Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se Serbia e ka dënuar me 55 mijë dinarë, për shkak se vendosi flamurin shqiptar në ditën e Pavarësisë në selinë e partisë së tij, Alternativa për Ndryshim, dega Bujanoc.
Arifi shprehet se ky vendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai shton se ndërsa Kosova është në fazën finale për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shqiptarëve të Luginës së Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja e flamurit kombëtar.
Postimi i plot:
Deri kur?
55.000 dinarë dënim për vendosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar 🇦🇱
Sot kam pranuar dënimin prej 55.000 dinarë nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.
Gjykata në fjalë ka nxjerrur AKTVENDIM lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim.
Ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Derisa përgatitjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës “Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica” me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar.
Hapat e regresit të drejtave e minoritetit shqiptar në Serbi kanë një funksion divergjence me të drejtat e minoriteve serbe në Republikën e Kosovës.
Sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur? Panorama
Ai apo ajo qe ka kerkuar
ekzaminim te femrave eshte qmenduri , pasi qe dihet mir se sa eshte numri i perafert i tyre , e sa prej tyre kan shku per te deshmu ne Hag, e shkinat kan shku e shkojn pa i prek askush as me gisht e lere ma per me shum,e tash pas sa kohe te kerkohet ekzaminim eshtre turp i atyre qe kerkojn por me rendesi eshte te mlidhen fakte te hartohet akt akuz ndaj serbis se ndoshta ndonjeher do tr vie ne pushtet dikush qe do ta udheheq mir ket Shtet se deri tash u pa se prr qka jan te interesun (vetem per para)