Bazilika e Santa Maria Maggiore është vendi ku Papa Francesco ka zgjedhur të qëndrojë gjatë jetës së tij, duke e bërë atë vendbanimin e tij të fundit. Kjo bazilikë është një nga katër kishat kryesore papale në Romë, me të cilën Papa Francesco ka pasur një lidhje të veçantë.
Në këtë bazilikë, ai vizitonte dhe lutej para nisjes dhe pas mbylljes së çdo udhëtimi të tij apostolik. “Dëshiroj që udhëtimi im i fundit në këtë tokë të mbyllet pikërisht në këtë vend të shenjtë, hyjnor dhe antik ku kam lutur para nisjes dhe pas mbylljes së çdo udhëtimi apostolik,” shkruan në testamentin e tij Papa Francesco, duke përcaktuar vullnetin që arkivoli i tij të vendoset në tokë, i thjeshtë, pa dekorime dhe vetëm me mbishkrimin “Franciscus” (latinisht).
Lidhja e Papa Franceskut me Bazilikën e Santa Maria Maggiore ka nisur që kur ai ishte Nuncio në Bolivi, dhe çdo herë që kthehej në Romë, vizitonte këtë kishë dhe lutej para ikonës antike Salus Populi Romani (Shpëtimi i Popullit Romak), një nga ikonat më të rëndësishme të historisë së kishës romake.
Një ditë pas nisjes së Papatit të tij, më 14 mars 2013, u shpall kjo Shën Mari. Më 1 janar 2016, Papa Francesco zgjodhi portën e shenjtë të kësaj bazilike për të hapur Jubileun e Jashtëzakonshëm. Po ashtu, më 15 mars 2020, në kohën e vështirë të lockdown-it, ai u lut për ndihmën e ikonës Salus Populi Romani, duke kërkuar që pandemia të merrte fund.
Dymbëdhjetë ditë më vonë, më 17 mars 2020, pas regjistrimit të numrit më të lartë të viktimave të Covid-19 në Itali, Papa Francesco solli ikonën antike të Bazilikës së Santa Maria Maggiore në Sheshin e Shën Pjetrit dhe lutjet e tij u përsëritën për fundin e pandemisë. Më 4 qershor 2023, Papa Francesco evokoi Shën Marinë Salus Populi Romani për paqen në botë, ashtu siç kishte bërë Papa Pio XII në të njëjtën datë të vitit 1944.
Në mesazhin e thirrjes për paqe, Papa Francesco shkruante se “devotshmëria ndaj ikonës antike që ruhet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore ruhet në zemrat e romakëve që i luten asaj në kohë të fatkeqësive natyrore e luftërave.”
Historia e ndërtimit të Bazilikës së Santa Maria Maggiore është mjaft e veçantë dhe lidhet me një ngjarje të rrallë në Romë. Më 5 gusht të vitit 352 pas Krishtit, lagjia Esquilino u gdhinte e mbuluar nga bora. Sipas legjendës, Shën Maria iu shfaq Papa Liberios dhe patriarkut Giovvani gjatë natës, duke u kërkuar që të ndërtonin këtë bazilikë dhe të zgjidhnin vendin ku do të ngritej.
Bazilika Santa Maria Maggiore është e vetmja kishë romane që ka ruajtur strukturën e saj të hershme kristiane, me disa modifikime të vogla. Në këtë bazilikë prehen shtatë papë, dhe nga e shtuna, 26 prill 2025, do të prehet edhe Papa i 266 i Kishës Katolike, Papa Francesco. sn