VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ARTI I VIOLINËS NË SHQIPËRI Nga Florian Vlashi

By | November 11, 2018

Komentet

MERITA GJYRIQI, AKTORJA E LISNAJËS SË DËNDUR – Shkrim monografik Nga Xhane Sherif Imeraj

“Arti largon nga shpirti
pluhurin e jetës së përditshme.”
– Pablo Pikaso

 

Filmi konsiderohet të jetë një ndër format më të rëndësishme të artit. Jo më kot është quajtur elita e arteve, `arti i shtatë` i cili përmbledh të gjitha artet e tjera, si dhe një medium i fuqishëm për edukimin dhe orientimin e qytetarëve, nëpërmjet interpretimit dhe asaj çfarë kjo artform përcjell artistikisht.Edhe pse në kohë dhe kushte të vështira, ndonëse me një lloj përkrahje, por njëkohësisht edhe kufizime, ndërhyrjet, e sidomos fryma ideologjike që e shoqëroi kryesisht gjatë viteve të regjimit komunist, në teatrin dhe kinematografinë shqiptare, të gjithë e pranojmë, e dëshmojmë dhe nuk mund ta mohojmë dot, se u bë art i vërtet dhe u krijuan vepra artistike me vlera të mëdha kombëtare, të realizuara dhe të interpretuara me mjeshtëri të lartë skenike dhe pasion nga aktorët tanë, të cilët kanë lënë gjurmë të arta në historinë, progresin dhe zhvillimin e kulturës shqiptare.Ndaj, sot themi se, në panteonin e shndritshëme të aktorëve shqiptarë, pavrësisht rënditjes apo përmasave të diamantëve, ata të gjithë së bashku formuan dhe vazhdojnë të formojnë mozaikun e mrekullueshëm të Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare.

Një diamant i tillë, pjesë e këtij mozaiku të çmuar për ne, është dhe aktorja Merita Gjyriqi.

KUSH ËSHTË MERITA GJYRIQI..?

Merita Gjyriqi, është një ndër aktoret e teatrit, filmit dhe kinematografisë shqiptare, ku ka pasur fatin e mirë të ndërsjelltë, të interpretojë dhe të luajë në teatër dhe filma me një yjesi aktorësh dhe artistësh që kanë lënë gjurmë të pashlyera në fushën e artit si: Albert Vërria, Hajrie Rondo, Birçe Hasko, Margarita Xhepo, Fatos Sela, Xhuljeta Kulla, Pavlina Mani, Natasha Sela, Dritan Boriçi, me aktorët kosovarë Xhevat Qorraj, Hadi Shehu dhe me shumë, shumë të tjerë yje të kësaj galaktike. Një aktore e lindur për të përcjellë fjalën e bukur artistike.

JETA E HERSHME …

Merita Gjyriqi, lindi më 20 dhjetor të vitit 1946-të, në qytetin e Kuksit. Erdhi në jetë në atë qyetet të bukur pasi në atë kohë babai i saj ishte transferuar për punë atje, duke marrë kështu edhe familjen me vete. Origjina e aktorës është një tjetër qytet i bukur alpin, dhe pikërisht qyteti i Bajram Currit.
Ajo lindi nga dy prindër të mrekullueshëm. Mal Rexhepi, babai i aktorës, ka kryer Akademinë Ushtarake në Tiranë, dhe në periudhën e Zogut ka qenë Kapiten i Parë duke shërbyer në Tiranë, Përmet, Kukës ku i është bashkuar edhe Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, ka shërbyer pas çlirimit në Kukës si Nënkomandant i Qarkut për Kosovë e Metohi, dhe më vonë me dëshirën e tij kthehet në vendlindje, në Tropojë. Mamaja e aktores Elma (të cilën e thërrisnin Make) Sevrani, një zonjë e vërtet me origjinë nga qyteti i trëndafilave, qyteti i bukur i Përmetit. Ajo gjithashtu ka pasur një shpirtë artistje, tharmin e të cilës siç duket e ka trashëguar tek e bija… ajo këndonte bukur, po doemos, të jesh nga qyteti i trëndafilave dhe i sazeve të mrekullueshme Përmetare, por, pse jo dhe duke jetuar mes një natyre të mrekullueshme malore si ajo e Tropojës dhe me njerëz po aq të mirë. Makja, është personi që ka mbjell trëndafilat e parë (trëndafilin e butë ) në Kolgecaj, Tropojë. Për disa kohë ka punuar si shitëse në Tropojë. Për fat të keq, vdiq shumë e re.
Vellai dhe dy motrat e Meritës, kanë kontribuar gjithashtu për artin, kulturën, për letërsinë, zhvillimin dhe jetën sociale, në vendlindjen e tyre.

ARSIMI…

Arsimin fillor dhe atë 7-vjeçar, aktorja Merita Gjyriqi i bëri në vendlindjen e saj, në Tropojë. Më pas kreu shkollën e mesme pedagogjike “ Shenjaze Juka” në Shkodër, duke ushtruar kështu më vonë profesionin e bukur të mësuesuesisë për pak kohë, në vendlindjen e saj.
Në vitet 1968-1972 studioi në Institutin e Lartë të Arteve, (Akademine e Arteve) në Tiranë në degën e Dramës. Mbrojti diplomën duke luajtur në dramën “ YLLI PA EMËR”, e cila ishte edhe tema e saj e diplomës. Një dramë kjo e dramaturgut rumun Mihail Sebastian, me regjisor prof. Mario Ashiku, ku aktorja Merita Gjyriqi luajti përkrah aktorit Agim Qirjaqi, të cilin në atë kohë e kishte edhe shok kursi, ashtu si dhe disa miq të tjerë. Ndërsa udhëheqësi i kursit ishte, Kujtim Spahivogli. Mbrojtja e dipolmës, për fatin tim të mirë, shprehet aktorja, u ndoq edhe nga “Idhulli im”, aktori shqiptar me famë botërore, Bekim Femiu.

KARRIERA …

Merita Gjyriqi, është aktorja e parë femër në vendlindjen e saj, në rrethin e Tropojës, duke thyer kështu një tabu, tregues ky i rritjes së shkallës së zhvillimit dhe emancipimit të gruas në atë rreth. Angazhimet amatoriale qysh në moshë të re me estraden e qytetit të Bajram Currit, ku këndonte por edhe interpretonte, ishin fillesat e para drejt karrierës artistike.
Aktorja Merita Gjyriqi, u bë pjesë e kinematografisë shqiptare që nga auditori, që studente, duke marr pjesë në filmin “Kapedani”, prodhim i vitit 1972-shit, në të cilën e shohim të interpretojë përkrah “Artistit të Popullit”, aktorit Albert Vërria, duke nisur kështu udhën e bukur të aktrimit dhe interpretimit të fjalës artistike. Një udhë kjo sa e bukur, aq dhe e vështirë, brënda hapësirës së gjerë dhe të ngushtë të mundësive që u ofronte koha e atëhershme, lisnajës së dendur të aktorëve.

Menjëherë pas diplomimit, aktorja Merita Gjyriqi emërohet nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës si aktore në trupën e teatrit “Bylys” të Fierit. Në harkun kohor të viteve 1972-2002, punoi si aktore në tetarin “Bylys”, ku ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha premierat, luajtur dhe interpretuar shumë, shumë role, duke u bë gjithashtu pjesë e një grupi të madh aktorësh, të cilët u dalluan për lojën kompakte, vlerat artistike, disiplinën skenike, etj.

• Krahas roleve të shumta që interpretonte në atë kohë në dramë, komedi, shfaqje të ndryshme që viheshin në skenë nga trupa e teatrit “Bylis”, aktorja Merita Gjyriqi, angazhohet edhe në disa filma artistik, siç ishte filmi “Rrugë të bardha”, prodhim i vitit 1974, me regji të regjisorit Viktor Gjika, ku luante rolin e ‘Luizës”, gruas së sëmurë në barelë, të cilën po e dërgonin për në spital.

• Në filmin “ Udhëtim në pranverë”, prodhim i vitit 1975, me regjisor Qerim Mata, aktoren Merita Gjyriqi e shohim në rolin e oficeres së re.. Për realizimin e këtij filmi ndihmuan edhe amatorët e qytetit të Bajram Currit dhe të Vlorës, ku mes tyre shohim edhe këngëtaren e mirënjohur Fatime Sokoli, “Artiste e Merituar”.

• Merita Gjyriqi, itnterpretoi gjithashtu edhe në dramën e njohur “Dy krisma në Paris”, një dramë nga Sheri Mita dhe Pëllumb Kulla., vënë në skenë nga trupa e teatrit dramatik “Bylis” të Fierit, më 1980-ën. Në këtë dramë, aktorja luajti rolin e `sekretarës së gjyqit`. Një dramë e arrirë dhe e suksesshme në atë kohë, e cila u shfaq rreth 250- net, duke u ndjekur nga spektatori në mbarë vendin. Më pas kjo dramë ishte planifikuar të shfaqet edhe në Kosovë, por u anullua ngaqë në atë kohë filluan demonstratat e `81-shit. Ishte menduar të shfaqet gjithashtu edhe në Zvicër, por edhe ky plan u anullua.

• Më pas kemi filmin artistik “Vitet e pritjes”, xhiruar në vitin 1989-të dhe i shfaqur në 1990-ën, me regji të Esat Musliut, Në këtë film aktorja Merita Gjyriqi shfaqet disaherë gjatë filmit duke interpretuar me profesionalizëm dhe me një ndjeshmëri therëse, e bërë njësh me rolin e saj të gruas dhe kohës së trishtë

• “Kosovë, kurrë s’tu nda gazepi”- film televiziv 1996-ës, me skenar të Niman Muçaj, sipas motiveve të romanit:”Leshoma hisen e diellit” të Adem Istrefit, luajtur në Shqiponjë /Jabllanicë, komuna e Gjakovës, Kosovë. Në këtë film aktoreja Merita Gjyriqi luan rolin e “Hanifes” gruaja me fëmijën në djep, ku kacafytet me çetnkitët serb si shqiponjë mali për të mbrojtur të voglin e saj. Në këtë film aktorja skaliti në interpretim karakterin e gruas, nënës kosovare në dhimbje dhe në qëndresë. – Kam shkuar atje nga Mali i Zi, thot aktorja, kemi xhiruar duke u ruajtur..!

• Në filmin artistik “Kur shpirti ndërron jetë” realizuar në vitin 2001, me regji të regjisorëve Ismail Ymeri dhe Meidi Popaj, xhiruar në një ndër qytetet më të vjetra të Kosovës, në Rahovec, aktorja Merita Gjyriqi në këtë film luan rolin e “Mësuese Rozës”. Film i bazuar në ngjarje të vërtet, i cili flet për periudhën e luftës dhe krimet çnjerëzore të asaj kohe, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ky film flet për Masakrën e Rahovecit. Një bashkëpunim ndërmjet aktorëve nga Kosova dhe Shqipëria.

• Në telenovelen e parë shqiptare , ” Njerëz dhe fate” realizuar rreth vitit 2002-2003, me regji të regjisorit Ylli Pepo, aktorja Merita Gjyriqi u ftua nga regjisori të interpretonte rolin e Katerinës, mamasë së Andetës, duke portretizuar kështu mamanë e shqetësuar për sjelljen e vajzës së saj, në ato kohë të vështira të tranzicionit që po kalonte vendi ynë.

• Merita Gjyriqi, ka interpretuar gjithashtu në filmin shqiptar “Mali i harrum”, realizuar në vitin 2018-të, me skenar dhe regji nga Ardit Sadiku, xhirimet e të cilit janë bërë në fshatin Theth të Shkodrës, një bashkëpunim ky gjithashtu ku luajnë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Në këtë film aktorja Merita Gjyriqi shfaq gjithashtu profesionalizmin e saj, duke e trajtuar rolin e Diellës, (komshies) me një zë të kthjellët, thjeshtësi, hijeshi dhe vitalitet të admirueshëm.

 

“Një aktor duhet të digjet brenda me një lehtësi të jashtme.”
–shprehje aktori dhe regjisori ruso-amerikan, M. Chekhov.

Teatri “Bylis” i Fierit, një tempull i shenjtë për aktoren Merita Gjyriqi, ku ndertoi karrierën e saj prej 30 vitesh të arta, duke iu dhënë shpirt dhe karakter dhjetëra roleve teatrale, duke luajtur dhe interpretuar në shumë drama dhe komedi të vëna në skenë. Siç ishte drama “Dy krisma në Paris”(1980), “Gjëmimi i atij dimri”(1976), “Shoku Niqifor”(1982), “ Pse”, “Historia e një vajze”, “Vite të Paharruara”, “Plagë dhe plumba”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Shtrigat e Salemit”, “Kërkohet një gënjeshtar” e shumë të tjera. Dhe pikërisht komedia ” Kërkohet një gënjeshtar” ishte dhe shfaqja e fundit në teatrin e “Bylis” të Firit, për aktorën Merita Gjyriqi, e cila në janar të vitit 2002 doli në pension.

Dy vitet e fundit të karrierës së saj në Tetrin e “Bylisit, punoi edhe si regjisore në Teatrin e Kukullave pranë po këtij teatri. Mbas lënies së trupës nga ana e regjisorit Arqile Lici, Teatri i Kukullave u drejtua për dy vjet nga aktorja Merita Gjyriqi, e cila bëri përpjekje për t’i dhënë jetë apatisë së lindur gjatë kësaj kohe, e cila përkonte me ndryshimin e sistemeve politike në vendin tonë.
Në festën e 40-vjetorit të krijimit të teatrit “Bylis”, në Fier, më 2011-ën, si shumë aktorëve të tjerë edhe aktorës Merita Gjyriqi i është dorëzuar një certifikatë “Mirënjohje” për kontributin e shumë viteve dhe me mjaftë vlera që ka dhënë në këtë institucion.

• Merita Gjyriqi ka marrë pjesë gjithashtu në disa aktivitete me Ansamblin Dardania të Tropojës, si prezantuese, sidomos gjatë periudhës së luftës së Kosovës.
Pas daljes në pension në vitin 2002, aktorja Merita Gjyriqi u largua nga Fieri, qyteti i saj i dytë, siç shprehet aktorja, duke u rikthyer për të jetuar në vendlindjen e saj të dashur në Tropojë. Aty për katër vite me radhë drejtoi grupin e aktrimit në Qendrën Kulturore të qytetit të Bajram Currit, duke vënë në skenë edhe katër shfaqje me femijët e talentuar të kësaj qendre.

Aktualisht Merita Gjyriqi, vazhdon të jetë në pritje të ndonjë ftese për të luajtur në një tjetër film apo teatër të ri, ndërkohë me zërin e saj të pastër, të bollshëm dhe me një timbër aq të ëmbël, vazhdon të interpretojë poezi të autorëve të ndryshëm, disa prej të cilave i ka të hedhura në “YouTube” nga “Studio Aldi”, ku mund t`i ndjekim me kënaqësi, siç janë vargjet e poetit Petrit Ruka- “Vajtimi i Ajkunës”, “Vaji i bilbilit”- Ndre Mjeda, “Gomari i Babatasit” të Gjergj Fishtës, e shumë interpretime të tjera mjeshtërore.

Sot në një moshë relativisht të madhe, në dukje shumë më e re nga vitet në numëra, me një portret nurndritur, e kthjellët, e matur dhe me një shtatlartësi bjeshkësh, karakteristikë e atyre anëve, vazhdon të jetë aktive në jetën kulturore sa herë që ftohet nga organizatorë të eventeve të ndryshme, si dhe aktive në rrjetet soiale, `fb`.

NUK MË PËLQEN TË LUAJ MADHËSHTIN
– Intervistë

Që të mund të mësonim edhe më shumë për jetën dhe karrierën artistike të aktores Merita Gjyriqi, për të cilën pohoj me habi dhe me një ndjenjë pezmatimi, nuk arrita të gjeja asnjë material të shkruar, mendova që brenda këtij shkrimi t`i bëja vend edhe një interviste virtuale, (virtuale, për shkak të situatës që po kalojmë), për të cilën mora miratimin e menjëhershëm të aktores tonë të dashur, bashkë me shprehjet:
– Të falenderoj shumë!
Është kënaqësi e vaçant për mua!
Por nga ana tjetër ishte tejet kënaqesi dhe nder për mua personalisht, por besoj se edhe për lexuesit dhe artëdashësit e shumtë, gjithashtu.

Pyetje – Përgjigje:
1. A mund të më flisni pak për jetën tuaj private?
– E respektoj! Ajo më takon vetem mua.

2. Si ka qenë fëmijëria juaj?
– E rrethuar me dashuri. Me prindër të mrekullueshëm dhe një gjyshe Zonjë gua që na ka mësuar shumë, ka qenë gjithmonë pranë nesh. Ne kemi pasë fatin të kemi dy palë prindër, edhe xhaxhain me gruan e tij, pra një privilegj. Kohë që nuk vjen më… shumë nostalgji. Ata sot janë kthyer në engjëj mbrojtës për ne.

3. Zakonisht, si është përditshmëria juaj? Si e kaloni kohën?
– Më pëlqen natyra, aty gjej qetësi. Kaloj shumë kohë pranë saj. Është frymëmarrje.

4. Çfarë zhanëri të letërsisë lexoni zakonisht? Kush është autori/autorja apo autorët tuaj të preferuar?
– Tani lexoj poezi më shumë, aty e gjej vetën. Në rinin time kam lexuar shumë, veçoj Çehovin, Ibsen, Tolstoin, Pushkinin, etj. Kryesishit letërsi ruse.

5. Kush apo çfarë ju nxiti apo ju frymëzoi të bëheni aktore?
– Herët unë kam kënduar por edhe interpretuar pranë Estradës së qytetit tim, Bajram Curri, aty shenjohen fillesat e mia të para. Aktrimi ishte ëndrra ime… konkurova, fitova, dhe me jo pak mund e realizova.

6. Pas diplomimit, menjëherë u emëruat nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës të asaj kohe, aktore në teatrin “Bylys” të Fierit. Ju pëlqeu ky emrim? Si e pritët?
– Po, pas diplomimit u emërova në Fier. Realisht, nuk e prita dhe aq mirë këtë emërim, pasi më dukej shumë larg, por duhej të shkoja patjetër… kishte rregulla atëherë. Megjithëse kisha qenë edhe më parë në Fier, me shfaqjen “YLLI PA EMËR”, që kisha si temë për diplomën. Një qytet i bukur! Nuk e kisha menduar se pikërisht aty, në qytetin e Fierit, do të kaloja vitet më të bukura. Kjo është jeta…

7. Si ju pritën në Fier, si u ndjeve në atë qytet, mes atyre banorëve?
– Në punë u paraqita me shumë vonesë, ngaqë nuk doja të shkoja. Trupa e teatrit ishte nisur në turne. Takimi im me trupen ka qenë në Berat. Interesante…. jetë bohème! Megjithatë, pritja ishte shumë e mirë..

8. Në karrierën tuaj do keni pasur plot momente të bukura. Do t`i ndash me mua dhe lexuesin artdashës disa momente dhe emocione të tilla?
– Ka pasur edhe momente të bukura edhe të veshtira… Të them të drejtën kam pasur më shumë momente të veshtira ne karrierën time, e ato nuk dua t’i kujtoj… Unë di një gjë, që shoqëria më ka dashur dhe respektuar vërtet shumë, si në teatër dhe jashtē teatrit. Prandaj Fierin unë me gjithë zemër e quaj, qytetin tim të dytë. I fala rinin. Atje e kam ndjerë vetën shumë mirë. Fierakët janë shumë artdashës.

9. Mundë të më tregoni disa nga vështirësitë që ju keni hasur gjatë karrierës tuaj?
– Kam pasur shumë vështirësi, shumë… por, nuk jam përulur asnjëherë edhe pse e vetme, ja kam dalur. Më ka shoqëruar gjithmonë fjala e babait tim: “ Bija ime, kurrë mos u dorëzo. Qëndro e fort. Po të nis,vetëm.”

10. Jeni ndjerë ju e vlerësuar si gjithë aktoret e tjera të brezit tuaj, në veçanti nga drejtuesit dhe bashkëpunëtorët tuaj?
– Mbaj mend një thënie të një aktori francez, në mos gaboj: “ Talent, punë, e natyrisht FAT.” Unë i besoj fatit.

11. A ka pasur raste që ju keni dashur të interpretoni role të ndryshme, qoftë në teatër apo film, por nuk u është dhënë mundësia?
– Po, kam pasur raste dhe dëshira të tilla. Kjo ju ndodhë të gjithë aktorëve. Ndodh …

12. Jeni ndjerë ndonjëherë e nënvlerësuar, apo e mënjanuar mbase me pa të drejtë?
– Të jem e sinqertë, nuk jam ndjerë asnjëherë e tillë. Kisha besim tek vetja.

13. Rezultoni të jeni aktorja e parë femër në vendlindjen tuaj, në Tropojë. Si jeni ndjerë në atë kohë si e tillë?
– Ishte privilegj për mua, theva akullin… Ndjehesha e privilegjuar, por, gjithmonë me këmbë në tokë. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë, të luaj madhështinë.

14. A jeni ndjerë e vlerësuar nga vendlindja juaj si e tillë? Si e ka shprehur ajo vlerësimin e saj ndaj jush?
– Ku ka me mirë sesa të marrësh duartrokitjet e publikut. Ky është vlerësimi më i madh. Unë përulem para tij, me shumë respekt.

15. Nëse do kishit mundësi të riktheheni edhe njëherë në kohën e përzgjedhjes së degës së studimit, do bënit përsëri të njëjtën zgjedhje?
– Po! Do bëja të njëjtën zgjedhje edhe pse kam ecur nëpër një rrugë shumë të veshtirë. Po, jetoj me të…

16. Ekonomikisht, ndjeheni e shpërblyer për ato çfarë keni arritur dhe realizuar gjatë gjithë karrierës tuaj?
– Cili është ai artist, që u shpërblye……

17. Ju tashmë keni dalur në pension, edhe pse një aktor mund të interpretojë në çdo moshë. Pensioni që ju merrni, a është në nivelin e vlerësimit të figurës tuaj, nivelit të një artisteje si Ju?
– Si të gjithë artistët….. Për brezin tim, mund të them se jo… Kemi punuar me shumë pasion.

18. Mbani mend, sesa role gjithsej keni luajtur në teatër dhe film?
– Kam interpretuar pothuajse në të gjitha premierat e teatrit në Fier, dhe në disa filma artistik.

19. Ndjeheni e realizuar në kahun profesional?
– Artisti nuk ndjehet kurrë i realizuar. Ai kërkon gjithmonë.

20. Si titullohet filmi apo teatri që keni luajtur kohet e fundit. Kur dhe ku është realizuar ky film? Ç`rol keni luajtur?
– Diella, roli që kam luajtur tek filmi “Mali i harrum”, prodhura më vitin 2018-të, me një regjisor të ri, Ardit Sadiku, shumë komunikues, me aktor të përzgjedhur, në një vend shumë të bukur, në Theth të Shkodrës. Një bashkëpunim ku luajnë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria.

21. Filmi “Vitet e pritjes”, me regji të Esat Musliut. Një film mjaft emocionues, ku interpretoni edhe Ju mes shumë aktorëve të njohur… Ç`mund të më thoni rreth realizimit të rolit tuaj në këtë film?
– E kujtoj me shumë nostalgji! Është kënaqësi të punosh me një regjisor të talentuar si Esat Musliu, dhe të jesh e rrethuar me një grup shumë të mirë. Nostalgji!

22. Në filmin “Kapedani”, ku luani përkrah “Artistit të Popullit”, Albert Vërria, ju shoh në harkun e fare pak minutave, në rolin e shoferës së taksisë. Ky film përveç mesazhit që përcjell, përmban edhe shumë batuta. Mes tyre vazhdon të përmëndet edhe sot nga artdashësit pjesa ku interpretoni Ju: -“Dale xhaxho ç’pate?… shoqëruar me buzëqeshjen tuaj të bukur. Më flisni pak rreth realizimit të këtij roli?
– Isha studente përballë të madhit Bert Vërria. – ” prapa diellit”… Ishte kënaqësi!

23. Kohët e fundit keni interpretuar edhe përkrah aktorëve kosovarë. Tek filmin “Mali i harrum”, ju shoh të luani përkrah aktorit të njohur Xhevat Qorraj, e të tjerë. Ç`mund të më thoni?
– Ishte eksperiencë për mua. Me pëlqeu shumë thjeshtësia dhe komunikimi i tyre mjaftë njerëzor.

24. Ju shoh të luani edhe në telenovelen e parë shqiptare “Njerëz dhe fate”. Ç`mund të më thoni diçka interesante rreth pjesëmarrjes tuaj në këtë risi?
– Edhe kësaj rradhe punova me një regjisor shumë të mirë, Ylli Pepo… dhe aktor gjithashtu. Ishte kënaqësi të isha tek telenovela e parë, të gjitha pjesmarrjet e mia kanë qenë eksperiencë….i vlerësoj.

25. Momentalisht a keni ju një kërkesë, ofertë për të luajtur në ndonjë film apo teatër? A do e mirëprisnit një ftesë të tillë?
– Nuk kam, po të me vinte do ta mirëprisnja me kënaqësi. Aktori nuk ka moshë!

26. Keni drejtuar për dy vite Teatrin e Kukullave në Fier. Si ishte kjo eksperiencë për Ju?
– Kur mora regjinë e Teatrit të Kukullave, realisht nuk është se e mora me dëshirë dhe e pata të veshtirë në atë kohë, por, Fieri ka pasur një trupë të shkëlqyer dhe kjo më ndihmoi shumë. Kemi realizuar shfaqje shumë të bukura. Nga aty fillova të kem shumë deshirë të realizoja shfaqje për ketë grup moshe. Kurë u ktheva në qytetin tim, në Bajram Curri, punova me qendrën kulturore të fëmijëve, me teatrin, ku për katër vite realizuam katër shfaqje shumë të bukura dhe me të vërtet mora shumë kënaqësi.
Nuk ka më bukur se sa të punosh me këtë moshë. Mëson shumë.
Qendra ka pasur femijë shumë të talentuar. Kjo ka qenë një periudhë shumë e bukur për mua. Fëmijët janë krijesa të pafajshme… mosha më e bukur.

27. Angazhimi juaj i herëpashershëm si prezantuese..?
– Kam ndihmuar si prezantuse edhe pse ndërkohë isha në Fier me punē, në disa koncerte të organizuar në Bajram Curri, në Gjakovë, po ashtu në Teatrin e Operas në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Kulturës, kam prezantuar koncertin e parë të “Sofrës Dardane”e cila më parë është quajtur “Sofra e Dukagjinit”. Mund të them se ishin momente të bukura për mua, mbështetja dhe duartrokitjet e ngrohta të spektatorit, mbeten tek unë të paharruara.

28. Para një viti, në gusht, ishit në rolin e Kryetares së jurisë, së konkursit të bukurisë “Shtojzovallja e Bytyçit”-2019, e ftuar nga Shoqata Bytyçi, një nga shoqatat më të mëdha në rrethin e Tropojës, e cila organizon festë dhe takime kulturore prej shumë vitesh. Si u ndjetë në këtë takim, në këtë pozicion?

– U ndjeva vërtet e nderuar nga Shoqata Bytyçi, Një shoqatë që shpalos vlerat e krahinës duke i ruajtur traditat sa më të gjalla për brezat e ardhshëm. Ishte hera e parë që merrja pjesë në këtë festë. Këtē radhē ishte diçka e veçant, një risi edhe për vetë shoqatën, organizimi i konkursit të bukurisë, ku vihej edhe më në pah bukuria e vajzave të kesajë krahine “Shtojzavallja e Bytyçit”- 2019, ideuar nga Xhane Imeraj, antare dhe organizatore e kësaj shoqate, e cila më nderoi duke më ftuar në këtë konkurs si kryetare të jurisë. Të përzgjidhnim dhe të merrnim një vendim e kishim pak të veshtirë, por, si juri na duhej të zgjidhnim gjithsesi… Ato ishin të gjitha të bukura… Një ditë me plot aktivitet, mes natyrës së mrekullueshme të Parkut të Dajtit. Kaluam vërtet shumë bukur!

29. Aktualisht ku banoni dhe si e kaloni ditën, kohën e lirë…?
– Banoj në qytetin tim të bukur, në Bajram Curri, më qetësojnë bukuritë e tij, prandaj dhe jam kthyer të jetoj këtu, në kohën kur shumë të tjerë largoheshin. Ka mjaftë vende ku mund të dalesh,.. çdo gjë është e bukur. Qyteti im i rrethuar me male. Këtu ka oksigjen……

30. Keni ju një mesazh, që do të donit t`ia drejtonit artdashësve, publikut? Kujt i jeni mirënjohëse, kë do të donit të falenderonit sot?
– Falenderoj publikun! Uroj të ketë sa më shumë shfaqje të bukura për publikun. Publiku ynë meriton shumë. Pa ata, ne nuk jemi asgjë.
Të falenderoj Artiste!
– Faleminderit Ty!

ËSHTË PUNA AJO QË FLET PËR TY, MË BUKUR SE ASKUSH TJETËR

Në një film, teatër apo shfaqje është normale të përmenden apo të shkruhen emrat e aktorëve që luajnë personazhet kryesore, por, kjo nuk do të thotë aspak që aktoret e tjerë që mund të mos kenë rol parësor, ndoshta as dytësorë, madje mund të ndodhë të jenë edhe figurant, fishkëllyes apo thjeshtë zhurmues, në skenë apo i fshehur pas skene, të gjithë janë aktor, janë pjesë e filmit, dhe në të ashtuquajturat role të vogla, që unë nuk i shoh dhe as nuk i vlerëso si të tilla, ata janë pikërisht aty ku skenaristi dhe regjisori i kanë vendosur si pjesë po aq e rëndesishme të teatrit apo filmit, ku pa të cilët edhe pse në dukje fragmente të shkurtëra dhe të thjeshta, as filmat më të arrirë dhe më të populluar qoftë në Shqipëri apo kudo nuk do mund të realizoheshin të plotë si të tilla, nëse nuk do ishte kjo ndërthurje e të gjithës në të gjithën, e të voglës në të madhen dhe anasjelltas.

Ndaj si të tillë edhe këta aktorë me të drejtë meritojnë vëmëndjen, përkrahjen, nderimin dhe vlersimin e kritikës artistike, institucioneve shtetërore përkatës dhe jo të mbetën në hije dhe të krijohet hëndek mes artistëve, e aq më keq diferenicim mes të njëjtit nivel.

Sot aktorja e teatrit dhe e kinematografisë shqiptare Merita Gjyriqi, të cilës i kushtoj këtë shkrim, me 30 vite punë si aktore, periudhë kjo brenda emrimit si aktore gjer në daljen në pension, pasi aktorja ka vazhduar të aktrojë edhe pas daljes në pension, si dhe vazhdon të jetë në pritje të ndonjë oferte të tillë…Teksa e pyes nëse është ndjerë e vlerësuar si artiste, më përgjigjet kaq bukur: “Ku ka me mirē se sa të marresh duartrokitjet e publikut! Ky është vlerësimi me i madh për mua. Unë përulem para tij me shumë respekt.”

Dhe vërtet ky është vlerësimi më i madh për çdo artist, të fitojë zemrën e publikut dhe duartrokitjet e tij të ngrohta. Por nga ana tjetëre pyes me kureshtje sesa e vlerësuar është kjo artiste nga shteti, institucionet e kulturës? Sa e vlerësoi qyteti i Fierit ku dhe kontribuoi plot 30-të vite në teatrin “Bylys”? Sa e ka vlerësuar vendëlindja e saj Tropoja, si të parën aktore femër në gjirin e saj? Sa e vlerësuar ishte apo është nga njerëzit e letrave, publicistët, gazetarët kulturorë të cilët duhet por dhe është detyra e tyre profesionale të identifikojë, të shkruajë dhe të flasë rreth njerëzve të vlerave, rreth atyre që kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e nivelit kulturorë në shoqëri?

Artistës i është dhuruar një Mirënjohje…

Në festën e 40 vjetorit të krijimit të teatrit “Bylis”, në Fier, më 2011, si shumë aktorëve të tjerë, edhe aktorës Merita Gjyriqi i është dhënë një Certifikatë “Mirënjohje” për kontributin e shumë viteve dhe me mjaftë vlera që ka dhënë në këtë institucion.

Ndërsa po shkruaja këtë pjesën e “Mirënjohjes”, për një çast ndërmenda si një film me metrazh të shkurtër, kohën dhe vitet e shumta dhe të vështira, kontributin e aktorës Merita Gjyriqi, në film dhe teatër, rolet, interpretimet, xhirimet e shumta, veshtirësitë qoftë ato profesionale, ekonomike etj.. E teksa shohim sot, “qytetar nder këtej, qytetar nderi andej”, “breshër “ titujsh, çmimesh dhe mirënjohjesh që dhurohen çdo ditë thuajse për hiç gjë, për një bejte , për një tallava, për një palo paçavure, pseodoart, padashur t`i fus të gjithë në një torbë. Nuk më duket aspak i drejtë ky turr vlerësimesh pa kriter, që të mos them gati-gati një absurd, kur një artiste e tillë dhe shumë emra të tjerë të vlerave të mbeten në hije dhe në heshtjen e mosmirënjohjes.

Titulli, çmimi dhe mirënjohja nuk janë thjeshtë ca kartona me mbishkrimin e tyre, apo letëre që `si e dhamë, si nuk e dhamë/ si e morën, si nuk e morën`, siç ngjan fare rëndomtë sot. Mirënjohja është një virtyt i çmuar, një çmim i lartë, e konvertuar në formen e një certificate, titulli apo medalje, të cilat përbëhen nga një ndjenjë e lartë vlerësimi, detyrim moral dhe institucional ndaj personit kontributi i secilit meriton falenderimin, mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve. Padiskutim, aktorja e nderuar Merita Gjyriqi ka merituar dhe meriton nderim dhe vlerësim të lartë.

Pyetja dhe njëkohësisht habia imë (edhe pse nuk duhet të më habit asgjë sot) në gjithë këtë është kjo, si ka mundesi që të ketë shkuar kaq gjatë pa u vlerësuar dhe nderuar ashtu siç e meriton kjo Artiste?! Të nderosh një të tillë artiste kemi nderuar artin, kulturën, dinjitetin, njeriun, vetën tonë, por edhe kemi bërë detyrën.

Gjithsesi, fatëmirësisht, është koha ajo që nuk harron, duke mbajtur në shënim gjurmet e atyre që me të vërtet gdhendin lartësive emrin e tyre me mund dhe djersë.

Nuk ka më bukur sesa kur dëshmon puna jote, për ty.

FJALA E KOLEGËVE DHE E MIQVE ARTISTË

1. Aktori i mirënjohur Dritan Boriçi
Merita ka qenë “Mbreteresha “ e Teatrit Bylis. Padiskutim një aktore që e ka bekuar Zoti me shumë talent. Por ky vend nuk i përkrah aktoret e vërtete. Mediokrit dhe servilet janë ata që shtrojnë rrugën e pushtetit. Merita- uragani i Veriut në Myzeqe. Njeriu tek artisti. Nderim, Merit!

2. Poeti, shkrimtari, aktori Azem Baliaj
Arti në shekuj ka njohur zhvillim kudo në botë, natyrisht duke nisur mbase nga metropolete e botës, por botë është çdo vend dhe çdo shpirt për të prodhuar art! Në fillimet e jetës së një qyteti të ri, familja e Mal Rexhepit, ndoshta më qytetare që pa u shpallur qytet Kolgecajt, kishte njohur e shijuar art në metropole. Tani po rriste në folenë e vet bijtë dhe bijat e artit. Bija e kësaj familjeje, mikja jonë artiste Merita Gjyriqi që herët doli në skenë bukurisht dhe me pasion të ndjere dhe mbi të gjitha cilësor për skenën. Më vonë studioi në Akademinë e arteve dhe në dipllomimin e saj kam patur fatin në adoloshencë të ndjek një mrekulli të jetës saj: Komedine e autorit rumun Mihail Sebastjan “YLLI PA EMER” me regji të Mario Ashikut, ku Mertita jonë e dashtune luante rolin e Mones. Shkelqeu bashke me Agim Qirjaqin e miqtë e tjerë të kursit. Kritika letrare pati shkruar gjatë. Interpretoi dhe në disa filma denjesisht. Më vonë u vendos në Teatrin “BYLYS” te Fierit dhe luajti mjaft role për të cilat nuk kam përse ndalem hollësisht. Potente në skenë, me hire dhe zë brilant. Mike e çilter e të gjithëve. Dashamirëse e talenteve. Motër e dy poeteve, një dramaturgu dhe fotografi. E nderuar përherë nga brezat bija e Malsisë Gjakovës, prej se cilës ajo nuk pret, por Malsia duhet ta nderojë me tepër sepse duke nderuar artistet si Merita Gjyriqi, nderon vetën. Ty mike Xhane, të falenderoj nga zemra për rizgjimin e vlerave shpirtërore të trevës tonë.

3. Aktori Shpëtim Shehu
Merita Gjyriqi i mbaroi studimet në vitin 1972. Erdhi e emëruar në teatrin profesionist të Fierit. U prezantuam në hollin e teatrit, i urova mirëseardhjen! Një vajzë mëse e bukur, shtatlartë. I thashë që do të jemi në shumë shfaqje partner për shkak të gjetësisë, qeshi dhe në fytyrë u shfaq një puhizë rozë. Drama e parë që u aktivizua ishte roli i ERMELES në dramën “Historia e një vajze”. Një rol që i shkonte dhe për moshën e saj të cilin e realizoi vërtetësisht bukur. Kjo dramë bëri një BUM artistik për temën që trajtonte, por hapi shumë probleme të cilën e pezulluan! Pas kesaj drame Merita u aktivizua në dramën “URA” të M. Jeros. Në dramën “Votra e huaj” ku kemi qenë partner! Kemi luajtur partner si bashkeshortë në dranën “Shtepia në Rrugicë” e Teodor Laços. Merita është shquar për një lojë realiste, konkrete e besueshme në interpretim, emocionale. Natyrë emotive me karakter shpërthyes. Në rol të bukur, të sukseshëm ka qenë në dramën “Vite të paharruara”, ERMIRA, nje rol që ajo e realizoi shkëlqyshem. Merita shquhej për zbërthimin e personazhit që i besohej, për një komunikim gjatë interpretimi. Por mbi të gjitha ka qenë dhe mbetet për mua një vajzë e shoqe e përsosur, model në tërë kuptimin njerëzor.

4. Aktor Vasil Vaso
Një shkrim i shkurtër për Aktoren Merita Gjyriqi.
Vendimi i jote për të shkruar një shkrim monografik për patrioten tënde, tregon dashurine dhe respektin që keni për të dhe kjo lartëson figurën tënde.
Si çdo gjë, edhe Jeta e njeriut, ka një fillim dhe një mbarim.
Sapo kish mbaruar Teatri i ri i Fierit. Estrada funksiononte që në vitin 1957, disa vjet më vonë u krijua dhe Teatri Profesionist. Dhe erdhen shumë aktorë, që sapo kishin mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë. Njëra prej tyre ishte dhe Merita. Çdo njeri në punë, bëhet kurioz të njihet me ta, ndërsa spektatori i njeh në interprertim në skenë. Merita ishte nga Tropoja, ardhur në një qytet tjetër me zakone të tjera. Unë vetë isha nga skaji tjetër, nga Jugu. Shikoja një vajzë me shtat të lartë, me fytyrë të bukur dhe të pastër, dhe me një të folur jo malësoreshe, por shumë të zbutur. Vetë personi i ardhur, shikon se si e trajtojne shokët dhe a egziston ndonjë nënevleftësim për shembull, në ndarjet e roleve? Këtë e di më mirë ajo vetë, po unë duke e ndjer pak këtë fenomen, kur vume në skenë Komedinë “ Kërkohet një Genjeshtar “, i propozova regjisorit që Merita, të merte rolin kryesor për femrar, dhe ajo punoi, dhe e realizoi me sukses. Ky është dhe kujtimi i saj më i bukur, në prag të daljes në pension, se shumë aktivitete të tjera nuk janë filmuar. Tani mbetet ti uroj.: Vite të Gëzuara në vazhdim të jetës së Saj, me shendet dhe nga pak Aktivitet.
Vasil Vaso. Aktor në Teatrin e Fierit.

Ky shkrim monografik iu kushtua karrierës dhe jetës artistike të deritanishme të aktores Merita Gjyriqi. Një shkrim i mbyllur këtu për momentin, me synimin që në të ardhmen ky shkrim të finalizohet në një liber monografik.
  •  Të dhënat dhe informaionet janë marr nga vetë personazhi i këtij shkrimi monografik, aktorja Merita Gjyriqi,  si dhe fare pak të dhëna jane marre në portalin : http://bashkiafier.gov.al/sq-al/Qyteti/Arti%20dhe%20kultura/Pagine/Teatri-Bylis–.aspx
Realizoi:
Xhane Sherif Imeraj

Bekimi me shikim nga qielli – Takim (e kuvendim) me artistin e madh filmor -nga bajram sefaj

(Shkrim i botuar në gazetën “Flaka e vëllazërimit” në muajin gusht të vitit 1975. Ribotohet (pa asnjë ndërhyrje) me rastin e 84 vjetorin e lindjes së aktorit tone të njohur, Bekim Fehmiu).

Vjen një ble flladi të shkëputur për të na e vjedhur zhegitjen që përpak do të na kaplonte. Ai fresk, sikur ta kishim porositur te kamerieri që përherë afër na rri, vjen i mirëseardhur. Bisedën  e mire e me buzëqeshje dhe me do lëvizje ritmike të aktorit zëmadh e nis.

Në atë nismë të bisedës me aktorin e madh, në ndihmesë na vjen edhe ndonjë rekiuzit: “një kafe esspresso, një e zezë turke, apo ndonjë pije tjetër freskuese për këta djem sokola që odën sot më mësyjnë – kamerier, na i sjell, i drejtohet Bekimi djaloshit me bluze të bardhë.

“Djema, djema, urtë me ata lapsa të viranuar. Ju lutem keni mëshirë e, këtu, të bisedojmë, ashtu – pa hesap… “.

Bekim, pos në filma të shumtë, nuk po të shohim shpesh në mesin tonë, e besa, pak edhe jemi përmalluar. E kjo që çdo fjalë tënde gati me laps i rrinë, na del si punë fisnike, e dimë se kudo në trevën tonë ke ithtarë e dashamirë që emrin tënd me më të madhin admirim e shqiptojnë. Dëshirojmë, pa hile, që përmes një grimë bisede, si përshëndetje për shumë ata lexues tanë, më tepër.

Kolegu im gazetar (Din Litti) nga muhabet i rastit shkëputë fjalën dhe bisedës rrugë serioziteti i jep, e vë atë në korniza zyrtare. Në pyetje të shkurtër – përgjigje koncize…

E unë, unë, hajn i pamjeve imcake, bëj punën time të heshtur: rreshtoj do vija në kopertinën e një blloku të fshehur.

Bekimi shikon kah qielli.

Provoj të zë me shikim çdo lëvizje të tij. Pastaj, një nga një, i shikon thonjtë e gishtërinjve të dorës së majtë. Bekimi është tretur në bisedë, numëron regjisorët, aktorët, kompanitë me të cilat, “fyt më fyt” në betejë pune, është. Ndër gishtërinj i digjet një cigare. Kolegu im vazhdon ta sulmojë me pyetje. Përgjigjet shtrohen në tavolinë. Biseda rritet – bota del e vogël. I kapim skajet e saj e i lidhim në nyje.  E, Bekimi aty në – piedestal. Nuk mundemi të mos jemi krenarë që sot me të, nga një cigare, ndërrojmë. sulmojë pyetje. Edhe ndonjë fjalë – zemra zemrës – e pak me shumë, vetes në heshtje i themi: Bekim të duam, se kalorës të ëndrrave tona rinore të kemi, na kujtohen do netë të gjata dimërore, na kujtohen do netë (plot hëne) verore, kur në sytë e Brandos, Njumenit, Mastrojanit e Bellmondos … ëndrrën e të pa mbëriturës rrugë e thurnim, e sot, sot të kemi ty, Bekim, që na flet me gjuhën e shqipeve, na flet, aq bukur e hijshëm na flet; i duam ata gurë, Bekim, me të cilët të gdhendëm në granit; të lëshuam në rrebeshin and jetës filmike, kalorës…, ta mbushëm trastën me bukë e djathë, medet, tjetër nuk patëm; udhë të mbarë e faqe të bardhë, bir i trevës sonë – të thamë …

Në tavolinë, në pakon e cigareve mezi lexoj “Rothmans”. Mall i kujt janë këto cigare, e pyes vetëm sa për të pyetur diç?

“Merr e ndeze ndonjë se. pasha bacën, nuk di se të kujat janë”.

Një fanelle ngjyre të zezë katrani, mirë i rri Bekimit për t’ia përthekuar ato shpatulla burrërore e të rreshkura në diell. Në krahëror i vezullon një medaljon në formë katrori me një “B” të qëndisur në mes, era ia shprish flokët, ai i vë mbi veshë, vetullat i ngjiten përpjetë thua se i varën në degën e pemës që na rri përmbi …

“Për herë të dytë pata rastin të luaj në film me Ava Gardnerin. Me atë yll të pakthyeshëm në Holivudit. Ava Gardner, djema, është një zonjë e gjallë dheu. Një vitalit i rrallë…”  deklaron Bekimi, (në gishtërinj i digjet edhe nje Rothmans “), dhe shton:” Vetëm një Ava Gardner and ka bota. Prej saj mësohet puna … Një fërkim sysh – Bekimi ndoshta nuk do të ketë fjetur mirë – “Jam në pushim, djalli e marrtë, po pushoj pak e, kur pushohet a punohet … “?

“Nata-natë, nëse gjatë ditës punoj punë të vështirë fizike, nata ime është e gjatë. Bie për të fjetur më herët. Kur puna e ditës është më e lehtë – nata më shkurtohet …” – qeshje.

Din Litti ndërhyn: “Bekim, Kurt Jurgens, në një intervistë speciale për “Ciné-revu”, ishte shprehur shumë mirë për rolin tend në …” – heshtje. “I faleminderit Jurgensit”.

Dëshmitari duhet të hesht – unë jam dëshmitar i kësaj bisede në “Riviera”. Lapsi ndër duar më ndalet. -”Jo nuk të them ty të heshtësh, por kështu quhet filmi në të cilin duhet të luaj rolin kryesor” më thotë Bekimi.

Çdo gjë në rregull – biseda mund të vazhdojë.

“Dick Bogart, vërtetë është aktor dhe mik i mirë. E shpreh këtë më së miri ngjarja e shënuar atje diku mbi një liqen të Veriut austriak. Bën të ftohët i madh atje – djalli e marrtë e palltoja e Dickut shpejt m’i ngroh shpatullat. Kamera “ndizet”, unë dola para saj, puna eci mbarë, skena doli and suksesshme … “- thotë Bekimi dhe shton:” Edhe me Purisha Gjorgjeviq kam një shoqëri te madhe profesionale. Përherë ky regjisor i talentuar gjen në vete “rezerva” guximi për të realizuar temat më aktuale që na vlojnë në gji, temat e jetës në kalim … “

Kafeja e zeze (turke) e pat. Bekimi instinktivisht – për hurp të ri, filxhanin te buzët e afron. Edhe një “Rothmans, në intermetzzo …

“Kam në plan dy role të mëdha në dy projekte të mëdha. Nuk dua tani të flas për këto dy role. Jo fjalët para e puna – pas, por puna para e fjalët – pas! Po, do të punoj edhe këtu, në vendin tonë. Kemi, djema, regjisorë të talentuar dhe të përgatitur mirë, por, mjerisht ata sot janë në pozitë shumë të keqe. Krijuesi ynë harxhon energji edhe në gjëra (banale) teknike. Dje në bisedë me do kolegë tuaj nga Sidneji i largët, duke folur edhe për disa gjëra konkrete, reale të punës sonë krijuese filmike, ata befasohen se në çfarë kushtesh punojmë ne. Një gabim, kujtoj, se duhet eliminuar: kemi shumë shtëpi (prodhuese) të filmit. Duhet te integrohemimi. Të lidhemi dorë për dore. Të bëhemi të fortë. Koproduksioni – edhe në përmasa botërore – ështe imperativi i artit (industrisë) së filmit …” – monolog i shënuar, me liri, i Bekimit.

Temperatura ngrihet në Pulë e jo në bisedë. Cigarja ndrydhet në taketuke. Emrat e aktorëve, të filmave, të projekteve, i shqiptoni mirë, thekshëm, me një fjalë, bukur, thjesht anglisht?

“Flas mirë anglisht e di: edhe italisht, edhe frëngjisht, edhe gjermanish …”.

Prej Hoivudit e drejt në… Kosovë!

Patem filluar të sillemi si krijues: skenari, regjia, me një fjalë filmi, tema e filmit, krijimi i tij, trokiti e furishëm hyri në bisedë. U gezuam: filluam këtu, ne Pulë, të dërgojmë edhe filma. Organizatorët e këtij festivali u gëzuan për pjesëmarrjen tonë. Juria, atëbotë, na lëshoi në dore edhe shpërblim. Tash, asgjë pos heshtjes …?

“Me biseda individual, private, separate, nuk mund të ndreqet asgjë. Eshte detyrë e kompetentëve t’i mbledhim forcat e të nisemi rrugëve të reja të krijimit në – në Kosovë. E kemi forca. Të hapim temën. E kjo mund të bëhet , kjo mund të bëhet vetëm atëherë kur udhëheqësit e cultures të jenë koshientë për rëndësinë e filmit në masa edhe për efektin e tij kulturor dhe edukativ në masa, edhe të dihen mundësitë e përfitimit moral dhe ekonomik nga filmi…”

“Ngutuni djema, t’i vejmë pikën këtij kuvendimi vërtet të këndshëm. Po edhe dita na u freskua. A thua buzëqeshjet freskojnë. Ngutuni djema se Branka (e shoqja) dhe Uliksi (i biri) më presin në Novi Vinodollski. Uliksi ndoshta tashmë është bërë me vëlla, apo motër. Apo me vëlla e motër – përnjëherë … “ – na thotë Bekim Fehmiu duke lëshuar (më në fund) tavolinën tonë të kuvendimit.

-Niset dika (për Novi Vinodllski) e ne na lë një pjesë të ngrohtësisë. Kujtimi për atë ndejë e kuvendim me Bekimin tonë e ruajmë si një ënderr të natës verore. Në Pulë. Afer “kullës” së lashtë të Vespazianit…

Urat dhe muret në narracionin e veçantë të Qemal Vrionit – Nga Fatmir Minguli

 

 

 

 

(Shënime kritike për librin me tregime dhe meditime”Ura e Tamarës” të Qemal Vrionit, Emar, Durrёs, 2014)

Libri “Ura e Tamarës” është libri i parë me prozë narrative i Qemal Vrionit, por krahasuar me librat e tjerë që më vonë ky shkrimtar ka botuar, ze një vend të veçantë, si të thuash një pikënisje drejt një rruge të re e të pashkelur për të. Eshtë një libër mes librave të mëparshëm të këtij autori, libra me karakter monografik si “Pinjollë të tjerë të fisit të madh Vrionas”, “Kontribut i përhershëm patriotik” dhe librave me tregime apo roman si “Lartëmadhëria e tij dhe filozofi”, “Ikja e madhe”, që vazhduan me dy libra për klerikun Refik Ajazi.

Kuptohet që nuk po përmend veprat e tij të pikturës të cilat veç tabllove janë shoqëruar kohë pas kohe me disa albume, që edhe këta janë libra.

Libri “Ura e Tamarёs” u botua nё vitin 2014, por kaloi pa u vёnё re ashtu siç i takonte njё libri tё tillё. Prandaj le të kthehem te libri “Ura e Tamarës” për të cilin autori shprehet, apo pretendon se është një libër i thjeshtë, më i thjeshtë se librat e tjerë të tij. Duke e kundërshtuar këtë pretendim, unë mendoj se pikërisht ky libër është më esenciali që shpreh, që nxjerr mё mirё në pah talentin e tij prej shkrimtari, një shkrimtari të kohës, një shkrimtari të mendimit.

Prandaj duke qenë kështu njeri i thjeshtë, siç pretendon edhe për librin, ai është i mbrujtur me edukimin intelektual qytetar dhe di se çfarë të shkruaj, ose nëse shprehem më mirë, ai shkruan ato që ia do zemra. Ky është dhe triumfi i letërsisë puritane, i një letërsie pa kufinj, pa gardhe partiake dhe pa mbeturina militantizmi fshataresk.

Qemal Vrioni

Këtu më duhet të bëj një konstatim timin personal. Qemal Vrioni është piktor dhe si i tillë kërkon që të jetë dhe në letërsi. Më kujton Uillam Bllekun që diti të ekuilibrojë në peshoren e inteligjencës, pikturën me poezinë, ku në të dyja ai shkëlqeu. Mu për këtë konstatim që kam zhvillohet dhe analiza për tregimet apo meditimet që autori Qemal Vrioni na jep në librin e tij “Ura e Tamarës”.

Ky libër përmban 27 tregime dhe meditime të cilat shtrihen me subjekte nё një hark kohor shumë të gjatë. Janë subjekte të marra nga jeta e këtij autori, të cilat duke i hedhur nё libër ai krijon “autobiografinë e shkrimtarit artist” duke nënkuptuar piktorin dhe shkrimtarin. Lutem që të vijë koha për të promovuar veprat e Qemal Vroinit, ato të shkruara me stil krej të veçantë, pёr tё vetmen arsye se ai duhet njohur mё shumё me librat e tij tё prozёs. Eshtë koha që duhen demonstruar nё të gjithë Shqipërinë jo veprat e pikturës, për të cilat i ka hapur disa ekspozita, por e kam fjalën për librat me prozë dhe librat monografikë.

Eshtë një mision që kritikët jo vetëm durrsakë të merren me këto vepra por dhe për kritikë të tjerë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e më tej. Normal, se ai është thjeshtë një shkrimtar né Durrës, por kjo nuk do të thotë se vepra e tij është provinciale. Jo, ajo ka vlera kombëtare dhe duhen njohur sepse aty është historia e shqiptarëve.

Unë nё përgjithësi i jap shumë rëndësi shkrimtarëve që qasin narracion të veĻantë, pavarësisht se nuk jetojnë nё metropole, ndryshe jam kundër gradimeve me atribute mediatike për shumё shkrimtarё tё kryeqytetit.

Qemal Vrioni

 

Të lexosh tregimet dhe novelat e Qemal Vrionit ke lexuar jetën e shkrimtarëve dhe do të dalldisesh pas trilleve të sajuara të disa shkrimtarëve që i quajnë “elitë”. Trillet e sajuar janë si të thuash artifica ku ecën koncepti i parasë apo një lloj narcizmi i çuditshëm.

Le të vimë të libri “Ura e Tamarës” përsiatjet dhe ndodhitë personale që shkrimtari Qemal Vrioni përshkruan nё këtë libër vihen nё ekuilibër narrativ që jo kushdo autor e bën, sado i mirë ai është.

E kam theksuar dhe nё shkrimin tim kritik për librin “Lartëmadhëria e tij dhe filozofi” se Qemal Vrioni ka stilin e narracionit të hapur. Por nё librin “Ura e Tamarës” ky narracion e ka intonacionin mё të lartë, ka më thurje të dialogut me meditimin. Në të kundërt, nё këtë libër të parë me prozë shfaqet puritanizmi nё narracionin horizontal të Qemal Vrionit.

Ky është konstatimi i parë.

Duke lexuar tregimet dhe meditimet nё këtë libër duket sikur ai nxiton të tregojë, sikur të jetë i “pangopur” sё treguari, sepse këtu shkon për shtat thënia obeliske e At Zef Pëllumbit: “Rrno për me tregue”. Ai mendon se ajo që ka shkruar akoma nuk mjafton. Ka të drejtë! Le të shikojmë ngjarjet politike dhe sociale të ditëve të sotme ku po rilind e kaluara e hidhur. Por ai me thjeshtësinë e tij proverbiale, intelektuale të një qytetari të fisëm durrsak, vazhdon të jetë ekzìgjent ndaj shkrimeve të tij, ndaj stilit të tij të të treguarit. Ai kërkon të mirën.

Por është hera e parë qё ai boton njё libёr me prozё dhe meqë po diskutoj stilin e Qemal Vrionit më vjen mirë të them se ai kombinon të hollësishmen ditore, ngjarjen e thjeshtë me idenë madhore që kaloi shoqëria shqiptare nё periudhën moniste.

Ky është konstatimi i dytë.

 

Në tregimet e Qemal Vrionit ngre krye “ e fshehta magjike” e cila shihet jo si superticizёm apo si rastësi, por si magji pozitiviste. Vetë kreu i teoricienëve oklutë Albert Piche thotë se magjia ekziston. Këto aspekte të sё fshehtës magjike shihen qartazi nё tregimet “Zeneli”, “ Litari e fali”, “Portreti i malësorit”, etj.

Në tregimin “Zeneli”, parashikimi i të madhit shkrimtar të shqiptarëve, Migjenit, del më së miri. A ka studim më të madh se sa ky konstatim!? Në gjuhën e Qemal Vrionit ky konstatim është më se i lexueshëm dhe i besueshëm. Ndërsa parashikimi i Prenk Calit nё tregimin “Ura e Tamarës” është i magjishëm tek ai parashikon të ardhmen kur pushteti do të ndodhej nën dorën e komunistëve, mbas vitit 1944. Jo vetëm për veten e tij, por edhe për shumë intelektualë ai që parashikoi.

Kjo e fshehtë magjike është konstatimi i tretë mbi narracionin e Qemal Vrionit.

Por duhet theksuar se raporti mes ngjarjeve të jetuara dhe strukturave të narracionit, anon pa tjetër nga kjo e fundit.

Pse?

Sepse ky është fakti që të jesh shkrimtar, ndryshe arti nuk është art por një inçizim i ftohtë i ngjarjeve, objekteve, njerëzve. Kjo shpjegohet nё analizën që po i bëj nё esencë dy elementëve si fjalë kyçe të tregimeve të Qemal Vrionit. Janë fjalët “mure” dhe “ura”. Nuk është fjala për tregimet e tij të shkëlqyera “Ura e Tamarës” dhe “Muri”. Eshtë shumë më tepër se sa dy tituj tregimesh nё një libër. Qemal Vrioni godet me armët e analistëve më të mëdhenj jo vetëm nё Europë por edhe më gjerë, ai e ndjen veten europian, një qytetar intelektual dhe jo një provincial fshatar që militon nё partitë e qytetit për një rrogë. Qemal Vrioni, e di shumë mirë se që të bëhesh qytetar duhet të pyesësh veten se “ nga vjen” cila “ është e kaluara juaj” etj, etj.

Pikërisht duke shkruajtur për librin e Qemal Vrionit “ Ura e Tamarës” unë dua të konkludoj mendimet e mia për të theksuar diferencat normale, jo raciste mes qytetarëve të hershëm me një histori fisi dhe militantëve të fshatit që nuk kanë asnjë lloj historie për të treguar. Këto janë “muret” dhe “urat” që i urti artist Qemal Vrioni na sjell nё botën shqiptare.

Për urat dhe muret kanë shkruar shumë shkrimtarë noblestë si Sartër me romanin “Muret”, Ivo Andriç me “ Ura mbi Drin”, Miller me “Pamje nga ura” etj, por secili ka folur për nacionalizmin e vet.

Por Qemal Vrioni i ndan gjërat, mendimet dhe përfundon me shprehjen popullore se “ Më mirë të ndërtojmë ura se sa mure”. Ura të fton për bashkëpunim, muret të nxisin për hasmëri. Simbolet e kartmonedhave europiane “Euro” nga njera anë janë urat dhe nga faqja tjetër janë porta. Pra ndërtohen ura aty ku nuk ka dhe hapen porta nё ato mure ku nuk ka hapje.

Narracioni me ura dhe mure si simbole i futur nё disa tregime të librit “Ura e Tamarës” është konstatimi i katërt për stilin e këtij shkrimtari. Këto konstatime qëmtohen herë lehtë e herë nёn idenë e metaforës, një nga figurat më të preferuara të autorit. Herë herë ato luajnë rolin e katalizatorit që e ndihmojnë rrjedhën e subjektit nё mënyrë të natyrshme, nё rrymë llogjike të rrjedhshme. Kësisoj lexuesi është shumë afër me idetë e autorit, duke mos u mjaftuar me leximin e subjektit por i hyn atij nё thellësi.

Qemal Vrioni, i ndikuar nga jeta që ka kaluar ai vetë dhe pjestarë të fisit të tij të Vriona na ka paraqitur ngjarje shpesh të vërteta por që nën penën e shkrimatrit marrin ato veti që e kthejnë ngjarjen nё art duke i dhënë jetë një stili të vet origjinal që e bën tejet të dallueshëm ndër shumë shkrimtarë.

Qemal Vrioni shpërthen ashtu siç kanë shpërthyer autorë të mëdhenj të letërsisë botërore ku pjesë të tëra të veprave të tyra janë të bazuara nё jetën e tyre.

Si model madhor ne shqiptarët kemi Jeronim De Radën me veprën e tij “Autobiografia” ku shkrihen arti, letërsia, dashuria për mëmëdheun dhe vetë jeta reale.

Nё librin “Ura e Tamarës” është dhe një tregim me titullin “Dialog me Hitlerin” i cili dallon për mënyrën e veçantë të të treguarit. Fantazia e autorit nëpërmjet një alegorie elastike jap detaje paralele me kohën e sotme dhe ku abstraktja triumfon ndaj konkretes ose e thënë ndryshe, abstraktja është më e aftë për të shpjeguar qëllimin e vërtetë të autorit.

Durrës 17 maj 2020

Teatri një dashuri e shenjtë! – – Nga Nadire Buzo, Bibloigrafe-Studiuese arti

 

Teatri është dashuri, është Perëndi, ashtu si  vetë Arti!  Është arti kolektiv, ku janë mëshiruar penat dhe mendjet gjeniale me gjeninë aktoriale. Teatri  Kombëtar ishte tempulli ynë, ku faleshim e fshiheshim e mbanim frymën gjallë, prej diktaturës. Aktorët e tij, ishin elita jonë, aristokracia e vendit, kultura, moda e cila shpesh vuante peshën e rëndë të kohës, si në të gjithë jetën tonë. Ishte pararoja, shenja e të shkuarës e të ardhmes!

Propaganda e ndërtimit socialist, ja zbehte frymen me prapaskenat, shpifjet e persekutimet  kundër tyre. Ai përsëri mbeti  gjallë. Ishin gjallë mjeshtrat e teatrit, aktorët, regjisorët, skenografët, piktorët, rekuizitjerët, makiazhierët , punëtorët e thjeshtë të tij. Ata ikën një nga një, të rinj, pa mbushur vitet e jetës! Mbetwn legjenda.  Janë pak ata që janë dëshmitarë të së vërtetës. Dëgjoini!

Erdhën të tjerë më të rinj, që me pasion përtërinë gjurmët e tyre. Përparuan akoma më me vështirësi. Po glamuri ra! Në Teatër  dhe Opera, dikur shkohej veshur me më të bukurat veshje që kishim.  Tashmë shkëlqimi  kishte rwnw. Frekuentimi gjithashtu. Kujdesi për të u fundos. Askush nga qeveritarët nuk interestohej më. Artistet u kthyen në lypsa monadhesh. Ndërsa për miset, shoqeri e shoqata, parti dhe pankarta, lekët shkonin lumë. Ra luksi !  Me shpirtin e tyre artistët po e mbanin gjallë. Së fundmi  ra, Teatri.  Muri i tij u shëmb përtokë i lodhur i dërmuar, i shkërmoqur, i  mërzitur i zëmëruar. Askush nuk kujdesej më për të. Asnjë investim. Spektatorët, u mërzitën . E braktisën. Dhe kur vinin të shumtët ishin turma që binin erë qoftesh, qepësh, tymërash. Të veshur keq, nga të ftohtit me pallto, e xhupa si jorganë, me këpucë gjithë baltë prej rugëve dhe pellgjeve rrotull tij. S’kishte ngrohje, as vend të varje palltot e çadrat. Të rinj që vinin se s’kish ku të shkonin dhe sytë i mbanin mbi celular. Teatri nuk duroi dot sherrin midis artistëve. Disa prej tyre u çmendën! Prej dhunimit të tij, nga të tjerë të paaftë, që e bënë strehë të spontanitetit. Monologje bajate, panele të shpifura.  Fillluan të shfaqeshin lloj, lloj maskaradash edhe kundër artit të madh të kombit. Ra, se artistët po grindeshin keq me njëri-tjetrin, me mllefet partiake.

Një drithërimë e papritur më shkundi të gjithën dhe më ktheu mbrapsh në kujtimet e mbi 50 viteve. U përlota si  shumë të tjerë.  Ndoshta kujtimet e mia janë të thejshta, pa grada, pa tituj, janë fëminore. Atëherë, kur  im at’, më thoshte se, duhet të rritesha edhe pak që të shkoja në teatër, se Teatri ish për të mëdhenjtë  dhe shkonte vetëm më nënën.  Mua më të madhen e bijave tw tij, nuk më merte. Ishte “ Intrigë dhe dashuri”.

Adoleshente qesh aherë, kur teatri  u bë shtysa ime e artit, falë Xhemiles, nuses  të dajos tim të pestë. Një nuse e re veriore, me faqe të kuqe dhe shumë  energjike e cila ishte punëtore  në Teatrin Popullor. Shpesh shkonte dy herë në ditë, sepse kishte shfaqe, apo prova. Më merrte dhe mua me vete ta ndihmoja,  të mos kthehej vetëm natën vonë. Unë isha më e madhja nga mbesat e nipërit e burrit të saj. Sapo isha shkëputur nga  Teatri i Kukllave dhe teatrot për fëmijë.  Shkruaja dhe vjersha.  Ajo kishte  dy fëmijë të vegjël , Ahmedin pesë vjeçar që kishte trashëguar emrin e gjyshit të tij, dhe Vjollcën, vajzën dy vjeçare si lule. Kështu, isha unë fatlumja që shkoja me të shpësh në Teatër, jo vetëm për ta shoqëruar por edhe për ta ndihmuar.  Përgjegjësi  i  Teatrit ishte një burrë në moshë,  i gjatë i hollë, shumë autoritar, tip shumë kërkues dhe nervoz. Quhej,  Xhorxh Zagora nga Shkodra.  E di këtë, se punëtoret e Teatrit e kishin shumë frikë. Po unë jo. Mua më donte, sepse ndihmoja me shumë dashuri. Me një shpejtësi vetëtime kaloja nga një rrjesht në tjetrin dhe hiqja mbulesat e kolltukëve, para shfaqes, dhe po me atë shpejtësi i mbuloja me mbulesën e bardhë të dokut, kolltukët pas shfaqes. Fshija pluhurat dhe ndihmoja gjithkund, edhe  Vitoren, gruan e aktorit Gjon Karma, një shkodrane  zonjë dhe Safon nga Korça, dy garderobieret e Teatrit. Pasi bënim gati rrobat e aktorëve, dilnim në sallën e hyrjes , ku në  të dy anët e saj ishin dy banakë me mbajtëse rrobash. Spektatorët para së të hynin në sallën e shfaqes, linin aty palltot dhe çadrat. Për mua ishte një lumturi e pa përshkruar. Mw pas vendosja një karike anash ndonjë rrjeshti e shikoja shfaqen për të dymbëdhjetën apo njëzetën herë, pasi e kisha parë edhe në provat në skenë,  edhe në atë gjenerale. O Zot çfar mrekullie, nuk isha mërzitur asnjëherë dhe dija përmendësh të gjitha pjesët e aktorëve. Qaja sa herë shikoja shfaqen e dramave. Ezopin, me të madhin Kadri Roshi . “Vitin 61’, me Margarita Xhepën dhe Naim Frashërin apo “Familja e Peshkatarit” , Me Sulejman Pitarkën, të mëdhenjtë e paharuar.“ Mirandolinën”, “Intrigë dhe dashuri” të Shilerit, “ Përtej Urës” me Edi Luarasin, që thyente dërrasat e skenës me energjinë e saj aktoriale. “Cuca e Maleve”me Maria Logorecin dhe Roza Anagnostin, “ Gjenerali I Ushtrisë së Vdekur”, me Sandër Prosin brilant, ku Nicën e lunate madhërishëm, Ferial Alibali. “ Shtëpia në Bulevard” ku kërcehej çeleston.    Kryevepra pa fund, të autorëve të vendit e të huaj. Ishin vitet e liberalizmit. Aktorët tanë të mëdhenj me përmasa botërore. Jo vetëm këta që sapo përmenda më lart, dhe  të tjerë si; Prokop Mima, Pjetër gjoka, Antoneta Papapavllo, Drita Agollit, Robert Ndrenika, çifti i pandarë  Ndrek e Mimika Luca, Marika Kallamata, Behije çela, Drita Pelingu, Ahmet Pasha, Llazër Filipi,Qenan Toro,  Luan Qerimi, Shkëlqim Basha,Esma Agolli, Sheri Mita, Lazër Vlashi, Besa Imami, Esma Agolli, Reshat Arbana, Roland Trebicka, Anastas Kristofori. Janë shumë, ndjesë nëse kam haruar ndonjë.

Shpesh rolet ishin të dubluara dhe ne krahasonim sipas mendjes sonë, se Ferial Alibalit i shkonte roli i Nicës më shumë se Violeta Manushit, e të tjera si këto.

Ajo që mua më la përshtypje të pashlyeshme, ishte jo vetëm loja aktoriale, po thjeshtësia dhe madhështia njerzore e shumë prej tyre, aktorë dhe drejtues. Komunikimi i aktorëve të mëdha me punonjesit dhe njerëzit e thjeshtë. U miqësova dhe unë me ta, ashtu me ndrojten time rinore, sepse ata ndalonin dhe përshëndesnin, pyesnin dhe flisnin si me njerëzit e afërt.

Pasi mbaronin shfaqet, aktorët nxitonin të bëheshin gati për tu larguar duke folur dhe diskutuar me njëri-tjetrin, nuk harronin t’na përshëndesnin me një buzëqeshje dhe natën e mirë! Dhe unë gjithë kënaqësi përsërisja çdo natë, “sa shumë e bukur ishte shfaqja!Mirupafshim!”.

Ndërkohë, nxitonim të vinim në rregull punët tona. Tu jepnim së pari, spektatorëve palltot dhe çadrat sipas rastit. Të sistemonim skenën, të mbulonim kolltukët etj. dhe të arrinim me vrap audobuzin e linjës.  Niseshim për në shtëpi, diku larg, në vilat private tip elbasançe ku banonin pesë vëllezërit Ferhati dhe pranë tyre edhe shtëpia ime. Po shfaqet nuk mbaronin aty, në Teatër. Një tjetër spektakël vazhdonte pas kthimit dhe ditët në vazhdim. Xhemilja, jo vetëm fëmijëve të saj, po edhe atyre të fisit, u vinte emrin e aktorëve nga shfaqja e radhës.  Sa hynte në derë, nëse ishin zgjuar akoma si zakonisht, i thëriste gjith entuziazëm dhe dashuri:- Oh, të keqen nana,  Gjenarali i nënës ti! Pas ca kohësh Ahmedit, kur ai si shkathët që ishte bente ndonjë prapësi i thoshte ; Artoro uiii i nanës, rri urtë Arturooo! Duke përdorur batutat! Emrat ndërroheshin sipas personazheve të shfaqes, shoqëruar me batutat e tyre të mësuara përmendesh. Nipit tjetwr tw dajws tim, i thërisnim,  Xhivola, se ai ecte në majë të gishtave.  Kur në teatër shfaqej komedia” Një nuse për Stasin” me Xhemil Taganin. Atë natë Ahmedi ishte Stasi. Ajo do ti thëriste nga larg: STAS! Stasi i nanës,do rish urtë, apo të të gjej nana një nuse! Me batutat e mbështesja dhe unë, që si ajo i dija përmendësh. Sidomos recitimet e Xhivolës të “Arturo Ui”. Ndërsa vajzës së vogël Vjollcës dy vjeçare i thëriste, një herë Mirandolina, një herë tjetër i thoshte Cuca: -Cucaaa!. Ku është Cuca, Cucaaa e nanës! Dhe fillonte monologun e Maria Lagorecit. E kështu me radhë fëmijëve u mbetëj emir i përsonazheve dhe në fisin tonë të madh bëhej tjetër teatër, me personazhet e dramave. Ku të qeshurat dhe ngacmimet e këndëshme vazhdonin e jehona e tyre jetonte gjatë. Ata, vinin të gjithë në teatër, biletat i kishin të sigurta. Pas disa vitesh Xhemilja lindi një djalë tjetër, dhe emrin njëzëri ja vunë; ARTI.  I cili është vertet një djalë i hijshëm, bjond me pamjen e një artist! Edhe tani që janë rritur dhe janë bërë burra, ne qeshim shpesh me emrat e personazheve, që mamaja e tyre i thërriste dikur.

Kështu edhe për mua kaluan vitet e rinësë, e ndërsa vazhdoja dhe mbaroja shkollën. Kisha kënaqësi dhe mburresha se i gjeja bileta mësueseve, shoqeve. Ishte vërtet vështirë atëherë për bileta teatri. Teatri ishte nga të paktat dashuri që kish atëherë arti. Po unë pata privilegjin që Xhorxh Zagora dhe e shoqja e tij, më donin shumë, ndoshta dhe për faktin se ata nuk kishin fëmijë dhe mua më thoshin se më kishin vajzën e tyre. Shtëpia e tyre ishte tek Kafe Flora. Kur shkonim në teatër të organizuar me shkollën, unë hiqesha si e shtëpisë. Nuk mund të harroj dhe emrat e drejtorëve, të regjisorëve si Pirro Mani, Besim Levonja, Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli dhe shumë të tjerë që ishin dhe aktore dhe regjisore, si Pjetër Gjoka apo sandër Prosi. Kur fillova të shkoj së pari në teatër ishte drejtor  Riza Hajro, një zotëri burrë, pavarësisht se kjo fjalë nuk përdorej atëherë.  Më pas Bardhyl Kosova, e pastaj Vaskë aristidhi , Piro Mani, e më pastaj nuk mbaj mend, po të gjithë zotërinj. Në fakt artin e kisha në gjak. Po teatri më dha një hov dhe dashuri akoma më të madhe. Lexoja  jo vetëm letërsi, po edhe studime për teatrin dhe autrorët, dramat dhe jetët e tyre. Shkruaja poezi, ashtu si ato të moshës. Po jo për dashurinë. Me ndjeni, ishte e ndaluar, megjithëse isha e dashuruar. Poezitë i recitoja edhe vetë nëpër aktivitete dhe konkurse  të ndryshme. Por dhe shpesh vinin gazetarë dhe merrnin nga stendat e “ Letrarit të Ri” të shkollës poezitë tona dhe i botonin tek gazeta e Rinise apo “Drita.” Merrja pjesë në rrethin letrar të Pallatit të Kulturës. Aty kam njohur shumë aktorë, si Esat Telitin, Timo Flokon, Verën,  Esat Ibron, mbaj mend  që recitonte poezinë e Gjikë Kuqalit. “ Letër nga Burgu” etj.etj. Sepse ishte dhe grupi i studentëve të Istitutit të Arteve, më vonë Akademia. Ku si drejtues ishte, Aktori dhe pedagogu i rrallë Kujtim Spahivogli. Një artist dhe njeri i veçatë dhe një recitues brilant. Merrja pjesë në konferencat e talenteve të reja, ku merrnin pjesë, shkrimtarët e mëdhenj si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Helena e plot të tjerë.  Ishin kohë të arta dhe këtë shtysë ma jepte Teatri.

Po kështu edhe më pas, kisha mbaruar shkollën e mesme ekonomike dhe fillova punë në Bankën e Shtetit. Teatri ishte dashuria ime. Kur vinte Xhorxh Zagora të dorëzonte lëkët e biletave unë fluturoja ti dilja perpara dhe të porosisja bileta për koleget e punës. Të cilave u flisja pa fund për teatrin, aktorët dhe dramaturgjinë. Ndonjëherë më thoshin; “ po ti s’je për ketu moj vajzë je për në teatër”, ndaj më mbanin me pekule në punë. Banka, me mahiste me ndërtesën e saj brenda me qiellin blu si të kupolave të kishave të mëdha dhe mozaikët e saj anësor.  Një ndërtimim arkitekturor me shumë art. Atëherë fillova të mendoj se pse të mos kishim një teatër të tillë si Banka, dhe ndërtesa e Teatrit filloi të më zbehej. Pse mos kishim një teatër si ajo ndërtesë me kupola, sfonde dhe mozaikë.

Pas disa kohësh destinacioni im ishte Pogradeci. Do më mungonte teatri, Opera, Pallati i Kulturës. Do ta ndjeja mungesën e tij ashtu si të prindërve dhe njerëzve të afërm. Po- një –Alo nga Tirana se:-“ të shtunën, në Teatrin popullor shfaqet “ Romeo dhe Zhuljeta”, apo “Pallati 176” dhe sa herë më thërriste Teatri, apo Opera, kur  kishte një premierë të re. Unë vrapin do e mbaja në Tiranë me 10-12 orë rrugë me tren.  Adhurimi dhe dashuria për Teatrin, më detyroi të punoj disa vite si aktore në Estradën profesioniste dhe Teatrin amator të qytetit. Edhe më pas, kudo që do të punoja, destinacioni im ishte arti. Atje njoha të tjerë korifej të artit, poetin  L. Poradeci, dhe veprën e Shkrimtarit Mitrush Kuteli. Që do ta shpinin diturinë dhe dashurinë time për artin edhe më lart. Drejtuesit e mi për shumë kohë ishin, Regjisori dhe pedagogu Mario Ashiku dhe shkrimtari scenarist,Ruzhdi Pulaha, bashkëpunimi me ta, ishte një tjetër shkollë arti për mua. Shkollat ekonomik apo gjuhë letërsi ne UT, ishin disi larg dhe afër artit. Po Teatri ishte ngulitur në shpirtin tim dhe ishte shkolla ime e madhe e  artit, për të realizuar më pas dhjetra filma dokumentare, dhe ese, tregime e shkrime e libra të tjerë për artin dhe artistët, me gjithë dashurinë dhe përkushtimin tim.  Me të vetmin passion në jetë, ARTIN!

Kthimi pas shumë vitesh në Tiranë, më ktheu te dashuria ime Teatri, të cilin do ta ndiqja më të njëjtën pasion dhe nostalgji, ndoshta më të tjerë aktorë dhe regjisorë të rinj, të mirë bashkëkohës. Si Ndriçim Xhepa,Roland Trebicka, Ilir Bezhani, Yllka Mujo, Arben Kumbaro,Eva Alikaj, Luiza Xhuvani Marjeta Ljarja, Artan Imami, Alfred Bualoti, Neritan liçaj  e plot të tjerë. Po edhe më të vjetrit shkëlqenin në mesin e tyre.

Rreth pesëdhjetë vitesh më pas, në një shoqëri grash artiste, si Margarita Xhepa, Edi Luarasi, Drita Pelingu,  Marika Kallamata, Besa Imami, Esma Agolli etj. Në rrëfimet e kujtimeve të mia për to dhe teatrin, ato qeshnin dhe gëzoheshin, duke vazhduar me rrëfimet e tyre mahnitëse. Më thoshin me dashuri- Vërtët që na dukesh fytyrë e parë, të mbajmë mend si jo.  Unë buzëqeshja sepse as vetë, vehten nuk e mbaja mend, po megjithatë, një dashuri e pamatë na lidhte. Ndaj kur kujdesësha sadopak për to, duke i përcjellë në shtëpi pas aktiviteteve apo me një shërbim të vogël, më falenderonin shumë, ndërsa unë me gjith shpirt u përgjigjesha; se, sa shumë borxhe ju kisha atyre unë i gjithë populli dhe shteti shqiptar i të gjitha kohrave. Tregimet e tyre ishin shumë prekëse. Të dëgjoje rrëfimet e Edith dhe persekutimi i shëmtuar i saj dhe  Mihallaq Luarasit, ishin rrënqethese. Tek e imitoja Margaritën në role, ajo qeshte dhe tregonte, se sa sakrifica të mëdha kishin bërë ato për artin. Secila ka historitë e saj të dhimbëshme. –Kur punoja këto rolet që po mi kujton ti tani,-vazhdon ajo, – pasi laja e gatuaja në ato kondita që kishim, futesha në banjë dhe ulesha në një stol të mësoja tekstin e rolit, sepse në dhomën e gjumit ishte Çimi, bënte prova tekstin e rolit të tij. Në guzhinë ishte im shoq Xhaviti bente prova për shfaqen e tij. Mua më mbetej pikërisht ai vend, sepse do regulloja ata të dy njëherë. Grua shqiptare mendoja, e sakrificës dhe përkushtimit dhe pikë. -Po nuk mjaftonte kjo, kushtet vërtet të këqia të pa përshtatshme i kishim dhe në Teatër. Disa kolibe të ftohta ku të frynte era nga të doje, lagështirë myk, minj, bubureca, e ç’të kujtojmë tjetër.  E ç’po themi, mos na i kujto. Edhe tani po t’na thërasin shkojmë me vrap, megjithë kushtet mizerabël dhe moshën që kemi. Arti është dashuri dhe sakrificë e madhe. Me artin tonë kënaqen të tjerët, spektatorët. Ndërsa ne na japin dashurinë, mirënjohjen dhe respektin. Ja çfar thua ti, dhe plot të tjerë kudo shkelim, arti është magji. Ndaj na duan, na adhurojnë, na gjenden me gjithsej.  Ky është gëzimi, shpërblimi më i madh që kemi marrë dhe marrim në jetë.

Prej atyre mëson shumë, shumë, nga arti, mirësia, dashuria dhe të vertëtën e madhe  se : Arti është i shënjtë. I shënjtë, i shënjtë, është Arti!! “ Arti është art dhe ligje ka. Po ligji më i parë është të jesh i thjeshtë”.

Ata tani kanë mbetur pak, fare pak. Të tjerët janë ngjitur në qiell, sipas Shilerit, atje ku i ftoi Zoti, poetet dhe artistët kur ndau Botën. Qielli kish mbetur për ta. Tokat, pasuritë, florinjtë dhe inxhitë i morën, politikanët, shtetarët, hajdutët dhe sharlatanët. Për atistetët mbeti qielli. – Po ku ishit ju, kur unë po ndaja botën, pyeti Zoti” ? – Duke adhuruar ju ! –I thanë ata. – Epo tani s’kam asgjë për tu dhenë, veçse ju pres lart në qiell !  Po mbetën të pavdekshëm si vetë Zoti. Ata lanë pas një emër, një punë, një art të pavdekshëm!

Po ligji i jetës është ripërtëritja, dhe vinë të tjerë breza me emra të suksesit  drejt lartësisë.  Armando Bora,Henri Çili, Kiço Londo, Laert Vasili,  Rovena Lule, Olta Dako,Driada Dervishi, Zamira Kita,Ervin Bejleri, Dasara Xhangolli, Laura Nezha, Ina Gjonçi e plot djem dhe vajza të bukur të talentuar. Plejada e re plot energji dhe projekte, do një teatër të ri. Jo vetëm një po disa, ashtu si e meritojnë. Të tejrat i takojnë organeve përkatëse. Artistëve  u takon Arti! Ata duan kushte dhe mbështetje te forta për ta bërë Artin!

Teatri ra! A shkoi në qiell?  Jooo, nuk e besoj! Muret janë inerte të vdekura që zëvendësohen gjithnjë e më të mira! Teatri janë artistët, ata kudo ndodhur bëjnë Teatrin!

Nxitoj e përlotur të shkoj me vrap tek Xhemilja, mendoj do jetë mërzitur shumë. Lotët jo për muret, po për kujtimet, për vuajtjet,e  Kujtim Spahivoglit, Edith e Mihallaqit, të Margaritës, të Ferial Alibalit, të Besës. Eh, nuk ishte e thjeshtë të merrej me art një femër në ato kohë, janë të dhimbshme sakrificat e artistëve që nuk janë më.Tek nxitoja mendoja nusen e dajës tashmë me flokë të bardha dhe faqet e zbehta, se do ta gjeja duke qarë. Po jo ajo ishte mirë, dhe po fliste më zë të lartë për teatrin.  Xhemile e dashur, si je, u mërzite? Për ty kam ardhur. –Jo moj jo nuk jam mërzuitur fare. Duhej prishur me kohë ai Teatër! Unë e di se ç’far kanë vuajtur aktorët atje. Pa le ne punëtorët. E dëgjove Artan Imamin, është djalë i mirë, po dhe artist i mirë. Besoje!. Vinim një dërrasë të kalonim pellgun e ujit në korridore. Minj dhe hardhuca, myk dhe batak ishte bërë. U qetsova dhe shpërtheva dhe unë si shumë herë të tjera, kur pasi kthehesha nga shfaqja betohesha se; nuk do shkoja më kurrë në atë teatër, derisa të bëhej një i ri. I cili po vononte prej vitesh. Më kishte qëlluar shpesh të ulesha në kolltuk qe nuk ulej poshtë po rrinte gjysëm i ngritur, dhe më këpuste mesin. Le të ftohtit që sado e veshur të ishe nuk e di nga vinte ajo dreq ryme dhe këmbët të bëheshin akull. Gjunjët të dhimbnin sa kur ngriheshe nuk ecje dot, ngjitur shtrembër me dërrasën e rrijeshtit përpara. Ngjeshur me pallto e xhupa si jorganë. Pa le pastaj këta njerëz u thënçin që nuk zbatonin kurrë orarin. Atëherë porta mbyllej 5 -10, minuta përpara. Tani 10 -20 minuta më pas orës së fillimit, vazhdonin hynë antiqytetarët, si në kafene, dhe hajde lëviz po deshe. Nga të kalonin, ishte aq ngucur sa bije me kokë mbrapsht. E në u thoshe një fjalë, nuk dihej se ç’përgjigje merrje, në mos ndonjë grusht surratit. Eh! Perplasja e “qytetërimeve” i ka këto çudira!.

U gëzova që Xhemilja ime e mirë, ishte e qetë. Në bulevard drejtuesit e protestës ecnin si triumfatorë me kokën lart sikur kishin zënë qiellin me dorë e premtime që i merrte era e s’i çonte kwrkund. Oratorët konkuronin njëri-tjetrin. Nëpër studio vazhdonin mburrjet dhe ulurimat spontane të papërgatitura, me mungesë etike dhe pa asnjë konkluzion. Herë, herë, fshiva pikat e lotit. Jo për ndërtesën e  Teatrit! Par ata të Qiellit! Me siguri edhe ata janë gëzuar se, më në fund do të kemi sa më shpëjt një teatër të ri, ku ta ndjejmë veten si zonja e zotërinj dhe ata do na vështrojnë nga lart, si Yje!

Mësuesi ynë i filmit Kristaq Dhamo – nga K.P. Traboini

Në biseda të thjeshta, në komunikim njerëzor, duke na trajtuar si të barabartë, me një modesti të admirueshme Kristaq Dhamo na mësoi të bëjmë filma. Ai ishte dhe vazhdoi të jetë derisa Kinostudio u rrënua nga vandalët politike të kulturës, mësuesi ynë model në kinematografi! Dua të sjell një ngjarje të veçantë për të pohuar se megjithëse drejtues Kristaq Dhamo nuk ishte njeri skematik, as i ngurtë, as i sertë, siç kishte shumë të tjerë në atë regjim imponues. Ruaj në kujtesë një ngjarje që kurrë nuk e harroj.  Kryeredaktori i gazetës “Drita” Duro Mustafaj kishte bërë një kërkesë që të më merrte në redaksi si sekretar i kolegjumit, me që e hoqën Abdyrrahim Myftiun për “Pashallarët e kuq” të Ismail Kadaresë. Atë kohë isha redaktor në sektorin e filmit kronikal por redaksinë e kishim të përbashkët me filmin artistik. Më thirri në zyrën e tij Kristaq Dhamo, udhëheqësi artistik, e me mirësjellje më tha. Ka një kërkesë emërimi për ty, të shkosh sekretar kolegjiumi në gazetën “Drita”. Çfarë mendon, me pyeti. Ngrita supet. Nuk e di, u shpreha. Por, vazhdova,  ma prish mendjen rritja e rrogës se kam dy fëmijë për të rritur. Sapo e kuptoi se kisha  një mendim të luhatun më tha: Mos shko. U çudita, se Kristaq Dhamo kishte marrë përsipër të më komunikonte e jo të më thoshte mos shko. E pa që unë po dyshoja e buzëqeshi. Je i ri – më tha, atje është një çerdhe grenzash, do të hanë. U topita. Ato fjalë nuk guxonte ti thoshte askush në atë kohë. Po ai e tha hapur e pa as më të voglin hezitim. Në do këshillën time, vazhdoi me ton solid Kristaq Dhamo, mos shko. Më bindi. Pastaj shtoi. Për rrogën mos u bëj merak. Do të bëjmë një ndarje në redaksi, ty do të propozoj në drejtori si përgjegjës i redaksisë së filmit dokumentar. Këtu do të jesh më mirë.

Jo vetëm me bindi, por edhe më shpëtoi nga ndonjë situatë e vështirë që mund të më ndodhte në çerdhen e grenzave të Lidhjes se Shkrimtareve ku i hanin kokat njeri-tjetrit. E falënderova për sinqeritetin dhe për këshillën. Ai më buzëqeshi e më rrahu krahët. Je më mirë e më i sigurtë këtu në Kinostudio, më tha dhe u ndamë.

Nuk shkoi gjatë dhe më emëruan përgjegjës i Redaksisë së filmit dokumentar dhe për 10 vjet e kreva atë detyrë që nuk ishte e lehtë, por sa kohë kisha udhëheqës artistik Kristaq Dhamon, falë fantazisë së tij krijuese mbresëlënëse,  gjithmonë gjendeshin zgjidhjet artistike. Mësova shumë prej tij sidomos në aspektet e dramaturgjisë dhe regjisurës, por edhe ai kishte besim tek krijuesit e rinj. I përkrahte pa kursim. Më kujtohet se kur më miratoi për realizim skenarin e filmit “Dëshmi nga Barleti”, (me operator Ibrahim Kasapi), më tha “është shumë i vështirë, nuk e di si do t’ia dalësh, por duke parë pasionin tënd për këtë realizim kam besim të plotë se do të bësh diçka të mirë.”. Kur mbarova filmin dhe e ia paraqita para se ta shfaqnim në kolektivin krijues, na shtrëngoi dorën e tha: keni bërë një film shumë të bukur, madje më të mirë nga se e mendoja. I tillë ishte udhëheqësi artistik Kristaq Dhamo. Edhe pse në fillim mund të kishte rezerva, duke parë pasionin e krijuesve të rinj,  i motivonte e përkrahte ata pa kursim. Atë vit filmi “Dëshmi nga Barleti” u shpall realizimi më i mirë dokumentar i vitit 1990 dhe mori shpërblimin e caktuar në vlera monetare. Po ky është vetëm një episod i vogël që ka të bëjë me mua, por ai ishte mësues e udhëheqës artistik për një plejadë artistësh të rinj që ruajnë një mirënjohje të madhe për të. E vërteta është se Kristaq Dhamo na konsideron si shokë e miq, si kolegë, por ai ishte e mbetet gjithmonë mësuesi ynë i filmit!
Nga ana profesionale thjeshtë dua të vë në dukje se Kristaq Dhamo, ky krijues e modest i madh, mban mbi shpatulla meritën më të jashtëzakonshme në kinematografi, është regjisor i të parit film artistik të plotë shqiptar “Tana” përuruar më 17 gusht 1958,  i cili, pa as më të voglin dyshim është shkolla e filmit shqiptar.

*      *      *

Në kushtet e një shoqërie kaotike, harraqe, ku në biseda televizive apo në shtyp për kinematografinë dalin e flasin soj-soj njerëzish që nuk dinë asgjë si ka proceduar filmi shqiptar, duke lënë e mënjanuar krijuesit e mëdhenj të filmit, mendova se dy fjalë duheshin folur që të mos ngrejnë idhuj të rremë duke i quajtur madje koka të mëdha të kinematografise edhe ata që ishin më të zakonëshmit. Gjithashtu desha që themeluesi i filmit artistik shqiptar Kristaq Dhamo të ndjejë e të kuptojë se tek njerëzit, bashkpunëtorët e kolegët, tek nxënësit e tij ka lënë përshtypje të mira dhe të mirat që ka bërë nuk kanë humbur. Por nuk u nguta të shkruaj biografi për Kristaq Dhamon. Nuk më takon mua. Por thjeshte të jap impresionin tim. Do të desha që edhe të kineastë të tjerë të shkruanin mbresat e tyre, se të jenë të bindur që për Kristaq Dhamon do vijë koha për tu shkruar edhe libra. Brezat e të ardhmes askush nuk i pengon dot të përceptojne me vërtetësi e pa manipulime atë çfarë historia tashmë e ka regjistruar.

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: O SOT O KURRË, KUNDRA DIKTATURËS KOMUNISTE!

VOAL – Kjo grafikë e sotme e piktorit të shquar Avni Delvina O SOT O KURRË, KUNDRA DIKTATURËS KOMUNISTE!, ka në qendër ministrin e Ramës, Lleshin, dhe është e frymëzuar nga akti i përbindshëm flagrant i regjimit të Tiranës ndaj Teatrit Kombëtar.

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës: Peshkaqeni i Teatrit Kombëtar

Piktori i shquar Avni Delvina me grafikën e rradhës: Peshkaqeni i Teatrit Kombëtar. Peshkaqeni ka fytyrën e kryetarit të Bashkisë të Tiranës Erion Veliaj.

 

(Video) Një regjisore grua në epokën e celuloidit Film dokumentar i Mevlan Shanajt kushtuar regjisores legjendë të filmit për fëmijë Xhanfize Keko

Regjisori Mevlan Shanaj, përmes një dokumentari mjaft të ndjeshëm dhe dinamik, sjell në ekran historinë e jetës dhe punës së një prej grave dhe regjisoreve më të spikatura, por ndërkohë të panjohur në regjinë e kinemasë botërore. Fjala është për regjisoren shqiptare të filmit për fëmijë, të ndjerën Xhanfise Keko . Filmi tregohet prej vetë regjosores, me fjalët e saj, me fjalët e kritikëve të shquar të filmit ndërkombëtar, bashkëpunëtorët e saj më të afërt të punës dhe fëmijët tashmë të rritur, ish-aktorët e saj për filmat për fëmijë. Xhanfise Keko është autorja e njëmbëdhjetë filmave me metrazh të gjatë për fëmijë, duke filluar karrierën e saj në vitet e pesëdhjeta deri në fillim të viteve nëntëdhjetë. Emri i saj mbetet një legjendë në vetëdijen dhe kujtesën kolektive të Shqipërisë, jo vetëm për cilësinë e shquar profesionale të filmave të saj dhe ndikimin e tyre në publikun e gjerë shqiptar, por edhe për aftësinë e saj të rrallë dhe të sofistikuar për të kapërcyer kufizimet ideologjike të imponuara në kinematografi të një vendi nën diktaturë.

Eliodor Markja

A Woman Director in the Age of Celluloid

Director Mevlan Shanaj, through a highly sensitive and dynamic documentary, brings to the screen the life and work story of one of the most prominent, yet internationally obscure, woman directors in the history of world cinema, Albanian children film director, the late Xhanfise Keko. The film is told in her own words, in the words of prominent international film critics, her closest work associates, and her former child actors. Xhanfise Keko is the author of eleven full-length feature films for children, starting her career in the early fifties until the early ninities. Her name remains a legend in the consciousness and collective memory of Albania, not only for the distinguished professional quality of her films and their impact on the broad Albanian public, but also for her rare and sophisticated ability to overcome the ideological constraints imposed on the cinematography of a country under dictatorship.

Eliodor Markja

Më 12 maj 1812 lindi Edward Lear, autor i “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri”, piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez

Edward Lear (Eduard Lir) lindi më 12 maj 1812 – 29 janar 1888, ai lindi në Highgate Londër dhe ishte fëmija e 20-të i një agjenti burse[1], vdiq në San Remo, ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe.

Edward Lear artist, ilustrues, autor, poet, piktor i punësuar për të udhëtuar e vizatuar zogj e kafshë, peisazhe, njerëz e veshje, shtëpi, kështjella në rajonin e Mesdheut; si fushë veprimi Lear zgjodhi Shqipërinë e Greqinë, dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij. Lear ishte i njohur si autor me pseudonimin më të gjatë; Prizzikalo Kattefello Ablegorabalus Ableborinto (akush nuk mund të thotë se nga u nis Edward për krijimin e shprehjeve të tilla që tingëllojnë paksa ballkanikë. Edward Lear lindi në një fshat afër Londrës në vitin 1812, i 20-i mes 21 vëllezërve e motrave. Endërra e ti ishte ilustrumi i një libri me poezi nga “poeti laureat i Anglisë dhe Irlandës”, Alfred Tennyson. Gjatë viteve të fundit të jetës, Lear u vendos në një fshat afër Sanremos, Itali, ku edhe vdiq më 1888. Në pllakën e varrit të tij janë gdhendur disa vargje rreth malit Tomor, që Alfred Tennyson i shkroi kur lexoi librin e Learit Mbi udhëtimet në Greqi e Shqipëri.
To E.L. (Edward Lear)
“Tomohrit, Athos, all things fair.
With such a pencil, such a pen.
You shadow forth to distant men,
I read and felt that I was there”. (Tennyson)
***

(shqipërim)
Për E.L. (Edward Lear)
“Tomor, Athos, gjithçka bukur
Me një laps e me një penë
Pranë njerëzve nga larg i solle,
I lexova dhe ndjeva se atje isha.”

Jeta

I refuzuar nga e ëma, ai u rrit nga motra e vet Ann, që ishte 21 vjet më e madhe. Ai vuante nga epilepsia, të cilën Lear e quante “Djalli” dhe, që 6 vjeç, ishte i prirë për ndryshime të befta humori si dhe periudha depresioni që i quante “të frikshme”. I edukuar nga motrat Ann dhe Sara, dha shenja për prirje artistike që në moshë të re. Për shkak të dështimit të të atit në karrierë dhe pamundësisë së këtij për të mbajtur familjen Lear u detyrua të fitonte mjetet e jetesës që nga mesi i vitit 1820.

Në 1848 Lear-i nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes zonave të perandorisë që konsideroheshin “të egra”. Duke marrë rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Pas disa ditësh u kthye në Tiranë dhe vazhdoi drejt jugut në Kavajë, Berat, Ardenicë, Apoloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë, Gjirokastër dhe më tej në Janinë. Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX. Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri” (1851) Lear-i ishte tepër entuziast për peizazhet e jashtëzakonshme dhe kishte një sy e vesh të mprehtë për çka shihte e dëgjonte në udhëtimet e tij. Talenti origjinal si peizazhist, gjallëria e përshkrimeve në librat e udhëtimit dhe korrespondenca e këndshme e bënë Lear-in një nga udhëtarët më të dashur të shekullit XIX[1] .

Veprimtaria e tij

Eduardi krijoj vepra madhore ndër të cilat edhe mbi 100 peisazhe mbi Shqipërinë. Shumica e këtyre peisazheve janë akuarele dhe litografi. Këto punime janë botuar në shekullin e kaluar nën titullin Edward Lear in Greece (Eduard Lir në Greqi). Ndërsa nga fundi i shekullit përshkrimet e bëra nga Eduardi nëpër Shqipëri janë botuar në një përmbledhje nën titullin Edward Lear in Allbania: Journalls off a Landscape Painter in Albania and Illyria (Eduard Lir në Shqipëri: ditari i një piktori pejzazhist në Shqipëri dhe Iliri). Po kjo vepër është përkthyer në gjuhen shqipe nga majlinda Nishku.[2]

  • Fragmenti që vijon është një përshkrim i Shqipërisë nga Lear në “Ditarët e një peizazhisti në Greqi dhe Shqipëri”, 1848:
“Për turistin e pamësuar Shqipëria është një rebus nga më të ngatërruarit. Çfarëdo që ai ka mësuar për emërtimet e vjetra Epir, Molosët, Tesprotët etj. kalaqafet dhe ngatërrohet nga emrat e njësive administrative turke dhe pashallëqet; për më tepër, si kërcu përmbi samar, turistin e shkretë e hutojnë edhe më keq një takëm emrash autoktonë si Çamëria, Dibra etj. Dhe sapo ai nis të kuptojë potpurinë laramane që banon këto provinca – grekë, sllavë, shqiptarë, bullgarë ose vllahë, përsëri pëson një trullosje nga një listë tjetër nënndarjesh, lebër, mirditorë, himarjotë dhe toskë. Raca, fe dhe emërtime kombëtare duken të përcaktuara kaq keq ose kaq të kokolepsura, sa në fund turisti do të dorëzohej i dëshpëruar nga ky studim shastisës, nëse nuk do i vinin në ndihmë shumë libra të shkëlqyer që janë botuar lidhur me këtë temë.”[1]

Tituj të veprave

  1. The Book of Nonsense – Në internet pranë Projektit “Gutenberg” (anglisht)
  2. A Book of Nonsense (anglisht)
  3. Laughable Lyrics (anglisht)
  4. More Nonsense (anglisht)
  5. Nonsense Books (anglisht)
  6. Nonsense Drolleries
    1. The Owl & The Pussy-Cat—The Duck & The Kangaroo. (anglisht)
  7. Nonsense Songs (anglisht)
  8. The Owl and the Pussycat (anglisht)

Burimi i të dhënave

  1. ^ a b c Gjirokastra
  2. ^ Robert Elsie, Të reja nga fusha e albanologjisë. Të reja nga fusha e albanologjisë. in: BOKSHI Besim, BASHA Eqrem, KRAJA Mehmet (ed.). Studime filologjike shqiptare: konferencë shkencore, 21-22 nëntor 2007 (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës / Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prishtina 2008), p. 97-100.

MAKS VELO DHE ARTET – nga Moikom Zeqo

Vdekja e Maks Velos me pikëlloi. Kujtova me ngulm të hovshëm dhe nostalgjik çastet, takimet dhe bisedat me të. Por është e vështirë të shkruash me një stil epigramatik diçka përfundimtare për këtë artist të shqetësuar si rrallëkush. Maks Velon e kam njohur dhe takuar për herë të parë në vitin 1970. Fytyra e tij mua më kujtoi portretin e poetit amerikan Ezra Paund. Ja thashë këtë gjë Maksit. Vetëm buzëqeshi dhe më tha: ”Ndoshta!”. Gjatë viteve 1971-1974 takoheshim shpesh, kryesisht në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe artistëve. Maksi pinte kafe pothuajse i heshtur, por kur fliste, në gjestet e tij kishte një pasion të veçantë. Flokët e rritur, mjekra e tij e spikatur përherë dhe më shpesh ma sillnin në mendje të largëtin Ezra Paund, por kjo ngjashmëri më dukej gati e pashpjegueshme dhe një “trill” i natyrës. Nga Maksi mësova për artin popullor të gdhendjes në dru-ai kishte bërë një studim sinkronik , me shumë fotografi të figurinave antropomorfe dhe zoomorfe të gdhendjeve-që mua m’u duk i habitshëm.

Kur mua më dërguan pas Pleniumit të IV -për riedukim në shkollën e mesme të Rrogozhinës u kujtova për gdhendjet popullore. Në lagjen periferike të Rrogozhinës ishin shtëpitë e disa familjeve vllehe. Shkoja shpesh atje sepse kisha nxënës të mi nga kjo lagje. Aty u njoha me një njeri 35 vjeç që quhej Vangjel Kanaci, i cili qe bari dhe kulloste një tufë të madhe me dhi në kodrat e qytetit. Më futi në shtëpi, ku pashë i mahnitur një bufe dhe mobilie të tjera të gdhendura në sipërfaqet vertikale me relieve të ndryshme. Vangjel Kanaci kishte bërë në dru bushi shumë skulptura, kryesisht të heroit kombëtar Gjergj Kastiot Skënderbeut, si dhe figura baritore, por edhe mitike si zanat dhe shtojzovalle, qen molosë, buaj, dallëndyshe, një këndes madhështor, por edhe shumë lugë “me birbil në fund”, si dhe kokën e heroit partizan Haxhi Qehaj, emrin e të cilit e mbante shkolla e mesme e qytetit. Së bashku me kolegun tim Enver Kushi, bashkëmësues në të njëjtën shkollë, morëm mirëkuptimin e artistit popullor Vangjel Kanaci për t’i paraqitur shumicën e gdhendjeve të tij në një ekspozitë.

Ishte Vangjeli që më tha se gdhendjet e tij i kishte admiruar një burrë nga Tirana që quhej Maks Velo. E kam takuar më pas Maksin dhe i kam treguar me fotografi gdhendjet mbresëlënëse. “A m’i jep mua këto fotografi, Moikom, se dua të bëj një album me gdhendjet e Vangjelit?”, më tha. Dhe unë iu përgjigja: Padyshim! Por vëmendja e Maks Velos qe përqendruar në një përmasë të artit popullor në dru, pikërisht në ornamentet, që përbënin një pasuri simbolesh të “ngrira” dhe të “balsamosura” në kohë dhe në hapësirë. Në vitin 1998 Maks Velos i dhurova librin tim studimor -në dy gjuhë: në shqip dhe në frëngjisht të quajtur “Onufri” -që ja kisha kushtuar ikonografit më të madh të shekullit XVI.

Në faqen 166 të librit tim unë kisha botuar dhe një pikturë në pastel të Maks Velos të bërë në 1961 ku paraqitej studiuesja e ikonografisë, Vitori Puzanova në shtrat,- me të shoqin qe lexonte një libër- Maksi i njihte shumë mirë të dy dhe i kishte pikturuar disa herë. Vitori Puzanova qe ruse në origjinë , kishte lindur në 1893 dhe qe nga një familje aristrokate. Puzanova e shëtitur në Europë,-, e diplomuar për artin bizantin, por mbas revolucionit të tetorit në 1917 erdhi në Shqipëri ku u njoh me një tjetër aristrokrat rus, Vasilin, që kishte lindur në 1894 (qe një vit më i vogël se Vitoria) dhe që vdiq në Tiranë në 30 janar 1964, 70 vjeç. Vasili kishte punuar në Muzeun e natyrësw në Kryeqytet si specialist i balsamosjes. Vitori Puzanova bëri,që në 1949, studimet e para të kishave të Valshit dhe të Shelcanit në Shpat të Elbasanit ku zbuloi për shqiptarët dhe krejt botën piktorin gjenial Onufrin e shekullit XVI. Në librin tim unë e kam quajtur këtë grua “krijuesja e Onufrologjisë”.

Vitori Puzanova vdiq në 1967, 74 vjeç. Varret e tyre ndodhen ne varrezën e Tufinës pranë e pranë. Për këto varre të harruar, nuk u kujdes askush, absulutisht. I them Maksit që të shkojmë në Tufinë,- t’i gjenim varret. Hipëm së bashku në makinë (në atë kohë unë isha Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar) dhe mbërritëm në varreza – në zyrën ku ruhej harta e pozicioneve të varreve. I gjetëm. Varri i Vasilit qe i rregulluar dhe i modeluar- për këtë ishte kujdesur Vitoria, kurse varri i saj kishte vetëm një pllakë të vogël betoni dhe qe vetëm dhe. Bëmë së bashku, dhe veç e veç, fotografi në varrin e Vitori Puzanovës dhe kur u kthyem në Tiranë shkuam në një restorant, ku hëngrëm dhe pimë diçka. Ishim të dy shumë të gëzuar si në një epifani! Shumë të gëzuar! Kam qenë disa herë në shtëpinë e Maksit, e kam shikuar nga afër pikturën më ngjyra të forta pasteli të Puzanovëve, që unë kisha botuar në libër në formë grafike bardhë e zi. Në shtëpinë e Maks Velos ishte një koleksion i madh vëmëndjethithës – që më kujtonte një kaledoiskop – jo aq simetrik se sa asimetrik,- të rrëmujshëm- si shpella e pikturuar e një asketi të Bizantit. Maks Velo i mblodhi studimet për ikonografinë e Vitori Puzanovës, në një libër të mrekullueshëm- gjë, që e ka bërë vetëm ai. Një nderim i madh,- post mortum! Unë e çmoja Maksin, si një rebel, antikonformist-që kishte bërë një burg absurd në diktaturë, për dashurinë e tij të pakufishme për jetën dhe artin. Një arkitekt i shkëlqyer dhe një piktor i pazakontë. Mua më tërhiqnin në mënyrë të beftë vizatimet dhe krokitë e tij të shpejta dhe tejet lakonike. Një album i Maksit me grafika dhe vizatime nga Parisi më kujtonte mjeshtrit virtuozë të shekullit XX. Maksi qe artist me kulturë,- i prirë për abstragimin e figurave -dhe të simbolizmit të tyre,- nganjëherë ambikuid,- por gjithmonë- të një “estetike lëvizëse”. Ai qe edhe shkrimtar, poet, memorialist, por edhe kritik i mirëfilltë për trashëgiminë popullore,- arkitekturën- dhe artet figurative.

Maks Velo vdiq në një vetmi vetjake- por jo në një vetmi publike. Ai është dhe mbetet në krijimtarinë e tij, – me letrat kredenciale të shpirtit, të vetëdijes së kurajës- më të epërme,- qytetare,- dhe imagjinatës! Amen!/ExLibris

U nda nga jeta dy ditë më parë, nderohet Maks Velo, banesa i shpallet monument kulture

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shpallur banesën e Maks Velos monument kulture.

Artisti, piktori, intelektuali dhe shkrimtari Maks Velo u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 84- vjeçare.

Në banesën e tij janë veprat artistike dhe kulturore të Maks Velos prandaj ka pasur dhe thirrje të shumta nga artistët këto ditë që banesa e tij në Tiranë të mbyllet.

Ajo tashmë është monument kulture e kategorisë II dhe veprat e Maks Velos nuk do të humbasin por do të nderohen.

Rrëfimi i Meksit për Velon: Përballja me ish-Sigurimin dhe lufta për të mos bërë kompromis me politikën

Më parë i ka dëgjuar emrin, e më pas një miqësi e ngushtë që zgjati për vite me radhë. Ish kryeministri Aleksandër Meksi ka mjaft kujtime me Maks Velon, ku në një intervistë për tirananews na rrëfen detaje nga jeta e Maksit, intelektualit të pavarur që nuk përzihej, por kishte opinionet e tij të cilat i thoshte dhe publikisht.

“Qëndrimi i tij ndaj rastit të teatrit tregoi sheshit që nuk ishte nga ata që blihet, as shitet dhe nuk bën kompromise. Ishte një mendje e vyer dhe e veçantë e kulturës shqiptare”, thotë z. Meksi.

Ish-kryeministri Meksi rrëfen edhe një ngjarje të patreguar më parë, se si Velo përkundër tentativës së Sigurimit të Shtetit të asaj kohe për ta përdorur kundër tij, refuzoi duke marrë përsipër edhe koston në kalvarin e vuajtjeve të tij të pafundme në burgun e Spaçit.

Dje është ndarë nga jeta z. Velo. Nisur dhe nga statusi juaj i djeshëm, duket që keni pasur një njohje të hershme. Mund të na tregoni diçka se si e keni dëgjuar për herë të parë emrin e tij dhe raportet më pas?

Maksi është një personalitet i kulturës shqiptare dhe vlerësimi për të duhet bërë pikërisht për veprimtarinë e tij dhe sjelljen e tij në përgjithësi në fushat në të cilat lëvronte. E bëra këtë hyrje sepse shoh që ka persona të veçantë të cilët nuk e kanë atë mënyrë gjykimi që individin ta ndajnë nga opinionet e tyre kur e vlerësojnë. Çdo njeri ka të drejtën që të ketë  opinione të ndryshme për gjëra të ndryshme, për mënyrën e gjykimit, për veprimtari, për fusha etj., etj. Pra nuk është një arsye për të denigruar aq më tepër kur njerëzit vdesin.

Unë Maks Velon e kam njohur së pari si emër, atë dhe vëllain e tij Pirro Velon, vëlla më i madh mjek, sepse kanë qenë nxënës të gjimnazit të Tiranës ku jepte mësimin e Historisë në vitet ‘50 edhe im atë. Në atë kohë kuptohet që kishte mundësi të pakta për regjistra suplementarë dhe pedagogët mbanin një fletore ku shkruanin listën e plotë të nxënësve dhe unë meqenëse shkruaja mirë me penë, im atë më jepte që të kopjoja nga regjistri tërë emrat  që ai vinte notat siç vinte në regjistër. Kështu që shumë prej atyre emrave në atë kohë më ngelën në mendje.

Po më pas në Universitet e keni parë?

Unë në vitin 1955 kam filluar studimet në Institutin e Lartë Politeknik në degën e Ndërtimit. Isha fare i ri, 16 vjeç e gjysmë dhe për shumë nga nxënësit e vjetër të gjimnazit, por edhe të tjerë që mund të kisha mënyra të ndryshme njohjeje, isha sit ë thuash i përkëdheluri, apo i mirëtrajtuari kur bëheshim grumbull apo nëpër korridore etj. Një ditë bëhet mbledhja e Rinisë së Institutit, aty në sallën e madhe te ndërtesa ku sot është  gjimnazi “Qemal Stafa”, sot në fund të rrugës së Durrësit. Unë isha bashkë me disa të tjerë të rinj fare. Duhet kuptohet që në atë kohë në shkollat e larta hynë ata të cilët e kishin filluar në moshë të madhe shkollën, patën ndërprerje nga lufta. Dhe vitet e sipërme qenë me diferencë të madhe moshe nga ne. Qëndruam në rreshtin e fundit duke ngacmuar dhe mos dëgjuar se çfarë po thuhej. U mbajt Raporti nga Nuredin  Pumo, Sekretar i Rinisë i Institutit dhe u përmendën gjëra, vërejtje dhe vetëm një emër, emri i Maksit. Filluam diskutimet dhe një djalë përpara nesh, një rresht përpara nesh, u ngrit dhe bëri disa vërejtje . Bëri vërejtje që aty u përmend vetëm një emër, emri i Maks Velos. Dhe ashtu siç ishte tha: -“Maks Velo jam unë”.

Ne e shihnin nga mbrapa po si fytyrë e kishim parë korridoreve. Dhe ne si më të vegjël që ishim filluam të qeshim. Ktheu kokën na pa. Më vonë me Maksin sigurisht  kam pasur rastin të njihen gjatë atyre viteve se ai ishte në vitin e katërt, ne në vitin e parë dhe atë vit nga 4 vjeçar u bë 5 –vjeçar Instituti. Më vonë me Maksin jam njohur kur ai punonte si arkitekt. Kam qenë gjer në vitin 1962, ku punova dhe jam kthyer në Tiranë dhe kam patur rastin që të njihem me të, nga miqësitë e përbashkëta, arkitektë, ku ai punojë Instituti etj dhe më vonë në zyrën e projektimit të Tiranës. Kemi pasur rastin të bisedojmë sepse dhe ai kishte interesa për fusha të ndryshe dhe në fushën e historisë së artit, kishte miqësi me ata të sektorit të artit , të restaurimit me të cilët punoja unë në Universitet, aty ku është Muzeu Arkeologjik dhe kemi pasur rastin të njihemi dhe kjo miqësi ka vijuar për vite me radhë. Flisnin për libra, për muhabete të ndryshme siç i takonte rasti.

Z. Velo gjithnjë është dukur një person debatues?

Është e vërtetë që Maksi ishte pak i ndryshëm nga të tjerët, në kuptimin që shumë vetave mund t’u dukej i çuditshëm, por mua nuk më është dukur i tillë.

Ishte pak i shoqërueshëm me njerëz, kishte interesa që përgjithësisht pakica i kanë, interesa për artin për të bukurën për librat dhe bota e tij ishin pikërisht këto.

Më vonë Maksi projektoi  dhe u bë i njohur me lulishtet dhe më pas projektoi dhe pallatin e famshëm pas pallatit të kulturës dhe pati një goditje në vitin ‘74. E larguan nga Instituti, nga projekti dhe zyra e Tiranës dhe të punonte në zonën e Ndroqit. Dhe për Ndroqin pati kryer disa punime, studime arkeologjike dhe arkitekture dhe me ne pati kontakte më të shumta dhe e patëm ndihmuar  që të mund  të botonte artikuj, sepse dihej që atëherë të botoje botime në revista zyrtare edhe mund të kishte vështirësi. Por duke qenë se drejtori që kishim ne Gani Strazimiri ishte tolerant dhe kishte njëfarë peshe në strukturat e shtetit për njohjet e tij, Maksit i botuam disa herë.

Mbaj mend një ditë isha në autobus duke udhëtuar dhe siç ishim duke u mbajtur, dikush më godet në sup pas. Nuk e njoha kurrë atë person, nuk pata mundësi që ta kthej kokën se kështu më kërkoi, duhet të ishte ndonjë i njohuri im dhe më thotë me zë të ulët: Leka kujdes se mbrëmë kanë arrestuar Maks Velon. Se dihej që kishim një miqësi, flisnim me njëri-tjetrin kur Maksi dilte për xhiro i vetmuar gjithnjë para Dajtit. Ne ecnim në trotuar, ndonjëherë dhe në mes siç të qëllonte me shokët, ishte një ritual i përhershëm në Tiranë.

Dihet që ishin vitet 77-79 ku pati realisht një terror të vërtetë ndaj intelektualëve.

Diheshin si u dënua sepse njerëzit flisnin, kishim miq të përbashkët. Kur doli nga burgu Maksi unë e pata takuar dhe e pata ndihmuar që të fillonte punë tek Fabrika e Abrazivit që ishte një punë pak e vështirë për arsye të pluhurit që thithje. E pati ndihmuar Ali Oseku  dhe në burg dhe përtej.

Vijuat të takoheshit edhe pas burgut që ai kreu?

Diku pasi Maksi ka dalë nga burgu jemi takuar me Maksin. E mori vesh se ku banoja, ka ardhur dhe për vizitë disa herë në shtëpi ku bisedonim e dëgjonim dhe muzikë në magnetofon. Një ditë i them Maksit, sepse më duhej që ta njoftoja: -“Shiko Maks se unë ndiqem. Kështu që ki kujdes se mund të kesh pasojë jam i detyruar që të them”.

Maksi më përgjigjet: -“E di unë këtë”.

“Si e di ti?”-i them.

Dhe më tregoi historinë. –“Një ditë më thirrën në komandën e Kampit në Spaç dhe më thanë që shiko se nesër vjen një njeri i madh nga Tirana dhe ji serioz. Të nesërmen erdhi Zef Loka, shef  i Sigurimit për Tiranën, kandidat i Komitetit Qendror dhe ndër të tjera më pyeti: -Si e njeh Aleksandër Meksin? Dhe ai thotë:- Nuk e njoh.

“Si nuk e njeh”,- i thotë, Aleksandër Meksin, në Institutin e Monumenteve.

-O Leka, ne e njohim me emrin Leka atë, nuk kam ndonjë miqësi me të. Unë kam qenë nxënës i të atit, njoh të vëllanë e tij sepse kemi qenë dhe me diferencë moshe në shkollë etj.

Me një fjalë Maksi, kuptohet se nuk e thirrën për të më bërë biografinë mua, por që ta përdornin siç janë thirrur dhe të tjerë. Kështu që Maksi u soll burrërisht dhe bëri gjithë ato. Më vonë unë pata mundësinë që ta shoh këtë fakt që më pati thënë Maksi, në të cilën shkruhej për Maksin që mbajti një qëndrim të keq, pra ishte një minus për të që nuk pranoi të dëshmonte, të spiunonte, të shante etj. Në atë kohë gjithmonë kërkoheshin dëshmitarë të rastit, persona që mund të kenë njohje etj.

Po pas viteve ’90 keni pasur njohje?

Më vonë, Maksi iku në Francë pas ‘90 dhe u kthye në vitin 1992. Mbaj mend që i pata thënë drejtorit të atëhershëm të Institutit të Projektimit Petraq Kolevica që ishte gjithashtu një mik i joni, që merre Maksin në punë. Ai e thirri, por Maksi do të ikte jashtë dhe nuk pranoi.

Që atëherë Maksi ishte një intelektual i pavarur  në kuptimin që nuk përzihej, por si gjithë intelektualët kishte opinionet e tij të cilat i thoshte dhe publikisht. Jo siç shohim sot ndonjë që fillon e shan dhe bën vërejtje me atë urrejtje  ndaj çdo gjëje, ndaj çdokujt që nuk i pëlqen që është i ndryshëm nga ai. Maksi nuk qe një person që qe i veshur me pushtet, bënte vërejtje siç është zakoni t’i bëjnë të gjithë, po nuk i bënte nëpër kafene, por i bënte publike nëpër televizione dhe meqenëse vërejtjet e tij mund të ishin të dobishme, kjo është një karakteristikë pozitive.

Sigurisht kishte temperamentin e  tij që mund të mos i pëlqente ndokujt, por Maksi ishte një intelektual në kuptimin e plotë të fjalës, njihte disa gjuhë të huaja, kishte interesa të shumta, interesohej për artin mesjetar, për pikturë si studiues dhe me botime në ato fusha. Ishte vetë krijues si piktor dhe gdhendës’ punime në dru ka pas bërë. Vazhdoi të punojë dhe të krijojë, ka bërë një sërë librash, shumicën e tij unë i kam, janë libra, gjykime të asaj që ka ndjerë në burg dhe pas. Sigurisht që Maksi ishte një figurë poliedrike, që u mundua të kontribuonte për aq sa ishin aftësitë e tij, për atë dhunti që kishte në drejtim të artit dhe të arkitekturës në mënyrë fare normale, njerëzore. Nuk para shante njeri, sigurisht  që bënte kritika për njerëz dhe veprimtari të caktuara, por duhet të mësohemi që njerëzit nuk janë të tërë njëlloj. Në atë diversitet të njerëzve është forca shtytëse e përparimit të njerëzimit. Sigurisht që ka njerëz që mund të kenë opinione negative për diçka, opinion pozitive për diçka.

Maks Velo është realisht një person që do t’i mungojë jetës kulturore të Tiranës. Njohjet e tij me persona të lidhur me pushtet shpesh herë interpretoheshin sikur i shërbente sepse qëndrimet në raste të caktuara mund të kenë qenë në përputhje me një politikë të caktuar.. Qëndrimi i tij ndaj rastit të teatrit tregoi sheshit që nuk ishte nga ata që blihet, as shitet dhe nuk bën kompromise. Ishte një mendje e vyer dhe e veçantë  e kulturës shqiptare.

A ka pasur ndonjë histori të veçantë  nga jeta e Maks Velos që mund të na rrëfeni?

Do të shtoj dhe diçka të veçantë. Njëherë hyra në një kafe Kursali, në vitet 72-74 dhe e pashë ulur pranë murit ne një tavolinë mbështetur te muri bashkë me një grua, një vajzë, bionde me flokë të shkurtra. Shkoj dhe i dhashë dorën Maksit dhe kësaj zonjushës.  Ajo mu përgjigj në frëngjisht dhe unë u përgjigja dhe mora vesh që ishte Odile Daniel, një studiuese që kishte ardhur në Shqipëri, një studiuese  për kulturën shqiptare për etnografinë shqiptare që pati folur dhe më vonë, që kishte pasur dashuri me Maksin dhe deshën të martoheshin dhe kjo sigurisht edhe e rëndoi me sa di unë Maksin. Maksi duhet vlerësuar për punën e tij. Pati punuar me ekipin bullgar në fillim për lulishtet, për parkun e madh të Tiranës, pati krijuar mjaft gjëra interesante. Pati punuar me arkitekturën. Mbaj mend kinemaja në Laprakë ishte vepër e Maksit dhe plot punë të tjera. Ka shkruar për historinë artit, për periudhën e socializmit, ka shkruar libra për jetën në burg, për probleme të ndryshme dhe për këtë është një personalitet i kulturës shqiptare. Sigurisht që humbja e tij, për  ata të cilët e njihnin Maksin, që kishin miqësi me të, është një rast për të ndjerë dhembshuri për të, keqardhje aq më tepër që iku pa u ndjerë si u thonë.

Keni biseduar me Maksin në atë kohë kur ju ishit kryeministër? Si e shikonte Maksi Shqipërinë në ato vite duke pasur parasysh shpirtin  tij kritik, ashtu sikurse ndodhi në fakt edhe me Ramën kur erdhi në pushtet?

Maksi ishte një person që bënte vërejtje, që kishte mendimet e tija, një mendimtar i lirë. Njerëz të tillë i duhen bashkësisë. E nuk ka pse të jenë subjekt denigrimi, fyerjesh, shpifjes e  subjekte për “urrejtësit”. Ne asnjë vend të botës më shumë se 50- për qind nuk janë me qeverinë kurrë… e as me ty. Vërejtje do ketë gjithnjë, rëndësi ka si i mbron ata qeveria për këto kritika ndaj njerëzve të veshur me pushtet. A janë hakmarrës ndaj atyre që bëjnë vërejtje etj. Nuk di të thotë dikush që kam bërë ndonjë rast të tillë.  Me Maksin nuk kam patur kontakte në atë periudhë, por përmenda rastin e mikut të përbashkët Kolevicën dhe duke e ditur se Maksi mund të kishte nevojë. Por në fakt ai shkoi jashtë dhe bëri një jetë të pavarur. Jam takuar gjithnjë më vonë nëpër promovime librash.. ndonjë konferencë, në rrugë në zonën ku shëtiste, zonën e bllokut e këtej. Kur jemi parë i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit dhe kemi bërë muhabet.

Largimi i pa pritur nga kjo botë është një humbje për të tijtë, për miqtë e bashkësinë….RIP/ tirananews.al
Intervistoi: L. Tanushi