VOAL

VOAL

Artan Fuga i përgjigjet Henri Çilit: Je njeri i neveritur dhe gënjeshtar. Unë 500 mijë euro s’i kam parë, po ti ke marrë urdhër të më sulmosh Nga Artan Fuga

March 11, 2017

Komentet

Qeveria jep 1 mln euro për faqen e propagandës së Edi Ramës

Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama shfaqet çdo ditë në media, madje edhe ditë të shtunë dhe të diel. Kryeministria dhe ministritë e linjës kanë një koordinim për ta nxjerrë Ramën “në krye të punëve”, por edhe në rolin e gazetarit në fundjavë, ku organizon edhe pod-castin.

Zyrat e shtypit janë fuqizuar kohët e fundit, ku secila ministri, drejtori apo bashki ka një staf që do ta kishin zili edhe redaksitë e informacionit në mediat kryesore. Institucionet kanë krijuar një “rrjet”, ku zëdhënësit e drejtorive “raportojnë” te zëdhënësi i ministrisë.

Ky i fundit “raporton” te Agjencia e Mediave dhe Informimit, apo siç njihet ndryshe edhe “Ministria e Propagandës”. Por, të gjitha “falen” te zëdhënësi i Ramës, i cili ka një kontroll absolut në të gjitha institucionet e tjera. Por, ky “rrjet” ka edhe kostot përkatëse. Pa llogaritur pagat, shpërblimet, dietat, pajisjet e punës e gjithçka tjetër, qeveria shpeshherë shpenzon qindra milionë lekë për propagandën.

Image

Dokumenti i mësipërm është tenderi i shpallur nga AKSHI. Objekti i procedurës është “mirëmbajtja e web-siteve të Kryeministrisë, Ministrive dhe Përfaqësive Diplomatike”, me fondet e Buxhetit. Fondi i gjithë kësaj procedure është plot 77.999.197 lekë pa TVSH. Me TVSH shuma shkon në afër 1 milionë euro. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 24 muaj shërbim mirëmbajtje, teksa ofertat do të dorëzohen deri më datë 24 prill 2024.

“Qëllimi i këtij projekti është mirëmbajtja dhe përmirësimi i faqeve web-eve zyrtare përfaqësuese të kryeministrisë, ministrive dhe faqeve web të përfaqësive tona diplomatike” shkruan drejtoresha Mirlinda Karçanaj, e cila tenderon çdo javë miliona euro. Ajo thotë se objekti është që të mirëmbahen në çdo komponent, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës pa ndërprerje në të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara nga to.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit shkruan se kërkon përmirësimet e faqeve të internetit. “Faqet e web-it të ministrive të linjës dhe ajo e kryeministrisë janë të ngritura respektivisht në 32 makina virtuale, mbi të cilat aplikohen politika shumë strikte sigurie.

Burimet hostuese janë përcaktuar në mënyrë që të përballojnë ç’do lloj fluksi vizitash që këto faqe kanë e mund të kenë në të ardhmen” thuhet në dokumente.

Sipas tyre, të gjitha faqet web të ministrive si dhe ajo e kryeministrisë janë ngritur mbi një sistem të menaxhimit të informacionit dhe se çdo ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes nuk duhet të cënojë strukturën.

Serbia po kultivon politika të një kulture neveritëse militariste, që po prodhon psikozë lufte në Ballkan- Nga SKËNDER MULLIQI

Serbia e Vuqiqit , sikur politikat e më parshme , kan futur në shërbim gjithë makinerinë propagandistike , si urrejte patologjike ndaj çdo gjëje shqiptare.Vuqiqi shqiptarët i konsederon armiqë të përjetshem.Është trishtuese dhe e quditshme për këtë shekull së serbët janë orjentuar të zhvillojnë politika të një kulture autoritare, mizogjene, të neveritshme militariste, dhe e gjithë kjo në shërbim të tendencës për të prodhuar psikozë lufte në Ballkan.Serbia jo që i ka harruar viktimat e saja të luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, por ajo pikërishtë po e mbeshtët politikën e saj për viktima të reja .Vuqiq viktimat i ka ndarë sipas përkatësisë etnike.Ata janë shqiptarët, të cilët serbet historikisht i kan shëndrruar dhe konsideruar viktima të nacionalizmit të tyre serbomadh.Hapën shumë varre masive gjithandej në Bosnje dhe në Kosovë, madje varre u gjenden edhe nën kishat ortodokse serbe.Kisha serbe siq e kam thënë shpesh në shkrimet e mia, e ushqyen dhe nxitë nacionalizmin, nxitën luftën dhe viktimat e saja.E kaluara e saj është e ërrët siq edhe ka mbetur edhe në këtë fillim shekull.Ne vend të tolerancës fetare , po kultivojnë urrejtën, po kultivojnë propagandën nacionaliste brutale si në vitet 1990.Të gjithë popujte demokratike ne Evrope dënojnë krime të tilla brutale , të shkaktuara nga regjimi i kriminal i Millosheviqit, ku edhe presidenti serbe Vuqiq, ishte pjesë e saj.Këta këto përvjetore të vuajtjeve të shqiptarëve dhe mysilimave në Bosnje, po i shohin më përbuzje.Ata po i glorifikojnë të gjitha formacionet e tyre ushtarake dhe kriminelëve të tyre.Rrallë kush sot në Serbi i përmend këto viktima te luftës, e askush nuk i përmend kriminelet e tyre.Tani imagjinoni sa shumë propagandohet në fjalimet e përfaqësuesve politikë dhe përfaqësueseve fetar në ceremonitë e ndryshme.Po shohim retorikën e qartë nacionaliste luftënxitëse edhe të lidërve fetar serbë që ti motivojnë gjenaratet e reja për konflikte të reja më shqiptarët.Dhe, këta janë serbet, mëndoj këtu shumica , më të cilët po insiston Evropa që të arrihet paqja e përhershme në rajon.Me duket së është mashtrim i madh të mendohët së më garniturën kompletë politike të kohës së Millosheviqit, mund të bisedohet për qfardo paqe.Kjo i ngjanë thënjës së të bisedojmë qka bisedojmë e livadhi na takon neve.Më këtë platformë të nacionalizmit serbomadh Vuqiqi është edhe duke i zhvilluar bisedimet më palën e Kosovës.Dhe, natyrishtë së një platformë të të tillë shoviniste e pushtuese , nuk do ta pranojnë ti të nënshtrohen kurrë shqiptarët dhe Albin Kurti si përfaqësues i yni në këto bisedime tashme të cilat po duken apsurde.Shiptarët askujt spo i bëjën sherr në rajon, po mbrojnë idenjtitetin kommbëtar dhe shtetin e ri të Kosovës.Ëështë e nevojshme ti jepet fund propagandës së përgjakshme nacionaliste, që mos të l;ejohet të përseritët e njejta fatkeqësi në Ballkan, që shumë po e deshirojnë Putin dhe Vuqiq.Tu prehet rruga këtyre terroristëve edhe më forcë nese është e nevojshme nga Evropa dhe Amerika, në tentimin për realizimin e ideve megallomane fashiste për“botën serbe’dhe për “botën ruse”.

Albin Kurti: Më 27 dhe 28 mars 1989, policia e Serbisë vrau 25 dhe plagosi 603 demonstrues paqësorë

Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.
Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike.
Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri!

Lufta hibride: Gjermania përgatitet kundër ndikimit rus në prag të zgjedhjeve europiane

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser paralajmëroi për përpjekjet e reja të Moskës për të ndikuar në opinionin publik. Çfare do te thotë ky paralajmërim?

Nga Deutsche Welle

Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, propagandë dhe taktika të tjera për të ndikuar në opinionin publik në Gjermaniështë real dhe është në rritje, thotë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. “Rreziqet kanë arritur një nivel të ri”, tha Nancy Faeser për gazetën Süddeutsche Zeitung.

Paralajmërimi i saj vjen në kohën kur Gjermania përgatitet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor dhe për zgjedhjet në tri lande të Gjermanisë në shtator. Ekziston shqetësimi në rritje se Moska do të përpiqet të fitojë mbështetje për partitë pro-ruse si Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gjermania ka qenë prej kohësh një objektiv i operacioneve të ndikimit rus. Që nga fillimi i pushtimit të përgjithshëm të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, shumë prej këtyre operacioneve kanë synuar minimin e mbështetjes për Ukrainën. “Tani bëhet fjalë për të treguar vendosmërinë dhe forcën përballë kësaj dhe ekspozimin se si vepron pala tjetër”, tha Rüdiger von Fritsch, një ish-ambasador gjerman në Moskë dhe ish-zëvendës president i BND, shërbimi i inteligjencës së jashtme gjermane.

Çfarë është lufta hibride?

Termi “luftë hibride” përshkruan një strategji komplekse që kombinon mjetet ushtarake me metoda jokonvencionale, duke filluar nga rritja e presionit ekonomik deri te përhapja e propagandës. Nuk është një fenomen i ri. Për shekuj me radhë, vendet kanë përdorur mjete joushtarake për të ndikuar në opinionin publik jashtë vendit.

Por gjatë dy dekadave të fundit, rritja e internetit dhe rrjeteve sociale u ka dhënë atyre një arsenal krejtësisht të ri armësh në internet: në ato që njihen si operacione “hack-and-leak”, hakerët fitojnë akses në informacione të ndjeshme ose konfidenciale dhe më pas e lëshojnë atë në mënyrë strategjike për publikun. Sulmet kibernetike mund të përdoren gjithashtu për të rrëzuar infrastrukturën kritike të një vendi, duke përfshirë makinat dhe softuerin e përdorur në zgjedhje. Në të njëjtën kohë, platformat e mediave sociale përdoren për të përhapur informacione të fabrikuara ose të gabuara. “Bota digjitale është një ëndërr e realizuar për shërbimet e inteligjencës”, tha von Fritsch për DW.

Si funksionon kjo luftë?

Lufta hibride shpesh përshkruhet si një formë e “luftës hije” që zhvillohet jashtë syve të publikut dhe nuk shpallet kurrë zyrtarisht. “Koncepti i luftës hibride është se në fillim nuk e vëreni se po ndodh,” tha për DW, Leslie Schübel, një eksperte për Rusinë në Fondacionin Körber me qendër në Hamburg.

Në janar, qeveria gjermane tha se kishte zbuluar një fushatë të koordinuar disinformimi rus në Platformën X, dikur Twitter. Gjatë kësaj fushate janë shpërndarë më shumë se një milion mesazhe përmes profileve të rreme, duke nxitur histori të rreme ose mashtruese, të tilla si ajo, se ndihma për Ukrainën e shkatërruar nga lufta po neglizhonte nevojat e qytetarëve të Gjermanisë.

Duke përhapur mesazhe të tilla në një numër të madh platformash online, Rusia dëshiron të realizojë synimet e saja dhe të nxisë një ndjenjë legjitimiteti rus. Qëllimi, thonë ekspertët, është thellimi i përçarjeve në rrjetet sociale, nxitja e zemërimit dhe mbjellja e mosbesimit në proceset demokratike dhe mediat. “Për Rusinë, përhapja e dyshimit është tashmë një sukses,” thotë Schübel.

Efektet e fushatës

Ndërsa shumica e formave të luftës hibride mbeten në hije, disa operacione bëhen publike qëllimisht. Në fillim të marsit, kreu i televizionit shtetëror rus RT publikoi një bisedë konfidenciale midis zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë. Afera turpëroi ushtrinë gjermane dhe shkaktoi bujë diplomatike. “Por kjo çështje i shërben edhe Putinit,” thotë Maria Sannikova-Franck, e cila drejton programin e Rusisë në qendrën e mendimit të Berlinit, Zentrum Liberale Moderne.

Në një bisedë të përgjuar mes oficerëve gjermanë, zyrtarët mund të dëgjoheshin duke diskutuar skenarë të mundshëm të një lufte në Ukrainë. Pas publikimit të bisedës, media ruse pretendoi se kaseta zbuloi se ushtria gjermane kishte diskutuar plane të rëndësishme dhe specifike për të sulmuar territorin rus.

“Imazhi që ai (Putini) dëshiron të krijojë është se Gjermania dhe Perëndimi kërcënojnë Rusinë dhe se ai e ka zbuluar me sukses këtë kërcënim”, tha Sannikova-Franck për DW. “Ajo largoi me sukses edhe vëmendjen nga vdekja dhe varrimi i liderit opozitar Alexei Navalny,” thotë Sannikova-Franck.

Navalny, i cili ishte një nga kundërshtarët më të hapur të Putinit në Rusi, vdiq në mes të shkurtit në moshën 47-vjeçare në një burg. Ai u varros më 1 mars, në të njëjtën ditë kur u publikua biseda e përgjuar e oficerëve gjermanë.

Si të luftoni kundër luftës hibride

Përballimi i luftës hibride kërkon një qasje të shumëanshme, bien dakord ekspertët. Vendet duhet të sigurojnë që infrastruktura e tyre kritike, përfshirë teknologjinë e votimit, të jetë e mbrojtur në mënyrë adekuate kundër sulmeve kibernetike. Ekspertët nënvizojnë rëndësinë e informimit të qytetarëve për taktikat e dezinformimit dhe se si çdo informacion që ata hasin në internet mund të dizajnohet qëllimisht për t’i mashtruar dhe manipuluar ata.

“Është e rëndësishme të zbulohen mekanizmat e kësaj propagande – si funksionon, si ndikon tek ne, si ndikon në opinionin”, thotë Sannikova-Franck.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Jemi tmerruar nga sjellja e Ramës ndaj Ambrozia Metës

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një nga organizatat më të rëndësishme për mbrojtjen e gazetarëve, me qendër në Nju Jork, doli me një deklaratë zyrtare për dhunën e ushtruar nga kryeministri Edi Rama ndaj gazetares së SYRI TV, Ambrozia Meta.

“Kryeministri shqiptar akuzohet se ka tentuar të intimidojë gazetaren Ambrozia Meta,” thuhet në deklaratën e CPJ.

DEKLARATA E PLOTË

Zyrtarët e qeverisë shqiptare duhet të ndalojnë së minuari lirinë e shtypit duke përdorur gjuhë abuzive dhe sjellje frikësuese ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje kritike, tha të mërkurën Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Deklarata e CPJ-së vjen pas një shkëmbimi të dokumentuar në video dhe raporte mediatike mes gazetares Ambrozia Meta dhe kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp më 19 mars në kryeqytetin Tiranë. Meta, një reportere për kanalin privat të lajmeve Syri TV, i tha CPJ se kryeministri e kishte bërë të ndihej “keq” dhe “të intimiduar” kur ai e preku faqen e saj teksa dilte nga konferenca. “Unë reagova instinktivisht, duke i kërkuar që të mos më prekte më,” tha ajo.

Meta e kishte pyetur Ramën për një projekt të diskutueshëm investimi për turizmin luksoz në zonën e mbrojtur mjedisore të ishullit shqiptar të Sazanit, i cili thuhet se është i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Grupi i avokimit të medias në Ballkan, Safejournalists.net e përshkroi incidentin si “pjesë e një modeli shqetësues ku kryeministri Rama ka shfaqur përbuzje ndaj gazetarëve, veçanërisht grave, të cilat parashtrojnë pyetje sfiduese”.

Meta i tha CPJ-së se gjatë konferencës për shtyp, ajo bëri disa pyetje në lidhje me projektin, të cilave Rama nuk iu përgjigj dhe përkundrazi i quajti “argumentet e saj injorante” dhe tha se ishte “një gazetare pa etikë, pa edukatë”. Gazetarja i tha CPJ se “sjellja e Ramës me gazetarët është arrogante, tregon mungesë respekti” dhe se incidenti e rëndon mendërisht, duke e bërë të ndihet e nënçmuar. Ajo shtoi se nuk e priste reagimin e publikut nga ngjarja dhe se Rama do të vazhdonte sulmet verbale ndaj saj.

Rama refuzoi thirrjet për të kërkuar falje, duke thënë se regjistrimi i videos ishte “keqinterpretuar”. Ai e përshkroi lëvizjen e dorës së tij si “një gjest krejtësisht të pafajshëm” dhe vetëm “një përkëdhelje miqësore mbi supe pas një bisede normale me shtypin, ku të gjitha pyetjet u përgjigjën” në dy postime në X, i njohur më parë si Twitter. Pyetjet e CPJ-së me email në departamentin e shtypit të Ramës nuk morën asnjë përgjigje.

“Ne jemi të tmerruar nga sjellja intimiduese e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta dhe dënojmë veprimin si pjesë e një tendence më të gjerë të përdorimit të gjuhës abuzive dhe sjelljes frikësuese nga ana e zyrtarëve shqiptarë ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje kritike,” tha Attila Mong, përfaqësuesi i CPJ për Evropën.  “Politikanët dhe zyrtarët publikë shqiptarë, përfshirë Ramën, duhet të dinë se veprime të tilla mund të minojnë lirinë e shtypit dhe të legjitimojnë akte të mëtejshme agresioni kundër shtypit.”

Në mars 2022, Rama i tha Metës gjatë një konference për shtyp se ajo kishte nevojë për “riedukim” dhe e ndaloi atë nga konferencat e tij për shtyp për 60 ditë pasi ajo bëri pyetje në lidhje me korrupsionin e dyshuar të politikanëve të Partisë Socialiste.

Në korrik 2022, Rama thuhet se i tha Klevin Mukës, një reporter i kanalit privat të lajmeve A2 CNN TV, se ai u soll në mënyrë joetike, duhej të dërgohej për “riedukim” dhe e ndaloi të merrte pjesë në konferencat e shtypit të qeverisë për tre muaj pasi ai kërkoi pyetje kritike, sipas Safejournalists.net.

Zyrtarët publikë shqiptarë, përfshirë Ramën, janë dokumentuar rregullisht duke përdorur gjuhë që nënvlerëson gazetarët kritikë, sipas një raporti pas një misioni të përbashkët për lirinë e shtypit në vitin 2019 me CPJ dhe gjashtë organizata të tjera ndërkombëtare për lirinë e shtypit.

Gazetarët kundër Ramës- BIRN: Protesta mori shkas nga intimidimi i Ambrozia Metës nga Rama

Gazetarët protestuan të mërkurën para kryeministrisë duke argumentuar se sulmet verbale kundër gazetarëve kritikë apo prekja me duar nga kryeministri i një gazetareje, janë vetëm ana e dukshme e një politike mbytëse të lirisë së shprehjes ndjekur nga kryeministri.

Nga Gjergj Erebara-BIRN

Një pjesë e gazetarëve protestuan të mërkurën në Tiranë duke vënë në dukje tkurrjen dramatike të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim në Shqipëri ndërsa në mënyrë domethënëse, protesta e tyre kaloi e paraportuar nga pjesa dërrmuese e medias tradicionale, e cila është e tkurrur aktualisht në pak televizione dhe pothuajse aspak gazeta.

Gazetarja Aurora Velaj theksoi në fjalën e saj historikun e gjatë antimedia dhe antiliri të kryeministrit Rama, duke renditur nismat e shumta ligjore që synuan të shtypin lirinë e shprehjes si dhe praktikat kontroverse të përqendrimit të komunikimit qeveritar në një zyrë të vetme, të njohur si Agjencia për Media dhe Informim apo praktikën e shumëkritikuar të përgatitjes nga zyrat e shtypit të materialeve propagandistike të gatshme, të cilat më pas transmetohen si ‘lajme të pavarura’ nga televizionet.

Sipas Velajt, gazetarët, në mënyrë që të informojnë qytetarët sipas standardeve minimale të raportimit korrekt dhe cilësor të ngjarjeve, duhet fillimisht të kapërcejnë cenzurën dhe presionin që ushtrohet brenda redaksive për të mos shkelur interesat e qeverisë dhe pastaj duhet të përballen me dyert e mbyllura të institucioneve, të cilat nuk lejohet t’i përgjigjen pyetjeve përveçse me autorizim nga Agjencia për Media dhe Informim.

Gazetarja Ola Xama, e cila së fundmi është përballur me një fushatë shpifjeje nga media proqeveritare, tregoi se si në punën e përditshme të gazetarëve, praktika e zakonshme e marrjes së opinionit të një pale në një lajm, pasohet, në rastet kur pala qëllon të jetë një zyrtar qeverie, me një telefonatë të dytë nga pronari i medias që urdhëron vrasjen e lajmit. Xama ironikisht i sugjeroi kryeministrit që, në kuadër të nismave të tij ligjore, të hartojë një ligj përmes të cilit, temat e lajmeve, apo të emisioneve të debateve, të përcaktohen nga Agjencia për Media dhe Informim në mënyrë që gazetarët të mos lodhen më duke u marrë me lajme që cenzurohen nga mediat që kanë interesa të ngushta ekonomike me qeverinë.

Protesta mori shkas nga prekja me dorë që kryeministri Edi Rama i bëri gazetares Ambrozia Meta, ndërsa kjo e fundit po i bënte pyetje mbi aferën e dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump me projektin për ndërtime në Sazan dhe në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, një aferë që sipas the New York Times, ngjan si një pazar korruptiv në të cilin, diplomacia amerikane mund të shkëmbehet me parcela tokash publike apo me të mira të tjera materiale të paguara nga taksapaguesit nëpër vende si Shqipëria apo Serbia, në rast se Trump rizgjidhet president në zgjedhjet amerikane nëntorin e ardhshëm.

Rama pretendoi se prekja e tij me duar e gazetares ishte një veprim miqësor pa kurrfarë dashakeqësie. Shumica dërrmuese e aktivistëve të lirisë së medias, në Shqipëri apo nëpër botë, e panë veprimin në fakt si një dhunë me bazë gjinore, në të cilën, detyrimi për t’iu përgjigjur pyetjeve konkrete dhe serioze me interes të lartë publik, zëvendësohet me prekje me duar të gazetares që bën pyetjet.

Qeveria shqiptare duket se kontrollon, në mënyrën më të imtë të imagjinueshme, shumicën dërrmuese të qarkullimit normal të informacionit në një shoqëri demokratike, duke filluar nga kontrolli i aksesit te dokumentet zyrtare dhe duke vijuar me përgatitjen e ‘lajmeve’ propagandistike apo me përdorimin e trysnisë ekonomike mbi pronarët e medias, të cilët kanë interesa jetësore me prokurimet publike apo janë shpallur ‘investitorë strategjikë’, një status i dhënë nga Rama dhe që sjell shpesh tokë falas, përjashtime nga taksat dhe shërbime publike të subvencionuara nga taksapaguesit, të tilla si linja ujësjellësi, infrastrukturë për energji elektrike, rrugë apo kanalizime, shërbime të cilat, për taksapaguesit që i subvencionojnë, shpesh mungojnë apo janë të një cilësie të keqe.

Një gazetar që foli në kushtet e anonimatit shpjegoi mënyrën se si media funksionon në kohën e qeverisjes së Ramës, duke cituar pronarin e televizionit i cili tentoi t’ia vinte në dukje gazetarëve rëndësinë kritike që ka ndjekja e linjës së qeverisë me fjalët: ‘një tender i dhënë nga Rama mjafton për të paguar rrogat tuaja për një vit të tërë.’

KËMBËSOR I URDHËRIT TË GJERGJ KASTRIOTIT- Nga Albert HABAZAJ

Hajde dekorata!…

Hajde dekorata! Dekorata të mira. Dekorata të lira: Hajde Mjeshtër i madh … Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut… Hajde dekorata! Ufff!
Këta titujt e nderit që shpërndahen sot e tash sa vjet, që normalisht duhet të kenë status të lartë vlerësimi e nderimi, jo në pak raste, janë katandisur… më keq sa s’ka ku shkon, se ranë në statusin e ulët të tallavasë. Na gufosin deri në pështirosje, se degraduan në qoka për njerëz të shquar dhe të pashquar. Kemi dëgjuar që tjetri të qeras me një birrë, me një gotë verë, me një teke … raki speciale Skrapari a Përmeti, por qerasjen me dekorata e dëgjuam në kohët e paskomunizmit. Nuk mund të bien në një shkallë kaq të ulët dekoratat si të ishin letra pa vlerë apo strufe të ndryshkura.
Edhe në kohën e Enverit dekoroheshin njerëzit, por ata ishin tepër të veçantë, të zgjedhur e të stërzgjedhur për vlera të vërtetata, për merita të shquara trimërie, për ata që dhanë jetën për liri, duke udhëhequr e duke u bërë frymëzim për të tjerët, po ashtu edhe për ata personalitete që dhanë ndihmesë të çmuar në fushën e ekonomisë, industrisë, për bonifikimin, hidrocentralet, arsimin, letërsinë, artin e kulturën, për ata njerëz që u dalluan për akte të larta sakrifice në pune, ndershmëri, qëndrim të pastër moral e atdhetari të lartë, duke respektuar dhe gjeografinë e gjininë e të vlerësuarve. Dy ishin dekoratat më të rëndësishme: “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.
Medalja “Heroi i Popullit” ishte titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar. Ky titull u krijua më 1945 dhe Kuvendi Popullor e pohoi me një ligj miratuar më 1954 dhe e ripohoi me ligjin nr. 6133 të 12 shkurtit 1980. Gjatë periudhës së Republikës Popullore të Shqipërisë, jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike të PPSH. Ai jepej me motivacionin “Për plotësimin e detyrave me heroizëm të lartë”. Me rënien e sistemit komunist në Shqipëri, ky titull u hoq nga qarkullimi, duke u zëvendësuar nga tituj të tjerë që jepen nga Presidenti i Republikës. Titulli iu është dhënë individëve të ndryshëm për kontributin e tyre gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë.
Ndërsa medalja “Hero i Punës Socialiste” ishte titulli më i lartë në fushën e ndërtimit të socializmit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe u jepej shtetasve, rretheve, qyteteve, fshatrave, organizatave shoqërore, institucioneve, ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, fabrikave, sektorëve, brigadave, njësive, reparteve e nënreparteve ushtarake dhe grupeve të punonjësve për përfundime të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme me rëndësi të madhe për të gjithë vendin, të arritura në sektorin e ekonomisë, të shkencës, kulturës, artit, të revolucionit tekniko-shkencor dhe për veprimtari e merita shumë të shquara në shërbim të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Erdhi demokracia… Në fakt, u klikua për të ardhur dhe në këto vise liria qytetare e demokracisë, por infeksioni tipologjik, e paska lënduar keq këtë frymë të pastrë e të ngrohtë. Nejse… Është temë për tjetër shkrim.
Rikthehemi në situatë, tek objekti i këtij shkrimi. Ligji Nr. 112/2013 për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë, shpallur me dekretin nr. 8092, datë 8.4.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, (dritë i pastë shpirti atje ku prehet!) në Nenin 7 na njeh me 12 llojet e dekoratave dhe titujve të nderit, ku në Pikën 7 na sqaron se Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa me Pikën 8 na bën të ditur se Titulli “Kalorës i urdhërit të flamurit” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar. (E dimë që emri “Skënderbej” nga turqishtja osmane ka kuptimin “Princi Aleksandër”)
Ligji, me nenet dhe pikat e tij është qepur shumë i mirë, korrekt, i duhur, i pranueshëm dhe i respekueshëm nga qytetarët. Por, unë kam dy shqetësime që më duken me vend t’i ndaj me ju: Së pari, propozuesit për dhënien e këtyre dekoratave dhe titujve të nderit, a e kanë të qartë se këto dekorata e tituj jepen me synim shpërblimin e akteve të veçanta, merite apo trimërie ndaj kombit shqiptar apo interesave të tij dhe nuk mund të bëhen qoka me to. Së dyti, ngushtësisht lidhur me shqetësimin e parë, kujt u jepen në fakt këto dekorata e tituj apo dhe medalje, sepse praktikisht vërejmë që kush ka miq “lart” e këput dekoratën. Hopa, hopa!… Po pse kështu është?! Jooo. Po ka ca kritere të qarta e të mirëpërcaktuara, ka ca norma të shkruara dhe të pashkruara, por detyrimisht të zbatueshme, po janë dhe ca kode morale, që i kanë rezistuar kohës e kanë ardhur denjësisht deri më sot, po ka dhe ca standarde për t’u përmbushur që të dekorohesh…
Edhe ndihet vlera e lartë morale e atyre “S” – ve që jepeshin nëpër aksine, hekurudha etj. tek flokëbardhët tanë, që këputen si ata lisat e moçëm nga dimri i jetës. Ato “S” e aksioneve të ndërtimit të vendit, kanë vërtet vlerë më të lartë morale se këto shashkat bombastike.
Kush më bën një listim të plotë të mjeshtrave të mëdhenj apo kalorësve?! Dashtë zoti, mos na dalin më shumë të dekoruar se sa banorë në Shqipëri!…
Atëhere thuesh: e meriton dhe filani, por ndoshta penalizohej edhe nga gjeografia. Por sot…Uff. Boll më! Na gufosën. Ndoshta duhet ringritur në Presidencë një komision për riparjen e procedurave të dekoratëmarrësve dhe një ditë të vihet pika mbi ì.
Po na grinë, ore! Po na grinë fare, o burr’ i dheut! Më keq se Gjergj Kastrioti osmanët, apo siç përdoret në gjuhën e rëndomtë, na grinë si Skënderbeu turqit me këto dekoratat sipërore, sipër ore fare: “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Mesa kemi dëgjuar, vetëm Gjergj Kastrioti dhe ca lartësi kombëtare me tërë mend nuk e kanë marrë dekoratën “Urdhërin e Kalorësit të Skënderbeut”… Lavdi paç, o Gjergj Kastriot, që je i përjetshëm ndër ne, por nuk frymëmerr si ne, sepse, ndoshta pikërisht ti do të na turreshe ne, lameqanëve dekoratadhurues pa motivacion vlerash, më ashpër se hordhive barbare të Sulltan Muratit II.
More, pa dale! O miq! More, po çfarë janë këto dekorata, që na bombardojnë, na çorodisin e na gufosin çastin, ditën, javën, muajin, vitin?! Inflacion dekoratash. Zhvlerësim i tyre aspak i duhur apo i merituar në kohë, në hapësirë dhe burime njerëzore. Dinjiteti kombëtar ka të bëjë tërësinë e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish, të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme zyrtare (me nderin, krenarinë etj.). Dinjiteti kombëtar është vetëdija që ka çdo shqiptar dhe të gjithë së bashku për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten e kombin. Dinjiteti kombëtar është vlera e lartë thelbësore që çmohet e ka peshë specifike për kombin.
Dinjiteti është dekorata më e ndritshme e kombit që mbahet nga njerëzit me botë të madhe, me mendje plotë, me shpirt të madh e zemër të gjerë, nga Gjolekët e Rrapo Hekalët e kohës së sotme, nga Petro Nini Luarasët e Luigj Gurakuqët, apo vijuesit e rrallë të Petrit Radovickës e Farudin Hoxhës, sikurse krenaritë e jashtme shqiptare si Laura Mersini, Mira Murati, Edor Kabashi, që kush t’i kishte në Shqipëri, si thesare të mendimit dhe krenari të brendshme…
Ju kujtoj vetëm 3 vargje nga epika historike e Kapedan Gjolekës për të marrë mesazhin që na vlen: “U trete Gjolek’, u trete, / po sos u trete për vete,/ po të gjithë vilajete”…, apo 3 vargje të tjera kushtuar kapedanit Rrapo Hekali: “Pse lufton a derëzi/ as për mua as për ti/ (ty, shën. im – A. H) po për gjithë Shqipëri”…
Po sot? Këta na i katandisën dekoratat më keq se ato “S”- të që u jepeshin aksionistëve të shumtë në kohën e Shqipërisë socialiste si stimuj moralë, kur shkonin në hekurudha apo aksione të tjera me punë vullnetare. Dhe të rinjtë motivoheshin e frymëzoheshin për të punuar më shumë, më shpejt, më mirë, për të thyer norma e për të tejkaluar planet. Shumë mirë. Por nuk është njësoj një dekoratë me një “S” kauçuke. Ka hierarki vlerash në hapësirë dhe në kohë, në atlasin e fushës ku kontribuon personaliteti i caktuar tej detyrës funksionale për të cilën, është arsimuar dhe paguhet. Sa mirë që jemi njerëz të thjeshtë, që jetojmë me moral të shëndetshëm qytetar, që punojmë me ndershmëri profesionale, që japim ndihmesën tonë jashtë orarit të punës, sado të vockël, por të mirë, të bukur, të dobishme. Sa mirë që nuk jemi mjeshtra apo kalorës!… Ne udhëtojmë në këmbë, jo në kalë…, pa u dukur, pa bërë të ububushmin, me altruizëm e dinjitet, sepse më shumë duam Shqipërinë.
Shqiptarët e qytetëruar, të thjeshtë, të mirë e të vlertë, ata që janë apo ndihen banorë vendës të Shqipërisë ose ata që kanë prejardhjen nga Shqipëria janë denjësisht këmbësorë të Urdhërit të Gjergj Kastriotit.
Turpërohet dhe tiulli nga këta lloj kalorësish që fëlliqin kalërimin e nuk dinë as t’ia mbajnë frerin kalin, jo më të kalërojnë fisnikërisht …

Konceptimi i sotëm i arsimit profesional në vendin tonë është i vjetruar – Nga MYQEREM TAFAJ

Në vazhdën e konferencave të mëdha, sot filloi një konferencë tjetër për arsimin dhe formimin profesional (AFP) me pjesëmarrje edhe ndërkombëtare. Në parantezë, është pozitiv zhvillimi i konferencave të tilla, dhe sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen e arsimit profesional me tregun e punës dhe sipërmarrjen. Duke parë programin e kësaj konference, vihet re që në fillim, edhe problemin kryesor që ka AFP në vendin tonë, kalimi i këtij (nën)sektori kyç si jetim nga një ministri në tjetrën, çka bën që edhe politikat e këtij sektori të mos kenë shkallë të lartë prioritare për ministrat, përballë sektorëve të tjerë me peshë shumë më të madhe që ata mbulojnë. Psh., në rastin e ministrisë së tanishme, ky sektor bëhet inekzistent përballë ekonomisë, kulturës dhe inovacionit që duhet të mbulojë ministri, edhe pse AFP lidhet jo vetëm me këta sektorë, por edhe me çdo sektor tjetër të ekonomisë së vendit. Por, ajo që mua më duket më e rëndësishme është konceptimi i AFP në vendin tonë. Po lexoja fjalën e kryeministrit dhe ai i referohet vetëm arsimit të mesëm profesional (vocational education).

Pra, qeveria vazhdon që të zhvillojë koncepte dhe reforma për arsimin e mesëm profesional dhe jo për Sistemin e Arsimit Profesional. Janë dy koncepte shumë të ndryshme. Në konceptimin e sotëm, Sistemi i Arsimit Profesional është një kolonë më vete e shkollimit parauniversitar (vocational education) dhe të lartë tercial profesional (vocational higher education) dhe ai përfshin nivelet e shkollimit të ulët e të mesëm (vocational education), si edhe atij të lartë profesional (pas të mesëm dhe të lartë profesional – vocational higher education). Ose e thënë më thjesht: arsimin e mesëm 2, 3 dhe 4-vjeçar pas arsimit të detyruar (9- vjeçar), arsimin e lartë jouniversitar 2-vjeçar, bachelorin profesional dhe masterin profesional. Që këtu kuptohet se sa i vjetruar është konceptimi i arsimit profesional në vendin tonë. Kjo duket edhe në aspektin formal të konferencës: aty nuk ishte i ftuar asnjë rektor universiteti, asnjë referim nuk kishte nga universitetet.

Madje, edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit është e ftuar në fund të ditës së dytë të konferencës, pas ministrave të tjerë, edhe pse, nga këndvështrimi i përmbajtjes, edhe arsimimi profesional është një formim arsimor por i orientuar në një profesion (vocation education). Për më tepër, Shqipëria, pas implementimit të Procesit të Bolonjës që filloi në 2003-‘04, e ka formalisht edhe Sistemin e Arsimit Profesional, sepse krahas arsimit të ulët (2-vjeçar ose niveli III i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve KSHK) e të mesëm profesional (3 dhe 4-vjeçar, madje me Maturë profesionale – niveli IV i KSHK), ekzistojnë edhe 3 nivele të arsimit të lartë profesional, përkatësisht: niveli V i KSHK ose arsimi pas i lartë jouniversitar profesional; niveli VI i KSHK ose bachelor me orientim profesional Dual, dhe nivel VII i KSHK ose masteri profesional.

Që këtu, unë mendoj se duhet ndryshuar tërësisht e gjithë qasja dhe duhet rrokur jo vetëm niveli i arsimit të mesëm profesional, por i gjithë Sistemi i Arsimit Profesional ose sistemi i arsimit të mesëm dhe të lartë profesional. Ky konceptim i vjetruar ka bërë që edhe politikat e arsimit profesional të mos jenë bashkëkohore.

Pavarësisht nga propaganda e madhe, në arsimin e mesëm sot studiojnë më pak se 14% e numrit të përgjithshëm të nxënësve të arsimit të mesëm. Sforcimi i bërë për t‘i çuar me detyrim nxënësit nga gjimnazi në shkollat profesionale nuk është zgjidhja, aq më pak një strategji e duhur. E gjithë kjo buron nga një koncept tërësisht i tejkaluar, sipas të cilit “nxënësit që vijojnë arsimin profesional nuk duhet të vijojnë arsimin e lartë”! Kjo është një tezë tashmë e tejkaluar edhe në vendet e origjinës së arsimit profesional, si Gjermania, Zvicra dhe Austria. Politikat e sotme të arsimit profesional kanë ndryshuar tërësisht edhe në këto vende. Nxënësit që vijojnë shkollën profesionale të nivelit IV të KSHK në Gjermani kanë të drejtë të vijojnë arsimin e lartë profesional në nivelet V, VI dhe VII të arsimit të lartë në Shkollat e Larta të Shkencave të Aplikuara (University of Applied Sciences) dhe Shkollat e Larta Duale (Dual Higher Education) ose programet Duale apo te integruara me praktikën.

Madje, studimet e muajve të fundit, pikërisht në Gjermani, evidentojnë se rritja me e madhe e numrit të studentëve u përket shkollave të larta dhe programeve profesionale dhe ato të integruara me praktikën (Duale). Ekspertët e arsimit profesional në Gjermani kanë konstatuar se niveli i arsimit të mesëm profesional pa maturë profesionale, edhe në këtë vend të origjinës së arsimit profesional ka një të ardhme jo të sigurt, sepse ai po ndiqet, ndryshe nga tradita e hershme, nga nxënësit më të dobët. Nxënësit me nivel mesa tar dhe ata me nivel mbimesatar dhe familjet e tyre nuk e preferojnë arsimin profesional. Ky ndryshim radikal i qasjes së shoqërisë ndaj arsimit profesional klasik shoqërohet edhe me rrezikun e destinimit të këtij lloji ose modeli të arsimimit si shkollim për shtresën e varfër, çka do të ishte tërësisht e dëmshme për pozitën dhe shanset e të rinjve të kësaj shtrese në shoqëri.

Ekspertët e arsimit profesional konstatojnë se modeli klasik i arsimit profesional nuk mund të përmbushë aspiratat e të rinjve në këtë shekull për dije dhe karrierë profesionale. Gjithashtu, zhvillimi shumë i shpejtë i teknologjisë në këtë shekull, kërkon një formim më të gjerë dhe me një nivel shumë më të lartë, çka u mundëson të rinjve orientimin dhe riorientimin e shpejtë profesional edhe përmes “Të mësuarit Gjatë Gjithë Jetës” (Lifelong Learning – LLL). Sot nuk duhet të kemi frikë që të rinjtë, që dëshirojnë dhe kanë kapacitetin intelektual të vijojnë të arsimohen, pas nivelit të mesëm profesional, edhe në nivelin e lartë jo universitar dhe universitar profesional (Bachelor dhe Master profesional). Sektorët e ndryshëm të ekonomisë kanë hapësirë dhe kërkojnë kompetenca profesionale në të gjithë nivelet, nga punëtor, punëtor i kualifikuar, teknik i mesëm, teknik i lartë, sepcialsit dhe menaxher. Në këndvështrim e mësipërm për arsimin profesional, unë mendoj se ka ardhur koha për një rikonceptim të zhvillimit dhe modernizimit të të gjithë Sistemit të Arsimit profesional në vendin tonë.

E them këtë, sepse të gjitha nivelet e këtij sistemi kanë probleme të thella dhe kërkojnë një reformim të thellë. Në një shkrim të tillë, nuk është e mundur që të parashtrohen të gjitha problematikat. Më së pari, arsimi i mesëm profesional dhe ai i lartë jouniversitar profesional në vendin tonë konsiderohen sot si shkollime për nxënësit dhe studentët më të dobët që vijnë nga familjet më të varfra. Kriteri i notës 6.5 për pranimin në Bachelor e thelloi akoma më shumë këtë paragjykim dhe ata studentë që ndjekin nivelin e arsimit jouniversitar profesional (V), konsiderohen të rinj me shanse të humbura profesionale. Studentët më të dobët detyrohen të ndjekin masterat profesionalë dhe jo ata që dëshirojnë vetë të zgjedhin profesionin. Orientimi i programeve kah kërkesave të tregut të punës është gjithashtu sfidë e madhe. Ndoshta në arsimin e mesëm profesional, kjo situatë është më e mirë, por orientimi i programeve jouniversitare profesionale, bachelorit dhe masterit profesional ka nevojë urgjente për rishikim.

Akoma shumica e programeve i përkasin periudhës së fillimit të implementimit të Procesit të Bolonjës, pas para 15 – 20 viteve. Sfida tjetër shumë e rëndësishme është formimi shumë i dobët praktik që afrojnë këto programe, çka ul cilësinë e formimit në tërësi dhe vështirëson shumë punësimin e të rinjve. Formimi i pamjaftueshëm praktik buron nga kurrikulat teorike dhe lidhja e dobët e shkollave dhe universiteteve me praktikën, biznesin. Vetëm nga parashtrimi i këtyre problematikave më kryesore të shkollimit kuptohet se sa e domosdoshme është ndërmarrja e një reforme të thellë të gjithë sistemit të arsimit të mesëm dhe të lartë profesional. Sot ka mundësi shumë më të mëdha për të realizuar një reformë të tillë, e cila duhet të jetë pjesë integrale edhe reformimit të arsimit të mesëm dhe të lartë. Vetë qeveria e ka shkruar në Strategjinë e Arsimit 2022-2026 prioritetin e reformimit të arsimit kah kërkesave të tregut të punës. Ajo duhet filluar sa më parë, sidomos në arsimin e lartë.

Universitetet dhe shkollat e larta duhen mbështetur për të kryer një reformim të thellë të ofertës së tyre akademike të vjetruar. Koha kërkon programe më afër tregut të punës, me një formim shumë më solid, jo vetëm teorik, por edhe praktik, çka bën të domosdoshëm një bashkëpunim të ngushtë të shkollave dhe universiteteve me firmat dhe kompanitë. Ky bashkëpunim duhet mbështetur financiarisht nga qeveria. Zhvillimi i programeve të formimit të lidhura ngushtë me praktikën mbështetet me përparësi edhe nga programet e BE. Duke lexuar fjalën e ambasadorit të BE në Tiranë në konferencë, vura re se ai nuk e flet vetëm për arsimin profesional, por për orientimin e arsimit ndaj kërkesave të tregut të punës.

Në përfundim, unë mendoj se është koha për të ndryshuar qasjen dhe konceptimin e arsimit profesional, nga arsimi i mesëm profesional në shkollat e mesme profesione dhe formimi profesional në qendrat e formimit profesional në Sistemin e arsimit të mesëm dhe të lartë profesional. Vetëm një reformë holistike e të gjithë niveleve të këtij sistemi mund t‘u përgjigjet sfidave të sotme dhe të së ardhmes për formimin me nivel të lartë, teorik dhe praktik profesional dhe punësimin e vetëpunësimin sa më të shpejtë të të rinjve pas diplomimit.

Ka ikur koha e “Zanzibarit”!- Nga Florim Zeqa

Ata që janë mësuar për të mos i shkuar deri në fund asnjëherë mandatit politik dhe kushtetues në qeverisjen e vendit, po mundohen me çdo kusht që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe me qeverisjen e Albin Kurtit, i cili nuk e ka asnjë arsye dhe as motiv që ta çoj vendin në zgjedhje të parakohshme.

 

Lutjet e mëkatarëve

 

Opozita me njëqind e njëmijë mëkate, kot i lutet Albin Kurtit që t’ua falë pushtetin, të kota do të jenë edhe lutjet ndaj elektoratit të zhgënjyer për t’i mbështetur, të cilëve, vetëm ikja nga vendi u ka mbetur shpëtim!

Opozita, të vetmën mundësi demokratike dhe ligjore e kanë ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, për të cilën, përveqse nuk i kanë numrat, u mungon edhe bashkrendimi i veprimeve si parti opozitare.

Sa për këtë opozitë të lodht dhe të ç’akorduar, Albin Kurti mund të qeverisë edhe 20 vjet me vendin, po aq sa qeverisën këta me Kosovën, e tek atëherë mund të vihen “pikat e barazimit”, se kush ka qeverisur mirë me vendin e kush jo!

Më lutje qyqare dhe shtirrje atdhetare as nuk mbahet dhe as nuk fitohet pushteti. Janë puna dhe angazhimi i përditshëm në qeverisjen e vendit, përkatësisht politikbërja në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, e cila do të vlerësohet nga ‘barometri’ i popullit në çdo katër vjet në ditën e votimit.

 

Jo Albini, por as Zoti nuk i dëgjon lutjet e opozitës

 

Partitë e sotme opozitare, dikur i bënte bashkë pushteti, sot në opozitë assesi të bashkohen qoftë edhe për një kauzë të vetme. Nuk mund të bëhen bashkë, për faktin se nuk i besojnë njëra-tjetrës. Për shkak se gjersa ishin në pushtet disa herë u tradhtuan mes tyre përmes “Zanzibarit”, me prishje të koalicionit qeverisës brenda natës, duke krijuar kriza artificiale, kauza të rrejshme situata mosbesimi duke mos arritur kështu asnjëherë që ta qojnë deri në fund mandatin kushtetues dhe besimin e popullit.

Partitë opozitare qëllimshëm po mundohen të harrojnë se ka ikur koha e “Zanzibarit” dhe krizave artificiale. Sot e kemi një pozitë të konsoliduar në qeverisjen e vendit me një koordinim të shkëlqyeshëm mes tre institucioneve më të larta në vend, përkatësisht mes Presidentes, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit, të cilët me mirëkuptim dhe mirëbesim mes tyre po i kalojnë të gjitha sfidat dhe pengesat në rrugëtimin jo të lehtë në qeverisjen e vendit.

Po të kisha mundësi, që nesër do ta dërgoja vendin në zgjedhje për të testuar fuqinë politike të pozitës dhe nivelin e opozitës, e cila përveq zhurmës dhe hallakamës në Kuvend, nuk është e zonja për asgjë, madje as të bëjë opozitarizëm të vërtetë.

Shumë shpejtë opozita do ta kthejë Kuvendin në faltore, duke u lutur që Albin Kurti të (vet) dorëhiqet dhe t’ju thotë atyre, merreni pushtetin ja ku e keni! Vështirë të besohet që Albin Kurti i pranon lutjet e opozitës, madje as Zoti nuk ua pranon lutjet e mëkatarëve në ‘Muajin e Ramazanit’.

 

Andaj, i bëjë thirrje opozitës që të bashkrendohen në veprime dhe të bashkohen në një koalicion të madh parazgjedhor për t’u përballur me Albin Kurtin, në të kundërtën i pret i njëjti fat i zgjedhjeve të vitit 2021. Më mirë për opozitën dhe për të gjithë për t’i pritur afatet e rregullta zgjedhore, pasi edhe ashtu ka mbetur më pak se një vit deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.

Benet Beci në vitin 2013 dhe sot – Ilir Meta ironizon Benet Becin : Ka edhe njerëz të sinqertë në këtë botë!

Postimi – Meta ironizon Benet Becin me një video të vitit 2013: Ka edhe njerëz të sinqertë në këtë botë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një video në vitin 2013 ku kryetari aktual i bashkisë Shkodër, Benet Beci në atë kohë simpatizant i flaktë i ish kryeministrit Berisha lavdronte punën e bërë nga qeverisja demokrate dhe mbi të gjitha suksesin ë kishte arritu në shtrimin e të gjithë rrugëve rurale të vendit.

Postimi

 Mirënjohje për ish-Kryeministrin, Sali Berisha për këto mijëra km rrugë të shtruara, që ndihmuan zhvillimin e zonave rurale dhe ndaluan shpopullimin!

Ka edhe njerëz të sinqertë në këtë botë!

 

‘Xhaçka, hajdutja që bëri burrin investitor strategjik duke vjedhur pronat’

“Hajdute e paskrupullt që bëri burrin investitor strategjik”,- kështu e ka quajtur lideri i opozitës, Sali Berisha, ish-ministren Olta Xhaçka, gjatë fjalës së mbajtur pasditen e kësaj të marte në tubimin qytetar poshtë banesës së tij.

Deklaratat Berisha i dha referuar arrestimit të kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goro, i cili akuzohet për tjetërim të pronës në favor të bashkëshortiti të Xhaçkës, Artan Gaçi.

Lidhur me rastin, Berisha shprehet se pas hekurave duhet të ishte edhe Artan Gaçi, i cili është investitori strategjik për ndërtimin e kompleksit turistik në Himarë.

Berisha: “Çdo ditë që kalon, kjo diktaturë e bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen dhe drogën, bëhet edhe më e shëmtuar, edhe më e egër, edhe më e ligë. Çdo shqiptar për interesin e tij më të mirë, për dinjitetin e tij, të shtrojë pyetjen për zhvillimet e fundit.

Si ka mundësi që ish-kryetari i bashkisë Goro burgoset për hotelin e Olta Xhaçkës? Arjan Gaçe Menaxhment Hotel vazhdon funksionon sikur të ishte me kredencialet më të larta. Ndërsa Goro ndodhet në qeli pse firmosi falsifikimet e burrit strategjik të Olta Xhaçkës”.

Lideri i opozitës, u ndal më tej edhe tek legjitimiteti i mandatit të Xhaçkës, teksa u shpreh se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kryeministri Rama kanë bllokuar heqjen e mandatit për ish-ministren, pasi sipas tij Rama është aksioner i Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj për pronën në Himarë.

Berisha: “Olta, prej 10 muajsh, Edi Rama me Lindën e tij në parlament, bllokon heqjen e mandatit të kësaj hajduteje të paskrupullt, që e bëri burrin strategjik duke vjedhur pronat e qytetarëve të Himarës. Por më falni, pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse Edi Rama, kujtoni pak, kur njëlloj siç mbronte Beqën me gërshërët e thyera dhe pincat e thyera, mbronte vjedhjen e Oltës dhe të shoqit, duke u thënë gazetarëve se nuk ka asnjë ankesë për pronat aty, se gjithçka është në përputhje me ligjin.

Kjo se Edi Rama ishte aksioner i Oltës, i Artanit dhe i të gjithë hajdutëve të bregut.A do pranojmë ne mashtrime të tilla? A do pranojmë ne mbrojtjen që i bën Altin Dumani, ky faqezi që nuk ka nder as moral dhe as ligj, që arreston me urdhër dhe është bërë parzmore me grupin e tij kriminal, i krimeve monstruoze të qeverisë”.

Sakaq, kujtojmë se lidhur me tjetërsimin e pronës në Himarë në favor të Artan Gaçit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la ditën e sotme në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Himarës. / Bold News/

Dërgesat e emigrantëve, rekord prej 930 mln eurosh, faktorë: Vala e re e të ikurve dhe rrugët jozyrtare

Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kanë shënuar rritje të ndjeshme në 2023, duke arritur nivelin më të lartë historik, të paktën që prej vitit 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Remitancat, apo dërgesat e emigrantëve arritën në gati 930 milionë euro në 2023, me rritje prej 11.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në krahasim me vitin 2013, kur remitancat kishin hyrë në cikël rënës, fluksi pothuajse është dyfishuar.

Që pas viteve ‘90, prurjet e emigrantëve u bënë një burim i rëndësishëm i hyrjeve valutore në vend, teksa ata që ikën u integruan gradualisht dhe më pas filluan të dërgonin para te të afërmit e tyre që kishin lënë në Shqipëri.

Por pas një apo dy dekadash, lidhjet u shkëputën dhe hyrjet nëpërmjet emigrantëve filluan të binin, një tendencë kjo e njohur ciklike. Kjo sjellje ishte e dukshme sidomos pas vitit 2008, siç shihet dhe nga grafiku.

Rigjallërimi i emigracionit pas vitit 2013 ndikoi dhe në kthimin e ciklit rritës të remitancave. Që nga kjo periudhë, me përjashtim të vitit 2020, prurjet e emigrantëve u zgjeruan fillimisht me ritme njëshifrore, ndërsa vitet e fundit ritmet e rritjes u përshpejtuan.

Operatorët e tregut pohojnë se kjo tendencë lidhet si me efektin pozitiv që ka dhënë te remitancat vala e re e emigracionit në 7-8 vitet e fundit, po dhe flukset e shtuara të konstatuara në treg nga kanalet jo zyrtare.

Të dhëna të tjera të Eurostat bëjnë të ditur se shtimi i flukseve emigratore është reflektuar në rritjen e ndjeshme të lejeve të qëndrimit, që vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë për shtetasit shqiptarë gjatë viteve të fundit.

Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.

Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon.

Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Operatorët e tregut pohojnë se Italia dhe Greqia janë kanalet kryesore nga dërgojnë paratë emigrantët, por vitet e fundit janë shtuar dhe prurjet nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, që janë në linjë me tendencat e reja të emigracionit. Edhe në muajt e parë të këtij viti, tendenca ka vijuar të jetë pozitive./MONITOR


Send this to a friend