VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

BE-ja do të dorëzojë komente në Speciale rreth amandamenteve të Thaçit

By | October 24, 2020

Komentet

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” festuan 108-Vjetorin e Pavarësisë në Google Meet Nga Keze Kozeta Zylo

Për 108 vite të gjata Shqipëria ka kalue shumë dite të vështira. Emigracioni shqiptar në Åmerikë ka ndihmue shumë. Unë jam i sigurtë se edhe ju kur të rriteni do ta ndihmoni Nënën Shqipëri. Prof.Sami Repishti

108 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua me madhështi nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit duke dhënë një koncert festiv në platformën
Google Meet.

Ndonëse gjithë globi është i izoluar nga pandemia botërore, mësuesit, nxënësit dhe prindërit ia dolën të festonin me plot përkushtim 108 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Bota e fëmijëve është e magjishme, e bukur, tërheqëse dhe si e tillë ajo nuk të lë në asnjë sekondë të përjetosh strese qoftë për momentin dhe nga pandemia. Mësueset kishin kohë që po punonin për organizimin në Online të festimit të 108-të Vjetorit të Pavarësisë duke i organizuar në dy grupime të ndryshme për shkak të numrit të madh të nxënësve në ekran. Ka shumë çudira, por njeriu ështtë qenia më e përshtatshme në botën që na rrethon dhe di t’ja dali. Të shikosh fytyrat e nxënësve në ekran, t’i përshëndetësh nga ekrani dhe t’i mësosh nëpërmjet tij është krejtësisht ndryshe nga tradita në shekuj, por mësuesi vepron në bazë të kushteve, rrethanave dhe di mjeshtërisht t’ja dalë dhe këto mësuese ia dolën plot sukses.

Në këtë ditë të shenjtë nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut kishin ardhur kuq e zi me simbolet e Flamurit Kombëtar. Programi festiv u zhvillua në dy grupime: Grupi i më të vegjëlve i udhëhequr nga mësuese Vlera Thaqi në shkollën në Staten Island, në bashkëpunim me të gjithë nxënësit e klasave të mësueseve Gela Bulkut në shkollën në Brooklyn, mësuese Vjollca Skënderi me shkollën në Queens dhe mësuese Mirvete Krasniqi me shkollën në Bronx.

Ndërsa grupimin e dytë e drejtoi znj.Adelina Lacaj, mësuese në shkollën në Brooklyn në bashkëpunim me Dr.Manjola Duli në shkollë në Queens, mësuese Entela Muda shkollë në Staten Island, mësuese Fatbardha shaqirukaj, shkollë në Bronx dhe mësuese Vjollca Skënderi në shkollë në Queens. Disa mësuese kanë nga dy klasa dhe kooperuan së bashku në të dy grupimet. Ka nxënës dhe nga Europa si dhe shtete të tjera në Amerikë çka e bën më të larmishme dhe mëinteresant orën e mësimit shqip dhe këtë mundësi ta jep platforma Google Meet.

Programi në nderim të Ditës së Shentjë të Flamurit

Ekrani kuq e zi dhe zërat e fëmijëve e mbushën shtëpinë time me një atmosferë të hatashme, të bukur dhe frymëzuese. Nuk e kishja mendura kurrë në jetën time se do të festonim Ditën e Flamurit në këtë lloj mënyre dhe besoj se askush në botë se kishte parashikuar këtë lloj pandemie…

Programi festiv është hapur me Hymnin Kombëtar inerpretuar nga artistja e mirënjohur Valbona Peraj të shoqëruar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Në këtë ceremoni përshëndeti nga ekrani Ambasadore e Shqipërisë në Washington DC. Znj.Floreta Faber e cila tha:

Të dashur prindër, mësuese dhe nxënës,

 

Jam shumë e lumtur të marrë pjesë në Shkollën Shqipe “Alba Life” në festimin e 108-të Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndjej kënaqësi të veçantë sepse ju duke mësuar Gjuhën Shqipe tregoni më së miri se e ruani identitetin shqiptar. Në këtë festë ju recitoni, këndoni dhe kërceni shqip me aq pasion dhe dashuri. Do të desha të ishim së bashku, por pandemia botërore na detyroi të flasim në Online, ndaj dhe ju përgëzoj që ju e festoni bashkë. Kjo javë është dhe dita e falënderimeve, ndaj ju falënderoj dhe shpreh mirënjohjen time pavarësisht vështirësive që kemi. Shkolla Shqipe ju bën të takoheni bashkë si shqiptare dhe t’i përkushtoheni Gjuhës Shqipe.

Ju uroj gëzuar festën e Flamurit dhe përgëzime!

Në emër të Konsullatës së Kosovës përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York z.Frymëzim Isufaj i cili tha:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Kam nderin e vecantë t’ju uroj gëzuar me rastin e ditës së Flamurit. Ju falënderoj për ftesën dhe organizimin e festës më të madhe historike. Do dëshiroja të ishja pranë jush, por pandemia na detyron të gjithëve të përshëndetemi në distancë.

Festimi i Ditës së Flamurit dhe mësimi i gjuhës Shqipe ndikon në ruajtjen e identietit tonë kombëtar, forcon lidhjen me Diasporën dhe Kombin. Ne jemi të lumtur se këta të rinj po mësojnë historinë kombëtare, përpjekjen e Rilindasve tanë dhe njihen me traditat dhe zakonet e mrekullueshme shqiptare. Muaji Nëntor është Dita e Flamurit, por edhe ditëlindja e Heroit legjendar Adem Jasharit si dhe daljen publike për herë të parë të UÇK-së. Festat Kombëtare gjithmonë na kanë bashkuar! Gëzuar përjetësisht Ditën e Flamurit Kombëtar!

Një Përshendetje e veçantë erdhi dhe nga prof.Sami Repishti ku autorja e këtij reportazhi ishte e autorizuar të lexonte përshëndetjen për Shkollën Shqipe “Alba Life”. Përpara përshëndetjes u lexua një paragraf rreth jetës së prof.Sami Repishtit si:

Të dashur, nxënës, prindër dhe mësues po sjellim pranë jush përshëndetjen e prof.Sami Repishtit një prej figurave elitare të Diasporës dhe të Kombit i cili për shkak të moshës së tij 95 vjeçare më autorizoi të lexoj përshëndetjen e tij aq të çmuar në këtë ditë të shenjtë për Kombin.

Prof. Sami Repishti i mbijetuar i diktaturës për 10 vjet si i burgosur politik me shkrimet e tij ka dhënë një kontribut të vyer për Kombin në publicistikë, letërsi dhe politikë. Mesazhet që përcjell janë për Shqipërinë dhe Kosovën, të dëshmuara në shumë auditore amerikane deri në Shtepinë e Bardhë Washington.

Nga përshëndetja e Tij:

28 Nëntor 2020

Të dashur nxanës dhe nxanëse të Shkollës Shqipe “Alba Life” New York”,

Urimet e mia ma të mira me rastin e festës së Flamurit kuq e zi që na quajmë edhe Dita e Pavarsisë së Shqipërisë. Zoti e bekoftë Nënën Shqipëri!

Për 108 vite të gjata Shqipëria ka kalue shumë ditë të veshtira. Emigracioni shqiptar në Åmerikë ka ndihmue shumë. Unë jam i sigurtë se edhe ju kur të rriteni do ta ndihmoni Nënën Shqipëri.

Mësoni gjuhën shqipe, studjoni historinë e Shqipërisë që ju paisë me dituri të vlefeshme dhe ndërtoni nji jetë të ndershme dhe të frytëshme për vete dhe për prindët e juaj. Respektoni mësueset tuaja. Të jeni krylartë që jeni shqiptarë dhe tregoni kolegëve tuaj amerikanë që jeni të vendosur me qenë qytetarë të ndershëm dhe të edukuem.

Në këto ditë të vështira kujdesohuni për shëndetin tuaj dhe të afërmëve tuaj.

Ju uroj çdo të mirë e fatbardhësi në jetë.

Profesor Sami Repishti

Në emër të bordit të Shkollës Shqipe “Alba Life” përshëndeti z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i shkollës i cili falënderoi Ambasadoren e Shqipërisë në Washington D.C.,znj.Floreta Faber, Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York, z.Frymezim Isufaj si dhe Profesorin e nderuar Sami Repishti për përshëndetjet e tyre të përzemërta. Z.Zylo tha se megjithë kushtet e vështira të pandemisë të mësimit në Online dua të falënderoj të gjitha mësueset e dashura të cilat kanë punuar fort për t’ju mësuar nxënësve Gjuhën e bukur Shqipe të cilët shumë poezi do t’i inteprepretojnë sot në Online në këtë ditë të madhe kombëtare. Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës, prindërit dhe mbi të gjitha nxënësit që na kanë mbështetur në këtë mision të shenjtë.

Gëzuar 108-Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas përshëndetjeve mësueset drejtuese Vlera Thaqi dhe mësuese Adelina Laçaj të cilat e udhëhoqën programin me profesionalizëm së bashku me mësueset e tjera plot përkushtim, kurajo, dashuri vazhdoi manifestimi me klasat e ndryshme në të gjitha shkollat e Nju Jorkut.

Nxënësit e Mësuese Vlera Thaqit ishin: Diellon Bardhi: Himni Flamurit –Asdreni/ Etnik Deomgaj: Flamuri Im- , Amina Duka: Gjuha Shqipe- Naim Frashëri/ Saranda Halsted: I dashur Atdhe-Asdreni/Amelia

Gjoni: Malet e Shqipërisë- Naim Frashëri/ Briana Kasmi: Ty Flamur të duam shumë-/Arben Koleci: Flamuri Kuq e Zi- Rinor Murati/ Nina Kastrati: Kruje- Naim Frashëri/ Ilirian Thaqi: Njëqind Vjet Shqipëri Sovrane- Shaban Cakolli.

Nxënësit e mësuese Entela Muda: Emma Watkins: Flamuri–Faik Konica/ Dea Watkins– Flamuri–Fan Noli/ Amina Shegaj, Bagëti e Bujqësi, Naim Frashëri/ Ariana Daci, Kruje o Qytet i Bekuar, Naim Frashëri/ Lorian Kasmi, Djali dhe Shqiponja, I.Isaku/ Blin Rugona, Himni i Flamurit, Asdreni/ Rubik Rugova, Sa te Dua o Shqipëri, Asdreni/Erona Kovaçi, Qiell e Tokë Flasin Kuq e Zi, Marinela Velaj/ Rilind Bardhi, Nëntori i Historisë, Kenon Berisha/ Loriana Thaqi, Marigona Qëndistare/ Laureta Durmishi

Nxënësit e mësuese Adelina Lacaj: Përmbledhje e Historisë së 28 Nëntorit ( Të parë e të dytë). Interpretojnë nxënësit: Eneo Rustani/Arelt Xhaferri/ Keida Shiqerukaj/ Kaltrina Mushkolaj/ Albo Peraj/ Fiona Zaimi/ Sofia Sandria/ Kleidi Zaimi, Bagëti e Bujqësi : Naim Frashëri/

Recitojnë: Elio Tahiri, Altea Bala, Blenda Sehu, Saranda kurtolli, Kelvin Rustani, Detion Shehu, Gabriel Grada. Gjuha Shqipe: Gjergj Fishta, Nora Balidemaj, Altea Bala dhe Kaltrina Mushkolaj. Zëri i Bilbilit: Kaltrina Mushkolaj.

Nxënësit e mësuese Gela Bulku: Brooklyn: Dëbora Shehu, Adisa Tahiri, Emily Kodra: Sa të dua o Shqipëri, Asdreni. Sonia Darona: Flamuri. Rilind Shehu, Brendon Grada, Katelyn Hoxha, Aria Stoja, Jori Lamce, Enzo Rustani: Fjalët e Qiririt, Naim Frashëri

Nxënësit e mësuese Manjola Duli: Stivi Veshi-28 Nentor/ Adea Kastrati- Kuq e Zi/ Klaus Veshi- Bagëti e bujqësi/ Det Ramosaj- Gjuha jonë/Yllion Dembogaj – Flamuri Kuq e zi/ Adina Zdruli- Kuq e zi Shqiptaria/ Lir Shala – Hymni i Flamurit nga Fan Noli/ Agona Sadiku – Fjala/

Loreta Sadiku –Libri/Zana Shala- 28 Nëntori/Giuliano Meta- Kuq e Zi/Francesco Hila – Himni i Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Nxënësit e mësuese Vjollca Skënderi: Poezia “Flamuri” Lea Uka/ “Gjuha Shqipe” Kiara Hila/ I dashur Atdhe: Laurent Bardhi.

Klasa e të rriturve: Poezia “Gjuha Shipe”: Christiana Brewer: Washington. Poezia “Flamuri”: Uklea Buzi: Suedi.

Nxënësit e mësuese Fatbardha Shiqerukaj: “Shqipëria ime”, nga Selime Mustafaj

Vjersha është e përbërë nga katër strofa të cilën e recituan katër nxënës nga një strofë: Lediana Hasanj, Leon Gashi, Simelba Xhaferri, Fatjon Gjocaj.

“Pavarësia” Yllëza Sejdiu, Fatjona Gjocaj, Luan Krasniqi, Adrina Papaj, “Atdheu” nga Xhefri Murati. Recituan: Edvin Dalliu, Arbana Aliaj,”28 Nëntori” nga Dorian Moglica, recitoi Saranda Krasniqi.
Nxënësit e mësuese: Mirvete Krasniqi:

Edion Shqirukaj-Naim Frashëri, Bora Kurtolli-Naim Frashëri. Unë jam shqipja kjo shqiponja, Ariela Demiraj: Gjuha Shqipe-Naim Frashëri. Kevin Duka dhe Alissa Gjika-Në 28 Nëntor, Julia Loci recitoi: Si shqiptarë që jemi/Shqip ne duhet të mesojmë.

108 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë cdo nxënësi dhe mësuesi do t’i ngelet përgjithmonë në kujtesë dhe kjo për shkak të kohës së pazakontë në të cilën u festua Dita e Flamurit. Pikërisht me këto përjetime kur u ndanë nga ekrani, nga thellësia e zemrës të gjithë uronin njeri-tjetrin: Lutemi që të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje pandemike!

28 Nëntor, 2020
New York

 

NGA JETA NË LIBËR, NGA LIBRI NË DASHURINË VËLLAZËRORE… – Nga VISAR ZHITI

– Ilirjani, personazh në librat e të vëllait, shkrimtarit Visar Zhiti –

 

Ilirjan Zhiti, dashamirës i librit, që i pëlqente poezia, madje ka botuar përmbledhjen “Zili do ta kisha dhe një murg”, shkruante sentenca, etj, më parë ka qenë personazh në librat e të vëllait të tij, Visar Zhiti, në burgologjitë “Rrugët e ferrit” dhe “Ferri i çarë”, ku tregohen qendrime të tij, kurajoja, se si i shkonte të vëllait në burg, i çonte libra dhe ushqime për të mbijetuar, etj.

      Janë copëza kohe, që ikin, por ajo që mbetet është dashuria njerëzore… Po i botojmë në nderim të Ilirjan Zhitit, i cili 40 ditë me parë mori udhën e amëshimit… (VOAL)

 

TAKIMI I PARË NË BURG:

 

Në një nga ditët e mëpastajme më morën nga qelia dhe më lanë vetëm në ajrosje. Aty te muri i madh. Do të më pushkatonin kështu, apo do të më nxirrnin në fotografi prapë për dosjen e dënimit? Dhe atëherë, kur më vunë pas murit, dyshova se mos aparati fotografik ishte ndonjë lloj arme. Prisja plumbin me atë “trak” të thatë e të shterpët që do të fiksonte fytyrën time të dënuar, një herë përballë e pastaj në profil.

Këtu ose më tej në mur, u hap një sportel dhe përtej pashë… tim vëlla. Ah, portreti i tij si në një kornizë të rëndë, gropë e ngritur lart. Edhe ai ashtu si unë, me një polic anash.

– O-o-o-o-o! – u mahnita. – Ti, Ilirjan?

– Bo-bo, sa qenke fryrë, si të kanë bërë… shëndoshur, – e ktheu fjalën me dëshpërim im vëlla. – Si je?

– Ja, më ka fryrë asgjëja, dergjja. Pushim këtu. Më dënuan 10 vjet. Po ju si jeni?

– Na ka forcuar të gjithëve halli yt. Sëmundjet e mamasë, zemra e saj, tensioni i babait kaluan në dorë të dytë. Çdo e keqe ka të mirën e vet, – buzëqeshi për mua hidhur. – Si e kalove këtë kohë?

– Flisni për gjëra të tjera, – ndërhyri polici i tij.

– Kaloi, – thashë shpejt e shpejt, – gjallë.

– Jo biseda të tilla, ju thamë, – tani ndërhyri polici im. – Do ta ndërpresim takimin. Na vjen keq.

Im vëlla po çapëlente sytë për të më parë sa më tepër e të mbushej me mua, ashtu si unë me të. Atyre u mungoja veç unë, mua më mungonin të gjithë. Përveçse vëllezër, ishim edhe shokë dhe gjithmonë flisnim kundër regjimit, shumë më tepër se me miqtë e ngushtë, të përbashkët. Por tani goditja ishte humnerore.

– Të kam sjellë dhe libra, por… Gjakftohtësia…

– Takimi mbaroi, – thanë policët, që përsëriteshin një andej dhe tjetri në këtë anë të murit si në një pasqyrë barbare. S’mundëm të shtrëngonim duart vëlla me vëlla para se të mbyllej ajo zgavër magjike në mur. Tragjedia ime ishte e vërtetë. Unë e kisha humbur botën dhe njerëzit e mi do të më shfaqeshin pas vrimave dhe hekurave gjithnjë e më pak, gjithnjë e më rrallë…

RRËFIM I NËNËS

 

Mora urbanin për në Kinostudio. Kisha Ilirianin me vete, se ku i gjeja dot unë. Tirana është bërë e madhe. Kërkova Bashkim Shehun, të birin e kryeministrit, shkrimtar në vërsën e djalit tim është, e donte im bir, pavarësisht se Mehmeti na kallte datën, na shoi me partinë. “Ai është”, – më thanë. Sa zbriti nga autobusi, e ndala. Ia thashë. I erdhi keq dhe u zbardh në fytyrë. “Atje ku ka hyrë tani ai, – vazhdoi, – unë s’bëj dot gjë. E kam të ndaluar, të pamundur. Po më pyetën, do të flas mirë, ashtu siç e kam njohur.” Dhe u ligështua në fytyrë. Më përqafoi. U vra i ati, vetë a e vranë, dhe e futën në burg, s’e di a është takuar me tim bir, i shkreti.

Shkova prapë në Tiranë, kërkoja Ismail Kadarenë. Më thanë kur vinte në atë kafenenë e shkrimtarëve, jo, klub a lidhje, se s’ia angllandis dot emrin, ku mblidhen dhe llafosin, dhe pinë kafe. E dija atë pallat, është martuar Mbreti aty.

Prita ca më lart, tek sheshi. U ngjita më lart. “Po vjen”, – më tha Iliriani, që e kisha në krah. E ndala vetë, ia thashë hallin. U ndie ngushtë. Më vuri dorën në sup. “Mbahu”, – më tha. “Ç’të mbahem, – i thashë, – dhe ku?” U kthye nga e shoqja. I tregoi për mua. Se si më vështroi ajo, me dëshpërim, si ca ikona. – “S’jam në gjendje ta ndihmoj dot, besomë, jam vetë keq e s’e di kush mund të bëjë tani, – po më thoshte ai. – E takove kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve? Unë s’mundem, se… – ah, ia mbaj mend fjalët, – kurajë, – dhe bëri duart kështu, – bëftë Zoti”, – më tha, më përqafoi edhe ai dhe u ndamë… Sa e donte djali im!

Përmes lotëve pashë nga statuja e madhe e Skënderbeut. T’i lutesha atij, ndoshta ishte më pak i ngurtë se njerëzit. Për se e mbante atë shpatë? Ngrita kokën nga qielli. Lëvizi. M’u rrotullua. Sa larg është Zoti nga ne, na ka harruar. Po s’i prishëm ne kishat dhe xhamitë, jo, por shteti i komunistëve, që u përmbystë e i zëntë nën vete! Zëvendësuan kishat dhe xhamitë me komitete partie dhe komitete ekzekutive dhe… na ekzekutojnë.

 

      TË NDIHMOSH NJË POET:

 

      – Ty po ta tregoj të parit, sapo e shkrova, – më tha Faslli Haliti, me të cilin jo vetëm na qe forcuar miqësia, por na ishte bërë dhe       e domosdoshme deri në mërzi. Më zgjati fletët e një poeme, “Dielli dhe rrëkerat”, – lexoje, – tha. Fillim pasditeje dhe ai dukej sikur sapo kishte dalë gjallë nga një makth ose do të shkonte drejt tij.

      E mbarova rrugës, duke ecur. Fletët më dridheshin.

      – E guximshme dhe goditëse. Të shtang, – thashë.

      – E kam shkruar nga pozitat e së mirës, – u ngazëllye Faslliu mësuesmërisht.

      – E fortë, – thashë unë. 

      Dhe vërtet, për shkak të kësaj poeme filluan mbledhjet e zymta të Partisë me letrarët e Lushnjës, unë isha i ikur, student në Shkodër, kritika për nxirje të realitetit, por poema nuk është kundër socializmit dhe udhëheqësit të saj, drejton klasa punëtore te ne, ç’është ai shi që bie ashtu si në kapitalizëm?! Mos u ul, rri në këmbë, i tha sekretari i parë Faslliut në mbledhjen që zgjati nja 9 orë, deri pas mesnate.

      Im vëlla, Ilirjani, e kishte marrë vesh më parë komplotin që po i kurdisej atij, ia tregoi Bujari, gjoja disa shokë të tij gjimnazistë ishin shqetësuar për atë poemë revizioniste dhe kishin shkruar një letër, të cilën, thoshin, e kishte përgatitur më parë ai kritiku i njohur… Shkojnë e lajmërojnë Faslliun, që u alarmua dhe u nis vrik për në Tiranë, në Komitetin Qendror, kështu tregoi më pas, takoi Ramiz Alinë, i cili, për çudi, e priti mirë dhe e qetësoi, ndërkaq, me t’u kthyer, prapë mbledhje, poeti u dëbua në fshat, që të njohë jetën, të mësojë nga kooperativistët, të mblidhte dhe ai bar bashkë me ta, pleh kimik, organik, të prashiste.

      Kur të merr malli të shkruash, ç’bën? E pyeti im atë, që e njihte këtë dhembje, të qenët i ndaluar, madje përgjithmonë.

      Asgjë, lyej derën, iu përgjigj pikëllueshëm ai.

     

 

      MES MALEVE NË FERRIN E SPAÇIT

 

      …Te porta e madhe e hekurt, në hijen e maleve. Përmatanë Nëna ime, e vërtetë, në këmbë, me kurorën në argjend të errët të gërshetave mbi krye, Perëndeshë e gjorë, vëllezërit, Shpëtimi, që po shikonte vëngër gjithçka përreth, dhe Iliriani, si më i hollë e më i gjatë, i zymtë, dhe motra, dukej që kishte qarë Arbëresha… po im atë (gjallë është?), s’mundi të vinte dot, herë tjetër, mirë është, mirë… unë, ashtu i qethur, i mpakur, ndihesha si Gishtoja i përrallës, fajtor, por ç’kisha bërë? Që u shkaktova gjithë atë vuajtje… Jetim, por ja ku ishim… të gjithë, barku i Shën Mërisë.

Sipër portës, në të dyja anët, ngriheshin vendrojat. Ushtarët me automatik… si të hipur në re të drunjta, vëzhgonin takimin.

U përqafuam si mundëm, me hekurat në mes, që na nguleshin në brinjë, ijë, gjoks, thellë në zemër. Morëm telegramin tënd, t’u bëftë mamaja, dhe erdhëm. Mirë je? Po, po, po ju? Hallin tënd kemi. Nuk lejohet jataku këtu, që të ta sillnim. Atë në Kukës shkoi e mori Ilirjani… Shkova dhe në fshat, mora rrobat e tua e u ktheva me to në kurriz më këmbë… Eh, po mos u mërzitni, ja më afruan, Spaçi është më afër se Kukësi. Kur u nisët? Që dje, të keqen mamaja, e shkreta unë, pa ty në shtëpi… Çfarë të të sjellim? – pyeti motra. Asgjë… ka…

Kapterët po kontrollonin ushqimet e sjella. Vajin. Nuk lejoshin shishet dhe vazot e qelqta. S’e dinim. Eh, të thyeme janë sikur thikat, dihet kjo, jeni dhe nga qyteti. Djathi, ça ka mrena? Djathë prapë… Ta shofim, bajonetën, ej, sill bajonetën, copërloje! Byrek, kulaç, mesha ime, i kanë bërë nëna, motra… Sheqer, sallam, çaje! I shqyen dhe paketat e cigareve. Shumë keni sjellë. Jeni harxhuar… S’lejohen kaq, e kalojnë peshën e lejueme, e dini rregulloren? Hera e parë, z… S’ka herë të parë, ka ligje… Merrini gjysmat. Po mbajini ju. Ne s’kena dert për to, kena Partinë. Jepjani ndonjë tjetri, shokut të djalit… Nuk thoshin dot: ndonjë të burgosuri tjetër.

E sa vjet je dënuar ti? Shpërbleja familjes… e shikon ç’bajnë?

Po zbrisja mespërmes gumëzhimave, me dy trasta në dorë. Unë s’kam më rrugë për në shtëpi, as rrugë… Kam një ferr që as Dantja nuk e njeh. Rrathët e tij i kanë prerë, këputur dhe, ashtu të shtrirë, i kanë bërë copa rrugësh, që s’të çojnë gjëkundi. Do t’u vë emra, se mbase marrin kuptim, arrijnë diku…

 

 

KUR POLICI U LARGUA…

 

– A të kanë torturuar? – më pyeti befas im vëlla. Ndoshta kjo ishte ajo që i mundonte më shumë.

– Jo. Pastaj gjithçka është torturë. Ngaqë jemi larg shtëpisë, – shtova për t’i qetësuar disi. – Po juve ju ngacmon kush në punë? – desha të di. Buzëqeshi i trishtë. Ia pashë dhëmbin e thyer. Ende s’e kishte rregulluar. Kushtonte. Po ku e theu atë dhëmb? Si nxin vendi bosh, zgavër…

– Punëtorë krahu jemi tani. S’kanë ç’na bëjnë më. Ilirianin e çuan në fermë te serrat e Plukut, Arbëresha pa punë, unë jam te “Tokat e vdekura” në Bedat, afër kënetës ndërtohet një fshat i ri.

– Ashtu? – buzëqesha hidhur unë. – (Mund të ndërtohet një fabrikë, një burg, një urë a çmendinë, por një fshat? Ta prishësh po. Duhet e kaluara, përrallat, varret, bestytnitë, po këta bëjnë edhe atdhe të ri… mendova për një çast, por s’kishte kuptim të bisedonim çështje të tilla tani…)

– E rëndë është puna këtu? – pyeti me zë të ulët Shpëtimi.

– Përballohet, – thashë qetë.

– Ç’është ajo gryka në mal, dukej nga larg, – u hodh gjithë shqetësim nëna. – Hyni dhe dilni?

– Galeria. Atje punojmë.

– Thellë?

– Nëntoka të mbron nga të ftohtët, nga shiu, era, – thashë, – (nga jeta… – desh thashë.) Por po dridhesha duke pasur mendjen poshtë, te këmbët, sikur po më fryheshin…

– Të merr uria atje? – ngulmoi nëna.

– Jo. Tërë këto ushqime që sillni ju… uh!

 

 

 

FLETORET E FSHEHTA

 

Mbërritën në shtëpi në mbrëmje. I prisnin me padurim. Kishte ardhur dhe motra me të shoqin e fëmijët. “Nëna, nëna… ça na solle?… Më jep dhe mua një karamele tjetër…”

– Hë, u lodhët? Si ishte?

– Mirë, të fala, përqafime.

– Shëndeti, shpirtërisht, ç’thoshte? Si ishte takimi i zgjatur?

– …na bëri dhe kafe.

– Ashtu? Pati ndonjë gjë tjetër? Se si më dukeni, si…

– Eh, ja, ashtu…

– Ndonjë lajm?

– …poezi…

– …

– Të djalit.

– ?!

Dhe, kur fjetën fëmija, pasi zunë dritaret me batanije, që të mos dukej drita jashtë, u mblodhën kokë më kokë. Nxorën nga i kishin fshehur ato që ngjanin me shtresa këpucësh, tabanë, u prenë penjtë e qepjes leckave, i çmbështollën, fletore të përthyera më dysh, i hapën, u dridheshin duart, lexonin ç’ishte shkruar, me stilolaps e shkronja shtypi, një titull, strofa e parë, shfletuan, një strofë tjetër, poezia e gjithë. Lexoje dhe një herë. Babai dëgjonte. Ai pothuajse qe verbuar. Terri i plasaritej me vija drite, që zhdukeshin shpejt. “Jam ndarë për së gjalli me djalin, – thoshte. – Unë, edhe po të jem, s’do ta shoh dot kthimin e tij”. Vazhdoi leximi i poezive deri afër mëngjesit. U pataksën. “S’qenkan lirika përmallimesh, trishtime burgu, por akuza të rrezikshme, metafora më të forta se ato kur e dënuan, hapur, kërkëllijnë si zinxhirët… “Bo-bo!” – i ra ballit babai dhe s’e hoqi më dorën prej andej. Nëna qante heshturazi. Edhe motra. Shpëtimi me Tomin nxinin.

– S’lexoj dot më, – gati rënkoi Iliriani.

– …

– Po ku do t’i lëmë?

– Duhet një vend i sigurt dhe i fshehtë.

– Bëj unë një arkë metalike në ofiçinë dhe… do të hap një gropë në kopshtin tim.

 

 

DASMA LARG E ILIRJANIT, NJË KËNGË:

 

Rende për në depon e ushqimeve, nxore pakon e madhe të llokumeve nga thesi yt, e ruaje për këtë ditë, e diel dasme, e shqeve me duart e harbuara, i dhe një rojës së burgosur të depos, pa i thënë asgjë, dhe e mbajte frymën te Valeri. “Dua një këngë, – i the i ngashëryer, (Sot po martohet im vëlla…) – merre dhe një llokume tjetër.” “Shkojmë te Sherifi?” I dhe llokumen e urimit. Po këto të tjerat? T’i hamë të gjitha. Ashtu kokë më kokë të tre, pas murit para shkallëve të korridorit të zyrave të riedukimit.

– Ejani, – tha këngëtari, – futemi në atë që gjoja është dhoma e kulturës. M’i kanë lënë mua çelësat, ngaqë di t’i bie fizarmonikës, – dhe, me të mbyllur derën, i hodhi rripat e atij instrumenti krahëve. Sikur dyfishoi krahërorin e vet. Zbrazi frymë. Se si t’u duk, si në një torturë. Fluturoi lehtë gishtat nëpër tastierë, tinguj, një melodi, kaq e ëmbël… muaj mjalti… kështu kishe lexuar nëpër libra, të porsamartuarit shkojnë e mbyllen në një dhomë hoteli, shohin shiun nga xhamat, pyllin, veturat, çifte kuajsh e s’dalin fare, bëjnë dashuri natë e ditë. Në diktatura s’lejohet. Zëri i këngëtarit të rrëqethi. Ajrin e shndërroi në cicërima gjithë flatrime zogjsh, që s’dihet se si ikën. Po i këndonte dashurisë, zëri forcohej, malli bashkë me të, por jo me tone të larta, jo, jo, nuk duhej të dëgjohej jashtë, një ngjirje mahnitëse sikur zëri të qe fërkuar në kurrize dritash në botën e tejme, me qytete të gjallësh. Kënga ecte e lumtur nëpër këmbësore, anash vitrinave llamburitëse, po, po, kishte prapë të tilla, ku rrotulloheshin veshje grash me shkëndijime të befta, fustane të ujvarta, çizme me majë të hollë sa takat – me t’i veshur duhej të vallëzoje vetvetiu – magnetofonë që përsëritnin këtë këngë, krehra, lëviznin vetë mbi floknaja muzgjesh, të kuq buzësh, mund të shkruaje xhamave me të: “Të dua”, por papritur fjala e kuqe shndërrohej në vazhdë gjaku. Këngëtari kishte anuar kokën e rëndë mbi fizarmonikë, e ngriti dhe buzëqeshi. Nisi të këndonte anglisht këngën e vet, atë që kishte kompozuar me mend në qelitë e Buu-uh- rrr-bbrrr-e-e-l-i-i-t-t, “When I am dead, my dear!”. “Është poezi e Kristina Rosetit”, – tha shpejt dhe zëri i tij nisi të ndizte qirinj, flakët e të cilëve, nga shkaku i lotëve, ngjanin si brerore të rubinta. Pastaj solli bregun e detit, dallgët që kërkonin të shuanin një emër të shkruar mbi rërën e lagur, emër vajze, i së fejuarës së këngëtarit – detin, detin të kesh rival në dashuri. – Dhe “Këngën e nënës, – iu lutët ju, – do ta këndosh?” “Patjetër!” Të ecësh krah për krah me nënën, nën borërimën e dhembshme të moshës, njeriu plaket, e ka dramën e vet, të bukur e madhështore. Pse shpiken dënime të tjera? Ah, zëri shtrihej, donte të mbulonte gjithësinë, pastaj hovte, hidhej nga njëri yll në tjetrin dhe vishej me argjend, po, po, e gjete, këngëtari ynë ka zë të argjendtë me gdhendje pikëllimi dhe t’u nëpërmendën servise fisnikësh, korniza, shandanë, pasqyra, bastunë dhe pena pranë një telefoni të zi, të mbledhur kutullaç si një kotele. Ti je supersticioz, macet e zeza s’ke qejf të të dalin përpara. Po është mace shtëpie! U ngrit dhe iku te pragu i dasmës, ku dëgjohej kënga. Si ta ruajmë këtë zë? Është yni!

Shfryu fizarmonika ose ai, a të dy bashkë një brengë, aq të madhe tani, teksa Sherifi e la mbi tryezën e pluhurosur. Buzëqeshi dhembshëm. “S’mund të bëja dot më shumë, kaq mundesha”, – dukej sikur thoshte. “Po ti bëre shumë, falemnderit, më dhe këngën, atë që s’duhej të mungonte tek unë sot. Të jam mirënjohës përgjithmonë.”

Kush e solli atë letër nga toka dhe iku? Nga nëntoka, nga ferri i saj. O Zot, ç’letër e mrekullueshme, pikërisht tani, me vulën e burgut. Po pse tani? Ta kishte lënë për pas dasme, meqë nuk e solli dot para saj. Ta ketë bërë me qëllim postieri?! “Ç’do të thotë burg, të lutem, thuama”, – pyeti një re e vogël puplore. “Herë tjetër, – iu përgjigjën, – po shko dhe mbaji fustanin nuses nga pas.”

Ngashërime, po qanin, jo me zë, jo, mosni, është dasmë. Letra… nuk e lexonin dot, sa prekëse. Leko, Frisko, u thoni të pushojnë, se juve ju dëgjojnë ata… Zonjë, je mamja e tre djemve dhe e një çupe, secilit i takon gëzimi i vet që është i të gjithëve. Jemi dëshpëruar bashkë, kur ishte për t’u dëshpëruar, të gëzohemi bashkë tani që duhet të gëzohemi. Është dhe porosia e tij, e ka shkruar në letër. Këndoni, ju lutem, një valle, dasma vazhdon…

 

 

 

        

DOSJA E DIKURSHME…

 

Po shfletoja. Gjyqi, dialogët e rëndë. I dija, nuk i harroja dot. GJYKATA E LARTË, hë, ç’thanë kur bëra apelimin… atëherë në shekullin e shkuar, jo se besoja në drejtësi a në zbutje të tyre, por doja t’i shihja deri në fund sa të këqij ishin dhe si i shkelnin edhe ligjet e tyre. Ethja për t’i njohur e…

Vajti im vëlla, Iliriani, madje i kundërshtoi dhe e kërcënuan se mund ta dënonin edhe atë. Pa ta shoh ç’kanë shkruar, qenka e gjatë:

Gjykata e Lartë e Pensilvanisë hedh poshtë padinë që sfidonte zgjedhjet

Marrë nga Associated Press

Gjykata më e lartë e Pensilvanisë të shtunën në mbrëmje hodhi poshtë një urdhër të një gjykate më të ulët që kishte ndaluar shtetin të çertifikonte dhjetëra gara të zgjedhjeve të 3 nëntorit në padinë e fundit të depozituar nga republikanët që po përpiqen të sfidojnë fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në këtë shtet vendimtar.

Gjykata e Lartë e këtij shteti, në një vendim njëzëri, hodhi poshtë urdhrin tre ditor, duke thënë se padia ishte ngritur muaj pas skadimit të një afati kohor të ligjit njëvjeçar të Pensilvanisë për votimin me postë që lejonte sfidat ndaj tij.

Gjyqtarët gjithashtu vunë në dukje atë që e quajtën kërkesë të tepruar në padi që gjithë procesi zgjedhjor të rrëzohej në mënyrë retroaktive.

“Ata nuk kanë arritur të argumentojnë që qoftë edhe një fletë votimi e vetme me postë është hedhur ose numëruar në mënyrë të manipuluar”, shkruante shkroi gjykatësi David Wecht në opinionin e përbashkët.

Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, demokrati Josh Shapiro, e quajti vendimin e gjykatës “një tjetër fitore për demokracinë.”

Presidenti Donald Trump dhe avokati i tij, Rudy Giuliani, ndërkohë, kanë pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pabazë se demokratët falsifikuan fletëvotimet me postë për të vjedhur fitoren nga zoti Trump. Zoti Biden fitoi ndaj zotit Trump me më shumë se 80,000 vota në Pensilvani, një shtet që presidenti e kishte fituar në vitin 2016.

Padia që ishte paraqitur para një jave nga anëtari republikan i Kongresit Mike Kelly i Pensilvanisë veriperëndimore, pretendonte se ligjin për votimin me postë i shtetit ishte antikushtetues.

Kelly dhe paditësit e tjerë republikanë kishin kërkuar që të zhvlerësoheshin 2.5 milionë fletëvotimet me postë dërguara sipas ligjit – shumica e tyre nga demokratë – ose të anuloheshin rezultatet e zgjedhjeve dhe të udhëzohej legjislatura me shumicë republikane e shtetit, të përcaktonte elektorët e kolegjit presidencial të Pensilvanisë.

Në çdo rast, kjo kërkesë – që ligjvënësit e shtetit të zgjedhin delegatët e kolegjit elektoral të Pensilvanisë – bie ndesh me një ligj shtetëror gati një shekullor që parashikon se është vota popullore ajo që përcakton fuqinë për të zgjedhur, shkruan gjykatësi Wecht.

Megjithëse dy republikanët e gjykatës së lartë u bashkuan me pesë demokratët në kundërshtimin ndaj propozimeve në padi, ata u ndanë nga demokratët kur sugjeruan se pretendimi themelor i padisë – që ligji i shtetit për votimin me postë, mund të shkelte kushtetutën – ia vlen të konsiderohet.

Gjykatësja, Patricia McCullough, e zgjedhur si republikane në vitin 2009, kishte lëshuar urdhrin të mërkurën për ndalimin e çertifikimit të votave të çdo gare të mbetur, përfshirë ato për Kongresin.

Kjo nuk dukej se pati ndikim në garën presidenciale pasi një ditë më parë, guvernatori Tom Wolf, një demokrat, kishte çertifikuar zotin Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Pensilvani.

Zoti Wolf menjëherë apeloi vendimin e zotit McCullough në Gjykatën e Lartë të shtetit, duke thënë se nuk kishte asnjë “justifikim të arsyeshëm” për të.

Hedhja poshtë e padisë vjen pasi republikanët kanë humbur një sfidë ligjore të paraqitur në gjykatat shtetërore dhe federale në Pensilvani nga fushata e zotit Trump dhe aleatët e saj republikanë.

Të premten, një gjykatë federale e apelit në Filadelfia refuzoi tërësisht përpjekjen e fundit të fushatës së zotit Trump për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve të shtetit.

Në atë proces gjyqësor, fushata e Trump ishte ankuar se vëzhguesit e saj nuk ishin në gjendje të kontrollonin fletëvotimet me postë ndërsa po përpunoheshin në dy bastione demokrate, Filadelfia dhe qarkun Alegeno, që përfshin Pitsburgun.

Avokatët Presidentit Trump premtuan të apelojnë në Gjykatën e Lartë pavarësisht vlerësimit të gjyqtarëve se “pretendimet e fushatës nuk kanë asnjë meritë”.

zëri i amerikës

Roli i Angela Merkel në çështjen e Kosovës dhe nevoja që ta kemi një President si Jusuf Buxhovi

Dossier: Roli i Kancelares gjermane Angela Merkel në çështjen e Kosovës dhe nevoja që Kosova të ketë një President si Jusuf Buxhovi. – Nga Revista Drini

 

Pompeo uroi shqiptarët me rastin e ditës së Pavarësisë

VOA

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë Sekretari amerikan Shtetit Mike Pompeo ka ndarë një mesazh urimi për Shqipërinë dhe shqiptarët, në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.

Këtë vit festojmë gjithashtu vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që ka bërë vendi në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE”, shprehej zoti Pompeo në deklaratën e tij.

Sekretari amerikan i shtetit përgëzon “Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës si kryesuese e OSBE-së në vitin 2020 dhe vlerëson gjithçka që vendi ka bërë për të demonstruar përkushtimin ndaj komunitetit transatlantik”.

Shqipëria luan një rol qendror për të siguruar paqen dhe stabilitetin si pjesë e aleancës së NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleat i palëkundur”, thuhej në deklaratë.

I uroj siguri dhe shëndet popullit shqiptar ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat që paraqet pandemia e COVID-19”, përfundonte deklarata e zotit Pompeo.

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, kulla më e lartë në botë vishet Kuq e Zi (VIDEO)

Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi. Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kjo kullë ka ndriçuar kuq e zi, me simbolet tona kombëtare për dy minuta.

Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti kur Burj Khalifa ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërkohë që në sfond është himni ynë kombëtar.

Kujtojmë se Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë, ndërsa ka një gjatësi prej 828 metrash.

www.facebook.com/watch/?v=857247084842213

Pavarësisht ndalesave nga Serbia, në Luginën e Preshevës valoi flamuri kombëtar

Në komunën e Preshevës edhe pse është i ndaluar nga Serbia sot dita u zbardh me flamurin kombëtar ndërkohë në Bujanoc i pari i komunës Nagip Arifi pasi nderoi flamurin në zyrën e tij, e vendosi edhe në ndërtesën e komunës.

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës së UÇPMB’së sot bën homazhe te varrezat e dëshmorëve ndërkohë e nderuan edhe spiralen e dëshmorëve tek vendi i lapidarit q forcat serbe e hoqën dhunshëm.

Flamuri u vendos edhe në godinën e Këshillit Nacionalshqiptar.

Për nder të Ditës së Flamurit Shqiprim Musliu zëvendëskryetar i komunës në Bujanoc me bashkëpunëtorë kanë mbjell në Dobrosin 28 fidanë që simbolizojnë 28 dëshmorët e UÇPMBS’së.

Ndërsa flamuri kombëtar shqiptar është i sanksionuar me ligj në Serbi, shqiptarët asnjëherë nuk e kanë përfill ligjin dhe këtë ditë të madhe e kanë festuar me flamur.

Ndërkohë gjithnjë janë dënuar dhe vazhdojnë dënimet për flamur në gjykatat serbe./rtk

Osmani bën thirrje për forcim të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për forcim të lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Përmes një telegrami dërguar presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për nder të 28 Nëntorit, 108-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Osmani tha se flamuri kombëtar simbolizon ndjenjën e ekzistimit të kombit shqiptar.

“28 Nëntori shënon ditë krenarie e shprese për çdo shqiptar. Ajo na mbledh përreth së kaluarës sonë dhe shndërrohet në shtysë të fuqishme për ta jetësuar vizionin tonë. Prandaj, tash kur vizioni i brezave për liri është kurorëzuar edhe me pavarësinë e Kosovës, lidhjet shpirtërore ndërmjet dy shteteve tona duhet të forcohen”, thuhet në telegramin e Osmanit.

Osmani me tej thotë se si Kosova ashtu edhe Shqipëria janë shndërruar në faktorë paqeje dhe stabiliteti në rajon.

“Ato po ecin krahas njëra-tjetrës, si dy shtete sovrane, në procesin e integrimit evropian, duke e njohur dhe ndihmuar njëra-tjetrën”, thuhet në letrën e Osmanit, dërguar presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Këtë 28 nëntor Shqipëria shënon 108-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Shqipëria shpalli pavarësinë në vitin 1912 në qytetin e Vlorës.

VOAL: Gëzuar, o shqiptarë! 28 Nëntori tjetër të na gjejë shëndosh e mirë dhe më të bashkuar se kurrë!

VOAL – 28 Nëntori 2020 na gjen ne shqiptarëve në përballje nga më të mëdhatë në historinë e kombit tonë, na gjen të tronditur nga humbjet njerëzore të shkaktuara nga pandemia, nga tëhuajtjet dhe vetmia që e shoqërojnë atë, të sfilitur nga qeverisjet e papërgjegjshme, nga skandalet e panumërta, nga korrupsionit dhe nga gangrenat e tjera gjithnjë e më kronike në jetën e kombit tonë dhe të shoqërisë sonë. Kjo ditë e shenjtë na e kujton se ne jemi vëllezër në gjak, në zemër, në shpirt, në flamur, jemi vëllezër që na bashkon fati historik, fati aktual dhe fati i së ardhmes në mënyrë të pandarë!

28 Nëntori, Dita e Flamurit, është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.

Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, «DITA E SHENJTË ARBËRORE». 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë.

Pas vdekjes së Tij (më 1468), pushtuesit otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe ia ndaluan valimin flamurit tonë. U dashtën edhe 444 vite pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë ekzode e zbrazje masive të trojeve tona nga qeniet arbërore, derisa rifilloi sërisht valimi i Flamurit të Arbërit. T’i kemi parasysh arbëreshët, që ikën përterj detit, ose në veri (në Dalmaci), me qëndresën e tyre stoike dhe me ruajtjen fanatike të gjuhës, traditave dhe kulturës së të parëve. Qindra mijëra shqiptarë, duke mos mundur ta durojnë terrorin e pushtuesve, kishin ikur në shumë vende të botës – deri në Amerikë, Afrikë, Azi e deri në Australi.

Edhepse të mërguar, qeniet arbërore nuk ndejtën kurrë duarkryq, por gjithherë, në mënyra të ndryshme ishin të vënë në shërbim të kombit dhe të atdheut të braktisur nga dhuna e pushtuesve. Sidomos vlen të përmendet gjysma e parë e shekullit XIX, kur figurat e ndritura të kombit themeluan një lëvizje mbarëkombëtare, për të mbajtur gjallë shpirtin arbëror dhe për ta ndihmuar lirimin e atdheut nga pushtuesit. Kjo lëvizje, në historinë tonë, u regjistrua me germa ari dhe u quajt: Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ndër rilindasit e parë duhet veçuar: Vëllezërit Frashëri, Jeronim De Radën, Jani Vreton dhe shumë të tjerë.

Në kohën kur gërshetimi joparimor i interesave ishte shtrirë në mbarë hapësirat ballkanike e më së rëndi rëndonte supet e popullit tonë, liderët e kombit filluan artikulimin e zëshëm të aspiratave të ligjshme kombëtare, për liri dhe pavarësi. Nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, në Kongresin e Berlinit të vitit 1878, Perandoria Osmane u detyrua t’ua njohë autonominë disa vendeve fqinje, si: Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, gjë që nuk ndodhi edhe me Shqipërinë, që në vorbullën e interesave dhe të marrëveshjeve ruso-turke, mbeti ende nën kthetrat otomane.

Të ndaluar të marrin pjesë në Kongresin e Berlinit dhe të indinjuar thellë nga pazarllëqet që u bënë për copëtimin e tokave tona, krerët shqiptarë, të udhëhequr nga Abdyl Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni, Pashko Vasa e të tjerë, më 10 Qershor 1978, në Prizren mbajtën Kuvendin Mbarëkombëtar dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke shpallur kështu autonominë e Shqipërisë. U bë edhe një kabinet qeveritar dhe u organizua një administratë mbarëkombëtare, mirëpo Turqia – e tërbuar nga ky akt i shqiptarëve, me “bekimin” dhe heshtjen edhe të fuqive të mëdha të kohës, me një fushatë shumë të egër ushtarake dhe me terror, pas tre vjetësh – më 1881 e shuajti Lidhjen e Prizrenit dhe autonominë shqiptare.

Shqiptarët nuk janë dorëzuar kurrë. Ata gjithmonë e luftonin pushtuesin dhe e forconin Lëvizjen Çlirimtare Kombëtare – me pushkë e me penë. Në vitin 1899, nën drejtimin e Haxhi Zekës, u mbajt në Pejë edhe nhjë kuvend i madh mbarëkombëtar, që historia e njeh si Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në fillim të shekullit XX, Perandoria Osmane që shtrihej në tri kontinente (Azi, Europë dhe Afrikë) dhe e ndarë në 33 vilajete, katër nga të cilat ishin shqiptare, nga sulmet që nga të gjitha anët i bënin popujt liridashës, ishte dobësuar dukshëm. Njëri nga Vilajetet shqiptare ishte Vilajeti i Kosovës, me kryeqytet Shkupin, që përfshinte territoret e Dardanisë së dikurshme.

Luftërat çlirimtare, që plasën në të gjitha viset e pushtuara, i dhanë një goditje të rëndë “të sëmurit nga Bosfori”. Si pjellë e konçesioneve, që kishte fituar Serbia në Kongresin e Berlinit, në vorbullën e interesave, me marrëveshjen e fshehtë ruso-turke, kombit tonë i ishte imponuar edhe fronti verior, sepse shumë troje tona u pushtuan nga Serbia, që me sulme barbare deri në gjenocid i kishte detyruar të shpërngulen shumë shqiptarë nga trojet e tyre, që si rezultat pati spastrimin e mbi 700 vendbanimeve të Krahinës së Toplicës nga fara arbërore.

Në vitin 1908, e dobësuar shumë nga sulmet që i vinin nga të katër anët, Perandoria Osmane u detyrua të bëjë reforma dhe të lëshojë pe në shumëçka, në vendet e pushtuara. Xhonturqit, edhe nën trysninë e fuqive të mëdha të kohës, me këto reforma u kishin njohur disa të drejta popujve të pushtuar, përfshirë edhe shkollimin në gjuhën e tyre amtare dhe shprehjen e identitetit kulturor. Në nëntor të vitit 1908, nën drejtimin e At Gjergj Fishtës, në Manastir u mbajt Kongresi i Alfabetit, ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe. Në të gjitha viset shqiptare filloi organizimi i shkollave kombëtare.

Në vitin 1909, kur u organizua kryengritja e madhe e popullit arab kundër Turqisë, kur shpërthej edhe lufta e madhe italo-turke në Tripoli dhe kur plasën luftërat ballkanike, krerët e kombit filluan ta mobilizojnë edhe popullin tonë. Në pranverën e vitit 1910, Idriz Nikollë Seferi, bashkë me Dom Mikel Tarabulluzin, në zyrën famullitare në Stubëll të Karadakut, kishin hartuar planin e Luftës së Kaçanikut. Trimat e ardhur nga viset e Karadakut dhe të Moravës, nën udhëheqjen e Idriz Seferit dhe ata të ardhur nga Carraleva dhe nga viset tjera të Kosovës, nën udhëheqjen e Isë Boletinit, ishin bashkuar në Stagovë, prej nga futen në Grykën e Kaçanikut dhe i dërmojnë taborret e Turgut Pashës.

Lufta e Kaçanikut ishte fillimi i kryengritjes mbarëkombëtare për çlirim nga zgjedha pushtuese otomane, që në vitin 1911 – nën drejtimin e Dedë Gjo’ Lulit, ishte zgjeruar në Malësinë e Shkodrës dhe në krahinat fqinje, deri në Shqipërinë e Mesme, për t’u zgjeruar edhe në jug, kështuqë në vitin 1912 ishte përfshirë mbarë Shqipëria – nga Janina deri në Mitrovicë e nga Durrësi deri në Preshevë.

Tashmë vërehej qartë se Perandoria Osmane po kapitullonte, prandaj fuqitë e mëdha të kohës kishin filluar tregtimin mbi tokat që do të dilnin nga kthetrat otomane. Pamëshirësitë absurde kundrejt shqiptarëve, mbi tavolinat diplomatike, nuk kishin fund. Derisa Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi u ishte njohur pavarësia, më 17 tetor 1912 fuqitë e mëdha kishin vendosur që Shqipërisë t’i njihej një autonomi, ende nën varësi nga Turqia. Duke mos përballuar më turpet dhe absurdet diplomatike të fuqive të mëdha, krerët e kombit tonë, që me pushkë e me penë e kishin udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Çlirimtare, kishin vendosur mbajtjen e një kuvendi mbarëkombëtar dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Duke iu përgjighjur thirrjes së Ismail Qemalit, më 28 Nëntor 1912, në Vlorë ishin mbledhur krerët e të gjitha krahinave shqiptare: Luigj Gurakuqi, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Dom Nikollë Kaçorri, Jani Minga. Avdi Toptani, Pandeli Cale, Llesh Nosi, Mid’hat Frashëri, Mehmet Tërralla, Hasan Hysen Budakova, Sherif Efendi Dibra, Hajdin Draga, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Taiu e shumë të tjerë. Për shkak të pengesave gjatë rrugës, Isë Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të Shtetit Shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit Shqiptar, u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e qëndisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka thënë: “Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”. Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Megjithë ndërhyrjet e parreshtura diplomatike të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë Shqiptare, në të gjitha institucionet e qarqeve ndërkombëtare, gjashtë fuqitë e mëdha të kohës, të involvuar në gërshetim interesash, kanë lejuar copëtimin e tokave shqiptare. Kështu, në konferencën e ambasadorëve në Londër, më 1913, pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë se gjysma e toka tona iu dhuruan fqinjëve: Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë (sllavomaqedonasit në atë kohë nuk kishin identitet kombëtar, pra ishin bullgarë). Kështu, ambasadorët e gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe, kanë përligjur gjakderdhjen në Ballkan, duke lënë të hapura varrë që do të kullonin gjak gjatë gjithë shekullit XX. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 1920, që për shkak të vendimeve të tilla, edhe pas Luftës së Parë Botërore, tokat tona mbetën të pushtuara nga vendet e përmendura. Me të drejtë, i Madhi At Gjergj Fishta e shan Europën e asaj kohe, duke e quajtur edhe kurvë: “Oj Zanë këndojmë, o të vajtojmë deshta me thanë…”.

28 Nëntori i tretë Shqiptar ndodhi në vitin 1944, kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit fashistë, mirëpo diplomacia ndërkombëtare, sërish na e la një Shqipëri të cunguar, duke njohur dhe përligjur edhe brenda shtetit shqiptar një diktaturë të egër komuniste, që shkatërroi edhe ato pak të arritura në rrafshin kombëtar – politik, ekonomik, kulturor… Ai regjim pushtuesve (grekërve, serbëve e sllavomaqedonasve), heshtas u lejonte dhunën e pandalshme mbi shqiptarët në trojet e tyre të pushtuara, deri në spastrime etnike e gjenocid.

28 Nëntori i vitit 1955, mu në kohën e gjenocidit rankoviqian mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekaz të Drenicës lindi kryekomandantin Adem Jasharin, i cili do të niste Luftën Çlirimtare vendimtare, për t’u çliruar nga zgjedha serbiane. 28 Nëntori i vitit 1997 e shpalli botërisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 28 Nëntori i vitit 2001, e solli me krenari, në qendrën e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, kryeheroin tonë Gjergj Kastriotin – Skënderbe, i cili edhe sot u jep zemër shqiptarëve dhe u garanton se një ditë të afërme do të jenë pronarë të ligjshëm të të gjitha tokave të tyre.

Në këtë festë të madhe, që sivjet po e kremtojmë edhe në shenjë të Vitit të Gjergj Kastriotit – Skënderbe, kryekalorësit të Europës!

Zoti e bekoftë Ditën Tonë të Shenjtë – 28 Nëntorin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha tokat shqiptare jashtë kufijve të saj administrativë!

Zoti i bekoftë të gjitha qeniet arbërore!

Gëzuar!

Natasha Lako: Lumja ime, më ike pa të përshëndetur!

Lumja ime, zemra ime, mikja ime, piktorja ime, trimja ime, e vetmuara ime ne kete kohe te veshtire, me ike pa te pershendetur.
Ju lutem, duroni mbani distance, mbani masken plotesisht, le te bejme aq sa mundemi per te mos dhene lamtumira kaq te hidhura.
Lume Blloshmi, artistja me inteligjente shqiptare !

Koronavirusi ia merr jetën piktores së njohur, humb betejën pas 3 javësh Lumturi Blloshmi

Ndahet nga jeta për shkak se ishte infektuar me Covid 19, piktorja e njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi.

Mesohet se ajo po luftonte me virusin e rrezikshëm prej tri javësh, pa mundur t’i bëjë ballë.

E krahasuar me Frida Kahlon, Lume Blloshmi njihet si piktorja që lëvroi ndër të parat performancën dhe instalacionin në vendin tonë.

Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973-1974, një periudhë delikate në artin shqiptar. Lumturi Blloshmi arriti të krijojë dhe t’i shmanget presionit të kohës duke u fokusuar tek peizazhi dhe natyrat e qeta. Në fillim të viteve ’90, Blloshmi kërkoi dhe gjeti një karakter tjetër artistik dhe u bë shumë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë frymëmarrjen e parë artit modern dhe postmodern shqiptar përmes performancave dhe instalacioneve.

Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë. Gjatë viteve ’89-’91, çeli dy ekspozita vetjake në GKA. Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hag, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.

Vitet e fundit Lumturi Blloshmi u prezantua edhe me ekspozita në disa galeri private në Tiranë, Durrës, apo Korçë.

Joe Biden letër shqiptarëve: Kurrë s’kam qenë kaq optimist për të ardhmen, do të shpëtojmë planetin!

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rastin e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving Day), që u festua një ditë më parë në SHBA.

Letra është publikuar nga kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ku Biden shprehet se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Letra:

Agim,

Dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë.

Joe Biden


Send this to a friend