VOAL

Please Wait ...
0%

Bashkim Fino njërën dorë në bakllava tjetrën në kadaif Nga Elida Buçpapaj

By | January 12, 2018
2 Comments
  • author avatar
    Indrit 7 days ago Reply

    A nuk ishte Fino, qe mbrojti Berishen ne vitin 1997?
    I takon kreu i Footballit, se ka staturen dhe trupin e nje njeriu qe nuk ja ka idene e sportit. Edi e propozon e Sala e mbron. Ne afera te ngjashme gjendet kompromisi: Opozitare, por vellezer.
    Sa gjynah qe jemi ne te gjithe, se na kane shkelur e vazhdojne te na shtypin e te na shkelin me kembe dhe jo vetem me kembe, por me gjithshka.

  • author avatar
    HOOK 6 days ago Reply

    Shqiptaret te bashkohen per tu çliruar nga hajdudat “me bark shekullor gjithmone te pangishem” .
    Koha po vjen!

Komentet

Beogradi e qan me lot krokodili Oliver Ivanoviçin! Nga Elida Buçpapaj

Posa u dha lajmi i vrasjes të Oliver Ivanoviçit, Beogradi njoftoi ndërprerjen në Bruksel të bisedimeve Kosove-Serbi, duke e etiketuar vrasjen akt terrorist të shqiptarëve!

Ndërsa një nga figurat më emblematike të Serbisë Vuk Drashkoviçi, në të njëjtën kohë, e konsideroi vrasjen e kryer me stilin e shërbimeve sekrete të kohës së Milosheviçit.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, një figurë shumë e njohur edhe kjo e pakicës serbe kur ka komentuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit. Gjatë një paraqitjeje në televizionin serb, “Happy TV”,  Trajkoviç ka akuzuar themeluesit e Listës Serbe. Trajkoviçi ka thënë se tek serbët e Kosovës ekziston besimi se vrasja e politikanit ishte e organizuar nga qarqet serbe.

“Fatkeqësisht Beogradi nuk po na lejon të flasim. I lejon të flasin vetëm ata që mendojnë ashtu siç mendon Beogradi.” Pastaj Rada Trajkoviç ka përmendur Milan Radojiçin. “Për bashkësinë ndërkombëtare ky është lider jotransparent, ose ta them më ashpër, njëri prej shefave kryesorë të mafies në territor të Kosovës”, është shprehur ajo. Radojiçiçi është njëri prej personave që e kontrollon Listën Serbe.

Edhe vetë Oliver Ivanoviç në intervistën tashmë të njohur tek Vremje tha se “serbët e veriut të Mitrovicës nuk u friksohen tani shqiptarëve por serbeve.” “Në veriun e Mitrovicës mbizotëron frika*, tha Ivanoviç, “droga shitet gjithkund dhe strukturat kriminale kane lidhje me politikën në Beograd”. “Strukturat kriminale lidhen me Partinë Progresive serbe”, tha ai duke shtuar se “serbët e Kosovës nuk kanë simpati për Listën Serbe dhe se ky formacion politik i vjedh votat, nuk fiton.”  Asaj kohe kur dha intervistën tek Vremje, strekturat kriminale i kishin djegur makinën.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit ishte e paralajmëruar. Ai kishte kërkuar mbrojtje, sepse ndihej i kërcënuar.

Në përcjelljen me nderime për në banesën e fundit me që iu dha në Beograd merrnin pjesë gjithe përfaqësuesit e shtetit serb duke nisur nga kryeministrja Ana Brnabic, ish presidentët Nikoliç, Tadiç, Patriarku Irinej, Princi i Kurorës Aleksandër Karagjeqevic etj. Mungonte Presidenti Vuçiç që pritet të shkojë gjatë fundjavës në veriun e Mitrovicës.

Por familjaret e Oliver Ivanoviçit nuk do t’i gjejë atje. Gruaja dhe djali i mitur nuk do të kthehen më aty. Kështu ka thënë për Telegraf.rs Milena Popovic-Ivanovic, se ajo dhe djali i saj dhe i Oliverit nuk do të kthehen në Kosovë.

“Im bir dhe unë nuk kthehemi më në Mitrovicë, në qytetin e frikës, errësirës dhe dhimbjes. Oliveri yne e dha jetën për Kosovën dhe Serbinë. Dhe kur ai kërkoi ndihmë dhe mbrojtje askush nuk ishte atje. Tani ata po thonë se ai ishte hero, po ku ishin këta njerëz që tani janë duke e çmuar kaq shumë, kur ai kishte për ta nevojë!”, është cituar të ketë thënë ajo.

Kjo është e vërteta që e shqipton vetë bashkëshortja e liderit të pakicës serbe.

Oliver Ivanoviçi ishte në veriun e Mitrovicës i kërcënuar nga segmentetet e nëntokës serbe me lidhje të fuqishme me Beogradin.

Kur kërkoi ndihmë shteti serb nuk e mori në mbrojtje.

Tani që e vranë Beogradi e qan me lot krokodili dhe vrasjen e tij kërkon që ta përdorë në Kosovë për qëllime politike.

Por ky është një impossible mission – një mision i pamundur!

Kroacia në dritën e 26 vjetorit të pavarësisë së saj shtetrore, nacionale dhe politike – Nga Agron Shabani

Sheti dhe populli (kombi) i njohur kroat me solemnitete dhe manifestime të shumëta, gjatë këtyre ditëve po e shënojnë dhe kremtojnë 26 vjetorin jubilar të shtetit të pavarur, sovran, integral dhe demokratikë të Kroacisë.
Kroacia është shteti më i zhvilluar dhe më i fuqishëm, respektivisht, fuqia kryesore në rajon. Ajo është anëtare e Natos, BE-së, OKB-së si dhe e të gjitha institucionëve ose mekanizmave tjera relevant botërore ose ndërkombtare.
Historia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), liridashëse dhe patriotike e popullit (kombit) dhe shtetit të njohur të Kroacisë, parasegjithash janë historia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e njohur e një populli ose kombi të lashtë dhe autokton në ato hapësira, i cili në trajtat dhe format më të bukura, më të shëndetshme, më të shkëlqyera, më sublime, madheshtore, relevante dhe superlative, i ka ruajtur, mbrojtur, kultivuar, pasqyruar (prezantuar) dhe afirmuar të kaluarën ose historinë e tij së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin, moralin, displinën, emancipimin dhe përparimin e gjithëmbarëshem. Zatën, fryma e mësipërme liridashëse dhe patriotike së bashku me edukatën, kulturën, arsimimin, moralin, zhvillimin, mobilizimin, disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshem shtetror, nacional dhe politik, përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmërinë e një kombi dhe një shteti. Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, moralin, disiplinën, karakterin, narracionin, emancipimin, brilancën, karismën dhe ekskluzivitetin e pashoq të Presidentës sharmante dhe tepër ekzotike të Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar -Kitaroviç e cila pos tjerash, do mbahet mend edhe si gruaja ose femra e parë -këshilltare e lartë profesionale e ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, madje si shefe e shkëlqyer e diplomacisë kroate në një etapë të rëndësishme konsolidimi dhe kështu me radhë, Kryeministrin Plenkoviç etj.
Se këndejmi, Kroacia ishte Republika më e pasur, më e zhvilluar dhe më e fuqishme në kontekstin ose domenin e përgjithëshëm shkencor, akademik, kulturorë, industrial, teknologjik dhe ekonomik, edhe në ish Jugosllavi, ku me tepër se 45 %, të industrisë , teknologjisë dhe ekonomisë së gjithëmbarëshme të ish Jugosllavisë, asokohe ndodhëshin në Kroaci.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Universitetin e famshëm të Zagrebit me histori të bujshme si dhe me një traditë të gjatë shkencore, universitare ose akademike afro katërqind (4OO) vjeçare, Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë, ndër më të njohurat dhe më të shquarat në Evropë, Institutin e njohur shkencor “Ruxher Boshkoviç”, Akademitë e njohura ushtarake të Zagrebit, Velika Goricës, Rijekës, Splitit, Pulës etj.
Ndërkohë që bregdeti ose riviera e njohur e Kroacisë, ishte edhe “Meka” ose “parajsa devizore”, respektivisht, finansiare dhe ekonomike e buxheti të përgjithshëm të ish Jugosllavisë. Ndërkaq, sot e buxhetit të përgjithëshëm shtetror dhe nacional të Republikë së Kroacisë.
Shteti dhe kombi mik i Kroacisë, shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej, gjithëmonë u janë gjendur pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Në Kroaci gjatë vitëve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ishin të punësuar, siguruar dhe sistemuar me dhjetëra ose qindra mijëra shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe trevave tjera shqiptare që i siguronin bukën e gojës, mirëqëniën dhe ekzistencën për vetvetën, familjet dhe farefisin e tyre falë mikëpritjes dhe buarisë së shquar të shtetit dhe kombit të njohur kroat. Respekt.

Një trohë histori:

Siç dihet, me rastin e luftës dhe levizjes së njohur çlirimtare dhe patriotike në Kroaci, nën udhëheqjen supreme të Presidentit dhe Komandantit (Gjeneralit) Legjendarë të Kroacisë, Dr. Franjo Tuxhman: Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë do i çelin dhe hapin sytë liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i shumëpritur shtetëror dhe nacional i popullit (kombit) dhe shtetit mik të Kroacisë në të gjitha sferat ose segmentët e mundshme të jetës. Ndonëse, luftërat dhe levizjet e ndryshme çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetrore dhe nacionale të popullit ose kombit liridashës dhe patriotik të Kroacisë, nuk kanë pushuar kurrë që nga mbretërit ose banët e shquar kroat si Tomosllavi, Domagoji, Branimiri, Kreshimiri, Zvonimiri, Trpimiri, Jelaçiçi, Svaçiçi etj. Për të vazhduar me levizjen dhe rilindjen e njohur ilire të Juraj Krizhaniçit, Ante Starçeviçit, Franje Supilos dhe intelektualëve e patriotëve të tjerë kroat si “Ilirski Pokret” ( Levizja Ilire), “Ilirski Preporod” ( Rilindja Ilire), “Nova Ilirija” (Iliria e Re) etj. Aty janë edhe livizjet ose përpjekjet e njohura liridashëse dhe patriotike të Stjapan Radiçit, Savka Dapçeviç-Kuçarit, Mika Tripalos dhe të tjerëve ( si “MASPOK” etj.) në Kroaci. Do shtuar në sfond se lidhjet ose rrënjet e ndryshme ilirike ose panilirike në mes kroatëve dhe shqiptarëve, janë të hershme ose shumë të moçme. Në teriotoret ose hapësirat e sotme të Kroacisë dhe Herceg Bosnjes, dikur kanë jetuar fiset e njohura ilire të Dalmatëve, Ardianëve, Ditijonëve, Istrianëve etj.
Ndryshe nga kjo, levizjet e njohura reformatore ose restauruse në Kroaci ( edhe Slloveni) në etapën e parë të shekullit 16 (XVI) do depertonin nga Gjermania dhe Austria. Shkrimi i parë protestant në gjuhën kroate me titull “Razgovor izmedu papista i jednog luteranca” ( lëxo: Biseda në mes paistëve dhe një luteranisti) do botohet dhe editohet nën regjinë dhe përkujdesjen e intelektualëve dhe teologëve të njohur kroat si Stjepan (Stipe) Istrianin (Konzulli), Anton Senjan, Pater (Fra) Baldo Lupetina dhe të tjerë si reagim ndaj kursit dhe tezave të njohura reformatore ose protestantiste të Martin Lutherit etj. Ndërkaq, në Urach (Gjermani) asokohe do ngritej dhe themelohej edhe shtypshkronja dhe bibloteka e famshme në gjuhën kroate ku intelektualët, teologët ose reformatorët e njohur kroat të asaj kohe si Anton Konzull Dalmatinski, Matiija Vlaçiç Iliri (Flacius Ilirijikus), Juraj dhe Nikolla Zrinski dhe të tjerë, do bëhen të njohur me “flacianizmin” ose “luternazmin e pavarur dhe radikal” të protestanizmit autokton. Ndërkaq, Bani i njohur kroat, ishte pronar i pallatit të shquar mbretëror të “Urachut” -pranë Tübingenit në Gjermani. Ndërkohë që përkthimin dhe eksplorimin e parë të “Biblës” e kishte bërë dijetari dhe teologu i famshëm kroat, Juraj Dalmatinski (1546-1589). Përderisa, përkhthim, redaktimin dhe eksplorimin e parë të librit të shënjtë të “Kur´anit” në Evropë, e kishte bërë pedagogu, intelektuali, teologu dhe humanisti i shquar kroat, Harman Dalmatinski i cili ishte edhe përkthyes dhe pedagog (profesor) i shquar në universitetët ose ‘shkollat elitare’ të Toledos dhe Kordobës në Spanjën e kohës së “Dinastisë” ose “Kalifatit” të njohur të Arabëve.

SPECIALJA DHE BANDA E “VETERANËVE” – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

      Kosova është bërë “nëna e vakive!” Këtu ndodhin çudira nga më të panatyrshmet, por, konsiderohen si të zakonshme! Kur Serbia, në kuadrin e Faderatës jugosllave, e trashi zullumin ndaj shqiptarëve të Kosovës, reagimi ishte i pritshëm. Tashmë, ky reagim nuk ishte klandestin, ilegal, siç kishte qenë nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Përkundër, ishte legal, i hapur, i organizuar, me plan-program, të proklamuar botërisht.

     Për 45 vjet radhazi, veprimtaria klandestine, ilegale atdhetare, u kishte kushtuar shqiptarëve të Kosovës shumë qindra vite dënime, burgime, vuajtje shpirtërore e fizike, vdekje.

         Presidenti Rugova – triumfues në paqe dhe luftë

     “Ka ardhur koha të dalim nga çubat”,- kishte përsëritur thirrjen e bërë, së pari, në vitin e largët 1967, kohë që shënon edhe hyrjen në politikë të studentit brucosh, Ibrahim Rugova. Dhe, “dalja nga çubat”, nënkuptonte kërkesat e artikuluara të shqiptarëve, për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Ndërsa në vitet `90-a, kjo kërkesë ishte avancuar në slloganin-trinom: “Liri, Pavarësi, Demokraci”.

     Themelimi i LDK, më 23 shtator 1989, si Lëvizje masive, me program dhe qëllim të qartë, i joshi shqiptarët, duke ngjallur shpresë e besim. Ishte lëvizje-parti e parë e pluralizmit Politik në Ballkan, e cila fitoi jehonë e simpati edhe tej kufinjve ballkanik. Ishte hera e parë që shqiptarët ishin këndellur, në masën e duhur, për të bërë punë dhe veprime të mençura. Vënia në krye të kësaj lëvizjeje, pothuajse, gjithë-popullore, të intelektualit të kompletuar moralisht dhe atdhetarisht, ishte një gjetje e studjuar, e qëlluar, e duhur.

     Dalja e Ibrahim Rugovës në ballë të LDK-së, realisht, në ballë të popullit, nuk ishte rastësi. Nxënësi i shkëlqyer në Gjimnazin e Istogut dhe të Pejës; student prijetar në Universitetin e Prishtinës, duke u vënë në krye të shtypit studentor, oponencë e shtypit zyrtar të kohës; polemist i thekshëm në takimet me letrarët nacionalistë serbo-sllavë, e kishin bërë të shquar ndër shqiptarët.

     “Trimi i mirë me shumë shokë”, një shprehje e ardhur nga koha skënderbegiane. Të gjitha nismat e Ibrahim Rugovës me shokë, kanë rezultuar mirë të studjuara dhe suksesshëm të funnksionalizuara, në kohë dhe hapësirë. Krijimi dhe funksionalizimi i institucioneve paralele shtetërore: që nga kundërshtia e monizmit partiak, me kundërvënien e pluralizmit partiak, për të vazhduar me paralelizmat institucionalë shtetërorë, paralizuan dhe bllokuan të gjithë administratën civile shtetërore. Pushtuesit serbo-sllav i mbeti vetëm ushtria dhe policia, pa shqiptarë, pra, vetëm dajaku!

     “Të mbrohet pragu i shtëpisë”,- ishte sllogani i tretë i radhës i Ibrahim Rugovës. Dhe, lëndëzimi mbështetës ishte Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, (FARK), si dhe Shërbimi Informativ. Deklarimi për “politikë paqësore”, e rrallë, madje, e padëgjuar deri atëherë në hapësirat ballkanike, i njohur me emërtesën adekuate “Ballkani – fuqi baruti”, tërhoqi vëmendjen e Qendrave të Vendosjes Botërore. Dhe, kjo politikë e re presupozonte miratim, përkrahje dhe ndihmë të drejtëpërdrejtë, për Kosovën nën terror të pushtuesit serbo-sllav. “Politika paqësore aktive”, jo dhunë, ishte reale, logjike, duke parë shpërputhjen e raportit të forcave, në disfavor të shqiptarëve. Ndërkohë, organizimi ushtarak, nënkuptonte luftën, nëse do të dështonte zgjidhja paqsore.

     “Shtëpia pa miq nuk mbahet”, – kishte hedhur setencën publike, Dr. Ibrahim Rugova. Dhe, këtë e kishin dëgjuar dhe lexuar me vëmendje e simpati Qendrat e Fuqishme të Vendosjes. “Jam takuar disa herë me Presidentin Rugova”, – do të thoshte, vite më vonë, Presidenti Clinton. Ndërkohë që opinioni kishte mësuar për vetëm një takim, nga një foto e publikuar. Madje, lehaqenët e kuq të LPK-së, nga zilia, smira, e mohonin edhe këtë takim, duke e quajtur “foto-monrazh!” Në vitet `90-a Kosova ishte pa miq potencialë. Politika kundra-kombëtare, pro ruse, e komunistëve shqiptarë, me filosllavin Enver Hoxha, kishte humbur mikun e madh, Amerikën, e cila, para dhe gjatë mbretërimit të Zogut të I-rë, kishte qenë dashamirëse dhe përkrahëse e shqiptarëve. 

         Krimet monstrume të “UÇK-së” të SHIK-ut

     “Ju jeni profesionistë, e dini çfarë të beni. Kthim prapa nuk ka”, – u ishte përgjigjur, në pyetjen “Ç`të bëjmë(?)”, ushtarakëve, pas prishjes, pabesisht, të Marrëveshjes Ushtarake të Osllos, Presidenti Rugova, tani, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të FARK-ut. Dhe, kjo porosi, u lexua si urdhër në kohë lufte. FARK-u organizoi UÇK-në e tij në formacione ushtarake dhe filloi luftën, në mes rreziqeve dhe kërcënimeve shumë-palëshe: nga LPK-ja me Tiranën social-komuniste zyrtare dhe Serbinë me aleatë.

     LPK-ja, në koordinim me Sigurimin Shqiptar, me porosi të Serbisë me aleatë, themeloi organizatën klandestine kriminale e terroriste, SHIK. “UÇK-në” e saj, e copëzoi në skuadra pushkatare, të stërvitura në Shqipëri dhe Francë, enkas, për të ekzekutuar kundërshtarët politikë, kryesisht, ushtarakët e FARK-ut, kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së. Ndonëse LPK-ja kishte hequr dorë nga lufta kundër pushtuesit, bateritë i zbrazi kundër shqiptarëve, që ajo i konsideronte politikë dhe pengesë, për ta marrë pushtetin e pas luftës. E filloi me ekzekutimin e gazetarit dhe zëdhënësit të luftës, Ali Ukaj, për të vazhduar me Ministrin e luftës, kolonel Ahmet Krasniqi, oficerët Sadri Ramqaj, Ilir Konushevci, Qazim Jakupi, Muharrem Tafa, Dr. Hazir Mala, Rushit Elezi si dhe të tjerë, në territorin e Shqipërisë londineze.

     Tirana zyrtare kishte kompozuar “Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës”, në njërën nga vilat e Bllokut të zi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, konsoliduan bandat në Drenicë, Dukagjin, Llap dhe intensifikuan rrahjet, malterimet, kidnapimet, burgosjet në burgjet rurale, duke ushtruar dhunë e torturë të ngeshme e sadizëm, deri në mbytje të njerëzve të pafajshëm. Viktimat e radhës do të ishin kuadrot dhr veprimtarët e Ibrahim Rugovës: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ekrem Rexha, Shaban Manaj, Haki Imeri, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Hasan Zemaj, Ukë Bytyçi, Rexhep Lucaj, e qindra të tjerë.

     Vrasjet do të vazhdonin me ushtarakët trima e luftëbërës: Tahir Zemaj, Reshit Mustafa, Mirush Dakaj, Adem Mulhaxhaj, Agim Çelaj, Rexhë Osaj, Ramë Idrizaj-Peja, Bashkim Balaj, Sinan Musaj, Hajdar Ahmeti, njëri nga 19 oficerët e diplomuar në Akademinë Policore, në Tiranë, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Besim Dajaku, Ilir Selimaj, Arben Sejdiut dhe të tjerë. Goditjes fatale nuk do t`i shpëtonin as gazetarët e kombëtarës “Bota sot”: Shefki Popova, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti. Tentim-vrasjet, të mbijetuar me plagosje: kuadri i LDK-së Fetah Rudi, akademik Sabri Hamiti, Agim Veliu, Gani Geci, Ismet Çeku dhe të tjerë. Vetëm gjatë qeverisjes kriminale të Qeverisë të Përkohëshme, të kryesuar nga presidenti aktual, Hashim Thaçi, sipas listës emërore, të dëshmuar nga kuadro të SHIK-ut, janë ekzekutuar 600 persona.

     Edhepse vrasjet ishin një e fshehtë publike, lehtësisht të hetueshme dhe të zbulueshme, organet përkatëse të inkriminuara të Kosovës dhe ato ndërkombëtare të korruptuara, me ndërhyrjen e Serbisë, jo vetëm i heshti, por edhe i stimuloi këto vrasje serike. Qëllimi i Serbisë ishte i qartë: vrasësit, krimnelët i donte në pushtet. Dhe, më në fund, zgjedhjet e 11 qershorit 2017, e dëshmuan këtë të vërtetë absolute, kur “Lista Serbe”, ishte përcaktuese e zgjedhjes , votimit të Qeverisë supërkriminale të Kosovës.

     

        Ngatërresa e qëllimshme e dy UÇK-ve

     Dihet botërisht se Shqipëria ka qenë ndër shtetet më diktatoriale dhe më të varfëra të botës. Por, megjithatë, ka qenë supërfuqi propagandistike, lehaqene, siç thuhet në zhargonin mediatik. “Komandantët”, pa ushtarë dhe pa beteja, të LPK-së, kopjuan nga komunistët shqiptarë të Hoxhës, ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, të shoqëruar me propagandëm lehaqene, se, kinse, po luftojnë pushtuesin. Ata kishin proklamuar themelimin e një UÇK-je, me datime e vende të ndryshme, herë dekada, e herë vite më parë. Por, kurrë nuk e organizuan në formacione ushtarake, ashtu si e pranojnë edhe vetë themeluesit e asaj “UÇK-je”, e cila mbeti fiktive, imaxhinare! 

     Gjithashtu, themeluesit pranojnë se nuk arritën “UÇK-në” e tyre ta aktivizojnë në luftime, nga sabotimi që i bënë luftës, kryesia puçiste e LPK-së: Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, me hafijet e tjerë të Serbisë. Ata, pra, themeluesit e kësaj “UÇK-je”, i quajnë të sipërpërmendurit “banditër, profiterë, spiunë të shteteve armike të Kosovës”. 

     Rrjedhimisht, kjo është “UÇK-ja” e SHIK-ut, e cila nuk ka hyrë në luftë kundër pushtuesit, por, me skuadrat, grupet e saj, ka ekzekutuar kundërshtarët politikë si dhe të pabindurit apo rivalët e saj, brenda llojit, pra, anëtarë të LPK-së. Dhe, si e tillë kjo “UÇK-e”, është kriminale dhe assesi nuk mund të identifikohet me UÇK-në e FARK-ut, e cila ka hyrë në luftë me formacione të organizuara ushtarake dhe me hierarki të komandimit. Kjo UÇK-e, i ka të njohura betejat dhe luftën e bërë, me datime dhe vend-beteja. Ndërkohë, që “UÇK-së” të SHIK-ut i mungojnë. 

     Ky është dallimi, prerja e madhe ndarëse, në mes të dy UÇK-ve, të cilat vetëm emërtesën dhe uniformën e kanë pasur të njëjtë dhe asgjë tjetër. Këtë të vërtetë, madje, sipërore, duhet ta mësojnë shqiptarët dhe opinioni botëror. Lufta e UÇK-së, nuk ka asgjë të përbashkët me vrasësit, për pushtet, të kundërshtarëve politikë. Individët dhe grupet kriminale, përfshi këtu Organizatën e tyre terroriste SHIK, nuk përfaqësojnë as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as popullin e Kosovës. 

     Mbrojtja e krimit dhe e kriminelëve, është fyerje e rëndë, për dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, qofshin ata të vrarë nga pushtuesit, apo veglat e tyre shqipfolës, gjatë apo pas luftës. Paradoksalisht, kryekriminelët vrasës, haraçxhinj, uzurpatorë të pasurive të brezave shqiptarë, hajna zyrtarë, janë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, kanë mediet, sistemin e drejtësisë dhe gjithëçka nën kontroll. Por, ka ardhur koha që populli t`i shporrë nga pushteti këta monstra neveritës. 

     Lëvizja Vetëvendosje, më sakt, disa kasnecë të saj, të mos krijojë mjegullnajë, me shpifje bajate, se, gjoja, LDK-ja “ka qenë dhe është kundër UÇK-së! Vetëvendosje duhet të faktorizohet se lufton kriminin dhe kriminelët. Qëndrimi, “kokën ke baba e bythët ke burri”, do ta devalvojë shumë në sytë e shqiptarëve. Majtizmi i Vetëvendosjes nuk është ekstrem, si ai i PAN-it, edhe pse partitë-banda deklarohen të djathta. Vetëvendosje ka anëtarësi të re, që nuk mund të jetë e komplekësuar me dogmën marroqe e deshtake komuniste. Ndoca që mund të kenë ngarkesa të tilla, ose reformohen, ose anashkalohen, pa ju dhënë mundësi ndikimi, komandimi. E ardhmja e saj është vetëm bashkërrugëtimi me LDK-në. Përndryshe, joshja pas banditëve të PAN-it, do ta zvetnonte e degradonte shumë. “Kurrizon vetëm varri e drejton!” 

     LDK-ja e ka bërë paqen dhe luftën. Anëtarësia e saj dhe populli i Kosovës i ka parë dhe dëgjuar betejat dhe luftën e Forcave të Armatorura të Republikës të Kosovës, UÇK-në e FARK-ut, të themeluar nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe kolonel Ahmet Krasniqi. Prandaj, e don, e çmon dhe e vlerëson lartë kontributin e saj, për çlirim dhe liri. Por, do të ishte jashtë çdo logjike, që LDK-ja ta dojë apo amnistojë “UÇK-në” e SHIK-ut, kriminelët e saj vrastarë, që kanë përgjakur LDK-në dhe Kosovën, të cilët kurrë nuk e futën në luftë të organizuar dhe të komanduar “UÇK-në” e tyre fiktive, të rrejshme.

     Po ilustroj: Hashim Thaçi, në televizionin “Euronews” e ka deklaruar: “Unë isha larg nga beteja e luftës. Fitorja e luftës ishte më shumë politike se sa ushtarake”. Televizioni Shqiptar, redaksia për Kosovën, e pushtuar, dhunshëm, nga halabakët e LPK-së, me ndihmën zyrtarëve filosllavë të Tiranës, transmentonte një stërvitje ushtarake në Malet e Martaneshit, të paktën, 200 kilometra larg Kosovës. Dhe, gazetari gënjente, duke e zhvendosur, diku, brenda Kosovës! Është e vërtetë se Hashimi me Kadrinë kanë ardhë në Maqedoni, prej nga i ka shoqëruar për në Kosovë, spiuni Fahrudin Gashi (Faruku), me leje të Serbisë, tani, i dënuar më 18 vjet burg, si vrasës, me librezë të SHIK-ut. Qëllimi i tyre ishte inspektimi i burgjeve të improvizuara rurale të “UÇK-së” të SHIK-ut. Këtë e faktojnë kuadrot e SHIK-ut. Me atë rast, Hashim Thaçi, i zhdepi në dru, “deri sa na shkue gjaku në lugë të b…”, thotë për vete dhe Cen Deskun, kryetari i LDK-ë të Malishevës, Jakup Kastrati. Edhe me këtë “luftë” mund të krenohet presedenti ynë! 

     Kjo kronologji, rrjedhë e ngjarjeve, dëshmon se kush luftoi dhe kush manipuloi opinionin për luftën. Si dhe domosdonë e krijimit të Gjykatës Speciale, për ta shpëtuar shtetin e Kosovës nga zhbërja.

 

          Drejtësia e dështuar vendore, imponoi Gjykatën Speciale

     “Komandantët” e “Rognerit”, listëbërësit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike, gjatë dhe pas luftës, kapën majat e pushtetit dhe të shtetit. Shantazhuan, kërcënuan prokurorinë, gjyqësinë, policinë, edhe duke vrarë ca syrësh. Bllokuan sistemin gjyqësor. Madje, ekzekutuan kuadrot e Hetuesisë Speciale të Prokurorisë së Pejës, ish-komandantë në Koshare, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj dhe plagosen kolegun e tyre Hysen Lataj. Për çudë, ekzekutori “rastisi” badiguard i një kryetari partie, të akuzuar për krime lufte. Vranë edhe dëshmitarë të mundshëm. 

     Cinikisht, i akuzuari i parë për vrasjen e dëshmitarëve, kërkon, “të paktën, Gjykata Speciale të zhvendoset në Kosovë!” Sa fort janë trimëruar pushtetarët!! Kjo gjendje kolapsi të organeve të drejtësisë, solli krijimin e Gjykatës Speciale, si e vetmja mundësi, për të hetuar krimet serike, përgjatë luftës dhe pas saj, të bëra kryesisht ndaj shqiptarëve të pafajshëm, madje, disa nga ata ishin në komandë të luftës dhe të tjerët, kryesisht, luftëtarë për lirinë e Kosovës.

     Gjykata Ndërkombëtare ishte, vërtet, tërësisht, politike, të paktën, ndaj shqiptarëve. Vrasës të ngeshëm dhe të shumëfishtë, u dënuan minimalisht, të tjerët u shpallën të pafajshëm!?! Qoftë edhe një vrasje, e bërë me paramendim, ndaj njeriut të pafajshëm, të paktën, meriton dënim të përjetshëm. Kështu vepron ligji në shtetet ligjore dhe demokratike.

     Shpresë e vetme, për ta shpëtuar Kosovën, të ngulfatur nga krimi masiv, mbetet Gjykata Speciale, edhe pse nga zhgënjimet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it, në popull ka shumë skepticizëm, mosbesim. “Komandantët” kiminelë janë në ethe, për ta zhbërë këtë Gjykatë, duke kalkuluar se, kinse, godetë “UÇK-në”. Tani vrastarët duan të identifikohen me UÇK-në e mirfilltë, atë të FARK-ut, të cilën, e kanë luftuar tmerrësisht e poshtërsisht, duke ia vrarë komandantët dhe oficerët e saj. Realisht, “UÇK-ja” e tyre është Organizata kriminale e terroriste SHIK, që ka përgjakur shqiptarët e Kosovës.

     Gjykata Speciale ka mangësi serioze. Mandati i kufizuar i saj, është paradoksal. Vrasjet janë të njëtrajtshme, me strukturë dhe komandë vrastare të njëjtë, si dhe qëllime të njëjta, për marrjen e pushtetit me dhunë e gjak, nga kundërshtarët politikë. Daljen tej këtij kufiri kohor, siç është viti 2000, “komandantët” vrasës, e kundështojnë me nervozizëm të skajshëm! Pse e bëjnë këtë, për derisa ngulmojnë se nuk kanë vrarë dhe as torturuar shqiptarët e pafajshëm?!

      “Këtu flen lepuri!” Gjysma e hetimit është i gatshëm, sepse frika presupozon fajësinë faktike, të urdhërdhënësve dhe të ekzekutorëve. Një tjetër marrëzi kufizuese është se “Gjykata Speciale nuk ka të drejtë të hapë çështje të reja hetimi, para se t`i hapë Prokuroria vendore!” Por, krimit nuk i skadon afati. Organet vendore mund të mos hapin kurrë çështje të reja të periudhës së kaluar. Sepse, po ta kishin bërë këtë, përgjatë 18 viteve të shkuara, do të ishte i panevojshëm krijimi, angazhimi i Gjykatës Speciale, për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve vendore.

     Fundja, Kosovën e kanë çliruar ndërkombëtarët. Edhe tani përkujdesën për sigurinë e saj. Çfarë ushtrie do të bënte Hashim Thaçi, kur i heq emrin e Republikës, nga FARK në FAK, pikërisht, ushtrisë?! Dhe, përse e bënë këtë Hasha u marruar? Sepse Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës i themeloi Ibrahim Rugova, afro tri dekada më parë. Dhe, këtë meritë nuk don t`ia pranojë, sepse ai me shokë, ka listuar dhe organizuar ekzekutimin e oficerëve luftëbërës të ushtrisë të Ibrahim Rugovës.  

     Hashim presidenti nuk ngopet së luftuari Presidentin shtetbërës të Kosovës. Për ta pamundësuar emërtimin e aeroportit me emrin që, realisht, i takon, gjykuar edhe nga praktika ndërkombëtare, i vë emrin e një bujku, qoftë ai edhe luftëtar, por, që nuk ka asnjë lidhje dhe as logjikë, pasi nuk ka pasur rastin të udhëtojë ndonjëherë me fluturake. Dhe, megjithatë, askush nuk ia kujton ahmakinë presidentit mjeran, madje, as deputetët dhe as gazetarët!!

          Banda e “Veteranëve” sfidon shtetin e Kosovës

     E quajmë bandë, madje, pa vrarje fare të ndërgjegjës, sepse krerët e Shoqatës të “Veteranëve” dhe shumica e ndjekësve të tyre, nuk janë veteranë, nuk kanë qenë ushtarë të mirëfilltë dhe nuk mund të identifikohn me asnjë betejë apo aksion të bërë. Të paktën, këtë ua kemi kërkuar publikisht dhe ata e kanë heshtur kërkesën tonë, sepse ne kemi fakte, andaj edhe flasim me shumë kompetencë. Kosova është e vogël dhe lufta nuk ka ndodhur në parahistori. Veç kësaj, pjesëmarrja faktike në luftë, ka qenë e vogël, pothuajse, simbolike, krahasuar me përqindjen e pjesëmarrësve në vendet tjera, në raste luftërash.

     “Komandantët”, pa ushtarë dhe pa beteja, u kujdesën fort që “ushtrinë” e SHIK-ut, ta ruajnë të organizuar, për ta shantazhuar popullin, me destabilizim të çdokohshëm. Shoqata e veteranëve, menjëherë pas luftës, u porosit t`a bëjë bashkimin e të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”. Për çdo arrestim, të cilitdo kriminel, ordinier, ekonomik apo vrastar, madje, apriori, paraprakisht, pa u interesua fajësia apo jo, në mënyrë idioteske, kriminale e rrugaçërore, si turma të nërkyera, të tërbuara, kanë marshuar rrugëve, bulevardeve të Kosovës. Vetëm atëherë, kur Policia e UNMIK-ut, ua ka treguar dhëmbët, janë zbythur si të dhjerë!

     Realisht, Policia Ndëkombëtare është treguar shumë e kujdesshme, madje, tepër e butë me kriminelët e SHIK-ut. Janë dënuar fare pak veta dhe, kryesisht, me dënime të buta. Ndërkohë, janë lënë të lirë shumë qindra kriminelë, për të mos thënë mijëra. Themi këtë se, duke qenë 1.820 njerëz, të ekzekutuar për motive politike, me pjesëmarrjen e disa atentatorëve, shifra e kriminelëve rezulton e lartë.

     Krerët e Shoqatës të “Veteranëve”, gjithëherë thirrën në vlerat e luftës, në vlerat e “UÇK-së”! Dhe, çfarë vlere ka një “UÇK-e” e SHIK-ut, e cila i ka ekzekutuar komandantët, oficerët e FARK-ut, bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova dhe veprimtarët e LDK-së?! Pse Shoqata e veteranëve dhe shoqatat simotra, bishtra të saj, nuk protestuan kurrë për vrasjen ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së?!? Këtu shihet hiçësia e tyre dhe dyshimi i madh se nuk janë as pjesë e luftës. Ish-kreu i kësaj Shoqate, Muharrem Xhemajli, ka qenë dajakxhinj në burgun rural të Likocit, Skënderaj! Ku mbeti Ali mjeshtri, që e detyruat poetin Tahir Deskun me ua sjellë në qendrën e burgut, por, nuk është parë kurrë më në jetë? Më vonë do të gjendej i vdekur edhe vet Desku!

     Protestat e mars-prillit 2004, të kurdisura nga Serbia, i organizuan dy partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja. Në krye të tyre ishin krerët qendrorë dhe lokalë të Shoqatës të “veteranëve” dhe shoqatat tjera, bishtra të saj. Sulmet vandale, mbi pleq e plaka, kallja e shtëpive dhe të kishave të tyre, bëri jehonë e bujë negative, në dëm të shqiptarëve. U vranë 28 vetë, shumica shqiptarë, djem të rinj, ndërsa horrat kriminelë ndejën pak muaj në burg dhe asgjë nuk pësuan! Dëmi shkatërrues u pagua nga Buxheti i Kosovës. Por, dëmi fatal ishte ai politik. Qendrat e Vendosjes Botërore dënuan, pa riparueshëm, Kosovën. Fillimisht, Decentralizimi, pra, fshat e komunë serbe, pastaj u kalua te Bashkësia e komunave serbe, për të ardhur ke “Zajednica”! Dhe, megjithatë, askush nuk kërkoi llogari nga “veteranët”, argatë të Serbisë!?

     Gjeneral Agim Çeku, i legenizuar, me fund, duke i bredhur të gjitha partitë, për të marrë ndonjë post, kryesisht, në partitë e krimit, pati deklaruar se “UÇK-ja” ka pasur mijëra ushtarë! Ai donte rritjen artificiale të “veteranëve”, për të krjuar një “ministri të veteranëve”, pra, donte të bëhej ministër, pavarësisht falsifikimeve enorme. Pra, të parin e këtij Komisioni, duhet vënë para përgjegjësisë, për thirrjen publike të bërë nga ai, për rritjen artificiale të  numrit të “veteranëve” të luftës. Gjeneral Çeku, me “komandantët” e tij vrastarë, me dhënien fallso të “dëshmisë të veteranit”, bëri pensionimin rinorë të mijëra vajzave dhe djemëve, duke dëmtuar e rrënuar buxhetin pakët të Kosovës tonë, të vjedhur, përtokur dhe poshtëtruar nga “komandantët” kriminelë.

     Detashmenti ushtarak i Kosharës, ka qenë më numeriku, me 2.552 ushtarë, dhe më i organizuari. Njësitë tjera ushtarake, brenda Kosovës, kanë qenë grupe të vogla. P.sh. kryeçetanikët Hamëz dhe Adem Jashari, kanë pasur 15 luftëtarë. Ushtarë efektivë mund të numërohen rreth 5.500 vetë. Shto këtu edhe aq rrethanorë, me shërbime anësore e periodike. Qeveria anatemonte “veteranët” e rremë, por jo ata që i kanë shitur dëshmitë deri edhe  5.000 euro! Pazarët e pista janë bërë me lejen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe banditëve të tjerë, të lidhur me shefat. Ngulmimi për t`u shpërblyer për luftën, është një lloj mercënarizmi. 

     Zakonisht, në vendet ballkanike, veteranët merrni një shtesë prej 100, p.sh. lekë në muaj, si shtesë e pensionit. Por, jo më parë. Kosova nuk duhej të ngarkohet me këtë barrë të përjetshme, për disa muaj armëmbajtje apo edhe luftë efektive. Personalisht dhe familjarisht kemi qenë në shërbim të luftës, në Kosovë dhe Shqipëri. Ata që kanë qenë nën armë, kanë “dëshminë e veteranit”. Ndërsa unë dhe 18 punëtorët e firmës time, si dhe familjarët tjerë të angazhuar në Emergjencën e Luftës, bartje armatimi të rëndë, në Malësinë Gjakovës dhe të Prizrenit, si dhe të bazës materiale për ushtrinë dhe ikanakët e Kosovës, me katër kamionë të tonazhit të madh, duke qenë edhe pikë-pritjeje e strehuese dhe shpërndarëse, nuk gëzojmë asnjë “dëshmi veterani”. Ndërkohë, unë njoh të tjerë, që kurrë nuk kanë kaluar Urën e Matit (të Zogut), dhe, megjithatë, janë shpërblyer me “dëshmi veterani”! Janë për lakmi Veteranët e ushtrisë të Ibrahim Rugovës. Ata janë të matur dhe nuk yryshohen as në protesta dhe as në blerjen e dëshmive.

     Qeveria Mustafa u tremb nga shantazhimi i rrugaçërisë të Shoqatës të “veteranëve” dhe filloi lëvrimin, dhënien e parave, me listat gjithë “bërllog” të “veteranëve”. Duhej garantuar meritorët, se pas verifikimit të listave, do të filloi dhënia e parave, që nga tani. Ramush kryeministri shau e premtoi se do t`i pastron listat, por askush më shumë se ai, nuk ka shitur “dëshmitë e veteranit”, duke siguruar një duzinë votash, për një “dëshmi”, plus paratë. Për këtë ka qenë e angazhuar një armatë e tërë. Pra, ishin vetëm fjalë e pordha të kryeministrit me halle e profan!

     E premtja e zezë flet më shumë se mijëra fjalë. Në krye të bandës të “Veteranëve”, dhe të 43 deputetëve, shumica të inkriminuar, për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, u vunë hiç më pak se presidenti Hashim Thaçi, kryeparlametari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj. Këta kryehorra, për ta shpëtuar lëkurën e tyre, janë gadi ta kallin Kosovën, ashtu siç bënë sivëllezërit e tyre ideologjikë, plot 20 vjet më parë, të cilët përkallën Shqipërinë, madje, pa i kursyer çerdhët, kopshtët, shkollat, bibliotekat, muzeumet…, për të ardhur, dhunshëm, në pushtet! Krimi është bashkuar në PAN, Kosova në rrezik. Bashkohuni për t`i shporrur maskarenjtë pushtetarë dhe zagarët e tyre “veteranë”!

Martin Luther King: “DUHET TË MËSOJMË TË JETOJMË SË BASHKU SI VËLLEZËR OSE DO VDESIM TË GJITHË SI BUDALLENJ” – Nga Frank Shkreli

Të hënën që kaloi, në Shtetet e Bashkuara u shënua dita kushtuar Martin Luther King-ut, predikatorit protestan, aktivistit dhe udhëheqsit të lëvizjes së të drejtave civile në Amerikë, nga viti 1954 e deri më 1968.  Është kjo një festë federale që shënohet çdo vit anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, të hënën e tretë të Janarit, e që përkon me ditëlinjen e tij më 15 të këtij muaji.  Martin Luther King-u njihet në historinë amerikane dhe botërore për rolin e tij paqësor në avancimin e të drejtave civile dhe të drejtave bazë të njeriut duke përdorur taktika dhe mjete paqësore, përfshirë mosbindjen civile, bazuar në besimin e tij të krishterë dhe frymëzuar nga aktivizmi i padhunë i Mahatma Gandhit.  Për veprimtarinë e tij paqësore, në mbështetje të drejtave civile për afrikano-amerikanët, gjatë 50-ave dhe 60-ave, atij iu akordua Çmimi Nobel për Paqë, duke u bërë kështu personi më i ri që mori këtë çmim prestigjoz ndërkombëtar, në vititn 1964.

 

Dita kushtuar Dr. Martin Luther King-ut është një festë dhe ditë pushimi për shumicën e amerikanëve, ashtu siç janë edhe festat e tjera federale dedikuar presidentëve të Amerikës ose datave kyçe të historisë amerikane, siç është Dita e Pavarësisë.  Sidomos në këtë ditë, media të ndryshme amerikane, përfshirë stacionet televizive, me këtë rast, kujtuan këtë burrë të madh duke i sjellur   publikut fjalime dhe citime frymëzuese të këtij personaliteti të historisë së Shteteve të Bashkuara.  Citimet dhe fjalimet e tija, megjithëse shqiptuar gjysëm shekulli më parë, tingëllojnë edhe sot gjithnjë aktuale, profetike, për të mos thënë biblike, jo vetëm për aktualitetin politik dhe shoqëror në Amerikë sot, por janë reflektuese edhe për situate të popujve kudo në botë, pasi ai fliste për vlera dhe të drejta universale të përbashkëta për çdo individ dhe për të gjithë popujt kudo, pa marrë parasyshë, racën, fenë ose origjinën etnike.

 

Njëri prej fjalimeve me rëndësi, por që ndoshta nuk tërheq aq shumë vëmendjen si fjalimet e tjera historike të njohura të tija — jo vetëm për nga përmbajtja por edhe për nga oratoria e udhëheqsit të të drejtave civile — ishte fjalimi i Martin Luther King-ut mbajtur në Katedralën Kombëtare në Uashington në mars të vitit 1968, para se të vritej në prill të vitit 1968.

Duke folur për atë që e ka quajtur si “revolucioni i madh teknologjik”, si edhe për “revolucionin në fushën e të drejtave të njeriut”, me shpërthimin e lirisë në botë ai ka thënë se, “Kurdoherë që diçka e re ndodhë në histori, sjellë me vete sfida dhe mundësi të reja…Për t’u përballur me këto sfida, ne duhet të kemi një persepktivë botërore.   Asnjë person nuk mund të jetojë vetëm, asnjë komb nuk mund të ekzistojë i vetëm.  Kushdo që mendon se mund të jetojë i izoluar nga bota, ai është duke fjetur gjatë gjithë kohës së revolucionit modern.  Bota në të cilën jetojmë është, gjeografikisht, një botë. Sfida, pra me të cilën përballemi është që t’a bëjmë botën një, në kuptimin e vëllazërimit” dhe bashkpunimit, ka thënë Dr. King-u në fjalimin e mbajtur në Katedralën Kombëtare në Uashington në vititn 1968.

 

Dr. Luther King ka thënë me atë rast se është e vërtetë se identiteti ose njësimi gjeografik i kësaj periudhe historike për njerëzimin ka ndodhur pikërisht për arsye të shpikjeve shkencore dhe teknologjike të njeriut modern.  Nepërmjet zbulimeve shkencore dhe teknologjike, njeriu modern ka bërë të mundur pothuaj zhdukjen e largësive gjeografike, gjë që na tregon se, “bota në të vërtetë është një fqinjësi, një mahallë.”

 

“Nepërmjet gjeniut tonë shkencor e teknologjik kemi krijuar një botë të afërt, të një fqinjësie të mirë me njëri tjetrit, por fatkeqsisht nuk kemi treguar angazhimin etik e moral që nga kjo fqinjësi të krijojmë një vëllazërim.  Por duam, a nuk duam, jemi të detyruar që të bëjmë një gjë të tillë, ashtuqë që të krijojmë në vëllazërim dhe bashkpunim me njëri tjetrin për të mirën e përbashkët.  Duhet të mësojmë të jetojmë me njëri tjetrin si vëllëzër ose për ndryshe do të vdesim të gjithë si budallenj”, është shprehur ai.  “Të gjithë jemi të lidhur me njëri tjetrin, kemi të njëjtin fat të përbashkët dhe “Çdo gjë që afekton njëri prej nesh drejtë për së drejti — indirekt, na prekë të gjithëve” duam e s’duam, ka thënë Martin Luther King.

 

Ai kishte cituar, poetin dhe klerikun anglez të gjysëm shekullit të 19-të, Xhon Donne,I  cili ka thënë se, “Asnjë individ nuk është dhe nuk mund të jetë një ishull në vetvete.  Çdo person është pjesë e këtij kontinenti…”   Ndërkaq,  duke folur për problemet e Amerikës të periudhës që ai jetoi, sidomos për trajtimin e keq të afrikano-amerikanëve nga shoqëria e atëhershme,  Martin Luther King ka cilësuar padrejtësitë raciale të atëhershme si “një barrë e afrikano-amerikanëve dhe si një turp i të bardhëve.”  Ai ka folur për argumentat e disa personave të periudhës së tij  të cilët thonin se problemet nuk mund të zgjidheshin menjëherë, se duhej kohë, se koha në të vëtetë, do të shëronte të gjitha plagët.  “Koha”, ka thënë ish-udhëheqsi i të drejtave civile në Amerikë, “është një mit e ky mit është se koha është neutrale, se ajo mund të përdoret për qëllime konstruktive dhe për të qëllime shkatërruese.”  Forcat e errëta, ka theksuar ai, e kanë përdorur më efektivisht se forcat e vullnetit të mire, justifikimin se koha do i sherojë të gjitha problemet.  Koha do ta tregojë, ka thënë ai, se “Do të duhet që ky brez, eventualisht, të pendohet për të bëmat e forcave të errëta dhe jo vetëm për fjalët dhe veprat e dhunës së tyre, por edhe për heshtjen e tmershme dhe për qëndrimet indiferente të njerëzve vullnet mirë e të cilët rrinë duarkryq” përballë problemeve me të cilat ballafqoset një shoqëri, duke u shprehur, “Prit se koha do t’i zgjidhë”.

 

Martin Luther King në fjalimin e tij në Uashington në mars të vitit 1968 ka thënë se asgjë në histori nuk ndodhë vet-vetiu.  “Por, ngjarjet ndodhin si përfundim i përpjekjeve të vazhdueshme dhe punës së palodhëshme të individëve të dedikuar ndaj kauzave të drejta e të cilët janë të gatëshëm të jenë edhe bashkpuntorë të Perendisë.  Pa një punë të rëndë dhe pa përpjekje të vazhdueshme, koha në vet-vete, bëhet aleate e ngushtë e forcave primitive të stagnimit shoqëror, është shprehur ai.  Koha për të vepruar është tani. “Kështuqë duhet të jemi bashkpuntorë të kohës dhe të jemi të vetdijshëm se koha është gjithmonë e përshtatëshme për të bërë mirë, për të bërë atë që duhet bërë”, për të mirën e përbashkët.

 

Mesazhi i Martin Luther King-ut 50- vjet më parë ashtu si dhe sot është “vëllazërimi” dhe “bashkpunimi” midis forcave vullnet mira, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim për të zhdukur  problemet e shoqërive moderne, siç janë respekti për jetën e njeriut, liria dhe drejtësia e barbartë për të gjithë, zhdukja e varfërisë, diskriminimit dhe probleme të tjera shoqërore – të cilat megjithë arritjet e shkencës dhe të teknologjisë moderne – nuk mund të zgjidhen pa “vëllazërim” e  bashkpunim me njëri tjetrin, sipas Martin Luther King-ut, pasi asnjë njeri nuk është ishull në vetvete.  “Nëqoftse njeriu nuk ka punë as të ardhura, ai nga ana tjetër nuk ka as jetë, as liri, as mundësinë për të qenë i kënaqur”.  Duke njoftuar protesta paqësore kundër diskriminimit, “Kemi ardhur në Uashington”, përfundoi Martin Luther King fjalimin e tij në Katedralën Kombëtare të kryeqytetit amerikan në vitin 1968, “Për t’u angazhuar në një veprim dramatik paqësor, për t’u kujtuar të gjithëve hendekun e madh që ekziston midis premtimeve të bëra dhe mos- realizimit të premtimeve të dhëna.  Për ta bërë të padukshmen, të dukshme”, theksoi ai duke paralajmëruar se, “Asgjë nuk do të realizohet drejtë zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria, nëqoftse njerëzit vullnet mirë rrinë duarkryq me shpresen se koha do t’i zgjidhë eventualisht problemet.  Është mesazhi i Martin Luther King-ut, para 50-vitesh se tani është koha për veprim që “vëllazërisht” dhe në bashkpunim me njëri tjetrin dhe në mënyrë paqësore të zgjidhen problemet me të cilat përballet cilado shoqëri, sepse koha nuk pret, por shkon në favor të forcave të errëta të shoqërisë, të cilat e përdorin kohën për qëllime dhe interesa personale, por shkatërruese dhe në dëm të interesave për të mirën e përbashkët të shoqërisë.  Megjithkëtë, Martin Luther King ishte optimist se liria më në fund do të fitohej, “Sepse si trashëgimia e shënjtë e kombit tonë ashtu si dhe vullneti i përjetëshëm i të Madhit Zot, janë të mishëruara në kërkesat tona për  të drejta të barabarta.  Ashtuqë, sado i errët të jetë horizonti, sado të thella të jenë ndjenjat e zemërimit dhe sado të dhunëshme të mund të jenë përplasjet, më në fund do t’ia dalim”, nëqoftse mësojmë të jetojmë së bashku si vëllëzër, ka përfunduar Dr. Martin Luther King-u fjalimin e tij në Katedralën Kombëtare, në mars të vitit 1968.

Skënderbeizmi ynë – Esé nga Skënder Buçpapaj

Skënderbeizmi nuk ekziston si term. Ndërsa si fjalë po e përdor unë për herë të parë.

Shqiptarët e duan Skënderbeun deri në adhurim, e vlerësojnë deri në kult. Po të tjerët a e vlerësojnë sa e meriton heroin tonë më të lavdishëm dhe më të shquar kombëtar? Kjo, mendoj unë, është pyetja e parë që meriton t’ia bëjmë vetes.

Fjalori Enciklopedik Britanik ia kushton këto fjali:

“Skënderbegu – Gjergj Kastrioti (1405-1468). Udhëheqës shqiptar. Bir i princit të Matit, ai u dha në moshë të re peng te sulltani turk. Ai shërbeu në ushtrinë turke dhe iu dha emri Skënder e grada bej. Më 1444 ai e braktisi shërbimin turk dhe iu bashkua vendasve të tij shqiptarë kundër turqve; duke organizuar një lidhje të princave shqiptar, ai u zgjodh kryekomandant. Më 1444-1466 ai i zbrapsi 13 mësymje turke; triumfi i tij ndaj ushtrive të Muratit II më 1450 e bëri atë hero në botën Perëndimore. Pas vdekjes së tij, sidoqoftë, Shqipëria shpejt u bë pjesë e perandorisë Otomane. Skënderbeu nderohet si hero kombëtar i Shqipërisë.”

(Skanderbeg /’skän-der-,beg/ orig. Gjergj Kastrioti (1405-1468). Albanian leader. Son of the princ of Emathia, he was given early as a hostage to the Turkish sultan. He served in the Turkish army and was given the name Iskander and the rank of bey. In 1444 he abandoned the Turkish service and joined his Albanian countrymen against the Turks; organizing a league of Albanian princes, he was elected commander in chief. In 1444-66 he repulsed 13 Turkish invasions; his defeat of Murad II’ armies in 1450 made him a hero in the Western world. After his death, however, Albania soon became part of the Ottoman empire. Skanderg is regarded as the national hero of Albania.)

Këto janë shtatë fjalitë që e përcaktojnë në të vërtetë vendin që i është dhënë zyrtarisht Skënderbeut në historinë botërore. Tek lexon zërat e plotë në enciklopeditë perëndimore, kupton se, përveç hollësive më të shumta, në thelb asgjë nuk ndryshon, për më shumë apo për më pak, përfshirë edhe gabimet historike që nuk mungojnë, në vlerësimin ndaj figurës së Skënderbeut. Ndonëse i pranuar si hero edhe i botës perëndimore, tekstet për të nuk shoqërohen me fotografinë e tij, çka ndodh vetëm me figurat e rendit të parë.

Historia jonë përballë miteve të fqinjëve tanë

Sipas interpretimit të tillë, Skënderbeu bëri jehonë në botën Perëndimore e u mbajt si hero vetëm për disfatën që ua shkaktoi ushtrive të Muratit II më 1450.

Tek lexon zërat Skënderbeu, Shqipëria, Perandoria Otomane, Turqia e tjerë, del se enciklopeditë perëndimore vlerësojnë disa faktorë pengues dhe dobësues të Perandorisë Otomane si lufta e Timurit e vitit 1402, shkatërrimi i flotës otomane më 1571 në Betejën e Lepantos, humbja e forcave otomane në rrethimin e Vjenës më 1683, luftërat Ruso-Turke të Shekullit XVIII, luftërat me Austrinë dhe Poloninë. Këto zhvillime dhe korrupsioni e shthurja e brendshme ishin, sipas enciklopedive, faktorët që e shndërruan Turqinë në “të sëmurën e Evropës”, dhe çuan në humbjen e territoreve të pushtuara prej saj në Evropë, Afrikë dhe Azi, pra në rënien dhe shpërbërjen përfundimtare të Perandorisë Otomane që daton në vitin 1922.

Si ndodhi që atdheu i Skënderbeut të copëtohej nga Fuqitë e Mëdha të Evropës në dobi të fqinjve të saj? Edhe kjo pjesë e mbetur, madje, ishte vendosur nga po këto fuqi më 1914 t’iu ndahej fqinjëve tanë në njërën anë dhe në anën tjetër të Adriatikut. Vetëm Presidenti Uillson dhe Amerika e shpëtuan shtetin e sotëm të Shqipërisë nga kthetrat e “mirënjohësve” të Skënderbeut, të cilët donin ta fshinin nga harta vendin e shqiponjave. Ky vizion i mbrapshtë i Evropës Plakë, duke krijuar me tokat tona Greqinë e Madhe e Serbinë e Madhe, i prishi përfundimisht ekuilibret gjeopolitike në gadishull dhe kontinent.

Fqinjët serbë u shpërblyen për mitin e tyre të Betejës së humbur të Kosovës, të vitit 1389. E zhvilluar më 13 deri më 28 qershor 1389, kjo betejë, siç e tregon edhe emri i saj, ndodhi në territorin shqiptar dhe shqiptarët ishin një pjesë e rëndësishme e koalicionit ballkanik. U humb pikërisht nga prijësit e atëhershëm serbë, të cilët u shitën tek Otomanët për hir të një vasaliteti të favorshëm ndaj turqve. Edhe beteja e dytë e konsideruar vendimtare, si përpjekja e fundit e madhe e kryqtarëve për ta çliruar Ballkanin nga turqit, u zhvillua mes vllahohungarezëve dhe turqve, duke u fituar nga këta të fundit.

Historiografia jonë ka heshtur për Betejën e Kosovës duke ia falur kështu Serbisë një kapitull në historinë e raporteve të gadishullit e të vetë Evropës me Perandorinë Otomane. Në vitin 1989 Serbia e Millosheviçit shënoi bujshëm në Kosovë, në tokën tonë 600 vjetorin e kësaj beteje. Aty, para syve të Evropës së sotme, shpalli moton hitleriane “ku ka serbë, është Serbi”. Në emër të kësaj beteje të humbur, ku vendi i tij gjoja u flijua për Evropën, kryekasapi i Ballkanit ndërmori vargun e masakrave dhe barbarive, me të cilat diskreditoi rëndë Evropën, i pengoi dhe vonoi në mënyrë vendimtare proceset integruese evropiane e perëndimore të pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke kryer genocid në zemër të Evropës ndaj popujve të mirëfilltë evropianë siç janë kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.

Heshtja e historiografisë sonë, ulja zërit atje ku duhet ngritur zëri, janë pjesë e kapitullimit të saj përballë miteve të fqinjëve tanë në dobi të vetën dhe në dëm të shqiptarëve. Duke mos qenë pjesë e tryezave politike, diplomatike e shkencore, fqinjët tanë, politika e tyre, diplomacia e tyre bënë sa mundën për t’i përdorur mitet e tyre si histori dhe këtë në kurriz të historisë sonë, për ta shndërruar kështu në bumerang atë që e kemi të vetmin thesar, historinë tonë, histori mijëravjeçare e ilirëve, arbërve dhe e shqiptarëve të sotëm.

Në këtë kontekst, fqinjët tanë iu kanë dhënë të gatshme historiografive perëndimore falsifikime të rolit tonë në Perandorinë Otomane. Ashtu si gjatë Perandorisë Romake e asaj Bizantine, ishte e natyrshme që ne të kishim rolin tonë edhe në Perandorinë Otomane. Kjo nuk do të thotë se fqinjët tanë e kursyen rolin e tyre në shërbim të saj. Elitat ekonomike, financiare, diplomatike dhe ushtarake të Perandorisë ishin ballkanase, kryesisht shqiptare, serbe dhe greke. Këtë e konfirmon edhe historiografia e sotme turke, edhe historiografitë e sotme perëndimore. Perandorisë i shërbyen të krishterët dhe myslimanët e saj, i shërbyen edhe të krishterët e myslimanët shqiptarë.

Historiografia, politika dhe diplomacia e fqinjëve dhe e aleatëve të tyre manipulon me faktin se ne mund të jemi myslimanizuar më shumë se fqinjët tanë. Dhe këtë e paskemi përdorur kundër fqinjëve tanë. Sipas kësaj teorie, kjo e ka ligjëruar gjithë atë që ka ndodhur nga periudha në prag të Kongresit të Berlinit e deri sot. Shpërnguljet e mëdha masive të shqiptarëve, genocidi sistematik, deri mohimi i autoktonisë sonë u mbështet mbi mëtimin e fqinjëve se po shpërngulej, po shfarosej një popull mysliman joevropian, një popull joautokton vendi i të cilit është në Azi, në Afrikë, në Australi dhe kudo tjetër, por jo në atdheun e tyre në Evropë.

Të ashtuquajturat bëmat tona ndaj fqinjëve në kuadrin e Perandorisë Otomane janë krejtësisht të trilluara, krejtësisht të padokumentuara. Është i vërtetë dhe i dokumentuar kundërshtimi ynë i pareshtur ndaj Perandorisë, është e vërtetë dhe e dokumentuar përpjekja jonë dhe prirja jonë për të krijuar aleanca me të gjithë fqinjët tanë për të dalë së bashku nga zgjedha e Perandorisë. Janë të vërteta dhe të dokumentuara përpjekjet e fqinjëve tanë për t’i përdorur aleancat ndërmjet tyre dhe me fuqitë e huaja mbështetëse në dëmin fatal ndaj shqiptarëve.

 

Simboli i bashkimit dhe unitetit nuk mund të shndërrohet në mollë sherri midis të krishterëve e myslimanëve dhe në mjet të përçarjes

 

Skënderbeu në historinë tonë dhe në konstitucionin tonë është një figurë me integritet absolutisht të pacënueshëm. Teksa lehtësohet nga pesha e legjendës, teksa bëhet më real dhe më njerëzor, më tokësor Skënderbeu bëhet më i plotë, më tërësor, më i dobishëm për çështjen tonë kombëtare, përfshirë përmasën e integrimeve tona të brendshme dhe perëndimore.

Nga koha kur unë, për shembull, kam filluar të njihem me figurën e Skënderbeut përfytyrimi individual dhe kolektiv i shqiptarëve ndaj tij ka ndryshuar jo pak. Është thënë se Skënderbeu u muar peng në oborrin e sulltanit kur ai ishte 6 vjeçar. Në fakt Skënderbeu shkoi në Stamboll në moshën e rekrutimit ushtarak, sipas sistemit të jeniçerëve. Enciklopeditë shkruajnë: “Jeniçerët ishin trupa elite të perandorisë Otomane nga fundit i shekullit XIV deri në vitin 1826. Ushtarët e saj kryehere ishin të krishterë ballkanas të cilët ishin të konvertuar nëpërmjet synetit. Rregullat strikte të fillimit, më vonë të braktisura, detyronin beqarinë. Në vitin 1826 ata ngritën krye për të mos pranuar reformimin perëndimor të ushtrisë dhe të gjithë u vranë kur Sulltan Mahmuti II i bombardoi kazermat e tyre dhe i ekzekutoi të mbijetuarit.”

Të udhëhequr nga Skënderbeu dhe të frymëzuar nga shembulli i tij, shqiptarët e mbërthyen Perandorinë Otomane në terrenin e tyre nga viti 1444 deri në vitin 1479, pra edhe 11 vjet pas vdekjes së kryekomandantit të tyre. Pra, plot 35 vjet. Vetëm pas rënies së Shkodrës, qytetit të fundit të rëndësishëm të pushtuar nga otomanët, ushtrive turke iu liruan duart për të ndërmarrë beteja të fuqishme në Mesdhe apo në veri të Gadishullit Ilirik drejt Evropës Qendrore. Kjo periudhë e Shekullit XV e përcaktoi edhe traditën e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe perandorisë. Edhe kur shqiptarët ishin shumicë krishtere, edhe kur u bënë shumicë myslimane, kryengritjet, mosbindjet, sfidat e tyre ndaj perandorisë Otomane nuk reshtën asnjëherë, ndonëse kryesisht të vetmuara, pa aleanca të brendshme a të jashtme, herë të tjera në aleanca fatkeqe.

Në kapërcyell të Shekujve XVII-XVIII shqiptarët patën pashallëqe të cilat ishin në njëfarë mënyre shtetet e para që iu shkëputën në një periudhë të konsiderueshme pushtetit të Portës së Lartë. Pashallëku i Madh i Janinës (1787-1822) u shtri gati në gjithë jugun shqiptar. Pashallëku i Beratit (1761-1810) u shtri nga Berati deri në Elbasan. Pashallëku i Madh i Shkodrës (1771-1831) u shtri nga veriperëndimi shqiptar deri në Manastir.

Ishin myslimanë të gjithë krerët shqiptarë të cilët u bënë viktima të Masakrës së Manastirit të vitit 1830, ku u vranë dhe u varën rreth 1 000 veta dhe rreth 500 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm.

Pjesë të tëra të hapësirës shqiptare nuk u qeverisën asnjëherë nga Perandoria, por u vetëqeverisën mbi bazën e kanuneve të tyre shqiptare.

Si rezultat, gjatë pushtimit disashekullor otoman, arriti të ruhet e pacënuar substanca shqiptare, gjuha, gjaku, familja, marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndërfamiljare, ndërkrahinore, ndërfetare, u forcuan institucionet e besës, bujarisë, mikpritjes e tjerë. Mbi të gjitha, Kodi i Familjes mbeti krejtësisht shqiptar.

Shqiptarët nga kjo perandori dolën me tri praktika fetare. Ata do të ishin të vetmit në ish Perandorinë Bizantine dhe atë Otomane që ruajtën edhe praktikën fetare katolike, pra, edhe përmasën e tyre perëndimore gati dymijëvjeçare.

Shqiptarët trashëguan nga Perandoria Otomane një prapambetje të madhe. Të gjithë popujt dhe kombet e perandorisë, edhe vetë turqit, trashëguan një prapambetje të madhe. Por shqiptarët, krahasuar me fqinjët, të cilët u nxuarën nga aleatët e tyre shumë më herët nga zgjedha turke, trashëguan një prapambetje të gjithanshme.

Skënderbeu në kuadrin e doktrinës sonë kombëtare mund të jetë vetëm frymëzues i bashkimit të shqiptarëve. Ai nuk i përket vetëm vendlindjes së tij, nuk i përket vetëm krahinës së prejardhjes së familjes së tij, nuk i përket vetëm një praktike fetare të caktuar, ai është i përbashkëti kryesor i shqiptarëve në të gjitha këto përkatësi. Asnjë figurë tjetër në themel të kombeve të mëdha nuk i përmban ato të dhëna e ato të tipare që ka Skënderbeu, duke u shndërruar përfundimisht në përcaktues të fatit të atdheut dhe të kombit të vet. Rilindja Kombëtare Shqiptare, brezi gjenial intelekual që ndërtoi vizionin e saj, mu për këtë arsye u mbështet tek Skënderbeu, tek trashëgimia e tij luftarake fitimtare për ta bërë Shqipërinë dhe për t’i bërë shqiptarët.

Jeronim De Rada, i pari, e personifikonte Skënderbeun me shekullin e tij, me shekullin e shqiptarëve, kur shkruante poemën e famshme epike ‘Skënderbeu i pafat’ (Skanderbegu i pafanë). Shekulli i Madh i shqiptarëve ishte Shekulli i Pafat i shqiptarëve. Rilindasit deshën që Shekullin e Skënderbeut ta rikthenin qindra vjet më vonë. Shpresa e vizionarëve të mëdhenj të kombit u mbajt e gjallë se, në mos Shekulli XIX, patjetër Shekulli XX do të ishte Shekulli i Shqiptarëve. Naim Frashëri tek “Historia e Skënderbeut” e shikon atë si shpëtimtarin e mëmëdheut. Faik Konica kur risillte flamurin e Skënderbeut këtë shpresonte. Fan Noli kur shkruante poezinë për flamurin e Skënderbeut si pajtues i Islamit me Krishterimin, këtë donte. Kadare, kur thotë “një emër Gjergj e kish si Diellin,/tjetrin si Hënën, Skënderbe”, këtë do.

 

Folklorizimi i figurës së Skënderbeut

Diktatura komuniste u përpoq të manipulonte me figurën e Skënderbeut dhe të epokës së Skënderbeut. Sipas këtij manipulimi, shqiptarët po i rijetonin këtë figurë dhe këtë epokë tek udhëheqësi i tyre komunist dhe tek “epoka” komuniste, si një shembull tjetër i përkryer i qëndresës ndaj supërfuqive të kohës. Falë dëshirës për të mitizuar Enver Hoxhën dhe “epokën e tij”, famtirësisht, u investua për ta ndriçuar deri diku figurën dhe epokën e Skënderbeut. Dhe shkenca jonë pati disa arritje në këtë drejtim, sado që ishin të kufizuara për shkak të rrethanave të vetizolimit të vendit edhe në rrafshin shkencor.

Edhe më herët figura e Skënderbeut dhe epoka e tij ishin manipuluar, por komunizmi e shndërroi këtë në manipulim ideologjik. Dhe kjo solli edhe foklorizimin e tyre të tepëruar.

Gjatë komunizmit Skënderbeu nuk mund të ishte frymëzues i bashkimit dhe unitetit ndërshqiptar. Lufta e klasave ishte mjeti i kundërt i skënderbeizmit, ishte përçarje mes shqiptarëve të të gjitha përkatësive.

Folklorizmi përçarës vazhdon edhe në fushatat e pandërprera të pasmonizmit, tashmë edhe me mjete të tjera ideologjike.

Kryesuesit e fushatave orvaten ta shndërrojnë Skënderbeun në tabû për një palë të caktuar të shqiptarëve, sipas tyre, jo të denjë dhe në thelb papajtues me Skënderbeun dhe çfarë përfaqëson ai.

Sipas tyre, meqë turqit paskan një ndjenjë të caktuar për Skënderbeun, edhe myslimanët shqiptarë nuk ka si të mos e kenë të njëjtën ndjenjë për Skënderbeun.

Kjo logjikë do të sillte përfundimin tjetër të gabuar se meqë fqinjët tanë kanë një ndenjë të caktuar për Skënderbeun, edhe shqiptarët e tjerë nuk ka si të mos e kenë të njëjtën ndjenjë për Skënderbeun.

Skënderbeu, në asnjë mënyrë, nuk ka pse të shërbejë si mjet pengues në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Turqia moderne nuk e ka shikuar dhe nuk e shikon Skënderbeun si pengesë në marrëdhëniet me shqiptarët. Asnjë bashkëbisedues i niveleve të larta turke, në komunikimet përkatëse me shqiptarët, nuk e ka shprehur ndonjëherë këtë lloj paragjykimi. Marrëdhëniet e mira me Turqinë mund të shërbejnë për të ndriçuar më tej Skënderbeun dhe epokën e tij nëpërmjet arkivave të vendit mik.

Natyrisht, Skënderbeu është një temë e arsyeshme e parapëlqyer në bisedat me zyrtarë ndërkombëtarë. Do pranuar sot, megjithatë, se shpesh në përfytyrimet e tyre, edhe më dashamiret, heroi ynë është njëfarë Vilhelm Teli shqiptar, njëfarë Til Ulenshpigeli shqiptar apo njëfarë Robin Hudi shqiptar. Por heroi ynë nuk është një harkëtar i vetmuar, nuk është një kalorës aventurash, nuk është një bamirës gojëdhënash. Është një ndër gjeneralët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, është një epokë nga më të lavdishmet e të gjitha kohërave, mishërim i heroizmit të njërit prej popujve dhe kombeve evropianë më të hershëm dhe më të martirizuar.

Jehona e veprës heroike të Skënderbeut, siç përmendet në Fjalorin Enciklopedik Britanik, daton nga viti 1450. Figura e Skënderbeut u bë frymëzuese në Evropë për t’i dhënë përgjigje kërcënimit që përbënte kjo perandori për të. Historianë, shkrimtarë, kompozitorë, piktorë të mëdhenj ua kujtuan elitave të vendeve të tyre në Perëndim shembullin e Skënderbeut.

Bajroni ishte i pari që ia rikujtonte Perëndimit modern, ua rikujtonte edhe shqiptarëve figurën frymëzuese të Skënderbeut, ua kujtonte se Shqipëria është vendi ku lindi Skënderi, po edhe Skënderi i dikurshëm, Aleksandri i Madh. Kjo ndodhte në fillim të Shekullit XIX, pikërisht në vitet 1808-1812, kur botohej poema “Childe Harold’s Pilgrimage”, Udhëtimet e djaloshit Harold. Në frymën romantike do ta sillte në qendër të saj këtë figurë edhe letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare. Kujtesa evropiane, megjithatë, e mori në mënyrën më të mbrapshtë të mundshme porosinë e historisë. Ajo vendosi që atdheu i Skënderbeut, vendi i Shqiponjave, kombi i pasardhësve të Skënderbeut të copëtoheshin pa mëshirë për hir të urive imperialiste të fqinjve tanë.

Riaktualizimi gjoja “antineo-otoman” i Skënderbeut në ditët tona

 

Pas shpartallimit të Perandorisë Otomane edhe jehona e figurës dhe veprës së Skënderbeut do të largoheshin disi nga vëmendja e politikës në Perëndim. Figura e tij, epoka e tij, historia e atdheut dhe e kombit shqiptar do të lexoheshin në syzet e fqinjve tanë. Nuk do të shpërbleheshin për meritat e tyre, për flijimin e tyre në dobi të Evropës dhe në dëmin e vetes, por si mbartës të një mëkati në të vërtetë të paqenë.

 

Në ditët e sotme, në kuadrin e gjoja rritjes së ndjeshmërisë ndaj shfaqjes së “neo-otomanizmit” në Turqi, siç konsiderohet ndikimi në rritje i këtij vendi në hapësirat e dikurshme të perandorisë, para së gjithash në Ballkan, përfshirë dhe hapësirat shqiptare, po përjetojmë një riaktualizim të mbrapshtë të figurës së Skënderbeut, në kundërvënie të plotë me epokën e tij, me simbolikën e tij. Është një riaktualizim folklorik që synon ta shndërrojë Skënderbeun në një nga mjetet e përçarjes së shumëfishtë të shqiptarëve në bazë të përkatësive dhe nënpërkatësive të tyre gjeografike, natyrore, ideologjike, shpirtërore e tjerë. Kjo gjoja i intereson integrimit të shqiptarëve në Perëndim, iu intereson aleatëve tanë Perëndimorë. Sipas tyre, futja e kësaj fryme tek shqiptarët do t’i rreshtojë ata në zbrapsjen e ndikimit të sotëm “neo-otoman”, madje, edhe më larg, edhe shumë më larg se kaq. Në fakt, kjo frymë iu intereson të gjithë atyre që duan t’i marrin fajet dhe mëkatet nga sa më larg, gjeografikisht apo historikisht, për t’ua vënë në kurriz shqiptarëve. Kjo iu intereson armiqve të shqiptarëve, por kurrsesi miqve apo aleatëve të shqiptarëve.

 

Si ata që, nga gjoja pozitat e mbrojtësve të zjarrtë të myslimanizmit, e sulmojnë Skënderbeun, si ata që, nga pozitat e gjoja mbrojtësve të zjarrtë të Skënderbeut, i sulmojnë myslimanët shqiptarë, në fakt janë në pozita antishqiptare. Një ndër të përbashkëtat e tyre është injoranca që ata manifestojnë ndaj temave përkatëse.

 

Këto fushata, pa dyshim, financohen haptas nga fondacione të ndryshme, por edhe fshehtas nga burime të tjera të ndryshme.

 

Është shumë e qartë se të gjithë këta ua lexojnë edhe nëpër duar, pra jo vetëm nëpër biblioteka, letrat fqinjëve tanë, Akademive të tyre të Shkencave, Institucioneve të tyre shpirtërore, të cilat, ia mohojnë heroit tonë edhe identitetin e përbashkët me ne.

 

Nëse vizioni dhe misioni i Rlindjes sonë Kombëtare, siç e përmenda më lart, ishte bërja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, misioni dhe deliri i lëvizjes së sotme anti-Rilindje është zhbërja e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe dihet se kujt i leverdis më shumë e kujt më pak ky mision dhe ky delir.

 

Me një fjalë, skënderbeizmi që sot po manifestojmë ne shqiptarët është fallso, është i rremë, i pasinqertë.

 

Më 28 nëntor 2017, filloi Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut. 550 vjetori i vdekjes së Heroit tonë më të shquar e më të lavdishëm Kombëtar, do pranuar, e gjen kombin tonë pa një vizion zyrtar ndaj figurës dhe epokës së tij, ndaj vazhdimësisë së idealeve të tij. Një vizion zyrtar nuk mund të ndërtohet mbi këtë mentalitet që sundon në politikën tonë zyrtare. Ai mund të ndërtohet vetëm nga mendjet vizionare të çliruara nga komplekset e trashëguara të inferioritetit ndaj historiografive antishqiptare.

 

Skënderbeu nuk mund të vihet në dritë të plotë duke zhytur në muzg pasardhësit e tij, duke njollosur pasardhësit e tij mbi paragjykime të huazuara prej faktorëve antishqiptarë. Skënderbeu nuk mund të lartësohet duke përgjithësuar raste e dukuri të shkëputura në dëm të bashkësisë së caktuar. Skënderbeu dhe kombi shqiptar janë të pandashëm. Ose triumfojnë bashkë, ose fundosen bashkë.

 

Atje ku mungon shteti ligjor, atje ku mungon sundimi i ligjit, edhe vlera më e pashembullt dhe më origjinale e kombi tonë, harmonia fetare midis tri praktikave fetare të monoteizmit (besimi në një Zot të vetëm), mund të vihen nën goditje, mund të marrin tronditjen që nuk e morën as gjatë periudhës së ateizmit tonë, të kurorëzuar më se 50 vjet më parë, në vitin 1967.

 

Viti i Skënderbeut, nuk mund të ndreqë gjithçka, por mund të jetë vendimtar për ta sjellë Skënderbeun në një dritë sa më të plotë të kohës së sotme. Kjo mund të realizohet duke e sjellë në një dritë sa më të plotë bashkëkohore edhe epokën e tij, gjeneralët e tij, bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e tjerë të tyre, gjithë kohën e tij dhe të shqiptarëve.

 

Vetëm nëpërmjet ndriçimit sa më të plotë e sa më të drejtë të epokës së tij dhe vazhdimësisë së saj gjatë gjthë ekzistencës së Perandorisë Otomane, figura e Skënderbeut do të mund të mbushet me indet dhe me nervat, të cilat i mungojnë në historiografinë e derisotme, në përfytyrimin dhe në vlerësimin real ndaj tij.

 

Vetëm nëpërmjet imponimit të optikës sonë në leximin dhe kuptimin e historisë sonë e jo nëpërmjet interpretimeve të fqinjëve tanë, ne mund të arrijmë të vëmë në dritë të plotë e të pashtrembërueshme të vërtetën tonë kombëtare.

 

Dhe kështu do të bëhet realitet profecia rilindase dhe Shekulli XXI do të jetë vërtet Shekulli i Shqiptarëve.

A DO MARRË FUND PAFTYRËSIA E JOTE NDONJIHERE O FATMIR LIMAJ – Nga Bardh M. Nengurra

( KUR DO KËNDELLESH O POPULL BUDALLË )

Sapo pash disa sekuenca të gjykimit të Fatmir Limajt që po mbahet në Gjakovë .

Fatmir Limaj per të satën here asht para drejtësisë per akuza të randa e këtë here per vrasjen e dy civilve shqiptar gjatë luftës në Kosovë.

Disa here e kam lexue LIBRIN E GINISIT ku janë të shenueme rekorde të të gjitha natyrave dhe formave, por quditem se si në atë liber nuk asht edhe i ashtuqujtuni Komandant Çeliku nga Banja e Malishevës i cili që 18 vjet ndiqet dhe hetohet nga prokuror të Kosovës e edhe nga ata të UNMIK-ut ( ma heret ) dhe EULEKS-it tash per krime të randa si janë: vrasje dhe maltretime të robve të luftës, vrasje të deshmitarve, abuzime me parat publike dhe korrupsion të shumave milionshe ( euro kuptohet ) dhe ja tash gjykimi i ti i radhës per vrasjen e dy civilve shqiptar, dy shqiptarve të cilet Fatmir Limaj i ka njoft mirë sepse ata kan qenë të fshatrave afer me fshatin e Fatmir Limajt.

Unë nuk do flas këtu per vrasjet sepse as nuk i kam njoftë viktimat e as nuk i di rrethanat se si u vranë ata, pos që di se ata janë vra dhe këtë e mesova nga shtypi dhe ato që i shruejn ata që kan informata.  Unë per vrasjet mund të them vetem këtë;  a asht rastësi që i akuzuem dhe i dyshuem per tana këto vrasje e edhe per plagosjen e aktivistit të LDK-së z. Fetah Rudi, per korrupsion dhe zhvatje të parasë publike asht gjithmonë Fatmir Limaj?! Përgjigjen le ta jap vetë lexuesi i këti shkrimi.

Unë këtu deshta ta trajtojë nji temë tjetër që ka të baj me Fatmir Limaj. Desha tu baj pyetje prokurorve dhe gjyqëtarve në Kosovë se a jan lodhë tu mbajt seanca banale dhe teatrale kunder këti njeriu mafioz ( per mendimin tim ) e të cilit asnjihere nuk po kan guxim ti shqiptojnë nji fajsi. Pra ta vertetojnë fajsinë e ti se nuk mendojë me i shqiptue fajsi nese asht i pafajshem?!

A turpnoheni ju o prokuror dhe ju gjykatës , mos para popullit dhe familjeve tueja , atëhere para pasqyres kur i shifni surratet tueja të qorodituna që janë refleksion i ftyrave të njerzve idiot të padinjitet dhe të pa ndërgjegje.

A frigoheni se ndërgjegjet e juaja do ju ndjekin pas  edhe në varre dhe se po ju leni turpin e perjetshem pasardhësve tuej? Jo juve as nuk frigoheni sepse budallët dhe injorantet nuk din as me u trimnue kur duhet e as me u frigue.

Juve jeni të inkriminuem dhe fajtor aq sa asht fajtor njeriu të cilin juve nuk e gjykoni dhe nuk e denoni asnjihere sado qe që 18 vite e ndiqni dhe akuzoni.

Unë jetojë në Norvegji qe nga viti 1989. Kam pas dy tri raste kur kam ra ndesh me drejtësinë këtu. Jam gjykue dhe denue dhe sado që jam mundue të mbrohem e ta shpall veten i pafajshem, unë atëhere e edhe sot e pranojë se kam qen fajtor. Dhe veprat e mia kan qen konflikt verbal me komshin heren e parë me çrast ai fjalën time; ti thej brinjet , e merr si kerrcnim të rrezikshem dhe gjykata mi shqipton 21 ditë burg në vitin 1997 në Tønsberg në Norvegji.

Heren e dytë akuzohem per tentim të shfrytzimit të damshperblimit nga kompania e sigurimeve dhe sado që unë as nuk kam pas njohuni e as kam ba vepren megjithate vepren e ka ba djali im dhe unë si prind per shkak të moshes ti nen 18 vjet jam denue me 60 ditë burg. Në të dyja rastet jam mundue ta shpall pafajsinë time sepse nuk më shkohej në birucë , por gjithmonë pasi ka perfundue gjithçka e kam pranue se nuk më ka ardh era kot sepse e kisha hanger hudren unë. Dhe per të dyja rastet kam pas avokat mbrojtës. Jua them se per ti pague punën avokates A. K Bohinen mu ka dasht me marr kreditkartele dhe tri vjet kam pague kredinë per te.

Në Norvegji e pa dyshim edhe gjithandej në shtetet prendimore ora e punës e avokatit asht sa paga mujore e nji pastruesi. Vetem nji telefonatë me 5 minuta konsultim me avokatin ketu në Norvegji kushton 3000 krona apo 300 euro.

Neve jemi deshmitar se si ” Komandant ” Fatmir Limaj qe 18 vjet veç avokatve vendor si Tahir Rrecin e Bajram Tmaven ai ka permanent të punsuem per ta mbrojtë Fatmirin nji avokat zezak amerikan.

Unë baj pyetjen se ku i merr parat Fatmir Limaj ta paguen atë avokat?!

Baj pyetjen se pse ti o budallë popull nuk ngrite zanin tand me e shtrue këtë pyetje?!

Baj pyetjen Fatmir Limajt, a ke ftyrë ti o njeri? Si nuk turpnohesh me këto vepra tuat? Po pse o burr ashtu si akuzohesh e ndiqesh ti nuk po ndiqen e nuk po akuzohen p.sh. vëllaznit e tu të cilet dasht e pa dasht kan qen pjesë e strukturave tuat?! Pse akuzohesh gjithmonë vetem ti?!

Fatmir Limaj a ndihesh mirë kur edhe lopet e Dukagjinit dhe edhe bullicat e Prekorupës e edhe Drenicës e din se ti ke ba vepra dhe krime, ke vjedhë paranë publike dhe ke korruptue sa ke mujt. Fatmir po mos ti kishe realizue veprimet e tua korruptive ku do i mirrje ti parat per ta pague avokatin amerikan?

Juve popull budalla që bani kolonën e gjat me kilometra per ta prit Fatmirin kur del nga gjykata dhe i aplaudoni me ovacione a ju shkon mendja se juve ( shumica e jush ) nuk e keni as buukën per darkë per familjet e jueja ndersa dilni e zgërvalleni si çmendurak të gëzuem që nji njeri milioner ka arritë per të saten here ta blen pafajsinë e vetë. Ka arritë ta shkerdhej sistemin e derjtësisë së shtetit tuej. A ju shkon mendja se ku i merr eurot Fatmir Limaj per ta ble lirinë, per ta pague avokatin amerikan e edhe nga disa avokat vendor? Jo nuk ju shkon mendja juve sepse juve jeni aq injorant sa as hunden e juej se shifni.

Juve njerëz të struktuave pushtetore të Kosovës a keni ftyrë kur bashkoheni me turmat injorante dhe festoni bashk blerjen e pafajsisë së Fatmir Limajt?

Dhe juve tjer pushtetar të rangut pak ma të naltë a keni ftyre kur në banketin që Fatmir Limaj e organizon per ta demostrue force e vetë të njeriut mafioz dhe ju tu ngran mish si qenet e tërbuem jo vetem se perqyrraveni kinse po kendoni kangë patriotike, por edhe ja kersitni rafale me armët e jueja ilegale. Unë kur i shof videot që ju vetë i postoni në facebook me vjen neveri. Ju padyshim se ndiheni krenar. Turp.

Aftësia e Fatmir Limajt per tu shpall gjithmonë i afajshem dhe organizimi i banketeve per këte, mu mi perkujton veprimet e kapabandes mafioze të Sicilisë në Itali.    Turpi ju mbuloftë dhe mallkue qofshit me sojë e sorolop sikur thojnë në Jug të Shqipnisë.

16.01.2018

BE dhe SHBA të ndalin instrumentalizmin e vrasjes – As Xhinxhiçin as Oliver Ivanoviçin nuk i kanë vrarë shqiptarët! Nga Elida Buçpapaj

Sot në veriun e Mitrovicës u vra në mënyrë kriminale lideri i pakicës serbe Oliver Ivanoviç;

kjo ngjarje tragjike ngjau dy dekada pas përfundimit të konfliktit të Kosovës dhe dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë,

vrasja e Oliver Ivanoviçit, kryetari i Iniciativës Qytetare SDP ka bërë bujë, sepse lideri i pakicës serbe ka qenë shumë i përfshirë në politikë këta njëzet vjet,

ai gjithashtu e fliste shqipen në mënyrë perfekte.

Oliver Ivanoviçi ishte dënuar përpara dy vitesh në Gjykatën Themelore të Mitrovicës me 9 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civilëve gjatë viteve 1999 dhe 2000.

Pastaj ishte liruar pasi e njëjta gjykatë kish vendosur që Oliver Ivanoviq të mbrohet në liri.

Në një intervistë që kishte dhënë në shtator të vitit të kaluar për gazetën e njohur serbe “Vreme”, ai e kish përshkruar situatën në veriun e Mitrovicës si “tejet të tensionuar”, duke theksuar se popullata serbe “nuk frikohet nga shqiptarët, por nga serbët”!

Por, menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia ngriti gishtin dhe fajësoi shqiptarët e Kosovës si vrasës.

Si vrasës kolektiv!

Ky qëndrim absurd i Serbisë vjen pasi Beogradi nuk ka hequr dorë nga synimet territoriale ndaj Kosovës që mbrohet nga KFOR-i, sepse Kosova nuk ka ushtrinë e saj.

Veriu i Mitrovicës ka mbetur gjithmonë problematik, pasi aty ka funksionuar sistemi paralel dhe kjo zonë vijon të mbetet nën kontrollin e Beogradit, bandave dhe trafikantëve të të gjitha ngjyrave.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit i fryn erës së dhunës, sepse u instrumentalizua menjëherë nga Beogradi.

Sapo u dha lajmi i vrasjes, Beogradi menjëherë ka ndërprerë dialogun me Kosovën në Bruksel!

Kësisoj në mënyrë a priori Beogradi paragjykoi se vrasësi ishte shqiptar.

Kur asnjë organ i policisë apo drejtësisë në veriun e Mitrovicës nuk e ka zbuluar ende se kush e kreu aktin kriminal,

Beogradi i ndërpreu bisedimet duke i inkriminuar a priori shqiptarët si killera, terroristë dhe vrasës.

Ndërprerja e dialogut nga Serbia në Bruksel ishte brutal,

sepse për një vrasje ende pa autor, Serbia fajësoi kolektivisht gjithë shqiptarët e Kosovës!

Do të ishte njëlloj sikur për krimet e Milosheviçit, shqiptarët të fajësonin gjithë serbët!

Shqiptarët e Kosovës nuk duan konflikt.

Trajtimi i pakicës serbe në Kosovë është shembullor për rajonin dhe gjithë BE!

Kosova është krenare për mënyrën se si i trajton pakicat.

Sikur Kosova trajton pakicën serbe, ashtu do të duhet të trajtojë edhe Serbia pakicën shqiptare!

Dialogu ka në themel barazinë e interesit bilateral.

Serbia nuk duhet të luajë rolin e viktimës.

Nuk ishte Serbia në konfliktin 1998-1999 viktimë e Kosovës, por Kosova ishte viktimë e regjimit të Milosheviçit.

Kosova është për paqe dhe integrime të përbashkëta me Serbinë në BE, ndërsa sovraniteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

Mjerisht midis Milosheviçit të 1998-1999 dhe Beogradit të sotshëm nuk ka ndryshuar asgjë në raport me Kosovën.

Beogradi vijon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Beogradi vijon ta shohë Kosovën si pjesë të Serbisë.

Atë që Milosheviçi synonte ta realizonte me spastrim etnik dhe genocid, Beogradi ka 20 vjet që synon ta realizojë përmes diplomacisë.

Beogradi ka filluar një fushatë diplomatike me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta anullojnë njohjen e tyre.

Ky akt i paprecedent i Serbisët duhej të mos pranohej nga BE dhe SHBA, sepse është kthim prapa kur pavarësia territoriale e Kosovës është e patjetërsueshme.

Strategjia e kthimit pas të Serbisë bie ndesh me sigurinë dhe paqen afatgjatë në rajon, bie ndesh edhe me dialogun që udhëheq Brukseli!

Brukseli po ashtu duhej të reagonte ashpër menjëherë kur Beogradi instrumentalizoi vrasjen e Ivanoviqit për të ndërprerë bisedimet me Kosovën.

Vrasja e Oliver Ivanoviqit është kriminale! Por nuk janë kriminelë shqiptarët e Kosovës!

Emergjente është kapja dhe dënimi i vrasësit!

Beogradi që e kontrollon Veriun e Mitrovicës i ka të gjitha mundësitë që ta kapë vrasësin,

por nga ana tjetër Beogradi nuk mund të bëjë përgjegjës në mënyrë kolektive si fajtor të gjithë shqiptarët e Kosovës!

Sikur nuk e kanë vrarë shqiptarët Zoran Xhinxhiçin!

As Oliver Ivanoviçin nuk e kanë vrarë shqiptarët!

Të kapet menjëherë vrasësi dhe të ndërpritet menjëherë fushata për të instrumentalizuar vrasjen!

 

Kthimi i ushtrisë së vdekur greke – Nga Gani Mehmetaj

 

Greqia po kthehet në Shqipëri me ushtrinë e vdekur. Fantazmat e ushtarëve që vranë e dogjën territoret shqiptare nga Çamëria deri në Pogradecin e Lasgushit e Mitrush Kutelit, do të bredhin edhe kohë të gjatë nëpër këto hapësira. Eshtrat e ushtarëve pushtues nuk do të dërgohen në atdheun e tyre, ku e kishin vendin, por do të mbillen si patatet në atdheun e shqiptarëve. Dhe nderimi do t’u bëhet si të ishin dëshmorë e çlirimtarë, ndërsa nuk ishin as dëshmorë, as çlirimtarë, ishin vrasës të shqiptarëve e pushtues të Shqipërisë.

Sikur Greqia të ishte vend demokratik, grekët do të kërkonin llogari nga qeveritë e tyre pse i dërguan bijtë të lënë kokat në një vend të huaj. Por grekët nuk e kanë traditë demokracinë, prandaj lejojnë që qeveria me të vrarët të bëjnë histori të rreme, të dëshmojnë për një lavdi që nuk e patën. Ushtarët grekë ranë pa lavdi në shtetin e huaj.

Kështu, sipas marrëveshjes – diktat të Athinës me Tiranën, përderisa mijëra varreza do të mbjellën gjithandej jugut të Shqipërisë, për ironi shqiptarët që u vranë nga këta ushtarë, s’kanë varre as shenj. Një pjesë e ushtarëve grekë ranë nga ushtria italiane, dmth dy pushtues ia hëngrën kokën njëri-tjetrit në tokën shqiptare, një pjesë mund të jenë vrarë më të drejtë nga shqiptarët patriotë, sepse grekët u futën pykë në territorin shqiptar, prandaj s’kishin ç’prisnin tjetër.

Ndërtimi i varreve përkujtimore për ushtrinë e vdekur greke, do t’ua rikujtojë shqiptarëve jo vetëm krimet greke, por do t’ua kujtojë pafuqinë e tyre kombëtare me qeveritë e shitura e të pa zonja të mbrojnë dinjitetin e kombit e integritetin shtetëror.

Varret e ushtarëve grekë në territorin shqiptar ta kujton romanin e Xhorxh Oruellit “Ferma e kafshëve”, por ta kujtojnë romanin edhe më të famshëm të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Shqipëria është vend i absurdit orvelian e fantashkencës holivudiane që s’ta kap mendja.

Nuk besoj që ka shembull tjetër në Evropë e në botë, kur shteti ua lejon ushtrive pushtuese të ndërtojnë varreza përkujtimore. Imagjinojeni Francën të lejonte varreza të trupave pushtuese gjermane!

Të njëjtën gjë po e bënë Turqia me ringjalljen e fantazmat osmane: me xhami, mejtepe e armatë hoxhallarësh që po e rrënojnë shtetit e kombin shqiptarë.

 

Gjyshi nga Shqipëria, shtetësia nga Serbia – Nga Shaban Murati

Nëse dëshironi të mësoni thelbin e politikës që ka ndjekur një kryeministër, një ministër apo një deputet i shteteve ballkanike, mjafton të shikoni se çfarë shtetësia të re merr ai pas lënies së postit. Kjo është zgjidhja e rebusit se çfarë politike dhe qëndrimi ka ndjekur ndaj Kosovës dhe ndaj Shqipërisë ish-kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, i cili në datën 11 janar 2018 mori shtetësinë e Serbisë.

Ky akt është i habitshëm, sepse nuk ka një përgjigje se për çfarë ia dha Serbia shtetësinë serbe ish-kryeministrit rumun. Viktor Ponta nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kërkesat e ligjit të Serbisë për marrjen e shtetësisë. Viktor Ponta nuk ka jetuar dhe as ka punuar shumë vite në Serbi, që të thuhet për shkak të qëndrimit të gjatë në atë vend. Viktor Ponta nuk e ka as gruan me origjinë serbe, por e ka rumune, kështu që as me martesë nuk mund ta justifikojë shtetësinë. Nuk e justifikon dot as me ndonjë lidhje gjaku apo familjare të të parëve të tij me Serbinë dhe me shtetin serb.

Ish-kryeministri i Rumanisë e ka prejardhjen nga Shqipëria, madje të një kohë të afërt dhe jo në mesjetë. Siç deklaroi ai vetë në konferencën e shtypit në Tiranë, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri në 18 mars 2014: “Gjyshi im ka ardhur në Rumani nga Voskopoja”. Do të ishte e natyrshme që ish-kryeministri Viktor Ponta të kërkonte shtetësinë shqiptare. Por me gjithë origjinën dhe gjyshin nga Shqipëria, ai kërkoi dhe mori shtetësinë nga Serbia.

Duke qenë se Viktor Ponta është një ish-kryeministër dhe për më tepër është sot kryetar i Komitetit parlamentar të Rumanisë për Çështjet Europiane, pra një politikan dhe parlamentar i nivelit të lartë me ndikim në formulimin e politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve të Rumanisë me vendet e rajonit, shtetësia e re serbe e tij ngre disa pikëpyetje lidhur me qëndrimin e tij dhe të Rumanisë ndaj Kosovës dhe ndaj Shqipërisë.

Është e kuptueshme se akordimi i shtetësisë serbe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ish-kryeministrin dhe kryetarin e komitetit parlamentar rumun është shprehje zyrtare e një mirënjohje të thellë për veprimtarinë dhe për qëndrimet proserbe, që ai ka mbajtur në postin e kryeministrit dhe në postin e tanishëm të kryetarit të komitetit parlamentar rumun për çështjet europiane. Akordimi i shtetësisë serbe për ish-kryeministrin rumun është shkallë mirënjohje e Serbisë ndaj tij, më e madhe se çdo dekoratë e lartë serbe. Duket e qartë pse ia dha Serbia shtetësinë, por është e paqartë përse ish-kryeministri rumun e mori këtë shtetësi, çka të shtyn tek lidhje të dyshimta dhe okulte, si ato për të cilat dikur një president rumun e pat akuzuar për lidhje me shërbimin famëkeq sekret komunist, sekuritate. Në Ballkan gjithmonë gjërat janë më të komplikuara nga sa duken.

Kur Viktor Ponta u bë kryeministër i Rumanisë në maj të vitit 2012 në disa qarqe politike dhe diplomatike shqiptare, nuk e di për çfarë arsye, u ngrit një shpresë e madhe se Rumania më në fund do ta ndryshonte qëndrimin e saj negativ ndaj Kosovës dhe do ta njihte atë. Origjina shqiptare e kryeministrit dhe e gjyshit, që nuk duhet të harrohet nga ai, dhe disa siguri që kryeministri rumun shpërndau në intimitetet e tavolinave të pritjes, duket se nxitën disa qarqe shqiptare të shpresojnë, dhe madje ta propagandojnë, se Rumania do të rreshtohet në familjen e shteteve, që e kanë njohur Kosovën. Madje në Tiranë u nxituan ta vlerësonin qëndrimin e kryeministrit Viktor Ponta për Kosovën dhe të shprehnin besimin se në një kohë të shkurtër Rumania do ta njihte Kosovën. Vetë kryeministri Viktor Ponta, në një intervistë me një gazetë të Kosovës në 27 maj 2015, lidhur me njohjen e Kosovës, deklaroi se “Gjërat kanë ndryshuar. Qeveritë janë ndërruar dhe disa vendime të reja për njohjen e Kosovës mund të bëhen”.

Por “nipi i Voskopojës” harroi edhe gjyshin, edhe Voskopojën, edhe Shqipërinë, dhe nuk ndërmori asnjë hap që Rumania të njihte Kosovën. Nëna adoptuese Serbi duket ishte më e fuqishme se gjyshja Shqipëri dhe kryeministri Viktor Ponta e harroi Kosovën gjatë mandatit kryeministror, siç e ka harruar më shumë tani, që mban postin e kryetarit të komitetit parlamentar rumun dhe është bërë shtetas serb dhe këshilltar i presidentit serb.

Akordimi i shtetësisë nga Serbia është një akt politik zyrtar i besimit dhe i mirënjohjes për atë që Beogradi rri çdo ditë duke lavdëruar shtetet, që nuk e kanë njohur Kosovën. Me sa duket, ky kontribut duhet të jetë merita kryesore e politikanit dhe parlamentarit të lartë Viktor Ponta për marrjen e shtetësisë së Serbisë.

Marrja e shtetësisë së dytë nga një ish-kryeministër, ish-president, ish-ministër apo nga deputetë të parlamentit, nuk është e njëjta gjë me marrjen e shtetësisë së dytë nga një qytetar i zakonshëm. Në rastin e zyrtarëve dhe politikanëve të lartë përzihen lidhjet dhe interesat politike dhe kombëtare të shtetit që të jep shtetësinë, me personazhin politik, që e merr shtetësinë. Pikërisht pse ka komplikacione dhe shumë të panjohura, një nga shtetet më demokratike të botës, Australia, me Kushtetutë e ka të ndaluar për deputetët të kenë shtetësi të dytë, dhe kohët e fundit ka përjashtuar nga parlamenti i vet të gjithë deputetët, që kishin fshehur shtetësinë e dytë, duke përfshirë edhe disa ministra të qeverisë.

Marrja e shtetësisë serbe nga ish-kryeministri dhe sot kryetar i Komitetit parlamentar për Çështjet Europiane, nga pikëpamja shqiptare është një veprim negativ për raportet rajonale dhe për raportet e Rumanisë me shtetet, të cilat kanë çështje të hapura midis tyre, si Serbia me Kosovën. Është i njëjti veprim negativ, që bëri ish-kryeministri maqedonas dhe deputet i parlamentit, Lupço Georgievski, i cili pas ikjes nga posti kryeministror mori menjëherë shtetësinë bullgare. Si në rastin e ish-kryeministrit maqedonas, ashtu dhe në rastin e ish-kryeministrit rumun, dekriptohet lehtë se çfarë politikash dhe çfarë interesash kanë ndjekur ata në kohën, që drejtonin qeveritë e vendeve të tyre.

Rasti i “nipit nga Shqipëria”, që mori shtetësinë nga Serbia, nxjerr në skenë një problem të rëndësishëm të marrëdhënieve dhe të etikës diplomatike në nivelet më të larta. Kjo që ndodhi me ish-kryeministrin Viktor Ponta, që do më shumë Serbinë se Kosovën e Shqipërinë, tregon se sa e gabuar është të nxitosh në diplomaci që t’i afishosh dhe t’i shpallësh “miq të shqiptarëve” apo “miq të Shqipërisë” njërin apo tjetrin politikan ballkanik. Ka një sëmundje të vjetër të politikës dhe të shtetit shqiptar, ku titullarë të tyre qysh në takimet e para me homologët ballkanikë vrapojnë t’i cilësojnë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Ka mbetur si rast manuali në MPJ ai i një ish-ministri të Jashtëm shqiptar, i cili vinte nga një fushë që nuk ka asnjë lidhje me politikën e jashtme dhe me diplomacinë, dhe të cilit i rastisi që në ditët e para të zhvillonte vizitë në Greqi, dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm grek me fjalët “i dashur miku im” dhe direkt vetëm me emrin e homologut. Nuk është fjala vetëm se ish ministri ynë shkakton buzëqeshje ironike për këtë shprehje miqësie ndaj homologut, të cilin e takonte për herë të parë. Çështja është se çfarë kompleksi inferioriteti krijohet midis Shqipërisë dhe shtetit, të cilit titullarët e politikës dhe të shtetit tonë i drejtohen pa e merituar me fjalët “miku i shqiptarëve apo miku i Shqipërisë”. Shembujt janë të panumërt, por mjaft të kujtojmë euforinë idiote shqiptare për Papuliasin, Papandreun, Pangallosin, etj.

Në diplomaci miqësitë reale nuk krijohen brenda ditës. Sidomos miqësitë apo miqtë midis shteteve nuk krijohen brenda ditës. Ka një rregull të artë në diplomaci që nuk mund t’i japësh homologut titullin “miku im”, nëse ai nuk është mik i shtetit tënd. Sepse përkufizimi i fjalës “mik” në marrëdhëniet ndërshtetërore ka përmbajtje politike, kombëtare dhe diplomatike. Mjafton të shohësh fjalimet e krerëve të shteteve dhe të diplomacive perëndimore dhe do të keni vështirësi të madhe të gjeni njëherë që mikpritësi francez apo gjerman t’i thotë shtetarit mysafir nga një vend aleat i BE apo i NATO-s “mik i francezëve apo mik i gjermanëve”.

Politika dhe diplomacia shqiptare, duke ardhur nga një traditë e retorikës bizantine dhe komuniste, ku internacionalizmi është mbi interesin kombëtar, nuk kanë arritur ende të shkëputen nga sindromat e së kaluarës. Këto janë çështje të rëndësishme dhe delikate, sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk i kanë aq të shumtë miqtë në Ballkan dhe nuk do të dëshironim që të zhgënjeheshim përsëri nga miqtë fals të ahengjeve ballkanike, siç ndodhi me ish-kryeministrin e Rumanisë apo “nipin e Voskopojës”.

GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU – I PËRGJITHMONËSHMI I FISIT SHQIPTAR – Nga Frank Shkreli

 

Kështu e pat cilësuar Fatosin e Kombit Shqiptar, Papa Pali VI me rastin e ceremonive që janë zhvilluar në Romë në vitin 1968, në kujtim të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbe.  Kremtimet me këtë rast zgjatën plot katër ditë në Romë dhe në Vatikan, ku udhëheqsi i atëherëshëm i Kishës Katolike Papa Pali VI priti pasardhësit e Skenderbeut në qytetin e përjetshëm, shqiptarë mërgimtarë nga Evropa, Amerika dhe më gjërë.

 

Ndërkohë që viti 2018 është shpallur nga qeveritë e Tiranës dhe të Prishtinës, por edhe nga Kisha Katolike në trevat shqiptare dhe në diasporë si viti i Gjergj Kastriotit Skendërbe, kanë filluar tashmë përgatitjet për të shënuar 17 Janarin si ditën kur ndërroi jetë Heroi i kombit Shqiptar, ndërsa janë në plan të zhvillohen programe të ndryshme kulturore, akademiko-shkencore dhe ceremoni të ndryshme, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe anë e mbanë botës ku ka shqiptarë, gjatë gjithë këtij viti.  Këtu në Shtetet e Bashkuara kanë filluar përgatitjet dhe janë njoftuar disa kremtime fillestare për të shënuar këtë përvjetor me rëndësi historike, ku shqiptarët pa dallim feje a krahine, ashtu siç janë bashkuar gjithëherë për raste të tilla, do të bashkohen edhe kësaj radhe për të kujtuar heroin e tyre kombëtar, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes, këtë javë dhe gjatë gjithë këtij viti.

 

Ishte pikërisht, 50-vjetë më parë që diaspora shqiptare qe bashkuar në Romë dhe në Vatikan për të shënuar 500-vjetorin e vdekjes së Kryetrimit të Kombit shqiptar dhe të verpimtarisë së tij epike. Me ndihmën e Vatikanit dhe Papa Palit të VI, të Arbëreshëve dhe të diasporës shqiptare të njohur në Romë në atë kohë, përfshirë Profesor Ernest Koliqin dhe të tjerë, shqiptarët mërgimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, me arbëreshët e Italisë — të gjithë të bashkuar në Romë dhe në Vatikan ( me përjashtim të përfaqësimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës)  – i treguan botës dinjitetin kombëtar dhe krenarinë e tyre duke nderuar Fatosin e tyre të Madh.    500-vjetori i Vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbe ishte gjithashtu një rast që vuri në dukje respektin e Vatikanit për Heroin e Shqipztarëve dhe për kombin shqiptar në përgjithësi.

 

Papa Pali VI, i cili luajti në rol të rëndësishëm në ceremoninë e 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, është njëri prej papëve që nuk njihet aq mirë ndër shqiptarët, pasi jetoi dhe veproi gjatë luftës së ftohtë kur feja ishte e ndaluar me ligj në Shqipëri ndërkohë ishte edhe kulmi i vrasjeve, përndjekjeve dhe i persekutimeve të klerit katolik në Shqipëri, në një kohë kur Shqipëria komuniste ishte shpallur, “shteti i parë ateist në botë”dhe regjimi komunist i Enver Hoxhës e quante Vatikanin si “qëndrën e obskurantizmit botëror”.   Megjithkëtë, besimi i Papa Palit VI në vlerat, në traditat dhe vetitë cilësuese të shqiptarëve, si dhe respekti i tij ndaj historisë së shqiptarëve dhe vuajtjeve të tyre në përgjithësi, e sidomos respekti i tij ndaj Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotit – Skendërbe, u tregua me pritjen entuziaste që ai u bëri shqiptarëve në vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Fatosit kombëtar të shqiptarëve.

 

               

 

Shqiptarët kishin shkuar në Romë për të festuar 500-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit nga të gjitha anët e botës, përveç Shqipërisë komuniste.  Kishin vajtur atje arbëreshët e Italisë, shqiptarë nga Kosova, mërgimtarë nga Evropa dhe Australia dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Organizata Pan-shqiptare Vatra ishte e pranishme në krye të një delegacioni shqiptaro-amerikanësh, që i printe i ndjeri Anthony Athanas.  Ishin këto festime e kujtime 3-4 ditëshe në Romë dhe në Vatikan më 1968, ku mërgimtarët e ri të arratisur nga murtaja e komunizmit e shekullit 20 u bashkuan me arbëreshët që ishin detyruar të largoheshin nga trojet e tyre nga otomanët, pesë shekuj më parë. U bashkuan në Romë dhe në Vatikan për një takim vëllazërimi, rreth heroit të tyre kombëtar, pa dallim feje e krahine — ashtu si ishte dikurë dhe si duhet të jetë edhe sot – të bashkuar ashtu siç i do Gjergj Kastrioti Skenderbe.  Revista Shëjzat e botuesit Ernest Koliqi, në një përshkrim të gjatë të festimeve, shkruante se emëri i Shqipërisë dhe i Fatosit të saj Gjergj Kastrioti -Skënderbeu gjatë festimeve të 500-vjetorit, bëri jehonë anë e mbanë botës, si asnjë herë më parë, falë kryesisht edhe fjalimit që mbajti me atë rast para shqiptarëve të mbledhur në Vatikan, Papa Pali i VI dhe i cili u transmetua anë e mbanë botës.  Në fjalimin e shpërndarë nga media ndërkombëtare e kohës, Papa Pali i VI iu drejtua shqiptarëve të pranishëm dhe “gjakut të shprishur”, të përhapur anë e mbanë botës, me këto fjalë:

 

“Bijë fort të dashur Shqiptarë,

Po ju sjellim një mirëseardhje të veçantë në këtë ditë që jeni mbledhur për të kujtuar 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit – Skanderbeg, fatosit tuaj të emërit të krishterë, pranë kësaj Selie Apostolike, të cilën mund ta konsideroni si shtëpinë tuaj atnore.

 

Ne ju shohim me kënaqsi, pse e dijmë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonëshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë (fjalë këto që Papa Pali i VI i tha në gjuhën shqipe).

 

Fatosi Skandërbeg ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet se bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale.  Këto virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lënë në roje trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në mërgim.

 

                            Papa Pali VI

 

Dhe nëqoftse se historia ju ka parë të shtypur e të shpërndarë, mirësia e Zotit ka premtuar që ju, me të gjitha të mirat e gjakut tuaj të shprishur, (edhe këto fjalë Papa Pali i VI i tha në shqip) me veprimtarinë e gjallë që e kini në shpirt dhe me njohuri të fituara, u bëtë urë miqësishë e bashkpunimesh, dhe në këtë mënyrë jeni bërë para-ardhësit e ekumenizmit modern.

SHOK-DILEMA: 200 MIJË SHTETAS MIRATOJNË KRIMIN! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Kur Dr. Rugova, i pyetur nga “Zëri i Amerikës”, në vitin 1990, se çfarë mendon për “Ballin Kombëtar”, të udhëhequr nga djali i Abdyl Frashërit, Mit`hati, Ai u gjegj se “Balli Kombëtar” ishte parti nacionaliste, që luftoi për Shqipërinë Etnike, për bashkimin kombëtar”. Dhe, kjo mjaftoi që e gjithë e majta e Kosovës, Shqipërisë dhe e trevave të tjera shqiptare, t`i kundërvihej Ibrahim Rugovës, dje dhe sot, pas 27 vitësh!

     Pjesë e kësaj lukunie ishte edhe publicisti i mirënjohur, Veton Surroi. Ai, me gazetën e tij, “Koha ditore”, më vonë edhe me KTV-në e tij, me mbështetjen morale dhe financiare ndërkombëtare, gjithnjë si i parë i shoqërisë civile, ka qenë një kundërshtar aktiv i Dr. Ibrahim Rugovës, i LDK-së së Tij dhe i programit nacional, kombëtar të Tij.

     Gjatë luftës në Kosovë, zoti Surroi ishte vënë në shërbim të “komandantëve” të “UÇK-së”, madje, pa rezerva. ” Thonjëzoj “UÇK-në” e “komandantëve”, pa ushtarë dhe pa beteja, sepse ajo ishte dhe mbeti “UÇK-ja” e SHIK-ut, e cila sabotoi luftën në Kosovë dhe përgjaku UÇK-në e FARK-ut, të cilën Surroi, qëllimshëm, e heshti, sikur të mos ekzistonte fare, edhe pse ajo e bëri luftën! Po ashtu, u pajtua me përgjakjen e LDK-së, nga “UÇK-ja” e SHIK-ut, duke mos i denoncuar krimet serike, të bandës së LPK-së, me SHIK-un e saj vrastar.

     Pas luftës, Veton Surroi formoi partinë “Ora”. U bë edhe deputet dhe u koalicionua me partinë-bandë, PDK-në. Edhe së vdekuri vazhdoi ta luftonte Dr. Rugovën, duke kundërshtuar ndërtimin e memorialit, kushtuar Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, me arsyetimin se “Kosova ka punë tjera më të ngutshme për të bërë”!

     Thonë se “gjaku ujë nuk bëhet”. Llahtaria e një lufte, në kohën moderne, nuk mund të heshtet në pafundësi. Dëshmitë faktike rezultuan se më shumë viktima shqiptare, ka shkaktuar “UÇK-ja” e SHIK-ut, se sa dëshmorë të rënë me pushkë në dorë. Ndërkombëtarët të skuqur nga turpi, pse lejuan që këto krime të bëhën, në sytë e tyre, shpalosën përgjimet e bëra, nga agjensitë e tyre vëzhguese në Kosovë, për autorësinë e krimeve dhe qëllimet e tyre:

“Qëllimi kryesor i SHIK-ut, të vriste intelektualë të afërt me LDK-në, të cilët paraqisnin problem, për ardhjen në pushtet të krahut të luftës”, – konstaton KFOR-i, i cili përmend me emra “figura të SHIK-ut: Xhavit Haliti, Agim çeku, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Fatmir Xhelili, Idriz Balaj, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Azem Syla, Kadri Vesli, Hashim Thaçi…” dhe vazhdon lista emërore e kriminelëve, “pjesë e bandave të Drenicës, Dukagjinit dhe të Llapit”.

    Këndellja e Veton Surroit

     Publicisti Veton Surroi, duke qenë në krye të listës përfituese të fondeve, si avangardë e shoqërisë civile dhe gazeta “Koha Ditore”, pjesë e rrjetit botëror informativ, nuk mund ta heshte, edhe mëtej, krimin faktik, që kishte përgjakë shqiptarët nga vetë shqiptarët. Mbi të gjitha, Surroi nuk mund të mbetej në anën e krimit, realisht, pjesë e krimit, përjetësisht. Sepse, jo vetëm e kishte heshtur krimin, por, edhe e kishte aprovuar e mbrojtur, me heshtjen e tij dhe i kishte hymnizuar kriminelët, si luftëtarë, pa bërë asnjë betejë faktike!

     Dhe, për t`u lehtësuar, paksa nga fajësia e madhe, vendosi të bëjë një purgë, pastrim shpirtëror, pse ishte brenda krimit, duke bërë një ndarje, prerje dramatike, siç ndodhë, zakonisht, tek intelektualët e formuar dhe me guxim qytetar. Ai demantoi vetën dhe “komandantët” pa ushtarë dhe pa beteja, madje publikisht: 

“NATO-pakti çliroi popullin dhe UÇK-në”;

“Komandantët armet i kshin kapur sa për Serbinë, aq edhe për Rugovën e LDK-në”;

“Lufta e UÇK-së ishte kriminale. Thaçi do të përfundojë në Tribunal Special”;

“Hashimi primitiv dhe i padijshëm. Hashimi e ka prishur konsensusin nacional”;

“Rugova krijonte konsensuesin, pavarësisht se Thaçi e kishte quajtur kriminel”!

     Pendesë e vonuar e zotëri Surroit, por, “më mirë vonë se kurrë”, – thotë urtësia.

     Publicisti Veton Surroi shkon edhe më tej, në analizën e tij, për krimet numerike dhe faktike, në Kosovën tonë:

“Janë, së paku, 200 mijë njerëz, që deri më tani, kanë pranuar me votën e tyre, se krimi është një veprim i pranueshëm në jetën politike”.

           Shok-dilema e shoqërisë tonë

     Dhe, vërtet, ky është një shqetësim i madh, një shok-dilemë. Kur në një vend të vogël, një numër kaq i madh i popullatës, miratojë krimin, duke e mbështetur me votë atë, për t´ia zgjatur jetën krimit në pushtet, duke u bërë edhe vetë ata pjesë e krimit, kjo është shokuese, tmerruese. Këtu kemi të bëjmë me kriminalizimin e një pjese të madhe të popullësisë, që pamundëson zhvillimin normal të shoqërisë, demokracinë.

     Kosova është unike në rajon dhe Evropë, me krimin dhe kriminelët në kupolë të shtetit, legjislativit, pushtetit. Krerët e krimit mburrën me votën e shtetasëve, të cilët miratojnë dhe mbrojnë krimin. Kur numrat brenda-shqiptarë janë të pamjaftueshëm, Serbia, me “Listën” e saj plotëson numrat, sepse ajo don krimin në pushtet, ndonëse “ua ka zënë bishtin me derë”, me dosjet e tyre kriminale.

     Shifrës prej 200 mijë votuesëve të krimit, i shtohen edhe mijëra të tjerë, me koalicionet, qoftë edhe me partitë “kundërshtare”, në opozitë! Rasti konkret i koalicionit lokal i Vetëvendosjes, në rivotimin e pritshëm, më 17 dhjetor 2017, në Istog.

     Një shoqëri që pranon, miraton me votë krimin, s`ka dyshim se ajo shoqëri është në krizë të thellë morale e shpirtërore dhe turpëruese, me fund, për kombin. Shtrohet pyetja-dilemë: Kur do të vetëdijësohet ky popull, për të mos e miratuar dhe mbrojtur krimin, por, për ta luftuar krimin, me votën e tij të lirë dhe demokratike?!

Uroj për këndellje të popullit tim mjeran!

Bastardët që e fyen Gjergj Kastriotin nuk janë shqiptarë! – Nga Gani Mehmetaj

Bardhyl Mahmuti në rrjetin social, shkruajnë disa portale shqipfolëse, i paska fyer shqiptarët myslimanë. Gënjejnë portalet. Bardhyl Mahmuti me asnjë rresht nuk i ka fyer shqiptarët myslimanë, as ua ka përmendur fare kombësinë, duke e ditur se maskarenjtë që e shajnë Skënderbeun nuk janë shqiptarë. Ai i shau shqip kopilat (bastardët) e osmanëve e sllavëve që e fyejnë Gjergj Kastriotin.

Kopeja e shqipfolësve që e fyejnë heroin tonë kombëtar nuk është e madhe, mirëpo janë të pacipë, agresivë, shpifës, banalë dhe me tru të shpërlarë. Janë turma më e mjerë dhe më fatkeqe në faqen e dheu, por që mjerimin e tyre nuk e perceptojnë, as nuk e përjetojnë, sepse i kanë  bërë synet në tru. Prandaj s’kanë tru, ndërsa kërkesat e stomakut ua errësojnë arsyen. Ata s’kanë identitet kombëtar, s’kanë fe as atdhe, janë nomadë që bredhin pesëqind vjet nëpër këto troje. Pjesa tjetër edhe kur janë shqiptarë duke dëshiruar t’ua bëjnë qefin turqve, janë servil e shpirt skllavi, janë mendjefyçkë, janë hiq që e ndotin tokën shqiptare.

Një hoxhe që vehabistët, e sollën në dinë e në iman, e bënë myslimanë të egër me dajak , duke ia bërë më të butë shpinën se barkun, thotë se  Skënderbeu nuk është heroi i tij kombëtar. Kush qenka atëherë heroit i tij kombëtar? Milosheviqi e Sulltan Murati.

Pse nuk qenka Gjergj Kastrioti heroi kombëtar i këtij hoxhe shqipfolës? Sepse paska vrarë myslimanë! Hoxhallarët injorantë e të të paarsimuar nuk e dinë ose nuk duan ta dinë  se mbreti i arbërorëve me ushtrinë e tij të gjithë ata që i vrau ishin myslimanë turq, arabë, azerë, turkmenë e dreqër të tjerë, që me yll e më hënë si simbol të krimeve të tyre e sulmuan Shqipërinë. Gjergj Kastrioti po të mos i vriste a dëbonte në Azi të Vogël këta myslimanë turq, do të bënte tradhti. Prandaj është heroi ynë kombëtar, sepse i vrau dhe i mundi 25 vjet turqit myslimanë me ushtrinë e tyre që erdhën nga Azia e Vogël.

Prandaj Bardhyl Mahmuti shau shqip nga zemërplasja, i vetëdijshëm së sharësit e fyesit  e Gjergj Kastriotit në Maqedoni, qeveria sllave nuk do t’i ndëshkoj as nuk do t’i ndaloj. Përkundrazi do t’i ndërsej e shpërblej.