VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Basha zbardh dosjen ‘184’: Deputetë e ish-ministra të PS, të përgjuar në blerje votash

By | March 14, 2019

Komentet

Meta letër Kuvendit: Veprimet kundër Presidentit proces i rremë, i orientuar verbërisht politikisht

Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja,  lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Në përgjigjen e tij, Presidenti thotë se dekreti për shfuqizimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese dhe se dekreti është në fuqi, i botuar në Fletoren Zyrtare, e për pasojë është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe Kuvendin.

 

Ai e quan “proces të rremë”, procedurat e nisura nga ky komision për të rrëzuar dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke theksuar se një proces i tillë është i “orientuar verbërisht politikisht” dhe se nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës.

 

 

Bardh Spahia pas xhamit në gjykatë: Arrestimi im, prapaskenë politike

Me thirrje e duartrokitje është pritur para gjykatës ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia i cili do të njihet sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për ngjarjet e ndodhur në KZAZ, ku iu vu flaka materialeve zgjedhore.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se qindra mbështetës janë mbledhur para gjykatës, ku gjithashtu ka një numër të madh efektivësh të policisë.

Me nisjen e seancës, ish-deputetit Bardh Spahia i është komunikuar akuza, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Prokuroria ka deklaruar se disponon prova e pamje filmike që tregojnë se Spahia ka qenë aktiv gjatë përplasjeve në KZAZ dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë.

Më pas Spahia ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se arrestimi i tij është një prapaskenë politike.
“Ngjarjet për të cilat po diskutojmë sot. Po bëj një parantezë sot jemi përballë një përplasje të fortë politike e sociale. Protestuesit kanë vepruar sepse nuk mund të lejojnë që të uzurpojnë një objekt publik pronë e bashkisë Shkodër.

Për këtë kemi marrë informacion nga ana e policisë dhe njerëzve të paautorizuar dhe jemi drejtuar nga pallati i Sportit tek shkolla. Morëm informacion se kishte tension dhe u drejtuam atje për të qetësuar situatën.
Duke kërkuar qe situata të qetësohej sepse ishte e tensionuar. Materialet zgjedhore ndodheshin në një ambient të pambrojtur dhe aty ka pasur njerëz të paautorizuar. Ne kishim detyrë për të qetësuar njerëzit. Veprimet e arrestimit tim kanë prapaskenë politike. Mendoj që gjykata duhet ta shohë dhe vlerësojë siç duhet dhe bazuar në ligj”, ka thënë Spahia.

Seanca në ngarkim të ish-deputetit zhvillohet me dyer të mbyllura. Spahia ka qëndruar më shumë se 48 orë në izolim, ndërkohë që u ndalua ‘live’ nga policia.

Në mbledhjen e natës së kaluar, pas protestës së nëntë kombëtare të opozitës, u vendos që të gjithë ish-deputetët do të jenë sot në Gjykatën e Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të tij. Partia Demokratike e quajti ish-deputetin Bardh Spahia të burgosur politik dhe i kërkoi prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar qytetarë nga Shkodra kanë protestuar para Policisë së Tiranës aty ku mbahet ish-deputeti Spahia, i arrestuar pas ngjarjeve në KZAZ në Shkodër. Protestuesit kërkuan lirimin e Spahisë dhe personave të tjerë të arrestuar dhe paralajmëruan protesta të përditshme.

“E them edhe 100 herë, nuk trembem fare”, Neritan Ceka: OSBE të ikë një orë e më parë

Ish-Ministër i i Brendshëm, ish-ambasadori dhe politikani Neritan Ceka ka dale me nje deklarate te forte, teksa ka kerkuar qe OSBE te largohet nga Shqiperia nje ore e me pare, pasi sipas tij, ajo eshte “pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave”.

 

Deklaraten, Ceka e ka bere gjate emisionit “360 Gradë” në Tv Ora, ku mes te tjerash theksoi:

“Kemi të gjithë ndërkombëtarët të aktivizuar, një pjesë e tyre i hedhin ujë zjarrit, nuk shohin që ka një dekret presidenti, që ka një vendim të paligjshëm të kQZ për vazhdimin e zgjedhje, por del përfaqësuesi, ai që quhet gjoja Ambasadori i OSBE-së dhe thotë “Mos pengoni zgjedhjet!’ Ore, si nuk ka pyetur, ky Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka çuar ndodnjë shkresë se si do të vazhdoijë?! Nuk ka çuar…Po ti ke dekret të botuar dhe mungesën e një…po si mund të veprojë Policia?! Ky nuk është handikap! Kjo është pjesëmarrje në krim! Kjo është pjesëmarrje në krim dhe OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të gjithë këtij aparati kriminal. E them edhe 100 herë. Nuk trembem fare se e kam thënë edhe kur isha kryetar i Kuvendit: Të ikë OSBE-ja një orë e më parë nga Shqipëria, është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave, për interesat e tyre! Është pjesëmarrëse! Borchard është pjesëmarrës! Nuk merrem fare me emra!

Ja se çfarë po përgatisin kriminelët: Së shpejti, ligj për të mbrojtur krimet e luftës së Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës dhe Enver Hoxhës Nga Kastriot Dervishi

 

Prej disa javësh Instituti për Studimin për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri (ISKK) u vu nën goditjen e deputetëve të shumicës qeverisëse dhe mjeteve të saj të propagandës. E gjitha kjo për një libër të botuar në vitin 2014 për krimet e komunistëve gjatë kohës së luftës. Nuk komentuan asnjë dokument, por nuk lanë gjë pa shpifur e pa sajuar, me kryegënjeshtrën se ISKK nuk e ka objekt studimi kohën e luftës. Këtij sulmi sa karagjoz, aq edhe injorant, i vuri kapak kryeministri i cili para komunistëve, gjasme “veteranë”, vendosi edhe kohën kur duhej ISKK të zhvillonte studimet e veta. Për të çuar në vend premtimin që iu është dhënë nostalgjikëve të regjimit të tollonit e krimit, disa deputetë sapo kanë paraqitur një projektligj, me anë të të cilit synojnë të vendosin mbrojtjen e krimeve të komunistëve gjatë luftës, si dhe ta konsiderojnë këtë informacion të klasifikuar.

Ligji nr.10 242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimit të Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, ka përkufizuar fare qartë se “periudha e komunizmit” është “nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë. Është vendosur ky kufi, përgjithësisht bazuar në ligjin që ka trajtuar statusin e të përndjekurve politikë, pra të atyre që vuajtën drejtpërdrejt krimet e komunistëve.

Në ligjin nr.7748, datë 29.7.1993, “Për statusin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist” përndjekje quhet “çdo veprim ose mosveprim i kryer që nga data 8.11.1941, deri më datën 22.3.1992 nga ana e çdo formacioni ose individi të armatosur, e ushtrisë nacionalçlirimtare, e sigurimit të shtetit, e policisë, e ushtrisë”, etj, që kishte çuar në “humbjen e jetës, lirisë, të drejtave qytetare, cilësimin kulak, i deklasuar dhe çdo privim tjetër nga pjesëmarrja në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të individit për hir të bindjeve apo qëndrimeve të tij politik a fetar”. Pra, në këto dy ligje, persekutimi gjatë luftës civile nuk përjashtohet dhe as nuk mund të mos jetë objekt studimi.

Shumica qeverisëse e majtë, pasi përfundoi me sukses përkujtimin e kongresit të Përmetit, datës simbol të vendosjes së pushtetit terrorist komunist, po na thonë që e ashtuquajtura luftë nuk kishte synim pushtetin. Nisma ligjore për të “saktësuar” periudhën e fillimit të krimeve të komunizmit synon mbrojtjen e krimeve gjatë luftës, duke i vendosur këtyre krimeve një vijë ndarëse, duke mbrojtur kështu në mënyrën më amatoreske dhe plotësisht idiote, krimet që PKSH e drejtuar nga emisarët jugosllavë kreu ndaj shqiptarëve jokomunistë. Nëse lexon këtë tekst që këta e quajnë “relacion”, po t’i heqësh datën nuk do kuptosh asnjë dallim nga koha e zezë e diktaturës komuniste. Ata kërkojnë që koha kur PKSH drejtohej nga Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha të mos jetë objekt studimi. Pikërisht te kjo kohë janë rrënjët e së keqes, prej nga ku doli pushteti komunist që i solli aq dëme Shqipërisë.

Relatorët e projektligjit e nisin me fjalën “dokumentet historike kanë treguar se PKSH e themeluar në 8 nëntor 1941 fitoi mbështetje popullore”, duke dëshmuar një enverizëm dhe tifozëri të pashoqe e cila nuk i afrohet asnjë realiteti. Askush prej tyre nuk njihet si lexues dokumentesh. Askush nuk është parë ndonjëherë në biblioteka apo arkiva. Ata synojnë që të bëjnë historinë, se gjasme PKSH-ja “nuk shtronte kryerjen e revolucionin socialist, diktaturën e proletariatit dhe as shtetëzimin e mjeteve të prodhimit apo luftën e klasave”, “por çështjen e çlirimit të vendit, rivendosjen e pavarësisë kombëtare dhe ndërtimin e një rendi demokratik”. Nga dokumentet që PPSH na ka lënë, nuk ka pikën e dyshimit se qysh nga sekonda e parë, komunistët kanë luftuar për të shkatërruar çdo gjë që i përkiste shtetit të vjetër dhe për të ndërtuar eksperimentin e tyre sovjetik. Ata nuk kishin as koncepte pavarësie dhe as shtetformimi. Mjafton këtu të kujtosh bashkimet doganore, unifikimin e monedhës, etj, me Jugosllavinë në vitin 1946, për të pasur të qartë se për komunistët atdheu nuk vlen asgjë përpara revolucionit e komunist. Në fjalimin e tij më 15 shtator 1982, Enver Hoxha, ndër të tjera ka thënë:

“Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt tjetër. Ne fituam duke luftuar të vetëm jo vetëm brenda vendit me aleatë të jashtëm, por me vigjilencë të madhe që asnjë këmbë e tyre të mos hynte këtu, në Shqipëri”.

Këta falsifikatorët tanë ia kalojë edhe Enverit për enverizëm.

Krimet e komunizmit nuk janë informacion i klasifikuar

AKADEMIA PËRKUJTIMORE PËR DËSHMORIN E KOSOVËS E TË SHQIPËRISË, BYLBYL HAZIR BREÇANI

24 Qershor 2019, ora 11.00
në Muzeun Historik Kombëtar (Salla UNESCO) në Tiranë.

Nderojnë me praninë e tyre disa nga ushtarakët tropojas, kontributorë për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës…:

1.- Muhamet Buçpapaj – Gjeneral

2.- Zenel Kuçana – Prefekt i Qarkut të Kukësit.

3.- Feriz  Trezhnjeva – këshilltar i ministrit të Mbrojtjes të Kosovës.

4.- Avni Baliaj

5.- Agim Kuçana

6.- Ali Mulgeci

7.- Besim Kuçana

8.- Besnik Sylaj

9.- Erlind Kuçana

10.- Fatmir Neziri

11.- Halil Kuçana

12.- Haxhi Qelia

13.- Idriz Kuca

14.- Kujtim Vatoci

15.- Mehmet Mehmetaj

16.- Perparim Gega

17.- Petrit Rrahmani

19.- Rakip Sadikaj

20.- Rexhep Kortoçi

21.- Shkëlzen Mëhilli.

Herë pas here do të të komunikojmë lista me emrat e të ftuarve e pjesmarrësve në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorin e Kombit, Bylbyl Hazir Breçani.

Lefter Maliqi-Ramës: Tërhiqu se fundjava tjetër do jetë më e zeza

TIRANË

Deputeti i opozitës së re parlamentare Lefter Maliqi ishte një prej protestuesve dje në mbrëmje, e sot ai i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama dhe madje nuk ngurron t’i japë edhe disa këshilla.

Në një postim në “Facebook”, Maliqi e pyet se si iu dukën 300 mijë veta në shesh dhe nëse ka frikë nga zgjedhjet e lira.

Më tej, ai shkruan se uraganin nuk e ndal dot as Rama e as Rilindja e krimit e as ndonjë Pazar a marrëveshje. Maliqi i kërkon kryeministrit të tërhiqet pasi siç thotë ai fundjava tjetër do jetë fundjava më e zezë dhe më fatale.

POSTIMI I MALIQIT

Disa pyetje për ty Kalorës. Si t’u dukën 300.000 veta mbrëmë në shesh? Apo do ironizosh ishin vetëm 3000. Si mendon? Ke ti kalores frikë nga zgjedhjet e lira se mos dështon? Pyete Tao Taon, Ciu Ciun, Mamicën, atë të ligjeve, të sigurisë etj se ata kanë vota, mbështetje në popull sa dhe të afërmit e vet si votojnë më! Si u gdhive sot e pive kafen tek fallxhorja si të del parashikimi? Po takimin e mëngjesit me Lali Erin e bëre se po pret me padurim ai t’i hipi kalit tënd pas dështimit tënd që mezi po e pret. Se di të ka ngelur më fond për gazsjellës, për dietat, orët shtesë të policëve që të shoqërojnë kudo në fushatën tënde të famshme plot ankth e frikë nga qytetarët e tu. Kalorës besoi zotit se diçka ka shkruar për ty, bën mirë të pushosh ca ditë tani para 30 qershorit se pas 30 qershorit të presin pushime të gjata. Po të marrin më qafë servilat, të paaftët duke të thënë je mirë Skenderbe, më të mirë se ty s’ka, ti je mbreti, sulltani, perandori jonë. Dhe pata këmbën e mbarë iu bashkova dje protestës kundra zgjedhjeve tuaja farsë, kundra krimit elektoral sipas përgjimeve të Bild, kundra pushtimit të institucioneve, kundra mafies që ju ka futur lakun në fyt, kundra instalimit të diktaturës. Shikoje këtë video disa herë, është Uragani që se ndal dot as ti, as gazsjellësi, as Rilindja e krimit dhe as ndonjë pazar a marrëveshje në kurriz të tyre. Ditë më të mira do vijnë, fundjavë të mbarë, qetësohu, thirri mendjes dhe mos harro një këshillë miqësore tërhiqu se fundjava tjetër do jetë fundjava më e zezë dhe më fatale për ty. Me qetësi dhe suksese në jetë.✌️✊💪.

PS i heq Agron Tufës me ligj studimin e Luftës: Komunistët erdhën në pushtet me program demokratik

Maxhoranca ka ndërmarrë një projektligj për të kufizuar harkun kohor që studion Instituti për Studimet e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

 

Ligji është nënshkruar nga 10 deputetë të Partisë Socialiste, në mes të cilëve është edhe Spartak Braho, deputeti që nisi edhe debatin me Agron Tufën për studimet që ISK-ja kishte bërë për periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në relacionin që e shoqëron projektligjin, socialistët argumentojnë se Partia Komuniste është krijuar në 8 nëntor 1941 dhe në programin e saj nuk ka pasur elementët diktatorialë, ndaj harku kohor i LANÇ-it nuk mund të jetë pjesë e studimit të ISK-së, sepse instalimi i diktaturës u bë pasi komunistët morën në dorë qeverisjen e vendit.

“Objekti dhe qëllimi i ligjit është i lidhur me krimet dhe pasojat e komunizmit ne Shqipëri pas çlirimit të vendit dhe jo me të gjithë periudhën që nga krijimi i forcës politike komuniste antifashiste. Dokumentet historike kanë treguar se Partia Komuniste Shqiptare, e themeluar në 8 nëntor 1941, fitoi mbështetje popullore veçanërisht me programin politik dhe me platformën për krijimin e një fronti të gjerë lufte, ku do të merrnin pjesë pa dallim të gjitha forcat politike dhe antifashiste të vendit.

Partia Komuniste Shqiptare, në programin e saj të shpallur, nuk shtronte kryerjen e revolucionit socialist, diktaturën e proletariatit dhe as shtetëzimin e mjeteve të prodhimit apo luftën e klasave. Ajo shtronte çështjen e çlirimit të vendit, rivendosjen e pavarësisë kombëtare dhe ndërtimin e një rendi demokratik në Shqipëri. Me luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare u arritën objektivat themelore dhe konkretisht, çlirimi i vendit dhe rivendosja e pavarësisë kombëtare.

Regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, luftë e cila u fitua me gjakun e mijëra dëshmorëve dhe siguroi pavarësinë e vendit. Vetëm pas përfundimit të LANÇ-it, Fronti Demokratik, ku ishin të përfshirë komunistët, mori në dorë qeverisjen e vendit duke vendosur disa detyra, ndërmjet të cilave: eliminimi i kundërshtarëve politikë, qeverisja e re, hartimi i Kushtetutës, reforma ekonomike etj.. Nisur nga parashtrimi i mësipërm, periudha e komunizmit, objekt i këtij ligji, nuk mund të jetë periudha para datës 28 nëntor 1944”, theksohet në relacion.

Ky projektligj pritet që të futet në punimet e Kuvendit dhe pas miratimit, ISKja nuk do të ketë më të drejtë që të hulumtojë mbi veprimtarinë e komunistëve gjatë periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

PANORAMA

Dhoma Amerikane: Bizneset jetojnë nën presionin dhe pasigurinë e klimës politike, pengohen investimet

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Ilir Trimi, tha se bizneset që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri janë të shqetësuara dhe të frustruara nga kriza politike.

 

“Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare”. Askush nuk do të investojë apo të ndërmarrë hapa biznesi në një vend ku risku politik dhe ai ekonomik, është i lartë…

A janë stresuar kompanitë e Dhomës Amerikane të Tregtisë që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë nga thellimi i krizës në vend?

Pyetja vjen pas një deklarate të Dhomës Amerikane, DIHA dhe ICC Albania e cila vendosi theksin pikërisht te shqetësimi dhe frustimi i bizneseve në vend, për shkak të situatës së rënduar politike. Pra, përgjigjja është po. Bizneset jetojnë nën presionin dhe pasigurinë që klima politike reflekton në ekonominë shqiptare. Bizneset janë në raporte të vazhdueshme pune me homologë në rajon dhe jashtë vendit, të cilët kufizohen për të punuar me një vend ku zhvillohen kriza politike.

Për fatin e keq, situata politike, nuk është çështje emergjente e javës së fundit. Ky tension politik vazhdon prej kohësh dhe nuk po përmirësohet. Nuk është e rastit që në Indeksin e Biznesit që Dhoma e publikoi në prill 2019, një nga indikatorët më të përkeqësuar ishte “Klima e brendshme politike”. Mund të them se ky indikator kishte pësuar një përkeqësim me -3.02% në raport me një vit më parë, çfarë reflektoi shqetësimin e anëtarëve të Dhomës Amerikane për klimën ku po punojnë. Me këtë përgjigje ata adresuan qartë problemin që vjen nga konflikti politik dhe që shkakton pasiguri tek ata por dhe te komuniteti i biznesit.

Nga takimet tona me organizata homologe, ne kuptuam se dhe anëtarët e tyre ndajnë të njëjtin opinion dhe kjo na çoi në një deklaratë të përbashkët drejtuar së gjithë politikës shqiptare, opozitës, por dhe qeverisë. Përmes kësaj deklarate, ne u bëmë thirrje të gjithë forcave politike se kanë detyrimin ligjor dhe moral të punojnë dhe të gjejmë një zgjidhje për të mos e lënë Shqipërinë të humbasë shanset e veta, disa prej të cilave vijnë pikërisht nga bizneset që orientojnë zhvillime ekonomike dhe ata që pritet të vijnë në vend.

Nëse kriza zgjat, a ndikon kjo në vendimet e investitorëve për të mos u zgjeruar më tej në Shqipëri ose, në rastin më të keq, për t’u tërhequr nga vendi ynë?

Pikërisht, këtë po thosha. Ne e theksuam edhe në deklaratën publike që bëmë se “çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare”. Askush nuk do të investojë apo të ndërmarrë hapa biznesi në një vend ku risku politik dhe ai ekonomik është i lartë. Investitorët, bëjnë një analizë të hollësishme kur i drejtohen një vendi, duke kontrolluar të gjithë faktorët makroekonomikë, politikat fiskale, fuqinë punëtore dhe sistemin e drejtësisë. Ndërsa jemi duke punuar shumë për të stabilizuar parametra optimalë që e bëjnë vendin interesant, kemi përpjekje të forta për të krijuar tregje dhe siguri rajonale, të përballësh një investitor me një situatë politike që nuk garanton stabilitet, sigurisht që është e dëmshme.

Në cilin drejtim po e cenon më së shumti kriza ekonomike aktivitetin e biznesit?

Turizmi është i pari që e reflekton këtë fenomen. Nga statistikat duket se ka rënë fluksi i turistëve të huaj. Operatorët turistikë ankohen se turistët e huaj, shqetësohen nga situata dhe kanë tendencën të anulojnë rezervimet. Vera sapo ka filluar dhe kjo do të ndihet shumë nga një sektor që tenton të bëhet vital për vendin dhe ku punësohen gjatë sezonit me mijëra punonjës, të cilët shërbejnë jo vetëm në ambientet akomoduese, por dhe në sektorin e tregtisë, shërbimeve etj. Edhe sektorët e tjerë që lidhin kontrata pune me biznese homologe siç mund të jenë fasoni, eksportet, rrezikojnë shumë nga kjo situatë.

Sektorët e rëndësishëm si energjia, infrastrukturat, apo minierat, që pritet të bëhen të tilla falë investimeve strategjike në to, rrezikohen më shumë. Sikurse e thashë dhe më parë, asnjë investitor strategjik nuk vjen të investojë miliona euro në një vend, ku protestat ndonjëherë edhe të dhunshme, synojnë të largojnë një qeveri e cila ju ka dërguar ftesën për të investuar.

Ndërsa po shikojmë me mjaft interes dhe po përgatisim komentet tona, për ligjin e unifikuar të investimeve, i cili u jep përparësi investimeve vendase krahas dhe atyre të huaja, kuptojmë se më parë duhet të gjithë bashkë të influencojmë që kjo situatë e rënduar të përfundojë në favor të shqiptarëve, ekonomisë së tyre dhe potencialeve që ofron ky vend. Ne kemi besim se forcat politike, do të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë dhe ecuria e reformës dhe një sistem drejtësie i konsoliduar do të jenë një bazë e qëndrueshme për investitorët e huaj dhe zhvillimet në ekonominë e vendit.

Monitor

Protesta e opozitës në Tiranë

Armand Mero

Protesta e paralajmëruar sot në mbrëmje nga opozita vjen në një moment kur situata është tensionuar dhe më tej. Ditët e fundit u shënuan nga incidente të dhunshme në shumë qytete të vendit ku opozita drejton bashkitë. Zyrat e Komisioneve Zgjedhore Zonale u sulmuan dhe në disa raste materialet zgjedhore u shkatërruan. Nuk munguan as përplasjet me policinë, ndërsa e gjitha u pasua me arrestime dhe procedime ndaj disa dhjetra personave, mes të cilëve sipas autoriteteve dhe punonjës të policive bashkiake.

Opozita deklaron se njeh Dekretin e Presidentit të Republikës që ka anulluar zgjedhjet, ndërkohë që shumica nga ana e saj vijon me fushatën elektorale.

Deklarata e mbrëmshme e ambasadës amerikane kishte mesazhe të shumëfishta, ndërsa nga njëra anë dënonte aktet e dhunës së vërejtura së fundmi e kërkonte që ushtruesit e dhunës të mbanin përgjegjësi, e nga ana tjetër kërkon të mbrohej integriteti i procesit zgjedhor. Lidhur me protestën e sotme, ambasada i drejtohej organizatorëve të saj “që të mbajnë përgjegjësi përballë parime të sundimit të ligjit, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh “I shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë”, thekson deklarata e shpërndarë pasdite. Ajo thekson se “Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen”.

Mbrëmë në një ndërhyrje në emisioin Opinion në TV Klan, kryetari demokrat Lulzim Basha, ndërsa bëri thirrje qytetarëve që t’I bashkohen protestës u shpreh se “nuk do të ketë absolutisht asgjë që të kërcënojë një fije floku të një qytetari apo të një punonjësi të ndershëm të rendit”, ndërsa th a se ai vetë do të marrë pjesë së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

“Po demonstrohet mungesë maturie politike”, Këshilli Ambasadorëve apel partive

Këshilli i Ambasadorëve në Shqipëri ka reaguar për situatën politike në vend, duke e quajtur si tejet të tensionuar dhe në pamundësi për të gjetur një rrugë dialogu politik.

Këshilli i Ambasadoreve thekson se kjo krizë demonstron mungesën e maturimit politik që po dëmton rëndë imazhin e vendit.

 

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje situatën politike tejet të tensionuar në Shqipëri dhe shprehet i shqetësuar për mungesën e gjetjes së rrugës së dialogut politik midis aktorëve më të rëndësishëm në vend.

Në momentin kur vendi përballet me mundësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, si rruga e vetme për mbështetjen dhe çuarjen përpara të të gjitha reformave, konflikti politik ka marrë një kurbë ngritje, që nëse nuk ulet me shpejtësi, ka të gjitha gjasat të marrë përmasa dëshpërimisht të paparashikuara.

Gjatë periudhës 30 vjeçare të pluralizmit politik, Shqipëria ka kaluar disa herë në vorbull krizash me pasoja të rënda për vendin të cilat kanë ardhur si rezultat i mungesës së sjelljes demokratike të liderve politikë. Të gjithë jemi dëshmitarë të rrëshqitjes disa herë në konflikte sociale e politike, ku fatkeqsisht është dashur vetëm ndërhyrja energjike e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e situatës.

Kjo krizë e përsëritur po demonstron një mungesë të maturimit politik si dhe po dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë në botë dhe besueshmërinë ndaj partnerëve të saj euroatlantikë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë bën thirrje për organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të lira dhe të ndershme, si e drejtë themelore e një vendi demokratik si dhe dënon me forcë, blerjet dhe trafikimin e votave që deformojnë vullnetin e qytetarëve Shqiptarë.

Apeli ynë është për dialog dhe kompromis të menjëhershëm, me qëllim vënien e interesit të qytetarit në qendër të çdo akti politik dhe interesi i vendit të jetë mbi çdo interes tjetër partiak.

Ne shpresojmë se forca e arsyes dhe jo arsyeja e forcës do triumfojë. Nuk kemi kohë për të humbur, ashtu siç nuk kemi asnjë nevojë të kthehemi e të bëjmë hapa pas apo të cënojmë pluralizmin politik. Sakrificat e mëdha për ta arritur atë nuk n’a lejojnë kurrësesi ta vemë në pikëpyetje”, thekson deklarata e Këshillit të Ambasadorëve.

PD mbush rrugët e Tiranës me “trakte” kundër Ramës. Shihni çfarë shkruhet në to

Në rrugët e kryeqytetit qytetarët ironizojnë votimet false të 30 qershorit me mesazhet “Voto Bablokun”, “Voto 184”, “Voto Avdylaj”, “Voto 339”.

 

Me “Voto Bablokun”, sipas PD-së, qytetarët i referohen Edi Ramës, i cili është kapur në përgjim “duke dirigjuar skemën mafioze të blerjes së votave”.

“Është Imer Lala, një i dënuar për vrasje, që e quan Ramën bablok, pas një prej takimeve që ka patur me të në kryeministri”, thekson PD në njoftim.

Sipas Partisë Demokratike, këto mesazhe rikujtojnë se zgjedhjet u vodhën nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar, fakte të dala publikisht në gazetën më të madhe në Evropë “Bild”.

“Revolta popullore shihet në çdo rrugë, pak përpara protestës së nëntë kombëtare të opozitës e cila do të mbahet në Tiranë në orën 20.00”, thuhet në njoftimin e PD-së.

 

 

Shkresa – Meta, letër të dytë KQZ-së, ja çfarë i kërkon këtë radhë

Pasi kërkoi informacion për numrin e deputetëve në Kuvend, Presidenti Meta, i ka dërguar një letër të dytë KQZ ditën e sotme.

Presidenti i kërkon KQZ-së praktikën shkresore të administruar në KQZ, për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, ku përfshihet dhe kopja e njoftimit të Kuvendit  dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati.

 

Gjithashtu i kërkohen dhe kopje të vendimeve të KQZ për  dhënien e mandatit të kandidatit të radhës në listën shumëemërore, për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri tani në Kuvend.