*** Nëse në bisedimet dyvjeçare (2013-2015) në Bruksel, kinëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, dikush i ka premtuar Serbisë, të paktën si “kompromis politik” se asaj do t’i rikthehet Kosova Veriore, që përfshin edhe fshatin Boletin të Isa Boletinit, atëherë, do të mund të pranohej vendimi i Thaçit dhe i Edi Ramës, që rivarrimi i eshtërave të Isa Boltinit, të bëhet në Vlorën heroike, ndryshe jo, me asnjë çmim të diktatit politik Beograd-Prishtinë-Tiranë.
*** Amaneti i heroit tonë gjithëkombëtar, Isa Boletini, që ai të rivarroset në vendlindjen e tij në Boletin të Shalë Bajgorës, me çdo kusht, duhet të plotësohet edhe nga familijarët e tij, edhe nga populli, edhe nga shteti i Kosovës, edhe nga ai i Shqipërisë.
Në këtë çështje, nuk kanë të drejtë të përzihen as qeveria e Kosovës, as ajo Shqipërisë, prandaj, prerazi, duhet të hudhet poshtë “Vendimi i përbashkët i këtyre dy qeverive, që më 10 qershor 2015, Isa Bletini të rivarroset në Vlorë” (www.noa.al/14/05/2015).
Në këtë rast, nuk vlen kurrfarë marrëveshje e nënkryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sepse vendimi i tillë i tyre është në kundërshtim me çdo normë zakonore dhe tradicionale shqiptare, si dhe me ligjet ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Prandaj, një vendim të tillë të gabuar, të turpshëm dhe anticivilizues Thaçi – Rama, duhet ta hudhin poshtë si Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ashtu edhe Qeveria, Kuvendi dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga .
Për më tepër, Hashim Thaçi nuk ka kurrfarë të drejte morale, ligjore, as kushtetuese vendore, as ndërkombëtare që të lidhë kurrfarë pakti politik me kryeministrin Edi Rama, pa lejën e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, përkatësisht pa pëlqimin e qeverisë, të kuvendit dhe të Presidentes së Republikës së Kosovës, sepse rivarrosja e kolosit Isa Boletni nuk është kurrfarë “tenderi privat” dhe çështje tekniko-politike a diplomatike e “Marrëveshjes së Brukselit, Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013), që i përket vetëm Hashim Thaçit (sikurse hyrja në dialog me Beogradin, pa njohur Serbia Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran), sepse Kosova nuk është vetëm e Hashim Thaçit dhe e “bishtave” të tij, por e gjithë popullit shqiptar dhe e gjithë Shqipërisë Etnike.
Prandaj, për rivarrosjen e Isa Boletinit, vendos vetëm familja e tij, sipas amanetit që e ka lënë Isa Boletini, të rivarroset në Boletin të Kosovës, askund tjetër, dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të veprojë ndryshe, duke mos përfillur Amanetin e Isës dhe vendimin e familjarëve të tij, që ai të prehet në vendlindjen e tij në Boletin të Shalë Bajgorës.
Në potez: Treshi Drejtues i shtetit të Republikës së Kosovës
Pikësëpari, Presidentja Atifete Jahjaga, Kuvendi dhe Qevria e Republikës së Kosovës me në krye Kadri Veseli dhe Isa Mustafa, prerazi, duhet ta hudhin poshtë vendimin e e Këshillit Organizativ me në krye Hashim Thaçi, që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Vlorë, jo në Boletin. Këtë padrejtësi, amoralitet dhe turp nuk duhet lejuar, as Presidentja Jahjaga, as Kryekuvendari Kadri Veseli e as Kryeministri Isa Mustafa, sepse si familja, ashtu edhe shumica dërrmuese e popullit shqiptar të Kosovës (së bashku me liderët përfaqëues të tij), është pronocuar publikisht që heroi i tyre dhe i Kosovës-Shqipërisë Etnike, Isa Boletini, të RIVARROSET në Boletin sipas AMANETIT dhe DËSHIRËS së tij të fundit, e cila, patjetër, duhet plotësuar nga të gjithë shqiptarët si brenda, ashtu, edhe jashtë Shqipërisë Etnike. Kështu thotë zakoni dhe tradita shekullore shqiptare.
Prandaj duhet të plotësohet DËSHIRA dhe AMANETI personal dhe njerëzor i Isa Boletinit, jo dëshira politike e Hashim Thaçit dhe e Edi Ramës, sepse kjo nuk është çështje personale, politiike, ideologjike dhe partiake e tyre, por çështje zakonore dhe tradicionale shqiptare.
Në rast dështmi të Treshit Jahjaga-Veseli-Mustafa, atëherë, e gjithë opozita në këmbë së bashku me popullin, në protesta demokratike dhe paqësore në gjithë Kosovën!
Sepse u tepërua, mjaft më me falsifikimin dhe me sofistikimin e së vërtetës shqiptare, të historisë, të lirisë, të drejtësisë, të barazisë, të demokracisë dhe të patriotizmit shqiptar, sipas “fontanë dëshirash” dhe grackave shekullore të serbomëdhnjeve të Beogradit zyrtar, i cili, përmes bishtave besnikë kolaboracionistë në Kosovë dhe në Shqipëri, ia arriti qëllimit që të POLITIZOJË rivarrosjen e Isa Boletinit.
Mirëpo, këtë pëfidi serbo-filoserbe, duhet shkallmuar përfundimisht, duke mos lejuar që Isa Boletini, të rivarroset dikund tjetër, por vetëm në vendlindjen e tij në Boletin të Kosovës, jo ashtu siç po dikton Serbia me lakejtë dhe me hyzmeqarët vasalë të saj, të fshihet me fshesë hekuri kujtesa historike, kombëtaree dhe heroike e Isa Boletinit para bashkëqytetarëve të vendlindjes, të Mitrovicës , të Shalë Bajgorës dhe të gjithë popullit shqiptar të Kosovës.
Mirëpo, siç kanë deklaruar dhe reaguar shumë figura dhe personalitete të njohura politike dhe kombëtare të Kosovës, si dhe kryebashkiaku i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryeheroi i Shqipërisë Etnike të Isamil Qemalit, Isa Boletini, duhet të rivarroset në Boletin të Shalë Bajgorës.
Kështu kanë reaguar edhe shumë personalitete politike dhe kombëtare shqiptare në diasporë (në Evropë dhe në Amerikë) dhe në Shqipëri, duke mbështetur AMANETIN dhe DËSHIRËN e fundit të Isa Boletinit, që ai të rivarroset në vendlindjen e tij në Boletin, jo në Vlorë, sipas diktatit të Beogradit dhe të Hashim Thaçit!!!
Që të mos ndodh një skandal dhe një turp i këtillë politizues antinjerëzor, antikombëtar dhe anticivilizues, tani, nevojitet, që të gjitha forcat politike përparimtare, demokratike dhe paqësore shqiptare, së bashku me popullin, të hidhen në protesta gjithë popullore paqësore, që të mos pranojnë vendimin e Këshillit Organizativ me në krye Thaçi – Rama, sipas të cilit, me 10 qershor të këtij viti, në Vlorë, parashikohet rivarrimi i heorit dhe i patriotit gjithëkombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, Isa Boletini.
Një vendim i tillë plotësisht i gabuar dhe me qëllim i politizuar nga ana e politikës dhe e propagandës së Beogradit zyrtar, fsheh me arsye dyshimin se, Kosova Veriore së bashku me Boletinin e Isasë, ndoshta i është bërë “teslim” Serbisë nga ana e atyre që po dialogojnë me Beogradin. Ndryshe, nuk ka asnjë arsye valide, që Isa Boletini, të mos rivarroset në Boletin-vendlindje e tij.
Mirëpo, nëse Kosova Veriore i është premtuar Serbisë, atëherë, po del krejt e qartë, pse Serbia e ka politizuar edhe rastin e rivarrosjes së Isa Boletinit, sepse serbët e as Serbia nuk duan dhe, nuk pranojnë që në “territorin e tyre verior” , që përfshin edhe fashin shqiptar Boletin, të rivarroset dhe të ngritet Shtëpia Përkujtimore Historike Kombëtare Shqiptare e Isa Boletinit.
Komentet