VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Bakteri E.coli – Mësoni si të mbroheni nga ndotja e ushqimeve

By | June 14, 2018

Komentet

Kek me shije fantastike – Receta e ëmbël e këngëtares Merita Halili

Krahas këngës, Merita Halili ka edhe një tjetër pasion, gatimin

Merita Halili është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura të shqiptarëve në të gjitha trojet ku ata ndodhen.

Zëri i saj ashtu si edhe këngët vijojnë edhe sot, ashtu si dikur të mbeten në më të preferuarat mes shqiptarëve.

Por krahas këngës, Merita Halili ka edhe një tjetër pasion, gatimin.

E ftuar në një emision televiziv në Tv Klan me gazetaren Rudina Magjistari, këngëtarja Merita Halili  rrëfeu pasionin e saj për gatimin teksa ndau për publikun edhe një recetë ëmbëlsire të përgatitur prej saj.

Këtë recetë AgroWeb.org e sjellë më poshtë në mënyrë që kushdo që preferon ta përgatisë vetë në shtëpi.

Një recetë që amvisat e përgatisin për fëmijët e tyre por edhe në gëzime familjare.

Sekreti qëndron tek copat e çokollatës të cilat i japin një shije totalisht unike ëmbëlsirës.

Hapat e përgatitjes janë shumë të thjeshtë, prandaj përgatitja e saj nuk kërkon ndonjë mjeshtri.

Në vetëm 30 minuta ju do të shijoni ëmbëlsirën që në çdo kafshatë ruan një surprizë.

Përbërësit

2 gota uji me miell

1 gotë e gjysmë uji me sheqer kaf

2 vezë

1 gotë e gjysmë

300 g gjalpë

Gjysmë luge çaji me sodë buke

Gjysmë luge çaji me kripë

Një lugë gjelle me vanilje

200 g çokollatë

Përgatitja

Në një tas të madh hidhni gjalpin dhe rriheni me telin e kuzhinës derisa ai të zbutet dhe të bëhet kremoz.

Shtoni sheqerin de përsëri përzjejeni derisa kokrrizat të jenë tretur plotësisht.

Nëse dëshironi mund të zëvendësoni sheqerin kaf me një gotë uji sheqer të bardhë.

Pasi të keni përzierë mirë sheqerin me gjalpin është koha që të shtoni vezët dhe vaniljen.

AgroWeb.org ju këshillon që vetëm pasi të keni formuar një masë të njëtrajtshme të filloni të shtoni miellin, kripën dhe sodën e bukës.

Është mirë që miellin ta keni situr para se ta bashkoni me vezët, gjalpin dhe sheqerin.

Sitja e miellit bën të mundur që ëmbëlsira të ketë më shumë ajër dhe të fryhet më shumë.

Përzjejeni masën derisa të formoni një brumë të plotë.

Në fund shtoni dhe copat e çokollatës dhe me një lugë përzjejini derisa të bashkohen me masën e brumit.

Ndërkohë lyeni një tavë me pak vaj dhe kaloni aty masën e brumit.

Mundohuni që të krijoni një sipërfaqe me trashësi të njëjtë.

Futeni për ta pjekur për 25 minuta me 150 gradë.

Me një kunjë dhëmbësh apo një thikë kontrolloni nëse është pjekur plotësisht duke e shpuar ëmbëlsirën.

Pasi të jetë pjekur hiqeni nga furra dhe lëreni pak të pushojë e më pas priteni dhe vendoseni në një pjatë për ta servirur.

Kjo ëmbëlsirë është perfekte për një mëngjes plot shije, por edhe zgjidhja perfekte për raste festimesh. /AgroWeb.org

Trahana e ngrohtë për darkë – Dy mënyrat e shpejta të përgatitjes

Trahanaja është padyshim ushqimi më i shijshëm e më i shëndetshëm sidomos në stinën e dimrit.

E ngrohtë dhe shijeplotë, e shoqëruar me djathë a me përbërës të tjerë sipas dëshirës ky gatim mbetet ndër më të preferuarit e shqiptarëve.

Ajo shijon padyshim në mëngjes por sigurisht edhe në darkë duke ngrohur gjithë organizmin e duke të kënaqur me shijen e saj.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë dy mënyra të thjeshta dhe të shpejta të përgatitjes së saj lehtë në shtëpi.

Dy Mënyrat e Shpejta të Përgatitjes së Trahanasë

Sipas krahinave dhe zonave të ndryshme, trahanaja përgatitet në mënyra të ndryshme.

Mënyra e Parë

Një mënyrë është ajo përmes zierjes së ujit dhe më pas shtimit të trahanasë në ujin që vlon.

Më konkretisht, masa është dy lugë trahana për person. Fillimisht, trahananë hidheni në një gotë me pak ujë të vakët dhe trazojeni derisa të tretet.

Më pas, vendosni një tenxhere të vogël në zjarr dhe shtoni një gotë të plotë me ujë, shtoni pak kripë dhe lëreni derisa uji të nisë të vlojë.

Në këtë moment shtoni trahananë e tretur dhe trazojeni pa ndrëprerje përmes një luge druri derisa masa të trashet dhe të bëhet e njëtrajtshme.

Nëse dëshironi trahananë më të hollë mund të shtoni edhe pak ujë, kjo varet sipas dëshirës.

Largojeni nga zjarri, thërrmoni në një pjatë të thellë 1-2 feta të holla buke të cilat i keni thekur dhe ftohur më parë.

Shtoni trahananë e përgatitur në pjatën ku keni thërrmuar bukën, përziejeni me bukën dhe në fund sipas dëshirës spërkateni me pak vaj ulliri apo gjalpë të tretur si dhe thërrime djathi gjithashtu.

Mënyra e Dytë 

Ndërsa mënyra tjetër e përgatitjes, është ajo e skuqjes së trahanasë në fillim.

Në këtë rast, trahanaja nuk tretet.

AgroWeb.org ju udhëzon që të vendosni një tigan apo tenxhere të vogël në zjarr.

Shtoni aty një lugë vaj ulliri apo një lugë gjalpë të freskët.

Në rastin e përgatitjes  për një person, shtoni dy lugë trahana, pak kripë sipas dëshirës dhe kaurdiseni për maskimumi dy minuta.

Më pas, shtoni menjëherë një gotë të mbushur plot me ujë të ftohtë dhe trazojeni pa ndërprerje me lugë druri derisa masa të trashet dhe të jetë e njëtrajtshme.

Pasi të jetë gati, largojeni nga zjarri dhe përgatisni bukën si më sipër.

Më pas, shtoni trahananë sipër bukës duke e trazuar në mënyrë që buka të përthithë gjithë masën.

Spërkateni me pak vaj ulliri apo gjalpë të freskët si dhe djathë të thërrmuar gjithashtu.

Për më shumë shije, sipas preferencës mund të shtoni edhe pak spec djegës./AgroWeb.org

Receta e shijshme e aktores së famshme Sofia Loren

Aktorja Sofia Loren

Sofia Loren është padyshim ndër aktoret më të njohura botërore, fama e së cilës sigurisht njihet edhe në Shqipëri.

Ajo është e njohur për pamjen e saj të mrekullueshme, plot bukuri e hijeshi ashtu si edhe filmat e panumërt.

Por Sofia Loren ka dhe një tjetër pasion, atë për gatimin, aq sa ka botuar një libër me recetat e përgatitura prej saj të titulluar: “Në Dashuri Me Kuzhinën”.

AgroWeb.org sjell më poshtë një recetë, të marrë nga libri i recetave të Sofia Loren, recetë e cila përgatitet shumë thjeshtë dhe lehtë dhe ka një shije vërtetë të mrekullueshme.

Përbërësit

1 pulë e freskët, e majme (e prerë në thela)

2 kokrra qepë

1 filxhan çaji me salcë domateje

1 spec të madh të kuq

Kripë

Një spec i kuq djegës i vogël

3 lugë gjelle vaj ulliri

Gjysmë gote me verë të bardhë

Dy lugë gjelle me borzilok të grirë (ose majdanoz sipas dëshirës)

Përgatitja

Sipas udhëzimeve në recetën e Sofia Loren, AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtoni aty vaj ulliri dhe vendosni copat e thelave të pulës, skuqini nga të dyja anët dhe më pas largojini në një enë tjetër.

Pasi të jenë skuqur mirë, shtoni aty qepët e grira hollë, bashkë me specin e kuq të grirë hollë.

Kaurdisini të gjitha bashkë derisa volumi qepëve të bjerë dhe qepët të marrin një ngjyrë transparente.

Shtoni më pas verën e bardhë, kripën dhe specin djegës. Lërini të ziejnë derisa vera të avullojë për disa minuta.

Në momentin që vera nis të avullojë pulën kthejeni nga të dyja anët një ose dy herë.

Më pas, shtoni salcën e domatës, gjysmë gote me ujë, mbulojeni tenxheren me kapak, uleni nxehtësinë e dhe zjarrin dhe lëreni të ziejë në zjarr shumë të ngadaltë përreth 30 minuta derisa mishi i pulës të zbutet plotëisht.

Më pas, thelat e pulës largojini nga tenxherja dhe lërini mënjanë. Shtoni në tenxhere borzilok të freskët ose majdanoz, rriteni nxehtësinë e zjarrit dhe lëreni salcën të gatuhet edhe për 2 minuta të tjera.

Më pas, salcën hidheni sipër thelave të pulës dhe servireni menjëherë pasi konsumohet e ngrohtë.

Bajamet e festave – Si të përgatisni recetën e veçantë plot ëmbëlsi

Bajamet përdoren edhe për qerasje në formën e bonboneve në raste festash, dasmash e gëzimesh familjare.

Bajamet janë padyshim fantastike në shijen e tyre ashtu si edhe në vlera.

Ato janë një nga përbërësit kryesorë të shumë ëmbëlsirave dhe recetave fantastike në kuzhinë.

Bajamet përdoren edhe për qerasje në formën e bonboneve në raste festash, dasmash e gëzimesh familjare.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni krejt lehtë në shtëpi  bonbonet e bardha me bajame.

Përbërësit

1 kg bajame të zbutura në ujë

450 gramë sheqer pluhur për ëmbëlsira

3 të bardha vezësh

Vanilje (një bustinë)

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që bajamet t’i zhysni në një tas të madh me ujë dhe t’i lini të zbuten përreth 1 orë.

Më pas, ndizeni furrën në 170 gradë.

Mbi skarën metalike vendosni një letër pjekjeje dhe sipër saj hidhni bajamet e zbutura në ujë dhe pa lëkurë.

Piqini lehtë në furrë për 5 deri në 10 minuta.

Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen.

Vëreni mikserin në punë dhe përzieni të bardhat e vezëve me sheqerin pluhur dhe vaniljen për ëmbëlsira deri sa të formohet një masë e trashë kremoze.

Zhytini bajamet në masën e bardhë të vezëve dhe vendosini një nga një mbi një letër pjekjeje të hapur në një tepsi.

Futeni tepsinë në furrë të parangrohur në temperaturë të ulët 170 gradë dhe lëreni tepsinue me bajamet për 10-15 minuta më pas fikeni sobën dhe lërini bajamet të paprekura për 10-12 orë e më pas servirini.

Simbolika e Bonboneve me Bajame

Këto ëmbëlsira serviren shpesh në dasma dhe celebrime.

Ato përfaqsojnë zhvillimet e mira e shpesh të hidhura në jetën e një çifti.

Sheqeri pluhur vesh bajamet me urimin që çifti do të ketë më shumë momente të ëmbla në jetë.

Këto ëmbëlsira gjithmonë serviren në numra tek, kryesisht 3 apo 5.

Numri 3 simbolizon nusen, dhëndrrin dhe fëmijën e tyre të ardhshëm.

Numri 5 përfaqëson pesë urime për çiftin: shëndet, pasuri, pjellori, lumturi dhe jetëgjatësi.

Trileçe shtëpie, ëmbëlsi e parezistueshme – Si ta përgatisni

Trileçe është ëmbëlsira perfekte për të ëmbëlsuar shpirtin dhe organizmin në çdo orë të ditës.

Një ëmbëlsirë klasike e lehtë, shumë e dashur për shqiptarët, gosti fisnike për miqtë, fantastike për festat është Trileçe.

Është një ëmbëlsirë plot finesë, e thjeshtë në përgatitje dhe me pak përbërës por shija e saj është unike. Aq sa vështirë se mund t’i rezistosh.

Shoqërohet në një mënyrë fantastike me çajra të ndryshëm të ndryshëm por mbi të gjitha ëmbëlsira perfekte për të mbyllur me shijen më të mirë drekat apo darkat familjare.

Trileçe është ëmbëlsira perfekte për të ëmbëlsuar shpirtin dhe organizmin në çdo orë të ditës.

Me shijen e saj të kombinuar mes qumështit e krem karamelit kjo ëmbëlsirë është mahnitëse dhe shumë e dëshiruar nga të gjithë.

AgroWeb.org u përcjell më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së trileçes në shtëpi, një mënyrë e lehtë për të ëmbëlsuar familjen apo të dashurit tuaj.

Si të përgatisim Trileçen në shtëpi 

Përbërësit

1 l qumësht

500 ml krem qumështi (krem pana)

10 kokrra vezë

10 lugë gjellë sheqer

10 lugë miell

350 qumësht i kondensuar (qumësht panda)

300 ml karamel (gjeni në supermarkete)

Përgatitja e pandispanjës

Në një enë hedhim vetëm të bardhat e vezëve dhe të verdhat i lëmë në një enë tjetër mënjanë.

Hedhim sheqerin në enën ku kemi të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe e trashë.

Më pas, rrahim të verdhat e vezëve dhe i shtojmë tek masa e përgatitur me të bardhat e vezëve dhe sheqerin.

I përzjejmë derisa të njëtrajtësohen.

Më pas, shtojmë gradualisht miellin dhe njëkohësisht e trazojmë masën pa ndërprerje me qëllim që volumi i masës të jetë i njëjtë.

Ngrohim furrën në temperaturën 250 gradë.

Përmes një furçe kuzhine lyejmë me pak vaj tavën dhe hedhim në të masën e përgatitur dhe e lëmë të piqet në këtë temperaturë për 5 minuta, më pas gradën e nxehjes e ulim në nivelin 150.

E lëmë të piqet edhe për 10 minuta të tjera.

Përgatitja e Qumështit

Hedhim qumështin e kondesuar në një enë bashkë me qumështin e lëngshëm.

I përzjejmë derisa qumështi i kondesuar të tretet plotësisht.

Më pas shtojmë kremin e qumështit (pana). I përzjejmë mirë që të jenë një masë.

Heqim kekun ose pandispanjën nga furra. Pasi të jetë ftohur i presim në formë katrorë dhe hedhim përsipër masën e qumështit.

E lëmë derisa pandispanja të përthithë qumështin plotësisht.

Në fund, u hedhim sipër karamelin e lëngshëm.

Gurabiet – Të preferuarat e kujtimeve të fëmijërisë

Ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90.

Gurabiet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoren gjërësisht në vendin tonë.

Ajo me siguri ka qenë ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90.

Gurabijet janë biskota të përdorura gjërësisht në shumë vende të botës, kryesisht ato myslimane.

Emri Gurabije vjen nga perandoria Osmane dhe është përmendur për herë të parë në shekullin e 15-të.

Ato mund të konsumohen veçmas ose të shoqërohen me një filxhan me çaj.

Në krahasim me ëmbëlsirat e tjera që kanë shumë përbërës, gurabijet me gjalpë janë të thjeshta por me një shije sublime dhe të shkrihen në gojë.

Ato përgatiten nëpër pastiçeritë e të gjithë vendit, por si gjthnjë, diçka e gatuar në shtëpi nuk ka të krahasuar.

Përbërësit për 40 gurabije me gjalpë:

500 gramë gjalpë të tretur

600 gramë sheqer pudër

1 kg miell

1  gramë vanilje

Përgatitja e gurabijeve

Ndajmë nga sheqeri pudër 50-100 gramë për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve.

Pjesën tjetër e sitim dhe e hedhim mbi sipërfaqen e tavolinës ku do të punojmë brumin.

Në mes të sheqerit hapim një gropë dhe hedhim gjalpin e tretur.

Me një pirun rrahim pak përbërësit sa të krijohet një masë homogjene.

Anash sheqerit të përzjerë me gjalpë hedhim miellin.

Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë përsëri.

Pasi masa të ketë filluar të lidhet e të ketë formuar brumin, fillojmë ta punojmë me duar.

AgroWeb.org ju këshillon që brumin të vazhdoni ta punoni derisa sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar.

Brumin e presim në forma sipas dëshirës siç mund të jetë gjysmë hënë ose rrumbullake.

Gurabijat vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë në temperaturë rreth 150 C.

Pasi të jenë pjekur dhe ftohur pudrosini me sheqerin pudër./AgroWeb.org

Zupa e Dukës – Receta e ëmbël që përgatitet shpejt në shtëpi

Me këtë recetë mund të surprizoni të dashurit dhe të afërmit tuaj me një shije përrallore.

Zupa e Dukës, kështu mendohet të jetë emri i vërtetë i Tiramisusë, ëmbëlsirës kaq të dashur edhe nga shqiptarët.

E mori këtë emër pikërisht në nder të Kozimo Mediçit, i cili e solli recetën në Fierence dhe i dha famë.

Sipas gastronomëve Tiramisuja u kthye shumë shpjet në ëmbëlsirën e preferuar të familjeve fisnike të cilat e konsumonin për të ngritur humorin.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën më të thjeshtë për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire në shtëpitë tuaja.

Me këtë recetë mund të surprizoni të dashurit dhe të afërmit tuaj me një shije përrallore.

Duke qenë se përgatitet pa vezë, kjo ëmbëlsirë është më e lehtë, dhe me një aromë të mrekullueshme.

Përbërësit që ju nevojiten

500 g maskarpone (krem djathi)

250 ml pana

150 g sheqer pluhur

300 ml kafe ekspres ( nëse doni një shije më të fortë mund të përdorni dhe kafe turke)

5 lugë gjelle me qumësht

2 lugë gjelle me lëkurë portokalli

Kakao

300 g biskota të gjata me sheqer të gatshme (Savoiardi si në foton e mëposhtme)

Përgatitja

Në një tas hidhni panën dhe sheqerin pluhur duke përdorur rrahësin elektrik të vezëve ose dhe telin e kuzhinës, krijoni një shkumë të bardhë.

Duke e përzierë panën me sheqerin, bëni të mundur tretjen e plotë të tij dhe kështu kremi do të ketë një shije më të plotë.

Ndërkohë merrni maskarponen dhe shtojeni tek tasi ku keni panën. AgroWeb.org ju këshillon që të vazhdoni ta punoni me rrahësen elektrike.

Pasi të keni mbaruar të gjithë sasinë e maskarpones, në rende grini lëkurën e afërsisht dy portokalleve mesatare.

Shtojani kremit dhe me një lugë përzjejeni që të jetë një masë homogjene.

Më pas hidhni dhe qumështin, duke qenë më i lëngshëm ai arrin ta bëj më të butë dhe kremoz kremin e tiramisusë.

Në një xhezve përgatisni kafen ekspres ose turke, që do t’iu duhet për të njomur biskotat.

AgroWeg.org ju sugjeron që të merrni një tavë qelqi dhe të spërkatni shumë pak kakao në sipërfaqen e saj.

Më pas në një pjatë hidhni kafen që përgatitët, dhe zhysni vetëm nga njëra anë dhe shtrojini në tavë.

Kini kujdes pasi pjesa e lagur me kafe duhet të vendoset me faqe nga lart.

Shtoni në tavë gjysmën e masës së kremit të Tiramisusë dhe me një lugë të lagur me pak ujë, përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme.

Vazhdoni përsëri dhe me një shtresë me biskota duke ndjekur po të njëjtat hapa.

Në fund hidhni pjesën e mbetur të kremit, mundohuni të krijoni një sipërfaqe të drejtë.

Me një sitë spërkatni të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirës me kakao.

Mjafton ta vendosni në frigorifer përreth 5-6 orë, në mënyrë që të mpikset kremi dhe biskotat të jenë zbutur, dhe më pas mund ta servirni.

Kos me hudhër dhe vaj ulliri – Receta e shëndetshme e darkës

Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamina B5 dhe B12.

Një kombinim perfekt për një darkë të lehtë, të shijshme plot vlera ushqyese e shëndetësore.

Përgatitja e kosit me hudhra dhe vaj ulliri është vërtetë e thjeshtë por shija dhe vlerat që përfiton organizmi janë të shumta.

Ju mjafton të shtypni një thelpi hudhër në një lugë vaj ulliri t’i përzjeni të gjitha bashkë e më pas t’i shtoni në një pjatë me kos. Shtojini pak kripë dhe majdanoz të grirë imët sipas dëshirës dhe konsumojeni gjatë darkës.

Jo vetëm që do t’ju kënaqë me shijen që ka por mbi të gjitha kjo mënyrë e të ushqyerit është ideale për të mbajtur trupin në formë, për të përmirësuar tretjen dhe për rigjallëruar organizmin në tërësi.

Më poshtë AgroWeb.org ju sjell vlerat që përfiton organizmi kur konsumon kos.

I bën mirë stomakut

Kulturat e gjalla tek kosi janë efikase kundër konstipacionit, diaresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë.

Këto probiotikë përforcojnë imunitetin dhe mbrojnë stomakun nga infeksionet.

Osteoporoza

Brishtësia e kockave vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së vitaminave D dhe kalçiumit.

Kosi është i pasur me kalçium dhe konsumimi i rregullt i tij përmirëson strukturën e kockave.

Tensioni i lartë i gjakut

Studimet kanë konfirmuar se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut.

Me kos e pak hudhër, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 përqind.

Pesha

Kosi është ideal për të kufizuar kaloritë. Ai shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla.

Pasi përthithet, kalçiumi nga kosi ndikon që qelizat e yndyrës të ulin prodhimin e kortizolit ndërkohë që amino acidet djegin yndyrën e tepërt.

Rekomandimet gjithnjë vlejnë për kosin me pak yndyrë.

Vitaminat

Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamin B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë shumë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.

E ftohura

Kur imuniteti është i fortë, do të mund të mposhtë viruset ose bakteret. Konsumoni 150-200 gramë kos shoqëruar me një thelpi të voguel hudhre në ditë për t’i shpëtuar simptomave të të ftohurës, gripit dhe problemeve me fytin.

Ky produkt përgjysmon shanset e shfaqjes së këtyre sëmundjeve.

Shëndeti i lëkurës

Kosi është një nga kurat më të mira për femrat. Ai përmirëson lëkurën, shtrëngon poret dhe i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim.

Kosi është i dobishëm kundër simptomave të plakjes, ankthi më i keq për shumë femra.

Shëndeti i flokëve

Kosi, ashtu si edhe vaji i ullirit janë të dobishëm edhe kundër flokëve të thatë dhe të hollë. Ai forcon çdo qimë të flokut dhe pastron skalpin nga zbokthi./AgroWeb.org

Pite tigani me miell misri – Të lehta, të shpejta plot shije

Pitet shoqërohen me të ëmbla dhe me të kripura, me fruta, djathë apo perime.

Pitet janë një ushqim i shijshëm të cilit nuk mund t’i thuash jo as në mëngjes e shpesh as në darkë.

Ato shoqërohen me të ëmbla dhe me të kripura, me fruta, djathë apo perime.

Zakonisht jemi mësuar që pitet t’i gatuajmë me miell gruri por shija e piteve me miell misri është diçka krejt e veçantë, e thjeshtë dhe e lehtë.

Pitet e gatuara me miell misri janë të lehta, të  buta si pambuk dhe me një shije të një dimensioni tjetër.

Shija e piteve mund të plotësohet me produkte të kripura por edhe të ëmbla gjithashtu siç janë reçelrat e ndryshëm, çokokremi etj.

Përpos të gjithave, këto pite janë pa gluten dhe të rekomanduara për ata që kanë pak ose aspak tolerancë ndaj tij.

Pitet e Shtëpisë me Miell Misri

Përbërësit

1 filxhan e gjysmë çaji me miell misri

1 lugë kafeje me sodë buke

Gjysëm luge çaji me kripë

2 vezë

1 gotë (250 ml) me qumësht

4 lugë gjelle me gjalpë pa kripë

Përgatitja

Në fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të merrni një enë të përmasave mesatare dhe hidhni në të miellin e misrit, sodën e bukës dhe kripën.

Shtoni qumështin, vezët, gjalpin e freskët.

Rrihini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një masë kremoze as shumë e hollë as shumë e trashë. Brumi duhet të jetë nue trashësinë e brumit të krepave.

Nëse kjo masë është e hollë, shtoni edhe pak miell misri deri sa ajo të arrijë trashësinë e duhur.

Nëse masa është shumë e trashë, shtoni edhe pak qumësht.

Më pas vendoseni tiganin në zjarr dhe hidhni pak gjalpë të freskët ose vaj sa të lyhet e gjithë sipërfaqja e tiganit.

Mbushni një gjysëm garuzhde me masën kremoze dhe hidheni në tigan.

Lëreni të gatuhet për 1 deri në 2 minuta ose deri sa pjesa fundore të ketë marrë ngjyrë kafe.

Rrotullojeni nga ana tjetër dhe lëreni edhe atë të gatuhet plotësisht.

Pitet me miell misri mund t’i shoqëroni me djathë të bardhë a kaçkavall, gjizë por edhe me produkte të tjera sipas preferencës./AgroWeb.org

Gabimet që bëni kur piqni kekun – Çfarë duhet të shmangni

Dhe vetëm pasi keku është ftohur dhe ka vetëm pak ngrohtësi atëherë ai mund të hiqet nga tava e të pritet apo të ndahet në racione.

Pjekja është një element kyç i shijes që merr çdo gatim, si për recetat e kripura ashtu edhe për ato të ëmbla.

Për shumë amvisa, një sfidë e vërtetë mbetet pjekja e kekut, i cili herë del i pjekur shumë dhe herë i qullët nga brenda.

Gjithë sekreti qendron tek nxehtësia e furrës së sobës si dhe pjesa e pas pjekjes.

Këshillat që AgroWeb.org sjell më poshtë kanë lidhje me pjekjen e recetave të kekut, sepse çdo ëmbëlsirë sipas veçantisë së saj kërkon edhe kujdes tjetër gjatë pjekjes.

Pjekja

Sekreti i pjekjes perfekte të kekut është padyshim gradacioni i ngrohjes së furrës.

Së pari, furra duhet të parangrohet para se keku të futet për pjekje.

Pra, ndërkohë që përgatisni brumin e kekut njëkohësisht ndizni dhe furrën që të ngrohet.

Si fillim, furrën ndizeni në temperaturë maksimale në 200 gradë.

Pasi të fusni kekun për pjekje, atëherë menjëherë uleni gradacionin në 180 gradë.

Kekun futeni në sakrën e fundit të furrës në mënyrë që të piqet nga të dyja anët njëkohësisht.

Kontrrollojeni herë pas here derisa keku të marrë ngjyrën e artë të pjekjes dhe më pas fikeni furrën.

Për të kuptuar nëse keku është pjekur dhe brenda, mjafton ta shponi me një thikë. Nëse sipërfaqja e saj del e pastër, atëherë brumi i kekut është gati.

Pas Pjekjes

Një nga gabimet kryesore pasi fikni furrën është nxjerrja e kekut jashtë saj.

Keku nuk duhet të qendrojë brenda në furrë, prandaj pasi keni fikur furrën nxirreni dhe përreth 30 minuta të lihet që ai të kullojë plotësisht.

Dhe vetëm pasi keku është ftohur dhe ka vetëm pak ngrohtësi atëherë ai mund të hiqet nga tava e të pritet apo të ndahet në racione.

Nëse kekun e prisni menjëherë sapo e nxirrni nga furra ai mund të mbetet i qullët duke humbur kështu shijen.

Supa e dasmorëve – Receta me shijen më perfekte

Një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije.

Nëse dëshironi të përgatisni një recetë të veçantë e speciale për fundjavë apo në rast feste apo gëzimi familjar provoni recetën e supës me mish qengji.

Bëhet fjalë për një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.

Përbërësit

1 kg mish qingji me gjithë kocka,

10 gota me ujë

2 qepë të mëdha

3 lugë gjelle me miell

3 vezë

Lëngu i dy limonëve

3 lugë gjelle me gjalpë,

1 lugë çaji me piper të kuq djegës,

1 lugë çaji me salcë domateje

1 lugë çaji me borzilok të thatë.

Përgatitja

Qërojini qepët dhe vendosini në një tenxhere të madhe.

Shtoni copat e mëdhaja të mishit të qengjit bashkë me kockat dhe ujin.

Lërini të marrin një valë dhe më pas mbylleni kapakun dhe lëreni mishin të ziejë për 10-15 minuta.

Gjatë kësaj kohe, përpiquni të hiqni shkumën që formohet në sipërfaqe me anë të një lugë druri.

Kur ta keni hequr shkumën plotësisht, uleni zjarrin, vendosni kapakun dhe lëreni mishin të zihet për një orë e gjysmë.

Kur mishi të shkëputet nga kockat, hiqeni tenxheren nga zjarri.

Mishin dhe kockat hiqini nga tenxherja dhe vendosini në një enë.

Qepët nuk përdoren më.

Vishni një palë doreza plastike dhe shpërbëjeni mishin tërësisht në copa të vogla.

Kockat nuk ju duhen më.

Përpiquni të hiqni edhe ndonjë copë dhjamë të mbetur në të sepse nuk duhet në supë.

Më pas, përdorni një kullesë për të kulluar lëngun nga ndonjë mbetje kockore.

Pas zierjes, ju mund të mblidhni 6 gota me lëng mishi të cilin duhet ta hidhni sërish në tenxhere për një valë tjetër.

Në një tenxhere tjetër, përzieni miellin me disa lugë ujë që të formoni një lëng të trashë.

Mund të shtoni një ose dy lugë nga lëngu i mishit, shtoni kripën dhe më pas të vazhdoni përzierjen në mënyrë të njëjtrajtshme duke shtuar të gjithë pjesën e mbetur të lëngut të mishit.

Shtoni copat e mishit dhe lëreni të ziejnë për 20 minuta të tjera.

Në një enë tjetër përzieni të verdhat e vezëve me lëngun e limonit.

Shtoni një lugë nga lëngu i nxehtë dhe më pas një tjetër duke e përzier fort që të mos pritet veza.

Më pas hidheni lëngun në tenxhere duke e përzier sërish për një minutë deri sa supa të vakojë.

Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni salcën e domates, specin djegës dhe borzilokun.

Nga kjo e fundit mund të hidhni nga një lugë për çdo tas të servirur me supë.

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Një ide fantastike për të përgatitur drekën dhe për ta shijuar atë bashkë me familjen.

Një recetë e thjeshtë por e plotë me shijen e mrekullueshme të saj.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallatat të freskëta të stinës, perime të pjekura apo të marinuara, turshi shtëpie, djathra të ndryshëm etj.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë recetë të mrekullueshme lehtë dhe thjeshtë në shtëpi.

Përgatitja e Mishit me Lëng në Furrë

Përbërësit

500 gr mish viçi tul

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Dy speca të kuq

1 qepë mesatare

2-3 domate

1 lugë gjelle salcë domatesh

Koper

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju udhëzon që mishin e viçit ta ndani në thela të vogla dhe ta marinoni me kripë, vaj ulliri e pak piper.

Lërini të marinohen bashkë për 1 orë.

Më pas, mishin e marinuar vendoseni në një tavë të vogël shtoni dy gota me ujë dhe futeni në furrë të parangrohur.

Ndërkohë përgatisni salcën.

Në një tigan skuqni me vaj ulliri qepën e grirë hollë, më pas shtoni specat e grira e më pas domatet e grira në rende bashkë me salcën e domateve.

Shtojini një lugë gjelle me uthull dhe pak ujë.

Lërini të ziejnë derisa masa të krijohet në formën e salcës e lëngshme. Shtojini salcës kripë dhe piper.

Lëreni mishin të piqet duke e kontrolluar herë pas here dhe duke e lyer me lëngun e vet në mënyrë që të mos thahet.

Kujdesuni që kur të piqet mishi të mbetet me pak lëng.

Më pas, salcën shtojeni në tavë, përzjeheni me mishin dhe lërnei në furrë edhe për 5 minuta.

Në fund spërkateni me kopër të freskët të grirë hollë dhe shijojeni.