VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Babalja”- Basha: Regjistrimi është i vërtetë. ‘Aktori’ lojë e Ramës (video)

By | October 9, 2018

Komentet

Ekspozita/ Piktori Avni Delvina sjell në 46 tablo Donald Trump-in Nga Valeria Dedaj

Piktori Avni Delvina çel ekspozitën me 46 tablo për Donald Trump në Muzeun Historik Kombëtar. Artisti, i cili prej 30 vitesh jeton dhe punon në Itali, sjell nëpërmjet fotomontazhit ndikimin e politikave social-politike të Trump. Ndërsa, pas mbylljes së ekspozitës Delvina do t’i dhurojë Presidentit të SHBA-së, një album.

“Në kohën e gënjeshtrave universale të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”. Është kjo shprehje e George Orëell-it, novelistit që frymëzon piktorin Avni Delvina në punën e tij. Janë 46 tablo, të cilat kanë në qendër veprimet edhe ndikimet social-politike të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që prezantohen në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.  Delvina të vërtetën e tij e sjell nëpërmjet mjeteve të ndryshme artistike. Artisti nëpërmjet fotomontazhit, të cilin e pasuron me linja grafike i japin veprës një personalitet artistik, duke përcjellë emocionet tek artdashësit. Për “ReportTV” tregon arsyet se përse zgjodhi që në qendër të kësaj ekspozite të oshte figura e Donald Trump,

Avni Delvina, piktor

“Përveçse simpatisë time personale që kam pasur për republikanët  amerikanë, duke nisur nga Xhorxh Bush, i ati i tij, deri tek Donald Trump. Në këtë rast ajo që skatoi tek unë idenë e kësaj ekspozite ishte organizmi i orkestruar si shtypi botëror pas fitores së Donald Trump. Jemi në demokraci, fiton apo humbet njëri, kur gjërat bëhen të ekzagjeruara duken diçka e tepërt. Kjo lloj doze bëri që tek unë të lind diçka, që unë të bëj diçka kundër këtij orkestrimi. Kështu lindi ideja e bërjes së një albumi, që do ja dërgoj pas kësaj ekspozite Donald Trump”.

Kuratori i ekspozitës, Ardian Devolli, i konsideron veprat e kësaj ekspozite shumë të bukura. Për të tablo si “Dështimi i Nostradamusit”, “Impresione amerikane”, “Beteja për gjykatën supreme”, “Forca e Trump në Financë”, “Barka e Noes”, “I vetëm kundër të gjithëve”, “Ftohtë në Tiranë”, “Muaika ka ndryshuar”, “Hollivudi kundër Trump”, Mikelanxhelo pikturon ushtrinë e Kosovës, “Mbase një karl Maks i shekullit 21”, “trishtuar” edhe shumë të tjera kanë në qendër simbolikën, alegorinë dhe paradoksin.

Ardian Devolli, kuratori i ekspozitës

“Unë e shikoj tablonë si vepër artistike, pavarësisht se mund të trajtojë probleme poltike dhe sociale, mbi të gjithë duhet që të ketë një zgjidhje artistike.  Ky është një lloj i ri arti, midis gazetarisë, reportazhit, i sinkronizuar në vepër arti, që do të thotë se ka një vepër më të konçentuar të mendimit. Nga kjo pikëpamje autori ka një zgjuarsi shumë të madhe për gjetjen e subjektit. Këto janë vepra, që ka shumë rëndësi mënyra se si përzgjidhet subjekti për të dhënë idenë. Për këtë shumë vepra i konsideroj një arritje të madhe”.

Avni Delvina rrjedh nga një familje me tradita historike edhe patriotike. Për këtë na tregon se ndonëse i larguar para 30 vitesh në Itali lidhjet me Shqipërinë janë shumë të forta

“Sot jemi shumë afër, edhe si distancë me një orë nga Italia vij më shpejt këtu, sesa shkoj në Vlorë me makinë. Shqipëria është vendi im, e ndiej më natyrshëm. Unë ika për revoltë, në moshën 31-vjeçare, jo për të gjetur diçka më të mirë edhe më komode. Ika për të thyer dhunën edhe muret e atij regjimi.  Kontaktet e mia me Shqipërinë do të jenë në mënyrë të vazhdueshme. Fëmijët e mi flasin shumë mirë gjuhën shqipe. Shqipëria është e përditshmja ime. Në Shqipëri kur unë vë këmbën ndihem shumë më mirë, megjithë problematikat e njëpasnjëshme, që këtu ndeshesh”, tha Avni Delvina për Report Tv.

Ekspozita do të qëndroj hapur në Muzeun Historik Kombëtar, deri në datë 23 shkurt.

(Video) Kosnett: Është në duart e popullit të Kosovës të marrë përgjegjësitë dhe t’i mbajë përgjegjës liderët e tij

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip S.Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e pavarësisë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare të ambasadës në Facebook, Kosnett tha se tri prioritet për qytetarët e Kosovës janë paqja, drejtësia dhe prosperiteti.

Ai tha se për arritjen e paqes është e nevojshme arritja e marrëveshjes me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë.

“Arritja e paqes kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë. Arritja e drejtësisë do të thotë ndërmarrja e veprimeve konkrete për të ndërtuar sundim të ligjit dhe luftën e korrupsionit në të gjitha nivelet. Dhe ndërtimi i prosperitetit do të thotë përpjekje më të më të mëdha që do të inkurajonin investime ndërkombëtare dhe zhvillim ekonomik”.

“Sigurimi i së ardhmes kërkon lidership të pjekur politik dhe angazhimin e qytetarëve dhe një përkushtim për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjinisë, fesë apo etnisë. Jam i bindur se qytetarët e Kosovës janë të përgatitur për sfidat që i presin. Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah jush”, tha ambasadori Kosnett.

Ambasadori amerikan tha po ashtu se është në “duart e popullit të Kosovës të marrë përgjegjësitë dhe t’i mbajë përgjegjës liderët e tij, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për progres”.

Sali Berisha publikon videon: Protesta lebetiti Narkoshtetin dhe u bë lajmi i botës (video)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas protestës së opozitës, të zhivilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë, ku nuk munguan aktet e dhunës.

Berisha teksa ka shpërndarë një video nga protesta, ka shkruar se ajo ishte një cunam që lebetiti narkoshtetin dhe u bë lajm në disa media ndërkombëtare.

Kujtojmë se nga protesta e sotme, nga protesta e dhunshme kane mbetur të plagosur 19 persona, mes tyre 9 policë, 2 gazetarë dhe 8 protestues.

Protesta e opozitës transmetohet LIVE në mediat ndërkombëtare (video)

Protesta e ditës së sotme nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e mediave të huaja. Ata kanë përshkruar atë që ndodhi në protestë ku, shumë protestues çanë kordonin e policisë duke u përpjekur të futen në Kryeministri.

Bie ne sy fakti se televizioni prestigjoz EuroNews por edhe Zeri i Amerikës po e transmetojnë live protestën e opozitës në Tiranë.

LIVE/ Nis protesta e opozitës, Basha u bashkohet qytetarëve (videot)

Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”. Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.

Policia ka paralajmëruar se në protestë ka persona me precedentë penalë dhe ish-të dënuar për krime të dhëna që do të përdorin dhunën por opozita e ka mohuar duke thënë se elementët kriminalë janë në qeveri.

Opozita është deklaruar kundër dhunës por se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime dhe as flamuj politikë vetëm parulla e slogane të qytetarëve.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, autobusë e mjete të shumta me qytetarë janë nisur nga 12 qarqet e vendit.

Nis protesta e opozitës, Basha u bashkohet qytetarëve  

Ora 11:06– Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë nga selia dhe i është bashkuar qytetarëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

PD: Ja kush do flasë në protestë

Ora 10:40– Partia Demokratike ka konfirmuar sot se protesta nuk do të ketë fjalime nga kryetarë partish. Sipas PD, fjalën e kanë vetëm qytetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së kreut të opozitës për të marrë fatin në duart e tyre.

“Protesta do të hapet nga një vajze e re nga Shkodra. Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojtën Teatrin, nga banorët protestues të Unazës së Re, të cilët janë në qendër të protestës. Do të ketë përfaqësues nga biznesi i vogël, një pedagog, fermer, artizan dhe sipërmarrës i ri. Më pas, qytetarët do të jenë të lirë ta marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre”, bën të ditur PD.

Rama si Maduro, pankartat e të rinjve të FRPD në protestë

Ora 10.50 – Të rinjtë e FRPD kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama duke e krahasuar atë me Presidentin e Venzuelës Nicolas Maduro. Në jo pak deklarata politike deputetë të PD janë shprehur se kreu i qeverisë shqiptare do të ketë të njëjtin fund si presidenti Nicolas Maduro.

FRPD menaxhon protestën

Ora 10:50- Do të jenë të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike që do të menaxhojnë dhe mbajnë nën kontroll protestuesit e thirrur sot në protestën e opozitës. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se 500 te rinj të FRPD do të bëhen kordon para protestuesve.

Formohet kordoni i policëve para Kryeministrisë

Ora 10:40- Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, policia është bërë kordon para objektit të Kryeministrisë. Në gardhin e efektivëve të policisë ka shumë pak police femra, pothuajse të gjithë janë policë meshkuj. Ndërkohë në derën e Kryeministrisë qëndon një zjarrfikëse dhe punonjës të zjarrfikësve.

Kryeministria rrethohet me tela me gjemba

Ora 10:00- Gazetarja Dorjana Bezat raportoi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se në dyert e Kryeministrisë janë vendosur tela me gjemba. Ndryshe nga herët e tjera, masat e marra nga policia janë më të shtuara dhe ndërkohë që Kryeministria është objekti më i vëzhguar për shkak se protestuesit do të mblidhen para saj. Mbi taracën e Kryeministrisë ka punonjës të Gardës që vëzhgojnë me dylbi.

“Asnjë nuk i ndal protestuesit”, Basha mbërrin në selinë e PD

09:45 – Kur na ndajnë edhe 1 orë e pak nga nisja e protestës së opozitës, kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi mësohet se ndodhen në selitë e forcave politike që ata përfaqësojnë. Basha ka mbërritur në selinë e PD rreth orës 09:40 dhe është shprehur shkurt për gazetarët se ‘asgjë nuk i ndal protestuesit’. Sakaq deputetet e tjerë të opozitës janë shpërndarë në njësi të ndryshme dhe pritet të bashkohen në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Bëhen gati autobotet, policët pajisen me maska kundër gazit

Ora 9:35- Plot 1300 forca policie do të jenë sot në terren të angazhuar për protestën e opozitës së bashkuar që do të nisë në orën 11:00 në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se nga ana e strukturave të policisë ka nisur të vihet në zbatim plani i masave.

“Ka nisur që në orët e para të mëngjesit shpërndarja e policisë nëpër kryeqytet dhe jo vetëm por edhe në akset lidhëse me qytetet e tjera ka prezencë të shtuar të policisë rrugore.
Është ndjekur protokolli dhe janë vendosur autobotet me ujë pas kryeministrisë, zjarrfikëse dhe ambulanca në rast të ndonjë emergjence. Pritet që të jenë 1300 efektivë policie në terren, 900 do të vendose para Kryeministrisë”, deklaroi Bezat.

Ajo tha se efektivët që do të jenë në krahë të protestuesve janë pajisur me maska kundër gazit në rast të hedhjes së bombave molotov apo sendeve të tjera piroteknike.
Policia do mbajë në monitorim personat që konsiderohen të dhunshëm dhe që janë verifikuar më herët.

Nga minjtë tek bileta e prerë e Ramës, ja sloganet e protestuesve

Ora 9:00- Nga Vlora janë nisur autobusë e mjete private me protestues drejt Tiranës, ndërkohë që vetë kryeministri do të jetë sot në Vlorë.

Në një prej autobusëve është vendosur një pankartë ku shkruhet “Ky është fundi i hajdutëve”.
Sipas PD, ky është slogani i protestuesve vlonjatë, të nisur me autobusë dhe makina drejt Tiranës. Në foton e pankartës shihet një mi në çark, simboli për fundin e hajdutëve.

Ndërkohë durrsakët kanë si lajtmotiv, përgjimet e Zërit të Amerikës. “VOA tapes. Rama+crime bought elections. Rama+Dako+Avdylajt”, është mesazhi që me sa duket iu drejtohet ndërkombëtarëve. Nga Shkodra vjen një tjetër parrullë. “Edi Rama ke marrë fund. Po vijnë shkodrant si lum”, shkruhet. Nga Elbasani ka diçka dhe më të rëndë. “Edi Ramës populli ia ka prerë biletën në të sëmës”.

PD jep shifrat e para: Ja sa protestues janë nisur drejt Tiranës

Ora 8:50-Partia Demokratike ka dhënë shifrat e para të protestuesve të nisur nga rrethet drejt Tiranës. Sipas PD, raportohet se janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës. Vihet re sipas këtyre të dhënave, qarku me pjesëmarrjen më të madhe të protestuesve është ai i Durrësit, më pas vjen Shkodra, Elbasani e Lezha.

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë; Qarku Lezhë – 6800 qytetarë; Qarku Kukës – 4000 qytetarë; Qarku Dibër – 3500 qytetarë; Qarku Durrës- 9100 qytetarë; Qarku Elbasan – 7500 qytetarë; Qarku Berat – 3000 qytetarë; Qarku Fier – 4800 qytetarë; Qarku Vlorë – 4500 qytetarë; Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë; Qarku Korçë – 4200 qytetarë.

SITUATA NE QARQE:

GJIROKASTER-4 autobusë dhe 250 mjete private janë nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit nga Gjirokastra nën organizmin e drejtuesve të PD në këtë qark.

BERAT– 8 autobusë dhe 180 mjete të vogla janë nisur nga Berati. 6 autobusë janë nisur nga Skrapari. Ka pasur edhe tensione me policinë pasi një autobus është ndalur nga policia, por më pas autobusi është lejuar të kalojë. Autobusi ishte bllokuar nga policia pasi nuk kishte fletë udhëzimi drejt Tiranës.

SHKODER– Edhe në Shkodër ka pasur një organizmi nga drejtuesit e PD.  Janë rreth 30 autobusë dhe furgonë nga Shkodra që janë nisur para teatrit ‘Migjeni’ në drejtim të Tiranës. Në kryebushat ka pasur një kontroll të protestuesve në autobus.

DIBER– Sipas PD anë mijëra persona që janë nisur nga qarku Dibër për të protestuar në Tiranë. Ka pasur postblloqe nga policia në Maqellarë dhe në Burrel dhe policia ka qenë korrekte.

FIER– Rreth orës 07:00 simpatizantë dhe qytetarë të ndryshëm janë nisur nga Fieri dhe rrethinat. Deputeti i PD Luan Baci tha se janë mbi 300 mjete të vogla si dhe autobusët nisur nga ky qark drejt Tiranës. Policia ka ushtruar kontrolle dhe më pas ka lënë të lirë qytetarët për të udhëtuar drejt Tiranë.

LEZHE– Janë dhjetëra automjete dhe autobusë që janë nisur në drejtim të Tiranës edhe nga Lezha.

VLORE– Nga Vlora janë konfirmuar nga drejtuesit e PD rreth 1800 qytetarë të ndarë në 13 autobusë dhe makina të vogla. Rama pritet të zhvillojë një takim me qytetarët në këtë qytet dhe mohohet se do të zhvillohet antimitig.

KORCE– Shumica e qytetarëve nga Korça janë nisur me 12 autobusë si dhe 10 mikrobusë. Shumë qytetarë nga Korça nuk kanë pasur mundësi të udhëtojnë për në Tiranë për shkak të mungesës së mjeteve.

ELBASAN– Sipas PD janë 7500 qytetarë që pritet të marrin pjesë në protestën e opozitës. Sipas kreut të PD në Elbasan nisja do të nisë në orën 09:00 drejt Tiranë.

DURRES– Janë nisur 20 autobusë dhe furgonë si dhe mjete të vogla që janë nisur drejt Tiranë. Protestuesit kanë thënë se nuk kanë pasur vështirësi në autostradë. Kanë qenë 4 pika të nisjes së mjeteve nga qyteti bregdetar.

Ja momenti kur Edi Paloka spërkat me bojë Kryeministrin Edi Rama (fotot dhe videot)

Kjo seancë parlamentare ka nisur me tensione, ku nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka ka gjuajtur me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama.

Ky reagim i Palokës ka ardhur menjëherë pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës, ku i kërkoi falje kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë i cili ndodhet i pranishëm në seancë, për sjelljen e këtij të fundit, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.

“Dil jashtë për veprimin e kryer dhe shkeljen e rregullave, dil jashtë. Mos më detyro të mbledh Byronë”, i është drejtuar Gramoz Ruçi Edi Palokës.

“I dashur miku ynë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, ku kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por ju siguroj se fëmiu që sapo foli jo nuk i mendon ato që thotë po thjesht nuk di se çfarë thotë, edhe njëherë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama pas fjalës së Bashës.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci, ka ndërprerë sërish seancën plenare, pasi nënkryetari i Kuvendit, demokrati Edi Paloka nuk ka pranuar të lërë sallën, pas vendimit të Rucit për përjashtimin e tij nga punimet.

Në fotot e shkrepura nga LSA shikohet kryetari i qeverisë dhe momenti kur Nënkryetari i Parlamentit ka hedhur në drejtimin e tij bojë stilolapsi. Në fotot nuk dallohet qartë nëse Paloka ka përdorur një stilograf apo një shiringë për të spërkatur bojën ndaj Ramës.

Thaçi i kërkon falje Gani Gecit për komunikatën nr. 59 të UÇK’së (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur një ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka kërkuar falje ish-bashkëluftëtarit të tij, Gani Geci, për komunikatën numër 59 të UÇK’së, për ekzekutimin e tij.

“Mund të them se komunikata numër 59, që përmendet në opinion, siç e ka theksuar Shtabi i Zonës Operative të Drenicës, i udhëhequr nga Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, është një komunikatë abuzuese, që nuk i takon UÇK’së”, ka deklaruar Thaçi në RTK.

Komunikata në fjalë “është nxjerrë pa aprovim dhe dijeni nga individë keqbërës”, ka thënë Thaçi.

“Është lënduar luftëtari i radhëve të para të UÇK’së, në kuptimin moral e kombëtar, Gani Geci, dhe familja e tij”, është shprehur Thaçi.

“Shprehi ndjesë dhe keqardhje që kjo gjë s’është sqaruar deri më tani”, ka deklaruar presidenti i vendit.

Më herët, Thaçi ka thënë se “kanë ndodhur abuzime të individëve me luftën, me emrin e UÇK’së”.

“Janë lëshuar komunikata nga banhofa për ta përçarë UÇK’në, njerëzit e UÇK’së”, është shprehur ai.

Kjo është bërë, sipas Thaçit, “për të krijuar konfuzion në oppnionin publik, por edhe për të cenuar njerëzit”. /Express/

(Video) Video-skandali me policin, Lleshaj shkon në Malësi të Madhe, kërkon denoncuesin dhe nuk po e gjen

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj që shkoi për një vizitë në Malësinë e Madhe pas publikimit të një video-skandali ku i përfshirë ishte shefi i policisë së zonës Gruemirë, Berhan Bajrakurti që ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare, nuk iu shmang dot pyetjeve të gazetarëve.

 

Për rastin në fjalë ai tha se problemi më i madh që duhet zgjidhur për momentin është të gjendet denoncuesi, pasi nuk dihet kush është personi që ka bërë denoncimin për policin.

Keni thënë që fytyra e policëve do jetë edhe fytyra juaj…kështu ju kemi dëgjuar që nëse shihni policisë që nuk sillen mirë atëherë ai do jem unë…

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve

Ju përfaqëson ai polic?

Leshaj: Cili polic?

Polici për të cilin ka një videoskandal…

Lleshaj: Ai është një i arrestuar nga polica e shtetit, i arrestuar që mbrëmë

Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncim familjes…

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin që nuk gjendet Kjo është pyetja kryesori që duhet të keni ju dhe ne bashkë, kush është denoncuesi?

Pse mbahet i arrestuar kur nuk gjendet denoncuesi?

Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial fakti që s’kemi është pyetja më e madhe që do ta sqarojmë shpejt

(m.a/BalkanWeb)

 

Ngacmimet seksuale, Lubonja: Di raste skandaloze në administratë (video)

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend nga studio e rubrikës “Opinion” në News24. Fillimisht biseda në studio me gazetarët Ola Bruko dhe Edvin Parruca u ndal tek abuzimet apo ngacmimet seksuale duke marrë shkas nga rasti i policit në Malësi të Madhe që u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare.

Lubonja tha se rasti është edhe më i rëndë pasi bëhet fjalë për një polic që duhet të na mbrojë.

“Kultura jonë është më konservatore në këtë drejtim dhe kjo shoqërohet njëkohësisht dhe me kulturën e dhunës në përgjithësi që ne e kemi dhe më të fortë. Bëhet e rëndë kur mëson se këtu është një polic dhe kuptohet se është njeriu që duhet të na mbrojë. Këtu lind gjithë problemi i madh se sa i kemi të edukuar njerëzit e policisë si shërbëtorë dhe sa abuzojnë me pushtetin ndaj nesh. Nuk është çështje abuzimi seksual është kulturë e përgjithshme. Është një llambë e ndezur që tregon që është një problem shumë më i madh dhe që duhet parë në kompleksitetin e vet”, deklaroi Lubonja.

Por edhe për një mjeshtër të fjalëve si Lubonja kur bëhet fjalë për denoncime konkrete është e vështirë të gjenden fjalët. Ai tha se është në dijeni të rasteve skandaloze të abuzimit në administratë por se s’mund të flasë kur vetë viktimat nuk flasin.

“A mund të ketë një #meto dhe në Shqipëri? Është e vështirë ende shoqëria shqiptare për të denoncuar të tilla gjëra. Nuk është puna vetëm tek denoncimi i gjërave seksuale. Çfarë shohim me atë që ndodh në SHBA që gjithsesi një pushtet shumë i fuqishëm abuzon seksualisht në këtë rast duke pasur pushtetin dhe ka një lloj ndrojtje se ky të shkatërron karrierën ose të ardhmen. E pastaj në një moshë tjetër këto aktoret e famshme apo modelet kur kanë fituar ndërgjegjësimin më të madh kanë denoncuar. Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen. Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë. Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi”, u shpreh Lubonja.

DENONCIMI/ Arrestohet shefi i policisë në Shkodër, ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, filmohet duke kryer akte të turpshme me…-VIDEO

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga punonjësin e policisë, Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene.

Në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili në një video skype tregon organin e tij gjenital.

“Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media”, bën të ditur policia.

Ndërkohë që sipas Newsbomb, një nënë denoncon një shef policie nga Malësia e Madhe i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15 vjeçare.

Nëna nuk identifikohet por rrëfen gjithë tmerrin e përjetuar ndërsa pohon se familja e saj do të largohet nga Shqipëria pas kësaj ngjarjeje.

Bëhet fjalë për shefin e policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti.

Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.

E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme, dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.

Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës për neësbomb.al.

“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.

Tanimë i takon organeve kompetente të hetojë rreth këtij rasti./NewsBomb

(Video) Romeo Gurakuqi: Prokuroria shqiptare duhet të prejë mandatin për ideatorin kryesor të hajdutërisë elektorale dhe baronët lokalë!

Fjala e deputetit Romeo Gurakuqi sot në Kuvendin e Shqipërisë.

“Shqipëria nuk duhet të ecë më nën hijen e punizmit!”

Prokuroria shqiptare duhet të prejë mandatin për ideatorin kryesor të hajdutërisë elektorale dhe baronët lokalë!

Vendi po kalon drejt një gremine dhe kaosi!”

 

Akademiku Apollon Baçe: Pasuritë nëntokësore në Mitrovicë janë 500 miliardë dollarë

Në një paraqitje televizive, akademiku nga Shqipëria Apollon Baçe ka vlerësuar se pasuritë nëntokësore të Mitovicës kanë vlerën 500 miliardë dollarë

Ai ka cituar një libër të huaj që flet për pasuritë nëntokësore të Mitrovicës, që sipas këtyrë shifrave vlera arrinë deri në 500 miliardë dollarë.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj shikoni videon më poshtë:

Ndryshe, tema për pasuritë nëntokësore të Trepçës u hap kur BE tha se Trepça do të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi. Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra në Kosovë, më pas BE u tërhoq duke shtuar se vet shtetet duhet të vendosin se çka të diskutohet në tavolinë.