VOAL

Please Wait...

Një libër i ri si pjesë e kujtesës kolektive – ATDHEU MORAL NË LIBRIN “KARTELA TË REALIZMIT TË DËNUAR” NGA VISAR ZHITI

By | December 25, 2020

Komentet

Ilaçi ‘magjik’ kundër Covid vjen nga Izraeli/ Shëron 29 nga 30 pacientët në gjendje të rëndë

Në përpjekje për të siguruar sa më shumë mbrojtje nga Covid-19, përveç vaksinave po bëhen përpjekje për të zbuluar edhe trajtime të reja.

Një trajtim i ri që po zhvillohet në Qendrën Mjekësore Ichilov të Tel Avivit ka përfunduar me sukses provat e fazës 1 dhe duket se ka ndihmuar shumë raste të rënda të COVID-19, që të shërohen shpejt nga sëmundja.

EXO-CD24 e krijuar nga Prof. Nadir Arber, deri tani është provuar në 30 pacientë, kushtet e të cilëve ishin mesatare ose më të këqija dhe të gjithë 30 pacientët arritën të rikuperoheshin, 29 prej tyre brenda tre deri në pesë ditë.

Drejtori i Ichilov, Roni Gamzu, tha se kërkimi ‘është i përparuar dhe i sofistikuar dhe mund të shpëtojë pacientë me koronavirus. Rezultatet e provës së fazës 1 janë të shkëlqyera dhe na japin të gjithëve besim në metodën që Arber ka hulumtuar në laboratorin e tij për shumë vite. ‘

Ilaçi lufton citokinën – një reagim imun i mundshëm vdekjeprurës ndaj infeksionit të koronavirusit që besohet të jetë përgjegjës për pjesën më të madhe të vdekjeve të lidhura me sëmundjen.

Arber ka shpjeguar se kur dikush infektohet me koronavirus, ai mund të kalojë në dy faza. Në fazën e parë, simptomat janë të ngjashme me gripin dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

Por 5% deri në 7% të popullsisë, pas pesë deri në shtatë ditë, gjendja e tyre përkeqësohet papritur  dhe më pas personat e infektuar fillojnë të kenë probleme të frymëmarrjes për shkak të asaj që mjekët e quajnë ‘stuhi citokine’.

‘Kjo është pikërisht aty ku ne duam të ndërhyjmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes së pacientëve’, – tha Arber.

Ai përdor ekzosome – qese të vogla transportuese që transferojnë materiale midis qelizave – për të dhënë një proteinë të quajtur CD24 në mushkëri, të cilën dr. Arberi, ka kaluar dekada duke kërkuar.

Rezultatet optimiste i shtynë ata të vazhdonin  fazat 2 dhe 3 të provave klinike, gjatë të cilave më shumë njerëz do të marrin ilaçin, ndërsa disa prej tyre janë nën diskutime për tu kryer në Greqi.

Trajtimi ka elemente të tjerë pozitivë. Fillimisht, administrohet lehtë dhe mund të përdoret edhe në shtëpi dhe mbi të gjitha kushton shumë pak.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ngarkon Mario Draghi-n të krijojë qeverinë e re

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të takojë ish-kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ku pritet që t’i kërkojë të formojë qeverinë e re. Kjo lëvizje e presidentit vjen pasi liderët politikë dështuan që të arrinin në një marrëveshje për një koalicion të ri pas dorëheqjes së kryeministrit Giuseppe Conte javën e kaluar.

Mattarella tha se Italia në këto momente ka nevojë për një qeveri me figura të larta. Zëdhënësi i presidentit konfirmoi që takimi me Draghi-n do të mbahet këtë të mërkurë.

Mattarella u shpreh se shpresonte që qeveria e re të ketë mbështetjen e parlamentit. Ai paralajmëroi që alternativa tjetër e vetme do të jetë mbajtja e zgjedhjeve dhe kjo do ta linte vend në një gjendje pasigurie.

Por që tashmë ideja e Mattarella-s ka hasur në kundërshti. Lëvizja 5 Yjet ka qenë e para që ka thënë se nuk do ta mbështesë një qeveri që udhëhiqet nga Draghi. Këtë gjë e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i partisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Draghi ka drejtuar Bankën Qendrore Europiane gjatë krizës financiare në kontinentin e vjetër. Ai nuk ka komentuar ende për takimin që do të ketë me presidentin.

Politika italiane është në krizë pas dorëheqjes së partisë së Matteo Renzi-t nga koalicioni me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen 5 Yjet. Shkak kanë qenë mosdakordësitë për planin për rimëkëmbjen ekonomike nga Covid-19. Renzi deklaroi se do t’i rikthehej koalicionit vetëm nëse Conte do të pranonte një listë kërkesash.

Por ajo që i vuri vulën krizës ishte dorëheqja e Conte-s. Kryeministri i mbijetoi një mocioni mosbesimi në Dhomën e Ulët dhe Senat, por në këtë të fundit nuk arriti të merrte mazhorancën absolute. Në fund, ai mori vetë vendimin që të largohej nga ky post për shkak të mosformimit të një koalicioni të fortë qeveritar.

Kjo situatë vjen në një kohë, kur Italia është mbërthyer nga koronavirusi dhe kriza më e keqe ekonomike në dekada. Shteti apenin është vendi i gjashtë për nga numri i viktimave nga koronavirusi.

Alba Kepi, Gazetarja që publikoi përgjimet e Ndranghetës: Nuk jam intervistuar në asnjë edicion qendror lajmes – Një pjesë e mirë e kolegëve të saj në Shqipëri janë të përlyer

Disa ditë më parë, në Shqipëri nisën të publikohen transkriptet e para të një dosjeje masive të antimafias italiane prej rreth 1600 faqesh, ku flitet edhe për lidhjet mes klanit mafioz italian Ndrangheta dhe disa biznesmenëve e politikanëve italianë.

Përgjimet e para u transkriptuan nga Ora News, që kishte siguruar materialet e antimafias italiane e më pas nisën të shpërndahen sipas interesit edhe në pak media të tjera.

E pjesa dërrmuese e mediave në vend nuk kanë publikuar asgjë nga përgjimet e dosjes së antimafias italiane. Ato kanë publikuar vetëm reagimet politike të ndërsjella, akuzat e kundërakuzat mes palëve politike në vend, por jo përgjimet e transkriptuara ku përmenden biznesmeni shqiptar Nik (Besnik Halili) e roli i tij në ndërmjetësimin me qeveritarët në Shqipëri për t’i mundësuar grupit të italianëve leje ndërtimi në Tiranë, tendera pa garë në disa sektorë, koncesione etj.

Alba Kepi është gazetarja e cila gjeti dosjen dhe e publikoi atë në televizionin “Ora News”.

Ajo shprehet kritike ndaj mënyrës se si kolegë të saj e kanë raportuar dhe komentuar punën e saj voluminoze, ndërsa shprehet se edhe pse ishte ajo që siguroi dosjen nuk është ftuar të flasë mbi të nga asnjë edicion qendror.

“Ju ftoj të ndiqni kronikat e Ora News mbi lajmet më të fundit të skandalit të pastrimit e riciklimit të parave të mafias kalabreze në Shqipëri. Lexoj “bullshit e sajesa” të kolegëve gazetarë që nuk e kanë idenë se ç’është mafia! E PYES; Si kanë kurajo të flasin për diçka që nuk dinë e s’kanë lexuar. Kaq e fortë është deliri i madhështisë apo është “pakti me djallin” që i shtyn të flasin e të shkruajnë KUTURU. E fatkeqësisht janë ata më të “dekoruarit” e më të ekspozuarit televizisht. Profesionalizmi e besueshmëria fitohet me paanësi e tregohet me atë çka sjell mbi tavolinën e punës e jo me hamendësimet e miqve shqiptarë… Unë jam person e gazetare e lirë, e ju ftoj të ndiqni materialet investigative të Ora News e cila qe media e parë që përcolli skandalin me prova të dokumentuara që në orën 7.00 të mëngjesit të ekzekutimit të operacionit. E deri më sot me gjithë punën kolosale që po bëj prej ditësh, nuk jam intervistuar në asnjë edicion qendror lajmesh, dhe pse shoh se me punën time ndizen reflektorë të atyre që punën e investigimin duhet ta nisnin në Shqipëri, që atë mëngjes kur raportova rëndësinë e këtij operacioni, e jo të ‘kuturizonin’ investigimet e antimafias.

Po ashtu siç dokumentova skandalin Tahiri, që e bllokuan duke e lënë në stand by për disa ditë rradhazi, apo skandalin e plehrave të Tiranës me mafian e Veronës, që e bllokuan sapo nxorra shumë dosje të tjera lidhur me to, apo skandalin e gomoneve që niseshin nga Shqipëria drejt Italisë, raportet eskluzive e intervista eskluzive me njerëzit më të mirë të drejtësisë europiane.”– shkruan Kepi në një postim në Facebook.

Gazetarja shprehet se një pjesë e mirë e kolegëve të saj në Shqipëri janë të përlyer dhe nuk janë të lirë t’i përcjellin lajmet.

“Të ‘dekoruarve’ i ftoj të punojnë e të rrëfejnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me miqtë e mafiozëve e medaljet t’i fitojne pa miqtë ‘shqiptarë’, ‘kushërinjtë’, ‘vëllezërit’, ‘motrat’. NATËN të nderuar! Nuk kam më besim në asgjë! #manonmollo. Me sinqeritetin e dashurisë së profesionit e pa delirin e madhështisë, POR veç të respektit e seriozitetit për njerëzit që kam punuar me vite për këtë operacion them; Shkofshi në djall e bashkë me paktin e djallit! Andate a lavorare!!!… aty ku është miniera e lajmeve që nuk jeni të lirë t’i percillni sepse jeni të përlyer!”– shkruan gazetarja.

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë. Në materialet e siguruara nga Kepi dhe të publikuara në “Ora News” thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

Në dosjen masive prej më shumë se 1000 faqesh të përgjimeve të antimafias italiane flitet për tendera në sektorë të ndryshëm, koncesione, leje ndërtimi në Tiranë, investime në shëndetësi e për të gjitha këto del garant si urë lidhëse biznesmeni shqipar ‘Nik’ që ka lidhje me kreun e bashkisë, me ministrat e zyrtarët e qeverisë Rama.

Papa Françesku: Bota ka nevojë për unitet e vëllazërim, që ta kapërcejë krizën

Intervista e Papës në TG5, prek problemet e mëdha të kohës: nga pandemia, tek mbrojtja e jetës; nga njerëzit e pambrojtur e vlera e unitetit, tek politika e Kisha… Françesku ndalet tek temat e mëdha të aktualitetit në këtë fillimviti. E i fton të gjithë të vaksinohen e ta rizbulojnë vlerën e fesë, si dhuratë e Zotit.

R. SH. -Vatikan

“Ta ndjejmë veten më të bashkuar, më pranë njeriut që vuan, vëllezër, që të mund ta kapërcejmë krizën botërore shkaktuar nga pandemia”. Në fillim të intervistës dhënë TG5, Françesku ripohon se “nga kriza nuk mund të dalim kurrë si më parë, kurrë! Mund të dalim më të mirë, ose më të këqij”. Për Papën “duhet rishikuar gjithçka”. Vlerat e mëdha janë gjithnjë të pranishme në jetë, por këto vlera duhet të gjejnë shprehjen e vet në jetën e këtij çasti”. Numëron, më pas, një sërë situatash dramatike, duke nisur nga fëmijët që vuajnë nga uria e nuk mund të shkojnë në shkollë, për të vijuar me luftërat, që trondisin shumë zona të planetit. “Statistikat e Kombeve të Bashkuara lidhur me këtë – nënvizon – janë të frikshme”. Kujton se po të dalim nga kriza “pa i shikuar mirë këto gjëra, dalja  do të jetë një disfatë e re”. E do të jetë edhe më e keqe. T’i shikojmë – kujton – vetem këto dy probleme: fëmijët e luftërat.

Vaksinimi është aksion etik, jo opcion

Papa i përgjigjet, pastaj, pyetjes së gazetarit Fabio Marchese- lidhur me vaksinat. “Unë – pohon – besoj se etikisht të gjithë duhet ta bëjnë vaksinën. Nuk është opcion, është aksion etik. Sepse ti luan me  shëndetin tënd, luan me jetën tënde, por luan edhe me jetën e të tjerëve”. Këtë mendim jep Papa për vaksinat, për të shpjeguar, më pas, se ditët e ardhshme në Vatikan do të nisë vaksinimi e edhe se është regjistruar për këtë. “Po, duhet bërë” – përsërit – “nëse mjekët e paraqesin si një gjë që mund të bëjë mirë e që nuk ka asnjë rrezik të veçantë, pse të mos e bëjmë. Vërehet një mohim vrasës lidhur me këtë, e unë nuk arrijë ta shpjegoj psenë”. Për Papën , kjo  është kohë “kur duhet menduar për ne e kur duhet shlyer për një farë kohe fjala unë, që duhet vënë ndër kllapa. O do të shpëtojmë të gjithë “ne”, ose nuk do të shpëtoj as unë e askush! Mbi këtë argument Papa foli gjërë e gjatë, duke u ndaluar posaçërsisht tek reflektimi, që i pëlqen aq shumë: ai mbi vëllazërimin. “Kjo – vërejti – është sfida: të bëhem i afërt me tjetrin, i afërm me situatat, i afërt me probelemet, të bëhem i afërt me njerëzit”. Armike e afërsisë është  “kultura e indiferencës”. Flitet – konstaton – “për një menefregizëm të drejtë ndaj problemeve, por menefregizmi nuk është asapak e asnjëherë i drejtë. Kultura e indiferencës është shkarrimtare, sepse më largon nga tjetri”

Është “koha e fjalës ne”, për  ta kaluar krizën

“Indiferenca – vijon – vret, sepse largon. Ndërsa fjala kyçe, kur mendojmë për rrugëdaljet nga kriza, është afërsi”. Nëse nuk ka unitet, afërsia – kujton qortueshëm Papa – “mund të kriojojë tensione shoqërore edhe brenda Shteteve”. Flet, kështu, për klasën drejtuese “në Kishë, ashtu si në jetën politike”. Në këtë çast krize – nxit – edhe e gjithë klasa drejtuese nuk ka të drejtë të thotë unë, duhet të thotë ne e të kërkojë unitetin përballë krizës. Në këtë çast – ripohon me forcë, “politikani, pastori, i krishteri, katoliku, edhe ipeshkvi e meshtari, që nuk ka aftësi të thotë “ne”, në vend të “unë”, nuk është në naltësinë e duhur të situatës”. E shton se “konfliktet në jetë janë të nevojshme, por në këtë kohë kaq të shqetë, duhet të shkojnë “me pushime” për t’i lëshuar rrugë unitetit “të vendit, të Kishës, të shoqërisë”.

Aborti, para se të jetë çështje fetare, është njerëzore

Françesku nënvizoi përsëri se kriza, pasojë e pandemisë, po e nxjerr edhe më në pah “kulturën e hedhurinës”, në dëm të njerëzve të ligshtë, qofshin të varfër, migrantë a pleq. E më pas u ndalua tek drama e abortit, që i flak fëmijët e padëshiruar. “Aborti – nënvizoi – është problem njerëzor, para se fetar, problem i etikës njerëzore, e pastaj edhe fetare. “Është problem, të cilin edhe ateisti duhet ta zgjidhë në ndërgjgjen e vet. A është e drejtë – pyeti Papa – ta shkatërrosh jetën njerëzore, për të zgjidhur një problem, çfarëdolloj problemi qoftë? A është e drejtë të paguash një vrasës për ta zgjidhur këtë problem?”.

Capitol Hill, të mësohet nga historia: kurrë dhunë!

Papa kujtoi edhe faktet dramatike të 6 janarit të kaluar në Capitol Hill. Pohoi se mbeti i habitur, duke pasur parasysh disiplinën e popullit të SHBA-ve dhe pjekurinë e demokracisë së tyre. Gjithsesi – vijoi – edhe në realitetet që kanë arritur kulmin e pjekurisë, ka gjithnjë diçka që nuk shkon, ka njerëz që marrin rrugën e cila të çon kundër bashkësisë, kundër demokracisë, kundër së mirës së përbashkët. Tani që shpërtheu revolta, vijoi, u bë e mundur të “shihet mirë” fenomeni e edhe mundësia për zgjidhjen e tij. Françesku e dënon dhunën: “Duhet të reflektojmë e ta kuptojmë mirë e, për të mos u përsëritur, ta nxëmë mirë edhe mësimin e  historisë”. Këto grupe të parregullta, që nuk e kanë gjetur ende vendin  e tyre  në gjirin e shoqërisë, heret a vonë do t’i krijojnë këto situata dhune” – pohoi.

Feja, dhuratë për t’u kërkuar nga Zoti

Papa kujtoi, në fund, se edhe ai po i jeton personalisht shtrëngimet e shkaktuara nga pandemia. Pohoi se e ndjen veten “si në kafaz”, kujtoi shtegtimet e anuluara për të shmangur grumbullimin e turmave,  shprehu besimin se do ta vizitojë Irakun. Në këto kushte pohoi se i  kushton më shumë kohë lutjes dhe bisedave telefonike, për të kujtuar, më pas, sa të rëndësishme ishin për të disa  çaste, si Statio Orbis, në Shën Pjetër, më 27 marsin e kaluar, parë si “shprehje e dashurisë për gjithë njerëzit”, që të bën “të shikosh rrugë të reja për të ndihmuar njëri-tjetrin”. Reflektoi, kështu, për  besimin në Zotin që – kujtoi –  është mbi të gjitha, dhuratë. Për mua – nënvizoi – feja  është dhuratë. “As ti, as unë e asnjëri nuk mund ta ketë fenë me forcat e veta: është dhuratë, që na e fal vetë Zoti” e që nuk mund të shitet as të blihet. E, duke kujtuar një fragment nga Libri i Ligjit të Përtërirë, Papa i nxiti të gjithë të kërkojnë “afërsinë e Zotit”. Kjo afërsi në fe, është dhuratë, të cilën duhet ta kërkojmë!

Intervista përfundon me urimin që në vitin 2021 “të mos ketë hedhurina, të mos ketë as sjellje egoiste e uniteti të ketë epërsi mbi konfliktet”./RSH Vatikan

(Video) Më 30 dhjetor Kujtim Prodani shkruan: Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe!

Është përhapur sa hap e mbyll sytë lajmi i hidhur për largimin nga kjo jetë e kantautorit të njohur Kujtim Prodani i cili kishte disa ditë i shtruar në Klinikën Shefqet Ndroqi.
Komunikimin e fundit me fansat dhe miqtë e tij në rrjetin social Kujtimi e ka bërë më 30 dhjetor kur ka ka vendosur foton e tij nën maskën e oksigjenit dhe fjalët shoqëruese:
“Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe!
(Klinika “SHEFQET NDROQI” ♥️🎩🎩🎩)”
Këto ishin fjalët e fundit dhe vjen heshtja – por zëri i tij do të mbetet si pjesë Familjes të Madhe të Artistëve, të mëdhenjve Agim Prodani dhe Anita Tako.
Tani janë bërë bashkë në qiell.

Disa kohë më parë Kujtim Prodani i ka kushtuar edhe këngën e tij këtij virusi kriminal titulluar “Ju flet Corona”

Arti në zi/ Covid-19 i merr jetën kantautorit të njohur, Kujtim Prodani

voal.ch – COVID-19 shuan në moshën 57-vjeçare kantautorin e njohur Kujtim Prodani. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku merrte trajtim mjekësor.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë me dije kushëriri i tij Voltan Prodani. “O ZOT.!!! Fluturon Kujtimi yne i shtrenjte!!!!! Cfare dhimbje…..  Nuk mund ta pranoj … O Zot. Aty Lart do kesh mbretin dhe mbretereshen tend”, shkruan ai.

Njoftimin për infektimin me COVID e bëri vetë Prodani në datë 30 Dhjetor teksa publikoi edhe foton nga reanimacioni me maskë oksigjeni në fytyrë./

 

“Ju flet Corona..”, koronavirusi i mori jetën, pak muaj më parë Kujtim Prodani i kushtoi këngë

Teksti: Persida Asllani
Orkestrimi: Sajmir Cili

Ju flet Corona..!

Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta
Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie
As dashurinë ta ndash në vakte racionale
Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.

I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie
Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!
Trenin, avionin, raketat dhe poezitë
Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

E tani, rregulloren e vetmisë studion
I flakur në shtrat gjersa mendja fiket
Formulat magjike ti sjell ndërmend
Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.

Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër
Ashtu të trembur si në klasën e parë
Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo
Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

Por frymën ma ndal pika jote e lotit
Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret
Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes…!

Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,
I humbur n’betejën time përjetësisht
Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur
Që si ëndërr e keqe të kujtoi
Të jesh njeri,
Thjeshtë njeri,
I mirë siç lind,
Dashurisht njeri…!

Një libër i ri si pjesë e kujtesës kolektive – ATDHEU MORAL NË LIBRIN “KARTELA TË REALIZMIT TË DËNUAR” NGA VISAR ZHITI

Doli libri i ri “Kartela të Realizmit të dënuar”, i shkrimtarit Visar Zhiti, botim i shtëpisë botuese UEGEN. një ese, një studim i gjerë mbi 400 faqe, sprovë letrare për “letërsinë tjetër”, atë që doli nga burgjet dhe internimet duke u bërë pjesë integrale e gjithë letërsisë shqipe.

Në këtë kohë krizash të kujtesës kolektive dhe moralit shtetëror, të mbivendosjes së një diktature tjetër, dhe asaj të pandemisë së Covid-19 dhe trazirave si pasojë e tij dhe e politikës, duke përftuar dhe një si shtetrrethim absurd, dalja e librit të ri të Visar Zhitit është si një apel për t’u kthyer te kujtesa dhe vlerat e përbashkëta, për të ndrequr ndërgjegjen e përbashkët e për të njohur përgjegjesitë për të ngritur një të tashme normale dhe një të ardhme më të mire.

Ndërkaq vepra më e re e Visar Zhitit është njohje dhe kritikë, një pasqyrë e zhvillimeve në jetën social-kulturore në vend, e kontradiktave dhe qendrimeve, e dhunës shtetërore dhe e qëndresës, e kundërshtisë së një pjesë me rëndësi e njerëzve të letrave, që përbëjnë vlera dhe universalizim të tyre.

Koha që ngërthen libri është ajo që nisi mbas Luftës së Dytë Botërore, e entuziazmit të çlrimit të vendit dhe e vendosjes së diktaturës më të ashpër në Europë, pushkatimet dhe të njerëzve të letrave, gazetarë, poetë, klerikë, etj, të vendosjes së Realizmit Socialist dhe deri në rënien e diktaturës, ndryshimet e mëdha që ndodhën, duke i hapur rrugën një letërsie të lirë e në vazhdim.

Mes zhvillimeve dramatike, mes luftës, pushtimeve, ku më i rëndi u bë pushtimi nga vetvetja, ku krahas murtajës ideologjike sunduese, u shfaqën dhe epitemidë, madje ndjehet dhe kjo e tanishmja në vepër, shqiptarët qëndruan, kundërshtuan, madje bënë dhe art.

Siç e thotë dhe titulli i këtij libri, ai është ndërtuar me kartela autorësh dhe veprash, të atyre që bënë “letërsinë tjetër”, sfiduese, jo të Realizmit Socialist, të cilët u goditën dhe u dënuan. U dënuan autorë dhe vepra, madje dhe lexuesi i tyre. Për herë të parë ato dëshmohen kaq gjerësisht dhe së bashku të përmbledhura në një vepër të vetme, në vetë të parë.

Ashtu si studiues të tjerë e kritikë letrarë, edhe Visar Zhiti është marrë me këtë çështje, me këtë letërsi, menjëherë pas ndryshimeve në vitet ’90, duke u bërë dhe vetë një nga autorët thelbësorë e saj.

Eseja e tij e dikurshme, “Panteoni i nëndheshëm ose letërsia e dënuar”, e cila ndikoi në mendimin kritik edhe në letrat në Kosovë si pjesë e letërsisë së përbashkët shqipe, tashmë është në brendësinë e këtij libri të ri, e rrëfimit përsiatës të asaj letërsie që ka dalë nga nëndheu, duke sjellë të vërtetat e munguara dhe ka prirë moralisht në të gjithë kulturën bashkëkohore aktuale, duke ndriçuar të kaluarën dhe paraprirë të ardhmen.

Natyrisht mes një pritshmërie tronditëse dhe habisë së bukur që paskësh ekzistuar dhe një letërsi e tillë, mes keqkuptimeve, sprapsjeve dhe debateve, përçmimeve dhe vlerësimeve më të larta, sidomos nga krtika e huaj, të harresave të qëllimta në vend si kurrkund në letërsi të tjera, si dhe revanshit të hovëzuar, etj, dukuri këto të cilat ngërthehen në librin e ri të Visar Zhitit, me ndërgjegjen e krijuesit dhe profesionalizmin e edukatorit, me ato emocione që të jep një vepër arti.

Sipas studimit të Visar Zhitit, Realizmi Socialist mbulonte realitetin socialist duke u bërë një mashtrim i madh, tashmë i tejkaluar dhe në fakt mbetet se ka qenë zhvilluar një Letërsi e Realizmit të Dënuar, metoda me emrin më sinjifikativ që propozon Zhiti, unikale, e ushtruar në Shqipëri, ku ndonjë studiues pararendës ka dalluar, siç dallohen rrymat apo manifestey letrare, shkollat apo grupimet dhe atë të “Shkrimtarëve të Spaçit”, pra të autorëve të burgosur.

“Realizmi i dënuar” përmbledh “të gjitha letërsitë tona”, të përjashtuarat dikur dhe jo, nga ajo e dheut amë, në Shqipëri, në Kosovë e Mal të Zi, në një pjesë të Maqedonisë së Veriut, por e Jugut për ne, e asaj në Çamëri e pse jo dhe prurjet e të ikurve në diasporë, në Europë e SHBA.

Visar Zhiti ka hartuar listat më tronditëse, pabesueshëm aq të gjata për një popull të vogël, me emrat e autorëve të pushkatuar, të burgosur e të internuar, si personazhet e një drame epokale.

Redaktori i librit është botuesi i tij, drejtori i “Uegen”-it, historiani, studiuesi dhe shkrimtari, Xhevai Lleshi. Në kopertinën e librit, ku është vendosur një pikturë impresioniste e Atjon V. Zhitit, në atë të mbramen, shkruhet:
“Kartelat e Realizmit të Dënuar janë si copëza të nxehta kohësh, shqetësime dhe ide për letërsinë e sotme shqipe, për atë që mungoi dhe realitetet e saj, kur ishte e dënuar bashkë me autorët dhe lexuesit nga regjimi diktatorial, sepse kishte në botë një perandori komuniste dhe një realizëm socialist të dhunshëm.

Shkrimtari Visar Zhiti sjell dramën e madhe të letrave shqipe në gjerësinë e tyre si në një fushë beteje, ku ngërthehen informacioni tronditës, rrëfimi çertifikues dhe polemika e guximshme, ndërkohë dhe apeli për njohjen e asaj letërsie dhe për qendrime të drejta.

Ky studim, me bazë dhimbjen, të vërtetat dhe bukurinë, vlen për të gjithë, sidomos për brezin e ri, i shkruar si me sinopset e një romani të madh.”

Libri doli në kohën e duhur, në zgrip, si një përballje dhe përballim të gjendjes së rëndë, si një sfidë dhe shpresë në vazhdim të rikrijimit, sipas Visar Zhitit, të Atdheut tonë moral.

“Botuesi”

FILLIMI DHE MBARIMI NË LIBËR: Pllaka të kujtesës dhe thasë…

Duke u endur rrugëve të qyteteve të tjera, mund të jesh i huaj, pelegrin a vizitor, ndoshta në kërkim të ndonjë muzeu a librarie tjetër, teatri a po shëtit i shkujdesur, ndodh të shohësh ca pllaka të vogla mermeri mureve, përanash portave, po dhe mbi rrugën, ku ti po ecën, në të cilat shkruhen se aty ka banuar një njeri i shquar, shkrimtar, shkencëtar, udhëheqës apo pikërisht aty është shkruar një vepër e madhe, që ka bërë epokë. Ndodh të gjesh dhe vargje nën këmbë, ti po shkel mbi poezinë si mbi ngazëllime. Dhe kujtohesh se ke lexuar për këtë emër të gdhëndur aty, ke libra të tij, ndalesh për pak çaste. Mes njerëzve i lutesh atij që ndodhet më pranë që të të shkrepë aparatin tënd fotografik ose me celularin tend bën një selfie. Dhe futesh në atë shtëpi, të kap një emocion i bukur, i përthellët, dëshiron të biesh në mendime. Ku je kështu, në ndonjë panteon? Mua më kap një si dhembje, më nëpërmendet padashur panteoni i nëndheshëm i atdheut tim, sipër muret e qyteteve me pllaka të rralla të atilla, ku përkujtoheshin më shumë atentate dhe aksione guerilsash, vrasje historike a histori të vrarë. Dhe emrat e rrugëve pothuajse kështu Po filluan të bëhen muzeumet e kujtesës në posdiktaturë, së fundmi, ja BunkArti 1, BunkArti 2, “Shtëpia me gjethe”, shtëpia e… Po këto tregojnë diktaturën, forcën e saj, sofistikimet, po muzeumet e qëndresës, burgjet, kampet, qoftë dhe një shtëpi e thjeshtë ku jetonin ashtu ngushtë e dëgjonin fshehurazi stacionet e huaja në radio, lexonin libra të ndaluar, etj, etj. Po studio shkrimtarësh, ku janë shkruar veprat, të cilat studiohen nëpër shkolla? Vërtet ku janë vendet e letërsisë shqipe? Vetëm në kryeqytet? Vetëm letërsi zyrtare, po nga ajo e ndaluara, që triumfoi mbi diktaturën? Po katet e tjerë të kujtesës dhe rradhët e nëndheshëm të ferrit? Natyrisht që s’janë skrivanitë e poltronat ato që vendosin, por vlerat e fletëve të shkruara, dhe nga ato të burgjeve dhe internimeve. Po ku janë?. Arkivave? Vetëm ato që konfiskoi shteti? Ç’përkujdes tregohet për librin dhe për ata që do ta lexojnë? Kur Bibliotekën Kombëtare së fundmi një herë e dogji zjarri dhe një vit më pas u përmbyt nga ujrat? Të paktën të kishin ndodhur njëherësh, që uji të shuante zjarrin, por ndonjë media shkruante se s’pati ndonjë dëm të madh, u dëmtuan vetëm librat e pas viteve ’90, pra ata të pas shëmbjes së Murit të Berlinit dhe rënies së perandorisë komuniste, thënë troç që letërsia e Realizmit Socialist është e padëmtuar, kurse të tjerat, në rrënojat e panteonit të tyre te nëndheshëm. Aty t’i lëmë thasët? Cilët thasë? Të burgut… Pikërisht në thasë të vjetër, të arnuar, me njolla dheu e gjaku, ku të dënuarit dikur… ou, na çove larg, në rendin skllavopronar, jo, jo, është pothuajse tani, janë gjallë shumë nga ata ish të burgosur, që në ato thasë, ku mbanin veshje të tyre, që mund t’u kishin mbetur edhe prej të vrarëve, mes gjërave që haheshin, që i ruanin për ndonjë ditë urie edhe më të keqe, futnin copa letre, fletore e blloqe të shkruara, të tyret, të ndonjë bashkëvuajtësi, ia ruanin, e kishin amanet, ndonjëherë pa e ditur se të kujt ishin ato shkrime, që mezi lexoheshin, qenë ronitur, edhe minjtë kishin brejtur ç’kishin mundur, censura e tyre parake a e mëpastajme, e brendshme, njëlloj ishte, aq më mirë, se policia, po t’i kapte, s’do të kuptonin dhe aq censorët e shtetit. Po të burgosurit dinin si t’i fshihnin shkrimet… Ishte e pabesueshme, ndoshta dhe nga vetë ata që i kishin mbushur ato fletë në fshehtësi, se në thasët e burgut kishin të rrasur letërsi të ardhme, nga ajo e përvuajtura, e ndershmja, e shpëtuar nga kontrollet shfarosëse, nga djegiet, nga realizmi socialist. Dhe s’ka gjë që në arkivat a bibliotekat tona, nëpër muzeume ende s’ka një thes të tillë dhe as fletë me njolla dheu e gjaku përsipër së shkruarës. Gjithsesi ata thasë janë si shakujt mitikë të Eolit, plot tufane për letërsinë shqiptare.

REALIZMI I DËNUAR
Kartela e fundit

Sipas meje, është metoda letrare e një realiteti të dënuar, që dha letërsi:
1- nën diktaturë, burgjeve dhe internimeve dhe jo vetëm, fshehtazi, nga grupi i shkrimtarëve të burgut, një pjese e të cilëve u pushkatua apo vdiq burgjeve dhe të sivëllezërve të tyre.
2- në kushtet e lirisë si vazhdim nga grupi i shkrimtarëve të dënuar dhe jo vetëm, duke u zgjeruar me vokacion atë të vërtetë, të realitetit të dënuar dhe moralin që duhet të ketë përshtatshëm letërsia.
3- Është letërsia që sjell realitetet në kushtet e totalitarizmit, monoideologjizimit, përndjekjet dhe persekutimet dhe jo vetëm, varfërinë si një tjetër diktaturë, kaosin social dhe korrupsionin shtetëror, zvetënimin shpirtëror, tjetërsimin e individit/personazh, me pikësynim denoncimin e së keqes, përpjekjet për të mbetur njeri, edhe kur është e pamundur, për të krijuar realitete më të mira njerëzore.
4- Realizmi i dënuar është metoda letrare ekzistenciale e një realiteti të dënuar, që tregon dënimin duke pasqyruar njeriun e dënuar, për të mos qenë njeri i dënuar, që etikat e qëndresës i kthen në estetikë të përvojës letrare, në vlera dhe art si veprim emocionues dhe çlirues i jetës.
5- Tërësia e realiteteve të jetëve tona shndërrohet në jetë të tjera, në ato të letërsisë, gjithmonë me mjetet e letërsisë dhe siguron atë vazhdimësi të dy jetëve paralele, asaj njerëzore dhe asaj letrare.
6- Çdo përkufizim për metodën e Realizmit të Dënuar është kufizim i lirisë së krijimit, i fantazisë dhe mjeteve të shprehjes së kësaj metode, që bën dhe përbën vetveten, letërsinë si e tillë.
Sidoqoftë çështja mbetet e hapur. Mbase letërsia shqipe është ajo që nxori prej dënimeve të saj, më mirë se gjetiu, Realizmin e Dënuar.

 

Zyrtare: Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

 

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Ky është vendimi i plotë:

Prishtinë, më 21 dhjetor 2020

Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 21 dhjetor 2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 21 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën: 1. KO 95/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjen e shkurtër të vendimit (teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve, do të publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KO 95/20

Parashtrues: Liburn Aliu dhe 16 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së

Kosovës

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, të 3 qershorit 2020, për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të cilin pala parashtruese pretendonte se nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3, të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kërkesa bazohej në paragrafin 5 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 42 [Saktësimi i kërkesës] dhe 43 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 74 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.5 të Kushtetutës dhe me nenet 42 dhe 43 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

PËRFUNDIME

1. Me datat 28 mars dhe 20 gusht 2019, Etem Arifi ishte dënuar me Aktgjykim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, me një vit e tre muaj burgim. Më 6 tetor 2019, u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Etem Arifi kandidoi dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më 27 nëntor 2019, KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve dhe në listën e deputetëve të certifikuar ishte edhe Etem Arifi. Më 26 dhjetor 2o19, u mbajt mbledhja konstituive e Kuvendit ku u konfirmua mandati i Etem Arifit. Që nga ajo kohë, Etem Arifi vazhdoi të ushtronte funksionin e deputetit, edhe pse ndaj tij rëndonte një dënim gjyqësor i formës së prerë, për një vepër penale, me një vit e tre muaj burgim.

2. Në këtë kërkesë kushtetuese, 17 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës kontestuan kushtetutshmërinë e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 07/V-014, për zgjedhjen e Qeverisë, të nxjerrë më 3 qershor 2020. Parashtruesit pretendojnë se Vendimi në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë], në lidhje me nënparagrafin 6 të paragrafit 3 të nenit 70 [Mandati i Deputetëve] të Kushtetutës. Kjo sepse, sipas parashtruesve, në procedurën e votimit të Vendimit të kontestuar ka marrë pjesë edhe Etem Arifi, vota e të cilit ishte e pavlefshme për shkak të dënimit të tij me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë.

3. Gjykata vlerëson se, çështja themelore që ngërthen kjo kërkesë është se a kishte pasur mandat të vlefshëm Etem Arifi në kohën e nxjerrjes në Kuvend të Vendimit të kontestuar për zgjedhjen e Qeverisë (në votimin e të cilit ai kishte marrë pjesë).

4. Në lidhje me këtë çështje, Gjykata mori parasysh: përgjigjet e dorëzuara nga shtetet anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias, qëndrimet e Komisionit të Venecias; si dhe praktikën e mëhershme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për situata të ngjashme.

5. Për sa i përket dispozitave kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës, që i japin përgjigje çështjeve të ngritura nga kjo kërkesë, Gjykata gjeti se:

– Neni 71.1 i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit;

– neni 70.3 (6) i Kushtetutës përcakton se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai/ajo dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, me një ose më shumë vite burgim. Ky përcaktim kushtetues përforcohet edhe me nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, nenin 112.1.a të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 25.1.d të Rregullores së Kuvendit;

6. Gjykata konsideron se, për sa i përket të drejtës për kandidim në zgjedhje parlamentare, nenet 45, 55 dhe 71.1 të Kushtetutës duhet lexuar në mënyrë të ndërlidhur. Kështu, neni 45 i Kushtetutës flet përgjithësisht për të drejtat zgjedhore, duke përcaktuar në mënyrë të përgjithësuar se ato mund të kufizohen me vendime gjyqësore, kurse neni 55 përcakton kushtet kumulative në bazë të të cilave mund të kufizohen të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë. Ndërsa neni 71 i Kushtetutës – i cili flet ekskluzivisht për “kualifikimet” për të kandiduar për deputet të Kuvendit – përcakton se secili shtetas i Republikës së Kosovës i cili është tetëmbëdhjetë vjeç ose më i madh dhe përmbush kriteret ligjore, mund të jetë kandidat për deputet. Këto “kriteret ligjore”, të cilave iu referohet neni 71 i Kushtetutës, i përcakton Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili në nenin 29.1 (q) thekson qartë dhe shprehimisht se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhje për Kuvend, nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit. Ky përcaktim kushtetues dhe ligjor është në linjë edhe me praktikën që ndiqet nga shumë vende demokratike, siç vërehet edhe nga dokumentet përkatëse të Komisionit të Venecias, si dhe nga përgjigjet e vendeve anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias.

7. Gjykata thekson se normat e mësipërme kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë të bëjnë me pamundësinë (papërshtatshmërinë) për t’u kandiduar për deputet në zgjedhjet e përgjithshme, si dhe me mbarimin apo pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, si pasojë e dënimit me burgim për kryerjen e veprave penale, nuk duhen parë si qëllim në vetvete. Në thelb, këto norma nuk kanë synim parësor ndëshkimin e individëve të caktuar duke ua pamundësuar atyre ushtrimin e funksionit të deputetit, por kanë si qëllim themelor mbrojtjen e integritetit kushtetues dhe besueshmërisë qytetare në organin ligjdhënës, si shtyllë e demokracisë parlamentare.

8. Gjykata konsideron se besueshmëria qytetare në Kuvendin e Republikës së Kosovës cenohet nëse – pavarësisht ndalesave që vë neni 71 i Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – lejohet që mandatin e deputetit ta fitoj dhe ta ushtroj një person që është dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë të vlefshëm në Republikën e Kosovës.

9. Në lidhje me këtë, Gjykata sjellë në vëmendje Raportin e Komisionit të Venecias, i cili thekson se “ligjshmëria është element i Sundimit të Ligjit dhe nënkupton që ligji duhet të respektohet nga individët dhe autoritetet. Ushtrimi i funksionit politik nga personat të cilët kanë shkelur ligjin në mënyrë serioze vendos në rrezik zbatimin e këtij parimit

[sundimit të ligjit]

, që është njëri nga parakushtet e demokracisë, dhe për këtë arsye rrezikon natyrën demokratike të shtetit”. (Shih Raportin e Komisionit të Venecias për Përjashtimin e Kryerësve të Veprave të Paligjshme nga Parlamenti, CDL-EL(2015)026, i 23 nëntorit 2018, paragrafi 168).

10. Në këtë frymë, Gjykata vlerëson se është kërkesë e qartë kushtetuese e mishëruar në nenin 71.1 në ndërlidhje me nenin 70.3 (6) të Kushtetutës, se është e papajtueshme me Kushtetutën që një person ta fitoj dhe mbaj mandatin e deputetit nëse është i dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë, siç është përcaktuar me këto dispozita. Kjo kërkesë përforcohet me nenet 29 dhe 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë Deputetit.

11. Më tutje, Gjykata thekson se fakti që neni 70.3 (6) i Kushtetutës, neni 8.1.6 i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe neni 112.1 (a) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme i referohen dënimit të deputetit (pra dënimit pasi ai ta ketë fituar mandatin), është reflektim i prezumimit se neni 29.1 (q) i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili mbështetet në nenin 71.1 të Kushtetutës, nuk lejon që një person i dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve të kandidoj për deputet dhe të fitoj mandatin e deputetit.

12. Rrjedhimisht, duke u bazuar në gjuhën e qartë të nenit 71.1 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nënparagrafit 6 të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata konsideron se asnjë person nuk mund të fitoj dhe mbaj mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sikurse parashihet me këto dispozita, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse kundër tij/saj ka një vendim dënues që është në fuqi në Republikën e Kosovës.

13. Gjykata vëren sqarimin e KQZ-së se sipas Aktgjykimit AA.-Uzh.nr.16/2017, të 19 shtatorit 2017 të Gjykatës Supreme, “askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar në zgjedhje, nëse një e drejtë e tillë nuk i është hequr me vendim gjyqësor, e që don të thotë, se kandidati duhet me vendim të formës së prerë, të shpallet fajtor dhe gjykata, t’i ketë shqiptuar dënimin plotësues “heqjen e të drejtës për tu zgjedhur”.

14. Megjithatë, Gjykata konsideron se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk kërkon që personave të dënuar për vepra penale t’iu shqiptohet medoemos si dënim plotësues “heqja e të drejtës për t’u zgjedhur”, në mënyrë që ata të mos lejohen të kandidojnë në zgjedhje parlamentare. Kjo meqë, sipas nenit 29.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndër të tjera, parashihen edhe këto dy baza: (i) heqja e të drejtës për të qenë kandidat në zgjedhje me vendim të PZAP-it dhe gjykatës; si dhe (ii) pamundësia për të qenë kandidat për shkak të shpalljes fajtor për një vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Këto janë baza të ndryshme/të ndara që shkaktojnë pamundësinë/papërshtatshmërinë për të qenë kandidat. Gjykata është e mendimit se ky interpretim përputhet edhe me leximin e ndërlidhur të neneve 45, 55 dhe 71 të Kushtetutës.

15. Gjykata konsideron të rëndësishme të vë në dukje se kandidimi në zgjedhje parlamentare i Etem Arifit, zgjedhja e tij si deputet dhe ushtrimi i mandatit të deputetit – të gjitha këto pasi që ai ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim, me vendim gjyqësor të formës së prerë – shpërfaqë ekzistimin e paqartësisë normative dhe të metave serioze në mekanizmat institucional të Republikës së Kosovës, që janë kompetent për të garantuar ligjshmërinë dhe integritetin kushtetues të proceseve zgjedhore dhe veprimtarisë parlamentare. Kjo paqartësi është e dukshme edhe në përgjigjet që janë dhënë nga trupat përkatës të Kuvendit dhe nga KQZ-ja.

16. Në lidhje me këtë, Gjykata potencon nevojën që Kuvendi i Republikës së Kosovës me komisionet e tij, në bashkëveprim me institucionet gjegjëse, duke përfshirë edhe KGJK-në dhe KQZ-në, të qartësojnë dhe konsolidojnë bashkëpunimin ndër-institucional dhe aspektet normative që kanë të bëjnë me kandidimin në zgjedhje parlamentare dhe ushtrimin e mandatit të deputetit, nga ana e personave të dënuar për vepra penale.

17. Kjo është e domosdoshme për të shmangur situatat paradoksale, nga këndvështrimi kushtetues, ku një person, pasi është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë sikurse parashihet me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjeve, i lejohet të kandidojë në zgjedhje parlamentare, të zgjedhet deputet, t’i verifikohet mandati, si dhe të vazhdojë të ushtrojë funksion e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, madje edhe gjatë vuajtjes së dënimit me burgim. Ndërkohë që Kushtetuta dhe ligjet përkatëse vënë barriera të qarta normative për të mos lejuar personat e dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale, që të zgjedhën deputet dhe të ushtrojnë mandatin e deputetit.

18. Për sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, Gjykata thekson se në mënyrë që Qeveria të zgjedhet, konform paragrafit 3 të nenit 95 të Kushtetutës, “për” Qeverinë duhet të votojnë të paktën gjashtëdhjetë e një (61) deputetë të Kuvendit. Në rastin konkret, sipas dokumenteve zyrtare të Kuvendit, Gjykata vëren se më 3 qershor 2020, gjashtëdhjetë e një (61) deputetë kishin votuar “për” Qeverinë, gjegjësisht për vendimin e kontestuar. Për miratimin e Vendimit të kontestuar kishte votuar edhe Etem Arifi. Pasi Gjykata gjeti se mandati i Etem Arifit kishte qenë i pavlefshëm para votimit të Vendimit të kontestuar, ai Vendim kishte marrë vetëm gjashtëdhjetë (60) vota të vlefshme. Për pasojë, procedura për të zgjedhur Qeverinë nuk është zhvilluar në përputhje me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

19. Gjykata vë në pah se neni 95 i Kushtetutës, siç është interpretuar përmes praktikës së saj gjyqësore, parasheh dy tentativa për zgjedhur Qeverinë nga Kuvendi. Në të dyja rastet, Qeveria për t’u konsideruar e zgjedhur duhet të këtë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht gjashtëdhjetë e një (61) vota. Nëse as pas tentimit të dytë nuk zgjedhet Qeveria, neni 95.4 i Kushtetutës parasheh shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës.

20. Gjykata rikujton që Qeveria e votuar përmes Vendimit nr. 07/V-014 të Kuvendit të 3 qershorit 2020 është bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të nxjerrë bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, përkatësisht në tentativën e dytë për zgjedhjen e Qeverisë. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton interpretimin e dhënë në Aktgjykimin KO72/20 ku kishte theksuar se “zgjedhjet do të jenë të pa evitueshme në rast të dështimit të zgjedhjes së Qeverisë edhe në tentativën e dytë, […] me ç’rast, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”.

21. Në dritën e kësaj, Gjykata thekson se në rastin konkret vihet në lëvizje paragrafi 4 i nenit 95 të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

22. Gjykata e konsideron të rëndësishme të theksoj se është e vetëdijshme se Etem Arifi ka marrë pjesë edhe në procedura të tjera votuese në Kuvend, edhe pasi ai nuk kishte mandat të vlefshëm. Megjithatë, duke u mbështetur në parimin non ultra petita (“jo përtej kërkesës”), Gjykata kufizohet në vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar më kërkesën e paraqitur para saj, gjegjësisht Vendimit nr. 07/V-014, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Republikës së Kosovës.

23. Gjykata e sheh të nevojshme që të sqarojë po ashtu se, duke u nisur nga parimi i sigurisë juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113, paragrafi 5, të Kushtetutës, neneve 42 dhe 43 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në mbështetje të rregullave 59 (1) dhe 72 të Rregullores së punës, njëzëri

VENDOS

I. TË SHPALLË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

III. TË KONSTATOJË se, Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

IV. TË KONSTATOJË se, marrë parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre;

V. TË KONSTATOJË se, ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe mbështetur në parimin e sigurisë juridike vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re;/Gazeta Express

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (53, CSU): Në Gjermani po aplikohet një lloj triage – Bergamo është më afër se mendon njëri apo tjetri !

Voal. ch – A kërcënohet me shembje sistemi shëndetësor gjerman?

Pas takimit të Koronës, Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (53, CSU) paralajmëroi urgjentisht për mbingarkesë dhe të ashtuquajturin triazh.

“Ka tashmë njëfarë triage në Gjermani,” tha Söder.

Kjo do të thotë: Pacientët kategorizohen sipas ashpërsisë së sëmundjes së tyre –

kushdo që ka shansin më të madh për të mbijetuar trajtohet,

të gjithë të tjerët jo.

Në Bergamo, Itali, kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi në pranverë.

Söder dje: “Bergamo është më afër sesa mendon njëri ose tjetri”.bild.de/EB/

Gjermania e gjitha në Lockdown – Merkel: Jemi të detyruar të veprojmë – Çdo tre minuta vdes një njeri nga korona në Gjermani

Nga 16 dhjetori deri më 10 janar Gjermania kalon në një mbyllje të dytë, përjashtim të pjesshëm do të ketë vetëm për tri ditët e festave të Krishtlindjeve.

Nga 16 dhjetori e deri më 10 janar Gjermania do të mbyllet sërish: Jemi të detyruar të veprojmë” tha Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi të dielën, më 13 dhjetor, në Berlin. Mbyllja e lehtë që kemi filluar qysh në 2 nëntor ka arritur një sukses të pjesshëm. “Arritëm ta ndalnim për ca kohë rritjen eksponenciale”, tha kancelarja, “por prej disa ditësh kemi sërish një rritje eksponenciale.”

 

Çfarë mbyllet, çfarë qëndron e hapur?

Do të mbylljen dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme. Restorantet mbeten të mbyllura dhe do të kenë të drejtë të shesin vetëm gjellë për t’u konsumuar në shtëpi. Po ashtu nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit në vende publike. Gjithashtu mbyllen edhe floktoret, studiot e kozmetikës, tatuazhit, masazheve etj.

Shkollat, kopshtet, dhe institucionet e kujdesit ditor. Përjashtim do të ketë, sikurse në verë, vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike. Mësimi shkollor për këtë periudhë, ose do të ndërpritet, ose do të kalohet në distancë. Këtë e vendos secili land më vete.

 

Kontaktet reduktohen

 

Kontaktet duhet të reduktohen në maksimum, kërkoi kancelarja. Deri tani lejohen vetëm tubime me pesë vete, me anëtarë nga maksimumi dy familje, mundësisht gjithmonë të njëjtat. Përjashtim do të ketë nga data 24 deri në 26 dhjetor. Përveç familjes mund të ftohen edhe katër të afërm të gradës së parë, plus fëmijë deri në 14 vjeç. Por jo të tjerë. “Nëse ftoni të tjerë mundësisht t’i reduktoni të gjitha kontaktet për një jave”, tha kancelarja.

Kancelarja gjermane u bëri thirrje punëdhënësve që ose t’i lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia, ose t’u japin leje, në mënyrë që të reduktohen sa më shumë kontaktet.

Veç të tjerash kancelarja u kërkoi qytetarëve që mundësisht të mos udhëtojnë gjatë Krishtlindjeve. Meshat dhe shërbesat fetare do të mbeten të hapura. “Jemi duke biseduar me kishat për konceptet higjenike”, tha kancelarja. Për të reduktuar

kontaktet do të ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve, dhe po ashtu edhe pirja e pijeve alkoolike në publik.

Që tani po përdoret sistemi triazhë

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder tha në drejtim të kundërshtarëve të masave të qeverisë se “korona është katastrofë”. Çdo tre minuta vdes një njeri nga korona në Gjermani, tha ai. Në Bavari, ku numri i incidencës shtatëditëshe është mbi 200 në çdo 100 mijë banorë në shtatë ditët e fundit, në disa vende po përdoret që tani sistemi triazhë. Pra, mjekët vendosin se kush do të intubohet e kush jo”, tha Soeder, Bergamo është shumë më afër se sa mendon ndokush, tha politikani kristiansocial.

Söder tha edhe se parashikon që kjo mbyllje nuk do të mbetet me kaq, por do të zgjasë edhe pas datës 16 janar. “Përvoja tregon se vala e dytë dhe e tretë e pandemisë është edhe më e fortë se e para”, tha politikani kristiansocial.
Ndihma për ekonominë

Ministri i Financave, Olaf Scholz, tha se qeveria sërish do t’u vijë në ndihmë bizneseve që do të kenë humbje për shkak të mbylljes. Ai tha se janë parashikuar ndihma ekonomike deri në 500 mijë euro për sipërmarrje. Korona do t’i kushtojë taksapaguesit gjerman 11 miliardë euro në muaj.

“Dhe kjo është në rregull, sepse kemi të bëjmë me gra dhe burra që kanë punuar gjithë jetën e tyre për të ngritur këto biznese dhe me shumë njerëz që janë të punësuar në to”, tha ministri socialdemokrat. Scholz tha më tej, se shifrat e larta tregojnë gjithashtu se sa seriozisht duhen marrë këto masa nga qytetarët. Në buxhetin vjetor të vitit të ardhshëm, i cili u miratua të premten në Bundestag, janë vënë në dispozicion 39,5 miliardë euro shtesë ndihma ekonomike për sipërmarrjet, plus 25 miliardë për masat për luftimin e pandemisë.

 

Vaksina vjen në janar

 

E pyetur se kur do të mbërrijë vaksina në Gjermani dhe sa e sigurt është, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se pret që deri më 29 dhjetor Autoriteti Evropian për Licencimin e Barnave Farmaceutike, EMA, do të ketë marrë një vendim. “Pastaj vaksina do të shpërndahet menjëherë në të gjitha vendet e BE-së”, tha kancelarja.

Ajo tha se nuk duam të ushtrojmë presion politik ndaj Autoritetit, në mënyrë që të licencojë një vaksinë të sigurt. Merkel tha se ka besim te ky autoritet dhe se EMA merr në konsideratë edhe ekspertizat e autoriteteve kombëtare të vendeve anëtare, siç është instituti Paul Ehrlich në Gjermani.

Shifrat në rritje

Instituti Robert Koch (RKI) në Berlin lajmëroi se të dielën është rritur numri i infeksioneve të reja: 20.200 raste të reja dhe 321 vdekje të tjera u numëruan brenda 24 orëve. Në total, numri i infektimeve ka shkuar në mbi 1,3 milionë, dhe deri tani korona u ka marrë jetën 21. 787 vetëve.

Sipas RKI-së, e ashtuquajtura incidencë shtatë ditore është rritur deri në 169,1. Incidenca tregon se sa infektime të reja ka pasur në shtatë ditët e fundit në 100 000 banorë. Për RKI-në, situata është e menaxhueshme vetëm nëse numri infektimeve të reja është deri në 50 për 100 mijë banorë. Vetëm në këtë nivel mund të gjurmohet zinxhiri i infektimeve dhe të parandalohet përhapja.

Modestia e kancelares

Kancelarja Angela Merkel mbajti të mërkurën një fjalim emocional në parlamentin gjerman, ku kërkoi sërish mbyllje më të ashpër për të gjithë Gjermaninë. Më parë kërkesat e saj kishin dështuar prej kundërshtimit të kryeministrave të disa landeve federale, të cilat nuk i pranonin kufizimet. Vendimet e marra sot në Berlin u diktuan nga shifrat, dhe përkonin me kërkesat që bëri kancelarja të mërkurën në Bundestag.

Një gazetar donte të dinte, se a mendonte kancelarja që kishte pasur të drejtë? Përgjigja e 66-vjeçares vërtetoi edhe njëherë një nga vetitë e saj karakteristike, shmangien e lavdërimit per veten: “Nuk është sot koha për të parë se ç’ka qenë në të kaluarën”, tha ajo./DW

Irani ekzekuton gazetarin 42 vjeçar Ruhollah Zam për nxitje të protestave të 2017 – Aidan White: Ky barbarizëm nuk duhet të tolerohet nga bashkësia ndërkombëtare

 voal.ch – Irani ka ekzekutuar gazetarin për nxitje të protestave masive kundër krizës ekonomike në vitin 2017.

Televizioni shtetëror iranian dhe agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, thanë se gazetari 47 vjeç, Ruhollah Zam, është ekzekutuar të shtunën në mëngjes, pa dhënë detaje  të tjera.

Ruhollah Zam (27 korrik 1978 – 12 dhjetor 2020) ishte një aktivist dhe gazetar iranian. Ai ishte i njohur për veprimtarinë e një kanali Telegram të quajtur ‘Amadnews’ (ose ‘Sedaiemardom’, lit. ‘Zëri i Popullit’), të cilin e themeloi në 2015.

Zam luajti një rol të profilit të lartë në protestat iraniane 2017-18, të cilave ai kushtoi një mbulim të veçantë.

Shërbimi Persian i Zërit të Amerikës e ftonte shpesh Zam në transmetimet e tij. Në qershor të vitit 2020, një gjykatë në Iran e shpalli atë fajtor për “korrupsion në tokë” për drejtimin e një forumi popullor anti-qeveritar, për të cilin zyrtarët thanë se kishin nxitur protestat iraniane 2017-2018. 

Ai lindi në një familje klerike në Teheran në 1978.  Babai i tij, Mohammad-Ali Zam, është një reformist i cili shërbeu në poste të larta qeveritare në vitet 1980 dhe 1990. 

Ruhollah Zam u kthye kundër qevrisë pas protestave të zgjedhjeve presidenciale iraniane të vitit 2009 dhe ai u burgos në Burgun e Evin për disa kohë.

Zam përfundimisht iku nga Irani për të banuar në Francë. Sipas vetë Ruhollah Zam, ai mbrohej nga një ekip i sigurisë më të lartë në Francë. Në fillim, ai ishte mbrojtur në mënyrë të paperceptueshme por më pas, qeveria e Francës e përgatiti atë me një ekip të sigurisë të lartë pas ekipit të sigurisë të Presidentit të Francës Macron.

Më 14 tetor 2019, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se e kishte joshur Zam përsëri në Iran dhe e kishte arrestuan atë. Rojet postuan lajmin e arrestimit të tij në kanalin Telegram të Zam me 1 milionë ndjekës , duke marrë efektivisht administrimin e kanalit popullor. Seanca gjyqësore u mbajt në degën 15 të Gjykatës së Revolucionit të Teheranit, kryesuar nga gjyqtari Abolqasem Salavati. Ruhollah Zam u dënua me vdekje sipas zëdhënësit të gjyqësorit Gholamhossein Esmaili. Vdekja u ekzekutua me varje në 12 dhjetor 2020. Ai ishte 42 vjeç.

Ka reaguar menjëherë Aidan White me një tweet ku shkruan: ” Irani vendos terrorin shtetëror ndaj një gazetari: rrëmbim, një gjyq në formë show dhe ekzekutim. Ky barbarizëm nuk duhet të tolerohet nga bashkësia ndërkombëtare.”


Send this to a friend