VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ave Maria – Prozë nga BILAL XHAFERRI

By | October 19, 2015

Komentet

FJALË E PAEPUR – Poezi nga MUSTAFA V. SPAHIU

Qëndro fjalë e paepur si Prometheu,

Paçka se në ty shkrehin kaq shigjeta.

Jam rob Zoti – poet – bim’e këtij dhéu

Një mënyrë e pavdekëshme si jeta…

 

Ngjatjetoj mrekullinë e kohës sonë,

Për fjalën e paepur përherë i uritur…

Lutem shëndeti të mos më lëshonë;

Për fjalën e artë do t’jam i mahnitur!

 

Në sy e shikoj pa frikë shtrëngatën,

S’vdes i neveritur – kur i dëshpëruar.

Poet krenar se dua kremimin natën –

As poshtërsirat, jam duke kënduar

 

Me lirë më mirë le të jehojë kënga,

Nën ligjet hyjnore ndalu ti zemrim!

Haresë s’organos tretet dhe brenga

Që ndjehet simfoni në pafundësim…

 

Ia mbush burimin këngës i jap jetë,

Gonxhet ninullojnë prej djepit të saj…

Vetëm fjala e paepur ësht’e vërtetë,

Për ballin pa lar asnjëherë s’do qaj!..

 

Gjyqin e bariut dardan- gjykimin, e –

Përpiftë kontrasteve zjarresh rrufeja;

Nga Maozoleu i muzave – frymëzimi

Vjen ogur – ngadhnjimtar në beteja…

 

Jam det që s’turbullohem me dete,

Këndoj me dritën e ylbert’syrit tim.

Do ngjitem mbi pyrg të një komete;

Me fjalën e paepur – deri n’amshim.

 

 

E mërkurë, 29 korrik 2020, në

Dardaninë Ilire

Ti, poezi endacake – Poezi nga ATDHE GECI

 

 

Në atë  pasdite me shi e diell

ishte ajo; Erona e rinisë sime

Erona  e  një vere me dashuri

Dyzet  vite  kishim pa u parë

por dashuria  në  tëra kohërat

mbetet dashuri, mbetet femër

Jeta ka plotë çaste të lumtura

edhepse në moshë, unë  e ajo

u  puthëm  dhe  u  përqafuam

Ai takim  na afroi aq afër me

njëri tjetrin, sa s´di  si ndodhi

Në  atë “rigjetje” me  Eronën,

ne i kujtuam çaste nga ditët e

rinisë, çastet  nga më intimet,

momentin kur ajo më  s´ishte

vajzë, por një yll  i dashurisë.

Përqafimet  në Prishtinës dhe

shesheve të qytetit na mbajnë

mend, kur  ne ishim me hove

Ai takim na ktheu në kujtime;

shtëpinë e studentëve, parkun

dhe netët  tona  nëpër bujtina!…

LIRIKAT E ELBASANIT – Cikël poetik nga Konstandin Dhamo

 

 LEGJENDA E KUMRIES

 

Kumria kumria

Me atë incizim prerës mavi

Si gjak i piksur përreth qafës së brishtë

E vetmuar dhe

E pikëlluar,

Zbret nga qielli mes njerëzve në trotuar,

Mes tryezave nëpër kafene zbret

Apo tërhiqet në muzg e fshihet

Mes qerpikëve të pishave…

 

Kuku – ku

 

Zbret kumria herë – herë

Dhe në parvazet me vjollca të dritareve;

Diç kërkon e do të pyesë…

Ngjitet dhe mbi muret qiklopikë të kalasë

Dhe,trishton…

 

Kuku – ku

 

Eshtë shpirti i një motre

Tronditur thekshëm,

Që fluturon i trupëzuar te ky zog

Engjëllor.

Në herladikën e Elbasanit mungon kumria,

Por,në heraldikën e poezisë

Ka qenë përgjithmonë…

 

Kuku – ku

 

Fluturon shpirti i një motre

Me perin kaluar qafës së hollë,

Që thurte e thurte me dhembshuri

Një triko të ngrohtë për vëllanë,

Ai pe që dridhej përkëdhelisht

Ndër flokët krela krela,

Ishte për motrën

Përfrqafim ngashërues…

 

Ah,motra

Kuku – ku

 

Ishte fejuar ajo dhe gëzonte !

Çelur ishte,e ajthme ishte dhe,

M’e bukur ,

Mërzitej veç herë – herë tek ndërmendte

Se vëllanë do ta linte.

E për të më,s’do përkujdesej,

Me t’u martuar e me t’ikur

Në shtëpinë e re…

 

Brenda mureve si koracë të kalasë

Kërkëllitën mbi kalldrëmin spërdredhës

Rrotat e një karroje,një mëngjes pa dritë !

 

Vëllai iku

Kuku – ku

 

U lëshua motra e përhumbur

Udhëve ;

Peri mbetur qafës së pjerrët

Sa s\e mbyste !

 

Por, ç’karro e ç’kalldrëm;

Dale dale…

 

Mos ishin rrotat e një makine

Që fërshëllyen ankthshëm

N’asfalt,një mëngjes xixëllues ?

 

Vëllai iku

Kuku – ku

 

Ah,por mos ishte një dallgë përpirëse

Që ndeshej në bash të gomones

Gjithë shkulme e gjëmime

Në një det furtune ?

 

Kumria

Kuku – ku

Kuku – ku

Motra

Me perin qarkuar qafës

N’udhën që s’të shpinte

Gjëkundi …

 

Kuku – ku

Motra

Kumria

Kuku – ku

 

Kush tha se ishin ca turbina uturitëse

Të një avioni që thithi qiejt

E u zhduk ?

 

Vëllai iku

Kuku – ku

Motra

Me perin në qafë…

 

                                                 1997

 

ELBASAN

 

Si rrathët e ferrit dantesk

Kthesat e Krrabës

Ankthshëm zbres.

Poshtë Kombinati Metalurgjik,

Ndryshk gurë dhe shi acid.

Dhe oxhakë të lartë

Që godasin diellin

Si vullkane

Me tym të rëndë shfarosës.

 

Por t‘ emëruarit poetë zyrtaristë

Vargje thurnin ditë e natë

Për tymin

Dhe këta oxhakë…

Por dhe për lejlekët,që foletë

Tashmë s’i bënin më

Mbi pemët shekullore,

por mbi shtyllat e tensionit të lartë…

 

Prodhon ky kombinat

Më të çuditshmen në botë,

Markën Çeliku i Partisë !

Nuset e bukura

Me këtë markë

Monstra të frikshme lindën

Me turinj ujku;

Lopët pollën viça me dy koka,

Me katër këmbë zogjtë dolën nga veza…

 

Smogu i kuq që u përhap

Si flamuri i Internacionales Socialiste,

I thau trëndafilat dhe sytë e dashurisë;

Ullishtat me drurët e spërdhredhur

Si gërsheti i rëndë

I së bukurës së Ditës së Verës,

I pikëlloi dhe hirnosi;

Yllin e Mëngjesit

Dhe kumrien e verbër

I këputi nga qielli…

Hej, Elbasan;

Nisi përsëri nga e para

Këngët e tua të dashurisë!

 

1990

 

RRAPI I VOJVODES

 

Një monument prej bronzi

Apo prej mermeri

Për ty n’Elbasan

Askush s’do të mund ta ngrinte më madhështor se ky

Rrapi gjigant që kreh retë

Dhe sjell një pranverë farfuritëse në mars,

Siç sjell gjithashtu një peizazh të artë

Në tetor, në britmin e dytë…

 

Këtë monument shtatlartë dhe të gjallë

Shtatëqindvjeçar

S’ta shkuli dot asnjë kundërshtar,

Komandant!

 

Në trungun e tij si në një bazament të sigurt

Ndodhet një zgavër e thellë rrethore

Dhe e errët si enigma

Që të kujton sa e sheh një grykë të stërmadhe topi

Për të hedhur gjyle të rënda lart edhe larg

Gjyle, sfera të frikshme gjëmimtare

Si meteorë të shkrumbuar që sillnin nga qiejt mikrobe

Si mallkim

Ashtu siç sollën murtajën e ku ta dish ç’tjetër…

Njerëzimin mëkatar për ta shfarosur

Kudo që do të binin…

 

Nën hijen e rrapit, nën tendën flladitëse,

Gjer edhe karvanet e nisur nga Bagdadi i largët

Ndaleshin të preheshin.

 

Veç beharnave ndezës, tylrave si mjegull

Shishkave me lëngje magjie, jermi dhe dehës

Shërues dhe eliksirë, vallë ç’prunë tjetër

Këta karvanë të pluhurosur me rërë shkretëtirash?

 

Mos ndoshta një syzezë

Shkrumb të djegur nga epshet erotike

E cila do të marramendte mbarë qytetin,

Për të shpërthyer në këngë

Dashurish ekzotike të panjohura?

 

Por ndoshta karvanet nuk sollën një syzezë

Që di të tërbohet e të spërdridhet

Në kërcimet haremike

Si kobra që të josh e të helmon.

Ndoshta karvanet morën një vashë syblu

Leshradiell,

Që rrugën mbrapsht, drejt Skampinit

Kurrë s’e bëri!

 

Te Rrapi i Vojvodës,

Gjer edhe sot, në Ditën e Verës

Qytetarët artistë t’Elbasanit

Tek këndojnë e kërcejnë në vallet,

Q’erdhën mes diellit dhe hënës,

Presin t’u shfaqet në rreth

Vashëza syblu e legjendës

Flu flu siç shfaqet e tretet një dritë,

Një re lëbyrëse në qiell,

Apo shamia drithëruese n’er’

E valles…

 

                                                                    1992

 

BEZISTAN

 

Bezistan n’Elbasan

Me një tellall të palodhur mespërmes,

Tenor të përkryer

Që del me dielllin pagan në Pazar

Dhe jep kronikat e ditës

Tek rrëfen dhe ku mund të blesh ç’të duhet…

Është një Bezistan i njëmendtë oriental

Aqsa beson pa mëdyshje

Se e kanë sjellë nga Azia e mëndafshtë…

Ngarkuar pjesë – pjesë mbi karvan

Si t’ishin çadrat e një cirku

Me magjistarë çudibërës

Dhe kafshë të përbindshme emblemore

Tigra pantera luanë…

 

Eh, Bezistan,

Sa fëmijë rendnin mëngjeseve drejt teje

Të blinin një bugaçe të ngohtë.

Sa vajza të reja i panë vallë

Ëndrrat e tyre flakëruese :

Fustanin e bardhë nusëror si paprekshmëria,

Madje pajën të tërë,

Çarçafë si re, jorganë e vilarë pa fund basmash

Përplot lule si pranvera,

Sjellë gjer edhe nga Japonia

E tejlargët…

 

Të gjitha të gjitha te ty

I panë Bezistan vajzat e bukura

Nga ëndrrat me dasmat dhe krushqit

Mes vajit të gërnetës dhe lotin

Zehersheqer të nënave…

 

Plot bereqet Bezistani aqsa një çast

Besoje përnjëmend se varfëria asqë ekzistonte …

Plot gëzim të rrëmujshëm Bezistani

Me matrapazë zanatçinj sarafë e sarhoshë

Gjithfarësoj gjithfarësoj…

Akçinj e njëherësh tellallë pas mallit të tyre

Tepsi e sahanë me pirgje pilafi,

Mbi të cilët nguleshin si grushte kofshë gjelash;

Kabuni me qafë dashi, me kanellë e stafidhe,

Kuze të thella me çorbë paçë e groshë,

Pirgje të tjerë të vërtetë, pastaj

Me beharna pikantë, spec i kuq e piper i zi,

Rigon e nene, shafran narden e pistil,

Qypa me vaj ulliri e gjalpë djathë e gjizë

Gjithashtu në pirgje konike.

Pas tyre shitësit e palodhur

Çdo herë me qeleshe të bardhë

Poshtë së cilës fusnin paret…

 

Në fund gjëja e gjallë,

(pa përfshirë sigurisht njerëzit …)

Keca e qinjgja lopë e derra

Kuaj e gomarë që hingëllinin e pallnin të dalldisur

Në pikë të diellit…

Por edhe pula hini e të kuqe, rosakë gushylberë,

Pata si ndrikulla e gjela deti të gufuar,

Që kakarisnin e gagarisnin në kor si në përralla…

 

Eh, Bezistan n’Elbasan,

Ç’ngasje e ç’yshtje e pandalshme

Për të hyrë te ty tejembanë tejembanë…

Mes zhumhurit dallgëzues

Gjer tutje ndër shtëpitë dhe rrugët er qytetit.

Si të mos hyje te ty, Bezistan

E të mos përlaheshe nga gazmendi!

Prej teje askush s’dilte pa gjësendi,

Te ty çdo ditë kishte bamirësi!

 

Mes fshatarëve që zbrisnin të shisnin

Gjeje dhe gjuhëtarin mitik

Konstandin Kristoforidhin

Që grindej enkas me ta tek i ngacmonte,

Që të mësonte prej vetë gojës së tyre

Formula të panjohura

Sharjesh mallkimesh dhe urimesh

Të gjitha të shprehura në dëshirore.

 

Herë – herë në mesin tënd, Bezistan

Vetë Simbad Detari shfaqej,

Djaloshi i pashëm rebel

Me çallmën e lartë

Me diamant rrëzëllitës në ballë

Si sy qikllopi që e mbronte.

Ky s’është thjesht vegim i çmendur;

Gjithë dekori përreth e mirëpriste Simbadin…

 

Dhe ja, në Bezistan

Gjithë shqetësim prej krijuesi

Shfaqej dhe ashiku shik Isuf Myzyri!

Zoti vetë e zbriti nga qielli

Mes rrezeve drithëruese të diellit

Si telat e violinës së tij…

 

                                                                    1992

 

 SHKUMBIN

 

Një libër me lirika për Shkumbinin

Poeti intimist shkroi gjithë mall.

Mbi ujë tashmë tek shtrij vështrimin,

Çdo valë që feks për mua është një varg.

 

 

Fusha ndanë zallit , male më tej,

Fshatra fshehur mjegullash diku…

Shkumbon Shkumbini;

Shelgjet brigjesh

Si shatërvanë derdhen, dridhen flu.

 

 

Ah, lumë përplot rima të stërkalta,

Që mugesh dimrit, pranverës qesh e ndrin.

Si rrjedha jote ,

Këngët rrjedhshin,

Shkumbin

Shkumbin …

 

1973

 

SKAMPIN

 

Vitet të tërë, Shkumbin

Kam udhëtuar përkrah

Rrjedhës tënde zigzage

Vite të tërë…

Por veçse një ditë dimri

Me re të rënda që shembeshin

Mbi ty;

Një ditë me vetëtima

Që shkrepnin shkrep më shkrep

Sikur lidhnin polin negativ

Me pozitivin,

Emrin tënd krejt papritur

Ta shqiptova Skampin !

 

O, thashë i ngazëlluar,

Emrin antik, Elbasanit

Ti ia paske vënë

Skampin Shkumbin …

 

                               

                                            1975

 

 

PUSI QE LAHET VETE

 

Dy turq e një arab,

Si në përralla

Na ardhkan një ditë e ngritën një xhami

Dhe pranë saj

Një pus të thellë happen,

Te një mëhallë e varfër,

E djegur nga etja,

Këtu,këtu n’Elbasan

Eh,pesëqind vite më parë…

 

E hapën pusin dhe ngritën xhaminë

Me minarenë gjer te Zoti

Dhe,ikën…

Veglat e vyera të punës:

Mistrinë dhe sqeparin

Në pus i fundosën

Si akt flijimi…

Ato vegla ,ekskluzivisht

Elbasanit i përkisnin…

 

Shpëtoi mëhalla e këputur nga etja

Dhe besimtarët pastroheshin ritualisht

Që në faljen e namazit të mëngjesit;

Arabi,siç duket,

Kish and prej hidrologu

Si gjithë bashkëkombësit e tij,

Që nxorën ujë gjer n’Andaluzi…

 

Pusi që ndeshi në shtrat burimesh

Më të gdhirë, kur gjindja ende flinte

Fryhej me ujë gjer në grykë

E më pas shfrehej e në truall derdhej

Ah ç’pus,ligjëronin njerëzia,

Kur nisnin të mbushnin kovat e para,

Ja,i bekuari, lahet vetë…

 

Kështu pesë shekuj…

Por erdhën komunistët

Dhe pusin me gurë e zunë krejt,

Tek prishën dhe xhaminë pas tij

Pa u menduar dy herë…

 

S’bëzani veç,kurrkush,

Frikë të gjithë

Kishin nga dhuna dhe dënimet

E të pafeve .

Si kështu ? Besimtari i mirë

Dhe i vërteti,s’trembet

Dhe jetën e jep si martir.

 

Shqiptarët pragmatistë,që fenë

Lehtësisht e ndërrojnë edhe sot,

Me duart e tyre,kishat dhe xhamitë

Ngado q’ishin i hodhën përtokë…

 

Ah, pusi që lahej vetë…

 

Shtatëmbëdhjetëvjeçar,unë atëherë,

Për vendin e vetëm në botë,

Ku feja ndalohej me ligj rreptësisht,

Një poemë entuziaste shkrova;

Çmim të parë për të m’akorduan

Në konkursin kombetar të radhës…

 

Ah,pusi…

 

Veç parave të thata,me dhuruan

Tri vepra t’Enverit,sa ç’ishin shtypur

Me gjasë n’atë kohë…

Më dhanë dhe një stilograf  kinez

Shtatëqindlekësh ,imitim i Parker –it

Kinse me majë floriri…

 

Ende sot këtë poemë

Ma kujtojnë e ma lëvdojnë pa drojë

Kolegët e mi,tashmë të moshuar.

Si të mos e lëvdojnë ? Ata vetë

Në krye të turmave marshonin

T’hidhnin në zjarr

Të parët Librat e Shenjtë …

 

Ah,pusi që lahesh vetë…

 

Mes gërvimës së çikrikut

Që ngjistezbriste kovën,

Drama njerëzore dëgjoje,krime po se po,

Tradhti gjithfarsoj e thashetheme pa fund…

Nga goja e grave që mblidheshin te ty

Siç mblidheshin gratë dhe te kroi i fshatit…

 

Ah,pusi…

 

Në mbyllje të ditës,në vend t’ujit,

Mbushur ishe me mëkatet e njerëzve,

Ndaj,siç duket,vetëlaheshe n’ag

Plot shpërthime shkulmesh që s’mbaheshin.

 

Ta prishën shtëpinë e Zotit

Që kishe pranë,por sakaq

Uji yt ishte shenjtëruar,

 

Pusi që lahet vetë…

                                         1992

PËRBALLË NJËRA-TJETRËS, LOGJIKA ME NDJENJËN PRINDËRORE – Tregim nga Liri Bele*

 

 

Në një nga netët e shërbimit si mjeke roje dhe gjithë të shtruarit ne pavionin e patologjisë ishin disa duke fjetur ,të tjerë zgjuar por pa shqetësime atëhere ,e gjykova të arësyeshme të lexoja një artikull mjeksor i porsa botuar në revistën përkatëse .Rreth orës 22.00, teksa  isha duke lexuar qetësisht dëgjova të trokiste dera e dhomës së mjekut. Mendova të ishte infermierja e repartit të reanimacionit për ndonjë të sëmurë me ankesa të porsa prezantuara, por derën e hapi njëri nga të sëmurët e shtruar dy javë më parë  dhe i përmirëruar plotësisht ditëve të fundit të cilit i kisha spjeguar se ditën e nesërme do të  linte spitalin dhe do ta  vazhdonte mjekimin ne kushte shtëpije .                                            

Bedriu rreth të 67 -ve , porsa hapi derën, më përshëndeti ,ndërsa  unë nuk i bëra asnjë pyetje por qëndroja në pritje duke respektuar etikën mjeksore dhe njerzore po qëndroja në pritje të mësoja arësyen e takimit tonë . Tashmë mësuesi i letërsisë ishte në moshë pensioni  prej  disa vitesh, por  kur e vizitonte dikush sigurisht i njohur me të , dhe i drejtohej   “ o mësuesi ynë i letërsisë” kuptohej qartë sa i gëzohej atij emërtimi .                                                                                                                       

Ai ishte i hospitalizuar  me diagnozën  e një infarkti të  miokardit gjë që detyrimisht shoqërohej me zgjatjen e ditë qëndrimit dhe përmirësimi, ndonëse  i ngadalshëm, po na  lehtësonte të gjthëve .  Nuk mund të më largohej nga kujtesa  çasti kur njëri nga shokët  e tij, i njohur si ish mësues, dy ditë më parë po i vendoste mbi komodinën pranë shtratit një libër të sapo blerë, sigurisht të porositur prej tij , pikërisht në kohën e vizitës  dhe ju afrua paksa duke ju drejtuar me zë të ultë :                                                                                                                              

 – Ja ku e ke, mund ta fillosh leximin e autorit të përzgjedhur sa  më parë …por kur dëgjuan  mendimin  tim  të prerë ,asnjeri nuk më këtheu përgjigje :                                                                                                                                     

 -Bedri ! Duhet të respektosh protokollin e mjekimit, nuk është e këshillueshme të lexosh romane përgjatë kohës së domosdoshme për përmirësim të gjëndjes shëndetsore,  njëherazi  kjo dëshira jote ndaj të lexuarit është  njëri nga treguesit se nuk ke shqetësime ,je i qetë pra po mirëkuptohemi …  Ai aprovoi mendimin tim me një lëvizje të lehtë të kokës shoqëruar me buzëqeshje tepër të çiltër që dëshmonte për një  botë shpirtërore të pasur .                                                                         

Rastësija, kur dy ditë më parë njoha prirjen e Bedriut ndaj leximit më bëri të mendoj se arësyeja  e bisedës ishte: do të mësonte prej meje me saktësi kur mund të rikëthehej në lexuesin pasionant, tanimë drejt përmirësimit të gjëndjes tij shëndetsore e cila  faktohej nga përcaktimi i parametrave mjeksore pothuajse, brënda normës .
I afrova një karrige të ulej dhe po q
ëndroja në pritje të më tregonte në se kishte ndonjë shqetësim  atyre çasteve.
–   Mirmbr
ëma doktoreshë ! Të  kërkoj falje për harxhimin e kësaj kohe  të pakët pushimi përgjatë shërbimit 24 orësh sikurse, ju mjekët  organizoni  shërbimin e Mjekut të Rojes,  gjë që e njoha këtu .

Vijoi :                 

Fatmirësisht, ndihem i qetë, por erdha tek ti, sepse dua të të bëj një pyetje të veçantë për të cilën pres një përgjigje të sinqertë.                         

Nuk ka lidhje me sëmundjen time, as me pasionin si *një lexues adoleshent.. *çuditërisht , buzëqeshja tipike në fytyrë sikurse e shihja shpesh nuk po shihej , përkundrazi më nguliti një shikim të thellë ,të përqëndruar brënda të cilit prezantohej pritmënija për të qartësuar diçka ,realisht shqetësuese për të e cila , do të sqarohej dhe zgjidhej nga përgjigja ime.                                                                                                                 

Çfarë mund të ishte vallë ?  Brëndia e problemit të Bedriut lindur ditëve qëndrimit në një shtrat spitali !? Përse nuk ndihej i qetë !?                 

U bëra kurioze dhe vazhdova ta dëgjoja, por në llogjikën time nuk po përcaktoja as më të thjeshtën përgjigje .
– E gjykova të ar
ësyeshme të të takoj tani vonë, pa praninë e të tjerëve dhe, të lutem, kjo bisedë të mbetet midis nesh. Kam një gjëndje shpirtërore të rënduar. Po vuaj shpirtërisht

  – Të jap fjalën se, për gjithçka që do të bisedojmë bashkë, asnjë fjalë  prej saj nuk do ta kalojë derën pas teje ju përgjegja dhe njëherazi i  tregova derën me dorën time të djathtë ngritur lart. Pas një çasti :

    -Gjatë kësaj kohe  ,sot është dita e dytë më tepër se dy javë , a të ka takuar djali im ty ? Është interesuar për ecurin e sëmundjes sime ?  Të ka pyetur për gjëndjen time shëndetësore gjatë këtyre ditëve ?                      

Ju jeni parë  me tim bir në çastin e shtrimit në spital, kur unë ndodhesha midis jetës dhe vdekjes  dhe ai qante me zë por ju krahas detyrës mjekut u përpoqët ta qetësonit duke i premtuar se për babain e tij do të bënit të pamundurën si ekip duke i plotësuar gjithëçka që duhej, ( edhe pse gjëndja ime ishte e rënduar ,dhëmbjet e forta nuk më pengonin t~ ju dëgjoja, por e kisha të pamundur të merja pjesë në bisedë…                                                                                                                              

 -Të më falni, ka rëndësi të jashtëzakonshme për mua të mësoj rreth sjelljes  së  tim biri …e kam të pamundur ta spjegoj…                                                        

Bedriu heshti pa pritur por nuk mund të mos prezantohej një gjëndje emocjonale e trishtë në  tiparet e fytyrës tij  njëherazi dëgjohej  paksa i shpeshtuar ritmi i frymarjes dhe kur shikimin e përqëndrova munda  të shihja mbi ball ravijëzime  rrudhash të lehta, të porsa prezantuara .
Pas një pushimi të shkurtër më pa drejt në sy me një shikim të ngulët, ku qartë lexova dhëmbjen e thellë të prindit, ndershmëri dhe një ndjenjë pritjeje për atë që mund të dëgjonte atyre çasteve… realisht dukej qartazi se do dëshironte t
ë mësonte vetëm të vërtetën e pastër sikurse, ai e ndjente brënda zëmrës tij të dlirë…
-Po e p
ërsëris pyetjen :a  donte im bir të mësonte në se gjëndja ime shëndetsore mbas daljes nga spitali  mundësonte ,apo thjesht do të më lejonte të vazhdoj angazhimin me një tjetër punë , sepse tani jam një pensjonist… Më trego të vërtetën ,të lutem ! Po pres përgjigje…

Çuditërisht, në moment, u ndjeva në një pozitë tepër të vështirë, të pa provuar më parë për arsye se, nuk po më kërkohej aktualisht një aktivitet fizik i skajshëm shoqëruar me gjëndje emocjonale të rënduar, sikurse mjeku kardiolog  përjeton përditë gjatë ushtrimit të detyrës:
-Së pari, djalin e të sëmurit e kisha takuar vetëm një herë, në çastin kur Bedriun e vendosën n
ë barelë sapo e morën nga ambulanca ; i biri teksa mbante pjesën fundore të barelës ja la atë duarve të infermjerit ndërsa po ecte pas tyre me kokën të ulur ku mbi pjesën e sipërme të saj tërhiqte vëmëndje mbledhja në një tufë të madhe e flokëve të dëndur, kaçurela me ngjyrë të errët ,të gjatë dhe kapur me një lidhëse e cila menjëherë lejonte shpërndarjen e tyre mbi të dy shpatullat.       Realisht , ditët në vijim nuk e kisha parë ,nuk ma kishte zënë syri as në pavijonin e patologjisë e as në ambjentet e jashtme të spitalit apo  përgjatë rrugës drejt spitalit ,me siguri pamja e veçantë e tij do të kujtonte të birin e Bedriut, edhe po të mos drejtonte ndonjë pyetje..
Së dyti, më e rëndësishmja p
ër mua dhe pothuajse jashtë imagjinatës, ishte pyetja e përsëritur :                                                                                                  

“Si mundet një prind me profesion mësues, që tërë jetën ja kishte kushtuar edukimit të brezave, të vinte në dyshim besueshmërinë e tij për djalin, tashmë në moshë burrërore e   të shkolluar ,duke i  kërkuar ndihmë një personi njohur para dy javësh pavarësisht se, ishte pikërisht vetë mjeku që e këtheu në jetë njëherazi po ai vazhdonte të kujdesej që Bedriu ta jetonte periudhën mbas infarktit sa me i qetë dhe, me sa më shumë vite ?!  ”.

Sinqerisht u turbullova në atë moment dhe mendimet m’u dyzuan, në kundërshtim të fortë me njëra-tjetrën, gjë që rrallë më ka ndodhur. Para meje shihja të jashtëzakonshmen, tepër të vështirë: më duhej të përcaktoja sa më shpejt atë që do të ishte primare dhe  të përfaqësonte më të mirën. Çast tepër i vështirë , ishte një përballje midis logjikës dhe ndjenjës prindërore, kurrë e shkuar nëpër mend prej meje  e jo më ,të pozicjonohesha midis tyre …                                         

Saktësisht, njihet dhe respektohet pozicioni i secilës, por kur një mjek kardiolog është para një të sëmuri duke ndjekur me profesjonalizëm dhe ndërgjegje mjekimin për një infarkt të miokardit  shoqëruar me të tjera ndërlikime serioze dhe, kur ecurija e sëmundjes po dukej premtuese ,në çastin që pikërisht pacienti të bën pyetje delikate, personale dhe familjare në  të njëjtën  kohë, atëherë përparësinë e merr ndjenja  gjë që,  e detyron  arësyen të spostohet në vënd të dytë. Duket se, në këtë  pozicjonim të pazakontë timin ndikoi edhe një forcë nënkuptuese , shprehur brënda fjalëve të Bedriut :                                                  

-Sikur, im bir të mos jetë i sinqertë për sa më tregon,dhe kjo të jetë njëra nga vargu i gjatë i gënjeshtrave të tij ,atëhere jam i sigurt se infarkti do të  përseritej dhe jeta ime….komentet nuk kanë vlerë.                                                                                                  

Pra, unë qetësisht, dashamirësisht, e ndërgjegjësuar, i ktheva atë përgjigje që ai donte dhe priste të dëgjonte prej meje.                                     

Vlera e kësaj përgjigjeje të çmueshme në ato rrethana, nuk mund të njihej e të kuptohej lehtë, nëse ndokush mund të ishte i pranishëm në atë bashkëbisedim të papërsëritshëm midis një mjeku dhe një të  sëmuri-prind i cili, vërtetësinë e fjalës së të birit, pret ta dëgjojë të konfirmuar nga dikush tjetër.
Ju afrova, e vështrova me një shikim njerëzor, respektues dhe mbështetës por u befasova n
ë moment sepse Bedriu, si të kishte depërtuar brënda meje aq sa të ndiqte me përpikmeri  përballjen midis llogjikës ftohtë me forcën e ndjenjave shpirtërore mundi të parandjente përparësin e këtyre të fundit ,pra ky ishte trasmetimi drejt meje i parandjenjës tij prezantuar si një rreze drite e ëmbël që po  shkrepëtinte brënda fraksjonit të sekondës ,në pritje të mirëkuptimit..Ishte radha ime të jepja përgjigjen për të cilën isha e ndërgjegjsuar :

    – Bedri , jam takuar disa herë me djalin tuaj. Kemi biseduar rreth sëmundjes për të  cilën ai ka qënë i shqetësuar dhe tepër i interesuar, e kam informuar për ecurinë , për mënyrën se si do të vazhdohet  mjekimi i rregullt mbas daljes nga spitali, dhe ai ka  treguar  respekt ndaj meje .. Jemi ulur disa herë për të biseduar dhe midis nesh është krijuar një respekt i ndërsjelltë . Djali juaj është treguar gjithmonë korrekt me mua,  i sjellshëm dhe ka shprehur mirënjohje .

Reagimi i beftë i prindit të përkushtuar, në kuptimin e vërtet të fjalës:

    – Oh, sa më lehtësove! Sa mirë e ndiej veten pas kësaj që po dëgjoj prej teje, se unë e di mirë ,djali im Berti është * Gënjeshtar Mjeshtër * (e kam provuar në shumë raste), por kësaj radhe nuk më paska gënjyer kur më tregonte për takimet me ju dhe interesimin e tij…               

Të paktën… një herë të vetme nuk po përjetoj peshën plumb të rëndë të gënjeshtrës së  tim biri …                                                                                       

Sa shumë po gëzohem! Të falënderoj nga zëmra, uroj për ju gjithë të mirat e botës !

U ngrit me vrull, iu afrua derës dhe, para se të largohej, në sytë e tij dalloheshin qartë disa pika lotësh…. Mes përmes derës hapur qëndroi një moment duke ju shmangur edhe  goditjes mundshme tek kanati saj prej këthimit të shpejtë të trupit ,ngriti dorën e djathtë si shprehje e një përshëndetje por pa mundur të shqiptonte asnjë fjalë dhe në koridorin e heshtur të pavjonit të repartit të patologjis u dëgjuan hapa  të shpejtuara .                                                                                                         

Mbresat e atij takimi të veçantë , përmbajtja e një bisede midis një pacienti  pensjonist ,mësim dhënës përgjatë 45 viteve i shtruar në spital për sëmundje zëmre me mjekun kardiolog i cili kujdeset për shëndetin e tij… janë pjesëza të jetës normale ,ato ruhen ende në  zëmrën dhe mëndjen time.   

 ( Autorja , mjeke kardiologe).

BEHAR ME LULE TË KRIMBUNA – Poezi nga TON ZMALI

 

Ky behar i luleve t’ krimbuna
Gjithe shemtim e neveri,
Krejt vneret e dimnave me smundje
M’ i solli ne sy
Si korba te zi.

Neveri te reja,
Acarat e thijme pa fund,
Behari i luleve te krimbuna
Me shfaqet gjithkund.

Geni i njerzve krimba
Kjo zezone e botes
Ne zemer fsheh perhere
Kuajt e Trojes.

Bryme, ehull, akull e bore,
Vesh me kollare e papion,
Maskat nuk kane fund…
Behari i luleve te krimbuna
Arkivole sjell te une.
Njerz proteza rilindin,
Viktima te pafajshme
Me hajna, droge, tritol e mina,
Neverite e Itakes time,
Behar me lule te krimbuna.

Më 9 gusht 1935 lindi shkrimtari i madh shqiptar Skënder Drini

VOAL – Lindur në Voskopojë të Korçës, më 9.8.1935 në një familje atdhetare, i biri i Riza Drinit. I ati kishte lindur në Strugë dhe kishte përkrahur Lëvizjen e Qershorit, arsye për të cilën u largua në dhjetor të 1924 dhe më pas në sajë të një amnistie u kthye më 15 nëntor 1930. Pas pushtimit italian, i ati u emërua prefekt i Shkodrës në periudhën maj-gusht 1943.

Skënder Drini ka kryer Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e në Shkodër në vitet 1954-1982.

Botimet e tij të para, edhe pse për jetën e botën e fëmijëve, zgjuan interes dhe treguan se në skenën e letërsisë shqiptare po vinte një zë i veçantë. Më pas, botimet e tjera, vëllimet me tregimet e veçanërisht romanet, qenë një befasi. Lexuesit e vëmendshëm e kritika, panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë, se si ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi, analisti e politologu, një shkrimtar potent që sillte me art e kulturë realitete të ndryshme historike e bashkëkohëse, të mbështjella me një tis filozofik e frazë ekspresive që të bënte për vete.

Me këtë bagazh veprash që pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare, sidomos në harkun kohor të viteve ’70-80 të shekullit të kaluar, ai “iu imponua” Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, e cila nga viti 1982-1991 e nxori shkrimtar në profesion të lirë, pra duke i krijuar kushte më të mira krijuese.

Në vitet 1992-1997 është diplomat në Turqi, sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara, ku dhe ka një pauz në botime.

Në vitin 1997 kthehet sërish në Shkodër, drejtor i Televizionit “Shkodra TV1”, nga viti 1999 analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare në gazetat “Koha jonë”, “Sot”, “Shekulli”, etj.

Skënder Drini ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës.

Ishte poliglot. Zotëronte mjaft mirë italishten, frëngjishten e turqishten dhe komunikon në anglisht, serbokroatisht dhe rusisht.

Shkrimtari Skender Drini është Laurat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë.

“Shembja e idhujve” kryevepra e Skënder Drinit

Profesor Moikom Zeqo i krahason veprat e tij si shkrimtar me Petro Markon, Jakov Xoxën, Dritëro Agollin apo edhe Ismail Kadarenë Profesor Moikom Zeqo nuk mund të rri pa na folur për formimin e shkrimtarit, edhe për atë çka Skënder Drini u ka dhënë shqiptarëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës edhe më tej.

Ai na tregon për të se është një njeri shumë i formuar edhe që zotëron disa gjuhë të huaja. Për një periudhë ka qenë edhe atasheu ynë kulturor në Turqi. “Qysh herët ka botuar libra që kanë tërhequr vëmendjen. Kryevepra e tij është “Shembja e idhujve”, kjo vepër hyn në radhët e veprave të tilla siç janë: ‘Qyteti i fundit’ i Petro Markos, ‘Lumi i vdekur’ i Jakov Xoxes, por vepra e tij krahasohet edhe me romanet e Kadares dhe të Agollit”. “Shembja e idhujve” është ekranizuar dhe është kthyer në film. “ Kjo është vepra më realiste, që tregon situatën edhe mentalitetin e malësorëve të Veriut, përpjekjet e tyre për të kërkuar dritë dhe përparim. Me pak fjalë kjo është sinteza”, shpjegon studiuesi. Më pas ka botuar një numër të mëdhenjsh romanesh. Ka botuar edhe “Monografi historike”, për shembull siç është ajo për Barjam Currin. Ka botuar libra për fëmijë, por edhe libra të fanta-shkencës. “Pas viteve ’90 Skënderi ka shkuar libra me shumë cilësi, po përmend dy vepra të tijat që janë: ‘Nata e ka emrin grua’ dhe ‘Korbi’. Por ka shkruar edhe një numër të madh librash me tregime. Ai është një tregimtar i pazakontë, për shumë arsye që unë nuk mundet që t’i shpjegojë dot. Gjithmonë krijimtaria e këtij njeriu ka mbetur e panjohur, për shkak se ka qenë në Shkodër, edhe se nuk është artikuluar nga mediet tona. Por pavarësisht kësaj cilësia e prozës së tij, qëndron shumë më lartë, sesa cilësia e shumë romancierëve që marrin çmime sot në Shqipëri”. Studiuesi tregon gjithë bindje, se asnjëri nuk krahasohet me Skënder Drinin. “Skënder Drini hyn te figurat e mëdha të letërsisë shqipe siç janë: Kadareja, Agolli, Petro Marko, Jakov Xoxa etj. Ai ka dhënë kontribut të veçantë edhe në shkrimet politike. Ka botuar një numër të madh studimesh për çështjen e lirisë së Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Ka pasur një periudhë që ka qenë bashkëpunëtor i disa gazetave kryesore, për shtypin shqiptar, ku kryesisht ka shkruar esse politike. Skënderi ka bërë edhe një libër me aforizma”. Këto janë disa nga veprat kryesore që profesor Zeqo veçon, teksa thotë se pavarësisht kësaj lënieje në heshtje, vullneti i tij i paepur ka qenë gjithmonë vetëm që të punonte papushim. “Ajo që më ka habitur te ky njeri, është se ky kishte një status me ekonomi të mjeruar. Duke patur një pension të vogël vetë, edhe gruaja duke mos patur pension fare, ai nuk është ankuar asnjëherë. Por megjithatë shumë njerëz e duan dhe e kanë ndihmuar që të botojë librat”. Librat nuk botoheshin pa para, miqtë dhe shokët, duke e njohur nga afër dhe duke ia njohur vlerat e tij artistike, e kanë ndihmuar që t’i botonte. Libri i fundit me tregime i Skënder Drinit është botuar nga “Zenit” dhe titullohet “Klas”.

Më 16 dhjetor 2014 shkrimtari i madh shqiptar Skënder Drini ndërroi jetë në Tiranë .

Veprat

Letersi per fëmijë

Tregimet e së shtunës – tregime – 1965

Do të luajmë pas luftës – tregime – 1967

Tregime për botën tonë – tregime – 1967

Kompania e katërt – roman (Botimi I ’73) – 1967

Tregime të zgjedhura për fëmijë – tregime – 1977

Tregime

Kumbimet e reja të pyjeve – 1972

Tregimet e veriut – 1977

Rruga e njeriut – 1990

I racconti del Nord ( Tregimet e Veriut) perkthimi Pavlina Nasca, Bari , Itali, 2007

Romane

Shqipja e kreshtave tona (Vol.I) – 1967

Shqipja e kreshtave tona (Vol.II) – 1970

Shqipja e kreshtave tona – Prishtinë, 1970

Kënga e dritës – 1970

Njeriu gjigant – 1973

Shembja e idhujve – 1975

Midis dy kohëve – 1978

Vraje tradhtinë – 1978

Kirurgët – 1984

Bajram Curri – Biografi e letrarizuar – 1984

Tanush Martini – 1990

Ishulli i qetë – Prishtine, 1996

Shfytyrimi – EuroRilindja, 1996

Eklipsi i hënës – 1998

Kthim në vetvete – Publicistikë analitike

Shekulli i Kosovës – 2000

Përballje – 2002

Nata është grua – 2004

Korbi – shtëpia botuese “Globus R”-Tiranë, 2007

Sonambul – shtëpia botuese “Ilar” -Tiranë, 2008

Parajsa e gjenive – shtëpia botuese “Ilar” -Tiranë 2009

Planeti i lodhur – 2012

Klas – 2014

Doli në italisht libri “Kështjella në Lëndinë” i Zyra Ahmetaj përgatitur e përkthyer nga Ndue Lazri

Sapo doli në gjuhën italisht libri i Zyra Ahmetaj “Castello nella Valle” nga shtëpia botuese Kimerik,  përgatitur, përkthyer dhe me një parathënie nga shkrimtari dhe gazetari i njohur Ndue Lazri që jeton si pjesë e komunitetit shqiptaro-italian në Itali. Ndue Lazri tregon se si u njoh me poezinë e Zyra Ahmetajt tek e cila zbuloi thjeshtësinë por edhe gjithmonë mesazhin që ajo përcjell për jetën.

Po jua sjellim të plotë parathënien e Ndue Lazrit bashkë me një cikël poezi nga libri në shqip dhe italisht.

Zyra Ahmetaj i urojmë suksese të tjera!

 

PARATHËNIE E LIBRIT

Nga Ndue Lazri

Shikoja në Facebook poezitë e kësaj gruaje. Poezi të thjeshta, por shpesh herë me një mesazh të fortë. Më impresioninin ndjenjat e saj patriotike,të shprehura në shumë poezi.Jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Zyra Ahmetaj jeton në një zonë pranë kufirit midis Shqipërisë e Kosovës e ndoshta kjo është arsyeja e kësaj ndjeshmërie të lartë për dramën e historinë e Kosovës,për heronjtë e saj përgjatë historisë e veçanërisht në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Një ditë fola me të në telefon. Dhe qe ky moment,në të cilin unë njoha jetën e saj e më goditi thellësisht fakti që ajo kishte patur një aksident të rëndë automobilistik. Dhe ishte e shtrënguar të lëvizte për gjithë jetën mbi një karrocë për invalidë. Nga poezitë e saj,nga forca dhe energjia që transmetonin,nuk mund të nënkuptohej brishtësia e saj fizike. Përkundrazi shihej një grua e fortë,plot me kurajo e entuziazëm,që kishte dëshirë ta jetonte e ta gëzonte jetën. Shkonte nga krahinë në tjetrën në takime e konkurse letrare, ku edhe nderohej me çmime për poezitë e saj, organizonte grupe folklorike dhe merte pjesë bashkë me to në festivale folklorike, drejtonte shoqatën e paraplegjikëve dhe bënte edhe shumë gjëra të tjera. Pastaj, duke lexuar një poezi të sajën kushtuar shoqes së saj më besnike,karrocës së vogël, kuptova që herë pas here ndihej e brishtë, e ndjeshme, nostalgjike për kohët në të cilat lëvizte, vraponte e luante me shoqet dhe moshatarët e saj. Por asnjëherë e dobët dhe me ankesa. Fliste me karrocën e saj e gjente forca për t’u ringritur, për të shikuar përpara me optimizëm, për të organizuar aktivitete të ndryshme, për të marrë pjesë në promovimin e librave të saj e veprave të miqve të vet. Ajo nuk flet kurrë për gjendjen e saj fizike, nuk ankohet, e ka pranuar fatin e saj dhe e sfidon çdo ditë me vendosmërinë e saj, me shkpirtin e saj krijues, me dashurinë e saj për jetën. Një ditë më tha që do t’i pëlqente që poezitë e saj të ishin të përkthyera në italisht e të botuara në Itali, ku jetojnë e punojnë mbi gjysmëmilioni bashkëatdhetarë të saj. Kështu vendosa t’i prezantoj këtë libër shtëpisë botuese “Kimerik”. Poezitë e saj janë një himn për jetën. Flasin për dashurinë, për historinë, për ndjenjat e një gruaje që nuk dorëzohet kurrë, por u buzëqesh njerëzve dhe së ardhmes.

PREFAZIONE

Ndue Lazri

Vedevo su Facebook le poesie di questa donna. Poesie semplici, ma a volte con un messaggio forte. Mi impressionavano i suoi sentimenti patriotici, espressi in tante poesie. Non solo per l’Albania, ma anche per il Kosovo. Zyra Ahmetaj vive in una zona confinante fra l’Albania e Kosovo e forse questo è il motivo di tanta sensibilità per il dramma e la storia di Kosovo, per i suoi eroi durante la storia e specialmente in ultima guerra per la libertà e l’indipendenza del Kosovo. Un giorno parlai con lei al telefono. E fu quel momento in cui io conobbi la sua vita e mi colpì profondamente il fatto che lei aveva avuto un incidente gravissimo automobilistico. Ed era costretta di stare per tutta la vita su una sedia a rotelle.
Dalle sue poesie, dalla forca e dalle energie che trasmettevano i suoi versi non si poteva intuire una tale fragilità fisica. All’incontrario, si vedeva una donna forte, piena di coraggio e entusiasmo, che aveva voglia do vivere e godere la vita. Si spostava da una regione all’altra nei convegni e concorsi letterari, dove veniva anche premiata per le sue poesie, organizzava il gruppo folk e partecipava nelle gare e nei festival folklorici, dirigeva l’associazione dei paraplegici e tante altre cose. Poi leggendo una sua poesia dedicata alla sua compagna più fedele, alla sedia a rotelle, capii che a volte si sentiva fragile,sentimentale, nostalgica ai tempi in cui camminava, correva e giocava con le sue amiche e con i suoi coetanei. Ma mai debole e lagnante. Parlava con la sua sedia e trovava forza per rialzarsi, per guardare avanti con ottimismo, per organizzare varie attività, per partecipare nelle promozioni dei suoi libri e delle opere dei suoi amici. Sempre in movimento, sempre con il sorriso sulle labbra, sempre con la luce negli occhi e un grande amore per la gente.
Lei non parla mai della sua situazione fisica, non si lamenta mai, ha accettato il suo destino e lo sfida ogni giorno con la sua determinazione, con lo suo spirito creativo, con il suo amore per la vita.
Un giorno mi disse che le piacerebbe che le sue poesie fossero tradotte in italiano e pubblicate in Italia, dove vivono e lavorano più di mezzo milione dei suoi connazionali. Cosi decisi di presentare questo libro alla casa editrice Kimerik.

Le sue poesie sono un inno alla vita. Parlano d’amore, di storia, di sentimenti di una donna che non si arrende mai, ma sorride alla gente e al futuro.

– Ndue Lazri
———————

Cikël me poezi nga libri “Kështjella në Lëndinë” – “Il Castello nella Valle” përkthyer nga Ndue Lazri

ZGJUAR

Me dritën e syve tu
bija të flija.
Nuk bëja gjumë.
Më bëhesh, se ishte ditë
dhe nuk kisha kohë për të humbur.

SVEGLIO

Con la luce dei tuoi occhi,
andavo a dormire.
Non dormivo,
mi sembrava fosse giorno
e non avevo tempo da perdere.

ZËRI YT

Zëri yt i butë
më mbështjell; mëndafsh;
shpirtin ma këputë,
seç më ndjell një afsh!

Zëri yt i ngrohtë
më këndell zemrën
si fllad pranverorë,
më përkëdhel ëndrrën.

Zëri yt i i dashur
më hyn në damarë;
një impuls gjaku ,
i fortë; i paparë.

Zëri yti ëmbëll
-simfoni jete;
notat e një kënge;
në pentagram zemre.

Ahh,
Vdeksha në vënd
për atë zërin tënd!

LA TUA VOCE

La tua voce tenera
mi avvolge; seta;
mi spezza l’anima,
mi chiama in un afrore!

La tua voce calda
mi vivifica il cuore,
come brezza primaverile
mi accarezza il sogno.

La tua voce amorevole
mi entra nelle vene;
un flusso di sangue
forte, mai visto.

La tua voce dolce,
sinfonia di vita,
le note di una canzone,
un pentagramma di cuore.

Ah,
che io muoia
per quella tua voce!

“DASHURI BIO

I zemruar, një mik
më tha:
-E ke dashnimin e egër.
Sa kompliment i bukur mu duk!
I bie, të kem dashuri bio
pa asnjë përpunim apo truk.”

AMORE BIO

Un amico, arrabbiato
mi disse:
-Hai un innamoramento selvaggio!

Che bel complimento…

Vuol dire, il mio è un amore bio,
senza elaborazioni e trucchi.

DUA TË T’I THITH BUZËT

Dua ti thith buzët
si bleta nektarin,
në lulen e trumzës;
petalbardhë të mjaltit!

Dua ti thith buzët
si qumshtin e gjirit;
buzve ua heq shkrumin;
etjen i shuaj shpirti.

Dua ti thith buzët
si gotat me verë;
me mushtin e rrushit
të ëmbël; sheqer!

Dua ti thith buzët
e të dehem-tapë!
Duke na u dridh gjunjët;
t’fundosemi në shtrat!

VOGLIO SUCCHIARTI LE LABBRA

Voglio succhiarti le labbra
come l’ape succhia il nettare
sul fiore di lavanda
per darci il miele.

Voglio succhiarti le labbra
come il latte dal seno,
cosi tolgo il bruciaticcio alle labbra
e disseto l’anima.

Voglio succhiarti le labbra
come fossero bicchieri di vino,
con il mosto d’uva
che sa di zucchero e di miele.

Voglio succhiarti le labbra
per ubriacarmi fradice
e con le gambe che tremano
tuffarci nel letto.

ASGJË PËR TY

Librin tim e gjen.
E di.
Gërmon emocinet e mia
me sytë e mëdhenj,, të bukur;
të zi.

Mos u habit!
Asgjë nuk shkruajta për ty.!

Kërkova ca fjalë,
gjeta gjethe të rëna; të përbaltura;
të kalbura.

U thirra kujtimeve të mia.
S’më than adgjë;
mu dukën të pajeta;
të vdekura
nga vetmia.

Kërkova ëndrrat
si yje në gjithësi;
gjeta rë të zeza
ngarkuar me shi.

U gjënda pranë stuhisë
në një humnerë.
Mendova:
– Këtu
mos të kthehm
tjetër herë!

NIENTE DI TE

Hai trovato il mio libro.
Lo so.
Stai scavando nelle mie emozioni
con gli occhi grandi, belli,
neri.

Non rimanere sorpreso,
non ho scritto niente di te.

Cercai alcune parole,
ma trovai foglie cadute, infangate,
marcite.

Feci appello ai miei ricordi,
non mi dissero niente
sembrarono senza vita,
morte
dalla solitudine.

Cercai i sogni
come le stelle nello spazio,
trovai nuvole nere
cariche di pioggia.

Mi trovai vicino alla tempesta,
all’orlo di un precipizio.
Pensai:
Qui non tornarmi
mai più.

SHKURTI

Ah, ky muaj i veçantë,
i bie shkurt dhe hiçs’e zgjatë.
E hap portën e dashurisë,
sorollatje, s’begenisë.

FEBBRAIO

Ah, sto mese e speciale,
taglia corte e non allunga,
apre le porte dell’amore,
perdere tempo non li piace.

PARAPLEGJIKËVE

Vjershat e mia i lexoni ju
Qe trupin e keni të rëndë,
gjysmë të vdekur.
Ëndrrat të vrara, të ngatërruara
si nervat e këputura
në trup.
Dëshirat të ndalura
Si dhitë e ngujuara në shkëmbej.
Përfundojnë në greminë
po të lëvizin më tej.
Ju
Qe vetëm në gjumë
Vallëzoni dhe këndoni
Me endje.
Ju,
Që jetën e keni të rëndë
si gurë varri
plot dhimbje.
Vjershat e mia
I lexoni ju
Që fatkeqësisht,
Mendjen e keni top
Dhe mirësisht,
Zemrën të ngrohtë!

AI PARAPLEGICI

Leggete le mie poesie
voi che avete un corpo pesante
mezzo morto.
I sogni uccisi,
i nervi spezzati.
Desideri proibiti
come le capre sulle rocce
che finiscono nel precipizio
se fanno un passo in più.
Voi,
solo nel sogno
ballate e cantate
a piacere.
Voi
che avete una vita pesante
come una pietra sulla tomba,
pieno di dolori.
Le mie poesie
leggete voi,
che avete una mente serena
e per fortuna
un cuore caldo.

LAMTUMIRË – Poezi nga ROBERT BURNS – Përktheu Servet Bytyçi

 

Lamtumirë përroje
ku lehtë fryn puhiza
Rreth kasolles vjeter
ku rrit shtatin Eliza

Asgjë s’vlen kujtimi
Asgjë s’më ngushëllon
Në gjoksin tim trishtimi
Brinjët mi shkallmon .

N’pranga i pashpresë
Zinxhirë në shpirt e duar
Ne çdo venë nje zjarr
Ne heshtje i dënuar .

Skllavin e dasahurise
S’e sheh s’e denjon ,
Por dhimbja e pamëshire
S’më vlen ,s’më shpëton

Gjoksi më gufon
Dhimbje ,psherëtimë
Zemra s’e tradhëton
përjetë dashurinë

Në heshtje i duroj
dëshpërimin ,vuajtjen
I mbushur plot brengë
,i mbushur plot mall

Elizë moj e dashur
A s’më dëgjon lutjen
Per hater te zotit ,a
Ti a nuk më fal .
…………
Zëri yt si melodi
Se c’më mban peng më skllavëron
Por s’më trembin më jo ata sy
Se frika nga asgje nuk më shpëton .

Si marinari jam i tmerruar
nga dora kur i ik timoni te shkretit
Dhe e perpin vorbull e mallkuar
E merr gjithcka në fund të detit

JETO DHE JETËN TIME Nga Zhuliana Jorganxhi

Muzika: Ardit Gjebrea
Poezia: Zhuliana Jorganxhi
Këndoi: Ardit Gjebrea

Spetakli “Mis Albania” 1994

 

Jeto dhe jetën time     Nga Zhuliana Jorganxhi

Jeto!
Dhe jetën time po e deshe,
eja dhe merre,
veç jeto!
Ata, që s’duan dashurinë,
nuk dinë se ç’është mirësia,
folenë e ngrenë në errësirë
edhe mbi ty lëshojnë stuhira,
se janë mësuar të zvarriten,
të të helmojnë, pastaj të vdesin,
pa prekur trupin tënd të ngrohur
nga afsh’ i puthjes, ledhatimit
dhe pena ime nis e shkruan
kaq e lodhur nga mundimi,
kërkon nga ty dhe merr dy fjalë
dhe ndalet lum’ i zemërimit:
“Të dua, të dua, të dua!”
O, fjal’ hyjnore e kësaj bote!
U pëshpërite nga buz’ e dashuruar,
që frymë ty të dha.
Shumë të kërkova, gjersa të gjeta
dhe nëse vdes, mos u trishto,
por ti jeto!

Nëpër rrugt’ e dashurisë,
enden këngët dhe legjendat.
Nëpër vargjet e poetit,
zemrën ka ajo
dhe në vija pentagramesh
derdhet shpirti i një artisti,
por diçka pa thënë ka mbetur,
lerë të tjerët ta tregojnë!

II

Jeto!
Dhe jetën time po e deshe,
eja dhe merre,
veç jeto!
Ata, që s’duan dashurinë,
nuk dinë se ç’është mirësia,
folenë e ngrenë në errësirë
edhe mbi ty lëshojnë stuhira,
se janë mësuar të zvarriten,
të të helmojnë, pastaj të vdesin,
pa prekur trupin tënd të ngrohur
nga afsh’ i puthjes, ledhatimit
dhe pena ime nis e shkruan,
kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë
dhe ndalet lum’ i zemërimit:
“Të dua, të dua, të dua!”
O, fjal’ hyjnore e kësaj bote!
U pëshpërite nga buz’ e dashuruar,
që frymë ty të dha.
Shumë të kërkova, gjersa të gjeta
dhe nëse vdes mos u trishto,
por ti…

Dhe jetën time po e deshe,
eja dhe merre,
por ti, jeto!

 

XXVII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Disa porosi të At Gjergj Fishtës për shkollat tona – Përgatiti Fritz RADOVANI

XXVII – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Disa porosi të At Gjergj Fishtës për shkollat tona – Përgatiti Fritz RADOVANI

Disa porosi të At Gjergj Fishtës për shkollat tona:

“Gjithshka për shkollat dhe gjuhën Shqipe”

Vetmia Covid Nga Elida Buçpapaj

të largësuar
kemi qenë
edhe kur midis
kishim
ad literam
afërsi
kur askush
s’e njihte
distancën covid
1 deri 2 metra
largësi

tani që largësia
është
vizuale
kemi kuptuar
se po aq larg
kemi qenë sosh
edhe kur shtrëngonim
me njëri-tjetrin duart
edhe kur përqafoheshim
bosh

tani jemi
tekstualisht
ata që deshëm
nga njëra anë e trotuarit
tek tjetra
nën maska
mund të ngërdheshemi
sa të duam
për t’u mbrojtur
nga njëri-tjetri
mund të bërtasim
me një zë
hej kujdes
larg meje qendro
as nuk të afrohem
as mos m’u afro

shtirja sot
vishet me rroba
prej malli
për rërën e plazheve
të vjetshëm
bagazhet
çmenden të fluturojnë
nëpër qiejtë
me linjat e lira
të EasyJeteve

ne paskemi mall
për kohën
me buzë silikoni
kur afroheshim
përqafoheshim
e putheshim
artificialisht
si njerëz
me trup e shpirt betoni

nën çadrën e qiellit
prej letre
me diell të vizatuar
në murale grafiti
si mizë
i vërtetë ishte
dhe mbeti
vetëm
deti i hipokrizisë

kjo do të thotë
se do të mbesim
më të largët
se qytetet
me relievin
në midis
tashmë të njëjtësuar
me njësinë matëse
Covid
të vetmisë

Biografia e Musine Kokalarit ”Sonata e Hënës” nga Eglantina Mandia – Nga Ullmar Qvick

Më ka mbetur vetëm një tekst për të trajtuar në kumtesën time. Ky tekst është një fletë nga Ditari i Musine Kokalarit. E gjejmë në biografinë e Musinesë, ”Sonata e Hënës” nga Eglantina Mandia (Tiranë, 1995). Këtë tekst më dha për përkthim Natasha Lako në lidhje me Javën e kulturës shqiptare që u mbajt në Pallatin e Kulturës të Stokholmit po atë vit. Pas prezantimit tim të ditarit të Musine Kokalarit u interesua për këtë tekst edhe Shoqata e shkrimtares Selma Lagerlöf dhe më dha një honorar për përkthimin. Një nderim posthum për një intelektuale të vyer, jeta e së cilës u bë vuajtje pa fund…

Musine Kokalari, e para shkrimtare femër në Shqipëri, në fund të Luftës së dytë botërore hapi një librari në Tiranë, dhe pikërisht atje gjendet Musineja më 18 shkurt të vitit 1945, kur ajo do të shkruante në ditarin e vet për Selma Lagerlöf-in, laureate të Çmimit Nobel për letërsi. Një vit më vonë u arrestua Musineja, dhe në korrik 1946 ajo u dënua me njëzet vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si ’sabotatore dhe armike e popullit’. Vërtet ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate Shqiptare, dhe si e tillë ajo guxoi të kritikonte komunistët për sjelljet e tyre dikatoriale dhe terroriste në qeverisjen e vendit. Ajo grua e talentuar u poshtërua, u shkatërrua nga regjimi i Enver Hoxhës, duke kaluar18 vite në burgun famëkeq të Burrelit, dhe që nga viti 1964 deri sa vdiq Musineja në vitin 1983, ajo u detyrua të punonte fshesare në qytetin Rrëshen të Mirditës. Turp i madh dhe një krim që nuk do të falet kurrë!
Më falni për emocionet jo shkencore, por tema të tilla nuk mund të përshkruhen me fjalë të thata.

Ditari i Musine Kokalarit për datën 18 shkurt 1945 fillon me një përshkrim të situatës: ”Dita e vdekjes për 17 veta. Plagë të reja që hapen, lotë që po derdhen. Lotë mjerimi që s’kanë të pushuar, se plagë të reja të tjera do të hapen dhe s’lenë as të vjetrat të mbyllen. Hija e vdekjes mbulon qytetin. Drithma i shkojnë në trup çdo njeri. Ngjajmë me gjethet e pemëve që era i lëkund. Një e nga një po ikin e ikin. Një e nga një po na lënë. Kënga e vdekjes u përhap kudo dhe po hyn shtëpi më shtëpi. Ka më tepër se një mot që ka nisur me të madhe dhe nuk dihet se ku do të vejë dhe ku do të mbarojë. Pse heshtin njerëzia? Pse nxijnë rrugët e Tiranës? Mos vallë zemra ime e zezë, që kullon gjak i sheh kështu? Pse shtëpia më duket e ftohtë dhe çdo gjë pa shpirt? Fytyrave tona çdo ditë e më tepër u shtohet një rrudhë. Çdo ditë më të zbehta dhe me flokë të thinjura, nuset. Plaga e shpirtit çdo ditë ftohet dhe kështu dhëmbja dëgjohet më shumë. Dhëmbja shungëllon në boshllekun e shtëpisë sonë të ftohtë.”

Musine Kokalari kishte një dhëmbje të thellë personale: Më 12 nëntor 1944 u ekzekutuan pa gjyq dy vëllezërit e saj, Mumtaz dhe Vejsim nga komunistët. Kjo vrasje, sipas intelektualit Andrea Varfi, kishte qenë një strategji e caktuar, zëri i së cilës u ndie edhe në Tivar. – Nuk do të dimë kush ishte fajtor drejpërdrejt – Enver Hoxha, Mehmet Shehu ose këshilltarët e tyre jugosllavë. –

Notat e hidhërimit në ditarin e Musinësë natyrisht kanë të bëjnë edhe me këtë ngjarje. Në Ditarin e saj Musine Kokalari tregon se si largohet shpirtërisht nga mjedisi e terrorit dhe ankthit, duke lexuar në librari ”Novela suedeze” të Selma Lagerlöf. Musineja mahnitet: ”Penda e saj nuk shkruan, po i bie telave që tingëllojnë muzikën e ndjenjave të zemrës. Fjalët e saj i ngjajnë poezisë stolisur me mijëra zëra, ku natyra merr pjesë, sheh, këndon dhe qan me njerinë bashkë.” Ajo lavdëron suedezët që paraqiten në veprën e Selmës: ”një këngë e pa prerë, që lidh zemrat e njerëzve të një populli të qetë, që do paqen, kënga e dashurisë…. Pasqyra e gjallë e një populli të thjeshtë, të ndershëm, i lumtur dhe në varfëri, kur zemra është e kulluar si ujët e krojve. Pasqyra e një populli me ndërgjegje, ku edhe fukaraj, që është keq për bukën e gojës, e ruan dhe nderon mikun dhe shokun.”

Në këtë rast dua të vërej, se Musineja interpreton rrëfimin përrallor të shkrimtares për njerëzit në krahinën time të lindjes, Vermlanda, me një idealizim disi të tepruar. Mirëpo, pak më tej, mendimet e Musinesë për popullin tonë bëhen më realiste, kur ajo shkruan për marrëdhëniet midis njeriut dhe natyrës vermlandeze: ”Njerëz që me vetminë e natyrës nuk rrojnë vetëm, se kanë një botë të brendshme të pasur, të cilët edhe në gjënë më të vogël të natyrës gjejnë bukurinë e pashoqe: shushurimën e krojeve, këngën e zogjve, fërshëllimin e erës, që tund degë dhe lëkund gjethë, bukurinë e luleve me erë të mirë dhe dëborën në dimër, që vesh çdo gjë me petkun e saj të bardhë, si nusja atë ditë, që le derën e babait për të vajtur tek shoku i jetës.” Ky citim bën të qartë, se Musineja e ka kuptuar plotësisht mentalitetin e suedezit në lidhje me natyrën, një mentalitet që pjesërisht ruhet edhe sot.

Dhe shënimet e Ditarit të saj mbarojnë me këto fjalë shumë prekëse:”Dashuria – burim i jetës na prek dhe na bën të mendojmë si ajo, na bën të mendojmë që edhe ne, ta kemi një vend-Atdhe si i saja, që na e përshkruan. Dhe në mos është ashtu si duket në shkrimet, ajo ka treguar se si vendi i saj, të gjejë rrugën më të drejtë për të qenë të lumtur. Të punojmë për të mbjellur farën e lirisë, ku respekti i çdo njeriu të jetë gjëja e parë. Dhe individualiteti i mbrujtur mbi baza të shëndosha morali në çdo krijesë është ideal. Një ideal që nuk i largohet realitetit, po që i vjen në ndihmë duke rrojtur me nder dhe me djersën e ballit. Një ideal me virtytet më të larta dhe me ndjenja njerëzore!”

Dhe në këtë rrugë që na tregoi Musine Kokalari jemi ne sot. Sepse idealet e lirisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të individit duhet të jenë aq të gjalla edhe në botën tonë të tanishme. Në Suedi, në Shqipëri, në Kosovë, kudo.

Tani dua të vështroj këtë studim letrar nga pikëpamja e temës së sesionit shkencor të seminarit ”Kritika letrare dhe periodizimi i letërsisë.” Besoj se për një studim specifik letrar, periodizimi nuk mund të ketë shumë rëndësi. Më me rëndësi është të përqëndrosh vëmendjen te rrethanat shoqërore dhe politike në të cilat veproi shkrimtari, rrethana të cilat kanë ndikuar konkretisht në formën dhe përmbajtjen e veprës së tij. Për mua ka qenë i udhës të shqyrtoj edhe korrektësinë faktike në përshkrimin e lëndës, ose si në rastin e Musine Kokallarit, emocionet e ngjallura nga materiali thelbësor (romani i Selma Lagerlöf-it) duke i vështruar në përputhje me realitetin e kohës.

Mirëpo, një faktor që shpesh harrohet është pozita e kritikut letrar si ndërmjetës midis shkrimtarit dhe lexuesit. Pushteti i kritikut është mjaft i madh. Duke shkruar shpesh recensione me vlerësime për librat në revistën e Shërbimit suedez të bibliotekave, unë jam i vetëdijshëm për këtë pozitë, për rëndësinë e kritereve të shëndosha në rolin tim si kritik-recensues. Nga recensioni im varet në shumë raste suksesi (ose mos-suksesi) i përhapjes së librit në shqyrtim nepër bibliotekat e Suedisë, dhe ndoshta kritiku letrar, si faktor subjektiv, mund të ketë më shumë rëndësi se faktorët objektivë (çmimi, lënda, pozita e shkrimtarit, tirazhi etj.).

Musine Kokallari ëndërronte Suedinë, ambientin e bukur dhe të qetë ku jetoi dhe veproi Selma Lagerlöf, por mundësitë e saj për të parë vendin tonë u shkatërruan nga tragjedia e saj personale e cila ishte edhe tragjedia e vendlindjes së saj. Ajo motër e Gjergj Elez Alisë siç e quan Eglantina Mandia, nuk erdhi kurrë në Vermlandë. Unë mendova për të para dy-tri vitësh, kur bëra një vizitë me bashkëshorten time, e cila është me burim kosovar, motrën e saj dhe vajzat tona, për të ushtruar sportin e dimrit pikërisht në atë pjesë të krahinës ku gjendet shtëpia e Selmës. Gratë dhe vajzat u kënaqën në natyrën e bukur vermlandeze, me liqene, lugina dhe male të larta me pyje të dendura, merreshin me slalom sikur në malet e Brezovicës….

Bashkimi midis popujve ka shumë faqe, dihet, dhe me këtë kumtesë jam përpjekur të ju tregoj se si letërsia shqipe ka dhënë një kontribut të vlefshëm për të mirën e miqësisë suedezo-shqiptare. Dhe kjo, më në fund, është edhe një detyrë në duart e kritikut letrar: Në lidhje me përkthime me material jetik letrar nga një vend, kritiku mund të analizojë nëse libri në shqyrtim ka vlerë për ti dhënë lexuesit mbresa, gjykime dhe pikëpamje nga mjedisi i përshkruar. Kjo natyrisht duhet të bëhet nën kontekstin e egos letrare të veprës.

Për kontributin e shkrimtarëve të shqyrtuar në këtë studim për të transmetuar një element pozitiv suedez në botën letrare shqiptare kam pasur një kënaqësi të veçantë të informoj lexuesit suedezë në librin tim dokumentar ”Mera hjältemod än vete” – Më shumë heroizma se grurë – që gjendet në shtyp.

Ullmar Qvick
NORRKÖPING, SUEDI NË GUSHT V.2004