Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Serbia e ka dënuar me 55 mijë dinarë, për shkak se vendosi flamurin shqiptar në ditën e Pavarësisë në selinë e partisë së tij, Alternativa për Ndryshim, dega Bujanoc.
Arifi shprehet se ky vendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai shton se ndërsa Kosova është në fazën finale për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shqiptarëve të Luginës së Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja e flamurit kombëtar.
Postimi i plot:
Deri kur?
55.000 dinarë dënim për vendosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar 🇦🇱
Sot kam pranuar dënimin prej 55.000 dinarë nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.
Gjykata në fjalë ka nxjerrur AKTVENDIM lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim.
Ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Derisa përgatitjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës “Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica” me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar.
Hapat e regresit të drejtave e minoritetit shqiptar në Serbi kanë një funksion divergjence me të drejtat e minoriteve serbe në Republikën e Kosovës.
Sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur? Panorama
Zotit Donald Lu
Ambasador i SHBA
Zonjes Romana Vlahutin
Ambasadore e Bashkimit Europian
Zoterinje te nderuar,
Klasa politike Shqiptare po punon kunder interresave kombetare duke vene ne rrezik serioz lirin, demokracin, dhe prespektiven e vendit tim.
Per keto motive kerkoj si me poshte:
1) Te futen ne listen e zeze te SHBA dhe Europes:
Sali Berisha kryemafioz;
Lulzim Basha manipolues, hajdud;
Ilir Meta ,Monika Kryemadhi ,hajduda te korruptuar.
2)Te shpallen persona te pa deshiruar deputetet qe kane firmosur projektligjin per te bere ndryshime kushtetuese me qellim per te sabotuar rreformen ne drejtesi .
Modifikimin e kushtetutes eshte i qellimshem per te ndaluar hetimet ndaj politikes te korruptuar. Projektligji ad personam po pergatitet per te shkarkuar nga detyra prokuroren e Republikes Zonjen Marku.
3) Te behet presion ndaj Kryeministrit Edi Rama qe t’mos aprovohet projektligji i propozuar nga PD dhe LSI !
4) KR. Edi Rama te terhiqet nga nisma ligjore nè Kuvendin e Shqiperise, e cila synon per te ndaluar hetimet ndaj Tij , ministrave, deputeteve te PS,LSI dhe PD.
Keto dy nisma parlamentare kane per qellim sabotimin ne themel te rreformes ne drejtesi duke ndaluar arrestimin e deputeteve dhe ministrave kriminel!
Te nderuar Zoterinje Ambasador,
Hajdudat politike Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta ,Sali Berisha, Monika Kryemadhi, ne bashkpunim me te tjere deputet po perdorin mandatin e popullit per te shpetuar nga drejtesia!
Kjo veper e politikes Shqiptare eshte nje tjeter grusht kunder shtetit te se drejtes dhe Kushtetutes se Shqiperise .
Te nderuar Zoterinje,
Ju lutem merrni ne konsiderat kerkesen time per te ndaluar keta kriminela, te cilet duan te shkaterrojnè nga themelet punen e jashtzakonshme qe keni bere deri sot per realizimin e rreformes ne drejtesi , cila mbetet e vetmja shprese per popullin Shqiptare!
Ne rastin se keto ligje aprovohen duke venè interresin e tyre te korruptuar mbi interresin e Shqiperise:
Kerkoj: SHBA -Europes te vendosin sanksione politiko- ekonomike ndaj Qeverise dhe Opozites mafioze Shqiptare!
Me rrespekt !
Z.B.