastaj kombinoi vetëdijen për lidhjen midis instrumenteve të tij dhe metodën shkencore, me aftësinë e tij të jashtëzakonshme për t’i krijuar dhe ndërtuar ato. Me rezultatin e aftësisë për të shumëzuar fuqinë zmadhuese të teleskopit tuaj nga 3x (tre zmadhime), deri në 8x, pastaj duke arritur 20-30 zmadhime. Lentet Hollandeze u shndërruan në të vërtetë në teleskop Galilean.

Përmes gjenialitetit të tij, ishte e mundur për të vëzhguar kozmosin për herë të parë, me një mjet shumë më të fuqishëm dhe “shkencor” sesa syri lakuriq.

Ai e drejtoi instrumentin e tij drejt qiellit dhe gjëja e parë që vuri re ishte Hëna, e cila nuk rezultoi të ishte aq e qetë sa mendohej të ishte deri atëherë, por identifikoi malet dhe kraterat e saj.

Ai vuri re rajone të lehta dhe të errëta dhe mori informacionin e parë për lëvizjet hënore. Ai vëzhgoi fazat e Venusit dhe pikat e diellit, ai vëzhgoi Saturnin por pa dalluar unazat, të cilat ai shkëmbeu për bulëza të vetë planetit, duke menduar kështu që ishte një planet “tretrupësh”.

Ai zbuloi yllësinë e Rrugës së Qumështit, me grupimet e tij të yjeve dhe trupave qiellorë, identifikoi katër satelitët kryesorë të Jupiterit (Io, Europa, Ganimede, Kalisto) të cilat ai i quajti “Satelitët Medici”, për të bërë homazhe tek familja Medici. Zbulimi i këtyre elementëve hodhi poshtë tezën se të gjithë planetët rrotullohen rreth Tokës, duke konfirmuar në vend të kësaj teorinë heliocentrike të Niccolò Copernico, në dëm të teorisë gjeocentrike të Aristotelit, e cila gabimisht pretendoi ekzistencën e një universi me Tokën në qendër.

Galileo Galilei Galileo e quajti shpikjen e tij “Teleskop” (nga greqishtja tele = “larg” dhe skopeo = “Vëzhgoj”) dhe gjetjet e tij u botuan 12 Mars 1610 në Sidereus Nuncius.

Ai kombinon shkencën dhe teknologjinë, duke treguar aplikimin e parë të teleskopit të refraktorit, në të cilin imazhi përqendrohet përmes përdorimit të lenteve të montuara me mjeshtëri.

Falë Galileut, në 400 vjet vizioni i universit është revolucionarizuar plotësisht. Dy teleskopët e vetëm të Galileut ruhen aktualisht në Museo Galileo – Muzeu i Historisë së Shkencave në Firence.

Galileo tha: “Unë e vlerësoj më shumë gjetjen e një gjëje të vërtetë, megjithëse një gjë e vogël, që “që iu përgjigjet pyetjeve më të mëdha të një kohe të  gjatë”.

Një shembull tjetër në historinë e njerëzimit të një njeriu në kërkim të së vërtetës, i cili kërkon një shpjegim për atë që ne vëzhgojmë, pa besuar verbërisht teoritë e atyre që, nga padituria, mohojnë çdo të vërtetë që nuk është “në përputhje” me disa paragjykime.