VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Bajram Nezaj u përcoll sot për në banesën e fundit

By | December 20, 2019
3 Comments
  • author avatar
    Isuf 10 months ago Reply

    Nje epune te mrekullueshme ka beere si i madhe ne bshkimin e kooperativave,ne tufzimin e lopve ne internimet e vitit 1984,ku populli i Malsise se Gjakoves u rraskapit deri ne palce,duhet kujtuar mire keto o ju gazetar te rrejshem

  • author avatar
    mustafa kadiu ,shkoder 10 months ago Reply

    MOS U HARROFTE KUJTIMI I TIJ
    NGUSHELLIME FAMILJES DHE GJITHE FAREFISIT

  • author avatar
    Tahir Bezhani 10 months ago Reply

    Ngushllime familjes se afert, zonjes se tij, Zojes, gjithe farefisit kudo qe gjinden brenda e jasht atdheut. Ngushllime Tropoje!

Komentet

Dega e re e Vatrës “Manhattan Branch” denoncoi takimin e Kryetarit të Vatrës me kriminelin Ruçi

Ne daten 6 Tetor 2020, dega e re e Vatres “Manhattan Branch” denoncoi takimin e Kryetarit te Vatres me kriminelin Ruci.
Pse dega e Vatres Manhattan e kundershton kete takim?
Shume anetare te Vatres rrjedhin nga familje antikomuniste qe gjate diktatures jane perndjekur dhe burgosur nga shoket e ketij krimineli.
Ministri i diktatures eshte pergjegjes direkt per dhunimin e shqiptareve antiregjim. Ai eshte pergjegjes per persekutimin e shtetasve Shqipetare perndjekje dhe vrasje (Masakra e Shkodres 2 Prill 1992).
Ai eshte persona non grata ne Shtet e Bashkuara te Amerikese si rrjedhoje ai duhet te jete NON GRATA per te gjithe Vatranet.
Vatra e shekullit te ri duhet te kete transparente dhe jo e fshehte ne veprimet e saja. Vatra e shekullit te ri duhet te reflektoje mbi te kaluaren dhe mbi te ardhmen dhe ti jape shprese te rinjve vatrane.
Vatra e Shekullit te ri duhet te bazohet ne te kaluaren e ndritur te te pareve te saje, ne kanunoren e saje dhe ne frymen me te cilen dhe per te cilen ajo u krijua.

VALA INFEKTIVE E CORONAVIRUSIT NE SEZONIN E VJESHTES Perzgjedhur dhe pergatitur nga Rafaela Prifti

“Numri i rastet infektive me Coronavirus ne Nju Jork do te rritet perpara perfundimit te ketij viti si pasoje e disa faktoreve si rihapja e bizneseve dhe shkollave,” njoftoi Guvernatori Cuomo ne nje konference me gazetare.

Perfaqesuesit e Nju Jorkut te cilet jane pergjegjes per fushen e shendetesise publike kane marre masa parandaluese ne disa zona ku jane raportuar raste te reja pozitive dhe perqindje totale te larta te analizave pozitive krahasuar me rajone te tjera te shtetit. Ne varesi te rrezikshmerise qe paraqitet, cdo grupim infektimi aktivizon kufizime ne biznese dhe aktivitete sociale, sqaroi guvernatori Cuomo. Sipas tij, ne stinen e vjeshtes do kete rritje te numrit te pikave ose mini-zonave infektive ne Nju Jork si edhe ne mbare Ameriken dhe globin.

Ekspertet per semundjet infektive perfshire keshilltarin e Komisionit te Epidemise prane Shtepise se Bardhe, Dr. Antoni Fauci, kane paralajmeruar se rritja e numrit te infektimeve me Covid 19 mund te ndikoje ne masat parandaluese ndaj epidemise ne nivel kombetar per sezonin e vjeshtes dhe dimrit.

Shtetet e Bashkuara kane raportuar rreth 60,000 raste te reja ose nje rritje prej 17 per qind krahasuar me nje jave me pare, sipas te dhenave te mbledhura nga Johns Hopkins University qe perdor nje mesatare javore per te balancuar oshilacionet e raportimeve ditore. Te premten numri i rasteve arriti nje rekord te ri krahasuar me piken me te larte te vales se veres ne 15 shtete te brezit jugor. Diten e premte kalkulimet kaluan shifren 80,000 per here te pare dhe rastet e shtrimeve ne spital u ngjiten ne shifra te papara ne 38 shtete sipas te dhenave te verifikuara nga gazeta Washington Post, gje qe nuk korrespondon me shtimin e numrit te analizave, thone ekspertet.

Faktoret pergjegjes sipas guvernatorit te Nju Jorkut jane rihapja e qyteteve studentore dhe e konvikteve, shkollat dhe klasat ku behet mesimi tradicional dhe nje lodhje psiqike e pergjithshme nga epidemia globale qe sjell uljen e ‘vigjilences”. Epidemiologet kane paralajmeruar se kthimi ne mjediset e mbyllura per dallim nga hapesirat e hapura, si edhe sezoni i gripit do ta komplikojne edhe me shume situaten, tha ai.

Guvernatori sqaroi se synimi eshte identifikimi i mikrozonave te infektimit qe jep dore per ta mbajtuar perhapjen ne kontroll, perpara se infektimi te shpertheje ne permasa rajonale. Rreziku tjeter per Nju Jorkun vjen nga shtetet e tjera qe po raportojne rritje te rasteve infektive. Guvernatori tha se 43 shtete i plotesojne kriteret per te hyre ne listat e vendeve qe udhezohen te ndjekin karantinen dyjavore per ata udhetare qe vijne nga keto shtete. Per shtetet fqinje si Nju Xhersi, Konektikut dhe Pensilvania nuk mund te vendosen masa te tilla per shkak se jane praktikisht te pazbatueshme, tha zoti Cuomo.

Ne daten 5 tetor, Qendra per Kontroll dhe Parandalim te Semundjeve Infektive perdatesoi faqen kompjuterike duke pranuar me ne fund se infektimi ne disa raste vjen nga bartja ne ajer e patogenit vecanerisht ne mjedise te mbyllura dhe pa ventilim te pershtatshem.

Ky njoftim u be pas terheqjeve te deklarateve te tilla nga ekspertet dhe profesionistet nen presionin e administrates. Tashme ekziston nje numer studimesh qe provojne se ne kushte te caktuara virusi perhapet nga pikelat e mbartura ne ajer per minuta ose ore te tera. Konfirmimi i natyres se patogenit dhe studimet per menyren e supertransmetimit duhet t’i paraprijne reagimeve ndaj epidemise dhe praktikave parandaluese.

Te dhenat dhe analizat epidemiologjike te ketyre nente muajve te fundit tregojne se virusi SARS-CoV-2 shperdahet grupe grupe. Nga njeri vend ne tjetrin faktoret variabel si denduria e popullsise, mosha mesatare e banoreve, moti, niveli mbidetar, hyrje-daljet e popullsise me vendet e tjera nuk u japin pergjigje disa pyetjeve me rendesi. Nje studim nga Hong Kongu ku jane bere teste dhe gjurmime masive te kontakteve zbuloi se 19 per qind te rasteve ishin shkaktare te 80 per qind te transmetimit te virusit ndersa 69 per qind te rasteve nuk rezultonin te kishin infektuar tjeter person.

Ne disa raste nje person me Covid-19 ka infektuar mbi 80 perqind te personave ne nje mjedis ndersa ne nje rast tjeter infektimi eshte fare i papranishem. Shumica e studimeve paraqesin te dhena se 10 deri ne 20 per qind e personave te infektuar jane pergjegjes per transmetimin e virusit ne masen 80 deri ne 90 perqind. Semundja infektive SARS-CoV ne vitin 2003 kishte te njejtin model shperndarje. Shumica e njerezve te infektuar nuk e trasmetonin ndersa nje numer i vogel ne nje grumbullim te njerezve ktheheshin ne epiqendra infektimi. Alternimi midis te qenit superinfektiv dhe thuajse joinfektiv paraqet nje sfide per ekspertet, qe rreken te kuptojne arsyet pse ndodh kjo dhe te percaktojne masat me te mira preventive. Ketu hyn edhe dallimi midis modeleve te parashikueshme te transmetimit si per shembull gripi dhe atyre rasterore.

Ekspertet e semundjeve infektive renditin kater faktore te dallueshem: ventilim te dobet, kontakte me kohezgjatje, person te infektuar ne mase te larte dhe grupime te medha ne numer. Meqe ka raste kur te infektuarit paraqesin simptoma te lehta ose muk kane asnje lloj simptome, nuk eshte e lehte te identifikohet personi i infektuar. Por duke u nisur nga natyra e shperndarjes se virusit, analizat dhe gjurmimin i kontakteve duhet te identifikojne grupet ku ka me shume gjasa te gjendet personi qe eshte super-shperdaresi i virusit.

Specialistet thone se rastet me dobiprurese per epidemiologjine mund te jene vendet qe paten fatin me te keq si Koreja e Jugut qe arriten ta ulin numrin e infektimeve dhe mbajne nen kontroll epidemine. Shkalla e transmetimit te semundjes mund te jete fiktive per kete lloj epidemie infektive ku nje numer i vogel i aktiviteteve publike mund te shkaktoje numer masiv te infeksioneve.

 

(Pa)kultura në manifestimin ,,Mirëdita-Dobar Dan,, në Beograd – Shpirti nacionalist serb kundër popullit shqiptar – Nga Skënder Karaçica

 

Në manifestimin tashmë tradicional,,Mirëdita Dobar Dan,,që po mbahet në Beograd,që në programin artistik ka për qëllim të afrojë dy popujt e hasmëruar tash e dy shekuj(shqiptar e serbë),nuk ka kaloi pa protesta antishqiptare!

Beogradi gjithmonë ishte qendra ku fabrikohej dhe bëhej logjistika për shfarosje deri në substancën kombëtare të popullit shqiptar dhe,si thuhet në analet fashiste serbe,për tokën e djegur të Kosovës përmes miteve dhe regjimeve ushtarako-policore për gjoja ,,zemrën e Serbisë,,(sic!).

Në bulevardin serb në Beograd,grupe të caktuara fashiste e të derigjuara nga mentorët me duart e përgjakura ndaj shqiptarëve në Kosovë,treguan qartë para botës demokratike dhe Evropës me institucionet e BE-së në Bruksel se,regjimi politik i Serbisë nuk e pranon realitetin se Kosova dhe shqiptarët janë ndarë njëherë e përgjithmonë me Serbinë,që,sipas kronikave historike,politike të kohës të ish-Jugosllavisë,shqiptarët asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk e kanë konsideruar Serbinë fashiste për shtetin e vet(!).

Me protestat në Beograd dhe me fyerje më antinjerëzore,kundër popullit shqiptar u pa se regjimi serb ndryshe flet para botës dhe krejt ndryshe vepron kur e kur është në pyetje çështja shqiptare dhe Kosova,duke lënduar programin e manifestimit kulturor
,,Mirëdita-Dobar Dan,,!

Nëse vazhdon ky avaz antishqiptar në Beograd,do të ishte mirë që përfaqësusit shqiptarë të këtij manifestimi mos të marrin udhë në kryeqytetin e urrejtjes shekullore dhe të shfarosjes së një populli,që për dy shekuj nuk e ndali pushkën për liri dhe pavarësi ndaj regjimeve të Serbisë.

Me derra nuk bëhet dasëm,thotë një fjalë e popullit shqiptar!

Çikago,tetor të motit 2020

TURNER CLASSIC MOVIES PROFILES ALBANIAN DIRECTOR XHANFIZE KEKO By Rafaela Prifti

 

Xhanfize Keko is Director of the Week at Turner Classic Movies. Women Make Film series was launched on September 1st. Since then, every Tuesday TCM airs movies directed by women filmmakers around the world. Last night, it aired the movie Tomka and His Friends (1977) by Albanian director Xhanfize Keko. Turner Classic Movies celebrates classic movies without commercial interruptions. The network began in 1994 by founder Ted Turner to bring Turner’s Entertainment’s massive library of classic films onto the TV screen.

As a female director, she was a pioneer in Albania’s film industry. Her professional career spans from the early fifties into early nineties, at a time when creativity and artistry grappled with restrictions imposed by Albania’s communist regime. Nevertheless, Xhanfize Keko directed eleven full length feature films for younger audiences that generations of Albanians, including the author of these lines, grew up watching. In May of this year, director Mevlan Shanaj presented a documentary on a premier creator of children’s films, Xhanfize Keko (1928 – 2007). She studied documentary techniques at the Russian Academy of Arts in Moscow. In 1952, the young director Keko co-founded the New Albania Film Studio, according to the TCM webpage. For two decades, she was a documentary editor and developed her own style that she shared with audiences in her documentary short film in 1971. Four years later, Keko directed Beni Walks on His Own (a mechanical translation from Albanian title, Beni Ecen Vete) and two years after that Tomka and His Friends (Tomka dhe Shoket e TIj). Her movies present a sensitive and unique approach to family and personal matters through the eyes of the children. International film critics have praised the Albanian director for her originality and technical craftsmanship.

It is worth noting that the movie was remastered by the Library of Congress in Washington DC. It raises an important point that needs to draw more attention to the poor storage conditions and the antiquated quality of past works, Albania’s artists have long demanded that the films and art produced in the pre-nineties period be remastered in order to save the creative works that are part of our history and collective memory.

Si do të votojnë shqiptarët e Amerikës?

Ilir Ikonomi

Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presidenciale, shqiptaro-amerikanët e shohin veten si një kategori votuesish që në shtete të caktuara mund të ndikojnë tek rezultati i votimeve.

Por, ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, ata nuk paraqiten si një bllok i vetëm në favor të një kandidati të caktuar. Kolegu ynë Ilir Ikonomi bisedoi në Skype me disa veprimtarë të komunitetit. Preferencat e tyre ndryshojnë, ndërkohë që disa prej tyre thonë se shqiptarët e Amerikës nuk duhet t’ia mbyllin dyert asnjërës prej partive politike.

Nëse do ta hedhin votën me postë apo do të paraqiten fizikisht në qendrat e votimit, shqiptaro-amerikanët janë të ndarë në preferencat e tyre për zgjedhjet që po afrojnë.

Të dy kandidatët janë angazhuar personalisht në çështje që lidhen me shqiptarët, Presidenti Donald Trump duke sjellë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden duke u kujtuar atyre se ka një vizion pro Shqipërisë dhe Kosovës.

Peter Lumaj, një avokat i cili dy vjet më parë garoi për t’u zgjedhur si guvernator i shtetit Konektikat, thotë se ka arsyet e tij se përse e mbështet presidentin Donald Trump.

“Çdo premtim që bëri në vitin 2016 për votuesit ai e ka mbajtur. Po të shihni fuqizimin e ekonomisë, të dollarit, investimet, emigracionin, fuqizimin e ushtrisë, amerikanizmin që e vuri para çdo gjëje, këto janë premtime që në historinë e vonë të Amerikës presidentët e mëparshëm nuk i kanë mbajtur gjatë fushatës, ndërsa Presidenti Trump është i veçantë dhe i mbajti të gjitha.”

Pyetjes së Zërit të Amerikës nëse Presidenti Trump rizgjidhet, a do të ndikonte kjo për t’u dhënë një shtytje reformave në Shqipëri dhe për të arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi për njohje reciproke, zoti Lumaj i përgjigjet:

“Administrata Trump është jashtëzakonisht e interesuar për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë. Shqipëria dhe Ballkani njihen për një ekonomi të dobët dhe korrupsion. Po të shohësh premtimet e tij për hapa konkrete për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme lidhur me Izraelin, ai ishte i vetmi që arriti një gjë të tillë. Bëri të njëjtën gjë për sa i përket Serbisë dhe Kosovës. I detyroi të vinin në Uashington dhe të diskutojnë të paktën hapin e parë sa i përket lehtësimit të marrëdhënieve ekonomike dhe fuqizimit të ekonomisë midis këtyre dy shteteve. Unë besoj se rizgjedhja e zotit Trump ,që e shoh se mund të ndodhë dhe ka mundësi jashtëzakonisht të lartë që të ndodhë përsëri, kjo do të ishte pozitive për krejt Ballkanin, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.”

Në Nju Jork, Avni Mustafaj është pjesë e një grupi të quajtur Shqiptaro-Amerikanët për Bidenin. Ai thotë se fushata e këtij grupi përqendrohet në shtete të tilla si Miçigani, që mund të jenë vendimtare për zgjedhjet. Zoti Mustafaj rendit disa nga arsyet e mbështetjes së së tij për zotin Biden:

“Për Joe Biden, ne e dimë se ai ka qenë aktiv në çështjet e shqiptarëve, ka qenë shumë agresiv dhe shumë proshqiptar.”

Zoti Mustafaj e ilustron këtë me përvojën e tij nga dita kur Natoja filloi bombardimet kundër forcave të Millosheviçit në vitin 1999 dhe kur ai bashkë me shqiptarë të tjerë ndodheshin në një sallë të Kongresit:

“Kur mora vesh që nisi bombardimi, unë dola në korridor dhe njeriu i parë që pashë ishte në atë kohë senatori Joe Biden. I thashë: Zoti Senator, faleminderit shumë që shpëtove popullin tonë.”

Zoti Mustafaj i tregoi Zërit të Amerikës një letër që ai thotë se shpreh vizionin e zotit Biden për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Kjo letër tregon për marrëdhëniet që ai do të ketë me çështjet e shqiptarëve në të ardhmen. Ai e ka bërë të qartë se… do të përkrahë Kosovën, që Serbia ta njohë Kosovën pa ndryshime të kufirit, por ashtu siç është. Nënpresidenti Biden thotë se do të angazhohet të ndihmojë Shqipërinë të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian.”

Richard Lukaj, themelues i grupit bankar Bank Street në Stamford të shtetit Konektikat, është i regjistruar si republikan, por ka marrë pjesë në aktivitetet e demokratëve, si për shembull në vitin 2014, kur i ftuar në shtëpinë e tij ishte nënpresidenti Joe Biden për mbledhje fondesh.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mos lejojë që çështjet tona të bëhen çështje partiake në këtë vend. Ne kemi një trashëgimi të gjatë angazhimi dypartiak për interesin tonë në Evropën Juglindore. Është me shumë rëndësi që ta ruajmë një qëndrim të tillë.”

Zoti Lukaj thotë se nuk dëshiron ta minimizojë aspak rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, ku ai mendon se komuniteti shqiptar ka shumë për të ofruar, por beson se shqiptaro-amerikanët nuk duhet t’i mbyllin dyert asnjërës forcë politike:

“Disa personalitete në komunitetin tonë janë bërë më aktivë në emër të kësaj ose asaj fushate. Sinqerisht mendoj se ta bësh këtë për hir të asaj që ata e quajnë ‘çështja shqiptare’ është paksa e rrezikshme. Mendoj se duhet punuar me të dyja palët. Pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, komunitetit shqiptar do t’i duhet të lundrojë në ujëra komplekse dhe këtu ne na duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të kemi miq afatgjatë në dyja anët e spektrit.”

Por sa shpresa duhet të varin shqiptarët tek cilido që do të vijë në Shtëpinë e Bardhë? Zoti Lukaj ka një përgjigje konkrete.

“Shqiptarët duhet të ndihmojnë veten e tyre, pavarësisht se kush vjen në Shtëpinë e Bardhë në këtë kapitull të ri, sepse tani për tani, pengesa më e madhe për përparimin tek ata janë ndarjet dhe qeverisja relativisht e paqëndrueshme që ekziston në Kosovë. Mendoj se ne duhet të pastrojmë shtëpinë tonë dhe ta vëmë veten në pozitën që të jemi partner i besueshëm në tryezën e bisedimeve.”

Uk Lushi, specialist i tregut të aksioneve në Nju Jork, thotë se nuk ka preferenca partiake dhe ende nuk ka vendosur se për cilin kandidat do të votojë:

I pyetur nga Zëri i Amerikës se nëse zoti Trump rizgjidhet, a do t’i vazhdonte përpjekjet për arritjen e një njohjeje reciproke Kosovë-Serbi dhe nëse zgjidhet zoti Biden a do të bënte ai të njëjtën gjë, zoti Lushi thotë:

“Po. Përgjigja është pa ekuivoke po. Unë mendoj se pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, edhe Presidenti Trump edhe Presidenti Biden, nëse zgjidhet, ata të dy do të angazhohen për njohjen dhe forcimin e shtetit të Kosovës, për arësye se shteti i Kosovës është shtet ku pleksen interesat amerikane dhe ku mbrohen interesat amerikane. Organet dhe institucionet e tjera të shtetit amerikan që punojnë jashtëzakonisht shumë për rajonin dhe për Evropën, kanë një interes të fortë që Kosovën ta bëjnë anëtare të Kombeve të Bashkuara.”

31 TETOR 2020 KOMISIONI 5 TETOR 2019 VATRA ORGANIZON KUVENDIN E FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES VATRA NE BRONX NEW YORK

New York
Komisioni VATRA 5 Tetor ashtu sic është deklaruar publikisht që në ditën e krijimit të tij do të zhvillojë punimet e Kuvendit të VATRES më 31 Tetor 2020 në Bronx New York në bazë të rregullave tradicionale të insitucionit te VATRES së Konicës, Kirkës dhe Nolit që u përdhosën nga ish Kryetari i Vatrës Dritan Mishto per 3 vjet dhe vazhduan të përdhoseshin nga Kuvendi i paligjëshëm i turpit që u zhvillua në mënyrë të paligjshme më Janar te 2019 në Michigan nga ata që ende ë mbajnë peng VATREN. Ky vendim u mor në mbledhjen e Komisionit VATRA 5 Tetor më 30 Shtator 2020 ne New York
Komisioni i VATRES 5 Tetor 2019 nuk njeh asnjë nga vendimet e Kuvendit të Turpit te Michiganit që jo vetëm ishte i paligjëshëm por shkaterroi strukturën institucionale 100 vjecare të VATRES duke krijuar zyra politike dhe kryetarë e nënkryetarë të panumërt , duke përjashtuar VATRANET qe i kanë shërbyer dhe i sherbejnë VATRES me dekada, duke zhdukur lirinë e mendimit në insitucionin e VATRES dhe duke kthyer gazetën Dielli, gazetën e Konices, Nolit dhe Kirkës në një gazetë të shpifjve dhe hipokrizisë që u bllokonte VATRANEVE të drejtën për të shprehur opinionet në të dhe u transformua në një gazetë të interesave personale të editorit dhe klikës që ai i shërben.
Kjo klikë që uzorpoi VATREN për 3 vjet nëpermjet një ish kryetari shkatërrues dhe përcarës dhe një Kuvendi të paligjëshm vazhdon ta kthejë VATREN në një bisht të politikës së korruptuar shqiptare duke zhdukur kështu pavarsinë e VATRES ndaj politkës.
Kuvendi i Federatës Panshqiptare që ishte planifikuar të zhvillohej më 25 prill 2020 në New York u shty për shkak te virusit Covid -19 që bllokoi gjithë botën. Në Kuvendin e 31 Tetor 2020 VATRA do ti kthehet traditës si një insitucion shqiptaro- amerikan ku sundon Kanunorja dhe jo dëshirat e klikave, mendimi ndryshe dhe jo shtypja e tij, fjala e lirë dhe jo fjala e dhunuar, e drejta dhe jo shpifja, pavarsia e insitucionit dhe jo servilizmi ndaj politikës së korruptuar dhe të dështuar shqiptare.
Komisioni VATRA 5 Tetor do tu dërgojë udhezimet e detajuara për Kuvendin dëgeve të VATRES i cili do ti pershtatet rregullave të Shtetit të New York në lidhje me konventat. Komisioni i VATRES 5 Tetor që është mbledhur cdo të shtune pa ndërprerje që nga dita e krijimit, ka punuar në platformën që do të udheheqë VATREN ne dekadën e dytë të shekullit 21 si dhe do të krijojë hapsira për të gjithë ata që duan ti shërbejnë cështjes për të mirën e kombit shqiptar.
v

Përmes Hanës i çojsha selam Kosovës…! – Nga Skënder Karaçica

Fletëza Jete

 

Shpëngulja e shqiptarëve nga toka e vet për në Anadoll të Turqisë ishte një nga ngjarjet historike më të dhimbshme të Kosovës.

Figura e Nënës Shqiptare është bërë protogoniste në shumë vepra letare,në analet historike,në film,në dramë dhe në fushat tjera të jetës.

Në botimet historike të popujve të Ballkanit përmes investimeve nga BE-ja dhe vendosja e Redaksisë në Selanikun Helen,me përfaqësuesit nga Kosova dy akademikët Jusuf Bajraktari dhe Frashër Demaj,që dështuan në dritën historike të çështjes shqiptare dhe në botimet historike ata afruan ,,matriale,,dosido pa u konsultuar me ASHAK-së dhe me Institutin e Historisë në Prishtinë.

Nëna Shqiptare edhe nga Anadolli,e kujtoi Kosovën dhe njerëzit e saj.Po flasim për figurën e Nënës Shqiptare,ndonëse në botimet e pesë librave në Selanik dhe Kosova,figura e saj shëmtohet dhe denigrohet deri në atë masë saqë akademikët tanë,nuk u bëri përshtypje ,,historia shekullore,,(sic!)e figurës së saj,që,në të gjitha ngjarjet historike deri më sot,ajo ka bartur mbi supet e veta peshën e rëndë të jetës nën robërinë shekullore.

Dhimbja shqiptare dhe Anadolli.Në shekullin e kaluar regjimi serb përmes shërnguljes së shqiptarëve dëshironte që të realizoj projektin shfarosës dhe toka e Kosova pa shqiptarë.
Këto ditë,në lagjet e shumëta shqiptare në Stamboll dhe Ankara,flisnin shqip dhe ëmbëlshqip Nëna Shqiptare tashti të moshuara në rikujtesën:Si e lamë Kosovën dhe si na priti Anadolli…!

Si sot me kujtohet,thotë një Nënë Shqiptare(me prejardhje nga Drenica)se kur malli me mbulonte shpirtin,kur dilte Hana në qiell unë dilsha në oborr të shtëpisë dhe i thojsha:Oj Hanë,kur të kaloni përmbi Kosovë,m`i bani të fala Drenicës e Kosovës…!,,.

Kjo është Nëna Shqiptare në Anadoll të Turqisë,që është dashtë të jetë pjesë e analeve të historisë (shpërngulja shqiptare)në shekullin e kaluar në botimet e veçante historike në Redaksinë e Selanikut Helen!

Çikago,tetor të motit 2020

Pse mandati i tretë për Edi Ramën? – Nga Skënder Karaçica

Shqipëria në dritën e zgjedhjeve

 

Në takimin e rregullt të Ansamblesë së Përgjithshme të PS-së në Tiranë,ku shumica e pjesëmarrësve ishin të rinj e të reja shqiptarë,kryetari i kësaj partie Edi Rama e kërkoi edhe mandatin e tretë për të udhëhequr Shqipërinë.

Pas ndryshimeve të sistemit komunist dhe fillimi i epokës së re demokatike në Shqipëri,për këto tridhjetë vjet në tranzcion e kemi klasën e njejtë politike(Ilir Meta,Edia Rama,Lulzim Basha,Fatmir Mediu dhe Sali Berisha).

Qëndrimi kaq i gjatë në politikë të këtyre figurave,kujtoj se i kanë bërë dëmë rrugës së tipareve të demokracisë dhe të avancimit të pushtetit me standardet e njohura të shtetit ligjor dhe të participimit të vlerave të popullit shqiptar me popujt tjerë në Evropë dhe në botë.

Për këtë arsye,sot e kësaj dite,shqiptarët mbetën të izoluar mes mureve të Ballkanit,ndonëse politika e përqarë për pushtet në hapësirën kombëtare në Shqipëri dhe në Kosovë,kanë bërë që të presim kur të bjerë zilja e Brukselit për lëvizje të lirë dhe në familjen e gjerë evropiane.

Ndonëse kryetari Edi Rama në Tiranë në takimin e Ansamblesë së Përgjithshme të PS-së kërkonte për vete mandatin e tretë,atëherë pse nuk u bë më racional që,mendatin e tretë të marrë brezi i ri dhe i shkolluar shqiptar në selinë e kësaj partie në Tiranë?

Edi Rama,mos kërkoni për vete mandatin e tretë,por ua jep në dorë relacione të reja të epokës për brezin e ri shqiptar që do të udhëheqin Shqipërinë tonë…!

Edi Rama,është koha për një rrafsh të ri të politikës shqiptare!

Çikago,tetor të motit 2020

Republika e Kosovës përballë Serbisë – Nga Skënder Karaçica

 

Asociacioni i komunave serbe,jo me kompetencë ekezekutive (Njëfarë Srbska Republika)!

Asociacioni si formë organizative në fushat e gjithmbarshme të jetës i kemi veneruar nga afër në Amerikë,por jo me kompetenca ekzekutive ashtu siç po pretendon regjimi antishqiptar në Beograd të prirë nga pioneri i kryekriminelit Sllobodan Millosheviq,kryetari aktual i shtetit serb Aleksandër Vuçiq.

Në Kosovë kemi Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare,por ato nuk kanë kompetenca ekzekutive,ato janë në vete formë organizative për të afirmuar vlerat e demokracisë në relacionet e pushtetit lokla,ashtu siç shkruan në aktet e një forme të Konventës së BE-së lidhur me afirmimin për pushtetin lokal sa më afër qytetarëve.

Atëherë edhe asociacioni i komunave më ,,shumicë serbe,,termë ky i papranuar dhe deri në fund provokativ dhe i njohur me shumë të tjera karshi për (dofarë të drejtash për serbet)që nuk kanë asnjë pakicë tjetër në Evropë,ndonëse siç dihet Kushtetuta e Republikës së Kosovës,si akti kyresor i këtij shteti të ri,është një nga kushtetutat më moderne në truallin e BE-së dhe,në rrjedhat e saj të aktit më të lartë juridik paraqet para botës të drejtat fundamentale me standarde më të larta për pakicën serbe në Kosovë,që,përmes ligjeve në parim ajo afron të drejta të vlerave të demokracisë dhe të lirive të njeriut,si akund tjetër në botë.

Do të ishte mirë që pakica serbe (jo më me privilegje)të ,,popullit hyjnor,,(sic!),që regjimet serbe në Beograd i gatuanin kundër shqiptarëve dhe Kosovës,asociacioni i tyre që nuk ka ndonjë vlerë(shtetërore)të mendojnë dhe të jenë më racional të sillen konformë ligjeve të shtetit të Kosovës,e jo këmbët në këtë shtet të lirë,e kokën në Beograd.

Skënder Karaçica

Në stilin e lojës: Kush zgjohet më herët në mëngjes! Pse Elmi Berisha po e keqpërdor derën e ,,VATRËS,,? – Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit
Kohëve të fundit po dalin disa përsona të diaspiorës shqiptare në Amerikë dhe në stilin e lojës:Kush zgjohet më herët në mëngjes dhe po vrapojnë pas kapuçit të madh dhe në vetën e parë,,Unë kam bërë e kam punuar për çështjen shqiptare,,(sic!)dhe vrap tek titujt dhe mirënjohjet…(sic!).
Kjo që po ndodhë është për të adhur keq!Figurën e Elmi Berishës në Nju Jork dhe në përgjithësi pakkush e njeh në rrethet e diasporës shqiptare në Amerikë!Ky njeri është  veçse një veprimtar i thjeshtë që nuk ka bërë asgjë më shumë se sa të tjerët në rrethet e diasporës shqiptare në Amerikë.
Kjo që po ndodhë me Elmi Berishën është për të adhur keq.Pse kaq shumë yryshet e tij për ,,karierë politike,,(sic!)kur dihet se në Amerikë ka me dhjetra e qindra burra e gra shqiptarë nga trojet tona etnike,që kanë bërë shumë për çështjen kombëtare dhe për pjesën më të dhimbshme të atdheut për Kosovën dhe zërin e saj të kryengritjeve kundër regjimeve antishqiptare të Serbisë.Kur i doli ,,hise,,Elmi Berishës përmes ,,Vatrës,,si amblema jonë kombëtare në Amerikë,që të marrë udhë si i pari i saj dhe yryshet e tij për të grabitur sa më shumë tituj dhe mirënjohje që,dorën në zemër nuk ka bërë asgjë më shumë se sa të tjerët.Madje,ky veprimtar i thjeshtë që si biznes e kishte një piceri në Nju Jork dhe për shkallën e tij profesionale ,,shkencore,,as që mund të bëhet fjalë,universiteti ,,Laurasi,,në Vlorë i akordon titullin,,Honoris Causa,,(sic!)dhe përzgjidhet si ligjërues i këtij tempulli të dijes(sic!).
Kjo është e tepërt për Elmi Beishën!Ky njeri po e theksojmë sërish tash sa kohë po vrapon pas kapuçit të madh dhe nuk është larg koha kur ky veprimtar i thjeshtë vraponte pas zgjedhjeve komunale në Kosovë dhe kishte për synim që të bëhej kyetar i qytetit të Pejës(sic!).Ndërkaq nuk dihet se si erdhi në derën e ,,VATRËS,,dhe posa e hapi derën e saj historike kombëtare me seli në Nju Jork e ,,shpaloi platformën,,për të marrë udhën e karierës së tij përsonale e më pak për të mos thënë fare për ndonjë ,,projekt,,kombëtar…!Kjo po shihet nga të gjitha anët se Elmi Berisha ua ka zënë udhën të tjerëve që kanë bërë shumë dhe më shumë se ai në krah të çështjes shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës.
Elmi Berisha me suitën e tij nga dera e ,,VATRËS,,ia kanë humbur dhe e kanë lënë në ,,harresë,,tërë veprimtarinë tridhejtëvjeqare të LQSHA-së Joe DioGuardi,i cili në detyrën e tij si kongresmenë dhe më vonë si i vetmi njeri lobues i çështjes shqiptare i doli ballë makinerisë fashiste të Serbisë me kryekriminelin S.Millosheviq përmes Kongresit dhe  dhe Senatit  amerikanë në Washington.Arbëreshi e jo Elmi Berisha e as ,,VATRA,,nuk patën mundësinë që të shkojnë deri në Gjyaktën Ndërkombëtare në Hagë që të ballafaqohen me kryekriminelin e Serbisë S.Millosheviq.
Pse Elmi Berisha po e keqpërdor angazhimet e qindra burrave dhe grave shqiptare dhe LQSHA-së dhe tashti del sheshit e rrah gjoksin si pari dhe i mbrami në aktivitetet kombëtare në Amerikë.Pse ky njeri dhe disa të tjerë që po vrapojnë pas kapuçit të madh nuk e panë asnjëherë të udhës dhe në nderim të aktivitetit të arbëreshit Joe DioGuardi të thonë një fjalë të vetme:Një Mirënjohje për JOE DIOGUARDIN!
Për fund në këtë (në vend të reagimti)po theksojmë se Elmi Berisha e ka zënë vendin e huaj tek ,,VATRA,,dhe nuk dihet as sot se si erdhi tek dera e saj dhe,tevona e shihni sa shpejt na u bë ,,fugurë e madhe,,(sic!),ndonëse ai ishte dhe është veçse një veprimtar i thjeshtë i diasporës shqiptare në Amerikë!
Elmi Berisha zbrit në tokë dhe mendo pak se me sjelljet për ,,karierë politike,,në derën e ,,VATRËS,,nuk e keni të gjatë as udhën e synimet tuaja,që,në emrin e saj dhe tek dera e saj historike nuk keni (hise)për të zënë hapësirën shqiptare…!

U nda nga jeta në Çikago Ismail Kashtanjeva, veprimtar i çështjes kombëtare ,,Lidhja Kosovare,, – Nga Skënder Karaçica

Sot në Çikag ka vdekur Ismail Kashtanjeva(1937-2020),veprimtar  i çështjes kombëtare ,,Lidhja Kosovare,,dhe një nga krahët e fortë të diasporës shqiptare në Amerikë.Për shkak të padrejtësive historike të regjimit të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës,Ismail Kashtanjeva i riu  nga Ferizaj,në vitin 1963 mori udhën e mërgimit për të kaluar kendej Atlantikut në Amerikën e largët.

Posa erdhi në Amerikë,Isamajli iu bashkua lëvizjes kombëtare të diasporës shqiptare në Amerikë ,,Lidhja Kosovare,,me shumë veprimtarë të trevave tona etnike në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës si dhe zgjidhja e drejtë shqiptare në Ballkan,ku fqinjët grabitqarë me nidhmën e fuqive të mëdha morën pjesë të tokave shqiptare duke rrudhur hartën e atdheut(Shqipërisë Etnike).

Restoranti i tij ,,Tween Eagle,,në Çikago thuhet në kronikat e kohës ka qenë një vend takimi për veprimtarët shqiptarë në shtetin e Illinoisit,ku bënin programin për aktivitetet dhe organizimin e demonstratave kundër regjimit fashit të Serbisë dhe ambrellës ish-Jugosllavisë.

Për këto vite të jetës së Ismail Kashtanjevës thuhet se ai kishte ruajtur kujtimet e brezit të tij që merrnin udhën e mërgimit,që,sipas të dhënave nga ditari i jetës ai shpeshherë thoshte se,,dikur në Kosovë,një njeri që merrte udhën  për në Amerikë,e shpallnin të humbur përgjithmonë,,!Kështu iu ndodhi me vëllazërit Ismail dhe Sedaledin Kashtanjeva prej Amerikës shkonin lajme të ndryshme se dy vëllazërit Kashtanjave kanë ,,vdekur në luftën e Vietnamit,,!Dhe për këtë lajm të dhimbjes në Ferizaj thuhet në kujtimet e Ismajlit ishte pas hapur e pamja.Mezi arritëm që të kthejmë të vëretën se dy vëllazërit jemi të gjallë dhe po punojmë për të tubuar dollarët dhe ndihma për familjen tonë në Ferizaj.

Ismail Kashtanjva i dëshironte shumë udhëtimet e tij.Në vitin 1970 ai mori udhë për në Kosovë me anije dhe nëpër valët e Atalantikut që zgjati dymbëdhjetë ditë.E pa nga afër Ferizajin e tij dhe për shumë vjet deri në ditën e sotme,ai mbeti në tokën e Amerikës me të mirat matriale,por si thoshte shpeshherë,me zemër të thyer se tërë jetën e kalova kendej detit dhe me mall për njerëzit dhe tokën time të Kosovës.

Ismail Kashtanjeva do të kujtohet nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe shumë shoqata tjera kombëtare në Çikago si një nga veprimtarët dhe krah i fortë i çështjes kombëtare dhe për lirinë e Kosovës.Lamtumirë Ismail Kashtanjeva,thonë bashkohnikët e tij të udhës kombëtare në Çikago!

Skënder Karaçica

Artisti i shquar Saimir Strati me dhjetë Guinnesse sjell portretin e Ruben Diaz Jr. me guacka deti

voal.ch – Artisti i shquar i mozaikëve Saimir Strati ka krijuar me guaska deti portretin e kryetarit të bashkisë të Bronx, në New York Ruben Diaz Jr.

Zoti Diaz është një figurë shumë e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në Bronx, një nga pesë lagjet e New Yorkut me rreth 1.5 milionë banorë.

Ai është po ashtu një adhurues i Shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Një rrugë në Bronx mban tashmë emrin e Nënë Terezës.

Ndërsa Saimir Strati është Artisti i shquar i mozaikëve, i nderuar me 10 Guinness-e, diçka shumë e rrallë.

Ai i punon kryeveprat e tij me guaska, me gozhda, me tela hekuri me dimensione gjigande që kërkojnë një punë titanike.

Saimir Strati ka lindur në Tiranë, 1966.

Ai filloi karrierën e tij duke bërë restaurime të mozaikëve në Shqipëri në disa vende arkeologjike të Bylisit, Amantia dhe Apoloni.

Është një anëtar i Shoqatës Britanike të Mozaikut Modern.

NJë nga kryeveprat e Saimir Stratit është portreti i Nënë Terezës, në një formë të veçantë.

Portreti është i vendosur në Muzeun e Kosovës, me kapëse teli, në një dimension prej 10 metra katrorë.

“Dikur kam parë në televizor shpërngulje masive të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe nga lufta. Diku në një qytet të Evropës kishte disa tela me gjemba që i pengonin. Dhe, aty mendova se vetëm Nena Terezë mund t’i shpëtonte këta njerëz”.

“Atëherë u bë ideja ime për ta bërë Nënën Terezë dhe materiali tashmë ishte gjetur, pra për të punuar diçka me tel.”, thotë Saimiri për veprën e tij.

Sot po i sjellim lexuesve portretin e  kryetarit të bashkisë të Bronx, Ruben Diaz Jr, si shenjë mirënjohje e komunitetit shqiptaro-amerikan për mbështetjen që kryetari i bashkisë të Bronx u jep.

Vepra është e dimensioneve 50×70.

 

https://edition.cnn.com/2017/03/23/europe/staple-mosaic-trnd/index.html

 

 

 

 

 


Send this to a friend