VOAL

VOAL

Artistët takojnë ambasadoren suedeze: Kemi mbështetjen e saj për Teatrin Kombëtar, kjo që po bëjmë është luftë…

January 9, 2020

Komentet

Bajram Begaj: Ballkani i Hapur është një iniciativë e mirëpritur

Presidenti Bajram Begaj e quajti Ballkanin e Hapur një iniciativë e cila është me përfitim për qytetarët e për pasojë është e mirëpritur.

“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin.

Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë.

Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur”, u shpreh ai.

Sa i takon deklaratës së Presidentes së Kosovës për Traktatin e Mbrojtjes, ai tha: Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin.

Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon.

(BalkanWeb)

Arsimi në rrezik- Berisha: Kemi 208 mijë nxënës dhe studentë më pak krahasuar me 9 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit parauniversitar. Berisha tha se numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona krahasuar me 9 vite më parë.

Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit.

Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre.

Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material.Më tej kreu i PD tha se është i papranueshëm zëvëndësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukimin, por militantizëm të një partie që publikisht është larguar nga rregullat e lirisë.”-tha Berisha.

syri.net

Meta përsërit thirrjen për administratën: Mos u përdorni si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje punonjësve të shtetit të mos përdoren e të mos firmosin akte të paligjshme.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shtuar se në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji.

“U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre!
Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji!”, shkroi Meta.bw

“Rama ik”, Meta nxjerr pamjet nga koncerti i Noizyt: Thirrje frymëzuese dhe buçitëse, armiku i Rinisë do japë llogari shumë shpejt (VIDEO)

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video nga koncerti i reperit Rigels Rajku (Noizy) që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dëgjohet thirrja, “Rama Ik”.

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare”, shprehet kreu i PL.

Në vijim, Meta nënvizon se “armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”.bw

Balliu: Veliaj ka vjedhur 50 milionë € me taksën e arsimit! Inceneratorët s’i gjen dot as Interpoli, Tirana plot me plehra

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve. Balliu theksoi se opozita është në aksion të vërtetë në krah të shqiptarëve për të zgjidhur problemet e tyre. Balliu denoncoi në Syri Tv se Erion Veliaj ka vjedhur nga taksa e infrastrukturës arsimore 50 milionë euro për 7 vite.

Veliaj është i zënë duke vjedhur qytetarët. Prej 7 vitesh qytetarët e Tiranës paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore e cila në parim duhet të shërbente për ndërtimin e disa shkollave.

Janë mbledhur 50 mln euro nga kjo taksë në 7 vite, me 50 milionë euro mund të bëheshin të paktën 50 shkolla, të paktën, e marrim 1 mln euro një shkollë.

Llogarisni që 14 mln euro qytetarët i paguajnë koncesionarit të PPP-së që ka vendosur Veliaj në këtë taksim të shpikur prej tij.

S’kanë pse ta paguajnë, është detyrim i bashkisë t’i japë drejtim arsimit. E gjeti këtë taksë si një mjet për të vjedhur.”-tha Balliu.

Sa i përket aferës korruptive të inceneratorëve, Balliu tha se plehrat janë në mes të rrugës në lagjet e Tiranës pasi inceneratorët nuk i gjen dot as INTERPOLI.

“Nuk ekzistojnë. Veliaj që thotë do djegim plehrat, plehrat janë nëpër rrugë. Në njësinë 7 janë në mes të rrugës kryesore. Në çdo lagje, koshat janë të papastruar se s’kanë ku i çojnë, s’ka inceneratorë, ndërkohë qytetarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët. Paguhet për shërbime që nuk jepen.”-tha Balliu.

Kandidatja për kreun e FRPD: Kjo qeveri po ia vjedh të ardhmen rinisë shqiptare!

Kandidatja për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, në garën që sapo është çelur nga selia blu, me një postim të gjatë në rrjetin social Facebook ka kritikuar qeverinë Rama për dhjetëra probleme madhore me të cilat ndeshet rinia në vend.

Që nga varfëria ekstreme që i detyron të rinjtë të emigrojnë, te papunësia, rrogat e ulëta dhe problemet e tjera sociale, Balliu nënvizon se faji nuk mund të mbetet jetim dhe pesha e përgjegjësisë i takon Kryeministrit dhe politikave të tij të mbrapshta.

“Dhe në fakt, Rinia Shqiptare, nuk ka asgjë më pak se të rinjtë evropianë, por politikat e mbrapshta të arrogantit të përhershëm të rrugëve të mbrapshta të kryeqytetit, që mban padrejtësisht zyrën kryeministrore, po e detyrojnë atë të braktisin vendin e vet, familjet dhe jetën ndër anët tona, në shumicën e rasteve, pa kthim”, shprehet Balliu.

Postimi i plotë:

Mjerimi është ulur këmbëkryq në Shqipërinë tonë, në vendin tonë, në tokën tonë.

Përditë shoh qartë e më qartë dhe vuaj thellë e më thellë.

Gjendja e bashkmoshatarëve të mi, e ardhmja e këtij vendi, është dhe do të jetë e pasigurtë, e paqartë dhe e pashpresë, në qoftë se tatëpjeta nuk ndalet, dhuna nuk zhduket nga rrugët shqiptare, kontrasti midis një pakice fëmijësh, produkt i “mirëqënies” korruptive të prindërve oligarkë, shërbenjësve të tyre qeveritarë dhe masës në kërkim të përditshëm të mbijetesës dhe një jetë më të mirë, nuk fshihet nga shfaqja e gjithanshme dhe e përditshme publike.

Rinia kërkon një Shqipëri më të drejtë, të ndërtuar mbi punën e ndershme, progresin mbi dijen, shkollën solide që i përgatit për t’u përballur me sfidat universitare dhe kualifikuese kudo në botë. Dhe këto kushte asaj i janë mohuar në Shqipëri, shumë herët, që kur janë në bankat e shkollës 9 vjeçare.

Rinisë Shqiptare i kanë vjedhur shpresën, i kanë vjedhur ëndrrat dhe po e detyrojnë të largohet. Rinia shqiptare merr rrugët e emigrimit për të gjetur derën e hapur gjetkë, drejt askundit. Ajo kërkon të gjejë hapur atë derë që këtu iu përplas para syve në Bllokun e Ri të Tiranës, në Qiellgërvishësit e rinj të Veliajt dhe financuesve të tij të zonave off shore. Të gjithë këto janë produkte të një qeverie të oligarkisë dhe për oligarkinë, kundër qytetarëve dhe rinisë, që në vend të punësimit, u kanë hapur rrugën drejt punëve ilegale në vend.

Ajo po e kërkon këtë derë të shpresës jashtë Shqipërisë, shpesh herë nëpër kalime të rrezikshme ngushticash në Detin e Veriut. Jemi aty ku e lamë në vitin 1997, me ndryshmin se nga Kanali i Otrantos tani kemi dalë në La Manche, duke u kthyer, nga një problem i Europës Mesdhetare në një dramë për Europën mbarë.

Ikja nga Atdheu: është një mënyrë kjo për të shpëtuar nga mizerja, por edhe një guxim për t’ju shmangur alternativës së vetme dhe të “sigurtë”, që i ka krijuar në vend papërgjegjshmëria e Edi Ramës: rreshtim në rradhët e organizatave të strukturuara militare të “Albania Safe Haven of Organized Crime”.

Dhe në fakt, Rinia Shqiptare, nuk ka asgjë më pak se të rinjtë europianë, por politikat e mbrapshta të arrogantit të përherëshëm të rrugëve të mbrapshta të kryqytetit, që mban padrejtësisht zyrën kryeministrore, po e detyrojnë atë të braktisin vendin e vet, familjet dhe jetën ndër anët tona, në shumicën e rasteve, pa kthim.

Brenda një 10 vjeçari veçanërisht në vendin tonë u sajua një rini e ambalazhuar, e parapërcaktuar dhe vulosur, gati për emigracion. Asnjë vend nuk mbijeton dot kështu duke larguar të ardhmen e vet. Si mund të pranojnë shqiptarët politikat e nxitura nga Oligarkët për zhbimjen e shqiptarëve dhe sjelljen e krahëve të punës së lirë nga Lindja e Largët në Vendin e Arbënve?!

Ne kemi një Detyrë Supreme ndaj Atdheut, paraardhësve tanë të Desidencës, ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi: që të punojë dhe të përdorin çdo mjet në dispozicion tonë për të parandaluar Vdekjen e Trishtë të Shqipërisë prej Shpopullimit Total të Orkestruar nga Qeveria e Oligarkisë dhe Heshtja e Opozitës Legale Mosvepruese në Parlament dhe jashtë tij.

Ne jemi e ardhmja e Shqipërisë. Ne duhet të jemi shpresa e Shqipërisë. Ne duhet ti tregojmë rinisë dhe të rinjve që Ky Atdhe Jeton ende, që Shqipëria Nuk Ka Mbaruar , dhe që Shqipëria do të Vazhdojë të Marshojë në Histori si Vend Europian dhe Pro Perëndimor dhe të rikthehet e bëhet Toka që Shëndrin e Arbnisë Heroike.

Kjo është Shqipëria që ne dëshirojmë dhe e ëndërrojmë. Pikërisht për këtë Shqipëri, vatër e dijes, punës dhe prosperitetit në paqe dhe progres të ligjshëm të rinisë, në një shtet të të gjithëve, demokratik, laik dhe europian, ne duhet të luftojmë, jo thjesht të protestojmë dhe të ngrejmë zërin, por ta programojmë njëmendësisht, me sistem korrektiv dhe përmbysje të plotë të rrugës së mbrapshtë që Klasa Politike e Punëve jo të Dobishme, që kulmon me qeverinë aktuale, ka ndërtuar deri më tani.

Shqipëria është e Jona, e Shqiptarëve të Lirë që nuk ndiqen nga pas për t’u nxjerrë jashtë saj!

Për të mbërritur këtu, Regjistrat Politikë duhet të ndryshojnë rrënjësisht. Dhe ky ndryshim për të Djathtën nuk fillon tek partia e Edi Ramës, por tek PD, si parti që jep Shpresë dhe nuk prodhon ngatërresa.

FRPD duhet ta inicojë me të vërtetë këtë ndryshim, jo me vijimësinë e politikave të vjetra zvarritëse dhe të pangjyrë të organizatës tonë, as me riciklimin e njerëzve që i ndoqën ata nga pas, por me një rifillim të ri, serioz dhe të kualifikuar, të denjë për Shqipërinë e vitit 2022, kandidat për BE.

Denoncimi- Policia çon Nuredin Dumanin për pushime në Golem

Një qytetar ka denoncuar se, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është parë në plazhin e Golemit, gjatë mesnatës së djeshme.

Në denoncimin e tij në faqen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, qytetari jep me detaje edhe për veshjen e Dumanit dhe faktin se ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.

Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Mirmbrema Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek Lokal Hotel Bonita I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty.

E pashe me syte e mi bashke me bashkeshorten ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara. syri.net

Pronarët himarjotë në Porto Palermo në protestë, zbulojnë marrëveshjen e fshehtë të Ramës

Pronarë të shumtë himarjotë të zonës së Porto Palermos, drejtues të organizatave të bregut si dhe përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri, përkatësisht kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ai i OMONIA-s Fredi Beleri kanë zhvilluar mbrëmë një miting proteste kundër vendimit të fundit të qeverisë.

Sipas këtij vendimi qeveria Rama e shpall zonën nga Gjiri i Llamanit në hyrje të Qeparoit zonë të mbrojtur natyrore, me pretendimin e mbrojtjes së asetit natyror të kësaj zone. Mirëpo, sipas oratorëve të protestës së mbrëmshme, pas këtij vendimi fshihet një marrëveshje e fshehtë perspektive me oligarkët të cilët po gllabërojnë me të gjitha format tokat e himarjotëve.

Në miting pronarë të tokave në Porto Palermo refuzuan kategorikisht vendimin e qeverisë. U shprehën se kanë nisur ankimimet e tyre në shumicën e ambasadave të huaja në vend dhe në gjykatë. Sipas krerëve të minoritetit grek për këtë vendim ka pasur menjëherë ankesë edhe nga autoritetet e Greqisë, ndërkohë që sipas Dules dhe Belerit çështja do të shkojë në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

Oratorët folën në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, ndërkohë që të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë.

Prej disa vitesh në Himarë kanë munguar reagimet masive publike të artikuluara në dy gjuhë, përjashto ato të organizuara nga filogrekët dhe OMONIa në mjedise të mbyllura. Ky aktivitet duket se rikthen protagonizmin grek në Himarë, duke përdorur si kazus çështjen e mprehtë të pronave dhe problematikat me pronarët dhe ku sipas protestuesve kjo bëhet shkak i vendimeve arbitrare të qeverisë nën pretekstin zhvillues dhe marrëveshjeve të saj me kategoritë e të pasurve ose siç njihen ndryshe të fortëve të bizneseve të mëdha.

Drejtuesit e protestës janë shprehur se ky është vetëm fillimi i reagimeve që do të jenë ndërkombëtarisht për këtë çështje. Në një intervistë Vangjel Dule është shprehur se në një kohë që njerëzit duhet të jenë me pushime janë të detyruar të protestojnë.

Sipas Dules, në Himarë është duke ju marrë prona banorëve të ligjshëm që t’ju jepet oligarkëve dhe biznesmenëve të oborrit të kryeministrit. Ai shton se kjo zonë po grabitet në mënyrë sistematike duke mos patur asnjë precedent tjetër në asnjë vend të botës si po vidhet prona këtu. Dule është shprehur se me këto që po ndodhin, Shqipëria nuk e meriton një status në BE.

Sipas Dules duhet të respektuar e drejta e pronës dhe banorët duhet të vendosin për pronat e tyre. Ai ka deklaruar se të drejtat e komunitetit lokal janë nëpërkëmbur për të rrëmbyer pronën banorëve .Kjo situatë do të përshkruhet nga të gjithë kudo, sepse nuk nderon askënd.bw

Adriana Kalaja: SPAK të marrë nën hetim Arben Ahmetajn. Firmosi 14 VKM pasi ishte shkarkuar!

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja në një lidhje me Skype për ‘Edicionin e Pasdites’ me gazetaren Megi Fagu në Syri Tv, i bën thirrje SPAK të marrë nën hetim Arben Ahmetajn. 

Kalaja u shpreh se ish-zv/kryeministri ka firmosur 14 VKM pasi ishte shkarkuar nga detyra.

Sipas saj, VKM-të e firmosura nga Ahmetaj mbajnë datën 27 korrik, ndërkohë që urdhri për shkarkimin e tij mban datën 24 korrik.

Gjithashtu, avokatja e njohur kërkon nga SPAK që të hetojë VKM-të nga 2013-a e këtej, të publikuara në Fletoren Zyrtare, pasi rezulton se nuk janë zhvilluar mbledhjet qeverisë për t’i marrë këto vendime.

Adriana Kalaja: Më 24 korrik është shkarkuar Ahmetaj, urdhër që është dekretuar nga presidenti në datën 25 korrik. Në Fletoren Zyrtare, është bërë në modë, periudha e pikut të verës shoqërohet me një numër të jashtëzakonshme të VKM. Ne jemi dëshmitarë që këto mbledhje nuk bëhen fare, dhe këtu nis problemi me këto VKM, me pasoja të dëmshme për qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Janë 14 VKM që janë firmosur nga ish-zv/kryeministri Ahmetaj në 27 korrik, tre ditë pasi ishte shkarkuar. Të 14 VKM, përpos faktit që janë nul, sepse ish-zv/kryeministri nuk ka pautr një tagër për të ushtruar funksiononin, por është edhe vepër penale sepse i është ndëprerë funksioni publik. I kam bërë thirrje SPAK në emër të PD, por vetë SPAK në formë kryesisht duhet të nisë hetimet. Jo vetëm për këto 14 VKM, por edhe për VKM-të e tjera që kanë efekt të jashtëzakoshëm në jetën e qytetarëve. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave nuk bëhen. Nëse SPAK do të ketë vbullnetin e duhur, do të rezultojnë një numër shnumë i madh i VKM ngha 2013 e këtej, ku vetë ministrat ose zv/kryeministrat do të deklarojnë se nuk kanë patur dijeni, ose i kanë firmosur siç deklaroi kryeministri te komisioni i inceneratorëve.

“Nëse presim si dikur të vdiste Enveri…”, Lubonja: Kur do populli të rrëzon, Rama ka hyrë në fazën “Putin”

Në rubrikën “Opinion” në News24, analisti Fatos Lubonja, foli në lidhje me reagimin e popullit dhe mbingopjen nga skandalet e kësaj qeverie.

Ai u shpreh se nëse e ndjen populli të rrëzon me protesta, dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe me diktaturën.

Lubonja shtoi se Rama ka hyrë tashmë në një fazë “Putinike”, ndërsa shtoi se ligji për lustracionin po bëhet me qëllim nxjerrjen nga sistemi të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Ligji për lustracionin po bëhet për të përjashtuar Berishën e Metën nga sistemi. Ky është skandal. E ka thënë edhe Berisha që ligji që bënë atëherë përjashtonte lustracionin, që ka të bërë me mohimin e disa të drejte themelore të njeriut.

Është problem. Ligji ka qenë që thjeshtë informon ti si institucion. Ka një vendim të Kushtetueses që e kanë aprovuar vetë këta sepse Berisha e donte me lustracion. Vetë ligji ka pasur një afat.

Nëse Rama e bën një ligj të tillë, është pyetja sa do të durojë ky popull. Rama bëri atë të koalicioneve, sepse do ta bëjë me forcën e kartonit, me çfarë do ta kundërshtojmë ne? Do të shkohet në Gjykatë Kushtetuese, ka disa mekanizma, por pasi të ezaurohen, si mund të shpëtojmë nga kjo bandë.

Në kohën e Enverit thonim kur do të vdesë Enveri pastaj erdhi Ramizi. Nëse presim prap të njejtën gjë do të vijë një shok tjetër.

Nëse e ndjen populli të rrëzon. populli më shumë ngrihet për kuletën se për liri e demokraci. 1996 u vodhën votat, dolën 5 veta u rrahën nga Berisha e s’ndodhi asgjë. Kur u bënë firmat piramidale dolën vetë populli ne vetëm e ndoqëm, madje edhe e frenuam ndonjëherë. Në këto 100 vite kemi edukuar skllevër bij skllevërish, ç’të presim më?

Protestat përmbysin një qeveri, megjithatë një përmbysje me dhunë nuk është pozitive. Demokracia do ndërrim pushteti me zgjedhje. Dallimi i vendit tonë autoritar me vendet demokratike pas 8 vitesh maksimumi një qeveri sado mirë të ketë qeverisur humbet pikë dhe largohet. Rama ka hyrë në fazën Putin se sa më shumë që rrinë në pushtet aq më shumë vota merr. Në mandatin e Parë i duhej Meta, në të dytin donte tepsinë, ndërsa tani është më keq. Kaq mirë paska qeverisur ky?”, u shpreh Lubonja.bw

Ndryshimi i afateve, Rruga e Arbrit do jetë gati plotësisht vetëm në shtator 2023

Më 2 gusht, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për rrugën e Arbrit – një projekt koncesionar që pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 40 miliardë lekë [330 milionë euro].

E parashikuar për t’u dorëzuar në prill 2022, kontrata e rrugës së Arbrit pritet tashmë të përfundojë në shtator të vitit 2023.

Sipas Ballukut, shkak i shtyrjes së afatit ishin bërë problemet gjeologjike.

“Mbetet për t’u dorëzuar tuneli i Murrizit, i cili na ka vendosur përpara një vështirësie shumë të madhe përsa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të shikohet i gjithë projekti…,” deklaroi  Balluku në një aktivitet publik.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ndryshimi teknik i projekt-zbatimit për tunelin e Murrizit u miratua më 20 tetor 2020, pas rekomandimit të supervizorit të rrugës.

“Me miratimin e projekt- zbatimit të ndryshuar është miratuar dhe shtesa e afatit” – tha Ministria, ndërsa theksoi se vendimi është marrë bazuar në vlerësimet e një inxhinieri të pavarur, Institutit të Ndërtimit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.dita

Arrestohet në Berat, zbulohet se ku ishte fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Murriqani

Mbrëmë në Berat është vënë në pranga ish-shefi i stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili është dënuar nga SPAK me 8 vite burg në mungesë. Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me grupin e Habilajve.

Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017. Ish-drejtori i Postës në Dhërmi, Sokol Bode ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Asokohe Prokuroria e Posaçme, përveç Sokol Bodes ka lëshuar edhe urdhër-arrestet për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që rëndron mbi këta ish/zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të “canabis sattivës” në këtë qark.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatë e Posaçme për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit kriminal Habilaj me Policinë edhe disa përgjime telefonike, ku mes përgjimeve është edhe biseda e Florian Habilajt me ish-shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode e regjistraur në dt.15 Tetor 2017, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë.

Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit që u arrestua gjatë operacionit të Babicës me motrën e tij e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim Boden dhe ka kryer ndër vite disa operacione për kapjen e tij, ku janë dekonspiruar nga kolegët. Sokol Bode në një nga rastet kur ishte njoftuar për aksionin e policisë për kapjen e tij, ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit.

Mësohet se ai kishte shkuar në Angli, ku  edhe jetonte prej disa kohësh. Sokol Bode ka lindur në Mimias të Beratit dhe ishte i përjashtuar nga policia e shtetit. Arrestimi i tij mbrëmjen e sotme u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative se Bode ishte kthyer ne Berat. syri.net


Send this to a friend