VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Autoriteti Kontrollit te Ushqimit një instrument biznes prishesh apo kujdestar standardesh? A do te reagoje ministri Bledi Cuci? – Nga Artur Nura

By | October 1, 2019

Komentet

Autoktonia e shqiptarëve të Çamërisë në dritën e të dhënave gjuhësore e historike – Nga BAHRI BECI

Çamëria ndodhet në pjesën më jugore të Shqipërisë dhe në pjesën veriperëndimore të Greqisë së sotme duke filluar nga lumi i Shalësit në veri deri në Gjirin e Prevezës në Greqinë e sotme.

Ajoshtrihet gjatë Bregdetit Jon dhe zgjerohet në lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Ja­ninës. Nga veriu ka kufi lumin Pavël, kurse në jug Gjirin e Prevezës. Pjesa e saj veriore me qendër Ko­nispolin bën pjesë në Shqipëri, pjesa tjetër, me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913iu dha shtetit grek.

Qendrat e ba­nuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Pa­ramithia, Margëlliçi dhe Parga që gjenden jashtë kufijve shtetërorë; 7 fshatra gjenden brenda ku­fijve të Shqipërisë, me qendër qytetin e Konispolit.

E folmja e Çamërisë ka disa tipare që e veçojnë a dallojnë nga të folmet e tjera të shqipes. Me interesë më të veçantë janë këto:

  1. 1. Prania e bashkëtingëlloresl në ndërmjet dy zanoreve: golë gojë, bilë bijë, malë majë, milë mijë, val vaj, po edhe te: sosëlë sosje, dhënëlë dhënie, pjetëlë (pyetje); fëmilë, bilë, malë.
  2. 2. Prania e grupeve kl, gl: kloft, duke klar, klumësht, klisha, zglidh, glunas gjunjëzoj;
  3. 3. Prania e prapashtesës me të cilën formohen emra foljorë: vdekëlë vdekje, dhënëlë dhënje, marrëlë marrje dhe emra femërorë nga mashkullorët: mbretëlë mbretëreshë, priftëlë priftëreshë.
  4. 4. Prania e trajtave të përbëra të kohës së shkuar të foljeve pësore të formuara nga përemri vetvetor u, nga folja ndihmësekam dhe nga pjesorja e foljes që mbartë kuptimin: u ka bërë është bërë, u ka larë është larë, u kish frirë ishte fryrë, u kish bërë ishte bërë, u kish ngritur ishte ngritur etj.

Vjetërsia e këtyre tipareve dalluese të të folmes së Çamërisë

  1. 1. Prania e qiellzores së vjetër l në pozicion ndërzanor në fjalë si : golë gojë, bilë bijë, malë majë, milë mijë, val vaj, sosëlë sosje, dhënëlë dhënie, pjetëlë pyetje; fëmilë fëmijë, bilë bijë, malë majë.

/l/ indoevropiane në shqipen paraqitet me dy reflekse,/l/ dhe /ll/./l/ nëshumicën e të folmeve të shqipes ka evoluar në /-j-/, si p.sh. bil’ë> bijë, gol’ë > gojë, mal’ë > majë”. L-ja ruhet si e tillë vetëm në të folmet e arbëreshëve të Greqisë, në disa të folme të arbëreshëve të Italisë dhe në çamërishte.

l-ja tek fjalët e tipit golënga goli̭ā, malë nga mali̭a, fëmilë nga lat. familia, ftujë nga lat. *vitulea,ilë ijënga lat. īlia, val nga lat. olium etj., në çamërishte, në dallim nga të gjitha të folmet e tjera të shqipes, ruan një gjendjen më të vjetër të saj.

Grupi tingullor /lj/ ka evoluar në /j/, por në disa të folme, si çamërishtja dhe arbëreshët e Greqisë e të Italisë, ka evoluar në /l/; p.sh.: gojë (çam. golë) nga goli̭ā, majë (çam. malë) nga mali̭a, fëmijë (çam. fëmilë) nga lat. familia, ftujë (çam. ftulë) nga lat. *vitulea, ijë (çam. ilë) nga lat. īlia, vaj (çam. val) nga lat. olium etj.”

Meqenëse këto shndërrime kanë përfshirë huazimet latine, në vija të përgjithshme, si kohë e zhvillimit të tyre mund të përcaktohet periudha e marrëdhënieve të shqipes me latinishten.

  1. 2. Prania e grupeve të bashkëtingëlloreve kl, glnë fjalë si: kloft, duke klar, klumësht, klisha, zglidh, glunas gjunjëzoj, gluhë; klumësht; klan, të klarët, gluhë, gledh, glunas (e krijuar prej glu).

Të folmet e Çamërisë, disa katunde të Korçës (Dardha, Sinica, Qyteza), si edhe të folmet e ngulimeve shqiptare në Greqi, Ukrainë e pjesërisht edhe në Itali i kanë ruajtur këto grupe të pandryshuara.

          Fakti se arbëreshët e Greqisë i kanë ruajtur këto grupe dëshmon se ata i morën nga atdheu që para se të fillonte evolucioni i tyre.

  1. Prania në këtë të folme e prapashtesës me të cilën formohen emra foljorë: vdekëlë vdekje, dënëlë, marrëlë dhe emra femërorë nga mashkullorët: mbretëlë, priftëlë.

Duke u nisur nga këto veçori albanologja e njohur ruse A. V. Desnickaja-s ka shkruar se “veçori më e dukshme që e dallon të folmen e Çamërisë prej të folmeve të tjera të zonës dialektore toske të jugut, mund të numërohet vetëm cilësia konservative – të ruajturit e palatalit të vjetër l, e gjithashtu të grupeve kl,gl, lk, lg. Kjo veçori konservative, si duket, është e lidhur me pozitën periferike të rajonit dialektor të Çamërisë”

Pra, sipas A. V. Desnickaja-s, e folmja e Çamërisë është konservative.

E vërteta është që e folmja e Çamërisë ka marrë pjesë në evoluimin e të folmeve të jugut në përgjithësi, po, në dallim prej tyre, ajo ka ruajtur disa tipare të vjetra si l-në intervokalike në fjalë si bilë bijë, malë majë, golë gojë, milë mijë, val vaj dhe grupet e bashkëtingëlloreve kl, gl në fjalë si klumësht qumësht, glisht gisht.

Është një e folme, pra, që, si asnjë e folme tjetër dialektore e  shqipes, ka ruajtur disa tipare të vjetra. Në të njëjtën kohë edhe ka evoluar në pajtim me të folmet e tjera të jugut, çka tregon se ka qenë pandërprerë pjesë përbërëse e strukturës dialektore të shqipes, po edhe e  historisë shqiptare në përgjithësi. Kjo flet, jo vetëm për vjetërinë e të folmeve të këtij rajoni dialektor,po edhe për një prani të hershme të bartësve të tij në këto territore.

Kemi të bëjmë, pra, me një argument nga fusha e dialektologjisë historike në të mirë të autoktonisë së shqiptarëve të Çamërisë. Kjo përligjet edhe nga të dhënat historike për këtë territor.

Në kohët antike, Çamëria quhej Thesproti dhe banorët e saj thesprotë. Thesprotia e lashtë ose Çamëria e sotme përfaqësonte krahinën më të begatë të Epirit, por jo tërësinë e tij.

Thesprotët ishin një nga 14 fiset epirote të përmendura në shek. IV p. e. r. nga Theopompi. Bashkë me kaonët e molosët, ata përfaqësonin fiset më të mëdha e më të fuqishme të Epirit. Historianë të antikitetit, si Tuqididi, Straboni, Polibi e të tjerë, i dallojnë thesprotët bashkë me fiset e tjera epirote si fise “barbare”, d.m.th. jo-greke.

Gërmimet arkeologjike kanë provuar se “kultura materiale, e zbuluar në Epir në periudhën parahistorike dhe historike, lidhet qartësisht me një popullsi jo‑greke” (N. G. L. Hammond). Gjetjet arkeologjike të kryera në rrethet e Sarandës e të Gjirokastrës, në tumat (kodërvarret) e Dropullit të Sipërm, në Vodhinë, Bodrishtë, Kakavi, në Mashkullorë, në kalanë e Ripësit e sidomos në qytetin e vjetër të Jermës flasin për një unitet kulturor të kësaj treve me trevat në veri të saj. Enët e baltës dhe në përgjithësi inventari arkeologjik i atyshëm, ka ngjashmëri të madhe dhe i përket të njëjtës kulturë ilire si ajo e gjetur në Vajzë të Vlorës e në Mat. Nga ana e tyre, të dhënat gjuhësore, edhe pse të kufizuara, provojnë se fiset e Epirit, të quajtura nga autorët antikë si “barbare”, i përkisnin etnosit ilir (J. E. Thunmann, F. Bopp, P. Kretschmer, E. Çabej). Kjo vlen me siguri për thesprotët, që banonin territoret e Çamërisë moderne (G. W. Leibniz, Th. Mommsen, G. von Hahn)”.

Por  ç’gjuhë flisnin banorët e Epirit historik  në lashtësi?

Disa albanologë të huaj dhe shqiptarë si Hahn-i, Kretschmer-i, Nilson-i, Çabej, Metais-i etj. kanë arritur në përfundimin që fiset “epirote” flisnin një gjuhë të ndryshme nga greqishtja, pra ishin një popullsi jo greke. Madje, disa prej tyre kanë mbrojtur tezën që ata kanë folur një gjuhë të njëjtë ose të afërt me gjuhën që flisnin në lashtësi stërgjyshërit e shqiptarëve që, sipas tyre, kanë qenë ilirët.

Kurse për disa studiues të tjerë, kryesisht grekë, epirotët ishin një fis grek ose i helenizuar, pra flisnin një dialekt grek.

Por a ishin të helenizuar apo jo banorët e lashtë të Epirit?

Duke pasur parasysh që huazimet nga greqishtja e vjetër në gjuhën shqipe,  duke përfshirë këtu edhe viset më jugore të banuara nga shqiptarët, janë relativisht të pakta, mund të pohohet se Epiri, sidomos në viset e brendshme të tij, në periudhën e lashtësisë nuk ishte helenizuar.

Natyrisht, një mendim i tillë qëndron, në rast se banorët shqipfolës të periudhës së njohur historike të Epirit janë me të vërtetë pasardhës të drejtpërdrejtë të banorëve të lashtë jo grekë të asaj treve. Përndryshe, do të duhej pranuar që ata janë vendosur atje në një periudhë të mëvonshme, por, për këtë nuk ka asnjë dëshmi historike.

Por edhe sikur të pranohej pa asnjë rezervë një shtegtim i dikurshëm i stërgjyshërve të shqiptarëve nga vise më lindore të Ballkanit në trevat e tyre të sotme gjatë bregdetit të Adriatikut dhe të Jonit, një shtegtim i tillë duhet të jetë kryer shumë herët, shumë kohë para dyndjeve të legjioneve romake në Ballkan, dhe jo në kohë relativisht më të vona, siç mendojnë disa studiues si Barić, sipas të cilit një shpërngulje e tillë ka ndodhur gjatë shekujve II – III të erës sonë dhe Schramm, sipas të cilit një shpërngulje e tillë ka ndodhur aty nga fillimi i shekullit IX të erës sonë. Përkundrazi, prania e disa huazimeve nga greqishtja e vjetër dhe sidomos e një numri të madh huazimesh të vjetra latine në të gjitha të folmet e shqipes, duke përfshirë edhe ato të skajit më jugor të trevave shqipfolëse, dëshmon qartë që stërgjyshërit e shqiptarëve kanë pas banuar në pjesën perëndimore të Ballkanit, të paktën, qysh mjaft shekuj para erës sonë.

Disa studiues, duke vendosur lidhje etimologjike të disa emrave vendesh, fisesh dhe personash të viseve “epirote” me fjalë greke, kanë mbrojtur tezën që në trevën në shqyrtim flitej një gjuhë e afërt me greqishten. Mirëpo kjo tezë në përgjithësi nuk i ka qëndruar kritikës. Studiuesit anglez Hammond, në veprën e tij Epirus të vitit1967pohonte: “Dëshmitë arkeologjike tregojnë se kultura greke, siç shfaqet në poçeri dhe objekte të tjera, nuk depërtoi në Epirin e brendshëm, me përjashtim të Dodonës dhe atje vetëm në një masë të kufizuar, deri në shekullin VI. Dëshmitë historike në përgjithësi dhe përshkrimi i tribuve të Epirit të brendshëm si barbarë nga Tukididi, Straboni dhe Stefan Bizantini janë në harmoni me dëshmitë arkeologjike. Prandaj nuk mund të merret seriozisht ideja që gjuha greke u përhap prej qyteteve greke në bregdet dhe zëvendësoi një gjuhë jogreke, gjatë shekullit të pestë ose të gjashtë. Iliria qendrore ishte gjeografikisht shumë më e hapur për depërtim nëpërmjet Epidamnit, Apolonisë dhe Bylisit, por gjuha greke nuk e zëvendësoi gjuhën ilire atje në shekullin IV ose më vonë”.

Por, edhe sikur të pranohej pa rezerva një “ide” e tillë, është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të argumentohet që popullsia e dikurshme e trevave të të ashtuquajturit Epir, të banuara nga shqiptarët në periudhën historike, të ketë qenë greke apo e helenizuar në kohët e lashta. Një gjë e tillë do të parakuptonte që një popullsi e helenizuar apo e ndikuar fuqishëm nga kultura greke është çhelenizuar në rrymë të shekujve. Mirëpo në këtë rast lind vetiu pyetja: Ne ç’rrethana duhet të ketë ndodhur një proces i tillë, që do të parakuptonte dyndjen e një popullsie jo greke në viset e të ashtuquajturit Epir?

Raste të tilla janë të dokumentuara historikisht, kurse për një dyndje fisesh arbëreshe a shqiptare në trevat e Epirit në lashtësi dhe në mesjetën e hershme nuk ka asnjë dëshmi.

“Pra, a janë banorët e të ashtuquajturit Epir, sidomos ata që dëshmohen prej kohësh si shqipfolës, pasardhës të shpërngulurish arbëreshë gjatë shekullit XIV apo më herët a më vonë? Po të pranohej një hipotezë e tillë, kjo do të parakuptonte asimilimin e një popullsie greke a të helenizuar nga arbëreshët e shtegtuar atje. Mirëpo, po të mbahen parasysh rrethanat historike-shoqërore, atëherë del e qartë se nuk ka pasur dhe as nuk mund të kishte kushte për ndonjë asimilim të pretenduar të popullsisë “greke a të helenizuar” të të ashtuquajturit Epir nga arbëreshët a shqiptarët. Përkundrazi, faktet historike dëshmojnë një proces të kundërt. Mjafton të kemi parasysh helenizimin e shkallëshkallshëm të banorëve shqipfolës të Epirit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë e në mënyrë të veçantë helenizimin e Çamërisë pas vitit 1912 me shpërnguljen e detyruar të çamëve myslimanë për në Turqi sidomos gjatë vjetëve 1923 -1925, si edhe më vonë nënpretekstin se ata ishin turq, ose me shpërnguljen e tyre të dhunshëm në Shqipëri pas vitit 1945.

Gjithsesi, banorët shqiptarë në viset e të ashtuquajturit Epir në jug apo në veri të kufirit të sotëm shtetëror të Shqipërisë nuk mund të kenë qenë aty ardhacakë dhe të kenë asimiluar një popullsi të mëparshme greke a të helenizuar, që pa dyshim do të ishte e një niveli të ngritur kulturor dhe që për më tepër kishte edhe mbështetjen e autoriteteve qeveritare bizantine dhe më pas të qeverisë greke, si edhe të kishës ortodokse greke. Në një përfundim të tillë arrihet edhe po të kihet parasysh gjendja demografike e Epirit në periudhën e hershme të pushtimit osman, që del se kishte një përbërje etnike kryesisht shqiptare, që nuk mund të ishte rezultat i ndonjë shpërnguljeje pak a shumë të hershme.

Përbërja etnike e popullsisë së të ashtuquajturit Epir në defterët osmanë të shekullit XVI paraqitet me disa emra tipikë mbarëshqiptarë, që dëshmojnë qartë përkatësinë e tyre etnike jo greke. E kjo përbërje etnike nuk mund të jetë rezultat i shtegtimeve arbëreshe të shekullit XIV (apo më parë a më pas), që nuk mund të sillnin ndryshime të tilla rrënjësore në një trevë, ku ndikimi sidomos i kishës greke ishte shumë i madh.

Trajtat shqiptare të emrave të banorëve të Çamërisë të shënuara në defterët e Turqisë na japin mundësinë të ndriçojmë karakterin etnik të banorëve të saj. “Sipas Defterit të hollësishëm të vitit 1551 qyteti Ajdonat kishte 470 shtëpi, kurse në vitin 1583 kishte 600 shtëpi, të gjithë të krishterë.

“Duke u mbështetur në o     nomastikën, kushdo, shkruante K. Frashëri,  mund të dallojë përkatësinë e tyre etnike shqiptare.

Për t’i rënë shkurt, do të përmendim vetëm emrat e kryefamiljarëve,  që banonin në qytetin Ajdonatit gjatë periudhës 30-vjeçare 1551- 1583. Kjo për arsye se ato dëshmojnë përkatësinë etnike shqiptare jo vetëm të banorëve të Ajdonatit, por edhe të fshatrave të tjera të Çamërisë, banorët e të cilëve e rritën popullsinë e Ajdonatit. Në defterin e vitit 1583 shënohen këta banorë të rinj të Ajdonatit: Stano Mazraku nga fshati Mazarek, Thanas Kokobraha nga Katuni, Llaq Rovima nga Prodani, Nika Pali nga Dragani, Dhimo Gjoni nga Skandali, Donaj Dhimo nga Skandali, Thanas Paleohori ng Paleohori, Todër Dako nga Zeleso, Thanas Çelengir-i nga Veliani, Jan Kalimati nga Zagoria e Janinës, Stamad Memistra nga Dragani, Mosko Lesac-i Llaq Cali nga Kerasova, Deda Cali nga Kerasova, Spani Cali nga Kerasova, Nikolo Ortiko nga Uzniqi, Nikolo Derolivari nga Pradela, Gjin Kemerxhi-u dhe Kond Morin-i nga Kajca, Bedri Meksi nga Merdan, Pervane Berber-i nga Kondani, Spani Hariko nga Visoka, Jani Ortiko nga Usniqi, Gjin Steri nga Gjuri, Karavesh-i nga Mazraku, Thanas Babushçi nga Prodani, Gjin Margërit-i nga Margëlliçi, Mano Pal-i dhe Dhimo Leka nga Dragani, Ali Abdullah-u nga Prodani, Uruç Abdullah-u nga Nuteshi, Pal Leka nga Dragani”.

Pothuajse të njëjtën panoramë paraqet edhe pasqyra e lëvizjeve të popullsisë në territoret e tjera të Çamërisë.

Në këto kushte besoj duhet pranuar që të dhënat gjuhësore, po edhe historike vërtetojnë autoktoninë dhe vjetërsinë e popullsisë shqiptare në territorin e Çamërisë së sotme, po edhe të Epirit të lashtë.

BIRN: Ndyshimet Kushtetuese të Ramës synojnë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, Jo hapjen e Listave

Kryeministri Edi Rama dhe politikanë të tjerë të partisë socialiste kanë prezantuar nismën për ndryshimin e nenet 64 dhe 68 të Kushtetutës së Republikës, në të cilat synohet të ndalohen koalicionet parazgjedhore mes partive si dhe të vendoset një prag në masën 5% për ndarjen e mandateve. Një ndryshim i tretë, por një i tillë që është i padetajuar aq sa ngjan si premtim elektoral dhe jo si reformë, thotë se qytetarët do të kenë të dretë “të shprehin parapëlqimin e tyre” për kandidatët për deputetë. Se si mund të funksionojë kjo pikë e tretë, propozimi për ndryshime kushtetuese nuk jep shpjegime dhe vetë Rama refuzon të flasë për të duke e quajtur “problem teknik”. Por dy propozimet e tjera janë konkrete dhe ato kanë potencialin të përcaktojnë shumë gjëra në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.



Ndërsa Rama përballet me kritikat e hapura dhe të nënkuptuara të ndërkombëtarëve që po këmbëngulin që ai të merret vetëm me transformimit në ligj të marrëveshjes së 5 qershorit mes PD, LSI dhe PS., heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosja e një pragu në masën 5% janë dy masa që, nëse bëhen realitet, do t’i japin një numër të lartë deputetësh partisë që arrin të marrë qoftë edhe një votë më shumë se sa kundërshtari.

Propozimi për heqjen e koalicioneve parazgjedhore pritet që të shtyjë ato pak parti apo politikanë që formalisht janë jashtë PD-së apo PS-së të garojnë si pjesë e këtyre partive ose të mos garojnë fare, një situatë që është parë në zgjedhjet e vitit 2017 me partitë politike të opozitës, krerët e të cilëve hynë në listat e PD-së. Por paralelisht me këtë, rritja e pragut në masën 5% pritet të eliminojë praktikisht të gjitha partitë e vogla me përjashtim të LSI.

Në zgjedhjet e vitit 2017, nga 18 parti që garuan vetëm tre, PD, PS dhe LSI, morën më shumë se 5% të votave ndërsa PDIU arriti të marrë 4.8%.

Në zgjedhjet e vitit 2013, nga 66 parti që garuan në zgjedhje, sërish vetëm këto tre parti arritën të marrin më shumë se sa 5% të votave. Pavarësisht kësaj, partitë e vogla më 2017 morën sëbashku 8.5% të votave ndërsa më 2013 morën sëbashku mbi 17%. Vendosja e pragut në masën 5% praktikisht ia kalon të gjitha këto vota tre partive të mëdha që arrijnë ta kapërcejnë pragun. Por situata nuk është kaq e thjeshtë.

Rama nuk e ka sqaruar nëse zonat aktuale zgjedhore të 12 qarqeve do të ruhen në zgjedhjet e vitit 2021 apo do të ndryshohet. Nëse zonat zgjedhore aktuale mbeten, diskutimi për pragun nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Sistemi aktual i ndarjes së mandateve parlamentare sipas formulës D’Hondt bëjnë që në kushtet e Shqipërisë, një masë e tillë si pragu të ketë efekt të kufizuar. Në zgjedhjet e shkuara, pragu ka qenë në masën 3% sipas përcaktimit të nenit 162 të Kodit Zgjedhor, por në shumicën e zonave zgjedhore, përveç këtij pragu ligjor ka edhe një prag arithmetik. Fjala vjen, në qarkun e Kukësit zgjidhen tre deputetë. Nëse një parti e tretë arrin të marrë në këtë qark 30% të votave, ajo parti merr zero deputetë. Kjo njihet si favorizimi që formula D’Hondt i jep partisë që fiton numrin më të lartë të votave në zgjedhje. Nëse ajo merr, qoftë edhe një votë më shumë se sa konkurrenti i vet, ajo merr një mandat deputetësh më shumë.

Nga të 12 qarqet e vendit, aktualisht vetëm në Tiranë ku zgjidhen 34 deputetë, pragu në masën 3% luan një rol. P.sh., në vitin 2017, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet mori në Tiranë 2.94% të votave, të cilat mjaftonin sipas formulës së D’Hondt të fitonte një mandat deputeti. Por për shkak se PDIU nuk mori dot 3% të votave, pra nuk e kaloi dot pragun, deputeti që duhej të dilte nga votat e saj efektivisht iu transferua partisë që kishte zënë vendin e parë, pra PS-së. Në qarqet e tjera të mëdha si Elbasani apo Durrësi, pragu arithmetik për marrjen e një mandati është 7.2% të votave dhe shanset që pragu 5% të ketë ndonjë ndikim në llogaritë zgjedhore është shumë i paktë.

Në përfundim, në rast se Rama arrin të kapërcejë kundërshtitë e ndërkombëtarëve për të imponuar këtë lloj pragu, ka gjasa që synimi të jetë një mandat partie të vogël në Tiranë. Por nëse e sheh panoramën aktuale politike të vendit, vendosja e një pragu edhe më të ulët se sa kaq, fjala vjen, 3% sa është aktualisht, nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim në ndarjen e mandateve.

Ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, nga ana tjetër, duket se është një masë që mund të ketë më shumë efekt.

Marrëveshja mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në vitin 2008 penalizoi çdo nismë politike jashtë dy partive të mëdha PS dhe PD duke krijuar një incentivë në llogaritjen e mandateve parlamentare për partitë që hynin në marrëveshje paraelektorale me një nga këto dy parti. Kjo bëri që partitë e vogla të përdoreshin për mobilizim votash brenda dy koalicioneve të mëdha. Në rast se kjo gjë pushon së ekzistuari, PS, PD dhe LSI pritet të bëhen parti akoma më të fuqishme nga sa janë dhe të bërit politikë në Shqipëri do të kufizohet më tej te këto parti.

Një strategji që përsëritet

Synimi i marrëveshjes Rama-Berisha në vitin 2008 ishte i qartë: ai synonte të eliminonte “të vegjëlit” apo politikanët që mundeshin, në ndonjë farë mënyre, të sfidonin dy udhëheqësit e mëdhenj. Shënjestra kryesore e marrëveshjes së vitit 2008 me sistemin e proporcionalit rajonal ishte LSI, një parti që garoi për herë të parë në vitin 2005 si një grup i shkëputur nga Partia Socialiste. LSI në atë kohë protestoi ashpër ndaj marrëveshjes me kryetarin e saj, sot presidenti Ilir Meta, në grevë urie të zhvilluar në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Një vit më vonë, në zgjedhjet e vitit 2009, LSI pothuajse doli nga loja, por arriti të mbijetojë pasi disa figura të saj arritën të kapin gjithsej katër mandate deputetësh.

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, Lulzim Basha, kryetar i demokratëve dhe Edi Rama, kryeministër, arritën një marrëveshje tjetër në të cilën, sërish shënjestra ishte te eliminimi i partive të vogla.

PS dhe PD arritën një marrëveshje tjetër më 5 qershor të këtij viti por marrëveshja u kufizua te çështje të administrimit zgjedhor ndërsa palët nuk patën mirëkuptimin për të përsëritur marrëveshje të tilla si ajo e 2008 apo e 2017 që shënjestronin haptazi pushtetin e partive të vogla.

Nëse bëhet realitet, ky sistem elektoral ka gjasa që do t’i mundësojë një partie politike të marrë më shumë se gjysmën e mandateve të deputetëve duke pasur më pak se gjysmën e votës popullore. Diferenca të tilla mes votës popullore dhe votës parlamentare kanë qenë të pranishme përgjatë të gjithë kohës në sistemin politik shqiptar. P.sh., në zgjedhjet e vitit 2017 PS mori 48% të votave dhe 53% të parlamentit, por me heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe rritjen e pragut, gjasat janë që ky avantazh arithmetik që partitë e mëdha i kanë dhënë vetes do të përshkallëzohet edhe më tutje./BIRN

Intervistimi i Thaçit vazhdon edhe të martën

Amra Zejneli-Loxha

Pas më shumë se gjashtë orësh brenda selisë së Prokrurorisë së Specializuar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se intervistimi i tij, do të vazhdojë edhe të martën.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit, zotit Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E në të njëjtën kohë edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, (intervistimi) do të vazhdojë nesër”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi sot u paraqit në Hagë, me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Para se të hynte në ndërtesën e Prokurorisë së Specializuar për intervistim, Thaçi deklaroi për mediat se beson që nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm.

“Sot jam këtu për të respektuar për atë që kam ëndërruar dhe kam luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim të ligjit. Jam i gatshëm të ballafaqohem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim”, tha Thaçi.

Sipas Thaçit, askush nuk mund ta rishkruajë historinë, duke shtuar se ky është “çmimi për lirinë”.

“Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është storie suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi.

Kjo është hera e parë që publiku e di se një person është ftuar për intervistë, pasi që kundër këtij personi tashmë është paraqitur aktakuza për shqyrtim. Sidoqoftë, nuk dihet se në çfarë kapaciteti Thaçi është ftuar në këtë intervistë.

Avokati mbrojtës i presidentit Thaçi është avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.

Prosper ka qenë prokuror në Tribunalin Ndërkombëtar të OKB-së për krime në Ruandë. Ai po ashtu për një kohë të gjatë ka shërbyer si prokuror në Departamentin amerikan të Drejtësisë, në pozita të ndryshme, si Këshilltar special dhe këshilltar politik për çështje të krimeve të luftës.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Pranë Gjykatës Speciale në Hagë janë mbledhur një numër i diasporës nga Kosova për të kundërshtuar pretendimet ndaj Thaçit.

Pranë Gjykatës Speciale në Hagë janë mbledhur një numër i diasporës nga Kosova për të kundërshtuar pretendimet ndaj Thaçit.

Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

Më 29 qershor, Thaçi deklaroi se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

“Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Pse Thaçi mori një ftesë për intervistë pasi u dërgua aktakuza kundër tij?

Nëse gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju, vërteton se dyshimet e ngritura nga prokurori kanë bazë, atëherë ai e konfirmon aktakuzën. Nëse ai nuk është i bindur, aktakuza refuzohet.

Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara, gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori i specializuar mund të takohen gjatë hetimit dhe para se të konfirmohet aktakuza.

Gjykatësi mund të kërkojë ose të lejojë prokurorin e specializuar të dorëzojë material shtesë në mbështetje të cilësdo ose të gjitha akuzave; të kërkojë prej prokurorit të specializuar që të rishikojë aktakuzën me synimin që të japë më shumë hollësi për cilëndo prej akuzave, dhe veprimet konkrete të të dyshuarit, ose të mundësojë saktësi ligjore, ose më shumë qartësi në paraqitjen e akuzave; ose t’i kërkojë prokurorit të specializuar që të pakësojë numrin e akuzave ose të zvogëlojë kuadrin e akuzave.

Si rezultat i këtij shqyrtimi, gjykatësi i procedurës paraprake konfirmon ose hedh poshtë tërësisht, ose pjesërisht akuzat, në një vendim të arsyetuar. Me konfirmimin e cilësdo prej akuzave të aktakuzës i dyshuari bëhet i akuzuar dhe gjykatësi i procedurës paraprake mund të lëshojë një fletarrestim apo një urdhërparaqitje.

Paraqitja e parë e të akuzuarit në gjykatë bëhet brenda shtatë ditësh pas dorëzimit të aktakuzës. Aktakuza është në dispozicion të publikut vetëm kur ajo konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Moskonfirmimi i një aktakuze nuk e pengon prokurorin që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar.

Personi, kundër të cilit është konfirmuar aktakuza, në bazë të urdhrit gjyqësor, dërgohet në arrest, nëse nuk është i ndaluar. Ai menjëherë njoftohet për akuzat ndaj tij dhe sillet para Dhomave të Specializuara.

Aktakuza bëhet publike pas konfirmimit të saj, dhe në rrethana të jashtëzakonshme, nëse prokurori ka një arsye të vlefshme përpara konfirmimit, gjyqtari mund, për shkaqe sigurie, për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, të nxjerrë në publik një urdhër për mos zbulimin e përkohshëm të aktakuzës. Aktakuza do të publikohet jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit para gjykatës.

Çfarë ka tjetër në aktakuzë?

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Përveç kësaj, në komunikatë është thënë se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

“Nëpërmjet këtyre veprimeve, Thaçi dhe Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Si funksionon Gjykata Speciale?

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjatë vitit 2019, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar ish- kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rustem Mustafa, Shukri Buja e të tjerë. Një numër prej tyre u mbrojtën me heshtje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të vitit të kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo ku ka shprehur bindjen e tij se Gjykata e Hagës po e bën të kundërtën e asaj që ishte parashikuar në fillim.

Thaçi ka theksuar që qëllimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë që të mundësohet ekzistimi i kornizës ligjore dhe institucionale kombëtare të besueshme, i cili do të hetonte dhe do të procedonte krimet e pretenduara se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë.

“Në këtë drejtim, është paraparë që krimet që pretendohet se janë kryer nga të dy palët e konfliktit do të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë”, ka theksuar Thaçi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në përgjigjen e tij, kishte siguruar Thaçin që puna e Gjykatës Speciale nuk është e drejtuar në mënyrë specifike kundër asnjë grupi etnik, lëvizje, force apo njësie dhe ka shtuar që SHBA-ja pret nga të gjithë liderët e Kosovës që t’ju përmbahen obligimeve të dhëna qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe që të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën.

Nga Zyra e presidentit kanë theksuar për Radion Evropa e Lirë që presidenti Thaçi “edhe më tej qëndron prapa letrës së tij, derisa të zgjidhen shqetësimet e theksuara në mënyrë të përshtatshme”.

A ka ardhur koha për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut? – Nga BESNIK MUSTAFAJ

Këtë javë, më 15 korrik, në Maqedoninë e Veriut zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Midis shumë të veçantave të paharrueshme, që pati kjo fushatë, për nga domethënia do të veçoja njërën.

E kam fjalën për sloganin e Partisë “Bashkimi Demokratik për Integrim”: Koha për një Kryeministër shqiptar. Nisur nga fakti bazik i përbërjes etnike të kësaj Republike, një objektiv i tillë duket praktikisht i pamundur. Edhe sikur të gjitha votat e shqiptarëve të mblidheshin pa asnjë firo në një dorë, ata nuk do të nxirrnin dot një shumicë në parlamentin e ardhshëm. A e ka patur parasysh këtë realitet udhëheqësia e BDI-së kur e shpalli këtë qëllim politik? Apo është thjesht një manipulim elektoral me emocionet e shqiptarëve, të cilët aspirojnë sinqerisht një afirmim të mëtejshëm të rolit të tyre shtetformueses në RMV? Duhet të kenë qenë të shumtë ata, të cilët, ashtu si unë, kanë çuar nëpër mend pyetje të tilla.

Drejtuesit e BDI, përfshirë këtu edhe vetë Kryetarin Ali Ahmeti, e kanë përdorur fushatën zgjedhore për të sqaruar konceptin e tyre të mishëruar në këtë slogan. Pavarësisht rezultatit, që do të dalë nga kutitë e votimit, këto shpjegime ishin të nevojshme për të fshirë disa dyshime të lidhura pikërisht me këtë slogan rreth përmbajtjes së programit si edhe të retorikës politike të vetë BDI-së si forcë politike. Këtu e kam fjalën posaçërisht për dyshimet e ndershme dhe jo ato me prapavijë dashakeqe ndaj partisë më të madhe të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Po ndalem shkurtimisht te dy a tri nga dyshimet e mia.

Së pari është dyshimi se BDI e paska humbur sensin e realitetit. Ku do t’i gjente ajo votat për të dalë parti e parë, duke fituar kështu të drejtën kushtetuese të formimit të qeverisë sipas skemës klasike në demokraci? Asnjë aritmetikë nuk më vinte në ndihmë. Do të ishte një dëm shumë i madh e me pasoja afatgjata për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sikur forca e tyre politike ende më përfaqësuese në institucione të humbte lidhjen me realitetin. Dëmi do të prekte motorin lëvizës të bashkësisë shqiptare në këtë shtet në rrugëtimin e tyre përpara. Gjatë kësaj fushate zgjedhore ne patëm mundësi të mësonim se udhëheqësia e BDI-së nuk mbështetej në ndonjë aritmetikë, por vetëm në logjikën politike, një logjikë kjo që buron nga përvoja e tyre në aksionin e gjatë politik. Më konkretisht, BDI ka gëzuar gjatë dekadës së fundit disa mandate si pjesë e koalicioneve qeverisëse, edhe me VMRO edhe me LSDM. Pa hyrë në histori, do thënë se çdo herë ajo ka zënë në pushtet hapësira më të mëdha nga ç‘do t’i takonin nëse ndarja bëhej artimetikisht.

Kjo është meritë e mënyrës si është negociuar ndarja e përgjegjësive. Herën e fundit, me LSDM, shqiptarët (BDI me vetëm 10 deputetë) kishin Kryetarin e Parlamentit, i cili, me kushtetutën e Republikës, mishëron instancën e dytë më të lartë shtetërore. Por, në marrëveshjen qeverisëse ka qenë edhe mbështetja e kandidatit për President i Republikës (LSDM), siç edhe ndodhi. Pa mbështetjen e BDI, sot RMV do të kishte një president VMRO. I përmendur fare shkurtimisht, ky fakt tregon se BDI ka një përvojë të çmuar si asnjë forcë tjetër politike shqiptare në negocimin e koalicioneve qeverisëse. Përvoja, e kuptuar dhe e përdorur drejt, është gjithmonë fuqi e madhe në aksionin politik të ditës. Pikërisht këtë përvojë ka patur parasysh udhëheqësia e BDI-së kur shpalli se është koha për një kryeministër shqiptar. Në këtë kuptim, unë vlerësoj se me një slogan të tillë, BDI shënon një hap të rëndësishëm përpara në pjekurinë e saj si forcë politike. Kjo nuk do të thotë paraprakisht se Kryeministri i ardhshëm i RMV do të jetë doemos shqiptar. Por do të thotë gjithsesi se po çelet një rrugë e re në kontributin e shqiptarëve për ta ndërtuar RMV si shtet demokratik, të barazisë substanciale etnike. Kjo ka rëndësi shumë të madhe për të ardhmen euroatlantike të këtij shteti.

Një dyshim tjetër, që zgjoi tek unë ky slogan, shprehej përmes pyetjes: Mos vallë BDI po shndërrohej në një parti nacionaliste? Është një dyshim, që ushqehet me lehtësi nga vetë origjina e saj. BDI është një forcë politike e lindur në përfundim të një lufte të përgjakshme me shumë elementë ndëretnikë. Prekja e kësaj partie nga nacionalizmi afro 20 vjet pas përfundimit të kësaj lufte me marrëveshjen e Ohrit do të kishte qenë një fatkeqësi për bashkësinë shqiptare të RMV si edhe për krejt vendin. Por jo. Ishte një dyshim i kotë. Gjithë fushata zgjedhore që zhvilloi edhe kësaj here BDI përshkohej nga një frymë e shëndetshme europiane për bashkëjetesën me etnitë e tjera, përfshirë këtu edhe shumicën maqedone, në një shtet që e kanë të përbashkët dhe së bashku, të gjithë, si qytetarë të lirë e të barabartë, duhet të ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen.

Paraprakisht, pata edhe dyshimin se mos BDI, me një slogan të tillë, po shtyhej të ndërmerrte një luftë retorike kundër partive të tjera shqiptare në RMV, duke e thelluar më tej përçarjen e bashkësisë shqiptare në këtë shtet. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë vërtet mjaft të përçarë. Numri aq i madh i partive, e që vazhdojnë të shtohen, nuk është i përligjur, nuk tregon zbatim të demokracisë së përfaqësimit, por kryesisht luftë për pushtet brenda elitës së kësaj bashkësie. Një thellim i mëtejshëm i kësaj përçarjeje do të ishte vetëm i dëmshëm për të gjithë shqiptarët atje. Fryma përgjithësisht pozitiviste, që e përshkoi fushatën e BDI – së tregoi forcën dhe vizionin e saj. Nuk e di çfarë ka ndodhur prapa perdes, por në shfaqjen e saj publike nuk kam vënë re sulme ndaj simotrave shqiptare.

Madje, partitë dhe koalicionet shqiptare nuk janë shfaqur thuajse fare si shënjestër e BDI – së madje as në rastet, që nuk munguan, kur këto simotra e sulmonin jo dhe aq parimisht. Duke e ndjekur me vëmendje të posaçme, aq sa mund të ndiqet nga jashtë, fushatën e partive politike shqiptare në RMV, do të kisha thënë se kjo sjellje publike e BDI-së nuk tregonte injorim të konkurrenteve të tjera brenda bashkësisë. Personaliteti i zgjedhur për postin eventual të Kryeministrit, i cili nuk është pjesë e strukturave tëBDI-së as në të shkuarën e as sot, nxirrte në pah kuptimin e drejtë të Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij lidhur me nevojën që Kryeministrin e mundshëm shqiptar ta shihnin njësoj si të tyre edhe këto parti dhe mbështetësit e tyre. Pra, ai ka synuar një bashkim të natyrshëm postelektoral të shqiptarëve, gjë që është më e lehtë kur kujtesa nuk është e ngarkuar me negativitet. Madje, nuk kam parë sulme as ndaj partisë politike shqiptare, e cila hyri në koalicion elektoral me LSDM e Zajevit. Ky fakt është për t’u vlerësuar si një nga shtyllat e mira të programit të BDI-së.

E thashë edhe më lart se nuk shoh ndonjë siguri që Kryeministri i ardhshëm i RMV do të jetë shqiptar, pavarësisht nëse fitues andaj del VMRO apo LSDM. Por edhe me kaq, rruga që një ditë jo fort të largët të shohim atje një Kryeministër shqiptar, pa dyshim që është çelur. Kjo në vetvete përbën një fitore politike cilësore për shqiptarët, ama një fitore specifike dhe si e tillë shumë e rëndësishme. Sepse nuk është një fitore e bashkësisë shqiptare kundër bashkësive të tjera etnike. Është një fitore e shqiptarëve me vetveten në procesin e pjekurisë së tyre politike si kontribuues për lirinë dhe barazinë e mbarë qytetarëve europianë në RMV./panorama.al

Thaçi në Hagë

Amra Zejneli-Loxha

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të hënën do të paraqitet në Hagë për intervistim, me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Kjo është hera e parë që publiku e di se një person është ftuar për intervistë, pasi që kundër këtij personi tashmë është paraqitur aktakuza për shqyrtim. Sidoqoftë, nuk dihet se në çfarë kapaciteti Thaçi ishte ftuar në këtë intervistë.

Avokati mbrojtës i presidentit Thaçi është avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.

Prosper ka qenë prokuror në Tribunalin Ndërkombëtar të OKB-së për krime në Ruandë. Ai po ashtu për një kohë të gjatë ka shërbyer si prokuror në Departamentin amerikan të Drejtësisë, në pozita të ndryshme, si Këshilltar special dhe këshilltar politik për çështje të krimeve të luftës.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Pranë Gjykatës Speciale në Hagë janë mbledhur një numër i diasporës nga Kosova për të kundërshtuar pretendimet ndaj Thaçit.

Pranë Gjykatës Speciale në Hagë janë mbledhur një numër i diasporës nga Kosova për të kundërshtuar pretendimet ndaj Thaçit.

Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato. Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

Më 29 qershor, Thaçi deklaroi se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka.

“Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam. Nuk do të lejoj që këto akuza false të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton në bashkësinë ndërkombëtare, si anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.

Pse Thaçi mori një ftesë për intervistë pasi u dërgua aktakuza kundër tij?

Nëse gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju, vërteton se dyshimet e ngritura nga prokurori kanë bazë, atëherë ai e konfirmon aktakuzën. Nëse ai nuk është i bindur, aktakuza refuzohet.

Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara, gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori i specializuar mund të takohen gjatë hetimit dhe para se të konfirmohet aktakuza.

Gjykatësi mund të kërkojë ose të lejojë prokurorin e specializuar të dorëzojë material shtesë në mbështetje të cilësdo ose të gjitha akuzave; të kërkojë prej prokurorit të specializuar që të rishikojë aktakuzën me synimin që të japë më shumë hollësi për cilëndo prej akuzave, dhe veprimet konkrete të të dyshuarit, ose të mundësojë saktësi ligjore, ose më shumë qartësi në paraqitjen e akuzave; ose t’i kërkojë prokurorit të specializuar që të pakësojë numrin e akuzave ose të zvogëlojë kuadrin e akuzave.

Si rezultat i këtij shqyrtimi, gjykatësi i procedurës paraprake konfirmon ose hedh poshtë tërësisht, ose pjesërisht akuzat, në një vendim të arsyetuar. Me konfirmimin e cilësdo prej akuzave të aktakuzës i dyshuari bëhet i akuzuar dhe gjykatësi i procedurës paraprake mund të lëshojë një fletarrestim apo një urdhërparaqitje.

Paraqitja e parë e të akuzuarit në gjykatë bëhet brenda shtatë ditësh pas dorëzimit të aktakuzës. Aktakuza është në dispozicion të publikut vetëm kur ajo konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Moskonfirmimi i një aktakuze nuk e pengon prokurorin që të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar.

Personi, kundër të cilit është konfirmuar aktakuza, në bazë të urdhrit gjyqësor, dërgohet në arrest, nëse nuk është i ndaluar. Ai menjëherë njoftohet për akuzat ndaj tij dhe sillet para Dhomave të Specializuara.

Aktakuza bëhet publike pas konfirmimit të saj, dhe në rrethana të jashtëzakonshme, nëse prokurori ka një arsye të vlefshme përpara konfirmimit, gjyqtari mund, për shkaqe sigurie, për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, të nxjerrë në publik një urdhër për mos zbulimin e përkohshëm të aktakuzës. Aktakuza do të publikohet jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit para gjykatës.

Çfarë ka tjetër në aktakuzë?

Në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Aty është thënë se aktakuza është rezultat i një hetimi të gjatë dhe se një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale është duke analizuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

Përveç kësaj, në komunikatë është thënë se Thaçi dhe Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”.

“Nëpërmjet këtyre veprimeve, Thaçi dhe Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, është thënë në njoftim.

Si funksionon Gjykata Speciale?

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjatë vitit 2019, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga prokurorët ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar janë intervistuar ish- kryeministri Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Azem Syla, Sami Lushtaku, Rustem Mustafa, Shukri Buja e të tjerë. Një numër prej tyre u mbrojtën me heshtje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fund të vitit të kaluar i ka dërguar një letër Sekretarit të Shtetit Amerikan Mike Pompeo ku ka shprehur bindjen e tij se Gjykata e Hagës po e bën të kundërtën e asaj që ishte parashikuar në fillim.

Thaçi ka theksuar që qëllimi për formimin e Gjykatës Speciale ka qenë që të mundësohet ekzistimi i kornizës ligjore dhe institucionale kombëtare të besueshme, i cili do të hetonte dhe do të procedonte krimet e pretenduara se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 në Kosovë.

“Në këtë drejtim, është paraparë që krimet që pretendohet se janë kryer nga të dy palët e konfliktit do të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë”, ka theksuar Thaçi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në përgjigjen e tij, kishte siguruar Thaçin që puna e Gjykatës Speciale nuk është e drejtuar në mënyrë specifike kundër asnjë grupi etnik, lëvizje, force apo njësie dhe ka shtuar që SHBA-ja pret nga të gjithë liderët e Kosovës që t’ju përmbahen obligimeve të dhëna qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare, si dhe që të bashkëpunojnë plotësisht me gjykatën.

Nga Zyra e presidentit kanë theksuar për Radion Evropa e Lirë që presidenti Thaçi “edhe më tej qëndron prapa letrës së tij, derisa të zgjidhen shqetësimet e theksuara në mënyrë të përshtatshme”.

Kishat, liria e besimit dhe përhapja e pandemisë

Bare e restorante të mbushura me klientë janë fajësuar si vatra të infeksioneve të reja me koronavirus. Fabrika të përpunimit të mishit, burgje e qendra të të moshuarve po ashtu kanë regjistruar shpërthime infeksionesh. Kishat e faltore të tjera përfaqësojnë një situatë më të komplikuar.

Pjesa më e madhe e kishave kanë respektuar këshillat e autoriteteve të shëndetit publik për të shmangur grumbullimet që të mbrojnë besimtarët e tyre. Megjithatë, disa kisha, që në fillimet e pandemisë u kanë rezistuar këshillave dhe kanë regjistruar vatra infeksionesh.

Megjithëse grumbullimet në kisha nuk janë në krye të listës së përhapësve kryesorë të infeksionit në SHBA, ato vazhdojnë të krijojnë probleme për autoritetet lokale që bëjnë thirrje për ruajtjen e distancimit social. Kufizimet e vajtjes në kishë shihen nga shumë si kufizime të lirisë së besimit.

“Nëse duam të shmangim të gjitha rreziqet duhet të mbyllim dyert një herë e mirë. Por në fakt ne duam të gjejmë një mënyrë për të balancuar rrezikun me nevojën për lutje e frekuentim të objekteve të kultit,” thotë pastori Robert Jefress në Dallas të Teksasit.

Gjatë javëve të fundit ka pasur konfrontime mes autoriteteve dhe kishave në Kaliforni. Prokurori i San Franciskos i dërgoi në fund të qershorit një urdhër arqipeshkvit të kishës katolike duke e paralajmëruar se kisha kishte shkelur ndalimin për grumbullime në mjedise të mbyllura. Arqipeshkvi u përgjigj me premtimin për të respektuar kufizimet.

Pak ditë më pas, autoritetet ndaluar “këngët e lutjet me zë të lartë në kishë” gjë që u sfidua në shumë objekte kulti.

Pastori evangjelist Samuel Rodriguez tha se besimtarët e tij në Sakramento kishin kënduar himne të adhurimit të Zotit më 5 korrik por shumë prej tyre ishin me maska dhe në distancë nga njeri-tjetri.

“Ndalimi i këngëve në Kishë është i papranueshëm,” tha pastori.

Por fakti është se frekuentimi i objekteve të kultit është bërë problem si në SHBA, ashtu edhe në shkallë ndërkombëtare.

Në shkurt në Korenë e Jugut, mijëra pasues të një grupimi secret fetar rezultuan të infektuar. Po në shkurt, në Malajzi, qindra raste infektimesh besohet se kishin lidhje me një lëvizje misionarësh myslimanë.

Në mars në SHBA, 35 nga 92 të infektuarit e parë kishin qenë në një kishë në Arkansas, tre prej tyre vdiqën nga COVID-19, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Në mes të qershorit, një kishë e vogël në Oregon u bë vatër infektimi, kur 236 besimtarë të kishës rezultuan me koronavirus.

Po në qershor, autoritetet e shëndetësisë në shtetin e Virxhinias Perëndimore raportin vatra infeksioni të lidhura me pesë kisha në pjesë të ndryshme të shtetit. Një prej tyre kishte 51 të infektuar, tre prej të cilëve vdiqën nga sëmundja.

Shumë kisha kanë reaguar ndaj rrezikut duke kufizuar pjesëmarrjen në shërbime në maksimumi 50 vetë, të cilët duhet të kontrollohen nëse kanë temperaturë, të dizinfektojnë duart dhe të vënë maskë para se të futen në kishë. zëri i amerikës

25 vjet pas Srebrenicës: Si e humbi bota “oreksin”, për të hetuar krimet e luftës – Nga Julian Borger

Ratko Mlladiç, gjenerali serb i Bosnjës i dënuar për urdhërimin e vrasjes së 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë nga Srebrenica, do ta “kremtojë” këtë javë 25 vjetorin e masakrës në një qeli në Hagë, ku ai po qëndron prej 9 vitesh.

Por një çerek shekulli nga Masakra e Srebrenicës, bota duket se është mësuar me mizori të tilla. Vrasjet masive në Siri apo Jemen, nuk përbëjnë gjithmonë lajm. Kina ka burgosur më shumë se 1 milion ujgurë myslimanë, duke u imponuar sterilizime dhe aborte.

Kur bëhet fjalë për krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit, Mlladiç ka tani mjaft shoqëri.

Por ajo që e bën rastin e tij të pazakontë, është fakti që ai u kërkua për vite me radhë, u arrestua dhe u nxor para drejtësisë. Tre vjet më parë Mlladiç u dënua për gjenocid në Srebrenicë ndaj burrave dhe djemve të rinj boshnjakë, që u kapën kur ai drejtoi sulmin e vitit 1995 mbi atë që supozohej të ishte një “zonë e sigurtë” e OKB-së.

Ata u qëlluan për vdekje në ekzekutime masive të organizuara. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), e shpalli gjithashtu fajtor për 5 akuza të krimeve kundër njerëzimit, dhe 4 akuza për krime lufte për spastrim etnik, bombardime dhe sulme me snajper në Sarajevë, si dhe për pengmarrjen e paqeruajtësve të OKB-së.

Dhoma e Apelit, është tani është në garë me shëndetin e dobësuar të të dënuarit 77-vjeçar, që të përfundojë procesin ndaj tij sa kohë që ai është ende gjallë. Katërmbëdhjetë oficerë dhe zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës, u dënuan për rolin e tyre në Masakrën e Srebrenicës, përfshirë udhëheqësin e separatistëve serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Në total, Gjykata e Hagës shpalli dënimet për 90 të pandehur për krime lufte. Një gjykatë e ngjashme, ICTR, për krimet e luftës civile në Ruanda, dënoi 93 persona të gjetur fajtorë për gjenocidin e vitit 1994. ICTY dhe ICTR ishin gjykatat e para të ngritura që nga Gjykatat e Nurembergut dhe Tokios.

Ato pasqyruan entuziazmin e madh të pas fundit të Luftës së Ftohtë, se bota mund të bënte më shumë përballë mizorive masive.  Motoja e pas-Holokaustit “Kurrë më!” ishte frymëzimi kryesor. Gjykata të tjera të posaçme të ndihmuara nga OKB-ja u krijuan për hetimin e masakrave të kryera në Sierra Leone, Timorin Lindor, por edhe Kamboxhia, për të nxjerrë qofte edhe me vonesë para drejtësisë udhëheqësit e mbijetuar të Khmerëve të Kuq.

Bashkimi Evropian krijoi një gjykatë të veçantë për Kosovën, e cila muajin e kaluar bëri publike akuzat kundër presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, për krime të kryera në kohën kur ata drejtonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Një gjykatë speciale e ngritur në Hagë për të hetuar vrasjen në vitin 2005 të ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, përmes shpërthimit të një bombe që vrau edhe 21 persona të tjerë, pritet të japë verdiktin e saj përfundimtar. Në vitin 2002, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës nisi të funksionojë në Hagë, Gjykata Penale Ndërkombëtare (IÇ).

“Ato ishin vite emocionuese. Ne kishim si model Nurenbergun dhe Tokion, dhe rindërtuam të njëjtat gjykata në fillim të viteve 1990, dhe vazhduam t’i përmirësojmë ato gjatë viteve 1990”- thotë Dejvid Shefer, ambasadori i SHBA-së për çështjet e krimeve të luftës në vitet 1997-2001, dhe që ka luajtur një rol kryesor në krijimin e disa prej gjykatave speciale.

Ndërkohë për Nerma Jelaçiç, një refugjate boshnjake që u bë zëdhënëse e ICTY, ajo ishte si një epokë e re. “Ishte e rëndësishme që të gjitha ajo vuajtje dhe vdekje të mos shkonin kot, pasi leksionet do të mësoheshin dhe do të na shërbenin për të ardhmen”- thotë ajo.

Ato gjykata u krijuan për të nxjerrë para drejtësisë vrasësit në masë. Por ndërkohë OKB-ja u përpoq të gjente mënyra për të parandaluar gjenocide të ngjashme, për ta shndërruar moton “Kurrë më!” në një politikë të sajën. Parimi i “përgjegjësisë për të mbrojtur”, nisi të zbatohej pas gjenocideve në Bosnje dhe Ruanda, teksa u miratua zyrtarisht në vitin 2005 .

Ai deklaroi se bashkësia ndërkombëtare kishte për detyrë të ndërhynte, atëherë kur një shtet nuk mbronte dot njerëzit e vet. Parimi u përdor në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2011, që siguroi bazën ligjore për ndërhyrjen ushtarake në Libi, kryesisht për të mbrojtur popullsinë e Bengazit nga forcat e diktatorit Muamar Gadafi.

Por parimi i “përgjegjësisë për të mbrojtur” u zbeh me kalimin e kohës. SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca vazhduan ndërhyrjen e tyre derisa Gadafi u rrëzua:Rusia, që kishte abstenuar ndaj rezolutës, pretendoi se ishte mashtruar me çështjen e ndryshimit të regjimit, dhe u zotua se nuk do të lejonte të mashtrohej më.

Vrasja e Gadafit nga një turmë, dhe fragmentimi i Libisë shënuan fundin e një epoke të reagimin global ndaj krimeve të luftës. Vladimir Putin u rikthye në presidencë një vit më vonë, dhe e drejtoi Rusinë në një rrugë gjithnjë e më konfrontuese ndaj Perëndimit.

Pranvera Arabe u shndërrua në një kasaphanë në Siri, Kina nën Xi Jinping u bë më represive në vend, dhe më agresive në skenën botërore, dhe Donald Trump, që ka përbuzur institucionet multilaterale të të gjitha formave, e fitoi presidencën e SHBA-së në vitin 2016.

Do të ishte e vështirë të imagjinohej një klimë më e armiqësore se sa kjo për “përgjegjësinë për të mbrojtur”, apo për gjykatat e krimeve të luftës për Sirinë, Jemenin apo Mianmarin.

“Të gjithë u gëzuan pasi ndodhi ndërhyrja në Libi. Por mbetet një njollë e madhe në ndërgjegjen tonë, ajo që kemi lejuar të ndodhë në Siri. Masakrat dhe njerëzit që torturohen deri në vdekje, janë bërë një normë atje për gati një dekade”,- thotë Jelaçiç.

Ndërkohë, ICC, kompetencat e së cilës ishin të kufizuara në krijimin e saj nga fuqitë e mëdha, ka rënë pre e sulmit në javët e fundit nga administrata Trump, e cila ka kërcënuar zyrtarët e gjykatës (dhe familjet e tyre) me sanksione, nëse nisin hetimet ndaj ushtarakëve të SHBA-së dhe veprimeve aleate në Afganistan, apo mbi operacionet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

”Është një zhvillim shumë vetë-mposhtës. Ai minon besueshmërinë tonë për të ndjekur drejtësinë dhe sundimin e ligjit, dhe për të parandaluar krimet mizore jashtë shtetit”- thotë ish ambasadori Shefer. Përkundër një sfondi të tillë, shprehja “kurrë më” tingëllon veçanërisht e zbehtë.

“Sidomos pas dhunës në Siri, për mua tingëllon boshe dhe e pakuptimtë”- mendon Iva Vukusiç, historiane në Universitetin e Utrehtit, Holandë. Kur bëhet fjalë për përgjegjësinë për krimet e luftës, ajo thotë se jo gjithçka mund të hidhet poshtë. Ndjekja penale e Mlladiç dhe të tjerëve, është një arritje e dukshme.

“Para gjykatave për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën, dikush mund të priste në mënyrë të arsyeshme që pas një lufte civile apo një diktaturë të egër, të mos ndodhte asgjë. Por tani mendoj se në 25 vitet e fundit, ne kemi parë vërtet një ndryshim të pritshmërive, me akademikë, studiues dhe aktivistë që kërkojnë përgjegjësi. Unë mendoj se në atë kuptim, ne nuk do të rikthehemi më aty ku kemi qenë dikur”- shton ajo.

Sulmi i Trump ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës, ka shkaktuar një reagim të ashpër midis mbështetësve të tij, përfshirë aleatëve më të afërt të Amerikës, që kanë dalë në mbështetje të institucionit. Aktualisht në ICC është duke u zgjedhur një prokuror i ri, dhe një rishikim i veprimeve të tij do të bëhet deri në fund të këtij viti, me synim bërjen sa më efektive të këtij institucioni.

Ndërkaq, në mungesë të një gjykate speciale për Sirinë, gjykatat në Gjermani, Holandë dhe Skandinavi kanë hetuar krimet e luftës atje, bazuar tek parimet e juridiksionit universal. Në prill, një gjykatë në qytetin gjerman të Koblencit, nisi gjykimin e 2 ish-zyrtarëve të regjimit sirian që kishin dezertuar në Gjermani.

Ajo është e para nga shumë ndjekje penale. Provat janë mbledhur nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Paanshëm dhe i Pavarur , i ngritur në Gjenevë me mbështetjen e shumicës dërrmuese të asamblesë së përgjithshme të OKB, si një mjet për të anashkaluar ngërçin e fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurisë mbi çështjen e gjykimit të krimeve në Siri.

Gjyqi i Koblencit bazohet në mbi 800.000 dokumente të regjimit sirian, të kontrabanduara jashtë vendit ndër vite nga ana e Komisionit për Drejtësi Ndërkombëtare dhe Përgjegjshmëri (CIJA) një organ i pavarur që punon mbi krimet në Siri nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Gjermania.

CIJA mbledh gjithashtu prova mbi mizoritë e ISIS-it në Siri dhe Irak. Jelaçiç është tani drejtuese e marrëdhënieve të jashtme në CIJA. “Ajo çka mund të shpëtohet është koncepti i përgjegjësisë, koncepti i atyre që janë përgjegjës për ato krime. Kjo është ajo që më nxit të vazhdoj punën time, pasi nuk mund të zhbësh parimet, konventat, ligjet ndërkombëtare të dakordësuara midis palëve shtetërore. Janë këto ligje, që na lejojnë të përpiqemi aq sa mundemi të bëjmë drejtësi për sirianët. Pra, kjo është ajo që nuk mund të zhbëhet”- shton ajo. / “The Guardian” – Bota.al

E vërteta nuk mund të shumëzohet me zero Prof. Bare Nga Elona Caslli

E vërteta nuk mund të shumëzohet me zero Prof. Bare

I nderuar Prof. Bare, duke marrë shkas nga një pohimi juaj, gjatë një interviste në një stacion televiziv, duhet të sjell në vëmendjen tuaj sa vijon:

Në vegjëli kemi mësuar se kur një numër shumëzohet me zero, përfundimi del zero. Gjatë intervistës suaj, kam përshtypjen se keni shumëzuar të vërtetën e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me zero, kur keni deklaruar se- Projektet e bashkëpunimit me universitet e huaja në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, janë zero.’’

Sikundër e thamë më lart i nderuar Prof. Bare, numrat mund të shumëzohen me zero, por të vërtetat jo.

Do të kish mjaftuar të kishit vizituar faqen zyrtare të këtij institucioni, për të verifikuar shpërndarjen gjeografike të projekteve në Evropë dhe mos e kishit kryer këtë shumëzim me një logjikë matematikore, por me një logjikë që bazohet mbi fakte.

Post Scriptum- E vërteta kur shumëzohet me zero, mbetet ende e vërtetë i nderuar Prof. Bare.

Elona Caslli

Vezhgim… Shakohoxha eshte rende menderisht… Nga Adriatik R.Dosti

Madje shume rende dhe ose duhet lidhur e izoluar ose duhet cuar me dhune ne Psikiatrine e Spitalit nr.5 …

Eshte tmerr i vertete kur edhe te cmendurit -cmenden fare ose dalin krejtesisht nga duart..ndaj dhe populli jo me kot thote…zot me ruaj nga mende e kokes …

Te gjithe ata qe e ndoqen ndeshjen Partizani – Tirana dje ne Supersport nen komentin e te cmendurit Shakohoxhe nuk mund te mos kene mbetur sa te tronditur e te befasuar po aq edhe te fyer e te poshteruar me gjitha sa nxorri nga goja dje nje injorant i lindur por edhe nje servil i pa fytyre , nje partiak e militant fanatik i peshtire e i neveritshem qe bythlepirjen e ka oksigjen per te vazhduar se jetuari si Vemje !

Ne vend te komentit normal e profesional sportiv …dje transmetimin e tij 100% e zuri propaganda dhe mbeshtetja haptazi politike per Edi Ramen te vellane e tij Olsin e skuadren e zemres se Braces per te cilet dje Shakohoxha e poshteroi aq shume veten e tij sa ben vaki qe nese sot do te ulet te degjoje gjithe c’ka thene dje ka rrezik te shkoje vete me kembet e veta tek Spitali nr. 5 …

O njerez…sot Partizanin e drejton nje Burre i madh, guximtar e trim si askush tjeter…hejj besojeni ose jo por sot ne stolin e tij eshte ulur vete Drejtori Olsi Rama…ky Hero i vertete qe zevendesoi italianin frikacak Sormani…keshtu e nisi komentin e tij dje Shakua…

Besojeni o njerez sot ne derbi trajner i Partizanit eshte dora vete Olsi Rama dhe kjo eshte dicka shume e rralle vertet …eshte historike e jashtezakoneshme …ngjarje dhe eveniment per futbollin shqiptar…

Hej …o njerez kushedi sa me fat dhe i privilegjuar duhet te ndihet sot ky Arbitri qe e ka kaq prane vellain e Kryeministrit Edi Rama …kushedi sa komod duhet te ndihet qe komunikon me te nga kaq afer…

Hej cfare Partizani kryeveper qenka ky i Olsi Rames…shiheni – shiheni te dashur shikues….shiheni c’po i ben Tiranes kryesuese dhe qe pretendon te dale Kampione…

Penallti – penallti per te kuqte…ohhhh joooo se kuptoj dot gjyqtarin qe njehere e drejtoin doren tek pika e penalltise e pastaj thote jo..e cuditeshme vertet ndaj kane te drejte ata tek stoli i Partizanit me Drejtor Olsin ne krye qe nervozohen e protestojne …sepse ky Partizan fantastik i Olsit sot meriton me shume …dhe vetem fitoren…

Shiheni me kujdes o njerez se ku luhet derbi…ne c’fare stadiumi fantastik i cili u be realitet vetem fale deshires se kryeministrit Rama per ta pare futbollin shqiptar ne majat me te larta te europes…

O zot cfare fushe…cfare cilesie e shkelqyer e saj …dhe mesa di une kane ardhur ata te stadiumit te Elbasanit per te ndihmuar koleget e tyre ketu ne Air Albania Stadium qe fusha e ketij te fundit te jete brilante si sot…

Nderkohe mesa duket Shako-debili e i semuri rende nga trute e kokes nuk i shihte punonjesit e stadiumit e mirembajtesit e fushes qe cdo 5 minuta hynin sa ne njeren po aq edhe ne tjetren gjysemfushe per te mbulkuar gropat e llokmat e tapetit qe fluturonin pas cdo dyluftimi futbollistesh ne cdo cep te fushes se ”shkelqyer” te Shako-mavriut…

Dhe fatkeqesisht ne komente te tilla krejtesisht te denueshme dhe absolutisht jo profesionale por qartesisht politike dhe mercenare …viktime ra duke mbeshtetur te cmendurin Shako edhe nje ish futbollist, trajner, e specialist i nderuar e i respektuar si Luan Pinari ..madje dukshem ky i fundit gjate komenteve e nderhyrjeve te tij gati – gati sa nuk bertiste Partizoni – Partizoni myte – myte Tironen …

Dhe ne fund ”specialisti” Pinari duket se i vuri vulen kur tha e tregoi qarte fare duke i hequr dorezat e masken e tij pro – Shako se…po te shenonte Ngo me kete rastin e fundit per gol e po ta fitonte ndeshjen Tirana per mua kjo gje do te ishte e tepert dhe e pa drejte…[???]…

Po si ka mundesi o Pinar qe nje ish futbollist i mrekullueshem, nje trajner i zoti si ty, nje specialist i mire futbolli e nje djale i lindur e i rritur ne Tirane te flase , te gjykoje e te komentoje me kete lloj gjuhe e llogjike…e mbi te gjitha te bjere viktime e nje injoranti – partiak e sharlatan si Shakohoxha dhe te shfaqe kaq haptazi urrejtjen e tij kunder nje ekipi futbolli si Tirana qe me 100 vjet te egzistences se tij, me gati 25 Tituj Kampion…me permbi 60 Trofe te fituara ne historine e futbollit shqiptar e me permbi 200 lojtare te ketij ekipi qe kane veshur e nderuar nder vite fanellen e Kombetares Kuq e Zi …eshte quajtur e vleresuar nga te gjithe shqiptaret si Mbreteresha e Futbollit Shqiptar por edhe nje nder krenarite e tyre kombetare sportive se bashku me Vllaznine e Shkodres…

Kam patur goxha respekt per ty o Luan Pinari e vecmas per Babane tend nje burre zotni e mik shume i mire e i hershem i imi…ok…por nga sot e mbrapa me vjen keq te ta pohoj se edhe ty te kam futur ne listen e atyre qe nuk mund ta meritojne me kurre respektin tim as sportiv e as qytetar…sepse ne fund te fundit i gjithe takemi juaj i Shakove me c.o duhet ta fusni njehere e mire ne mendjet tuaja te semura se Tirana eshte e do te mbetet perjetesisht ekipi e klubi sportiv me i dashur e me popullor i shqiptareve dhe kjo per shume aresye kryesisht Atdhetare , patriotike e Antikomuniste dhe kurre e asnjehere s’ka qene klubi i Hasmit sic kerkoni ta trajtoni ju e mendjet e semura tuajat ok…

Sepse sic thote populli o Pinar…dje TI, Shakohoxha e here – here edhe ai Gleni qe ishte ne piste e lidhej me ju e bete Balte fare…e Qelbet koke e kembe …dhe jam mese i sigurte se keni fituar urrejtjen e perbuzjen e te gjithe atyre qe ju ndoqen e ju degjuan …sepse e shnderruat dhe e ngaterruat qellimisht futbollin me politiken…

Sepse mund te rreshkase e te degjeneroje i pa fytyri , servili, bythelepiresi, i pa afti e mercenari i paguar Shako…por kurresesi ti JO…sepse je vertet dikushi dhe deri me sot ke nje emer te mire e te nderuar ne futbollin shqiptar…

TI…Pinar te biesh viktime e injorances dhe djallezise se neveriteshme te Shakos?..

E veshtire per ta besuar …por ja qe keshtu ndodhi dje realisht !

U skandalizova vertet se pari si qytetar e si teleshikues i thjeshte …se po qe si profesionist, si gazetar sportiv e si komentator ka kohe qe ja kam hequr vizen dhe shume rralle jam i detyruar te shohe a te ndjek ndonje ndeshje futbolli tek kanalet e Supersportit e vecmas nen komentin e injorantit klasik Shakohoxha …

Shume rralle vertet …vetem atehere kur ate ndeshje fjala vjen nuk e jep asnje lloj kanali tjeter pervec atij ku vegjeton e merr rrogen prej vitesh duke i fyer e i poshteruar kaq rende shqiptaret e vecmas dashamiret e futbollit Alifmatraku- Shako !

Dhe ”Qershine mbi torte” ne bythelepirjet e kesaj natyre …duket se e vuri vete Kalari ai qe zyrtarisht dje figuronte si Trajner i Partizanit ku pas ndeshjes po ne kanalin Supersport te Shako-koqes …tha se …sot Partizani e meritonte fitoren, luajti me mire se Tirana [ c’ka ne fakt eshte e vertete]…dhe pastaj duket se me porosi te Shakos shtoi…sepse mbi te gjitha ekipi luajti per emrin e fanellen e klubit e vecmas luajti edhe per Drejtorin e vet Olsi Ramen …[???]…

Ne llogjiken e ne kendveshtrimin tim ai TV qe mbahet ne kembe permes parave te taksapaguesve shqiptare e qe i fyen e i poshteron ata deri ne kete fare feje ku edhe ne vend te nje ndeshje futbolli dhunshem ju ben propagande e agjitacion poltik dukshem ne favor te nje partie e te nje personi te caktuar duke shkelur rende qofte edhe te drejten profesionale pra duke abuzuar kaq rende me te …qe sot ne mengjes duhet ti largoje njehere e mire nga ekrani Shakohoxhat e ketille te neveritshem por edhe zarat e pasuesit apo edhe mbeshtetesit e perkrahesit e tij po kaq te peshtire…

Sepse vec abuzimit te rende me profesionin ne rastin konkret kemi te bejme me shfrytezimin e tij per qellime te pastra propagandistike politike ne favor te nje force politike te caktuar e ne mbeshtetje te nje personi politik te vecante qe fatkeqesisht eshte ende ne pushtet …

Ndaj jo me kot e them se Djalli e Shejtani i rrezikshem Shako i biri i nje oficeri madhor te kohes se Diktatures… eshte rende vertet o njerez besojeni ose joooo …ndaj nese e shihni gjekundi lajmeroni organet kompetente e policine ose behuni kurajoze…lidheni vete e dergojani Pako – postale Spitalit nr.5 …pavionit te Psikiatrise …sepse dje skizofrenia e tij shoqeruar me pa fytyresine e bythelepirjen klasike te tij kaluan te gjitha kufijte …ndaj dhe lutjuni mjekeve ta mbajne atje te izoluar derisa keto dite ti vije per ti bere shoqeri dora vete Edi Rama i cili ka vite e vite qe eshte nje nder pacientet e rregullt te ketij Spitali…e te jene te sigurte te dy qe Drejtor – Olsi do tu vije per vizite e s’do ti lere kurre vetem e ne balte sic la fjala vjen trajneri italian Sormani ….Partizanin e tyre …

A.R.DOSTI

Mistika e shenjtë e këngës “Eja, eja luleborë” Nga Laureta Petoshati

Ka shumë kohë, që rastësisht në shumë kujtime njerëzish mbi jetën apo rininë e tyre, jam ndeshur me këngën “Lulebora” si një emblemë, apo më mirë një ikonë e këngës qytetare shqiptare. Kureshtja më ka bërë që ta shoh me vëmendje këtë këngë jetëgjatë, e cila është kënduar dhe këndohet në çdo cep të botës me shumë dashuri e përkushtim edhe nga të huajt. Ajo që kam dalluar, është ndryshimi dalëngadalë i ndonjë fjale dhe retushimi pa paramendim, për ta bërë më të bukur këngën, por që sipas meje asaj nuk i duhet prekur as edhe një presje. Kjo këngë, e shkruar në dy vitet e para pas çlirimit të atdheut, u shpërnda me shpejtësi rrufeje në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Në Vlorë, u dëgjua jo vetëm nga radioja, por e pati sjellë duke kënduar para njerëzve Artistja e Merituar Meliha Doda, e cila u vendos në Vlorë ne vitin 1952 si mësuese në shkollën “1 Maj”. Ajo kishte jetuar në Shkodër dhe kishte bashkëpunuar me kompozitorin e kësaj kënge Simon Gjoni. Çuditërisht dhe mrekullisht, artistja Meliha Doda, që nga dita që e mësoi e derisa mbylli sytë, e këndoi këtë këngë pa i lëvizur asnjë presje. Teksti i “Luleborës” së kënduar nga Meliha Doda dhe nga të gjithë ish nxënësit e saj, është pothuajse e njëjtë me atë që këndon sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse kështu e pat kënduar i ati i saj Avni Mula, i cili ashtu si dhe Meliha Doda, fillimet e karrierës i pati në Shkodër dhe që të dy ishin me origjinë nga Kosova. Duke parë këngën ashtu origjinale, siç e pati shkruar në vitin 1946 poeti shkodran Zef Pali, unë mendoj se kuptimi i saj është shumë më i thellë se e mendojnë të tjerët dhe hamendësimi, apo pohimi se i kushtohet të dashurës së kompozitorit apo poetit është pjesërisht i saktë dhe jo bindës. Ideja se i kushtohet kësaj, apo asaj, si pasojë e shkëndisë së dashurisë së kompozitorit apo të poetit mendoj se është për të mbuluar një dashuri më të thellë. E gjithë kjo më kujton atë shprehjen e shkrimtarit dhe poetit austriak Hugo von Hofmannsthal, i cili thotë se “Thellësia duhet të fshihet. Ku? Në sipërfaqe.”

Le të marrim strofën e parë dhe le ta analizojmë me kujdes, se çfarë mendoj se ka dashur të thotë poeti Zef Pali:

Tuj kërkue n’mal e n’kodër,
tuj prek lulet t’gjith’ me dor’,
veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,
ty të gjeta lulebor’.

Dikush mund të mendojë se autori nënkupton që ka shëtitur kudo, ka parë shumë lule, i ka prekur me dorë dhe si përfundim, atë, që kërkonte sipas pritshmërive të tij, e gjeti në një kopsht, që ishte më i bukuri në Shkodër. Unë e mendoj ndryshe. Në malet dhe kodrat zakonisht janë ndërtuar vendet e shenjta. Që në fillimet e njerëzimit në kulturat e lashta ekzistonte bindja se hyjnitë banonin në qiell dhe vendi më i mirë për tu takuar me këto hyjni ishin majat e maleve. Kjo duket qartazi dhe në mitologjinë greke ku mali i Olimpit ishte si vendbanim i perëndive, por dhe në atë shqiptare mbi Malin e Tomorit, etj. Po ashtu dhe në Besëlidhjen e Vjetër, por dhe atë të Re kemi shfaqjen e Zotit apo komunikimin e tij me njeriun zakonisht në maja malesh. Zoti bisedoi me Moisiun në malin Horeb, një mal tjetër i shenjtë për popullin hebre është Mali Karmel, ku Elia ndërtoi një altar për Zotin, madje dhe qyteti i Jerusalemit ndodhet në malin Sion. Në Besëlidhjen e Re kemi predikimin në mal të Jezusit, i cili pastaj u shpërfytyrua para apostujve në malin Tabor, vuajti pas Darkës së Fundit në malin e Ullinjve dhe u kryqëzua në Malin e Kalvarit. Që në fillimet e krishterimit, të krishterët kanë zgjedhur vende të larta për shtëpitë e tyre të adhurimit. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria, e cila e përqafoi këtë fe qysh në kohët apostolike me ardhjen e Apostullit Pal në Iliri. Zona e Shkodrës me male e kodra ka qenë plot me kisha e manastire të shenjtë e me këtë të vërtetë historike poeti shkruan : ”Tuj kërkue n’mal e n’kodër…” Vargjet që vijnë më vonë tregojnë një mënyrë ekumenike të menduari nga poeti Zef Pali, i cili me këtë tekst e ka treguar veten thellësisht mistik. Vargu “tuj prek lulet t’gjith’ me dor’” është çelësi i zbërthimit të kësaj poezie me një nënkuptim të fshehur, që mund të kapet vetëm nga ata njerëz që kanë një përgatitje të thellë të mistereve të shenjta. Një katoliku të mirë, që e njeh mirë doktrinën e krishterë ky varg në mënyrë intuitive i sjell ndërmend Rruzaren e Shenjtë. Fjala rruzare vjen nga fjala latine “rosarium”, që do të thotë “kurorë trëndafilash”, ose “tufë trëndafilash” dhe nënkupton një tufë lutjesh, që i drejtohen Jezu Krishtit me anë të nënës së tij Shën Mërisë, e cila bën ndërmjetësimin midis besimtarit dhe birit të saj në qiell. Në çdo lutje që i bëhet Shën Mërisë është sikur ti dhurohet asaj një trëndafil dhe shuma e lutjeve e ndarë në mënyrë të barabartë formon një kurorë trëndafilash. Trëndafili është mbretëresha e luleve dhe Rruzarja është lutja më e përsosur dhe me anë të saj meditojmë të gjitha misteret e gëzimit, pikëllimit dhe lavdisë së Jezu Krishtit dhe Shën Mërisë. Pra me pak fjalë vargu “tuj prek lulet t’gjith’ me dor’”, nënkupton duke prekur rruazat e Rruzares së shenjtë, ku secila rruazë nënkupton një lutje, pra një trëndafil. Është si të thuash një bashkësi lutjesh mariane, brenda së cilës bashkë me Atynë, futen “Përshëndetje Maria”, “”Përshëndetje Mbretëreshë”, etj. Por le të shkojmë te vargu më poshtë: “veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,”. Që të jetë një kopsht, aq i bukur, pra aq i lulëzuar, nënkupton që atë kopsht e ka bërë të bukur dora e një zonje, që në këtë rast del vetëm një, sepse nuk ka të tjerë si ai kopsht në Shkodër dhe kjo është Zonja, apo Zoja e Shkodrës. Aty gjendet lulebora. Por lulebora nuk është një lule që çel gonxhe e veçuar, por çel në bashkësi si një rruzull me petale. Dhe këtu fjala luleborë ka kuptim simbolik dhe multisemantik. Edhe pse në vendin tonë tani mund të gjenden disa ngjyra të petaleve të luleborës, në vitin 1946, flitej për ngjyrën e bardhë e të pastër. Lulebora në kopshtin e Zojës së Shkodrës, është Kisha e Zojës. Sepse kisha është një bashkësi njerëzish, besimi, shprese dhe dashurie. Papa Gjon Pali II te libri i tij “Të kapërcehet pragu i shpresës” faqe 153, thotë se “Si popull i Zotit kisha është në të njëjtën kohë dhe korpi i Krishtit.” Po ti shikosh me kujdes petalet e luleborës, të duken të njëjta me Korpin e Krishtit që e marrim në Eukaristi dhe kështu siç ka thënë apostulli Pal (1 Korintasve 12:27) se “në këtë mënyrë ne bëhemi të gjithë gjymtyrë të atij Korpi”, si dhe “individualisht gjymtyrë të njëri-tjetrit” (Romakëve 12,5). Nëse kujtojmë Biblën “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjoni 15:5 ), do ta kuptojmë lidhjen limfatike të bashkësisë me krijuesin edhe te “Lulebora”. Këto vargje me kaq kuptime të fshehta, nuk mund ti shkruante dikush tjetër veçse një katolik i rritur në Shkodrën me tradita të hershme dhe të thella ekumenike. Vargjet refren janë si më poshtë:

“Je e vogël por e plot’,
ty t’kërkoj un’ tash sa mot,
tash sa mot un’ ty t’kërkoj,
vi me ty jetën ta çoj …”

Gjithçka nënkupton një kishë të vogël, të mbushur, ndërsa vargu “vi me ty jetën ta çoj”, të jep idenë e një ndjekësi, e një njeriu që kërkon të ecë sipas dhe bashkë me dikë tjetër dhe patjetër që është Ungjilli, që e shoqëron njeriun në rrugën e jetës. “Eja pas meje” thuhet te Mateu (Mt, 8, 22) dhe besimtari, në këtë rast poeti Zef Pali thotë “vi me ty jetën ta çoj”. Qëllimi i besimtarit është takimi me Zotin, me Jezu Krishtin, drejt të cilët të çon nëna e tij, me të cilën lutemi, themi Rruzaren e Shenjtë, apo “thurrim kunor”:

Eja, eja lulebor’,
se me ty do thur kunor.
Eja, eja lulebor’,
se me ty do thur kunor.

Këtu kushdo mund të mendojë se kemi të bëjmë dhe më martesën e “luleborës” me atë, që në rrugëtimin e tij kërkon që të eci me ungjillin. Këtu është përmasa e padukshme dhe madhështia e kësaj poezie, sepse shëlbuesi apo shpëtimtari i botës, Jezu Krishti është Dhëndri i Kishës dhe i të gjithë atyre që janë në të, sipas Mateut (Mt, 9, 15): “Dhëndri është me ju”. Nëse do ti shikojmë me kujdes vargjet “ty t’kërkoj un’ tash sa mot,/ tash sa mot un’ ty t’kërkoj”, si dhe vargjet “Pash ma t’bukrën stinë t’pranverës / pash mbretneshën dranofil/ mos ja fal kujt ti erën, /se për mu vetëm ke çil”, do të kuptojmë një histori të tërë, që ka të bëjë me Kishën e Zojës së Shkodrës dhe me fakte historike që lidhen me të, sepse historia e saj është vetë historia e katolicizmit ndër shqiptarë. Poeti tashmë është besimtari i të gjitha kohërave, që iu mbyll kisha gjatë pushtimit osman, që ikona e Zojës përfundoi më 25 Prill 1467 matanë detit në Genazzano të Italisë, që pastaj kisha u rihap më 1917, por dhe që në atë kohë 1946, që u shkrua kjo poezi po vinin kohëra të errëta për kishën katolike me pushkatime dhe persekutime të pashoqe të klerik katolik. Stina e pranverës nënkupton Pashkët, mbretëresha Drandofil është Shën Mëria, mbretëresha e qiejve dhe e të virgjërave, e quajtur në litanitë e Zojës “drandofillja e mrekullueshme,” apo në literaturën fetare “trëndafili Mistik”. Vargjet “mos ja fal kujt ti erën, /se për mu vetëm ke çil,” aq sa duken si dëshira e poetit, ashtu si e çdo mashkulli për të gjetur një vajzë të paprekur si Virgjëresha Mari, aq dhe thellë-thellë ato kanë të bëjnë me moscënimin e frymës së Kishës Katolike, që pushteti komunist donte ta vinte në shërbim të tij. Strofa e fundit “Fjalët e mia ti dëgjoi” nëse mund të thuhet “Lutjet e mia ti dëgjoi” të kujtojnë litanitë e Zojës së bekuar, me të cilën besimtari kërkon që këtë Hyjlindëse të Fjetur, ta zgjojë nga gjumi, pra ta shohë dhe në kohët e errëta. Fjalët që çdo besimtar i mirë thoshte, qoftë dhe në gërmadha të asaj kishe mbas rrënimit, ishin këto: “O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë, po të thërrasim ty, që je Bija e zgjedhuna e Zotit Atë, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i së Shenjtnueshmes Trini: ndërmjetëso për ne në qiell!”

“Fjalët e mia ti dëgjoi
Ma ke ftyrën porsi të zanës,
Unë prej gjumi do të zgjoj
Për me t’pa në dritë të hanës.”

Kjo këngë kaq mistike me kuptime të shumëfishta, i rezistoi kohës dhe nga zgjuarsia e një poeti, që dinte si ta shprehte dashurinë për besimin e tij dhe u bë simbol i dashurisë dhe i familjes, sepse vë në qendër gruan si shëmbëlltyrë të Marias në virtyte dhe përkushtim. Vendosja e Rruzares, në mënyrë të tërthortë, bëri që kjo këngë të moskuptohej nga fanatikët apo ateistët e regjimit komunist, as nga myslimanët, por edhe nga ortodoksët, të cilët edhe pse të krishterë nuk e kanë traditën e rruzares si katolikët dhe që misteret e fesë i kremtojnë ndryshe. Ata që mund t’ia nuhasnin kuptimin ekumenik me shëmbëlltyrën e diçkaje konkrete dhe të kapshme nga shqisat, siç ishte lulebora, ku shihej ekzistenca e Zotit dhe bashkekzistenca në shtëpinë e Zotit, kishin një inteligjencë të lartë dhe e kuptonin dinjitetin e të pagëzuarit, si”Christianus alter Christus”, që do të thotë se i krishteri është një Krisht i dytë. Ata, në atë kohë të errët, tekstin e kësaj kënge e kanë parë si një mënyrë të shpalljes së mistereve kryesore, apo Simbolit Apostolik dhe janë ndjerë mirë që brenda tyre kanë parë të vërtetën e zotit që as mund të gënjejë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, kjo këngë ka në bazë familjen dhe lutjen sipas asaj që thotë Papa Gjon Pali II te Letra Apostolike “Rruzarja e Virgjërës Mari” e vitit 2002 se “familja që lutet e bashkuar mbetet e bashkuar.” Por kjo gjë nuk mbetet vetëm për katolikët, por edhe për besimtarët e feve të tjera. Kjo këngë pavarësisht mistikës së saj, do të vazhdojë që të jetë simbol i dasmave shqiptare dhe virtytit mbi të cilin ngrihet familja dhe dashuria si shëmbëllim të Shën Mërisë, e cila njihet si Hazretja Merjeme në Kuranin e madhëruar dhe është e vetmja grua, që përmendet me emër dhe përshkruhet si e dëlirë, e ndershme, shembullore. Lindja e hz. Isait a.s. përshkruhet në dy pjesë të Kuranit; sure 3 dhe sure 19, ku thuhet shprehimisht: “Oj Merjeme, Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ) dhe të lartësoi mbi gratë e botës.” ( Kuran 3: 42 )

Është një kapitull i tërë në Kuran i quajtur Sure Merjem. Një nder të tillë që i është dhënë Merjemes në Kur’an nuk i është bërë asnjë gruaje tjetër , madje, nuk ka asnjë kaptinë në Kuran me emrin Emine, emri i nënës së Muhamedit (a.s.), as Hatixhe, gruaja e tij, apo Fatime, vajza e tij.

Kjo poezi, apo ky tekst kënge është vetë si një trëndafil mistik, si një grua e bukur e veshur me petka të dëlira, që bukurinë nuk e ka te lakuriqësia, por te shpalosja dalëngadalë e misterit dhe dashurisë së saj njerëzore.

HASHIM THAÇI MUND TE ARRESTOHET NË HAGË?! – Nga Binak MAXHARRAJ

Pas ngritjes se aktakuzes nga Gjykata Speciale ne Hagë kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK Kadri Veselit,këto ditë si për çudi Presidentit i erdhi ftesa për tu intervistuar nga kjo gjykatë me datë 13 korrik 2020. Data 13 ne popull konsiderohet si një datë baksuse,e pafat.

Ftesa për presidentin Hashim Thaçi këto ditë ishte ne qendër te vemendjes te pushtetarëve vendor,te partive politike,shoqerisë civile.Por me shumë kjo ftesë u përdreth dhe u ç’përdredhë nga analiste te ndryshëm dhe nga avokat.Nga te gjithë këta u shpreh një habi,një surprizë së pse është dështë që kjo te ndodhë veç kur është ngritë aktakuza për te dhe e bërë publike.Derisa vetë Hashim Thaçi nuk e ka bërë publike arsyen(shkakun) e shkuarjës ne gjykatë,ne çfarë cilësie po shkonë,se a është ftuar nga prokuroret apo nga veta Gjykata Speciale,çfarë mundësoi qe analistet dhe avokatet të bëhën lemsh për arsyen e shkuarjës së Thaqi në Hagë.

Disa thonë së është ftuar për tu intervistuar nga prokuroret,ateherë vetëvetiu shtrohet pyetja së a është e mundur qe një të dyshuari ti ngritët aktakuza penale nese nuk është intervistuar asnjëhërë,apo ndoshta Thaçi është intervistuar por qe kurr së ka bërë publike.Disa te tjerë thonë së është ftuar për te dhënë sçarime plotesuese rreth aktakuzës,nese është kjo e vërtëtë pse nuk u ftua edhe i akuzuari i dytë Kadri Veseli,apo nuk paskanë prokurori pyetje për te.

Por pëkundër këtyre dilemave se për çfarë është ftuar Presidenti Hashim Thaçi ne Hagë mbetet të shihët.
Por derisa egziston dilema se më çafrë qellimi është ftuar Presidenti Hashim Thaçi ne Hagë,ekziston si e mundshme se presididenti edhe mund te arrestohet në Hagë,mbars ndoshta gjykatesi i procedures paraprake veç e ka mbaruar punën e vetë te paraparë me ligjë mbrenda gjashtë muajve.Arrestimi i presidentit Thaçi mund te qendroi vetëm si hipotezë te cilën nga shumë hipoteza tjera mund te jetë e mundshme.

Së këndejmi derisa jemi këtu të kjo hipotezë është mirë,e deshirueshme dhe fisnike nga vetë Presidenti Hashim Thaçi qe para shkuarjes ne Hagë te jepë doreheqëje,ashtu siç veproi dy herë Ramush Harajdinaj.Do te ishte skandalize qe presidenti aktual i një vendi te arrestohet ne gjykatë.Kjo do të lente një hije te zezë në arënën ndërkombëtare për vetë Kosovën e sidomos edhe për vetë presidentin Thaçi.

Në historin e gjykatave nuk mbahet mend,aq sa di unë,qe një president ne detyrë ti lejoj vehtes diçka te këtillë.

Dhe ne fundë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet qe si një gjest moral por edhe ndaçi ligjor qe para shkuarjës në Hagë te hënën te jepë dorëheqeje si gjest i vullnetit të mirë për të mos i lënë hije te keqë Kosovës.

Prandaj zoti president dorehiqu i bënë mirë Kosovës por edhe vehtës,sepse doreheeja nuk është akt qyqar por është parasegjithash akt burreror.

Amerika ka nevojë për një strategji më të fuqishme ndaj Rusisë – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Me provat në rritje (që tregojnë) se Kremlini ka financuar Talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan, ka ardhur koha që Uashingtoni të hartojë një strategji më të fortë kundrejt Rusisë. Kjo strategji duhet të përfshijë të kuptuarit më qartë të objektivave anti-amerikane dhe anti-europiane të Presidentit Vladimir Putin si dhe instrumenta më efektivë për të ndaluar ambiciet e Kremlinit.

Synimi afatgjatë i Moskës është të shpërbëjë Perëndimin duke përmbysur ndryshimet e epokës së pas Luftës së Ftohtë, gjatë së cilës Rusia humbi territoret nën sundimin sovjetik dhe satelitët e tij. Përpjekjet e Kremlinit për të ndërtuar “polin e pushtetit” euroaziatik janë të planifikuara për të siguruar dominimin nga Rusia të secilit fqinj, për të dobësuar unitetin perëndimor, dhe për të krijuar trazira në rajone të paqëndrueshme si Ballkani.

Një përbërës thelbësor i politikës së Moskës është një ofensivë anti-amerikane për të eliminuar praninë ushtarake amerikane nga Europa dhe Lindja e Mesme dhe për të ulur ndikimet politike të Uashingtonit. Dhe për të kompensuar dobësinë ushtarake dhe ekonomike të Rusisë në krahasim me NATO-n, Moska, për të arritur objektivat e veta, përdorë një shumëllojshmëri të mjeteve politike, financiare, kibernetike dhe informuese.

Administrata e SHBA-së nuk mund të jetë pasive ose thjesht t’i kundërpërgjigjet sulmeve të vazhdueshme të Putinit, pasi ky (qëndrim) veçse e inkurajon atë të intensifikojë ofensivën dhe të pretendojë se Uashingtoni ka frikë të provokojë Rusinë. Përveç përforcimit të mbrojtjes amerikane, si dhe konsolidimit të aleancave politike dhe ushtarake të Amerikës dhe ndihmës ndaj partnerëve të NATO-s që gjenden nën kërcënim të drejtpërdrejtë, veçanërisht Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Uashingtonit i duhet të përdorë dy armë të ndërlidhura sulmi, (ato) politike dhe informuese.

Politikat e suksesshme të SHBA-së ndaj bllokut Sovjetik gjatë drejtimit të Presidentit Ronald Reagan mund të shërbejnë si një mësim i hidhur mbi rigjenerimin e parimeve thelbësore në marrëdhëniet me Rusinë. Duhet të mbështetet në promovimin e pluralizmit politik, demokracisë, të drejtave të njeriut, decentralizimit dhe federalizmit të mirëfilltë. Pa një transformim politik gjithëpërfshirës dhe paqësor, Rusia do të degjenerohet në një shtet të dështuar, të ngjashëm me Jugosllavinë pas Titos.

Disa kriza të njëkohshme gjatë muajve të fundit kanë ekspozuar hapur dobësitë e Rusisë, përfshirë rënien e çmimeve të naftës, ekonominë në tkurrje, pandeminë (me përhapje) të shfrenuar, rënien e mbështetjes publike për Putinin dhe rritjen e trazirave në rajone. Rusia është e prekur nga shumë më shumë sëmundje ekonomike, sociale, politike, etnike, fetare dhe rajonale sesa demokracitë perëndimore.

Autoritarizmi në rritje i Kremlinit nuk ngjan me brutalitetin komunist dhe shtimi i rezistencës në fund të fundit do të kontribuojë në copëtimin e vendit. Kombësi të shumta dhe rajone të ndryshme janë zënë në lak brenda një strukture nga çfarë përfiton vetëm një elitë e vogël personeli sigurie, burokratësh dhe oligarkësh. Me pabarazitë ekonomike në rritje në rajone, investimet e pamjaftueshme nga Moska, dhe mungesat e autonomisë vendore, struktura federale do të bëhet gjithnjë e më e paqeverisshme.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Reagan miratoi transmetimin e fakteve kombeve të robëruara të bllokut Sovjetik, në mënyrë që t’i kundërvihej trillimeve të vazhdueshme komuniste. Uashingtoni tani i duhet të mbështesë përpjekjet për të informuar më mirë opinionin publik rus mbi dështimet dhe mashtrimet e Kremlinit. Perëndimi zotëron ekspertët kibernetikë, mjetet dixhitale dhe domosdoshmëritë gjeopolitike për të ndërmarrë një sulm të qëndrueshëm informacioni bazuar në fakte mbi fajtorët e vërtetë për përkeqësimin e Rusisë. Një shumicë mediash dhe platformash sociale mund të përhapin të dhëna të hidhura të shmangura nga propaganda shtetërore e Rusisë, veçanërisht mbi varfërinë në rritje, infrastrukturën e shkatërruar, katastrofat mjedisore, korrupsionin qeveritar, rënien demografike dhe zgjerimin e trazirave rajonale.

Ashtu sikurse Moska humbi luftën e saj propagandistike kundër Perëndimit gjatë periudhës sovjetike, ofensiva informative e tanishme e udhëhequr nga Amerika duhet të manovrohet drejt fuqizimit të kombeve dhe shoqërive për të zëvendësuar sistemin Putinist. Mediat perëndimore, OJQ-të dhe platformë të ndryshme të informacionit mund të synojnë rininë, studentët, punëtorët, grupet etnike dhe fetare, rajonalistët dhe të tjerë segmente të pandikuar të popullit, që të ndihmojnë në frymëzimin e shfaqjes së lëvizjeve alternative. As Rusia nuk është imune ndaj populizmit kundër klasës sunduese të vendosur (anti-establishment) që ka përfshirë Europën dhe SHBA-në vitet e fundit.

Një komponent tjetër kryesor i një sulmi Perëndimor është shpërndarja e materialeve komprometues për Putinin dhe rrethin e tij të afërt të zyrtarëve të korruptuar. Vendosja e sanksioneve financiare për sulmet e Moskës ndaj Perëndimit është e pamjaftueshëm pa informimin e qytetarëve rusë se edhe ata janë gjithashtu viktima të Putinit. Padyshim që shërbimet perëndimore të inteligjencës posedojnë informacion më të plotë sesa aktivisti i opozitës Alexei Navalny mbi vjedhjen e buxhetit rus nga zyrtarët dhe oligarkët.

Zbulimet në lidhje me grykësinë dhe goditjet pas shpine brenda elitës qeverisëse gjithashtu mund të krijojnë pasiguri në qarqet qeveritare dhe të ekspozojnë dobësitë politike të regjimit. Dyshimi dhe mosbesimi do të ngjallin frikën e spastrimeve politike ose të shpronësimit të oligarkëve nga shteti dhe do të përkeqësojnë luftimin mes grupimeve. Një sulm informacioni do të ndihmojë në zbehjen e fushatës anti-amerikane të Kremlinit, ndërsa Uashingtoni përgatitet për pasojat ndërkombëtare të copëtimit të mundshëm të Rusisë.

Dita77, Albania

AMERICA NEEDS A STRONGER RUSSIA STRATEGY

Janusz Bugajski, 10 July 2020

With evidence mounting that the Kremlin funded the Taliban to assassinate U.S. soldiers in Afghanistan, the time has come for Washington to devise a stronger strategy toward Russia. Such a strategy mustinclude a clearer understanding of President Vladimir Putin’s anti-American and anti-European objectives and more effective instruments to stifle Kremlin ambitions.

Moscow’slong-term objective is to dismantle the West by reversing the transformations of the post-Cold War era during which Russia lost its Soviet dominions and satellites. Attempts by the Kremlin to build a  Eurasian “pole of power”” are designed to ensureRussia’s dominance overeach neighbor, to weaken Western unity, and to create havoc in unstable regions such as the Balkans.

An essential component of Moscow’s policy is an anti-American offensive to eliminate the U.S. military presence from Europe and the Middle East and to undercut Washington’s political influences. And to compensate for Russia’s military and economic weakness vis-à-vis NATO, Moscow deploys an assortment of political, financial, cyber, and informational tools to achieve its objectives.

The U.S. administration cannot remain passive or simplyreactive to Putin’s constant attacks, as this only encourages him to intensify the offensive and claim that Washington fears provoking Russia. In addition to strengthening U.S. defenses, consolidating America’s political and military alliances, and assisting NATO partners under direct attack, particularly Ukraine and Georgia, Washington must deploy two interconnected offensive weapons – political and informational.

Successful U.S. policy toward the Soviet bloc during President Ronald Reagan’s administration can serve as a poignant lesson for reinvigorating core principles in dealing with Russia. It must be anchored in promoting political pluralism, democracy, human rights, decentralization, and genuine federalism. Without a comprehensive and peaceful political transformation Russia will degenerate into a failed state similar to post-Tito’s Yugoslavia.

Russia’sweaknesses have been glaringly exposed in recent months by several simultaneous crises, including collapsing oil prices, a contracting economy, a rampant pandemic, falling public support for Putin, and growing regional unrest. Russia is afflicted by many more economic, social, political, ethnic, religious, and regional maladies than the Western democracies.

The Kremlin’s increasingauthoritarianism cannot match communist brutality and an upsurge of resistance will eventually contribute to fragmenting the country. Numerous nationalities and diverse regions are trapped within a structure that benefits a narrow elite of security personnel, bureaucrats, and oligarchs.With growing regional economic disparities, insufficientinvestment by Moscow, and an absence of local autonomy, the federal structure will become increasingly ungovernable.

During the Cold War, Reagan endorsed the transmission of facts to the captive nations of the Soviet bloc in order to counter persistent Communist fabrications. Washington must now support efforts to better inform the Russian public about the Kremlin’s failures and deceptions. The West possesses the cyber experts, the digital tools, and the geopolitical imperatives to mount a sustained information offensive based on facts about the real culprits for Russia’s deterioration.A multitude of media outlets and social platforms can disseminate poignant data avoided by Russia’s state propaganda, particularly the growing poverty, crumbling infrastructure, environmental disasters, government corruption, demographic decline, and expanding regional unrest.

Just as Moscow lost its propaganda war to the West during Soviet times, the current American-led informational offensive must be geared toward empowering nations and societies to replace the Putinist system.Western media outlets, NGOs, and various information platforms can target youths, students, workers, ethnic and religious groups, regionalists, and other disaffected sectors of the population to help inspire the emergence of alternative movements. Russia is also not immune from the anti-establishment populism that has swept through Europe and the U.S. in recent years.

Another key component of a Western offensive is todisseminate compromisingmaterial about Putin and his inner circle of corrupted officials.Simply imposing financial sanctions for Moscow’s attacks on the West is insufficient without informing Russian citizens that they are also Putin’s victims. Western intelligence services certainly possess more comprehensive information than opposition activist Alexei Navalnyabout the theft of the Russian budget by officials and oligarchs.

Disclosures about the greed and backstabbing within the ruling elite can also generate uncertainty in government circles and expose the regime’s political weaknesses. Suspicion and distrust will raise fears of political purges or state expropriation of oligarchs, and aggravate factional infighting.An information offensivewillhelp undercut the Kremlin’s anti-American campaign, while Washington prepares for the international repercussions of Russia’s potential fragmentation.