VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Arkivi i Shtetit dhe Autoriteti i Dosjeve, Marrëveshje për zbardhjen e Historisë së Sigurimit të Shtetit

By | May 6, 2017

Komentet

Vetëvendosje protestoi kundër Kryeprokurorit të Shtetit

Lëvizja Vetëvendosje organizoi të premten një protestë në Prishtinë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe korrupsionit, siç u tha, në rritje në Kosovë.

Protesta nisi simbolikisht 5 minuta para orës 12:00 para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Masa e tubuar brohoriti: ‘Me hajna nuk ka shtet’, ‘Lumez ik, duam Republikë’, ndërsa në pankartat që protestuesit mbanin në duar shkruante: ‘Po drejtësisë, jo korrupsionit”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila foli para masës, tha se protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore.

Ajo kërkoi ndryshime në Prokurori, duke larguar, siç tha, të gjithë prokurorët që janë emëruar politikisht.

“Ne, në javët e muajt në vazhdim, nuk do të ndalemi derisa nuk do ta largojmë ‘PAN-hajninë’ (v.j.me Pan njihet koalicioni qeveritar), këta që i kemi para sysh e që po bëhen kinse nuk po shohin. Nuk ka më kohë për Prokurorinë e pushtetit, nuk ka më kohë as për pushtetin e hajnisë, ka ardhur koha për drejtësi e jo drejtësi për interes. Ka ardhur koha për ndryshim, e ndryshimi jemi ne, jeni ju, janë qytetarët e Kosovës”, tha Haxhiu.

Në protestë u tha se në Kosovë nuk mund të ketë luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, derisa nuk ka gjyqësor të drejtë.

Kritikët thonë se Lumezi dyshohet se është i korruptuar dhe i lidhur me pushtetin.

Skënder Tufa i përgjigjet “kaubojsit” Edmond Caja: E vërteta ime për revoltën në burg dhe pse u eleminua Sandër Sokoli Nga Skënder Tufa

Çdo gje e ka nje limit ne kete jetë. Thonë se ujku ne nje kope me 100 dele shqyen 99.

Sot ne perballemi me makuteri e pafytyresi pa limit!

Kam degjuar shpesh justifikime si ajo e ish hetuesit tim, Dilaver Bregasi.

– Ne kemi vepruar ne perputhje me ligjet e kohes.

Po a ishte ajo koha e diktatures?

A janë diktaturat te denueshme ne te gjitha vendet e botes?

A duhet te denohen keto krime?

Edhe oficerët nazistë kanë zbatuar ligjet e kohes, por vazhdojnë dhe sot mbas 75 vjetesh te denohen.

Kam parë dhe reagimin e prokurorit qe ka denuar llumin. Dom Shtjefen Kurti i cili ja la amanet z.Nikolin Kurti qe ta botojë pas vdekjes se tij faljen qe ai kerkonte per kete denim, dhe ashtu u be.

Por nuk mundet te mos mbetem i habitur kur shoh te prononcohet publikisht ai qe kerkon te shlyejë borxhin kundrejt familjes e te afrmeve duke dalë jashtë çdo etike.

Gjuha e perdorur tregon vulgaritetin e nje te pandreqshmi, i cili jo vetem nuk jep shenjen me te vogel te pendeses, por sulmon me epitete dhe aspak denjesisht te dhunuarit e tij.

Toni dhe menyra e artikulimit te shprehjeve te tij na japin ndjesine se ky person vazhdon te gjykojë e perbuzë me megalomaninë e kohes se shkuar, duke mos llogaritur se duhet te jene ata te cilet ai i pergojon qe duhet te flasin, jo te ulerijnë per çka kanë kaluar nen terrorin e tij.

Diku ai me mllef pyet: – A ke familje? A ke dinjitet? A ke respekt per veten?

Nuk e besoj se ai ja ka berë ndonjeherë kete pyetje vetes.

Me nje gjykim te verbur ai i quan personat qe guxuan te bejnë ate qe duhej te bente ligji, ordiner, vjedhes, shperdorues.

Per te sqaruar sado pak opinionin qe na ndjek, e shoh te arsyeshme qe te sqaroj se:

 

ORDINERËT

 

Burgjet politike ruanin brenda tyre disa kode te pashkruara qe ishin percjellë nder breza dhe sherbenin per te mbajtur dinjitetin, moralin dhe per te ruajtur traditen. Ambienti i burgut politik te kushtezonte me ane te “Kanunit” te tij. Kjo kishte bere qe te krijohej hendeku mes te mires dhe te keqes. Te gjitha hetimet dhe denimet politike perkufizoheshin ne mbyllje – “I degjeneruar moralisht dhe politikisht”. Kjo behej per te të denigruar personin ne maksimum.

Pas amnistise se vitit 1982 shum gjera ndryshuan, hendeku mes te mires e te keqes u zvoglua ndjeshem, elementet negativë shpifnin per te ngatërruar imazhet, ndoshta qe udhezim. Pikerisht kesaj situate i referohet ky qe sulmon turpshem per t’u mbrojtur!

 

QAFA-BARIT

 

Pas amnistise se vitit ‘82 u pregatit nga Spaçi kontigjenti per ne burgun 311, Qafë-Bari, ne te cilin benin pjesë punëtorë e minatorë te fuqishem dhe elementi i padeshirueshem politikisht per komanden e Spaçit.

Ne diten e trasferimit beri nje i ftohtë qe u shoqerua me stuhi dhe per nje koh fare te shkurter debora arriti ne nje meter. Trasferimi u shty per te nesermen. Burgu i Qaf-Barit ishte nje “Spaç” ne miniaturë, i ndertuar ne fundin e nje hink-malesh qe kufizohej me nje cop qiell. Policet e sherbimit ishin nga burgu i Bulqizes. Ne fillim ishin te lirshem se ishin mesuar me ordineret. Kontrasti i pare qe te binte ne sy ishte komandanti ish bujk pa arsim ne moshë te madhe dhe shefi i policise ne mosh te re.

 

KAUBOJSI

 

Te nesermen na derguan ne pune ne minierë, e cila kishte shumë veshtirsi dhe pa kushtet me elementare te higjenes e sigurisë. Ushqimi ishte i nje cilesie teper te dobet.

Drejtimi i burgut politik kerkonte profesionalizem, per kete arsye drejtoria e burgjeve ia kaloi kompetencat ne menyre graduale shefit te policise, i cili e eklipsoi komandantin e tij plak.

Çdo herë qe vinte nga Tirana, ai ndermerrte veprime shtrenguese, udhezonte policet te distancoheshin sa me shumë me te denuarit politikë, e te ishin te ashper e kerkues.

Filloi te futej ne kamp me grup policesh dhe midis tyre njëri që kush nuk i çohej ne kembe e nuk hiqte kapelen kur kalonte ai, perfundonte te “zyra teknike” qe perkthehet “trajtim i nxehtë ose i dhunshem”. Kur filloi te mesonte gjermanisht, e ngrinte ballin e kapeles si nazistet. Dikush e quajti “Kaubojsi” dhe kur vinte ne kamp, thonin: Erdhi “Kaubojsi”!

 

STRATEGJIA E KRIMIT

 

Eshte deshmuar se komunizmi ka qenë me gjakatar se nazizmi, pasi ka ekzekutuar me e pa gjyq mbi pesëfishin e atyre qe ka ekzekutuar nazizmi ne kohë lufte.

Komunizmi ne Shqiperi ka qenë me i egri dhe me konservatori. Jo me kot u dorëzua i fundit per t’u transformuar e rigjeneruar ne formen qe kemi sot. Gjatë periudhes 45- vjeçare diktatura eshte ushqyer me kurbane periodike, te cilat gjendeshin ne fusha te ndryshme. Ende me ka mbetur si enigme thenia e Kadri Hazbiut para arrestimit: Ne kemi vepruar sipas legjendes: “Kurbanet sherbenin per te siguruar pushtetin nepermjet terrorizimit.”

Kam bindjen e plote se revolta e Qaf- Barit më 22 maj 1984 eshte sajuar ne kete kuader

 

ME TY

 

Nuk kam patur asnjeherë deshiren qe te shihem, jo vetem per bemat e tua por edhe se hija jote me sjell ankthin e kohes se shkuar. Dalja jote publike me detyron qe per vuajtjet qe me ke shkaktuar mua dhe atyre qe nuk janë mes nesh, te mos hesht perballë arrogances, mashtrimit e dizinformimit.

Se pari dua te ndalem tek purifikimi qe kerkon t’i besh vetes me monologun ku mesa duket nuk e ke llogaritur se ne jemi akoma gjallë dhe kemi kurajon te perballemi me ty dhe pse gjuha jote e helmuar nuk ka asnje sens njerzor

-Thua se flas me emra pa i pyetur ata ne janë dakord me deklarimet e tua. Çdokush mundet te marrë informacion e te permendë emra, ky nuk eshte argument qe te besojmë si te verteta theniet e tua.

Ti i sulmon te gjithë ata qe te kanë berë portretin e pjesshem te bemave te tua, me sa duket nuk ke berë asnjeherë autoportret.

Jo çdo reagim publik eshte mbrojtje aq me pak kur ky reagim behet per borxh ndaj familjes .

Per pak sa nuk me çudite me akuzat kunder Visar Zhitit, ta akuzosh ate per pervers duhet te hedhesh poshtë opinionin e nje burgu te terë qe ka jetuar me vite me te.

Ju dhe makina juaj gjithçka beni. Per pak e besova se ai ishte spiun, pasi na e ndertove si letrar fabulen por kur e perfundon fjalinë me –“komunikonte me operativin me celular”-celular ne vitin ‘84 ne burgun e Qaf–Barit?!

Dysheqet ndoshta mund t’i kesh ndryshuar per arsyet e tua, por deri ne vitin ‘86 ne kemi fjetur ashtu siç thot Bajram Vuthi, ne dyshek me kashtë të perzierë me gjemba.

Ti thua se kujdeseshim per te rinjtë ne nje kohë qe punohej per te degraduar burgjet politike.

Te sapoardhurit futeshin ne nje kapanon pranë lavanterisë qe quhej “karantina” dhe per rreth dy jave trajtoheshin dhunshem para se te hynin te traumatizuar ne kamp.

Ti flet per higjenen kur te denuarit nuk kishin kohë as per t’u ndrruar, disa duhej te vinin per se dyti ,16 ore, per te plotesuar normen, pa permendur qe uji ishte i ftohtë.

Ti genjen kur thua se ke nderhyrë qe mos rrembenin ushqimet e familjes te fortet. Ne burgjet politike nuk ka patur te fortë.

Ti flet per trajtim ushqimor ku pa e permendur sasinë a cilesinë, nuk besoj se ke harruar qe me ke peshuar ne peshoren e guzhines ku si rezultat i mirëtrajtimit unë rezultoja te isha 47 kg.

Ti sulmon ne menyren me ordinere Bedri Blloshmin .

-Ti pyet te tjeret -a ke familje, por vetë nuk e di çfarë esht familja. Problemet e familjes, Bedriu i zgjidh vetë. Ti je i akuzuar per krime dhe nuk i shpeton atyre duke nderhyrë pafytyresisht ne çeshtjet sociale te te dhunuarve te tu!

Kur permendet emri yt, mua personalisht me kalon nje e dridhur ne te gjithë trupin. Nuk besoj se e ke harruar, do te ketë qenë fillim pranvere e vitit ‘86 kur ti me eskorten tende ishe drejtuar hyrjes se fjetoreve.

Unë nuk te pashë, se gjithmonë kur te shihnim mundoheshim te mos perballeshim me ty, ti me thirre atje pran “çanges”, e me zerin e trashur mu drejtove duke me thenë:

– He mor Tufa, pse nuk rruhesh ti?

Unë të thashë se nuk rruhem, nuk kisha kaluar asnjeherë brisk ne faqe. Ti e more si kundershtim e me more me policet e tu e me çove te berberi qe ishte aty pranë dhe me rrujte ne “te thatë”.

Ti genjen kur thua se ndihmoja ne lirimin e te burgosurve . Lirimi i te burgosurve politik ne vitin ‘90-‘91 ishte kusht i OKB-së per Shqiperinë.

Te analizosh ty dhe theniet e tua, duhet kohe e durim, prandaj po kaloj direkt te

 

BEMAT DHE PASOJAT

 

Po ti ishe teper i ri dhe germoje çdo skutë per te renduar jetesen e te denuarve.

Rizai, komandanti, ishte i vjeter e ti çdo gje e beje per karrierë, sigurisht dhe nga megalomania e moshes. Nuk besoj se ke harruar qe te papunet qe ishin te semurë, ti i lije ne deborë e vapë jashtë terë diten, policet nen drejtimin tend qenë berë agresiv dhe rasti qe jep Visari per te denuarin qe i ra te fiket tek kontrolli dhe polici e dogji me cigare, eshte i vertetë.

Ti kerkoje me shumë hapësirë e pushtet.

Ti i nxirrje te denuarit ne aksion ditëve te diela, ku ju kerkoje te benin dy dhe trefishin e prodhimit ditor.

Nuk e di nese e ke marë urdhrin ne Tiranë apo te ka ardhë me radiogram, por unë te akuzoj ashtu siç ka bere miku ynë, i ndjeri Haxhi Baxhinovski, ti je nxitësi dhe shkaktari i vertetë i revoltes se 22 maji 1984 në Qafë-Bari.

 

E VERTETA IME PER REVOLTEN

 

Kishte kohë qe policet po “ferkoheshin” me te denuarit, duhet patur parasysh se asgje nuk behej pa urdhrin e shefit, ishte e qartë per te denuarit se gjithçka vinte prej tij.

Data 22 maj ishte e veçante se perkonte me 11 vjetorin e revoltes se Spaçit të vitit 1973!

Dy personat qe nuk e kishin berë normen ishin te lodhur dhe te pa ngrënë. Ata po i kerkonin te dilnin ne punë edhe turni i dytë. Kjo dalje ish berë aq e shpeshtë sa nuk po durohej. Dhe policet kembengulnin. Per nje moment pati reagime. Te denuarit kundershtuan duke bashkuar disa zera qe vinin duke u shtuar. Policet tentuan t’i mernin me forcë, aty pati reagim. Nderhyn policia e cila kerkon te futemi ne mensë.

Policet dibranë dhe oficerët hynë me shkopa gome nder duar duke e berë me te rendë situaten. Ata kercenuan dhe kur hasen kundershtime dolen tek dera e menses dhe thanë: Kush te degjojë emrin te shkojë ne kapanon. Tek dera dikush tha: po t’ju prekin(rrahin) bertisni.

Kur doli Kosta Gjordeni u degjua thirrja e tij qe dilte nga dhimbja e goditjes, ne ate moment dera shpertheu e te denuarit dolen jashtë, policet nuk kishin kohë te reagonin.

Te denuarit kerkuan Kosten. Sokoli therriste: na sillni djalin këtu. Toma, Martin Leka, Dush Martini, Petrit Moriseni, Bajram Vuthi dolen te paret. Pas tyre dolen te gjithë ne oborr, por vetëm nje pjesë u afrua nga vraponin policet e tmerruar. Nje polic nxori Kosten nga biruca dhe doli nga dera e punes, te fusha lart.

Ti o trim me kishe ikur me te paret. Ne kamp kishte mbetur zv komisari dhe Myzaferi me pak policë . Kur Kosta zbriti tek sheshi i Zyres Teknike dhe tregoi se e kishin qelluar, Toma mori disa tulla qe rrethonin lulishten dhe ju sul Myzaferit me shokët, pas tij vraponim dhe ne.

Aty ishin Toma me tullat, Sandër Sokoli, Martin Leka, Lush Bushgjoka, Dush Martini, Lazer Shkembi, Petrit Moriseni, Kosta, Gurali Beshi, unë Skender Tufa, Vasjar Tabaku.

Shefi i finances qe ishte oficer roje kish hipur ne vendrojen te porta e jashtme dhe qe aty qellon me pistoletë per te goditur Tomen qe ishte duke ndjekur policet, por veprimet janë kryer aq shpejt dhe ne ishim aq pranë sa ai plumb mund te zinte kedo nga ne. Kosta ndjeu vetem nje te pickuar pas krisjes se pistoletës, Dush Martini ka nxjerrë qesen e duhanit dhe Guraliu me Martinin ja kanë izoluar plagen.

Nga vendrojet filluan te hapin zjarr mbi kokat tona. Ashtu siç thotë Haxhiu, ne murin e menses gjen dhe sot plumba. Nderkohë zv. komisari me shkop ne dorë ishte i rrethuar nga Haxhi Baxhinosi, Met Tufa, Fatmir Lakasi, Nue Pisha, Llazi Koci, Agron Hoxha e te me falin ata qe s’me kujtohen, vetëm ishim pak. Ai ishte kapur me Haxhiun dhe per nje moment e godet me shkop gome. Xhikja nxjerr nje thikë artizanale e punuar me material lopate dhe ja drejton ne bark. Nuk mund te them me saktesi ne e shpoi pak apo veç ja nxori, vetem se ne çast oficeri iku me vrap duke lenë kapelen ne tokë.

Per disa orë kampi do te ishte ne duart e te burgosurve.

Erdhen dy zv. ministra te Brendshem me helikopter dhe forca speciale nga Tirana e Shkodra.

U futem te gjithë ne kapanone dhe u be thirrje kush te degjojë emrin te dalë te porta. U thirren 14 plus nje. Dhuna qe esht ushtruar aty ishte e paparë, fjalet e mia sido qe t’i perdor nuk do te mundin t’i pershkruajnë ato skena makabre qe ato bisha me fytyrë njeriu benë mbi djemt tanë. E ti ishe ne çdo çast i pranishem, ti ju dole dhe deshmitar ne gjyqin kunder atyre.

Shkelja jote ligjore eshte nxjerrja me dhunë ne punë duke shkelur konventen e vitit 1954 e cila, edhe sipas teje, ndalon detyrimin e te burgosurve te bejnë punë te detyruar .

Pse te akuzoj ty per nxitjen e revoltes se maj ‘84 dhe vrasjen e Sandër Sokolit?

Konflikti me dy te denuarit qe nuk dolen ne punë dy turne per mungesen e nje vagoni eshte veç fasada per te fshehur qellimin e vertetë te nxitjes se kesaj revolte qe ishte eleminimi fizik i Sander Sokolit.

Duke ju referuar fakteve verejmë se Sandri as nuk mori pjesë e as nderhyri e as u pa ne zallamahine e revoltes. Sandri ishte njeri korrekt. Sandri nuk ishte atakuar asnjeherë me policinë qoftë dhe per gjenë me te vogel. Unë te pyes ty: Pse duhej të merrej Sandri?

Unë e di shumë mir qe nuk je ti vrasesi i drejtperdrejtë, kete e them me kompetecë se e kam nga burim i brendshem, por di gjithashtu qe ti e di shumë mirë se vrasesi i Sandër Sokolit eshte ish shefi i mbrapavijes, dibrani Sadedin Çekiçi

 

PSE U ELEMINUA SANDER SOKOLI?

 

Sandrin kam patur fatin ta njoh ne burgun e Spaçit ne vitin 1981 ku me derguan per te kryer denimin. Qelloi qe ishim ne te njejten brigadë ne zonen e parë. Unë isha nivelist, ndersa Sandri punonte ne front, nxjerrje minerali. Isht njeri i nderuar, korrekt, i thjeshtë, i zgjuar dhe i dashur. Mua me reapektonin dhe per motivacionin e denimit. Kujtim Ymeri me thirri i pari “valuta” dhe ne pergjithsi keshtu me therrisnin. Gjithmonë kur kishim mundesi si kur prisnim per te hyrë ne kamp apo per te dal ne punë, unë, Sandri dhe Ramazan Spahiu bisedonim e benim shaka. Unë dhe Ramazani i benim opsion bindjeve te tij gjithmonë miqesisht.

Sandri ishte largpames dhe me intuitë intelektuale. Ai e parandjente se koha po afronte per ndryshim bile kish nje bindje te brendshme se 1984 do te ishte viti vendimtar. Ai ziente dhe filloi te bente miniorganizim paraprak.

Takimet beheshin tek infermjeria. Sandri të bente per vete dhe ishte shumë serioz e bindes. Ai u pre dhe parandjeu dhe fundin kur nje person qe nuk eshte me ne jetë u trasferua pak para se te behej revolta.

Mesa dukej pesha e Sandrit dhe menyra e grumbullimit te tij rreth vetes te perkrahesve kishte tingelluar keq ne piken “0”.

Hajredin Fratari, Dalip Zhaboli, Drago Vujoshevic, Nuredin Skrapari jo vetem nuk morën pjesë ne revoltë por as u pane rreth saj. Ti e di shumë mirë pse i morën.

Hajredini e Dalipi qe ti thua se i kam shpetuar u morën e u torturuan. Çfarë ndihme u ke dhene ti. A mos ishin edhe ata per t’u eleminuar!

Ti nuk u ndeshkove per ketë ngjarje te ndodhur ne sektorin tend, perkundrazi u ngrite e u ngrite u bere dhe kuader partie. Te gjitha arritjet e tua ti i ke fituar duke derdhur gjak njerëzish, pa permendur ketu terrorin qe ti ke berë pas revoltes ne Qaf -Bari ku njerzit per t’i shpetuar ndeshkimit tend hynin ne hapsira duke lenë jeten .

Ti nuk ke as gjak, as fytyrë, e as dinjitet njerëzor ku thua se dy te denuarit Dilaver Hysi dhe Ylmi Cocka qe zuri galeria e i nxoren mbas nje jave i nxore ti nga shembja dhe nuk thua te verteten qe ata mbeten ne shembje se duhej te benin vagonat. Pasi ne rast te kundert perfundonin ke birucat me “racion” tre herë ne ditë mbas buke dajak(rrahje). Pra shkurt i çove ti me presionet dhe dhunen, tende drejt vdekjes. Ardhja e brigades avari shpetimit ne raste te tilla ishte detyrim ligjor. Pa verifikimin e trupave te tyre ti nuk mundje te vazhdoje asnje punë.

Ti je shqetsuar dhe ke reaguar se te thanë tre herë kriminel kur per ty as fjalori nuk e permban fjalen qe te pershtatet per te pershkruar mostruozitetet e tua.

Bemat e tua nuk mbarojnë as me disa vellime, por po mjaftohem kete rradhë me kaq!

Miku mi, ndjeri Hysen Sheshori per tipat si ti e “PENECILINA” thoshte:- kam nyt(ndoht) me ja permen emrin.

Dhe un meqe ndaj te njejtin mendim me te – kam nyt me ta permen emrin o “Kaubojsi i Skëterrës” se Qaf-Barit!

Avni Delvina sjell grafikën e rradhës: Llustraxhiu i atleteve!

Avni Delvina sjell grafikën e rradhës: Llustraxhiu i atleteve! Kryeministri Edi Rama i preferon atletet!

 

Mbi fashistin, fshatarin dhe spiunin rus, mikun dhe kolegun tim të dashur Agron Tufa! – Nga ARTAN FUGA

Unë i mirëkuptoj të gjitha shqetësimet dhe angazhimet për të ruajtur të pacenuar nga askush vlerat dhe kontributin e rezistencës antifashiste gjatë Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, për respektin për këdo që ka marrë pjesë në të, komunistë, nacionalistë, demokratë, si edhe për të gjitha kontributet, luftëtarë, dëshmorë, viktima, të deportuar në kampe, popullsi e martirizuar, etj, familje dëshmorësh.

Duke pasur nja pesë a gjashtë dëshmorë e të martirizuar në familje nga bashkëpuntorët e fashizmit dhe larot e tradhtareve më kujtohet gjyshja që edhe në vitet 60, më kujtohet si turbull, që lëviztë nëpër shtëpi si një hije e mërzitur, e pezmatuar, e harruar në vetminë e vet të pashërueshme nga dëmet e Luftës, nga tradhtaret që si qenër i kishin kafshuar shpirtin, duke tymosur duhan nga mëngjesi në darkë, folur me vete, veshur në të zi dhe qarë e qarë me afshe zemre.

Vuajtur nga të gjitha anët ky popull, paralufte, gjatëlufte dhe paslufte!

E kishte goditur rëndë lufta gjyshen time të mjerë e të mirë si gjyshet e gjithkujt. Nuk ja harroj askujt! Po pa asnjë hakmarrje!

Të dallohen pra kush ka qenë për rezistencën, kush ka qenë neutral, kush ka qenë tradhtar!

Kur të na bëhet mbarë edhe unë dëshiroj t’i them mikut tim Agron Tufa çfarë mendoj për ndonjë botim, i të cilit ai nuk është autor. Sikur bisedojmë ngaherë për libra të tjerë!

Por, kur dëgjoj se ai qenkesh fashisti i fundit në Shqipëri, nuk e mbaj dot të qeshurën : hahahahahahaha! Shqipëria nuk qenka çliruar akoma!!! Paska mbetur ushtari i fundit Agron Tufa!

Goni është fashist poaq sa unë nuk jam biri i dy partizanëve në Luftën Çlirimtare, kujtimin e të cilëve në atë periudhë e kam të shenjtë në traditat familjare!

Goni na qenka edhe fshatar! A thua se është sharje përbuzëse të vish nga zona dhe krahina plot tradita nga çdo cep i vendit! Sa qejf po të isha edhe unë fshatar si Gon Tufa! Hahahahahahahaha!

Me kulturën perëndimore që ai ka marrë në universitete ruse, paradoks i madh, por i vërtetë, ai më ka habitur me botëkuptimin e tij postmodern që më ka lënë mbresa të forta dhe admirim edhe mua që prej shtatë a kusur brezash kam tradita familjare qytetase në qytete mijëvjecare! Më urban në këtë rrafsh sesa unë ai!

Goni qenka edhe spiun rus! Vërtet ka ca tipare si të Sorges ai! Ore mos është ai që i ka dërguar z. Putin planet e sulmit të fashistëve shqiptarë mbi Moskë që po përgatitet për 21 qershorin e këtij viti?

Edhe kjo na duhet, të niset një fushatë makartiste si gjueti shtrigash ndaj intelektualëve tani! Qetësohuni miq, shokë, zonja dhe zotërinj !

Mjaft e thelluat kulturën antiMukje! Unë kam tezën se diktatura na krijoi idenë se ne e kishim kapërcyer Rilindjen e shekullit 19 -të dhe ishim bërë unitarista si komb, por kam nisur të kem dyshime të forta shumë. Por, ne nuk paskemi kaluar as antiMukjen!

Nuk e di se çfarë thotë për këtë e shenjta dhe e heshtura Akademi e Shkencave që po rinohet e bëhet si nuse në kujdesin e ndoca 14 deputetëve bashkëpuntorë me forcat e regresit intelektual në vend! As Agron Tufa nuk është fashist, as çlirimtarët nuk barazohen dot me kriminelë lufte!

E ka fajin folja “me qenë” që në shqip përdoret pa njohur punimet e të madhit Alfred Korzybski në semantikën e tij monumentale gjenerale. Por për këtë, sakohë që ende nuk po përgatitet botimi në kantjer e sipër mund të drejtohemi në ministrinë e jashtme sepse atje ju sqarojnë për çdo gjë!

Jam shkrirë gazit këto ditë, sepse nuk kisha mundësi të qaja!

Kush jane çakejte qe po e sulmojne dhe po e kercenojne me jete Agron Tufen… Nga Adriatik Riza Dosti

….Gjarperin po e zure …shtypi koken…se po e le gjalle eshte ai qe ta ha koken…keshtu thote populli dhe kjo thenie proverbiale e tij eshte mese e vertete…

Me 1991 kur beme sikur rrezuam komunizmin e diktaturen e bashke me to edhe idhujt e tyre u derdhem ne ekstaze se permbysem bustin e kreut te diktatures…Diktatorit Hoxha e u morrem me te vdekurin ne bronz aq shume sa ”harruam” te merreshim pikerisht me folene e Gjarperinjve qe mbante poshte e nga perbrenda vetes busti qe rrezuam….

E pra Gjarperinjte si kurre me pare ne ate gjysem shekulli tmerr e sketerre qe kaluam i kishim zene e i kishim aty mes kembeve e duarve tona…por as i vrame e as ju a keputem koken por i lame te lire derisa ja tek erdhi dita sot qe po ngrihen serisht ata tashme per te na i ringrene edhe njehere tjeter koken tone…

….Po ndjek me vemendje e jo pa shqetesim debatin publik mes Lukunise se Cakejve te diktatures se djeshme te Hoxhes e perfaqesuesve besnike te Neo-komunizmit te sotem te Rames ..te cilet e jane turrur e po e kercenojne me jete Agron Tufen e Insitutit te studimeve e hulumtimeve te krimeve te komunizmit ne Shqiperi….

”Aresyeja ”sipas Cakejve niset nga fakti i botimit te librit te Celo Hoxhes nga ana e Insitutit te kryesuar prej Tufes … i cili hedh drite me detaje mbi krimet e autoret e krimeve nga ana e komunisteve shqiiptare sidomos gjate te ashtuquajtures Lufte N-C…e cila sikurse dihet nisi si e tille …pra clirimtare e perfundoi ne vellavrasese e lufte civile mes shqiptareve e kjo krejtesisht per faj , pa besi e tradheti te komunistreve shqiptare te Hoxhes te themeluar, drejtuar e udhehequr prej jugosllavo-serbeve armiqve shekullore e me te eger historikisht te shqiptareve e kombit te tyre…

E kane fyer, sulmuar rende , quajtur fashisto-ballist…e madje kercenuar deri me jete Agron Tufen sepse guxoi e beri publike emrat e 265 krimineleve shqiptare te cilet gjate luftes por edhe pas saj si komandante e komisare por edhe kuadro te larte drejtues Partie e sigurimsa te neveritshem e pa fund kane lyer duart me gjak te pa fajshem shqiptaresh dhe jane pergjegjesit direkt te masakres kombetare shqiptare qe prej 1944 – 1990….

Po cilet jane ata e cfare perfaqesojne?

Jane pikerisht ata qe na i servirin sot burgjet e kampet e internimit te tmerreshme te diktatures si …Shtepi pushimi ….ku ne krye ju prin historiani -dhender i familjes se Enver Hoxhes i quajtur Pellumb Xhufi…e pas tij ne radhen e lehesve qe deri dje diktatura familjarisht i mbajti nen sqetull reshtohen edhe Auron Tare e Paskal Milo…”gjithmone” duke hedhur ”drite” mbi historine kombetare te shqiptareve te asaj periudhe…por kuptohet sipas metrit e llogjikes se tyre puro bolsheviko-komuniste ..ku fajsohen nacionalistet e patriotet dhe lartesohen e quhen heronj tradhetaret e kriminelet e Hoxhes , Shehut, Kapos, Alise, Hazbiut, Lleshit e Pecit me shoke….

Ne krye te tyre qendron Baba – Taku…[ Deputeti i PS…Spartak Braho] qe deri dje si prokuror, si avokat e si gjyqtar besnik i diktatures denoi e persekutoi, torturoi e internoi e coi ne litar e plumb deri edhe femije adoleshente qe s’kishin vene ende brisk ne faqe….

Nje grup tjeter mbrojtesish te krimeve te diktatures perbehet nga nje lloj koalicioni qelbesirash e antishqiptresh te kulluar te kryesuar nga mallakastriotet besnike e militante fanatike ne mbrojtje te krye-kriminelit Mehmet Shehu….emrin e bustin e te cilit po e rivendosin me force ne rruget e qytetin e krahines se siperpermendur …madje po kerkojne me force qe edhe ta shpallin Qytetar Nderi …dhe keta te pa fytyre quhen Fatos Klosi. Kastriot Islami, Xhevdet Shehu, Idajet Beqiri. Blendi Klosi …etj…

Madje njefare pseudo-gazetari Xh. Sh.. e njeherazi fanatik e besnik -neverites i diktatures e i M.Shehut ….te cileve ju ka sherbyer dje e po ju sherben edhe sot …ka kohe qe ka vene ne dispozicion te Gjarperinjve e Cakejve komuniste edhe njefare gazete te tijen me emrin Dita…

Ne kete liste Cakejsh nuk mund te mungoje dot as krimineli i 2 prillit e njeherazi ish ministri i brendshem i fundit i Diktatures Gramoz Ruci i cili si per ironi te fatit te demokracise sone prej leshi e prej pambuku vazhdon te qendroje ende ne krye te Parlamentit te sotem Shqiperise….vend anetar i Nato-s e qe aspiron gjithashtu te hyje ne BE…….. e pra ky Gramoz …kerkeses se Agron Tufes per te marre mase ndaj deputetit Braho qe jashte cdo etike e norme te nje shoqerie krejt tjeter shqiptare e te pas 28 vjetesh post – komunizem… po e fyen dhe po e kercenon ate deri edhe fizikisht ….na i pergjigjet se….une nuk jam kujdestar konvikti qe te marre mase ndaj tij…

Nder Cakejte sulmues ndaj Tufes figuron edhe nje nga Doctoret personale te Diktatorit ai qe c’nuk beri per ti zgjatur jeten atij…Sabit Brokaj….po ky emer qe vite me pare e priste Berishen ne nje cep te Bllokut e prane Presidences qe se bashku me disa kolege e komuniste besnike te llojit te tij …ti benin atentat e ta hiqnin qafe sepse ju kishte tradhetuar Idealet…e Komandantin…

Edhe i biri i njerit prej nepunesve te larte te diktatures dhe ne post-komunizem edhe Ambasador i Shqiperise …sigurisht ne emer te PS e LSI se Nanos, Rames e Metes …me emrin Fatos Tarifa …djali i Sevos famekeq te Insitutit te Studimeve Marksiste -Leniniste te Nexhmije Hoxhes ka ca kohe qe i eshte bashkuar korrit te Kukuvajkave anti-Tufa…madje me nje gjuhe tipike prej gangsteri e rrugaci te sojit e llojit…fares e xhinsit te tij te djeshem por edhe te sotem…

Ne tufen e Cakejve qe kerkojne ta shqyejne Tufen vetem e vetem pse guxoi e ju a tha te verteten ne sy publikisht mbeshtetur ne dokumenta e fakte te pa kundershtueshme e historike…figurojne edhe Petro Koqja a Koci …dikur zv. minister i brendeshem a i mbrojtjes…pak rendesi ka…i cili para do kohe ne nje ceremoni perkujtimore tipike partizano-komuniste ne kembet e ushtarit te panjohur ne kryeqytet do ti fyente e perdhoste rende nacionalistet e patriotet e ndershem shqiptare qe luftuan per komb e atdhe e ishin armiq te betuar te bishes komuniste shqiptaro-sllave…e pra ky Koqja prej Fieri…guxoi e na quajti ne vrases, kriminele e tradhetare dhe Enverin e Mehmetin e tij monstra bastarde te diktatures me kriminale te europes i etiketoi si …Heronj te Shqiperise te shqiptareve …

Dhe natyrisht ne kete korr makaber neo-diktatorial e komunisto-bolshevik te peshtire te Cakejve anti-Tufa …ben pjese edhe Poeti ultrakomunist Arben Duka i cili vjet ne 5 majin e ”veteraneve” te sojit e llojit te tij shkroi vargjet…juve jini nje grusht e ne jemi kiamet…

Edhe Shaqiri i Vukajve prej mbishkodre …deri dje deputet i ketyre qe sot jane ne pushtet e po deri dje me nje Baba qe ka bere kerdine me vrasje e burgosje patriotesh, intelektualesh e nacionalistesh te ndershem shqiptare te zonave te Veriut…u zgjua nga gjumi dhe meqenese dokumentat e faktet e Tufes ja dogjen bythen fort… po bertet e uleret per lincim te tij a thua se akoma e ka Baben gjalle….

…Dhe jane pikerisht keta e shume te tjere si keta qe c’nuk po bejne te rikthejne komunizmin barbar e diktaturen brutale serisht ne Shqiperi …madje edhe Liderin pasues e kane gjetur…ku me mire se Rama ”qe ben sikur hesht, nuk sheh e nuk di gje”’..me te mire pasues te Komandantit te djeshem…veshtire se gjejne dot sot……madje vete Yjet komuniste te Edvinit ne kollaret e tij nuk duan fort komente te teperta… madje as edhe portretet e fotot me basyretin e Hoxhes qe veteranet ja tundin perpara turinjve ne cdo feste komuniste duket se Ramen jo vetem qe nuk e shqetesojne me por ne te kunderten e englendisin per mire sa me s’ka….

Jane po keta birbo…qe ka kohe qe si gjumi i nates pse Mbreti Zog e Faik Konica …prehen ne Atdheun e tyre …e pse dikush e ka bustin ne mes te Tiranes e Diktatorit te dashur te tyre ja kane rrezuar ate e vene dhe i bejne shurren tek varri…

Jane po keta qe u xhindosen kur eshtrat e patriotit e nacionalistit te flakte Mit’hat bej Frasheri u sollen te prehen ne Dheun -meme..

Jane po keta qe kane rregjistruar serisht per te marre pjese ne zgjedhjet e 30 qershorit 2019… pra 28 vjet pas gjoja renies se komunizmit…Partine Komuniste Shqiptare …e cila minimumi ligjerisht prej vitesh duhej te kish dale jashte ligjit me Ligj e Kushtetute…qofte edhe thjesht per te respektuar viktimat e krimet pa fund te saj ne kurriz te Shqiperise e shqiptareve …

Jane po keta qe shkruajne e komentojne por edhe botojne ne Panorama e ku te munden kujtimet e Rita Markos, Sulo Gradecit, Rahman Perllakut, Muho Asllanit…Lenka Cukos …e turli lloj amalgame te tille poshteruese e neveritese per shqiptaret e ndershem e kombin e tyre qe fatkeqesisht vazhdon te kete ende ne krye Cakejte e ketij lloji bastard …qe nuk kercenojne vetem Agron Tufen e Insitutin e tij…por te gjitheve ne…qe vazhdojme te rrijme kafeneve e bareve e te bejme llogje per baste e politike …vazhdojme tu veme prapa lidereve e partive politike e me keq akoma teksa …Gjarperinjte i kemi serisht perpara kembeve tona e bejme sikur si shohim…e jo me te guxojme t’ju a kepusim kokat njehere e mire e te korigjojme te pakten sa nuk eshte teper vone fare…ate gabim fatal qe beme te gjithe se bashku 28 vjet me pare tek i lame te lire…per te zezen tone e per te na ngrene kokat tona….

A.R.DOSTI

(Video) Visar Zhiti: Nuk mund të bëjmë demokraci me njerëzit që bënë diktaturën

“Po ndërtojmë një demokraci me ata që bënë dhe diktaturën” Është një deklaratë shumë indinjuese nga shkrimtari Visar Zhiti i cili mbi supet e tij ka vuajtur vitet e diktaturës komuniste.

Por, edhe kur sot kohët duhet të ishin ndryshe, sërish persekutorët ngrenë gishtin mbi të persekutuarin.

Edmond Çaja, dikur kryepolic në kampin e Qafë Barit, dhe që sot jeton i lirë në Gjermani e akuzon Visar Zhitin si gënjeshtar dhe bashkëpunëtor të regjimit.

“Ky bashkë me ata jo vetëm nuk shfaqin pendesë, dhe duken shumë larg pendesës, por kanë kurajon dhe paturpësinë që në një kohë tjetër, kur edhe ata nuk janë më policë dhe unë nuk jam më i burgosur politik, por jemi në një shoqëri demokratike, ata kanë kurajon të flasin kundër viktimave të tyre. 

 

Në asnjë vend të botës nuk mund të ngrejë gishtin persekutori kundër të persekutuarve, sidomos në kushtet e tanishme kur unë jam në kohën time, ne që ëndërruam demokracinë dhe u sakrifikuam dhe u martirizuam dhe me butësi tregojmë çfarë ndodhi, këta vërsulen në mënyrën më të përbindshme. Nëse atëherë po bënte i detyruar detyrën, sot që nuk është më në atë detyre dhe jeton në një nga vendet më të demokratizuara, flet si një polic, ndëshkon si një polic dhe kjo është e padurueshme dhe e patolerueshme” tha Zhiti në studion e RTV Ora 

Zhiti nuk fsheh zhgënjimin për Autoritetin e Dosjes i cili nuk reagon duke thënë të vërtetën.

Visar Zhiti: “Në një rast të tillë, sic ju e kujtoni, në një konflikt të shefit të policisë të burgut me të burgosurin e tij dhe ai bën një shpifje, atëherë Autoriteti i Dosjeve apo institucionet e tjera duhet të mbajnë qëndrim, duhet të tregojnë si është e vërteta. Nëse ai që e thotë këtë zbulohet me dokumentacion, të mbajë përgjegjësi ai që akuzohet, ndryshe përgjegjësia e ndëshkimit duhet të bjerë në atë që shpif, qoftë Autoriteti i Dosjeve, qoftë institucione të tjera, qoftë shteti duhet tu japin përgjigje këtyre gjërave. Nëse ata i mbajnë të pazgjidhura, do të thotë se u intereson zgjatja e së keqes.”

Ende në diplomaci ka bashkëpunëtorë të sigurimit edhe po shkojmë afro tre dekada nga rrëzimi i diktaturës së komunizmit

Visar Zhiti: “ Po janë, gjenden në shumë institucione. Së pari, duhen rrëfyer. Së dyti, është një ndër gazetarët më të mirë europianë, Adam Icnik, i cili thotë që në rastet e listave të bashkëpunëtorëve, duhen parë sa dëme i kanë sjellë shoqërisë. Meqë kemi dosje, kemi autoritete, kemi të gjitha levat, institucione, të shohin sa dëme kanë bërë dhe në bazë të tyre të mbahet qëndrimi dhe ndoshta jemi disa vonë, por janë të panevojshëm këta njerëz në institucione. Nuk mund të bëjmë demokraci me këta njerëz që bënë diktaturën.”

 

Ish sigurimsat pushtojnë administratën shtetërore, vetëm në polici mbi 500 të tillë

Në studion e Top Talk, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa u shpreh se në administratën shtetërore janë qindra ish-sigurimsa të punësuar.

“Ka një kapitull në raportin tim që raportohet për praninë e madhe në institucionet tona të pavarura dhe varura, të administratës nga ish-sigurimsa. Janë me qindra ish-sigurimsa. 519 ish-sigurimsa janë vetëm në Policinë e Shtetit. Apeli im është që të reagojnë ndaj kësaj situate”, tha Tufa.

Më pas, drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit tha se kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja iu ka kërkuar autoriteteve hapjen e dosjeve për ish-sigurimsat që punojnë në shtet. Kjo sipas tij është një shenjë e mbarë.

Prof.Sami Repishti i drejtohet Frank Shkrelit pas shkrimit të tij për Masakrën e Tivarit

Pas shkrimit të Frank Shkrelit rreth Akademisë që u mbajt në Prishtinë për Masakrën e Tivarit, reagon Prof.Sami Repishti që i drejtohet me këtë shënim zotit Shkreli të cilin po e botojmë si më poshtë:

*Një reagim nga Profesor Sami Repishti, dëshmitar i kësaj ngjarjeje:

 

 “Mirëmengjezi e falemnderit Frank për kete shkrim me randësi. 

Unë i kam pa kosovarët në Shkodër, të gjithë leckamanë me rroba civile, te rij dhe të lodhun e të raskapitun mbas nji udhëtimi NË KAMBË prej Prizrenit deri në Shkodër e Tivar. 

Ruheshin nga të dy anët me vajza partizane ma të shumëten me mashinka dhe plot urrejtje. Atë natë, u ndigjue lajmi se nji lundër e mbushun me kosovarë ashtë fundosë në Bunë, sepse ura ishte prishë.

Ma vonë erdhi lajmi nga ata që shpëtuen se të gjithë ishin vra. Asnji shenj pendese nuk u tregue nga autoritetet komuniste as nga anëtaret e partisë.

 Tragjedi për kosovarët, tragjedi për të gjithë ne shkodranët që deshmuem kete ngjarje dhe nuk u ba asgja. “Kishte vdeke ora!”

Te fala Sami”

Opozita përshkallëzon protestën, nesër bllokohen 5 akset kryesore të vendit

Opozita do të protestojë ditën e nesërme. Burime pranë selisë së PD bëjnë me dije se ditën e nesërme në orën 18:30 opozita do të bllokojë akset kryesore në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera. Mësohet se janë 5 qarqe që do të bllokojnë akset e tyre, paralelisht me bllokimin që do të bëhet në sheshin “Shqiponja”. Bllokimet e tjera do të bëhen në Fier, Elbasan, Milot, Durres, Kavajë.

“Kam pasur presione nga halabakë”, Agron Tufa padit në gjykatë për fyerje dhe shpifje Brahon, Brokajn, Vujkajn dhe…

Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, ka paditur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës disa persona publiikë, duke i akuzuar për fyerje dhe shpifje ndaj personit të tij.

Braho ka paditur kontretisht Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën, Fatos Tarifën, dhe gazetën Dita.

Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave”, u shpreh Tufa në një deklaratë për mediat.

I pyetur lidhur me “dosjen e Gramoz Ruçit”, ai u shpreh: Unë ende nuk di ndonjë fakt, nëse do të kishim një dijeni do ta trajtonim në respekt të ligjeve.  Unë flas këto që janë aktualisht  të dukshme dhe që nuk kam nguruar ti bëj publike. Kjo është një çështje që i përket një institucioni më të specifikuar që merret me gjërat personale. Për këtë çështje mund të merret Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.

“Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin”, u shpreh Tufa.

KS i OKB-së miratoi rezolutën për dhunën seksuale gjatë luftës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë mbi dhunën seksuale gjatë luftës.

Miratimi u bë pas heqjes së një klauzole për shëndetin riprodhues të grave në mënyrë që të shmanget vetoja e SHBA-së.

Rezoluta e paraqitur nga Gjermania u miratua me 13 vota pro dhe asnjë kundër ndërkaq në votim abstenuan Rusia dhe Kina.

Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë dashur të përdorin veton ndaj rezolutës për shkak të një reference në tekst për të drejtat riprodhuese, e cila nga Uashingtoni shihet si një inkurajim për abortin.

Në selinë e OKB-së gjatë diskutimeve për miratimin e kësaj rezolute ka qëndruar edhe një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Këtë e ka bërë të ditur Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

“Rama një Enver Hoxha i vogël”, Dashamir Shehi: Mund të ndodhë 1997 në forma të tjera

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ndërsa ka folur për situatën politike në vend, ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Rama se ka grabitur vjedhjet.

I ftuar në emisionin “Dritare”, në “News24”, Shehi tha se 1997 nuk do të përsëritet më, por shtoi se mund të ndodhë një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.

 

“1997 nuk besoj se do të ndodhë. Larg qoftë që të ndodhë më ajo që ka ndodhur në vitin 1997. Por unë besoj se mund të përsëritet një 1997 e 2019-s, pra në forma të tjera.

Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveria grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur”

Më tej, Shehi theksoi se Rama vetëm grabit Shqipërinë prej 6 vitesh që është në qeveri dhe se nuk ka lënë isntitucione të lira.

Ndërsa e konsideron Ramën “një Enver Hoxha të vogël”, Shehi thotë se opozita nuk mund të pranojë një shtet ku edhe një profesor nuk mund të jetë i sigurt.

“Fjala grabitje është avancim, se shqiptarët kanë vjedhur nuk kanë grabitur. Grabitja është ta marrësh me dhunë, pse e merr? Po se unë kamë marrë 1 milion e 100 mijë shuplaka, e keni dëgjuar Ramën ju? Edhe Rama ka grabitur me dhunë edhe institucionet, sot nuk ka më asnjë institucion të lirë, çka qenë institucion ky i ka marrë.

Tani të marr shkarkimin e Mynyr Konit. Ky e hoqi sepse ky diku ka folur që nuk i pëlqen kryeministri. E pe si i nxori dekanët të flasin kundër dekanit?

Ata zotërinj nga ajo ditë nuk mund të bëjnë më dekan, nuk mund të dalin më përpara studentëve. Ky deri dhe topin e futbollit do ta marri ta çojë te shtëpia e vet. Ky njeri me këtë dhunë do të grabisë çdo gjë që kanë shqiptarët. Ne kemi zgjedhur një rrugë të dalim kundër, jashtë rregullave të lojës dhe ti do të përgjigjesh. Po në këtë lloj shteti ku asnjë profesor nuk mund të jetë i sigurt, ne nuk e pranojmë. Këtë lloj Enver Hoxhe të vogël ne nuk e pranojmë. Ky i ka vënë gjobë shqiptarëve. Ky veç dhunës politike po grabit dhe miliona”, u shpreh Shehi.