VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Avengers: Endgame”, filmi më fitimprurës i kohërave

By | July 23, 2019

Komentet

Për se i ka thënë lamtumirë kinemasë, Cameron Diaz rrëfen në një intervistë me Gwyneth Paltrown

VOAL – Cameron Diaz i tha lamtumirë kinemasë dhe tani zbulon arsyet në një intervistë me Gwyneth Paltrown: “Kam gjetur paqen duke ndaluar aktrimin”, tha diva gjatë një episodi të “In Goop Health: The Sessions” transmetuar në kanalin YouTube të aktores së “Shakespeare in Love”. Diaz shpjegon se, pas shumë vitesh pune në Hollywood, ajo më në fund zbuloi se ajo dëshironte gjëra të ndryshme nga jeta.

“Më në fund mund të kujdesem për veten time”, tha ish “Engjëlli i Charlie” e cila është 47 vjeçe dhe, prej shtatë muajsh, me bashkëshortin e saj muzikant të Good Charlotte, Benji Madden, ajo kujdeset për një fëmijë, Raddix, i lindur nga një nënë surrogate.: “Një vendim që nuk do të kisha marrë nëse nuk do të ishe ti, ti ma dhe guximin,” i rrëfeu Cameron mikes së saj.

Që nga viti 2014, kur u takua me Benji, Diaz pushoi së vepruari. “Si ndihesh kur lë një karrierë të atij suksesi aq të madh në kinema?”, e pyeti Gwyneth. “Paqe. Një paqe e mendjes sepse më në fund isha në gjendje të mendoja për veten time”, u përgjigj protagonistja e klasikëve të Hollivudit si “Diçka rreth Marisë”, “Vanilla Sky” dhe “Dasma e mikut tim më të mirë”, duke shpjeguar se si për një çast të caktuar sytë e saj janë hapur. Dhe një pendim nuk duket të jetë në horizont, saktësoi ylli i Hollivudit. ansa/eb

Antonio Banderas në ditëlindjen e tij të 60-të rezulton pozitiv me COVID-19

Aktori spanjoll, Antonio Banderas njoftoi sot, në ditën e 60-vjetorit të tij, është diagnostikuar pozitiv me COVID-19, ndërsa specifikoi se ishte relativisht mirë dhe vetëm pak i lodhur.

“Sot, më 10 gusht, e shoh veten të detyruar t’i festoj 60 vitet e mia duke ndjekur një karantinë, pasi jam diagnostikuar pozitiv me sëmundjen e COVID-19”, shkruajti aktori në rrjetet sociale, pa treguar se ku po e kalon këtë karantinë.

“Ndihem relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht dhe kam besim se do të shërohem sa më shpejt të jetë e mundur, duke ndjekur këshillat mjekësore, që shpresoj të më lejojnë të kapërcej infeksionin që kam dhe nga i cili po vuajnë shumë njerëz në të gjithë planetin”, shtoi Banderas.

Në njoftimin për shtyp, i shoqëruar me një foto të tij kur ishte fëmijë, ai shtoi se do të përfitojë nga izolimi për të lexuar, shkruar, pushuar dhe vazhduar projektet për t’u dhënë kuptim 60 viteve të tij.

Meryl Streep, aktorja me më shumë çmime dhe nominime në Hollywood

Në kuadër të rubrikës “Në Fokus” të edicionit të kaluar të emisionit “Nëpër Film”, u prezantua biografia e aktores ikonike, Meryl Streep.

Aktorja fituese e shumëfishtë e çmimit Oscar, është një prej yjeve më të famshëm të ekranit, e njohur për rolet në filma të ndryshëm si: “Sophie’s Choice”, “The Devil Wears Prada”, “Mamma Mia!” dhe “Doubt”. Streep e filloi karrierën e saj në skenën e New Yorkut kah fundi i viteve ‘60 dhe u shfaq në disa produksione të Broadwayit. Duke qenë e aftë ta mahnitë publikun me aftësitë e aktrimit në drama, komedi e mjuziklla, aktorja shumë shpejt u shndërrua në një prej aktoreve më të mira të kësaj kohe, transmeton Koha.

E lindur më 22 qershor të vitit 1949 në Summit të New Jerseyit, Meryl Streep tashmë ka arritur ta gëzojë një karrierë më shumë se 50-vjeçare në ekran. Duke qenë se ka diplomuar në kolegjin “Vassar College” dhe në shkollën e dramës “Yale”, aktorja posedon aftësi të jashtëzakonshme për t’u adaptuar me rolet skenike dhe ato para kamerës.

Karrierën e saj si aktore, Streep e ka filluar në New York gjatë viteve ‘60, duke u paraqitur në disa shfaqje të Broadwayit, përfshirë këtu dramën e vitit 1977 të Anton Chekhov, “The Cherry Orchard”. Ndërsa në ekran të madh, aktorja debutoi gjatë viteve ‘70 me rolin e parë filmik në dramën e “Julia”. Vitin tjetër, ajo u shfaq në filmin “The Deer Hunter” ku luajti krahas aktorëve Robert De Niro dhe Christopher Walken, e për të cilin rol e fitoi nominimin e saj të parë për çmim Oscar. Po ashtu, në vitin 1978, Streep e fitoi shpërblimin e parë “Emmy” për performancën e shkëlqyer në filmin “Holocaust”. Vitin tjetër, portretizimi i një gruaje e cila e braktis familjen dhe pastaj rikthehet për të luftuar për kujdestarinë e djalit të saj në filmin “Kramer vs. Kramer”, ia solli aktores çmimin e saj të parë Oscar në kategorinë “Aktorja më e mirë në rol dytësor”.

Duke qenë një kameleon i vërtetë në ekran të madh, Streep, vitet ‘80 i kaloi duke portretizuar role të ndryshme nga njëri-tjetri. Në filmin “Sophie’s Choice”, ajo e portretizoi një grua polake të traumatizuar nga eksperienca e saj gjatë Holocaustit. Streep e fitoi shpërblimin e dytë akademik në kategorinë “Aktorja më e mirë”, për punën e mrekullueshme në këtë film. Ndërsa, në filmin “Out of Africa”, ajo e portretizoi një pronare daneze të plantacionit e cila jeton në Kenya. Ky rol ia solli aktores një tjetër nominim për Oscar.

Me ta arritur moshën 40-vjeçare, Streep vazhdoi të gjejë edhe më shumë role të cilat e sfidonin atë në ekran, derisa aktoret e tjera të Hollywoodit me ta arritur një moshë të ngjashme, përballeshin me vështirësi të shumta në gjetjen e roleve protagoniste në filma të mëdhenj e kualitativ.

Në fillimet e mileniumit të ri, Streep ishte më e zënë se kurrë me projekte filmike. Por, disa prej filmave më të njohur të aktores të realizuar ndër vite mbesin: “Postcards from the Edge”, “The Bridges of Madison County”, “Music of the Heart”, “The Hours”, “Adaptation”, “The Manchurian Candidate”, “Prime”, “The Devil Wears Prada”, “A Prairie Home Companion”, “Mamma Mia!”, “Doubt”, “Julie & Julia”, “It’s Complicated”, “The Iron Lady”, “Florence Foster Jenkins”, “The Post” dhe të tjerë.

Ajo shquhet si aktorja më e nominuar në historinë amerikane të filmit. Ajo po ashtu ka thyer rekordin e aktores më të nominuar për Oscar, me gjithsej 21 nominime, ndërsa i ka fituar 3 sosh për filmat “Kramer vs. Kramer”, “Sophie’s Choice” dhe “The Iron Lady”.

Në janar të vitit 2018, u bë i ditur lajmi se Streep do t’i bashkohej aktoreve të sezonit të dytë të serisë tashmë tejet të suksesshme televizive “Big Little Lies”. Në këtë projekt, aktorja luan krahas yjeve të Hollywoodit, Nicole Kidman, Reese Witherspoon, Shailene Woodley, Laura Dern dhe Zoe Kravitz, dhe e portretizon nënën e personazhit të ndjerë të aktorit Alexander Skarsgard, Mary Louise Wright, e cila shfaqet në jetët e pesë mikeshave për ta zbuluar arsyen e vdekjes së djalit të saj. Ajo ka pranuar lëvdata të shumta për punën në këtë seri.

Pas eksplorimit të skenës televizive, në vitin 2019, aktorja Streep u rikthye në ekran të madh me një rol në filmin e regjisorit Steven Soderbergh, “The Laundromat”. Në të njëjtin vit, ajo e portretizoi hallën March në dramën shumë të pëlqyer të regjisores Greta Gerwig, “Little Women”.

Sa i përket jetës personale, Meryl Streep njihet për ruajtjen e privatësisë me çdo kusht. Aktorja i ka katër fëmijë me skulptorin Don Gummer, me të cilin është e martuar që nga viti 1978, ndërsa në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktorin John Cazale.

Xhinxhi Roxhers ose jeta e dyfishtë e “Mëkatares së Madhe”

Ai dashuroi  një mijë e pesëqind gra, por ka nga ata që thonë tri mijë: flasim për multimiliardierin Howard Hughes, historia e të cilit është treguar në filmin „The Aviator“, kolosalin me regjinë e Martin Scorsese dhe luajtur nga Lenoardo DiCaprio, që ka fituar pesë çmime Oscar (aktorja në rol jokryesor, kamera, skenografia, kostumet dhe montazhi). Është burri të cilit, në kuadrin e suksesit të filmit, po i kushtohen një mori biografish: parë nëpërmjet diveve të Hollivudit që e kanë dashuruar atë dhe që kanë luajtur në filma që janë bërë legjendarë. Mes tyre është Gingi Rogers, aktorja balerinë që, me partnerin e saj Fred Astaire, krijoi njërën nga çiftet më të adhuruara të Hollivudit, falë nëntë filmave muzikorë të xhiruar me Rogers midis viteve 1933 e 1935, si filmi „Kapela cilindër“ i vitit 1935 dhe „Dua të kërcej me ty“ i vitit 1937.

 

Gingi Rogers, emër arti i Virginia Katherine McMath, e bëri dashurinë arsye të ekzistencës së saj. U martua pesë here, por përveç burrave pati edhe shumë të dashur, midis të cilëve George Gershwin, Cary Grant, James Stewart. Atyre që ia kujtonin netët e kaluara me Hughes, aktorja iu përgjigjej me një ligësi të hidhur: „E pastaj, çfarë ka për t’u çuditur? Ajo kur ne jemi dashuruar ka qenë ndër kohët e pakëta kur unë nuk kam qenë e martuar. Prandaj, duke dashur Hughes nuk iu kam vënë brirë asnjërit prej pesë burrave të mi.“ Ginger ishte një forcë e mirëfilltë e natyrës, të cilën vetëm tani, nga largësia e ikjes të saj me vdekjen e ndodhur më 1995, kur ishte 85 vjeçe, mund ta vlerësojmë të tërën.

Aktori e balerini i madh Fred Astaire, që e njihte mirë, e përcaktonte si “një buldozere të adhurueshme”. Dhe shpjegonte: „Është më ambiciozja e të gjitha diveve të Hollivudit. Është ajo që, me njëqind filmat që ka xhiruar qëkur, 18 vjeçe, debutoi me filmin „A Night In The Dormitory“, ka fituar më shumë para. Është edhe aktorja yll që, me burrat dhe të dashurit, ka pasur absolutisht më shumë dashuri në mënyrë absolute.“ E ka pranuar vetë ajo: „Nuk i kam thënë kurrë jo ndonjë burri. Dhe nëse i kam thënë jo, kjo do të thotë se nuk e kam kuptuar mirë ftesën.“

 

Regjisori i madh Federico Fellini, me të cilin Ginger Rogers pati një përplasje të fortë deri në atë pikë sa t’iu hapte gjyq producentëve të tij (dhe do ta humbte), sepse ai e kishte përdorur emrin e saj në filmin e tij „Ginger e Fred“, duke pasur në qendër një aktor e një aktore të pasuksesshëm që imitonin çiftin Rogers-Astaire, e përcaktoi „gruaja me dy shpirta“: nga njëra anë kreatura të cilën publiku e shikonte dhe e adhuronte; nga ana tjetër, komediania e pacipë, e fuqishme për të shprehur ndjenja të shtirura, të cilat nuk e preknin fare shpirtin e saj.

I vetmi burrë me të cilin Roxhers nuk e ndau shtratin ishte partneri me të cilin në ekran dukej me e përkushtuar: Fred Astaire. Cary Grant, i cili kishte përfunduar në shtratin e saj përpara Howard Hughes, më 13 nëntor 1934, kur ajo u martua për herë të dytë me aktorin Lew Ayers, pranoi: “Të gjithë ishin të bindur se midis Ginger dhe Fred ishte një dashuri e zjarrtë: nuk kishte çift në sallat e ballove anembanë botës, që nuk ëndërronte t’i imitonte. Në të vërtetë ata urreheshin. Ginger nuk e pëlqente Fred, dhe ai ishte xheloz për sukseset e asaj.“ E ka thënë vetë ajo: „Fred ishte i bindur se ishte më i miri i çiftit. Bënte sikur nuk e dinte se më 1933, kur “Carioca” hapi serinë e filmave tanë, ai ishte kurrkushi, ndërsa unë kisha xhiruar tashmë nja tridhjetë filma. E shqetësonin madje edhe veshjet e shkëlqyera me të cilat unë e magjepsja publikun: sipas tij, pengonin kërcimin. Dy veshje në mënyrë të veçantë e bënin të çmendej: ajo me pupla të barda e filmit “Kapela cilindër” dhe ajo me margaritarë e filmit “Duke ndjekur flotën” në vitin 1936.”

 

Ajo që e nxiti Ginger të bënte një jetë ku rafsha mos u vrafsha ishte nëna Lela Rogers, makute në kërkim të fitimeve. Për t’ia zbatuar dëshirën së ëmës, Ginger shkon në Hollivud dhe në moshën 13 vjeçe debutoi në teatër me një shfaqje variete. Midis viteve 1925 dhe 1929 iu ra gjatë e gjerë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1929, me komedinë muzikore “Tip tap”, arrin suksesin. Ishte e hershme edhe si aktore, edhe si femër: ishte vetëm 17 vjeçe kur, më 29 mars 1929, u martua me Jack Pepper, një aktor dymbëdhjetë vjet më i mdh se ajo. “U ndava prej tij, sepse ai ishte xheloz,” ka treguar diva, “dhe më donte që unë të bëhesha ndihmësja e tij. Pas tetë muajsh unë ia plasa të qarit dhe ai më dërgoi të takohem me Walter Wagner, shefin e studios së fuqishme të prodhimit të filmave Paramount Pictures.

Krejt tjetërgjë nga ndihmëse e Pepper! Wagner m’i hapi portat e Hollivudit me një film, Rinia në Manhatën, ku luaja në barazi të plotë me të madhen Plaudette Colbert.” Është viti 1930. Zemra ballerine e Ginger Rogers rrihte për muzikanin e madh George Gershwin, që kërkon aktore protagoniste për filmin e tij muzikor “Girl Crazy”. “Kur e pashë Ginger,” shkruan Gershwin, “më kalli flakë rrufeja e mirëfilltë, por mjerisht vetëm mua dhe jo atë. Ajo nuk më tha jo, është e vërtetë, por e dija se mendonte për Lew Ayers, njërin prej interpetuesve në filmin “Në perëndim asgjë e re”, me të cilin pas pak vjetësh, në të vërtetë, u martua.”

Në teatrot Broadway, lagjes së Nju Jorkut që është mbretëria e shfaqjeve muzikore, Ginger triumfonte. Kur ajo kalonte me veturën e saj, një Packard luksoze  me ngjyrë kremi, adhuruesit e duratrokitnin të dehur. Gjithçka rridhte si në një ëndërr; deri kur dikush ia kujtoi të famshmit Walter Wagner se “perëndesha që kërcen”, siç thirrej Ginger, kishte firmosur me Paramount Pictures një kontratë për tetëmbëdhjetë filma.

Ajo shkoi në Hollivud dhe xhiroi një numër të pabesueshëm filmash një pas një. Kur arriti në numrin shtatëmbëdhjetë, erdhi edhe kërkesa e producentit: “Wagner më kërkoi të paguaja atë që ne aktoret atëherë e quanim “haraçi i producentit”. Unë jam e çiltër, do t’ia kisha paguar, por përkundër dëshirës sime nëna ime Lela, përnjëherësh zbuloi engjëllin mbrojtës të jetës sime. Wagner u tërbua e unë fluturova në krahët e Howard Hughes. Haraçin që ia kërkoi Wagner ia pagoi Hughes dhe erdhën pesëmbëdhjetë takime pasionante me të.

Më 1933, me filmin “Carioca” lindte përputhja artistike e Ginger me Astair, që vazhdoi deri më 1940. Për më tej tregon diva tjetër e Hollivudit, Rita Hayworth, kushërirë e Rogers: “Ishte Astaire ai që u nda nga Rogers. Thoshte se ajo ishte tepër e vjetër, se ai kishte nevojë për partnere më të reja. Ginger, e tërbuar, ia mori hakun duke demonstruar se, përveç një balerinë e madhe, ajo ishte edhe një aktore e madhe. Fitoi një Oscar më 1940 me filmin « Kitty Foyle, një vajzë e dashuruar”. Dhe kur Fred i penduar kërkoi të riformonin çiftin, ajo e la në pritje deri më 1949. Ata e mrekulluan publikun me filmin “Barklays i Broadway”, njëfarë lamtumire melankolike që e shndërroi në mit. Filmin e fundit, Harlow, kushtuar aktores së viteve Tridhjetë Jean Harlow, e xhiroi më 1965, duke pasur ndërkohë edhe tri martesa me tre aktorë të tjerë: Jack Briggs më 16 janar 1943, Jacques Bergerac më 7 shkurt 1953 dhe William Marshal më 16 mars 1961. Dhjetë vitet e fundit i kaloi në një karrocë invalideje: “Jeta është si një tortë që duhet ta shijosh me feta. Imja mbaroi më 12 prill 1985, kur u godita nga pika në tru, që ma kurseu jetën, por m’i mori këmbët. Mua që më kishin quajtur “flutura hyjnore”.”/Elida BUÇPAPAJ

HOROSKOPI E SHTUNË 18 KORRIK 2020

Dashi
Është koha të filloni të mendoni sesi të jeni më aktivë fizikisht. Nëse filloni të kryeni ushtrime fizike të paktën disa herë në javë do të ishte shumë mirë. Kjo ka gjasa të ndikojë mjaft mirë edhe në gjendjen tuaj psikologjike.
Demi
Fakti që keni shumë dëshirë të dilni dhe të argëtoheni nuk do të thotë se nuk keni të drejtë të zgjidhni vendin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Ndaj mos u nxitoni, por mendoni për vendin më të përshtatshëm.
Binjakët
Dikush që mund të njihni sot, do të jetë pranë jush për një kohë të gjatë. Tregohuni i sinqertë që në fillim, në mënyrë që gjithçka t’ju shkojë mbarë. Sa i përket aspektit profesional, parashikohe zhvillime të reja pozitive.
Gaforrja
Një incident i papritur mund të bëjë që të njihni dikë mirë. Përpiquni të mbani veten nën kontroll dhe të mos i shprehni emocionet. Tregohuni i fortë dhe çdokush mund t’ju vijë nga pas.
Luani
Universi po ju dërgon shumë energji pozitive. Do të argëtoheni me gjithçka që do të bëni. Ka gjasa që sot t’ju bëjnë një surprizë, që do t’ju kënaqë pa fund.
Virgjëresha
Qëndrimi juaj do t’ju lejojë të sfidoni dikë në mënyrë konstruktive, kështu që mos u trembni për të kundërshtuar deklaratat pa kuptim të dikujt. Ka gjasa të ndihmoni dikë të ngrihet profesionalisht, i cili mund të kthehet në bashkëpunëtorin tuaj më të mirë.
Peshorja
Ekziston mundësia të nisni një projekt të ri, i cili do të rezultojë i mrekullueshëm. Sigurohuni që të përkushtoheni plotësisht lidhur me këtë për të pasur rezultatin e duhur. Sa i përket marrëdhënies në çift, lidhja juaj së shpejti mund të marrë një drejtim të ri.
Akrepi
Ka gjasa të keni nevojë për ndihmë sot, por kjo nuk do të thotë që të demoralizoheni. Mendoni pozitivisht dhe mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga të afërmit tuaj. Beqarët e kësaj shenje mund të kenë zhvillime të reja në aspektin profesional.
Shigjetari
Ka gjasa të mos ndiheni në sinkron më miqtë tuaj sot. Një person veçanërisht po ju shkakton tension. Përpiquni të relaksoheni dhe të kaloni pak kohë vetëm.
Bricjapi
Është e nevojshme të përfshiheni në një çështje në aspektin profesional, çfarë do të sjellë mjaft përfitime për ju. Tregohuni i sinqertë me veten tuaj se çfarë doni të përfitoni nga kjo eksperiencë.
Ujori
Ka gjasa të mësoni një të vërtetë të madhe. Nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën tuaj. Mos hiqni dorë nga planet tuaja, pavarësisht sesa e vështirë mund të jetë.
Peshqit
Vizioni juaj për të ardhmen është i mbushur plot dëshira dhe shpresa të mëdha. Është mirë të jesh pozitiv për mënyrën sesi dëshiron ta vazhdosh jetën, por aktualisht ka gjasa të dëgjoni vetëm ato çfarë dëshironi të dëgjoni dhe kjo nuk është mënyra e duhur.

Vdes aktorja Kelly Preston, gruaja e John Travoltës

voal.ch – Kelly Preston (13 Tetor 1962 – 12 korrik 2020), aktorja dhe gruaja e John Travoltës ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Travolta përmes një postimi në Instagram bëri me dije lajmin e hidhur se Preston kishte humbur betejën me kancerin e gjirit.

Çifti ishin të martuar në vitin 1991 dhe prej asaj kohe nuk ishin ndarë kurrë më.

Travolta falënderoi punonjësit shëndetësorë që ishin kujdesur për gruan e tij “si dhe shumë miq që kanë qenë pranë saj”.

Djali i çiftit Jett Travolta vdiq në moshën 16 vjeçar në janar të vitit 2009 gjatë pushimeve familjare në Bahamas, raporton BBC.

Jett që vuante nga autizmi u gjet i vdekur në janar 2009, ku familja kishte shkuar të festonve Vitin e Ri, pasi pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Bahamas.

Ata kanë dy fëmijë të tjerë, Ella Bleu dhe Benjamin, që lindi pas vdekjes të Jett.

Karriera e aktrimit të Preston përfshiu roley në “Twins”, “From Dusk Till Dawn”, “Jerry Maguire” dhe “The Cat in the Hat”.

Ajo gjithashtu bashkëpunoi me Travoltën në filmin “Gotti”, 2018.

Ata të dy u martuan në vitin 1991. Udhëtuan në Paris me Air France Concorde për të bërë ceremoninë e dasmës në Hotel de Crillon (në Place de la Concorde) më 5 shtator 1991. Iu desh të bënin një ceremoni të dytë sepse ajo e celebruar nga ministri francez i Shentologjisë (të dy ishin shentologjistë), u konsiderua e pavlefshme. Ceremonia e dytë u bë më 12 shtator, në Daytona Beach, Florida. Preston dhe Travolta kihisn tre fëmijë: djali Jett (13 prill 1992 – 2 janar 2009), vajza Ella Bleu (lindur më 2000) dhe djali i tyrë i dytë Benjamin (lindur më 2010).

Kelly Preston kishte dy vjet që ishte diagnosifikuar me kancer të gjirit, por ky fakt ishte mbajtur jashtë mediave.

“Për një kohë do të më duhet të kujdesem për fëmijët që humbën nënën e tyre, kështu të më falni, nëse nuk do të dëgjohemi për ca kohë…Me dashuriJT, lajmëroi John Travolta në Instagram/EB/cnn.com

 

Ndarja e çmimeve Oscar shtyhet për prill të 2021-ës

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka shtyrë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, për 25 prill të vitit të ardhshëm, nga 28 shkurti kur ishin bërë planifikimet fillestare.

Pandemia me koronavirus ka mbyllur shumë teatro në gjithë botën, si dhe ka ndalur prodhimin e filmave të rinj.

Kjo Akademi ka shtyrë edhe datën e afatit të fundit të dërgimit të filmave që mund të garojnë për këto çmime, nga 31 dhjetori i këtij viti, në 28 shkurt të 2021-ës.

“Shpresa jonë, për shtyrjen e afatit të aplikimit, është që t’iu ofrojmë fleksibilitet regjisorëve në përfundimin e filmave të tyre, pa i ndëshkuar për diçka që është jashtë kontrollit të secilit”, ka thënë presidenti i Akademisë, David Rubin dhe shefja ekzekutvive, Dawn Hudson.

Ndalja e incizimit të filmave, ka shtyrë shumë regjistorë që të pezullojnë planet për publikim të projekteve të tyre këtë vit.

Kjo është vetëm hera e katërt, në historinë 93-vjeçare të ndarjes së këtyre çmimeve, që data e ceremonisë është ndryshuar; më 1938, për shkak të vërshimeve në Los Angelos, më 1968, për shkak të vrasjes së liderit për të drejtat civile, Martin Luther King Jr., dhe më 1981, pas tentim-vrasjes së presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan.

Ndryshon gara për çmimet filmike Oscars

Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit.

Filmat e shfaqur online do të mund të garojnë në ceremoninë e vitit të ardhshëm të çmimeve Oscar, ka njoftuar Akademia e Arteve dhe Shkencave në Hollywood.

Këto ndryshime janë bërë për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri.

Deri tani, vetëm filmat që janë shfaqur nëpër kinema për të paktën një javë në Los Angelos kanë pasur mundësi të garojnë.

Mirëpo meqë pandemia me koronavirus ka ndikuar në mbylljen e kinemave në gjithë botën, një numër i filmave janë transmetuar nëpër platforma online.

Presidenti, David Rubin dhe shefja ekzekutive, Dawn Hudson kanë thënë: “Akademia beson se nuk ka mënyrë më të mirë për të përjetuar magjinë e filmave sesa kur ata shfaqen në kinema. Përkushtimi ynë ndaj kësaj teorie është i pandryshuar dhe palëkundur. Megjithatë, pandemia tragjike me sëmundjen Covid-19mn (që shkakton koronavirusi) ka krijuar nevojën e këtij përjashtimi të përkohshëm”.

Rregullat tradicionale është thënë se do të rikthehen sapo të përfundojë pandemia.

Filmi jugkorean, Parasite ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit të Akademisë, duke u bërë filmi i parë që nuk është gjuhën angleze, por ka marrë Oscar në këtë kategori.

Ky film shpërfaq satirën sociale rreth dy familjeve nga klasa të ndryshme shoqërore në Seul, njëra që jeton në varfëri në bodrum dhe një familje të pasur që jeton në një shtëpi të madhe. rel

Ka vdekur nga koronavirusi Allen Daviau, drejtori i fotografisë të “E.T.”

voal.ch – Allen Daviau, drejtori i fotografisë për filmin “E.T.” vdiq në Los Angeles nga koronavirus.

Ai ishte 77 vjeç. Në karrierën e tij, kineasti kishte punuar me profesionistë të tillë si Steven Spielberg, në filma si “ET”, “Indiana Jones and Temple of Doom”, “The Color Viola”, si dhe me Barry Levinson, me të cilin kishte punuar për filmi “Bugsy” dhe për “Avalon”./RSI.CH/EB/

 

 

Audrey Hepburn 14 vjeçare ka luftuar në Hollandë kundër nazistëve

voal.ch – Audrey Hepburn një nga aktoret më të famshme në Hollywood, por ajo gjithashtu në jetë kishte një rol që pak e dinin: atë të spiunes.

Kjo u zbulua nga Robert Matzen në librin “Vajza Hollandeze: Audrey Hepburn dhe Lufta e Dytë Botërore”, botuar nga GoodKnight Books, ku konfirmohet se si Hepburn e re ndihmoi rezistencën kundër nazistëve në Hollandë.

Aktorja e ardhshme lindi në Belgjikë në vitin 1929 në një familje të klasës së lartë: babai i saj punonte në financa dhe nëna e saj, baronesha Ella van Heemstra, ishte një fisnike hollandeze. Në vitin 1935 babai i saj la familjen dhe shkoi në Londër, Audrey kaloi disa vjet në një shkollë private pranë Dover, Angli, por me fillimin e luftës nëna e saj mendoi se ishte më mirë që ajo dhe vajza e saj të transferoheshin në Holandë.

Megjithë titullin fisnik, familja nuk ishte e pasur: “Nëna ime nuk kishte asnjë qindarkë – zbuloi aktorja, e cila vdiq në vitin 1993 – Prindërit e mi u divorcuan kur isha 10 vjeç, babai im u zhduk, nuk kishim para”.

Më 1942 daja i saj, Otto van Limburg Stirum, u arrestua, u burgos dhe u pushkatua, një tragjedi që bindi nënën e Hepburn, një mbështetëse e nazizmit, për të ndihmuar rezistencën.

Ishte në verën e vitit 1944, kur Hepburn filloi të aktivizihej vullnetarisht për Hendrik Visser `t Hooft, një mjek dhe udhëheqës i lëvizjes antinaziste, dhe kështu u krijuan lidhjet e saj me Rezistencën. Ajo e vuri kërcimin në shërbim të luftës antinazistee, duke filluar të performojë në aktivitete të paligjshme të natës,  të organizuara për të mbledhur fonde. Për më tepër, ajo mbajti një gazetë të Rezistencës, Oranjekrant, dhe meqë fliste anglisht, ajo u zgjodh nga Visser ´t Hooft për të përcjellë mesazhe dhe ushqim për pilotët Aleatë  në 1944. Sipas djalit të aktores, Luca Dotti, lufta ishte tregimi i saj i preferuar: “Ajo më thoshte se ishte shumë e lumtur me angazhimin e saj në luftë kundër nazizmit”. (Ansa)/EB

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij dalin nga spitali

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson të hënën u lanë të lirë nga një spital në Australi pasi morën trajtimin për koronavirusin, raporton Anadolu Agency (AA).

Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson njoftuan të mërkurën se ata u testuan pozitivë ndaj koronavirusit të ri.

Çifti që tani është në vetë-karantinë, ishin në Bregun e Artë derisa Hanks po filmonte një biografi për Elvis Presley, raportoi BBC.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe dhimbje të trupit. Rita kishte dridhje që vinin dhe shkonin. Edhe ethe të pakta”, tha aktori fitues i çmimit Oscar në Instagram.

Më vonë në një postim tjetër Hank falënderoi “të gjithë që janë duke u kujdesur aq mirë për ne”.

Ai u testua pasi ishte “ekspozuar” dikujt që ishte testuar pozitivisht, sipas raportit.

Virusi u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, dhe është përhapur në të paktën 146 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli shpërthimin një pandemi.

Tom Hanks dhe bashkëshortja me koronavirus

Michael Brown

Aktori amerikan Tom Hanks ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij, aktorja Rita Wilson, kanë rezultuar të prekur nga COVID-19 pas testeve të bëra.

Në një deklaratë të publikuar mbrëmjen e së mërkurës, Tom Hanks tha se sëbashku me bashkëshorten ishin testuar pasi u sëmurën në Australi. Ai tha se kishin simptoma të ngjashme me ftohjen, temperaturë, dhimbje trupi dhe plogështi.

Aktori 63 vjeçar tha se ata do të vazhdojnë të testohen, mbikëqyren dhe izolohen për aq kohë sa kërkojnë rregullat për sigurinë publike dhe shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shumica e njerëzve shërohen nga virusi i ri.