VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Aroma e ushqimit – Mësoni rreziqet për shëndetin nga humbja e nuhatjes

By | January 14, 2019

Komentet

Si të evitoni rrezikun e atakut në zemër gjatë të nxehtit përvëlues

Evitoni qëndrimet e gjata në diell dhe mbani trupin të freskët duke bërë dush apo duke qëndruar në ambiente të freskëta.

Stina e nxehtë e verës bashkë me shkëlqimin e mrekullueshëm të diellit mund të shkaktojë edhe probleme.

Rritja e temperaturave veç djersitjes së tepërt, mund të jetë fatale sidomos për shëndetin e zemrës dhe trurin.

Kur trupi përjeton këto temperatura të larta shumë proçese të tij ndalojnë së funksionuari, duke ushtruar kështu presion mbi organet.

Kjo ndodh njësoj edhe kur përjetoni ekstremitetin tjetër të temperaturave, pra të ftohtin.

Për të evituar çdo problem të këtij lloji të shkaktuar nga vapa AgroWeb.org ju jep disa këshilla të vlefshme shëndeti.

Si ndikon nxehtësia

Nxehtësia lëviz  nga pjesët e ngrohta të trupit tek ato më të ftohtat.

Ajri rreth jush funksionon si ftohës natyral dhe kur nxehtësiae  tij arrin atë të trupit, proçeset e organizmit ngadalësohen.

Në një ditë të nxehtë trupi qarkullon çdo minutë 2 deri në 4 herë më shumë gjak se në ditët e ftohta.

Qarkullimi i tepërt i gjakut si një proçes për të ftohur trupin e bën zemrën të punojë disa herë më shumë se normalja.

Ky sforcim i vazhdueshëm dhe për kohë të gjata mund të çojë në dobësim të zemrës dhe rrezik të atakut apo infarktit.

Djersa është një tjetër mënyrë se si trupi qetëson vetëveten gjithësesi kur lagështira në ajër është shumë e madhe dhe temperatura e lartë as ky proçes nuk arrihet.

Kështu trupi juaj përveçse do të qëndrojë i nxehtë, me anë të djersës do të nxjerrë jashtë edhe disa kripëra e minerale të nevojshme.

Kjo përkthehet në humbje lëngjesh për organizmin dhe dehidratim të organizmit, pra një problem edhe për sistemin kardiovaskular.

Më të rrezikuarit sigurisht janë personat që kanë pasur probleme të mëparshme me zemrën, sëmundje të diabetit apo presionit të lartë të gjakut.

Si të evitoni rrezikun

Disa zgjidhje të lehta dhe të shpejta mund t’ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të këtij problemi.

Hidratohuni

Sigurisht një nga mënyrat më të mira për të luftuar të nxehtin është të konsumoni në mënyrë të vazhdueshme ujë.

E rëndësishmë është që të jetë i freskët, por jo shumë i ftohtë në mënyrë që temperature e trupit të qëndrojë e balancuar.

Gjatë ditëve me temperatura më të larta mbi 35-40 gradë, mundohuni të konsumoni një gotë ujë të ftohtë çdo një orë.

Mos e zëvëndësoni ujin me pije me sheqer apo të gazuara pasi ato nuk arrijnë t’ju hidratojnë mjaftueshëm.

Ushqimi

Gjatë periudhave të vapës së madhe kini kujdes me dietën dhe ushqimet që konsumoni.

Konsumoni vakte të vogla me bazë perimesh dhe frutash.

Në këtë mënyrë stomaku juaj nuk do të ndihet i tej mbushur dhe nuk do të ngacmojë zemrën.

Aktiviteti fizik

Mundohuni që gjatë verës të mos bëni aktivitet fizik në orët kur dielli është shumë i nxehtë.

Kjo pasi trupi juaj do të mbinxehet duke shkaktuar problemet e përmendura më sipër.

Kufiziojini aktivetet tuaja herët në mëngjes apo në orët e vona të darkës.

Ajri i freksët

Evitoni qëndrimet e gjata në diell dhe mbani trupin të freskët duke bërë dush apo duke qëndruar në ambiente të freskëta.

Nëse ndjeni marrjemendje, të përziera, dhimbje koke apo muskujsh në mënyrë të vazhdueshme ftohni trupin menjëherë.

Konsultohuni gjithnjë me një mjek specialist nëse këto simptoma vazhdojnë, për të parandaluar rrezikun e prekjes nga ataku në zemër.

Sinjalet që jep trupi kur e teproni me sheqerin

Nëse vuani nga lëkura e thatë, ose me yndyrë, ekzema, apo aknet, atëherë mund të fajësoni sheqerin.

Sheqeri është i shijshëm, por nëse e konsumoni në sasi të mëdha, jeni duke dëmtuar rëndë shëndetin tuaj.

Ndoshta, pasi të lexoni këtë artikull nuk do ta shihni sheqerin me të njëjtin sy si më parë.

Trupi i njeriut nuk resht së dërguari alarme dhe thirrje për ndihmë, sidomos kur bëhet fjalë për konsumin e sheqerit.

AgroWeb.org do t’ju ndihmojë të zbërtheni kodet që trupi lëshon kur e keni tepruar me sheqerin.

Mungesë energjie dhe lodhje

Ndjesia e vazhdueshme e lodhjes ose këputjes është një nga shenjat më të lehta për t’u kuptuar, që vjen si pasojë e dozave të larta të sheqerit.

Ndonëse karbohidratet që ju konsumoni mund t’ju ofrojnë doza të forta energjie, mos harroni që bëhet fjalë për një situatë të përkohshme.

Nëse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, duhet patjetër të vëzhgoni me kujdes stilin e ushqyerjes dhe të zbuloni nëse pini ujë mjaftueshëm apo nëse i jeni dorëzuar trullosjes së rreme të sheqerit.

Fiksimi i ëmbël

Nëse jeni vazhdimisht në kërkim të gjërave të ëmbla atëherë gjasat janë që ju po krijoni një varësi të rrezikshme.

Konsumi i sheqerit mund t’ju bëjë të fiksuar pas tij. Nëse nuk duroni dot një ditë të vetme pa të ëmbla, atëherë me siguri keni rënë pre e kësaj varësie.

Në kthetrat e gripit dhe të ftohtit

Nëse vini re që sëmureni shumë shpesh, atëherë mund të fajësoni sheqerin. Nëse jeni kthyer në një “tabelë qitje” për çdo virus që qarkullon në qytet, atëherë duhet të ndryshoni dhe të hiqni dorë nga gjërat e ëmbla.

Konsumimi i tepruar i sheqerit e dobëson sistemin imunitar dhe shpërbën aftësinë natyrale të trupit për të luftuar të ftohtin, gripin, viruset dhe sëmundjet kronike.

Trullosje (veçanërisht pasi ke ngrënë)

Kur konsumoni shumë sheqer, nivelet e sheqerit në gjak rriten me shpejtësi dhe bien menjëherë.

Ritmi normal është që niveli i sheqerit të bjerë gradualisht. Luhatjet e vazhdueshme në nivelin e sheqerit në gjak, shkaktojnë probleme serioze në proceset mendore.

Humbja e shijes

Konsumi i tepërt i sheqerit bombardon ndjesitë e shijes dhe i çorodit ato.

Toleranca e shqisës së shijes ndaj të ëmblave rritet dhe rrjedhimisht ke nevojë për sheqer, gjithnjë e më shumë. Kur shqisa e shijes ka nevojë të ngopet me të ëmbla, atëherë do ta keni më të vështirë për ta kënaqur me pak.

Megjithatë, nëse filloni tërheqjen graduale nga sheqeri, toleranca e kësaj shqise do të rimëkëmbet, madje do të dalloni kur diçka është shumë e ëmbël dhe do të arrini të bëni dallimin mes ushqimeve të duhura.

Probleme me këmbët dhe lëkurën

Sheqeri është si inflamacioni. Ka të njëjtin ndikim në organizëm, madje mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë.

Nëse vuani nga lëkura e thatë, ose me yndyrë, ekzema, apo aknet, atëherë mund të fajësoni sheqerin.

Sheqeri ka të njëjtin ndikim edhe tek këmbët, tek thembra, shputat dhe gishtat, duke shkaktuar dhimbje.

Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë rënie të ndjeshme të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve është nga shenjat e kësaj simptome.

Shtim në peshë

Teprica e sheqerit do të thotë që keni konsumuar shumë kalori.

Duke qenë se sheqeri nuk ka as fibra e as proteina, atëherë nuk do të ndiheni kurrë të ngopur dhe nuk do të ndaloni së ngrëni.

Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë.

Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm aq më e lartë do të jetë rezistenca ndaj tij.

Organizmi do të çoroditet, sepse nuk do të dijë si t’i përgjigjet sasive të insulinës dhe të përpunojë sheqerin në mënyrën e duhur.

Për më tepër, pankreasi, organi përgjegjës për insulinën, do të lodhet dhe do të shkaktojë zhvillimin e diabetit.

Pesë dëmet që shkakton kondicioneri në shëndetin e organizmit

Dhimbje koke? Kollë? Lodhje? Stres? A e di nga të vjen? AgroWeb ju sjell përgjigje për këto pyetje. Mjafton të lexoni artikullin dhe do mësoni si t’i shmangni këto probleme shëndetësore. Shpërndajeni artikullin që ta lexojnë miqtë dhe të afërmit tuaj.

Shumica prej nesh i jemi mirënjohës kondicionerit, sidomos në rastet kur temperaturat janë tepër të larta dhe është e pamundur të mos djersish edhe pas një dushi të ftohtë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Në shumicën e dyqaneve, shtëpive apo zyrave temperatura e kondicionerit është tepër e ulët dhe si rrjedhojë e ndien menjëherë që po sëmuresh.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Ndonëse në ditët përvëluese kondicioneri është shpëtimtar, na duhet të dimë më shumë për të mirat dhe të këqijat e tij.

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga azma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.

Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.

Megjithatë problem është që këto pajisje duhen mirëmbajtur dhe pastruar me kujdes. Në të kundërt të gjitha këto vlera mund të kthehen në probleme të mëdha me frymëmarrjen dhe infeksione.

Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen.

Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

Lodhje dhe dhembje koke

Shumë njerëz ndihen më të lodhur në punë, madje më shumë se zakonisht. Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumëfishtë. Por këto ndjesi zbuten ndjeshëm pas largimit nga puna.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.

Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.

Ndotje e ajrit

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme.

Veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por thjesht qarkullon ajër të ndenjur.

Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

Tharje e lëkurës

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër, dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

Vizita të shpeshta tek mjeku

Studimet kanë treguar që njerëzit që kalojnë më shumë kohë në mjedis me ajër të kondicionuar kanë një nevojë në rritje për kujdes shëndetësor.

Problemet me veshin, fytin, hundët, frymëmarrjet dhe ato të fytyrës janë të përsëritshme.

Nëse e keni të pamundur të qëndroni pa ajër të kondicionuar sigurohuni që ta pastroni pajisjen dhe të lejoni të hyjë ajër i freskët sa më shumë që të jetë e mundur.

Katër ushqimet që kurrsesi nuk duhet të hani në mëngjes

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës.

Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Mëngjesi nuk është një vakt që mund të anashkalohet.

Nëse e shmangni atë do të shtoni në peshë, do të ndiheni më të plogësht dhe jo të kthjellët.

Cilat Janë Ushqimet Që Nuk Duhet Të Konsumoni Në Mëngjes

Ëmbëlsira

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer.

Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë.

Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes.

Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate.

Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet Me Salçice

Salçicet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut.

Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë.

Përveç kësaj, salçicet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e Brumit

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat Shumëngjyrëshe

Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe.

Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës.

Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe.

Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë.

Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, ngjyruesit artificialë janë të ndaluara të përdoren në prodhimin e ushqimeve.

Përse të mos i ndaloni edhe ju nga tryeza e mëngjesit.

E pazakontë, sot Solstici i Verës – Diell deri vonë në mbrëmje

21 Qershori do të jetë dita më e gjatë e 2018 për të gjithë njerëzit që jetojnë në hemisferën veriore.

Sot do të jetë dita më e gjatë e 2019 për të gjithë njerëzit që jetojnë në hemisferën veriore të rruzullit tokësor.

Dielli do të ofrojë pamje spektakolare teksa do të perëndojë shumë vonë në mbrëmje ndryshe nga zakonisht.

Teknikisht solstici veror ndodh kur dielli është në pikën e tij më të largët me tokën.

Në 2019, kjo ndodhi pikërisht në orën 6:07 të mëngjesit ditën e sotme, 21 qershor.

Pse ndodh solstici veror?

Shumë njerëz mund ta dinë këtë. Toka rrotullohet rreth Diellit në një kënd të pjerrët.

Prandaj mes muajve Mars dhe Shtator, hemisfera veriore e Tokës ekspozohet më shumë ndaj rrezeve të diellit.

Pjesën tjetër të vitit është hemisfera jugore që përfiton ditë më të gjata. Kjo është dhe arsyeja pse ne kemi stinë.

Sa orë diell do të kemi këtë të enjte?

Varet se ku ndodheni. Personat që jetojnë më afër veriut, do të përfitojnë më shumë orë.

AgroWeb.org ju tregon se e veçanta e ditës së sotme, është që dielli nuk do të perëndoj më në orën 19:00, por vonë në darkë. Në Alaskë, Kanadë dhe Greonlandë dielli perëndon rreth orës 21:00.

Dhe nëse ndiheni aventurier, udhëtoni në një vend të qetë dhe shijoni ditën më të gjatë me diell të vitit.

Një festë

Për dekada të tëra, njerëzit kudo nëpër botë e kanë festuar këtë ditë të shënuar.

Për disa ishte një ditë e begatë dhe organizoheshin gosti për të gjithë qytetin.

Thelbi i festimeve ishte nderimi i Diellit, me ushqime, pije, valle dhe shumë objekte të shtrenjta për njerëzit.

A do të jetë kjo dita më e gjatë në historinë e Tokës?

Ka mundësi që jo, dhe pse është shumë afër rekordit të vendosur në 1912.

Sipas ekspertëve ai vit shënoi dhe ditën më të gjatë të solsticit dimëror.

Gjithsesi ata mendojnë se me kalimin e viteve, ditët do të zgjaten dhe rrotullimi i Tokës rreth Diellit nuk do të jetë vetëm 24 orë.

Nëse dëshironi të përjetoni këtë ditë të veçantë, zgjidhni vende ku perëndimi i diellit është shumë i dukshëm.

Sot perëndimi i diellit do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes duke e zgjatur ditën edhe me disa orë më shumë ndërsa pamja që do të ofrojë dielli teksa perëndon do të jetë spektakolare.

Pamjet dhe momentet fantastike do t’i përjetojnë ato vende ku koha është e hapur dhe me diell. /AgroWeb.org

Shijet e preferuara të Nënë Terezës

Kur Nënë Tereza sëmurej motrat kujdeseshin që të përgatisnin për të disa nga ushqimet e saj të preferuara.

Emri i saj ka lënë në mendjet e miliona njerëzve shijen e dashurisë dhe mirësisë.

Shqiptarja më e njohur në botë për bamirësitë e saj, Nënë Tereza apo Shën Tereza, ia kushtoi jetën të varfërve duke shërbyer në ndihmë të tyre.

Ajo jetoi nën një vet disiplinë të rreptë dedikuar ndihmës së të varfërve në botë duke braktisur dëshirat që rriten brenda shpirtit dhe mendjes së çdo njeriu mbi jetën e tij.

Një jetë dedikuar të varfërve

Bashkëpunëtorët më të afërt të saj tregojnë se si Nënë Tereza zgjodhi të bënte një jetë të thjeshtë, të përulur në përpjekje të pandalshme për të luftuar urinë dhe varfërinë.

Këshilltari i Ligjor i Nënë Terezës për 12 vjet, Jim Towey, të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se edhe ndaj ushqimit, ajo tregonte thjeshtësi absolute duke konsumuar të njëjtat pjata që u ofroheshin të varfërve në kampet e ndihmës ku ajo shërbente.

Por pavarësisht devotshmërisë së saj sublime, pavarësisht dedikimit për të shërbyer, Nënë Tereza ishte njeri human si të gjithë ne të tjerët.

Disa detaje të vogla 

Në një intervistë për mediat, këshilltari i saj Towey tregon disa detaje të vogla mbi shijet e preferuara të saj, të cilat, ndihmëset e saj ia përgatisnin kur ajo ishte sëmurë.

Nga këto ushqime, Towey veçon akullore me çokollatë ashtu si edhe biskotat e ëmbla të përgatitura me sodë.

“E di se motrat në Indi, kur Nënë Tereza sëmurej kujdeseshin që të përgatisnin për të disa nga ushqimet e saj të preferuara. Asaj i pëlqenin karamelet.

I pëlqenin akulloret me çokollatë. Ajo që e bënte atë një njeri të bukur është fakti se ajo ishte njëlloj si të gjithë njerëzit e tjerë.

Ajo dashuronte jetën ashtu si edhe ushqimin, por këto dëshira të vogla të saj ishin thjeshtë në perspektivë dhe nuk ishin pjesë e jetës së saj të zakonshme.

Si një njeri i disiplinuar ajo i nënshtrohej të njëjtit regjim ushqimor ashtu si edhe motrat e tjera, edhe kur ishte në të 80-at ajo vijoi po të njëjtat rregulla.

Edhe pas problemeve shëndetësore që pati si ataku në zemër, apo ndërhyrjet operacionale ajo dëshironte të ndiqte të njëjtat rregulla që edhe motrat ndiqnin.

Ajo ishte një njeri i shumë displinuar por unë e di se herë pas here pasi Nënë Tereza sëmurej motrat përgatisnin për të disa gatime të mira indiane ashtu si edhe biskota me sodë gjithashtu. Ajo gëzohej kur motrat ia ofronin.” shprehet këshilltari i Nënë Terezës.

Artriti i shpatullës – Llojet, simptomat dhe trajtimet

Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.

Shpatulla është një nga nyjet që preket nga artriti. Me të prekur nga kjo sëmundje, pjesa që vesh fundin e kockave ku ndodh fërkimi, fillon dhe të degradohet si pasojë e inflamacionit, dëmtimit apo konsumimit me moshën.

Llojet e artritit të shpatullës

Zakonisht kjo lloj sëmundjeje arrin të diagnostikohet përmes historisë mjekësore të pacientit, ekzaminimit fizik apo grafive.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka disa lloje të artritit që ndikojnë tek shëndeti i shpatullës:

Artirit rheumatoid, që është një lloj artriti inflamator i cili mund të prekë të dyja shpatullat.

Artriti post-traumatik është faktikisht osteoartriti që zhvillohet si pasojë e një dëmtimi që ka pësuar shpatulla.

Artriti Septik, ose ndryshe njihet si artriti infektues, i cili lidhet me infektimin e zonës ku ai fillon e zhvillohet.

Ky lloj artriti kërkon vëmendjen e menjëhershme mejksore, pasi mund të çojë në degradimin e nyjes së shpatullës shumë shpejt.

Arthropathia si pasojë e një tërheqjeje apo këputjejenë zonën e shpatullës. Duke pësuar një tërheqje apo këputje ligamentesh, kockat që përbëjnë nyjen e shpatullës nuk përthyhen aty ku duhet duke shkaktuar fërkim të tjetërsuar.

Osteonekrosia zhvillohet kur qarkullimi i gjakut tek zona e nyjës së shpatullës ndërpritet.

Pa furnizim me gjak, kockat fillojnë dhe degradjnë derisa gangrenizohen muskujt nga brenda jashtë.

Simptomat e Artritit të Shpatullës

Shenjat kryesore që lidhen me artrititn e shpatullës janë dhimbje dhe kufizim i lëvizjes motorrike të saj.

Dhimbja është e përqëndruar pas shpatullës, dhe zakonisht shpjegohet si një dhimbje e thellë. Ndërsa në rastin kur dhimbja është në pjesën e sipërme të nyjes, ju do të shikoni pasojat dhe tek ajo anë e qafës.

Këto dhimbje ju ndikojnë në jetesën e përditshme, pasi mund ta keni të vëshitrë të ngrini krahun apo të mbani pesha.

Çfarë mund të bëni në shtëpi për të pakësuar dhimbjet

Si fillim gjëja më e rëndësishme është të çlodheni.

Pasi dhe kur e lodhni së tepërmi krahun, dhimbjet shtohen pavarësisht qetësuesve që ju mund të përdorni.

Me kompresa të ftohta ose të ngrohta. Në disa raste është vënë re se pacientët kanë patur rezultat me kompresa të ftohta akulli, ndërsa të tjera duke ngrohur muskujt rreth shpatullës.

Gjithsesi këto trajtime janë të përkohshme dhe përdoren nëse doni të pakësoni dhimbjet. Artriri është një sëmundje serioze që kërkon patjertër konsultën me mjekët përkatës për të gjetur dhe mjekimin e duhur për çdo rast.

6 shenjat fillestare të sklerozës – Si dallohen

Një simptomë e demencës është vështirësia për të komunikuar.

Skleroza ose demenca, ka të  bëjë me një grup sëmundjesh që prekin trurin dhe ndikojnë në shumë prej funksioneve të tij.

Njerëzit e prekur nga skleroza kanë kujtesë të dobët, aftësi të pakëta në komunikim gjykim, në vendimmarrje dhe orientim.

Ky grupim sëmundjesh është shumë tinzar sepse nis krejt papritur dhe më pas situata përkeqësohet shpejt.

Në këtë grupim sëmundjesh bëjnë pjesë Alzheimeri, Parkinsoni apo skleroza e shumëfishtë të cilat nuk shërohen.

Simptomat e Demencës Ndaj Të Cilave Duhet Të Jeni Të Vëmendshëm

Nëse ju ose ndonjë anëtar i rrethit familjar ka probleme me kujtesën nuk është e udhës që të arrini në konkluzionin se ai ose ajo vuan nga demenca.

Diagnostikimi i sëmundjes kërkon të paktën 2 nga simptomat e përmendura më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Personat e prekur nga skleroza kanë probleme më të mëdha që shkojnë përtej vështirësisë në kujtesë.

Ata hasin pengesa në të folur, në përqendrim dhe në arsyetim.

Ndryshim i Papritur Në Kujtesën Afatshkurtër

Problemet me kujtesën mund të jenë një simptomë e hershme e sklerozës.

Për shembull, dikush mund të mbajë mend shumë mirë diçka që ka ndodhur vite më parë, por e ka të pamundur të kujtojë se çfarë ka ngrënë në mëngjes.

Probleme të tjera janë vështirësia për të kujtuar ku keni vendosur diçka, arsyen përse jeni futur në një dhomë ose punët që duhet të bënit gjatë ditës.

Vështirësia Për Gjetjen e Fjalës Së Duhur

Një simptomë tjetër e demencës është vështirësia për të komunikuar.

Njerëzit e prekur nga skleroza e kanë të vështirë të shpjegojnë diçka ose të bashkëbisedojnë.

Ndryshimet e Humorit

Ndryshimet e humorit janë shumë të përhapura në mesin e pacientëve të prekur nga skleroza.

Depresioni për shembull është një shenjë tipike e sklerozës që shfaqet shumë herët.

Apatia

Njerëzit e prekur nga skleroza humbasin interesin ndaj aktiviteteve të preferuara.

Ata nuk kanë më dëshirë të kalojnë kohë me miqtë dhe familjen dhe ndiejnë një boshllëk të thellë emocional.

Konfuzioni

Në fazat e para të sklerozës, njeriu bëhet shumë konfuz, sidomos kur i duhet të kujtojë fytyrën e dikujt, të gjejë fjalët e duhura e të bashkëbisedojë me dikë.

Ata harrojnë çfarë dite është dhe nuk mbajnë mend dikë që e kanë takuar së fundmi.

Mungesa e Orientimit

Në fazat e para të demencës, njerëzit nuk orientohen dot, humbasin rrugën dhe nuk mbajnë mend për ku ishin nisur.

Më pas ato nuk njohin më lagjen, shtëpinë, derën apo rrugët.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, fruta, perime, drithëra të plota dhe vitaminë D.

Produkti që jep energji në mëngjes më shumë se kafja

Trupit i duhet energji në mëngjes për të nisur ditën.

Kafeina që gjendet tek kafeja ofron një alternativë më të mirë zgjimi se fruktoza që gjendet tek molla.

Megjithatë, ekspertët thonë se secila prej këtyre alternativave ofron përfitime disi të komplikuara.

Për shembull, nëse ju kryeni aktivitet fizik që në mëngjes, molla do të ishte alterantiva e duhur sepse i jep organizmit energjinë e nevojshme.

Nëse hani mollë çdo ditë, ekspertët thonë se frymëmarrja juaj do të përmirësohet.

Nga ana tjetër, pirja e kafesë përpara aktivitetit fizik do të nxisë djegien e yndyrnave.

Kafeina

Kur trupi është në gjumë, temperatura e tij bie bashkë me tensionin e gjakut dhe kjo është arsyeja përse njeriu është i plogësht kur zgjohet.

Kafeina ndihmon në eliminimin e plogështisë së mëngjesit, rrit rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe përshpejton frymëmarrjen.

Ajo të bën më të vëmendshëm dhe zmadhon ndjesinë e mirëqenies.

Karbohidratet

Molla nga ana tjetër nuk përmban kafeinë por është e pasur me karbohidrate, të cilat japin energji për një zgjim dhe gjallërim të nevojshëm.

Një mollë ofron 116 kalori dhe gjysma e 10 gramëve sheqerna përbëhet nga glukoza dhe sukroza.

Fruktoza nga ana tjetër kërkon më shumë kohë për tu tretur dhe ky aspekt e bën mollën një burim energjie për një periudhë më të gjatë se kafeinaa.

Fibra e tretshme te molla ju mban të ngopur për më gjatë.

Ndikimet Afatgjatë

Si kafeja ashtu edhe molla përmbajnë antioksidantë të cilët kur konsumohen në mënyrë afatgjatë ofrojnë shumë përfitime.

Nëse pini deri në 6 filxhanë kafe në ditë, rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ulet ndërsa ai i kancerit të mëlçisë përgjysmohet.

Molla përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Nëse hani më shumë se dy mollë në javë, rreziku i azmës do të ulet.

Konsumi i mollës përmirëson funksionin e mushkërive duke ju mbrojtur nga kanceri dhe sëmundje të tjera.

Nëse hani pesë ose më shumë mollë çdo javë, kapaciteti i mbajtjes së ajrit të mushkërive do të rritet ndjeshëm./AgroWeb.org

Çfarë ndodh me tensionin e gjakut gjatë verës – Ndikimi i temperaturave të larta

Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër.

Qarkullimi jo i mirë i gjakut është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve të zemrës dhe jo vetëm.

Problemi më i përhapur shëndetësor i lidhur me të, sipas të dhënave të AgroWeb.org, është tensioni i lartë i gjakut.

Ky fenomen ndodh kur enët e gjakut nuk përballojnë dot presionin e lartë të qarkullimit të gjakut në organizmin tonë.

Të shumtë janë ata persona që kurohen me medikamente apo me metoda natyrale, për të ekuilibruar tensionin e gjakut.

Por jo shumë e dinë se tensioni i gjakut ka dy lloj luhatjesh.

Ndryshim i presionit të gjakut përgjatë ditës

Gjatë natës, kur trupi është në qetësi, tensioni është i ulët.

Presioni i gjakut fillon të rritet disa orë para se të zgjoheni në mëngjes, dhe vazhdon të rritet me vazhdimësinë e ditës.

Pika kulmore e presionit të gjakut është pikërisht mesdita, dhe mjekët gjithmonë sugjerojnë që në këto orare të tregohet më shumë kujdes.

Sipas ekspertëve tensioni i gjakut fillon dhe ulet përsëri në darkë.

Kjo luhatje ndodh për shkak të aktivitetit të brendshëm të trupit

Kur flemë organizmi është në qetësi, dhe nuk harxhohet energji e tepërt.

Ndërsa kur jemi aktivë, trupit i duhet një qarkullim më i shpejtë i gjakut pasi i nevojitet më shumë energji.

Kështu shpjegohet dhe fakti pse tensioni i gjakut rritet.

Por nëse kjo luhatje është jo normale, siç është një tension i lartë gjatë natës dhe një ulje drastike gjatë ditës, do të thotë që keni një problem shëndetësor.

Shkaqet me ndikimin më të madh përveç sëmundjeve të zemrës janë stresi, ankthi, sistemi nervor dhe duhanpirja.

Çekuilibrim sezonal i tensionit të gjakut

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër.

Në dimër temperaturat fillojnë e ulen në mënyrë dhe drastike. Diçka e tillë reflektohet në organizëm me një tkurrje të enëve të gjakut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, tkurrja e enëve të gjakut arrin deri në 3% të volumit të saj, gjë që e vështirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.

Si pasojë presioni i gjakut rritet, dhe zemra punon me vështirësi.

Ndërsa në verë enët e gjakut bymehen, duke ja lehtësuar kalimin nëpër kapilarë gjakut, dhe duke e ndihmuar zemrën të mos punojë më me kapacitet të dyfishuar.

Pesha dhe tensioni i lartë i gjakut

Sipas mjekëve pesha trupore është një nga arsyet kryesore për luhatjet sezonale të tensionit.

Në dimër trupi kërkon më shumë masë yndyrore, të cilën e përdor për normalizim të temperaturës.

Ndërsa në verë humbasim këtë peshë të tepërt në saj të aktivitetit më të shpeshtë.

Tensioni i gjakut rritet me shtimin në peshë dhe ulet me rënien nga pesha.

AgroWeb.org  sugjeron që personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të kryejnë matje të tij dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Në këtë mënyrë kuptojnë dhe më qartë luhatjet e tensionit të gjakut.

Në rastet kur kjo luhatje është e madhe ju duhet konsulta me  specialistin dhe mjekun  tuaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Bimët në vazo që thahen gjatë verës – Si t’i risillni në jetë

Përpiquni të vendosni vazot në një vend të ndriçuar mirë dhe mos ndërroni vendndodhjen.

Nëse një bime të caktuar i mungon uji, drita dhe përkujdesja, ajo shuhet.

Pamja e bimës së  vyshkur apo të tharë në një vazo, shpesh duket e pashpresë.

Megjithatë, jo çdo gjë është ashtu siç duket.

Edhe një bimë e shuar, mund të vijë sërish në jetë me disa këshilla bazë nga AgroWeb.org që mund t’i ndjekë secili prej jush.

A Ka Shenja Jete?

Nëse bima juaj ka humbur shumë gjethe dhe ka marrë ngjyrën kafe, mos hiqni dorë prej saj.

Mjafton që bimës t’i kenë mbetur të paktën disa sytha, gjethe jeshile dhe kërcenj elastikë.

Falë tyre, ju mund ta sillni sërish në jetë bimën e preferuar.

Rigjallërimi i bimës kërkon shumë durim, e ndonjëherë disa muaj me rradhë.

Ujitja

Bimët që ujiten më shumë seç duhet ndonjëherë ngjajnë të kalbura, me gjethe të zverdhura që duken sikur u ka shteruar jeta.

Ndërsa nëse keni harruar të ujitni bimët tuaja, gjethet do të jenë ngjyrë kafe dhe të përthyera.

Nëse e keni tepruar me ujin, transferojeni bimën në dhe të thatë.

Nëse bima është e etur, ujiteni me kujdes.

Ndriçimi

Nëse e keni lëvizur saksinë dhe bima juaj nuk merr mjaftueshëm nga drita e diellit, ajo do të ligështohet.

Përpiquni të vendosni vazot në një vend të ndriçuar mirë dhe mos ndërroni vendndodhjen.

Lagështia

Bimët përthithin ujin nëpërmjet gjetheve dhe rrënjëve, ndaj saksia duhet mbajtur në një vend ku ka lagështi, jo shumë ndriçim të fortë dhe jo thatësi të tepërt.

Fertilizimi

Një bimë e pafertilizuar siç duhet nuk rritet siç duhet dhe gjethet i humbasin ngjyrën.

Bima në vazo i përthith vlerat nga dheu ndaj AgroWeb.org ju këshillon ta pasuroni vazhdimisht.

Bima duhet ushqyer vazhdimisht me pleh organik.

Fertilizimi do e rigjallërojë bimën brenda disa ditësh.

Gjatë verës kujdesuni të mos i lini pa ujitur.

Gjithashtu është mirë që ta pasuroni vazot me dhe’ të ri.

Si ndikon rritja e temperaturave tek personat që vuajnë nga gurët në veshka

Veshkat luajnë një rol thelbësor në detoksifikimin e trupit.

Moti i ngrohtë dhe me nivele të larta lagështie mund të rrisë rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Ky është rezultati i një studimi të ri të ekspertëve të Kalifornisë të publikuar në revistën Endourology, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas këtij studimi, temperaturat kanë një ndikim jo të vogël tek formimi i gurëve në veshka.

Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Gurët Në Veshka

Faktorët e rrezikut të formimit të gurëve në veshka janë të ndryshëm.

Për shembull, meshkujt dhe diabetikët janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka.

Sipas gjetjeve të studimit të lartpërmendur edhe moti është faktor i rëndësishëm në formimin e gurëve në veshka.

Njerëzit që jetojnë në klimë të ngrohtë kanë tendencën të djersijnë më tepër dhe për pasojë janë më të dehidratuar.

Dehidratimi kronik sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org është një faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve në veshka.

Lagështia nga ana tjetër pengon avullimin e djersës, që nënkupton se linja e parë e mbrojtjes së trupit ndaj nxehtësisë është jashtë funksioni.

Ngrohja Globale Dhe Gurët Në Veshka

Ekspertët janë të shqetësuar se ngrohja globale që rrezikon të prishë shumë ekuilibra në planet do të nxisë rritjen e prevalencës së gurëve në veshka në popullatën globale.

Studime të tjera kanë konfirmuar njerëzit janë më të prirur të vuajnë nga gurët në veshka nëse temperaturat rriten mbi 10 gradë.

Sipas tyre, prevalenca e gurëve në veshka do të vazhdojë të rritet teksa ngrohja global nxit rritjen ekstreme të temperaturave.

Trajtimet kundër gurëve në veshka janë të larmishme dhe shumë prej tyre natyrale.

Një prej tyre e gjeni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Receta Mirëbërëse e Uthullës së Mollës

Uthulla e mollës është një ilaç efektiv për një listë të gjatë të sëmundjeve, duke përfshirë gurët në veshka falë studimeve të gjata dhe të hollësishme.

AgroWeb.org raporton se jo vetëm që kjo uthull do të ndihmojë thërrmimin dhe eliminimin e gurëve. Por konsumi i rregullt i rreth 1-2 lugëve gjelle në ditë do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së gurëve në të ardhmen.

Duhet të pini një përzierje me uthull molle esëll në mëngjes. Përsëri rreth mesditës dhe një të tretën herë në mbrëmje.

Kështu do të merrni, përfitimet shëndetësore të këtij ilaçi të pabesueshëm natyror dhe do të hiqni qafe gurët e veshkave në të njëjtën kohë.

Thjesht përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle me një ëmbëlsues të natyror si mjalti në një gotë me rreth 150 ml ujë. Duhet ta konsumoni tri herë në ditë sidomos përgjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.