VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Basha ftesë qytetarëve: S’ka të djathtë apo të majtë. O je me fëmijët e tu, o je qen i krimit

By | June 2, 2019

Komentet

Shqipëri – Tregu i reklamave në ngërç, furnizonte mediat me rreth 40 milionë euro në vit

Shpenzimet për reklama janë të parat që ulen në kohë të vështira. Burime nga agjencitë publicitare pohojnë se pjesa më e madhe e kompanive i kanë ndaluar të gjitha fushatat aktuale dhe kanë anuluar ato që ishin në fazë përgatitjeje.

Situata është problematike që tani, por, nëse zgjat periudha e karantinimit, do të përkeqësohet më tej në muajt në vijim.

Për momentin vetëm telekomunikacionet, bankat e bizneset farmaceutike dhe produktet ushqimore po vijojnë aktivitetin. Bankat kanë përshtatur fushatat me shërbimet bankare online. Por, operatorët e tregut pohojnë se shumë biznese të tjera po rishikojnë buxhetet. Kur nuk shesin e nuk blihet, shumë kompani kanë pezulluar dhe kontratat e reklamave në media. Mbyllja e emisioneve argëtuese në oraret më të shikuara për shkak të kufizimit të dy personave në studio ka ndikuar negativisht, teksa ato tërhiqnin reklamuesit me tarifat më të shtrenjta (deri në 2100 euro për një spot prej 30 sekondash).

“Për momentin, pasojat janë të paparashikueshme, pasi ne nuk e dimë se sa do të zgjasë izolimi”, thotë Oliver Petrovski drejtor menaxhues i agjencisë publicitare dhe të kreativitetit, “New Moment”.

“Nëse zgjat një muaj ose dy, ne mund të jemi në gjendje ta kalojmë me një krizë të vogël që do të mund të rikuperohej me shpejtësi. Por, nëse zgjat në vjeshtë, ashtu siç thonë disa… kjo do të jetë shkatërruese. Qeveria duhet të mbështesë sektorin e biznesit, në mënyrë të ngjashme me atë që po bën tashmë Danimarka, Franca, Gjermania, sepse shumë industri pothuajse kanë ndaluar së punuari tërësisht. Dhe punonjësit e tyre duhet të marrin paga çdo muaj”.

Petrovksi shton se gjithsesi, “po rishpikim strategji të reja për klientët tanë, në mënyrë që ta përballojmë dhe të dalim të fituar nga kjo situatë. Është një situatë e re, e paparë më parë, ku vëmendja do të jetë te kreativiteti dhe ne kjo gjë na pëlqen”.

Tregu i reklamave qarkullon rreth 38-40 milionë euro në vit

Sipas vlerësimeve të mëparshme të “Monitor”, prej disa vitesh, tregu i reklamave në vend vlerësohet i mbërthyer në shifrat e 37-39 milionë euro në vit. Edhe pa ardhur kjo goditje, tregu ishte në stanjacion vitet e fundit për shkak të tkurrjes së buxheteve nga kompanitë e telekomunikacionit, që janë reklamuesit më të mëdhenj në vend dhe moshyrjes së sipërmarrjeve të reja, me buxhete të mëdha publiciteti.

Rënia e reklamave, krahas medias, pritet të ndikojë negativisht dhe agjencitë e publicitetit, të cilat menaxhojnë një pjesë të konsiderueshme të buxheteve të reklamuesve./Monitor

Shqipëri, shkon në 212 numri i rasteve me koronavirus

Tiranë
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Shqipëri është rritur në 212, me konfirmimin e 15 rasteve të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

anë konfirmuar këtë të dielë 15 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, teksa numri total ka kapur shifrën 212.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Kemi 7 të shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Deri tani kemi 40 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.
Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!“-njofton Ministria e Shëndetësisë./EXPRESS

Shqipëri: Dy të vdekur nga COVID-19 dhe shtohen 12 të prekur

Ilirian Agolli

Brenda pak orëve gjatë mbrëmjes së të enjtes deri në mëngjes 2 pacientë ndërruan jetën, duke rritur në 8 numrin e të vdekurve nga COVID-19.

Një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri në Spitalin Infektiv, duke rritur në 8 numrin e personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

66-vjeçari nga Fieri me COVID-19 pësoi vdekje të papritur mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv.

Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se ai trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT, por vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, ndaj nuk arriti të mbijetojë.

Pacientja 85-vjeçare nga Tirana mbërriti gjatë pasdites në Spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë, ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se “pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në Spitalin Infektiv”.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se janë zbuluar edhe 12 raste të reja me qytetarë të prekur nga COVID-19, që i shtohen totalit 186 raste të prekur.

Janë testuar 102 persona të dyshuar, duke zbuluar edhe rastet e reja, ndërsa testime gjithsej janë bërë në 1246 raste të dyshuara.

Në Spitalin Infektiv aktualisht janë të shtruar 77 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, pjesa tjetër janë në gjendje të qëndrueshme.

Listës së qyteteve të prekur nga COVID-19 iu shtua edhe Puka me 2 raste, ndërsa gjendja vazhdon të rëndohet në Tiranë me 107 raste, në Fier me 20, Korça me 12 raste, dhe Durrësi me 11 raste.

Ndërsa 12 qytete të tjera kanë nga 1 deri 4 persona të prekur. Ministria e shëndetësisë njoftoi po ashtu për 31 të shëruar, midis tyre edhe një mjek dhe një infermier.

Koronavirusi, në Shqipëri të prekur dhe 4 fëmijë

Në Shqipëri mes të prekurve nga koronavirusi janë dhe 4 fëmijë të moshave të ndryshme, nga 3 deri në 15 vjeç. Autoritetet shëndetësore shpjeguan se ata janë kontakte të rasteve pozitive, se nuk kanë shenja klinike dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 28 raste të reja, numri më i lartë që nga 9 marsi, kur u identifikua rasti i parë pozitiv ndaj COVID 19. Në total jnë 174 raste të konfirmuara deri tani. Paralelisht, po zgjerohet çdo ditë dhe harta e qyteteve ku janë regjistruar persona të infektuar, duke u shtrirë thuajse në të gjithë vendin. Në listën e 15 qyteteve, u përfshi dhe Tropoja me 2 raste. Tirana mbetet epiqendra e epidemisë me 60 përqind të rasteve (102 të prekur), Durrës 10 raste, Lushnje 4 raste, Elbasan 5 raste, Rrogozhinë 2 raste, Fier 18 raste, Kavajë 4 raste, Korçë 11 raste, Vlorë 5 raste, Shkodër 3 raste, Lezhë 4 raste, Berat 1 rast, Has 2 raste, Krujë 1 rast.

Të dhënat e fundit dëshmojnë se numri i të shtruarve në spital, nuk ka shënuar një rritje të ndjeshme. Deri tani janë 73 personat nën kujdesin e mjekëve nga të cilët 3 raste janë në terapi intensive (2 janë të intubuar). Mbrëmë një grua 71 vjeçare e shtruar në spital në terapi intensive, humbi jetën, duke e çuar në 6 numrin e viktimave më koronavirus. zëri i amerikës

Spanja shënon rekord ditor dhe ia kalon Kinës – 738 të vdekur nga virusi për një ditë

Vetëm në 24 orët e kaluara, 738 persona kanë vdekur në Spanjë si pasojë e infektimit me koronavirus. Kjo është shifra më e madhe që është shënuar për periudhën njëditore në shtetin e Evropës Jugore.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 3434, duke e vendosur Spanjën në vendin e dytë në botë, tashmë para Kinës, ku filloi përhapja e virusit të ri në dhjetor të vitit të kaluar.

Spanja gjithashtu e ka një prej përqindjeve më të mëdha të të infektuarve në mesin e punëtorëve shëndetësorë, që po e vështirëson edhe më tepër luftën kundër epidemisë.

Autoritetet spanjolle kanë kërkuar ndihmë urgjente nga NATO-ja, përfshirë 1.5 milion maksa, 150 mijë palë rroba mbrojtëse për mjekët dhe 450 mijë respiratorë.

Të martën, qeveria gjithashtu njoftoi se do të fillojë të përdorë teste të shpejta për zbulimin e statusin shëndetësor të popullsisë, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Spitalet e Madridit janë stërmbushur me pacientë dhe disa prej tyre po detyrohen të presin në radhë ose po qëndrojnë në korridore.

Mocioni për Albin Kurtin, reagon Këshilli i Ambasadorëve: Mund të çojë në bllokadë institucionale

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vemëndje zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë, të cilat bëhen edhe më shqetësuese në kontekstin e pandemisë globale të Covid-19.

Pandemia globale e Covid-19 është një prej momenteve më sfiduese të historisë njerëzore. Qeveritë e vendeve më të zhvilluara të botës, me kapacitete mjekësorë dhe burime ekonomike të mëdha, janë angazhuar me tërë kapacitetet e tyre për ta mbrojtur shëndetin e popullit.

Klasa politike dhe strukturat shtetërore të vendeve me burime dhe mundësi të kufizuara, siç është Kosova, nuk duhet të harxhojnë energjitë e tyre sidomos në këto momente për beteja politike, aq më tepër kur mund të rezultojnë në bllokada institucionale apo mbetjen e vendit pa një administratë efektive.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bashkohet qëndrimit të përbashkët, të dt. 24.03.2020, të Ambasadave të SHBA, RFGJ, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë në Prishtinë, dhe shqetësimit të tyre mbi nevojën për të respektuar integritetin dhe funksionimin e qeverisë së Kosovës, si dhe fton të gjithë klasën politike të bashkërendojnë energjitë e tyre për përballimin e kësaj krize me përparësi interesin e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha institucioneve dhe krijimit të një klime të përshtashme për qytetarët, mund të përballohet rreziku i përhapjes së virusit dhe të gjitha pasojave që do të sjellë kjo situatë në të ardhmen.

KASH fton drejtuesit e institucioneve të Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin, me të gjithë aktorët politik në vend, si dhe me përfaqësuesët e shteteve mike.

Tiranë: Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Në Shqipëri qeveria shpalli mbrëmjen e të martës gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila parashikon të kufizojë aksesin në mjediset publike, të ndalojë tubimet, manifestimet dhe grevat, të kufizojë në minimum aktivetet e organeve publike, të vendosë në karantinë të gjithë të dyshuairt për COVID-19, të kufizojë lëvizjet brenda dhe jashtë shtetit.

Vendimi parashikon një mori masash për të gjithë institucionet shtetërore, subjektet private qytetarët, si dhe përdorimin e fondeve për nevoja emergjente.

Qeveria miratoi mbështetje financiare mujore për njerëzit më në vështirësi prej krizës që solli karantina e Coronavirusit, të cilët janë familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike apo të papunët e asistuar nga shteti.

“Ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij si minimale, por bashkëshorten e deklaron të punësuar pa pagë. Çdo i regjistruar si i vetëpunësuar me pagë apo pa pagë në biznes të vogël do të marrë një pagë mujore. Këta janë 60 mijë e 440 persona dhe shuma 710 milionë lekë të reja e pagave të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin e vogël në këtë kohë lufte, do të bëhet 1.57 miliardë lekë të reja” – tha kryeministri Rama.

Ai detajoi se shteti do t’i japë biznesit të vogël dyfishin e shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe, duke kompensuar gjithë të punësuarit a vetëpunësuarit në biznes të vogël, që nuk punojnë dot sot për shkak të karantinës.

Nga ana tjetër, 70 mijë familjeve me ndihmë ekonomike, që zakonisht marrin 340 milionë lekë, qeveria do t’u shpërndajë dyfishin e kësaj shum. Po ashtu, dyfishin e pagesave të papunësisë do të marrin edhe gjithë të papunët në regjistrin e ndihmës shtetërore.

“Janë 123 mijë familje më në hall se të tjerat në ketë vend që duhen ndihmuar” – tha zoti Rama, duke përsëritur thirrjet për qytetarët që të qëndrojnë mbyllur në banesa, derisa rreziku të kalojë.

Po sot, Bashkimi Europian njoftoi për një nidhmë konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar COVID-19. “4 milionë euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore; 11 milionë euro për mbrojtjen sociale; deri në 35 milionë euro për rikuperim ekonomik. BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje”, – shkroi në rrjetet sociale ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Më herët, një tjetër pacient me COVID-19 humbi jetën në Shqipëri, megjithë terapinë intenstive 10 ditore në Spitalin Infektiv.

Pacienti 49-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në Spitalin Infektiv, vuante edhe nga diabeti. Kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Edhe drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, rezultoi i prekur nga COVID-19 pas analizave.

Lajmin e konfirmoi ministria e shëndetësisë. Ai është njëherësh edhe anëtar i shtabit shtetëror të emergjencës.

Në 24 orët e fundit u zbuluan edhe 19 raste të reja me COVID-19 pasi janë kryer 74 testime.

Gjithsej janë gjetur 123 persona të prekur nga 930 raste të testuara.

Në Spitalin Infektiv janë 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre në terapi intensive, pjesa tjetër në gjendje të qëndrueshme.

Në hartën e zonave të prekura nga COVID-19 u shtuan edhe Lezha, Hasi dhe Berati, ndërsa qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri e Korça.

Tiranë: Humb jetën pacienti i pestë me COVID-19. Infektohet edhe drejtuesi i Urgjencës Kombëtare

Ilirian Agolli

Një tjetër pacient me COVID-19 humbi jetën në Shqipëri, megjithë terapinë intenstive 10 ditore në Spitalin Infektiv.

Pacienti 49-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në Spitalin Infektiv, vuante edhe nga diabeti. Kanë humbur jetën 5 persona të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Edhe drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, rezultoi i prekur nga COVID-19 pas analizave.

Lajmin e konfirmoi ministria e shëndetësisë. Ai është njëherësh edhe anëtar i shtabit shtetëror të emergjencës.

Në 24 orët e fundit u zbuluan edhe 19 raste të reja me COVID-19 pasi janë kryer 74 testime.

Gjithsej janë gjetur 123 persona të prekur nga 930 raste të testuara.

Në Spitalin Infektiv janë 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre në terapi intensive, pjesa tjetër në gjendje të qëndrueshme.

Në hartën e zonave të prekura nga COVID-19 u shtuan edhe Lezha, Hasi dhe Berati, ndërsa qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri e Korça. Tirana ka 72 persona të prekur, Fieri 12, Korça 9, Durrësi 8, Lushnja, Vlora e Kavaja nga 4, Elbasani, Rrogozhina, Shkodra e Hasi nga 2 qytetarë, Lezha e Berati nga 1 pacient me COVID-19. Njoftohet edhe dalja nga spitali e 10 qytetarëve të shëruar.

Qeveria miratoi me aktin e fundit normaltiv edhe lirimin nga burgjet të afro 600 personave të dënuar me rrezikshmëri të ulët, që për shkak të sëmundjeve të tyre, mund të jenë të prekshëm nga COVID-10.

Lajmin e konfirmoi ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila shtoi se do të karantinohen në shtëpi personat e dënuar që ju kanë mbetur deri në 3 vjet burgim, ata që ju kanë mbetur deri në 5 vjet burgim, por që janë mbi 60 vjec dhe vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike.

“Përjashtohen ata që kanë kryer krime të rënda, pjesëmarrje në organizata kriminale etj”, – tha ministrja e drejtësisë. Sipas saj, deri tani nuk ka asnjë të prekur mes të burgosurve, dhe takimet me familjart janë zëvendësuar me lidhjet përmes internetit.

Mjeku Pipero sqaron rastin e 61-vjeçarit: Bëri vdekje klinike, e rikthyem në jetë por vijon të jetë rëndë

Mjeku Pëllumb Pipero ka sqaruar publikisht atë që ndodhi me 61-vjecarin e deklaruar të vdekur fillimisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, 61-vjecari nga Tirana ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët nuk u dorëzuan duke e kthyer në jetë. Pavarësisht kësaj, mjeku tha se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

“Kemi raste të rënda dhe kemi raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë por pa e humbur shpresën e personelit shëndetësor, të mjekëve reanimator për ta rikthyer atë në jetë. Fatmirësisht u rikthye në jetë por vazhdon të jetë ende rëndë”, deklaroi Pipero.

 

Sipas mjekut Pipero situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike. Dinamika sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të gjitha pavionet. Tashmë ne kemi më shumë se 40 të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Secili nga ato ka problematikën e tij në varësi të të moshës dhe të sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t’i nxjerrim.
“Në këtë situatë, në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara edhe këtu tek Ne, por edhe rasteve të konfirmuara çdo ditë, vazhdoj të këmëngul e t’iu them të gjithë qytetarëve, të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe nëse kanë nevojë mjafton të telefonojnë në numrin 127” tha Pipero.

U raportua si viktima e pestë, Ministria e Shëndetësisë: 61-vjeçari në vdekje klinike

U raportua si viktima e pestë nga koronavirusi, por 61-vjeçari ka pesuar vdekje klinike.

“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Pritet prononcimi i mjekëve për më shumë informacion.

Shqipëri: Vdekja e pestë nga COVID-19

Ilirian Agolli

Në Shqipëri ndërroi jetë një tjetër person i prekur nga koronavirusi, një 61 vjeçar nga Tirana me sëmundje shoqëruese. Edhe një 43 vjeçar nga Kavaja mbahej prej disa ditësh nën terapi intensive në Spitalin Infektiv, por ndërroi mëngjesin e sotëm pas rëndimit të gjendjes.

Autoritetet shëndetësore shtuan në njoftimin për këtë rast se “43-vjeçari nga Kavaja, përveç obezitetit, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese”.

Shkoi kështu në 5 numri i viktimave, pas një gruaje 73 vjeçare nga Durrësi, një 65 vjeçari nga Fieri. dhe një tjetër rast nga Kuçova.

Mbrëmjen e kaluar humbi jetën një 71 vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. I sëmuri, “vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar. I trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial”, shpjegoi ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës “71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hypertension”.

Më herët gjatë ditës, autoritetet shëndetësore njoftuan numrin më të madh të personave të prekur nga COVID-19 si dhe numrin më të madh të pacientëve të shtruar në 24 orë. Nga 33 teste të reja u zbuluan 13 raste të reja, ku për herë të parë shtohet në hartën e sëmundjes edhe Korça me 3 qytetarë të prekur. Po ashtu në Tiranë u shtuan edhe 8 qytetarë, në Kavajë 1 dhe në Durrës 1. Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 43 persona, nga të cilët 9 u shtruan 24 orët e fundit, ndërsa 3 pacientët e parë e lanë spitalin. 4 prej të shtruarve janë nën terapi intensive, në gjendje mesatarisht të rëndë, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të qëndrueshme. Mosha mesatare e pacientëve të shtruar është 54 vjeç.

Deri tani janë testuar gjithsej 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë 89 raste me COVID-19.

Ajo shtoi se 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra, ndërsa mosha mesatare e pacientëve me COVID-19 është 48 vjeç. Tirana është më e prekura me 63 qytetarë, Fierni me 8, Durrësi me 6 qytetarë, Kavaja e Korça me nga 3, Lushnja, Rrogozhina dhe Elbasani me nga 2 qytetarë secila.

‘’M’u anuluan koncertet nëpër botë, por s’kam pse mendoj për to’’, sopranoja Inva Mula: Vajza jonë është e lumtur, nuk kishim kaluar kaq kohë bashkë si familje

Sopranoja e mirënjohur Inva Mula ka rrëfyer karantinimin e saj në Tiranë ashtu siç po bëjnë të gjithë shqiptarët në kuadër të masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Mula shprehet se kishte nënshkruar kontrata për disa koncerte, si një turne në prill në Australi, më pas në maj dy koncerte në Paris dhe Londër kurse në fillim qershor në Itali. Por për sopranon shqiptare ato kontrata nuk kanë më rëndësi.

Ajo shprehet se tashmë vajza e saj është e lumtur që së bashku me familjen po ndan 24 orë bashkë në shtëpi.

”Jemi mirë të gjithë dhe shpresoj që gjithë rrethi familjar shoqëror të jenë mirë. Ndodhemi në Tiranë të izoluar ashtu si të gjithë. Mundohemi të jemi me pozitivitet në mendje dhe të bëjmë detyrimet si qytetarë të mirë. Ky është kontributi që mund të japim. Të izolohemi dhe mos bëhemi pengesë por të zbatojmë rregullat.

Si është përditshmëria e Inva Mulës?

Përditshmëria ka ndryshuar. Mendoj që detyrimi kryesor është të kujdesem për vajzën. Detyrohemi t’I përkushtohemi mësimeve nga shkolla. Nuk është e lehtë. Detyra jonë është që fëmijëve t’i japim një ndjesi pozitive, ta kalojmë si lojë. T’i japi fëmijës një lehtësi të kësaj gjendje. Pjesa tjetër me mësimet nuk duhet t’i shtrëngojmë pasi nuk është e lehtë që fëmijët të rrinë gjithë ditën në shtëpi, ndërmjet tensioneve pasi nuk jemi të qetë, jemi të avaruar. Ta kalojmë sa më lehtë. Përditshmëria ime është instrumenti, pianoja, të punoj për gjithë koncertet dhe kontratat.  Ranë të gjitha koncertet dhe udhëtimet. Nuk arrij do që ta ndjek siç dhet me studimet.

Kemi marrë masat. Kemi bërë një hendek me ushqime. Uroj mos kemi vetëm t’i përkushtohemi vetëm ushqimit por më shumë se kaq.

Shumë vështirë ky proces. Shkolla ka programin e vetë. Shkolla e vajzës sime është në anglisht. Nuk është e njëjta punë që e bëjmë me metodat tona. Ne po bëjmë shkollë tani, t’i përshtatemi programit. Duhet ta kthejmë vëmendjen në kushtet që janë krijuar, çfarë mësimesh po zhvillohen në shkollë, si po zhvillohet fëmija i sotëm, dhe të shfrytëzojmë këtë kohë për të nxjerrë gjërat më të mira. Koha është ajo që krijojmë vetë dhe na krijohet nga rrethanat. Është shumë e lehtë të japim mësime, por në radhë të parë janë mësimet që po ja jap vetvetes.

Po në maj kisha dy koncerte, një në Paris një në Londër, që të dyja kanë rënë. Në 6 qershor dhe 8 qershor në Itali, dhe një turne në Austrli tani në prill. Flas globalisht kanë dalë shumë prioritete dhe s’kam pse mendoj për kontratat. Punoj pak tani. Kohën më të madhe ja kushtoj vajzës. Por ajo është e lumtur se thotë që nuk kemi kaluar ndonjëherë 24 orë bashkë. Por është bukur, nuk kemi luksin gjithmonë ta kemi.”- tha Inva Mula.

Po ashtu edhe vajza e saj është shprehur e kënaqur për këtë kohë të kaluar bashkë si familje teksa rrëfen se i mungon shkolla.

”Shkojmë në tarracë dhe bëjmë banjo dielli, është shumë qejf. Shkolla është më e vështirë në shtëpi se në shkollë. Doja të qëndroja me mamin dhe babin. Por dua të shkoj dhe pak në shkollë se më merr malli për shokët dhe mësimet. Edhe kur rri gjithë ditën në shtëpi nuk ke çfarë të bësh. Kur shkon në shkollë ke çfarë të bësh. Me shoqet komunikoj disa herë jo shpesh.”- tha vajza e Inva Mulës.

Familja qënka gjëja më e çmuar që na frymëzon në jetë. Të jemi të fortë dhe pozitivë, qytetarë të mirë që do i zbatojnë rregullat për ta çuar më përpara dhe të prekemi sa më pak nga kjo sëmundje. I uroj të gjithëve sa më pak të sëmurë dhe sa më shumë energji për të rifilluar jetën jo aty ku e kemi lëën, por edhe më tej. Shpresoj që të gjithë të jemi mirë, të jemi bashkë. Por mos rrimë më shumë me njëri- tjetrin.  ”- shtoi Inva Mula.

Po ashtu një mesazh kishte dhe bashkëshorti i sopranos, biznesmeni Hetem Ramadani.
”Ato çfarë i tha Inva nuk i përsëriti. Rregullat që duhet të qëndrojmë në shtëpi. Por të provojmë të agjerojmë dhe të meditojmë. Ne i kemi bërë këto me vite. Por është dashur ta fillojmë sepse efektet negative do të jenë më të vogla  nëse i nënshtrohemi këtyre. Gjithë kjo çfarë po ndodh është zvogëlimi i imunitetit. Ne kemi mekanizma që të mbrohemi ndaj këtij virusi.”- tha Hetem Ramadani.

(BalkanWeb)