VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Arkiv: KRYEPROKURORI I KROACISË TREGON – JA SI E BURGOSA IVO SANADERIN

By | March 25, 2019

Komentet

Zëri i Amerikës: Bashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako, merret në pyetje pas dyshimeve për blerje votash

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin socialist të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me hetimet që po zhvillohen mbi veprimtarinë kriminale të një grupi personash në Shijak, të arrestuar gjatë operacionit Vol-Vo 4 vitin e kaluar.

Emri dhe zëri i zotit Dako është regjistruar në biseda telefonike të përgjuara antarëve të këtij grupi kriminal, i cili krahas trafikimit të narkotikëve, dyshohet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Mediat vendore po raportojnë se zoti Dako është pyetur nga prokurorët për mbi 5 orë të enjten e kaluar mbi përmbajtjen e përgjimeve të përfshira në “Dosjen 339”.

“Zoti Dako është pyetur për llogari të hetimeve të hapura mbi këtë çështje mjaft të bujshme gjatë së enjtes, nga ora 15 deri në orën 20” – njoftoi televizioni Top Channel, duke shtuar se së fundi janë pyetur edhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor në Durrës dhe Lezhë.

Kryetari i bashkisë bregdetare, Vangjush Dako, i ka hedhur poshtë më parë dyshimet për blerje votash përmes bashkëpunimit me grupe kriminale, duke thënë se ata i takonte si qytetarë të Durrësit, si mbështetës të tij dhe si veprimtarë elektoralë, por së fundi nuk ka dhënë detaje në media pas seancës së pyetjeve në prokurorinë e krimeve të rënda.

Prokurorët vazhdojnë të zbardhin volume të tëra përgjimesh telefonike mes pjesëtarëve të grupit, që, sipas prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, janë regjistruar në gjithsej 700 compact disqe.

Në përgjimet voluminoze, krahas zotit Dako, jozyrtarisht mësohet se u kanë dalë emrat edhe disa zyrtarëve të tjerë të pushtetit vendor, si dhe disa gjyqtarë e prokurorë, të cilët mund të pyeten në vazhdim të hetimeve.

Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi sërish kërkesën e njërit prej të arrestuarve, Altin Avdyli, i njohur me nofkën Niçja, i cili u mbajt në arrest me burg.

Gjatë operacionit Vol-Vo 4 u arrestuan 74 persona, të cilët nga hetimet kanë kryer disa vepra penale si trafik i drogave, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe ndërhyrje të paligjshme në procese zgjedhore.

Kujtimet e bukura në një botim mbresëlënës për Kosovën – Nga ALFRED PAPUÇIU

Sa herë kaloj në Prishtinë nëpërmjet linjës ajrore të “EasyJet”, për të shkuar në Shqipëri, përmallohem duke parë vëllezërit e mi nga Kosova që të mirëpresin qysh në aeroport dhe marr aty një makinë për të kaluar drejt Tiranës, nëpërmjet Prizrenit të bukur dhe viseve të tjera të Kosovës. Kujtoj ato ditë të dhimbshme që atyre u është dashur të luftojnë me përkushtim ndaj pushtuesit serb. Për përpjekjet e tyre deri në ngadhënjim, ndërmora punën e vështirë, por të bukur, për përkthimin e librit me titull: “Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile”. Ai erdhi para lexuesve pas një pune të gjatë studimore të stafit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, si dhe të “Task Forces të përbashkët të UNEP/UNCHS për Ballkanin”. Ky vëllim i botuar me shije, i cili për nga numri i faqeve është i vogël, rreth 100 faqe, në krahasim me problemet e shumta që lindën pas konfliktit të Kosovës, nga brendia kap një gamë të tërë problemesh, të trajtuara me vërtetësi, si mesazh për brezin e ri të Kosovës që nisi pas luftës rrugën e gjatë, të vështirë, por edhe të bukur të rimëkëmbjes së tokave ku kanë lindur, ku janë rritur dhe kanë gjetur strehën e fundit paraardhësit e tyre.

Në harmoni me vendimin e Këshillit Drejtues të UNEP-it dhe me rekomandimin e vendosur të misionit të të gjithë organizmave ndërkombëtare për vlerësimin e nevojave humanitare që vizitoi ish-RFS të Jugosllavisë, nën drejtimin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Sergio Vierra de Mello (të cilin e kam njohur personalisht, burrë i pashëm, fisnik, tepër i zgjuar dhe komunikues kur diskutonim çiltër edhe për Kosovën dhe Shqipërinë e që fatkeqësisht, u vra pabesisht në Bagdad të Irakut, ku drejtonte Misionin e Kombeve të Bashkuara), u krijua Task Force e përbashkët për Ballkanin. Atij iu ngarkua detyra që të bëjë një studim urgjent dhe të hollësishëm, lidhur me pasojat e konfliktit mbi mjedisin dhe vendbanimet civile. Përveç zgjerimit të krizës humanitare lindën shqetësime të mëdha, lidhur me pasojat e konfliktit për mjedisin dhe vendbanimet civile. Për të gjetur një rrugëzgjidhje të këtyre problemeve, Task Forca për Ballkanin mobilizoi një grup shkencëtarësh të pavarur ndërkombëtarë që të punonin në Kosovë dhe në qendrat e goditura industriale në Serbi. Grupe të ngjashme vizituan burime të ndotjes gjatë lumit Danub, si dhe objektiva në parqet kombëtare dhe në zonat e mbrojtura. Pas përfundimit të misionit të tyre, grupi iu vu punës për të hartuar raportin përfundimtar. Prej këtij raporti u paraqitën konkluzionet e Task Force për Ballkanin, të cilat m’u besuan për t’i dhënë edhe në gjuhën shqipe. Ndër të tjera, në parathënien e librit, Klaus Töpfer, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe drejtor ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, shprehet: “Unë jam i bindur se një studim i tillë asnjanës, objektiv dhe shkencor, i gjendjes së vërtetë në terren është thelbësor në situatën pas konfliktit. Ky është një burim shumë i domosdoshëm dhe i sigurt informacioni për popujt që janë prekur nga lufta. Ky është gjithashtu një mjet pune për bashkësinë ndërkombëtare, si një pjesë e pandarë e studimit të nevojave në të gjitha përpjekjet e ngutshme humanitare, nëpër zonat e shkatërruara nga lufta”.

Çdonjëri prej bashkatdhetarëve të mi patriotë dhe të ndershëm do ta kishte pranuar me dëshirë detyrën e vështirë, por të bukur të dhënies në gjuhën shqipe të këtij botimi tepër domethënës, publicitar, me shije të hollë e me argumente bindëse, të radhitura me kujdes. Më shtynë ta pranoj këtë punë voluminoze edhe vëllezërit e mi nga Kosova, viset, Maqedonia dhe Mali i Zi, edhe këtu në Diasporë, me të cilët kam ndarë çdo ditë gëzimet, por edhe problemet e tyre, që lidhen me traumatizmin e luftës së pabesë prej pushtuesve grabitqarë serbomëdhenj. Sidomos kur lexova për herë të pare lidhur me vatrat e rrezikshme për mjedisin, të zbuluara në katër qytete dhe zona të banuara në Kosovë. Kur me fakte theksohej se forcat e armatosura serbe në Kosovë zbrazën dhe shkatërruan shumë qytete dhe fshatra. Dëmtimi i lagjeve të banuara, i infrastrukturës, i pajisjeve të pastrimit të ujit të pijshëm dhe i sistemit të hedhurinave ishte mëse i dukshëm. “Kur shqiptarët e Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe u vendosën përkohësisht në Shqipëri apo gjetiu në botë, shumica e dokumenteve që vërtetonin pronësinë ligjore të tokës dhe pasuritë humbën dhe u morën me forcë, gjë që vështirësoi kthimin e refugjatëve në krahinat e tyre të banimit”, shkruan me vërtetësi në libër zoti Pekka Haavisto, kryetar i Task Forcës së Përbashkët të UNEP/ UNCHS për Ballkanin, ish-ministër finlandez i Mjedisit dhe Zhvillimit. Në libër theksohet se “shqiptarët etnikë largohen ose dëbohen nga Kosova dhe fillojnë të vërshojnë për në Shqipëri dhe në Republikën Jugosllave të Maqedonisë, duke nisur krizën e refugjatëve. Numri i refugjatëve që janë larguar nga Kosova te vendet fqinje i është afruar 400 000-shit. Përhapen dyshime se refugjatët etnikë shqiptarë janë kthyer në mburoja njerëzore, përderisa RFJ mbyll kufijtë e saj. Në bazë të vlerësimeve të bëra në Kosovë janë dëmtuar 120 000 banesa. Vlerësohet se më tepër se 40 000 banesa janë të pariparueshme dhe kanë nevojë për riparim të plotë”.

Për të marrë përsipër nxjerrjen e botimit “Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile”, më shtyu edhe ai miku im, i cili më shkruante në një mesazh që më mallëngjeu shumë: Shkuam me makinë në Kosovë. Shqiptarët në UMNIK kanë një traditë prej disa vitesh dhe organizojnë shumë bukur festën kombëtare atje. U kënaqëm me të vërtetë. Aty pashë numrin e stërmadh të flamurëve kombëtarë, sa nuk kisha parë ndonjëherë. M’u kujtua shkrimi yt i bukur “Dita që na e bëri botën atdhé”. Fola për ty dhe me një miken time që punon në Kombet e Bashkuara dhe i thashë të komunikojë me ty lidhur me shkrimin tënd për OKB-në, mbasi asaj i intereson shumë kjo temë. Ishim së bashku në Prishtinë”. Më shtyu edhe ai i riu shqiptar, diku në atë Zvicrën gjermane, që më shkruante : “Është kënaqësi e veçantë të lexosh artikujt e tu, pasi për mendimin tim, janë të pasur. Ju operoni mjeshtërisht me detajin gjë që nuk është e lehtë të arrihet gjithmonë. Me Bujarin kam hyrë në kontakt dhe të falënderoj për ndihmën. Për sa i përket gazetës, unë jam i interesuar që të shkruaj herë pas here për tema të ndryshme. Dua të të sqaroj që ajo që unë kam realizuar këtu nuk është librari, por një pavijon me libra shqip në bibliotekën e qytetit. Deri tani kam dorëzuar rreth 200 tituj dhe jam në kërkim vazhdimisht. Kështu që, jeni i mirëpritur dhe jam kurioz edhe për librat tuaj të rinj”. Së shpejti mund të përurojmë “Shtëpinë e librit shqip” dhe jeni i mirëpritur të vini…Ndërsa një mik tjetër, diku larg meje më shkruante:

“Ti e di përrallën e dhelprës me rrushin, përse e shau dhe e përbuzi ajo. Ky është edhe problemi yt dhe i imi me atë “qoftëlargun” kalimtar këtu në diasporë. Unë jam bërë imun tani dhe nuk më bën përshtypje smira e xhelozia që mund të ketë ndonjë i paaftë ndaj nesh, ndaj shkrimeve që ti shkruan apo ndaj asaj që përgatis unë në artin që ushtroj, pasi epoka e tyre tashmë është larg. Urimet më të mira dhe ditë më të mira për bijtë e denjë të shqipes!” Një mik nga Shqipëria më shkruante: “Më fal se nuk të kam shkruar për një kohë, pasi interneti këtu ka pasur njëfare defekti dhe vetëm sot munda të të shkruaj. Mua më duket se, qëkur shkoja te ‘Balzaku’ dhe Gjeneva po më duket larg. Mbaruan negociatat, pres mos organizohet ndonjë seminar…Më bëhet qejfi që vazhdon të shkruash, sepse e di që ti e ke pasur gjithmonë pasion. Si publicist i vjetër, më pëlqen shumë që jep mesazhe edhe për ne këtej. Me gjithë qejf do të të ndihmoj për të dhënë ndonjë mendim për shkrimet që mendon të botosh. Miku im, Franko Marussich, arkitekt i shquar, dukagjinas, me origjinë shqiptare nga Zara e Kroacisë, duke më treguar para disa kohësh dy banesa që ka ndërtuar për një sheik arab, diku përballë malit MontBlanc në Francë, më tha: Mund t’i kisha ndërtuar edhe më mirë, por përsosmëria nuk ka fund”.

Duke pasur parasysh fjalët e tij, u nisa për rrugë. Hodha në letër përkthimin e bocave që më paraqiteshin dita-ditës, edhe pse shpeshherë silleshin faqe të tjera me korrigjimet e fundit. Punova shumë për botimin e librit në shqip. Është një studim që përmblidhte në të njëjtën kohë refleksione politike, por të ndërthurura dhe me një gjuhë shkencore, letrare, sociale. Për tri javë m’u desh ta përfundoja përkthimin e tij, duke u konsultuar edhe me kolegët përkthyes të botimit në gjuhë të tjera, si dhe autorët e studimit. Nuk kishim të drejtë të konsultoheshim me njerëz të tjerë para se botimi të dilte në dritë. Vetëm pyesja për ndonjë fjalë ish-shokun tim në universitet dhe koleg, Agron Agalliun e ndjerë, Mozën përkthyese dhe shoqen time Roza, e cila ka një përvojë të gjatë si përkthyese e Kryqit të Kuq të Gjenevës. Disa herë materiali pati ndryshime që duheshin reflektuar me shpejtësi në gjuhën shqipe. Iu kushtova punës me një sedër të madhe, pasi nuk doja t’i lejoja vetes as edhe një gabim. Gjithmonë kisha parasysh tim atë, Tuni Papuçiun, që pas nxjerrjes së “Përpjekja e Rinisë” me shkrimtarin Jakov Xoxa dhe si kryeredaktor i “Sportit” që nga 1945 deri më 1948 me Andon Mazrekun, për afro dymbëdhjetë vjet rresht punoi si gazetar në një gazetë të vendit tim, pjesën më të madhe natën dhe “si i freskët”, si dhe 16 vjet si redaktor përgjegjës i revistës “Fatosi”, ku grumbulloi rreth vetes shkrimtarë të njohur që shkruajnë edhe për vocërrakët, si: Petro Marko, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Bedri Dedja, prof. Aleko Minga, prof. Mina Naqo, prof. Petrit Skende, Xhevat Beqaraj, Odhise Grillo, Lajde Staku, Nasho Jorgaqi, Skënder Drini, Adelina Mamaqi, Aristotel Mici dhe piktorë të rinj dhe me përvojë si Safo Marko, Agim Faja etj..

U përpoqa që të përfshij në shqip edhe fjalët karakteristike që përdoren në Kosovë, natyrisht pa iu shmangur gjuhës letrare shqipe. Në fund botimi ka dhe një fjalorth, për të cilin punova me kujdes. Në fakt, nga ana e UNEP na u krijuan lehtësi të jashtëzakonshme…Më duhej që në katër të mëngjesit t’i dorëzoja bocat tek aeroporti i Gjenevës fotomontazhistes tepër profesioniste nga Britania e Madhe, që punonte në Morzh të Zvicrës, për të arritur botimi sa më parë në shtypshkronjë në Francë…

Një ditë, në mëngjes, kopjet e para në shqip më erdhën në dorë dhe pas pak dikush u nis për në Kosovë për t’i shpërndarë te bashkatdhetarët tanë. Miku im Agroni theksoi se libri u shpërnda edhe në Uashington, ku ai mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Më ndihmuan së tepërmi për këtë botim edhe ime shoqe e mrekullueshme Roza, im bir Genti, që është shembullor në njohjen e informatikës, pa harruar mbesën time Daniela, gazetare e ardhshme me tepër talent, dhe vajza ime Nausika, njohëse e përkryer e gjuhës frënge dhe shqipe, megjithëse shkollimin e saj fillor, të mesëm dhe të mëtejshëm e ka kryer në Zvicër…M’u bë një kërkesë për një botim tjetër pas disa muajsh, por shkaku i një sëmundjeje të përkohshme më detyroi të mos e pranoja, pasi e ndjeva se botimi më kishte lodhur së tepërmi dhe ndoshta nuk do të mund ta përballoja një stres të dytë. Isha mësuar me botimet e realizuara në Byronë Ndërkombëtare të Punës, si edhe ato për seminaret e ndryshme, por për to kam pasur kohë të mendoj dhe t’i botoj pas disa muajsh pune, si dhe kisha kohë të mjaftueshme të shoh dy versione që tashmë ishin botuar prej kohësh në frëngjisht dhe anglisht.

…Darkave, pasi kthehem nga puna e lodhshme e përditshme, ulem pranë ordinatorit dhe hedh mendimet e mia, disi vjedhurazi, pasi ime shoqe, shumë e dashur me mua, më flet që të mos lodhem shumë. Ajo Rozë aq e mirë, e zgjuar dhe nikoqire, që e duan të gjitha gratë kosovare që të marrë pjesë në seancat e tyre për përkthim, më flet herë pas here të kem kujdes të mos lodhem, për hir të saj dhe të fëmijëve. Por unë e ndiej se kam nevojë të hedh një mendim, pasi një punë e tillë, me karar, më çlodh dhe më jep kënaqësi të veçantë. Sidomos kur është fjala për botime si ” Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile”.

Botimi, përveç gjuhës shqipe u botua edhe në gjuhën frënge, angleze, gjermane dhe serbo-kroate. Ai u shoqërua me fotografi dhe harta të shumta dhe është një kontribut i madh për vlerësimin e mjedisit në luftën moderne, nga ana e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Qendrës së Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Civile. Ai është një studim i mirëfilltë për gjendjen e mjedisit dhe të vendbanimeve civile para konfliktit në Kosovë, por edhe pas tij. Ai përmban argumentet e duhura, që dëshmojnë se autoritetet e Beogradit nuk kishin treguar kujdes për mjedisin qysh para se të ndërmerrnin hapat e kobshme në Kosovë. Gjithashtu, konflikti i Kosovës pati një përhapje më të gjerë krahinore: Shqipërisë dhe Maqedonisë iu deshën të prisnin një numër shumë të madh refugjatësh nga Kosova, ndonëse ishin të papërgatitura për një dyndje të tillë. Vendet e tjera fqinje, sidomos Bullgaria dhe Rumania që ndodhen në rrjedhën e Danubit, u druheshin efekteve të ndotjes ndërkufitare, shkaktuar nga mbeturinat industriale të objekteve.

*Ish-funksionar ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD, në BIT dhe konsulent për botimet në organizmat ndërkombëtare

Foto e rrallë – “Të gjithë kënaqen me gjak”, Hoxha, i biri dhe nipat me derrat e vrarë

Enver Hoxha së bashku me djalin, nipat dhe katër derra të egër të vrarë para këmbëve. Diktatori me familjen e tij pozojnë të pashqetësuar para derrave të ngordhur që nuk lëvizin. Kjo fotografi e dikatorit Enver Hoxha është bërë publike nga historiani Kastriot Dervishi.



“Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak”, shkruan historiani.

Kjo fotografi e shkrepur në vitin 1982, do të shqetësonte ambientalistët që zakonisht janë kundër gjuetisë së kafshëve, vijon më tej Dervishi.

Postimi i plotë i Dervishit:

Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra () të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.

Pesë gafat e Edi Ramës në “Opinion”

Edi Rama ka debatuar të enjten në mbrëmje për 2 30 minuta në emisionin e Blendi Fevziut. Lapsi.al e ka ndjekur duke nënvizuar pesë gafat e tij më të mëdha në këtë përballje
1-Në fund të emisionit Blendi Fevziu i citoi kryeministrit një kërkesë të Sali Berishës: “Le të bëjë testin e drogës si presidenti i Ukrahinës dhe nëse del i pastër, unë i tërheq të gjitha akuzat për të”.
Në vend të përgjigjej me po, jo ose ta injoronte si shumë pyetje të tjera, Edi Rama pranoi një gjë që e kishte kundërshtuar gjithmonë, vettingun e politikanëve për të Berishën dhe çiftin Meta. Pra me këtë dredhim inkoshient ai demostroi se më shumë i trembet testit të drogës, sesa skanimit të pronave dhe pasurive familjare.
2- Edi Rama i gjendur në vështirësi nga deklarata që lexoi Blerina Gjylameti për blerjen me para në dorë të gazetarit të Bild, Peter Tiede, që bëri artikullin që e quante regjimin e tij si gangster, kryeministri tha se i kishte tërhequr veshin asaj për këto akuza. Me një fjalë ai na bëri të besojmë se deputetët akoma vazhdojnë të flasin në kokë të vet nga tribuna e PS. Së dyti ai i tregoi ndjekësve të tij se pasi i vë të akuzojnë nuk i mbron duke i lënë mbi shpinë barrën e shpikjeve që ka frymëzuar vetë.
3 – Kur gazetari Andi Tela e pyeti kryeministrin se si ka mundësi që e ka ndryshuar tre herë datën e shpallur publikisht për përfundimin e rrugës së Elbasanit, që po bëhet legjendë e një qeverisje jo efikase, pasi Rama vetë ka thënë një herë do të përfundojë në fund të 2018, një herë në mars të 2019 dhe pastaj në 17 maj, ai u përgjigj se projekti i saj është bërë aq keq, sa afatet janë të parashikueshme. “Për herë del nga ndonjë gjë e re sa edhe firma që po punon nuk mund të fajësohet për afatet” tha ai. Po atëhere ka një pyetje të thjeshtë: Pse kur qenka situatë kaq tragjike dhe kaq e paparashikueshme Rama me gojën e tij ka dhënë vetë tre afate të rreme?
4 –Gazetari Mentor Kikia i parashtroi shefit të qeverisë hamendësimin se mos marrëveshja e ndryshimit të kufijve kishte mbrapa Xhorxh Sorosin. Përgjigjja e tij qe qesharake: “Ju jeni edukuar me filmat e komunizmit prandaj në kokat tuaja gëlojnë shumë teori konspirative”.
Ideja se Soros apo i biri i miliadrerit spekulant mund ta ketë mbështetur idenë e coptimit të Kosovës nuk është e re. Askush nuk mund të vërë bast për vërtetësinë e saj, apo për të kundërtën. Në këtë kuptim Rama mund të ketë të drejtë se ajo mund të jetë edhe thjeshtë një teori konspirative. Por të thuash se teoritë konspirative anti Soros, që gëlojnë tek të gjithë konspiracionistët e botës, madje nga Trumpi deri tek Orbani, qenkan fabrikime të Kinostudios Shqipëria e Re, në rastin më të mirë demostron një injorancë ulëritëse të një njeriu që nuk ka lexuar asgjë më shumë sesa personazhe si Sami Ameni që skiconte Neshat Tozaj.
5- Rama edhe sot në Opinion përsëriti fabulën se Ramush Haredinaj është një gënjeshtar për sa i përket presionit të bërë në Berlin për taksën e Kosovës dhe po ashtu i qëndroi versionit se të gjithë kritikët që i thonë Hashim Thaçit tradhtar janë gomerë. Natyrisht është e drejta e tij të mbajë qëndrimet që do me këdo, por me aleancat që ka zgjedhur duke u armiqësuar me Haredinajn dhe duke mos zbutur pozicionet me LDK, që herën e fundit i bojkotoi parlamentin, ai po bëhet kryeministri i parë i Shqipërisë që ka krijuar ndarje kaq të theksuar në Kosovë. Ai është bërë palë dhe po e humbet dita ditës mundësinë për të qenë një faktot përbashkues, siç bëri dikur me politikanët e Maqedonisë. Në “Opinion”, këtë të enjte, hodhi edhe një hap të sigurtë në rrugën e këtij dështimi.

VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE PËRMES MIJËVJEÇARËVE – Nga Isuf B.Bajrami

 

Me mbështetje të: Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në bashkëpunim me: Institucionet Universitare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

U mbajt Kuvend Ndërkombëtar,“Vazhdimësia Historiko–Gjuhësore dhe Etnokulturore e Shqiptarëve përmes mijëvjeçarëve”.

Tiranë, 09-11 Maj, 2019, Muzeu Kombëtar.

 

Çdo popull ka të drejtë të kërkojë dhe njohë rrënjët e historisë së tij,si gur themelor për ekzistencën dhe ndërtimin e së ardhmes së tij

 

 

Aktualisht qytetërimi shqiptar është në rrezik, për shkak se kujtesa kombëtare e shqiptarëve ndodhet e sulmuar nga të gjitha anët të huajt dhe “shqiptarët”! Ajo që është më e keqja është amullia. Ajo që është më e rrezikshmja, është se shkencat tona, sidomos ato mbi kujtesën edhe shpirtin e kombit kanë hyrë në një greminë negative. Institucionet tona, që duhet ta gërmonin kujtesën edhe të nënvizonin momente të rëndësishme për t’i shërbyer gjuhës, por flenë gjumë.

Studiues shkencorë nga mbarë trevat shqiptare janë bërë bashkë këto ditë në Tiranë për të diskutuar për gjuhën, historinë edhe kulturën shqiptare.

Udhëtimi i Shqiptarëve në rrugëtimin e tyre të dritës dhe të mbijetesës,vërtetë është një udhëtim biblik. “Ne shqiptarët që prej më se katër mijë vjetësh jetojmë në trojet tona në Europën Juglindore; Historia, trashëgimia, humanizmi, iluminizmi, toleranca shoqërore, familjare, etnike, fetare, bashkëjetesa e bashkëveprimi ndër shqiptar, brendashqiptar dhe jashtë shqiptar, rajonal e më gjerë vazhdojnë të tregojnë se shqiptarët janë një komb me virtyte të rralla. Ndaj ne themi me bindje se Shqiptarët janë njerëzit më miqësorë, paqedashës, paçebërës dhe më mirënjohës në botë, prandaj ato janë sjellë si qytetarët më të mirë të Europës. Këto i dëshmon historia dhe vetëm nëse kthejmë kokën e vështrojmë mund të kujtojmë se;-Pellazgët ishin zotëruesit shpirtëror, moral, kulturor, të qiellit, tokës dhe hapësirës së tyre (qielli, uji, toka, ajri).Këtë na e dëshmojnë peripecitë e fatit tonë si komb.”. Theksoi,Av. Prof. asoc. Dr. Astrit Memia.

Konsiderata e gabuar edhe shumë rrezikshme, se gjuhën shqipe e kërcënon gegërishtja dhe jo gjuhët e huaja, që po e kërcënon shqipen, jo pjesët e saj organike.

Ky grupim, kjo iniciativë e këtij kuvendi “Rrënjët tona” do të tregojë se ne kemi bërë shumë faje historike, edhe nga kjo kemi një varfërim të kulturës sonë si shumë nacionaliste, por në këto rrethana kemi nevojë për serum të fortë edhe për nacionalizmin.

Dr. Stefan Pinguli,President i Kuvendit Ndërkombëtar “Vazhdimësia historiko-gjuhësore dhe etnokulturore e shqiptarëve përmes mijëvjeçarëve”. Dr. Stefan PINGULI tha se;” Ka albanologë kolosë, histori të pazbuluara dhe të vërteta që nuk iu vihen aq dritë. Ka shumë albanologë që janë lënë në harresë,është disi e turpshme që shqiptarët nuk vënë në dukje se komb i lashtë, ndërsa grekët njihen si të tillë. Do shpërndajmë informacion për shqipen,sepse kështu e promovojmë. Gjuha “barbare” – që tingëllon dhe kuptim vetëm në shqip bar(a)bar(e) bara-bare është e vërteta e shqipes”, deklaroi Pinguli. Kuvendi ka për qëllim të evidentonte disa fakte, sipas tij, të pathëna.; “Mendoj në radhë të parë se ne duhet të njohim rrënjët tona. Ne kapitalin më të çmuar në Shqipëri, kemi gjuhën dhe historinë tonë, të cilat janë shumë interesante. Sidomos marrëdhënia etimologjike që kemi ne në krahasim me gjithë Rajonin. Ne mendojmë se ka shumë gjëra të pathëna në historinë tonë. Historinë e kemi pasur shumë të ndritur dhe interesante dhe kjo histori do të ishte bazamenti për të ecur përpara. Harrojmë që ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi dikushi në histori, dhe duke zbuluar rrënjët tona ne mendojmë se do të shkojmë përpara.”.

Sekretarët Organizativ këtij Kuvendi Prof. Ing. Sazan Guri,shpjegon arsyet e këtij organizimi mbarëkombëtar;“Qëllimi është ai që ka thënë profesor Çabej, se “dimë se çfarë kemi marrë, por nuk dimë se çfarë kemi dhënë”. Është zbuluar, që gjuha ilire ka vazhduar si e thënë, si e shkruar me arbrit, e më pas me shqiptarët. Ne këtë duam që të evidentojmë, të gërmojmë, të gërvishtim edhe të themi ato që janë të pathëna, apo që kanë qenë të detyruara nga akademitë e shteteve fqinje” shprehet studiuesi Prof. Guri.

 

 

Pse duhet Kuvendi Ndërkombëtar?

Ideja: “Në kërkim të historisë së prejardhjes dhe zhvillimit të gjuhës sonë përmes mijëvjeçarëve”.

Qëllimi: “Rritja e vetëdijes së shqiptarëve mbi rëndësinë e njohjes së lidhjeve të historisë së tyre me  kulturat e antikitetit”.

PSE DUHET TË ORGANIZOJMË KUVENDIN “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE PËRMES MIJËVJEÇARËVE”

  1. Qasja, sikundër sot, me një KUVEND Ndërkombëtar sillet në një kohë, ku vepra historike shqiptare vjen duke u zgjeruar, për pasojë, siç arsyeton filozofi Korçe, çdo gjeneratë e ribën historinë e vet, ndaj edhe vetëdija historike na bën të arsyetojmë, pse jo, për një histori tjetër. Ka ardhur koha të mendojmë sesi historia e shqiptarëve të shkruhet me dashuri nga bijtë e vet, sepse mosdija e historisë sonë, harresa në të cilën gjendemi për gjyshërit e stërgjyshërit tanë, mos kujdesia ndaj armikut dhe mikut kombëtar, gjithë këto, na kanë bërë që të mos njohim veten tonë dhe të na duken të mira disa të meta, po edhe të harrojmë virtytet tona.
  2. Ngjarje të tilla si ky KUVEND duhet të na bëjnë që të mësojmë të vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të cilat ka nevojë çdokush, por ne shqiptarët kemi nevojë më tepër se gjithkush, që siç thotë akademiku kosovar Feti Mehdiu: “E vërteta është ilaç i hidhur, por shërues, me kushtin që ilaçi të përdoret me kohë”.
  3. Një KUVEND i tillë duhet të na tregojë sesi manipulimi nuk duhet të rrisë shanset që sharlatanët të jenë të pëlqyeshëm për turmat, ndërsa miqtë e vërtetë të popullit të dështojnë. Prandaj, Shqipëria ka nevojë për qytetarë e patriotë që nuk bien viktimë e manipulimit të pasioneve mbi historinë, qoftë nga ata jashtë ose ndonjë syresh brenda. Një KUVEND i tillë duhet të na bëjë që individi dhe populli të ndjehen të pjekur, se ndryshe po vemi drejt një prirje të dëmshme për demokracinë. Sigurisht, nuk do të merren armët, por një shpirt kritik duhet t’i qaset interpretimeve të ngjarjeve historike dhe historisë së gjuhës shqipe.
  4. Një KUVEND i tillë duhet të na sjellë filozofi që ka nevojë historiani, gjuhëtari, arkeologu, studenti në mësim e bujku në arë, por për atë filozofi, siç shprehet Niçe-ja “perëndeshë të ndershme dhe lakuriqe”. Boll më me historinë e shpikur helene e latine. Po këta ilirë, thrakë e pellazgë që jetuan midis tyre, ç’ishin? Si mbijetuan, si komb e si gjuhë, kur këta të fortët dolën nga faqja e historisë. Pse ishin komb e gjuhë e ‘dobët’ apo pse ishin më të vjetër e më të rrahur me historinë?
  5. Një KUVEND i tillë duhet të na kthejë vëmendjen te fryma e Shkollës Albanologjike të arbëreshëve, i cili nuk ishte një institucion arsimor, por një veprimtari e bashkuar e një elite autodidakte, e cila kishte kohë që e kishte nisur rrugëtimin e saj. Në radhët e kësaj shkolle renditen shumë eruditë priftërinj arbër të shekullit XVII-XIX, si Nilo Katalano (1637-1694), Josif Nikollë Brankati (1675-1741), Gjergj Guxeta, Giorgio Guzzetta 1682– 1756), Pal M. Parrino (Paolo Maria Parrino 1710-1765), Jul Variboba (1727-1788). Nikolla Keta (1741-1803), Ëngjëll Mashi (1758-1821), Mikel Skutari (1762-1830), Zef Krispi (1781-1859), Vinçenco Dorsa (1823-1885), Zef Skiroi (1865-1927) por edhe intelektuale si Jeronim de Rada, etj.
  6. Një KUVEND i tillë duhet të na sjell fakte e interpretime, sesi mund të na ndihmojë historia për të organizuar lirinë dhe të bëhemi pjesë dinjitoze e komunitetit vleror që quhet Europë, me atë lloj moto “Të jetojmë së bashku dhe në dinjitet të barabartë”.
  7. Një KUVEND i tillë duhet të na sjellë gjithë mendjet e ndritura përsëri pranë Eduard Shnajderin me “Pellazget e pasardhesit e tyre”, i cili është autori i vetëm dhe i pari që ka dëshmuar se përse e quajmë gjuhen shqipe “gjuhe natyrale” apo Aristidh Kolën që me veprat “Gjuha e Perëndive” dhe “Arvanitasit …” ka dhënë dëshmi të rëndësishme mbi origjinën dhe lashtë sine e fiseve arbërore dhe pellazge, në një hapësirë të paprekur asnjëherë nga shkruesit e lashtë dhe ata modernë.
  8. Një KUVEND i tillë duhet të na japi mundësinë që të mos e trajtojmë historinë, si një koleksion të thjeshtë antikitetesh, sikundër thotë filozofi i shquar gjerman Haideger, por para së gjithash ne duhet të kuptojmë se historia nuk qëndron pas nesh si një objekt. Përkundrazi, ne jemi vetë historia. Për pasojë, jemi ne përgjegjës për mënyrën sesi e trajtojmë atë. Ndaj, pesha e fajita është aq, sa dëmi i bëhet atdheut.
  9. Një KUVEND i tillë duhet të na bëjë që të shikojmë dy hapa para, por edhe një hap prapa, ndryshe nga mendësia e sotme politike botërore që iu kërkon popujve të mos merren shumë me histori dhe të mos shikojnë nga e kaluara. Nëse njeriu, thjesht shikon, ka veçse logjikën e kafshës.
  10. Një KUVEND i tillë duhet të bëjë qytetarin dhe shtetarin shqiptar që duhet të dijë kush jemi, për të qenë të barabartë me të tjerët. Ndaj është koha që ne vetë të shkruajmë historinë tonë, duke mos qenë, as të verbër e as sqimatarë, dhe historia jonë nuk mund të shkruhet nga okupatorët e shërbëtorët me mel’hem e pa bereqet, sepse historia na ka mësuar deri më sot, siç na thot i madhi filozof Hegeli, atë që nuk para mësojmë shumë nga historia. Ndaj shqiptarët do të vuajnë dhe syresh të tjerë do të përfitojnë, kjo e lidhur edhe me servilizmin e pashoq të bashkë atdhetarëve tanë, kinse gjoja pragmatistë.
  11. Një KUVEND i tillë duhet të na bëjë të mbajmë qëndrim ndaj këtij realiteti që më të trishtë e më zezan e kanë bërë vetë shqiptarët, ca nga padija e mungesa e vizionit, ca nga ofertat e vjetra e të reja në lëmin e konspiracionit. Sikur nuk mjaftojnë paudhësitë e shteteve fqinj dhe atyre perandorakë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarit, ndaj historisë dhe gjuhësisë sonë, por na duhet të jemi dhe servil ndaj tyre, aq sa shumë syresh prej nesh i quajnë pushtimet bashkëpunime.
  12. Një KUVEND i tillë dhe nisma të tilla duhet të na sjellin të verteta historike, për të qenë të vërtetë me faktet, sepse nga historia e shkruajtur për shqipërinë dhe shqipëtarët ka thënie të tmershme, sidomos kur i dëgjon nga goja e personave kyç të vendit, me po aq urrejtje sa akademikët serb e maqedonas.
  13. Një Kuvend i tillë na ndihmon që të bëhemi të vetëdijshëm për rëndësinë e njohjes së historisë së prejardhjes sonë, për të kuptuar peshën e kësaj vlere historike në shkallë kombëtar dhe ndërkombëtar, për të marrë përsipër me dinjitet përgjegjësinë e kësaj peshe si trashëguesit dhe mbartësit themelor dhe të drejtpërdrejtë të këtyre vlerave historike dhe gjuhësore.
  14. Një Kuvend i tillë na ndihmon që të kuptojmë realitetin e trishtë që po jetojmë sot, për të zgjedhur me zgjuarsi rrugë të reja për kapërcimin e tij.
  15. Ky Kuvend do të na ndihmojë që të drejtojmë vëmendjen tek fryma e Shkollës Arbëreshe mbi Albanologjinë, e cila më tepër se një Institucion Arsimor, ishte veprimtaria e një elite të bashkuar, që bëri si qëllim të saj, ruajtjen e gjuhës dhe historisë kombëtare, për ruajtjen e prejardhjes dhe etnisë.
  16. Një Kuvend i këtij formati na afron mundësinë që nëpërmjet fakteve të hidhet dritë mbi atë pjesë të hershme të historisë sonë, e cila deri tani është lënë në harresë
  17. Duke njohur historinë tonë të hershme ne do të dimë të bëhemi të vetëdijshëm për rolin tonë në kohët e reja. Gjithë këto e të tjera na bëjnë ta shohim historinë sy më sy, sepse ta rishkruash historinë nuk do të thotë aspak ta qortosh atë.

QËLLIMI I KUVENDIT

  1. Mbajtja e këtij kuvendi ka si qëllim që të parashtrojmë fakte historike, gjuhësore dhe etnokulturore të hulumtuara nga studiues të ndryshëm, të cilat vërtetojnë lidhjen e shqipes së sotme me gjuhët e antikitetit, dhe nëpërmjet tyre vazhdimësinë e pandërprerë të historisë sonë.
  2. Mbajtja e këtij kuvendi ka si qëllim që të ndricojë atë pjesë të historisë sonë më të hershme, e cila deri tani është lënë në harresë.
  3. Një KUVEND i tillë vjen për të ndihmuar në krijimin e një ndërdije tjetër, sepse ‘ndërdija deri më sot për shqipërinë dhe shqiptarët është tmerruese’. Dhe meqënëse, kjo ndërdije, njeriut i është futur në ndërlidhje si ndodhi apo si e thënë, pavarësisht, a qëndron apo nuk qëndron, është krijuar bindja se ajo është e vërteta”.
  4. Ky KUVEND duhet t’i tregoj shqiptarëve, përse janë në mesin e Europës dhe jo europian, ku piketa të pakontestueshme vertetojnë ne emra toponimesh praninë e tyre qysh në antiktet dhe para saj?
  5. Kësisoj, një KUVEND i tillë, nuk do të përbëjë aspak një apologji për shqiptarët, por një KUVEND, ku mund t’iu japim atyre të drejtën. Sepse, ata vetë kanë neglizhuar shumë për publicitetin dhe kanë bërë gabim – thotë e fortndritura Elena Gjika (Dora d’Istria) që shqiptarët, kanë jetuar shumë pak për veten e tyre. Veprimtarinë e tyre, gjakun e tyre, talentin e tyre e kanë përfituar fqinjët. Ndaj, ata (shqiptarët) duhet të fillojnë një epokë të re sot, të jetojnë dhe të punojnë për veten e tyre, për shqipen e tyre.

KOMITETI ORGANIZATIV

Dr. Stefan PINGULI, PRESIDENT I KONGRESIT

Prof. Sazan GURI, QENDRA KOMBETARE RRENJET SHQIPTARE

Prof. Lirim MUHAJ, GJUHËTAR

Fatbardha DEMI, STUDIUSE E LASHTËSISË

Fred BALAJ, STUDIUS I GJUHËSISË

Dr. Astrit MEMIA, HISTORIAN

Besir BAJRAMI, PUBLICIST

Manjola PERJA, PEDAGOGE

 

KOMITETI SHKENCOR

 

Dr. Eleni KOCAQI, GJUHETARE

Prof. Nexhmi GANIU, HISTORIAN, PODUJEVE, KOSOVE

Dr. Shpresa MUSAJ, GJUHËTARE/HISTORIANE

Prof. Xhemaledin SALIHU, SHOQ. TRASHËGIMI KULTUR. PRESHEVË

Niko STILLOS, GJUHËTAR

Ing. Mark PALNIKAJ, INXHINIER/HISTORIAN

Dr. Saimir LOLJA, PUBLICIST/KANADA

Dr. Linda SPAHIU, ETNOGRAFE

 

Shoqatat organizatore:

QENDRA KOMBËTARE ‘RRËNJËT TONA’

“ALEANCA QYTETARE PËR MBRUJTJEN E VLERAVE KOMBËTARE”

“ILIRICUM SACRUM’

“IMAZHI SHQIPTAR”

“Vlerat shqiptare”

QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE – G & G GROUP

 

Studiues të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia janë mbledhur këto ditë në Kuvendin Ndërkombëtar “Vazhdimësia historike-gjuhësore dhe etnokulturore” për të zbuluar rrënjët tona.

Qasja, me një Kuvend Ndërkombëtar erdhi në një kohë, ku vepra historike shqiptare vjen duke u zgjeruar, çdo gjeneratë e ribën historinë e vet, ndaj edhe vetëdija historike na bën të arsyetojmë. Ka ardhur koha të mendojmë sesi historia e shqiptarëve të shkruhet me dashuri nga bijtë e vet, sepse harresa në të cilën gjendemi për gjyshërit e stërgjyshërit tanë, mos kujdesia ndaj trashëgimisë kulturore kombëtare, na kanë bërë që të mos njohim veten tonë dhe të na duken të mira disa të meta, po edhe të harrojmë virtytet tona.

Studiuesja e njohur Fatbardha Demi duke treguar rreth librit të saj, “Sellenizmi – besimi që sundon botën” thekson faktin se: “e ka shkruar librin për tu treguar Shqiptarëve” se ato duhet të dinë vlerën se nga janë”.“Rilindasit – vazhdon për më tej – thonin të vërtetën por jo për tu rritur mendjen, por e thonin të vërtetën për të ditur shqiptarët se kush janë dhe të dinë edhe të huajt se kush janë shqiptarët”.

Referuesit e pranishëm në Muzeun Historik Kombëtar e konsiderojnë këtë kuvend, si një përpjekje shumë serioze, për të konceptuar pluralizmin në kulturë, si diçka që nuk u përket vetëm akademive dhe fakulteteve, por që mund të iniciohet edhe nga iniciativa të pavarura.

Të gjithëve neve na bashkoi pasioni për kombin tonë, sepse ishte Kuvend intensiv dhe me plot dëshirë për të kontribuar që gjurmët e historisë shqiptare të tregohen ashtu siç janë. Siç është edhe vetë historia e një populli parahistorikë, që reflekton në të gjithë botën demokratike dhe nuk mund të fshihen gjërat sikurse kanë ndodhur më parë.

I përgëzojë dhe urojë suksese nismës së shoqatës “Rrënjët tona”, si dhe kujtdo i cili kërkon të bashkëpunojë në mbarëvajtjen e zhvillimit të përmirësimit të imazhit dhe materialeve në dobi të historisë së kombit shqiptar.

Kuvendi Mbarëkombëtar i vazhdojë punimet deri më datë 12 në Muzeun Historik Kombëtar,ku edhe u rrumbullakos me një Projekt Rezolutë.

Gjilan;14.05.2019

Gazeta gjermane “BILD”: Kryeministri Rama është një gangster, Shqipëria një shtet i mafias

Gazeta më e madhe në Gjermani BILD ka botuar sot një speciale për Shqipërinë ku e konsideron kryeministrin Edi Rama ‘një gangster’ dhe Shqipërinë ‘një shtet të mafias’. BILD përmend faktin se dy ministra të Ramës, Xhafaj dhe Tahiri, janë të përfshirë në trafikun e drogës dhe janë detyruar të largohen.

Ky është shkrimi më negativ i botuar në shtypin e huaj për Shqipërinë.

Më poshtë i plotë i përkthyer nga origjinali:

Ditët e fundit ka patur përleshje në rrugë, në protestat kundër qeverisë shqiptare në kryeqytet, Tiranë; demonstruesit e opozitës kanë hedhur koktejle molotov dhe bojë kundër selisë së qeverisë të kryeministrit Edi Rama. Policia ka përdour gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe shumë protestues janë plagosur

Tani është e qartë për pjesën tjetër të Europës se diçka është seriozisht gabim në tokën që ishte krejtësisht e izoluar nën regjimin e epokës së gurit të komunistit Enver Hoxha në periudhën 1944 -1985. BE vendosi në vitin 2017 të hapte negociatat e antarësimit me Shqipërinë.

Ironikisht me Shqipërinë. Ironikisht me një shtet të mafias.

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duart e një gangsteri: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga Parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafajn, dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore. Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Po Rama vetë? Emri i tij lidhet shpesh me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë. Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një Komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar.

Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani. Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”. Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Gazetari investigativ Basir Çollaku thotë: “Nën Edi Ramën, ka patur një përhapje eksplozive të prodhimit të drogës në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve të shërbimeve inteligjente perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europë vjen nga Shqipëria”.

Drejtuesit e policisë janë të korruptuar  

Policia shqiptare vetë konsiderohet e korruptuar, veçanërisht drejtuesit.

Policët shqiptarë që, në fakt, hetojnë kundër Policisë dhe politikanëve janë arrestuar ose vënë në arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë, Itali dhe Finlandë disa oficerë të lartë Policie kanë fituar azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-Shefi i Policisë Kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës. Zagani u mbajt në qeli izolimi për gjysmë viti dhe më pas në arrest shtëpie pasi u tregoi shefave të tij të dhëna konkrete për përfshirjen në trafik droge të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai më në fund qe në gjendje të ikte nga Shqipëria bashkë me familjen falë policëve dhe agjentëve italianë.

Përfundimi i tij për BILD: vendi im është një shtet i mafias. Aty sundon mafia.

“Off Guardian”: Kryeministri shqiptar po çon vendin drejt konfliktit civil

 “Kryeministri shqiptar po çon vendin drejt konfliktit civil”, është ky titulli i një artikulli të “OffGuardian”, dedikuar situatës në vendin tonë. Shkrimin nis me protestën e djeshme të opozitës, ndërsa vijon me disa akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

Shkrimi përmend akuzat e opozitës ndaj kryeministrit për vjedhjen e votave, ndërsa ndalet edhe tek kultivimi i kanabisit në vend, ku thuhet se ka sjellë pesë deri në shtatë miliardë euro.

 

Më tej theksohet se e vetmja zgjidhje për të shpëtuar Shqipërinë është  dorëheqja e Edi Ramës.

“Është një turp që në ditët moderne, vullneti i një njeriu mund të vendosë për fatin e një vendi të tërë. A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta çojë vendin në një luftë civile?”, përfundon shkrimi.

Artikulli i plotë:

Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë janë ndeshur me policinë e shtetit shqiptar në Tiranë. Tubimi rezultoi me dhjetëra protestues të plagosur, shumë arrestime dhe përdorimin e pakontrolluar të gazit nga policia në afërsi të banesave dhe apartamenteve që rrezikonin shëndetin dhe jetën e protestuesve dhe banorëve të Tiranës. Krerët e opozitës akuzojnë qeverinë e Edi Ramës për mashtrim në zgjedhje. Ata kërkojnë tërheqjen e Kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të sigurojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Mediat botërore dhe disa zyrtarë të huaj kanë denoncuar qeverinë e Edi Ramës. Gjatë gjashtë viteve të tij në pushtet, Shqipëria ka qenë parajsa e  kultivimit të kanabisit dhe kontrabandës së drogës, duke sjellë të ardhura prej pesë deri në shtatë miliardë euro, gjysma e PBB-së së vendit. Për më tepër, niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha rastet e qeverisë ka dobësuar ekonominë, ka shkaktuar papunësi të mëtejshme, ka ngadalësuar procesin e integrimit drejt anëtarësimit në BE dhe ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre në numër të madh.

Për gjashtë vjet, qeveria e Edi Rama ka pasur sukses vetëm në propagandën qeveritare, pa investime të huaja, asnjë plan zhvillimi, dhe asnjë masë për të përmirësuar standardet e jetesës për shqiptarët. Sot, në këtë vend, klasa e mesme përpiqet të mbijetojë dhe pasuria përqendrohet vetëm në duart e disa oligarkëve, të pozicionuar në dorën e djathtë të Kryeministrit. Duke pasur parasysh se Shqipëria synon integrimin në BE, qeveria e Edi Rama ka rezultuar me një dështim të plotë.

Kohët e fundit, një zyrtar gjerman deklaroi se vendet e BE duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun që udhëheqësit e tillë ballkanikë, në emër të stabilitetit për rajonin, shkelin parimet themelore të demokracisë dhe se ata duhet të bashkëpunojnë vetëm me partnerë të besueshëm. Politika e jashtme e Edi Ramës, veçanërisht ajo e rajonit të Ballkanit ka shkaktuar shumë shqetësime për shkak të planit të tij dhe mbështetjes për riorganizimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo iniciativë është shumë e rrezikshme sepse mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë dhe më serioz.

Në çështjet e brendshme Rama po shfaqet si një monark i moshës së mesme. Vendi nuk ka Gjykata Kushtetuese, asnjë parlament ligjor dhe ai ka arritur të ruajë sundimin e konkurrencës dhe uzurpimin në degët gjyqësore dhe legjislative. Përfshirja e tij me krimin e organizuar dhe përfshirja e tyre në zyrat e larta është denoncuar për disa vite nga mediat botërore dhe autoritetet e huaja. Partitë shqiptare opozitare kanë lënë parlamentin dhe dorëzuan mandatet e tyre duke i kërkuar Kryeministrit të japë dorëheqjen dhe le të qeverisë një qeveri kalimtare dhe të mbikëqyrë procesin zgjedhor të zgjedhjeve të ardhshme më 30 qershor 2019.

Rama duket të luajë rolin e tij dhe vazhdon të jetë i angazhuar për mbajtjen e zgjedhjeve, pavarësisht refuzimit nga opozita për të marrë pjesë. Ky veprim në emër të tij do të ketë pasoja serioze për vendin. Kjo mund të çojë Shqipërinë në një luftë civile. Nëse Rama vazhdon me planin e tij, një konflikt civil i ashpër do të jetë i pashmangshëm. Me përfshirjen e policisë së shtetit dhe të ushtrisë, priten viktima dhe trazira të dhunshme. Kjo do të jetë një pengesë për të ardhmen e vendit dhe jetën e shqiptarëve. Një luftë civile në këtë shtet të vogël ballkanik perëndimor mund të përhapet lehtësisht. Ballkani, “fuçi baruti” i Evropës, nuk ka nevojë shumë për të shpërthe.

Në situatën aktuale, dorëheqja e Edi Rama duket të jetë e vetmja zgjidhje për të shpëtuar jo vetëm Shqipërinë dhe popullin e saj, për të parandaluar një luftë civile dhe humbje të jetës, por edhe për të gjithë rajonin.

Është një turp që në ditët moderne, vullneti i një njeriu mund të vendosë për fatin e një vendi të tërë. A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta udhëheqë vendin në një luftë civile?

https://off-guardian.org/2019/05/14/albanian-prime-minister-leading-the-country-toward-civil-conflict/

Euroskeptikët në rritje në prag të zgjedhjeve evropiane

Populistët evropianë, që nuk këmbëngulin më në braktisjen e Bashkimit Evropian, por në ndryshime brendapërbrenda, janë në rritje përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, shkruajnë mediat perëndimore.

Pesëmbëdhjetë vjet nga zgjerimi i fundit i madh i BE-së me dhjetë vende të reja, vizioni i bllokut e ka humbur shkëlqimin e tij, shkruan CNN.

Sipas këtij rrjeti televiziv, votuesit në gjithë Bashkimin Evropian, nga 23 deri më 26 maj, do të zgjedhin 751 deputetë të Parlamentit Evropian, por, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, shumëçka është në duart e euroskeptikëve.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se partitë euroskeptike mund të fitojnë deri në 35% të Parlamentit Evropian, shkruan CNN, duke shtuar se zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, i cili qeveris në koalicion me lëvizjen populiste Pesë Yjet, me muaj përpiqet t’i bashkojë partitë euroskeptike.

Nëse është i suksesshëm, ai do të mund të krijojë një bllok të madh, nëse jo më të madhin, brenda parlamentit të BE-së, vlerëson CNN, duke kujtuar se populistët aktualisht qeverisin në shumë vende të botës: Itali, Austri, Estoni, Hungari, Poloni, në disa pjesë të Gjermanisë, e madje edhe në SHBA.

Gazeta britanike Observer shkruan se populizmi nacionalist është në rritje në gjithë Evropën dhe se Britania e Madhe nuk përbën përjashtim.

Observer citon anketat që tregojnë se partia e Brexit-it, apo e daljes së Britanisë nga BE-ja, kryeson në prag të zgjedhjeve evropiane.

Ky sukses, shkruan Observer, është pjesërisht pasojë e aftësisë së populistëve për të shfrytëzuar pakënaqësinë publike.

Udhëheqësi i kësaj partie, Nigel Farage, ka nxitur ndjenjën anti-BE pa ofruar zgjidhje konstruktive dhe duke u zvarritur shpesh në gënjeshtra, shkruan Observer. Por, sipas gazetës, politikanët e partive në pushtet, “në mënyrë qyqare” kanë zgjedhur të luajnë me notat e tij, duke e bërë më të lehtë për politikanët të mashtrojnë dhe të gënjejnë pa pasoja.

Gazeta Washington Post kujton se Emmanuel Macron e ka fituar presidencën franceze në vitin 2017 me një platformë pro-evropiane, porse, dy vjet më vonë, shkruan gazeta, ai dhe partia e tij mund të dobësohen, marrë parasysh rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale dhe forcimin e partive nacionaliste në Francë dhe Evropë.

Komentuesit e politikës së jashtme franceze, por edhe disa nga kampi i Macronit, thonë se ai është mbështetur shumë në aleancën franko-gjermane, e cila për kohë të gjatë është konsideruar “motor” i BE-së. Por, sipas gazetës Washington Post, kjo aleancë nuk ka prodhuar ende ndonjë rezultat të rëndësishëm.

Duke e bërë këtë, shkruan gazeta, Macron e ka lënë pas dore pjesën tjetër të Evropës, përfshirë vendet që mund të kenë qenë të gatshme për partneritet, por që tani ndjehen të braktisura.

Më pak se dy javë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, disa ueb-faqe të lidhura me Rusinë ose me grupet e ekstremit të djathtë shpërndajnë informacione të rreme, duke zvogëluar besimin në partitë e qendrës, që me dekada janë në pushtet, shkruan New York Times.

Është pothuajse e pamundur të përcaktohet sasia e dezinformatave, pasi që miliona njerëz kanë parë materiale të tilla në Facebook, Twitter dhe WhatsApp, shkruan New York Times dhe shton se nuk është e qartë nëse një material i tillë mund të ndikojë në vendimet e votuesve.

Parlamenti Evropian, së bashku me Këshillin e Ministrave të shteteve anëtare, është përgjegjës për bërjen e ligjeve dhe miratimin e buxheteve.

Parlamenti Evropian po ashtu luan rol në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet e tjera, përfshirë ato që duan të anëtarësohen në bllok. Zgjedhjet për këtë institucion mbahen çdo pesë vjet.

Përgatiti: Valona Tela

Analisti britanik: Merkel e fundosi idenë e korrigjimit të kufijve, ishte rrezik i madh

Publicisti dhe analisti britanik, Tim Judah, ka folur për idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Në një intervistë për TV N1, Judah vlerëson se ideja për ndryshimin e kufijve më nuk është në tavolinë, sepse beson që ajo u stopua në Berlin nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por mendoj se aktualisht ajo është stopuar”.

Ai tha se shumica e njerëzve që njeh janë të ndarë rreth kësaj çështjeje.

Judah vlerëson se opsioni i ndryshimit të kufijve do të kishte pasoja negative për tërë rajonin.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe aktualisht kjo më nuk është në opsion”, tha ai.

PETICIONI I BEOGRADIT NE FRANCE Nga Rafaela Prifti

“Do jemi tmerri dhe makthi i dhunuesve në protestë”, kush flet në emër të RENEA-s?

Kur kanë mbetur pak nga nisja e protestës së pestë kombëtare të opozitës, faqja RENEA.al në facebook paralajmëron qytetarët të qëndrojnë larg dhunës.

“Do jemi tmerri dhe makthi më i keq i çdo dhunuesi vandal që me apo pa bomba molotov cenon jetën e efektive të policisë, Reneas dhe FNSH, jetën e qytetarëve paqësor dhe demtimin e institucioneve kushtetuese!”, shkruhet në njoftim.

Faqja që shkruan në emrin e RENEA-s dhe FNSH është false. Por siç shihet në postime interaktiviteti në faqe është i lartë duke bërë që shumë shqiptarë të besojnë se ato që shkruhen janë të vërteta. Faqja me 25 mijë ndjekës, në postimin e bërë këtë të hënë para protestës shfaq nota të theksuara dhune.

Po kush flet në emër të RENEA-s?

POSTIMI I PLOTE

Sot në protestë RENEA dhe kolegët tanë të FNSH-së do jemi përsëri në krye të dëtyrës në mbrojtje të kushtetutës, rëndit kushtetues dhe institucionëve të shtetit shqiptar! Do jemi gjithashtu në mbrojtje të çdo protestuesi paqësor por ne , do jemi tmerri dhe makthi më i keq i çdo dhunuesi vandal që me apo pa bomba molotov cenon jetën e efektive të policisë, Reneas dhe fnsh, jetën e qytetarëve paqësor dhe demtimin e institucioneve kushtetuese!

I paralajmërojmë vandalët; Nëse e doni vehtën tuaj më shumë se padronët politik QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni vehtën tuaj më shumë se organizatorët e protestës QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni Shqipërinë të zhvillohet dhe të stabilizuar QËNDRONI LARGË DHUNËS sepse nuk do të ketë mëshirë për ju nga RENEA dhe FNSH, nuk do të ketë justifikim as akti më i vogël vandal dhe do merrni përgjigjen e merituar nga Renea , policia e shtetit dhe Fnsh!

Të drejtën për të protestuar e keni në çdo kohë, të drejtën për të dhunuar ta harroni! Nga e shtuna e kaluar keni shkelur vijën e kuqe dhe do të përballeni me pasojat më të ashpëra të çdo tentative për dhunë!

~ Forcat Speciale RENEA & FNSH ~

Prishtinë, diskutohet kuadri kushtetues i procesit të dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është organizuar tryezë e titulluar “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë-Serbi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), ku u diskutua nevoja për një përfaqësim më të gjerë politik në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për rreziqet e idesë së “korrigjimit të kufijve me Serbinë”.

Taulant Kryeziu, nga EPIK tha se për të qenë Ekipi Negociator në përputhje me Kushtetutën, i duhen 80 vota për t’u votuar në Kuvend. Po me kaq vota në Kuvend sipas tij duhet të kalojnë edhe hapat tjerë të këtij procesi.

“Do të jetë shumë vështirë, që me një shumicë të brishtë e cila nuk kalon 60 vota, apo mund të jenë deri në 61, të merret me një detyrim ndërkombëtar për një çështje që është shumë me rëndësi, që ka të bëjë me sovranitet nacional dhe integritet territorial dhe se si do të jetësohet ajo kur ne kemi afërsisht 50 deputet shqiptarë të cilët nuk janë pjesë e këtij procesi”, tha Kryeziu duke e quajtur si të pafalshme, “çdo marrëveshje që prek territorin e Kosovës”.

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se “copëtimi i Kosovës nuk do të zgjidhte asgjë”, kjo ngase sipas tij copëtimi edhe historikisht vetëm ka komplikuar marrëdhëniet mes popujve.

Hasani duke e krahasuar rastin e Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut, tha ato janë në tërësi raste të ndryshme. Në rastin e kësaj të fundit u kontestua emri gjë që siç tha ai, nuk përbën element përbërës të shtetit. Ndërsa sipas tij në Kosovë po kontestohet elementi përbërës i shtetit, territori.

“Infrastruktura ligjore dhe organizative e procesit të dialogut ka dalë jashtë binarëve kushtetues ashtu siç nisi në vitin 2011. Kjo duhet kthyer prapa ashtu që çdo gjë të ecë në rrugë kushtetuese dhe sipas standardeve ndërkombëtare për krijimin e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet shteteve sovrane dhe të pavarura që për objekt kanë territorin dhe sovranitetin nacional”, tha Hasani.

Analisti politik dhe profesori universitar Belul Beqaj, tha se duhet që në vend të “copëtimit”, të promovohet dhe ofrohet një zgjidhje evropiane, me sundim të ligjit, zbatim të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, etj.

“Me rastin e idesë së korrigjimit apo të ndarjes, kemi një çakordim, të vullnetit politik, të faktorëve politikë që shprehin vullnetin politik në mbrojtje të Kushtetutës dhe kryetarit që pretendon ta imponojë vullnetin personal në emër të vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës në njërën anë dhe faktorëve të jashtëm në anën tjetër”, tha Beqaj.

Ndërkaq, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se kërkesë e tyre ka qenë që në dialogun me Serbinë, Kuvendi të ketë rol qendror. Ajo thotë se në vazhdimësi kanë kërkuar konsensus të gjerë, duke parë që shumica e marrëveshjeve të kaluara nuk ishin zbatuar.

Ekipi Negociator i formuar në shtator të vitit të kaluar ka lënë jashtë dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen. Atë e udhëheq kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj bashkë më kryetarin e Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmetin.

Aktualisht dialogu mes dy shteteve fqinje është pezulluar nga pala serbe, me kërkesën që Kosova ta heq taksën 100 për qind për produktet serbe që hynë në Kosovë. Ndërsa Kosova i vendosi këtë taksë Serbisë për shkak të, siç kishin thënë zyrtarë të institucioneve të larta të vendit, “antifushatës së Serbisë për Kosovën”.