VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Arkiv – 20 mars 2010: Xherdan Shaqiri, pinjoll i akademisë së FC Basel, drejt sferës së yjeve të futbollit

By | May 23, 2016

Komentet

Nesër fillon raundi i katërt i grupeve në Ligën e Kampionëve

Nesër do të fillojë java e katërt e ndeshjeve të sezonit 2020-2021 të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, garës më prestigjioze të futbollit evropian të klubeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet e raundit të katërt do të luhen më 24 dhe 25 nëntor, ndërkohë që përballja derbi që dallohet këtë javë është ajo midis Interit dhe Real Madridit që do të zhvillohet të mërkurën.

Ndërkaq, Medipol Başakşehir, ekipi që këtë vit po përfaqëson Turqinë në Ligën e Kampionëve, nesër do të jetë mysafir kundër Manchester United.

Programi i ndeshjeve:

E martë (24.11.2020)

18.55 Rennes (Francë) – Chelsea (Angli)

18.55 Krasnodar (Rusi) – Sevilla (Spanjë)

21.00 Lazio (Itali) – Zenit (Rusi)

21.00 Borussia Dortmund (Gjermani) – Club Brugge (Belgjikë)

21.00 Dinamo Kiev (Ukrainë) – Barcelona (Spanjë)

21.00 Juventus (Itali) – Ferencvaros (Hungari)

21.00 Paris Saint-Germain (Francë) – Leipzig (Gjemani)

21.00 Manchester United (Angli) – Medipol Başakşehir (Turqi)

E mërkurë (25.11.2020):

18.55 Borussia Mönchengladbach (Gjermani) – Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

18.55 Olympiakos (Greqi) – Manchester City (Angli)

21.00 Bayern Munich (Gjermani) – Salzburg (Austri)

21.00 Atletico Madrid (Spanjë) – Lokomotiv Moscow (Rusi)

21.00 Inter (Itali) – Real Madrid (Spanjë)

21.00 Olympique Marseille (Francë) – Porto (Portugali)

21.00 Ajax (Holandë) – Midtjylland (Danimarkë)

21.00 Liverpool (Angli) – Atalanta (Itali)

Edi Rama ja si e përkëdhel Mihajloviqin, njërin prej nacionalistëve me të tërbuar serb

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë. Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, një nga nacionalistët më të mëdhenj serb, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiq.

“Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç.

“Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës).

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik

Shqipëria thyen 3-2 Bjellorusinë dhe prek çerekfinalet e Ligës së Kombeve

Shqipëria triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, nuk zhgënjen përballë Bjellorusisë duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Kombeve. Me 11 pikë në 6 ndeshje, kuqezinjtë rrëmbejnë kreun e grupit duke bërë një hap shumë të rëndësishëm, sezonin e ardhëm të këtij turneu kalojnë në grupin B. Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme edhe për trajnerin Edy Reja, i vendosur jo pak herë në pikëpyetje. Në “Air Albania” të besuarit e italianit zhvilluan një pjesë të parë fantastike, ku Cikalleshi dhe Rey Manaj dhuruan spektakël ofensiv.

Në minutën e 19-të, Memolla hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku me kokë Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh. Në minutën e 26-të, Rey Manaj arrin të fitojë një 11-metërsh ndërsa nga pika e bardhë e penalltisë, Cikalleshi nuk gaboi duke realizuar edhe golin e dytë për Shqipërinë.

Shqipëria uli ndjeshëm ritmin e lojës në fraksionin e dytë duke qarkulluar topin në përpjekje për të ruajtur avantazhin e dyfishtë. Bjellorusët besuan dhe u futën sërish në lojë në minutën e 80-të duke ngushtuar diferencat në 3-2. Minuta e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat me kuqezinjtë që festojnë për këtë arritje të rëndësishme.

“Jetman-i” Vincet Reffet humb jetën aksidentalisht gjatë stërvitjeve

Kaskaderi francez dhe sportisti i sporteve ekstreme, Vincent Reffet humbi jetën në një incident gjatë stërvitjes në Dubai, njoftoi ekipi i tij në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).

I njohur si “Jetman”, 36 vjeçari Reffet, ishte pjesë e ekipit “Jetman Dubai” dhe i famshëm për kërcimet-BASE nga ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa si dhe vargmalet e Alpeve.

“Me një trishtim të paimagjinueshëm njoftojmë për vdekjen e Jetman Pilot, Vincent (Vince) Reffet, i cili humbi jetën mëngjesin e 17 nëntorit gjatë trajnimit në Dubai”, tha “Jetman Dubai” në një deklaratë.

“Vince ishte një sportist i talentuar dhe anëtar shumë i dashur dhe i respektuar i ekipit tonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të”, shtoi ai.

Mike Tyson rikthehet në ringun e boksit pas 15 vitesh

Ish-kampioni i peshave të rënda Mike Tyson do të luftojë në një ndeshje në fund të këtij muaji, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tyson do të takohet me Roy Jones në një ndeshje jozyrtare me 8 raunde në ora 21:00 sipas kohës lokale më 28 nëntor në Dignity Health Sports Park në Los Angeles.

54-vjeçari e përfundoi karrierën e tij me 50 fitore dhe gjashtë humbje. Nga 50 fitoret e tij, Tyson pretendon 44 prej tyre me nokaut.

Me fitoren e tij ndaj Trevor Berbick në vitin 1986, Tyson 20-vjeçar u bë kampioni më i ri botëror në pesha të rënda në histori.

Tyson u pezullua për një kohë të pacaktuar nga boksi pasi i kafshoi veshin Evander Holyfield në një ndeshje në qershor të vitit 1997. Tyson rifitoi licencën e tij pas një viti pas një vendimi të gjykatës.

Rekordi i 51-vjeçarit Jones aktualisht qëndron në 66 fitore dhe nëntë humbje ndërsa lufta e tij e fundit ishte dy vjet më parë.

Fitore e madhe e Shqipërisë, të mërkurën finalja

Shqipëria ka marrë tri pikë të artë në xhiron e parafundit në Nations League dhe tani do të kërkojë play-offin në takimin e fundit, kundër Bjellorusisë.

Shqipëria e ka fituar finalen e parë.

Kuqezinjtë kanë rrëmbyer pikët e plota në ‘Air Albania’, duke e mposhtur 3-1 skuadrën e Kazakistanit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 16’, Sokol Cikalleshi shënoi për 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 23’, Ardian Ismajili e shënoi golin e dytë për SHqipërinë, derisa të parin me fanellën Kuq e Zi.

Teksa festonin Kuqezinjtë, mysafirët shënuan gol të bukur për 2-1.

Aibol Abiken e shokoi Etrit Berishën duke shënuar nga gjysma e fushës, ndoshta golin më të bukur në Nations League.

Sido që të jetë, ishte nata e Shqipërisë dhe në minutën e 63’, të besuarit e Edi Reja e gjetën edhe njëherë golin.

Rey Manaj shënoi nga pika e bardhë për 3-1, penallti e fituar nga Abrashi.

Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e tetë pikëve, dy më pak se lideri Bjellorusia që e ka mposhtur Lituaninë.

Të mërkurën pra do të luhet tashmë finalja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, ku Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren për të arritur në play-off të Nations League në Ligën C, raporton Gazeta Express.

 

Dorëhiqet presidenti i Federatës Angleze të Futbollit pas shprehjeve raciste

Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit (FA), Greg Clarke ka dhënë dorëheqjen për shprehjet e tij raciste dhe ofenduese ndaj lojtarëve me ngjyrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

FA të mërkurën konfirmoi dorëheqjen e Clarke ndërsa 63-vjeçari iu referua lojtarëve me ngjyrë si “futbollistë shumë të adhuruar me ngjyrë” në një takim por më pas kërkoi falje për fjalët e tij.

“Peter McCormick do të marrë postin e presidentit të përkohshëm të FA-së”, bëri të ditur Federata Angleze e Futbollit në një deklaratë, duke shtuar se ajo do të caktojë shef të ri për pozicionin e lirë.

Federata Angleze e Futbollit shtoi se promovon diversitetin dhe zotohet se do të merret me të gjitha llojet e diskriminimit dhe racizmit në lojë.

“Futbollistët me ngjyrë”

Clarke u takua me Departamentin për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport (DCMS), komitetin e zgjedhur përmes një video-lidhje të martën ku ai përdori shprehjen “futbollistët me ngjyrë”.

Pastaj atij iu kërkua të tërhiqte këtë shprehje, e cila dëmtoi diversitetin dhe barazinë në futboll.

“Nëse shohim se çfarë ndodh me futbollistet femra të profilit të lartë, futbollistët me profil të lartë me ngjyrë dhe abuzimin që ata bëjnë në mediat sociale. Ata bëjnë abuzime absolutisht të tmerrshme”, tha Clarke dhe më pas kërkoi falje.

“Nëse e kam thënë këtë, kërkoj shumë falje për të”, u shpreh Clarke. Ai gjithashtu lëshoi një deklaratë me të cilën kërkon falje.

“Fjalët e mia të papranueshme përpara Parlamentit ishin të dëmshme për lojën tonë dhe për ata që e ndjekin, luajnë, referojnë dhe administrojnë atë. Kjo ka kristalizuar vendosmërinë time për të vazhduar përpara”, tha ai.

“Jam thellësisht i pikëlluar që kam ofenduar komunitete diversive në futboll, për të cilat unë dhe të tjerët kemi punuar kaq shumë për t’i përfshirë”, tha Clarke.

Racizmi vazhdon të jetë një nga problemet kryesore globale në sport ndërsa FIFA dhe organi drejtues evropian i futbollit UEFA i kanë shpallur luftë kësaj dukurie.

Në vitet e fundit, UEFA publikoi një video me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit në lidhje me racizmin, ku shumë yje të futbollit si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimoviç iu bashkuan fushatës “Jo racizmit”.

Operacioni në tru i Diego Armando Maradonës del me sukses

Diego Armando Maradona iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente ditën e martë për një mpiksje gjaku në kokë, një operacion ky që rezultoi i suksesshëm.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i 60-vjeçarit, Sebastian Sanchi i cili theksoi se gjithçka shkoi siç ishte parashikuar. Sipas mjekut personal, Leonardo Luque, operacioni u krye në Klinikën Olivos të Buenos Airesit dhe zgjati rreth 80 minuta.

‘Arritëm të heqim gjakun e mpiksur dhe Diego e përballoi mirë operacionin-tha Luque-është nën kontroll dhe do të mbetet nën vëzhgim’.

Përpara spitalit ku Maradona u operua, ishin të pranishëm dhjetëra tifozë që prisnin lajme për gjendjen e idhullit të tyre i cili në momentin që do të dalë nga spitali do të kthehet në vilën në Brandsen ku ka jetuar prej disa muajsh.

Maradona shtrohet në spital për probleme psikologjike

Diego Maradona, ish-idhulli i futbollit argjentinas, kaloi natën në një klinikë private në La Plata, në jug të Buenos Airesit, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, sipas mjekut të tij personal Leopoldo Luque.

“Nuk ka asgjë serioze ose urgjente. Ai është thjesht një pacient i një moshe të caktuar, i cili është nën presion dhe i cili po kalon një periudhë gjatë së cilës ai ka nevojë për ndihmë. Është e vështirë të jesh Maradona, ju e dini”, u tha Luque gazetarëve jashtë klinikës.

‘’Shtrimi në spital nuk ka lidhje me pandeminë aktuale të koronavirusit’’, konfirmoi mjeku.

Disa media argjentinase kishin përmendur më parë probleme psikologjike për të shpjeguar shtrimin në spital të “Pibe de oro”.

“Diego është mirë, por ai mund të jetë më mirë. Unë e pashë atë në një gjendje që nuk më pëlqen ta shoh, kështu që fola me të dhe i thashë le të shkojmë në klinikë që të mund të përmirësohesh”, theksoi Luque, sipas të cilit kohëzgjatja e shtrimit në spital të yllit argjentinas do të varet nga ecuria e rezultateve.

Më 29 tetor 1960 boksieri Cassus Clay (Muhammad Ali) bëri debutimin e tij profesional

VOAL – Cassus Clay bëri debutimin e tij profesional më 29 tetor 1960, duke fituar një vendim gjashtë raundësh ndaj Tunney Hunsaker. Prej atëherë deri në fund të vitit 1963, Klej grumbulloi një rekord prej 19–0 me 15 fitore me nokaut. Ai mundi boksierët duke përfshirë Tony Esperti, Jim Robinson, Donnie Fleeman, Alonzo Johnson, George Logan, Willi Besmanoff, LaMar Clark, Doug Jones dhe Henry Cooper. Clay gjithashtu mundi ish-trajnerin e tij dhe boksierin veteran Archie Moore në një ndeshje të vitit 1962.

Këto luftime të hershme nuk ishin pa sprova. Clay u rrëzua nga të dy Sonny Banks dhe Cooper. Në luftën Cooper, Clay u parkua nga një goditje e majtë në fund të raundit të katërt dhe u shpëtua nga zilja, duke arritur të fitonte në raundin e 5-të të parashikuar për shkak të syrit të prerë rëndë të Cooper. Lufta me Doug Jones në 13 Mars 1963 ishte lufta më e ashpër e Clay gjatë kësaj shtrirjeje. Respektivisht numri dy dhe tre pretendentë për pesha të rënda, Clay dhe Jones luftuan në terrenin e shtëpisë së Jones në Madison Square Garden të Nju Jorkut. Jones shkallëzoi Clay në raundin e parë, dhe vendimi unanim për Clay u përshëndet nga ilaritet dhe një shi i mbeturinave të hedhura në ring. Duke parë në TV me qark të mbyllur, kampioni i peshave të rënda Sonny Liston bëri shaka se nëse luftonte me Clay ai mund të mbyllej për vrasje. Lufta më vonë u emërua “Lufta e Vitit” nga revista The Ring.

Në secilën prej këtyre luftimeve, Clay nënçmoi me zë të lartë kundërshtarët e tij dhe shprehu aftësitë e tij. Ai e quajti Jones “një njeri të vogël të shëmtuar” dhe Cooper një “skamnor”. Ai tha se ishte në siklet për të hyrë në ring me Alex Miteff dhe pretendoi se Madison Square Garden ishte “shumë i vogël për mua”.  Sjellja e tij provokuese dhe e çuditshme në ring ishte frymëzuar nga mundësi profesionist “George i mrekullueshëm” Wagner. Ali deklaroi në një intervistë të 1969 me Associated Press ‘Hubert Mizel se ai u takua me George të Mrekullueshëm në Las Vegas në 1961 dhe se mundësi e frymëzoi atë të përdorte zhargonin e mundjes kur bënte intervista.

Në vitin 1960, Klei u largua nga kampi i Moore, pjesërisht për shkak të refuzimit të Kleit për të bërë punë të tilla si larja e enëve dhe fshirja. Për të zëvendësuar Moore, Clay punësoi Angelo Dundee të ishte traineri i tij. Clay ishte takuar me Dundee në shkurt 1957 gjatë karrierës amatore të Clay. Rreth kësaj kohe, Clay kërkoi idhullin e tij të gjatë Sugar Ray Robinson të ishte menaxheri i tij, por u refuzua./Elida Buçpapaj (Wikipedia)

Jep dorëheqje presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje mes kritikave për formën e dobët të klubit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë jam këtu sot për t’iu informuar për dorëheqjen time dhe atë të Bordit të Drejtorëve. Ky është një vendim i mirë-konsideruar, i qetë, konsensual dhe kolektiv nga kolegët e mi drejtorë të cilët më kanë shoqëruar gjatë viteve të fundit me përkushtim dhe besnikëri në lidhje me projektin dhe klubin dhe që kanë bërë kaq shumë sakrifica duke menduar gjithmonë për Barçën”, tha Bartomeu të martën vonë.

“Unë gjithmonë kam thënë se autokritika na bën më të fortë dhe se Barça gjithmonë ka dalë nga kohëra të vështira. Megjithatë, ajo që kemi përjetuar në muajt e fundit kalon përtej çdo kufiri. Na është treguar mungesë respekti, mua dhe anëtarëve tjerë të bordit tim. Jemi fyer, kërcënuar, unë dhe familja ime si dhe anëtarët tjerë të bordit”, shtoi ai.

Bartomeu ishte president i klubit që nga viti 2014.

Barcelona u mund nga Real Madrid 3:1 në ndeshjen e El Clasicos në fundjavë ndërsa Bartomeu ka qenë nën presion për shkak të krizës midis klubit dhe Lionel Messit i cili kërkoi të largohej nga klubi në verë.

Në deklaratën e tij, Bartomeu tha se klubi miratoi pranimin e kërkesës për t’u bashkuar me Superligën Evropiane.

Pogba e mohon lajmin e The Sun se e ka braktisur Kombëtaren e Francës

Paul Pogba e ka hedhur poshtë lajmin e tabloidit britanik se ai e kishte braktisur Kombëtaren e Francës pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se islami është gjoja burim i terrorizmit ndërkombëtar.

Mesfushori i Manchester Unitedit e ka quajtur të rremë lajmin e The Sun se ai kishte marrë vendim për të hequr dorë nga kombëtarja pas komenteve të liderit të vendit të premten, raporton Gazeta Express.

Në një artikull të publikuar të dielën vonë, The Sun shkroi se prapa vendimit të tij qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin i cili publikoi fotografi fyese të profetit Mohamed, të cilat e kanë hidhëruar dhe zemëruar Pogban.

Megjithatë, mesfushori 27-vjeçari i ka hedhur poshtë këto thashetheme përmes një reagimi në Instastory në Instagram.

“E papranueshme, lajm i rremë”, shkruhet në fotografinë e publikuar nga Pogba ku shihet lajmi i The Sun.

Mësuesi Samuel Paty u sulmua rrugës për në shtëpi dhe iu hoq koka për shkak të fotografive të profetit.

Presidenti Macron e përshkroi vrasjen si sulm terrorist islamik i cili ia mori jetën mësuesit francez.

“Të qenët të bashkuar dhe të palëkundur janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të terrorizmit islamist”, kishte thënë Macron.

Pogba thuhet t’i ketë vlerësuar komentet e Macronit si fyerje ndaj tij dhe ndaj myslimanëve francezë, posaçërisht duke e parë se islami është feja e dytë në Francë pas krishterimit. /Gazeta Express/


Send this to a friend