VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Artan Hoxha: Jetoj në 56 metra katrorë, gazetarët në Shqipëri janë më të pasur se ata në Botë

By | March 21, 2018

Komentet

“Kush janë 5 kandidatët për kryebashkiakë nga PS të lidhur me krimin”, Basha flet me emra

Nga qyteti i Vorës, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Rama nuk ka shans të detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral.

Sipas tij në listat për kryebashkiakë Rama ka futur njerëz të krimit.

“Edi Rama nuk ka asnjë shans ti detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave. Valbona Sako, e dyshuar dhe sot duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu.

4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur dhe po të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës. Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës.

Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin. Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet Peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit. Vora, Tirana dhe Shqipëria s’ka për ta pranuar kurrë këtë”, tha Basha.

Ndaj sipas tij largimi i Ramës është kusht i panegociushëm për të hapur dialogun politik.

“Na duhet dhe do të kemi një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët, për të vendosur së bashku, jo thjeshtë largimin e Edi Ramës, sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociushëm për hapjen e dialogut politik.

Por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, që ju të keni mundësi përmes votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju”, u shpreh Basha.

Nesër ka zgjedhje në Akademinë e Shkencave, kandidat vetëm Skënder Gjinushi

Pikërisht në këtë sallë ditën e nesërme 44 akademikë pritet t’i drejtohen kutisë së votimit për të zgjedhur kryesinë dhe këshillin ekzekutiv të Akademisë së Shkencave.

Procesi i votimit do të jetë i fshehtë, ndërkohë që për ata akademike të cilët nuk do jenë prezent mund të votojnë nëpërmjet postës.

Mendohet se procesin zgjedhor do ta udhëheqi akademiku më i vjetër.

I vetmi kandidat për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, është Akademiku Skënder Gjinushi. Reagimet nuk kanë munguar dhe një prej tyre është edhe akademiku Artan Fuga, i cili thotë se këto zgjedhje janë të paligjshme.

“Këto zgjedhje janë të paligjshme, pasi nuk janë në përputhje me ligjin dhe me statutin e akademisë. Pra kjo mase që është marrë me urgjence është një përpjekje për të uzurpuar akademinë, është në përpjekje për të marre pushtetin ne akademi dhe nuk ka lidhje fare me reformimin e saj, është një anti reformë dhe unë mendoj se këto zgjedhje do ta fusin akademinë në një krizë edhe më të madhe”, tha Artan Fuga per Top Channel.

Si kandidat i vetëm për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, Akademiku Gjinushi shprehet se këtë herë është duke u votuar për alternativë.

“Pavarësisht që kjo po ndodh edhe në politikë, por sidomos në institucione të ngushta, këtë radhe po votohet për alternativë. Pra nuk është pa kandidaturë, nuk është pa garë, ka një vit e ca që bëhet garë mes një alternative ligjore, të mbështetur nga komuniteti, të mbështetur nga asambleja, të mbështetur nga Europa dhe një alternativë e cila synon de fakto politizimin e akademisë së shkencave”, tha Skënder Gjinushi.

Edhe per tre pozicionet e tjera të kryesisë së Akademisë së Shkencave, ashtu si në rastin e kryetarit, ka nga një kandidat në garë.

Të shtunën opozita në protestë, vendoset gardh para kryeministrisë, shtyllat lyhen me graso

Dy ditë para protestës së opozitës, në godinat qeveritare kanë nisur masat paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues.

Tek Kryeministria dhe Parlamenti janë vënë gardhet metalike dhe shtyllat janë lyer me graso, masa këto që janë marrë që orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Në vijim pritet të sigurohet dhe dera e Kryeministrisë me fletë metalike, për të parandaluar hyrjen e protestueve brenda godinës. Në planin e masave janë angazhuar rreth 1500 efektiva policie.

Dy ditë para datës së lajmëruar, policia ka nisur marrjen e masave për protestën e opozitës më 25 maj.

Paraditen e të enjtes rreth godinës së qeverisë është vendosur gardhi metalik, ndërsa në bulevard janë lyer me graso të gjitha shtyllat ku janë të vendosur kamerat e sigurisë, por dhe altoparlantët që përdoren nga policia për thirrjet ndaj protestuesve.

Pas vendosjes së gardhit metalik, në trotuarin para Kryeministrisë është kufizuar dhe kalimi i këmbësorëve, vëren “Ora”.

Puna e Policisë dhe Gardës ka nisur që orët e para të mëngjesit për shkak edhe të seancës plenare, konkretisht me vendosjen e telit me gjemba përreth gjithë gardhit rrethues të godinës dhe të një tjetër gardhi metalik në rrugën pedonale.

Përreth Parlamentit janë vendosur dhe punonjës policie për të ruajtur rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës.

Pas masave të marra në terren, në orët në vijim pritet të hartohet dhe plani nga drejtuesit e Policisë dhe Ministrisë për ruajtjen e godinave shtetërore përfshi Kryeministrinë, Parlamentin, dy Drejtoritë e Policisë dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Këto masa merren paraprakisht pasi gjatë protestave të fundit ka pasur një marshim të tubuesve nga Kryeministria, në drejtim të Parlamentit dhe Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Tiranës.

Gjatë tubimeve të opozitës në kryeqytet janë angazhuar 1300 deri në 1500 efektiva policie.

Zëri i Amerikës: Ftesa e dytë e Ramës, Basha: Dialog vetëm me popullin

Kryeministri Edi Rama ju drejtua sot me një tjetër letër kryetarit demokrat Lulzim Basha duke e ftuar sërish për të nisur pa humbur kohë një dialog pa kushte. Ndërsa një ditë më parë, ndonëse pa ju referuar, ftesës së kryeministrit, zoti Basha kishte përsëritur akuzat ndaj drejtuesit të Qeverisë dhe angazhimin se nuk do të lejohet që më 30 Qershor të zhvillohet një proces, sipas tij “fallco”, sot ai ju përgjigj drejtpërdrejt letrës së zotit Rama duke theksuar se i vetmi dialog ku ai do të marrë pjesë do të jetë dialogu me qytetarët

Në letrën e tij të dytë, drejtuar kryetarit demokrat Lulzim Basha, zoti Rama shprehet që në fillim se nuk është habitur “me refuzimin brutal të Dialogut”, duke ju referuar kështu deklaratave të zotit Basha gjatë takimit dje në mbrëmje me përkrahësit e opozitës në Durrës. “Edi Rama na propozon që me 30 qershor ne të bëjmë sehir, teksa ai bën një grusht shteti, një proces zgjedhor fallco. Na propozon një proces të dalë tërësisht jashtë rregullave të Kodit Zgjedhor, në kundërshtim flagrant me ligjin, në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe mbi të gjitha të kriminalizuara edhe më shumë sesa zgjedhjet e 2017-s dhe zgjedhjet e 2015-s. Na propozon, pra, kapitullimin na propozon që ne të ulim kokën e të pranojmë një tjetër proces fallc zgjedhor, kësaj radhe edhe pa garë”, u shpreh zoti Basha, ndërsa ritheksoi dhe një herë se përballë qëndrimit të kryeministrit “është alternativa e përballjes në çdo qytet, në çdo shesh, në çdo rrugë, çdo ditë, çdo javë, dhe nëse tenton më 30 qershor zgjedhje fallco, zgjedhje me krimin, zgjedhje me hajdutët, përballje në çdo qendër votimi, në çdo kuti votimi”.

Në letrën e tij sot, kryeministri Edi Rama, duke ju drejtuar zoti Basha shprehet se “për fat të mirë Ju s’jeni vetëm në këtë vend dhe as ata që do vijojnë t’Ju ndjekin në aventurën Tuaj të pashoqe, gjithnjë e më të paktë, nuk janë asfare populli i këtij vendi, i cili lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur, nuk i ka marrë borxh nga Ju apo nga unë dhe po ashtu, nuk Ju’a ka borxh as Juve, as mua e askujt në botë, mosmbajtjen në kohë e në paqe të zgjedhjeve të radhës”.

Kryeministri thekson më tej se “fushata e zgjedhjeve nis zyrtarisht në 31 maj dhe ditët e numëruara që kanë mbetur, duhen shfrytëzuar për dialog politik, jo humbur me kërcënimet e dëshpërura dhunënxitëse që nuk Ju turpërojnë vetëm Juve, po edhe vendin tonë e të gjithëve ne bashkë me të”. Zoti Rama vijon më tej duke përsëritur ftesën për dialog që “të arsyetojmë si njerëz me përgjegjësi të mëdha dhe t’i ballafaqojmë divergjencat tona të mëdha, me forcën e arsyes, përpara se sa inercia e rrugës së gabuar që keni marrë t’Ju ketë degdisur në asfaltin e irrelevancës politike, megjithë grupimin Tuaj”. Duke vënë në dukje se ai nuk është i interesuar për fatin politik të Partisë Demokratike, zoti Rama shprehet se “ky moment me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, më imponon t’Ju lutem të ktheni rrugë! Sepse Shqipëria s’ka kohë për të humbur për llogaritë e gabuara politike dhe aventurat antidemokratike të kujtdoqoftë”.

Kryeministri e mbyll letrën me zotimin se “sikur të tërë të dëshpëruarit nga Reforma në Drejtësi të hidhen përpjetë, nuk kanë për të ndalur dot as zbatimin e Reformës në Drejtësi, as zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor”.

Në përgjigjen e tij, përmes një letre drejtuar popullit, zoti Basha nga ana e tij shkruan se “në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli e të dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë. Por për Edi Ramën arti i qeverisjes demokratike është i huaj, ai është artist në artin e mashtrimit”, shprehet zoti Basha sipas të cilit “sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit”, duke renditur më pas një mori trastesh pas të cilave sipas tij, kryeministri do të duhej të ishte larguar nga detyra.

Në letrën e tij, zoti Basha vë në dukje se “vendi ynë ka shumë plagë të thella, të cilat duan ide, vullnet dhe punë të shërohen. Sot, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë politik, ekonomik e shoqëror. Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve, para së gjithash ne politikanëve. Për këto sfida ne kemi filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës. Ky është i vetmi dialog që ndryshon Shqipërinë dhe i vetmi dialog ku unë do të jem pjesë”, thekson kryetari demokrat duke shtuar se “qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit”, shkruan zoti Basha duke e mbyllur letrën me një ftesë drejtuar popullit “që të bashkohemi të gjithë në protestat tona për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë”.

VIDEO – Largimi i ish-oficerëve të Sigurimit nga Institucionet, Agron Tufa në Kuvend: Po mbrohen haptazi me arrogancë

Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit gjatë paraqitjes së raportit vjetor në Parlament ka kritikuar krerët e institucionet shqiptare se nuk kanë marrë masa për të larguar ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit nga postet drejtuese.

Sipas Tufës, ish-oficerëve të Sigurimit po u krijohet mbrojtje dhe po u lejohet të mbajnë postet drejtuese në administratën shtetërore.

Sipas drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, institucionet shtetërore nuk denjojnë të kthejnë përgjigje për ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe për përputhshmërinë e diplomave që mbajnë postet drejtuese.

Për Agron Tugën për këto ish-oficerë kërkoi të ndiqet shembulli i Gjermanisë.

Mënjanimi i ish-oficerëve të Sigurimit të shtetit të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike.

Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e institucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t’i binden ligjit për informimin, duke shkelur kështu çdo të drejtë Kushtetuese mbi informimin.

Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi, e madje me arrogancë ish oficerët e sigurimit në poste drejtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucionet e shtetit tonë demokratik, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome.

Në mënyrë të ngjashme ka vepruar Gjermania e cila e ka bërë fakt këtë edhe pa ligj lustracioni, duke mos i njohur diplomat e kësaj kategoria dhe praninë e tyre në administratë”, tha Agron Tufa në Parlament.

Një ditë pas letrës publike të Edi Ramës, sot në selinë blu Basha mbledh aleatët

Një ditë pas letrës publike të dërguar nga Edi Rama drejtuar kreut të PD, ku i kërkon dialog pa kushte, ky i fundit sot ka lajmëruar se në orën 10:30 do të ketë një takim me aleatët në selinë blu.

Lulzim Basha dhe aleatët, sipas informacioneve të para, thuhet se do të diskutojnë për aksionin e mëtejshëm opozitar.

 

Ditën e djeshme Basha i është përgjigjur letrës së Ramës, duke u shprehur se nuk ka negociata me atë kryeministër.

Eurostat: Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë nga emigracioni në rajon

Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por  në Shqipëri kjo tendencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinjë.

 

Për më tepër dëshira për të ikur është ringjallur dukshëm vitet e fundit, siç tregojnë dhe kërkesat e larta për azil, ku Shqipëria në vitin 2018 ishte e para në botë për numrin e popullsisë (6.6 aplikime për 1,000 banorë, dhe e dyta pas nesh është janë gjeorgjianët, me 4.6 aplikime për 1000 banorë, të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime).

Në total nga viti 2001, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, sipas të dhënave të mëparshme të Eurostat.

Kjo mani për të ikur po reflektohet dhe në shifrat e popullsisë.

Të dhënat e fundit të Eurostat për vendet potenciale kandidate për në Bashkimin Europian tregojnë se Shqipëria ka shënuar tkurrjen më të madhe të popullsisë nga migracioni neto në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, për të dy vitet që janë marrë referencë, si në 2007 ashtu dhe në 2017, teksa më shumë persona ikin, sesa kthehen .

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Malin e Zi është një nga tre vendet që raporton normë negative të migracionit netor për vitin 2017, por Eurostat thekson se kjo tendencë është shumë më e lartë në Shqipëri, me një migracion netor prej −5.2 për 1 000 banorë, e ndjekur nga Kosova me rreth -3 për 1000 banorë dhe Mali i Zi me më pak se -2 (shih grafikun).

Për Turqinë norma neto e migracionit ishte pozitive (1.6 për 1.000 banorë),  ndërsa për Maqedoninë, Bosnjën dhe Serbinë, flukset migratore pothuajse nuk kanë ndryshuar.

Në kahun tjetër, Shqipëria vijon të ketë një shtesë natyrore pozitive, ndonëse minimale, me lindjetqë i kalojnë vdekjet dhe norma natyrore e ndryshimit të popullsisë ishte rreth 3 për 1,000 banorë.

Shtesa natyrore e popullsisë është veçanërisht e lartë në Kosovë dhe Turqi, ku norma natyrore e ndryshimit të popullsisë ishte 11.4 për 1 000 banorë në Kosovë dhe 10.8 për 1 000 banorë në Turqi. Në kontrast, vdekjet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi i kalojnë lindjet dhe si rrjedhojë shtesa natyrore e popullsisë ra me 2.0 për 1 000 banorë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me 5.5 për 1 000 banorë në Serbi.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një normë bruto të lindjeve prej 10.7 për 1,000 banorë, duke u renditur e katërta pas Kosovës (16.8), Turqisë (16.1), Malit të Zi (11.9), ndërsa në fund renditet Bosnja (8.3).

Për vdekjet kryeson Serbia me 14.8 vjekje për 1,000 banorë, ndërsa Shqipëria renditet e katërta, pas Malit të Zi (10.5), Bosnjës (10.4), Maqedonisë së Veriut (9.8). Norma më e ulët e vdekjeve është në Kosovë (5.4).

Serbia ka dhe popullsinë më të plakur, me 20% të saj që është mbi 65 vjeç, por ky tregues mbetet i lartë dhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi me rreth 15.16%. Më e ulëta, pesha e popullsisë mbi 65 vjeç është në Kosovë dhe Turqi, me rreth 10%.

Turqia dhe Kosova kanë dhe popullsinë më të re, me 23-25% të saj që e zënë të rinjtë nën 15 vjeç, ndërsa në Shqipëri, pesha e atyre që janë nën 15 vjeç ishte rreth 185 në 2017-n. Monitor

Rumani, humb jetën oficeri shqiptar i SELEC dhe gruaja e tij

Një oficer i Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore ka humbur jetën sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Oficeri, Ervin Dervina 41 vjeç mësohet se ka humbur jetën së bashku me bashkëshorten e tij, një shtetase rumune.

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”-njofton policia.

“Vetëvendosje” nis aktivitetin në Tiranë, mes 600 të ftuarve edhe Majko

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri shënoi çeljen e veprimtarisë së saj. ishin rreth 600 persona ata që morën pjesë në takin e parë. Drejtori i Qendrës në Shqipëri, Boiken Abazi shpjegoi pse kjo shtrirje nga Prishtian në Tiranë dhe synimin e kësaj organizate.

Sot, pas gati 30 vitesh prej ndryshimit të regjimit, e kanë kuptuar të gjithë se ky nuk është tranzicion. Ky është vetë sistemi. Ekonominë e ka lënë pa prodhim, bujqësinë pa mbrojtje nga tregtia e pandershme, mbrojtjen e vendit pa ushtri me armatim bashkëkohor, dijen e ka lënë në mëshirën e fatit, ndërsa shëndetin publik në ligjet e pamëshirshme të tregut.

Ky sistem është edhe më brutal nëse je grua, fëmijë apo i moshuar. Edhe më keq nëse je nga periferia. Produkti me rendimentin më të lartë i këtij sistemi janë të përjashtuarit. Eksporti më i madh i këtij sistemi janë vetë shqiptarët. Sigurisht që zgjidhjet nuk arrihen lehtë, por ato janë këtu mes nesh, dhe presin. Presin që ne t’i njohim e t’i marrim përsipër. Presin angazhimin tonë, përkushtimin tonë, sakrificat tona, organizimin që i nxjerr ato në dritë e që i sjell ato në jetë. Ky organizim tashmë ka nisur…” – tha Abazi.

Çeljen e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, e përshëndeti edhe Albin Kurti që vuri theksin te bashkimi kombëtar.

Bashkimi ynë kombëtar dhe Bashkimi Evropian as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe as nuk e pengojnë njëra-tjetrën. Është gabim të përdoret bashkimi kombëtar për ta frikësuar Bashkimin Evropian. Mënyra e tillë na lë edhe pa bashkim kombëtar, edhe pa Bashkim Evropian. E neve na nevojiten të dyja, pra, edhe bashkimi kombëtar, edhe Bashkimi Evropian.

Shqiptarët janë fuqi rajonale. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt, ashtu qysh po e pranojnë fqinjët tanë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi kombëtar i shqiptarëve, në Ballkan, bëhen paralelisht me krijimin e aleancës ballkanike Shqipëri-Kosovë-Kroaci-Bullgari, plus Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi zyrtar, ku shqiptarët duhet të prijnë” – tha Kurti.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe anëtarë kryesie, deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes nga Kosova, ndërsa nga Shqipëria mori pjesë ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Pjesëmarrësit përfshinë gjithashtu gazetarë e pjesëtarë të shoqërisë civile, bashkë me qindra anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes në Shqipëri.

Kënga “Prag” e kantautorit Bashkim Rodoni dhe interpretimi i prozës migjeniane “Idhuj pa krena”, prej regjisores dhe aktores së mirënjohur, Ema Andrea, ishin urimi special për këtë datë të rëndësishme.

Momenti kur Shefqet Kabashi përplaset me zyrtarët e burgut në Dubravë

Krerët e institucioneve, Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtarë tjerë të PDK’së si Hajredin Kuçi e Nait Hasani, sot u përballën me një situatë jo fort të këndshme, kur një nga ish-të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi, doli para tyre dhe iu tha se nuk e meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim, raporton T7.

Derisa, Shefqet Kabashi po fliste, moderatorja e programit po mundohej të mbante nën kontroll situatë. Ish-ushtari i UCK-së, iu drejtua disa të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçin dhe Nait Hasanin, të cilët, sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

“Marre duhet me ju ardhë, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qiky Kuçi e qiky Njazia e qiky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë… Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ishte i pari i cili tentoi ta pengojë Kabashin, madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.

“Ka kush vendos rend këtu, nëse nuk tërhiqesh me forcë të largoj, hiqe këndej qiteni jashtë”, tha ai.

E duke u larguar nga ambientet e burgut të Dubravës, Kabashi i shoqëruar nga policët me zë të lartë thoshte se “ju na keni bërë më zi se serbët”.

“Unë ha shqip, ju na keni bë ma zi se shkijet”, tha Kabashi.

I pranishëm në këtë manifestim ku po përkujtoheshin të rënët e masakrës në burgun e Dubravës ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shumë të mbijetuar të kësaj masakre, të cilët kërkuan që ata që e kryen këtë krimi të dënohet pasi autorët e kësaj masakra thanë se dihen.

Në masakrën e Dubravës, nga data 19 maj e deri 24 maj 1999, u vranë mbi 160 të burgosur, ndërsa masakrës i mbijetuan mbi 300 të tjerë.

Ndryshe, Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

“Mbyllet përfundimisht Gjykata e Lartë”- Ish-ministri i Drejtësisë jep alarmin

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shkruan se që prej ditës së sotme, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate të Lartë, duke shtuar se drejtësia në vendin tonë ka hyrë në kolaps total.

 

Sipas tij, janë rreth 40 mijë dosje që presin të shqyrtohen në këtë gjykatë, duke nënvizuar se deri në fund të vitit, numri i tyre do të shkojë deri në 60 mijë.

Juristi Halimi shkruan se një qytetar apo një biznes do t’i duhet të presë deri në 8 vite për të shqyrtuar dosjen në këtë gjykatë.

Reagimi i plotë:  

Nga sot Shqipëria i vetmi vend ne Evropë pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte.

Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit te Gjykates se Larte Edmond Islamaj (te cilin e njohin te gjithë si një gjyqtar korrekt) ka si qellim te vetëm mbylljen përfundimtare te Gjykatës së Lartë.

Nga sot Shqipëria është jo vetëm pa Gjykate Kushtetuese por dhe pa Gjykate te Larte. Nga sot nuk mund te shqyrtohet ASNJE nga 40.000 dosjet qe prisnin ne rradhe dhe drejtësia përfundimisht është futur ne kolaps total. Ate qe Komisioni i Venecias thoshte ne dhjetor 2015 po dalin çdo dite.

Dhe ne këtë pike ata qe vuajne nga mungesa e ekzistencës se një sistemi gjyqësor normal hierarkik jane padyshim qytetaret e thjeshte dhe po aq shume biznesi. Sikur Gjykata e Lartë te krijohet ne fund te vitit kur te jene me shume se 60.000 dosje, çdo qytetari dhe cdo kompanie do ti duhej te pakten 7-8 vjet pritje për t’i ardhur radha.

#sundimiiligjit#neudhekryq

Krimet e rënda burgosin një tjetër anëtar të bandës së Avdylajve

Gjykata ka lënë në burg Mario Zeqirin, 36 vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme nga policia gjatë vijimit të Operacionit “Vol-vo 4” i nisur që në dimrin e vitit të kaluar ku u goditën 4 grupe kriminale.

Mario Zeqiri ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kirminal të Avdylajve në Shijak

Njoftimi i policisë mbi arrestimin e Zeqirit

Operacioni policor i koduar “Vol-Vo 4” . Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vol-Vo 4” dhe konkretisht shtetasin:

• Mario Zeqiri 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

Mario Zeqiri ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.