-…Sot në diten e parë të shkolles ju pershendes të gjitheve nxenes , mesues e prinder. Mbroni dashurite tuaja me shumë dashuri-
Sot eshte dita e pare e shkolles. Mbas 44 vitesh punë, sot mungova. Sot nuk jam më…
Sot ndihem jo mirë. Sot nuk u pershendeta me nxenesit e mi te vegjel qe i desha shume nder vite.
Nuk u pershendeta me koleget, prinderit e nxenesve, nuk dal perpara klases per te shpjeguar mesim.Sot mu mbushen syte me lote, pse jo qava me ngasherim e lot te hidhur.
Une realizova detyren si mesuese, por kam shume pune per te bere.
Do ti perkushtohem nipit tim te dashur qe e dua aq shume, i cili mbushi shtepine me gezim pas tragjedive te mia. Do ta mesoje dhe edukoj qe te behet “dikushi” ne jete. Te behet nje doktor i denje si gjyshi dhe halla e vet, dhe kudo ta therrasin dr. me “duar te arta”.
Do te me mungojne shume nxenesit, shoqet, shkolla, era e luleve qe nxenesit me shume dashuri ia sillnin mesuseses tyre te dashur. Nuk ka me… mesuese MBARIMJA…
Me mungojne prinderit, qe me pergezonin per cdo gje qe beja per femijet e tyre.
Nuk do te bej me ditar, nuk do te kem me klase, nuk do te shpjegoj me mesim, nuk do te degjoj nxenesit qe t’me kerkojne ndihme per ato qe nuk i kane te qarta.
Nuk do te degjoj me shprehjen “ Mesuese te kerkojne lart! “ .Nuk do te zgjohem asnjehere ne mengjes per te shkuar ne shkolle, nuk ka per mua “dite te pare” te shkolles.
Nuk ka “7 mars” me nxenesit. Nuk ka me fustane, kostume e kepuce te bukura per diten e pare te shkolles apo 7 marsin.
Nuk do tu kerkoje nxenesve te shkruajne e te lexojne bukur, ta pervetesojne shkencen dhe te behen shkencetare per vendin e tyre, te behen te ditur, te dashur dhe te sinqerte.
Do te me mungoj derrasa e zeze, shkumsi.
Do te me mungojne fletoret e nxenesve, korrigjimet qe i beja me shume zell per punen e tyre.
Do te me mungoj era karrakteristike e librave.
Oh!, sa shume gjera do te me mungojne. Nuk ka me mesuese M…
Sa embel tingelloi ne veshet e mi per 44 vjet kjo shprehje, sa breza dolen nga duart e mia, sa e dashurova profesionin e bukur te mesuesit.
Sa e sa duar te vogla kam mbajtur nder vite per te shkruar shkronjat e para.
Sa lot fshija ditet e para te shkolles, kur duart e tyre te vogla dridheshin dhe shkronjat nuk u dilnin bukur.
Do t’me mungojne edhe komplimentet e prinderve, mesuesve dhe drejtuesve te shume shkollave qe kam dhene mesim nder vite.
Do te me mungoj ora e fizkultures qe une e zhvilloja me aq pasion, do te me mungoj ora e vizatimit dhe muzikes qe e zhvilloja me shume dashuri.
Ah! Si eshte jeta.
Perpara 10 vjetesh, isha nena, gruaja, motra me e plotesuar ne bote. S’me mungonte asgje.
Tani qe hedh ne leter keta rreshta, jam shume e mallengjyer, jam nje moter fatkeqe.
Në 2008 humba nje vella, nje shok, nje mik, nje shpirt, nje zemer.
Humba gjithshka qe kisha arritur ne jete, gezimin, buzeqeshjen, motivin per te jetuar.
Me duket qe qysh ate dite, dielli nuk ka bere drite tjeter. Gjithcka e imja ate minute qe ndaloi zemra e tim vellai, kishte mbaruar. U ndave pergjithmone me villain tim te vogel, shpirtin e motres, zemren e motres, gezimin e motres, te bukurin e motres.
Kjo ishte tragjedia qe ndaloi buzeqeshjen time. Shpesh mendoj : “ Si qeshja? “ , kam harruar te qesh. Pra dhimbja te ngrin buzeqeshjen ne buze.
Me 2010 me erdhi nje tragjedi tjeter, ku me “ra çatia mbi koke”. Me iku i zoti i shtepise, ai qe me mesoi ta dua jeten dhe ma beri te lehte , ta jetoj “ate”.
Ai qe me beri grua dhe nene te lumtur, ai qe ishte baba model i femijve te mi, ai qe i dha kuptim jetes time, ai qe me beri familjen, qe ishte modeli i familjes qe une doja.
Nje familje e vogel ne numer, por, shume e madhe me permasat qe ajo mori nder vite.
Pas ketyre tragjedive jetoja e rrethuar me dashurine e nxenesve te mi dhe kolegëve.
Me nxenesit qe qanin kur qaja une, me perkedhelnin e me puthnin kur lotet me binin pa e kuptuar.
…Sot ne diten e pare te shkolles ju pershendes te gjitheve nxenes , mesues e prinder. Mbroni dashurite tuaja me shume dashuri.
Me falni per nostalgjine, por bashke me vitet e mia iken aq shume edhe dashuri të miat!
E prape jetojmë.
E prap jeta vazhdon. Se e tille qenka.
-Tiranë, Shtator 2018-
E nderuar mesuese Mbarimja.
Urime per kete shkrim te ndier.
…!
Sot mora vesh qe shkolla fillore e Selimaje te Geg-hysenit (Nderi i Kombit) qenka mbyllur!!
Arsyeja: – mungesa e kontigjentit te nxensve dhe bashkimi i klasave ne fshatin fqinj Lekurtaj….
Disa banore mjaft te shqetesuar atje me telefonuan edhe mua si nje mesuesit veteran te asaj shkolle dhe pretendojne qe nuk eshte kjo arsyeja, por jane kulisat e disa personave deri ne Drejtorine Arsimore te Rrethit ne B.Curri…
E dhimshme kjo situate e ndoshta i pa justikueshem ky veprim qe ve ne veshtersi serioze vijimin e shkolles per dhjetra femij nga breg -Valbona e deri ne Qafe te Kolcit.
Cdo mesues e gjen veten ne perjetimet e pershkruara me kaq ciltersi ne vargjet tuaja. Sa me fat nxenesit dhe koleget qe kane qene prane jush pergjate ketyre viteve… Sa me fat une qe ju kam njohur juve… Kur nxenesit te kthehen pas ne kohe do jetojne serish kujtime te cmuara prej jush.