VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Astronautet e NASA-s do të realizojnë shëtitjen e parë hapësinore të grave

By | October 18, 2019

Komentet

GOTTFRIED WILHELM LEIBNIZ ngjashmëritë e shqipes me gjermanishten i kërkon në keltishten e lashtë

1675 – GOTTFRIED WILHELM LEIBNIZ DEMONSTRON PËR HERË TË PARË KALKULUSIN INTEGRAL ‘y=fx’


1675 – Gottfried Wilhelm Leibniz (21. qershor 1646 in Leipzig – 14. November 1716 në Hannover) demonstron për herë të parë kalkulusin integral “y = ƒ(x)”, paralelisht me dhe në mënyrë të pavarur nga Isak Njutoni, duke u bërë bashkë-themelues i kësaj fushe të matematikës. Leibniz – filozof, historian, matematikan, jurist, diplomat, filolog – figurë e rëndësishme në mendimin perëndimor, lindi në Leipzig. Ai ishte presidenti i parë i Akademisë Prusiane të Shkencave.
Por, pullariteti i tij sa ishte gjallë edhe u cënua, veçanërisht nga Volteri, i cili si mik i Njutonit, e ironizoi atë; madje edhe Kandidin e shkroi me Leibnizin në mendje. Por Leibniz ishte njeri i interesave të shumta. Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë edhe gjuha shqipe. Së pari, Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai besonte se shqipja ishte ilirishte (siç do të demonstrohej nga Franz Bopp më shumë se një shekull më vonë); Leibniz mendonte se shqipja kishte lidhje me gjermanishten dhe këto ngjashmëri ai i kërkon në keltishten e lashtë. Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 – 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës – gjithsej 5 letra mbi shqipen (FESH).
Ja si shkruante Leibniz – ndër të parët, në mos i pari albanolog që e vendosi shqipen në hartën e botës së studimieve gjuhësore: “Sa për gjuhën e shqiptarëve, e njohur si Linguam Illiricam…mendoj se është e denjë të studiohet….Të dhënat që kam tregojnë se shqipja përmban shumë latinisht dhe pak gjermanisht. Dhe ky është mendimi im mbi disa fjalë shqipe: ‘hundë’ nga keltishtja e vjetër ka dhënë gjermanishten ‘wen’ – ‘qen’, kafshë që karakterizohet nga përdorimi i hundës ‘nose’ – ‘nuhatje’. Fjala ‘gjueti’, anglisht “hint” – ‘gjurmë’ – ‘shenjë’; gjermanisht ‘spuhr’, nga ‘kunde’ – ‘dije, njohje’. Fjala ‘krah’  lidhet me ‘krezzen, crabbe’ – ‘gaforre’ nga rrjedhin kthetër, zvarrë, rrafsh, zero. ‘Gaforrja’ mund të ketë lidhje edhe me ‘furkën, pirunin’. Fjala  ‘burrë’ mund të jetë e lidhur me ‘brautigam’ ‘dhëndër’. Ndërsa fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që mund  të rrjedhin nga gjuhët fqinje, por, duke ditur shumë gjuhë të tjera, studiuesi mund të jetë në gjendje të kuptojë shumë fjalë të shqipes; fjala ‘det’ nga Delt, dmth Thalassa, Thellësi, Perendia e Detit në mitologjinë greke. Është e qartë se reliket e ilirishtes janë ruajtur në gjuhët moderne, veçanërisht në atë të shqiptarëve”, shkruan Leibniz, në “Opera Philologica”, përkthyer nga frengjishtja në anglisht nga Robert Elsie.
Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vemendjen e shkencëtarëve të tjerë për t’u marrë me studime në fushë të shqipes. Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota. Leibniz shkroi kryesisht frengjisht e latinisht dhe pak gjermanisht. Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë marrë në mbrojtje nga UNESKO. Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë.
Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore.

Poli i Veriut, stacioni satelitor që mbledh të dhëna nga orbita

Mijëra satelitë rrotullohen në orbitë mbi Tokë për qëllime të ndryshme. Disa prej tyre vëzhgojnë shëndetin e planetit ku jetojmë dhe dërgojnë të dhënat në një pikë mjaft interesante në Polin e Veriut. Por vajtja atje për të mbledhur të dhënat e dërguara me satelitë nënkupton një udhëtim të vështirë dhe të akullt. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi sjell më shumë hollësi nga Arktiku.

Sa më pranë që i afrohesh Polit të Veriut, aq më mbresëlënëse janë Dritat e Veriut, fenomeni që njihet edhe si Aurora. Me zbardhjen e ditës mbi qytetin minator norvegjez Longyearbyen, dielli zbulon këtë bukuri magjepësëse. Ole Petter drejton Stacionin Storstad Svalsat, KSAT.

“Ky stacion është shumë i veçantë pasi kemi një vendndodhje të përsosur për të ndjekur mjetet ajrore polare gjatë 14 rrotullimeve që kryejnë në orbitë.”

Sherbimi Satelitor Kongsberg, shkurtimisht KSAT, drejton punën së bashku me Qendrën Hapësinore të Norvegjisë. Aty gjenden 80 antena gjurmuese të izoluara mirë që komunikojnë pa pushim me satelitët dhe

programin ‘Copernicus’ për monitorimin e mjedisit. Jenny Johnson është menaxhere e shërbimit që vëzhgon operacionet me KSAT.

“Të dhënat e mbledhura nga satelitët janë shumë të rëndësishme për shumë njerëz në mbarë botën kur flitet për motin, shëndetin dhe të ardhmen e planetit.”

Zona e largët veriore ofron komunikim të mirë me satelitët në orbitë, thotë Jenny Jonsson.

“Çdo 14 minuta satelitët vëzhgues janë të pranishëm në komunikimet tona.”

Gjatë kësaj kohe, hulumtuesit shkarkojnë të dhënat satelitore dhe ngarkojnë komandat e reja për mjetet orbitale. Por jeta në këtë zonë të largët mund të vërë në provë guximin. I quajtur ndryshe si “Qyteti i Vitit të Gjatë”, kjo zonë është e errët plotësisht për dy muaj e gjysëm çdo vit dhe me temperatura të acarta.

Hooked, një aplikacion i krijimit të literaturës dhe filmave me celularë

Një kompani teknologjike po ofron letërsi dhe filma të shkurtër të krijuar posaçërisht për pajisjet celulare. Ato tashmë kanë 50 milion abonentë mujorë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell sjellë hollësitë.

Adoleshentët shpenzojnë shumë kohë në telefonat inteligjentë. Një aplikacion i ri i quajtur “Hooked” tani ka depërtuar në këtë platformë me synimin për të tërhequr të rinjtë me filma dhe letërsi të re të krijuar posaçërisht për këtë platformë dixhitale.

Ajo që ne po ndërtojmë është si një Netflix për celularë, i mbushur me përmbajtje të ndryshme për përdoruesit e telefonave inteligjentë“, thotë Kevin Ferguson, i aplikacionit “Hooked”.

Ne filluam me pyetjen, a lexojnë më të rinjtë? Dhe nëse po, çfarë platformash mund të përdorim për leximin e llojeve të ndryshme të literaturës? Dhe kështu lindi ideja e krijimit të platformës që në thelb krijon histori nga shkëmbimi i mesazheve me telefona inteligjentë”, thotë Esha Gupta nga aplikacioni “Hooked”.

Aplikacioni “Hooked”, që thotë se ka 50 milionë abonentë mujorë, nuk u ndal këtu. Tani krijuesit e platformës janë duke i kthyer historitë e tyre më të pëlqyera në filma.

Videoja jonë e parë në platformën ‘Hooked’ ishte një histori e shkurtër 15 minutëshe e quajtur ‘Trevor dhe Virgjëresha’“, thotë Kevin Ferguson nga aplikacioni “Hooked”.

“Trevor dhe Virgjëresha”,që “Hooked” thotë se është historia më popullore në aplikacion, shtjellon historinë klasike të një vajze adoleshente që ka simpati për një djalë shumë të pëlqyer. Por, krijuesit e platformës “Hooked” theksojnë se ata kanë një grup të larmishëm përmbajtjesh me tema të tjera.

Ne publikuam një histori më të gjatë dhe më komplekse të quajtur “Materia e errët”. Dhe ky ishte një sinjal për ne se angazhimi në këtë platformë për aq kohës sa është i fokusuar, prodhon histori të pasura”, thotë Kevin Ferguson.

Dhe në epokën dixhitale, asgjë nuk duhet t’i lihet fatit. Krijuesit e aplikacionit “Hooked” mund të shohin se sa kohë shpenzojnë lexuesit në secilën histori, madje edhe në secilën faqe, të cilën e përdorin kur prodhojnë filmat.

Vetëdija dhe ritmi, ajo ku ju vendosni të përqëndroheni, të dhënat vërtetë ju informojnë mbi zgjedhjet krijuese posaçërisht për atë që ndihet si angazhuese në telefonat inteligjentë“, thotë Esha Gupta nga aplikacioni “Hooked”.

Një mënyrë e re e rrëfimit të historive, për një audiencë të brezit të mijëvjeçarit. Një gjë është e sigurt, nëse mund ta përballoni koston e abonimit, është e vështirë të hiqni dorë nga aplikacioni “Hooked”.

Astronautet e NASA-s do të realizojnë shëtitjen e parë hapësinore të grave

Ankara

Astronautet amerikane Christina Koch dhe Jessica Meir të NASA-s kanë vendosur të bëjnë histori duke realizuar sot udhëtimin hapësinor vetëm me gra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dyshja do të fillojë aventurën e tyre jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për të zëvendësuar kontrolluesin e prishur të energjisë, e njohur gjithashtu si njësia e ngarkim-shkarkimit të baterive, tha NASA në një deklaratë të enjten.

Shëtitja e parë hapësinore ndonjëherë vetëm me gra nxiti interes të madh në opinionin publik, megjithëse është shëtitja e 221-të hapësinore e realizuar në mbështetje të montimit të stacioneve hapësinore, shtoi NASA.

“Shëtitja hapësinore vetëm me gra nuk ishte diçka që planifikuam me qëllim. Ajo ishte diçka që duhej të ndodhte përfundimisht për shkak të numrit në rritje të astronauteve femra”, tha NASA.

Shëtitja hapësinore pritet të zgjasë pesë deri në gjashtë orë, shtohet më tej.

Entuziastët e hapësirës mund të shikonin shëtitjen hapësinore drejtpërdrejt në TV NASA.

Ky moment historik ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të marsit i cili përfshinte Koch dhe astronauten Anne McClain, por përfundimisht u anulua për shkak të mungesës së hapësirave me madhësi të duhur.

Misioni i sotëm do të jetë misioni i katërt i Koch dhe misioni i parë i Meir. Që të dyja u zgjodhën si kandidate astronaute në vitin 2013 ndërsa në fluturimin e tyre të parë në hapësirë.

“Në të kalaurën gratë nuk kanë qenë gjithmonë në tryezë. Është e mrekullueshme të kontribuosh në programin hapësinor në një kohë kur të pranohen të gjitha kontributet dhe kur të gjithë kanë një rol”, ka thënë Koch më herët kur u pyet për rëndësinë e kësaj shëtitje hapësinore.

Nga dokumentet e rralla, te personazhet e panjohur, “Shejzat” mban kuvend albanologjie në Zarë

Fatmira Nikolli – Ardian Ndreca e pat lajmëruar prej 13 shtatorit Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë që mbahet në datat 3-5 tetor në Zarë të Kroacisë. Si për të “ringjallur” kujtesën e arbneshëve që patën lënë atdhenë për shkak të osmanëve prej shekullit të XVII, edhe “Shejza” e themeluar nga Ernest Koliqi si platformë për intelektualët që mërguan për shkak të komunizmit, ky kuvend ka si qëllim studimet albanologjike. Mes dy mërgimeve, ky takim në qytetin ku u ruajtën traditat nën “Shejzat” që u dhanë za të ikunve, ia del të mbledhë emra që kanë lënë gjurmë përmes studimeve të tyre. Janë pos të tjerash edhe emra që u janë rikthyer rrënjëve, e këtu mjaft të përmendim Mandalanë e Altimarin.

Një autobus është vënë në gatishmëri nga Tirana e Shkodra për të ndjekur kuvendin, ndërsa programi mundëson larmishmëri.

KUVENDI

Nga Francesco Altimari me “Karakteristikat e dialektit shqip të Istrisë në dorëshkrimet e Pietro Stancovich (1771-1851)” te “Identiteti i Borgo Erizzo në poezitë e Shime Deshpalit” nga Mirta Tomas/ Habuš Ivan Boško; nga “Gjuha në shoqërinë simiotike sllavo-shqiptare” nga Andrey N. Sobolev te “Veprat letrare të Shime Deshpali – kujtesa e një diaspore” nga Persida Asllani; nga studimi “Me njerëzit e Hormovës: Takimi i Dositej Obradović me Shqipërinë dhe shqiptarët” e Persida Lazarević Di Giacomo te Andi Rëmbeci me “Qarkullimi i ideve iluministe në Shqipëri gjatë shekullit të 18 – tri dorëshkrime filozofike të shkruara në greqisht nga Teodor Kavaljoti (1718-1789); Jorgo Sugdhuri (1645-1725) dhe Anastas Papavasilopuli (1670-1750), kumtesat përfshijnë Luçjan Bedenin që përcjell “Udhëtimin e Pietro Marubbi nga Zara në Shkodër”.

Nga Lucia Nadin që flet për “Rrjedhat dhe migrimet e klerikëve shqiptarë në Venecia në shekullin XV dhe rolin e panjohur që u luajt për rinovimin e kishave dhe strategjive politike”; te Petar Vrankić që ndalet te “Misionarët kroatë (françeskanë dhe domenikanë) nga Dalmacia dhe Bosnja që shërbyen në Shqipëri nga epoka paraotomane në ditët e sotme”; José M. Floristán flet për “Një apel i popullit të Shqipërisë, Bosnjës-Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi nga Mbreti spanjoll Philip III për ndihmë ushtarake (1612-1614); Marco Moroni ndalet te “Mërgimet shqiptare drejt Romagna, Marche dhe Abruzzo midis shekujve 14 dhe 16”; Italo Sarro mban kumtesë për “Refugjatët shqiptarë në Lazio dhe në Istria në kronikay historike”; Ardian Ndreca zbulon “Një dorëshkrim të panjohur nga fundi i shekullit të 19 në Arkivin e Propaganda Fide”; Giovanni Caniato ndalet te “Tokat kufitare. Strukturat portuale dhe bregdetare

fortifikime nga Dalmacia në Shqipëri. Venecia në regjistrat arkivorë venecianë”; Matteo Mandalà mban kumtesë për temën “Arkaizmi në sistemin simbolik arbëresh- Rasti i Vajtimit për vdekjen e Llazarit”; Andrea Pelizza flet për “Gjenerali italian Alberto Pariani (1876-1955) dhe arkivi i tij personal në lidhje me historinë shqiptare”; Evalda Paci ndalet te “Historia e Kishës Katolike Shqiptare në shënimet e Karl Pooten. Prelatet dhe krahina të rëndësishme kishtare”; Gëzim Gurga mban kumtesë për “Ligjet shqiptare në kërkimin shkencor, trillimet letrare dhe portretizimin e mediave” dhe Arben Ndreca e mbyll ciklin e kumtesave me “Skënderbeu në fjalimin e këndshëm të popujve sllavë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Fr Andrija Kačić-Miošić në letërsinë epike të sllavëve të jugut”.

E përkohshmja “Shêjzat–Pleiades” ka ndërtuar këtë program për kuvendin ndërkombëtar “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea-Encounters and dialogues among cultures”. Bëhet me dije se kuvendi ka për qëllim të rigjallërojë hapësirën e takimit mes albanologëve dhe ballkanologëve, duke vënë theksin te rëndësia e hapësirës së përbashkët të kulturave të Adriatikut. Marrëdhëniet e hershme, ndikimi reciprok në gjuhë, zakone, folklor, në të drejtën dokësore si edhe në tregti e në politikë ka bërë që vendet që shfaqen në hapësirën e Adriatikut të bashkëveprojnë sipas dinamikave të gjalla që herë pas here kanë përcaktuar edhe vetë fatin e tyre në histori. Sot të gjitha ato vende janë përballë një sfide të re, bëhet fjalë për afrimin dhe marrëdhëniet më intensive në gjirin e Bashkimit Europian. “Të gjithë drejtohemi nga BE-ja me bilancin shekullor të ndërveprimeve dhe simbiozës që na ka karakterizuar. Jemi optimistë se thellimi i studimit të kësaj simbioze do të na ndihmojë të bashkëjetojmë me sukses edhe në familjen e madhe të bashkuar europiane”, thuhet në njoftimin dërguar mediave. Shënohet më poshtë se në këtë kuvend marrin pjesë studiues të mirënjohur, katedratikë dhe të rinj, që kanë treguar ndër vite seriozitet dhe përkushtim në punën e tyre hulumtuese. Emrat e Lucia Nadin, zbuluesja e Statuteve të Shkodrës të gjysmës së parë të shek. XIV, personalitete si Matteo Mandalà e Francesco Altimari, padyshim më të mëdhenjtë studiues të arealit arbëresh, figura të mirënjohura si Italo Sarro, José Floristan, Marco Moroni, Petar Vrankić, deri tek më të rinjtë që janë shpresa dhe e ardhmja e studimeve albanologjike. Kumtesat e kuvendit do të botohen në një vëllim me vete në rradhonjt e revistës “Shêjzat”.

Revista “Shêjzat” në bashkëpunim me shoqatën “Rrok Jakaj” dhe “Optional Music International” do të ofrojë për pjesëmarrësit si edhe për publikun artdashës zaratin dy koncerte në datat 3 dhe 5 tetor, të cilat i bashkon jo thjesht titulli “Albanian Sounds in Zadar”, por kryesisht vlerat e muzikës së kultivuar dhe popullore të arealit në fjalë. Në to do të marrin pjesë artistë me famë ndërkombëtare si arbëreshja Anna Stratigò, Maria de Filippo, kompozitorë si Markelian Kapidani, instrumentistë të talentuar si Paolo Marzoçhi, Bardh Jakova, Davide Liberti, Gaetano Fasano si edhe grupi i përmendur kroat Zorja Trio.

Më 21 Gusht 1609 Galileo Galilei, me ndërtimin e teleskopit të parë, revolucionarizoi botën e astronomisë

VOAL – Më 21 Gusht 1609 Galileo Galilei revolucionarizoi botën e astronomisë: ai i paraqiti teleskopin e tij qeverisë veneciane. Ai kishte meritën e përmirësimit dhe të përdorimit të parë astronomik të lenteve, të cilat u ndërtuan në vitin 1607 nga zejtarët holandezë.

 

Për ndërtimin e teleskopit të tij, Galileo përdori duart: ai i lëmoi thjerrëzat, i kombinoi ato në mënyrë të përkryer, mblodhi copa të ndryshme. Ai ndërtoi një tub druri, me dy lente qelqi në skajet, njëra konkave dhe tjetra konvekse, të gjitha të kombinuara me pajisje të ndryshme. Ai pastaj kombinoi vetëdijen për lidhjen midis instrumenteve të tij dhe metodën shkencore, me aftësinë e tij të jashtëzakonshme për t’i krijuar dhe ndërtuar ato. Me rezultatin e aftësisë për të shumëzuar fuqinë zmadhuese të teleskopit tuaj nga 3x (tre zmadhime), deri në 8x, pastaj duke arritur 20-30 zmadhime. Lentet Hollandeze u shndërruan në të vërtetë në teleskop Galilean.

Përmes gjenialitetit të tij, ishte e mundur për të vëzhguar kozmosin për herë të parë, me një mjet shumë më të fuqishëm dhe “shkencor” sesa syri lakuriq.

Ai e drejtoi instrumentin e tij drejt qiellit dhe gjëja e parë që vuri re ishte Hëna, e cila nuk rezultoi të ishte aq e qetë sa mendohej të ishte deri atëherë, por identifikoi malet dhe kraterat e saj.

Ai vuri re rajone të lehta dhe të errëta dhe mori informacionin e parë për lëvizjet hënore. Ai vëzhgoi fazat e Venusit dhe pikat e diellit, ai vëzhgoi Saturnin por pa dalluar unazat, të cilat ai shkëmbeu për bulëza të vetë planetit, duke menduar kështu që ishte një planet “tretrupësh”.

Ai zbuloi yllësinë e Rrugës së Qumështit, me grupimet e tij të yjeve dhe trupave qiellorë, identifikoi katër satelitët kryesorë të Jupiterit (Io, Europa, Ganimede, Kalisto) të cilat ai i quajti “Satelitët Medici”, për të bërë homazhe tek familja Medici. Zbulimi i këtyre elementëve hodhi poshtë tezën se të gjithë planetët rrotullohen rreth Tokës, duke konfirmuar në vend të kësaj teorinë heliocentrike të Niccolò Copernico, në dëm të teorisë gjeocentrike të Aristotelit, e cila gabimisht pretendoi ekzistencën e një universi me Tokën në qendër.

Galileo Galilei Galileo e quajti shpikjen e tij “Teleskop” (nga greqishtja tele = “larg” dhe skopeo = “Vëzhgoj”) dhe gjetjet e tij u botuan 12 Mars 1610 në Sidereus Nuncius.

Ai kombinon shkencën dhe teknologjinë, duke treguar aplikimin e parë të teleskopit të refraktorit, në të cilin imazhi përqendrohet përmes përdorimit të lenteve të montuara me mjeshtëri.

Falë Galileut, në 400 vjet vizioni i universit është revolucionarizuar plotësisht. Dy teleskopët e vetëm të Galileut ruhen aktualisht në Museo Galileo – Muzeu i Historisë së Shkencave në Firence.

Galileo tha: “Unë e vlerësoj më shumë gjetjen e një gjëje të vërtetë, megjithëse një gjë e vogël, që “që iu përgjigjet pyetjeve më të mëdha të një kohe të  gjatë”.

Një shembull tjetër në historinë e njerëzimit të një njeriu në kërkim të së vërtetës, i cili kërkon një shpjegim për atë që ne vëzhgojmë, pa besuar verbërisht teoritë e atyre që, nga padituria, mohojnë çdo të vërtetë që nuk është “në përputhje” me disa paragjykime.

Anija kozmike e Indisë Chandrayaan-2 ka filluar orbitojë rreth Hënës

New Delhi

Anija kozmike pa pilot e Indisë “Chandrayaan-2” ka filluar orbitimin e saj rreth Hënës, njoftoi Organizata e Kërkimit Hapësinor të Indisë (ISRO), transmeton AA.

Në njoftim e ISRO-së theksohet se Chandrayaan-2, e cila është larguar nga bota para një muaji, tashmë me sukses ka hyrë në orbitën e Hënës.

Më tej njoftohet se Chandrayaan-2 do të vazhdojë orbitimin përreth Hënës derisa të arrijë 100 kilometra në sipërfaqen e Hënës.

Chandrayaan-2 pasi të arrijë këtë distancë planifikohet të zbarkojë automjetin hulumtues më 7 shtator midis dy kraterëve në polin jugor të Hënës, ku pritet të hulumtojë kraterët për të cilët mendohet se kanë 100 milionë ton ujë.

India, anijen kozmike Chandrayaan-1, e kishte dërguar në vitin 2008 në Hënë, ndërsa edhe në vitin 2014 kishte dërguar një anije në orbitën e Marsit. aa

Nis në Prishtinë seminari ndërkombëtar i gjuhës shqipe

Prishtinë

Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë ka shpallur të hapur të hënën seminarin e 38-të ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Edhe këtë vit seminari u organizua me pjesëmarrës nga Universiteti i Tiranës dhe mysafirë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës dhe më larg.

Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, tha se këtë vit bëhen 45 vjet që kur organizohet kjo ngjarje.

Munishi tha se pjesëmarrja e dashamirëve të huaj të gjuhës e kulturës shqipe e bënë këtë ngjarje të veçantë.

Ndërsa kurset e gjuhës që do të ofrojë ky seminar, sipas tij, do të jenë mundësi e mirë për ta mësuar gjuhën shqipe.

“Edhe seminari i sivjetmë do të ketë dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë është ai didaktik, i zhvilluar për vite me radhë nëpërmjet kurseve të gjuhës shqipe që organizohen për studentë, studiues dhe dashamirës të shqipes. Kurset intensive në tri nivele të cilat organizohen në kuadër të seminarit, janë mundësi e mirë për seminaristët që jo vetëm të fillojnë ta mësojnë shqipen, por edhe ta përsosin atë dhe të ardhmen të merren me studimin e saj”, tha Munishi.

Dekanja e Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova, tha në ditën e parë të këtij seminari se investimi në të është “është investim për ardhmërinë e një shteti”.

“Institucioni i seminarit është i koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të albanologjisë në botë. Është prezantimi më me vlerë i shkencës vendore vështruar nga një kënd global. Seminaret janë miqësi të reja dhe të vjetra mes studiuesish. Janë rrjetet e reja shkencore dhe kulturore që na bëjnë më të pranishëm në arenën ndërkombëtare”, tha Rugova.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në fjalën e tij, kërkoi që të krijohet hapësira që ky seminar të organizohet edhe në Tiranë.

“Sot ne ndodhemi në një situatë akoma më të veçantë ku prezent kemi dy shtete shqiptare. Shqipëria dhe Kosova. Nga ana tjetër ndodhemi në një situatë akoma më të privilegjuar ku shqiptarët tanë që ndodhen në trojet e Maqedonisë dhe në Malin e Zi janë në pozitë më të konsoliduar. Në këto kushte detyra jonë si akademikë, si studiues dhe si drejtues të institucioneve është me rëndësi të veçantë për ta mbështetur, për ta fuqizuar këtë aktivitet; për të rritur në nivelin më të lartë këtë bashkëpunim”, tha Koni.

Në këtë seminar, i cili do të zgjasë deri më 30 gusht, marrin pjesë rreth 100 studentë nga vendi dhe të huaj dhe 40 ligjërues.

Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike. aa

“Biostar 2”, izraelitët zbulojnë bankën gjigande me të dhëna biometrike –

Rreth një milionë shenja gishtërinjsh dhe të tjera të dhëna biometrike me sa duket janë të pambrojtura në mënyrë të koduar në internet dhe mund të tërhiqen lehtësisht. Të dhënat vijnë prej sistemit “Biostar 2” të firmës koreane të sigurisë Suprema, e cila, sipas të dhënave të saj, është kryesuese në tregun në Europë sa i përket kontrollit të aksesit në sistemet biometrike. Lidhur me këtë hallkë të dobët sigurie fillimisht pati njoftuar gazeta britanike “Guardian” si dhe portali izraelit “Calacalist”.

“Biostar 2” punon me shenjat e gishtërinjve apo scanimin e fytyrës në një platformë interneti për çelësat inteligjentë të dyerve, përmes të cilave sipërmarrjet mund të organizojnë vetkontrollin e aksesit për në zyrat e magazinat e tyre. Ky sistem sipas të dhënave të “Guardian” përdoret edhe prej policisë britanike si dhe prej disa sipërmarrjeve të mbrojtjes dhe bankave.

Boshllëku i madh i sigurisë u zbulua nga studiuesit izraelitë, Noam Rotem dhe Ran Lokar, të cilët punojnë për shërbimin “vpnMentor”. Kjo pikë e dobët në sistem ka bërë, që të mund të merret kontrolli i plotë ndaj sistemit, thotë Rotem nga portali “Calcalist”.

Studiuesit arritën të kenë akses në mbi 27.8 milionë të dhëna (23 Gigabyte), ndër to shenja gishtërinjsh dhe tipare dalluese të fytyrës, fotografi të përdoruesve, emra të pakoduar të përdoruesve dhe fjalëkalime, protokolle të institucioneve, shkallë të sigurisë dhe të drejta përdorimi e deri edhe të dhëna personale të personelit.

Ata kishin madje mundësi që të vendosnin të dhëna të reja në llogaritë e firmës dhe t’i manipulonin ato. Studiuesit u shprehën të indinjuar, që në sistem të dhënat biometrike ishin regjistruar në përgjithësi të pokoduara. “Në vend që të regjistronin një Hash të shenjës së gishtërinjve, që nuk mund të riprodhohet, ata kishin regjistruar shenjat faktike të gishtërinjve, të cilat mund të kopjohen dhe të përdoren për qëllime të këqia”, i thanë studiuesit gazetës “Guardian”.

Drejtuesi i marketingut i Suprema, Andy Ahn, i tha “Guardian”, se sipërmarja ka ndërmarrë një “verifikim të menjëhershëm” të informacioneve të vëna në dispozicion nga vpnMentor. Klientët do të informohen në rast të kërcënimit nga ndonjë rrezik. Kjo dobësi në sistem ndërkohë është kapërcyer.

Gjendet fosili i “papagallit më të madh në botë”

Melbourne

Në gërmimet e bëra në rajonin Otago qendror të Zelandës së Re, është gjetur fosil i papagallit që është i një lloji dy herë më i madh se Kakapo, një lloj papagalli i cili njihet si më i madhi dhe më i rëndë.

Sipas lajmit të Radios së Zelandës së Re, në gërmimet e bëra në St. Bathans në rajonin Otago qendror të ishullit jugor të vendit, janë gjetur fosilet e “papagallit më të madh në botë”.

Papagalli gjigand u emërtua me emrin “Heracles” (Herakliu), mendohet se është i lartë rreth 1 metra dhe peshon 7 kilogram.

Kjo tregon se është dy herë më i madh se papagalli më i madh në botë, Kakapo.

Docenti Trevor Worthy nga Universitetit Flinders, theksoi se fosili i cili është i vjetër rreth 19 milionë vite është një zbulim i rëndësishëm. “Ka 20 vite që gërmojmë këto shtretër të fosileve. Çdo vit, nxjerrim zogj të rinj dhe kafshë të tjera. Herakliu, pavarësisht që është ndër shpendët më të mrekullueshëm që kemi zbuluar, pa dyshim ka edhe shumë lloje që presin të zbulohen”, u shpreh ai. aa

Historia budiste që na mëson të injorojmë ata që na lëndojnë

Ne jemi kaq të përdorur saqë reagojmë me nerva kur dikush na bën një dëmtim, gjë që na bën të mërzitemi ditën ose nganjëherë gjithë jetën. Kjo histori budiste na tregon se shpesh lumturia jonë mund të varet nga injorimi i atyre që na dëmtojnë.

 

Sa herë jemi ndjerë të ofenduar, trishtuar, zemëruar nga sjellja e të tjerëve? Këto lloj reagimesh janë normale dhe janë pjesë përbërëse e të qenit njerëzor, problemi lind kur ndjenjat negative fillojnë të marrin përsipër dhe përfundojnë duke na veshur.

Të mësosh të injorosh një person toksik nuk është e lehtë, por ai nënkupton një ndryshim të thellë të qëndrimit. Ne duhet të mësojmë të hapim mendjen dhe t’i shohim gjërat nga një këndvështrim tjetër. Në këtë kuptim do të flasim për “pranimin radikal”, një teknikë e zhvilluar nga psikologu Marsha M. Linehan i Universitetit të Uashingtonit.

Çfarë nënkupton pranimi radikal? Ai është pranimi i një gjëje pa e gjykuar atë. Le të marrim një shembull: kur dikush na shqetëson me fjalët ose me gjestet e tij, është sepse ne vetë presim gjëra specifike nga ai person dhe hedhim poshtë të ndryshmet.

Sipas Linehan, ky refuzim ushqehet nga zhgënjimi, pakënaqësia, urrejtja ose trishtimi, përkundrazi, kur praktikojmë pranimin radikal, thjesht supozojmë se çfarë ka ndodhur, pa bërë vlerësime. Distanca psikologjike krijon një lloj mburoje dhe siguron që nga një situatë ose një tjetër ne nuk do të dëmtojmë emocionalisht.

Për të qenë të lumtur duhet të injorojmë

Thuhet se një herë, një njeri iu afrua Budës dhe, pa thënë asnjë fjalë e pështyu në fytyrë. Dishepujt e tij u zemëruan.

Ananda, dishepulli më i afërt, e pyeti Budën:

– Më jepni leje për t’i dhënë këtij njeriu atë që meriton!

Buda e pa veten me qetësi dhe iu përgjigj Anandas:

– Jo. Do t’i flas atij.

Dhe duke bashkuar pëllëmbët e duarve të tij në nderim, ai i tha atij njeriu:

– Faleminderit. Me gjestin tuaj më lejove të shihja se zemërimi më ka braktisur. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës. Gjesti juaj ka treguar gjithashtu se Ananda dhe dishepujt e tjerë ende mund të sulmohen nga zemërimi. Faleminderit! Ne të jemi shumë mirënjohës ty!

Natyrisht, njeriu nuk po e besonte atë që dëgjoj, ndihej i tronditur dhe i pikëlluar. Ai nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur. E kishte kapur një tronditje në të gjithë trupin e tij, djersitja bëri që rrobat të lageshin. Në jetën e tij ai kurrë nuk kishte takuar një njeri me një karizëm kaq të fortë. Buda kishte shkatërruar mendimet dhe mënyrën e tij të të jetuarit dhe të vepruarit.

Të nesërmen njeriu u kthye te mjeshtri dhe u hodh në këmbët e tij. Pastaj Buda u kthye tek Ananda:

– A e shihni? Ky njeri u kthye të më tregonte diçka. Edhe ky gjest i prekjes së këmbëve të mia është mënyra e tij për të më treguar atë që ai ndryshe nuk mund ta shpjegojë me fjalë.

Burri e pa Budën dhe tha:

– Më fal për atë që ju kam bërë dje.

Zotëria u përgjigj se nuk kishte asgjë për t’i falur dhe shpjeguar:

Duke qenë se rrjedha e ujit nuk është kurrë e njëjtë, as njeriu nuk është njësoj si më parë. Unë nuk jam më i njëjti person që ke bërë diçka dje. Dhe as ai që dje më pështyu mua nuk është këtu. Nuk shoh asnjeri të zemëruar si ai. Tani nuk je i njëjti njeri si dje, nuk më bën asgjë, prandaj duhet të fal. Të dy njerëzit, njeri që shpërtheu dhe ai që mori pështymën, nuk janë më këtu. Pra, tani le të flasim për diçka tjetër.

Çfarë na mëson Buda me këtë histori?

Personi i ndershëm dhe i drejtë nuk ka arsye të reagojë ndaj veprave, sepse ato vijnë nga imazhi që mund të ketë një mendje e shtrembëruar dhe jo nga realiteti i fakteve. Pra, nëse dikush sillet keq me ju, mos lejoni që qëndrimi i tij të ndryshojë balancën tuaj psikologjike. Ai vetëm ju lëndon tek gjëja që ju i jepni shumë rëndësi.

Buda pastaj na mëson se gjërat mund të ndryshojnë shpejt dhe ne gjithashtu duhet të kemi inteligjencën për ta kuptuar atë./ Revista Psikologjia

Sinjalet që të bëjnë të kuptosh se ke lidhje shpirtërore me dikë

Njerëzit që takojmë gjatë jetës tonë janë me të vërtetë shumë. Secili është unik dhe është formuar ndryshe, me disa prej këtyre ne mund të krijojmë një lidhje shumë të veçantë shpirtërore, sikur t’i kemi njohur gjithë jetën. Lidhja shpirtërore është një nga lidhjet më të fuqishme që mund të kemi me këdo. Por si mund ta identifikojmë këtë lidhje të veçantë?

 

Këtu janë 7 shenja që ju tregojnë se ju jeni shpirtërisht të lidhur me dikë:

Instinkti juaj ua tregon

Ju nuk e dini se si dhe pse, por dini që jeni shpirtërisht të lidhur me atë person të veçantë, pa asnjë hije dyshimi. Kur dikush është i lidhur shpirtërisht me dikë, instinkti i përgjigjet maksimumit dhe nuk ka ndonjë arsye logjike ose shkencore që mund ta shpjegojë këtë ndjenjë të mrekullueshme.

Ju ndiheni të sigurt dhe të fortë

Kur keni një lidhje shpirtërore me dikë, prania e tij ju bën të qetë dhe paqësor. Ankthi, frika dhe nervozizmi zhduken falë pranisë së këtij personi dhe kjo është gjithashtu e vërtetë për të kundërtën. Për më tepër, ndiheni shumë të fortë dhe të sigurt si emocionalisht ashtu edhe fizikisht.

Ju ndiheni të lirë të jeni vetvetja

Me njerëzit me të cilët keni një lidhje shpirtërore ju ndjeheni të lirë të jeni vetvetja, ndërsa në marrëdhënie të tjera ju mendoni se duhet të ndryshoni ose të mbani një maskë. Ju ndjeheni të lirë të shprehni veten pa u ndjerë të gjykuar, nuk keni asnjë shqetësim dhe nuk ka asgjë që ju pengon. Ekziston një ndjenjë e pabesueshme e çlirimit brenda dhe jashtë jush.

Duket se i njihni ata prej një jete

Kur ju mendoni se jeni të lidhur shpirtërisht me dikë, ndjeni se i njihni këta njerëz prej një jete. Sigurisht që do ta keni përjetuar këtë ndjesi të paktën një herë në jetën tuaj. Tek njerëzit më të ndjeshëm mund të ndodhë që të përjetojnë regresione spontane dhe t’i kujtojnë qartë këta njerëz në jetën e tyre dhe në vende të tjera. Tek ta ka një lloj familjariteti që ju tërheq dhe brenda jush ndjeni një lidhje shumë të thellë.

Ju i besoni atyre

Nëse nuk mund t’u besoni njerëzve me të cilët keni lidhje shpirtërore, atëherë nuk mund t’i besoni askujt tjetër. Besimi që keni për ta është absolut edhe nëse jeni një person që e ka të vështirë t’u besojë të tjerëve.

Mund ta kuptoni edhe përmes heshtjes

Heshtja është një nga metodat me të cilat dikush mund ta komunikojë kur jeni të lidhur shpirtërisht me dikë. Nuk ka nevojë të shprehësh me fjalë ndonjë emocion ose ndjenjë që ndjen. Nëse është zemërim, ankth, gëzim ose frikë, ata që kanë një lidhje të thellë shpirtërore me ju, mund ta kuptojnë gjendjen tuaj, pa patur nevojë për shumë shpjegime.

Keni biseda të thella

Bisedat që mund të keni me këta njerëz nuk janë kurrë sipërfaqësore, sepse ju jeni në gjendje të eksploroni veten tuaj të brendshme kur jeni së bashku. Bisedat bëhen me të vërtetë intensive dhe plot kuptim dhe secila prej tyre përfundon duke rritur njohuritë për veten dhe gjithçka që ju rrethon. /Revista Psikologjia/