VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Artan Fuga: Nuk lejojmë shkrirjen e Akademisë sonë me atë malazeze

By | May 12, 2019

Komentet

Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave, si u shkel ligji. Dalin votat, 17 të paligjshme (EMRAT)

Mes shumë debatesh e kundërshtish, Skënder Gjinushi është votuar në krye të Akademisë së Shkencave. I vetmi kandidat për postin e kryetarit, Gjinushi, mori votën e 35 anëtarëve nga 43 pjesëmarrës në votim.

 

Gjashtë prej tyre vendosën kundër tij, ndërsa dy abstenuan. Që në krye të herës, zgjedhjet janë shoqëruar me polemika pasi projektligji “Për reformën në Akademinë e Shkencave” është ende në proces shqyrtimi nga Kuvendi, ndërsa zgjedhjet u zhvilluan me ligjin e vjetër, të hedhur poshtë nga vetë kreu i qeverisë. Për më tepër, ligji në fuqi nuk njeh votën e akademikëve mbi 75 vjeç.

Sipas të dhënave që disponon gazeta, bëhet fjalë për 15 anëtarë që kanë festuar tashmë 75-vjetorin e lindjes. Gjithashtu, ka edhe një tjetër handikap. Bazuar në nenin 6 të ligjit, sipas të cilit janë zhvilluar zgjedhjet, mandati i një anëtari të Akademisë së Shkencave bie ndesh me funksione drejtuese në parti politike. Këtë të fundit e shkelin dy prej tyre, duke e çuar kështu në 17 numrin e votave të jashtëligjshme.

 

I pari është kryetari i sapozgjedhur Skënder Gjinushi, i njohur prej dekadash si kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe Anastas Angjeli, aktualisht deputet i PS-së. Me pak fjalë, Skënder Gjinushi, zgjedhjen midis Akademisë e Kryesisë së një partie politike duhet ta kishte bërë me kohë.

Një tjetër çudi e kësaj zgjedhjeje është votimi me postë, i paparashikuar në asnjë nen të ligjit për Akademinë e Shkencave. Dje, 11 akademikë, mes të cilëve Ismail Kadare, Anastas Angjeli, Arian Durrësi, Bahri Beci, Jani Thomai, Efigjeni Kongjika, Marenglen Verli, Kosta Barjaba etj., zgjodhën ta jepnin votën e tyre në zarf, përmes postës.

DEBATET

Debati për reformimin e Akademisë së Shkencave në këto dy vite është fokusuar mes platformës së Artan Fugës, mbështetur nga universitetet dhe grupit të Skënder Gjinushit, mbështetur nga një grup deputetësh që mundësuan dërgimin e saj në Kuvend, duke anashkaluar kështu Ministrinë e Arsimit.

 

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën si produkt të politizimit. Fill pas rezultatit të votimeve, Skënder Gjinushi iu përgjigj zërave kundër tij, duke deklaruar se ata që baltosin akademikun, në fakt s’kanë respekt për kërkuesin shkencor. Ai mohoi ndërhyrjet e tij në Akademi në kohën kur ka drejtuar një parti politike, teksa tha se ka ardhur koha të akademizohet politika dhe jo e kundërta.

“Nuk më ka bërë politika akademik, më ka bërë matematika. Dhe gjatë kohës nuk jam përzier në punët e Akademisë, jam përfshirë dy herë para 10 vitesh. Të njëjtën gjë do të bëj edhe sot. Do të ndalim ato tendenca. Ne s’jemi pajtuar, kjo tregon qartë se jemi në pozicionin e duhur. Ne nuk do të politizojmë Akademinë, do të akademizojmë politikën”.

AKADEMIKËT QË VOTUAN

Aurela Anastasi
Anastas Angjeli funk. politik
Kosta Bajraba
Apollon Baçe mbi 75 vjeç
Gudar Beqiraj
Salvator Bushati
Floresha Dado
Albert Doja
Neki Frashëri
Nazmi Gruda
Skënder Gjinushi funk. politik
Jorgaq Kaçani
Adnan Kastrati
Anesti Kondili mbi 75 vjeç
Efgjeni Kongjika
Fatos Kongoli
Rexhep Mejdani
Arben Merkoçi
Beqir Meta
Petraq Petro
Edmond Pinguli
Bashkim Resuli mbi 75 vjeç

Xhevahir Spahiu
Vasil.S Tole
Jani Vangjeli
Merenglen Verli
Floran Vila mbi 75 vjeç
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Arian Durrësi
Ilirian Malollari
Gjovalin Shkurtaj mbi 75 vjeç
Shaban Sinani
Nestor Thereska
Bahri Beci mbi 75 vjeç
Bardhyl Golemi mbi 75 vjeç
Dhimitër Haxhimihali mbi 75 vjeç
Ismail Kadare mbi 75 vjeç
Ethem Likaj mbi 75 vjeç
Luan Omari mbi 75 vjeç
Emin Riza mbi 75 vjeç
Jani Thomai mbi 75 vjeç
Mark Tirta mbi 75 vjeç

Kryetari i Deçanit, i vendosur të mos ia kthejë pronën Manastirit

Taulant Qenaj

Ka tre vjet që Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ditë më parë, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka theksuar se vendimet e Kushtetueses janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen. Përmes një njoftimi, Apostolova ka kërkuar nga institucionet e të gjitha niveleve që ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses dhe të mbështesin sundimin e ligjit.

My statement on the lack of implementation of the 19 May 2016 Constitutional Court ruling on the land dispute case in Decan/e. Decisions by Kosovo’s highest legal authority are final and must be implemented without further delay. 👉https://t.co/H2CJFjzy5D pic.twitter.com/VptlnXFusf

— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) May 20, 2019

“BE-ja shpreh shqetësim të thellë për mungesën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 mbi çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan dhe të tjerave që ndikojnë në pronat e anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë”.

“Vendimet nga autoriteti më i lartë ligjor i Kosovës, janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme. BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të mbështesin fuqishëm sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ka shkruar Apostolova.

Mirëpo, Komuna e udhëhequr nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e ka ndërmend ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, tha se nuk do ta zbatojë këtë vendim edhe nëse kjo do t’i kushtojë me postin e kryetarit. Ramosaj theksoi se vendimi i Kushtetueses është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit, dhe se ai vendim, sipas tij, po e vretshpresën e qytetarëve të kësaj komune, duke i penguar të shfrytëzojnë resurset dhe potencialet që ka Deçani.

“Unë jam jurist me profesion edhe i di pasojat e mos-zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që dikush mund ta ketë të drejtën që është e rregulluar edhe me ligj edhe me Kushtetutë, për të shkarkuar një kryetar komune prej postit, por pak e rëndësishme është kjo, dhe po ashtu mund të dërgohet një kryetar komune deri në penalitet, deri në burg, por edhe kjo është shumë e parëndësishme karshi efektit që mund të bëhet kur Manastiri i Deçanit, i merr 24 hektarë që janë potenciali kryesor zhvillimor”, deklaroi Ramosaj.

Për këtë këmbëngulje, Ramosaj tha se e ka edhe mbështetjen e shefit të partisë së tij, AAK-së, pra kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai shtoi se mbyllja e këtij kontesti mund të bëhet nëse Gjykata Kushtetuese e kthen në rishqyrtim rastin ose nëse Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit, e zgjidhin këtë kontest me mirëkuptim.

“Kam edhe mbështetjen e kryeministrit Haradinaj, sepse kjo duhet të bëhet me një lloj kompromisi, e jo të dëmtohen qytetarët e Komunës së Deçanit, dhe as Komuna e Deçanit, mirëpo që edhe Manastiri do të ishte ndier mirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë këto zgjidhje, jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë, jemi të gatshëm çdo kërkesë të tyre ta shqyrtojmë me kujdes”, theksoi Ramosaj.

Mirëpo, në zyrën e kryeministrit Haradinaj, nuk kanë komentuar fare për këtë çështje.

Për rastin e Manastirit të Deçanit, kishte folur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Kisha ka pronësi mbi disa parcela të tokës dhe vendimet e gjykatave, kishte potencuar ai, “nuk u nënshtrohen interpretimeve apo edhe më pak negociatave politike”.

Igumeni i Deçanit, Sava Janjiq, tha për Radion Evropa e Lirë se është për keqardhje që edhe pas tre vjetësh, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohet.

“Ne besojmë se secila shoqëri duhet të respektojë sundimin e ligjit. Për këtë arsye u jemi drejtuar autoriteteve gjyqësore të Kosovës. Thjesht, e kemi kaluar gjithë procedurën, ku është folur për të gjitha aspektet e kësaj çështjeje dhe të gjithë i kanë sjellë argumentet e tyre. Gjykata ka vendosur që ajo është tokë e Manastirit dhe gjithmonë ka qenë e Manastirit. Andaj, ne nuk kemi të drejtë e as synim të negociojmë atë që gjykata tashmë e ka vendosur”, tha Janjiq.

Sipas tij, nuk janë qytetarët e Deçanit që e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, porse bëhet fjalë për interesa private të disa familjeve.

“E vetmja gjë, për të cilën mund të flasim është zbatimi i vendimit. Nuk jemi të gatshëm të luajmë me ligjin. Jemi gati të presim që vendimi i gjykatës të zbatohet. I takon Kosovës të tregojë nëse si shoqëri është e pjekur për zbatimin e ligjit”, tha Janjiq.

Vite më parë, Sava Janjiq, kishte dërguar në Kushtetuese dy vendime. Sipas këtyre vendimeve, pronat prej 24 hektarësh tokë që i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë së Serbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997, lidheshin me ish-Agjencinë e Mirëbesimit dhe pasardhësen e saj Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte aprovuar ankesën e Manastirit të Deçanit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte përkrahur nga Dioçeza e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkën dhe Prizrenin, duke vlerësuar se Gjykata ka treguar gatishmërinë dhe kompetencë për të marrë një “vendim të paanshëm ,me të cilin mbrohet e drejta në pronë e Manastirit”.

Udhëheqësit e Manastirit të Deçanit, i cili mbrohet nga UNESCO-ja, nuk kanë dhënë pëlqim as për vazhdimin e rrugës Deçan-Plavë, që lidh Kosovën me Malin e Zi.

Gjykata Administrative pranon padinë për heqjen e emrit të Mehmet Shehut nga rruga e Ballshit

Rezarta Delisula – Shkalla e parë e Gjykatës Administrative pranoi kërkesëpadinë e dy djemve të tregtarit Jonuz Kaceli për heqjen e emrit Mehmet Shehu nga rruga kryesore e Ballshit. Ati i tyre është një ndër 22 viktimat e komunizmit akuzuar për incidentin në legatën sovjetike në Tiranë në 20 shkurt të vitit 1951. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Osman Kaceli tha se: “Babain ma vrau Mehmet Shehu, nuk u hodh nga dritarja”. Kjo është dhe arsyeja kryesore e padisë së tyre, që ndiqet nga studio e avokatisë “Cakrani”. Osman dhe Mirvjen Kaceli kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Bashkisë Mallakastër, nr.27, datë 29.05.2002, për emërimin e rrugës Mehmet Shehu në qytetin e Ballshit, sipas vendimit nr. 178 datë 19.09.2018 të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe shpërblim të dëmit moral, ekzistencial dhe biologjik, sipas parashikimeve të K. Civil dhe Vendimit Unifikues të datës 12.09.2009 të Gjykatës së Lartë, në shumën e 300.000 mijë lekëve.
Çështja
Me vendim nr.27, datë 29.05.2002 këshilli bashkiak i Bashkisë Mallakastër ka vendosur që një rrugë në qytetin e Ballshit, e cila është në drejtim të kombinatit të përpunimit të thellë të naftës, të ketë emrin “Mehmet Shehu”. Të vendosur përpara kësaj situate, paditësit Osman dhe Mirvjen Kaceli, duke qenë se janë të ndikuar drejtpërdrejtë nga ky veprim ose mosveprim i këshillit bashkiak të Bashkisë Mallakastër, me anë të një ankese i janë drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku i është kërkuar dhe shpjeguar se paditësit në fjalë, shtetasi Osman dhe Mirvjen Kaceli kanë lidhje familjare me z.Jonuz Kaceli dhe, gjithashtu, kanë një panoramë të gjerë vuajtjesh nga sistemi komunist. Në procesverbalin e Byrosë Politike të Komitetit Qendror, i bërë më datë 20 shkurt 1951, bashkëngjitur ankesës së tyre, citohet se: “Duhet të zbulohet patjetër burimi dhe njerëzit e këtij atentati, pra atentatit të z.Jonuz Kaceli. Është e nevojshme të merren masa represive pa marrë parasysh ligjet në fuqi. Unë mendoj se masa që duhet të marrim të jetë në një shkallë të tillë që elementin që përpunohet, elementin reaksionar etj., që sonte ta arrestojmë, pra, rreth 100 ose 150 vetë nga të cilët 10 ose 15 t’i pushkatojmë, duke zgjedhur ata kryesorët. Kjo masë të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare. Ne duhet terrorit t’i përgjigjemi me terror, i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe jemi dakord të veprojmë që sonte.” Në vijim të ankesës së tyre subjektet Osman dhe Mirvjen Kaceli shprehen se babai i tyre shtetasi Jonuz Kaceli është arrestuar, burgosur dhe torturuar. Me vendimin e datës 02.03.1951 për motive politike të gjithë pjesëtarët e familjes janë internuar për tre vjet. Në cilësinë e dy djemve të të ndjerit, paditësit shprehen se babai i tyre ka qenë i pafajshëm dhe se është arrestuar vrarë dhe zhdukur vetëm për arsye politike. “Emërtimi i rrugës së qytetit Ballsh me emrin e diktatorit Mehmet Shehu ka sjellë trajtim diskrimininues ndaj nesh si fëmijë më baba të pushkatuar nga diktatori”. Ata shprehen se Bashkia Mallakastër dhe këshilli i Bashkisë Mallakastër u ka refuzuar shqyrtimin e kërkesës për heqjen e emrit të rrugës dhe ndryshimin e saj, duke bërë në këtë mënyrë një trajtim diskriminues. Më pas paditësit Osman dhe Mirvjen Kaceli i janë drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Tiranë, i cili pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur: Konstatim të diskriminimit të subjekteve ankuese… Në vendimin e tij ka arsyetuar se: Këshilli i bashkisë Mallakastër, është në dijeni të plotë të veprimit dhe mosveprimit për sa i përket çështjes në fjalë, veprimet e tyre që bien në kundërshtim me ligjin duke mos kthyer përgjigje dhe duke mos marrë parasysh kërkesat e here pas hershme të personave të prekur drejtpërdrejtë, tregon qartë se ata nuk kanë as më të voglin vullnet për të mbledhur këshillin e bashkisë dhe të marrin masa për heqjen e emrit të rrugës që mban emrin e kriminelit Mehmet Shehu. Ndërkaq Osman Kaceli ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”: Njoftojmë të gjithë miqtë se shkalla e parë e Gjykatës Administrative pranoi kërkesëpadinë time dhe të vëllait Mirvjen për heqjen e emrit Mehmet Shehu nga rruga kryesore e Ballshit! Ne falënderojmë studio ligjore “Cakrani” dhe zotin Av Kujtim Cakrani, për mbështetjen e pareshtur. Falënderojmë edhe të gjithë miqtë e lobit tonë Jozef, Filip, Vali, Keda Kaceli, Ina, Avis, etj., e veçanërisht promotorin Dritan, të cilët na kanë përkrahur vazhdimisht. Një falënderim i veçantë për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi!

 

Historia e Jonuz Kacelit, njeriut që botoi kartolinën e parë në Shqipëri

Jonuz Kaceli, tregtar tiranas u akuzua si pjesë e grupit organizator për hedhjen e bombës në legatën sovjetike më 20 shkurt 1951. Vetëm në zonën e pazarit të ri, 4 familjeve iu morën burrat, Reiz Selfon, Manush Peshkëpinë, Pjerin Guraziu dhe Jonuz Kacelin, të cilët më pas u vranë dhe u groposën bashkë me 18 të tjerë mes të cilëve e vetmja femër, martirja Sabiha Kasimati. Gruaja e Jonuz Kacelit bashkë me 7 fëmijë u internuan jashtë Tirane. Me një shkresë të kryeministrisë shkruhej; Familja e Jonuz Kacelit të internohet në Çorovodë. T’i gjendet një strehë sa të fusin kokën dhe një punë sa të mbajnë frymën gjallë. Jonuz dhe Ali Kaceli, ishin figura të njohura në Tiranë. Ata kanë botuar dhe kartolinën e parë në Shqipëri, kartolinë e cila u shtyp në Dresden të Gjermanisë në 4 maj 1914. Jonuzi ka qenë njohës i shumë gjuhëve të huaja ndërsa biznesi i “Vllazën Kaceli” lulëzonte jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Itali e Greqi. Pas çlirimit, duke qenë ndër tregtarët më të mëdhenj të Tiranës, dyqanin kryesor ia morën. Në kohën e ndodhisë së incidentit në legatën sovjetike, Jonuzi kishte një dyqan te rruga e Barrikadave, madje ndihmonte dhe të tjerët. Një vëlla në atë kohë e kishte në burg, i dënuar 5 vjet me grupin e deputetëve, vëllai tjetër ishte sërish i burgosur dhe internuar pasi një djalë iu arratis në Zelandën e Re, ndërsa tjetri ishte mësues dhe jo në gjendje të mirë ekonomike. Ai shiste kryesisht kartoleri, por edhe gjëra me komision. Jonuz Kaceli u ekzekutua mes 26-27 shkurtit 1951.

Pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor

Harta e trafikut të drogave (marrë nga raporti i Global Initiative Against Transnational Crime)

Një raport i ri arrin në përfundimin se trafiqet ilegale që rrjedhin përmes porteve, qyteteve dhe pikave kufitare të Ballkanit Perëndimor mundësohen nga një ekonomi politike e krimit, e cila është e rrënjosur në vendet e rajonit.

Raporti i publikuar nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, pasqyron pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Raporti thotë se në rajon marrëdhëniet e ndërthurura mes politikës, biznesit dhe elitave kriminale e kanë shndërruar aktivitetin në një sipërmarrje të përbashkët mes strukturave shtetërore dhe grupeve kriminale. Një tjetër tipar i përbashkët i rajonit të Ballkanit Perëndimor është se shumë pak raste të krimit të organizuar dërgohen në gjykata dhe edhe kur kjo ndodh, në shumë pak raste jepen dënime.

E ashtuquajtura vijë ballkanike përshkon disa vende të Ballkanit dhe mundëson trafikun e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Shqipëria dhe Kosova radhiten ndër pikat e tranzitit të heroinës, ndërsa përsa i përket kokainës, Shqipëria së bashku me Malin e Zi janë shndërruar në pika të rëndësishme hyrëse drejt Evropës të kësaj droge të ardhur nga vende të Amerikës Latine.

Shqipëria

Ballkani vazhdon të radhitet si furnizuesi kryesor i kanabisit për Bashkimin Evropian dhe Shqipëria përmended si vendi kryesor i prodhimit, megjithë një rënie të konsiderueshme të kultivimit që nga gjysma e vitit 2017, si dhe një rritje domethënëse të konfiskimit. Rajoni vazhdon të shërbejë si një territor i përshtatshëm për kontrabandën e armëve, kontrabandën e cigareve, trafikun e qenieve njerëzve dhe tashmë vihet re edhe rritja e pranisë së drogave sintetike.

Ndër pikat kufitare dhe portet hyrëse nëpërmjet të cilave zhvillohen aktivitete të shumëllojshme kriminale radhiten Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda, ndërkohë që zonat përreth Kurbinit dhe Lezhës përshkruhen si zona të nxehta të krimit të organizuar. Aktiviteti kryesor i grupeve të përqëndruara në kryeqytetin Tiranë është në funksion të aktiviteteve në vende të tjera, si në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë dhe Mbretëri e Bashkuar, ndërkohë që lidhjet kriminale shtrihen në Turqi dhe Amerikën Latine. Zona të tjera të nxehta janë Elbasani dhe Fieri.

Kosova

Raporti e përshkruan Kosovën si pjesë e “trekëndëshit të krizës”, zona ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë Jugore, të cilat për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik, paqëndrueshmërisë, kufijve porozë dhe qeverisjes së dobët, janë të ekspozuara ndaj krimit të organizuar. Veriu i Kosovës përmendet në veçanti si një zonë gri dhe e përshkuar nga aktivitete të paligjshme.

Nga përfundimet e raportit

Raporti arrin në përfundimin se ka shenja që popujt e Ballkanit janë të tejngopur me ndikimin e krimit të organizuar në komunitetet dhe vendet e tyre. Protestat më të fundit në disa prej vendeve të rajonit dëshmojnë për irritimin në rritje me elitat dhe korrupsionin e tyre.

Megjithatë, raporti thotë se ekonomia politike e kriminalitetit është tashmë e rrënjosur thellë. Rrjetet kriminale janë zhvilluar prej dekadash dhe ekzistojnë faktorë të jashtëm të interesuar në mbajtjen dhe shfrytëzimin e status quo-së për mundësi përfitimesh të paligjshme. Raporti thotë se do të jetë e vështirë të ndryshohet sistemi, nëse nuk krijohen institucione më efikase dhe një sistem kontrolli dhe balancimi të pushtetit për të përmirësuar llogaridhënien, transparencën dhe integritetin.

Observatori është pjesë e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Ai financohet nga Fondi për Konfliktet, Stabilitetin dhe Sigurinë i Mbretërisë së Bashkuar dhe lidh aktorët e shoqërisë civile në Ballkan.

(Teksti i plotë i raportit: https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2019/05/Hotspots-Report-English-16May1245-Web.pdf )

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri Gjykata e Lartë mbetet me dy anëtarë

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë rrezikon të mos kryejë më as funksionet më minimale, pasi që prej ditës së sotme ajo ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi shkarkimin nga detyra të anëtarit të kësaj gjykate, Edmond Ismailaj, i cili në qershorin e vitit të shkuar kishte kaluar me sukses, filtrin e parë të procesit të verifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) nuk kishte gjetur asnjë problem në të tri shtyllat e procesit, si atë që lidhej me pasurinë, ashtu dhe me integritetin e tij moral dhe përgatitjen profesionale.

Por pak javë më vonë Komisioneri Publik vendosi të ankimojë vendimin e KPK-së për Islamajn. “Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk është i plotë. Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit”, shpjegonte në korrik të vitit të kaluar Komisioneri Publik.

Problemet për anëtarin e Gjykatës së Lartë, sipas Komisionerit, lidheshin me pasurinë e tij. Për disa seanca me radhë Zoti Islamaj u mbrojt përpara KPA-së duke theksuar se të gjitha provat janë në linjë me vendimin e marrë më parë nga KPK-ja dhe se nuk bëhet fjalë për deklarime të rreme apo fshehje të pasurisë duke qenë se një pjesë e madhe e saj, është e trashëguar.

Por në vendimin e sotëm Kolegji i Posaçëm i Apelimit, trupa gjykuese tha se sipas saj gjyqtari nuk kishte mundur të provonte se disa pasuri të paluejtshme të bashkëshortes së tij (një apartament, një lokal dhe një garazh) kishin burime të ligjshme, sikundër dhe për vlerat në cash të deklaruara prej tij. Kolegji ishte i mendimit se deklarimi i gjyqtarit nuk ishte i saktë.

Gjykata e Lartë, sipas një ndryshimi ligjor të vitit 2013 duhet të ketë 19 anëtarë. Ligji e rriti me 5 numrin e gjykatësve të saj, por përplasjet politike mes shumicës dhe ish presidentit Nishani, bënë që anëtarët shtesë të mos zgjidheshin. Përpara nisjes së Vettingu-t, 5 nga gjykatësit e Lartë dhanë dorëheqjen, pasi kishin mbushur vitet e mandatit në detyrë, ndonëse ligji parashikon se ata mund të qëndrojnë deri në momentin e zëvendësimit.

Mes 9 anëtarëve të mbetur, vetëm 4 prej tyre i rezistuan Vettingut. Njëri prej tyre Mehdi Bici, u largua pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas vendimit për gjyqtarin Islamaj, në Gjykatë mbetet vetëm kryetari i saj Xhezair Zaganjori, ndaj të cilit gjithashtu është një proces i hapur në KPA, dhe Ardian Dvorani. Disa dhjetra mijëra dosje janë grumbulluar ndërkohë, në pritje të shqyrtimit.

Video – 7 vite nga tragjedia e Himarës, klithma e fundit e shoferit: Ikëm, nuk po e ndaloj dot

Edhe pas 7 viteve nga tragjedia e Himarës, ku 12 studentë dhe drejtuesi i autobusit humben jetën në aksidentin fatal në qafën e Vishës, familjarët e viktimave luten për drejtësi. Apelet ndaj shtetit për dënimin e fajtorëve kanë qenë të përsëritura në këto vite veçanërisht nga prindërit e dy prej viktimave Joana Debinjës e Dorina Stafës, të cilët thonë se fajtorët e vdekjes së vajzave të tyre më 22 maj të vitit 2012 janë ende të lirë.

Dhimbja për ndarjen nga jeta të vajzës së tyre nuk do të shuhet kurrë, por drejtësia është e vetmja gjë që do të qetësonte shpirtin e prindërve të Dorinës, ndaj ata thonë se do të vijojnë të kërkojnë rihapjen e çështjes. 13 të vdekur dhe 22 të plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të Qafës së Vishës në Himarë, kur autobusi me studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” përfundoi në humnerë.

Gazeta shqiptare sjell në vemëndje këtë ngjarje përmes shkrimit me titull: “Klithma e fundit e shoferit: Ikëm, nuk po e ndaloj dot”, të botuar me datë 22 Maj të vitit 2012.

Klithma e fundit e shoferit: Ikëm, nuk po e ndaloj dot

Dyshimi, problem teknik i autobusit

Një grup ekspertësh po hetojnë për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit tragjik të Qafë-Vishës në Hi-marë, ku humbën jetën 11 studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shoferi i autobusit dhe i dashuri i njërës prej vajzave. Burime nga grupi i ekspertëve bënë të ditur për “GSH” se shkaqet e mund-shme të aksidentit të rëndë dyshohen të jenë një defekt teknik i automjetit ose gjendje infarkti e drejtues-it të autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën.

“Dyshimet janë që aksidenti mund të ketë ardhur si pa-sojë e ndonjë defekti në automjet. Gjithashtu, nuk përjashtojmë as faktin se shoferi i autobusit mund të ketë pësuar infarkt apo të ketë pasur humbje vëmend-jeje. Akti i ekspertimit auto-teknik dhe ai mjeko-ligjor do të zbardhin përfundi-misht shkaqet e aksidentit tragjik”, – tha një zyrtar i lartë i policisë për gazetën. Ndërkaq, më herët drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj i cili mbërriti edhe në vendin e aksidentit tha se para se të binte në greminë autobusi ishte përplasur dy herë më anën tjetër të rrugës. Rrëfi-mi i kryepolicit të vendit linte të nënkuptohej fakti se shkaku më i mundshëm i  pse është ende herët për të folur për përfundime.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga ngjarja tragjike, në orët e mbrëmjes ekspertët janë fokusuar në dy drejtime për të hedhur dritë mbi shkakun e aksidentit fatal për jetën e 13 personave. Sipas të dhënave paraprake dys-hohet se shkaku më i mun-shëm i ngjarjes së rëndë automobilistike është një defekt teknik i mjetit, në sistemin e drejtimit apo atë të frenimit, çka pritet të konfirmohet nga raporti i kontrollit auto-teknik. Ekspertët pritet të rikthehen sërish sot në vendin ku ndodhi aksidenti për shkak se autobusi ndodhet ende në greminë.

Ndërkaq, humbja e vëmendjes së shoferit Pëllumb Çela, ish-basketbollist i Elbasanit në vitet ’80-të, apo një infarkt në zemër nuk përjashtohen si një sh-kak i mundshëm që solli për pasojë ngjarjen tragjike. Ekspertët e mjekësisë ligjore që po bëjnë autopsinë e viktimës priten të japin konkluzionet e tyre, çka do të çonte më tej dhe në përcaktimin e shkakut të aksidentit të rëndë. Lidhur me hetimet për aksidentin, kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj tha se është ngritur një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokuror-isë së Vlorës dhe po bëhen të gjitha veprimet e duhura për të hedhur dritë sa më parë mbi atë çfarë ndodhi në Himarë. Deri në orët e vona të mbrëmjes policia tha se nuk ka ndonjë të shoqëru-ar për këtë ngjarje, pasi e konsideroi aksidentale.

E mbijetuara: Autobusi ecte me shpejtësi të madheShoferi po ecte me shpejtësi”.

Ticiana Hysa, një prejt tragjik të Qafë-Vishës, fajësoi shoferin si shkaktar të ngjarjes së rëndë. Vajza nga Elbasani, studente e vitit të tretë në degën e Gjuhë-Letërsisë, tha se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonin. “Faji ishte i shoferit, po ecte me shpe-jtësi të madhe”, – tha studentja, e cila më pas u kujtua që të njoftonte familjarët se kishte mundur të shpëtonte nga vdekja. Për shkak të tronditjes së madhe, nga shtrati i spitalit të Vlorës ku po merrte ndihmë mjekësore, studentja nuk arriti të rrëfehej me gjatë për orët e tmerrit. Ticiana, sa veta ishit në autobus? Ticiana, sa veta ishit në autobus?Ticiana, sa veta ishit në autobus? Ticiana, sa veta ishit në autobus? Ticiana, sa veta ishit në autobus?

Nuk e di mbase 30 ose më shumë.

Çfarë ndodhi në ato momente, e mbani mend?Ishte faji i shoferit po ecte me shpejtësi.

Po ju jeni nga Elbasani?

Jam nga Elbasani, jam studente e vitit të tretë Gjuhë-Letërsi.

Aksident tragjik, vdesin 13, plagosen 25 studentë

Edhe për pak javë, ato do të merrnin në dorë dip lomat e Universitetit, por një aksident i rëndë ka ndër-prerë ëndrrat e tyre të rinisë. Deri në orët e para të mëngjesit janë shënuar 13 viktima që humbën jetën mes të cilëve  dy meshkuj, ndërsa 25 të tjera kanë marrë plagë të rënda. Rreth orës 16.15 të 21 majit, një autobus me studentë të vitit të 3-të Gjuhë-Letërsi në universitetin e Elbasanit, ka rënë në grem-inë, në qafën e Vishës, rreth 1 kilometër pa hyrë në Himarë. Mes viktimave është edhe shof-eri i autobusit, 55-vjeçari Pël-lumb Çela si dhe një djalë tjetër, ndërsa pjesa tjetër e viktimave, të gjitha studente te “Ale-ksandër Xhuvani”.

Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Del-ta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën. Qytetarë të Himarës dhe të rastit kanë zbritur në rrëpirën rreth 80 metra për ti dhënë ndihmën e parë të plagosurve, ndërkohë që drejt vendngjarjes janë nisur helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Trupat pa jetë të viktimave janë transportuar në spitalin e Himarës dhe vetëm rreth orës 9.15 janë nisur me makina funerale drejt morgut të Vlorës ku u bë edhe identifikimi i tyre. Ndërkaq autoam-bulanca të nisura nga Saranda dhe Vlora i erdhën në ndihmë spitalit të Himarës në trans-portimin e të mbijetuarve.

Aksidenti ku humbën jetën studente të vitit të tretë të uni-versitetit të Elbasanit, ngriti në këmbë gjithë strukturat spitalore, të cilat për fat ishin në gjendje të mirë me furnizimet si në mjete dhe në gjak. Studentët që ndodheshin në gjendje të rëndë u transportuan në spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa prej 11 vajzave që ndodheshin në spitalin e Vlorës, dy u transportuan me helikopter pasi ish-in në gjendje jo të mirë dhe kërkonin trajtim të specializuar. Drejtori i spitalit të Himarës, mjeku Jani Gjoka u shpreh se të transportuarit e parë kanë mbërritur në spitalin që ai drejton rreth orës 16.30. “Ishin 22 të plagosur me trauma, ndërsa 8 prej tyre ishin në gjendje shumë të rëndë. Ndihma erdhi shumë shpejt dhe 6 helikopterë bënë të mundur transportimin e të mbijetuarve drejt spitalit ushtarak dhe atij të Vlorës”, theksoi Gjoka ndërsa problem theksoi se ishte identifikimi pasi sipas tij studentet ishin nga rre-the të ndryshme të vendit. Sipas Jani Gjokës në spitalin e Himarës ndodheshin edhe 11 viktimat e para të tragjedisë mes të cilave 9 studente dhe dy meshkuj, një prej të cilëve ishte shoferi i autobusit.

“Foreign Policy”: Amerika të luftojë influencën ruse në Ballkan

Media e njohur ndërkombëtare “Foreign Policy” i ka shkruar një artikull çështjeve ballkanike, duke vënë në dukje problemet më të mprehta në rajonin tonë.


Kjo media nënvizon se SHBA-të dhe BE kanë triumfuar në një mënyrë spektakolare në lidhje me çështjen e emrit me Maqedoninë Veriore, teksa arritën që të përbashkojnë dy shtete në marrëveshje. Në shkrim nënvizohet se Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë po bashkëpunojnë dhe ky është hap i mirë për politikën amerikane dhe globale.

Në pjesën për Kosovën, thuhet se shteti i Kosovës dhe Serbia duken më të papajtueshme me njëra – tjetrën dhe akuzojnë vazhdimisht njëra – tjetrën se janë kriminale. “E njëjta perspektivë si në Maqedoninë Veriore është e mundur edhe në Kosovë. Për fat të keq, as Vucic, as Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk kanë vizion të homologëve të tyre grekë dhe maqedonas”, nënvizohet nga FP.

“Çështja e Kosovës është urgjente, sepse ajo vazhdon të mbetet një plagë e hapur rajonale. Me Bosnjën e ndarë, Rusia vazhdon që të ketë influencën e saj në Ballkan. Kështu që , detyra për ta kthyer Ballkanin nga perëndimi i bie Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mos lejuar influencën ruse aty”, raportohet nga media prestigjoze amerikane.

Çështja e Kosovës, vijohet në shkrim, mbetet ende e paqartë, përpos faktit se si Vuçiç dhe Thaçi kanë thënë se duhet angazhim edhe më i madh i SHBA-ve. Sa i takon ndarjes së mundshme të Kosovës, FP analizon se kjo ide nuk mund të bëhet konkrete dhe as do të kishte mbështetje.

VIDEO – Operacion i gjerë kundër rrjetit shqiptar të drogës në Holandë. Si ishte sofistikuar veprimtaria e tyre përmes një kompanie

 

Policia e Limburgut në Holandë zhvilloi një aksion policor kundër një rrjeti të drogës kryesisht në shqiptarë sot në mëngjes. Rreth 90 ndërtesa veçanërisht në Sittard-Geleen, ku dyshohej se rritej kanabisi, janë kontrolluar.

 

Në total, pesëmbëdhjetë të dyshuar janë ndaluar, ndërsa katër të dyshuar kryesor anë arrestuar gjatë bastisjeve në më shumë se njëzet ndërtesa të martën.

Një shqiptar 34-vjeçar u arrestua në Geleen. Në Gjermani, policia arrestoi dy burra 40-vjeçar marokenë, ndërsa një grua 36-vjeçare u arrestua në Belgjikë.

Muaj të tërë hetimesh u zhvilluan pas zbulimit të një plantacioni kanabisi në një ndërtesë në Geleen në 2016, e cila u identifikua rastësisht.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi dokumente financiare, gjë që tregoi se një kompani në Holandë me degë në Belgjikë dhe Gjermani ishin përfshirë në strehimin e personave me rekorde kriminale, përmes qirave apo shitjen e pronave.

Kompania bënte të mundur pagesat e qirave, ujit dhe energjisë elektrike në emrin e saj, duke e bërë të vështirë identifikimin e personave që merreshin me veprimtarinë e paligjshme të kanabisit.

Mediat holandeze bëjnë me dije se ndërtesa kishte grupe të ndryshme shqiptarësh me dokumente të rreme, në veçanti me pasaporta false italiane apo greke. Ndërtesat u përdorën për kultivimin e kanabisit për tregun rajonal.

Përveç kësaj, policia ndaloi edhe njëmbëdhjetë shqiptarë, konfiskoi më shumë se 100,000 euro, si dhe nëntë ndërtesa, dokumente të rreme, një makinë, një armë zjarri dhe 7500 fara kanabisi.

Ashton: Si u morën vesh Thaçi e Daçiq për Asociacionin – pse u mbajt sekret fotografia e dy liderëve

Baronesha Catherine Ashton ka dhënë hollësi për bisedimet Kosovë –Serbi gjatë vitit 2013 kur dy palët ishin marrë vesh për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe heqjen e strukturave paralele në Veri.

BBC rikujton se para 6 vjetësh Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshjen e Brukselit me të cilën ishin marrë besh për themelimin e Bashkësisë së Komunave së Komunave me shumicë serbe por që nuk është themeluar asnjëherë.

Ashton ka folur edhe për historinë e fotografisë së Thacit dhe Dacic e cila për një natë ishte mbajtur sekret pasi Thaci dhe Dacic nuk ishin të gatshëm t’ia tregonin publikut.

Ashton ka rrëfyer se fotografia ishte bërë nga fotografi I BE’së duke theksuar se ata ishin dakorduar që ajo të publikohet një ditë më pas.

“Ditën tjetër mora vesh se dy palët janë të gatshme që fotografia të lëshohet. Ende e ruaj secilën fotografi nga ajo kohë” ka shpejguar ish –përfaqësuesja e lartë e BE’së.

Sipas saj roli i bashkësisë ndërkombëtare është vendimtar për përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, thotë ish-shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Ajo shton se shpreson së shpejti të arrihet një marrëveshje midis dy palëve.

“Mbështetja ndërkombëtare, veçanërisht nga Evropa, është e rëndësishme në mënyrë që të dyja palët të fitojnë besimin dhe të lëvizin përpara. Arritja e marrëveshjes është vetëm fillimi. Zbatimi dhe ekzekutimi i vendimeve kërkojnë burime, dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë”, ka thënë Ashton në një intervistë për BBC në gjuhën serbe.

Ashton, e cila ishte kreu i parë i diplomacisë evropiane që ka arritur të sjellë në tavolinë zyrtarët nga Prishtina dhe Beogradi, dhe që doli në fotografinë e parë në histori së bashku me zyrtarët e të dyja shteteve, tha se shpreson që së shpejti do të shohin një foto të udhëheqësve të të dyja palëve – pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

“Shpresoj se së shpejti do ta shohim. Mendoj se (në foto) do të jenë udhëheqësit e të dy vendeve me komunitetin ndërkombëtar, udhëhequr nga Bashkimi Evropian, e cila do të japë mbështetjen e saj për çdo gjë që është arritur”, ka thënë Ashton.

Catherine Ashton, të cilën shumë e konsiderojnë meritore për nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, dhe ka folur për mënyrën se sa e vështirë ishin negociatat në atë kohë.

“Gjëja më e vështirë ishte kur besoni se keni arritur deri te marrëveshja, por kur kjo ka nevojë të nënshkruhet, në mënyrë që formalisht të dakordoheni dhe t’i njoftoni të gjithë për atë që keni bërë. Në këtë pikë, është e lehtë për të gjetur një arsye për të heqë dorë ose për të humbur nervat,” tha Ashton.

Ish-shefja e diplomacisë evropiane ka treguar se ish-kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq ishin shumë të nervozuar në lidhje me negociatat, por ishin të vendosur për të përfaqësuar në mënyrë efektive vendet e tyre.

Zëri i Amerikës: Bashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako, merret në pyetje pas dyshimeve për blerje votash

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin socialist të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me hetimet që po zhvillohen mbi veprimtarinë kriminale të një grupi personash në Shijak, të arrestuar gjatë operacionit Vol-Vo 4 vitin e kaluar.

Emri dhe zëri i zotit Dako është regjistruar në biseda telefonike të përgjuara antarëve të këtij grupi kriminal, i cili krahas trafikimit të narkotikëve, dyshohet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Mediat vendore po raportojnë se zoti Dako është pyetur nga prokurorët për mbi 5 orë të enjten e kaluar mbi përmbajtjen e përgjimeve të përfshira në “Dosjen 339”.

“Zoti Dako është pyetur për llogari të hetimeve të hapura mbi këtë çështje mjaft të bujshme gjatë së enjtes, nga ora 15 deri në orën 20” – njoftoi televizioni Top Channel, duke shtuar se së fundi janë pyetur edhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor në Durrës dhe Lezhë.

Kryetari i bashkisë bregdetare, Vangjush Dako, i ka hedhur poshtë më parë dyshimet për blerje votash përmes bashkëpunimit me grupe kriminale, duke thënë se ata i takonte si qytetarë të Durrësit, si mbështetës të tij dhe si veprimtarë elektoralë, por së fundi nuk ka dhënë detaje në media pas seancës së pyetjeve në prokurorinë e krimeve të rënda.

Prokurorët vazhdojnë të zbardhin volume të tëra përgjimesh telefonike mes pjesëtarëve të grupit, që, sipas prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, janë regjistruar në gjithsej 700 compact disqe.

Në përgjimet voluminoze, krahas zotit Dako, jozyrtarisht mësohet se u kanë dalë emrat edhe disa zyrtarëve të tjerë të pushtetit vendor, si dhe disa gjyqtarë e prokurorë, të cilët mund të pyeten në vazhdim të hetimeve.

Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi sërish kërkesën e njërit prej të arrestuarve, Altin Avdyli, i njohur me nofkën Niçja, i cili u mbajt në arrest me burg.

Gjatë operacionit Vol-Vo 4 u arrestuan 74 persona, të cilët nga hetimet kanë kryer disa vepra penale si trafik i drogave, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe ndërhyrje të paligjshme në procese zgjedhore.

Kujtimet e bukura në një botim mbresëlënës për Kosovën – Nga ALFRED PAPUÇIU

Sa herë kaloj në Prishtinë nëpërmjet linjës ajrore të “EasyJet”, për të shkuar në Shqipëri, përmallohem duke parë vëllezërit e mi nga Kosova që të mirëpresin qysh në aeroport dhe marr aty një makinë për të kaluar drejt Tiranës, nëpërmjet Prizrenit të bukur dhe viseve të tjera të Kosovës. Kujtoj ato ditë të dhimbshme që atyre u është dashur të luftojnë me përkushtim ndaj pushtuesit serb. Për përpjekjet e tyre deri në ngadhënjim, ndërmora punën e vështirë, por të bukur, për përkthimin e librit me titull: “Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile”. Ai erdhi para lexuesve pas një pune të gjatë studimore të stafit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, si dhe të “Task Forces të përbashkët të UNEP/UNCHS për Ballkanin”. Ky vëllim i botuar me shije, i cili për nga numri i faqeve është i vogël, rreth 100 faqe, në krahasim me problemet e shumta që lindën pas konfliktit të Kosovës, nga brendia kap një gamë të tërë problemesh, të trajtuara me vërtetësi, si mesazh për brezin e ri të Kosovës që nisi pas luftës rrugën e gjatë, të vështirë, por edhe të bukur të rimëkëmbjes së tokave ku kanë lindur, ku janë rritur dhe kanë gjetur strehën e fundit paraardhësit e tyre.

Në harmoni me vendimin e Këshillit Drejtues të UNEP-it dhe me rekomandimin e vendosur të misionit të të gjithë organizmave ndërkombëtare për vlerësimin e nevojave humanitare që vizitoi ish-RFS të Jugosllavisë, nën drejtimin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Sergio Vierra de Mello (të cilin e kam njohur personalisht, burrë i pashëm, fisnik, tepër i zgjuar dhe komunikues kur diskutonim çiltër edhe për Kosovën dhe Shqipërinë e që fatkeqësisht, u vra pabesisht në Bagdad të Irakut, ku drejtonte Misionin e Kombeve të Bashkuara), u krijua Task Force e përbashkët për Ballkanin. Atij iu ngarkua detyra që të bëjë një studim urgjent dhe të hollësishëm, lidhur me pasojat e konfliktit mbi mjedisin dhe vendbanimet civile. Përveç zgjerimit të krizës humanitare lindën shqetësime të mëdha, lidhur me pasojat e konfliktit për mjedisin dhe vendbanimet civile. Për të gjetur një rrugëzgjidhje të këtyre problemeve, Task Forca për Ballkanin mobilizoi një grup shkencëtarësh të pavarur ndërkombëtarë që të punonin në Kosovë dhe në qendrat e goditura industriale në Serbi. Grupe të ngjashme vizituan burime të ndotjes gjatë lumit Danub, si dhe objektiva në parqet kombëtare dhe në zonat e mbrojtura. Pas përfundimit të misionit të tyre, grupi iu vu punës për të hartuar raportin përfundimtar. Prej këtij raporti u paraqitën konkluzionet e Task Force për Ballkanin, të cilat m’u besuan për t’i dhënë edhe në gjuhën shqipe. Ndër të tjera, në parathënien e librit, Klaus Töpfer, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe drejtor ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, shprehet: “Unë jam i bindur se një studim i tillë asnjanës, objektiv dhe shkencor, i gjendjes së vërtetë në terren është thelbësor në situatën pas konfliktit. Ky është një burim shumë i domosdoshëm dhe i sigurt informacioni për popujt që janë prekur nga lufta. Ky është gjithashtu një mjet pune për bashkësinë ndërkombëtare, si një pjesë e pandarë e studimit të nevojave në të gjitha përpjekjet e ngutshme humanitare, nëpër zonat e shkatërruara nga lufta”.

Çdonjëri prej bashkatdhetarëve të mi patriotë dhe të ndershëm do ta kishte pranuar me dëshirë detyrën e vështirë, por të bukur të dhënies në gjuhën shqipe të këtij botimi tepër domethënës, publicitar, me shije të hollë e me argumente bindëse, të radhitura me kujdes. Më shtynë ta pranoj këtë punë voluminoze edhe vëllezërit e mi nga Kosova, viset, Maqedonia dhe Mali i Zi, edhe këtu në Diasporë, me të cilët kam ndarë çdo ditë gëzimet, por edhe problemet e tyre, që lidhen me traumatizmin e luftës së pabesë prej pushtuesve grabitqarë serbomëdhenj. Sidomos kur lexova për herë të pare lidhur me vatrat e rrezikshme për mjedisin, të zbuluara në katër qytete dhe zona të banuara në Kosovë. Kur me fakte theksohej se forcat e armatosura serbe në Kosovë zbrazën dhe shkatërruan shumë qytete dhe fshatra. Dëmtimi i lagjeve të banuara, i infrastrukturës, i pajisjeve të pastrimit të ujit të pijshëm dhe i sistemit të hedhurinave ishte mëse i dukshëm. “Kur shqiptarët e Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe u vendosën përkohësisht në Shqipëri apo gjetiu në botë, shumica e dokumenteve që vërtetonin pronësinë ligjore të tokës dhe pasuritë humbën dhe u morën me forcë, gjë që vështirësoi kthimin e refugjatëve në krahinat e tyre të banimit”, shkruan me vërtetësi në libër zoti Pekka Haavisto, kryetar i Task Forcës së Përbashkët të UNEP/ UNCHS për Ballkanin, ish-ministër finlandez i Mjedisit dhe Zhvillimit. Në libër theksohet se “shqiptarët etnikë largohen ose dëbohen nga Kosova dhe fillojnë të vërshojnë për në Shqipëri dhe në Republikën Jugosllave të Maqedonisë, duke nisur krizën e refugjatëve. Numri i refugjatëve që janë larguar nga Kosova te vendet fqinje i është afruar 400 000-shit. Përhapen dyshime se refugjatët etnikë shqiptarë janë kthyer në mburoja njerëzore, përderisa RFJ mbyll kufijtë e saj. Në bazë të vlerësimeve të bëra në Kosovë janë dëmtuar 120 000 banesa. Vlerësohet se më tepër se 40 000 banesa janë të pariparueshme dhe kanë nevojë për riparim të plotë”.

Për të marrë përsipër nxjerrjen e botimit “Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile”, më shtyu edhe ai miku im, i cili më shkruante në një mesazh që më mallëngjeu shumë: Shkuam me makinë në Kosovë. Shqiptarët në UMNIK kanë një traditë prej disa vitesh dhe organizojnë shumë bukur festën kombëtare atje. U kënaqëm me të vërtetë. Aty pashë numrin e stërmadh të flamurëve kombëtarë, sa nuk kisha parë ndonjëherë. M’u kujtua shkrimi yt i bukur “Dita që na e bëri botën atdhé”. Fola për ty dhe me një miken time që punon në Kombet e Bashkuara dhe i thashë të komunikojë me ty lidhur me shkrimin tënd për OKB-në, mbasi asaj i intereson shumë kjo temë. Ishim së bashku në Prishtinë”. Më shtyu edhe ai i riu shqiptar, diku në atë Zvicrën gjermane, që më shkruante : “Është kënaqësi e veçantë të lexosh artikujt e tu, pasi për mendimin tim, janë të pasur. Ju operoni mjeshtërisht me detajin gjë që nuk është e lehtë të arrihet gjithmonë. Me Bujarin kam hyrë në kontakt dhe të falënderoj për ndihmën. Për sa i përket gazetës, unë jam i interesuar që të shkruaj herë pas here për tema të ndryshme. Dua të të sqaroj që ajo që unë kam realizuar këtu nuk është librari, por një pavijon me libra shqip në bibliotekën e qytetit. Deri tani kam dorëzuar rreth 200 tituj dhe jam në kërkim vazhdimisht. Kështu që, jeni i mirëpritur dhe jam kurioz edhe për librat tuaj të rinj”. Së shpejti mund të përurojmë “Shtëpinë e librit shqip” dhe jeni i mirëpritur të vini…Ndërsa një mik tjetër, diku larg meje më shkruante:

“Ti e di përrallën e dhelprës me rrushin, përse e shau dhe e përbuzi ajo. Ky është edhe problemi yt dhe i imi me atë “qoftëlargun” kalimtar këtu në diasporë. Unë jam bërë imun tani dhe nuk më bën përshtypje smira e xhelozia që mund të ketë ndonjë i paaftë ndaj nesh, ndaj shkrimeve që ti shkruan apo ndaj asaj që përgatis unë në artin që ushtroj, pasi epoka e tyre tashmë është larg. Urimet më të mira dhe ditë më të mira për bijtë e denjë të shqipes!” Një mik nga Shqipëria më shkruante: “Më fal se nuk të kam shkruar për një kohë, pasi interneti këtu ka pasur njëfare defekti dhe vetëm sot munda të të shkruaj. Mua më duket se, qëkur shkoja te ‘Balzaku’ dhe Gjeneva po më duket larg. Mbaruan negociatat, pres mos organizohet ndonjë seminar…Më bëhet qejfi që vazhdon të shkruash, sepse e di që ti e ke pasur gjithmonë pasion. Si publicist i vjetër, më pëlqen shumë që jep mesazhe edhe për ne këtej. Me gjithë qejf do të të ndihmoj për të dhënë ndonjë mendim për shkrimet që mendon të botosh. Miku im, Franko Marussich, arkitekt i shquar, dukagjinas, me origjinë shqiptare nga Zara e Kroacisë, duke më treguar para disa kohësh dy banesa që ka ndërtuar për një sheik arab, diku përballë malit MontBlanc në Francë, më tha: Mund t’i kisha ndërtuar edhe më mirë, por përsosmëria nuk ka fund”.

Duke pasur parasysh fjalët e tij, u nisa për rrugë. Hodha në letër përkthimin e bocave që më paraqiteshin dita-ditës, edhe pse shpeshherë silleshin faqe të tjera me korrigjimet e fundit. Punova shumë për botimin e librit në shqip. Është një studim që përmblidhte në të njëjtën kohë refleksione politike, por të ndërthurura dhe me një gjuhë shkencore, letrare, sociale. Për tri javë m’u desh ta përfundoja përkthimin e tij, duke u konsultuar edhe me kolegët përkthyes të botimit në gjuhë të tjera, si dhe autorët e studimit. Nuk kishim të drejtë të konsultoheshim me njerëz të tjerë para se botimi të dilte në dritë. Vetëm pyesja për ndonjë fjalë ish-shokun tim në universitet dhe koleg, Agron Agalliun e ndjerë, Mozën përkthyese dhe shoqen time Roza, e cila ka një përvojë të gjatë si përkthyese e Kryqit të Kuq të Gjenevës. Disa herë materiali pati ndryshime që duheshin reflektuar me shpejtësi në gjuhën shqipe. Iu kushtova punës me një sedër të madhe, pasi nuk doja t’i lejoja vetes as edhe një gabim. Gjithmonë kisha parasysh tim atë, Tuni Papuçiun, që pas nxjerrjes së “Përpjekja e Rinisë” me shkrimtarin Jakov Xoxa dhe si kryeredaktor i “Sportit” që nga 1945 deri më 1948 me Andon Mazrekun, për afro dymbëdhjetë vjet rresht punoi si gazetar në një gazetë të vendit tim, pjesën më të madhe natën dhe “si i freskët”, si dhe 16 vjet si redaktor përgjegjës i revistës “Fatosi”, ku grumbulloi rreth vetes shkrimtarë të njohur që shkruajnë edhe për vocërrakët, si: Petro Marko, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Bedri Dedja, prof. Aleko Minga, prof. Mina Naqo, prof. Petrit Skende, Xhevat Beqaraj, Odhise Grillo, Lajde Staku, Nasho Jorgaqi, Skënder Drini, Adelina Mamaqi, Aristotel Mici dhe piktorë të rinj dhe me përvojë si Safo Marko, Agim Faja etj..

U përpoqa që të përfshij në shqip edhe fjalët karakteristike që përdoren në Kosovë, natyrisht pa iu shmangur gjuhës letrare shqipe. Në fund botimi ka dhe një fjalorth, për të cilin punova me kujdes. Në fakt, nga ana e UNEP na u krijuan lehtësi të jashtëzakonshme…Më duhej që në katër të mëngjesit t’i dorëzoja bocat tek aeroporti i Gjenevës fotomontazhistes tepër profesioniste nga Britania e Madhe, që punonte në Morzh të Zvicrës, për të arritur botimi sa më parë në shtypshkronjë në Francë…

Një ditë, në mëngjes, kopjet e para në shqip më erdhën në dorë dhe pas pak dikush u nis për në Kosovë për t’i shpërndarë te bashkatdhetarët tanë. Miku im Agroni theksoi se libri u shpërnda edhe në Uashington, ku ai mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Më ndihmuan së tepërmi për këtë botim edhe ime shoqe e mrekullueshme Roza, im bir Genti, që është shembullor në njohjen e informatikës, pa harruar mbesën time Daniela, gazetare e ardhshme me tepër talent, dhe vajza ime Nausika, njohëse e përkryer e gjuhës frënge dhe shqipe, megjithëse shkollimin e saj fillor, të mesëm dhe të mëtejshëm e ka kryer në Zvicër…M’u bë një kërkesë për një botim tjetër pas disa muajsh, por shkaku i një sëmundjeje të përkohshme më detyroi të mos e pranoja, pasi e ndjeva se botimi më kishte lodhur së tepërmi dhe ndoshta nuk do të mund ta përballoja një stres të dytë. Isha mësuar me botimet e realizuara në Byronë Ndërkombëtare të Punës, si edhe ato për seminaret e ndryshme, por për to kam pasur kohë të mendoj dhe t’i botoj pas disa muajsh pune, si dhe kisha kohë të mjaftueshme të shoh dy versione që tashmë ishin botuar prej kohësh në frëngjisht dhe anglisht.

…Darkave, pasi kthehem nga puna e lodhshme e përditshme, ulem pranë ordinatorit dhe hedh mendimet e mia, disi vjedhurazi, pasi ime shoqe, shumë e dashur me mua, më flet që të mos lodhem shumë. Ajo Rozë aq e mirë, e zgjuar dhe nikoqire, që e duan të gjitha gratë kosovare që të marrë pjesë në seancat e tyre për përkthim, më flet herë pas here të kem kujdes të mos lodhem, për hir të saj dhe të fëmijëve. Por unë e ndiej se kam nevojë të hedh një mendim, pasi një punë e tillë, me karar, më çlodh dhe më jep kënaqësi të veçantë. Sidomos kur është fjala për botime si ” Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile”.

Botimi, përveç gjuhës shqipe u botua edhe në gjuhën frënge, angleze, gjermane dhe serbo-kroate. Ai u shoqërua me fotografi dhe harta të shumta dhe është një kontribut i madh për vlerësimin e mjedisit në luftën moderne, nga ana e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Qendrës së Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Civile. Ai është një studim i mirëfilltë për gjendjen e mjedisit dhe të vendbanimeve civile para konfliktit në Kosovë, por edhe pas tij. Ai përmban argumentet e duhura, që dëshmojnë se autoritetet e Beogradit nuk kishin treguar kujdes për mjedisin qysh para se të ndërmerrnin hapat e kobshme në Kosovë. Gjithashtu, konflikti i Kosovës pati një përhapje më të gjerë krahinore: Shqipërisë dhe Maqedonisë iu deshën të prisnin një numër shumë të madh refugjatësh nga Kosova, ndonëse ishin të papërgatitura për një dyndje të tillë. Vendet e tjera fqinje, sidomos Bullgaria dhe Rumania që ndodhen në rrjedhën e Danubit, u druheshin efekteve të ndotjes ndërkufitare, shkaktuar nga mbeturinat industriale të objekteve.

*Ish-funksionar ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, në BIT dhe konsulent për botimet në organizmat ndërkombëtare

Foto e rrallë – “Të gjithë kënaqen me gjak”, Hoxha, i biri dhe nipat me derrat e vrarë

Enver Hoxha së bashku me djalin, nipat dhe katër derra të egër të vrarë para këmbëve. Diktatori me familjen e tij pozojnë të pashqetësuar para derrave të ngordhur që nuk lëvizin. Kjo fotografi e dikatorit Enver Hoxha është bërë publike nga historiani Kastriot Dervishi.



“Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak”, shkruan historiani.

Kjo fotografi e shkrepur në vitin 1982, do të shqetësonte ambientalistët që zakonisht janë kundër gjuetisë së kafshëve, vijon më tej Dervishi.

Postimi i plotë i Dervishit:

Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra () të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.