VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Basha apel protestuesve: Mos qëlloni policinë, beteja jonë me qeverinë

By | May 11, 2019

Komentet

Protestë kombëtare – Opozita sërish në rrugë, palët larg dialogut

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka shpejtuar të ftojë kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Në mënyrë të përsëritur shefi i ekzekutivit iu drejtua Bashës me tri letra publike duke i kërkuar dialog pa kushte, pasi siç pohonte mes tjerash kryeministri, koha nuk pret sepse 30 qershori po afron.

Lideri i selisë blu ka mohuar në formë kategorike një dialog në këto kushte, ndërsa ka shtuar se kryefjala e kauzës së opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Rama dhe krijimi i qeverisë tranzitore. Sipas Bashës, këto janë dy parakushte që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike, e cila prej kohësh  në fakt është shoqëruar me argumente dhe akuza të forta në distancë mes palëve.

Këtë të shtunë opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë  kombëtare përpara godinës së kryeministrisë në orën 19:00, e cila sipas drejtueseve të partive opozitare, do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë gjatë historisë së pluralizmit politik në Shqipëri.

Ndërkohë ende nuk ka detaje për formën se si do të organizohet  dhe sa do të zgjasë kjo protestë, por ndërkohë dje lideri demokrat nga Mati, teksa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit se nuk ka asnjë hap pas në synimet e opozitës, pavarësisht thirrjeve të Ramës përmes letrave për dialog pa kushte.

Por duket se ‘ujërat’ politikë në vend disi janë trazuar pas apelit të koalicionit gjerman  CDU/CSU, i cili përmes një deklarate për mediat ftoi partitë në Shqipëri të ulen në dialog dhe të diskutojnë për të gjitha temat, pa përjashtuar edhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershori.

Në të njëjtën gjatësi valë u vendos edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dje dha një mesazh të fortë duke theksuar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe mandatin, me qëllim që palët të gjejnë zgjidhje  për krizën ku ndodhen aktualisht vendi. Gjithashtu kreu i shtetit theksoi se do të jetë i hapur të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet lokale, ndërsa iu bëri apel palëve që të jenë më të përgjegjshme dhe të shohin me përparësi  interesat kombëtare të vendit.

“Ndryshojmë datën e zgjedhjeve”, Këshilltari i CDU-së reagon pas deklaratës së Metës

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan”. Keshtu e ka vleresuar presidentin e Shqiperise, Ilir Meta, Këshilltari i CDU-së, Martin Henze.

Me nje reagim te bere sot ne faqen e tij ne Twitter, Henze, e cmon reagimin e Metes bere nje dite me pare, teksa ne vijim te perpjekjeve per zgjidhjen e krizes ne vend, dekklaroi prere se ehste gati jo vetem te lere mandatin, por edhe te rishohe dekretin per ndryshimin e dates se zgjedhjeve vendore.

 

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Reagimi i Henze, vjen fill pasi, Meta deklaroi se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend.

Sipas Henze, presidenti Meta e shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë, ndërsa theksoi se Partia Socialiste dhe opozita duhet të reagojnë.

“Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë,”-tha ai.

“Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve”- shkruante Meta nje dite me pare.

Enkelejd Alibeaj denocon me foto: Deputeti Spartak Braho dhe prefekti Astrit Aliaj nderojnë figurën e diktatorit Enver Hoxha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shkruan se deputeti Spartak Braho dhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, nderojnë figurën e diktatorit Enver Hoxha.

Sipas tij, ka vetëm një zgjidhje për këtë, të protestohet deri në përmbysjen e qeverisë.

Postimi i plotë i Alibeajt:

Sot, 24 maj 2019, përfaqësuesit në qeveri dhe ne Kuvend te Edi Rames nderojne Diktatorin! Pa asnjë skrupull, pa asnjë vrasje ndërgjegje, pa asnjë shenjë pendese, bijtë e etërve komunistë i thurin lavde diktaturës dhe dhimbjes qe i shkaktuan shqiptareve për 50 vjet!

Qartësisht te frymezuar nga uzurpatori ne qeveri Edi Rama, keta kriminele dhe bij kriminelesh, persekutore te pashpirt, shfaqin fytyren e tyre te vertete! Ndaj, ka vetem nje zgjidhje:

Te protestojme deri ne permbysje!

Shqiperia si gjithe Europa!

Asnje hap pas!

Te gjithe se bashku, ne Tirane, 25 Maj ora 19.00!

Thirrja e Ambasadës së SHBA: Larg protestës, mund të ketë dhunë

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni protestën, mund të ketë dhunë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për protestën e radhës së opozitës, e cila pritet të mbahet nesër në orën 19:00. Thirrjet e selisë diplomatike amerikane shkojnë për qytetarët e saj, të cilët i fton të shmangin vendet ku bëhet protesta.

Duke u nisur nga rastet e tjera ku ka pasur akte dheune e reagim me gaz lotsjellës nga policia, qytetarët amerikanë ftohen të jenë të kujdesshëm.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”,- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Nisur nga këto të dhëna, ambasada këshillon të gjithë amerikanët që ndodhen në Shqipëri:

Të shmangin grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet më të fundit.

Skënder Gjinushi, kryetari i ri i Akademisë së Shkencave: Besim i madh

Skender Gjinushi zgjidhet me shumice votash, kryetari i ri i Akademise se Shkencave.

Rezultati ka dale pas procesit te numerimit te votave, ku Akademiket e kane votuar me 35 vota pro dhe 6 kunder, kryetarin e ri te Akademise se Shkencave, pozicion per te cilin i vetmi ne gare ishte Skënder Gjinushi.

Nderkohe qe për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole, per pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse ne pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.

 

Para votimit, kandidati per kryetar, Skender Gjinushi ne nje fjale te mbajtur para akademikeve, shpalosi platformen e tij per mandatin qe kerkon ne krye te Akademise.

“Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë”, tha Gjinushi, duke theksuar se “Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet”.

“Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato”- tha Gjinushi duke kerkuar voten e akademikeve.

Kriza – Ilir Meta ofron mandatin e tij: Presidenti të zgjidhet me votë të lirë nga qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në qëndrimin e tij të fortë për zgjidhjen e krizës politike në vend, veç gatishmërisë për të shtyrë datën e zgjedhjeve, ka ripërsëritur kërkesën e tij për të lënë mandatin e kreut të shtetit.

Në argumentin e Ilir Metës theksohet fakti se lënien e mandatit ai e ofron si mundë që palët të arrijnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

 

Ai shton se e mund t’u jepet e drejta qytetarëve ta zgjedhin Presidentin me votë të lirë.

Meta shton se palët duhet të lënë me një anë retorikat, por të dëgjojnë apelin e Parlamentit gjerman.

“Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve.

U bëj edhe një herë thirrje palëve, të ndalojnë retorikat si reflektim i sinqertë ndaj apelit të Parlamentit Gjerman.

Të ndalojnë hartimet publike justifikuese dhe të angazhohen me sinqeritet dhe përgjegjshmëri për gjetjen e një zgjidhjeje sa më shpejtë dhe të qëndrueshme.

Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qytetareve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë.

Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thekson Meta.

FOTOT – Nis votimi në Akademinë e Shkencave, Gjinushi i vetmi në garë për kryetar

Nis procesi i votimit në Akademinë e Shkencave. Akademiket do te japin voten e tyre sot per kryetarin e ri te Akademise se Shkencave, pozicion per te cilin i vetmi ne gare eshte Skënder Gjinushi.

Nderkohe qe për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole, per pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse ne pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.

Para votimit, kandidati per kryetar, Skender Gjinushi ne nje fjale te mbajtur para akademikeve, shpalosi platformen e tij per mandatin qe kerkon ne krye te Akademise.

“Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë”, tha Gjinushi, duke theksuar se “Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet”.

“Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato”- tha Gjinushi duke kerkuar voten e akademikeve.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, reagon ashpër Fuga: E premte e zezë për shkencën, nuk e njoh rezultatin

Akademiku Artan Fuga, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave ku thotë se ditën e sotme është një ditë e zëzë për arsimin dhe shkencat në Shqipëri.

Sipas Fugës ky është një ‘puç’ institucional dhe ai nuk do të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve si dhe nuk do të njohë kryetarin e dalë nga andje.

“ Sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Nëpërmjet një puci institucional të denoncuar vazhdimisht nga unë dhe nga forca të tjera intelektuale progresiste, Akademia e Shkencave e nxjerr veten jashtë kuadrit ligjor në fuqi dhe inkriminohet institucionalisht!” shkruan Fuga.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Une refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej!

Sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri. Nëpërmjet një puci institucional të denoncuar vazhdimisht nga unë dhe nga forca të tjera intelektuale progresiste, Akademia e Shkencave e nxjerr veten jashtë kuadrit ligjor në fuqi dhe inkriminohet institucionalisht!

Sikurse e kam paraqitur tashmë para opinionit publik dhe autoriteteve të heshtura të shtetit, këtë qendrim e kam mbështetur në dhjetra prova e fakte. Por përsëris se farsa vjen kryesisht nga :

1. Kandidati për kryetar i akademisë së shkencave është një politikan karriere prej mëse tre dekadash dhe statusi i tij si kryetar partie politike e ndalonte ligjërisht të ishte anëtar i akademisë jo më të kandidonte për kryetar të saj!

2. Në votim janë thirrur në kundërshtim me ligjën në fuqi edhe individë 80 dhe madje 90 vjeçarë pa të drejtë vote dhe që e kanë mbaruar mandatin e të qenurit antar të rregullt të Akademisë së Shkencave! Kjo masakër në votim ka për qëllim të realizojë masën elektorale për të kryer farsën zgjedhore në Akademi. Skandali i akademikëve që prej 30 vjetësh janë shkëputur nga cdo kërkim shkencor bashkohet kështu me mbytjen e zëri të cdo kandidature rivale në zgjedhje. Kjo lidhet edhe me inkrimimin e akademikëve të ndryshëm nëpërmjet shkeljeve ligjore dhe administrative që janë ulur këmbëkryq në atë institucion!

3. Kjo farsë elektorale vjen krejt në kundërshtim me vendimet e Asamblesë për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë marrë thuajse dy vjet më parë duke uzurpuar pushtetin në këtë Akademi pa pritur as kuadrin e ri ligjor reformues as përpilimin e akteve statutore dhe as pranimet e reja. Dëshira për pushtet e grupit uzurpator në Akademinë e Shkencave për të fshehur zullumet atje, rezulton më e fortë sesa respektimi i vendimeve zyrtare për reformim.

4. Kjo farsë elektorale u bë e mundur edhe në sajë të praktikave të antikushtetuese të ndjekura në Komisionin e Edukimit dhe të Mjeteve të Informacionit, me bllokimin e procedurave atje nga ana e ekzekutivit që i dha mundësinë grupit drejtues në Akademinë e Shkencave të veprojë jashtë cdo kuadri ligjor të reformuar.

5. Farsa elektorale që realizohet sot në Akademinë e Shkencave është një dështim i madh në politikat qeveritare dhe në angazhimet personale të kryeministrit Edi Rama për gjoja reformimin e Akademisë të Shkencave duke ja shitur atë kryetarit të njerës nga partitë që rezulton në koalicion partiak politik qeveritar. Shkenca u shit për qëllime pragmatiste elektorale politike. Kjo është një përgjegjësi e madhe e pa precedentë në të gjithë historinë e akademive të shkencave në të gjithë botën! E gjitha kjo u krye me veprimin aktiv dhe mosveprimin e paligjshëm të Ministres të arsimit Besa Shahini, e cila e ka shprehur tashmë hapur synimin e saj kobëzi për shkrirjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë !

6. Unë ende shpresoj se Presidenti i Republikës z. Ilir Meta që e ka në kompetencë ekskluzive ligjore miratimin ose jo të kryetarit të akademisë të shkencave nuk do ta miratojë këtë farsë elektorale dhe as rezultatin e saj. Po ashtu shpresoj ende se do të ketë forca që për përgatitjen e kuadrit të ri ligjor reformator do të përpunojnë ato norma ligjore që do ta bëjnë të pavlefshme farsën elektrale të 24 majit 2019! Po ashtu sapo Shqipëria të ketë Gjykatë Kushtetuese, unë do të bëj çmos të motivoj ata që e kanë këtë të drejtë për ta ngritur para saj çështjen e kësaj farse të padëgjuar elektorale.

“Këtu Rama po pi drogë”, Berisha publikon fotot e kryeministrit

 

Ish-kryemisnitri Sali Berisha ka treguar disa foto ku, sipas tij, Edi Rama është parë duke marrë drogë.

Në fakt foto janë të publikuara dhe më parë, por ish-kryeministri, nga studio e “Opinion”, këmbënguli se ato ishin të vërteta.

 

Pjesë nga debati:

Berisha: Interesi i jashtëzakonshëm nga publiku për foton.

Fevziu: Mirë, interesin e di unë, por foto ku janë?

Vangjeli: Është e sajuar.

Fevziu: Ajo është fotomontazh.

Berisha: Ku është e sajuar, shikoje pak. Vetëm montazh nuk ke këtu.

Vangjeli: Ky është fotomontazh.

Berisha: Absolutisht, asnjë shenjë foto montazhi nuk ka. Por, prisni tani, the montazh? Po këtu çfarë rrufit këtu me Gjushin.

Fevziu: Karamele, pse mes njerëzve do pi kokainë? Më fal Z.Berisha, Rama duke pirë kokainë, siç thoni ju, Gjushi dhe 500 veta që e shikojnë.

Berisha: Gjushi e shikon me admirim.

Fevziu: Ajo që nxore ishte fotomontazh.

Berisha: Je i vetmi në botë që thua është fotomontazh.

Berisha hap dosjet: Pse Thaçi është argati i Serbisë, ju tregoj arrestimin

“Serbët kanë dashur vetë ta heqin Preshevën. Serbët luftojnë për linja të pastra etnike, argati (Hashim Thaçi) lufton po për vija etnike. Ai për lëkurën e tij po copëton Kosovën, dosjen që ka në Hagë. Sepse ka një dosje të madhe në Hagë, ajo dosje është e tërë me origjinë nga Beogradi”.

 

Në këtë mënyrë i është përgjigjur ish-kryeministri Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi, i cili në një intervistë televizive javën e kaluar  ka thënë: “Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”.

Berisha shpjegoi qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike ndër vite.

Qëndrimi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj Sllobodan Millosheviçit është ky: Më 22 Dhjetor Partia Demokratike ka shpallur programin “Ylli ynë polar”. Njohja e Republikës së Kosovës më 1991. Është bërë përpjekje për promovimin e lidershipit të Kosovës në atë kohë. Në samitin e Helsinkit është futur paragraf i veçantë, në të cilën Kosova trajtohet si njësi më vete. Në atë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK, por që të gjitha nën patronazhin e qeverisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Midis tyre Adem Jashari. Janë dërguar armatime falas pa asnjë çmim Bosnjes dhe Kroacisë në kundërshtim me embargon”.

Berisha tregoi dhe pse ishte arrestuar Hashim Thaçi gjatë luftës në Kosovë

“Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij. I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj”.

A e ka qenë për vizitë në Shqipëri Arkani?
“Shqipëria ka qenë një vend i hapur dhe Arkani mund të ketë ardhur. Ai me pasaportë jo serbe mund të ketë hyrë, nuk them dot. Por si Arkan do të arrestohej 1 mijë herë. Në vitin 1994 Shqipëria kaloi rezolutën në OKB me 137 vota në të cilën popullit të Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje. Kam bërë çmos që Prishtina të ngrihet në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se shqiptarët duhet të protestonin. Duhej reagim. Kaq ka qenë”.

Në lidhje më marrëdheniet e Ramës me Haradinaj, ai tha: Sepse Edi Rama është anti-shqiptari më i madh pas zografit. Skam asnjë lidhje me Haradinaj. Ramush Haradinaj mban qëndrimin e tij për vendin e tij, i ka bërë një shërbim shumë të madh Kosovës, se shpëtoi. Shanse nuk ka më. Ditë më të zezë se sa të shkojnë tre zyrtarë të lartë shqiptarë në Berlin për të shit trojet shqiptare nuk ka. /Opinion.al/

Spiropali: Berisha, Basha dhe Kryemadhi po i thonë burgut hapu

Në një kohë kur të gjithë kërkojnë dialog për krizën politike, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali “godet” me deklaratat e saj.


Në një intervistë për Abc news ajo tha se zgjedhjet do të zhvillohen dhe në rast se Berisha, Basha dhe Kryemadhi duan t’i thonë burgut hapu le t’i thonë.

Zgjedhjet duhet të ketë. Në rast e Berisha, Basha dhe Kryemadhi duan t’i thonë burgut hapu, le t’i thonë. Por nuk besoj se ata nuk mund të marrin me vete qytetarë të tjerë. Nuk shkon në burg njeri për ta. Janë gjithmonë e më pak qytetarë që dalin, sa më të vegjël bëhen si grup aq më e rrezikshme bëhen si turme. Fakti që nuk kanë numrat i ka bërë që të kthehen në një turmë të dhunshme. Është diçka tjetër të dalësh në protestë dhe diçka tjetër nëse prish zgjedhjet duke prishur qendrat e votimit”.

Duke folur për një pëprlasje të mundshme, Spiropali tha se qeveria do garantojë siguri edhe për strukturat zgjedhore.

“Kush janë 5 kandidatët për kryebashkiakë nga PS të lidhur me krimin”, Basha flet me emra

Nga qyteti i Vorës, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Rama nuk ka shans të detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral.

Sipas tij në listat për kryebashkiakë Rama ka futur njerëz të krimit.

“Edi Rama nuk ka asnjë shans ti detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave. Valbona Sako, e dyshuar dhe sot duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu.

4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur dhe po të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës. Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës.

Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin. Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet Peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit. Vora, Tirana dhe Shqipëria s’ka për ta pranuar kurrë këtë”, tha Basha.

Ndaj sipas tij largimi i Ramës është kusht i panegociushëm për të hapur dialogun politik.

“Na duhet dhe do të kemi një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët, për të vendosur së bashku, jo thjeshtë largimin e Edi Ramës, sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociushëm për hapjen e dialogut politik.

Por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, që ju të keni mundësi përmes votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju”, u shpreh Basha.