VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Artur Kadriu nuk diti të trashëgojë mbiemrin”, Zheji i përgjigjet Ramës: Kërkon të na varrosësh të gjithëve por s’ka vdekur akoma Meta dhe Berisha që të të lenë

By | January 13, 2019
8 Comments
  • author avatar
    Anonymous 2 years ago Reply

    O zheji si si te vete te humbesh koh me nje fossile, ai erdhi ne pushtet per faj te semundjes qe ka populli shqiptare komunizmi. Ai njeri nuk ka lidhje me postin qe ka, por mbas clirimit ne shqiperi ka mbizotruar sic e petmendni ju te paditurit spiunat lepirsat e tej, dhe aq me keq tani qe ne shqiperi nuk kan ngelur vetem banda e kuqe dhe te pa mundurit

  • author avatar
    Pjetër 2 years ago Reply

    Pra Ju nuk jeni Artur Kadriu…
    Gjithmonë kujt i japim gishtin ta merr krejt dorën…

  • author avatar
    Ajmone 2 years ago Reply

    Sa i varfur nga mendja Kryeministri i Shqiperise!

  • author avatar
    Emigranti 2 years ago Reply

    Ty Artur nuk te besoj se i kundervihesh Rames per te mire te Shqiperise.Sipas meje jane aresye personale o interesi.Perse?Ti je rritur me te,jo vetem fizikisht ,enjeh me rrenje e me dege.Do te ishe i besushem po te shkruaje si tani qe kur atij Nano i afroi te hynte ne vallen qe tani zor se e nxjerr me dot.Kane qene te tjere ata qe dhane alarmin per rrezikun qe po i vinte vendit.Ti,ndoshta me pak e te tjere(se jane shume) i krijuat kultin e te pazevendesueshmit.Ja ku jemi e si jemi….ky njeri nuk njeh hapje krahu….tani i mbetet vetem popullit te gjeje mendjen…Levizja studentore eshte shprese e ndoshta vetem ata qe sinjalizuan rrezikun e ardhjes se tij ne pushtet,dhe qe jane te panjollosur(n.q.s ka akoma te tille)mund te besohen per ta udhehequr drejt kete levizje shpresedhenese.

  • author avatar
    Ahmet 2 years ago Reply

    ky person eshte kasapi me i pa meshirshem i shqiperise,eshte personi qe ka vene ne anekand mbare popullin dhe kombin shqipetar duke ja shitur ate interesave te egra khazarit sorozian.Ky person duhet vene perballa bankave te gjyqit,kur mendoj qe,me 1959* vetem per simpati karshi popullit rus (mos e ngaterroni ketu me simpatine kundrejte sistemit komunist rus) u vrane me mijra intelektuale te denje,smund ta konceptoj dot se si ky pseudo-intelektual e politikan i mykosur edhe pertej palces ka ne dore jeten e milionave qytetarve shqipetare,luan me ato ashtu siç luhet ne nje kazion,nje hedhie zarash,nje hedhie leku ne ajer kok apo pile!si ka mundesi qe populli duron ti thithet edhe pika e fundit e gjakut nga nje vampir i races vampirike politikane dhe kastave financiare grabitese dhe xhvatese,te atyre qe vjedhin popullin diten per diell e vajtojne per hallet e tija naten per sonate dhe rituale satanike khasapanash mortore-gjaksore.Si ka mundesi qe populli i zhytur ne varferi,mjerim te thelle pranon ti lere fatet e tija,begatine e tij,miresine e tij,lumturine e tij personave si ky vampir ku nga dhembet e tij rjedh vetem gjak i kristalte Kombetar-Popullor???Edhe Gulagu ska te ngopur me hakmerrien karshi ketij vampiri,as mathauzen apo treblinka sju gjen shpirti rehat po se pane kete manipulues,kete intrigues,kete dinak cinik dhe vampirik nen tmerrin e gjembave te tyre.Kur mendoj qe njerez te thjeshte dhe te denje kane dhene shpirt ne menyre çnjerezore nen hijet e ketyre kampeve perqendrimi qe,jane turpi i njerezimit vetem per kete realitet barbar dhe vandal e,ky batakçi pusht kopil mprefet i qete duke u kapardisur neper rruget e tiranes diten per diell e perpara syve te popullit te drobitur,te raskapitur dhe te roberuar ne skllaveri ekonomike me vjen te vjedh tere mallkimet e planetit toke mbi te,sepse me plehra te tilla nuk ndyhen duart,me felliqesira te tilla vetem drejtesia popullore di te laje hesapet.

  • author avatar
    HOMORA 2 years ago Reply

    Mirdita,po shkruaj mbi nje fenomen qe lidhet me friken se,levizia e studenteve do mbytet ne zhgenjim per shume aresye ku nder me kryesoret jane:
    1)-rreziku qe rrymat politike do kerkojne me çdo kusht rekuperimin dhe marrien ne dore efektin trodites dhe bafasues qe shkaketoi me ngritien e saj ne kembe per te shprehur revolten dhe indinjaten e saj mbi ate qe,spikat tek kerkesa e saj legjitime mbi realitetin e politikes influencuese ne dem dramatik dhe ne shkaterrimin rrenues te jetes se societes se brishte shqipetare dhe te popullit te saj.
    2)-rrezik tjeter eshte qe,Rinia po ben nje devijim ne kauzen e saj (sigurisht qe kuptohet perseja e ketij fakti si rezultat i mos paties se eksperiences dhe pervojes se saj si fllad Rinor) e cila eshte nje kauze e pergjitheshme dhe i takon tere popullit,sepse rinia del nga gjiri tij,del nga familjiet ne te cilat ajo eshte pjese perberese jetike, e familjies nga e cila eshte mekuar,eshte edukuar dhe brymosur me dashurine dhe begatine e jetes,e keto familjie jane bashkesia e popullit te cilat perbejne societen shqipetare.Pra Populli eshte Rinia dhe Rinia eshte Populli,nje unicitet i vetem,nje bllok graniti,nje trup i pa copetueshem,nje mase kompakte,nje damar i pa shperbere frymezimesh ne kauza,qellime,objektiva,detyra,inisiativa apo aksione demokratike-moderniste-evolucioniste.Pra,po deshtoi njeri sigurisht qe tjetri eshte i kapitulluar dhe anasjelltas.Ndaj Rinia duhet ti bashkengjisi trupit te saj ate pjese teresie te kristalte njerezish me intelekt dhe me vullnet te ndershem qe kane po te njejtat inspirata te ngjasheme dhe te perbashketa me Rinine,pra jane te nje frymezimi ideali apo idesh,kane po te njejten ndjesi drejtesie karshi padrejtesise qe,me egersi shtyp pa dallim mbare popullin.
    3)-Kam frike se rreziku me kryesor eshte se,Rinia nuk ka qartesine e duhur mbi rolin e saj ne nje societe,kam frike se Rinia s’eshte aq koshiente mbi funksionin e rolit te saj qe,do luaj ajo ne te ardhemen e shqiperise por edhe ne te sajen si nje nga shtyllat baze te marries se stafetes brezore ne jeten e nje kombi,pra kam frike se Rinia po neglizhon ne menyre te pavetedijeshme rendesine e saj,vleren e saj te madhe,forcen dhe energjine e kapacitetit te saj si transformuesja dhe evolucionistjia e shenjterise se vitalitetit kombetar,se forca e saj eshte arteri kryesor i ZEMRES Shqiperi,dhe kete ajo e ben jo per nga mungesa e vullnetit apo e devocionit por nga naiviteti i saj Rinor qe s’eshte gje tjeter veçse pervoja e saj e pa sprovuar ne rrugen e jetes,edhe pse kjo qe ajo po perjeton si krijesen e saj eshte nje prove themelore ne formimin e saj,eshte nje leksion jete ku diktohet qe,pa gabime nuk ka avancim,kush gabon di se çfare mesimesh nxjerre dhe sa çfare vendimesh merr per mos te bere dy here po te njejtin gabim,e kete ajo eshte e afte ta konceptoje sepse eshte nje Rini jashte mase e guximeshme,eshte e vrulleshme,eshte e pa dridheshme,eshte e patuteshme,eshte e patudeshme,eshte e rrembyeshme,eshte gjake turfulluese e sigurisht dhe gjake nxehte,e mbi te gjitha rinia eshte revoltuese,veti keto qe,i japin nje hov me te shpejte nga çi duhet per te kaluar ne veprim,duke i udhehequr pjekurine e hapit te matur,te menduar dhe peshuar mire,pra kordinimi i te gjithave ketyre cilesive ne nje hap te vetem por te madh dhe te sigurte,te guximshem dhe gjigand ne marien e jetes se saj ne doren e saj,me vullnetin dhe forcen e ligjit te saj per nje jete sa me normale ne harmonine e miresise,ne harmonine e begatise dhe ne harmonine e mbarevajties humane te qytetarizmit te saj,sigurisht qe do e beje nje Rini krenare me historine e saj te shkruar ne gjakun e Popullit te saj.
    4)- kam frike se Rinia ka neglizhuar pa dashie solidaritetin dhe solidarizimin e kauzes se saj me kauzat kryesore te jetes se kombit dhe popullit ku ajo eshte pjestare,pjesemarrese dhe sigurisht influecuesia e tyre,pra Rinia duke u perqendruar mbi problemin e saj ka lene menjane realitetin qe,si nje force kryesore e jetes se nje kombi ajo eshte problemi me urgjent i popullit,pra ajo vete eshte nje nga problemet me kyçe te jetes se societes se kombit shqipetar dhe jo i vetmi problem kryesor,total dhe unik,sepse ajo qe vuan Rinia e vuan koha ne te cilen ajo po hedh hapat e saja,po e vuan populli ne te cilen ajo marshon krah per krah ne kohen qe po bashkejetojne Rini-Popull dhe anasjelltas,po e heq societeja ne te cilen ajo kerkon nje jete mese normale begatie dhe mireqenie dhe jo nje mbijetese mizerable dhe te erret ne varferi morale,shpirterore,ideale dhe frymezuese ne dhenien e aresyes dinjitoze per te jetuar dinjesisht.
    5)-kam frike se rinia s’eshte thelluar me vemendeshmeri qe aftesia e saj apo pa aftesia e saj do jete shkaku i efekteve te se nesermes si per jeten e saj por edhe te societes qe ajo do perfaqesoj si pjestaria e saj me aktive.Pra nje Rini e dobet ne kultivimin e saj intelektual nje societe e dobet intelektualisht,nje Rini me kultivim te forte dhe te shendoshe intelektual dhe moral don te thote nje societe e forte dhe e ndriçuar ne intelektin dhe moralin e saj jetesor dhe kulturor.Pra niveli i kosheinces,logjikes,aresyes por edhe i zgjuaresise ka te beje shume ne EVOLUCIONIN e nje Rinie,sepse dihet qe e nesermia legjitimisht i takon asaj,mbasi brezi para saj natyrisht eshte i (e) destinuar te leshojeje natyralisht stafeten mbas kryeris se detyres,rolit,funksionit dhe te drejtes se tij per trashegimin e jetes se denje me ndjenjen a aktit te kryere dinjesisht ,permbushies se rolit te tij shenjteror brezave te tij,atyre qe do ndjekin po te njejtin princip jete me force akoma me te madhe dhe me te vendosur ne persosien e saj por edhe ne evoluimin e tradites,zakonit dhe kultures,frymezimeve dhe inspiratave te gjeneratave qe tashme kane shkuar e do te shkojne ne kete cikel jete.Pra ketu Rinia duhet te jete me e mprehte dhe me e qarte sepse luan me aspiratat dhe frymezimin e saj,me detyren e saj karshi vetvehtes por edhe te krijimit te saj qe eshte familia e se nesermes,e se ardhemes e,Rinia s’eshte nje me vehvete por eshte POPULLI,eshte KOMBI e eshte SHTETI dhe LIGJI qe ajo perfaqeson dhe simbolizon.
    6)-kam frike se neqoftese Rinia zhgenjehet apo deshton sot nuk do te kete mundesi askurre te ngreje koken e ta shohi vehten perballe drejte e ne sy si perpara pasqyres por edhe perballe te ngjashemit te saj,pra kam frike se ajo do ngelet ne dezilyzion te perjetshem,edhe pertej varrit.Kam frike se Rinia nuk i jep forcen dhe zjarrin e vertete nocionit frymezues qe quhet LIRI.
    LIRIA eshte pasuria me e patundeshme e çdo personi mbi kete rruzull,po humbi ate njeriu humb vleren e tij.Me respekt dhe me lutien ne shpirt qe RINIA kesaj rradhe do jete ne kembe me shenjterine e frazes :
    Ja ne kembe e te LIRE ose ne varr me nder e ballelarte me LIRINE e pagjynjezuar edhe pertej vdekjies!!!
    P.S.
    I shkruaj keto linja ne saje te konferences qe dha lul basha i cili tregoi haptazi qe kerkon te manipuloje,perfitoje,xhongloje me stratagjemen e tij infiltruese dhe, ta perdori kete goditie shoqerore qe shkaketoi RAVOLTA RINORE,ne dobine dhe qellimet e tia partiake dhe ambicieve te tija per pushtet.
    I takon Rinise te marri frenat e Atdheut ne dore e te bahet KAPITENI i anijes qe ajo ngriti perballe furtunave me te agra qe mbart e ngre oqeani i societes se brishte Shqipetare.
    Paçit fitore,sukses dhe ngadhnjim.
    FITORE dhe ZGJOHUNI,BASHKOHUNI behuni nje trup i vetem mermeri!!!

  • author avatar
    HOMORA 2 years ago Reply

    Per RIQ=Referendum i Inisiatives Qytetare siç e ka Islanda,Kalifornia dhe Zvicra Kushtetuten e Kombit (shtetit)

    LIGJI DHE RREGULLI FONDAMENTAL I RINISE DHE POPULLIT TE SAJ.

    Shikuar qe politikanet evitojne te mos kuptojne revendikimet e Rinise e Popullit.
    Konstatuar qe ;
    revendikimet e te disave jane shume larg mjaftueshmerise per te siguruar ndryshime serioze dhe te atesuar me partneritetin e Rinise dhe Popullit,ja nje liste jo perfundimetare ne trajtimin e temes por qe paraqet,prezantojne garanci rezultati afatgjate (ndoshta te perjetçem). Ne nuk jemi naive,plutokratet ne pushtet do te bejne gjitheshka per t’na penguar e njekohesisht t’na ndalojne (interesat e tyre skllaveruse e diktojne nje manover te tille) drejte Evolucionit Modern Demokratik,ndaj qendron pak a shume me kryesoria,me esencjialia per berien e aplikimit te ketyre (qe jane nje pjese dhe nuk perfaqesojne teresine totale,siç dihet nje qytetar eshte nje univers idesh per mireqenien e jetes tokesore) propozimeve.

    A) EKONOMI/PUNE-SIM

    1-Gjendie Gjenerale e fiskalitetit ;
    nenshkruar ne Konstitucion pamundesine per Shtetin qe te terheqi mbi 25% te pasurise se POPULLIT.
    2-Ngritie imediate ;
    e rroges se ulet,pensionet dhe te minimumeve sociale 40%.
    3-Dhenie Pune Masive ;
    funksionareve per te rivene kualitetin e sherbimit publike para se te behet Revizionimi Gjenerale i Politikes Publike:
    stacionet e treneva,spitalet,shkollat,postat…
    4-Strehim :
    plan konstruktimi te 500 mije Shtepi Strehimi te Moderuara,me qellim ulien e çmimeve te qirave,fondet e ardhura ne natyre ose te mirat fituese dhe ri-dinamizimin e ekonomise punedhenese.
    Denuar rende prefektet dhe kryetaret e bashkive qe lene jashte te pastrehet,ata qe kerkojne lemoshe et te braktisurit e sistemit aparatçiko-oligarshi-financiare, qofte ky person çfare do lloj ngjyre ideje,apo politike,apo besimi a shtrese sociale.
    5-Bnakat :
    te behen me te vogla me se fundi te mbrohemi nga :
    krizat,te thuejme monopolet,ndarien e spekullimit te derdhies se parave dhe,injektimin e kapitaleve ne nje projekt biznesi i çfare do lloj natyre apo volumi qofte masa e tij ku,populli duhet konsultohet ne menyre absolute dhe primondiale me anen e votes referendumi (elektronik nen kontrollin e agjensive serioze te organizimit votues me prezencen perfaqesuese te kolektivitetit popullor) apo popullor mbi projektin ne fjale,pro apo kundra,po apo jo,ju vlen apo sju vlen,i dobishem apo i pa dobishem etj…
    6-ANULLIMI i BORXHIT PUBLIK :
    sepse kjo ska vend qe te jete ne fuqi per aresye se ajo tashme eshte paguar shume here,nga fillimi saj dhe deri me tani.

    A) POLITIKE

    7-KUSHTETUAR :
    Rishkruar nje Kushtete nga Populli dhe per Interesat e popullit te pamvarur.Venia ne vend te nje referendumi te inisiative qytetare ;RIQ.
    8-Ndalimin e Lobbys dhe rrymave,rezove dhe rrjeteve te influences.
    Perjashtim i perhereshem nga jeta politike e nje te zgjedhuri (deputet,kryetar,funksionar,shkencetar,kerkues etj…)qe kane nje dosie juridiksionale hetuese,venia fund e kumulimit (bashkengjities) se mandateve drejtuese dhe pushtetit.

    9-ALBXIT :
    dalia si kandidatuese e bashkimit europian me se fundi per te rifituar Pamvarsine tone Politike,monetare dhe ekonomike (respekt vullnetit te popullit dhe inspirimeve te tija per nje KOMB te LIRE pa diktatore te brukselit mbi koke me diktimet e bankes europiane mbi financimin e jetes se Sqhipetarit,dhe federales amerikane per diktime mbi borxhet dhe rolin e tyre social,ekonomik dhe kulturor,sidomos pa diktatin pameshireshem te grabitesve lobbyste-sh private mbi jeten dhe zhvillimin e societes shqipetare) ne kete menyre behen 50 milliarde euro kursime ne vit.
    10-Evazioni Fiskale :
    rekuperuar ndermjet 18 dhe 27 miliarde euros te braktisura nga shteti çdo vit tek CAC 40.
    11-Ndalimin e menjehershem ;
    te privatizimeve dhe rikuperimin e pasurive publike,autostardat,aeroportet,parking dhe linjat hekurudhore.
    12-Gjobat,radaret dhe ndeshkimet me proçesverbale :
    Heqien e radareve te panevojshem dhe gjobitiet me video qe s’eshte gje tjeter veçse nje tjeter takse e maskuar.

    13-Edukacioni Nacional :
    perjashtuar gjithe ideollogjite e kasaj kryeministrie dhe vene ne xero (ne sheshim) teknikat edukuese shkaterruese (metoda globaliste…).
    14-Drejtesi :
    katerfishuar buxhetin e saj dhe limituar ligjin e kohezgjaties te proçedurave.Thjeshtezuar dhe ta kthejme drejtesine totalisht falas dhe te lehte kalimin e saj per te gjithe.
    15-Mediat :
    Thyer monopolet dhe shoqerite mediatiko-politike,lejuar mediat te penetrueshme (kalueshme) nga qytetaret dhe garantuar pluralitetin (shumellojshmerine) e opinionit.Venie fundi perfundimtar propagandes te te zgjedhurve.Terheqien e financimeve (subvoncioneve)publike mediave (500 milions deri ne 1 miliard ne vit) gjithashtu dhe folete fiskale te gazetareve.

    16-Garantuar Lirine e qytetarve :
    duke regjistruar ne Kushtetute ndalimin e Shtetit te nderhyje (fusi hundet) ne mesimedhenien,edukacionin,shendetin,familien…

    C) SHENDET/EKOLLOGJI

    17-Vjetersim dhe dekadence i mjetve apo objekteve te jetes:
    rrenimi i programuar duhet luftuar duke zgjatur (shtuar) garancite e konstruktoreve ne 10 vjet minimumi duke siguruar dhe garantuar prezencen e pjeseve kembyese-riparuese.
    18-Plastika-kautçuku :
    ndaluar ne nje kohe relative ( si fillim) komercializimin e shisheve plastike apo artikuj te tjere te kesaj natyre gota,pjatat, luge pirunj kautçuku dhe amballazhet ndotese etj…
    e me pas te behet i perhershem ndalimi i perdorimit te plastikes dhe konservave si amballazh ushqimi !!!

    19-Laboratoret Farmaceutike :
    dobesuar influencen e tyre ne pushtetet gjenerale te shendetesise dhe spitaleve.
    20-Bujqesi:
    Ndalimin e OGM (organizma gjenetikisht te modifikuara),pesticidet kanceruese,turbulluesit endoktrinian,dhe monokulturat (prodhimi intensif i nje produkti te vetem bujqseor etj…).
    21-Ri-industrializacion e SHQIPERISE :
    me qellimin te zvogelojme importet qe don te thote prodhimin me traditen krijuese produktive shqipetare e me kete menyre stopojme ndotiet agresive dhe te egra per Popullin.

    D) Gjeopolitike
    22-NATO :
    dalie e menjehereshme nga traktati i atlantikut veroir dhe ndalim i angazhimit te ushtrise Shqiptare ne luftra agresioni.

    23-Shqiperi-Vendet e mbare Botes :
    Europes (jo EU)-Afrika-USA-Azia-Euro-Azia-Australie-ZELANDA etj…
    Pushuar menjehere grabitien,ngaterimin (futien e hundeve) ne çeshtie politike dhe ushtarake qe s’na perkasin per te zhytyr ne diktat varferimi apo roberimi poujt qe i vuajne efektet e ketyre politikave apo nderhyrie me interesa oligarshike finaciare.Kthyer parate e diktatoreve dhe pasurite e perfituara ne menyre ilegale dhe legale te qelbur pra,jo ne menyre te drejte,te gjithe popujve te Rruzullit.Riatdhesimin (terheqien)e menjehershme te ushtareve qe gjenden ne misione ushtarake kudo ne bote.Dalia nga sistemi i dyfishte euro-lek qe ka per qellim mbajtien e Shqiperise ne varferi.
    Gershetuar,thurrur raporte te barazise (i barabarti me te barabartin) me te tera Shtetet e rruzullit.

    24-Penguar :
    flukset emigracionuese ne pamundesi mikepritie dhe,integrimi te pamundshem, per aresye se ndodhemi ne nje krize te thelle civilizacionesh apo civilizacionuese qe ne po jetojme aktualisht.
    25-Politike e huaj :
    respekt te patudshem dhe te palekundshem i te drejtes Internacionale dhe te angazhimeve qe ne kemi firmosur.

    VEMENDIE DHE KUPTIM !!!
    Keto 25 propozime do te ndryshojne ne menyre te menjehereshme jeten e perditeshme te Shqipetareve simbas ligjeve te paktit te trezorit shtetoror dhe Publik me fitimin e 37 milliards euros nga sakrifica dhe vullneti juaj per prodhim punesor,pra me djersen e ballit tuj,me forcen e kraheve te juaja,me frymezimin e shpirtit te juaj per jeten e begate.
    SHQIPERIA eshte nje KOMB i pasur dhe,Populli I Tij trim dhe punetor,Ai ska pse te Jetoje ne mizerie padrejtesisht nen diktatin e oligarshise financiare.

  • author avatar
    Sofo 2 years ago Reply

    Rroftë Partia Komuniste e Shqipërisë

Komentet

LUFTË SPECIALE KUNDËR ALBIN KURTIT!! – Nga Binak MAXHARRAJ

Në këto gjashtë vjetet e fundit nuk ka parti në Kosovë,nuk ka lider partish shqiptare,serbe,etj.Nuk mund ta gjejshë ndonjë pushtetar qe nga ish-presidenti Hashim Thaqi e teposhte të cilët nuk merren me kritikat kundër liderit te LVV Albin Kurti.Albin Kurti të gjithë këtyre ua ka zënë rrugën sepse në krahasim me te gjithë këta Albini është një lider pa shibla,i pa korruptuar,një lider qe nuk e vjedhë dhe plaqkitë popullin e vetë,është një lider fukara,ska miliona,ska shtepi me bazena, jeton në një banësë një dhomshe te marrë me qira,ska vetura luksoze të blinduar sikur të gjithë këta lideret e klaneve te ndryshme mafioze qe i kanë hyer luftës speciale kundër Kurtit përmes te gjitha strukturave shteterore deri te gjykata kushtetuese thjeshtë për ta penguar qe te mos vijë ne pushtet,sepse ata e dijnë mirë se duhet me dhanë llogari para popullit për vjedhjet dhe hajnit e tyre.
Albin Kurti i fitojë njeherë zgjedhjet bindshëm me 6 tetor 2019,e formoi qeverin me LDK antirugoviste dhe prothaqiste të Isa Mustafës.E dinin mirë se prgjegjesia për keqpërdorime po u vije.S’lanë gje pa bërë për ta rrexuar qeverin Kurti.Këte e bën me ndihmën e administrates antidemokratike të Trumpit se bashku me Grenellin të cilët anipse humben ne zgjedhje tentuan qe përmes një kryengritjete si tentim grushtshteti ta pengoj ndrrimin e pushtetit në Amerikë në kryem me presdientit ne ardhe Joe Bidën.Ata ia morën fytyrën amerikës në botë,i dhanë grushtë te fortë demokracisë së shenjetë amerikane.Dhe këta lideret tane ne krye me Hashim Thaçin,Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin bejshin be në ta kurse ata jo vetem qe ndihmuan grushtshtetin në Kosovë por tentuan qe te bejnë grushtshtet edhe në Amerikë duke e sulmuar dhe demoluar Kapitol Hill në Vashington.
Por,lufta speciale kundër Albinit nuk ka te ndalur as tashti kur jemi në prag te zgjedhjve parlamentare te 14 shkurtit 2021.I gjithë arsenali politiko mafioz i tentokës së Kosovës është que peshë përmes formave,luftës speciale dhe denigrimeve te ndryshme qe ta pengojnë Alin Kurtin qe ti fitoj zgjedhjet,sepse edhe në këto zgjedhje ai është favoriti kryseor dhe se do ti fitoj këto zgjedhje bindshëm.Dhe zgjedhjet LVV me Albinin në krye do ti fitoi bindshëm,kët ska kush e ndalë sepse populli e ka shpresën te Albini për ndryshime rrënjesore në Kosovë pas 20 viteve keqëqeverisje,vjedhje plaqkitjeve,korrupcionit etj.
Në këtë vazhdë vjenë edhe vendim skandaloz i veçantë dhe i qellimshëm i Gjykatës Kushtetuese te cilin me”dashuri”po e zbaton KQZ e qe është i ndikuar nga nentoka e mafis politike që te mos kënë te drejtë te kandidojnë për deputet te gjitha ata qe paten probleme me ligjin ne tre vjetët e fundit.
Këtu është i përfshier edhe lideri i LVV Albin Kurti,i cili ishte i denuar me kushtë,dhe jo me mbajtje më burg denimin.Këto te dyjat nuk shkojnë bashkë,anipse juristet e padijshëm i ngaterrojn këto sa për te krijuar huti në opinion.
Atëhërë ku ishin këto organe qe tashti sjellin vendime skandaloze kur është në pyetje Albin Kurti?!.
Që 20 vjetë e këndëj ne Parlament si deputet u zgjodhën vrases,shtisë te vrasesve,kriminel me kusht e pa kusht te cilët edhe na shisnin mend se kush janë ata.Në Parlament sillësshin si kabadai,si rrugaqa qe dy fjalë nuk dinin ti flisnin.E kishin shpinën e fortë nga kupola e krimit te organizuar në krye me Thaçin,Veselin,Harajdinaj dhe Isa Mustafën të cilët e kishin kapë tërë jetën institucionale duke e mbrojtë krimin e organizuar dhe korrupcionin.
Dhe askush nuk ua prishte tymin e duhanit,ishin vetë”bashë e vetë subashë”siç thotë populli.
Tashti kur po vijnë kohë tjera ne luftën kundër kapjes se shtetit dhe luftës kundër korrupcionit të cilës po i prinë lideri Albin Kurti,hijenat e mafive te strukura ne erresirat e institucioneve te Kosovës po qojnë krye duke venë pengesa dhe ndërskamca,sepse nukpo u shkojnë përshtat ndryshimeve te cilat qe sa kohë po i kërkon votuesi,po i kërkon populli.
Edhe sot gadi te gjitha institucionet në Kosovë janë të kapura,janë në shërbim të mafisë politike me te cilat po lufton Albin Kurti.
Edhe vendimi i fundite i Kushtetutes dhe i KQZ janë ne shërbim te kësaj mafije e cila qellimin e ka qe të mos vihet te ndryshimet,të lufta me korrupcionin e deri te çkapja e shtetit nga këto mafi politike te cilat hala janë te gjalla,po qojnë krye.
Por,edhe se LVV dhe Albin Kurtin e futën në këtë grackë,në këtë kurthë Albini me shok duhet te jetë i kujdesshëm qe te menaxhoi më mençuri këtë situatë të pritur dhe te thurur apostafat për te.Duhet të tregoi mençuri prej lideri qe në mënyrën më te mirë te mundshme te kapërcej këtë situat,pasiqe LVV ka kuadro te menqura,te forta,te afta për te menaxhuar këtë situatë.
Duhet te tregoi mençuri dhe kujdes edhe për shkak te situatës politike në te cilën jemi para zgjedhjeve.
Por edhe më shumë Albin Kurti me shok duhet te këtë kujdes edhe për shkak të ndryshimeve ne Shtepin e Bardhë dhe ardhjës në pushtet të mikut të madh te shiptarëve Joe Biden.
Nuk është nami i madh se a do te jetë Albin Kurti deputet ne Parlamentin e ardhshëm apo jo,aty do te jetë LVV komplet me mbi 50% të deputeteve.
Nuk është nami i madhe se a do te jetë deputet apo jo Alin Kurti,por një gjë dihet si loti se Albin Kurtin askush nuk ka të drejtë të pengojë të zgjidhet për Kryeministër nese LVV del e para ne zgjedhje.image.png

Vdes gazetari Larry King

Gazetari amerikan Larry King ka vdekur në moshën 87-vjeçare, është bërë e ditur përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter.
Ai ka rezultuar pozitiv në koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Los Angelos.

King njihet për intervistim të mijëra liderëve botërorë, politikanëve dhe artistëve për rrjetin televiziv amerikan, CNN dhe media tjera.

Emisioni i tij në CNN “Larry King Live”, që ka ekzistuar në periudhën 1985-2010, është shikuar nga miliona persona.

King është vlerësuar disa herë për punën e tij gjatë karrierës mbi 60-vjeçare, përfshirë dy çmime Peabody dhe një Emmy. rel

Ekspertët: Biden do të ndjekë politika që bazohen në dialog

Administrata e re e SHBA-së do të marrë masa të orientuara drejt sigurisë për të ofruar unitet brenda vendit, kurse në politikën e jashtme do të zhvillojë marrëdhënie të bazuara në dialog, thonë ekspertët.

Në ditën e parë të presidencës së tij, Joe Biden ndërmori hapa dhe nënshkroi 17 urdhra ekzekutivë për të ndryshuar politikat e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë Marrëveshjen e Klimës së Parisit, rianëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, mbajtjen e maskave ​​në ndërtesat federale, ndërprerjen e fondeve për murin përgjatë kufirit meksikan dhe heqjen e kufizimeve të udhëtimit të vendosura ndaj disa vendeve muslimane.

Ilter Turan, profesor në Universitetin Bilgi të Stambollit, për Anadolu Agency (AA) tha se Biden do të zhvillojë politika që do t’i japin fund polarizimit që është bërë më i ashpër në SHBA.

Turan potencoi se Biden ka vënë theksin mbi demokracinë brenda dhe jashtë kufirit.

“Ai mori një qasje kritike ndaj vendeve që prishnin praktikat demokratike”, tha Turan.

Sa i përket politikës së jashtme, spikasin diskurset për meremetimin e dëmeve që shkaktoi Trump duke ringjallur marrëdhëniet e rrënuara ndërkombëtare.

Turan tha se ai nuk priste ndryshime të mëdha në lidhje me politikat e SHBA-së ndaj Rusisë dhe Kinës, në mesazhin gjatë inaugurimtit të Biden-it.

Ai tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së janë konkurruese, por Biden do t’i shndërrojë ato në një konkurrencë më konvencionale.

Turan vuri në dukje se stili i politikës së jashtme të Biden-it do të jete shumë më i ndryshëm dhe se presidenti i SHBA-së do ta zhvillojë luftën me Kinën dhe Rusinë së bashku me aleatët. Ai shtoi se Biden do të përpiqet të rivlerësojë marrëveshjet e kontrollit të armëve bërthamore.

“Biden do të zhvillojë një luftë sistematike, por jo luftarake, për të mbrojtur vlerat e SHBA-së”, theksoi Turan.

Profesori Murat Aydın nga Universiteti Kadir Has tha se është për të përshëndetur fakti që Biden theksoi se problemet në botë do të zgjidhen përmes dialogut, në vend të forcave ushtarake.

Aydın tha se lidhjet midis SHBA-së dhe grupit terrorist YPG/PKK në Siri do të vazhdojnë të jenë një problem në marrëdhëniet SHBA-Turqi.

“Unë nuk mendoj se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëdhëniet e saj me YPG/PKK-në. Ai gjithashtu do të përpiqet ta çojë Turqinë në kornizën e NATO-s lidhur me sistemin e raketave S-400”, deklaroi ai.

Profesori Hasan Ünal nga Universiteti Maltepe theksoi se nuk ka gjasa që një SHBA-ja me polarizim të brendshëm të përpiqet të rregullojë një botë që ka evoluar në multipolaritet.

Ünal vuri në dukje se shqetësimet që burojnë nga racizmi, ksenofobia dhe sistemi ekonomik në SHBA vërehen në shumë rajone të zhvilluara të botës, veçanërisht në Evropë.

“Prandaj, ngjarje të papritura mund të shpërthejnë nga asgjë në SHBA dhe Perëndim, të cilat humbën ndjenjën e superioritetit të tyre në rendin botëror”, tha Unal.

Ai theksoi se botën, e veçanarisht Turqinë, e pret një mandat i vështirë katërvjeçar, duke theksuar se retorika rreth Turqisë nga Antony Blinken, i cili është i nominuari i Biden-it për postin e kryediplomatit, nuk duket aspak e pranueshme.

Demokracia e sotme nuk është ajo që e parafytyronin themeluesit e Amerikës

Dora Mekouar

Etërit që themeluan Amerikën ishin ndër më të pasurit e kolonive kur ata hartuan dhe nënshkruan Kushtetutën, dhe të tillë e prisnin se do të ishte udhëheqja e kombit të ri.

“Nuk ishte parafytyruar si një lloj demokracie e drejtpërdrejtë, ku të gjithë amerikanët do të hidhnin votën për të gjitha çështjet”, thotë Andrew Wehman, profesor i asociuar i historisë në Universitetin Qendror të Miçiganit. “Vetë votimi, mendonin ata, duhej të rezervohej për njerëzit me pasuri dhe arsim, por nuk dëshironin të kufizonin llojet e tjera të pjesëmarrjes politike”.

Themeluesit prisnin që njerëzit e thjeshtë, të varfër dhe të paarsimuar, të merrnin pjesë në mënyrë indirekte, nëpërmjet qeverisjes së tyre vendore, në takimet me publikun dhe veprimeve protestuese, si p.sh. bojkoti.

Disa prej themeluesve ishin veçanërisht të shqetësuar për populizmin dhe mbizotërimin e turmave.

“Ata ishin nga njerëzit që mendonin se demokracia ishte një fjalë e turpshme. Madje edhe John Adams thoshte gjëra të tilla. Ai nuk donte që njerëzit e varfër të votonin; ai nuk donte që gratë të votonin”, thotë zoti Wehrman.

Bruce Kuklick, profesor i historisë amerikane në Universitetin e Pensilvanisë, thotë se hartuesit e Kushtetutës kishin një perceptim shumë të ndryshëm të demokracisë nga ç’kanë amerikanët sot.

“Themeluesit nuk e donin aspak këtë lloj demokracie. Kushtetuta është shkruar në mënyrë që të drejtat e qytetarisë të jenë shumë, shumë të kufizuara”, thotë ai. “Ata shqetësoheshin për demokracinë… Ishte një formë e keqe e qeverisjes, sepse pasi i lë të gjithë të marrin pjesë, atëherë ka të ngjarë të zgjidhet një demagog. Ka të ngjarë të vijnë njerëz në pushtet që tërheqin histerinë e masave. Ajo ide është zhdukur prej kohësh”.

Zoti Wehrman tregon se hartuesit e Kushtetutës u kujdesën që vetëm një pjesë e një dege të qeverisë federale, Dhoma e Përfaqësuesve, të zgjidhet gjerësisht nga populli. Kolegji Zgjedhor zgjedh presidentin, komandanti i përgjithshëm zgjedh gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe, fillimisht, senatorët zgjidheshin nga legjislaturat e shtetit.

“Është një përpjekje tjetër për t’iu larguar pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të një grupi të madh njerëzish në procesin politik”, thotë zoti Kulick. “Pra, janë gjithë ato kufizime të tjera që ata shkruajnë në Kushtetutë për të shmangur atë që e parafytyrojnë si një anije në rrezik mbytjeje, ku shumë njerëz të paditur dhe të varfër marrin të drejtën e votës”.

Vetëm pas ratifikimit të vitit 1913 të Amendamentit të 17-të të Kushtetutës, senatorët amerikanë u zgjodhën me votim të drejtpërdrejtë nga populli.

“Në mënyrë të qartë, Kushtetuta u shkrua dhe u miratua për të sprapsur disa nga veprimet e ndërmarra nga legjislaturat e shteteve. Njerëz si James Madison dhe Alexander Hamilton menduan se legjislaturat e shteteve dhe votuesit në shumicën e shteteve kishin shkuar shumë larg, se shumë njerëz po merrnin pjesë në politikë, shumë njerëz po votonin”, thotë zoti Wehrman.

Për shembull, shteti Nju Xhersi u dha të drejtën e votës banorëve që mund të arrinin një prag të caktuar të pronësisë. Kjo përfshinte gratë dhe afrikano-amerikanët, të cilët ishin në gjendje të votonin nga 1776 deri në 1807, kur shteti i kufizoi të drejtat e votimit vetëm për burrat e bardhë.

“Ata (themeluesit) menduan se kishte shumë zëra në legjislaturat e shtetit, se shtetet po bëheshin shumë radikale dhe i detyroheshin interesave të njeriut të thjeshtë, kur duhej të ishin më të rezervuar dhe më akomodues për të pasurit dhe të arsimuarit që merreshin me biznes”, thotë zoti Wehrman.

Atëherë, çfarë do të mendonin për Amerikën e sotme njerëz si Alexander Hamilton, John Adams dhe hartuesit e tjerë të Kushtetutës?

“Unë mendoj se të gjithë do të ishin disi të kënaqur që korniza e përgjithshme që ata krijuan është akoma në veprim”, thotë zoti Wehrman.

Dhe ata madje mund të ishin të hapur për ndryshimin. Mbi të gjitha, ata hartuan një proces për ndryshimin në përgjithësi ose ndryshimin e Kushtetutës. Ata madje e shfrytëzuan atë proces me ratifikimin në 1804 të Amendamentit të 12-të, i cili përcaktoi votime të veçanta të Kolegjit Zgjedhor për presidentin dhe nënpresidentin. Ky ndryshim shmangu që kundërshtarët politikë nga partitë rivale të shërbejnë në të njëjtën administratë si president dhe nënpresident.

E megjithatë, thotë zoti Kuklick, Etërit Themelues do të konsideroheshin reaksionarë sipas standardeve të sotme.

“[Ata] nuk e donin atë që ndodhi”, thotë zoti Kuklick. “Dhe një nga transformimet e mahnitshme të Shteteve të Bashkuara në shekullin e 19-të është se ne shkuam nga një perceptim shumë, shumë i kufizuar i pjesëmarrjes nga njerëzit në qeveri, në atë që njerëzit tani e pranojnë plotësisht si mënyrën demokratike”.

Megjithëse demokracia në veprim sot mund të mos jetë saktësisht ajo që parashikuan themeluesit, paratë dhe pushteti vazhdojnë të luajnë një rol jetik në politikën amerikane. Dhe, duke pasur parasysh që shumica dërrmuese e presidentëve amerikanë kanë qenë të pasur në mënyrë të pavarur, qëllimi i themeluesve për të rezervuar vende për të pasurit në radhët e para të qeverisjes është përmbushur në thelb.

Përgjimet në Itali – Politikani italian ndërlidhës i ‘Ndranghetas’ për investime në Shqipëri

Mjafton të paguash një ministër dhe …

Lorenzo Cesa duhej të ishte çelësi që hap të gjitha dyert për mafien kalabreze ‘Ndrangheta, për të investuar në Shqipëri dhe në Europen lindore.

Ky është konkluzioni i Drejtorisë Distriktuale Anti-Mafia (DDA) të Katanzaros për rolin e europarlamentarit  Lorenzo Cesa që dje dha dorëheqjen nga posti i sekretarit të partisë Unione dei Democratici Cristiani e Democratici di Centro (UDC) pas akuzave dhe hetimit të nisur ndaj tij.

Në hetim është përfshirë edhe sekretari rajonal i UDC, Franco Talarico, që sipas hetuesve është ndërmjetës midis Cesas dhe Antonio Gallos, sipërmarrës që konsiderohet si i afërt me grupet mafioze nga Krotone.

Nën lupën e hetuesve ka përfunduar në veçanti një takim në një restorant në Romë, në korrik 2017, ku në tavolinë ishin ulur Cesa, Gallo, Talarico dhe ish-këshilltari komunal i Katanzaros, Tommaso Brutto. Sipas DDA, Brutto e Talarico synonin organizmin e takimit midis Gallos e Cesas për të pasur avantazhe në afare të ndryshme. Përfshirë hapjen e kanaleve të rëndësishme në Shqipëri për shitjen e produkteve të tij enteve publikë të huaj, spitaleve, klinikave. Për këtë projekt, Cesa duhej të ishte personi kyç, sipas fjalëve të dy personave të përgjuar.

‘Edhe kjo është e rëndësishme… një gjë është që Cesa të krijon kontakte në Shqipëri… atje nuk është si këtu… një ministër në Shqipëri e zbut…’. Talarico përgjigjet: ‘Korrupsion total… treg i lirë… po, por ata kanë një porosi, kur shkon 100.000…. këto janë tuat… është legale’.

Dhjetë ditë pas kësaj bisede, Cesa takohet me Gallon në restorantin roman, më 7 korrik 2017. ‘Sapo t’i rregullojmë kontaktin Antonios, Antonio e di vetë çfarë të bëjë’, thotë Brutto për Gallon. Sipërmarrësi lëvdohet nga Brutto e Talarico sepse ‘ai’ (Cesa sipas hetuesve) i ka prezantuar një mik konsulent të Enac, Eni, Telecom, Anas për të ndjekur gjithë grupin.

Për kontaktin me Cesan flasin edhe, në një takim në shtëpinë e Tommaso Bruttos, më 9 korrik 2017, vetë Brutto, i biri Saverio, Gallo dhe Ercole D’Alessandro, një ish-financier me lidhje mafioze.

‘Kur isha në Romë, thotë D’Alessandro , u takove edhe me Pier Ferdinando Casini (nuk është nën hetim) dhe ky miku im që do të shkojmë më datë 12, praktikisht është krahu i djathtë për lidhjet me jashtë… e më tha Cassini që unë, për çdo gjë që mund të keni nevojë në Shqipëri unë… kupton?’.

Lorenzo Cesa pas dorëheqjes nga posti i sekretarit të UDC deklaroi se nuk ka dijeni për këto gjëra dhe se ka besim të plotë te drejtësia.

Përgatiti: SYRI.net

Zbardhen përgjimet telefonike- Biznesmenët e Ndraghetas takime me Veliajn për të ndërtuar kulla në Tiranë

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë. Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçeleva shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian, i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.

Ish-nëntenenti i Guardia di Finanza Italiane që kishte lidhje në Shqipëri është arrestuar ndërsa janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe një europarlamentar.

Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një grataçele shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen.

Mes bisedave të përgjuara janë ato ku sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto.

Biseduesit aludojnë lidhjet me një person mjaft pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës ndërkohë që vetë Claudio Larusa pohon se e ka takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ku çmimet e shitjes për një metër katror shkojnë deri në 2-3 mijë euro në qendër të qytetit në zonën pranë pallatit të kulturës.

Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017 ora 9.24 min e 37 sec, kohëzgjatja 5 minuta e 09.

Gallo: Ai është shqiptar është President i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet…

Gallo: Nuk e di, por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Brutto: Si një muaj… një muaj

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj… nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua… por jo që të ma hedhin… duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realitet..

Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrës që është mirë e banka e financon…

E plotë – Agron Malaj: Çfarë ndodhi në kryeministri më 21 janar

TIRANË

Në 10 vjetorin e protestës së opozitës me 4 të vrarë në Bulevardin para kryeministrisë, gazetari Sokol Balla solli mbrëmë në emisionin e tij ‘Real Story’, dëshmi dhe fakte të asaj që ndodhi në 21 janar të vitit 2011.

Ndër dëshmitë, ishte edhe ajo e Agron Malajt, ish-komandant i ‘grupit të zjarrit’ të Gardës së Republikës, i cili foli për herë të parë, duke sjellë një tjetër këndvështrim të ngjarjes.

Ai tregon momentet që nga hapja e portës së hekurt në krah të Kryeministrisë, urdhri për “zjarr”, abandonimi i pozicioneve nga një pjesë e forcave, zërat për një atentat të mundshëm ndaj Kryeministrit të kohës, Sali Berisha, si dhe tentativat për ta larguar nga godina.

 

Rrëfimi i Agron Malajt, komandant i “Grupit të zjarrit” të Gardës

“Njësia speciale u njoh më datë 20 janar me planin e komandës së Gardës së Republikës. Në datë 21 janar, ora 9:00, bëmë vendosjen e mjeteve dhe vendosjen e grupeve. Ishim të vendosur në portat 1 dhe 2, grupi i seksionit tim; kishim grup snajperësh te Kryesia e Kuvendit dhe Kullat Binjake, kishim edhe grup evakuimi.

 

Por prisnim në mjete deri rreth orës 10:00, kur u agravua situata. Më pas patëm thirrje për vendosje. Shkuam pa skafandra dhe mjete mbrojtëse, fillimisht. Ishim të pozicionuar te Ministria e Financave, pas marrjes së urdhrit u pozicionuam në 2 pika, te porta nr.1 (ku ndodhën edhe ngjarjet), së bashku me njësinë e 3-të, dhe te porta nr.2. Në atë moment ne ishim në mbështetje të batalionit nr. 2 të Gardës. Kur u agravua situata, forcat e batalionit 2 u tërhoqën dhe braktisën shërbimin, dhe mbetëm forcat speciale dhe disa oficerë.

Patëm goxha kundërshti për planin, sepse ne kemi mision të përcaktuar në ligj, të vepronim në grup, jo të ndaheshim si në plan, 2 këtej e 3 andej, por zbatuam planin e Komandës së Gardës. Njësia Speciale ishte për mbështetje ndaj batalionit nr.2, për ruajtjen e Kryeministrisë dhe objektet; Njësia Speciale është për mbështetje që bëjnë batalioni i 2-të apo eskortat… Kështu që vendosja jonë ishte me detyrë ruajtjen e të gjitha anëve të Kryeministrisë asaj kohe.

 

…Batalioni mund të ketë pasur edhe 300 vetë personel, por Njësia Speciale ka 56-57 anëtarë, që ishim të ndarë… Ne komunikonim me radio analoge, në komunikim jo vetëm të brendshëm të forcave speciale, por dhe të jashtëm, se hynin dhe njësitë e tjera të Gardës së Republikës, për ruajtjen e objektit dhe personave të rëndësisë së veçantë; ruajtja e materialeve është pjesë e Gardës së Republikës në kanalet e Gardës; ruajtjen e materialeve e bën seksioni në qendrën e Gardës. Ligji e ka të përcaktuar kur gardisti hap zjarr, në nenin 25:

a. kur është në ruajtje të personaliteteve shtetërore

b. ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë

c. roja në vendroje

Kishte shumë tension, pasi patëm debate për vendosjen e Njësisë Speciale, dhe tensioni u shtua pasi një pjesë e forcave ikën dhe mbetëm pak oficerë e pak ushtarë. Pasi edhe forcat e Policisë u çanë nga turma, gjithë pesha ra te forcat e Gardës dhe Garda nuk ka përgatitje për menaxhim ndaj turmave, as Njësia Speciale nuk është e specializuar të merret me turmat e civilëve…

 

Nuk ka Grup Zjarri Garda, por Njësi Speciale; ky term doli pas datës 22 janar… Ky term është i gabuar. Gjatë hapjes së portës pati një gabim, pasi as nuk u hap nga protestuesit, por nga fotografi i Gardës, për të dokumentuar veprimet e protestuesve. Më pas në rrëmujë ngeli ashtu dhe u shty nga protestuesit. Në momentin e hapjes së portës patëm thyerje të perimetrit të parë të sigurisë. Në kishim 3 perimetra:

1 – porta

2 – teli me gjemba,

3 – pedana

Por një trupë e specializuar edhe turmën duhet ta presë sipas agresivitetit, pra, një turmë pa armë nuk e pret dot direkt me zjarr. Edhe kur hyri makina, prapë nuk mund të hapësh zjarr direkt, pasi hapja e zjarrit ka qenë individuale, pasi ne u bëmë instruktazh trupave (e ka edhe Prokuroria) që zjarri hapet me urdhër, por përgjegjësia e hapjes së zjarrit është individuale.

Ka pasur në radio urdhra për ZJARR, por ky urdhër nuk mund të jetë thjesht verbal, pasi kish shumë urdhra në radio në momentet e tensionit dhe personat nuk identifikoheshin. Nëse unë, p.sh, U jap urdhër për zjarr snajperëve që kisha vendosur lart, duhet të identifikohesha me kodin tim.

 

… Pati urdhër ZJARR, por nuk dihej nga vinte. Pati një kundërurdhër nga komandanti i Njësisë Speciale, “kujdes me përdorimin e armëve të zjarrit”, për të gjithë oficerët, të cilët përsëritën urdhrin te trupat. Fillimisht u përdor zjarr në ajër me fishekë manovër, pastaj pamë degët që binin dhe konstatuam se po përdoreshin fishekë realë, gjë që duhej t’i kish Njësia Speciale, jo vendrojat, apo radhët e para të ushtarëve. Agim Llupo, kur qëlloi, ishte te dritarja, siç shihet edhe nga pamjet.

Dikush tha në radio: “U HAP PORTA”. Porta ishte diçka “E SHENJTË”. Aty filloi hapja e zjarrit. Në moment bërtita “KUJDES, MOS PËRDORNI ARMËT E ZJARRIT”; ishim edhe të gjithë të maskuar. E kam parë personin që qëllonte, po nuk e dija që ishte Llupo, i cili ishte shef shtabi, pra, eprori im, e nuk i dija vendndodhjen. Në të vërtetë, nga pamjet duket që Llupos i IKU ARMA, pasi automatiku model 55 është shumë i vështirë në përdorim…

 

Kam pasur komunikim fillimisht me ish-komandantin e Gardës, Arben Cuko. Më pas kam parë Ndrea Prendin, që pati komunikim të rëndë me ish-komandantin e Gardës, Arben Cuko. E pashë edhe kur u godit me gurë, por ka qenë në lëvizje. Unë urdhra direkt nga Ndrea Prendi nuk kam marrë, pasi marrim urdhër vetëm nga komandanti ynë. Nuk kam marrë urdhra të drejtpërdrejtë nga Ndrea Prendi, pata vetëm një pamje vizuale që të organizohet Njësia Speciale, por ne nuk marrim urdhër nga Komandanti i Gardës.

Ne marrim urdhër nga komandanti ynë, se s’mund të zbatohen urdhra verbalë; mund të çmendet dikush e të japë urdhër për zjarr e të bëhet skandal i madh… Se ku ndodhen provat, nuk mund t’i them, se nuk është çështje që më takon. Unë kam pasur 3 çifte snajperësh, pra, të shoqëruar me nga një ndihmës snajperist. Kemi pasur komunikim për 1 person që mund të kishte armë brezi, që duhet të jenë fotografuar, po unë fotografi nuk kam. Urdhri ka qenë të rrinë në pritje, pasi armët e snajperistëve mund të bëjnë shumë dëm në turme dhe ne nuk kishim agresorë me armë në dorë duke hapur zjarr drejt objektit.

 

Aty duhej të ruhej qetësia dhe të përballoje pjesën e operacionit. Gjatë planit që bëmë në dt. 20 janar, patëm informacion nga Policia e Shtetit, ku thuhej se gjatë lëvizjes së Kryeministrit, nga Kryeministria për në banesë, mund të kishte ATENTAT. Ne morëm masa me 2 blindat e Policisë Ushtarake që i kishim brenda Kryeministrisë, për t’i pasur gati për evakuim, por ai qëndroi aty dhe nuk lëvizi nga Kryeministria.

Pati 2-3 tentativa për të bërë evakuimin e Kryeministrit. NUK PRANOI. Megjithëse mjetet ishin gati. Nëse Kryeministri do të evakuohej, ne do ta shoqëronim për në banesë. Në qoftë se do kishte një urdhër të dytë, mund ta çonim në Gardën e Republikës, ose në Pallatin e Brigadave…

Me Kryeministrin nuk kam pasur komunikim direkt, vetëm me komandantin e Njësisë Speciale. Jam ngjitur 1 herë në katë të 2-të, kur u përgatit një plan evakuimi, ku kam parë ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komandantin e Gardës, në hollin e Kryeministrisë; po debatonin, kish tension në biseda. Basha ka qëndruar tërë kohën në Kryeministri, duke lëvizur në pozicione të ndryshme nëpër godinë.

 

Procesi gjyqësor ndaj meje pati një handikap të madh. Si fillim, u akuzua tërë hierarkia e Gardës së Republikës; hap pas hapi, erdhën deri te Njësia Speciale, kur doli se personi që kish qëlluar, ishte shefi i shtabit të Njësisë Speciale, Agim Llupo.

Hetimet u shtrinë te Njësia Speciale, që ishim ne. “Grup Zjarri” si term doli aty dhe u përqendrua edhe tërë fokusi i hetimeve. U morën armatimet, instruktazhet, organizimi dhe unë deklarova edhe në Prokurori që, qoftë edhe sikur 1 efektiv i vetëm i imi të ketë hapur zjarr ndaj protestuesve, do të jem bashkëfajtor edhe unë me të. Por doli që asnjë nga efektivët e seksionit 4, siç quheshim ne, nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Qe termi “Grupi i Zjarrit”, që ne na bëri me ngjyrë, edhe se nuk ishim Grup Zjarri.

Ky qe një denigrim që na u bë edhe nga mediat. Prokuroria në sallë të gjyqit bëri lirimin e menjëhershëm timin, pas kontrollit balistik të armëve, dhe më pas u liruan të tërë efektivët e njësisë 4; të gjithë dolën të pafajshëm… Sepse asnjë nga ata nuk kish qëlluar me armë. Kemi një të akuzuar, Komandanti i Gardës së Republikës; edhe nga balistika doli që kish kryer një vepër penale. Ne u përdorëm për të humbur gjurmët, si KURBAN…

Ne nuk kemi ditur që ka pasur pasoja, vetëm në komunikimin me Arben Cukon, më tha: “Agron, kanë ndodhur ngjarje, ka pasur problem”, por pa sqaruar. Në makinë kemi dëgjuar në radio që ka pasur vdekje dhe plagosje. Dhe për ne qe shok, se nuk e kishim kuptuar. Kur u kthyem, bëmë dorëzimin e armatimit, patëm takim të ngushtë me oficerët, dorëzuam librat e shërbimit. Kur u hap dera në Kryeministri, pati dyndje e veprimtari të armëve të zjarrit, dhe goditje me gurë nga protestuesit; një pjesë e madhe e efektivëve u larguan nga pozicionet e tyre, për te Ministria e Financave dhe mbetëm rreth 17 veta.

Pse ikën ata është përgjegjësia e tyre. Braktisja e pozicioneve është shumë e shëmtuar dhe duhet të kish hetim. Pati problematika edhe te trupat e FNSH-së, sepse me gjithë agresivitetin e turmës nuk justifikohet braktisja e pozicioneve… Garda ka një shërbim analize dhe shërbim mediash, që filmon tërë veprimtarinë e një operacioni. Dhe është sektori i analizës që bën analizimin e gjithë ngjarjes. Duhet ta kenë bërë… Po ne nuk kemi informacion. Ne na mbanin në tension, nga do arrestoheni, deri te duhet të largoheni. Ia kam thënë dhe Ndrea Prendit, që thuhet se do na arrestojnë. Tha: “Nuk di nga këto gjëra, secili do mbajë përgjegjësi individuale…”.

Na erdhën urdhërarrestet. U arrestuam 4 persona, të etiketuar si GRUP ZJARRI, kur ne ishim 12 veta në atë seksion. Ky emërtim u shpik, doli, u krijua, u montua dhe u hap. Për mendimin tim, efektivët e Gardës nuk mund të hapin zjarr me dashje, pasi edhe në ligj është e përcaktuar që nuk mund të hapësh zjarr ndaj një turme pa armatim. Mendoj që ka pasur trysni ndaj njerëzve që e hapën zjarrin, trysni psikologjike. Mendoj që është një pakujdesi. Se, me dashje, do kishin bërë masakër. Prokuroria u fokusua te Garda e Republikës; mendoj që ka qenë orkestrim ndaj nesh. Në media kam parë se ka dalë që Komandanti i Gardës ka bërë ndërrimin e tytës së armës së tij me shoferin, veprim ky skandaloz i një ushtaraku.

Ne e vuajtëm në kurriz këtë… Emri im edhe sot përdoret nga opozita. Ngjarja nuk mund të quhet e pazbardhur, pasi ka 2 autorë. Mund të kenë pasur presione të ndryshme. Duhet parë pjesa e regjistrimeve të komunikimeve të Gardës së Republikës. Duhen parë komunikimet mbi urdhrat që janë dhënë atë ditë dhe të identifikohen zërat… Ka pasur urdhër ZJARR, por zjarr mbi turmën? Apo në ajër? Pati një çorientim të madh.

Përbërja e qeverisë së re të SHBA-së: Kush janë ministrat e kabinetit të Presidentit Joe Biden

Në fjalën e tij pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden ka kërkuar unitet, për tejkalimin e përçarjeve në shoqëri. Ai tha se me “gjithë shpirtin do të angazhohet për unitetin amerikan”.

78-vjeçari i ka vënë vetes një plan ambicioz, që të ribashkojë të gjitha strukturat e shoqërisë së përçarë amerikane. Këtë ai synon ta arrijë me një kabinet qeveritar që i përshtatet edhe përbërjes së shoqërisë.

Ekipi i tij është përgatitur me vonesë, për shkak të vështirësive me administratën e mëparshme. Kreu i Agjencisë administrative federale amerikane, GSA, Emily Murphy, refuzonte të bashkëpunonte për transferimin e pushtetit, e këtë e bënte me kërkesën e ish-presidentit Donald Trump, i cili tërë kohën pohonte se zgjedhjet janë manipuluar dhe vjedhur nga demokratët. Trump nuk ishte as në ceremoninën e marrjes së postit nga presidenti i ri Biden. E këto zhagitje kanë penguar edhe përgatitjen dhe punën e ekipit të ri qeveritar.

Me 7 janar, shumë më vonë sesa ishte e planifikuar, Trumpi njoftoi zyrtarisht se do të ketë një “dorëzim të rregullt” të detyrave dhe në mënyrë indirekte pranoi humbjen e tij në zgjedhje. E vetmja që ka mbetur tani është që kabinetin e ri qeveritar ta votojë edhe Senati. E menjëherë pas votimit, ministrat e emëruar më parë nga presidenti Biden mund të fillojnë zyrtarisht punën e tyre.

Ministria e Jashtme:

Me ish-zëvendësministrin e Jashtëm Antony Blinken, Biden ka emruar në krye të diplomacisë një bashkëudhëtarë të tij të kahershëm në politikë. 58-vjeçari konsiderohet si një ekspert i Evropës dhe mbështetës i vendosur i multilateralizmit. Ai është një nga arkitektët e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare me Iranin, të cilën ish-presidenti Donald Trump e ka anuluar në maj të vitit 2018. Blinken synon t’i ringjallë aleancat e prishura apo të lëna pas dore nga Donald Trump. Blinken e sheh Kinën si kundërshtarin kryesor në arenën ndërkombëtare, nuk ka mendim të mirë për bashkëpunimin e Turqisë me Rusinë dhe mendon se duhet të rimëkëmben aelancat e rrënuara me partnerët.

Ministria e Mbrojtjes:

Bidenit iu desh shumë kohë për të vendosur një kandidat për të udhëhequr Pentagonin. Më në fund ai zgjodhi Lloyd Austin. Ish-gjenerali me katër yje është afro-amerikani i parë që mban këtë post, kuptohet nëse vendimi miratohet nga Senati. Austin ishte komandant i forcave të armatosura të SHBA-së në Lindjen e Mesme, derisa doli në pension në vitin 2016. Ai ishte përgjegjës për trupat amerikane në misionet në Irak, Siri dhe Afganistan – vendet e trazirave ku ende ka probleme të mëdha.

Ministria e Financave:

Historia e Ministrisë së Financave në SHBA është më e gjatë se 230 vjet, por kjo ministri nuk është udhëhequr kurrë nga një grua. Me presidentin Biden do të ndryshojë edhe kjo traditë. Ministre e Financave është emëruar Janet Yellen. 74-vjeçarja do të luajë një rol kryesor në mandatin e Biden, pasi ekonomia amerikane ka vuajtur rëndë nga pandemia e Coronës. Yellen ka qenë shefe e Rezervave Federale të SHBA-së prej vitit 2014 deri në vitin 2018. Ajo është shprehur ndërkohë në favor të luftimit të krizës aktuale – jo vetëm përmes shpenzimeve më të larta të qeverisë, por edhe përmes masave të politikës fiskale.

Ministria e Brendshme:

Deb Haaland është personi i parë me gjene indiane që futet në qeverinë amerikane. Deputetja 60-vjeçare vjen nga shteti jugor New Mexico dhe i përket fisit Pueblo të Laguna. Washington Post e përshkroi emërimin e saj si vendimin historik të Bidenit, i cili shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet e qeverisë me popujt me gjene idiane. Si ministre e Brendshme, Haaland do të jetë kryesisht përgjegjëse për administratën e shtetit federal.

Ministria e Sigurisë Kombëtare: Alejandro Mayorkas ka lindur në Kubë, që do të thotë se Ministrinë e Sigurisë Kombëtare do ta drejtojë për herë të parë një person me origjinë latine. Ai do të jetë përgjegjës ndër të tjera për imigracionin. Mayorkas ka njohuri të mëdha në këtë fushë. Në kohën e ish-presidentin Barack Obama, 61-vjeçari ishte zëvendëssekretar i Sigurisë së Brendshme. Në atë kohë, ai ishte përgjegjës për zbatimin e “Programit Dreamer”, përmes të cilit emigrantëve të paligjshëm që u sollën në SHBA nga prindërit e tyre si fëmijë iu dha mundësia e një vizë pune.

Ministria e Shëndetësisë:

Ministri i Shëndetësisë Xavier Becerra është gjithashtu me origjinë latinoamerikane. Një sfidë e madhe pret 62-vjeçarin në kohën e pandemisë së Coronës. Gjatë kohës sa ishte kongresmen, Becerra ishte një mbrojtës i fortë i të drejtave të personave me origjinë latinoamerikane dhe e ka mbrojtur me vendosmëri programin shëndetësor të presidentit të atëhershëm Obama. Në vitin 2016, ai pasoi zëvendëspresidenten e re Kamala Harris në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë. Becerra do të mbështetet nga Sekretarja e re e Shtetit Rachel Levine. Pediatrja aktualisht është Sekretare e Shtetit e Shëndetësisë dhe do të jetë gruaja e parë transgjinore që në SHBA do të ngrihet në një post kaq të lartë qeveritar.

Ministria e Transportit:

Në fushatën e demokratëve, Pete Buttigieg, i cili deri atëherë ishte i panjohur, ishte rival i presientit të ri Joe Biden. Tani 39-vjeçari do të drejtojë Ministrinë e Transportit. Shpresa e re e Partisë Demokratike do të jetë homoseksuali i parë që e pranon hapur këtë në ndonjë post kaq të lartë, në historinë e SHBA-së. Buttigieg e përshkroi emërimin e tij si një “mundësi të madhe” për të krijuar vende pune, për të përballuar sfidën e klimës dhe për të krijuar më shumë drejtësi për të gjithë. Qëllimi i tij është që ta bëjë klimën amerikane neutrale deri në vitin 2050. Ministria e tij do të luajë një rol kryesor në lëvizjen drejt një ekonomie më pak të dëmshme për klimën.

Ministria e Drejtësisë:

Emrat e disa kandidatëve për postet e ministrave janë publikuar më herët. Ndërsa emri i kandidatit për postin e ministrit të Drejtësisë është publikuar pas sulmit në Kapitol. Biden bëri të ditur se për këtë post do të propozojë Merrick Garland. 68-vjeçari më parë ka punuar në një gjykatë federale të apelit në Uashington dhe nuk i përket asnjë partie politike. Obama kishte propozuar atë për Gjykatën e Lartë në vitin 2016, por republikanët e bllokuan emërimin e tij në Senat. Garland njoftoi se ai do t’i nënshtrohej parimit të barazisë para ligjit. Ai tha se prioritet në punën e tij do të ketë lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ministria e Tregtisë:

Gina Raimondo, ministre e Tregtise, SHBA
M6h7pbuupei6tmstq357oau63y

Gina Raimondo e ka provuar veten më parë si guvernatore e shtetit bregdetar lindor Rhode Island – prej vitit 2015. Zona e saj e re e përgjegjësisë do të përfshijë mosmarrëveshjet tregtare me Kinën dhe rregullimin e funksionimit të kompanive të mëdha të internetit.

Ministria e Punës:

Kryetari i Bashkisë së Bostonit, Martin Walsh do të marrë përsipër Departamentin e Punës në qeverinë e ardhshme të Joe Biden. Në këtë rol ai do të mbështesë presidentin e SHBA-së në qëllimin e tij për të nxjerrë vendin nga “kriza më e rëndë e punës në pothuajse një shekull” dhe forcimin e klasës së mesme. Biden mendon se duhet të mbështeten edhe kompanitë më të vogla dhe sindikatat./DW

Kur ndahen prej nesh njerëzit e mirë rrjedhin lotët e dhemb shpirti – Nga ARIF EJUPI

 

Vdekjet e familjarëve, shokëve dhe miqve çdoherë sjellin dhembje e pikëllim. Me gjithë trazimet shpirtërore, edhe në kohë lufte nëpër breshëri plumbash e mot me acar, me të dashurve tanë ua dhamë lamtumirën e fundit. Dhembjen e ndamë bashkërisht me lutjet që shpirti i tyre të prehet në paqe.

Madje në nderim të tyre u organizuan të pame, dreka e darka, sidomos për ata që bënin rrugë të gjatë për të na ngushëlluar.

Mortaja ende enigmë që e përfshiu botën në fillim të marsit të vitit të kaluar,e që po vazhdon edhe në këtë fillim viti na ka mbyllur në kafaz.

Çdo ditë marrim lajme të trishta mbi vdekjet e papritura të të afërmve tanë, pedagogëve, shokëve të gjeneratës, kolegëve të punës, fqinjëve e miqve, me të cilët ndamë çaste gëzimi e dhembje.

Në pamundësi për t’ua hedhur një grusht dhé e një tufë lulesh mbi varret e tyre ziejmë në vete.

Më 15 nëntor 2020, pandemia, e njohur si mortaja e zezë, ia mori jetën gruas bujare dhe arsimdashëse Nexhmije Kushevica – Shala. Kjo grua e vyeshme dhe nënë e jashtëzakonshme meritonte çdo respekt.

Edhe pse me pak hapësirë banimi kur aplikoheshin orët policore nga regjimi diktatorial i Serbisë, nënë Nexhmija na strehonte në banesën e saj.

Veç strehimit ajo na përgatiste edhe ushqime që kurrë nuk harrohen. Ajo në pastërti dhe njohje të kuzhinës shoqe e kishte vetëm vetveten.

E gjithë lagjja e njihte për pastërti e precizitet. Blloku i banesave ku ajo jetonte ishte ndryshe nga blloqet e tjera.

Me qetësi e durim të paparë shumë herë i pastronte edhe shkallët e pallatit ku jetonte.

Prandaj dhembja dhe pikëllimi për njerëzit e mirë si zonja Nexhmije, jo vetëm janë shprehje fisnikërie dhe respekti, por edhe të pashmangshëm.

Sot,na pikëlloi pa masë edhe vdekja e papritur e njeriut të urtë e të ndershëm Nazmi Ragip Ejupi, nga Vendenisi i Besianës.

Nazmiu si njëri ndër kuadrot e hershme të Kosovës,me përkushtim e ndershmëri deri në vitin 1990, kur u ndoq me dhunë nga vendi i tij i punës, prej regjimit gjakatar të Millosheviqit, e kreu detyrën e nëpunësit, në Departamentin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

Ata që e njohën nga afër asnjëherë nuk i harrojnë përpjekjet e tij në shërbim të tyre.

Nazmiu  edhe pas përfundimit të luftës nga  dëshira për të jetuar ndershëm dhe larg të të korruptuarve dhe nepotistëve, së bashku me gruan dhe fëmijët iu kthyen punës në bujqësi.

Në serat e tyre të ngjashme me ato të vendeve të Perëndimit, ata kultivuan të gjitha llojet e  perimeve.

Meqenëse ai kishte trashëguar nga babai i tij Ragipi, dy-tre hektarë toke të klasit të parë mbante edhe katër- pesë lopë, qumështore të racës më të mirë.

Ai dhe familja e tij nga kjo punë jetuan derisa djemtë Arbëri  dhe Atdheu, migruan sikurse shumë të rinj në Angli, gjegjësisht  Gjermani.

Nazmiu edhe pas migrimit të djemve të tij, duke dashur të jetojë nga djersa e vet, vetëm e reduktoi punën në kopsht, por, në asnjë mënyrë, nuk hoqi dorë nga vazhdimi i kësaj pune, traditë e  të parëve të tij.

Përveç punës së palodhshme dallohej edhe në iniciativa që kishin të bënin me shkollën dhe kulturën shqiptare.

Më 1993, ai kontribuoi si me mjete ashtu edhe më punë vullnetare në ndërtimin e objektit të shkollës fillore në lagjen Sekiraçë, aneks i asaj “Kongresi i Manastirit” në Vendenis (ish-Gllamnik) të Besianës.

Nazmiun nga të tjerët e dallonte gatishmëria e përhershme për të qenë pranë njerëzve në nevojë.

Fatkeqësitë e të tjerëve i konsideronte sikur të ishin të tij. Më 14 mars të vitit 1994, mua, autorit të këtyre rreshtave, të keqtrajtuar mizorisht nga policia serbe, derisa po kryeja funksionin e kryetarit të LDK-së,nëndega në Vendenis, dhe atë të anëtarit të  kryesisë së KMDLNJ-së, dega në Besianë, Nazmi Ejupi dhe Sabri Aziz Ejupi, nën mbikëqyrjen e Dr.Selman Hoxhës, më patën dhënë ndihmën e parë shpëtimtare, duke më dërguar me urgjencë në Prishtinë, në ordinancën private të prof.dr. Abdylatif Fusha.

Njerëzit si Nazmiu e meritojnë lotin e dhimbjen, dhe përkujtimin deri në bashkimin me ta.

Nazmi, kushëriri im i paharruar, që u rrita me këshillat dhe bukën tënde, në pamundësi për të qenë në ceremoninë e varrimit tënd, nga thellësia e shpirtit lus Zotin e Gjithëfuqishëm që të shpërblejë me parajsë!

 

Arif Ejupi

Sokol Balla flet për ’21 Janarin’ – Bamir Topi më foli i shqetësuar në telefon: Thuaji Ramës t’i tërheqë njerëzit!

Gazetari i njohur shqiptar, Sokol Balla, ka botuar në 10-vjetorin e “21 Janarit” librin e tij “Dëshmia e puçit”, një libër kushtuar ngjarjeve tragjike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që tronditën vendin, ku mbetën 4 të vrarë.



Në këtë botim të UET press, gazetari i njohur sjell fakte të panjohura të një prej personave që u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha si organizator i një grushti shteti.

Ai sjell fakte dhe përjetime të orëve të protestës së egërsuar, por dhe përgjigjes me fishekë luftarakë të gardës së republikës, manovrat e oficerëve të saj për të futur protestuesit brenda oborrit të kryeministrisë dhe vrasja e katër protestuesve jashtë saj, në trotuarin përballë kryeministrisë.

 

SOKOL BALLA

21 janari u duk ditë e trishtë, që në mëngjes. Dola diku rreth orës 9 e 30 minuta, nën një qiell gri, që premtonte rrufe më pas. Eca në këmbë drejt Bashkisë, nën vështrimet kurioze të qindra të mbledhurve që prisnin liderin të marshonin drejt Kryeministrisë, i veshur me xhup, xhinse dhe atlete, poshtë kisha një triko të lehtë dhe këmishë.

Nuk isha përfshirë në planet e televizionit për transmetimin direkt, por gjithsesi i mora masat, pasi intuita më thoshte se rrethanat mund të ndryshonin. Gjithsesi, mospërfshirja më jepte lehtësinë që, për herë të parë pas shumë vitesh, të ndiqja një ngjarje të madhe nga afër. Nuk kishim lënë ndonjë takim me kolegët, por e dinim ku do takoheshim.

Lokali i Fidelit në katin e katërt. Në katin e katërt pashë Mero Bazen, Andi Bushatin, Rudina Xhungën, Artan Hoxhën, Skënder Minxhozin, Arban Hasanin. Në tavolinën e tyre unë isha personi që ndenji më pak. Filipi, si gjithmonë, kishte diçka për të bërë dhe atë ditë e shpëtoi vjehrra, që i vdiq, dhe ai udhëtoi jashtë Tiranës për funeralin e saj.

Dola në tarracën e hapur, ku ndërkohë ishin vendosur kamerat. Ngrita kokën sipër dhe pashë në tarracë ministrin e Brendshëm, Bashën. Një ditë më herët kishte dhënë një paralajmërim të fortë se shkelësit e territorit të Kryeministrisë do të përballeshin me një forcë të papërballueshme dhe do të merrnin ndëshkimin e merituar.

Ishte me Ndrea Prendin, kreun e Gardës dhe po shihnin me dylbi se si turmat e organizuara të njerëzve po afroheshin nga sheshi i ministrive deri poshtë kullës së pushtetit. Të rrethuar nga mijëra forca policore, që kishin ardhur edhe nga rrethet. Qesha hidhur me veten, se mendova sa të lumtur duhet të ishin hajdutët e provincës sot. Po afrohej ora 11.00. Nga një burim në PS më erdhi një SMS.

Turma po vinte dhe mes tyre edhe Rama, i rrethuar nga një tufë e pazakontë bodigardësh. Tensioni u shtua në sheshin mes Piramidës dhe Kryeministrisë, në ato kohë e rrethuar me një gardh heshtash të gjata hekuri. Luçi, një punonjës i Gardës, skraparlli dhe kushëri me Metën dhe Fidelin, u ngrit prapa kurrizit tim, te veranda e katit të katërt, pa një mesazh që i erdhi dhe ngriti sytë sërish: “Filloi!”.

Ajo që pasoi më pas nuk ndryshon shumë nga ajo që keni parë të gjithë. Rama ndërkohë u bllokua diku në hyrje të urës së madhe te hotel “Dajti”, me fjalimin e palexuar në xhepin e palltos së gjatë. Rreth 150 veta nga protestuesit nuk duruan sa ai të vinte poshtë Kryeministrisë. Ata filluan të godasin policët, fillimisht anash ndërtesës, e më pas edhe në anën ballore. U shfaqën makinat me ujë me presion dhe Policia hodhi bombat e para me gaz lotsjellës.

Turmat filluan të shtyheshin nga pas. Shumë edhe në drejtim të urës. Tentova të lidhem në telefon, por linjat kishin rënë. Rama i shoqëruar u detyrua të kthehej pas. Astma e tij nuk e ndihmonte nga gazi lotsjellës. Përmes parkut “Rinia” u kthye në selinë e Partisë Socialiste, nga ku nuk doli deri në orët e vona të pasdites. Protesta humbi liderin e saj. Ndërsa minutat rridhnin si pikat e shiut që binin me shpejtësi mbi bulevard, në rresht të parë dolën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Protesta i ngjante një vale deti nën stuhi.

Herë mësynin policët, herë protestuesit. Tërheqjet pasonin njëratjetrën, por nuk ishin tërheqje të plota. Përleshja vazhdonte mes një grupi protestuesish që tashmë ndiqeshin në distancë disa dhjetëra metra nga protestuesit e tjerë, që me kalimin e kohës zgjeronin distancën me policinë. Hapësirë që zmadhohej edhe nga hedhjet e shpeshta të gazit lotsjellës, gaz që filloi të hidhej edhe në verandën ku rrinim ne gazetarët. Nga fillimi i protestës deri kur filluan vrasjet, gazi lotsjellës u hodh tri herë drejt nesh dhe nuk e kuptova përse, përveçse nëse Policia donte të pengonte kamerat të xhironin.

Kur një prej tyre ra shumë afër operatorëve, aty ku rrija dhe unë, ndjeva për herë të parë djegien dhe frymëzënien që të vinte nga gazi. Sikur një dorë të shtrëngonte në fyt, derisa sytë të digjnin më keq se mushkëritë. “Lagni copa dhe vërini te hundët”, bërtiste Luçi, i cili do të provohej me kalimin e kohës se kishte informacione të sakta se çfarë po ndodhte poshtë dhe në komandën e operacionit policor.

Në këto momente më ra celulari. Pak veta e dinë se kur linjat celulare dobësohen, telefonatat celularë janë të parët që e pësojnë, por telefonatat nga numrat fiks në ato celularë funksionojnë për mrekulli. Plus numri im ishte “Eagle” dhe thirrjet vinin nga “Albtelecom”.

Megjithëse rrëmujë, e njoha numrin. Ishte i njëjti numër zyre që kishte telefonuar babain tim një ditë më parë nga zyra e Presidentit. Bamir Topi foli i shqetësuar në telefon: “Çfarë bëhet kështu? Thuaji atij (Ramës) t’i tërheqë njerëzit”. Më tha se po përpiqej edhe vetë të lidhej. E pyeta nëse po e bënte këtë edhe me Berishën dhe mora një përgjigje që nuk e dëgjova mirë. Më pas më pyeti si të lidhej me Top-in, se donte të dërgonte një deklaratë.

I dhashë numrin e faksit. Ishte një deklaratë që kërkonte qetësimin e tërheqjen dhe u bënte thirrje palëve të hiqnin dorë nga dhuna. Besoj se ajo telefonatë e Topit duhet të ishte nga provat e para që Komisioni do të administronte si provë e “puçit”. Në fakt ishte prova e së kundërtës.

Ndërkohë, pak më herët pashë që u hap dera e Kryeministrisë. Sipas dëshmisë së Agron Malajt, derën e kishte hapur fotografi i Gardës. Prej dhjetë vjetësh besoja se zgjidhja e kësaj enigme sqaron dhe thelbin e protestës si dhe drejtimin që donte t’i jepte asaj qeveria, ose më saktë, Berisha. Hapja e derës ndodhi ndoshta në momentin më të paduhur. Kjo nëse do të besosh variantin e mirë.

Protesta thuajse ishte shuar, ndërsa demonstrata po humbiste minutë pas minute numrat e saj. Por kur u hap dera disa protestues u futën në oborrin e Kryeministrisë, tre deri katër metra. Dy prej tyre avancuan edhe pak dhe njëri goditi në drejtim të gardistëve, nga krahu i hyrjes anësore të Kryeministrisë. Pikërisht në një nga dritaret e bodrumit jashtë ishte ulur Agim Llupo. Në këtë moment, sipas dëshmisë së Malajt, në radio është dëgjuar urdhri për të hapur zjarr.

Malaj thotë se breshëritë e para kanë qenë me plumba manovër, pra plumba që bëjnë zhurmë, por nuk kanë goditje. Por, sipas Malajt, ai ka mbetur i shtangur kur ka parë të bien në tokë degë të këputura nga plumbat. Në të njëjtin moment, Zyhdi Dajti, drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës dhe ish-drejtues i Gardës së Republikës, futet brenda territorit të Kryeministrisë dhe tërheq jashtë dy djemtë protestues, që ishin futur brenda. Sipas ligjit, nëse protestuesit futeshin brenda perimetrit, ligji i lejonte Gardës të hapte zjarr. Ishte argumenti i vetëm që Berisha do të përdorte më vonë, për të ngritur mbrojtjen e tij.

Zyhdiu e nuhati me përvojën e tij se pas kësaj gjërat mund të precipitonin, pikërisht në momentin kur protesta e mbetur pa lider dhe me skenar të prishur po shkonte drejt muzgut, njëkohshëm me muzgun e ditës. Veranda e katit të katërt ishte e ngushtë si kënd dhe pemët e larta e ngushtonin edhe më shumë shikimin.

Një dritare brenda, në krahun që shihte nga Kuvendi, ofronte më shumë pamje dhe ne vraponim nga veranda te dritarja, në varësi të dallgës së protestës. Kur protestuesit u futën pak metra, ne vrapuam te dritarja. Por kur filluan të shtënat, unë vrapova drejt verandës. Ndoshta dy-tre sekonda para se të shihja Ziver Veizin të këputej në tokë dhe të rrethohej nga Zydiu e disa të tjerë. Por pashë shumë mirë rrëzimin e trupit të Hekuran Dedës, ndërsa binte si gjethet e këputura nga breshëritë e plumbave.

Hekurani, ashtu si dhe unë, rreth orës 9 e pak, i shoqëruar nga disa shokë, ishte në sheshin “Skënderbej”. Po shkonte drejt protestës, në krahun tjetër nga po ecja unë. Në videon që transmetova një javë më vonë në “Top Story”, ai qeshte në kamera me shokët e tij. Kishte ardhur me autobus nga Greqia, ku punonte dhe jetonte.

Në video, fliste dhe dukej qartë se nuk kishte ardhur për të marrë pjesë në protestë, por si kurioz, thjesht për ta ndjekur atë nga afër. Nuk di nëse më njihte nga ekrani, por unë e njoha atë sekondë, e cila për të ishte edhe sekonda e fundit. Rrugët tona u kryqëzuan në momentin fatal për të dhe në momentin kur jeta ime ndryshoi. Në karrierën time kam përjetuar momente të vështira, edhe sigurie fizike, por ishte hera e parë që pashë vdekjen të zbriste këmbëkryq nga plumbat e një horri me uniformë ushtarake.

Një fshatari komsomolas, të bërë trim nga pushteti i armës, apo ndoshta një frikacak dhjaks, që arma i shkrehu jashtë kontrollit. Sipas dëshmisë ekskluzive për “Real Story” në 21 janar 2021, automatiku 55 ishte një armë e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Sido që të jetë, në ato pak sekonda, nga plumbat e Llupos vdiqën menjëherë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe u plagos Fatos Mahmutaj. Vdiq edhe objektiviteti im për këtë ngjarje, që sigurisht do të shënjonte jetën time…

MES SHOKIMIT DHE MOSBESIMIT

Më pas pashë dhe dy grupe njerëzish që mbanin në drejtime të ndryshme dy trupa. Ishin ata që mbanin Aleks Nikën dhe ecnin në drejtim të Urës së Madhe. Një makinë u afrua, sot nuk më kujtohet nëse ishte ambulancë apo civile, dhe mesa u duk, e nisi atë drejt Spitalit Ushtarak. Më afër dy kullave, një tjetër trup mbahej nga disa veta dhe dukej i pajetë. Ishte Faik Myrtaj. Trupat e Hekuranit dhe Ziverit ishin larguar më herët.

Shokimi në fytyrën time është fiksuar nga një foto e Hektor Pustinës, e shkrepur në distancë nga mesi i bulevardit. Unë shihem me një xhup blu me kapuç, mes kameramanëve, duke parë poshtë. Nuk ka një pasqyrim më të saktë të gjendjes sime në ato momente. Nuk arrija ta besoja atë që po ndodhte. Pikërisht kur u duk se gjithçka po fashitej.

Në këtë moment u riktheva te tavolina e kolegëve, nga ku buzëqeshja kishte kohë që kishte ikur. Në lidhje direkte nga Spitali Ushtarak, dy mjekë po flisnin para kamerave. Konfirmuan dy vdekjet e para dhe gjendjen në koma të një të treti. Faik Myrtaj si duket nuk kishte mbërritur akoma. Sipas mjekëve që kishin shikimin dhe zërin e fikur, vrasjet ishin bërë nga afër dhe me armë të kalibrit të vogël.

 

Pra, me pistoletë? Së paku, mesa më ishte fiksuar, në ato momente protestuesi më i afërt me gardistët që u shfaqën në oborrin e Kryeministrisë kur u hap dera e saj ishte djali që ishte futur brenda dhe që hodhi një gur në drejtim të gardistëve. Ai ishte, së paku, 12-13 metra më afër se Ziver Veizi ndaj pozicionit të gardistit më të afërt, pasi u shkrepën armët; pasi zjarri nga tytat ishte i dukshëm, për shkak të rënies së muzgut. Ky gardist që shtinte dukshëm në ajër ishte në këmbë, së paku pesë metra larg një gardisti të ulur pranë dritares së bodrumit dhe që mbante armën automatike në drejtim horizontal, në pozicion qitjeje.

Pra, me një llogari të thjeshtë dhe jo shumë të saktë në pak sekonda largësia nga viktima më e afërt te gardisti më i afërt ishte së paku 35 metra, por largësia nga gardisti i ulur në pozicion qitjeje dhe Ziverit ishte diku mbi 40 metrat. Nga Hekurani, më shumë se 45 metra. Por asnjë gardist nuk kishte qenë aq afër. Kush vrau? Pyetja ishte e rëndë, përgjigjet edhe më të rënda. Nëse ishin vrarë nga afër, ishin vrarë nga civilë. Skema e konfuzionit të krijuar nga vrasjet kishte filluar të funksiononte. Ishin vrarë qëllimisht, por nga kush? Vetëm Mero Baze nuk kishte asnjë dyshim. “I vrau Saliu”.

Për ne të tjerët, pikëpyetjet ishin të forta. Për një çast, mendova të pamendueshmen. Rama nuk kishte bërë asgjë për të shmangur përplasjen, me gjithë paralajmërimet që së paku ia kisha përcjellë unë. Ishte një skemë e përgatitur prej tij? Por dilema dhe frika lidhen me arsyen, intuita lidhet me historinë. Dhe historia favorizonte negativisht Sali Berishën. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë e gjeja veten të mendoja siç mendonte Mero Baze. Ai ishte i zoti, falë intuitës dhe informacionit, të përkthente sjelljet e Sali Berishës. Kjo më bënte të dyshoja se edhe në pasditen e 21 janarit 2011, Mero Baze kishte të drejtë: protestuesit ishin vrarë nga gardistët e Saliut.

Ai e kishte paralajmëruar këtë një ditë më parë. I kishte qëndruar “premtimit”. Por dyshoja se do ta pranonte këtë publikisht. Derisa më kishte krijuar mua perceptimin se mund të ishin vrarë edhe nga vetë brenda protestuesve, përse mos ta bënte këtë edhe me publikun e gjerë? Por nuk ishte koha për analiza të gjata. Po binte nata dhe nga shkallët e ndërtesës u dëgjuan britma të forta.

BETEJA E EKRANEVE

Në sallën e restorantit ku ishim vetëm ne gazetarët dhe punonjësit e lokalit u dyndën të frikësuar dhe të tmerruar disa dhjetëra të rinj. Mes tyre, shquajta disa nga djemtë e rinj të “Mjaft”-it, Andin dhe Leartin. Por në fund hyri me vrap dhe kokën prapa Erion Veliaj. Pas tij edhe Ajola. Të gjithë vrapuan dhe u fshehën pas nesh. Vetëm pak sekonda më vonë, me zhurmën e takëmeve të rënda, erën e djersës dhe zemërimin nga një ditë e gjatë pune, por dhe dhuna e ushtruar mbi ta, hynë disa policë me skafandra, mburoja dhe shkopinj gome. Policia po bënte krehjen e fundit të bulevardit.

Vetëm kur panë fytyrat e njohura, timen, të Rudina Xhungës, dhe ajo e ngjitur në sekondë të fundit, e të Skënder Minxhozit, policët u zmbrapsën: “Zhdukuni të gjithë. Brenda pak minutash nuk duam t’ju shohim më vërdallë”, foli rëndë njëri prej tyre. Më pas zbritën. Pas tyre, me frikë e ankth dhe pas kurrizit tonë zbritën gjithë të tjerët. Kur shkuam në kat të parë e dolëm jashtë, të rinjtë u shpërndanë me vrap nga të katër anët. Në trotuar mbetëm të ngrirë unë, Xhunga dhe Minxhozi. Rudina duke u dridhur për shkak se jo larg nesh disa policë po na shikonin në kokërr të syrit, ngriti zërin qëllimisht që të na njihnin dhe tha: “Ikim te Top-i”.

Më futi krahun, ndërsa Skënderi me trupin e tij të madh ecte dy hapa pas nesh. Ndërsa kalonim anën tjetër të bulevardit, tre policë kishin vënë në mes Fatmir Xhafën. Dy e shtrëngonin nga krahët dhe e shtynin drejt urës, ndërsa i treti i binte gjysmë fshehurazi me shkop gome te kërcinjtë. Kujdesej që të mos i linte shenja të dukshme, personit që do bëhej ministër i Brendshëm vetëm 6 vite më vonë.

Ndërkohë, në një tjetër ekran, ose me saktë dy, afër qeverisë, kishte filluar truku i ngritjes së skemës së puçit të shtetit, duke filluar nga inskenimi i vrasjeve, sikur ishin bërë nga brenda protestuesve. Grupi medial i njerëzve pranë Saliut, kishin punuar mesa duket me plan. Një kamera e tyre, e vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit, kishte një plan të shkëlqyer ballor të hyrjes anësore të Kryeministrisë, aty ku dhe u zhvilluan ngjarjet dhe dy vrasjet më të dukshme (bashkë me, paradoksalisht, vrasjen e mbetur në tentativë të gazetarit të tyre Fatos Mahmutaj).

Mahmutaj duket se kishte dalë jashtë rreshtit dhe atë ditë i ishte dedikuar profesionit të tij dhe jo linjës editoriale. Ndoshta për këtë, podiumi i gazetarëve ku ai u godit dhe ku humbi jetën dhe Hekuran Deda nuk ishte rastësi. Ashtu siç nuk u hodh rastësisht tri herë gaz lotsjellës në verandën ku isha unë dhe dhjetëra operatorë te dy kullat. Atë ditë si duket qeveria la të xhironin vetëm kamerat e saj: ato të Gardës dhe të “ABC News”. Gjithçka ishte kopsitur me kujdes.

Nuk e di ku e kanë gjetur qetësinë kriminale të qepjes së këtij skenari që rezultoi dhe idiot, pasi rreth orës 22.45 “News 24” publikoi videon që tregon se si qeveria e Sali Berishës i vrau protestuesit, plagosi rreth 30 të tjerë; mes tyre së paku 6 me plagë të tilla, që për distanca milimetrike do të kishin qenë vdekjeprurëse, si ajo ndaj Fatos Mahmutajt dhe një djali të ri 27-vjeçar, një biznesmen i ri, i afërt me PS-në, të cilit plumbi i kishte hyrë e dalë nga qafa, për fatin e tij të madh, pa i shkaktuar asnjë dëm fizik të ndjeshëm. Qepja e skenarit të vrasjeve nga brenda protestës, është një krim i dytë, që gjithashtu, nuk u hetua e nuk u gjykua kurrë. Çuditërisht u hetuam vetëm ne, gazetarët kritikë ndaj Berishës.

Pasi dola nga studioja e “Top”-it, një makinë e punës më çoi në shtëpi. U ngula para ekranit. Te “Top”-i njerëz që flisnin budallallëqe, te “Klani” emisione të qepura me kujdes kundër Ramës. Po fitonte terren “teza” e vrasjes nga brenda protestës. Më thanë se Rama po shkonte në shtëpi, një shenjë se kishte mbaruar gjithçka. Protesta që dështoi, dhunë mbi Policinë, njerëz që u vranë. Gjithçka paralajmëronte furtunë mbi kokën e Edi Ramës. Kur erdha në shtëpi, të gjitha dritat e Prokurorisë së Përgjithshme ishin ndezur. Grup prokurorësh kishin mbërritur shumë shpejt në vendngjarje.

Për fat, në kohë për të sekuestruar edhe makinën. (Siç do ta pohonin të nesërmen, nuk ishte gjetur në të as tritol dhe as gjurmë shpërthyesish, por dyshoj se do ta kishin thënë këtë gjë, nëse nuk do të kishte ndodhur ngjarja, ndoshta, më e rëndësishme dhe padyshim një nga punët për të cilat media shqiptare duhet të ndjehet krenare: xhirimi i vrasjes së protestuesve nga gardisti i zellshëm Agim Llupo).

Ndërsa trishtimi për vrasjet para syve të mi trashej nga pamundësia për të provuar atë që intuita ime më thoshte, befas më vjen një mesazh nga një miku im në një ambasadë të rëndësishme: “Çoje pak te ‘Neës 24’”. Gazetari Artan Hoxha po shpjegonte se si ai dhe operatori Ervin Daja kishin pamjet e vrasjeve nga një kënd, nga ku dukeshin edhe vrasja, edhe viktimat, edhe vrasësi. Më pas filluan pamjet e videos. Dhe mua befas më ndaloi frymëmarrja!

Mozaiku i Alkent Pozhegut për Joe Bidenin, lajm në mediet më të mëdha amerikane

Mozaiku i artistit kosovar, Alkent Pozhegu, ku paraqitet figura e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, është shfaqur edhe në ekranin e televizionit amerikan “ABC News”.

Puna e artistit ka marrë vëmendje edhe në shumë medie të tjera ndërkombëtare, në kohën kur shteti më i fuqishëm i botës po pret që në krye të tij të vendoset politikani që dikur shërbente si nënpresident.

Pozhegu ka thënë se për punimin e këtij mozaiku ka përdorur 120 kilogramë drithëra, misër, fara luledielli, oriz dhe fasule.

Ndryshe, Joe Biden do të inaugurohet zyrtarisht si shef i Shtëpisë së Bardhë dhe president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën rreth orës 12 sipas kohës lokale apo rreth orës 18 sipas kohës në vendin tonë, shkruan Gazeta Express.

Ai njihet si mik i madh i Kosovës. Ka shprehur përkrahje të vazhdueshme për shtetin tonë dhe shumë vjet më parë e ka kritikuar ashpër “kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, për politikat shtypëse në ish-krahinat e Jugosllavisë.

GJAKU QË THRRET, NUK HARROHET! – Nga FILIP GURAZIU

Ishte vera e vitit 1943 kur forcat nacionaliste e forcat komuniste filluen të mendojnë programimin e bashkimit të tyne në luftën për lirim kombëtar kundër okupatorit italian. Me 1-3 Gusht 1943, në Mukje, afër Tiranës u organizue nji takim që mori emnin ” Konferenca e Mukjes” ku morën pjesë përfaqësues të forcave nacionaliste dhe komuniste me qellim bashkëveprimin në luftë. Vendimi i përbashkët që u firmos prej të dy palëve u hodh poshtë kategorisht prej Enver Hoxhës, me urdhen të komunistave Jugosllavë që nuk pranojshin referendumin popullor për të ardhmen e Kosovës. Ky moment njifet në histori si fillimi i ” luftës civile ” gjatë periudhës së luftës së dytë botnore në Shqipni.
N’atë mbledhje, si ndigjues pa të drejtë vote, merrshin pjesë edhe dy ushtarakë atdhetarë, prej Kosove, të diplomuem në akademitë ushtarake europiane: Z. Ismail Shehu dhe Z.Krasniqi. Simbas të dhanave të familjarëve, rezulton se ushtarakët e masipërm ishin shprehë gjatë mbledhjes së Mukjes në favor të bashkimit të Kosovës më Shqipninë. Kaq kishte mjaftue, për armiqtë dhe tradhëtarët e Shqipnisë që t’i dënojnë me vdekje .
Me 8 Tetor 1943 ,ato po ktheheshin në Gjakovë me veturën e tyne, kur papritmas rrugës drejt Kukësit, në Rrapaj ( Rrethi i Pukës) para tyne ndalohet tue i zanë rrugën nji kamionçin prej të cilit ulen dy vetë që po kontrollojshin difektin e makinës… Z.Shehu me Z.Krasniqi zbresin prej veturës për me i dhanë ndihmë për difektin, por në momentin që ato i afrohen, dy personat nxjerrin automatikët dhe i pushkatojnë….!
Koha kaloi dhe askush nuk jepte të dhana të besueshme se çka ndodhi me këta dy burra atdhetarë, çdo gja mbeti mister dhe e pa qartë si në mjegull, megjithate familjet e tyne e patën kuptue se vrasja ishte veper e urdhnueme prej komunistave jugosllavë dhe e zbatueme prej atyne shqiptarë ( simbas famijarëve, atentatori kishte qenë Vasil Shanto). Kishte fillue kështu eliminimi i të gjithë atyne patriotëve që kundërshtojshin vazhdimin e mbetjes së Kosovës nën Serbi.
Kaluen vjet, të tjerë nacionalista shqiptarë u eliminuen në të dy anët e kufinit politk, terrori komunist kishte dalë prej legalitetit, tashma vrasjet e eliminimet baheshin me gjygje popullore të paravendosun prej “Partisë”. Me 26 Shkurt 1951, pa proçes gjygjsor, por vetem me vendim terrorist të Byrosë Politke të kryesuem prej Enver Hoxhës e Mehmet Shehut u pushkatuen 22 intelektualë të pafajshëm ( sot Nderi i Kombit) ndër të cilët edhe vellau i Ismailit, Tefik Shehu i diplomuem për ekonomi e juriprudencë n’Itali.
Djali i të ndjerit Tefik Shehu, Hyseni nuk mbrrijti me e njoftë baben, sepse me 26.02.1951 kur komunistat i pushkatuen t’atin, ai ishte në barkun e nanës së tij…U rrit e mori shtat në internim si pjestar i klasës së deklasueme meqë ishte i biri i “armikut”… Ushtrinë e kreu në “Repartet e punës” ku dërgoheshin ato që ishin me “zgjeben ” e luftës klasore . Gjatë shërbimit ushtarak miqësohet me nji ushtar që banonte në katundin Rrapaj, Pukë me mbiemnin Çera e si ndodhë zakonisht n’orët e lira, biseda qet bisedën e ndër të tjera… ushtari Avni Çera prej Rrapaj, Pukë i kishte tregue ( me za të ultë si sekret) për nji ngjarje që kishte pasë ndodhë në kohën e luftës së dytë botnore në familjen e tij, ku rastësisht i ati, Z. Çera, me origjinë prej Peshkopie , por i çvendosun në Rrapaj, Pukë për arsye familjare kishte qenë dëshmitar:
Livadhi para shtëpisë së Z. Çera kufizohej me rrugën automobilistike që prej Shkodrës shkonte drejt Kukësit e në nji moment të ditës Z.Çera kishte ndie breshni automatiku që vijshin prej anës së rrugës. Menjiherë kishte marrë drejtimin e rrugës automobilistike e kishte mbetë me sy hapë prej tmerrit: dy burra të shtrimë për tokë, te përgjakun e të vdekun! Ishte shtangë…, priti se ndoshta dikush do të vinte me i marrë e me i sitemue të vdekunit, por kaluen orë e askush nuk u ba i gjallë. Burrnia e humanizmi i tij e detyruen me krye nji veprim jo vetem të vështirë, por edhe me pasoja te mundshme…! Me ndihmen e njerëzve të familjes transportoi kufomat deri te oborri i shtëpisë së tij, prej dokumentave kuptoi identitetin e tyne e me qenë se koha nuk priste ma, i vorrosi në oborrin e shtëpisë së bashku me nji shishe ku ishte i shkruem identiteti i kufomës.
Ishin kohë të turbullta, të vështira dhe të rrezikshmë, kohë lufte… Me intuitë Z.Çeraj i ishte afrue së vertetës; vrasja mund t’ishte politike. Nuk kishte asnji arsye me ba denoncimin e ngjarjes sepse mund të kishte edhe akuza e të tjera probleme jo të pëlqyeshme. Kaluen vitet, erdhi diktatura komuniste e aq ma teper ishte e preferueme heshtja e plotë. Sekretin e ngjarjes e dinte vetem ai e familja e tij!
Hysen Shehu nuk i besonte veshëve, në çast pat ba lidhjen e ngjarjes: mos ndoshta njeni prej kufomave ishte axha i tij, Ismaili, i zhdukun pa gjurmë ndërsa po kthehej vetë i dyti në shtëpi nëpërmjet rrugës për në Kukës me 8 Tetor të vjetit 1943 ? Mezi priste që të mbaronte shërbimi ushtarak për me zbulue të vertetën. Koha erdhi e Hyseni nuk vonoi, por shkoi për ” vizitë ” te familja e shokut të tij në Rrapaj, Pukë, ku gjeti mikëpritjen tradicionale shqiptare e pati mundësinë me bisedue drejtperdrejt me të zotin e shtëpisë, Z. Çera i cili i rikonfirmoi ngjarjen e masipërme si edhe vendin ku paten qenë vorrosë të dy kufomat e Tetorit të vitit 1943. Hapën së bashku gropën ku ishte vorrosë axha, Ismail Shehu e, në sekret të plotë Hyseni mblodhi eshtnat e kufomës, i futi në nji kuti teneqeje që përdorojshin bojaxhijtë, e izoloi sa mundi në të tana anët, falenderoi Z.Çera dhe familjen e tij tue i dhanë fjalën që jo vetem nuk do ta bisedonte ngjarjen me të tretët , por as me familjarët e tij; nanën, e motrën.
Fjalen e dha e fjalen e mbajti. Familjes Çera nuk i hyni asnji ” ferrë në kambë” në lidhje me sa ma sipër.
Ishte vjeti 1974 kur Hyseni i veshun me tesha pune ( per mos me ra në sy të ndonji kontrolli të mundshëm gjatë rrugës) u kthye së bashku me “kutinë e bojës” të futun në çantën e shpinës, në shtëpinë e tij. ” Kutinë e bojës” e vendosi në balkonin e apartamentit. Grave të shtëpisë i tha: mos e prekni, se nji shok ia kishte lanë në ruejtje.
Te nesërmen shkoi te vorrezat në Tiranë e takoi ” Rrupin”, vorraxhinë me ” lëkurë të nxime prej diellit”, të cilit i kerkoi ndihmë për vorrosjen e eshtnave të nji personi të familjes që shumë kohë ma parë kishte pasë qenë vorrosë n’oborrin e shtëpisë së tij. Rrupi, i kishte tregue me za të ultë që kjo punë nuk bahet, sepse për çdo vorrim kërkohen dokumenta etj….
“Kutija prej teneqeje e bojës” qendroi në balkonin e apartamentit e paprekun për 17 vjet !.
Vetem në vitin 1991, kur sitemi diktatorial komunist u vetëshemb e u liruen prej burgjeve të burgosunit politikë etj., Hysen Shehu mbrrijti me e vorrosë për të dyten herë axhen, të ndjerin Ismail Shehun, në nji vorr dinjitoz ngjitë me vorrin e nanës së Isamilit, gjyshes së Hysenit , Nasidës.
Por biri i familjes me emen të Shehlejrve të Gjakovës, Hyseni nuk gjeti qetësi; kishte vorrosë axhen e tij, por kishte mbetë pa vorr i ati, Tefiku së bashku me 21 shokë të tjerë të fatkeqësisë. Krahas detyrave të jetës e të familjes, mendja nuk i pushonte në kërkim të ” gropës së kuqe” ku ishte mbulue krimi komunist. Në përpjekje të vazhdueshme, falë fjalëve që qarkullojshin, mbrrijti me kontaktue nji familje fshatare në Mënik ( afër urës së Ndroqit) ku plaku i shtëpisë tregoi tmerrin asaj nate në të cilen qenë hedhe në gropë e pushkatue 22 persona të pafajshëm si dhe me përafërsi vendin e ” gropës së kuqe”.
Me ndërhymjen e Hysenit, nji buldozer hapi gropën e, për fatin e Hysenit, timin e të 20 familjeve të tjera u zbuluen eshtnat e viktimave: nji unazë ari martese konfirmoi identitetin e njenit prej tyne; ishte unaza e martesës e të ndjerit Zydi Herri, çka dha siguri të plotë se aty ndodheshin viktimat e masakrës komuniste të 26 Shkurtit 1951.
Në vjetin 1993 me ceremoni zyrtare të organizueme prej Bashkisë së Tiranës, eshtnat e të 22 viktimave u rivorrosën në nji vorr monumental të pozicionuem në nji vend të veçantë të Vorrezave të Dëshmorëve në Tiranë. Të 22 viktimat, ashtu si u pushkatuen, të lidhun e të bashkuem prej telave me gjëmba, po ashtu të vllaznuem prej vdekjes vazhdojnë me qendrue në perjetësi tue i rezatue brezit të ri shqiptar mesazhin me vlerë të madhe moralo atdhetar; ” Mos harroni…, para se me qenë, musliman, ortodoks, katolik, bekatshij jeni shqiptarë”.
Personalisht i jam mirënjohës përjetësisht shokut, vëllaut tim të fatkeqësisë, z.Hysen Shehut, për veprën e kontributin e tij në nderim të prindve tonë të paharruem.
Shenim: Të dhanat për shkrimin e masiperm janë marrë prej protogonistit të ngjarjes, Z.Hysen Shehu.
F.G.
( Tregimi, pjesë e librit ” Dromca Kujtimesh” i dërguem per botim)


Send this to a friend